|
| poet të mëdhenj shqiptarë | |
| | |
Autori | Mesazh |
---|
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: poet të mëdhenj shqiptarë Sat Nov 29, 2008 1:24 am | |
| Poetë të mëdhenj shqiptarë F A T M I R T E R Z I U ( Poezia e Fatmir Terziut është poezi e shpirtit,e ndjenjës së madhe,poezi e thëllimave dhe e gjerësive. Vargjet e Fatmirit janë drithëruese dhe drithmojnë. Në betejat e përditshme të jetës, poezia e Fatmir Terziut, është poezi e pjekur, e tymosur, kuptimplote. Poezia e Fatmir Terziut është një gjak i ri në letersinë tonë të bukur ) Në komunitetin letrar në internet dhe nëpër faqe të revistave dhe forumeve, emri i Fatmir Terziut është i pranishëm kudo. Asgjë nuk mund të mos kthehet.Fatmiri jeton dhe bashkëjeton me poezinë, „Ecja e tij në qelq" është një shqetësim i madh në ngushticën e shpirtit. Pejsazhi poetik i Fatmirit është i gjerë dhe i thellë. Poeti nuk ndalon,shpërthen të gjitha vetmitë që e rrethojnë. Libri "Ecja në qelq" i Fatmir Terziut thyen gjithë xhamat që poeti shpirtin ta prekë këthjellët, me duart e tij të gjelbërta. Fatmiri është poet I konsoliduar, dhe I mirëfilltë. Libri "Ecja në qelq" shprehë qartë urdhërin hyjnor të poezisë. I guximshëm si poeti, ai nuk është I ndikuar nga shtrëngimi I hijeve, apo heshtjet anakronike të kohës. Nëpër dallgët memece të jetës, aty ku unë bashkëjetoj, poeti qartëson të bukurën,të dhimbshmen, të pazgjidhurën."Ecja në qelq" është një poezi që të lë pafjetë,dhe të drithmon.Ai edhe kur shkruan në letër, edhe kur shkruan në qelq, Fatmiri ka token dhe qiellin e tij, hapësirën ku ai vzionon. Libri "Ecja në qelq" është një poezi që shpie në të ardhmen, në kopshtin me ngjyra të shpirtit . Fatmiri është kopështar I madh I fjalës poetike. Në shpirtin e tij prej poeti, Fatmiri ka disa puse në artin e tij.Krojza nga më sublimet, prushëza nga më intimet, motive nga më të përbashkëtat. Në poezinë "Koha e njeriut" poeti guximshëm dialogon me kohën, me dhimbjen,me të bukurën. / Kohën e gozhduam mureve / E futëm në dosje / në sirtar e kyçëm…/ iu qepëm… së prapthi / kohën që na kishte grabitur më parë…/ Këto dhe qindra vargje të tjera Fatmirin ( pa e tepruar ) e ngrejnë në piadestalin e poetëve të mëdhenj shqiptar. Ecja në qelq , është një kohë e njeriut, një kohë që vetëm sa ka filluar. Për ta copëtuar atë kohë shprehet poeti, kohës I vumë emra të hajdutëve të saj/ dhe thirrëm kohën si prone e tyre / duke mos e kuptuar se bënim të njëjtin faj/. Koha nuk shahet thotë poeti,..koha ka kohën e saj… shkruan poeti Terziu. Të bërit poet nuk është I lehtë. Kohën nuk është vetëm ta ndjesh, por edhe ta shkruash. Sa herë jemi bijë të kohës, na qëllon të ulem në shesh dhe ta ndjejë poezinë, vullkanin që vlon në mua. " Ecja në qelq " shprehet Terziu më lidh me kohën, me të fshehtën e ajrit, dhe zemërimin e së bukurës. Asgjë e virgjër më s´ fluturon, pa I vënë një shenjë, një gërvishtje, nga ata që komandojnë këtej. Plot është sheshi I betejave, sheshi I të kundërtave, i të ndryshmëve, i të pamundshmes.Kjo është bota jonë,fati që po e jetojmë.Po e mbylli këtë ese me një urim vëllazëror, rrofsh o poet I gjakut tim, rrofsh!.. Rrustem G e c I – Dortmund
| |
| | | gjakushi V.I.P
Numri i postimeve : 841 Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: poet të mëdhenj shqiptarë Sat Nov 29, 2008 1:35 am | |
| "Koha e njeriut"
Kohën e gozhduam mureve E futëm në dosje në sirtar e kyçëm… iu qepëm… së prapthi kohën që na kishte grabitur më parë… Kush ishin ata që aq keq e qepën astarin e zhvillimit shqiptar. Fatmiri ka bërë një portretizim, dhe me te ka nxitur Rrustemin e Gecajve, të lexojë e rilexojë vargjet, që të risjellë sa me kuptimplote poetin. Thonë se ai që ka rënë nga dardha dhe ka thyer këmbën e di se sa dheimbje ka kemba e thyer! Edhe poetët i lexojnë poetët. Nuk ka ngjarë që të ngriten e te luftohen vetëm në rastet kur dikush , ashtu siç thotë Fatmiri : kohën që na kishte grabitur më parë, me të përballen pamëshirshëm ! Sepse edhe Migjeni ashtu e kerkoj grushtin e tij kunder idhujve te rrejshëm! | |
| | | shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: poet të mëdhenj shqiptarë Sat Nov 29, 2008 9:12 pm | |
| 1
NËNA
Natën e kalova maleve lule mblodha fushave në ullishte u ndodha pa gdhirë të këpusë karakaften, lulen e mirë.
Era e bugaçes, simites së pjekur Gjithë natën s'mu nda Dy duar mbetën duke më përkëdhelur Një zemër që digjej, mall.
Tani fshij sytë si i dehur Ëndërrat më janë vrarë Mësova se mbrëmë papandehur Nënën e kisha pasur pranë. 2 | |
| | | shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: poet të mëdhenj shqiptarë Sat Nov 29, 2008 9:13 pm | |
| ALFABETI I ECJES SË GJATË
Agimet na zgjuan Bereqetin të korim ugareve, ku Cicërimat e zogjve s’pushonin, Çelnin lulet erëmira, Dielli lëshohej pakursim, Dhimbja harrohej Era flakte tutje dhe sillte me nxitim Ëmbëlsinë e nektarit të stinës, që Flakëroi perëndimin, atë buzënatë Garantoi ecjen tonë të gjatë Gjuhën e zgjoi nga sepetet, sonduqet e Todhrit Heshtjes i dha çmimin Inatin na tha të flakim Jetën të jetojmë ndryshe Kalëruar mbi muzë të viteve Lartësuar në piedestalin e Njeriut të Lirë Llumit larguar Mendimeve përhumbur Ndryshimeve përshtatur Njeri i një rruge plot nxitim Orteqet e tmershme për të sfiduar Pagëzuar në Tempullin e Jetës Qarjen për të harruar Rilindjen për të parë në sy Rrugëve të nisura hershëm Stacionuar në fletë historie Shpëtuar nga zhdukja Tani krenarë të dëshmojnë Thellë në potencën jetike Universi zbret firmos dëshminë Vetvetiu na hapen krahët Xixëllojnë lotët ndër sy. Xhirimet sapo kanë filksuar këtë kolorit Ylberi ngjyrat na ka falë Zërat e jetës që të fiksojmë Zhytur nga A-ja tek Zh-ja në këtë alfabet të ecjes së gjatë. Manastir, 2006 3 | |
| | | shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: poet të mëdhenj shqiptarë Sat Nov 29, 2008 9:13 pm | |
| PESA E NJE DERE TE BRAKTISUR
E shihja përditë Shkëlqente, përherë Aty në atë rrugë Aty në atë derë.
E shkruar me dorë Dukshëm, me kujdes Mbi kokë një kurorë Në trup; vetëm Pesë.
Për çudi të gjithë aty shihnin Mëngjeseve, drekave, darkave Dhe dukej sikur e piketonin Me “Pesë”-n e sfilatave.
Ajo ishte vetëm një pesë Një numër si gjithë numrat Mbi të s’kish kaluar një fshesë Në ndryshk, mbytur thumbat.
Pesa e gozhduar në atë derë Tashmë kish hyrë në histori Dhe pse s’fliste për ndonjë vlerë Dhe pse s’fliste për njeri.
Të vetmit vizitorë “Pesa” kish tashmë përditë: merimangat thurëse e njerëzit, që ia ngulnin sytë.
Tani ajo pesë… S’ishte më rrezatore Kish ndodhur, per besë Nga braktisja njërëzore. 4 | |
| | | shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: poet të mëdhenj shqiptarë Sat Nov 29, 2008 9:14 pm | |
| JËTË NË QELQ
Vërviten në ujë Imitim oqeani, deti, liqeni, lumi Pa dallgë, pa bujë Jetë akuariumi.
Ushqim sa të mund Zhytur nën qelq Pa llucë në tubë “S’heqin aspak keq”!
Jetë aquariumi, Biznes me peshq Ç’ka oqeani, deti, liqeni, lumi T’a sheh syri nën qelq.
Mijëra sy takohen Aty në çast mbi peshq Dhe pse s’dinë të ankohen Është jetë në qelq! 5 | |
| | | shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: poet të mëdhenj shqiptarë Sat Nov 29, 2008 9:14 pm | |
| SHKRUAR NË QELQ
Dy frymëmarrës u deklaruan të humbur I pari, u shumëfishua rrugëve me letër I dyti, u shfaq për ca minuta për fat të keq Në ekranin e ngushtë e të ftohtë, në qelq.
I pari, një maçok zeshkan Nga pronarë të majmë I dyti, vetëm 18-vjeç djalë Me nënë e me babë.
Maçoku kish humbur para një ore Diku në një rrugicë në Londër Djaloshi s’dihej prej sa vitesh Kish veç emrin, zhgaravitur në fletore.
500 stërlina për të gjetur macokun Afronin ne këmbim pronarët Asnjë grosh për njeriun Veç ca dosjeve që mbushnin sirtarët.
“Këpucët e shqyera Filmuar në trotuar…” Kaq u tha për njeriun Kush mund t’a ketë parë?
Për macen, maçokun Raporti s’kish mbarim S’e qesja kish vluar S’e puna ish aferim.
Minutat mbaruan Aty në ekranin e qelqtë Aty ku dy frymëmarrësit u deklaruan Si të humbur përjetë. | |
| | | shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: poet të mëdhenj shqiptarë Sat Nov 29, 2008 9:15 pm | |
| XHAMLLËKU
Me orë, me ditë, çdo dy javë e prisnim atë çast!
E prisnim, të firmosnim, të nënshkruanim borderonë.
E prisnim, Pesëmbëdhjetëditëshin E prisnim, si fëmijën e parë gjithë javën shtrëngonim rripin që atë ditë; të njomnim edhe fytin.
Dhe ishte kështu Jo nga bollëku; Por se rrogat dhe birra Vinin tek Xhamllëku.
Ah, ajo ditë, ai çast, ajo minutë Aty në lulishten errëmirë Njohur si ODESA Ah, ai çast ajo ditë, ajo minutë Kur pesëmbëdhjetëditëshit Për një sekondë i binte fshesa… | |
| | | shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: poet të mëdhenj shqiptarë Sat Nov 29, 2008 9:15 pm | |
| DASHURIA
Dalldisje mes një rruge të stisur Aventura e syve të ka çuar Sinonimin e një jete të re për të nisur Hutimin e çastit për t’a harruar. Urdhër I papritur i ndjesisë së brendshme Rrugëtimin e saponisur t’a stis I yti shpërthim tejfundoset Atje ku pikëtakimi retinor bitis.
8 | |
| | | shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: poet të mëdhenj shqiptarë Sat Nov 29, 2008 9:15 pm | |
| ECJE NE QELQ
Bukë, Ujë, Dritë Deri … dhe çokollata.
Shkurt; plot ushqim!
Komoditet, Fantazi, Argëtim.
Troç: Jetë ndryshe, plot “përkushtim”!
Ndodh diku, në një kubik të qelqtë Në një ambient përrallor, gatuar me kujdes Ku jetë minjsh “sakrifikohet” për fëmijët, për pleqtë… Nën etiketën shkencore: EKSPERIMENT!
Njëmijë bluza të bardha vërtiten Shënojnë orët, ditët, javët, muajt, vitet Aty ku ca frymë miushash shuhen Që një miush eksperimental të rritet.
Ata, miushat vetëm ecin Ecin dhe ecin pa të keq “Argëtohen, rrokullisen, derisa ngecin Në ecjen miushe, të pafund në qelq.
9 | |
| | | shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: poet të mëdhenj shqiptarë Sat Nov 29, 2008 9:16 pm | |
| NJËSUAR ME QELQIN
S’mu nda nga sytë ekrani Një muaj me të u bëra palë Teksa qëndroja shtrirë tek shtrati Nga dhimbjet e këmbës së vrarë.
Sytë në fakt më mbetën në qelq Gjithë ditën nga dritarja kundronin Vetëm kur ndihesha më keq Për ca çaste qetësinë më afronin.
Shpeshherë në fakt ato raste Vetvetiu bëhesha si qelq Kur dikush temperaturën m’a maste Termometri ngrinte për dreq!
Unë padashur isha njësuar me qelqin I ftohtë, delikat e ku di unë Të tjerrët nën dhëmbë qeshnin Edhe pse e dija se më donin shumë.
S’më kish qëlluar kështu kurrë Që dhimbja therrëse për dreq Të shndërronte në fëmijë një burrë E t’a bënte thjesht një qelq.
10 | |
| | | shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: poet të mëdhenj shqiptarë Sat Nov 29, 2008 9:17 pm | |
| LULJA DHE FLUTURA
Imazhet shfaqi një flutur Pushoi në ekran Qëndisur, flatrahapur Filmuar mes lulesh në mal.
Magjishëm përhumba më tutje S’kish ngopje me të bukurën Lulet ishin lule Shtonin nur bashkë me fluturën.
Pastaj flutura natyrshëm Hapi flatrat fluturoi Dhe la të shtriqej lirshëm Bukuroshen ku qëndroi.
Imazhet ndryshuan papritur Aty mes luleve në mal “Lulja e fluturës” brezkëputur Mbi të një krimb kish ndal.
11 | |
| | | shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: poet të mëdhenj shqiptarë Sat Nov 29, 2008 9:17 pm | |
| DAVID BLAINE
Një kub qelqi nën urë Mu në mes të Londrës Brenda një burrë Për “thyerje rekord të botës”.
Emri: David Blaine Shkruar në qelq “Do të jetoj 40 ditë Brenda pa të keq”.
Njërëz të ndryshëm Vëzhgonin mbi të Kalonin natyrshëm Nuk bënin zë.
Kubi I qelqtë Ish për të shtëpia Ai si një petë Rrojti nga magjia?! | |
| | | shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: poet të mëdhenj shqiptarë Sat Nov 29, 2008 9:18 pm | |
| ORA
Tik-tak dhe prapë tak e tik 24 orë lëviz papushim numëron çdo sekondë, çdo dekik aty prapa xhamit, papërtim.
Monotone deri në rutinë Puna e saj është cituar Gjithë mëkatet mban mbi shpinë Kur koha teknikisht i ka fluturuar.
13 | |
| | | shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: poet të mëdhenj shqiptarë Sat Nov 29, 2008 9:18 pm | |
| SHPËRNGULJE STINORE
Herë si elektroda saldimi Herë si tufa flokësh të krehura Lëshohen me vrull nga qielli Mbi një pemë, mbi gjethet e saj të mbetura.
Pastaj rretë i mbështjellin plotësisht I përplasin në qiell si mbi qelq Në këtë shpërngulje stinore ku forcërisht Natyra i ngre nervat për fat të keq.
Enkas një rrënkim inatçor nga qielli Zbret diagonal gjetkë Si një lëmsh i vogël dielli Duket sikur marrin flakë rretë.
Në shesh një statujë e ftohtë Dorëngritur bën me gisht Andej prapa xhamave ku bën ngrohtë, Aty ku festohet marrëzisht.
Xhamat lotojnë nën avull Neonët larmojnë mbi mëndafsh Fusha tërrësisht e bardhë, akull Hapësirrë pambarim, e rrafshtë.
Një cicërrimtar shfaqet i hutuar Nën gëmushën plisëbardhë Zhgrytet pastaj për të rrëmuar Ushqimin e tij ngadalë.
Pema në rolin e dëshmitarit Vëzhgon dremitqare, e qetë Habitet me rolin e “shndërimtarit” Si beson as syve të vet! | |
| | | shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: poet të mëdhenj shqiptarë Sat Nov 29, 2008 9:19 pm | |
| KOHA E NJERIUT
Kohën e gozhduam mureve E futëm në dosje E kyçëm në sirtare, sonduqe E flijuam stendave, muzeumeve Në parcela, kënde e qoshe Si kohë blu, laramane, rozë, apo të kuqe.
Iu qepëm kohës së prapthi Kohës që na e kishin grabitur më parë Si dema të urritur kur dalin nga vathi Për ta copëtuar u vumë në garë.
I vumë Kohës, emrat e hajdutëve të saj Dhe e thirëm kohën si pronë të tyre S’e kuptonim se bënim të njëjtin faj S’e kuptonim se kishim rivrarë Kohën.
Koha nuk shahet, thotë populli “Koha është flori” Ajo është Tempulli Ku filli i jetës bëhet fli.
Koha s’është kohë zborresh, eksperimentesh Koha s’do emra njërëzish, ndodhish Koha ka kohën e saj Ajo është udhërrëfim i jetës Koha ka veç një emër Në gur, mermer a letër Ajo është Kohë!
I jemi ngjizur Kohës! Instrument i një kompleksi në lëvizje I jemi mirënjohës Kohës; se u kujtua të na bëjë për vete, në rrugën e Kombeve në rrugën e mundit dhe djersës aty ku ne ishim vërtet e “Kohës Pjesëz” viteve, shekujve, moteve.
Ne tani i betohemi Kohës! Si bij të vërtetë të Tokës Ne tani i jemi vërtet mirrënjohës se s’ka më “të ngrihen këmbët ti bien kokës”, se shtegu s’ka më parantesë se filloi të kuptohet jeta se s’ka më sllogan ‘mbështetje në forcat e veta” se është në modë, kjo kohë, kjo jetesë. Ne kemi filluar ecjen për të kapur Kohën.
Ne që kemi marrë rrudhat e saj, S’ecim më me rrymën që na rrëmben. Por me aromën që na pështjellë në vetvete Me atë që na sheh me syrin e mirë.
Iku ajo kohë kur trembeshim nga Koha, Kur kohën e shihnim në fletërrufe Kur kohën e krahasonim me Fillin e Kuq Kur, kurrë s’i pëlqenim Kohës një huq.
Jemi mësuar tani me kohërat. Se dimë të zgjedhim më në fund Kohën!
Iku koha kur i largoheshim Kohës U zhduk ajo fëlliqësi nga sytë e Botës Ç’kusur kishim ne Të masnim këmbët me shpejtësinë e rrotës Iku për turp ajo Kohë.
Ecim ndoshta prapë jo me një hap me të S’dihet sa kohë duhet të kapim Kohën Ecim në një rrugë me të Ecim dhe sërrish larg Botës.
Trenat modernë ndalen pranë këmbëve tanë Fluturimin e ndalim pranë Vatikanit OKB-së, Europës e ku di unë E flakëm tej gjuhën e shejtanit Jemi bijtë e Kohës Jemi OK-ej!
Na qëllon të shtrëngojmë duart me nënën Mbretëreshë Sallave mondane të Londrës Neve, bijve të një kohe eksperiment Na qëllon të ulemi në një shesh Me atë që e shihnim armik të pabesë Dhe na vjen për të qeshë Dhe lot na shpëtojnë, për besë.
Takojmë “armiqtë” tanë gjysëmshekullorë në zyra Vallëzojmë shqiptarçe dhe moderne nëpër dasma Në shkolla, universitete, fabrika, në rrugë Flasim, qeshim, dashurohemi lirshëm Ah, sa ndryshim që koha nga koha paska S’i s’e kuptuam më parë këtë punë.
Vallë pse i largoheshim Kohës? Pse i frikësoheshim Botës ku jetojmë? Kohën përbuznim pakuptim Kur ajo na thërriste në rrugën e saj Kur ne s’i lamë gjë pa sharrë Kur ajo prapë durimtare qante dhe qeshte me ne, pastaj Ne ishim dhe mbetëm ata që ishim Kurban i një çmendurie peshqesh Kohën braktisëm me faj e pa faj Kurrë s’i vumë kokës gishtin Që Bota mos të sillej orbitale rreth nesh.
Dikush tani kujton “vaporat” E atij viti që lëvizi akrepat e ndalë Dikush fluturimin, udhëtimin, rrugëtimin e gjatë Strofkave moderne, përpirëse deri në infinit Pakkush integrimin, mundimin ditë e natë “Ishte i tillë ai muaj, i tillë ai vit” Koha ecën dhe s’ka kohë të dëgjojë Mëkatin tonë, vetlargimin tonë Ne tani vetëm duhet të turremi atë për t’a kapë S’ka kohë për të shkuarën S’ka kohë për të sharrë!
Është kohë e vështirë vërtet kjo kohë or vëlla E lodhshme, E gjatë Jo si gjithë kohërat Është e të gjithëve kjo kohë, o njërëz Dhe jo kohë “për të nënës e për të njerkës” Është Koha e shekullit të ri Koha që na dha krahë Na dha shance Na dha Liri dhe Pavarësi, Është Koha jote o Njeri!
15 | |
| | | shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: poet të mëdhenj shqiptarë Sat Nov 29, 2008 9:19 pm | |
| MESAZH TRIMIT (Kushtuar Agim Ramadanit)
Një fjalë e shtrenjtë, e paharruar Ngulitur në shtallba muri, që shembet Një gur kohësh i flakëruar Në piramidën-kufitare Kosharë, prehet.
Një penë, dy duar, një mall Pikturojnë në qiellin e pastër Një tufë rresh ikin me vrap Të sfiduar nga Moti i Qashtër.
Rrugës së moçme këngët, poezitë Garojnë drejt Gjilanit T’i bëjnë Katanës sfidë, T’i çojnë Mesazhin trimit.
16 | |
| | | shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: poet të mëdhenj shqiptarë Sat Nov 29, 2008 9:20 pm | |
| ELBASAN
Elbasan! Aty ku dhimbja, malli, dashuria, Pikëtakohen, Refrenin e jetës për të nisur Aty ku dy sy të qeshur Modelojnë ëndërra, dëshira Aty ku dy duar mbetën duke qëndisur, Bukurinë përrallore që ka natyra.
Kohën ke humbur shëtitoreve Muajt, vitet të kanë shkarë Gjuha ngatërruar auditoreve Tani shqipja të duket “e vrarë”.
Shkon takon Kristoforidhin Abetaren për t’ia parë Dhe s’di ku t’a zësh fillin Lotë nga sytë të kanë shkarë.
Ngre sytë vëzhgon dhe s’ngopesh Ndërtime të reja anembanë Pastaj duket se qetësohesh Kur dhjetra miq të vijnë pranë.
Një këngë e moçme dëgjohet Në heshtje dirigjon kumurinë, bilbilin Një tingull violine vjen e largohet Je ndodhur pranë Myzyrit.
Elbasan! Aty ku mijëra vetë turren Të këpusin Karakaften, Lulen e radhë Aty ku zemrat kënaqen Vetëm duke parë. | |
| | | shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: poet të mëdhenj shqiptarë Sat Nov 29, 2008 9:20 pm | |
| NGROHJA GLOBALE
Njeriu u tërbua nga moti Djersët i kullojnë si përrenj Temperaturat s’janë më si qëmoti Detet gati të kapërcejnë.
Akujt veriu po tret Oqeani gati s’pëlcet Uji fryhet s’ka më det Ku-ku vaj medet.
Moti u “çmend”! Alarmi u dha, u shkrua, u shpërnda.
Mureve pankarta Rrugëve fletushka Pemët pa gjethe Malet pa guna Fushat buzëplasur Lumenj të inatosur Alarmi, s’ka të sosur.
Burrat u mblodhën në Kioto, Afrikë, Francë Alarmit i mëshuan në sallë E bënë Kiamet!
Aty u tha se motin njeriu e turbulloi Dhe fajin për këtë e ka ai vet Por zor s’e njeriu pranoi S’e ai është shkaktari i vërtet.
Burrat mbaruan së foluri Fjala për Motin s’pushon Njeriu prapë si qëmoti Ende mëkatin s’pranon. | |
| | | Veneta Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 1008 Registration date : 02/06/2008
| Titulli: Re: poet të mëdhenj shqiptarë Sat Nov 29, 2008 9:20 pm | |
| Shaban Cakolli
DALLGËT
Duke u përplasur nëpër dallgë dallgët më hodhën shumë larg tani lëngoj e bredh askush pranë s´më merr mbrëmje dhe mëngjez rrugëtoi pa adresë me mall ndejash shqiptarësh rroj me itakën e fjalës. | |
| | | shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: poet të mëdhenj shqiptarë Sat Nov 29, 2008 9:21 pm | |
| MBRETËRESHA NORË
E vogla lozanjare, Vogëlushja Norë Turret, s’lodhet fare Mbledh lule me dorë.
Eja këtu moj Norë Mami i thërret Lulet t’i bëjmë kurrorë Të dukesh Mbretëreshë.
Çamarokja përhumbet Më tutje në lëndinë Aty ku lëshojnë lulet Erë trëndëlinë.
Shpejt këtu moj Norë Mami përsërit I bën shenjë me dorë Është kohë për të ik.
Erdha, mami, edhe pak Norë e Vogël kthen Dhe fap, fytyrëskuqur flakë Para mamit vjen.
Mami i tund kokën Për vonesën e saj Ajo zë i puth dorën E zënë në faj.
Pastaj të dy qeshin Tufa lulesh në dorë Pak ftohtë, trikot veshin Nxitojnë të bëjnë kurorë.
E dua si të Mbretëreshës Mamit i thotë në vesh S’dua të më qeshësh Kur në kokë t’a ngjesh.
Pastaj nënë e bij Humbin në proces Lulet venë e vinë Njëra jep e tjetra merr.
19 | |
| | | shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: poet të mëdhenj shqiptarë Sat Nov 29, 2008 9:21 pm | |
| DHIMBJA QË VRET
Tymi ikën e ikën Fluturon me vrap Ia ka zjarrit frikën Që i turret t’a kap.
Në zjarr një enë balte Mbushur me grosh Pranë lahet një mace Një plak në qosh.
Trarë mbi krye Pëshjellje merimangash Një “radio” fryhet Mirëqenie… jargash!
Zëri nga përjashta Hyn nga çdo anë Çatisë i fluturon kashta Muret s’kanë suvanë.
Pastaj një fëmijë Ngatërron valë me radion Qan në të tijën Kërkon çokollatën.
Komshiu ngjitur, pranë Nxehet me Satelitin Saçin dot s’e mban Shan e mallkon vetin.
Zjarri është shuar Vetëm groshë në enë Kruspull këmbë e duar Në qosh plaku ka ngel.
Macja nis mjaullimën Kërcen mur më mur E para lëshon gjëmën “Iku një njeri, një burrë!”
Këmbana ka nisur Zhurmën papushim Kurkush s’ka pikasur S’e u shua një frymë.
Vetëm qielli përlotet Fryn e fryn retë Një amanet që s’tretet Një dhimbje që vret. | |
| | | shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: poet të mëdhenj shqiptarë Sat Nov 29, 2008 9:22 pm | |
| NJË LIGAVEC
Mbi një gastare Mbi një qelq Zvarritet ngadalë Një ligavec.
Shtriqet forcërisht Jargat lë në qelq Vuan marrëzisht I shkreti ligavec.
Përballet e përballet Ec edhe ngec Askush s’ia di hallet Të mjerrit ligavec.
Pastaj se di as vet Rrëshqet më prapa Aty ku mbi qelq Këmbëkryq është ulur vapa.
Ecje e vështirë Kjo ecje në qelq S’bën fare përjashtim As për një ligavec. | |
| | | shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: poet të mëdhenj shqiptarë Sat Nov 29, 2008 9:22 pm | |
| NATYRSHËM
U shemb qielli Derdhi rrëketë U mbyt toka nën ujë Kudo veç det.
Pastaj doli dielli Lëshoi rrezet e vet Ujin avulloi Formoi prapë retë. | |
| | | shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: poet të mëdhenj shqiptarë Sat Nov 29, 2008 9:23 pm | |
| ECJA NJËRËZORE
Vëzhgoj lëvizjen njërëzore Lëvizjen normale gjithëmoshore Tentoj t’a përkthej Diku në një fletore Me një fjalë të vetme Thjesht me dy rrokje, Me fjalën: ECJE!
Ecje! Rrugëtim vitesh, shekujsh Pragje kaluar Fiksuar rrugësh Skicuar tempujsh Strukur në memorje Ecja njërëzore. | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: poet të mëdhenj shqiptarë | |
| |
| | | | poet të mëdhenj shqiptarë | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |