Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.

Shko poshtë 
+18
Luki
blerim
shaban cakolli
voglushja
murturi
Eva0506
Kristaq F. Shabani
meli
zeriatdheut
Guximi
Orfe@
E_Bukura
Kosovarja
Urata
Euridika
Arta
NetSerseri
Sofra
22 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6 ... 14 ... 23  Next
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 5 EmptySat Jun 14, 2008 4:54 am

221

Kur s'pi, jam krejt i fishkur dhe i tharë,
Kur dehem, mbytem, bëhem pus i vrarë;
Kërkoj pra mezin, Jetën çakërqef:
As that' as qull, po lagur leht' e larë.


222

Me poçen nënë sqetull, me Kuran në bres,
Kur drejt, kur shtrëmbër, kur për djall bares;
Ajme! S'kam Din e s'kam Iman e s'jam
As i Krishter' as Mysliman as Putperes.

223

As Kisha as Xhamia nuk më nxe,
Allahu më gatoi s;di me ç'hile;
Si grua pa lezet, Dervish pa Fe,
Në Qiell pa shpresë, dhe pa shtek mbi Dhe.


224

Besnikëve në Kisha dhe Xhamia
U çthurret zemr' e shpirt më çqetësira;
Po sa Sekretin e natyrës studiuan
S'i trëmp dot Qiell e Ferr me kotësira


225

Shpesh shpirti sulet nga kafazi t'ikë,
Nga Lloma në Liri, pa frikë;
Po thik' e Sheriatit ia pret krahët
Dhe e çalon, e ngrin, e mpin si pikë.


226

Xhami e Kish' e Tempull: robëri!
Këmban' e Minare: një patërdi!
Dervish e Prift e Hoxh' e Kryq e Hënë:
Pengime që të gjitha për Liri.


227

Në Labyrinth të Besëve kërkova,
Me Porosi e Dogma u qarkova;
Po u gënjeva; s'gjeta lule fare
Dhe vetëm driza t'egëra zbulova.


228

Fe kundër Fesh pa funt luftojnë,
Rrobat e çjerra gjithënjë arrnojnë;
I hodha që të gjitha tej e tutje,
Se Perëndinë s'e përfaqësojnë.


229

"Allahu ësht' i math!" çirren, këlthasin,
Nga gjëm' e tyre tunden e kërcasin
Për ditë pesë herë Minaretë:
Ay s'dëgjon. Vajtimet kot buçasin.


230

Disa bërtasin Dogma dhe Besime,
Të tjerë çfryjnë dokrra dhe mohime:
Po kuajve u zbulohet e Vërteta?
Askujt! S'qas pran' as mu' as ty kjo Trime.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 5 EmptySat Jun 14, 2008 4:54 am

231

Si, qysh! Nga Hiçi i vdekur të na marrë
E të na japë Shpirt e të na varë
Zgjedhë mbi zverk për gazin e ndaluar
Me zjarr e Ferr pa fund për çdo të shkarë?


232

Si, qysh! Nga krijatyra të kërkojë
Flori për Baltën e të na gjykojë
Për borxhe që s'ia detyrojm' aspak
E që s'ia lajmë dot! - O Djell, o Shkronjë!


233

Nga tmerr'i Perëndis' e me pahir
Padrejtësinë nuk e quaj Hir;
Sepse kur s'thom të Drejtën me çekan
S'qas dot në buzë Qelqin Xhevahir.


234

Adamin nga Parajsa pse, o Zot,
E dbove kur na je mëshirë plot?
Për mëkatarët është Hiri Hir;
S'ke Hir kur na e jep me djers' e lot.


235

Mëshirë! Mbytem në mëkat, në llomë,
Shpirti m'u err, o Perëndi, ndriçomë;
Jo si çpërblim për vepra që s'bëj dot,
Po darovisht Parajsë, Hir dhuromë.


236

Ti hiqma Udhën, ti shpëtim rrëfemë
Ti çilma Derën, Zot, dhe përdëllemë:
Ata që flasin n'emrin tënt gënjejnë;
Nga thonjt' e tyre, Perëndi, zbërthemë!


237

Vetëm fajtorët, ne, kemi besim
Që mirësia jote s'ka mbarim;
Me një pendim, kush nuk e bën të keqen
Dhe kush e bën s'të ka asnjë ndryshim.


238

Embël gjykon në Qiell Mëshir' e gjërë,
Po s'më pëlqen kjo Drejtësi me vërë;
E mira e pabërë s'ësht' e bërë
E keq' e bërë nuk ësht' e pabërë.


239

Që ke Mëshirë në Kuran e pashë
Dhe kurrë një mëkat pa bërë s'lashë:
Më thua se më ndih në të këqia;
"Më keq se un' a ka?" o Zot, të thashë.


240

Të mirat një nga një m'i nëmëro,
Të ligat togje-togje m'i spastro:
Ashtu më bëre dhe ashtu të dolla,
Mëshirë pra dhe Drejtësi trego.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 5 EmptySat Jun 14, 2008 4:55 am

241

Khajami vark' e fajdeve e shtoi
Dhe egjërën nga shpirti s'e qëroi:
Po s'dëshpërohet sa për Hir Qiellor,
Se Njënë kurrë Dy s'e nëmëroi.


242

Kundër së keqes shpirti më lëfton,
Me turp e vrer mëkatet m'i kujton:
Kam shpresë se m'i fal Mëshira jote,
Po prapë turpi mbetet e s'pushon.


243

Mëshirë lyp për shpirtin e burgosur
Mëshirë lyp për gjoksin e brengosur:
Fal dorën që Gërshetet përkëdhel
Fal buzën që puth Qelqin e Xhindosur.


244

A mundin farisjanët zemërngrirë
Për ty të bisedojn' e për Mëshirë?
Na ndjek në Ferr me zjarr, o Zot, na thënke!
Gjetkë m'i shit ato! Të njoh më mirë!


245

Derën e Shpresës e kam mbyllur vetë,
S'dua të shoh njeri e rroj i shkretë:
Një Ndihmës vetëm kam, Ay e di,
Ay e di ç'kam vojtur nga kjo Jetë.


246

Me bindjen Mbretërin' un' a ta rrit?
Me fajet Madhështin' a ta çukit?
Mos më punit, po falm' - o Zot - se the
Q'i fal mëkatet shpejt - von' i punit.


247

Me gryk' e zemër' - o Zot - kur më krijove
Dhe Ver' e Vajza ballazi më shtrove,
E dije pa dyshim që do t'u sulem:
S'kam faj! Kam bër' ashtu si e caktove!


248

Fytyrën Vajzës ia stolis me gas,
Me Lule, Hën' e Diell ma përqas.
Pastaj më porosit të mos e ngas!
Tamam: përmbys Dollin' e mos e zbras!


249

Me baltë më gatove: ç'faj të kam?
Me lesh e li m'arnove: ç'faj të kam?
Mbi ballë dhe të Mirën dhe të Ligën,
Me urtësi m'i shkrove: ç'faj të kam?


250

Me Llomë, dhe me Pluhër kur na kreve
Të Mirën dhe të Ligën na përzjeve:
S'fëjejmë dot pa dijën tënd'e lejen;
Qysh nesër pra na ndjek në Ferr të Feve?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 5 EmptySat Jun 14, 2008 4:55 am

251

Kur t'erren Tok' e Qiell nga Kijameti
Dhe të përmbyset Bota nga tërmeti,
E kap për rrobe Zotin e i thom:
"S'të kemi faj! S'na dbon dot nga Xheneti!"


252

Vullnet përveç Vullnetit t'tij s'të ka,
Për vepërim Ay liri s'më la,
Si deshi Vetë, çdo gjë ësht' e bëhet:
Kundër s'i vete dot, - a bën shaka.


253

Më la të verbër e më vuri ****
Në Labyrinth të Jetës në çdo çap:
Më shtyn të bie brenda dhe pastaj
Si mëkatar e si rebel më kap!


254

Rebel t'u sulkam, pse s'më shtyp për dhe?
Në sterr' u ngulkam, Dritë pse s'më dhe?
Parajsën si një rrogë kur e çkulkam,
Mëshirën, Mirësinë ku m'i ke?


255

O Ti, që me pusi dhe gracka thure
Greminën e përlotur ku na prure,
Që me predestinatën na mbërtheve,
Dënime për mëkate qysh na vure?


256

O Ti, që njerëzit me Balt' i tore
Dhe me Parajsë Gjarpërin na nxore,
Për çdo mëkat që faqen po na nxin
Epna e merrna ndjesë njerëzore!


257

Më dhe të mjerit mua sqojtësirë
Të mjaftë sa të mbytem n'errësirë:
Po sikur t'ishe Vet - o Zot - njeri,
A do ta deshe këtë tru të mpirë?


258

Në nisje dorëhapur, buzëqeshur,
Me forc' e me shkëlqim më pate ngjeshur:
Tani më çjerr e më përmbys përdhe!
Përse? C'të bëra që më le të çveshur?


259

Jetën këtej, Vdekjen andej më dhe,
E nesër do t'më shtypësh nënë Dhe:
Veprën e bukur, Zot, përse e prish?
Në qoft' e keqe, fajin Vet' e ke.


260

Për Vetëdije miriade vjet
Më le në Botë. Si ma jep, ma pret:
Kur dije q'e merr prapë, ç'ma dhurove?
Përse më ngjalle, kur pastaj më vret?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 5 EmptySat Jun 14, 2008 4:56 am

261

Zot, pse ma theve Poçen e skalisur?
Zot, pse ma thave Kopshtin e stolisur?
Tani më thuaj cili ësht' i dehur:
Un' apo Ti, që sillesh si i krisur?


262

Kush rroi mbi Tok' e s'mëkatoj? Më thuaj!
Ay që s'mëkatoi a rroi? Më thuaj!
O Zot, kur keq për keq ma kthen një lloj,
Mos qënkemi të dy një soj? Më thuaj!


263

Më linde pas dëshirës fuqiplote
Më le të mbytem nëpër llom' e lote;
Tani tregomë ç'është më e fortë:
Mëkati im, apo Mëshira jote?


264

O Zot, barrën e Jetës lehtësoma
Nga syt' e turmës çdo kusur mbuloma:
Nem paqen sot dhe pas Mëshirës sate
Kësulën, kokën nesër rrotulloma.


265

Ti, që sekretet na i di të gjithëve,
Që në shtrëngic' e zi na ndih të gjithëve,
Prit mbrojtjen dhe pendimin tim, o Perëndi,
Ti, që për hiç u fal Lavdi të gjithëve!


266

Vij në Xhami, po jo të të gënjej;
Kur jam atje dëfrim në zemër ndjej
Dhe iki shpresëplot; Vend më të mirë
Të lahem e të fle ku mund të gjej?


267

O Zot, nga vetja ime Ti shpëtomë!
Te lartësia jote Ti afromë!
Esëll, të Mirën e të Ligën njih:
Dua t'i mbyt e dehem! - Mëshiromë!


268

Khajam, me shpirt e zëmër plot mallkim,
Që digjesh në Skëterr' e në Vajtim,
Prej teje Zoti a kërkoi drejtim?
Cili je ti, që po m'i jep mësim?

269

Kur Ramazani ish më të mbaruar
Dhe kur prisnim Hënën e gëzuar
Në Furrën e Poçarit isha shtruar
Prej Poçeve dhe Shtëmbave rrethuar.


270

Cudi! Si njerëz, mbledhur në pazar,
Ca poçe bisedonin plot me zjarr;
Dhe befas një prej syresh pa durim:
"Kush është Poçe, tha, e kush Poçar?"
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 5 EmptySat Jun 14, 2008 4:57 am

271

Një tjatër tha: "Ah, punën e dëfteu
Qëkur Ustaj nga Balta na zbërtheu:
Pra, duke qenë një Krijesë Dheu,
Andej na mori dhe andej na ktheu!"


272

Një tjatër tha: "As foshnja pa gjykim
S'e thyen enën që i dha dëfrim:
Qysh pra Ay që na krijoi me mall
Po na dërmon, na çqyen me tërbim?"


273

Kësaj nuk iu përgjeq askush; po shtoi
Një poçe e shëmtuar dhe pa soj:
"Më tallin si të shtrëmbër; mos i dridhej
Ustajt të vëngër dora, kur m'artoi?"


274

Një tjatër tha: "Na trëmbin me kazan,
Me Ferr e furr; e Djall me katran,
Me Gjyqe, me vërdalla: jane profka!
Se Zoti ka Mëshir' e ka derman!"


275

Një tjatër Poçe tha me psherëtim:
"Mua më latë fare në harrim;
Po lagmëni, vaditmëni me Verë,
Dhe ja, e mblodha veten pa vonim".


276

Edhe kështu kur Poçet bisedonin,
Të gjitha Hënën prisnin e përgjonin;
Dhe thirrë pasandaj me brohori:
"Vjen një Saki!" dhe Verën lavdëronin.


277

O Zot, O Drit' e Vetëm e Vërtetë,
Më lumtërofsh a më dënofsh përjetë,
Me Ty kungoj më mirë në Tavernë:
Se në Xhami s'të puth - e s'rri dot qetë.


278

E gjeti dhe e çpalli Shënt-Elliu
Burimn' e Jetës q'ëndërroi njeriu
Dhe ma tregoi: tani s'i çkulem dot!
Ver' e Pavdekësisë më përpiu!


279

Këtu paraja kallpe nukë shkon,
Se menjëherë fshesa e spastron;
Një Shenjt na thirri në Tavernë: "Pini!
S'ka Jetë tjatër! Vdekja na përgjon!"


280

Në Jetë si mi Detin udhëtojmë
Dhe shpejt a vonë mbytemi dhe shkojmë:
Po kemi Zotin midis nesh sa herë
Me Verën e bekuar po kungojmë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 5 EmptySat Jun 14, 2008 4:58 am

281

S'do Trëndafili? - Gjëmbin prap' e kemi;
Parajsa s'qas? - Në Ferr të lirë vemi:
Cfryn Minareja - Ja, gjëmon Këmbana,
N'Alltar Kungata pret në re prej kemi!


282

Më thoni që do t'digjem në Skëterrën,
Se adhurova Dashurin' e Verën:
Aspak! Ju kini vetëm një Ndërmjetës,
Unë kam dy: Kungatën edhe Verën.


283

Një plak të shenjtë, t'urt' e mjekërgjatë
Kam parë që vraponte që menatë;
I thashë: "Ku po shkon kështu, Uratë?"
Më tha: "N'Alltar për Mesh' e për Kungatë".


284

Shoqe të bukura, shokë të zgjedhur,
Me Këng' e Valle në Gërmadhen mbledhur,
Kungojm' e puthemi me Dashuri,
Përsipër Fes' e Qiellit jemi hedhur.


285

Rreth Qelqit u afroni: merrni, pini!
Rrushkat me mall kujtoni: merrni, pini!
Se Vreshta tha: "Ky është Gjaku im,
Q'u derth për ju! Kungoni: merrni pini!"


286

Mystikërisht me frikë iu afruam
Me Bes' e Shpres' e Dashuri kunguam:
Nga Vetja ikm' u tarm' u transformuam,
Në Vreshtën e Vërtet' u transplantuam.


287

Te Shpell' e Shenjtë, natën, nga Alltari
Një Engjëll dolli me stoli prej ari,
Ngre lart Kungatën Vresht' e Xhevair,
Ma zgjat - fjesht Rrush! - Puth Qiellin mëkatari!


288

Rrush, Ver' e kuqe, si rubin që rrjeth,
Që qesh nga gryk' e shishes kur të derth,
Je gjak i zemrës që kërkon Clirim,
Kristali, lot i syrit, rreth të ngjeth.


289

Rrush, Rrush, që me Logjikë absolute
Të gjitha sektet nëpër vrima i fute,
Rrush alkemist, që pistën na e zbardhe
Dhe plumbin Jetës si flori ia zbute.


290

Rrush, o Sulltan Muahmud, o Ngadhënuar,
Ti helmet e ti tmerret ke larguar
Nga shpirti yn' i ngrysur e i ndryshkur,
Me shpatën tënde ti na ke shpëtuar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 5 EmptySat Jun 14, 2008 4:58 am

291

Na fryn në zemër gas e ngrohtësi,
Na thurr mbi krye drit' e bukuri,
Na çkul nga dimr'i djeshm' e brym' e pritme,
Na thyen hekurit, na fal Liri.


292

Sëlargu shtaz' e ndyrë u afërua,
Sytym, xhybekatran, as burr' as grua,
Na tha: "Vera prej Dinit u ndalua!"
Na theu Poçen dhe u shenjtërua!"


293

Mor Hoxh' i egër, ma mbaro qërtimin,
Mos m'ulëri në dasmën dhe dëfrimin:
Kap me tespie Qiellin dhe Bekimin,
Lermë Hurinë, Poçen dhe mallkimin.


294

Mor Hoxhë, një gjë vetëm më dhuro,
Beko pa folur, mos më prediko:
Un' ecij drejt, ti ecën fare shtrëmbër,
Se je i vëngër, sytë çap shëro!


295

E ëmbël është Vera me Dolli,
E ëmbël është Harpa, Vallja me Huri:
I ëmbël është çdo besnik që s'pi
Kur lark një mijë parasanga rri.


296

Me etjen Tavernarin e gëzoj
Dhe supet me mëkate i ngarkoj:
Kështu Mëshir' e Zotit hyn në punë,
Se myshterinjtë gjithënjë ia shtoj.


297

Lus Verën, jam pijanik: po, ashtu jam!
Pagan e heretik: po, ashtu jam!
Të sajin më kujton çdo Fe: jo, s'jam!
I Vetes jam besnik: po, ashtu jam!


298

Kam parë një heremit pa Ligj' e Fe,
Syrgjyn nga Qielli dhe nga çdo Atdhe;
E njoha dhe pyeta duke qarë:
Më trim se ky, o Zot, a pe?


299

Të vjetrit shok' e miq më neveritnë,
Të rinjt' prapë të vjetrat përsëritnë:
Tani kam hequr dorë nga çdo mik;
Kurrë Besnikë miq mi Dhe s'u rritnë.


300

Ky mik i zemrës, ku më var çdo shpresë,
Hap sytë! t'ësht' armiku m'i pabesë:
Miq mos kërko në turmën posht' e lart;
Të puthi kush? - Largohu pa vonesë!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 5 EmptySat Jun 14, 2008 5:00 am

Pano Taçi
Mos ma lexo


Mike, mos ma lexo dhembjen
në buzëqeshjen time.
nuk dua t'ua bëj mbrëmjen
t'iu mëkoj trishtime.

Mos m'i lexo sytë e thellë
tek rrijnë në humbëtim.
një dëshirë mallim ua ndjell
ç'më do ky shpirti im.

Mos më thuaj, se u bësh së gjalli
për ty pa pritur, unë.
pa pritur ma erdhi malli
që më ka djegur shumë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 5 EmptySat Jun 14, 2008 5:01 am

Eja mike

Sa herë vjen çapkëni prill,
çapkëne më bëhet shpresa,
brezin nga mesi ia zgjidh
malit, t'ia bëj rëkeza

Bredhi si qiri argjendi,
na rri nën tyl të mjergullës.
prill çapkëni, lisin çmendi
kur gjirin ia puth pjergullës.

Eja mike, na fton prilli
te ai vend q'u bë harim.
atje ku këputet ylli
porsi lot i syrit tim.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 5 EmptySat Jun 14, 2008 5:01 am

Sytë e saj


Kur hedh sytë në qiell,
qielli vetëtin.
Kur hedh sytë mbi tokë,
toka psherëtin.
Kur hedh sytë mbi mua,
zemra shkrepëtin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 5 EmptySat Jun 14, 2008 5:02 am

Bëj ta gjej


Kërkoj veten që s'e kam.
A ma pa njeri?
Dua të di cili jam
me kaq plagë në gji.

Kërkoj veten, bëj ta gjej
Thomëni, kush ma pa?
Dhe n'e gjej, me dhëmbë e brrej.
Brengat mua m'i la.

Kërkoj veten ku më humbi,
në ç'udhë pa krye?
Pa veten do më marë lumi
Pa veten jam hije.
Pano Taçi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 5 EmptySat Jun 14, 2008 5:02 am

Jeton Kelmendi
Nen hijen e kujtimit




Të kisha thënë diçka të harruar
Atë që s’të kujtohet as nesër
Harrimi bëhet gjithnjë e më i vjetër
Atëherë kur rrugëton heshtja
Te lisi i tharë prej diellit
po të pres
në radhë me vargun
e varur në cikol të mallit
Aty pritet vetëm e dashura
e unë u ula të pushoj
M’u shterë vjeshta ose ra drita
Provova me t’thënë diçka.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 5 EmptySat Jun 14, 2008 5:03 am

Jeton Kelmendi

Fjala kaperceu heshtjen



Dje jam mësue
Me heshtë
Me folë pak
Jam mbush frymë t' idhnimit
Zonave të këputuna
Syve tu
Kaherë kam nis me ardh
P’ej teje
Me t' folë heshtun
Me t' kallxue
Për ty e
Për veti
Dje jam hamendun
Me t’thanë
Se je
Buka e vargjeve
Uji i fjalës
Unë për ty
Kanga më e këndueme
Prej motit
Dje kam dashtë me heshtë
Me folë pak
Me u ba hije
Me ta zanë dritën e diellit
Kam dashtë
Me i kapërcye
Vakitë
E krejtë njerëzimit
Dje kam pa
Si mundem
Me u gjetë
Ma p’ej teje
Heret a vonë
Dje
Jam mundue
M'u gëzue ma së shumti.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 5 EmptySat Jun 14, 2008 5:04 am

Jeton Kelmendi
Zonja fjale e zoteri mendim



Kam fol pak
Ndryshe
Tepër ngadhënjyeshëm
Zonjushe
Por them
S’ma merr për të madhe
Fundja fjalët e një poeti
Janë
Dhe ti e din se lejohet
Mendimet e veshura me i zhveshë
Cipë cullak
E të zhveshurat
Me i veshë me kostume të qejfit tëm

Ose
Nëse për ty ka mjaftuar
Të them të dua
Atë që ia thotë gjithkush
Gjithkujt
Edhe burri gruas, vetë
Zonjushe
Unë kam krejt tjetër mendim


Sikur
Mendimi s’ka vlerë pa fjalën
Apo fjala
Ç’thotë pa e lodhur mendjen
Shpirt njeriu
Ti je zonja fjalë
E unë zotëri mendim

Krejt kështu i kam parë
Vetën me ty e ty me mua
Bile
Edhe këtë formulë dashurie
Gjithandej
Nëse ka mbet kund pas
Modernizimit

Prandaj
Zonja fjalë je e bukur
Kur zotëri mendimi
Ta jep bukurinë


E hë de
Duhet m’u pajtua se
Heshtja
Na vëzhgon ankthshëm
Çka po bëhet me ne

Po nejse mâ
Zonja fjalë
Dua me të puth tash
Veç një herë
Se e dyta e treta
Nuk e di si vijnë

Liria le të rrojë e lirë

Edhe fjala
Edhe mendja
Le të flasin çka
Të duan
Unë
Tani dua puthjen e parë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 5 EmptySat Jun 14, 2008 5:05 am

Anila Xhekaxhiu
Ngjyresë lundroj
trekëndore gjarpëroj nëntokës së mendimeve
rrugë bërë reje vozis qiellit
dehje dal prej vetes
turjelë ajrie
kacavirrem kaltërsive...


Vanitum


Nuk je më,
ambulant i cepit të rrugës.
Malli ka marrë përqeshjet e tua
shije të vjetra.
S`je aty.
As këtu me mua.

Labirint shthurë
mace shtjerr fill-magjik
pa mundur të përngjasë mitin.

Përbindësh përtypë vendkalimesh,
ngujime të shenjta.

Pritje shbërë pritjesh
tretur nxitimesh të përhershme
lëkura ndjen plotësisht prekjen e një trupi.

Hajdutçe futet në shtrat të së djeshmes.

Tashmë kam nevojë të dua,
të ndjej ndërmjet një tjetri,
për një të largët malli të më marrë,
t`ia them të gjitha
dikujt që s`është me mua.
Mbasandej,
diç që kurrë s`vjen në çastin e duhur
të terratisem:

“Kam nevojë për asgjë!”

Varg të pathënash,
poezi që kurrë nuk është shkruar
i shkoj përditë marrëzisë në fund:

“Këtu merren me gjëra të vogla”

S`më arrijnë sajesa të rëndësishme,
Guvë milingonash s`është guvë e imja.
Guva ime ka vend veç për mua:

“Këtu merren me gjëra të kota.”

Shpërfillshëm shoh sy.
Krejt kështu, shpërfillshëm
këmbët ecin
e kujt s`i vjen keq.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 5 EmptySat Jun 14, 2008 5:06 am

Anila Xhekaxhiu

Zemer



Tashmë
përshtatem si gjë e tjetrit,
dhimbjen ia ngjas
përmasave të një qenie.

Ngjyresë lundroj.

Guvë parahistorike
e “ Princit”1 të fëmijërisë
trekëndore gjarpëroj nëntokës së mendimeve,
rrugë bërë reje vozis qiellit.

Marr formë.

Hi taketukje,
dehje dal prej vetes,
turjelë ajrie
kacavirrem kaltërsive.

Për t`u bërë tjetër.

Borë që s`ra,
diell tradhëtuar rrezje,
takë këpuce,
thundër ndjesie.

Unë dhe ti
ti dhe unë
të dy bashkë
bëhemi gjashtë.

Hëm...!

Zemra është e çmuar!

Fund i shkurtër tre gisht mbi gju
gulçin frymës pres t`i rrëzojë
zhurmshëm.

Rrokaqiellë
si tek një i dashur,
qokë dashurie
adrenalinë vij.

Ritëm,
vend në shekullin e gabuar
s`resht së trokuari
ekstaza kundërmuese
alkoholi, nikotine.

Parajsa është zemra!

Heshtem,
kullohem,
kapërdihem
hije rrugine.

Qiell zvarritem tokës.

mollëz gishti
qelq, akuarium,
peisazh-lumtur
pres shiun.

“Princesha Anilë”
grumbull dorëshkrimesh
vjetëruar n`tezgëlibër.

Çapitje para meje shtriqen hapësirat.

S`di në duhen gdhendje
për të kqyrur mure.

Kopje egër,
brishtësi fort e bukur
poezi përgjumë.

“Je ne t`aime plus!
L`amour n`es pas toi!
L`adieu des cieux,
desire pour ne plus t`avoir,
ne plus être toi.
Tu n`es pas l`amour!
Ni l`oublie d`un bien aimé,
d`un cheri,
ni “je t`en prie”.
Tu es le seul “nulle-part!”

Fildishtë vetmie
strofkull krijimi,
kalldrëm epshesh.

Gërvishtë gete.
Gufmat e gjetheve
&
mbërritjet e stinëve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 5 EmptySat Jun 14, 2008 5:06 am

Delirium



Mugët harrimi
hesht pyetjen që është.
Zhvendosja e humb,
kllapia e thur.

Kupëpërmbysë
trishtmarrëzia,
kënaqësidehur u flet,
heshtjeve të drurëve,
ernave të marsit,
zgjimit të gjetheve:

“Pendesa të vogla,
qielli qeshet në xhamat
e ndërtesave të mëdha.
Onomatope e përjetshme
çirrja e kullës së Babelit.
Errësirat janë tokat e premtuara.
Kështjellat projektuan dhimbjen e gurëve.”

Anila Xhekaxhiu
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 5 EmptySat Jun 14, 2008 5:07 am

Anila Xhekaxhiu

Dite



Të hintat
shpatullave.
shikim pandalë
në stendën e një parukerie.

Avuj qelqesh.
Tymi i miqve,
perçe nusërie.
Brenda arnës së mjegullës,
“Madonë” e një dore mjeshtërie:

Kjo grua-ikje.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 5 EmptySat Jun 14, 2008 5:08 am

Anila Xhekaxhiu

Une


Mbi mendime
Flokët.

Rrënjësh
Lidhur
Të dyja.

Mbi këto nyje
Si mbi një gur
Çlodhem.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 5 EmptySat Jun 14, 2008 5:09 am

Fatmir Ceci
ETYDE Korcare


“Ky qytet,/meqense nuk ka det,/ka shume poete”

F.C




Dielli shkon pi

kafe, cdo dite

Nga Morava

ne Ostrovice

Dua qe ta ndal

si far mbi syte

Ai derdh filxhan.

me lag me drite….





*****


Aferdita ne agim

(dhe si agimi…)

E bukur!

E bukuur!

E bukuuur!

…..prej qiellit zbret

Ne mijra vajza te bukura shumfishohet

Te gjitha hyjni ,si shembelltyre e vet….



Ritual Ilir .Edhe me pare….

ne Odeoni. reze malit Morave



Plot Aferdita mbushet ky qytet i bardhe

Vijne nga malli…

prej Qiellit,

ne Token ame

Postlegjende



Qe pas legjende

Kostandini me bese

Banon ne qytetin tim

Ne lagjen 1,2,3,4…..mbase dhe 5.


Mjegullat ende mbi malet hingellijne…

Qe pas legjende

Kostandini besemire

Ska hyre me ne var

Por banon me nenen

Ne dy dhoma e nje guzhine

Mbi catite korbat ende krrakerijne…
Era si vajza dhe vajza si era



Voskopojarja me dy zogj ne gjoks

zbret nga mali.

E bredh neper fushe,plot dert dhe inat

Do liri pa fund

Ka deshira pa cak

(Sdo kufij nga male matufe…)
Do te vrapoje turavrap



Ne mbremje kacavirur pas blinesh vjen

Dhe dalim bashke xhiro ne bulevard

Pas flokeve te djemve perdridhet

Mbi kitara kendon ,tel I shtate

Nene strehe catish cucuris buza-buze

Ne nje kopsht e ze gjumi,qafuar me nje trumcak

Fole me dashuri





Ketu ,

Cdo vajze ,nje yll ne qiell e gjen , dhe dashuron

Cdo mbremje blu, ne rruge takohen legalisht



Ketu

Dhe mali me lumin jetojne ne cift

Flejne bashke ,dhe puthen cmendurisht



Ketu ,

Dhe Dielli ka te dashur ,si ashik

Fusha lind femije prej tij cdo vit



Ketu ,

Fole mes malesh, thurur me drite

Ketu ,

Dashnore jane vete dashurite.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 5 EmptySat Jun 14, 2008 5:12 am

Visar Zhiti

Janë zbukuruar plehrat në atdheun tim



Janë zbukuruar plehrat në atdheun tim,
s’janë vetëm lëkura patatesh,
qepësh e gazetash të hedhura
apo këpucë të kalbura,
apo mace të ngordhura.


Janë shtuar plehrat dhe janë zbukuruar
ngjyra – ngjyra si fundi i një ëndrre në mëngjes,
letra çokollatash vezulluese,
ambalazhe gjë a gjëzash,
fotografi lakuriq artistësh të ndaluar,
kuti të bukura pijesh të jashtme,
plehra të shtrenjtë: një kasetë, gjysmë manjetofoni, skelet veture.
Ja ca furça dhëmbësh
si picirukë përrallash
që kanë vdekur.


Pirgje me plehra, kapakët e shqyer të veprave të diktatorit,
fotografitë e tij të qeshura dhe pis.
Kalojmë anash plehrave, mespërmes plehrave,
plehra në kujtesë, në biseda, në karrierë
dhe plehrat ndonjëherë janë më pak të shëmtuara,
të dëmshme më pak.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 5 EmptySat Jun 14, 2008 5:13 am

Visar Zhiti

Mbase takimi i fundit me henen


Sonte ua hodha policeve,
Kur po me jepnin darken, ate supen e lige.
Sepse pashe henen. Eshte e rrezikshme
qe te behem edhe nje here
……………sic isha, lirik.

Nje ngushullim i verdhe, henor, i ftohte
mbyshi dyshemene te kembet e mia
…………..dhe po e lekund.

Une s’jam i pari qe denohet ne kete bote,
por me vjen keq qe s’jam i fundit une.

Hena - grua e bukur, mahnitese
sec i ben ca makjazhe nje cuni
………….pas kuintave te nje skene.

Erresire perralle dhe drita, drita magjike
si nje kozmos i vogel,

…………fluturues,
…………prej shprese.

Une isha ai aktori i vogel
…………qe luante aq mire
e megjithate s’e lane te behej aktor.
Qe ahere e kuptova: jeta eshte teper e veshtire
Dhe teper e lehte

…………nje tallje, nje loje.
Ja, mua m’i hodhen prangat, moj Hene.
S’e kupton? Eshte njelloj sikur ty te te shkulin
…………nga prania e Diellit
dhe te te flakin neper gropat astronomike
Ma bene kete gjeme
ngaqe shpirti im neper parajsa cmendurish
…………donte te ikte.

- Ej, t’u derdh supa! – me briti polici te koka
duke me kercenuar me garuzhden avdalle.


Mua me erdhi mire
Qe supa s’me ish bere me e shtrenjte akoma
Se enderrimet me nje hene ankthesh.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 5 EmptySat Jun 14, 2008 5:13 am

Visar Zhiti
nga libri “Hedh nje kafke te kembet tuaja- poezi te burgut”


Te kam dashur…

Shiun tim,
kthesen e rruges qe te largon nga shtepia,
puthjen e pare,
t’i kisha dhene ty.

Thash, te kam dashur!

Bregun e detit, abazhurin mbi fjaloret,
rebelimet e mia
t’i kisha dhene ty.

Te kam dashur, kaq shume te kam dashur!
Spektaklet e reve blu te syve te mij qe vazhdojne dhe ne syte e tu,
te gjitha ty t’I kisha dhene, ty.

Gjithmone te kam dashur si heren e pare.

Te gjitha kthimet ne shtepi ty t’i dhashe,
shtrengatat me sterkata yjesh ty t’i dhashe,
dhe gezimet e trishtimit qytetar ty t’i dhashe,
dhe gjysmen e molles qe bashke e ndame, ty ta dhashe.

Dhe ti te gjitha i harrove
si nje liber me vjersha
kur zbresim nga treni.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 5 EmptySat Jun 14, 2008 5:15 am

Visar Zhiti

Kenga eshte e mundur


A i keni pare hamenjte
kur rrokullisin me kembe nje fuci te madhe?

Keshtu do desha.
ta rrokullisja globin
qe te vinte sa me shpejt dita e lirise.

Liri, te dua.
Ty te besoj.
Nese ti je zeri,
Une jam goje.

Kur ti behesh harku,
une – shigjeta.
Te ngulem dua
tek e verteta.

Dhe rrjedhte gjaku
me gurgullime drite.
Mos paste arkivole
Per kengen time.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 5 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.
Mbrapsht në krye 
Faqja 5 e 23Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6 ... 14 ... 23  Next
 Similar topics
-
» Përmbledhje nga krijues të ndryshëm
» Lutfi coka/Cikel poezishe
» PROZE- nga autore te ndryshem.
» poet të mëdhenj shqiptarë
» Nga poet Aleks J. Zhapaa

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: