|
| Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. | |
|
+18Luki blerim shaban cakolli voglushja murturi Eva0506 Kristaq F. Shabani meli zeriatdheut Guximi Orfe@ E_Bukura Kosovarja Urata Euridika Arta NetSerseri Sofra 22 posters | |
Autori | Mesazh |
---|
Euridika Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1408 Vendi : Kosovë Registration date : 11/11/2007
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Sat Jul 19, 2008 2:12 pm | |
| Çiftelisë (Valon Gashi)
Me çiftelinë time Për Shqipërinë Së fundi këndova Shumë më të madhe Atë e ëndërrova .............................
Këtë këngë Ua shkruaj të tjerëve Lavdi na qoftë Të gjithë tytëlerëve ..............................................
Në Prishtinë indeksin lashë Çelësin e banesës studentore Nënës sime ia dhashë Kolegëve t’ua hapë konviktet ...............................................
Dekani do t’ma vulosë diplomën Me Ngjyrën e Gjakut Tonë ...
| |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Sat Jul 19, 2008 2:39 pm | |
| Poezi shum të mira Euridikë, vazhdim të mbarë edhe në të ardhmen.
"Që të rriten lulet e bardha"
1.
Flini të qetë, Se në gjakun tuaj do të shumëzohën pranverat e pavdekshme e zogjtë do të ndërtojnë cerdhe plisave tuaj të tretur.
Ju dhatë gjërat më të shtrenjta për të ngritur tempuj prej gjaku, që dielli të mos rrënohet, që toka të mos digjet.
ju mbollët besimin e jetës në rrënjët e luleve dhe me eshtra shkruat biografinë e dritës....
2.
Flini të qetë! kjo tokë ju lindi nga hiri i ëndrrave të lirisë. që të këtë rreze dita, që të këtë ujë burimi, që të rriten lulet e bardha në mendjen e njerëzimit, që nga shpirti të shpërthejë bardhësia që liri të ketë me bollëk, që të shtrohet buka pa frikë në sofër, që njeriu mbi tjetrin të mos ngrihet si bishë, që kopsht lulediejsh të bëhet jeta.
3.
Flini! Ju ka hije gjumi i përjetshëm, sepse s'deshët të jetoni të vdekur në jetë, pa dashuri, pa gaz në fytyrë, pa shpresa në zemër, pa tokë, që mbani si shtrojë pa qiell, që mbani si mbulojë, pa lumenj, që ju burojnë në sy, pa diell, që mbani në duar...
4.
Flini të qetë! Ju s'keni pse të ankoheni, gjërat më të shtrenjta i dhatë për Kosovën, dhe dashurinë tuaj e shenuat në cdo lule, në cdo gur, në cdo rrugë.
Din Mehmeti
| |
Edituar për herë të fundit nga Sofra në Sat Jul 19, 2008 2:48 pm, edituar 1 herë gjithsej | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Sat Jul 19, 2008 2:43 pm | |
| MALLKIMI I GJAKUT
Zbraze , zbraze një pushkë në derë të oborrit, o Zeqë Shpati ! Le të zgjohen të përgjumurit strofujve të gjëmimeve shekullore, Se sot po na shkon Fata e po shuhet kënga e dashurisë që këndoi plangjeve tona ! Po te shkon Fatë zeza , o bacë me sy të qëndisur me ngjyrën e kopshteve , me buzë posa të skuqura në bukën e misrit të ri….
O, çikë e pate E jo fëmijë të gjetur buzë rrugëve ! O, e as rroktare jo Për të punuar nëpër ara
Pse je shurdhuar , bre bacë ? A s’kallesh në flakën e krahëve të vogëlushes së dashur Që e fale pa dëshirën e saj ?
Po të shkon Fata me flokë bishtaleca të shelgjishteve në zbërthim, me harqe vetullash—dy krahë lejleku në fluturim , me bebëza vizëlluse—dy liqene të fshehura në pishnajë….
O, ae di , Zeq Shpati, se për ty vetima hapësirën shpon lumenjtë dalin nga shtrati me zllapa pikëllimi në brigje, se mordja mbi pullaze zdirgjet dhe lëpin jetën E pëllumbave që ajo ushqyer i ka me troha buke në shtigje
Zbraze fjalën si pushkën dikur, o Zeq Shpati qëllo hallkën e vargonjve të ndryshkur duarve të vogëlusheve tona se S’është kanu gjaku yt të mallkojë !…
Din Mehmeti | |
| | | Euridika Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1408 Vendi : Kosovë Registration date : 11/11/2007
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Sat Jul 19, 2008 8:07 pm | |
| po vazhdoj edhe une me poezite e Din Mehmetit ...qe jan kaq te mira .
Nata e Poeteve Kur heshtja mbulon çdo gjë Kur të gjithë flenë Zgjohen poetët Për t’u djegur nëpër vargje
Ata ia shtrydhin Gjakun e keq mendimit
Shpirti i tyne shesh betejash
Nga temperatura e fjalëve Vdesin ngadalë pa klithma. | |
| | | Euridika Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1408 Vendi : Kosovë Registration date : 11/11/2007
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Sat Jul 19, 2008 8:12 pm | |
| Vlora,VLora..
Jam vlonjat e jam vlonjat, e kam shkabën mëm' e atë, shkaba trime dykrenore fron' e saj e ka në Vlorë!
Vlora, Vlora, Vlora, Vlora, rroki armët, bëja forra!
Vlora trime shqipëtare si rob jetën s'e do fare, a do mbetet Shqipëri, a do bëhet tym e hi!
Vlora, Vlora, Vlora, Vlora, rroki armët, bëja forra!
Jam vlonjat e jam burrë, s'duron burri zgjedhë kurrë, jam vlonjat e si vlonjat di bëj luftë me të shtat'!
Vlora, Vlora, Vlora, Vlora, Bjeri, moj, t'u lumtë dora!
Jam vlonjat dhe trim me besë, rreth flamurit di të vdesë, a me hir a me pahirë doemos do rroj i lirë!
ALI ASLLANI | |
| | | Euridika Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1408 Vendi : Kosovë Registration date : 11/11/2007
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Sat Jul 19, 2008 8:14 pm | |
| Dëshpërim dhe shpresë Edhe sot e këtë orë, edhe sot ajo stuhi, ajo flamë-madhe dorë do na bëjë tym e hi!
Komb i varfër, komb i gjorë si një zok i pafole, një pëllumb i bardhë borë, ngeli keq në një rrëke!
Që nga korça gjer te Shkodra fat'i vendit errësirë, nëpër fusha, nëpër kodra fryn e çfryn një errësirë.
Komb i varfër, komb i mjerë, i pamëm'e pa atë, shpresa jotë këtë herë si një fletë në deg'të thatë.
Komb i varfër, kombi i mjerë, derëzi e punëzi, edhe sot si kurdoherë, një njeri i panjeri!
Jo, se, ja edhe hëna mbrëmë, dukej kredhur në një rrobë, edhe nxinte si një mëmë që ka mbetur qyqe korbë!
Mirpo sonte bukuri, buzë e saja burim gazi, edhe nga gjiri i saj zbrazi vargje, vargje, drit flori!
Nuk e di se gjysh e si, nuk e di se qysh nga se, po nashti një shpresë e re, shtin e shkrep në sytë e mi.
Do na zhduket errësira, do të zhduket ajo dorë nesër vjen me shumë të mira shkaba jonë dykrenare.
Nën hijen e asaj pranvera asht përhera, që nga fundi gjer në maj rreth e rrotull ylyvera.
An'embanë bukuri, komb i lirë, tokë e lir shqipëtar e Shqipëri sa të lumtur, sa të mirë!
ALI ASLLANI
| |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Sun Jul 20, 2008 9:01 pm | |
| Poezi për Luftëtarët i lirisë
DESHMORËVE
Që atë ditë kur hodhët istikamet thell, Mbollët n’truall lirinë-për armikun helm, Aty buqetë lulesh, tash prush kanë dalë, Aty tash martirëve u këndohen këngë.
Përmendore t’gjalla-roje të Atdheut, Frymzim gjeneratash-bijë të Skënderbeut, Për ju do mbaroja nga një përkrenare, Dëshmi djalë pas djale-për kohërat barbare.
Për Ju do të zgjoja, nga varri çdo poet, S’pari At Gjergj Fishtën, me lahutë të vet, Për ju do të ringjallja edhe çdo skulptor, Tu këndojnë me pendë-me bastun në dorë,
Bashkë t’ua bëjnë një Tempull të Artë, Me fytyrë të buzëqeshur kah dielli i zjarrtë, Që kurrë mot i lig, t’mos ua prek fytyrën, JU kombit shqiptar ia larguat mënxyrën.
Dy mij vjet u pritëm-lindja e juaj çlirim, Edhe kohë të shkreta i shndërruan n’agim, Edhe gjakut t’arbrit krenarinë ia kthyet, Zingjirtë e robërisë s’ia latë më në fyt. | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Mon Jul 21, 2008 4:20 pm | |
| KULLA I Për shkak të dashurisë, për shkak të urrejtjes baba im ka ngritur një kulle. Në majë të botës e ka ngritur, deri në tokë e kanë rrenuar zoterat. Motra ime, vëllai im kmban janë bërë, baba im atëherë perëndi ka sharë. G^irin e rënde në themel e ka vënë në shtatë konaqe muratorë ka kërkuar. Sa më lart kullën e ka ngritur 10 aq më të fortë veten e ka ndier. II Një ditë baba im është mbyllur në qiell i dashuruar, në tokë i harruar. E kanë dalë helenët e romakët, e kanë kaluar mbretërit e sulltanët, e kanë kaluar ushtrite e gjeneralët, e baba im s'ka besuar në fuqinë e gjakut, në kaltrinë e fjalës mitare. III Nuk di prej nga, Mjegull ka qënë, do njerëz kanë ardhur në të hardhë pas një mijë vjetësh, para një milion vjetësh. Prej lashtësisë, thonë, kanë ardhur nëpër mure të pëlcitura të Kullës kanë hyrë. Gur e m'gur atje janë ngjitur, në majë të botës kanë mbetur sot e atë ditë. E baba im atëherë gurin e rënde në themel ka vënë, gurin e përrallave, Në takim me zotin e djallin kanë dalë ai këmbësor kohësh të serta. E nje kulle eshte ngritur nje mije vjet mbi nje asht, mbi nje emer ajo flet per shkak te dashurise, per shkak te urrejtjes. Ali Podrimja | |
| | | Euridika Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1408 Vendi : Kosovë Registration date : 11/11/2007
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Mon Jul 21, 2008 10:30 pm | |
| Alarme të Përgjakura
Mbi rrogozin prej kashte, Ku netëve fle, Shtrova Dashurinë time... Po prap, brinjët t'i vret toka, plisi, E prap i fortë është te koka Trungu prej lisi.
Hej, vend! Plot diell e pa dritë! Pagan dhe fron për perënditë! Jetojmë nër male të lartë, Ku qlellln me dorë mund të zëmë Dhe prapë: Në ç'humnera kemi rënë!
Hej, vend! Që ngjyrat e Jonit, Erërat e portokallit me lule Mbyll Në një vorbë fasule. Dhe ndihesh I pasur në varfërinë tënde I lirë në robërinë tënde...
Hej, vend, Që prej dhimbjes po më bën të çmendem (Fatos Arapi)
| |
| | | Euridika Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1408 Vendi : Kosovë Registration date : 11/11/2007
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Mon Jul 21, 2008 10:31 pm | |
| Atdheu..
Atdheu éshté dhimbje, éshté dhimbje. Njé prill i pikélluar né shpirt. Atdheu éshté kryqi, éshté kryqi. E mban - dhe té mban ty - né shpirt.
Atdheu éshté toka e premtuar. Ti shkel si njé zot dhe s'e ka ndén kembe. Atdheu s'ka fjalé, ka sy té trishtuar. Vdes dashuria né dashuri qé té c'ménd.
Atdheu éshté buka e uritur, Té ikén nga duart e dot nuk e ngop; Endérr dhe ankth dhe shpresé e sfilitur; Me syté n'errésiré vetveten kérkon.
Atdheu éshté varr i hapur, éshté varr. Njé jeté drejt tij shkon me besé qé bind. Né njé piké loti mbyt lotin fatvraré. Né njé piké loti liriné e lind.
Atdheu yt i vogli, i vogli ai hyjnori i pavdekshmi si loti.
(Fatos Arapi) | |
| | | Euridika Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1408 Vendi : Kosovë Registration date : 11/11/2007
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Mon Jul 21, 2008 10:33 pm | |
| Nje grusht dhe mbi varr
Te gjithe po hedhin nga nje grusht dhe. Po une mbi te hedh: dy-tri copera qielli, dy-tri kenge labe dhe sterkala gjoli, kur perplaset vala neper rinnje ulliri. Keto donte shume babai im,i gjori, Babai im,i miri.
(Fatos Arapi) | |
| | | Euridika Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1408 Vendi : Kosovë Registration date : 11/11/2007
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Mon Jul 21, 2008 10:42 pm | |
| ARVANITËT Unë flas gjuhë e madhe shqipe, i tha mikut të tij Aristidh Kola - Arvaniti para se grekët ta vrisnin
Asgjë ende s´ka mbaruar më duhen 4 shekuj jetë për ta kthyer m b a r ë të kaluarën e shprishur
Në këtë bukuri mesdheu Të të vërtetave përmbys Unë mezi arrita të preki gjuhën e parë të Homerit
Homeri shkruante shqip Në shqipen e pellazgëve Unë vet tash e lexova Në pellazgjisht,Odisenë
(Rrustem Gezi) | |
| | | meli V.I.P
Numri i postimeve : 842 Age : 41 Vendi : diku ne gyrbet Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Tue Jul 22, 2008 2:05 am | |
| FALJA
Zot i math e i vërtetë Që kreve ç'shohëm në jetë, Edhe të tjerë që janë Pa funt pa krye pa anë, Edhe kudo je ti vetë, Syri yn tekdo shikon, Që nga lint e gjer tek përndon, Më çdo vënt të sheh fuqinë, Urtësin' e madhërinë, Falna gjithë mirësitë, Epna dituri e dritë, Tregona udhën' e mirë, Mos na lerë n'errësirë, Dhurona gjithë të mirat, Mërgona nga të pështirat.
Zot! Falna vëllazërinë, Dashurin' e miqësinë, Epna dëshirë të msojmë, E të mirat të punojmë, Bëna të but' e të qetë, E të urt' e të vërtetë, Jetënë ta trashëgojme.
Naim Frasheri | |
| | | Euridika Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1408 Vendi : Kosovë Registration date : 11/11/2007
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Tue Jul 22, 2008 2:18 pm | |
| Letër popullit tim... Populli im, buken e mengjesit nen sqetull, nje cigare tymzeze, sy rrathenxire nga pagjumesia. Ku po shkon kete fundshekull? Hapat e tu-. simfoni e nente bethoviane, mengjesi. dileme hamletiane, mesdita-. plak urt, femije rebel, ne c'enderr hyn, valle naten, nga c'enderr ne mengjes, valle del? Ti, i pasigurti si nje syth marsi, Ti, i sigurti si deti, me i urte se vete Buda, Me martir se Krishti, Me profet se Muhamedi. Lerme te t'i puth syte serish S E R I SH Syte, ah, syte, fole dhembjesh, arene tragjikomedish. T putha dhe putha gjithe pellumbat, Te qafova dhe qafova gjlthe detet. Ku po shkon, i bukuri im, kete fundshekull? Kudo shkofsh me merr me vete. Me merr ashtu thjesht, pa karrige, pa veture.
(Bardhyl Londo)
| |
| | | Euridika Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1408 Vendi : Kosovë Registration date : 11/11/2007
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Tue Jul 22, 2008 2:24 pm | |
| Elegji për babanë
Ti nuk je mé. As do té na shohésh, as do té shohim,baba, mé kurré. Ti nuk je mé.. Emrin ténd e mori ky gur, Vdekja - si vdekje , gjithmoné e dhimbshme, gjithmoné e verdhé... Me njé kordhele tufa kujtimesh né zemér na lidh. Tufa kujtimesh edhe elegjish. Jam i trishtuar dhe mé mori malli. Dhe mbi trishtime e mall duke ecur, ngjita rrugén e ngushté té fshatit. Shtyva derén e varrezés sé vogél dhe t'erdha te varri... C'fjalé té pathéna do té mé fiasésh? C'fjalé té reja déshiron té dégjosh? Prej kétij varri tani, baba, c'do té mé japésh? Até dité té thaté janari: pérpara teje Halil Alija e mercenari. Prapa shtépia né zjarr e flaké Duart e tua né pranga, plak i ngarté? Erdha té marr cfaré perket prei kétij varri. Kujtime té dhimbshme. Vuajtje krenare. Ti mos mé thuaj: "Biro... iané té trishtuara". Baba i gjoré! Uné, pa ato, do t'isha né jeté edhe mé i trishtuar. Dhe kur té vdes s'dua asgjé vec njé varr té thieshté. Atje né bregdet, ku népér net bisedojné yjet me qiparisat. Dhe fjalé té kaltra flet e shpréndan deti matané. Fjalét qé i njohim, qé i kuptojme, uné me babané... (Fatos Arapi)
| |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Gentiana Berberi Wed Jul 23, 2008 3:01 am | |
| KUSH E PROVON DASHURIN Sa te jem ne jete, dhe te jetoj, vargje per ty dashuri, do te shkruaj.
Kush e provone, dashurine e vertete, i lumtur do te jetoj, kudo qe te jete.
Kush per dashurine, luftone, eshte i lumtur edhe pse, se fitone. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Wed Jul 23, 2008 3:02 am | |
| TUNGJATJETA DASHURI Thone se kur vdes, trupi tretet kocka mbetet, nese keto jane te verteta, une edhe atehere, do vazhdoje te t'them, tungjatjeta.
Tungjatjeta dashuri, mirse erdhe ne gjirin tim, je e nxehte djek si zjarre, per ty zemera ka vec malle... | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Wed Jul 23, 2008 3:03 am | |
| DO TE BEHEM ENGJELLI YTE Sa here dale ne dere, syte te kerkojne, kerkojne te dale nje drite, qe shpirtin te ma ndricoje.
Kerkojne dicka, qe s'do te ndodhi kurre, deri sa nje dite syte per gjithmone, nga kjo jete ti mbylle.
per mua eshte me e lehte, te jeme large nga kjo jete, se vetem kashtu do keme mundesi, te rri prane me ty.
Do te rri prane, te t'shohe e deshperuar, por pa patur lote, ne syte e pikelluar.
Dhe kure te jem cmallur, gje qe s'do te ndodhi kurre, e detyruar do te shkoj large, te behem engjelli yt. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Wed Jul 23, 2008 3:04 am | |
| JETE E DESHPERUAR Jam e deshperuar, dhe vazhdoje te jetoj, sepse akoma te kam ne zemer, sepse akoma te dashuroj.
Qaj me lote ne sy, duke te menduar, sepse ti kurre ske, per te me kuptuar.
Kushe ne te vertete, dashurine e takone, zemeren e tij, per gjithe jeten e denone. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Wed Jul 23, 2008 3:04 am | |
| ENDERRA Kisha degjuar njehere nje perralle, nen jasteke te veshe, nje pasqyre dhe nje krere, qe djali i jetes ne ender te dale.
Dhe nje nate te bukur, me yje me hene, nen jasteke une vura, nje pasqyre dhe nje krere.
I mbylla syte dhe zotit ju luta, te me nxjere ne enderr, djalin qe do te dua.
me mori gjumi, dhe ne enderr pashe, nje pelivan, nje djale zeshkane.
Kaluan vite, por edrren se harrova, deri sa nje dite, zeshkanin e takova... | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Wed Jul 23, 2008 3:05 am | |
| ZEMER E VRARE... Kush ne jete ben vetem mire, vetem ZOTI e kuptone, se njerezia s'ka meshire, mendone se si te t'shfrytezoje.
Nuk kuptone c'eshte duke bere, nuk kuptone c'eshte duke vrare, por nje dite ZOTI do ti kujtoje, dhe te keqen ne dere do tia coje.
Seshte kollaj te vrasesh nje zemer, qe per ty ka ber gjithcka, prandaj kurre s'ka per te heshtur, te kerkoj cfare te dha... | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Wed Jul 23, 2008 9:58 pm | |
| Ovidi * * *
Ovidi ndjen në deje
vetminë e AUGUSTIT,
Në kahjen natyrale të cohës
shfaqet JULIA princeshë . . . ,
Ovidi “ndërton “ ROMËN
me ngritjen magjike të vargut
në internimin e ERËS ,
mbi supet e saj tunden
flokët julianë !
A mund, a mund, o Kohë Inkuzicionare
të internohen POETËT? . . .
Dy kahjet e cohës
njehsohen në Puthje,
Dy kahjet e Internimit
thyhen e ngjizen
tek njëra - tjetra,
Ndjenja ovidiane
nanuris Lirikën,
Fabia tejkënaqet
në Odat Ovidiane,
. . . Perandori internon vetveten . . .
THYERJA E DËNIMIT OKTAVIAN
Kristaq F. Shabani
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Wed Jul 23, 2008 10:06 pm | |
| Rrethi i mbyllur
Mban në trojet e veta
një sy të çelur…
Në u haptë rrethi papritur,
do të përmbahen
prurjet e mëdha
të lotëve të syrit?!
Prurje syri | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Wed Jul 23, 2008 10:08 pm | |
| Çnderimi
fiton një ngjyrim të ri,
çngjyrimi hesht
në një memecëri vjeshte
të divorcuar,
çlodhje pa tepërim
në një hark notash partiture
Betimit i bie grushti...
Më tronditi
ikja pa nishan e fqinjës...,
(së ëndërruar
në një natë
cinike
flokëshpurpuruar...)
Roli i Ç-së | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Wed Jul 23, 2008 10:12 pm | |
| *
I urti vijonte rrugën,
pa kthyer kokën
dhe rruga nga mundimi urtësohej…
Koka e të Urtit vërtiste Botën,
Ekuadori i saj çuditërisht hollohej.
Hollim Ekuadori
nga “Asma e lindur” | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. | |
| |
| | | | Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |