Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.

Shko poshtë 
+18
Luki
blerim
shaban cakolli
voglushja
murturi
Eva0506
Kristaq F. Shabani
meli
zeriatdheut
Guximi
Orfe@
E_Bukura
Kosovarja
Urata
Euridika
Arta
NetSerseri
Sofra
22 posters
Shko tek faqja : Previous  1 ... 8 ... 12, 13, 14 ... 18 ... 23  Next
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 13 EmptyThu Jul 24, 2008 3:22 am

Poezi nga Ismail Xhaferi


Borebardhe


Borebardhe!
Po te isha nje nga te shtate xhuxhet,
Nje mbi nje do te bashkohesha me ta
Derisa te te arrija buzet!



Brenge

Brenda gotes se rakise
Do mbys sonte keto dufe
Eh u deha kete nate
Vec per buzet e nje cupe

Ku te prehem pa ate
Shpirti dhembshem po me dhemb
Nate,o nate e jargavante
Me mbeshtill ne varrin tend!

Terr o shembellim trishtimi
Kam nevoje per qetesi
Te largohem nga kjo bote
Merrma zemren thelle ne gjiu
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 13 EmptyFri Jul 25, 2008 10:37 pm

Suzana Kuqi
Pendë gjaku

Atje lart ne bjeshkë
mbyllur në një kullë
një djalë një grua dy pleq...

Në një kullë
me dy frëngjij të ngushtë
si dy sy gjallë
me sy të menduar
rri e vështron një djale...

Si e quajnë mama ?

Emrin nuk ja di
di që është një princ
një princ i ngujuar
mbretëri ka një univers
ëndrrash të ndaluara
pas krahëve ,po të dalë
e të bëjë një hap
një plumb rri e pret...

Mjaft mama
gjej një përrallë të gëzuar...
Ke të drejtë bir
edhe si përrallë
është shumë e shëmtuar...


Dy frëngjij
e dy sy të pikëlluar
vajza që plagosur
zemrën i kish
me duvak mbi kalë
mes dasmorësh
është duke kaluar..

E kali ndali hapin
dëgjomë,
foli zemër e vajzës,
ti o princ
i ëndrrave të mia,
dëgjomë me sy
se nuk mund të flas
gojën ma ka mbyllur
rëndë ky duvak...
buzët do t'i hapja
një të puthur lamtumire
të të jap...
buzët do t'i hapja
po të mundja
ta kaloja atë prag...

E dëgjoi princi
me sy pikëlluar
ëndrrat pikonin gjak
gjak shpirti e dashurie...
dhe e mori malli
për pak diell
për pak erë të marrë
për një lule, një krua
për një natë me hënë
për të shkelur një rrugë
për një rrugë për t'a rrugëtuar...

Dhe u ngrit pa zbardhur
pa bërë zhurmë
nënën la në gjumë...
mos i tha pragu
mos i tha mollë e lulëzuar
mos e thirrën frëngjijtë
mos ...
por djali iku i lehtë si veriu...

Rrugës
diellin dhe vdekjen
kush bashkeudhëtarë
i lirë si ajri
i bukur si rrezja e praruar...

vdekjen...
vdekjen tashmë e kish harruar...

Një krismë
një vetëtimë...

E ra pas mbi shpinë
sytë drejtuar qiellit
Zot , ku je , u kënaqe ndopak
fatin kur ma shkrove
pendën tënde përse
përse...e ngjyve në gjak...

Aty pranë një kullë tjetër
dy sy të ngujuar fëmije
pa fatin e tij si do ish
e zemër e vogël u drodh,
e shpirti u tromaks,
botëz e vogël u trondit...

Zot, tha , përse ?
ç'faj kam bërë unë...
nuk jam më i vogël
por nuk jam as burrë ...
Po burra a ka ky vend
ku janë , ku kanë shkuar
vetëm gjakmarrësin gjej
po të guxoj
...pragun për ta kaluar...



Kush tha se gjaku im është ndryshe
kush tha se fajin e kam në gjak
jam shqiptar e në deje
gjak shqiptari kam...

Kush ma shkroi këtë fat
dora deri në rrëzë ju thaftë
në shpirt veç idhni ka pas
e dashuri shqiptari
aspak...

C'behet ai djalë mama
e njeh vallë ?

Jo bir, e di që është ende atje
pas dy frëngjive të ngushta
e dinë të gjithë
por zemrat i kemi të shurdhëta...

s'ka ligj , s'ka burra ky vend
s'ka sy të shikojë
dy sy,nje zemër që vdekjen pret...

s'ka sy të shikojë...
një univers pikëllimi
mbyllur në kulla ngujimi...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 13 EmptySat Jul 26, 2008 4:58 pm

Malli per heronjte


S'ka heronj,herojte i perzume
me lavdi perdite i nanuritem
dhe me lajka dalngadal i vume
nje nga nje ne prehje dhe ne gjume.



S'ka heronj,heronjte u merziten,
prisnin endrat,endrat u vonuan
duke pritur heshten e dremiten
dhe ne nina-nana u kenduam.



C'digjeni nga malli per heronjte?
kushedi kur kthehen nga kjo ane
C'i kerkoni?Pritja eshte e kote
S'ka heronj,tani ka pelivane!
Heshtja




Cigarja u dogj gjer ne fund,
Mbi tryeze gjumi me mori
ne xhamet era perdet s'i tund
dhe hesht koridori.



Me koke ne tryeze te flesh,
te shohesh endra te blerta...
Sa ndot...Te zgjohesh e prape te gjesh
ne qoshe te vjellat e lena nga jeta!
Kujdes me fjalen




Kujdes me fjalen,zonjez me cante
Kujdes me fjalen dhe ti zoteri
Pushteti i fjales eshte i vecante
Gatuan male dhe kakerdhi.



Me fjalen rrjedhin perenj me mjalte
Pikojne cezma me helm te zi
Kujdes me fjalen zonjez me cante
Kujdes me fjalen dhe ti zoteri!



Nga fjala humben Jude e Pilate
Stratege e mbreter me mbreteri
Kujdes me fjalen zonjez me cante
Kujdes me fjalen dhe ti zoteri!



Kur fjala nxiret nga buzet jashte
Si dallendyshja s'vjen ne shtepi
Kujdes me fjalen zonjez me cante
Kujdes me fjalen dhe ti zoteri!



Une fjalen vete e shtroj ne karte
Dhe brenda syve se c'eshte e di...
Kujdes me fjalen zonjez me cante
Kujdes me fjalen dhe ti zoteri!
Varferia
Kishat e shembura
Malli per heronjte
Kujdes me fjalen
Heshtja





(Dritëro Agolli )
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Kenga e Zgalemit - Maksim Gorki   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 13 EmptySun Jul 27, 2008 2:03 pm

Me poshte eshte Kenga e Zgalemit e shkruar nga Maksim Gorki, perkthyer nga Lame Kodra (Sejfulla Maleshova):

Kënga e Zgalemit

Mbi të thinjurin shesh të detit era fryn dhe mblidhen retë. Midis reve edhe
detit kryelartë shkon Zgalemi si e zezë vetëtimë.
Prek me krahë ai valët, si shigjetë ngjitet reve, dhe këlthet, dhe retë gjegjin
gazin-klithmë të asaj shpese.
Në atë klithmë e atë furtunë,
Zjarr e flakë zëmërimi dhe besimi në fitore gjegjin retë në atë klithmë.
Dridhen çafkat e rënkojnë, përmbi detin përpëliten; janë gati ato të struken
nga ky tmerr në fund të detit.
Përpëliten, si dhe çafkat, kredharakët e rënkojnë; nuk dinë ata të mjerët gëzim
lufte, luftë jete; i tmerron ata gjëmimi.
Ndër shkëmbinj mbulon i trëmbur trupn’ e majmë pinguini...
Ngrihet vetëm kryelartë, me guxim, lirisht Zgalemi mbi të thinjurin det nga
shkuma.
Gjithnjë më tepër ngryset, gjithnjë më poshtë zbresin përmbi detin retë e zeza
dhe këndojnë e hidhen valët lart e drejt nga vjen rrufeja.
Bubullon. Rënkojnë valët: në atë shkumë zëmërimi po luftojnë ato me erën. Turma
valësh rrëmben era, i mbërthen ajo me forcë, i përplas me vrull shkëmbinjve,
duke bërë çika-çika ato masa prej zumrudi.
Po me klithmë shkon Zgalemi, si e zezë
vetëtimë, si shigjetë i përpin retë, shkumën valësh heq me krahë. Si demon, ai
vërtitet, madhështor e kryelartë ky demon i zi rrebeshi; qesh e qan ai
njëherësh...
Qesh me retë, qan prej gazit.
Në tërbimin e gjëmimit lodhje sheh e ndjen demoni; ka besim zogu i furtunës;
retë-diellin dot s’e fshehin!
Era fryn me ulërimë...Bubullon e shkrep rrufeja...
Ndizen retë flakë e kaltër përmbi detin si greminë. Kap shigjeta vetëtimash dhe
në gji i shuan deti. Si gjarpërinj të zjarrtë dridhen mu në det e zhduken
thellë pasqyrimet e atyre vetëtimave shigjeta.
Ja furtuna! Vjen furtuna!
Kryelartë e trim Zgalemi shkon me vrull ndër vetëtima përmbi detin e tërbuar,
që buçet me ulërimë, dhe këlthet-profet fitoreje;
-Sa më tepër e fuqishme le të ngrihet lart furtuna!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
murturi
Ushtarak
Ushtarak
murturi


Male
Numri i postimeve : 517
Age : 48
Vendi : Bruksel
Registration date : 19/04/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 13 EmptyMon Jul 28, 2008 12:06 am

JETE E DESHPERUAR
Jam e deshperuar,
dhe vazhdoje te jetoj,
sepse akoma te kam ne zemer,
sepse akoma te dashuroj.

Qaj me lote ne sy,
duke te menduar,
sepse ti kurre ske,
per te me kuptuar.

Kushe ne te vertete,
dashurine e takone,
zemeren e tij,
per gjithe jeten e denone.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.fbdk.eu
voglushja
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
voglushja


Female
Numri i postimeve : 906
Age : 42
Vendi : ngat njanit
Profesioni/Hobi : psikologe
Registration date : 04/07/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 13 EmptyMon Aug 04, 2008 6:47 pm

QËNDRIMI




Jam shqiptar
e kosovar;
zot e krenar,
zot e bujar
mbi këtë dhé,
q'e kam si fe,
e përmbi fé:
E kam vatan!
E kam atdhe!
Që gjysh stërgjysh,
që brez pas brez,
që gjithëmonë.
Ti shqa thërret,
ti shqa bërtet,
gjer lartë në retë
se jam barbar.
Jo, s'jam
si bërtet ti,
si buçet ti,
ti, Mal i Zi.
Po vendin tim e dua,
lirinë e dua,
e s'dua
zot
mbi mua.
Se jam këtu
kur s'kish njeri,
kur s'kish kufi
as fqinjëri,
as shqa të zi.
Se jam këtu
kur Mal i Zi
ish Iliri;
kur nga një det
në tjetrin det
isha zot vetë!
Unë jam këtu
nga moti
kur vetë Zoti
e bëri fushën
fushë
e malin
mal.
Unë jam këtu
e do të jem
- dem baba dem -
sa mali të bëhet hi
e hiri mal përsëri.

Mitrush Kuteli
Mbrapsht në krye Shko poshtë
voglushja
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
voglushja


Female
Numri i postimeve : 906
Age : 42
Vendi : ngat njanit
Profesioni/Hobi : psikologe
Registration date : 04/07/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 13 EmptyMon Aug 04, 2008 6:48 pm

Gjuha shqype


Porsi kanga e zogut t'verës,
qi vallzon n'blerim të prillit;
porsi i ambli flladi i erës,
qi lmon gjit e drandofillit;
porsi vala e bregut t'detit,
porsi gjâma e rrfès zhgjetare,
porsi ushtima e nji tërmetit,
ngjashtu â' gjuha e jonë shqyptare.
Ah! po; â' e ambël fjala e sajë,
porsi gjumi m'nji kërthi,
porsi drita plot uzdajë,
porsi gazi i pamashtri;
edhè ndihet tue kumbue;
porsi fleta e Kerubimit,
ka'i bien qiellvet tue flutrue
n't'zjarrtat valle t'ameshimit.
Pra, mallkue njai bir Shqyptari,
qi këtë gjuhë të Perëndis',
trashigim, që na la i Pari,
trashigim s'ia len ai fmis;
edhe atij iu thaftë, po, goja,
që përbuzë këtë gjuhë hyjnore;
qi n'gjuhë t'huej, kur s'asht nevoja,
flet e t'veten e lèn mbas dore.
Në gjuhë shqype nanat tona
shi prej djepit na kanë thânun,
se asht një Zot, qi do ta dona;
njatë, qi jetën na ka dhânun;
edhe shqyp na thanë se Zoti
për shqyptarë Shqypninë e fali,
se sa t'enden stina e moti,
do ta gzojn kta djalë mbas djali.
Shqyp na vete, po pik' mâ para,
n'agim t'jetës kur kemi shkue,
tue ndjekë flutra nëpër ara,
shqyp mâ s'pari kemi kndue:
kemi kndue, po armët besnike,
qi flakue kanë n'dorë t'shqyptarëvet,
kah kanë dekë kta për dhè t't'Parvet.
Në këtë gjuhë edhe njai Leka,
qi'i rruzllim mbretnin s'i a, xûni,
në këtë gjuhë edhe Kastriota
u pat folë njatyne ushtrive,
qi sa t'drisë e diellit rrota,
kanë me kênë ndera e trimnive.
Pra, shqyptarë çdo fès qi t'jini,
gegë e toskë, malci e qyteta,
gjuhën t'uej kurr mos ta lini,
mos ta lini sa t'jetë jeta,
por për tê gjithmonë punoni;
pse, sa t'mbani gjuhën t'uej,
fisi juej, vendi e zakoni
kanë me u mbajtë larg kambës s'huej,
Nper gjuhë shqype bota mbarë
ka me ju njohtë se ç'fis ju kini,
ka me ju njohtë për shqyptarë;
trimi n'za, sikurse jini.
Prandaj, pra, n'e doni fisin,
mali, bregu edhe Malcija
prej njaj goje sod t'brohrisim:
Me gjuhë t'veten rrnoftë Shqypnia!
Gjergj Fishta
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 13 EmptyMon Aug 18, 2008 12:41 am

MARR NJË GRUSHT DHE
Marr një grusht dhe Kosove,
e përqafoj si fëmijën-
butësisht e plot mall!

I flas si njeriut tim
sepse ma zgjon hijen e atyre që ranë
duke e mbrojtur,

atyre që ndërruan jetë
duke mbjellur në te
bimën e shpresës për të nesërmen!

Kur më flet,
më flet me gjuhën e djersës dhe gjakut
të etërve që mbuluan
eshtrat me te;

me gjuhën e bimëve
dhe çdo gjëje që rritet
me thërmijat e tij...

ndaj i përkulem si hyjniut
sepse është pjesë e altarit më të shenjtë!

Ah, sa mall të mbaj midis grushtave
dheun për të cilin jetoj e marr frymë,

dheun për të cilin derdha lot,
për të cilin mund të vdes
në çdo kohë-

brumin dhe plafin tim të përjetshëm

(Brahim Avdyli)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 13 EmptyMon Aug 18, 2008 12:42 am

DËSHIRË E VETME
E LUFTËTARIT TË LIRISË

Sikur të kisha
shtatëmijë duar,
çdo njëren do t`a ngritja
kundër armikut;
sikur të kisha
shtatëmijë jetë,
asnjë s`do t`më dhimbsej
për lirinë;
sikur të kisha
shtatëmijë zemra,
prap do t`më digjeshin
për bashkimin;...
sikur të jetoja
ndër shtatëmijë mrekulli,
të gjitha do t`i lija
për Atdheun!

(Brahim Avdyli)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 13 EmptyMon Aug 18, 2008 12:43 am

YJE TË PËRJETËSISË
-Dëshmorëve që ranë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës në betejat e përgjakshme me okupatorët serbë!
Juve më të mirëve u zgjodhi amshimi
që lisat e krenisë të kenë hapësirë të mjaftueshme
për t`u rritur në bebëzat e njoma të fëmijëve tanë,
që nënat tona t`i përtërijë shpresa
e të kenë motive të pashterrshme ninullash
deri sa përkundin nipat në djepat e kohëve,
që baballarët ta mundin pleqërinë me kujtimin tuaj
e ndër oda të flasin për ju si për legjendat e moçme-
plisin ta kenë edhe më të bardhë se thinjat e tyre!...
Juve më të mirëve u zgjodhi pavdekësia
sepse tokën e Atdheut e deshët më shumë se veten,
vetëm ju e shpaguat burrërisht qumshtin e nënave,
fytyrën ia latë trollit me dorën e shpirtit të bardhë;
vetëm ju e shpaguat ujin e kristaltë të krojeve-
me kristalin e ndjenjave tuaja
yje të ëndërrave tona u bëtë nëpër qiell!
Kosovës i ratë te këmbët plot dinjitet e njerëzi,
plagët e hapura ia shëruat me afshin e gjakut tuaj,
dhembjet ia mblodhët nga balli
me dorën e fuqishme të luftëtarit...
dhe të nesërmes ia bëtë kurorë frymëmarrjet e fundit!

(Brahim Avdyli)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 13 EmptyMon Aug 18, 2008 12:43 am

LAGJA E TRIMAVE
-Familjes heroike të Shaban Jasharit të Prekazit të Drenicës dhe bijve të nderuar të saj, luftëtarëve të paepur të lirisë- Hamëz e Adem Jashari dhe të gjithë bashkëluftëtarëve e dëshmorëve tjerë të kësaj ane!
Ju e përflakët dëborën e Janarit,
akujt e shpirtit na i shkritë me prushin e zemrës
shkurtit ia shkurtuat ditët me krisma
e marsi e thirri pranverën e këngëve
nëpër gunën e klithjeve tona!
Lagja juaj u rrit nëpër dhembjen tonë
kur buzëqeshjet e njoma të fëmijëve ia bëtë kurorë lirisë,
djepi i këngëve tona prore do t`i përkundë
me i plagë të madhe në zemër ditët që do vinë!
Me ju qëndresa e vuri edhe njëherë veten në sprovë,
piramida e dhunës u rrënua me at gur
që e hodhët ju në ballin e paturpshëm të kohës-
edhe nëse fryma u ndal, karvani u nis
me Jasharajt krushq të parë e fishkekun në grykë
kah dielli i shpresave tona!
Kur të na kthehet do të vie me shpirtrat tuaj
të shndërruar në rrezet e shndërritshme të përlindjes
krismat tuaja shënuan lëvizjen e ditëve,
kushtrimi burrëror e zgjoi Kosovën deri në Dukagjin-
tash, gjaku i juaj do kthehet me flamur fitoresh në dorë!

(Brahim Avdyli)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 13 EmptyMon Aug 18, 2008 12:48 am

FLAMUR QË S’PËRKULET
-J. Gëvallës
dhe K. Zekës *)

Kam ca vëllezër
që më ranë rrugës
për ty Kosovë,

Varret në zemër na i lanë
dhe ca fjalë të fundme-
ca themele që s’tunden!
Në një pishë ëndërrat i shkrinë
E na i lanë peng të perjetshëm
drejt Diellit të ecim,
Ndaj
po qe se do të më djegë
nesër Flaka e Shpirtit
merrni nga kënga
amanetet e tyre-
atë flamur që s’përkulet!

(Brahim Avdyli)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 13 EmptyThu Aug 21, 2008 1:21 pm

FEJZULLAH DURAKU



Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 13 Poezi Fejzulla Duraku...

LEGJENDA E FERIZAJIT
(Afrim Kalanicés)*
Lot e vesé méngjeseve té ftohta ngriné!
Gjaku i déshmoréve bor' e akull shkriné.
Zéri i djalérisé jehon pér mbi reté,
Tempullin e lirisé s'e shembin as rrufeté.

Kush po then kufi; Kosové-Maqedoni?
Afrim Kalanica i thoné emrit ti.
Me barot e zjarr shtatin té qéndisur,
Me dy pérkrenare ballin té stolisur.

Népér beteja vérsulet si shigjeta!
Luftén bén Afrimi, sikur njéqind veta!
Naté e pisté, ku nuk ndihet gjalléri,
Kryetrimi pret, bashké me shokét e ti.

Népér errésiré trimi léshon rrufeté,né doré,
N'fushén e Sllupçanit, armikun e preté.Flékén né zemér e mortajén né doré,

Bjen aty, ku burrat bien déshmoré.

Té rénét e lirisé, s'diné té vdekur kurré,
Ata lartésohen, ngriten mbi flamuré.
N'pérjetésim, Jezercit té Ferizajit,
I fal amanetin né ditét e majit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 13 EmptyWed Aug 27, 2008 10:42 am

C i k ë l p o e z i sh


Unë jam në skenë


Autor: Afrim Morina


Kërkuat


Të tillë jeni

Kërkuat mbinjeriun

Për njeriun

As që keni qar kokën


Mbinjeriun ua krijuam

Ju e hyjnizuat

Tash fleni ëndërroni

Mbinjeriu

Do të bëjë mrekullia

Vetëm do të vë firma


Firma


Firmë

Firma

Firma

Firmat

Firmohet

Firmoj

Firmova

Vetën

T i m e


Ua


Ua korrik

Ua shtator

Ua maj

Fleni rehat

Ju lajmëroj

Kur duhet të bërtisni

Ua

Ua shtator

Tash heshtni

Unë jam në skenë

Mos mbrehni dhëmbët

Ua nuk ka

Për nëntor

Ka kërrname


Rri urtë


Kur ma bënë me gisht

Ta mbylli

D r i t a r e n

Kur e ngrit zërin

Kundër meje

Ta ndali

A t e

Kur me pendë

Më kritikon

Nuk lë të ndyhet

L e t r a

Rri urtë

Unë jam në skenë


Nuk isha


Ante

Nuk isha

Promethe

Aq më pak

Çfarë kërkoni

Nga unë

Unë jam zoti vet


Jo


Kërkoni të luaj

Skënderbeun

Jo

Kërkoni të luaj

Garibaldian

Jo jo

Kërkoni të luaj

Ismail Qemalin

Jo jo jo

Luaj rrolin

Episodik

Që më dha

R e g j i s o r i


Kur


Kur më lëvdojnë

Të tjerët

Krenohem


Kur lëvdoj

Veten

Kaloj në ekstazë





Të ecës kalldrëmeve

Nuk do të thotë se

Ke trasuar rrugën


Të ulësh në kolltuk

Nuk do të thotë se

Ke siguruar karrierë


Të pastrohesh në banje

Nuk do të thotë se ke

Pastruar ndërgjegjen


Të flesh në ndërresa të pastra

Nuk do të thotë se

Ke ruajtur pastërtinë


Të kesh pamje njeriu

Nuk do të thotë se

Je n j e r i


Tetor 1996, Prishtinë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 13 EmptyWed Aug 27, 2008 12:08 pm

LAME KODRA : Pse e dua Shqipërinë


S'kam ciflik e s'kam pallate
s'kam dyqan me katër kate,
po e dua Shqipërinë
për një stan në Trebeshinë,
për një shkarpë e për një gur,
për një gardh e për një mur,
për kasollën nbi selishtë,
për dy ara në zallishtë,
për një lopë e një gomar,
për balo, një manar.

Unë e dua Shqipërinë
për tërfilin mbi lëndinë,
për një vajzë gjeraqinë
dhe për ujët që buron
nga një shkëmb e gurgullon
nëpër lisa gjetheshumë,
edhe zbret përposh në lumë.
Unë e dua Shqipërinë
për një lule trëndëlinë,
për një zog që fluturon,
për bilbilin që këndon,
në ato ferra e në ato hie
këngë malli e dashurie.
Unë e dua Shqipërinë,
që nga Korca në Vraninë,
.......................................
.......................................
Unë e dua Shqipërinë
që nga Shkupi në Janinë,
ku një popull derëzi
heq e vuan në robëri,
po ka shpirtin luftëtar...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 13 EmptyWed Aug 27, 2008 12:09 pm

LASGUSH PORADECI: C'u
mbush mali

(Rapsodi popullore)
Shqipëri! moj nëna ime,
Më ke ritur me thërrime!
Shqipëri! të qofsha falë,
Të kam nënë-e më ke djalë!


I

C'u mbush mali me deborë,
C'u mbush deti me pamporë,
Sec u mbush e shkreta Vlorë
Plot me krushq e me dasmorë:
S'janë krushq edhe dasmorë,
Janë Toskë-e Malësorë-
Me flamur të kuq në dorë
Si dhëndurë me kurorë.

C'u zbardhë malet, c'u zbardhë:
Nga cdo anë sec na ardhë
shqipëtarët gunë-bardhë.
Sec na ardhë palë-palë
Dyke rutulluar malë
kush më këmb' e kush më kalë,
Kush më shpejt, kush më ngadalë:
Kush i lum e kush i gjorë
Kanë zbritur mun në Vlorë,
Mun në Vlorën e lirisë,
N'atë thelb të Shqipërisë.

II

C'u nxinë malet, c'u nxinë,
Gur' i kuq lëshon mavinë:
Qani, djem, e mbani zinë!
Qani gjithë Shqipërinë,
Toskërinë, Gegërinë-
Ububu! c'humbi lirinë!

C'u hap qjelli pak-nga-pak,
Maj' e malit sec u flak,
Doli ylli me bajrak:
Me armikun kemi gjak.

C'u mbush sheshi me të parë,
C'u mbush zyra me zyrtarë,
Thonë-u pake cet' e parë!
Thonë më t'u paske parë
Me tri mijë luftetarë,
tri shtëpi me fis e farë,
Qytetarë, katundarë-
Gjith bujarë shqipëtarë.

C'ka që can rrufeja retë!
Vjen Smajli trim me fletë,
Fluturon posi shigjetë.
Thonë, vjen përdrejt në Vlorë,
Me flamur të kuq në dorë,
Me flamurin e lirisë
n'atë thelb të shqipërisë:
Thonë, është vet-i-tretë,
Thonë, është vet-i-tetë,
Thonë vet-i-njëstetetë-
Rrofsh moj Shqipëri përjetë!



Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 13 EmptyWed Aug 27, 2008 12:10 pm

GJERGJ FISHTA: Lamtumirë!



Lamtumirë, vendet e mija,
qe, po zhduken dalëkadalë!
Gjëmon deti, ushton duhia,
lkundet barka valë mbi valë.
Kah njaj diell, që asht tue flakue,
andej fill un do t'vete...
Lamtumirë, atdhe i bekue!
Lamtumirë, për sa t'jet jeta!

Nesër nade kur mbi ne,
rrezja e diellit ka me ra,
kush e din sa ujë e dhe,
mue prej teje ka me m'da1
e por n'pyetsha zogjt e detit,
se për ty, moj tokë arbnore,
s'ka me m'folë kush mue t'shkretit...

Tjera fusha e tjera zalle
kam me pa, e tjera dete;
kam me ndje po tjera valle,
tjera gjuhë, tjera qytete.
Vendin tem s'kam me e pa,
ku kam le e jam burrnue;
sytë e mi kan me kja
pa u gjet kush me i ngushllue.

E njaj dhe- ehu! kob prej qiellit,
s'ka me kenë, dheu i t'parvet,
ku ma bukur qielli kthiellet,
ku ma ambël n'gjuhë t'shqiptarvet,
para hyjt naltohet luta.
E ku besa asht e shenjtueshme,
e ku zemrat s'dijnë cka asht tuta
e ku bjeshkët janë të madhnueshme.

E ato halë qipariza,
kam me i pasë ndër mend gjithmonë,
e ato stane e njato mriza;
e ato berre e ato kumbonë...
por oh, vaj! Malet e mia,
që po zhduken dalëkadalë;
gjëmon deti, ushton duhia;
lkundet barka valë mbi valë.

Lamtumirë, ti, shpija e t'parvet,
ku ma s'parit m'agoi drita
e ku strehë u dha shtegtarvet,
miqt e babës edhe ku i prita.
Lamtumirë, carani n'votër!
Lamtumirë, ju, armët e shkreta!
Lamtumirë, ti, nanë e motër!
Lamtumirë, për sa t'jet jeta!...

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Ali Podrimja: EPIKA   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 13 EmptyWed Aug 27, 2008 12:15 pm

Me shekuj kam shitur gjakun
e rritur jam me gjakun e shitur-
me shekuj kam hëngër veten
e ditur s'kam të qesh me veten e tepruar...

Miq,

kosova është gjaku im që nuk falet!


1. (UNë BIRI YT)


Unë biri yt, Kosovë, t'i njoh dëshirat e heshtura,
t'i njoh ëndrrat, erërat e fjetura me shekuj,

t'i njoh vuajtjet, gëzimet, vdekjet,
t'i njoh lindjet e bardha, caqet e tua të kallura;

ta di gjakun që të vlon në gji,
dallgën kur të rrahë netëve t'pagjumta
e të shperthejë do si vullkan-

me mirë se kushdo tjetër të njoh, Kosovë,
Unë, biri yt.

2. (SHTËPIA PA QETËSI)


Shtëpia ime prej kashte, prej balte;
shtëpia ime prej vuajtje;
shtëpia ime prej gëzimi;
shtëpia ime me një bisht dhie.

gjel, kur ti kërcen tra e m'tra
thonë- moti ndërron,
gjeli im i untë
kur ti kërcen tra e m'tra.

Shtëpia ime prej kashte, prej balte,
shtëpia ime prej vuajtje;
shtëpia ime prej gëzimi-
shtëpia ime pa qetësi.


3. (IKËN PËLLUMBAT)


Ikën pëllumbat, cerdhet i dogj juga...

Sa e ndritshme qenka flaka e eshtrave të mi,
në kandar të dhimbjeve
sa rënd heq!

askush s'do të mbesë gjallë
në këtë lojë zjarri,
askush-

në pusi të shtatë bjeshkëve 'i kulshedër vrâ e kallë...

C'm'u thyen brinjtë me gazin tim-
a do kthehen pëllumbat më
apo do të shtypet edhe koka ime e mramë?...




4. (HIJA E TOKËS)

Ara e misrit është kallur

(nata si kalë hamshor vrapuar ka
jashtë e brenda shtëpisë sime,
me mua vrapuar ka
e ara e misrit kallur është)

dhe livadhi rrëzë shtëpisë
dhe vreshta ime e vogël
dhe plepi-

gjith natën e lume kallur janë
me sytë e mi të përgjakur.

Ara e misrit është harruar,
plepi ka rënë
dhe zogu im i mbramë.

Unë kam kafshuar heshtjen
derisa vdekje pikoi.

- O, si ta ndjell atë zog të bardhë,
si të bëhem dritë, o vëlla, mbi varrin tënd?

medet, blerimi na i dogj krejt
fushat e bukës
dhe livadhet tona.


5. (ANKTHI)


Toka ime digjet- toka ime e dashur,
balli im i ngrysur,
pishë...

Caqet e tua t'i kam përpirë me hijet e mija,
Kosovë, përrallë e lashtë!
Heret m'i ke lidhur këmbë e duar me skamje
vuajtje e vdekje...

Medet, kë më parë të shpëtoj: veten apo zogjtë
e ngrirë n'ajër?
Nipave c'u them për këngën time të vdekjes?
- Heu, edhe kryet po të ma hiqni, tjetri do t'më kish
mbirë!

Toka ime digjet-
në cdo pëllëmbë të trupit tim: dashuri e urrejtje,
në cdo pëllëmbë të trupit tim- toka e mallkuar...


6. (PËRTEJ DHIMBJES)

Kam rënë degë e thyer prej reje në trupin tënd
të shituar, Kosovë.

Konaqet e tua deri në temel po rrënohen,
e përtej dhimbjes do britje shemben me ballin tim

me krahët e zogut tim të vrarë, me dashurinë e
njerëzve të mi të kallur etjeje.

Rreth trupit tënd si gjarpër mbështjellë jam
vatrat e shkimbura për t'i përflakur,

duar e këmbë t'i lidh me lëmshin e përrallave tua-
se s'të lëshoj gjallë me gjak pa të larë pëllëmbë për
pëllëmbë, eshtra e jetë në ty pa i lënë,

konak e më konak pa të ndezur flakë...

Kam rënë degë e thyer prej reje në trupin tënd të
shituar- prej pushkës kobzezë, prej pushkës
së padukshme...

Cila do të jetë kënga ime e mbramë dhe fjala e fisit
tim?

Plepi i shtëpisë sime u dogj, ku t'i preh sytë,
ku ta shuaj flakën e ujës për ty, Kosovë?


7. (ARDHËSI)

Dikush trenisht nget ta shkimbë shkëndijën e ballit
tim dhe sytë e tu,

dikush trenisht m'i kall rrembat e trupit e
një nga një m'i vret zogjtë,

dikush prej agimit n'agim, prej muzgut në muzg
vetën kapërdin buzë një uji të madh-

unë, e unë ende emrin s'ia mësova e një ditë me
bubullimë hyri në Kullën tonë...

8. (TOKA JONË E FËMIJËVE TANË)


Toka jonë e varret pa emër.
Toka jonë gërhamë e gjokseve të shterrura.
Toka jonë e shurdhët, e mallkuar.
Toka jonë e dashurive tona, e këngëve tona.
Toka jonë e fëmijëve të palindur.
Toka jonë diell i pikëllimit,
dielli ynë i gëzimit. besimi ynë.
Toka jonë- fisi yt i shkimbur...


9. (REVOLUCIONET)

Drini i Bardhë: kuq, kuq, kuq...

Qeni im leh
qiellin don ta përbijë


qeni im i bardhë
qeni im i zi
pa dhëmbë e sy

Drini i Bardhë: kuq, kuq, kuq...

Zogu im
në kupë të qiellit
është ngjitur.


10. (RRËFIMI)


Nëna ime vdiq,
n'dritë të syve duke u betuar, në krye tim e të vëllait,
në koren e bukës e kripë-
nëna ime e dashur.

Babai im u vra në mexhë të arës me fqiun grabitës,

vadën duke e ndalur për livadhin tonë, për arën-
për bukën e motmotit,
e vëllai im kurrë s'u kthye prej mërgimit.

Motra ime nëntë ditë rrugë larg u dha,
atje kullën e gëzimit ngrehu-
këngën e vajit e kalli.
e unë cdo ditë prita atë ditë të vonuar.

Nëna ime, babai im, motra ime, vëllai im pa emër.


11. (RRËNKIMI)


Qaj, rrafshi im i dashur, qaj!
Diellin tënd verbuar e kanë tytat
e vatra shkimbur deri në një,

zogun në qiell vrarë ta kanë-
me duar të mia të cara,
me rrashtat tona t'shpura mbuluar të kanë;

pragje thyer e konaqe mbyllur...

Për gjithkë e për askë vrarë jemi...

Qaj, rrafshi im i dashur, qaj,

Plepi im qiellin don ta shpojë,
plepi im i kallur-
qiellin e humbur maje një shpate.


12. (NINULLË)


Fli syshkruari im,
i Kosovës sykallur,
fli ujku im!

do të agojë dita-

e zemrën, e shpirtin
e shkëmbit
do ta falë.

Fli fytyrëvrari im!
Shkabë e maleve, fli
bri nënës sate të vdekur-

Zjarri shih, na zgjon nga ëndrrat!


13. (MALLKIMI)

Mos m'i shtyp sytë-
t'i shoh festat e bjeshkëve të mia...

sytë, mos m'i shtyp-
le të ngrihen sëpaku me qeshjet e korbit...

Mos!
Ende le s'kam...


14. (NJË NATË NGA NETËT PA GJUMË)

Zgjohu, Kosovë! Zgjohu, nëna ime e dashur,

balli dhe emri im i shkelur-

zgjohu, oj! A po e ndien vajin tim?

A po sheh si t'i kam ngulur sytë

mu në zemër, mu në shpirt,

si t'i kam hedhur duart rreth belit

për të përqafuar, unë- ashti yt?

Zgjohu, Kosovë!

Nga degët e mia të thyera kush po bahet,

këtë vatër kush po e le?

C'janë këto gjurmë gjaku që po shtohen

nëpër fytyrën tënde,

këto varre e murana që po sillen vërdallë

rreth shtëpisë sime?...

Zgjohu, Kosovë! Zgjohu, nëna ime e dashur,

balli dhe emri im i shkelur-

zgjohu, Kosovë!

Sonte vetëm nbeta e -

në derë t'oborrit askush më s'po troket,

askush më, thua vdekur jam harruar

në këto troje e suka gjaku;

thua më është shkimbur hisja

e mbyllur dera e konakut...

Zgjohu, Kosovë- flakë e hershme e ashtit tim

t'pëlcitur,

Bota në ty le të kallet!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 13 EmptyWed Aug 27, 2008 12:17 pm

Pjeter Jaku: KOSOVË


Me magjeps fytyra jote prej debore,
këto ditë të nxehta qershori.
Gjaku e ka ftohur lekuren e prekur
nga dielli
ajo s'po nxihet,
po digjet e bie në sytë e mij prej zjarri.
Dallgët kanë humbur në sytë e tu,
madhështia e tyre globin përpin.
Flokët, ah flokët e Kosovës,
të zinj si nata,
të prerë rrumbullak si politika,
shpetuan nga flaka,
për tu djegur nga pritja!
Kosovë!
Në gjoksin tend anë varrosur
eshtrat dhe ëndërrat e mia!
Ndonëse toka digjet, ato merdhinë.
Me mendje kam rënë në gjoksin tënd,
pa qenë asnjëherë në Prishtinë!
Tani që të kam pranë,
me dridhen duart të të prek,
me duket sikur ke lindur dje
e të vras.
Të lutëm , afrohu, kokën ta mbështes në sup,
jam i lehtë e pesha ime s'të vret.
Mos me vështro idhëshëm,
nuk është faji im që të dua
Kosovë!
Akoma s'ti kam parë këmbët,
dukshem duhet të jenë të bardha.
Ke ecur natën e hëna t'i ka larë,
ke kaluar lumenj e livadhe pa fund,
dersa deti i kripur,
për tu rrezuar tek unë!
Në ndërgjegjën time të rendosh gjithëhërë
si një diell i madh që digjët e digjët pa u ndalë.
Vetëm pse shpinën tënde akoma s'e kam parë!
Kosova ime, gjoksin ua ka vënë plumbave
e s'ka kohë të mendojë.
Brenda këtij gjoksi jetojnë male me brenga,
në fytyrën tënde i lexoj.
Je pjesë e trupit tim,
që udhëton përherë
drejt vibrimit ndjësor të gjakut.
Pa njeri-tjetrin do të humbnim
në netët e shurdhta të vitalitetit tonë.
Jemi të mëdhenj Kosovë!
Jetojmë tek njeri-tjetri
për tu dashur ne përgjithmonë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 13 EmptyWed Aug 27, 2008 12:21 pm

BESËPRERËVE

Revoltë ndaj atyre që veprojnë

kundër Ribashkimit të Shqipërisë!




Me një fytyrë dukeni,

Njëmijë fytyra i keni!

Si minjë labirintheve breni,

Të dështuar jeni!



Jeni të prapë o bukëshkalë!

Me qindra shekuj prapa,

Ecni mbi tokë, si të pa kokë,

Kurrë s´ecni me hapa!



Mashtrues të çoroditur,

Ah! Populli s´po ju njeh,

Juve, o të babëzitur!

Veçse sherrin ua sheh!



Mbaheni me krekosje,

Ngriteni me llafe të kota!

Prej veprave tuaja të poshtra,

Neveritet dhe çuditet bota!



Ju, e shkelni besën, nderin,

E përdhosni dhe flamurin,

Ju lirisë ia pini gjakun,

Atdheut ia prishni nurin!



Gjeni juaj monstër e keqe!

Atdheut po i sjellë veç kobe,

Nga prapakthimet kryeneqe,

Mbytë ideja juaj robe!



Deri kur o ju kokëderra,

Do t´ju shkojë kungulli mbi ujë?!

Të pakurriz, xhelatë përhera,

Jeni vënë n´shërbim të huaj!



Pa menduar e peshuar:

Vala popullin ku e qet,

Ju që shpikni dhe komb tjetër,

Një komb jemi or të shkretë!



Shqipëria e RIBASHKUAR,

Ore horra ju pengon,

Se pastaj nuk mund ta zhvatni,

Pasurinë e atdheut tonë!



Ju, mjeranë besëprerë!

Nuk mendoni për Shqipërinë,

U ka marrë koka erë,

Të mbuluar me marrëzinë!



Shumë të etur për nderimet,

Nga të huajt e zi dinakë,

Si s´po shihni o të uruar,

Që po futeni në batak!



Të verbuar nga premtimet,

Për integrimet në Evropë!

Fatkeqësi me ndarje t´ kombit,

Po përhapni, nëpër botë!



Po harroni o të krisur!

Evropa për ne nuk bashkohet!

Prap këndon këngën e vjetër:

Shqipëria të ricopëtohet!



Pansllavizmi nga Karpatet,

Si kulçedra me gjarprij,

Të uritur me shumë orekse,

Po e kafshojnë, nënën Shqipëri!



Mos harroni o kopukë,

Anemikë, kozmopolitë,

Koha do t´ju dënojë idhshëm,

Po pajtoheni me armik!



Mos provoni të mbani copa!

Kot e ka ai që provon,

Një ditë Kombi do ribashkohet,

Gjithësesi, heret a vonë!



Sot Shqiponja e trazuar,

Kur ju sheh, sa po tronditet!

Kur zgërdhiheni me armiq,

Me flatra rrufeshëm valvitet!



Trupi saj mjaft u copëtua!

Gjatë qëndroi! E ndarë një shekull,

Gjaku ynë kurrë nuk shterret,

Për ta bërë Shqipërinë t´ paprekur!



Ju, Shqipërisë krajata i sillni,

Veç ato në koka i keni,

Me turpe-krimet që po bëni,

Asgjë tjetër veç Hiqër jeni!



Kështu Shqiponja alarmoi,

Ajo kurrë s'e humbë QËNDRESËN!

Kundër saj kush ngriti kokën,

Si tradhtar e vrau veten!





Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 13 EmptyWed Aug 27, 2008 12:22 pm

RIBASHKIMI KOMBËTAR



Na duhet si uji,

Na duhet si buka!

Na duhet si ajri,

Na duhet si dielli!

Na duhet si toka,

Na duhet si qielli!



Me Shqipëri të ndarë:

Jeta s´ ka kuptim!

Nuk gëzohet paqja,

Pa RIBASHKIM!

Prap na kërcnon lufta,

Atdheu, s'po gjenë shpëtim!





Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 13 EmptyWed Aug 27, 2008 12:23 pm

JETA



Jeta mrekulli,

Jeta stuhi!

Ledhaton or mik,

Kafshon moj mike!

Jeta, në rrugëtimet e veta...

Herë na merr për dore,

Herë na shkelë me këmbë,

Herë na përqafon ngrohtë,

Herë na kafshon me dhëmbë!

Herë si engjëlleshë,

Herë si xhelate,

Herë si dreqe!

Çdoherë pranë nesh:

Vjen enigmë,

Vjen kryeneqe!

Eh, e tillë është jeta:

Me ledhatime e kafshime

I mbushë kupat e veta...



Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 13 EmptyWed Aug 27, 2008 12:24 pm

LARG SHQIPËRISË



Ftohtësia nordike,

M´i mpiu muskujt dhe kockat!

Largësia nga Shqipëria,

Si darë xhelati,

Po ma shtërngon zemrën!

Sa malet tona ma rëndon shpirtin!...

Por, Vigan Mërgimtari, përballon stuhitë;

Natën vonë këndon:

Kujtimet për Shqipërinë më rinojnë!

Do vijnë ditëveret e vizitave:

Për qetësinë e shpirtit!

Për lehtësinë e zemrës!

Zogjtë e shqiponjave!

Hapësirat e Atdheut kërkojnë!...

trazim i natës së thellë...


Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 13 EmptyWed Aug 27, 2008 12:25 pm

QËNDROJ!



Në kraharorët e mi,

Pesha e robërisë rëndon!

Po kafshojnë dhembjet, plagët!

Janë sforcuar muskujt,

Po ndizen flakë!

Janë tendosur nervat!

Dhe, unë hapëroj,

Netë - ditë,

Ditë - netë!

Qëndroj!

Heu, mirë se vini plagët e mia,

Nuk jam i vetmuar,

Se, plagë po ka sot,

Edhe SHQIPËRIA!

Vetëm kur NËNËLOKJA shërohet,

Shpirti im qetësohet!

Përndryshe, JO kurrë!

Se, atëherë s´ jam shqiptar,

Jo, nuk jam burrë!



E di se atëherë,

Nuk kam vlerë!

Jo, nuk jam vëlla i Migjenit

O, i Gjergj Elez Alisë,

Kur s´i pranoj në trupin tim,

Dhe plagët e Shqipërisë,

Krenarisht, sfidoj, qëndroj!

si mëngjes revolucioni.


Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 13 EmptyWed Aug 27, 2008 12:26 pm

PLAGËT TONA



(Invalidëve të luftërave tona çlirimtare)

Ne, jemi kryengritës breza-breza!

Në trupat tona me plagë-drite,

Kemi vënë proteza;

Disa prej tyre thellë në kocka na futen,

Eh!...

Kemi të tjera më të thella,

Që fare nuk duken!





Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 13 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.
Mbrapsht në krye 
Faqja 13 e 23Shko tek faqja : Previous  1 ... 8 ... 12, 13, 14 ... 18 ... 23  Next
 Similar topics
-
» Përmbledhje nga krijues të ndryshëm
» Lutfi coka/Cikel poezishe
» PROZE- nga autore te ndryshem.
» poet të mëdhenj shqiptarë
» Nga poet Aleks J. Zhapaa

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: