Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Një poet- një poezi - Abdul Hadi W. M.

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi
Anëtar
Anëtar
Mexhid Yvejsi


Male
Numri i postimeve : 429
Age : 74
Vendi : Gjakovë, Kosovë
Registration date : 04/05/2009

Një poet- një poezi - Abdul Hadi W. M. Empty
MesazhTitulli: Një poet- një poezi - Abdul Hadi W. M.   Një poet- një poezi - Abdul Hadi W. M. EmptyFri Apr 22, 2011 11:08 am


Një poet- një poezi.

Abdul Hadi Wiji Muthari


HALLAXHI


Gjaku rrëke,

Përhapet,

Bëhet liqe,

Shdërrohet në oqean.

Gjaku lulëzon,

Bëhet lule në kopësht.

Burbuqet qelin

Lumejt rrjedhin

Anijet lundrojnë

Karavanët vijnë

Karavanët shkojnë.

Anijet e përgjakura

Karavanet e përgjakura

Limani i përgjakur

Qyteti i përgjakur

Gjaku shpërthen në mur

Gjaku shkruan libra

Thurrë sexhade dhe pëlhurë

Gjaku lë gjurmë në kalendarë

Në faqet e monedhave.

Gjaku, krenaria e Faraonit,

Gjaku, madhështia e Nemrudit

Gjaku qarkullon edhe aty

Ku nuk qarkullohet

Në pazar, ndër tregtarë.

Bylbyli thurri poemën e gjakut

Gjaku shkroi për dashurinë

Dashuria e pëqafoi gjakun

Gjaku me butësi shuan zjarrin

Gjaku pengesa shkatërron

Gjak gjak gjak

Pëlhura që është Hak

Zbulohet në gjak.

Allah, Allah.

Penang,1991

Përktheu nga anglishtja:

Mexhid YVEJSI, Gjakovë



Shënime për shkrimtarin:

ABDUL HADI WIJI MUTHARI

Lindi më 24 Qershor 1946 në Sumenep, në Ujdhesën Madura, në Javën Lindore, Indonezi. Ka studiuar Letërsinë Orientale dhe Filozofinë Perëndimore në Univerzitetin Gadjah Mada, Yogyakarta. Gjithashtu, ka studiuar Letërsinë Islame dhe Filozofinë në Univerzitetin e Malajzisë. Ka doktorue në temën: “Letërsia e Sufinjve: Një Studim Hermeneutik i poezive të Shejh Hamza Fansuri”.

Abdul Hadi është profesor në Univerzitetin Paramadina, Xhakarta, Indonezi.

Gjatë viteve 1973-1974 ka qenë pjesëmarrës në një Program Ndërkombëtar dy vjeçar rreth të shkruarit në Universitetin Iowa, në qytetin Iowa, SHBA.

Ka marrë pjesë në mitingje të poezisë me karakter ndërkombëtar si Poetry International në Roterdam, Londër, Seul, Tokio, Manila, Bangkok, Kuala Lampur, Dakka, Taipeh, Xhakarta etj.

Për veprimtarinë e tij, Abdul Hadi ka fituar çmime të ndryshme. Në vitin 1979, Qeveria e Indonezisë e shpërblen me çmimin prestigjioz Anugerah Seni. Ndërsa një vit më parë, më 1978, Këshilli i Arteve të Xhakartës i dhuroi çmimin, për Librin më të mirë: Libri më i mirë në poezi.

Në vitin 1985 ishte nderuar me çmimim e nderuar nga Shkrimtarët e Azisë Juglindore me qendër në Bangkok, Tajland. Ndërsa, në vitin 2001 Qeveria Indoneziane e shpërbleu me çmimin Libri më i mirë letrar dhe në vitin 2003, kurse Këshilli i Letrarëve të Azisë Juglindore e nderoi me çmimin vjetor për librin Letërsia Sufiste në Malaje.

Abdul Hadi ka botuar 10 antologji me poezi, 15 libra rreth Letërsisë së Sufijve të Indonezisë si dhe disa libra tjerë për Kulturën Islame dhe Filozofinë Lindore….

Dy librat e tij që dolën këto ditë nga shtypi janë: Letërsia Hermeneutike, Lindje dhe Perëndim dhe një Antologji e Poezisë të Madura-s.


Mexhid YVEJSI, Gjakovë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Një poet- një poezi - Abdul Hadi W. M.
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» poet të mëdhenj shqiptarë
» Nga poet Aleks J. Zhapaa
» POROSI DJALIT-SHEJH ABDUL-KADIR EL-XHILANI
» Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.
» Interview conducted with K.K.Srivastava, a poet from India,

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Teologji-
Kërce tek: