|
| Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. | |
|
+18Luki blerim shaban cakolli voglushja murturi Eva0506 Kristaq F. Shabani meli zeriatdheut Guximi Orfe@ E_Bukura Kosovarja Urata Euridika Arta NetSerseri Sofra 22 posters | |
Autori | Mesazh |
---|
Euridika Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1408 Vendi : Kosovë Registration date : 11/11/2007
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Tue Sep 16, 2008 6:18 pm | |
| Psalmë për Jusuf Gërvallen Qiellit të vrugët të Kosovës Me shenjën e shenjtë në krye Fluturon kanjushë e verdhë Fluturon e s’bie! (Agim Vinca) | |
| | | Euridika Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1408 Vendi : Kosovë Registration date : 11/11/2007
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Tue Sep 16, 2008 6:19 pm | |
| Psalmë për Shë Naumin Je tepër i bukur për të qenë i vërtetë E tepër mëkatar për të qenë i shenjtë Një mallkim i kaltër ç’po të fle në sy I mjeri unë për ty! (Agim Vinca) | |
| | | Euridika Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1408 Vendi : Kosovë Registration date : 11/11/2007
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Tue Sep 16, 2008 6:21 pm | |
| Trokitje Tearca, Tanusha, Tetova Trandshëm trokasin te porta. Njerëz, vini dorën në zemër Zemra fillon tek aorta! (Agim Vinca)
| |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Thu Sep 25, 2008 3:55 am | |
| I MËRGUAR NË ATDHE
O moj botë, e lumja botë në sytë e tu a nuk ke lotë Për të qarë, për të qarë për ç'më ndodhi, ç'më ka ngjarë në vendin tim plot pikëllim ku gjëmon e oshëtin ku qan nëna përmbi dhe mbi kokë djali besë e fe Ti ku je moj, ti ku je? Si s'e sheh moj? Si s'e sheh?
Dhjetëqind vjet, moj! Dhjetëqind vjet me kufij në tokë e det s'mund të shihet me vëllanë ndaj e ndanë dhe e ndanë me sinorë e sinorë ku ndrin dielli, bie borë i kërkojnë pasaporta kur i shkon birit ke porta: A ke parë moj, mbi këtë dhe mërgimtarë në atdhe?
Na dhe jetën, na dhe Torën Shenjtin Libër, edhe shkollën Ramajanë Mahabharatë ku na njeh dhe gur' i thatë Na dhe besë na dhe Kur'an këngë kreshnike e Rolan' Nibelungë, ah e bung për t'na bërë gurë e cung për t'na thënë: të pa-fe pse mërgoheni në atdhe!?
I mbrujtur me kuq e bardh me zemër e me karar kisha marrë udhën e botës me trastën e dijes mbarë Kaq qindvjeç që isha bërë terr e dritë më kishin vrarë Hesiod, Homer, Eskil Virgjil, Dante e Shekspir rrugës më pikonin ar e ti botë - s'më kishe parë.
I mveshur me Lord Bajron Edgar Po, edhe Milton Me De Radë e me Pushkin Me Konicë e me Naim seç stolisa dhoma bote ku ndrinte fytyra jote e pas shpine seç më nxinte err karpatesh tek më vinte Dhe ti bëje sikur s'sheh ç'po më ndodhte në Atdhe
O moj botë, e lumja botë në sytë e tu a nuk ke lotë për tëqarë siç qaj unë për këtë punë - dreq-o-punë: zogj degdisim në mërgim - ne mërgohemi në atdhe e na shtypin me rrëmbim dhe ti bëhesh sikur s'je. Deri kur moj, deri kur s'do të jesh me ne?
Pra, unë me shtatë nga antika të thur vargje, s'të ngul thika ndaj t'i njoh të shtatë çudirat, gjuhët, tempujt, gjithë të mirat Si shumë m'ke rënduar duaj në vend timin jam i huaj; Merre mundin, ndalo turpin nga plagët ma shëro trupin! Provo vallen ti me mua - do ta shohësh sa të dua! | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Thu Sep 25, 2008 3:56 am | |
| HËNA NË DRITARE
As hëna më vjen çdo natë në dritare pranverash gazmore siç e kish zakon Jo pse retë e qiellit vjellin zjarr e vrer po pse Lulja ime ma merr copa-copa viseve t'përtejme përditë ma mërgon
As hëna më vjen çdo natë në dritare si herash të luma që e kish zakon ç'prej se dhuna flet, udhë të mbarë uron për motrën e bijën dhe për birin tim çdo të shtunë e të diel - udhëve pa kthim
As hëna i hap sytë mbushur plot lot nga dita kobzezë kur përcolla Lulen kur dielli u thye në syrin e saj e zemra m'u bë krejt çik-e-thërrime
Po fundosej hëna nën dritaren time një natë kur po prisja t'më kthehej gëzimi me shpresën ushqyer vetëm nga kujtimi me plagë, në rrugë, në stinë, në votër... në ankthe me sytë verbuar nga malli m'u bë që në cep të buzës së hënës si ditësh me shend pashë buzët e Lules e hëna fundosej nën dritaren time
As hëna po rrinte në dritaren time e dera s'trokiste E dera s'trokiste | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Thu Sep 25, 2008 3:57 am | |
| GJURMË LASHTËSIE
Se ç'na vijnë si jehonë përrallash nga shekuj që s'mbahen mend zëra fletësh e kavallesh dhe na mbushin plagë e shend Në këtë kohën tonë të re me rrënjë të vjetër Mbi tokë, në qiell e mbi re kurrë nuk ndodhi tjetër përveç Shqip qysh para jetës me lahutë e me gërnetë bilbilët e së vërtetës e mbollën këtë tokë me jetë
Në korije këndon bilbili mbi male hap krahë Shqiponja stolis kopshtin trëndafili dhe kështu shquhet Shqipe-Zonja | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Thu Sep 25, 2008 3:58 am | |
| KREJT NORMAL
Jam një popull krejt normal Bukën e ha bukë po era bukë s'i vjen Nëpër të gjitha gjymtyrët e mia Ajrin e thith ajër po ajër s'i vjen era E, pra: krejt normal një popull jam
Jam një popull krejt normal Çdo damar i prerë më rrjedh gjak dhe erë tjetër pos erë gjak nuk i vjen aspak
Pak si shpesh bie në lak e lak kurrë s'i vura kujt Ani që jam një popull krejt normal
Krejt normal një popull jam Tokë e qiell i kam për besë Tek një diell unë kam shumë shpresë Vdes naga frika - s'më tremb gjë Zi e huaj s'më vjen e bardhë E, pra - krejt normal një popull jam | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Thu Sep 25, 2008 4:00 am | |
| SIBILA
Gjithë natën e lume era rrahu me rragatë Theu qelqe, porta e pullaz të kokës sime E nata s'kishte të sosur E s;kishte të sosur
Brambullinte mureve të zemrës sime të pjekur Dhimbjet i përballja por me sy s'i shihja Ndaj sytë m'i kishte marrë Sibila dje E, s'po e pillte nata S'po e pillte ditën kur ndoshta Sibila do më kthente sytë
Sibilë-moj, Sibilë sy-det Dil aty ku u pamë mbrëmë Merr sytë e mi dhe sillni të tëoh edhe një herë pa të vdes dhe të kënaqem duke vdekur me ty derisa të vdes krejt | |
| | | blerim Anëtar i ri
Numri i postimeve : 133 Age : 42 Vendi : ks Registration date : 12/09/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Thu Sep 25, 2008 9:55 pm | |
| ERDHE
Erdhe qetë ngadalë natyrshëm
dhe hyre në zemrën time
kur edhe uji edhe ajri
qenë kontaminuar
edhe shpresat qenë mbytur
edhe këngët qenë ndaluar
Erdhe kur pranvera
pat rrëshqitur thellë në humnerë
i qenë thyer këmbët
nuk mund të ngritej
por dergjej vuante
endej nëpër të çarat gjigante të shekujve
dhe nuk vinte
Erdhe hyre në zemrën time
dhe e mbolle flladin e pranverës
e mbolle aromën e jetës
Pastaj e filluam luftën
me mbretërinë e tmerrshme të heshtjes
e cila mbillte vetëm ftohtësi trishtim
e vdekje
Erdhe dhe filluam të këndojmë
asnjëherë s`u ndalëm
As atëherë
kur jeta me vdekjen vallëzonin
sikur të ishin motra binjake | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Thu Sep 25, 2008 11:39 pm | |
| KOHA
Akrepat e kohës
Mundohem t’i kthej prapa
Të kohës së humbur
Përreth thur rrjeta të mykura
Për një çast më pushtoi ëndrra
Në kodër të dreqit më shpie
Ah, kohë e (pa) mëshirshme
Pagëzon e shlyen
Shlyen e pagëzon emra
Në veten e parë
Koha (s)i ruan
Dëshirat e ngjyrosura | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Thu Sep 25, 2008 11:40 pm | |
| NATËN
Pikat e shiut
Rrëshqasin nëpër fletët
E drunjve
Ia prishin qetësinë malit
Ditën cicërimat e zogjve
Krijojnë këngën
Përderisa
Mali merr pagjumësi... | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Thu Sep 25, 2008 11:41 pm | |
| PROTESTOVA
Në oborrin tim më rrahët
Unë durova
Më fyet mua, Perëndinë
Ju lashë n’mëshirë të Zotit
Më quajtët i ardhur
Me lot protestova
I mbyllët shkollat
Më varët në degë t’qershisë
Ma fyet nderin
Përralla e durimit përfundoi
| |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Thu Sep 25, 2008 11:42 pm | |
| ËSHTË NATË
Është vonë
Natë është
Bota përgjumet
Ëndrrat shëtisin
Qetësia e natës
Mbyllë në dry zhurmën
Bota ngopet
Ngjyrat e ëndrrave
Shpesh ndërrohen
Engjëll, kujdes
Mos e pushto
Pikturën me ëndrrën
E kohës së ikur
Agu me rrezet e diellit
Nga gjumi i zgjon. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Tue Sep 30, 2008 6:11 pm | |
| Cikël poezish VDEKJEN S’TA KAM BORXH Sabahate Byci
- Sabahate Byci, poete nga Gjakova tash e sa vite jeton dhe punon në
Gjermani. Si duket kjo ka lënë gjurmë edhe në poezi. Kur lexohen vargjet e poezive të Sabahate Bycit ndjehet atmosfera e mërgimit. Duket se aty frymon jeta e ngjeshur me një figuracion të dendur poetik. Kjo poete ka filluar të shkruaj vargje në vitet e paraluftës në Kosovë, por tash duket se shprehet më lirshëm dhe më ndjeshëm. Kjo ndjeshmëri është simbol i përvojës jetësore të autores larg vendlindjes, miqve, prindërve dhe kujtimeve të saj. Kjo shihet edhe në këto vargje që po i botojmë këtu.
HËNA NUK ËSHTË JETIMEZë i bilbilit më ngazëllen Kur këndon këngën e tij Mendjen time ma rrëmben Ma sjell mallin për shtëpi Për kurbet kurrë s´do të këndoj S’do të këndoj shumë e as pak S’do të thuri vargje e as poezi Se nga syri do të më rrjedh gjak Ah tash nëna në terr vajton Edhe pse dielli si këtu ndriçon Natën pse hëna rri në mendime Pse ka ngelur vetëm duket si jetime? Unë me zemër plot thërras Dhe ia zgjas dorën hënës Për mallin e të gjithëve pëlcas Me shkrumbin e nënës!
KURORË PRANVERE Edhe kësaj pranvere Ia kishin grisur fustanin Kishin dashtë t’ia shthurin kurorën I kishin pasë thënë të vijë vetëm- Por ajo prapëseprapë Erdhi me shqiponjën nuse Me kurorë pranvere
KUR SHQIPTARI MBËSHTETET PËR MURI Kur shqiptari mbështetet për muri Do të tregojë se si u fitua flamuri Flamuri kuq e zi i Skënderbeut I Gjergj Kastriotit -birit të dheut Birit të dheut të gjithë shqiptarisë Nënës së shqiptarëve Ilirisë-Shqipërisë
SEPSE Të dua sepse nuk e di pse Të dua sepse nuk e di për çka Të dua sepse dora e jote mbi Toraksin tim është dora ime
MOLLA QË HËNGRE Mollën që e hëngre Ishte e kuqe E kafshove E hodhe Në shportën e mbeturinave Mbase gabove Farat i kishte origjinale Si të atyre Nga Naissi Mirë nuk bëre hiç Që e kafshove Dhe u ndave Duke e lënë të lënduar
ATENTAT Dielli nuk duron t'i bëhet atentat Qelizat nuk durojnë të gënjehen Bashkimi nuk duron respekt ndarjen Hëna nuk duron t'i vjedhin syzat Ajo nuk është e verbër Ajo sheh me sytë e shpirtit
MË KE TRADHTUARMë ke tradhtuar në emër të shkrimit Në emër të figurave më ke tradhtuar Kurrë nuk do të zë vend Fjala e jote poetike Pena e jote nuk ka për të shkruar më poezi Stuhitë e lakmisë e të tradhtisë E kanë fundosur në thellësitë e oqeanit Do të të mallkojë fjala e shkruar Edhe figurat e saj përjetë
BUKURIA E DITËS Hëna u përshëndet me terrin e natës Dhe diellit ia fali dashurinë Për t'ia shtuar hijeshinë Bukurinë e madhështinë ditës Sot kur malli si kurrë më parë Shpirtin ma ka kapluar Nga fole e gjoksit tënd Kosova ime E puthi çdo ditë të re
HËNËS I TREGOJ Dielli shkatërroi një grumbull Të reve të zeza skëterrë Dhe qiti syrin e tij rreze Ma fali mëngjesin Lotin ma teri në strehë Që shiu mos t’ ma lagë qerpikun Edhe hënës do t’i tregoj Se m’u bë zemra mal
DESHA TË SHKRUAJ POEZI Desha të ta shkruaj një poezi Desha të t’i shkruaj vetëm dy fjalë Desha të jem pranë teje aty përbri Në mos mundesha në faqe Të të puth në ballë
BUZË RRUGËS Buzë rrugës së pakthim Thitha pikën e vesës së mëngjesit Dhe e gjora nuk e dita Se lagështia e pabesë Shpirtin ma thau Tradhtia ishe ti Randevu nuk bëhet me Luciferin! Pakthimi s’ka kthim Në pakthim
VDEKJEN NUK TA KAM BORXH Mos u fsheh pas diellit kot Sepse të sheh hëna Pas hënës s’mund të fshihesh Sepse të shoh unë me yjet Gjithësia s’është vetëm e jotja Ajo do gjithnjë lindje te reja Vdekjen nuk ta kam borxh Mbase këtë e ke kuptuar
NË ZEMËR TË KAM Në zemër të kam Edhe në shpirt Diellin në ty e putha Drejtpërdrejt pa lajka Pa rroba klounësh Pa lëkurë të humbjes virgjër Vetëm ty të kam Edhe në zemër Edhe në shpirt
MASHTRIMET E NARCISIT Në lagështinë e vetgjelbërimit Lotueset i hetojnë mashtrimet e Narcisit Mëkat për bukurinë që humbet pas kolapsit Për hyrjen e vetvetes në qejf Mbi bebëzën e syrit shterp Mëkat për nënën mëkat për babanë Që gëzimet e klithjes së parë foshnjore Ia falin djalit Grimcat e pasqyrës të mbledhura grumbull Reflekse portretesh për bukurinë thurin- Ato kanë vetëm tri ditë jetë Kështu thanë të parët!!!
VENDI BOSH NË SOFËR Një gur Një bjeshkë Një mall Përtej malesh Dielli qet syrin Zemra qanë Ika që të kthehem Por s’u ktheva ende Sepse ika nga vetvetja Nënë më falë Për vendin Bosh në sofër Godonë kurrë Nuk e kam dashur
KRENARIA E KUKËSIT Më lejove diellin ta puthi shqip Për herë të parë shpirtërisht Ia theve qafën mallit E hodhe për një çast në greminë Edhe kurbetit skeletin ia thërrmove! Me krenarinë e bujarinë Tënde Për mallin e shpëtimin tim | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Tue Sep 30, 2008 7:20 pm | |
| Mbetur jam në pritje Vera Istrefaj Kukës, qershor 2008 *1 Në palë të flokut Ta kam fshehur prekjen E xheloze bëhem Kur e përkëdhel erë e malit. Gërshetat i kam shprishur Për t’u vënë Kurorën e mallit. Xhevahir të rrallë Kam prekjen tënde Në palë të flokut Lodruese mbi ballë *2 Të lë takim Në pikën e vesës, në orën e trokitjes së zemrës. Në pikë të djersës Ta kam mbytur Humbjen e shpresës Dhe, Në pikë të lotit Kam pritjen për ty Kripëzuar *3 Jam në pritje. Tringëllimën e telefonit e kam në veshë. Çfarë pres?! Ah, thirrjen tënde pres. Nuk di ç’do të më thuash pas receptorit në vesh. Prej kohësh më cingëron tringëllima Mbetur jam në pritje. Nëse do të më thuash që bëra gabim e kuptoj. Nëse do të më mbështesësh e di pse. S’ka rëndësi ç’do të thuash veç të mos zgjasë kjo pritje, kjo tringëllimë e heshtur. Zhytur jam në punë e luks për mua janë mendimet në qetësi. Ngrije receptorin, kjo ka rëndësi. Nuk mund t’i lë gjërat pa emër. Pas thirrjes tënde një mendje të hapur do të gjesh dhe një të tillë zemër Unë po pres *4 Sot më trokiti në derë një ligësi Lehtas arriti të më ulet në vatër Ma cingërrithi butësinë e shpirtit. Më është ulur këmbëkryq e më zgërdhihet e paemra ligësi, e, veç lotin kam stoli Thuamë e paemër ç’do të sjellësh në jetë se je femër Do zoti mbetesh shterpë me hazdisjen tënde. *5 Filloi vjeshta të më flasë me fëshfërimën e gjetheve. Zogjtë nxitojnë të prehen mbi ngjyrat e fundme të saj Me gjuhën e pëshpërimave zogj e gjethe më flasin. Ma ka zgjatur dorën mirësia si nëna bijve të saj. Poshtë qerpikëve një lot kristal rrrjedh pastaj. *6 Do ta shurdhoj botën me heshtjen time. Dashakeqësit zvarrë do ti tërheq gurëve të jetës thep më thep të butësisë që kam, që më step. Në ëndërra do tu dal herë engjëll, herë djall. Mbretëroj sallon madhështor, në 49 metra katror. Rrethuar jam me thjeshtësi Kurora e dashurisë më ka hijeshi Fuqi më japin dy engjëjt, djemtë e mi *7 Shpeshherë buzët më vrapojnë drejt rrëfimit dhe ndalen të kafshojnë njëra-tjetrën Heshtje. Përlotja më krip plagën e shpirtit *8 Dhimbjen time çdo ditë e ujis me shpresë dhe ëndërrat vetëm me buzëqeshje. Në çdo moment jam vetja e për zili s’më zë etja. Gjurmët e dhimbjes as bora e sivjetshme nuk i mbuloi. Yllin e mëngjesit strehuar kam në gji për të më ndriçuar natën me stuhi | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Tue Sep 30, 2008 7:23 pm | |
| VERA ISTREFI & U JEPEM UDHËVE Redaktor Prend Buzhala Recensues Bajazit Cahani Ballina dhe ilustrimet Demush R. Avdimetaj Vera Istrefi U jepem udhëve Shoqata Kulturore “Anton Pashku” Prishtinë 2007 ________________ * Grimcat e kujtimeve më shpërndahen tek mbledh pluhurat mbi orendi. Në çdo lot timin të rrokullis e lotët i mbaj në sy. * T'u vara qerpikëve, fundeve të tyre. Ishin si maja heshtash që më thernin. Përse? S' kisha qëllim të keq veçse të zhytesha në thellësinë e syve të tu. * Fletëve të trëndafilit vesuar më ka gëzimi Rrënjëve të tij ujit lot-hidhërimi. Ndër gjemba zvarritet mendimi im i mjerë, gjersa të shpërthejë gonxhe në pranverë. Dhe prapë fetëve të trëndafilit më veson mendimi ndërsa ndjenja më zvarritet gjembave të tij. * Prej teje shkëputur është afshi i puthjes e pezull mbetur ka mes meje e teje Në dhimbje zemre vend ka zënë e s'luan. Mbështjellur më je rreth trupit e lëmsh i je bërë në grykë qetësisë time. Lermë të qetë në vetminë time të zhurmshme! Ti s'mundesh. Buzëve të tua lodron puthja ime e t'i përflak. Kështu s'mund të mos mendoj për ty. Në çdo qerpik tëndin therur kam shpirtin e në sytë e tu kam lëngatën Shetit puthja ime aty ku ti drithmat ia ndien Dhe ti… Ti s'e di se larg e pranë jemi. Njëherësh në ëndërr e realitet. T'a marr fytyrën, t'a shëtis mollëzave të gishtave të mi, por.. Vetëm kur je larg. Kur pranë jemi unë vetëm hesht Ndërsa ti s'mundesh. T'a ndiej ritmin e zëmres e dehem prej kësaj ritmike. Me ty kam turp e dëshirë, dhimbje e dashuri. Oh, zot! Ç'do t'u them nipërve kur gjyshe të jem për dashurinë time? Dhimbje kam. Hej, dreq! S'di ç'është mirë apo keq para Perëndisë: të vras timen apo një zemër tjetër?! * Në rrapëllime qepallash ndeza zjarr që më dritoi qerpikëve të gjatë Kur zjarri lotin ma thau e kuptova se ishte ëndërr… ishte nate… * Më është trishtuar mëllagë e bukur në dritare. Lulet rozë të saj kanë marrë arratinë ndërsa gjethet, nga keqardhja për mua rrinë. * Buzën e mbrëmjes t'a fala për të t'a prishur qetësinë e natës Dhe agun e ditës për të t'i zbardhur mendimet. Sërish në buzë të mbrëmjes, tek bliri i vjetër, do të të falem për të t'a prishur qetësinë e natës tjetër. Dhe në ag të ditës pre do të jesh i mendimit prapë. * Si një çift pëllumbash më kanë ikur vitet e rinisë, dhe ëndërrat. Tashmë kam mbetur si një kafaz, dyert e të cilit era i përplas. * Shumë herë, mbrëmjeve, i bëj gërsheta hallet e mia, i lëshoj mbi supe. Në tridhjetë vitet e mia supet më mbeten të brishta e ëndërrat vetëm të trishta. Vë mbi gërsheta fjongo të kuqe e prapë dukem bukur në jetën me huqe. I buzëqesh vetes përballë pasqyrës, jeta më sfidon me shenja të fytyrës. * Rreze dielli që shërove plagë të vjetër e hape plagë të re, ti je. * Asgjë s'i bëhet pengesë lumit të ngashërimit tim. As guri mbi liqen, as vesa mbi gjethe dushk askush s'ma ndal, ngashërimin, askush. E le lotin lirshëm të mbarojë shëtitjen dhe zgjas vetëm dorën marr me vete ikjen * Shpesh I përkëdhel ëndërrat si dy djemtë e mi t'i vë në qetësi. Ndodh që sapo vë në gjumë një ëndërr të vjetër, të përkëdhel një tjetër Në përkëdhelje gishtat më janë tretur, ninullave zëri më është mekur. E, përherë një motiv të ri kam për ëndërrat e për djemtë e mi. * S'ia kursejnë emrin në bisedat banale. Ia nxijnë përshkrimin, ia plandosin në pluhur Kur pranë tyre kalon thonë " është e bukur" Në gushë duan t'i vënë varëse të fajësisë Ajo s'vë asgjë falë thjeshtësisë. * Shumë netë m'i shkallmon pagjumësia. Në batakun e zhgënjimit më ngulçon shpirti. Më mjergullohen mendimet nga mundimet e për çudi i dalloj qartë ngjyrat e së keqes. * S' mundem të urrej se ndryshe duhet te vdes njerëz. Veç shpirtit nuk kam tjetër pronë. S' jam e marrë të bëj shpirtin varr. * Tok me gotën rrokulliset diçka tjetër. Ishte nisur për t'u thyer edhe tavëll e vjetër. Rrokullimë, rrokullimë, rrokkullimë. Hej, ku vete? Lërma shpirtin tim! Tok me ciflat në tavolinë u mblodhën pjesë nga shpirti im. Shndrin tryeza veç për pak, me të tilla mbushet prapë. * Kam frikë nga mendimet e mia që udhëtimin nisin nga truri në zemër. Nëse në një çast shfaq dobësi më ndjeni, jam njeri. Të kundërtën dua, por më kot S'jam robot. * T'u jepem udhëve të endem në to, shpesh dua. Edhe të pengohem, të lë gjurmë, të ngrihem sërish e të ec gjer në dhimbje gjunjësh. Hapat e pasigurtë, flokët shpupurisur i shkojnë rrugës. T'u jepem udhëve dua, t'a lë veten diku. * Ike fare natyrshëm. Embël më plagose mu në zemër. Një pjesë të zemrës ma more, një pjesë të zemrës ma le. Të gjalloj e vdekur ti më le. * Sa vështirë të lindësh në rreze e të ndjesh se s'jeton dot pa aromën e luleve të majës së Gjalicës. Përherë e pangopur Vetëm sa frymoj edhe ne stinën e shkurtër të verës. Sa pak jetoj! Më merr udhë shpirti gurëve të çmendur që vetëm të rrokullisen dinë. Në zvarritje më mbeti shpirti, gjakosur me dhimbje, i heshtur në piskamë. Sa vështirë kurorëzimi në majë kur veç aromën e luleve ke si pajë. * Shumëçka ka ndodhur. Si gjithmonë në sytë e tu diçka jo e zakontë më tërheq. S'di ç'më ka trokitur në derë e keqja apo e mira. Shumëçka ka ndodhur e jo vetëm në sytë e tu ka mbetur jozakonshmëria. * Kush më kërkon dhe pse? Ç'hall ke? Të takohemi aty ku rrugët ndahen? E më pas? Heshtjes a britmës t'i thërras? S'jam e vetme në udhëtim, e rrugëve s'dua të mbjell trishtim! * Ku t'i preh sytë mendjen time? Po s' erdhe një ditë të vdekur kam jetuar. Endërra do të më marrë krahë e në fluturim të gjakosur do të tërheqë mallin tim. Ti eja! Gjej arsye dhe eja qoftë për një vështrim se kështu i vë korëz plagës së shpirtit tim. * Ka rënë degë e thyer përtokë. Era e dhjetorit e tund sa andej-këtej. Degë e kumbullës që kohë më parë Fryte më fali. Dega e thyer rënë ka përtokë e aroma e luleve të saj mbetur më ka në kokë. * Për të qenë me ty më duhet të jem ëngjëll e djall. Tjetër gjë ndiej veçse mall. Të ndarë s'kemi sy për të parë. Vdekja më bredh gonxheve të dashurisë. * Ç' është kjo heshtje mes nesh? Buzëve të varen fjalët e pathëna, t'i bëjnë më të ëmbla. Qerpikëve të varen shikimet e shmangura, syri të ndrit më tepër. Ç' është kjo heshtje mes nesh? * Në vrapin tim drejt skajit fundor të jetës në harresë lashë dashurinë si një rrobe të bukur, por që kurrë s'ke rast ta veshësh. Pluhur ka zënë por ende mban aromën e parfumit dehës. Në vrap e sipër në kurriz më rëndoi humbja, fitorja, shpresa. Ndonëse vrapova mike m'u bë vonesa. Vonë, shumë vonë! Edhe agimi i ditës së sotme është i vonë, njëherësh start për vrapin tim. Çuditërisht, më buzëqesh dashuri e harruar, por tepër vonë. Në grykëtharje, etje të pashuar rrënjëzon dashuri e harruar, S'di kur më erdhi e kur më iku rasti rrobën e bukur t'a veshja, e s'do te kishte rëndësi nëse më vonë do të qaja apo do të qeshja. * Zanë a shtojzovalle je?! I marrë! Harron kush jam e si jam?! Flokët s'mi kalojne supet e shtatin s'e kam të gjatë. E tillë të jem veç për një natë?! Hej, unë jam kështu e thjeshtë dhe nuk mbretëroj në bjeshkë. * Brigjeve te Komanit bashkë me zanat mbretërojnë manat Përfytyroj zanan flokëgjatë nëvendim tim ulur ne ndajnatë. Në ag të ditës djaloshi prite vjedh pasqyrën dhe… ndjell mënxyrën. Zanë e bukur mallkon në Drin duke u futur. Sirena e tragetit më shurdhon mendimet tutje ëndërrimit tutje përfytyrimit. Nën hijen e manit, në breg të Komanit, lashë djaloshin në pritje zanën në ikje. * T'u desh kokën ta ulësh t'a kthesh pas. Unë vura buzën në gaz. E di. Ti s'do ta ulesh në prehër Keqdashjen, ndaj, nuk bën pakt me ngasjen. Në ikje me sy më përkëdhel, me dëshirë, e unë nuk kam frikë nga njeriu i mirë. * Tutje-tëhu hoqa zvarre një pjesë të vetes nga toka në re. Në kristal te dëborës me ngriu imazhi i vetes harruar. Hoqa zvarrë pjesën e mbetur dhe veten pashë me keqardhje gjysmë të gjallë gjysmë të vdekur. * Ndonëse katër në numërim ishim tre në tavolinë. Mbase ishe edhe ti Gjysmë qënie, gjithsesi. S'di ku të treti tjetra pjesë në të shara a në shkesë. Ishe sot, ti, bashkë me ne por për mua ishim tre. * Në jetë natyrshëm krijova timin portret. Një ditë, po natyrshëm, e gritha. Në cjerrje të lëkurës, mes dhimbjesh, copëza kujtimesh gjalluan. E prapë, natyrshëm, ca ndjenja më pushtuan. Ne vatra të ndryshme Të trurit tim flenë shumë ëndërra të mira e të këqija. Dhe unë i ndjej, S'më vjen turp nga asnjëra. He! Mos qeshni, as mos më shani se unë s'jam perëndia. Në këtë botë mëkatesh lini pak vend për mëkatet e mia. Në është e pamundur më ndjeni! Sic ishit më parë për mua prapë do të jeni * Mos ik! Hapat mos i hidh mbi trishtimin tim! Dhe… Mos eja! Hapat mos i hidh mbi dhimbjen time. Gjej, të lutem një vendndodhje mes dhimbjes dhe trishtimit, dhe… Eja! Shuaja etjen buzës e bëju udhë drithmave të shpirtit. Si t'a heq ndjesinë e këputjes e shenjësinë e rilindjes?! * Crregullisht kokat e njerëzve në rrugë lëvizin drejt meje. Në vetvete kam plot jetë e nga keto levizje gjaku më cmendet në deje. Cuditërisht e qetë në ecje njerëzve u jap një buzëqeshje. * Caqet e vetvetes s'munda t'i kaloj ndaj, e tillë mbeta pa famë, e thjeshtë si lulja në bjeshkë e cila mundet të thahet pa e parë askush. Njerëzit, sidomos të ngeshmit rrallë preferojnë lartësite. …………………… Vera ISTREFI U jepem udhëve Redaktor teknik Demush R. AVDIMETAJ Tirazhi 500 copë Shtypshkronja “TIMEGATE” Prishtinë 2007 Katalogimi në publikim (CIP) Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Tue Sep 30, 2008 7:29 pm | |
| Vera Istrefi: Në akuj digjem * * * Vera Istrefi ___________________________________________________
============================= * Hutimin tënd Si ta marr ? Ç’të shashtisi, kalimtar ? Flokët e dendur A syri ulli? Ti s’ke faj Ka kohë Që kam ndjerë Nevojën e mbledhjes së flokevë. * Ti ec, kalimtar. Me vete merr Imazhin e mosbindjes Dhe mbaj mend Sa herë të kalosh këtu Në këtë vend, do të shohësh patjetër një vajzë me flokë të shkurtër a të të gjatë * Shkujdesur në to, Do të kalojnë gishta, erëra, mendime… Jam e bindur. Nuk do ta harrosh Flokëkurorën time. Hutimin tënd Si ta marr? Ç’të shashtisi, kalimtar? Nga heshtja jote, Shqetësimin me vete marr. Pjesa e parë 1 Eja me mua, Drin, Të vershojmë udhëve S’di kush vuan më tepër, A më pak nga ne. Ty të ndryshojnë shtratin, Mua më bëjnë pre. Eja me mua, Drin, Të vershojmë udhëve T’i themi lamtumirë Qetësisë së gënjeshtërt Se të dy të lirë, Këtu, jemi të tepërt. Eja me mua, Drin, Tëvershojmë udhëve. Të vij unë tek ti, Më duket e thjeshtë. Por s’di cilin Dri të zgjedh, Këtë fundvjeshtë. Eja, Drini i bardhë dhe i Zi i bashkuar, eja tek une, ti. Të vërshojmë udhëve Të dy 2 Më vjen gjumë Edhe nata kur ka ikur. Kapitem. Natë e ditë pa gjumë. Për mua Nata vetëm dridhet, E ditën, Dridhem unë. 3 Ku jam? Këtu Apo aty? Diku jam. Por, Nuk e di. As këtu, As atje Jemi bashkë. Ti dhe unë, Unë dhe ti. Vërtet!? Të heshtim, A të klithim? 4 Të humbur e fatkeqë, Shëtisim bashkë, Në shëtitoren e vetme të qytetit. Pa dashur, Pa ditur, Pushtojmë hapat e njëri-tjetrit. Të lumtur e fatkeqë Shëtisim bashkë. Pa dashur, Pa ditur, Në shëtitoren e vetme Të qytetit. 5 Trëndafili, sado i bukur që të jetë pas vyshkjes, le veç gjembat. Shtrëngoj fort Duart e femijëve të mi, E lë pas hamendjet. 6 Rrekem të mbaj rob Një çast, I cili më shkakton Një ndjesi të akullt, Transparente. Në këtë çast, Lidhje të panumërta, Realizohen. Në paqartësi, Më pushtojnë zhurmat E ardhura nga jashtë 7 Erë qepësh të njoma Vijnë duart e tua Ndërsa trupi Aromë epshore Jargaviten burrat E harrojnë të hanë Ushqimin e servirur Nga ti 8 E vërenjtur Nën rroba të zeza Të dridhet trupi, vejushë. Diçka Për të të ngrohur S’të ofron askush. Nëse të nesërmen, prapë do të jetë kështu mos ardhtë kurrë për ty mëngjesi 9 Ma tha lypsarja në rrugë; -Të gjatë paq rininë. Loti më mbeti në sy, duke rrëshqitur jo faqeve, por shpirtit të plagosur. Ma krypi plagën, lypsarja në rrugë 10 Sivjet, Bora duket se ka frikë Nga nxehtësia E tendosjes së nervave të njerëzve. Në pritje të saj, Fsheh zjarrminë time 11 Tek ju, Do të hyjë vargu im Nga dritarja, Nëse ia mbyllim portën. Nuk do të dorëzohet, Pa ju imponuar, Qoftë edhe një rrokje, Do të takoni Veten dhe mua. 12 Në sofrën tuaj të madhe, Po të afrohem, e di, do të më cysni si macen, poshtë sofrës me bezdi. Një lugë e rënë në tokë, një nemur në erë, Të mjera. Sidoqoftë, përherë mbetem “verë”. T’ju shoh nga lart, unë dua, S’ka rëndësi, ju mua. Për këtë arsye të thjeshtë, Ju, mbeteni «mbarimvjeshtë ». 13 Funddimri. pragpranvere. Ndiej ngrohtësi nga brënda. Nga funddimri, Më ngjethet trupi. Nga pragpranvera, vërshojnë brënda meje, përrenj dhe mbeten ujëvara, që s’dijnë ku të derdhen. Kërkoj me ndjesinë time Muzikën e Shvartcit, a të Verdit. Moxarti ,më ushton në veshë Dhe në ujëvarën time, një pulëbardhë, kërkon pak ujë të qetë. 14 Zorinë Për zor. Sose, u sosshin. Mbarime, u mbarofshin. Kështu tek- tuk, mbase më shpesh, thuhet për vajzat, pas dyshes në rrjesht. Unë Kam në mëndje Sihanen, Lulemirën, Floridën. Kërkoj ndryshimin. 15 Kur të kalosh, ti, rrugës time, mbaj vesh. Aty është zëri im prej fëmije, e qeshura pa kufi. Edhe të qarat, janë aty. Zhurmshëm, hapat e mij do të zgjohen. Ka kohë që nuk ndihen. Ke për të parë një vend, ku jam ndalur, bashkë me frikën, për të hequr një dhëmb. Aty do të jetë, drithërima e shprehjes së dashurisë së parë . Edhe lotët, po aty. 16 Kur të kalosh, ti, rrugës sime, do të xhelozosh, e di, por, aty e deri këtu, kemi qenë veç une e ti. Kur të kalojmë bashkë, s’do të kemi kohë të kujtojmë, se sa jemi dashtë. Femijët, Do të na tërheqin Të luajnë,të qeshin,të qajnë, si unë. Dhe unë e ti, do të duhemi më shumë. 17 S’do të më mjaftojnë ditët, Për t’u sosur dhimbja, Për humbjen e foshnjes time Të parë. Unë S’kisha mbushur të njëzetat. Foshnja, Shkatërruar ish, Brënda meje. Heshtje në lotë, Mbrëmjeve të vona, E mëngjeseve të hershme. Zërat e fëmijëve, Më ftojnë, Në monotoninë e jetës, Më imponohen natyrshëm, Si bijtë e nënës. Ngashërimi , Mbetet diku, Brënda meje, Në pritje Të ndonjë mbrëmje të vonë, E të ndonjë mëngjesi, Tepër të hershëm. 18 Në shpirt, Më fle dhimbja. Në zemër diçka tjetër, Më shumë se neveria. Për ty, ndjenja e vjetër, Herët, apo vonë? Kur do të ndodhë, Që përballë të jemi, Unë dhe ti, E njëra-tjetrën Ta shohim në sy? Ti më fshihesh, Ndryshe, s’ka se si 19 Më rëndon mbi qerpikë, Pushi i rënë nga plepat, Parregullsisht. Vshtrimi më humb qartësinë. Ecjen time, vazhdoj. Edhe rrapëllime qepallash. Shkund flokë e qerpikë, Nga pushi i plepave Dhe ec mes tij. 20 Nuk jam ëngjëll. Kujtimet nuk më janë Vetëm të fjetura. ëndrrat, Varur më janë qerpikve. Në heshtje lyej qerpikët Me rimel të trashë, Blu. Ndërsa kujtimet struken, Sa aty, këtu. 21 Tok me foshnjen, Përkund ëndërrat e mia, Në djepin e drunjt. Shpresa e ankthi, Bashkë! Përkund Foshnjen ta zërë gjumi, E ëndërrat të heshtin. Më fle trupi Mbi shtrat mendimesh 22 Çdo vit pyes veten: Si vjen pranvera Në këto rrugë? Ikin pranverat, Edhe vitet, Bashkë me to. Unë i jetoj Dhe s’i ndiej I jap vetes të drejtë, Se asnjëherë mbi këto rrugë, Nuk shoh diçka të blertë. Pjesa e dytë 1 Ditët që do të vijnë, Kur të kalojnë, Me hapat e hekurt, Do të ndalen të dëgjojnë, Klithmat e dhimbjes time. Dhimbja ime, Vetëm do të heshtë, E heshtazi do të gjëmojë Mbi dhimbjen time, Mundet që atë ditë, Të shihet një karafil, Ose… I gjakut, një cërril. 2 Jam lot në sytë tuaj, Nuk rrëshqas poshtë tyre, S’jam lot që fshihet, Me një veprim të dorës. Lot gëzimi e hidhërimi. Lot mpleksur në dhimbje. 3 Këtë mëngjes, Të gjithë duken të fjetur. Dhe mjergulla mbi qytet, Fjeti. Ndërsa, unë tërë natën, Me dorën te djepi. 4 Mos ma harro dritaren , Trumcak. Eja përsëri. Bashkë, do të flasim ngapak, Se merremi veshë, E di. Nëse do, Eja dhe në pranverë, Pranë dritares do jem, E heshtur si përherë. 5 Bryma në lëndinë Më ka pushtuar, Qënësia-nënë. Kam një ngrohtësi, E të vetmin mendim. Kjo ngrohtësi ime, brymën e shkrin 6 Mes perdeve të tylta, Natyra më fal, Qindra rreze përtëritesë, Që mblidhen të tëra, Petal, Mbi fytyrën e foshnjes time. 7 Qetësirat e netëve, Notojnë detërave të trazuar, Në shpirtin tim. Dhe s’ndalen. Se asgjë tjetër s’dinë. Veçse të notojnë. Qetësirat e netëve, Tretur janë, Fortunave të shpirtit tim. 8 Trupi yt, Në akuj digjet. Duart, Mbi prush të merdhijnë. Me të qara, Luan simfoninë. Mes belbëzimesh,vallëzon, Jeta. Une të tërheq Për dore, Nga vetja. 9 Nuk bien lotët, Por ritmojnë zhurmshëm, Lotët e dhimbjes. Hesht, heshtja. Në zemër ther, Pamundësia për të folur. Shpirti stonon, Në vajin e brëndshëm. Buzët qesin, E mërzia varet, Në qosh të tyre. 10 Zhurmore, Lotët e mij në rrokullisje. Përcëllues. Rrëshqasin poshtë në tokë, E ngrihen me tërbim. Zënë një vënd të kotë, Diku në syrin tim. 11 Dhimbjet tuaja rrëke, Mblidhen në detin tim Të dëshpërimit. Heq copëra nga shpirti, T’i bëj vënd qetësimit 12 Kam menduar Duke kujtuar porositë e tua Kam shkruar për ty. Të kam përshëndetur, Ngrohtë, në rrugë, Ashtu, thjesht. Nuk e dija, Se pikërisht, thjeshtësia ime, Do të tërbonte mendimin tënd, Për mua. S’ka rëndësi Unë do të vazhdoj të mendoj Të shkruaj Përshëndetja për ty Është tretur në qënien time Ashtu si për herë E thjeshtë S’ka si të bëjë bujë Është delikate Si vetë unë 13 Është dramë jeta Me një akt Është e pafund Aktorë në jetë janë Të gjithë Ose një i vetëm Gjithçka tjetër Mbetet pas kuintave. Suksesshëm kush luan Del i kërusur. Pafundësia e të vetmit akt Tretur nuk ka. 14 Rradhërradhë, Janë vënë ditët e netët Në rrugët e qytetit tim. Shikimet dhe bliret, Sundojnë mbi to. Nuk e di, Të qaj, a të qesh, Për t’u nisur, Tek i pres. 15 Mbeten rrugëve, Dashuritë. Të braktisurat. Të fshehurat. Të vjedhurat. Të shtirurat. Zabtojnë familjet. Ku mbeti dashuria e vërtetë? 16 Dehur, qenkam sonte. Era, qielli, toka… Kërkoj, Të mbledh ciflat E gotës së thyer. Kam veshur Kepucë të veçanta, Nga frika e kristaleve. Etje kam, Për dehje. 17 Koha, U suall dinakërisht me mua. Edhe përkëdheljet e saj, Ishin dinake. Mëkatarët, Vrapojnë pas kohës Dhe koha, I zhyt në marrëzi të tjera. Vuajtja ime, Është shumëngjyrëshe Kam frikë nga e kaluara. I zgjas dorën vetes Dhe i themEja. Na pret e ardhmja! 18 Iki shpesh nga vetja, Ngaqë nuk mbush dot, Zbrastësinë e brendshme. Copëzuar më është jeta. Në ikje, Si e krisur, shtrëngoj në gji Padjallëzinë. I jepem harresës. E lodhur, tërheq flokët. 19 Unë dhe vetvetja, Kam diçka të shtrenjtë. Në tavolinë, Ulemi çdo mbrëmje. E gënjejmë njëra - tjetrën, Me ngopje kafshërore, Prej shuarje urie. Me ndjenja të paqarta, Bashkë jemi lidhur. Edhe gjumi, S’na pushton të dyjave Njëherësh. 20 I vetëm pa ty Dridhem si gjethja E ahut në vjeshtën e vonë. Pranë meje kur je Jeshilin e gjithë drurëve marr. Kristalet e pikave të vesës Mësojnë ato fjalë Që dua të them ty. Askush tjetër… As drurët… As zogjtë As fëshfëritja e gjetheve. S’dua të përfundojë Asnjëherë Takimi ynë i pafajshëm E hyjnor, Kur sytë tanë Gjithçka thonë… 21 U mësova me dhimbjen e plagëve, e therjen në zemër. Stuhinë e ëndërrave, e mposhta. Në fitore e humbje, Njëlloj, Veçse jam femër. 22 Gonxhe prapa gjethes. Syri nën qerpik. Frika në zemër. Me të njëjtin emër. Krejt tjetër është, ajo që dua, nga ajo që ndiej… 23 Nën re, unë do të jem, më e bukur. Më e re. 24 Tjetërsoj ndihem, kur pikat e shiut, depërtojnë flokët e mij. E ndonjë syresh, Rrëshqet poshtë supeve Dhe e ndiej në trup. Harroj ku jam. Harroj ku vete. Orkestër e tërë, Organet e mia. Lagështi e shiut, Ujit gonxhet, Që mbetur kanë pa çelur, Në kaq vite. Mundohem të largoj Pikat e shiut Nga qerpikët. E kotë… Bashkë më mblidhen të tëra, Në mjekërr. E vrullshëm më pikojnë në gjoks, Në zemër. Presim gonxhet e paçelura, Hapkë e kohes, Rrezet e diellit. 25 S’di ç’stinë, Çmenden mendimet e mia. Në pranverë? Jo! Aroma e luleve, Më fal qetësinë. Në verë? Nxehtësia më struk, Në shtëpi me hijen. Vjeshta? Veç dëshirës për fruta, Asgjë tjetër. Edhe dimri, M’i ngrin mendimet. Ç’është kjo stinë, Që s’di kur vjen, E kur shkon?! 26 Tej vetes time, Është pendimi. Etalon, Për matjen e mallit, S’kam. Ëndërronte mëndja, Ë ëndrra fundoset në jetë. Tej vetes time, Është pendimi. 27 Me panjat delikate, Miqësi kam zënë. E di. Se rreth tyre prehen, Dashuri të hershme, E të vona. Edhe lot. Psherëtima e jetës, Po aty. Me panjat delikate, Miqësi kam zënë. Rreth tyre, Asgjë veç heshtjes, S’kam lënë. 28 Pëlhura e merimangës, Ka zaptuar qoshen e murit, E shëndrit, Nga rrezet e para të mëngjesit. Në të, Më janë ngatërruar frazat. 29 Dega e kumbullës, Hesht mbi vazon e thjeshtë Thith ajrin e s’ngopem Me erën e luleve të saj. Dimri, akoma s’ka ikur. Dimri akoma s’ka ardhë. Si, ti, lulekumbull, Ke çelur në këtë kohë, vallë? 30 Të huaj, Nuk ka mes nesh, Në këtë qytet të vogël. Në pritje të borës, Bashkë prapë, Në këtë dimër të thatë! 31 Ajo që mund t’i themi Njëra - tjetrës, Qëndron jashtë nesh. Shenjat janë farë të qarta. Me to, Mund të sajojmë një përshesh, Pa shije. As të ëmbël, as të thartë. E njohim rrugën, që do të ketë Miqësia jonë. 32 Erë . Shi. Vetëtima. Koka me oshëtin. S’di ku është stuhia, Brënda a jashtë kokës time. Dua t’’i largoj stuhitë. 33 Shoh jashtë dritares Shkëlqimin e rrezeve të fundit, Të diellit të sotëm. Cigare të rastit Të ndezura në rrugë, Shoh. Pi kafenë, tek jam e pazonja, Të nxjerr një fjalë. 34 Ti nënqesh, Ose me saktë Për xhaketën time Të dalë boje E mirë! Në fund të fundit Unë do të kem Kujt t’’i them lamtumirë Ndërsa ti Do të lësh pas Vetëm një garderobë Jo të lirë. 35 Angështia e pluhuri, Po zaptojnë hapësirën Pas mornicave të dimrit Djerësij Ndiej lodhjen pa fund Pa nisur ende dita Vërtet,me aq padurim Këtë mot prita? Përmbahem Kështu mendoj Kur mpleks Gërshetin në mëngjes Dhe e shpleks Në mbrëmje. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Tue Sep 30, 2008 7:31 pm | |
| Universi poetik i Vera Istrefit Vera Istrefi: Shiu i fundit Vera Istrefi * * * Shiu i fundit Ka ardhë pranvera Do vesh fustanin e zi do të vij të çoshja e zakonshme ku dhe pema përballë lëkundet. Mos ke frikë. Me të dalë dielli fustani do të shndrisë e gjethet e pemës s’do të dridhen 2 Shiu i fundit m’i ka lagur flokët Koka më është rënduar Mbetem në vend Koha është duke vrapuar 3 Koha në rrugën e saj më hedh me vizionin e vdekjes së afërt në ecje 4 Mbrëmja e veshur me mantelin e padukshëm hesht mbi rrugë Unë rënduar nga heshtja eci Marr me vete copa betoni që s’më lënë të qetë për asnjë çast Shpirti s’njeh kufij kohore prej mbrëmjeje Kufij tokësorë prej betoni Ndaj fluturon e s’di ku shkon… 5 Sytë, vetëm syve ua kam frikën e s’mund ta fsheh vetveten 6 Mua,virgjëreshës po më pikojnë gjinjtë Në mungesë të foshnjes nuk e di ç’dua 7 Qirinjtë e gëzimit po shuhen Të urrej, pse të dua marrëzisht pse më mbyt tinëzisht me pabesinë tënde 8 Ritual Në mëngjes: një kafe Në mbrëmje: një kafe Kafeja greke e vetme me bollëk në qytetin tonë 9 E ruaj puthjen tënde në anën e majtë të qafës Ky nishan i zi më kujton të bardhën puthje 10 Në të vetmin çast më erdhën në mendje dy vizione: i dashurisë dhe i vdekjes 11 Nëse s’të takoj do të pres në botën tjetër S’do të trembem nga erë e vdekjes Nëse s’të takoj as atje vetëm atëherë mendo se kam vdekur 12 Shi malli kam në shpirt Shpirtin e grisur bart Plagë të padëshirueshme 13 Sot edhe zogjtë fluturojnë hutueshëm 14 Eci poshtë zogjve përkrah njerëzve 15 Jam e vdekur në këtë mjedis ndjej kur jam e vdekur 16 Paskam bërë mbi letër njolla të pakuptimta Njolla-lot mendimesh 17 Do të jepem e tëra me po atë forcë me të ciën s’do të të jepesha kurrë 18 Të isha pikëz shiu të lag pak tokë vetëm toka të mos më lagë të shembej diçka nga unë mbi botë 19 Gur varri të të bëhem lermë të bëhem për ty 20 Sytë e tu lodrojnë mbi gjinjtë e mi Sytë e mi pështirosin sytë e tu 21 Zvarrë paske tërhequr këmbët Gjer në sosje të kockës Thërrimet e kockave Ende s’i di ku kanë mbetur 23 Të kam borxh -puthje -pritje -ëndërr -dhimbje -dashuri Sa jetë kam unë? E tëra po të jepem! 24 Të përbuza jo për të thënat… Për të pashprehurat 25 Më merr paimagjinueshëm diçka Vështirë e kam t’i vë emër Duke imituar të tjerët them më merr malli për ty 26 Ngado më ke ndjekur shpirtin ma copëtove hije e mjerimit 27 M’i ke lënë buzët në gjysmëputhje e mua Më ke lënë gjysmëvdekur 28 Nuk pres Vetëm të lind Të vuaj Të vdes 29 për ty s’dua të jem Lady Makbeth Megjithatë e çmendur jam se dyluftoj me veten e shpirtin e zbeh 30 E përditshme Çdo ditë gënjej veten Me vezullimë Që shkëlqejnë gënjeshtërt 31 Nën jorganin e qefinjtë mbarset koha me shpresën e ngrohtë Do ta festoj pranverën që vjen 32 Cilëve tu jap të drejtë: Të penduarve-vdekur Të gjallëve-marrosur… 33 Miza lodron mbi pjatat e palara Unë qaj për shpirtrat e pashpirt 34 Në sallonin e vetvetes time mbeta thjesht shërbëtore e huaj 35 Kam ecje të trishtë Thonë e kam natyrën kështu Vetë…s’di ç’të them 36 Më parë s’mendoja për krisma qelqurinash e buzëqeshje të shtirura Sot nuk e di ç’kam Grindem dhe me veten Vetëgrindja i vetmi rrafsh pasqyrimi për mua 37 Asgjë s’u dëgjua sonte Veç një përplasje gotash 38 Diçka të papërsëritshme pati e djeshmja të paqenë tek e sotmja Jam në mjegull Vërtet jam ajo që isha dje apo linda sot bashkë me ëdrrën e së djeshmes?! 39 Thonë: Në fytyrën e të vdekurit lexon lamtumirën Këtë gjë e lexoj në fytyrën e të gjallëve si e vetmja gjë që i lidh njerëzit 40 Më ndjekin sytë hirtë Unë i shmang Veç me sytë e mendjes i vërej sytë e hirtë 41 Vrapoj drejt lindjes Nxitoj drejt vdekjes Si qenie mitologjike Mbi shpinën e fatit 42 Lulëmirës -Vogëlushes së Kosovës që erdhi në Kukës në ditët e dyndjes tragjike- Lulëmirë Nuk t’i shoh sytë Veç copëzat e tyre Si copëza kristali 22 maj 1999 43 Pranvera nuk filloi As nga qielli As nga toka 2 prill 1999 44 Vetmia në gjysmëdremitje Lodron para syve të mi Poezia 45 Femrat në sy kanë lot Loti për mua është luks 46 Vitet kalojnë e plaken ngadalë Mbaron pritja… 47 Çarçafi i zhubrosur provë fajësie e paqfajësie njëkohësisht Këputja jonë prehet mbi te… 48 Zakon i hershëm Më tërheqin vëmendjen për thembrat e këpucëve Rruga ime… s’mund të eci ndryshe mbi ty 49 Bëni kujdes me mua Një fill kam mes dashurisë e urrejtjes 50 Ti flet Unë shoh të kuqin e buzëve të mia Përgjatë buzëve të gotës 51 Llaku i rënë nga thonjtë më trishton Si ëndrra ime 52 Nën qepallat e mi atë përlotura të zvarris e s’ngopem së të ndëshkuari 53 Në mbrëmjen e vallëzimit vathi më mungon humbur në përqafim | |
| | | shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Tue Sep 30, 2008 8:06 pm | |
| BEQIR BUZUKU ---------------
NË PESHOJË KOHE Bota shikohet me dy parë sy... Me sy terri shohim natën me sy drite presim diellin, diellin e së nesërmes. Në vendnumërim shtohet dergja e pritjes. Me hapa përpara shkurtohet rruga, rruga drejt pikëcakut. E ç’kuptim ka maksima në udhëkryq: Udha e gjatë jeta e shkurtë, udha e shkurtë e pasigurtë... Ruletfati ndodh na del mashtrim, po mendjemprehtësia e fundja dorëtakati thonë sjell shpëtim. | |
| | | shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Tue Sep 30, 2008 8:07 pm | |
| BEQIR BUZUKU -------------- HILJA Në Dëbëllde e gjetiu tkurret mezhda e tokës sonë, kot ankohen fshatarët, ankesat kurrë s’kanë peshë për njerkën e për hileqarët. Andej e këndej të gjithë janë shqiptarë. Pse u shty guri i mezhdës së kufirit, o hileqarë?! Në tokën tonë stërgjyshore Sikur t’ishim ardhacakë, na shikojnë vëngërr, paria jonë gjithnjë e përgjumur, mrekulli sheh në ëndërr. | |
| | | shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Tue Sep 30, 2008 8:08 pm | |
| BEQIR BUZUKU ------------------ LUMI ME EMËR TË RI Ibri s’është më Ibër tash ka emër të ri: K u f i... Në mes të Mitrovicës molla e sherrit, në shpinë të Ibrit mbi urë, mur. Ndërtuesit e murit sot na shkruajnë recetë recetë për mu(l)ti jetë. O ju kopshtarë, të mollave të sherrit, ne nuk i kemi sytë për zyze të territ... përtej lumit, përtej urës shikohet në mes gishtash, kur e lyp nevoja nuk përdoret stopi... Këtej çdo gjë hidhet n’peshojë, çdo imtësi shikohet me sy mikroskopi Kosova e lodhur, Kosova e tkurrtë Meriton atë që synon. Assesi imponim të shurrtë | |
| | | shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Tue Sep 30, 2008 8:09 pm | |
| BEQIR BUZUKU -------------- IRRITIMI Ca mjeshtër të padukshëm gjenden diku, në fundmoshën pus pa fund, në trupin tonë ushtrojnë zejen e vet; nisin të punojnë, punojnë me dekretligje natyre, dita-ditës na tisin energjinë, mbjellin viruse e bakterie, na e ndjellin pleqërinë. Netët bëhen vite, zgërdhihet pagjumësia, peshëbjeshkën mbi shpinë na e hedh plogështia. Dhe më në fund disi çdo gjë duket sikur e përmbysur, dielli i zbehtë, qielli më i ngrysur. | |
| | | shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Tue Sep 30, 2008 8:10 pm | |
| KONTRASTE N’kafene dikush pi bukën e fëmijve t’vet Mushkëritë gërrith tymduhani Dreqi e i biri aty kanë për t’hy, pispilloset kamerierja kronisti vjedh me sy. Ndokund n’dasmë valltarët prekun qiellin, jehu i surlës e tupanit posi bubullimë, bën qetësinë copë e grimë. Ndokund dikush si M. Kuteli në testament vulos porosinë, shprush gjurmët e zhgënjimit, n’mes jetëvdekjes derën e vajit e hap dorë e pikëllimit | |
| | | shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Tue Sep 30, 2008 8:11 pm | |
| MËDYSHJE (BEQIR BUZUKU) Shi e sqotë porta me rezë tavan i ëndrrës plot krahnezë Ngrohtësinë joshëse e gllabëroi mjegulla çatisë së shpresës i mungojnë ca tjegulla | |
| | | shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Tue Sep 30, 2008 8:12 pm | |
| BEQIR BUZUKU ILAÇI Shtatë pash thellë fundos zymtësia për t’pushtuar majët e shkallëve mungon fuqia N’shkrumb të shpirtit helm e pelim mjegull e terr një bashkëdyzim Urë e dreqit leqe-leqe lypset shpikur një ilaç lypset shporrur ëndrrën e keqe | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. | |
| |
| | | | Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |