|
| Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. | |
|
+18Luki blerim shaban cakolli voglushja murturi Eva0506 Kristaq F. Shabani meli zeriatdheut Guximi Orfe@ E_Bukura Kosovarja Urata Euridika Arta NetSerseri Sofra 22 posters | |
Autori | Mesazh |
---|
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Wed Jul 23, 2008 10:19 pm | |
| *
Tek ecën,
ashtu topolake,
me vështrim të thyer
nga moskamja
thërret për të larguar
urrejtjen, si një plagë e hapur,
por s’ka medikamente
kanata e plakur… Plagëhapur
Shënim:
Titulli i këtyre vjershave të mia është vendosur në fund të poezisë.
Kjo mënyrë: preferenca ime.
Kristaq F. Shabani | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Thu Jul 24, 2008 2:21 am | |
| Gjella e Shën Mërisë virgjër
Oj jet' e ëmbël,o Shën Mëri, vjershin e ri ea na mbiso; si do shurbier,si ti t'pëlkier, ti bashk' mene nga e këndo.
Na ning dimi ti të vandonjim, ti të nderonjim si meriton; se je fanmirë se na do mirë, këta ti thomi,këjo baston.
Cili njeri sa i lart' je, sa gracje ke,mund nimëronjë? Vet' Zoti inë ti di vandinë, jatër gjuhë s'di ti këndonjë.
Nd'atë dikret çi fjet karta, vetëm sa lart ti qeve vënë; neve të tjerët të bjerrt',të mjerët, gjarpri mëkatat na pat ngrënë.
E bër' aposta për Tënzonë, shkele Dimonë,i re pir mort; ti vetëm qeve porsa u leve, ndi trut' ia ngjoke,ia ngjoke fort.
Jot ëm' Shin Ana me Shin Xhakinë fimilë s'kinë e,pjot me lot, e shertëruan,e agjëruan, ashtu ti bjetin ka Inzot.
Me vute e meshë e raciuna, me divuciuna e me hjidhi, të kunçipirti,të parturti Shin Ana e mirë ndi pjakëri.
Kur ti u leve,e qiell e dhe bëri hare ndir gjith' kundat; haret' i solle kur ti dolle, dolle si dielli e pamëkat.
Tri vjet u mbille ndi një kuvend bëre kutiend ti Tënëzon'; i dhe nji lule,nji trëndafile, i dhe të virgjrit çi lulëzon.
Andaj Zotinë tij t'u prejar, t'u namurar e mir' të dish: e të bekoi,të shëjtëroi, e shpirti kurmin t'e bëri kish'.
Nj'ëmgjëll aposta të suall mbashatën, të suall uratën ndi kit modh'; - O e lumja grua,Ti si e thua? Ti Zoti in' për ëm' të zgjodh.
Ti rispëndove:- U'jam e virgjër Si nji e virgjër mund jetë ëmë? Këjo mbashatë ning ësht' uratë; pir nji të virgjër ësht' më se nëmë.
Ëngjëlli foli:- Jo,se Zotin' tek vete hin,ning e danon virgjinitatet e puritatet; tek më e nget,më e ngjaron.
Si pasikiri tek dielli hin, ai ning e nxin,e dritëson. Mos kij pahur,mos kij timur: vet' Shpirti shëjt' vjen e të mbjon.
Jul Variboba | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Thu Jul 24, 2008 2:21 am | |
| Kanka e të zgjuarit
Zgjou,bir,jo më gjumë, ngjou,se mi fjëjte shumë. Jeta ime,xha m'u zgjo, zgjou se bëre nino. Vjen një legë pekurar' pruçesion ti vizitar. Gjegj si loznjin,si këndonjin, dhenë e detin e gjëmonjin, Karramunxa e fishkarole, surdullina e rusinjole, mirë bukur e ngular, - o çi vjersh! Ti rikriar. Gjegji,bir,e iu gëzo, me kto duars i beko. Ruaj rigale çi ti sualltin, gjithë mandrën e rëzuatin. Nga me dorë ti kit qengje, çi ësht' e bardh' si nji skamëngje. Çi ësht' e tener këjo gjiz'! Ruaj e suall ki kaçiapriz. E kaciqin me kit dhi e suall ki buzëzi. E gastratin pjot lesh e suall ki këmbëlesh. Ç'ësht' i ëmbël ki huall! Erdh Nikolla e t'e suall. Nji manure pratunere e njo zok si kaçjulere e nji t'egërith pëllumb e suall Ngjisku me nji tumb Via,bir,zgjou,pravoi, pekurarët bekoi. Erdh edhe nji leg' divote tue kënduar parambote. Ruaji,bir,e i gëzo, zgjou se bëre nino. Vjen Xhudita me nji gjel, zunë fill ajo kangjel. Suall Malita nji kapua, e e motra nji pagua. Pesë bracë xagarele suall e ve Rutiçele. Suall e bija ca këstanja, kirgorina edhe milanja. Suall Rakelea nji brez se t'e ngjeshinj nd'atë mes. Me nji fash rikamatë erdh Suzana çi me natë. Lia suall dica skutina, e ca ve Carafina, e Dilusha,çi u martua, suall nji kez',m'e suall mua. Ruaji gjith' e i beko, zgjou se bëre nino.
Jul Variboba | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Thu Jul 24, 2008 2:22 am | |
| KOSOVE PRANVERE 1998
-fragmente-
Porsi nga zeri i Perendive u zgjua kontinenti plak nga cili ankth i tragjedive sot mbi Kosove kulloi kaq gjak.
Ne cilen kohe jeton keshtu ky popull si mbi rrjedhe ujvare femijte kaq shekuj qiellin blu e shohin mbi helmetat sllave
Dhe digjen strehet e shtepive nga tym i tyre u thinj Zoti tek syr'i nxjere i nje femije permbys po rokulliset globi
...Bota u ngjeth nga ai gjak krimi lideret tane pelegrine lotet per ty nga mallengjimi nxituan ti fshijne ne Athine
E tera zi mban zi per vdekjen per foshnjat qe ti veshi zija atdheu ame nen kenget greke feston aheng...Miss Shqiperia.
Por mbi fantazmen e percarjes fisnike dhe ne dite te zeze ti perterin zene e te pareve JEMI TE GJITHE NJE KOMB VELLEZER
Tek arkivoli yt vigan qe drodhi kombin sot nga rrenja partite e shkrehura po zgjaten te mbushin baterite e rena.
Mbi arkivolin tend te madh zinxhir i zgjatur-thike pas shpine nxin kontabande e shtetit ame qe lidhte Beograd-Athine.
Heronjte e rene ne vite thelle kjo ore fati prane ti pruri Azem Galica ka nxjere ballin theret diku me ze Herkuli.
Leviz nje dege,zhurmon nje flete e psheretin me ze te thate Drenice,e bukura drenushe tyj kush guxon te vret kaq gjate.
Zenel Gjoleka armet mori theret tek ecen me furi Kosove Laberia ime udhen nje hap e kam tek ti.
Dhe At Gjergj Fishta tek kendon per shkjaun shkja e fisin fis me rapsodite e tij nen sqetull del nga nje mriz hyn tek nje plis.
Ti qe ke lind Shen Kostandinin Ti qe ke rrit Niket Dardanin Ne balle me himn te Krishterimit Nen kembe plaget e Tiranit.
Aqim Shehu | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Thu Jul 24, 2008 2:22 am | |
| Para bustit te Selam Musait
Koha hedh paprere permbi festen tende dimri- floke bore vera -drite hene
Dhe te vijme te veshim rreth duke t'u mbledhur ndersa ti ne heshtje ri ne bronx i derdhur
Eh gjithe kete bronx valle ku ta gjeje vete do ta shkrije plumba do ta beje.
Ri... po nuk te rihet ndaj te vijne mornica ...vrapi yt po endet poshte nga Babica
...Lugjesh ne ato nete zbrite si veri projektoret ndiqnin sharkun tend te zi.
Flaka neper duar me rembim te futej gjalmi mbi dyfek dridhej mos keputej.
Plumbat neper xhepe (gjetur breg pas bregu) me therime misri hynin tek dyfeku
Dhe kercisnin eger plumbat tane te ralle se kish shpirto mosri se desh gjak ne balle.
Malet neper mjegull sa i zgjoi pushka kafshateb e gojes varen poshte mbi mushka.
Buke per lirine moj kasolle te erta dhe dridhen kapisrat nga muskat e serta
"Biruni o burrani hop...ti zeme se gjalli dhembet nga urrejtja krisnin posi atralli
Deti sa te pa kur ne qafe dole te thiri si nena ti si djale i fole.
Dhe vertiti valet sa te pa tek shtegu te te mir tek gjiri te te sill te bregu.
Vlora krahelidhur c'vrull te dha te gjuri Malua nga ballkoni te tundte flamurin.
Ndaj ti si i dehur rrugen poshte e more po c'kish aq shume tela c'kish aq shume llogore.
Plage me plage si lule sec te doli gjaku me te kuq flamuri t'u qendis shajaku.
"Keshtu rencim,-fole e c'vlen sa liria lule Labi yne Selam Salaria.
Plumbat bresherime t'u permlodhen brenda Leberit koke me koke u ulen te kenga.
Si prush kenga jote u digjte ne balle ndersa ti mes kenges erdhe prap i gjalle.
Prape ti i pari zgjuar nga liria o ti lule stralli Selam Salaria.
Zilet e kemboret heshten permbi pllaja lugjet prape gjemimet gatuanin ne maja.
Dhe sot rete nga mali qe gjemimet sjellin posi iso labe vijne e te peshtjellin.
Ti ngul syte mes tyre si mes luftetaresh sikur ri mendohesh c'kenge do tja maresh.
Buzet ti te kenga ballin te liria lule,Selam Labi Selam Salaria.
Cdo tufan zberthyer gjoksin ty ta gjeti sharku si legjende telave te mbeti.
E te vijme te busti si ne prag te deres po ti as duhanin s'ke kohe te na dredhesh.
Duart i ke zene -Cke ashtu ne duar? gryke e nxehte e topit ti ka perveluar.
Krahet me shajak dredhur neper tyte ahen neper hekur sa te shkrepin syte.
...Ja keshtu ne bronx ty te ka liria Lule Selam Labi Selam Salaria.
Permbi festen tende qekur ti ke rene Mali po derdh bore fusha po derdh hene.
Dhe rri,gjoksin hapur balle c'do furtune Sharku si legjende telave lekundet.
Aqim Shehu | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Thu Jul 24, 2008 2:23 am | |
| Naganti i Isa Boletinit
Bene udhe te gjate te inglizi vinin Ismail Qemali Isa Boletini.
Hynin dy shqiptare brenda ne pallat njeri luftetar tjetri diplomat.
Shqiperi e tyre kish halle e mjera armet zoterinj regull,rine te dera.
U ngrys luftetari syte i shkrepen cike lere diplomati i tha me qerpike.
Dhe ua la tek dera Isa Boletini poshte nen brez,te vogles syte i shkrepetinin.
Faqen vene te trupi veshin vene te gjaku je edhe per mua thosh ajo se largu.
Hapat qete e qete binin ne pallat njeri luftetar tjetri diplomat.
Here-here qerpiket si gershere perplasnin thua drite te huaj syte nuk u qasnin.
Dhe tha lordi i madh gjuhen duke zgjidhur me humor te huaj me nje gaz te hidhur.
Ja dhe carmatosur zoterinj shqiptare si kallkan i ngrire ngriu fjal e pare.
Pa nagantit siper brezit me si pritej por nen brez e vogla zu te hasharitej.
Mblidhte xixa zjarri permbi trup te bukur priste luftetarin qe ti thoshte "duku".
Syte e diplomatit zjarr te hidhur shkrepen Isa Boletini brrom nga brezi tjetren.
Brrom aty perpara mu te lordi prane "Madheri Shqiptarin kurre s'e gjen pa arme".
Zbardhelloi sermaja shkreptiu fildishi ...ndriten malet tona andej larg,tek ishin.
Qelqe e shandane dhane drite te lige Ismail Qemali qeshi nen qerpike.
Dhe naganti ulur rrinte sic i duhej dora nga i zoti tyta nga ti duhej.
Nxinte tyte e vogel brenda nxinin halle... Shqiperi e vogel ne tryeze te madhe
Aqim Shehu | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Thu Jul 24, 2008 2:24 am | |
| TUNGATJETA,AZEM HAJDARI
Atdheu eshte krijuar nga hiri i martireve La Martin
Te balli yt po shihej mali te zeri yt-degjohej deti jeta te ngriti piedestalin vdekja te vuri monumentin.
Neper podiume balle flamurit u rrit imazh i kryetrimit me hapat -shpelle te Bajram Curri me ballin drite te Naimit.
Te vdekja jote-vater drite njerezit me mall ne sy shikonin gjaku nga plaga jote ridhte qe nga kufijte e prere te Kombit.
Martiret,vellezerit e Kosoves Sa te pane te shtrire,qe nga larg i zgjaten plaget drejt Tropojes Plaget e tu te ushqenin gjak.
Po ty te vrau nje shtazeri te tere t'i njihje,kohe spate te shtine aq shume me bresheri se i trembeshin dhe vdekjes sate.
Ne sy t'u rrotullua bota (Kreta mbi glob u ndal qefin) Ne Beograd u ngriten gotat dhe u trokiten ne Athine.
Era mbledh zerat e balades nga trojet e te gjitha aneve Fustanella e Osman Takes mbi balle te hapet valle came.
Zeri i atdheut ne shpirt te pruri driteza yjesh,harqe rrufeje cdo dite me shume ti prane flamurit cdo dite me shume plumba drejt teje.
Mbete legjende me dy vdekje,- njera mbi plumb,nje mbi dekret Njeren e more poshte me vete tjatra rri lart,"pa imunitet".
Burgut i the -Urdhro te pres! Ia njoh dhe hekurat qelise jane vijat e flamurit grek qe bredh si zot mes Shqiperise.
Rrethuar me dy heshtje tok i shtrire si jje segment rrufeje i madherishem,degjon poshte heshtjen e shtetit siper teje.
Puhi e luleve te varri "vrasesi u fsheh" te peshperin ti bisedon intim me barin: Kujdes,mos vrasin Shqiperine"!
Ti ule ballin nen flamur, Drejt miqve zgjatur brenga jote plumbat qe shtine jane prape ne udhe u vershellejne pas kraheve shokeve.
E shoket te kerkojne ku re (Asgje,vec madheshti mbi vdekje) atyre pasuri u le supet me lartesira bjeshke.
Ne ecjen tende,me dy hapa- demokraci e kombi tok- per brezat,amanet le prapa: Kush vdes per Kombin,jeton kot.
Shoku,qe ra per ty therror vdekjen duke e kthyer rilindje mbi piedestalin tend qiellor mbeti kuror e blerte dafine.
Mbetet perjete ne horizont imazh martiri te hapesirave tek re "njeri" u ngrite bronx t'u kumbosh tinguj gjithe ilireve
Aqim Shehu | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Thu Jul 24, 2008 2:24 am | |
| LIQENI I ENDERRAVE Nje liqen me fjele, Mbytej ne mbremje Prilli zbulonte henen Struga ishte ule Mbi dehjen e se dieles Flladi doren i kish vene Supit te bute te diellit tim Prane veshit i peshperiste Nje kenge te embel. Si dallget e lehta te liqenit Me koken mbeshtetur ne supin e majte Dremiste nje dite e lodhur Shelgjet ne breg notonin ne hijen e tyre, Une me diellin tim mberthyer Me doren e djathe per beli U mbytem ne liqenin e endrrave te embla. Ne nje dush te ngrohte prilli Permbushem nje deshire te kahershme Njeri-tjetrin ferkuam me duar prej flladi. Me dallget e lehta shkruam dashurine perrallore. Dhe fjetem pa fjetur Te zene per dore. Mbremjes nje perralle i treguam E gjumi s'na zuri. Pas perralles se dyte Liqeni dremit. Liqeni... Ooo liqeni i enderrave. Njezete e pese here m'i kish vene Buzet kesaj nate Tri here ma kish zgjuar deshiren E fjakes se pa thene ne kete moshe. Dhe, tri here i thashe ... MOOOS!... Mos m'i shtoni vitet e mia Dua...te vdes nga dashuria!...
Pjeter Janku | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Thu Jul 24, 2008 2:25 am | |
| KOHE E SEMUR Ditet teshtijne me ballin e lidhur, oret sa vijne e merakosen me shume, viti si nje plep i madh lekundet, nga nje kohe e semur. Kujt i merren kembet? Kush ia theu kyqet kohes time? Jam une i gjymtuar nga fjalet qe i kycin dhembet, Apo levizja kokeposhte pa mendime ?!. Kohe dimri me ethe qe djegin, Kohe e semur qe duhet sheruar, Ta leme kohen qe semundjet ta shembin, Dhe ne le te gjejme ligje Per ta vajtuar....???!!!
Pjeter Janku | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Thu Jul 24, 2008 2:25 am | |
| Këngë e përshpirtëshme
Gjithëve thëres,kush do ndëlesë, të mirë të krështë,burra gra, mbë fjalët e Tinëzot të shihi meshë, se s'ishtë njerii nesh çë mkatë s'kaa; e lum kush e kujton se ka të vdesë, e mentë bashkë mbë Tënëzonë i kaa, se Krishti ndë parrajsit i bën pjesë, e bën për bijr të tij e për vëlla.
Leke Matrenga | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Thu Jul 24, 2008 2:26 am | |
| Durtilja
Mori e zgledhura ndër zonjat, ktë vo t'artënë kurorë, t'cilnë na t'dhuruam n'dorë, ti në qiell ngrijna neve.
Vash' e kuqe e rodhustane më ruash,ill,o diell,hënë, xhil i bardh' e trëndafile, s'Inzot nuse,ëm' e bile, prind si ti s'jan' të lipismë.
Ki kujdes për ne t'mavrismë! Zëmra jote lipsiare t'ligat tona s'vareft' fare; po t'ndëlemë,nj' dit' na thrret te Parrajsi ku na pret
Nikolle Filja | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Thu Jul 24, 2008 2:26 am | |
| BRENDA MEJE I kthyer nga lashtesia, me nje gur mbi shpine, dymije vjet te rende. Poezine e ringjallen, syte e nje vajze, nje te hene... Diku brenda meje, Ajo kishte vdekur, s'di ne c'shekull Mbi te shtunen e vdekjes, mbi veten u ngjita, per te ardhe tek e hena e foljes-e linda
Pjeter Janku | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Thu Jul 24, 2008 2:27 am | |
| HARRIMI I VETES Per nenen e harroj veten, ajo me mua ndjeu kenaqesine e femijes se pare. Per babain veten e fshij, ai me dha emrin e babait te tij! Per vellane e dyte e te trete, jam ndare nga nena pa e dutur as vete... Jo kotas e harrova veten ne harrim... Pas treshit erdhen edhe tete, te rriturit ne djepin tim! nga libri..."ANKTHE" DITET Nga njeshi te gjashta; jave, arber, greke, turqe e sllave. Ne mengjesin e se henes qeshin ne mbremjen e se shtunes qajne.
Pjeter Janku | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Thu Jul 24, 2008 2:27 am | |
| ME SKENDERBEUN E pashe Skenderbeun duke ecur pa roje, ne rruget e qytetit. jo i zakonshem! Pa kembe, pa duar, pa sy! Syrin e majte, ne kruje e kishte lene. Me doren e djathte, shterngonte rozafen ne gji, Mjekren qe i zbriste nga Kalaja e lante ne Dri. Te gjithe e pane. I pa te gjithe! Keshilltaret nuk i ofendoi, as nuk i pershendeti! Besimtareve te pafe, qe mbulojne krimet me lutje, nuk u foli! Partite,si nje kor bretkosash, kenduan te fshehura nen minifundet e mesdites Askujt s'ia dha doren, vec femijeve dhe poeteve! Keshtu zyrtaret u zemeruan, me syzet ulur mbi hunde, fshehur pas perdeve te renda ...Protestuan...
Pjeter Janku | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Thu Jul 24, 2008 2:27 am | |
| KOSOVE Me magjeps fytyra jote prej debore, keto dite te nxehta qershori. Gjaku e ka ftohur lekuren e prekur nga dielli ajo s'po nxihet, po digjet e bie ne syte e mije prej zjarri. Dallget kane humbur ne syte e tu, madheshtia e tyre globin perpin. Floket, ah floket e Kosoves, te zinj si nata, te prere rrumbullak si politika, shpetuan nga flaka, per tu djegur nga pritja! Kosove! Ne gjoksin tend ane varrosur eshtrat dhe enderrat e mia! Ndonese toka digjet, ato merdhine Me mendje ka rene ne gjoksin tend, pa qene asnjehere ne Prishtine! Tani qe te kam prane, me dridhen duart te te prek, me duket sikur ke lindur dje e te vras. Te lutem, afrohu, koken ta nbeshtes ne sup. jam i lehte e pesha ime s'te vret. Mos me veshtro idheshem, nuk eshte faji im qe te dua Kosove! Akoma s'ti kam pare kembet, dukshem duhet te ene te bardha. Ke ecur naten e hena t'i ka lare, ke kaluar lumenj e livadhe pa fund, dersa deti i ka kripur, per tu rrezuar tek une! Ne ndergjegjen time te rendosh gjithehere si nje diell i madh qe digjet e digjet pa u ndale. Vetem pse shpinen tende akoma s' e kam pare! Kosova ime gjoksin ua ka vene plumbave e s'ka kohe te mendoje. Breda ketij gjoksi jetojne male me brenga, ne fytyren tende i lexoj. Je pjese e trupit tim, qe udheton perhere drejt vibrimit ndjesor te gjakut. pa njeri tjetrin do te humbnim ne netet e shurdheta te vitalitetit tone. Jemi te medhenj Kosove! Jetojme tek njeri tjetri per tu dashur ne pergjithmone.
Pjeter Janku | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Thu Jul 24, 2008 2:28 am | |
| Puna
Le te flasin te tjeret bukur ne kafene. Ti asgje mos duartrokit se fjalet e bukura ndodh qe shpesh te ngjajne me femrat qe shikojne dinakerisht. Ne dhomen tende eshte tavolina atje ne gjysmerresire. Le te flasin te tjeret bukur ne kafene se dielli eshte kaq shume i mire. Kerrusu, ne dhomen tende te punes le te nxihen gishterinjte deri ne dhembje: pastaj do kujtohesh se fjalet e bukura kane mbetur diku pas teje. Dhe ti s'do ndihesh asnje trishtim per fjalet e bukura ne kafene, se njerezit qe folen dikur aq bukur do heshtin para tavolines tende. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Thu Jul 24, 2008 2:28 am | |
| Kur ti nuk erdhe
Harqet e vetullave i hodha ne ere Qe te mos kaloje asnje mendim, Te porta e trurit vura tabelen: e ..Per sot Pushime
Por turma e mendimit nuk deshi tja dije, Sa deshi te ja dije per trurin e rrepte. Ja, tani duken asfaltve te trurit Kokat e mendimeve te thinjura krejt.
Rudol Marku | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Thu Jul 24, 2008 2:29 am | |
| Heshtje s'ka
Zhurmojne lumenjte qe nga koha e Adamit Zhurmojne bletet dhe rete permbi supet e malit. Zhurmojne orkestrat e deteve dhe bubullimat e avioneve, zhurmojne udhet e shteteve dhe zerat e zogjve zhurmon limfa neper drure dhe gjaku neper trup, zhurmojne shirat e ardhshem neper qiejt e murme dhe mendimet ne tru.
Ngopur bota me zhurma te vogla e te medha Heshtje s'ka.
Udhetimet e mIa
Do ta shaloj rene te shkoj mbi malet e mia, po deshen shi, t'u derdh pika lotesh.
Do ta shaloj kalin te ndiej shijen e eres kur dashuria pret.
Do ta shaloj lumin te me coje ne det, te mbaj mbi vete anijet.
Do ta shaloj pemen mos pikellohet pa zogjte, rrenjet t'i ngulen me thelle ne toke.
Do ta shaloj endrren pa yzengji dhe pa fre, te me coje tek e nesermja.
Do ta shaloj kengen, zot i saj, rob i saj, -t'i kendoj levizjes dhe nga pika e vdekur.
Pleqte e dheut
Ne lillim ish ulliri. .. Preki me gishta nje nga nje trungjet tempuj; kush si ata ia di shijen dheut? 2gavra te gerryera prej heshtjes, mosqeshjes ; gunga te dala prej pezmit, prej helmit; te verteta te ruajtura si prej levozhges, thelbi.
Bisqet qe brofin befasisht mbi rrenoje, pagjumesi mijevjecare e nje jete ne loje.
Thinjen e thinjen. Harruan moshen. Kujtesekaltert. Fjale te Urta te tokes.
Kohet pa kthim, zerat e larget hedhur e mbetur ne disqe rrathesh.
Me cilin shekull, me cilin njeri kerkon til flasesh ? Ne fillim ish ulliri. ..
Raport lufte
I perendishmi Padishah! Zjarri i xhehnemit Mbi Arberine ra. Dhjete mije fryme i derguam ne ate bote: shtate mije arnaute, tre mije ullinj te motcem. Te paudhet shkuam nje nga nje ne shpate, druret i dogjem te gjithe te gjalle. Tre dite e tre net:c'arome profetike e nje flake ylberore, vec te ishe aty. Zoti im!
Sherbetori yt i perunjur Ibrahim
Ullinjte
Te heshtur rrine, fytyregeryer e te ngarkuar rende.
Nga burra jane deformuar, si nenat.
Vjedhesit e bukurise
Permbytja e perbotshme sic mblidhet nata po mblidhej.
Drure asgjekundi, gjekundi brigje.
N jeriu hapi dritaren e barkes nisu, i tha pellumbit.
Asgjekundi drure brigje gjekundi.
pellumbi u kthye me nje bisk ulliri ne sqep.
Atje ka toke atje ka jete.
Po njeriut ia moren pellumbin, degen.
Linden maskat, bukurine e vodhen profetet.
Xhevahir Spahiu | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Thu Jul 24, 2008 2:29 am | |
| I SHTRENJTI IM
Ne kete kend te qete, Ku s'fishket lulja e moshes Gjashtembedhjete vjec ke mbetur ti, Po mua nuk mu nda stuhia e kohes, Me la pa flete qysh filiz te ri, Aq sa perpara kohe,krejt jam thinjur. Ndaj, ne s'kam ardhur deri sot,besome: S'kam dashur qe me lotin tim te hidhur, Te ta helmoje shpirtin tend te njome. Se ty te mori plumbi armik,po mua me nxine ditet mizorisht ata, Qe me te shtrenjtat enderrat e tua Ti amanet ua le, o im vella! Po sot s'kam ardhur te te qaj, As te ankohem per kalvarin tim. Nje tjeter brenge kam, qe s'di me ke ta ndaj, ne kete mot zhgenjimesh pambarim! Se s'me kish vajtur neper mendje kurre Te arrinte marrezia gjer ketu, Sa me kurora lulesh e flamure, Te rivarrosen vrasesit e tu Edhe te mijera djemsh e vajzash qe, si ti, Atdheun duke vene perjetsisht mbi veten n'altarin e lirise bene fli Ate c'ka paten me te shtrenjten: jeten! Oh, kur mendoj se ajo turme e cmendur Mund te shkele edhe ty mbi varr, vella me ngjethte mishte e s'me mban vendi, Ndaj erdha te te marr Dhe, meqe tek kjo toke qe pandehme meme, Qe ti fale gjakun dhe une shpirtin tim Te afermit e varfer s'arriten te na lene Asnje pellembe trual trashegim, Do te gjej nje kend mes kengeve te mija Te prehesh ne qetesi Larg britmave te atyre qe iu ka hyre babezia ta lene kete vend pa histori
* * * Dy hapa larg e vite per te arritur Atje,ku per cdo cast na vete malli Atje, ku bujarisht fal jeten dielli i ndritur Atje, ku po na qjne per se gjalli. Dy hapa larg, dy hapa larg, matane pas mureve te lagesht e te erret, Po na vajton Liria, qe prej saj na ndane, Sepse me fort e deshem nga te tjeret.
Jorgo Bllaci | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Thu Jul 24, 2008 2:30 am | |
| TE VARRI I TIM VELLAI
E di qe me ke pritur, vella E mbase dhe ke thene me vete: "Po ky njeri pse s'behet i gjalle?C'ka, qe thuajse ne jete, nuk vjen ketu, se paku, per t'u cmallur?
* * * Te le shendene,o shok,o mik,qe thelle per mua pate ndjere dhembshuri! Nuk dua helm kjo vjershe te te sjelle kur po e shkruaj ne qetsi.
Perse po ngre sot dore kunder vetes? Nuk di ne c'hon i shpreses yll me ra. Kam mbetur n'udhekryq e shtegu i jetes s'kuptoj nga cila ane nis,or vlla!
Mistere te panumerta ne koke M'u mblodhen e spo di se nga t'ja mbaj S'me mbetet vecse me te ftohte toke Morine e te fshehtave ta ndaj.
Ti mos kerko ti dish keto mistere Te lutem vec me duf,me shpirt,me zjarr Te me kujtosh per mire edhe atehere Kur te me kalbet kryqi...mbi varr!
Vallja e Osman Takes
Eh,mor Osman Taka bir Osman me halle vetetin me kordhe shkrepetin me valle!
Ngrihesh si shqiponje bie si fajkua papo shkel mbi truall si sorkadh mbi thua
Sikur do te thuash "Ka barut kjo toke rende po ta shkelesh ben shaka me koke"
"Cben ky renjedale,- Turfullon valiu,- C'e pandeh litarin? Loder cilimiu"?
Rreptas ti perdhridhesh porsi shakull ere C'i kujton halldupit pritat e limeret,
Pritat e asqeret prere e grire strrallit... Hijen e mehitit C'i vervite ballit!
Eh mor Osman Taka Bir Osman me halle Nje pasha dovleti vrave me nje valle!
* * * Mban mend?Kesaj rruge dolem Naten e lamtumires. Fjalet qe nuk i folem Shiu ja tha erresires.
S'di sonte kendej kalova Kohet si lashe menjane Befa m'u duk se degjova Dy zera,si zerat tane
Njeri dic foli per mallin, Tjetri sikur psheretiu... E dashur ,ne ishim valle Apo erresira dhe shiut.
Jorgo Bllaci | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Thu Jul 24, 2008 2:31 am | |
| Erveheja
Pa digjoni një hiqajet në zemanëra të parë, në Revza e bën rivajet, punëra që kanë gjarë.
Në vakit Beni Israil si ngjau pun'e Ervehesë, kush isht i urtë dhe akil prej hiqajet të merr pjesë.
Erveheja qe një grua, që s'kish shoqe nd'atë ditë: vajzë dhe si u martua, posi hëna që bën dritë ...
Bukurinë e kish me shur, fort qe një zonj' e ndershurë; burrën e kish bënë mamur, eche huje të bukurë.
Burr' i saj e kish në nazar, që s'e duaj vetëhenë, as me tjetër bën karar grua,veçse Ervehenë.
Erdhi rasti,që kish adet burr' i saj do dil në gurbet, dërgon të vëllajt e i flet, gruan t'i lë' amanet:
"Ti,vëlla,bënu mukajet maksus për gruanë time, që t'i gjëndeç në çdo hizmet, të mos t'i lipset aas qime.
Se u' ja që vura tahmin të vete n'udhë të gjatë, dhe tek ti u bëçë emin. që t'i gjendeç dit' e natë"
I vëllaj ja muar tahud punërat e Ervehesë: "Kam umith të bëneç hashnud, po hajde e mos të presë.
Mos ja ki dhe sëkëlldinë, se u' zhdo që t'i lipsetë kam umith në Perëndinë më mirë se të jeç vetë."
Gjene s'mund që të bën karar, nga zemëra psherëtiti, tek vëllaj u kthe tekrar, rixhanë ja përsëriti.
I bën rixha duke qarë: "Amanet të lë shtëpinë! Erdhi vakti për të ndarë, s'mund të mba paraponinë."
Gjene i vëllaj i thotë: "S'lë kusur për Ervehenë", dhe u qas,i fshiti lotë: "Të heqësh edhe vesvesenë."
E më nuk mbeti suhbet, mblodhi mënte në fiqirë dhe u nis e bëri gajret, Ervehes' i la tumirë.
Zuri udhën,ik' e ikë, gjithë punët i bitisi, shuhbe s'i mbet as çikë, Ervehenë jerleshtisi.
Vëllaj më tjetrë anë u kthe të sos amanetnë, vuri festen me një anë, erdhi e gjet Ervehenë.
"Ervehe,moj jetëgjatë!" menjëherë briti e thirri: "Un' i mjeri dit' e natë, që s'te krrej ngaha fiqiri!
Sot për sot erdhi sahati të kujtojç ti Perëndinë; të mjerit m'u sos murati, që (më) trete si qirinë.
Bën qerem dhe merhamet axhitismë mua të mjerë, mos më le në këtë siklet, të bashkonemi një herë!"
Erveheja kur dëgjoi këto fjalë nga i kunati, menjëher' u kthe e vështroi,- dhezurë qe si lugati.
Dhe i thotë : "Qish kuvëndon? Qish i thua vetëhesë? Tënd vëlla hiç nukë kujton, që do t'i dalç i pabesë!
Silloisu e bën figan, as mbledh mëndtë në fiqirë! Tënd vëlla do ta benç dushman me këtë punë të ndirë!
- Im vëlla ishtë në gurbet, këtë punë s'mun ta dinjë; njei nuk ja bën shehadet edhe në qoftë që të vinjë.
Po hajde e mos u shukllis, të sosimë këtë punë; vesvesera mos sillois, tahund gjithë i marr unë.
- Vesvesera u' nukë kam, po velaqin më vjen frikë, se Allahu e bën haram, ishtë dhe një pun'e ligë.
Dhe kështu ta diç jekin, ta besoç me të vërtetë, ajo punë s'ishtë memqin, përmbi mua të bënetë.
Jo që jam e martuarë, dhe të mos kesh burrë, në fiqir s'më ka shkuarë zina që të bënjë kurrë."
Si e pa dhe i kunati, iku edhe më s'u kthie, lierë palo murtati, dhe me një plëndës në krie.
Muhamet Kuçuku | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Thu Jul 24, 2008 2:31 am | |
| QERSHIA E PIKËLLUAR
Degët e qershisë kuq me kokrra ndritur, por ishin shumë lart për t'i arritur. Rretherrotull fëmijët i përpinin me sy, në ninëzat e tyre shkëlqim e lakmi. Dhe erdhi një burrë, përkuli një degë, dhe hëngri me shije qetë e pa brengë
Ia nisën fëmijët duke e lutur, që edhe për ta kokrra për t'i këputur. Nuk u lodh për fëmijët ai farë burri gdhe, u ngop, xhepat mbushi dhe iku tutje Aq ishte pikëlluar qershia atëherë tjetër s'kish lulëzuar në asnjë pranverë!
SHQIPËRI VENDI IM
Nënë Shqipëri-vendi im, më bën djalë që s'plaket kurrë, më jep zemër, më bën trim forcë më jep, më bën burrë. N'gadishullin e trazuar je lis me degë të gjata, rri pa thyer, pa përcëlluar nga rrufeja e shtërngata. Kokën lart, imja Shqipëri, ballëndritur, paç bekime : paç shëndet e lumturi mos mek shpresën, këngën time.
LUMI
Është udhëtar i nisur nga e bjeshkës gushë, me valët stolisur deri poshtë në fushë. Nga qyteti në fshat nga fshati në qytet, udhëtar i palodhur pa përtesë rrëshqet.
MOLLA LAÇE
Mollë e kuqe, mollë laçe me purpur nëpër faqe. Lart në degë të qesh fytyra, bukur t'stolisi natyra. Mollë edhe me dritë e larë t'lodhin sytë duke të parë Në tetor në një mëngjes t'vjelim, t'vëmë në tryezë.
I VERBRI
Natyra i dha shëndet e rritë të mbarë, po bukurinë e jetës kurrë pa e parë
Por ai me shkop të bardhë çan errësirë, dhe me gishta kërkon një shteg më të mirë.
MIRË SE VINI MËRGIMTARË
Mirë se vini mërgimtarë mall e brengë mos t'iu shkallmojnë, se Kosova i ka të vetat që mbase dhe i teprojnë
Mirë se vini, mërgimtarë me ato t'hershme kujtime, ju përkëdhel treva si më parë me të rejat pikëllime
Shefqet Dibrani | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Thu Jul 24, 2008 2:32 am | |
| Erë e murrla'
më erdhi një ditë me lule me lule me erdhi një ditë mbi varr
e era fishkëllonte gurit therës strallit murrlani fishkëllonte
kush t'i dijë datën aty qëndroja dy mijë vjet erë e murrla'
Druri i shën Ademit
dru i lartë i lartë erëra helme ç'po farfurijnë të mbërthejnë të përpijnë
në vend të gjelbërimit që pranvera rnund të ta vishte në fëmijëri ujërat magjitë me të verdhë të kanë ly'
duart e mia të të ledhatojnë s'arrijnë i zgjas dhe të djegura i mbledh nëpër terrin ku këndon hëna e zezë
Oh natë e gjatë
dhe era era amull
reja e bronztë mbi kokën time flakëron
trëndelinat e kalbura në njomësine e mugëtirës dielli i venitur
plepat të artë korbat të panumërt natë e gjatë oh natë e gjatë
Nehas Sopaj | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Thu Jul 24, 2008 2:33 am | |
| BALADE E ZEZE E NJE DITE TE BARDHE
shefi i bandes iks me kapele te zeze me doreza te zeza dhe kapote te zeze syzi flokezi vetullzi mjekerrzi bashke me dhjete shoke me syze te zeza dhe nje veture te gjate te zeze ne nje qytet fatzi thyen nje shitore ne mes te dites se bardhe dhe prej andej rruges se shtruar vrapuan ne strofull ta ndjane prene e zeza fitoi ate dite te bardhe gjurmet i mbuloi mjegulla e dendur shefi i bankes iks me kapele te zeze me dhjete shoket e vet dhe automobilin e madh ne strofullen e zeze ndane prene e bardhe bene llogari-llogaria u doli shefi i bandes iks u be supershef me shefin ypsilon lidhi miqesi afariste shefi i bandes iks me kapele te zeze pas nje jave u be shefi i iks ypsilon zetit me tre nenshefa dhe delta luftetare pastaj shefi i bandes xyzjabcd me kapele te zeze me iks nenshefa dhe iks here delta luftetare e formoi nje dite ne nje banket solemn shtetin e zi me rruge te zeza e qytete te zi me ushtri e polici te zeze aparat te zi ministra e parlament te zi -ne nje dite te bardhe.
STINE E AKULLT
jam plakur nga malli tek pres i plasaritur si lekure deveje me erren syte murit qe mbyll horizontin s'me rreshqet kafshata qe me mban gjalle stine akulli s'iu ngrohen traret binake jam qyqy qe gjemon dhe duron.
Eqrem Basha | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Thu Jul 24, 2008 2:34 am | |
| MENY BALLKANIK
mos e shtro sofren e dashur sonte do te hame jashte do te dalim me heret do te kthehemi vone te ne ne Europe jeta ka ndryshuar eja me mua e dashur te pime nje ponc te bari Admiral marrim dhe nje coupe royale te caffe Montreal rruges ne bilardo Benny hedhim nje ***aboll pas shpine do te pime nje capoccino te caffeteria Marilyn ne Florida club nje martini me ullinj mos e shtro sofren e dashur sonte do te hame jashte ne pizzeria Miami marrim pizza New Jersey escaloppe viennese ne restaurant Roma vemi dhe te Parma per nje coupe macedonienne qe te kthehemi me ne fund vone ne shtepi te zbrazim zorret ne nje hale Ballkani.
KUMRIA ia prene qafen diten qe lindi i thane-je zog i eger ne dac si engjell fluturo qiejve nje kllocke eshte me e bute se ti ia vune shpirtin e zi rreth fytit e mesuan te kendoje tere jeten nje kenge i thane-je zog i eger po deshe dhi flori nje shote eshte me e bute se ti ia prene fatin kur ndaheshin zogjte e qiellit me zogjte e tokes dhe e lane tere jeten te endet qiejve dhe te kendoje gu-gu-gu gu-gu-gu gu-gu-gu.
NJERIU ME BOTEN NE PELLEMBE Ode mesit ne te mesmit u lindem diku ne mes qame me nje mezoze u mbeshtollem me nje puplin te mesem as te shtrenjte as te lire ne te mesmit s'u ngritem as rame lame pak zbrazeti ne fillim pak ne fund qe te mos na thyhen tehet ne te mesmit ne mes te dites hame ne mes te sofres ulemi ne mes te listes gjendemi.
SHTEPIA E VJETER ka rene gjethi i ftoit derrasa te kalbura qe do te digjen per dimer perhapin ere myku nuk hapen e mbyllen dritaret vetem gjethi i ftoit plaket e zverdhet.
Eqrem Basha | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. | |
| |
| | | | Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |