Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.

Shko poshtë 
+18
Luki
blerim
shaban cakolli
voglushja
murturi
Eva0506
Kristaq F. Shabani
meli
zeriatdheut
Guximi
Orfe@
E_Bukura
Kosovarja
Urata
Euridika
Arta
NetSerseri
Sofra
22 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3 ... 12 ... 23  Next
AutoriMesazh
Kosovarja
Admin
Admin
Kosovarja


Female
Numri i postimeve : 4833
Age : 38
Vendi : Jashtokësore!
Registration date : 14/08/2007

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 2 EmptyThu Mar 06, 2008 8:21 pm

Nje nate pa gjume

Pak dritë! Pak dritë! Pak dritë, o shok, o vlla.
Të lutem, pak dritë në kët natë kur shpirti vuen,
kur të dhemb e s'di ç'të dhemb, e syni gjum nuk ka,
urren nuk din ç'urren, don e s'din se ç'don.
Pak dritë! 0 burrë! 0 hero' ngado që të jesh. ....
Burrë që shkatrron edhe që ndërton sërish!
Pak dritë vetëm, të lutem, mshirë të kesh,
se do çmendem në kët natë pa gjumë dhe pa pishë.
Oh! ta kisha pishën të madhe edhe të ndezun!
Me flakën e pishës në qiellin e ksaj nate
ta shkruejshe kushtrimin... Ehu Burrë i tretun
Do ta shifsha vallen tande në majë të një shpate.
Por pishë nuk kam e vetëm janë burrat, shokët...
Dergjem n'errsin pa gjumë dhe pa dritë...
Askush s'më ndigjon, çirren kot më kot...
Hesht more, hesht! por qëndro, o shpirt.
Gjeli këndon dhe thotë se asht afër drita
Gjel, rren a s'rren? cila asht fjala e jote?
Kur ti këndon thonë se asht afër drita...
Por un s'besoj sonte në fjalët e ksaj bote.
Hiqmuni qafe, mendimet
O jastëk ty të rroki, të përqafoj si shpëtimin,
më fal atë që due: gjumin dhe andr'min
e dy buzve që pëshpërisin ngushllimin.

Migjeni
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Kosovarja
Admin
Admin
Kosovarja


Female
Numri i postimeve : 4833
Age : 38
Vendi : Jashtokësore!
Registration date : 14/08/2007

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 2 EmptyThu Mar 06, 2008 8:23 pm

Poema e mjerimit

Kafshatë që s'kapërdihet asht, or vlla, mjerimi,
kafshatë që të mbetë në fyt edhe të zë trishtimi
kur shef ftyra të zbeta edhe sy t’jeshilta
që t'shikojnë si hije dhe shtrijnë duert e mpita
edhe ashtu të shtrime mbrapa teje mbesin
të tan jetën e vet derisa të vdesin.

E mbi ta n'ajri, si në qesendi,
therin qiellën kryqat e minaret e ngurta,
profetënt dhe shejtënt në fushqeta të shumngjyrta
shkëlqejnë. E mjerimi mirfilli ndien tradhti.
Mjerimi ka vulën e vet t'shëmtueme,
asht e neveritshme, e keqe, e turpshme,
balli që e ka, syt që e shprehin,
buzët që më kot mundohen ta mshefin -
janë fëmitë e padijes e flitë e përbuzjes,
t'mbetunat e flliqta rreth e përqark tryezës
mbi t'cilën hangri darkën një qen e pamshirshëm
me bark shekulluer, gjithmon i pangishëm.

Mjerimi s'ka fat. Por ka vetëm zhele,
zhele fund e majë, flamujt e një shprese
t'shkyem dhe të coptuem me t'dalun bese.

Mjerimi tërbohet n'dashuni epshore.
Nëpër skaje t'errta, bashkë me qej, mij, mica,
mbi pecat e mykta, t'qelbta, t'ndyta, t'lagta
lakuriqen mishnat, si zhangë; t'verdhë e pisa,
kapërthehen ndjenjat me fuqi shtazore,
kafshojnë, përpijnë, thithen, puthen buzët e ndragta
edhe shuhet uja, dhe fashitet etja
n'epshin kapërthyes, kur mbytet vetvetja.
Dhe aty zajnë fillin t'marrët, shërbtorët dhe lypsat
që nesër do linden me na i mbushë rrugat.

Mjerimi në dritzën e synit t'kërthinit
dridhet posi flaka e mekun e qirit
nën tavan t'tymuem dhe plot merimanga,
ku hije njerzish dridhen ndër mure plot danga,
ku foshnja e smume qan si shpirt' i keq
tu' ndukë gjitë e shterruna t'zezës amë,
e kjo prap shtazanë, mallkon zot e dreq,
mallkon frytn e vet, mallkon barrn e randë.
Foshnj' e saj nuk qesh, por vetëm lëngon,
e ama s'e don, por vetëm mallkon.
Vall sa i trishtueshëm asht djepi i skamit
ku foshnjën përkundin lot edhe të fshamit!

Mjerimi rrit fëmin në hijen e shtëpive
të nalta, ku nuk mrrin zani i lypsis,
ku nuk mund t'u prishet qetsia zotnive
kur bashkë me zoja flejnë në shtretënt e lumnis.

Mjerimi pjek fëmin para se të burrnohet,
don ta msojë t'i iki grushtit q'i kërcnohet,
atij grusht që n'gjumë e shtërngon për fytit
kur fillojnë kllapitë e etheve prej unit
dhe fetyrën e fëmis e mblon hij' e vdekjes,
një stoli e kobshme në vend të buzqeshjes.
Nji fryt kur s'piqet dihet se ku shkon
qashtu edhe fëmia n'bark t'dheut mbaron.

Mjerimi punon, punon dit e natë
tu' i vlue djersa në gjoks edhe në ballë,
tue u zhigatun deri n'gjujë, n'baltë
e prap zorrët nga uja i bahen palë-palë.
Shpërblim qesharak! Për qindenjë afsh
në ditë - vetëm: lekë tre-katër dhe "marsh!".

Mjerimi kaiher' i ka faqet e lustrueme,
buzët e pezmatueme, mollzat e ngjyrueme,
trupin përmendore e një tregtis s'ndytë,
që asht i gjikuem të bijë në shtrat vet i dytë,
dhe për at shërbim ka për të marrë do franga
ndër çarçafë, ndër fëtyra dhe në ndërgjegje danga.

Mjerimi gjithashtu len dhe n'trashigim
-jo veç nëpër banka dhe në gja të patundshme,
por eshtnat e shtrembta e n'gjoks ndoj dhimbë,
mund që t'len kujtim ditën e dikurshme
kur pullaz' i shpis u shemb edhe ra
nga kalbsin' e kohës, nga pesha e qiellit,
kur mbi gjithçka u ndi një i tmerrshmi za
plot mallkim dhe lutje si nga fund i ferrit,
ish zan' i njeriut që vdiste nën tra.
Kështu nën kambët'randë t'zotit t'egërsuem -
thotë prifti - vdes ai që çon jetë të dhunuem.

Dhe me këto kujtime, ksi lloj fatkeqësinash
mbushet got' e helmit në trashigim brezninash.
Mjerimi ka motër ngushulluese gotën.
Në pijetore të qelbta, pranë tryezës plot zdrale
të neveritshme, shpirti me etje derdh gotën
n'fyt për me harrue nandhetenand' halle.
E gota e turbull, gota satanike
tu' e ledhatue e pickon si gjarpni-
dhe kur bie njeriu, si gruni nga drapni,
nën tryezë qan-qeshet në formë tragjikomike.
Tê gjitha hallet skami n'gotë i mbyt
kur njiqind i derdh një nga një në fyt.
Mjerimi ndez dëshirat si hyjet errsina
dhe bajnë tym si hejt q'i ban shkrum shkreptima.

Mjerimi s'ka gëzim, por ka vetëm dhimba,
dhimba paduruese qe t'bajnë t'çmendesh,
që t'ap in litarin të shkojsh fill' e t'varesh
ose bahe fli e mjerë e paragrafesh.

Mjerimi s'don mshirë. Por don vetëm të drejt!
Mshirë? Bijë bastardhe e etënve dinakë,
t'cilt n'mnyrë pompoze posi farisejt
i bijnë lodërtinës me ndjejt dhelparak
tu' ia lëshue lypsiti një grosh të holl' n'shplakë.

Mjerimi asht një njollë e pashlyeme
n'ballë të njerzimit që kalon nëpër shekuj.
Dhe kët njollë kurr nuk asht e mundshme
ta shlyejnë paçavrat që zunë myk ndër tempuj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
E_Bukura
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
E_Bukura


Female
Numri i postimeve : 2009
Age : 37
Vendi : Prishtine
Registration date : 30/09/2007

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 2 EmptyFri Mar 07, 2008 1:08 am

Ismail Kadare

Malli i Shqiperise


Me ka marre malli per Shqiperine tone.
Sonte,kur po kthehesha me trolejbuz,
Tymi i cigarit "Partizani"qe pinte dikush
Dridhej kalteronte,bente spirale,
Sikur te fshehta me thosh ne gjuhen e shqipetareve
Mua bashkatdhetarit.
Te shkoj dua mbremjes ne rruget e Tiranes,
Ku kam bere dikur ndonje marrezi,
Dhe ne rruget ku skam bere asnje marrezi.
Me njohin ato porta te vjetra te drunjta,
Inatin akoma do ma mbajne,
Koken do ma tundin,
Por une s'do ta marr per keq,
Se malli me ka marre.
Dhe t'eci rrugicave plot gjethe te thara,
Gjethe te thara,gjethe vjeshte,
Per te cilat krahasimet gjenden aq lehte.
Me ka marre malli per Shqiperine tone;
Per ate qiell te madh,te gjere e te thelle,
Per vrapin e kalter te dallgeve adriatike,
Per rete qe ne muzg si keshtjella digjen,
Per alpet flokebardha e mjekergjelbra,
Per netet e neilonta,qe nga flladet fergellojne,
Per mjegullat qe si indiane te kuq muzgjeve
shtegtojne
Per lokomotivat dhe kuajt,
Qe te djersitur avullojne e hungerojne,
Per qiparisat,kopete dhe varret
Malli me ka marre.
Malli me ka marre,
Per shqipetaret.
Me ka marre malli dhe se shpejti vi atje,
Duke fluturuar mbi mjegullat,si mbi deshira.
Sa i larget,aq edhe i dashur je,atdhe.
Aerodromi do te dridhet nga uturima,
Mjegulla do te rrije pezull mbi humnera.
Ata qe shpiken shpejtesine reaktive
Larg atdheut sigurisht do kene qene ndonjehere.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
E_Bukura
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
E_Bukura


Female
Numri i postimeve : 2009
Age : 37
Vendi : Prishtine
Registration date : 30/09/2007

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 2 EmptyFri Mar 07, 2008 1:11 am

Ismail Kadare

Ti qave


Ti qave dhe me the me zë te ulet
Se une te trajtoja si prostitute.
Athere loteve te tu s'ua vura veshin
Te desha, pa ditur se te desha.

Vec nje mengjes te befte kur u gdhiva
Pa ty dhe bota krejt e zbrazet m'u duk,
Athere kuptova c'kisha humbur,
C'kisha fituar kuptova gjithashtu.

Me rrezellinte si smerald merzitja,
Dhe lumturia ngrysej si nje muzg me re...
Nuk dija ke te zgjidhja nga te dyja
Sepse seicila m'e bukur se tjetra qe.

Se ish i tille ky koleksion bizhush
Qe drite e terr leshonte njekohesisht,
Qe njeqindfish etjen per jeten shtonte,
Por dhe qe vdekjen ndillte njeqindfish.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 2 EmptyFri Mar 07, 2008 4:24 am

Darka e fundit



Në tavolinën e Darkës së Fundit

do ulem i vetëm e s'do ftoj njeri...

Dhe, ashtu, në heshtje do të pres.

Jo, të dymbëdhjetët e Krishtit s'i dua!

Të dymbëdhetët kanë mbetur,

po në atë tavolinë mashtrimi,

darkojnë dhe kënaqen

me mashtrimin e tyre

dhe s'njohin

as shekuj,

as mijëvjeçarë,

as ditë...

Nga mirësia e tyre, kam frikë!



Dhe, ashtu në heshtje, do pres!

Jo, vitet e jetës sime,

s'i dua më parënë,

boll më kanë lodhur gjithë jetën,

s'dua që dhe në Darkën e Fundit,

të kërkojnë të vërtetën!



Në tavolinën e Darkës së Fundit

do ulem i vetëm e s'do ftoj njeri...

I vetëm,

në heshtje,

do të të pres, vetëm ty!

Mos ki frikë nga poeti




Poeti di

vetëm të zbulojë ku fshihet dashuria

dhe të jetojë me dashurinë që zbulon,

të gëzojë e të trishtohet

me të fshehtën e tij të bukur...

Atë të fshehtë e di vetëm ti...

Mos ki frikë nga poeti!



Poeti di të jetojë

edhe brenda rrjetës së merimangës

dhe pickimet e helmëta

i bën pore trupi nga ku jep dashuri...

Mos ki frikë nga poeti!



Do t'i gris

gjithë ç'nuk kam shkruar...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kosovarja
Admin
Admin
Kosovarja


Female
Numri i postimeve : 4833
Age : 38
Vendi : Jashtokësore!
Registration date : 14/08/2007

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 2 EmptyFri Mar 07, 2008 7:39 pm

Dy buze

Dy buzë të kuqe,
dy dëshira të flakta,
që afshin ma thithën,
gëzimin ma fikën,
si fantazma hikën
ndër do bota të larta...
Dy buzë si tëpërgjakta,
dy dëshira të flakta,
që afshin ma thithën
në buzë kur mu njitën
andjet m'i trazuen,
zemrën ma tërbuen,
trurin ma helmuen
e në fund u mërguen...
Dy buzë të kuqe,
bukuri fatale,
të një gruaje stërzane
një pjsë zemre më nxorne,
një pranverë të tanë më morne
dhe gëzimin ma vodhne...
Ato dy buzë të kuqe
dhe dy lote të mija
qenë shenja të dhimbjes,
kur më vrau bukuria,
kur më zu dashunia
e më dogji rinia.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 2 EmptyTue Mar 11, 2008 1:07 am

Lazar Gusho Poradeci ( Lasgushi)

MALLI I VJERSHËTORIT

Foli Nëna ,e vajtim,
Foli djali-i dëshpëruar.
-Ç'bëre,bir , n'atë mërgim?
-Shojta zjarr'e shpirtit t'im,
Që m'u ndes në kraharuar.

-Bir,po malli si s'të zu?
Foli nëna dyke qarë.
Ç'më le korbën si kërcu!
Ku më fluturove, ku?
Bubu! shtatë vjet pa parë!

-Fluturova zall më zall
Posi zog me yll në ballë,
Këngëtor me zë që çmall:
Popo! yll ç'ishte mall!
Ç'ishte malli yt i gjallë!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 2 EmptyTue Mar 11, 2008 1:21 am

Lazar Gusho Poradeci ( Lasgushi)


MARSHI I DJALËRISE
(Himni Kombëtar)

Urdhëroj I Madhi Zot:
Zu ndrin yll’ I Shqipërisë;
Ndrin e më s’përmbahet dot,
Se që sot e jetë-plot
Po rreth zemr’ e Djalërisë.

Djalëri, lart për liri!
Lart për Zonjën Shqipëtare!
Yll në ballë-e zjarr në gji ,
Zjarr në gji për Shqipëri,
Digj-u!zemra djaloshare!

Qjell me shkaba shqipëtar!
Male mbushur me dragona!
Këto fusha derdhur n’ar,
Deti plot margaritar-
Këto janë viset t’ona!

Këtu leu që në filllim
Trim’I dheut si zog I shkruar;
Leu dh’ u la trashëgim
- Me nderim e me qëndrim-
Besa jon’ e shentëruar.

Ha! Dh’e bukura liri
Këtu mbretëroj përjetë:
Mbretëroj:e plot mëri,
Bëri në rrezik të zi
Prej kujtdo një trim me fletë

Lithni besën për Atdhe,
Ju me gjak të Kastriotit!
Lithni-e shpejt e bëni be:
Be që vret posi rrufe
Para Kombit-para Zotit!

Djalëri, heu yll I ri !
Djalëri, këng’e shëndetit!
Rrofsh! E lumja Djalëri!
Rrofsh e qofsh sa val’e detit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 2 EmptyTue Mar 11, 2008 1:44 am

Lazar Gusho Poradeci ( Lasgushi)

E FUNDIT MËRZITJE
(Marsh I Shqipëtarit)

Na mbajte rop gjith nënë thumb,
Na prure vdekjen gjith me plumb,
E kur nuk ka-yn’at u mvar;
Dh’I hape truallin për varr,
Dh’e bëre shkrumb.

Në çdo lëndine-e një therror,
E nj’eshtër në çdo vënd botorr;
Dhe çdo kujtim e vjershëri
Qan’e thërret prej dheut të zi
Një trim që ra për nder të ti
Drejt mun n’oborr.

Armik!po shpejt u pregatit
Të shkosh nga ardhe më me nxit
Se n’u vonofsh gjer më në fund:
Ku ngrit mbi çdo katund!
Atdheu u ndrit!

Pa vjen e sulmon dragoj shqiptar
Si lajm I Zotit çbërblimtar
E bën urgji për Shqipëri
E dridhet tok’ e det-e ti:
Ti qen I botes kobë-zi
Ti gjakatar:

Hy! qen e gjak që shëmbëllen,
Ti lyp e mëshirën që s’të vlen:
Po nuk t’a fal dragoj ty sot:
Tmerrisht godet me shpirtin plot!
Të shtyp si djall plot helm e ndot!
Të flak si qen!

….Ku bes’ e rënd’ urdhëron për-ças,
Ku burr’ I dheut sulmon me gas,
Ku Zot’I Math dërmon me shkak-
Jo! S’rron Shqiptari varfanjak-
Liri – a përgjithmonë gjak
Do’rrjedhi pas!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 2 EmptyTue Mar 11, 2008 2:22 am

Kur dikush dëshiron të meditoj le të Klikon këtu për ta ndëgjuar > Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 2 Wmp_logo3-0

Poemën të shkruar nga Dritëro Agolli "Nënë Shqipëri".
Ndëgjim të këndëshëm.

...me respekt, Sofra.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Arta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Arta


Numri i postimeve : 760
Registration date : 06/09/2007

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 2 EmptyWed Mar 12, 2008 11:25 am

Ajo pret
Asgjë s"është ndryshuar
Kali i trembur ecën asfaltit
Fisheku ma kërkon kokën
të pluhrosur nga vetmia.

Nëna është e njëjta
me fytyrën e vrarë nga përcjelljet.

Sorrat i ndjellin frikë
sikur shenjat në filgjanin e kafes
Ajo pret tokën

Unë e kam humbur savanës
bazybenë që ma pat varur.
AGIM MALA
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 2 EmptyWed Mar 12, 2008 1:25 pm

LETËR NJË LUFTËTARI

Duke pritur të kalojë stuhia
na rritet mjekra thonjtë
na zënë ethet

Gojëkyçur
numërojmë shkopinjtë
fyerjet sharjet shkarjet

Unazat
luajnë nga vertebralja

Duke pritur
harrojmë se jemi

Harrojmë se në këtë shekull
mbeten të vërteta
vetëm ato që thuhen.

Agim Mala
Mbrapsht në krye Shko poshtë
E_Bukura
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
E_Bukura


Female
Numri i postimeve : 2009
Age : 37
Vendi : Prishtine
Registration date : 30/09/2007

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 2 EmptyWed Mar 12, 2008 7:14 pm

Iljaz Prokshi


QIELL I DASHURISË

Në qoftë se më puth
do m’i fshish lotët kristal
do e ndiej aromën e një princeshe
mund te them se qenka "E shkruar"
sepse gjithçka ndodh këtu
veç dëborë sa nuk bie
Unë shëtis rrugëve
dhe një shi i bukur më lag
shikoj orën
akrepat kane kaluar 24-shin
të vetmuar kemi mbetur
duke u larguar si tej reve
ku mua me mbulojnë kujtimet
yjet dhe krahët e tu
Por bota si gjithherë e gjerë
mbetet shpesh pa fjalë
si pa fjalë një erë fryn
dhe shkund fletët e blirëve në qytet
kërkoj dikush të më flasë
një shpresë e çuditshme
shpërthen si llavë
tani i llaftaruar fshihem diku
duke u munduar te vij tek ty
e ti ik e ik si pa kokë a e di
apo gjen strehë
në qiellin e dashurisë sonë blu
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kosovarja
Admin
Admin
Kosovarja


Female
Numri i postimeve : 4833
Age : 38
Vendi : Jashtokësore!
Registration date : 14/08/2007

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 2 EmptyWed Mar 12, 2008 7:38 pm

Fjalet e qiririt

Në mes tuaj kam qëndruar
E jam duke përvëluar,
Që t'u ap pakëzë dritë,
Natënë t'ua bënj ditë.

Do të tretem, të kullohem,
Të digjem, të përvëlohem,
Që t'u ndrinj mir' e të shihni,
Njëri-tjatërin të njihni.

Për ju do të rri të tretem,
Asnjë çikë të mos mbetem,
Të digjem e të qanj me lot,
Se dëshirën s'e duronj dot.

Unë zjarrit nuk i druhem
Dhe kurrë s'dua të shuhem,
Po të digjem me dëshirë,
Sa të munt t'u ndrinj më mirë.

Kur më shihni se jam tretur,
Mos pandehni se kam vdekur;
jam i gjall' e jam ndë jetë
jam në dritët të vërtetë,

Unë jam në shpirtin tuaj,
Mos më kini për të huaj,
M'është falurë durimi,
Andaj po digjem si trimi,

Se ma k'ënda t'u bënj mirë,
Të mos mbeti n'errësirë.
Jakëni rreth meje rrini,
Flisni, qeshni, hani, pini,

Në shpirt kam dashurinë,
Pa digjem për njerëzinë,
Lemëni të përvëlohem,
nukë dua më të ftohem,

Dua ta djek trupn' e kretë
Për atë zotn' e vërtetë.
Me zjarr ta djek mushkërinë
E të tretem për njerinë,

Bashkë me gëzimt të tija
të vete te perëndia.
Unë dua njerëzinë,
Mirësin' e urtësinë.

Në bëhi shokë me mua,
Në më doni si u dua,
Njëri-tjetërin në doni,
Të paudhë mos punoni.

O zëmëra fluturake,
Qasju pakë kësaj flake!
Mase krahët t'i përvëlon,
Po dhe shpirtin ta shënjtëron.

Unë duke përvëluar,
Njerëzit i kam ndrituar.
Kam qënë mik me njerinë,
Andaj i di e më dinë.

Gjithë tuajt' i kam parë,
Mëm' e at' e fis e farë,
Si tani gjithë i kam ndër mënt,
Që rrininë më këtë vënt.

Edhe sot nër ju ata shoh,
Se shpirtin e tyre ua njoh,
Dhe unë si ju jam ndruar
E jam përzjer' e ndryshuar,

Pa jam bërë shumë herë
Zjar e uj' e balt' e erë.
Jam një shkëndijë pej qielli
dhe një drudhëzë pej dielli.

Edhe ndër qiej fluturonj,
Edhe brënda në det qëndronj,
Shumë herë fle në baltë,
Diku ndodhem dhe në mjaltë

Bënem qëngj e kec i pirë,
Lul' e bar e gjeth i mbirë.
Dua shumë fjalë t'u them,
Po trëmbem mos i bënj ujem.
E ku shkruhenë në kartë
Fjalët' e gjuhësë zjarrtë?

Naim Frasheri
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 2 EmptyThu Mar 13, 2008 7:18 pm

Lexone këtë poezi.
ISMAIL QEMALI


(Vjershë e pa botuar, shkruarë e kënduar ditën që erdhi Ismail Qemali në Vlorë i vdekur)


Mbyllur det’ edhe stere
Kush do pyes? ... edhe përse?
E kush pyet për Shqipërinë,
Rreth me male një shketinë
E pa zë dhe e pa zotë
Vetëm vlente për një botë
Që të bënej ndonjë ditë,
Një thërime një kafshitë
Për atë e për këtë,
Vleft’e saja hë për hë,
Dele dajos........


Kur nji ditë,
Vjen e çfaqet një Profitë;
Ish njI plak i bardhë borë,
Nji bajrak me zok në dorë;
Çan tokë e çan detë
Si i çan rrufeja retë;
Edhe zbriti mu atje
Ku i than nga se për se
Po atje në atë vëndë,
Dy të prishurit na mëndë,
Jo që nuk i than “miserdhe”
Po i than dhe “shko nga erdhe!”


Plaku gjorë e plaku mjerë,
Ku do vejë e ku do bjerë,
Nëpër erë e nëpër shira
Nëpër gropa me shëllira?


Iku ditë e iku natë
I mungon dhe buk’ e thatë;
Edhe buka i mungonte,
Vëtan zêmra i valonte.


Si ish baltë, këmba kridhej,
Si ish plakë, trupi dridhej,
Andej ruhej nga armiku,
Këtej ruhej nga i ligu.


Mirpo plaku bëri krahë;
Kaloj male, kaloj brigje,
Kaloj pellgje të pa vahë,
Kaloj pyje të pa shtigje
Syr’ i tija një yll shihte
Dita yllin po e fshihte.


Plaku iku, iku, iku
Pas ca dite një mëngjes,
Kur dëgjon një zë kikiku,
Një qytet i gjithë u ndes.


Ish një vend, një vend i lirë
Që në gjuhën më të mirë
Që në gjuhën e Asllanit,
I thon vëndi i jataganit;


I thon Vlon’ e i thon Vlorë
Ku Shqiponja dy krenorë,
Gjeti gjithë ata që deshi,
Djem baroti, djem arbreshi,
Me besë burri armatosur,
Trimëri që s’ka të sosur,


E kush ishte ai plakë?
E kush ishte ajo flakë?
Si një yll që është këputur
Në një arqe brenda futur,

Na harriti.... Kuje sotë
Nuk na erdhi si e deshëm,
Po në dhe se fusëm dotë
Pra në zêmra do t’a ngjeshim.
Dhe aty do rroj sa malet
Shpirti tija nuk do falet
Nuk do falet po si Dielli,
Ku bashkohen det e qielli,
Atje shuhet ashtu duhet,
Qarko botës zë e muhet;


Mirpo dielli dhe atëherë,
Shkrep dhe shtie mbi të tjerë;
Dielli mbet gjithnjë Diell,
Kurdoherë me kokë në qiellë,


Edhe Plaku këtë ditë,
Si njeri mbaroi jetë
Mir po Plaku i vërtetë
Ish Profit dhe mbet Profit;
Dhe qëndron ashtu si ishë;
Do mbaj emrin si e kishë;
Emr’i tija i vërtetë;
Esht Nëntor njëzet’ e tetë.


Ali Asllani
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 2 EmptySat Mar 29, 2008 12:01 am

Sofra , të falenderoj shumë për këtë pozi qe n'a e ke sjellë në forum pervec qe ka të vecanten e vete qe eshte e pabotuar me pare , eshte nje poezi shume e mire por edhe e dhimbshme ne te njejten kohe ..

po vazhdoj edhe une me nje poezi te LAsgushit per Njezetetetn ...


Ç’u mbush mali
(Rapsodi popullore)

.................................................Lazar Gusho Poradeci-LASGUSHI

Shqipëri! Moj nëna ime,
Më ke rritur më thërrime!
Shqipëri! Të qofsha falë,
Të kam nënë-e më ke djalë!

I

Ç’u mbush mali me dëborë,
Ç’u mbush deti me pamporë,
Seç u mbush e shkreta Vlorë
Plot me krushq edhe dasmorë,
S’janë krushq edhe dasmorë,
Janë Toskë-e Malësorë-
Janë Toskë-e Malësorë
Me flamur të kuq në dorë
Si dhëndurë me kurorë.

Ç‘u zbardhë malet,ç‘u zbardhë:
Nga çdo anë seç na ardhë
Shqipëtarët gunë-bardhë.
Seç na ardhë palë-palë
Dyke rutulluar malë
Kush me këmb’e kush me kalë,
Kush më shpejt, kush më ngadalë:
Kush I lum e kush I gjorë
Kanë zbritur mun në Vlorë.
Mun ë Vlorën e Lirisë,
N’atë thelb të Shqipërisë.

II

Ç‘u nxinë malet , Ç‘u nxinë,
Gur’I kuq lëshon mavinë:
Qani, djem, e mbani zinë!
Qani gjithë Shqipërinë,
Toskërinë, Gegërinë-
Ububu! ç’humbi lirinë!

Ç‘u hap qjelli pak-nga-pak,
Maj’e malit seç u flak,
Doli Ylli me bajrak:
ME armikun kemi gjak.

Ç‘u mbush sheshi me të parë,
Ç‘u mbush zyra me zyrtarë,
Thonë-u pake çet’ e parë!
Thonë më t’u paske parë
Me tri mijë luftëtarë,
Tri shtëpi me fis e farë,
Qytetarë, katundar-
Gjith bujarë Shqipëtarë.

Ç‘ka që çan rrufeja retë?
VjenSmaili trim me fletë,
Fluturon posi shigjetë,
Thonë, vjen përdrejt në Vlorë,
Me flamur të kuq në dorë,
Me flamurin e lirisë
N’atë thelb të Shqipërisë:
Thonë,është vet-i-tretë,
Thonë, është vet-i-tetë,

Thonë vet-i njëstetetë-
Rrofsh moj Shqipëri përjetë!


Edituar për herë të fundit nga Euridika në Sat Mar 29, 2008 12:38 am, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 2 EmptySat Mar 29, 2008 12:07 am

LUNDRA DHE FLAMURI

.................................................Lazar Gusho Poradeci-LASGUSHI
Që larg po vi.. që larg.
Më turren valët varg-e varg,
Un’ ik dh’hepohem mund si harg…

E sipër tyre shkas,
Valoj më sulmë-e gas,
I lë tallazet pas:

…Kur val’e egër ze më tund,
E s’mund të mpruhem asgjëkund
Prej gjeratoreve pa fund,-

Dënimi im s’,ë tremb aspak
Dënimi im nis e m’I lak
Fingjijtë-e shpirtit varfanjak:

E si më mbyt I tmerrshmi det.
Pushon ah!zjarri që më tret.

E s’duket gjë kur humb,
Veç plures si shkrumb
Lart mi katart si thumb:
Flmur I pastër që m’u nxi
Në sulm të lumtur për liri,
Qëndron gazmor në lartësi!..
………………………
……………………
Tashi katarti-u çduk në det
Tashi flamuri-u ngrit përpjet,
Valon lirisht si shpirt I let.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 2 EmptySat Mar 29, 2008 12:10 am

Asdrenit

.................................................Lazar Gusho Poradeci-LASGUSHI
Burr’I urtë-e I veçuar ,
Shqipëtar me shpirt të qruar,
Vjershëtor vjershë-kënduar:

Pate shkruar e punuar
Kombin për t’a kombësuar,
Shqipen për t’a shqipëzuar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 2 EmptySat Mar 29, 2008 12:13 am

KËNGA PLEQËRISHTE

.................................................Lazar Gusho Poradeci-LASGUSHI

O këngë pleqërishte! Ti vjersh’e Vëndit t’em!
Ti fjalë që më dhimsesh e që më bën ujem!
Tashi jam dëshëruar së largu të më vish :
Dëgjoju ,as dëgjoju ! moj këngë pleqërish!

………………………………………….

…..Në hije të kasolles që nxin atje mi mal,
j-a nis me zë të shtruar….j-a merr me dal-nga-dal..
J-a thua me të dhemshur.. j-a thua me të qarë…
J-a dreth e përvëluar…j-a zjen..e j-a heq zvarrë..-
Pastaj fillon të ngriheshm u nis e j-a thërret:
Dh’aq letë-ë ngreh së poshti…aq fort e shpje përpjet…
Aq dyke mërmëruar me zë të parpalitur
Rënkim-I zemrës s’ate ronitet më të ngjitur…
Sa…që nga lartësira ku vate fluturoj …
Me sulm e ulërimë këputet si përroj…
E rrjedh për tatëpjetë prej kulmit qielluar
Si breshër I therrmuar….si lot I përvëluar…
Pastaj të shuhet zëri… e rrihesh… edhe vdes:
Mjerimi-I vetëvetes të thjevi mes-për-mes:
Së felli-e pa mëshirë të thjevi dhembja jote,
Dëshir’e varfëruar e Këngës magjiplote!
………………………………………..

O këngë pleqërishte! O vjersh’e Vëndit t’em!
O fjalë që më dhimsesh,e që më bën ujem!
O mall! O psherëtimë!! O vajë! O lot I zi!
O shpirt I përvëluar që qan nër syt’ e mi!

Si ngrihet që nga deti një vale-e dëshëruar:
Nga fund’ I zemrës s’ate ti ngrihesh dyke vruar;

E prap posi vala, që bje së-rish në det:
Ti bje në fellësirën e zemrës së vet .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 2 EmptySat Mar 29, 2008 12:16 am

VDEKJA E NOSITIT

.................................................Lazar Gusho Poradeci-LASGUSHI


Me zjarr ju flas ..me zjarr.
Në gjirin t’im kam hapur varr…
Që t’I jap shpresë-edhe t’j-a mar…

Un’ ik liqerit zemërak,
Fatlum dh’I pastër si zëmbak,
Po zemra ime kullon gjak:

Se vijnë-urtuar zoqtë-e mi,
Dh’u jap ushqim me dashuri-
Një dashuri për llaftari:

Pa nis ah! Gjirin t’a godas…
Dh’e hap ah!-gjirin më një ças…
Dh’I nginj ah! zoqtë e vdes me gas!...

Ahere-helmohet e buçet
Pas mallit t’im liqeri-I shkret.
E rit tallazin posi det.

Ay e tung, ay e shkund,
Ay e hap sa me të mund,
Gjer mun në gjit, gjer mun në fund.

E shpirti dyke m’a përcjellë,
Më thotë Ah!shih sesa’sht’I fellë
Ky gjir’I em që të pat pjellë…

….Me zjarr ju flas , me zjarr.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 2 EmptySat Mar 29, 2008 12:20 am

PORADECI

.................................................Lazar Gusho Poradeci-LASGUSHI

Perëndimi I vagëlluar mi Liqerin pa kufir.
Po përhapet dal-nga-dale një pëlhur si një hije.
Nëpër Mal e nër Lëndina shkrumb’I natës që po bije,

Dyke sbritur që nga qjelli përmbi fshat po bëhet fir…

E kudo krahin’ e gjërë më s’po qit as pikëllim:
Në katund kërcet një portë..në Liqer heshtë
një lopatë…
Një shqiponjë-e arratisur fluturon në Mal-të-Thatë…
Futet zemra djaloshare mun në fund të shpirtit t’im.

Tërë fisi, tërë jeta , ra… u dergj…e zuri gjumi…
Zotëroj më katër ane errësira…
Po tashi :
Dyke nisur udhëtimin mes-për-mes nër Shqipëri,
Drini plak e I përrallshëm po mburon prej Shëndaumi…




...................
Pasi kishte boutuar kete poezi Lazgushi , nje gazetar shkoi per t'a vizituar dhe i thote :
"-Zotri Lazsgush m poezija shume e mire por me dukeet qe keni bere nje gabim ,
-cili n'a çenka?? - e kishte pyetur Lasgushi !
-Po ju keni shkruar se Drini i bje mespermes Shqiperise , e ai nuk i bje mespermes por ne veri te Shqiperise!!!
-Atehere shko dhe mesoje me mire gjeografine - ia kthenn Lasgushi "

(lasgushi kishte pase ne mendje Shqiperine Natyrore kur kishte shkruar dy vargjet e fundit )
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 2 EmptySat Mar 29, 2008 12:27 am

GJUHA E ZJARRTË (gjuha shqipe )

.................................................Lazar Gusho Poradeci-LASGUSHI

O gjuhë-e shentëruar, o mall me shpirtin plot.
O vetëtim’ e qjellit që fërfëllon me flakë,
O djellë-I llaftaruar që ndrin si pikë lot…
Si pikë lot e ndritur po ndrij në reze t’uaj,
Po ndrij e papandehur po qaj pak e nga pakë
Sepse prej botës s’uaj kam mbetur kaq I huaj….

Kam mbetur kaq I huaj, dh’I ndrydhur edh’I shkret!
Prej ligjëratës s’ate që më çuditm o zjarr!
Me gjuhëra prej flake ti djeg…ti flet…ti prêt…
Do vi!do të vi e praën mjerush e dyke vuar,
E flakën vraparake nër kraha do t’a marr,
Posi kuvënd të shkruar do të t’a çik me duar .

O këng’e shentërur,o verb i larë n’ar.
O zjarr që më përflakesh si yll vetëtimtar.
O fshehtësir’ e ndezur në fill prej shkrepëtime.

Kur në këndoj me gojë, kur të kuptoj në kartë,
Posi një kraharuar ti dhemb , o GJuhë-e zjarrtë,
Posi kullim’I gjakut që rreh në zemër t’ime.

Ti ndrin në thelb të jetës si ndritë-e përvëluar,
O Gjuhë-e zemrës s’ime , o mos-e-kuvenduar
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 2 EmptyTue Apr 01, 2008 1:48 am

TRASHËGIMI
.................................................Lazar Gusho Poradeci-LASGUSHI (për Lasgushin)

Ju më lini të flas unë,
t'ju them fjalë vjershërije,
në buancë e në furtunë
të këndoj siç më ka hije.

Hija ime nuk di dhunë,
di veç frymëzim lirie,
dhe di punë,punë,punë,
mund pa fund për art magjije.

Që të them nga ç'pata shkruar
me kuvend të pëvëluar:
ja! një këngë mjeshtërije,
ja! një iskër bukurije.

Dhe ta shoh të pasqyruar
veteveten fije-fije,
fije-fije poezije,
që mban erë Shqiperie.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kosovarja
Admin
Admin
Kosovarja


Female
Numri i postimeve : 4833
Age : 38
Vendi : Jashtokësore!
Registration date : 14/08/2007

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 2 EmptyMon Apr 07, 2008 11:59 am

Jepni per nenen

Ç'thot' ajo e ve e gjorë,
-Mbretëreshë pa kurorë-
Faqe-çjerrur, lesh-lëshuar,
Shpirt e zëmër përvëluar;
Gjysm' e vdekur: "O Shqiptarë,
Nënës mos ia bëni varrë!"
Mbahu, Nëno, mos kij frikë
Se ke djemtë n'Amerikë.

Qan e lutet Nën' e mjerë,
Kërkon vatrën edhe nderë,
Do lirinë dhe atdhenë,
Si ç'e pat me Skënderbenë,
Bijt' e besës thërret pranë.
Kur i thirri dhe s'i vanë?
Mbahu, Nëno, mos kij frikë,
Se ke djemtë n'Amerikë.

Cilët jan' ata tiranë
Që të pren' e që të vranë
Që të therrë bij e bija,
Dhe t'u nxi, t'u mbyll shtëpija?
Derthni plumba, o Shqiptarë,
Gjakn' e Nënës për të marrë,
Mbahu, Nëno, mos kij frikë,
Se ke djemtë n'Amerikë.

Cilët bij të trathëtuan
Dhe të doqnë dhe të shuan
Dhe të lan', o Shkab' e ngratë
Pa fole, pa zog, pa shpatë?
Këta qena, o shok' i mbytni,
Mbushni gjyle që t'i shtypni.
Mbahu, Nëno, mos kij frikë,
Se ke djemtë n'Amerikë.

Sa kërkon e sa të duhen?
Burrat nga detyra s'ndruhen!
Trim i mirë do të japë,
S'kursen jetën as paratë;
Hithni, hithni tok dollarë,
Të mos mbetemi të sharë.
Mbahu, Nëno, mos kij frikë.
Se ke djemtë n'Amerikë.

Do të ndihim pa kursyer
Për ty, Nëna jon' e vyer,
Që me drit' e nder të thuresh
Dhe me bijt' e tu të mburesh.
Cila Nënë lyp paranë?
Cilët bij me shpirt s'i dhanë?
Mbahu, Nëno, mos kij frikë,
Se ke djemtë n'Amerikë.

Armë dhe fishekë mblithni,
Qesen edhe shpirtin hithni:
Për lirin' e vëndit t'onë,
Sot, se nesër është vonë
Jepni, Nënën të shpëtoni,
Komb e vatra të nderoni.
Mbahu, Nëno, mos kij frikë
Se ke djemtë n'Amerikë.

Fan S.Noli
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 2 EmptyTue Apr 08, 2008 12:22 am

MOJSIU NE MAL

Ngjitet përpjetë Malit të shkretë
Krye-Profeti trimi me fletë,
Të bisedonjë me Perëndinë
Për Palestinë.

Arrin në majë lart i kapitur,
Qëndron me frikë, pret i tronditur,
Dhe Jehovaj i flet prej një reje
Me zë rrufeje:

"Ti dhe të tjerët pleq do të ngelni,
Tokën e Shenjtë kurrë s'e shkelni
Skllevë, bij-skllevësh, s'e meritoni
Se liri s'doni!"

Krye Profetit dita i ngryset
Dhe shpirt-këputur përdhe përmbyset
Me lot në sy, me zemër të ngrirë
I lyp mëshirë.

Pse kaqë gjatë, Zot, m'arratise,
Pse më përplase, më përpëlise,
Pse shpresën dyzet vjet m'a yshqeve,
Dhe sot m'a preve?

"Nem Dhen' e Lirë! Zot ku m'a ke?"
"Shiko, i tha, dhe ja ku e pe."
Së largu Zoti ia pasqyron,
Dhe e shikon.

Ja Nazareti, ja Bethlehemi,
Lum' i Jordanit, Jerusalemi,
Mal' i Sionës, Bethsaidaja,
Dhe Golgothaja.

Sheh gasn' e pritmë për djalërinë
Dhe shkretëtirën për pleqërinë,
Atje sa bukur, këtu sa zi,
0 Moisi.

Këtej ka dimrin, andej prënverën,
Kërkon Parajsën, vdes në Skëterrën;
Ajme, sa vrer, sa keq e sa zor,
Liberator!


Fan s.Noli
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 2 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 23Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3 ... 12 ... 23  Next
 Similar topics
-
» Përmbledhje nga krijues të ndryshëm
» Lutfi coka/Cikel poezishe
» PROZE- nga autore te ndryshem.
» poet të mëdhenj shqiptarë
» Nga poet Aleks J. Zhapaa

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: