| Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. | |
|
+18Luki blerim shaban cakolli voglushja murturi Eva0506 Kristaq F. Shabani meli zeriatdheut Guximi Orfe@ E_Bukura Kosovarja Urata Euridika Arta NetSerseri Sofra 22 posters |
|
Autori | Mesazh |
---|
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Thu Jul 24, 2008 3:10 am | |
| Dritero Agolli
Ketu s'do jem
Ketu s'do jem do jem larguar Ne toke I tretur si te tjeret Ne kafenene e preferuar Nuk do me shohin kamarieret
Dhe neper udhet ku kam ecur S'do ndihet kolla ime e thate Mbi varrin tim do te rrije I heshtur Nje qipariz si murg I ngrate
Ti do trishtohesh atehere Se s'do me kesh ne dhome te gjalle Dhe kur ne xham te fryje ere Do qash me eren dalengadale
Por kur te jesh merzitur shume Ne raft te librave kerkome Aty do jem I fshehur une Ne ndonje fjale a ndonje shkronje
Mjafton qe librin pak ta heqesh Dhe un do te zbres do t'vi prane teje Ti si dikur me mall do qeshesh Si nje blerim pas nje rekeje. | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Thu Jul 24, 2008 3:10 am | |
| Ervin Hatibi
Afrohu
Dua ti harroj sot fjalet le te flasin vete veshtrimet, le te flase dora qe dridhet, ketu mbi kitaren time.
Se kur erret bie nata nje drite ndizet brenda meje, njerezit fytyrat fiken, asgje tjeter s'ndjej vec teje.
Neper jave rrjedh trishtimi cigaren prape kam filluar nuk je ndryshe nga te tjerat vetem une kam nryshuar.
E terhqeh imazhin tend, dhe veten neper gjume jemi bashke, por ne agim, i vetem mbetem une.
Te shoh me qarte kur ti je larg, afrohu te te dua dhe nese kjo eshte loje nuk me pelqen te luaj.
Dicka mire e kam ditur vajzat vdesin porsi lulet nje petal qe me solli vjeshta permbi floke vjen e me ulet.
Te shoh me qarte kur ti je larg... | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Thu Jul 24, 2008 3:11 am | |
| Vjollca Dibra
E di
E di do të kthehesh me jehonën e gjëmës e me sy të verbër
Vallë pse sonte kujtimet ringjallin diçka të vdekur kaherë
***********
Shirat bien
Ditë e ngrysur pa diell
janë lot shirat që bien e bartin mbeturinat e kohës bashkë me të kaluarën tonë | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Thu Jul 24, 2008 3:11 am | |
| FREDI CARA
NDJENJE E PASHUAR
Nje nate te bukur dimri Qielli mbuluar nga rete Nje ndjenje e re lindi Tek dy adoleshente ** Per syte qe shkelqenin Ish nje ndjenje pa emer Ishte hera e pare Qe trokiti ne zemer ** Nje puthje e ngrohte Largon emocionin Dhe syte e saj te bukur Gjithe boten pasqyronin ** Nen shiun e lehte Dhe peshperitja jone <>(i) (e) dashur Te dua pegjithmone ** Por kjo bote e eger Me nje pameshiresi E ndau kete ndjenje Na la ne ne vetmi ** Iku dashuria Si pa e kuptuar Por ndjenja e asaj nate Ngeli e pashuar ** Ne boten e endrave tona Jeton si nje shprese Dhe caste magjepse Na sjell ne kujtese | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Thu Jul 24, 2008 3:12 am | |
| Alban Tartari
PRITJA
Dhe e theva kete dege dafine, per ta vene mbi varrin e dashurise qe po vdes, do ikesh... mes pluhurit te ndonje makine, e une si gur varri, ketu do te pres.
dhe do humbasesh tutje mes hijeve, mes sharjeve te mia, grusht i pendimit, do behesh nje yll i vogel mes yjeve, do tretesh si lot mes trishtimit.
se une e theva ate dege dafine, qe te nderoj dashurine qe po vdes... ti ike, fshehur mbas xhamit te nje makine, e une, si gur varri ketu do te pres | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Thu Jul 24, 2008 3:12 am | |
| Poezi nga Behar Mehmeti
DUA
Ta kem pak bukë dhe një shtëpi, Ta kem një vëlla të ngrej dolli. Ta dua një nuse, të rris një djalë, Ta kem një motër të mos ndjejë mallë. Të kem shokë, të kem miq Të ngadhnjejë mbi armiq. Ta thurr një gardh që quhet kufi, Të mbroj nderin të kem fuqi. Dhe t’I qeshë vdekjes për ty Shqipëri! | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Thu Jul 24, 2008 3:12 am | |
| Poezi nga Behar Mehmeti
Për ty Nanë
Po bredh rrugëve të botës Me kokë e shpinë kërrusur Kerkoj atë moj nanë
Që dikur ke humbur. Trupi më është tharë Këmbët më janë gjakosur Endem kancelarive të hueja
Tim emër për t’vulosur. Jo se nuk më njohin Jo se nuk I njoh Por çerrja e thyer
Më shtyen kah ajo Më shtyen mielli i pakët Në magjen tone të moçme Më shtyen hija jote Ëndërr e kahmotshme.
Por jo nuk u lodha Dhe s’do lodhem kurr Për Zot e Shqipëri Për nderë e flamur.
Pra duro moj nanë Pak, edhe ca ditë Mos u ndiej e shkretë Se gjallë i ke bijtë. | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Thu Jul 24, 2008 3:13 am | |
| Poezi nga Behar Mehmeti
Perpjekje
Ecë,…nxitoj, papritmas mbërthehem , shterngohem, tkurrem, mbledhë të tëra fuqitë, zbërthehem, frymoj frymoj erërat e reja, një klithmë jete shpërthen nga dejet e Apollonisë S’epem jo. Më vënë një lak dhe rrëzohem, ngrihem, rrëzohem, dhe prap ngrihem, ecë, takoj henen; e zbehët si gjithmonë, e lë prapa shpatullave dhe vrapoj, vrapoj kah e nesërmja, vrapoj kah dielli ,që ti them edhe atije se unë akoma RROJ. | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Thu Jul 24, 2008 3:13 am | |
| Poezi nga Behar Mehmeti
Prehje në shkrepat e Ilirisë
Tek të vërej Ty shoh një pjesë të jetës sime shoh triumfin e së vërtetës shoh jetën e pasjetës.
Tek jam me Ty ndjej gjakun të më endet ndjej shpirtin ta shtypë plogështinë ndjej vullnetin ta mund pleqërinë.
Vetëm prej këtu shoh se atë që prita agoi dhe vetëm tani e ndiej se unë vërtetë rroj. | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Thu Jul 24, 2008 3:14 am | |
| Poezi nga Vin Zefiri
Rrugetimi Pergjakur
Nese do ti thyesh ne ty gjitha mbjelljet e mashtrimeve te jetes dhe te perballosh vuajtjen mundimin duke braktisur dhe shkatrruar hamendjet e kembeve te semuara qe dergojne ne prehrin e satanes
dhe ashtu i pergjunjur ta gjesh udhen e lirise udhen e rrezeve te drites se vertete ne yllin trokites....
do sundosh nje zemer do sundosh nje dhe do ta duash nje det njerzish do ta mposhtesh lakmine
apo do mbetesh ulurues terri e tmerri ne levozhgen egos per te dalur ne Driten per ta mbytur mesin ta akuzosh zbritjen ikjen
dhe te deshmoshe ne emrin e Lire
do deshmosh per trupin e vdekur qe ecen mbi qiellin e kalter mbi koka njerzish qe atehere kur u kendua riti yt i emrimit dhe shkarkimit
dhe do te çmendesh nga kryengritjet tua ndaj urdherit Tim
po gravurat e zemres te mungojne per ritmin e tokes dhe Pastertise
derisa gjoksi yt mos te behet plore nga deshira e djegur e njerzve per pak drite
zjarri i shkalleve te lartesise do ta djeg medaljen e mburrjes dhe ateher nuk do ta perballosh fyrjen e zemeres se plagosur
kur turmat me flamurin e mllefit do te deshmojne paudhesit tuaja ne kabinete ne thellsi te tokes
shpaten e helmuar mbi koke e ke vuar nga syri keq nga pakti me dreq
dhe ne goten e zeze ke mbledhur djersen e helmeve te njeriut te vrare per pak dhe per nje lule per nje femije
dhe trupi eshte i mundur denim akt i fundit gijotine
dhe shkelqimi i rejshem behet humbje e vertete te ndriçon nga nje hap drejt humbjes
dhe kjo eshte ecja jote me e meshirshme e vuajtjes kjo eshte padrejtesia me e drejte qe i bere vetes
per gjakun e mbeshtellur ne flamurin e Lindjes se Madhe te njeriut Lindjes se madhe te gjakut mosnenshtrimi ndaj Korbave denimi yt per token e djegur nen kembet e femijeve te posalindur per pak drite per pak qiell ketij agu te kalter ....
e ti kendellesh nen hijet e emblemave ndriçimeve te flasheve buzqeshjet e shemtuara te vajit te tokes te vajit te femiut sy zi sykalter ti udheheqes mumje i tokes se plasaritu nga zjarri nga vaji nga çmendia.... | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Thu Jul 24, 2008 3:14 am | |
| Poezi nga Vin Zefiri
Ylli Trokites
Ku do te jete valle ylli trokites ne kete nate plot yje
po ku mund ta dije une ate e di vetem Ai qe i vuri atje....
i humburi a mund te dije me shume se sa qe i ka dhene "ndertuesi"
çdo nate nga terri i skutes sime shikoj qiellin dhe e therras Ate asnje yll nuk leviz....
ne mes ketyre milona yjeve jo...kaq i verber jam.... i shurdher jam....
Meshire meshire thirri i denuari uragani i syve te perveluar ra ne sketerre
dikur i pafrike kishte ecur ne balten e perveluar
dhe Driten e Bardhe nuk e kishte pare ne syte e shqiponjes
e gjykuan per Driten e Bardhe kur nuk dinte ku ishte Ylli trokites....
flaka e dashurise e ka mposhtur nenshtrimi per pak Drite e ka gjunezuar o Udherrefyes a do ti pergjigjesh....
ai atebote me tha: "nga ti e mesova Emrin e Drites Tende Mbreti im do te te quaj
doli e pyeti njerez te thjesht shkrimtar e astrolog filozof dhe lypsar
ku gjindet ylli trokites....
ne diten e tridhjet e trete mori nje fjale nje lajm...
olimpi olimpi udherrefyesi i tha dhe terri mbretroj
dhe deri sa po shikoja Heren Tokes iu ndalua ti haje Trupat etyre dhe u shnderruam ne te ultin e me te ulteve dhe shikoj ardhjen e tyre ne kete mengjez te krijimit te njeriut te pare
dhe zgjati doren muarr çelsat e thesarit dora per te humburit dora per ata qe rrine ne prehrin e satanes shpetimi njeriut i Pari yne Shpetim nje det nje dore nje Pirane
dhe ngadale tani po levizi koken djathtas-majtas nen tam-tamin e ritmit dhe nisem nga ti drejt horizonteve te purpurta dhe mbeshtillem ne flamurin tend te kuq si ky perendim me porosine e shqiponjes dhe takohemi diku para katermbedhjete shekujsh ne shpellen e mesazhit kur lindi YLLI trokites... | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Thu Jul 24, 2008 3:15 am | |
| Poezi nga Vin Zefiri
NE ISHULLIN E AMSHIMIT
ne zemren tende zgjodhe humbjen me te thjeshte zgjodhe tundimin e zemres se mposhtur syte mjergullohen nga denesja e frikeshme e vetmise
vuajtja sonte shnderrohet ne vetflijim mbi bajoneta e syte shikojne dhembshem rreze takimi
prapa perdes se zeze te nates pa hene shikimet mbi liqe takohen
syte e zene ne dashuri djers te ftohta nxoren nga sarkofagu i te helmuarve
paguri i porosise udhetoj tridhjete e tri vjet mbi detin e terbuar prapa gjurmeve te ketij vargu
e mbi zallin e boshatisur unaza e keputur nga urrejtja
mendja e turbuluar nga sy te shemtuar
britma dhe klithma shigjeta helmi shpuan trupin e vrimuan fatin e lumturise-fatzise qe bie mbi liqenin e syve akull
cili eshte simboli triumfit
nga dere e hapur e qiellit vijne sybukurat e ketij shekulli me trupat e tyre te kalter te zgjojne ne ishullin e shtate
sy me sy te shikojne sy me sy zemren ta coptojne
dhe me krahet e mendafshet ballin ta freskojne
ne mes territ e mllefit kam pi djersen blu te kupes se harreses
kur hapa syte e kesaj bote o mbeshtolla rreth territ e ferrit
ne cilen nate po hyj me kete zjarr te pashuar me tha udherrefyesi i dashurise dhe iku ne fronin e amshimit... | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Thu Jul 24, 2008 3:15 am | |
| Poezi nga Vin Zefiri
MBRETRESHA E HORIZONTEVE TE PURPURTA
Riti mbaroi rreze diamanti rane mbi fytyren tende
Syri kete bote me nuk e pa imazhet e amshimit mberthyen zarathustren
tridhjete e tri vite ne nje sekonde u mbyllen
as muzat nuk e pane takimin tone ne rrethin e drites se henes
vetetima iu perkul petkut tend e une rashe ne gjunje para kaltersise sate
mbi valet e syrit tend det nen ritmin e zemres lekundesha djathtas-majtas deri sa dielli skuqi perendimin e ti perendesha horizontezve te purpurta hodhe petkun e ngrohtesise mbi peisazh qe te flinja i qete prane teje
njerezit u çmenden kur degjuan ndodhine
ne shikim tend pashe detin e dashurise ku te dashuruarit terhiqnin skajeve te botes anijet e shpetimit te verbuar nga mashtrimi
mbi shkelqimin e mbuleses tende bota nuk mi ngjante botes kur ma zbulove shenjen e perjetesise mbi trupin tend
mbi kindin e krahut tende legjenda jone rrinte pezull mbi rrezen e syrit tend
ja behen vjedhesit e rrezeve ma ndaluan qe t'a zbuloj bukurine
jo thashe
po fjalet ishin te vogala per madheshtine
mbulova koken me nje cope shkretetire dhe hena shendriti fytyren e engjullit qe lotonte per mekatin e ndarjes sone ne naten e tridhjete e tete te muzgut te syve
dhe froni i zemres u dridh e mbi lule te bardha rane ca pika gjaku
kjo katrahure nuk do mbaroj kurre
hapa porten e kethines mora shishen e zeze e shikimi me mbeti peng mbi horizontin e ardhjes tende
jehu i egersise ndau shpirtin nga trupi
u lekund lisi i te çmendurve nga dashuria e fjales
me zgjoi furtuna e zemres prane lumit qe mbante zi
shikoj nga lindja shikoj ne perendim mbremje mengjez ty te pres.... | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Thu Jul 24, 2008 3:16 am | |
| Poezi nga Vin Zefiri
Mashtrimi
Dola nga harku bashke me shigjeten fjalen time peng e lashe thesarin tim e dogja
nuk jam zotriu i vetevetes thashe nxora nga zemra gurin e zi
diku ne mes perendimit te diellit dhe lindjes se henes
syte e satanes shikonin mbi teh shpate
e njeriu ate bote u nise pas shkelqimit te arit... | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Thu Jul 24, 2008 3:16 am | |
| Poezi nga Vin Zefiri
Troku i Zemres
Pyetje pyetje per shkuarje arritja askund pegjigje askund
E une qendroj ne luginen e nemur duke degjuar gjuhen e shtrigave mesoj gjuhen e amshuar
nje trok zemre shkreptine ne syte dashuruar
çdo nate kaltersia jote me viziton nga nje lajm ma sjell per takimin tone çdo fillim e fund shekulli
hyj ne lisin ku te dashuruarit vetveten e denojne
dhe fillojne e me pyesin e me pyesin e une e kam harruar veten
Une nuk jam me ne mes tyre... | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Thu Jul 24, 2008 3:16 am | |
| Poezi nga Vin Zefiri
Udhetimi
U nisa drejt yllit trokites qafmalit i rashe kopshtin e mbretrise e kalova kenge zogjesh degjova mbi petalet e Trendafilave Mbreterore ty te pashe
E une ju nenshtrova madheshtise kaltersise urdherat tua zbatova
Dhe i dhashe Fjales i dhashe Shkendise dhe lindi Dielli me emrin tend te Madh ne Yllin Trokites
Atehere ia behen inkuizitoret
ti je i enderrave me akuzuan me larguan
dhe djeje qijeje krijuan yje e kenge thuren
dhe para syve mi leshuan trurin ma operuan per kafshe ligjeruan
ate bote nje drite e pashe ne zemer yllin trokites e takova nuk u verbova
sonte kur vuajtja per TY po shemb çdo gje...
trokitje ne porte trokitje ne zemer....
o shtroje e humbjes e rrethuar me grila
o kohe e humbur ne lartesine e lakmise
o prove e dashurise te nje dashurie te humbur
trokitje...trokitje...trokitje Ylli im Trokites...
dhe krijova kutine e zeze per syte e mashtruar duhet riperseritur shekull i gabuar
dhe prap trokitje derisa po rrotulloja guret neper gishtat e mi dhe shkelqimi i rrejshem u fik.... | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Thu Jul 24, 2008 3:17 am | |
| Poezi nga Vin Zefiri
LINDJA E NJERIUT
Kur lindi njeriu ai lindjen nuk e pa e mesoi lindjen
vrapues u be pastaj kalores mendjen e vet e shaloi zbuloi gurin qe flet
e mbi krevatin perandorak rera e syve te djegur nga valsi mortor i princave te dashuruar
ate bote u degjuan disa copeza fjalesh fjale te prera mbi copeza gjuhesh te dehura mbi shtretrit e çfrenimit...
e une shikoja diellin qe perendonte ne mua... | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Thu Jul 24, 2008 3:17 am | |
| Poezi nga Vin Zefiri
Nëpër Gjurmët e Vdekjes (ikje nga vdekja n.1999)
Uragani i vdekjes vjen vdekja shpon si heshta mendimet hyjne ne rrjeten e tarantules dhe rruge nuk gjejne mbyllem ne vetvete gjej formulen e pajtimit me vdekjen
heshtje....qetesi.....ne veshet e mij..... rrethon vdekja me litarin e hekurt jeta hyne ne thellesine e zjarrit... hyne ne hirin e feniksit... takimi me vdekjen behet ligj deshte s'deshte duhet ta besh mik... duhet kaluar mbi uren ferrit mbi uren e mekateve .....
atbote xhveshesh nga frika mekatet bien ne lumin e zjarret dhe mbetem ai qe duhet te isha udhetari i botes tejeter.....
ecja si i vdekuri mbi boten e gjalle mik e kisha vdekjen... mendimet me kishin mbaruar kur ajri i perjetesise rrahte qepallat....
atje degjoja jehonat mbi varreza e monstrumesh hyra neper hijet e vrasjes dola neper vrimen e gjilperes se ketij mengjezi te percelluar nga flaka e dites se katerdhjete.... te ores se lige qe ishte vjerrur mbi ballin tim....
kam harruar lindjen dhe historine time ne pasqyren e trurit tim... shenjetoret m'a sjellin burimin shpirtit...
atehere cikloni i shkatrrimit hyn ne zemren time nuke dija as fillimin e fundit
lumenjte vershuan amen pyjet levizen kur dielli lindi ne syte e mij qe i kisha ngulitur mbi shkretiren e djegur ku njerzit po luanin vallen e fundit nene hipnozen e satanes
pastaj erdhen e na vizituan te vdekurit na ftuan ne diten e madhe te krijimit te zbritjes dhe te kthimit....
pastaj u takova me mbretin e horizonteve te purpurta... ne pllaken e profecise ne ritin e lindjes se diellit shpirtin tim e dorzova shpirtin tim e kerkova...
mallkova veten ne mengjezin e lutjeve te mia dhe nje dore nga thellsia mbi siperfaqe deti dual ne mengjezin e katerdhjete e nje ne mengjezin e lindjes se gjakut.....
njerzite atebote u ngujuan ne vrimen e çelsit... duke pyetur per diellin e zi...
kur qyteti u zbrazune flinja mbi fjalet e ardhura nga dielli dhe zgjohesha ne krahet e mpire te kondorit... kur qielli ishte mbuluar me pluhurin e dalur nga kellefi i shpates....
atehere shiu i kuq kishte ra tridhjete e tri dite ne lisin e djegur nga rrufeja malet u perkulen femijte e posalindur kishin folur per token time e te tjeret kishin ecur mbi siperfaqen e ngrire te ketij shekulli te pa shpirt...
mbi siperfaqen e shkretetires ja beri predikuesi i apokalipses diku prapa diellit... | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Thu Jul 24, 2008 3:18 am | |
| Në një bodrum të shekullit njëzet
Diku në katin e mesëm fqinji im sa më sheh e hap derën dhe nis ta pastrojë armën e ftohtë E fshin dhe buzëqesh me një zë të veçantë që më së paku i ngjan gazit të njeriut Kështu vepron gati çdo ditë por unë e di kush ja ka dhënë atë armë vdekjepruese dhe në cilën çetë vrasësh do të rreshtohet Vetëm nuk e di a e di i gjori se unë nuk kam të dre- jtë të jetoj Shkruaj këtë tekst të dëshmoj se unë rroj në një vend me emrin Kosova ku fëmijët as të rriturit nuk dinë kur janë Kërshëndellat Viti i ri apo ndonjë festë kombëtare Në kokërr të shpinës shkruaj dhe lexoj yjet para se të fiken në një bodrum të shekullit ẗnjëzet kur po merr fund edhe bashkimi i Evropës së dresuar Ndoshta më mirë është të veproj kështu se sa të zbres në mes të gogolëve të cilët na kanë zënë t'ia djegin bishtin vropës Oh Evropë si po dukesh pa bisht
Ali Podrima | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Thu Jul 24, 2008 3:18 am | |
| RELIKE TË FUNDSHEKULLIT
e zbardhen në veti në hijen e krahëve të korbave sheshelët e arkanët e gogolët argëtojnë kopilat e mëhallës klounët kukulla në thasë najloni kyçin duartrokitje buzëqeshje në kafaz dhe i bartin tej vezullimave
Ali Podrima | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Thu Jul 24, 2008 3:19 am | |
| Poezi nga Ismail Xhaferi
Shqiponja
Fluturonte nje shqiponje Shkrep me shkrep e skaj me skaj Kush e shihtre thosh per te Keto jane vendet e saj
Por nje dite tek kish qendruar Maje malit mbi nje gur E qelluan pabesisht S ra ne toke por ne flamuru | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Thu Jul 24, 2008 3:20 am | |
| Poezi nga Ismail Xhaferi
E parakoheshme
Te putha nje mbremje te kalter Te shkau nje lot i bukur si vese Po lne tende te zbehte,te mekure Me buzet e mia te lashe ne mes.
Nga puthja ime e lumturuar Ca fjale dehese me thoshje Po ti atehere nuk e kuptoje Se puthja ishte e parakoheshme
Nje Don Zhuan doja te isha Ndaj te braktisa pa merak Ne zemren tende te pafajeshme Nje zjarr u shua pak nga pak.
Pa kete puthje flake rinie Do kishte mbetur kryenece Dhe eshte kjo puthje e parakohershme Filli qe na lidh ne heshtje
E di prej meje je zhgenjyer Se s jam ai qe te jam shtirur Tani ne zemren e plagosur Kujdes kur vine per te te thirrur! | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Thu Jul 24, 2008 3:20 am | |
| Poezi nga Ismail Xhaferi
Lirike
Debora ra si petale lulesh Dhe krejt te bardha u bene udhet Sonte s mund ti afrohem portes sate Se me duken gjurmetu | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Thu Jul 24, 2008 3:20 am | |
| Poezi nga Ismail Xhaferi
Dashuria e shurdhmemeceve
Nje shurdhmemec nje floke geshtenje Me nje shurdhmemece ne dashuri pat rene E ndiqte si i marre neper qytet Po perballe dridhej si gjethe ne vjeshte.
Kaluan dite e muaj qe siu nda kudo I bente asaj shenja ome do a po s me do Pergjigjej shurdhmemecja me mermerine te embel Te dua ja sa kjo me dore permbi zemer.
Ne mes te bulevardit me shenja c thone valle Prej askujt su kuptua kjo dashuri pa fjale Ne mbremjet e vona takohen me gezim Me gishtat e dores lene ore per takim
Nuk u tremben thashethemeve te botes per rreth Se fjalet e tyre askush si merr vesh C´ju kam zili o shurdhmemec! | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Thu Jul 24, 2008 3:21 am | |
| Poezi nga Ismail Xhaferi
Debora e shpirtit
Nate Qetesi
Njerezit kane humbur neper enderra Mua mbi letren e bardhe E pambaruar me ka mbetur kenga Ne furren e shpirtit gatuaj ca vargje T ua hedh njerezve si prush ne kraharor Degjoj te qarat e gruas se komshiut ikur kurbetit
Dhe u papritur Ne shpirtin tim te ndezur bie debore. | |
|
| |
Sponsored content
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. | |
| |
|
| |
| Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. | |
|