|
| Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. | |
|
+18Luki blerim shaban cakolli voglushja murturi Eva0506 Kristaq F. Shabani meli zeriatdheut Guximi Orfe@ E_Bukura Kosovarja Urata Euridika Arta NetSerseri Sofra 22 posters | |
Autori | Mesazh |
---|
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Sat Jun 14, 2008 5:16 am | |
| Visar Zhiti
Kush me ka njohur
Doni te me shihni, te me takoni prape? Duart e mia perjetesisht u lidhen me prangat, doren dot s’ua jap.
Dhe ne u takofshim, une prape s’kam c’them. Fjalet e mia kane vdekur si bletet neper lulet me helm.
Dhe ne thenca ndonje fjale, une prap s’di te qesh. Buzet e mia jane dallge pa asnje breg.
Dhe ne buzeqeshca (kuptohet, me ndonje femije)… Po une jam cmendur dhe ne ardhca perseri.
Dhe ne ardhca perseri, fantazme do te shfaqem rrugeve. Ne te vertete do tejem me te vraret ne burgun tuaj, poshte gureve. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Sat Jun 14, 2008 5:16 am | |
| Visar Zhiti
Do te vij perseri, do te vij, do te vij, do te vij patjeter. Castet le te behen kopsat e fustanit Qe ti te dalesh te me presesh.
Do hap nje rruge mespermes harrimit dhe do te vij. Do te shtyj lotet me duar dhe do te futem ne syte e tu.
Edhe dallendyshet vijne tek ajo pak balte e tek ajo fije bari qe quhen fole. Edhe trenat flene ne stacionin e fundit. Edhe une do te vij te rri ne buzet e tua, te shetisim bashke neper floket e tua si nje pyll. Do ta tremb friken tende si pasqyrimin tend mbi ujerat qe fergellojne, do ta gezoj gezimin tend si nje hene pranvere qe e mbushim me yje anash, te gjitha dredhite e jetes me dredhi do t’i bejme te mira si e qeshura, si dhembja, si besnikeria.
Do te vij, patjeter do te vij, jo si ankthi i te trokiturave ne dere, as si nje leter e futur poshte saj. Do te vij, i bute si zjarri, i eger si zjarri, i ngrohte si zjarri, i marre dhe i mencur si zjarri, tek ty do te vdes si zjarri qe s’vdes. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Sat Jun 14, 2008 5:39 am | |
| Luljeta Lleshanaku
KUR DASHURIA JEP NJE SHENJË...
Ajo futet ne rrjedhën e gjërave me arrogancë, si heshtja që pason trokitjet e çekiçit të gjyqtarit gjatë seancës. Gjithe qenia perkundet, nga puhia me e vogel nje are e ardhur gruri që pret për t‘u korrur. Tamam atehere kur ti kujton se je e mbrojtur, kur kujton se tashmë je vetëm një shpinë një shpinë e fortë, pa gjoks, pa bark, pa kërthizë, (veçanërisht pa kërthizë) si tavani i qilarit mbi ushqimet e konservuara për dimër. Zmbrapsem një moment e gatshme për t’ia filluar çdo herë nga fillimi me një paletë te pastër piktori e një vrimë të errët në mes. E nis për të disatën herë atë rrugë fundin e së cilës e njoh mirë, si prekjen metalike ne xhep të fishekut të cilin, gjatë rrethimit, ushtari i mirë e ruan për vete.
AROME QUMËSHTI ( Ne kujtim te H.Kupit )
Tani, pas shumë e shumë vjetësh mbase mund të pyes veten se ç‘më lidhte me atë burrë shtatëdhjetëvjeçar, me atë trung të vjetër qershie. Ndanim shumë kohë bashkë… Tregonte ëndrrat e një nate më parë me lëvizje të shkathëta të duarve si lopatat që pastrojnë rrugën nga dëbora. Lexonte fletët e reja e ditarit të shkruara gjatë vapës, duke i paraprirë me gishtin tregues, çdo presjeje, çdo fjale, çdo pauze … si fati u paraprin gjërave nganjëherë.. Flitnim anglisht një anglishte arkaike, të mësuar në burgje si i thone “ajrit”, “families”, “urës” “zërit” si I thonë, me një “o” të dëshpëruar, që mezi kapej, si një fije e thinjur floku në krëhër. Prej tij mesova te pyes “Si je ?” duke e shikuar tjetrin drejt e në sy. Mbi oxhak , fotografite e grave te familjes të gjalla e të vdekura, njëlloj të përkulura në skaje, me duar të kryqezuara ne bark si shtepi të gozhduara nga epidemitë. E njëjta gje, çdo ditë, për orë e orë me radhë deri kur unë shfaqja shenja padurimi apo qumështi I deles derdhej mbi zjarr. Kohë më vonë, kur ditaret do të zhdukeshin, kur qershia do te pritej, oxhaku do te shembej e fotografitë do të çgozhdoheshin nga heshtja e tyre, do të ndjeja therëse në hundë aromën e qumështit të djegur -afati I leximit kishte skaduar ! Nuk isha më fëmija qe të mund t‘i besosh testamentin e leximit, …se ti flasesh një fëmije eshte njëlloj si të shkelësh mbi gjethe të njoma pa pritur kurre të të pyesin “pse” dhe “si”.
BERLIN. HOTEL CITADINE.
Eshte mbrëmje. Jashtë dy- tri taksi te vëna ne pritje të ndonjë kalimtari që ka humbur rrugën. Dhoma është ashtu siç e lashë në mëngjes. Asnjë ndryshim. përveç çarçafëve të ndërruar nga duar që unë nuk i kam njohur kurrë dhe zhumës së lehtë të shiut që mbi xhama kercet si një tufë lulesh të thara kur u ndërrojmë vendin. Dhe i njejti mesazh në sekretarinë telefonike: një zë burri, i regjistruar muaj më parë, për një tjetër grua, për dikë që është fshirë me të njëjtit peshqirë të larë dhe parfumuar. E kthej mesazhin mbrapsht, e dëgjoj disa herë… Kryqëzohem në kohë me një histori të panjohur duke shmangur pyetjen:”Ç‘farë mund të ketë ndodhur më pas ?” Një telefonatë që vjen nga një kabinë telefonike, në nxitim e sipër, ndoshta i përmallur, fshin grimin nga fytyra ime pa shumë përkushtim, shpejt e shpejt, si atë të një figuranteje pas shfaqjes. Më në fund do të shtrihem ne atë shtrat te rregulluar nga duar anonime, te tendosem midis gjerave te mia te humbura ( pyetjeve që u ngutën të merrnin përgjigje ) si nje fill tregues prej mendafshi midis fleteve te sapolexuara te librit.
MISTERI I LUTJEVE
Në familjen time lutjet bëheshin fshehtas me zë të ulët, me një hundë të skuqur nën jorgan, gati mërmëritnin, me një psherëtimë në fillim dhe fund të hollë, e te paster si nje garze. Përreth shtëpisë, kishte vetëm një palë shkallë për t‘u ngjitur ato të drunjtat, të mbështetura gjithë vitin pas murit, për riparimin e tjegullave në gusht para shirave. Në vend të engjejve, hipnin e zbritnin burra që vuanin nga shiatiku. Luteshin duke u shikuar sy më sy me Të, si në një marrëveshje kryezotësh duke kërkuar nje shtyrje afati „Zot, me jep forcë..!”, e asgjë më shumë, se ishin pasardhësit e Esaut, të bekuar, me të vetmen gjë që mbeti prej Jakobit, -bekimin e shpatës Në shtëpinë time lutja ishte një dobësi, që nuk përflitej kurrë, si të bërit dashuri dhe njësoj si të bërit dashuri pasohej nga nata e frikshme e trupit. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Sat Jun 14, 2008 5:40 am | |
| Luljeta Lleshanaku
IKËN ZOGJTË
Ikën zogjtë ikën dhe si brenga lanë foletë këtu dimri si kupa i mbushi me shira i mbushi dhe i piu i piu dhe u deh nga vetmia.
KËMBANAT E SË DIELËS
Shpirti im përplaset si gjuhëza në faqet metalike të këmbanës.
E dëgjoni është këmbana e së dielës është këmbana e meshës së madhe të së dielës kur njerëzit dëgjojnë predikimet për një jetë të pamëkat dhe kujtohen të çojnë lule në varreza. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Sat Jun 14, 2008 5:41 am | |
| Gjekë Marinaj
KUAJT
Tërë jetën duke vrapuar rrimë Shohim veç përpara Ç'bëhet prapa s'duam t'ia dimë. Ne nuk kemi emër Të gjithëve kuaj na thonë. Nuk qajmë, Nuk qeshim; Heshtim, Dëgjojmë; Hamë atë ç'na japin, Ecim nga na thonë, Asnjë nga ne s'është mendje hollë. Kush qe kalë mbreti, Posti qe i lartë Kush qe kalë princeshe I bënë shalë të artë Kush qe kalë fshatari Pat samarë me kashtë Kush qe kalë i egër Tërë jetën fjeti jashtë. Po qemë dhe mbetem kuaj, para njeriut!
| |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Sat Jun 14, 2008 5:42 am | |
| SEPSE NJË DITË TË PASHË ME DETIN
Aherë, për të mbrritë tek dashuria ishim akoma të pakrahë. Si zogj të porsalindur prisnim dashuria të na hidhej vetiu në gojë. Prekjet janë të dëmshme për fëmijët me thoje, puthjet janë të rrezikshme si loja me zjarrin. Të bësh dashuri, pa u rritur, jo, jo shtoje. Por unë merrja frymë prej mushkërive tuaja. Tek flija, ti ishe ëndrra ku akoma lumturia dhe ndrojtja ime lëkundeshin të ekuilibruara. Tek ecja, ti më mbaje në ajër rrugëve baltore të Bajzës të mos njollosja pantallonat e hekurosur vetëm për ty. Çdo e rrahur zemre më qarkullonte në gjak emrin tënd. Larg teje isha si njeriu larg syzeve të tij optike - ngjyrat e universit më ngjanin po aq të lodhura sa unë. Imazhi yt ishte shkrirë në materiet e botës që thirrja në ndihmë. Pra, unë dhe ti, ishim një trup, një shpirt, një dashuri; po të mblidhnim moshën e ne të dyve do të ishim tamam 32 vjeç. Megjithatë je akoma i vogël, akoma, përsëritje. E prapë më gënjeje se të pëlqente të ishe e pacikëshme. Them më gënjeje sepse një ditë të pashë me detin. Krahët e tij muskulozë të tërhiqnin fort rreth thellësisë. Ai, deti, ti puthte sytë e tu si të ishin të parët sy që shihte. Ti madje, për ca sekonda, harrove frymëmarrjen. Të mbushëm ajër harrova edhe unë duke ju parë. Ti largoheshe në bluhtësinë e gjoksit të tij si një ëngjëll i bardhë. Po, po, e pashë atë detin tek i petëzonte gishtërinjët e ujët dhe si për inatin tim t’i preku lëmueshëm flokët, fytyrën. Madje i shtriu si nëperka tinzare edhe nën kostumin tënd të banjës. Ti e di. Këto gjëra vetëm unë dudet t’i kisha bërë me ty. Po, po! Atë që ti e bëre me detin duhet ta kishe bërë vetëm me mua. E ku ta dija unë se po ta lëshë dashurinë për më vonë ajo brymoset.
| |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Sat Jun 14, 2008 5:42 am | |
| VAJZAT E KALIFORNISË
Ecin majë gishtave mbi krahët muskuloz të tokës duke endur çudira në lëvizjen e hijeve, çudira të pasqyrta - kurthe vështrimesh, prekje që e ndajnë gjithësinë në kube të qelqta. Vajzat e Kalifornisë heshtin në gjuhën tamlore.
Me termetet dhe njerëzit u mjafton dialekti i trupit. Ndërsa me djemtë - syze përtej të cilëve deti u duket si një trandafil në çelje ato përdorin gjuhën e mjaltit; zëri u zgjatet si një ushtimë në të ardhur diku nga një lëndinë e bardhë dhe e virgjër yjesh. Kalifornia ka gjelbërim vajzëror të përhershëm.
Ndaj retë e bardha nderen konfuze midis tyre dhe qiellit. Ndaj vullkanet në Majami shpërthejnë gjoksin e zjarrtë duke i përcëlluar me inat buzët e kripura të ujrave. Ndaj pa vajzat e Kalifornisë vet bukuria ndjehet jetime. Ato, të bukurat, bjondinat, vajzat zëmjaltë jetën e djemëve e ngrejnë tek orët e zgjatura të ëndrrave, dhe ëndërrave të tyre u japin sisë të rritem të qashtra.
| |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Sat Jun 14, 2008 5:43 am | |
| Lindita Arapi Ngjyra e sëmurë
Profil Shenjtërie Dridhërohet Nën neon.
E verdhë Limon.
Kaq e bukur si e sëmurë Kam frikë T' ia shoh fytyrën Mos e vras Asnjë fije ere. Asnjë fije ere. Asnjë fije ere S' ka rozë më të dështuar Se ajo që hyn të ngroh këtë çast Ngjyrë e sëmurë Digjet Në ethe pa zjarrmi, ethe pa zjarrmi dhe pa zjarrmi Është shërimi
Njollë gjaku
Në dhoma te Bardha Shtruar Në shilte te Bardha Hyjnë Të fisit me qeleshe te Bardha Ulen. Fshijnë djersët me shami te Bardha Pinë Kafenë të nxehtë me filxhana te Bardha. Urojnë Nusen veshur me të Bardha Të trashëgohen Në ditë të tjera te Bardha Ngrihen Për gosti, therin delet e Bardha.
| |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Sat Jun 14, 2008 5:43 am | |
| Nga libri KUFOME LULESH 1992
UNE TE DUA
Une te dua Qetesisht Sic marrin fryme te kamurit. Per ato qe kam humbur Kaq fort te urrej Si nje i vdekur vrasesin e vet. Meqenese kembet do te kalben Nje dite Une te dua egersisht - Kafshe qe shqyen prene e vet. E di qe s'do te thithim ajer: Nje dite mes ferrash, Duke mos bere zgurme Do te ngordhin, Duke u qelbur ne ate are pa ere Qe emrin ka Harrim... Une te dua... Kur mbi ty peshtyj, Jam une qe te lepij me gjuhe Qetesisht. Te dua! Sa kohe jemi bashke, Nuk e di, pasta, S'e di, te dehurit s'majne mend c'marresi bejne.
| |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Sat Jun 14, 2008 5:44 am | |
| KUSHEDI
Dhe varrit tim do t'i vije era Kasolle e kalbur ne shi... Pastaj asgje Gjithcka tokes do t'ia kthej (gjithsa i mora) Kaq thjesht Si nena merr kripe e vaj hua. Pastaj asgje. Kushedi pas sa kohesh, mbase do te jem nje lule e bukur (ose gjemb) Ose te jem det ose buke... buke te hahet Kushedi...
| |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Sat Jun 14, 2008 5:48 am | |
| Zyhdi Morava
Te plepi i deshires
Jam ngjitur si keter, Te plep i deshires, ne maje, Shoh udhen nga duhet te vish.
C'muzike degjohet se largu!...
Rrugen e Puthjeve Tona
Rrugen nga puthja ne puthje, E ka mbuluar pluhuri
Heshtja prej qivuri.
Flutura Kujtimesh
C'feshferin keshtu Ketij muzgu Arome jargavani?
Flutura kujtimesh Ma trazojne shpirtin.
Me shum' nga te tjerat, Ah, te tuat ndritin...
Fleta e shkundur
Fleta e shkundur nga vjeshta, Ne renie, Me aq elegance, Ma kujton ikjen tende...
Ikje qe zvarre me merr, O dritez, si ishull ne terr.
Po te mbuloj
Mos u mbulo me carcaf kesaj nate, Kesaj nate me hene te lare. Po ta mbuloj me puthje te embla, Cdo pjese te trupit, ngadale...
Nga Dritarja
Shtrire ne shtrat e te zhveshur, Hena te pa nga dritarja
Gjithe naten ndejti atje, qyqarja...
Zili
Kerkend s'e ka patur zili, Zemra, kjo zemer e ngrate, Aq sa e ka shtratin tend, ku shtrihesh e zhveshur, c'do nate...
Mos iu largo
Mos iu largo hijes, Qe te vjen nga pas, Prane cas per cas...
Eshte malli im, Qe te ndjek me gas.
Vajtim i gishtave
-Perse me vajtojne gishtat e duarve, E dashur, fole perser?
-Pa me prekur, ndihen, e di mire, Emigrante mbetur pa atdhe...
Trendafili i thare
Mbi trendafil te thare, Ndejti zog i veres.
Petalet iu flladiten perseri.
Ti s'dukesh gjekundi, Shpirti im ne zi...
Pas shiut
Piklat mbetur mbi gjethe Mbi gjethet mbetur pas shiut, Jane lotet e dashurise sime, Te dashurise se uritur...
I fshin ylber' i endrres, I endrres te sfilitur...
Sa e bukur
Sa e bukur kjo dite Per te qene prane e prane Si fletet e nje dege Ku vallezon pranvera... Te cikemi paksa Castesh kur fryn era!...
Sa do zgjase
Sa do zgjase kjo rini e dyte, Per sa kohe, fole pra, per sa? Pa afrohu te t'i puth dy syte, Qe nje tjeter grua nuk i ka!...
Pa afrohu te t'i puth dy buzet, Qe shperndajne jete, miresi, Per t'u ndiere kadife e bruzet, Per t'u ndjere ndryshe nga tani...
Ne lendinat e prillit
Hapat e mi te ngathet Ne lendinat e prillit, Si kuaj te lodhur...
Sa vjec eshte ai zog qe kendon ate perralle Aq te njohur?
Kenga e tij kerkon te me joshe.
E degjoj edhe lutem qe ndarja, Mos kete ate moshe!... | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Sat Jun 14, 2008 5:51 am | |
| Poezi nga Nene Tereza Kur për shkak të moshës nuk do mundesh të vraposh, ec shpejt. Kur nuk do mundësh të ecësh shpejt, vetëm ec. Kur nuk do mundësh më të ecësh, përdor shkopin. Por kurrë mos u ndal!
Himni i jetës
Jeta është një shans, kape. Jeta është bukuri, adhuroje. Jeta është bekim, shijoje. Jeta është ëndërr, bëje realitet.
Jeta është sfidë, përballoje. Jeta është detyrë, kryeje. Jeta është lojë, luaje. Jeta është e çmuar, kujdesu për të.
Jeta është pasuri, vlerësoje. Jeta është dashuri, jetoje. Jeta është mister, zbuloje Jeta është premtim, mbaje.
Jeta është trishtim, kaloje. Jeta është himn, këndoje. Jeta është luftë, pranoje. Jeta është aventurë, rrezikoje.
Jeta është jetë, mbroje.
Jep çka ke me të mirë...
Njeriu është i paarsyeshëm, i palogjikshëm, egoist nuk ka rëndësi, duaje. Po bëre mirë, do të të veshin qëllime dytësore egoiste s'ka rëndësi, bëj mirë. Po realizove objektivat e tua, do të gjesh miq të rremë dhe armiq të vërtetë s'ka rëndësi, realizoji. E mira që bën do të harrohet nesër s'ka rëndësi, bëj mirë. Ndershmëria dhe sinqeriteti të bëjnë të lëndueshëm s'ka rëndësi, ji i sinqerte dhe i ndershëm. Ajo që për vite ke ndërtuar mund në një çast të prishet s'ka rëndësi, ndërto. Nëse ndihmon njerëzit, do të lodhesh s'ka rëndesi, ndihmoji. Jepi botës çka ke më të mirë, e do të zënë me shqelma s'ka rëndesi, jep... çka ke më të mirë.
Gjej kohë...
Gjej kohë të mendosh Gjej kohë të lutesh Gjej kohë të qeshësh Është burimi i fuqisë Është fuqia më e madhe mbi tokë Është muzika e shpirtit.
Gjej kohë për të luajtur Gjej kohë të duash dhe të duhesh Gjej kohë të japësh Është sekreti i rinisë së përjetshme Është privilegj i dhënë prej Zotit Dita është shumë e shkurtër për të qenë egoistë.
Gjej kohë të lexosh Gjej kohë të jesh mik Gjej kohë të punosh Është burim mençurie Është rruga e lumturisë Është çmimi i suksesit.
Gjej kohë të bësh mirësi Ështe çelësi i parajsës.
Duaj
Duaj deri në dhembje e nëse të dhemb, pikërisht për këtë do të jetë më mirë. Përse të ankohesh? Nëse vuajtjen e pranon e ja ofron Zotit, do të të japë gëzim. Vuajtja është dhuratë e madhe e Zotit: kush e vjel kush do me gjithe zemër, kush vetveten ofron ia njeh vlerën.
*** Ki gjithnjë parasysh se lëkura rrudhet, flokët thinjen e ditët bëhen vite.
Megjithatë ajo çka është e rëndësishme nuk ndryshon forca dhe besimi yt nuk kanë moshë. Shpirti yt ështe ngjitësi i çdo rrjetëze merimangash.
Pas çdo linje të mbërritjes është një linjë nisjeje. Pas çdo suksesi është një tjetër zhgënjim.
Përsa kohë je i gjallë, ndjehu i gjallë. Nëse të mungon ajo që bëje, kthehu ta bësh. Mos jeto me fotografi të zverdhura, këmbëngul edhe pse të gjithë presin të braktisësh.
Mos lejo të ndryshket hekuri që është në ty. Bëj që në vënd të mëshirimit të të respektojnë.
Kur për shkak të moshës nuk do mundesh të vraposh, ec shpejt. Kur nuk do mundësh të ecësh shpejt, vetëm ec. Kur nuk do mundësh më të ecësh, përdor shkopin. Por kurrë mos u ndal!
*** Sëmundja më e keqe e së sotmes është të ndjehesh i padëshiruar, te mos duhesh e të ndjehesh i braktisur. Ka kaq shumë njerëz në botë që vdesin prej urisë, por akoma më shumë njerëz vdesin nga mungesë e dashurisë. Gjithkush ka nevojë për dashuri. Gjithkush duhet të dijë se dëshirohet, se duhet, se është i rëndësishëm për Zotin. Ju është uri dashurie, e ju është uri për Zotin.
*** Duaje jetën ashtu siç është duaje plotësisht, pa pretendime; duaje kur të duan apo kur të urrejnë, duaje kur askush nuk të kupton, apo kur të kuptojnë të gjithë.
Duaje kur të gjithë të braktisin, apo kur në qiell të ngrenë si mbret. Duaje kur të vjedhin gjithçka, apo kur të dhurojnë. Duaje kur ka kuptim apo kur ngjan se nuk ka një fije.
Duaje në lumturi të plotë apo në vetmine absolute. Duaje kur je i fortë, apo kur ndjehesh i pafuqishëm. Duaje kur ke frikë, apo kur ke një mal guximi. Duaje jo vetëm për kënaqësitë e mëdha e sukseset e mrekullueshme; duaje edhe për gëzimet e vogla.
Duaje edhe pse nuk të jep çka mundet, duaje edhe pse nuk është siç do ta dëshiroje. Duaje sa herë që lindesh e sa herë që je duke vdekur. Por mos duaj kurrë pa dashuri.
Mos jeto kurrë pa jetë!
Dita më e bukur? Sot. Pengesa më e madhe? Frika. Gjëja më e lehtë? Të gabosh. Gabimi më i madh? Të heqësh dorë. Rrënja e çdo të keqeje? Egoizmi. Mëndjeheqja më e mirë? Puna. Humbja më e madhe? Mospasja e kurajës. Profesionistët më të mirë? Fëmijët. Nevoja e parë? Komunikimi. Lumturia më e madhe? Të jesh i dobishëm për të tjerët. Misteri më i madh? Vdekja. E meta më e keqe? Të qenit pa humor. Personi më i rrezikshëm? Ai që gënjen. Ndjenja më e shëmtuar? Mëria. Dhurata më e bukur? Falja. Ajo më e paçmuara? Familja. Drejtimi më i mirë? Rruga e duhur. Sensacioni më i kënaqshëm? Paqja e brendshme. Pritja më e mirë? Buzëqeshja. Ilaçi më i mirë? Optimizmi. Kënaqësia më e madhe? Detyra e kryer. Forca më e madhe? Besimi. Personat më të nevojshëm? Shërbyesit e Zotit (priftërinjtë etj). Gjëja më e bukur në botë? Dashuria.
*** Veprat e dashurisë janë vepra të paqes. Sa herë që do të ndash dashurinë tënde me të tjerët. do vësh re paqen që arrin mes teje dhe tyre. Ku është paqja është Zoti, e kështu Zoti derdh paqe e gëzim në zemrat tona.
*** Jemi veçse gurë të vegjël të hedhur në det që krespojnë(lekundin) ujin.
*** Gjej një minutë për të menduar, gjej një minutë për t'u lutur, gjej një minutë për të qeshur.
Mbi gëzimin
Një zemër e gëzuar është pasoja normale e një zemre që digjet dashurie. Gëzimi nuk është thjesht çështje personaliteti është gjithnjë e vështirë të shfaqesh i gëzuar: Një arsye më tepër për të kërkuar arritjen e gazit e për ta rritur në zemrat tona.
Gëzimi është lutja; gëzimi është forca, gëzimi është dashuria. E më shumë jep ai që jep me gëzim.
Fëmijëve dhe të varfërve, të gjithë atyre që vuajnë dhe janë vetëm, jepini gjithnjë një buzëqeshje të ëmbël; Jepuni atyre jo vetëm kujdesjet, por dhe zemrën tuaj. Ka të ngjarë të mos kemi mundësi për të dhënë shumë, por mundemi gjithnjë të japim gëzim që nxit nga një zemër valë dashurie. Nëse në punën tuaj hasni vështirësi dhe e pranoni me gëzim, me një buzëqeshje, në këtë, krahasuar me shumë gjëra të tjera, do të shihni veprat tuaja të mira. Dhe mënyra më e mirë për të treguar mirënjohjen tuaj qëndron në të pranuarit e çdo gjëje me gëzim.
Po qetë të mbuluar me gëzim, gëzimi do të shkëlqejë në sytë tuaj e në pamjen tuaj, në të folurit tuaj dhe në shpagimin tuaj. Nuk do të arrini ta fshihni dot pasi gëzimi shpërthen.
Gëzimi është shumë ngjitës. Kërkoni pra, të rrethoheni gjithnjë prej gëzimit kudo që të shkoni. ...
Gëzimi duhet të jetë një nga engjëjt e jetës sonë. është virtyt i një personaliteti zemërgjërë Ndonjëherë është manteli që mbulon një jetë sakrificash dhe vetëdhëniesh. Një njeri që këtë dhunti posedon, shpesh arrin maja të larta Shkëlqen si diell në gji të shoqërisë. ...
E Zoti ua ktheftë në dashuri gjithë dashurinë që keni dhënë o gjithë gëzimin e paqen që keni mbjellur rreth jush, nga njëra anë e botës në tjetrën.
| |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Sat Jun 14, 2008 5:52 am | |
| Trebeshina
Dy botët
Dy botë një mrekulli… Një jet' më vete tirret ditën dhe nata ngre një tjetër mbretëri.
Te jet' e ditës nxitojmë të harruar, të ndjekur nga një frikë e paformë te jet' e natës kthejmë për t'ëndërruar.
1963
Pa Titull
Mes territ ngjitem kodrës fill i vetëm, mundimin shtyj më kot dhe me përtim. Po lehin rrotull qentë… U lehin yjeve. Unë territ çaj e ngjitem me nxitim. Pse të nxitohem kur do kthehem prapë? Një yll u dogj diku në gjithësi… E ftoht' kjo mbrëmje vjeshte… Në të ngjitur Unë po mendoj atë që s'di njeri.
Po kthehem… prush janë yjt' te qiell i lartë, si vatër e madhe Durrsi tej po ndrin. Kam ftohtë… te qielli nuk i ngroh dot duartë. Të ngrohtët e qytetit s'më arrin.
1964
Qentë
Te bosht' i natës kthehen yjet, te gjum' i natës zgjohet gjumi, te heshtj' e natës shkon mendimi te hap' i rëndë! Nga larg dëgjohet një rrëmujë; po lehin qentë! Te pyll' i natës së qytetit po lehin qentë!
Dhe hap' i rënd' përplaset nëpër shkallë, dhe hap' i rënd' përplaset nëpër rrugë, përmes pallatesh një buçimë. Po lehin qent' te frik' e natës dhe griset befas errësira nga nj' ulërimë.
Po kthehen yjt' ngadal te bosht' i natës, te gjumi po kërkon të fshihet gjumi, Sa ndihen qent' në largësi. Ushtojnë hapat. Përmes pallatesh frik' e heshtjes shkon si lumi.
1972
Edituar për herë të fundit nga biligoa në Sat Jun 14, 2008 5:55 am, edituar 1 herë gjithsej | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Sat Jun 14, 2008 5:53 am | |
| Trebeshina
MELANKOLI
Në dritare të dy rrimë dhe nga hëna po shikojmë s'jemi parë dhe të mërguar njëri-tjetrin po kërkojmë.
Jemi fare pran'në jetë dor' për dore gati zënë: Diku rrugët na takojnë, po kalojnë nëpër Hënë!
1954
MENDIMI
Bie mendimi në mendjet e njerëzve dhe duket nuk ndalet, s'e merr dot era s'e lag shiu që bie rrëmbimthi. N'er' dhe në shi, as në mendjet e njerëzve nuk mbetet mendimi¦ Ne nuk do vemi më pas , kur vdekja vdekje të bëhet?!
1954 | |
| | | Guximi Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 2427 Age : 31 Vendi : Në "Komedinë Njerëzore" Profesioni/Hobi : Student Registration date : 12/09/2007
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Sat Jun 14, 2008 10:22 pm | |
| Ju lutem lexone kete vjerrshe te shkruar nga Hydajet Hyseni, eshte shum shum e mire. Dashkan ta varrosin draprin! E nuk e dine, Se ai qe varros buken, Do te korre nje dite urine. Dashkan ta varrosin cekanin! E nuk e dine, Se ai qe varros punen, Do te korre varferine. Dashkan te varrosin yll e diell, E nuk e dine, Se ai qe varros driten, E ndjell naten, terrin, zine... Dashkan t'i varrosin draper, cekan e yll; E cudi si nuk e dine? Si nuk e shohin te shkreten? Se ashtu varrosin njeri'ne Nerezimin, jeten vetveten... Madhore, me domethenje shum te fort, besoj qe e kuptoni | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: DHEMBJE KRENARE Sun Jun 15, 2008 5:02 am | |
| Fadil SHYTI
Ka kohë që gjendem në kujtime-pikëllime, Udhëtoj e udhëtoj rruzullit tokësor, Për ngushëllime, për gjakun e derdhur arbëror; Në çdo vatër shqiptare.
Ta ndajë:
Me të gjithë, e për të gjithë, Dhembjen krenare!
Dhembjen ta kthejmë në forcë! Forcën në Unitet Gjithëkombëtar! E ta ribashkojmë, lulëzojmë Shqipërinë Etnike, Për të cilën ranë zemrat heroike! | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Sun Jun 15, 2008 5:02 am | |
| MALLËNGJIM
Ku ka respekt dhe edukim, ka forcë dhe bashkim!
...Është natë von, më merr mallëngjimi,
Për odat tona dikur ; aty ku bëhej bashkimi,
Mblidheshin burra me vepra heroike,
Këndoheshin këngë të lashta epike!
Motrat dhe gratë tona krenare,
I mbanin odat me bujarinë shqiptare,
Si Zanat e malit, nderonin pa pushim…
Me pritjen bujare plot edukim!...
Dëftoheshin -trajtoheshin, ide të larta !
Përballë armiqve si të qëndrojmë,
Me besëlidhjen e madhe shqiptare!
Trojet tona si t´i ribashkojmë!
E fillonte fjalën plaku,
E përfundonte i riu…
Logu i burrave, e hapte fjalë-valën…'
Të hiqej qafet, okupatori shkja- ziu!...
Odat tona, dikur kështjella,
Rrënonin shtete armike,
Me ide të thella…
Krijoheshin Komitete!…
Komitete Shpëtimi,
Përhapnin rreze lirie,
Nga kullat tona…
Të hiqeshin ato re të zeza,
| |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Sun Jun 15, 2008 5:03 am | |
| R o b ë o r i e!
Kudo në trojet shqiptare,
E patën qëndresën e kishin folenë,
Shqiptarëve ua rritën shpresën,
Armiqve ua bënë benë!
Kanë kaluar vite, shekuj do vinë,
Histori jona me rrebeshe,
Nga këto baza popullore,
E mbajti të fortë Shqipërinë!
Suedi, Më 30. .05. 2008 | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Sun Jun 15, 2008 5:04 am | |
| E TMERRSHME!...
...Për 5 muaj, vetëm në rrethin e Fierit, zbulohen 30 vrasje, janë kapur 97 persona, kurse 15 persona janë në kërkim ndërkombëtar!!!
( Marrë nga gazeta Korrieri , Më 6.06.2008)
Nga kjo sfidë e rëndë që ka goditur kombin tonë; i shkrova këto vargje elegjiake- të nderuar lexues/e, mos kërkoni art -poetët po qajnë nga "gëzimi"!
...Kjo, që po ngjanë sot në Shqipërinë "demo (n ) kratike, ua kalon kohërave më të errëta të krajlëve dhe të mbretërisë fashiste!
Jo, nuk habitem aspak, që Shqipëria kështu po lahet në gjak!
Sepse, shtetin shqiptar, po e drejtojnë , besëprerët, neofashistë e torollakë; të tipave e vipave që u ka marrë koka erë!...Berisha - Mehdiu!.. KRIME NË VËLLAVRASJE ! Krimi në vëllavrasje , Po bënë kërdinë!
Sepse, tani nuk udhëheq,
"Si mos më keq" !
Enver Shqiptari, me Partinë!
Tani, shqiptarët e kanë bërë,
Krejt të natyrshme,
Si tymin -tragjedinë!
Janë të "lumtur" se:
Që si faculetën të shkretën:
E kanë futur këta fatzi- në gji- "demokracinë"!
Hiq, "mos të ndalen"!
Veç ta hedhin "vallen"!
Veç, le ta votojnë e ri-zezojnë;
Deri në amshim, në vetshkatrrim;
Salo Zinë! Katunde , qytete e dete: Si Bajlozi po i lanë në gjak...
...Dhe, nga froni mavi -zi;
Nuk po tundet aspak!...
Suedi, Më 6.06.2008
Fadil SHYTI | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: PA TË KEQEN TËNDE SHQIPËRI Sun Jun 15, 2008 5:08 am | |
| TAFIL DURAKU, PA TË KEQEN TËNDE janë çuar peshë kobtarët e mësuar në skenë njerëz orë ndërrohen enden të parapaguar hiena të mbrojtura kopshi si kokërr kripe sytë u plaçin thefshi qafën mbi fatin popull kokën ngrënëshi pa të keqen tënde ATDHE Burojë, dhjetor 1991 (Marrë nga përmbledhja e poezive “Kohë njerkë”, Rilindja, Prishtinë, 1992) NA VRASIN ZILE TË BARDHA hapësirës pa skaj rrugëve pa anë Shqipëri horizontit pa fund në qafë të ogiçëve të huaj varur zile prej letre në qafë të deleve rudina tringëllojnë zi kuku këto pela troje me zile kudo këtij horizonti mrizojnë hilet e huaja e tonat na vrasin zile të bardha unë thërras pranverë me Açarevë me Burojë me Prekaz po na vrasin zile të bardha kudo në Prishtinë në Shkup e në Tiranë po na vrasin katrash zile të bardha në qafë Burojë, më 28. 8. 1999 KORRSHIN KULMIN E TYRE e mbollën kohët zi e më zi për këtë shtëpi e mbajnë në kulm të zezën e mbjellur korrshin përherë kulmit të kurdisur tavanin me bërllok ngrënshin për mëngjes drekë e darkë u dalshin sytë e zverdhur duç kobtarëve të huaj kryeshtëpisë sime kulmi dhe koka endin hile të zezën tonë gatuajnë korrshin kulmin e tyre zi atë që mbjellin nën sqetull të huaj mos i shpëtoftë sherrit brezni e tyre dritë mos paftë as mos pastë kurrë kohëve të liga që mbjellë Maldelenë e kujtimeve të mia Iliri je korrshin kulmin e tyre të zi këto bisha të egra shtëpie moti i kanë shitur drutë edhe pas luftës së lavdishme të UÇK-së pikturojnë me ngjyrën e tyre të zezë korrshin kulmin e tyre të zi fajësisë së qëllimshme u mungojnë ngjyrat as dinë të pikturojnë ndryshe e unë të bëj Ty SHQIPËRI korrshin kulmin e tyre të zi | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: POEMË: ADEM JASHARI Sun Jun 15, 2008 5:10 am | |
| Fejzulla Duraku Kjo Kosovë fortë po qanë, Po vajton e mjera nanë! Një burrë trim me pas kanë, Zot ksaj toke sot me i dalë. Me i dalë zot mëmëdheut Si në kohën e Skëndërbeut Si në at' kohë dikur moti Kur ishte gjallë Kastrioti; Që Sulltanat si la kurrë Në Arbri me vendos flamurë! A esht' afrue dit' e bardhë? Si në Krujë kur patë ardhë! Me ardhë prapë e mej pa me sy Si e kanë nda ket Shqiptari! Shum po vu'n Kosova nën Sërbi! Si nën kthetrat e korbit të zi! Kjo Drenica po fol vetë; Ende trimat nuk më kanë vdekë! Ende trimat i kamë gjallë N' ball Serbies për me i dalë! Sllobodanin për me e ndalë.
Pushkë e fortë ku paska kris? Pyet Kosova, djepi Shqipnis? N' Prekazin e Ahmet Delisë, Lufton Ademi kunder Sërbisë! Si Tahir Meha qe luftoj dikur, Per të gjallë s'u dorzue kurrë! Njëmijnëntqind e nëntdhjet e tetë Në Mars ngritet legjenda vet! N' kamë po çohet Legjendari, Komandantë Adem Jashari.
Nga Kraleva, Nishi e Piroti, Nga Prokupla vijn oj vraft Zoti! Si re e zeza' kur prishet moti! Ushtritë serbe kolonë po shkojnë Ushtar, polic nga Belgradi çojnë, Pesmij trupa po parakalojnë! Tetëdhjet tanke po i dërgojnë! N' Mitrovicë ushtria kalojnë, Drejt Skenderajt ata po shkojnë! Forca t' mëdha nga Skenderaj vijnë, Pa çelë drita n'Prekaz po hyjnë. N'Polac n'Llaush stacionohen, Tre katunde keç po rrethohen! Nga Llausha e kanë lajmrue, Ademit i kanë tregue; Veç Prekazi është rrethue! Ademi djemve u paska thanë; Çojnu trima gjithë në kam, Mitraloz e bume mej marrë Gjith n'pozicjone për me dalë, Shkau Prekazin don me kallë! Shkau neve na paska mësy, Në Prekaz ushtria don me hi! Qoftë përhajr Ademi po thot, Njëqind vjet kemi pritë si sot.
Te Jashart boll janë mundue, Dajt nga Llausha per me shkue. Askush s'mundet me u afrue! Ndihm Ademit s'po mujn mej çue! Shum keç shkiet e kan' rrethue! Si me lisa me e gardhue! Rrethimin t'gjall mos me kalue, Askush i gjall' mos me shpëtue! Topat e shkaut po kërsasin, Kullen Ademit ja godasin! Tanksi, minahedhsi s'po pushojnë, Barot e hekur ngado gjëmojnë!
Jashart kanë nis me kendue Edhe me kangë tuj luftue! Pushkë e kangë s'po i ndalin! Zakon u kishte lën i pari, Tuj këndue lufton Shqiptari.
Çou nipash, daja po m'ja ban Ishte plak besa daja Osman Edhe Ademit çka i ka than; O Adem ti je si djal i ri Krejt prapa nuk mujë të t' rri Gjith ka lufton pas s'muj të t'vi, Nje besë të Zotit po t'a jap Për Ty një pushk se la pa e zbraz.
Britë Ademi, lëshon një za; Ku të kam Hamëz more vlla? Mbahu fortë, qëndro o burrë, Pushken shkaut mos ja ndal kurrë, Kurrë at' pushkë mos me ja nda Kem me u djegë me shka ka! Jem në luftë qe njëqind vjet, Sot ësht' koha me tregu vetë Me hek qafe serbin përjetë. Adem Jashari keshtu po flet, Po u thotë aj familjes vet: Se ket punë kur e kem nisë S'kena ba mend me lan përgjisë, Amanetin në vend do ta çojmë I madh' e i vogël dot luftojmë, Jashart krejt me u farue! Po na fund kena me fitue.
Plot tre ditë e plot dy net, Pushka në Prekaz po kërsetë! N'ditën e parë shpëtojkan krejt Asnjë i vrarë te Jashart s'po jetë.
Dit' e dytë para se po zbardhon, Komandir Ilija shka po bon? Nja tridhjet milic po i urdhron, Të tridhjet t' Arkanit janë kanë! Prej Ushtrisë largue janë, Kullës s' Shabanit i shkojn pranë! E kcejn murin janë hi n'oborr! O Ademi edhe poj heton Një za djemve po jau lishon, Fort Ademi edhe po bërtet! Djem e nipa po mi thërret, Po i leshon zë vëllaut vet; Priti Hamëz të gjallë mos i le. A dhe Hamza të gjall s'po i le! Sa po mujn shkijet po i palojnë, Jashart pushkën nuk po e ndalojnë S'po i lan shkijet të gjall me hi Në prak me ju shkelë në shtëpi, Kishin brenda rob e fëmi! K'shtu Ademi besën e kish ba; Në dorë të shkaut mos me ra Me ka krejt kam me u vra! Kurrë Kosovën vet' nuk e la! Me ka krejt pa u farue! Kurrë Kosovën s'kam me l'shue, S'kam me l'shu, shkijet me pushtue! Brez pas brezi e kem trash'gue, Iliret kët tok' kanë sundue, Dardan-kosovar kanë luftue! Kurr Kosovën se kanë dorzue. Amanet t'parët lanë naj kanë; Kurrë Kosovën mos me e dhanë Kurr Serbies mos me ia lanë. Sa po mundë shkije po vret I kanë vrarë njëzet e tetë! Nja dy t'gjallë i kanë zanë! Ademit shka na i paskan thanë; Fort po e lusin, bej po i bajnë T'gjallë me na l'shue a nuk ban? Edhe Ademi po m’ i ngon; S'kena ardh ketu me luftue, Po me zorë na kanë çue! Çaj Ilija na ka urdhnue. Atëher Ademi po menon? Shqiptari e ka pas zakon Me liru aj që vetin dorzon. Adem Jashari burrë azgan Të dy serbet po i liron! Njërit shka çka i paska thonë? Shko Ilijes fjalë i çonë; Baca Shaban ty a t'ka thanë, Besë në ju nuk ban me nxanë! S'kemi pas kurrë besë me shka, Gjithë n' tradhti na kanë vra.
Plot dy ditë e plot dy netë, Po na zbardhë dita e tretë! Në Prekaz pushka po kersetë! Jashart me Serbi tuj luftue! Se kan nder mend me u dorzue! Me u dorzu kurrë të gjallë! Shkaut pushken s'ja kanë ndalë, Nuk po ia ndalin pushkën hiç, Farun shumë ushtar e milic! Shum' ushtar e milic të vrarë! Nëpër oborr e nëpër arë, Nja treqind të vramë i lanë! Si duaj kashte me u kanë Permbi trupat e shkive t'vramë Shokët e tyre po kalojnë! Drejt Jasharve ushtria shkojnë! Sikur drapri n'arë tu korrë, Si me drapër mej pre mu konë! Si kall'zi gruri nëpër tokë. Pa shpirt sllavt bien si borë! Ademi n' mitraloz tuj korrë!
Ushtria e Serbisë u farue! Jashart nuk dojn me u dorzue. Komandira edhe Gjeneral, Thojn Ademi nuk jepet i gjallë! Krejt Serbia k'tu me u kanë!
Gjeneralat po urdhnojnë; Granatimet po i shpeshtojnë! Shumë predha kullën qëllojnë! Barot e hekur po lëshojnë! Gjylet ishin kanë mallkue, Rob e fmi i paska farue! Rob e fmi granata i vret! Edhe Hamzën me daj'n e vetë, Bacën Shaban me nipa krejt! Jet Ademi veç me djal t' vetë! Babë e bir po bajn gajret Po qëndrojn si me u kanë tridhjet!
Ushtria kull's iu afrue Dham n'dham me çetnikët tuj shkue! Një plumb ishte kanë mallkue, Adem Jasharin ka qillue! Ademin keq e paska marrë Edhe Ademi jet' po ndrronë!
Djalë i vetëm po më lufton! I gjallë kullën s'po e dorzon! Brenda ushtrinë s'po e lejon, Të gjallë shkiet si len me hi Si lenë gjallë mej hi në shpi. Të mramtën pushkë zbraz Kushtrimi Edhe djalin e merrë timi! E merr flaka, era barotit Në gjoks i bjenë gjylja topit! Gjylja topit veç po ma vretë Dhe Kushtrimi një fjal e fletë Sa për plumba se kishim dertë! Familja ime me një shtetë Ke tu luftue treqind vjetë!
Autor: Fejzulla Duraku Bruksel,05.03.2008 | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Për Shqipëri Sun Jun 15, 2008 5:11 am | |
| Mehmet BISLIMI, Eh, sa e sa trima Ikën me sy hapur E sa e sa trimëresha Nuk i mbyllën sytë!
Eh, sa e sa heronj Nuk i prehu qetësia E sa e sa gjenerata Prehja nuk i qetësoi
E prapë nuk u bë Shqipëria As sot
Kur do të arrijmë që Dinjitetshëm ta themi Ne Bijtë e Shqipërisë Jemi! | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Poezi nga libri i Rrustem Gecit „Sa vjeç je Shqipëri“ Sun Jun 15, 2008 5:13 am | |
| R I L I N D J E Rend Shqipëri rend Rend Shpirt I kombit Rend Shqipëri rend Rend e mos pusho
Rend Shqipëri rend Është ditë e flamurit Rend Shqipëri rend Me zemrën e burrit
Rend Shqipëri rend Mijëvjeçarëve të ri Rend Shqipëri rend Shqipërisë Kuq e Zi
Rend Shqipëri rend Tokës tënde rend Rend Shqipëri rend Me flamurin tënd
U R I M I A duhej të vdiste Troja Për një grabitje gruaje E sotmja s´ka përgjigje Nga Troja del ende tym A duhej të vdiste Troja Për dy të dashuruar Apo,..nga një dashuri e nxehtë e një mëkati, ...ajo kohë më s´ flet. E sotmja s´ka përgjigje Me vdekjen e Trojës U shuan dhe pellazgët
VITI 2 MIJË E 7
Kjo krenari për të vdekur Nëpër fushat e betejave Nga djemtë tanë të rinj Eshte kod i atdhedashurisë Kjo krenari për të vdekur Nëpër fushat e betejave Me idenë e ndryshimeve Është armike për armikun
O i çmendur i vetëtimave Zbrit poshtë të shihemi Kosova veten nuk e vret Po shkreh në ballin tënd
MOLLA E KUQE Në Konferencën e Berlinit evropat Toplicën e ndanë evropat Toplicën e vranë evropat Toplicën e thanë se, ajo pjesë e Shqipërisë as emrin më s' e flet!...
K L E S T A
Çastet dhe instinktin unë s´mund t´i ndali prej aty nis frymëzimi pavetëdija dhe guximi * * * Çdo kohë e mbrapshtë prapa lë prapësitë, të gërryerat e t h e l l a një kujtesë të gjymtuar * * * Njeriu është njerëzimi që përkund mendimin të qeshurën hyjnore të dhimbjes dhe qenies
T O M O R R I
Ky diell I vluar n´ largësi Vjen drejt nga gjithësia Vjen me rreze stinësh, të Ndritë ku është Shqipëria
Ky diell i vluar n´ largësi Ulet i kthjellët n´Shqipëri Takon y j e t këtejpari Dhe ngjitet vetë n´qershi
Ky diell i vluar n´l argësi Që derdhet mbi Shqipëri Nuk është i zgjedhuri ynë Po i dashuruari i tokës
D Y R R A H U -------------------------- Sa vjeç je Shqipëri lexojeni barin, gurin ajrin, pemët, vreshtat ujin e bardhë të lumit
Sa vjeç je Shqipëri putheni të bukurën putheni të bukurin jasemini e lulevalëve
Sa vjeç je Shqipëri 5 mijë vjet s´janë pak Po s´ janë dhe shumë pyeteni valët e detit
A U L O N A Krejt Brenda kraharorit Kam fuqinë e këngëve Frymën e plot betejave Dhe pasionin për artin
Krejt brenda kraharorit Kam librin më të ri Një poezi më ndryshe Nga poezia a k t u a l e
Krejt brenda kraharori Në brendinë e zemrës Fjala kullon dhimbjen Dhimbja kullon fjalën
K O R A B I Ata që shtijnë në tanët Janë krisma të armikut Fantazma të mbetura Të vrasëve të eposeve
E L B A S A N I Unë e mbrojë vetveten sa herë ajo do të mbytet ose të bie e të rrëzohet nëpër rrotat e fatit të saj
Unë e mbrojë vetveten Me tingujt më me ngjyra Me ndërrime ndjenjash Të instinkteve të mëdha
Unë e mbrojë vetveten Me Janinë e Preshevë Me shqipëritë e mia me Kosovë e Tetovë
S H Q I P Ë R I Ji vend i qëmotshëm Popull që do vetveten Ji një gjak me Kosovën Ji një gjak me Iliridën
Ky dhe a t d h e i yni I bërë prej k o h ë s h Me pemë dhe me det Është një pasuri e jona
Kujtesë s´kam për asgjë Po jetën e lexoj brenda Plot ishin Itakat tona Që ne vetë i humbëm
T I R A N A Në një kohë pa kohë kur çdo gjë ishte zero Tirana e qante Tiranën Dhe shtetin në s h t e t
Në atdhé atë mbrëmje hotelet kudo ishin bosh prej shtëpive prunë kafe hoteli s´kishte as bukë!
Tirana vërtet q a n t e me një diell pa dritare n´ atë varfëri ekstreme secili shante si dinte!...
D U R R Ë S I Mos qaj lulen që mbeti vet Por qaje djalin që iku në det Durrësi e Dyrrahu një etni Denbabaden q y t e t i ri Në tokën e pasur të Dyrrahut Deti i shqipeve vetë ligjëron Një tërmet që i ra Durrësit Nisë një dramë me sa vijon;
Më tragjikët i mbyti dheu Kripa e Durrësit kripë flori Nga të gjallët e atij tërmeti Mbeti r ë r a e një lot në sy
Deti i Durrësit det me plazh Ylli i Durrësit yll me gjirmë e r a rërën e dredh e tund dallga detin e do me fund
Dashnori Durrësit puth thellë Me të puthura fëmijën nxjerr I gjithë qyteti puth me zjarr puthja Durrësin e mban gjall
KRUJË E LIRISË
Ç´është ky ajër me aq verë nis prej fushave e maleve merr Ç´është kjo pemë argjendt e ar gjitha këngëve m´i bie mbarë!
Mijëra v j e t janë stinët tona Mijëra v j e t Shqipëri mbi dhé Krujë e gjakut të Skënderbeut Flamur-madhja e gjithë atdheut!
Krujën e bukur,Krujë e ashpër Piqet s h e g a,... kuq nën fletë Që nga k o h a e Kastriotit K r u j a ka...h i m n i n e vet!... Qysh kur t o k a ishte fëmijë Gjuha shqipe ish gjuhë e parë Ndal o bir,..që të jap ca mana Një pikë lot kujtim nga nëna!
Plotë,... argjende ka Shqipëria Ullinjtë e Krujës janë me ar Rrofsh o Krujë e Skënderbeut Flamur-madhja e a t d h e u t ! KOMBI I QEJFEVE
Të gjithë miqtë e festave të dasmave e përvjetorëve shprehin emocionin e tyre identitetin e kombit krijues shpirtin e ashpër të këngës dehjen e kombit shpërthys Studius të ditur të Evropës Jo rastësisht na quajtën Komb i madh i f e s t a v e komb krijues i k ë n g ë s komb i fortë i humorit komb i seksit dhe poezisë
N D R Y S H I M E T Ikëm ta mundim të k e q e n Ikëm t´i k ë p u s i m prangat Ikëm se s´ pamë rrugë tjetër Ikëm se p l a s i dhe kënga!
Vrasës të mbetur të regjimit Na rrahën, na fyen e na shanë Me ato anije si vuajtja jonë E dimë ... si prekëm matanë !
N´atë k o h ë të mundimshme Babilonë të babilonisë së madhe Shqipërinë gati e ç m e n d ën Me varfëri e të t a l l u r a
Ikëm ta mbyesim të keqen Që e keqja të ikë, të mos godasë D o s j a jonë prej refugjati Shpirtin ma b ë n të më plasë!
Për atdhé shpirti më dhemb po për largësi kishim nevojë Ikëm se s´ patëm rrugë tjetër e ç´ ferr kemi ngrënë matanë! ...
V Ë S H T R I M Ç ´ m o s h ë ka Shqipëria Lexo gjëmimin e dallgëve shndrrimin e shiut në ujë shndrrimin e ajrit në frymë
R O Z A F Ë S E murosur por vdekjen shkeli Lotin tënd v ë l l a i ta mbaj Dhimbja e madhe s´ lë as lot Ah, Rozafë, ç´ u deshëm sot!
Asnjë kohë nuk është pa diell Asnjë kohë nuk është pa qiell Në ditët më të mira të murosën U s t a l l a r ë t,...të deshën ty!...
Në fund të l i q e n i t uji qante Pse murosën në mur atë grua Ah, Rozafë, Rozafë, moj motër Plot murtaja ranë në Shkodër!
E murosur,.por vdekjen shkele Shkodra, ty Rozafë të deshi Në vend të bukur të murosën Me një mall e me një dhimbje
Qytete të bukura ka Shqipëria Në këtë botë një është Shkodra (Ah, Rozafë,.Rozafë, oj motër) Plot rrufe na ranë në Shkodër!
G J I R O K A S T R A
S´ dua të a r g j e n d o j asgjë I kërkoj humbësit, shokët e mi Këmbë u ngjita deri tek ju të pi një kafe e një gotë raki;
Mbi atë kozmos të v o c k ë l Gjirokastrën e g j e t a të tërë Një qytet me shumë të veçanta Një kodër e shtypur, e bërë!
Asgjë s´ dua të a r g j e n d o j kërkoj Librin e këngëve të Artës ...në luftën për “Termopilet”, kërkoj p o e t ë t e Gjirokastrës!
Në Gjirokastër s´kërkoja Trojën As shtëpinë e Zeusit që s´ flet i kërcënuar rëndë nga Greqia Homeri këtu ishte n´Ekzil, vet!
“d i e l l i fryrë”, ”hënë e vrarë”, ia dogjën emrin H o m e r i t; Një Greqi thuaja e pazakontë, ia mori sytë , po ia la nderin!...
S A R A N D A A j r i e J o n i në Sarandë I puthin l u l e t në verandë Fryma e Jonit, frymë e lirë është e butë e pa mynxyrë
Sarandjotët burra të dheut burra trima të mëmëdheut M´ atanë detit qan një çam një poezi me lot e gjëmë!
Jonë e bukur, Jonë prej deti bukur t´shkoka sot gërsheti ai bilbil që këndon n´ Ksamil do që Çami të jetë i l i r ë!
Mes S a r a n d ë s e Korfuzit Shqipëria shqipërisht lulëzon Qeshu Sarandë, rritu Sarandë Gjithëshqiptare në detin Jon!
Bëhu o grek, thoshte Homeri Mos vër gisht në Ilirik, do të të vrasë uji, do të bjerë mal s´ vritet Troja më me Kalë!...
B U T R I N T I Në amfiteatrin tonë antik Pyeta ajrin,...ç´ po thëthitë Po bëjë hije, e mbjell pemë Në Butrint po bëjë poemë
Nga Butrinti,..në K o r f u z Pashë të vrarën tonë në buzë Në t e a t r i n tonë a n t i k; Drama e madhe s´ishte frikë Kaonë, Molosë, Thesporotë Burra trima e me f l o t ë Mjeshtrit e artit në Butrint Lanë pas veprat, edhe sytë!... Na ishte Eskili këtu njëherë Vjershëtor e burrë me nder Në Iliri kishte një motër Ilirishten e fliste në sofër!
Hënë e verës, hënë me zjarr Dorën diellit do t´ ia marrë Në Butrintin tonë a n t i k Drama e madhe s´ishte frikë!
T H I R R J E Në ligjet e të jetuarit nuk ka drejtësi për të gjithë as dashuri të mjaftueshme një dhuratë e tillë mungon po unë u bëj thirrje lexuesve të ngritën kundër padrejtësisë dhe diellin ta ngrejmë me duar me sa më pak dhimbje me sa më pak vuajtje Poezi nga libri „Sa vjeç je Shqipëri“, libër i vlerësuar shumë nga kritika letrare Rrustem Geci – Dortmund/ 2007
ARVANITËT Unë flas gjuhën e madhe shqipe, i tha mikut të tij Aristidh Kola - Arvaniti para se grekët ta vrisnin
Asgjë ende s´ka mbaruar më duhen 4 shekuj jetë për ta kthyer m b a r ë të kaluarën e shprishur
Në këtë bukuri mesdheu Të të vërtetave përmbys Unë mezi arrita të preki Gjuhën e parë të Homerit
Homeri shkruante shqip Në shqipen e pellazgëve Unë vet tash e lexova Në pellazgjisht,Odisenë
Dortmund , 2008 | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Anabel Li Sun Jun 22, 2008 5:11 am | |
| Edgar Poe
Shumë vite kanë kaluar, Në një mbretëri të bukur plot magji. Afër detit jetonte një vajzë e dashuruar Me emrin e shtrenjtë, Anabel Li. Jetonte ajo vetëm duke menduar, Të më deshte dhe t'i shfaqja dashuri. Ishte e freskët, e brishtë, e dashur, Në këtë mbretëri plot magji. Afër detit dhe unë isha i ri Dashuria jonë, kalonte çdo dashuri. Sa e desha vajzën time Anabel Li! Engjëjt që rrinin në qiellin e kaltër, Na shihnin të vrenjtur me zili. Kaluan vite, ata që na kishin zili, Në këtë mbretëri plot magji. Afër detit dërguan një të zezë stuhi, Që e ngriu, vajzën time, Anabel li. U sulën engjëjt dhe zbritën në tokë, E morën atë nga kjo jetë. E varrosën, më mbytën në lotë, Në këtë vend afër në det. Engjëjt që nuk janë krejt të lumtur, Na shihnin me smirë ne të dy Oh! Kjo ishte arsyeja (çdokush e di) Që në këtë mbretëri plot magji Afër detit, tufani erdhi për ta shkulur Për ta vrarë, vajzën e bukur, Anabel Li. Dashuria jonë, qe më e fortë se çdo dashuri, Që kanë ata që janë mbi ne Që janë mtë ditur se ç'jemi ne. Prandaj dhe engjëlli që në qiell rri, Dhe djalli që vështron me zili, Shpirtin tim nuk e shkulin dot krejt Nga e bukura ime, Anabel Li. Hëna kur del, më mbush me ëndrra Për engjëllin e bukur Anabel Li Kur yjet janë në qiell më rreh zemra, Ata flasin, për vajzën time, Anabel li. Kur valët përplasen me furi, unë rri aty, Mendoj për atë bukuri Që e desha me aq dashuri. Për nusen time, të varrosur te bregu në det, Në varrin që dallgët e rrahin përjetë.
Autor: Edgar Poe | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Sun Jun 22, 2008 5:12 am | |
| Shpesh për zbavitje, detarët në lundrim, Marrin albatrosë, ca zogj të mëdhenj deti Që ndjekin anijen me përtim në rrugëtim Kur kjo rrëshqet mbi zgavra tmerri. Sapo mbi dërrasa, ata i lëshojnë, Këta mbretër të hapësirës së kaltër Ulin me dhimbje flatrat që bardhojnë, Si lopata lundrimi në rërën e lagësht. Ky udhëtar me krahë bëhet i plogët Shformohet dhe shëmtohet, s'ka më bukuri, Dikush i prek me llullë sqepin e dobët, Tjetri e përtall, çalon përbri tij. Poeti ngjason, me këtë princ kaltërsish, Që sfidon shigjetarin, përqesh stuhinë Po kur në tokë ai ulet sërish Krahët gjigandë si pengesa i rrinë. Autor: Bodler | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. | |
| |
| | | | Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |