| poet të mëdhenj shqiptarë | |
|
|
|
Autori | Mesazh |
---|
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: poet të mëdhenj shqiptarë Sat Nov 29, 2008 9:51 pm | |
| EMIGRIM
Moçëm e patën thënë troç: “plakut veç pordhën mos t’i dëgjosh". Larg dheut tënd, sipas të huajve Kur mos qëndro prapa kuajve! 49 | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: poet të mëdhenj shqiptarë Sat Nov 29, 2008 9:51 pm | |
| BOSHLLËK
Përqëndrohu në qetësi Sheh veten në një botë tjetër Dhe kështu provo të bësh më gjatë Provo me ditë e me natë Boshllëk! Provo të rrish në qetësi Vetja s’të duket më njeri.
50 | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: poet të mëdhenj shqiptarë Sat Nov 29, 2008 9:52 pm | |
| VLERA E KOHËS
Kohën konsumojnë ata që punojnë Se kohës ia marrin minutat, orët Kohës i mbesin borxhli gjithë jetës Njërëzit e lapsit dhe penës.
Koha flori është për të gjithë Populli e ka thënë moçëm Por vlerën e kohës a e dinë Ata që s’i kanë sekondë borxh kohës?
51 | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: poet të mëdhenj shqiptarë Sat Nov 29, 2008 9:52 pm | |
| QËLLOFSH NË DERË TË MIRË”
“Ti ishe nga derë e mirë…”
Derën vetë e përplase Mbylle dritare, Palose kanate Gozhdë u vure qepenave Çatisë ia theve tjegullat Gardhet bëre mullar Mbylle derën tënde Atë buzënatë ti i ndërtove barikadë Qënies tënde gjithë inat. Gardhe të reja gozhdove po atë natë Tjegulla të tjera mblodhe fshat më fshat Qepenat i montove prapë Kanatet u vunë sërrish Dritaret u hapën ngadalë Por dera që t’i përplase Nuk u hap më atë natë Dhe ti me inat e shembe prapë… Që nga ajo kohë mbete në derë tjetër Lutesh e lutjet e tua s’kanë të sosur Zotohesh s’e s’do të përplasësh më derë Kurë s’ke për t’u inatosur. Por dera që është derë e mirë Hapet për atë që e mbyll ngadalë Dera e shtëpisë është e tillë Të mbyllet e s'të hapet më. Kujdes me derën o njërëz Mos e përplasni kurrë me inat S’e dera që ju me forcë e mbyllni Mund t’ju lërë përherë jashtë. Mos harroni trokitjen në derë Kur derës ia keni nevojën Dera e shtëpisë nuk është thjesht derë Që vetëm zëvendëson rojën. Në dëgjofsh të thuhet “nga derë e mirë” Turresh me vrap të trokasësh në atë derë Por kur t’i harron veten nga ç’derë vjen Dera ku troket të bëhet veç barrikadë.
U shtofshin dyert e mira! | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: poet të mëdhenj shqiptarë Sat Nov 29, 2008 9:52 pm | |
| NË DY KOHË
Det i ftohtë Rrezet bien thikë Rrëra e thatë Mbi kokë Varna që rrëshqet e zhurmshme kalëruar mbi frymë pushuesish përballë në një kodër një Kala që flet për histori pushtuesish…
Rrugës për në det një Luan i çimentuar Mbeti gojëhapur rrugën për të treguar.
Varna 1996 | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: poet të mëdhenj shqiptarë Sat Nov 29, 2008 9:53 pm | |
| KARTMONEDHA
Aty shoh fjalë Shoh djersën që kullon rrëke Shoh gjak Mund, lodhje edhe fat Aty pikturohet jeta Ndoshta jo me moshën e saj zë vend parcelizuar në hapësirën e katër cepave ngjeshet nën shifra, lyer me bojë Dyfytërësi stampuar! Dhe zë e mendoj pastaj zë e kujtoj gojëdhëna, ndërtoj minihistori me shenja skllevërish, gishta mbretërish, pamje bedenash, rrugë të pabitisura kolona Tempujsh njërëz të vdekur, njërëz të gjallë dhe mendjen bëj çorap, asgjë s’vendos, asgjë s’fus në thes nga tërë ky “kërkim” ku jam pleks. 54 | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: poet të mëdhenj shqiptarë Sat Nov 29, 2008 9:53 pm | |
| MUZEUM
Direkët ngulur thellë në tokë Trarët nxirë flejnë nën çati Dy “V” mbajnë shtrënguar fort Atë prag të vjetër, atë shtëpi.
Një tufë rrezesh krihen në dritare Dera e rrëndë përkulet me respekt Era lëshon puhizën stendave varë Aty ku historia sot brezave u flet. | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: poet të mëdhenj shqiptarë Sat Nov 29, 2008 9:54 pm | |
| LULE
Dy rrokje Tre gërma Një fjalë, Ku L- ja përsërit veten e saj Ndoshta, si dhuratë për bukurinë e rradhë.
56 | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: poet të mëdhenj shqiptarë Sat Nov 29, 2008 9:54 pm | |
| INTEGRIM
Rri e vëzhgoj i hutuar Bukurinë që shtrihet pambarim Mas me sy e me pëllëmbë Parkun që zgjatet si një qilim. Lule, gjithëfarësoj ngjyrash zogj që këndojnë papushim flutura që lodhen, pushojnë e luajnë rreze që flenë mbi shatërvan të gjithë si një kor, si një familje unë dhe një mizë diç bluajme unë dhe ajo mizë ngjajmë të huaj. | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: poet të mëdhenj shqiptarë Sat Nov 29, 2008 9:54 pm | |
| PERSIATJE
Kur ç’do gjë të ecën mbrapsht Kur dita të lodh Kur trupi yt dehet Kur koka të djeg valë Shko diku ku është qetë Dëgjo vetëm frymëmarjen por me heshtjen mos u bëj palë
mos u pajto me pushtetin e errësirës,
se ia këput fijet dritës!
58 | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: poet të mëdhenj shqiptarë Sat Nov 29, 2008 9:55 pm | |
| ËNDËRR
Aty ku ndodhem unë Në fakt ku je edhe ti Ndërtoj pallate Katet lartësoj në sekondë Fusha stolis Male qeth Botën t’a sjell në dorë Pastaj hap sytë edhe qesh Se prej teje këtë ëndërr e pata peshqesh.
59 | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: poet të mëdhenj shqiptarë Sat Nov 29, 2008 9:55 pm | |
| LONDËR
As mal, as kodër Vetëm fushë erë dhe pak vapë shi që të bën çdo stinë dush Londër.
Qëndër e botës, metropol që lëviz Veriun, Jugun tërë Botën bashkon në një pikë Aty mbi Tamiz.
Rrugë që tokës, nëntokës, qiellit, oqeanit kapilarë u shtojnë çdo ditë nisen e zbresin në Londër.
Aty ditët, muajt, vitet, shekujt dëshmojnë historinë lirshëm librave, muzeumeve qetësojnë të gjallë e të vdekur.
Aty edhe gjuha ime, mes dyqind të tjerave Flitet në rrugë, në shkollë e komunitet Londër, të falemi përjetë.
Unë një lëvizje digitale në këtë vrull turrem t’i bashkohem ecjes së Kohës Mirënjohje Londrës! | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: poet të mëdhenj shqiptarë Sat Nov 29, 2008 9:55 pm | |
| PA TY E DASHUR
Kafen që piva pa ty Kafen me emrin “Moka” Mezi e kam gëlltitë Pa TY kafja s’shkoka.
Në kafenë që ndejta deri vonë Djersë të ftohta më zbritën në trup Një foto mbeti e syve të mi pronë U përlota mbi të për turp.
Në xhamin e ftohtë të dritares përballë Thinjat ndriçonin si neonë Pse kafenë më le t’a pi në vetmi mbrëmë? Tregomë të lutem, tregomë!
Kafenë që pij pa ty Të ftohtë, të ngrohtë, apo “Moka” E kuptoj përditë e më mirë Pa TY asnjë kafe s’shkoka.
Fatmir Terziut:
ECJE NË QELQ | |
|
| |
Sponsored content
| Titulli: Re: poet të mëdhenj shqiptarë | |
| |
|
| |
| poet të mëdhenj shqiptarë | |
|