Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.

Shko poshtë 
+18
Luki
blerim
shaban cakolli
voglushja
murturi
Eva0506
Kristaq F. Shabani
meli
zeriatdheut
Guximi
Orfe@
E_Bukura
Kosovarja
Urata
Euridika
Arta
NetSerseri
Sofra
22 posters
Shko tek faqja : Previous  1 ... 11 ... 18, 19, 20, 21, 22, 23  Next
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 19 Empty
MesazhTitulli: AFËRDITA XANI   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 19 EmptyWed Oct 15, 2008 2:44 pm

ZOTI IM 

Më ndihmo që dashurinë e pafund,
Ta gjej vetem në Ty.

Më jep forcën e duhur,
Që mos të tregoj dobesinë time.

Më jep kurajon e duhur,
Që mos të më kaploj trishtimi.

Më ndalo më rreptesi kur sheh,
Që po bej gjerat që Ti s’i don.

Zoti im

Më meshiro për veprimet e mia të gabuara ,
Dhe më ushqe shpirtin më mbaresit tua.

Kujdesu për mua kur sheh që po behem e pafuqishme,
Mos lejo që qenjen time ta mbisundoj e keqja.

Më ndalo krijimin e armiqesive,
Dhe më jep mirësinë që të mbaj miqësitë.

Mos lejo të më mashtroj suksesi,
E as humbja të më hedh në dëshprim.

Zoti im 

Qëndro për here më mua,
Kur ndjehem e thyer,e braktisur,dhe e perulur.

Qëndro më mua edhe ateherë,
Kur ndjehem e lumtur,e pasur dhe e ngritur.

Mos më deno për gabimet e bera nga mosdija,
Më vetdijeso për mangesitë e mia.

Më afro dhe më lidh forte më dashurinë tënde HYJNORE,
Mos më harro mua edhe kur unë të harroj Ty.

Më mbaj shpirtin tim të paster,ashtu siq e ke krijuar Ti.
Më jep mbarsinë që mos të të deshproj Ty,

Zoti im.

Nga: AFËRDITA XANI
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 19 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 19 EmptyWed Oct 15, 2008 3:08 pm

HIMNI I QYTETIT TIM 



Rrethuar me Sharrin e Pashtrikun plak,

Në rrëzë të Dukagjinit, të larë, të larë me gjak,

Është qyteti i bukur, qyteti i lashtësisë,

Simbol i kombit, simbol i lirisë.



Prizreni, Prizreni, kudo le të jehon,

Nga zemrat rinore, për qytetin tonë,

Prizreni, Prizreni, t'ia themi o mik,

Sa bukur tingëllon ky refren magjik.



Atje lart si pararojë, Kalaja krenare qëndron,

Më poshtë në gjirin e saj, Lumëbardhi gjarpëron,

Me Marashin piktoresk dhe burimin ujë kristal,

Që përherë ma kujton, dashurinë e parë 



Prizreni, Prizreni, kudo le të jehon,

Nga zemrat rinore për qytetin tonë,

Prizreni, Prizreni, t'ia themi o mik,

Sa bukur tingëllon ky refren magjik.



Jo s'harohet shpirti, kujtesa e vetëdijes kombëtare,

Ndërtesa e bukur muze, e Lidhjes Shqiptare, 

Urën plak të gurit, Shatërvanin prore,

E bujshme si gjithnjë, nga gumëzhimet rinore.



Prizreni, Prizreni, kudo le të jehon,

Nga zemrat rinore për qytetin tonë,

Prizreni, Prizreni, t'ia themi o mik,

Sa bukur tingëllon ky refren magjik.

Adnan Abrashi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Martina
Anëtar
Anëtar
Martina


Female
Numri i postimeve : 297
Age : 36
Vendi : Belgjike
Registration date : 04/08/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 19 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 19 EmptyWed Oct 15, 2008 3:19 pm

ATDHEU NË RRUDHA

Mbas shtegëtimesh të gjata,
U ktheva nga udha
Gjeta atdheun.
Të zhytur në rrudha
Zemra rrahu fort
Më hipi trishtimi
Sa shumë është m'plakur
atdheu imé!


Me mall në buzë,dergjen
plakat e urta
Me shikimin e tretur
Në udhët e gurta
Nga shpirti u del
I qarté madhkimi
Për rrugët e largëta
Që vodhi rininë mergimi?.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 19 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 19 EmptyWed Oct 15, 2008 4:18 pm

Atdheu

- Fatos Arapi -

Atdheu është dhimbje-është dhimbje
një prill i pikëlluar që s’ndrit.
Atdheu është kryqi-është kryqi
e mban dhe të mban ty në shpirt.

Atdheu është toka e premtuar,
shkel si një zot dhe s’e ke ndër këmbë,
Atdheu s’ka fjalë. Ka sy të trishtuar,
vdes dashuria në dashuri që të çmend.

Atdheu është buka e uritur,
të ikën nga duart dhe dot nuk e ngop,
ëndërr, ankth, shpresë e sfilitur,
me sytë n’ errësirë vetveten kërkon.

Atdheu është krah i hapur, është krah,
një jetë drejt tij shkon me besë që bind,
në një pikë lot mbyt lotin fatvrarë,
një pikë loti lirinë e lind.

Atdheu ynë i vogli-i vogli,
ai hyjnori, i pavdekshmi...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 19 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 19 EmptyWed Oct 15, 2008 4:26 pm

Pelegrini

- Dritero Agolli -

Une jam prej kohesh pelegrin
udhetar ne vendin e shpreses se thyer
jam ndare pa dashur nga karvani im
mes shtigjeve nga vapa e shirat gerryer.

Kerkoj karvanin tim ne rere e shpat
karvanin qe e ka ndruar drejtimin me kohe
ndaj ne udhe jam krejt i humbur, jam fillikat
me shami te grisur lidhur ne koke.

Per uje buza ime u dogj u be zhur
dhe syte me shpojne nga shterja e lotit
me duhet te arij karvanin e tretur qekure
capitur mes vapes,mes shiut e te ftohtit.

Une jam prej kohesh pelegrin
shtegtar i karvanit te humbur
dhe bart ne kuriz nje premtim
te dhene gjysherve te mundur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 19 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 19 EmptyWed Oct 15, 2008 4:30 pm

Malli per heronjte

- Dritero Agolli -

S'ka heronj, herojte i perzume
me lavdi perdite i nanuritem
dhe me lajka dalngadal i vume
nje nga nje ne prehje dhe ne gjume.

S'ka heronj, heronjte u merziten,
prisnin endrrat, endrrat u vonuan
duke pritur heshten e dremiten
dhe ne nina-nana u kenduam.

C'digjeni nga malli per heronjte?
kushedi kur kthehen nga kjo ane
C'i kerkoni? Pritja eshte e kote
S'ka heronj, tani ka pelivane!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 19 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 19 EmptyWed Oct 15, 2008 4:34 pm

Kujdes me fjalen

- Dritero Agolli -

Kujdes me fjalen,zonjez me cante,
Kujdes me fjalen dhe ti zoteri.
Pushteti i fjales eshte i vecante
Gatuan male dhe kakerdhi.

Me fjalen rrjedhin perenj me mjalte,
Pikojne cezma me helm te zi
Kujdes me fjalen zonjez me cante,
Kujdes me fjalen dhe ti zoteri!

Nga fjala humben Jude e Pilate
Stratege e mbreter me mbreteri.
Kujdes me fjalen zonjez me cante,
Kujdes me fjalen dhe ti zoteri!

Kur fjala nxiret nga buzet jashte
Si dallendyshja s'vjen ne shtepi.
Kujdes me fjalen zonjez me cante,
Kujdes me fjalen dhe ti zoteri!

Une fjalen vete e shtroj ne karte
Dhe brenda syve se c'eshte e di...
Kujdes me fjalen zonjez me cante,
Kujdes me fjalen dhe ti zoteri!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 19 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 19 EmptyWed Oct 15, 2008 4:37 pm

Mos ma kujto

- Dritero Agolli -

E shkuara ka caste dhe ore te hidhura, mos ma kujto
per shembull, me pe me duar te lidhura, mos ma kujto!

Per shembull me pe ne rruge te pire, mos ma kujto,
Te pire e te humbur, te share e te grire, mos ma kujto!

Per shembull me rrahen dy-tre vagabonde, mos ma kujto,
Tek shihja nje grerez tek rrinte mbi gonxhe, mos ma kujto!

Per shembull pesova diku nje disfate, mos ma kujto,
Dhe gjumi s'me zinte me dite e me nate, mos ma kujto!

Per shembull me pe duke ecur e qare, mos ma kujto,
Mbeshtetur pas murit me zemer te vrare, mos ma kujto!

Per shembull me pe duke ngrene e genjyer, mos ma kujto,
Te prishur, te shturur, te rene e te thyer, mos ma kujto!

Per shembull ne shtrat s'u bera per burre, mos ma kujto,
I turpshem u drodha si qengj nen lekure, mos ma kujto!

E shkuara ka ore dhe caste te hidhura, mos ma kujto,
Ka drojtje dhe heshtje kur lipsen te thirrura, mos ma kujto!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 19 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 19 EmptyWed Oct 15, 2008 4:41 pm

Nje shkrepese

- Dritero Agolli -

Ndizme, vella nje shkrepese
nen qiellin e zi,
Nje shkrepese te brishte shprese
ne erresiren me shi.

Ne erresiren e dhjamur si pelte,
Kur ndihet te zbrese acar.
E dini c'do te thote nje shkrepese,
Nje fije e holle si bar?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 19 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 19 EmptyWed Oct 15, 2008 6:48 pm

"Në emër të…"

-1- (Dita 1)

Të gjithë atyre që dua të them
Që të thonë shumë, duan
Dhe që… gjithsesi
"Në emër të"
për çdonjërin emër
një kuptim
një rrezatim
shumë përjashtime
Prej katalogjesh e librash historie
Ku e vërteta ngjan si rreckë
Shkëputur prej plaçkitjesh
Vulosur fort prej gëlbazash toksike
Përzier me fjalë
Dhe tym-helme industriale
Të përpjekjeve për…
… të rikthyer mbrapsht
Revan-vdekjen
Duke e shpërndarë
Mijëra kanalesh
Me drejtim nga dobësia
NË EMËR TË
Vampirizmit modern

Lëng-thithjes së "lëngut të mbetur"

Skeleteve tanë
Grumbulluar në
Fundin e "lëngshtrydhësit" të madh
Quajtur
G-L-O-B-A-L-I-Z-Ë-M


-2- (Dita 2)

O qendër e shpirtit
Atje ku janë rrënjët e klithjes
"darkë-lamtumira" ne s'na priti
E pra! Ne vazhdojmë të lëpirat
Dhe me gishta
Shfletojmë për vite zverdhjesh
Miliarda fletë
Të miliona librash
Gjithnjë më t'papërfillur.

Gjithçka, lindi
Shpirti praktik
I lashti i miqve të mi modernë
Mendimi
Mendimi lind
Ai shpik
Përjashton mënyra të sjelluri
Heq të drejta jetësore
Forma, është e tij
E mendimit tonë
Parazitarit
Të dembelosurit mendim
Të prag-qetësive thuajse vdektore
Rebeli,
Luftaraku,
Dëshiruesi
Mendim
Gjatë ciklit, të të cilit
Kërkoj shpirtrat e ngjyrave
Dhe ende vazhdoj të shkruaj

Ç'akordim harmonie shpirtërore
Duke parë
Miliona libra në gjuhë të huaj
Të kohëve të
Modernizmit
Praktiko-Etiko-Intelektual
Të gjallimit të lakmive
Të "shpirtrave praktikë"
Vjedhës; punëthyes
Të cilët
Bashkojnë copë-shqyerjet
E punës së të tjerëve
Dhe tregëtojnë delir
Të emrit të tyre të dhjerë.

Mbulon kryet e lexuesve mbarë globit

Dhe rikthehet në një lloj
"Defekimi mendor"
Përmendore e padukshme
E tejndjerë
E ndotjes shpirtërore
Të krijesave

Mbi hi-bibliotekat e djegura ndër shekuj
Vazhdojnë të gërmëzojnë gënjeshtra
Për kohët e perënduara
Ku thonë se…
"Ata qenë"


-3- (Dita 3)

Në emër të…
Faljes së plagosur
Të lënë në shtrat-lëngatën e saj
Faljes së monopolizuar prej
"Úrdhëruesve të faljes"
Që edhe në vendin tim
Kundërmimet e kostumeve gri
I pastrojnë në "libër-ligjet"
E ndëshkimeve
Që kurrë s'janë për ta
Se faqet e këtij libri s'vlejnë
Për "të pagëzuarit në lumin Jordan"
Atje ku pika e gjakut
Mpiks hakmarrje në trutë e fëmijëve
Atje
Ku humbjet shpresë-tallëse
Dashurohen
Me sytë e dëshpërimit
Se… bota s'është njësoj
Se unë s'e gëlltis dot ushqimin
Se uria po vdes miliona në botë
Dhe unë e ti…
Ushqejmë qen e mace
Të tonës bukuri-përbuzje
Të tonave urrejtje-fshehje
Dashuri katapultë
E krijesave të mendimit
E ëndrrave të shpërndara të botës.


-4- (Dita 4)

S'jam më njeriu që isha
Gjurmët janë zhdukur
Rikthehem dhe s'gjej tjetër jetë
Në histori-librat e padeshifrueshëm
Me stinët e vetmive vrasëse
Me rregullat e elegancave bezdisëse
Në ditë insekticidesh
Të ne humanëve
Që jetojmë "In –sekt"
Apo
"Në klan"
Duke ikur gjithmonë nga vetvetja
Duke bërë seks me fëmijët tanë
Duke mbushur botën
Me priftërinj e hoxhallarë
Duke pjellë djaj të rremë
Nga "varri-pendesë" i Judës së vetëvrarë
Mallkuar e fatmbjellë
Para se të lindte
Për kohët më pas
Të urisë së fëmijëve
Që me buzët e plasaritura prej etjes
Drejtuar atyre që
I quajnë "zotëri"
Dhe që
Zotërojnë reciprokisht një univers
Të gatshëm ta shpërdorojnë
Në ditët e
Brekëheqjeve të grave e të burrave
Etiko-etiketikisht
Në emër të një…
Një kulture të "lirisë"
Për mbjellje-ekstazë
Dhe lënie në mëshirë të fatit
Për t'u rikthyer pas
Në pauza luftërash
Për ndarjet e kazan-supave
Për fëmijët, që të tyret mund të jenë
Të shëmtisë më të madhe
Të emrit të tyre pa emër.


-5- (Dita 5)

Dhe trupi im shtrihet netëve
Si një vrenjtje e kohës
E klimës së shokëve të mbërdhirë
Të ngjyrave të mallkuara
Të veprimeve njerëzore
Shekull skicoid!
Mallkim (përse?)
Falje (për çfarë?)
Dyshime (pa fund?)
Për… flakët e zbardhura
Në tym të zi harrese
Për sëmbimet e shpirt-ngasjeve
Për monedhat e fundit në xhepa
Të përfunduarat monedha
Diku
Tek disa
PREDIKATORË
Folës
Për emrin e perëndisë
Në kolltukë të artë
Por… dhe
Urdhëruesit e kazan-supave t'urisë.


-6- (Dita 6)

Na ishte një herë
O Krijues i madh i ngjyrave
Na ish njëherë një botë
Ku dashuria
Ndante shtretërit me dhimbjen
I pandarë fati im nga të tjerët
Në kohë
Në tonën kohë
Ku njoha krijesën e bukur
Kur pashë mangësitë e mia
Që s'i mjaftonin asaj kurrë.
Kur e pafuqishme më qe zemra
Për të pakuptimtin
Emrin "Burrë"
Që s'dua ta lidh me trimërinë
As me mos-trembjet prej leh-qenve
Armët kimike; bomba-hidrogjene
Se s'dua të…
Të më quajnë burrë
Për bartje sendesh jetë-marrëse
Se duart tona s'janë bërë për të mbytur
Por për t'prekur jetë-përqasjet
Shpresë-mbjellje për gjithë të pafatët
Drejt
Perfektes skalitje t'ëndërruar të kohërave
Dhe tonës
Krijesës delikate femër
Ne
Të lindurit pas dhimbjeve të saj
Tashmë të toksikuarës
Fytyrë-ngjyrimesh
Injektimesh
Keqtrajtimesh
Jashtë trajtave njerëzore
Prej nesh
Emër-burrave
Dhe prej tyre vetë.

Në mal-rritjet e brekë-shurrave
Në të cilat "ne"
Bëjmë përzgjedhje për veten tonë
Dhe duam
Dhe ëndërrojmë
Më të pastrat
Dhe… ndotim të tjera, të tjera
Dhe shtojmë zemër-plasjet
E shpëtim-ditëve të pashenja
Të fuqi vdekjes së…
… dashurisë sime
Që rilind çuditshëm
Në kohë paqe e lufte
Dhe ngrihet përmbi gjithë dëshpërimet
Dhe kërkon të mbledhë
Lule
Të krimburat
Të djegurat
Në kripën e lotëve shekullore
Dëshirë e një dore të kristaltë
Që ledhaton ftohtë, netëve të tmerrit
Netëve, ku dhe unë si ti kam ftohtë
Për zgjimet në shtretër bosh
Për ditët pa ty
Për ditët gjakhumbjes

Të vajit tim për ty
Të përleshjeve të mia imagjinare
Që ngjajnë si prova më e bukur
Drejt
Çasteve të puthjes së ëmbël
Të tinguj-hapave më të bukur
Gjithë gjurmët e botës
Në një emër
g-l-o-b-a-l-i-z-ë-m?
apo
ZEMËR?!
E përbashkëta jonë quhet ndjenjë
Katandisja, s'është refren
Dhe ky s'duhet të jetë fundi
I mijëra viteve kënge e lufte
Se
Veç në deje duhet t'rrjedhë gjaku
Dhe jo gjatë rendjes sonë
Dhe jo…
Stop! frazën e stërpërmendur "mos qaj"
Sapo e dëgjova
Në urdhrat që i jepnin një foshnjeje
Dhe ndjeva fillim-këngën e botës
Në një djep të vogël… të lashtë
Ku shpresat e miliona varreve
Shkrihen në shtretër të lindjeve
Tyreve
Dhe tonave
Melodi-bërësit
Këngë-kënduesit
E djep-përkundjeve të tyre
Dhe…
Arsyen time pse shumë të dashuroj.


-7- (Dita 7)

Në emër të…
Atit?
Ku është ai vallë?
Ne
Të mbeturit pa nënë qiellore
Sipas
Llogjikës tokësore të krijimit!
UNË jam "biri"
Edhe TI edhe JU
Dhe shpirti i shenjtë eshtë
Ajo
Ajo çka bëjmë në jetë
T'përqafuar me mirësinë
Se
Mijëra shenjtëritë tona
Nuk mund ta kalojnë njerinë
Se njeriu është
TI dhe UNË
E gjithë rruga që bëjmë
Për të…
Fituar këtë emër
Po pra!
"NË EMËR TË"!!


8// (Dita jonë...)

Po shikoj drejt horizontit
atje ku ëndrrat
Shkrihen dhe rikthehen netëve
Për mos-humbjen e ngjyrave të dritës
Dhe emrit tënd
!!!!!!!!!!
Mirupafshim
E nesërmja
E kudondodhjes
Të "EMRIT TË.." 


A. Shkurti
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 19 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 19 EmptyWed Oct 15, 2008 6:49 pm

Ketu prehet ai qe quhej Ndoc Gjetja
i cili pati ardhur gabimisht ne bote
nga vetja e tepruar nxirrte vjersha
dhe gjithe njerezit i quante shoke

Kur pa qe endrra kalkulohej me kompjuter
kur pa qe idealet rrezoheshin ne kolltuqe
kur jepte buzeqeshje e merrte skermitje
zuri syte me dore dhe vendosi te ikte

Dhe shkoi e hyri ne manastirin e Unit
te shpetonte shpirtin nga gjuheligat e Lehjes
...pastaj e percollen per ne banesen e fundit
me shpenzimet gratis nga Bashkia e Lezhes

Ne castin e mbrame nje hene e pergjakur
e puthi dhe balle dhe thirri : "Nene"
Mos kerkoni te dini per te me teper
ai u largua sikur te mos kishte qene..



Ndoc Gjetja, Marre nga vellimi poetik, "Dhjata ime"
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 19 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 19 EmptyWed Oct 15, 2008 6:57 pm

Gjuhës shqipe


Lshon ame ilire n`goje agimesh s`vjetra
Ndo `i fjale e jote than` vetimeveti,
O gjuhe e folun n`bote ende ferishte
S`ciles Mayeri ne te censhmet letra
Rraj`t e mshefuna n`mot nuk mund ia gjeti
As n`t`folun t`Cezarve as n`helenishte,
Perse Athina s`kishte
Emen as Roma, kur e rrept ushtove
Nder vepra katallajsh qi nper jehona
Vigma t`fuqishme qitshin hove-hove,
Tue ndertue ledhe permbi troje t`ona.

Kuturesat e hyjit nper gjeth lisi
N`Dodonen shejte prifti, qi n`pergjime
Naten e diten rrinte atje perdore,
Porse ndo `i fllad pullnaje kundalisi,
Ndoshta me fjal`t e tueja i dha heshtime
T`perfrigueshme qi mbluen t`parat therore:
Ndoshta ndo` i buz` hyjnore
N`at mot qi zota shpesh perbujte toka
Shqiptoi kto fjal` qi ne mbi goj` na shkrefen;
Me ty hyjneshat ndoshta nper kto boka
Ndonjij biri njeriu dashnin ia shprefen.

Mbi anija t`shpejta velat nde kah preja,
Qi urdhni i Teutes niste nen hyj ari
Me msy t`Helenit barkat tregetuese
Ngarkue me ar e kem e skllave t`reja,
Ty t`kelthitte n`timue anijetari
Tue i ra me kic ilir pupes bishtnuese;
E permbi val` shkembuese
Ti jehojshe nder hymnet e ngadhnjimit
Kur, me plackat e rrmbyeme mbrend` stivue,
U afrojshin n`breg anijat prej agimit,
Mbretneshes s`detit pret me i a dhurue.

Mysteri i vjeter qi mberthen fjal`t t`ueja,
Zanin na e dridh` me nji kreni t`pashoqe,
O ghuhe e folun per trimij pranvera,
E tok na mbajte nder pushtime t`hueja
Sepse prej gojve arbnore nuk u hoqe
As kur u ndam n`besime e doke tjera;
E shekujve potera
Qi me vrull u perplas mbi tok` shqiptare
Ndonjij ndrrimi edhe n`ty i cili shtegun,
Por prap kumbimet n`buze i ke krenare
Si n`mot qi Ilirt Shqipnis i a ruejshin bregun.

Thue buza e kangatarve te paemen
Qi gzim e idhnim me ty knduen maje mali
Dhe kanga u humbi n`erresin e motit,
Ket permallim qi mungullon mbi t`emen
E vjen nga heshtja e shekujve m`a fali,
Mue trashigues i tune n`dhe t`Kastriotit?
N` kthjelltin e dites s`sotit
Kang` ndoshta t`kndueme qi vorroi kalesa
Kendoi, o gjuh` lulzue n`shkreti, dh`asht goja
E eme ahmarrse e gojve qi harresa
N`terr mbylli, kur ti s`kishe as sheje as shkroja.

Motrat e tueja qi kumbuene n`shekull
Bukurin tue sjell` n`prak t`ksaj jete
E tjetra ligj`t e Arsyes qi mbarshtrojn` fise,
Heshten e rrojn` vec n`karta:ti, per mrekulli,
Me nji mosh` trimij vjetsh e blerun mbete
Edhe kumbon e gjall` po n`ato vise
Ku me lshue tingujt nise
N`foshnjin e botes. Pse t`ka ruejtun fati
T`njom edhe virgjin? Egersija jote
Mos mban n`at gji, q`i hueji nuk pecati,
Stinen e fundme t`poezis s`ksaj bote?

O shqipe plot me munguj, o gjuh` burrash
Qi me `i fjal` t`vetme lidheshin per laku
Dhe soje as vdekja s`mujte kurr me i trande,
Shprehje t,kulluet na ep si akull gurrash
Per kang`t e burrnis s`lasht q`ushqejm` te gjaku
E t`lavdis s`re qi me t`fitue na kande;
Thjeshtin e ambel t`ande
Me ndjell` dashnin e vashavet qi t`flasin
Falja poetve t`u, por n`qe se kamben
Buzes amtare kush ia ven, ti casin
Mos prit: banu rrufe me lshue n`te namen.

O Kange, Arbnor`t e plogte i kapi gjumi;
Ti kris si za burije
Mbi ata qi flejn` pa andrra fisnikije:
E n`qe se belkacuk`t e gjuh`s ilire,
Tue t`ndie fishkllojn` prej smire,
Me rrahje flatrash ik n`nalsi t`kalthera



Ernest Koliqi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 19 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 19 EmptyThu Oct 16, 2008 8:18 am

E SHIUT

Larg kane ikur djajte
nga perendite
koha prehet ne gjume prapa kohe
pos historise


me thoni
mund t'i kurorezojme te vdekurit
ne kryqezimin e hijeve pas vdekjes
sepse ata lindin dhe vdesin pernate
si ne enigme
nga ankthet e mekateve
trishtimi mbyllet ne pasqyre


gure varrezash metamorfizojne
kufomat e djegura ne ashtin e gurit

imzot
une e shoh vdekjen
de nuk vdes
ndinese vdekja ime ka nje forme' gjaku
qe quhet perjetesi
sepse pikat e shiut vallezojne
ne erresire
si per mua - si per ty
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 19 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 19 EmptyThu Oct 16, 2008 9:19 am

Cikël poetik nga Bledi Llangozi

Ishte një çast krejt i veçantë. Çast ngjethës, prekës, çast që të shtang. Prindi nxjerr nga çanta dorëshkrimet e të birit. Ishte krijuesi Thanas Llangozi, i cili mbart në shpirt plagën e madhe të ndarjes nga jeta e të birit në një moshë kur ndiqte ngjyrat fluturake të pranverës. Një fletore e shkruar me kujdes, me një shkrim të bukur, të qartë, me ndonjë korigjim ku dhe ku, i cili më kujtoi fletoret e mia të ndaluara, të fshehura deri nëpër purtekat e plevicës në një kohë të frikëshme. Paçka se iku shpejt, Bledi 18- vjeçar la pas pavdekësinë e tij: vëllime të tëra me poezi dhe piktura të mrekullueshme. Me plot bindje them se ishte një talent i mrekullueshëm, që perënditë, ndoshta e patën zili dhe e muarën pranë tyre. Shpresa e tij për t’u kthyer në atdhe, të cilit i këndoi me një dashuri e frymë ëngjëllore, humbi përgjithnjë një ditë papritur nën dallgët e detit të brigjeve të begata të Halkidhikisë. 
Ziko Ll. Kapurani.



Ç’ ishte?

Ç’ishte vallë ai mendim?
Nga erdhi e ku më gjeti,...
Ishte shpresë, apo besim,
Pse më dha një rrugë derti?

Ah, ti hije e varfërisë,
Pse më ngre nga vëndi im,
Nga pragu im i dashurisë,
Nga gjej prehje dhe gëzim? 

Pse më hedh në shtegëtim,
Më çon atje ku s’ka mëshirë,
Ku s’ka shpresë, as besim,
Ku humbas në shkretëtirë?!...

Tokës 

U dehëm prej tokës,
Prej nektarit, aromës,
I biem në gjunjë,
Ajo është Zoti ynë.

Dhe ajo fort na deshi,
Nënë princeshë ish
Djersën ne i derdhim,
Na e kthen shumfish.

Një çast

Dimë si t’i bëjmë ballë jetës,
Furtunës që rrugën na pret,
Jemi në shteg të së vërtetës,
Dhe pas tij një çast solemn. 

* * * *

Në aromën e zjarrtë të trendafilit,
Ti shkel ngadalë si sorkadhe,
Zgjon e ngre nga çerdh’ e bilbilit
Tinguj e diell për fush’ e male.

Më pas futesh në pyll më thellë
Të ngresh çdo degë e çdo fletë,
Dritë e jetë për të mbjellë,
Dhe një nektar me hap të lehtë.

Pika e lotit

Pika e lotit m’u këput
Si thikë në zëmër u fut.
Përmbi gjoks më rrëshqiti
Shpirtin thellë më goditi.

Zgjata dorën që ta kap
Por gjithë trupit iu hap.
As nuk munda që ta prekja
Lot’ i jetës ishte vdekja.

U thye ëndra jonë

U thërres perëndive me zë, fuqishëm:
“Ku është drita, buka e premtuar?”
Ndoshta përgjigjen dhe ata s’e dinë
Dhe mbetem mes rrugësh i harruar.

M’u vra, endra ime, e ndjej, u thye,
I kthyem shpinën si një tabele të rrënuar,
Sa me dhimbje, aq dhe me vdekje u lye,
Me një bojë të errët gjer në grykë mbuluar. 

Fshatit

Ka dalë aroma e tokës së punuar,
Mes parmëndës që kali heq sertë,
Mes djersës që plaku i përvëluar
Fshin ballin me shaminë rreckë.

E gjitha si puhizë fluturake, e lehtë
Mbuluar nga mundi e qielli i majit,
Bujku ndajnatë nget rrugën përpjetë,
Aromën e tokës t’i shpjerë fshatit.

Endrat për atdhe

Drejt asaj jam nisur
Ku s’gjej yll shpëtimi,
Në shpirt jam i grisur
Krejt nga pikëllimi.

Ku do të vete i çartur?
Një zot ndoshta e di,
Di vetëm se i përmallur
Do të qaj për ty, Shqipëri!

Një dhimbje kam zëmrës,
E nga rruga më nxjerr,
Vjen ti atdhe, dor’ e nënës,
E për krahu më merr.

Trishtimi e ka pushtuar

Mbi trupin e vogël të njomzakut
Shtrihet i hapur çarçafi i vdekjes,
Duart e tij si petalet e zambakut
Duket se kërkojnë dritën e heshtjes.

Dhe lotët e thara duken të qarta,
Buruar nga zgavra e thellë e syve,
Në buzët e mavijosura, të akullta,
Një vjesht’ e trishtë rrjedh mes tyre.

Endër e plagosur

Më mbështjell, më ngre nga vendi
Ajo erë që tymin e cigares mori,
Sikur më mallkoi nga plepi gjethi,
E një rrugë në një mall më nxorri.

Më rëndon një pyetje mbi shpinë
Tok me një çantë mbushur djersë:
Të rri këtu, në tym të shtyj ditët,
Apo t’ia mbath gjetkë me shpresë? 

* * *

Nga përshkrimi i një fytyre
Dalin hallet një nga një.
Mendimi e shpresa e tyre
Janë ëngjëllorë pa zë.

Këtë mbrëmje

Sa dua sonte me rrugët e Korçës,
Të ngjitem gjer lart e të zbres,
Shtëpit’e ulta, me qiellin mbi kokë,
T’i puth një nga një, të qaj, të qesh...

Një letër

Më hodhi fati nëpër rrugë,
Pa adresë nëpër udhëkryqe,
Ndërsa dera ime e drunjtë,
Priste letër, a trokitje.

Gjyshes

Krrusur mbi krevat me tespie në duar,
Ndjek me sy si lëvizin akrepat e orës,
Sonte nga mërzia aq shum’ e munduar
Për uratën e saj s’i vjen kush së gjorës.

Ngrihet çalë çalë dhe shkon në dritare
Hedh sytë gjer larg e mes thinjësh hesht,
Për çudi, si vallë s’kujtohet njeri fare...,
Mes një psherëtime të thellë pret e pret. 


I rraskapitur

I raskapitur nga pesha e kohës
Më duket boshe bota përqark,
Më lëviz mbi zjar kafk’ e kokës,
Dhe qetësi nuk gjej dot aspak.

Përpëlitem si zog i goditur,
Nga një ëndër zgjohem sakaq.
Dal jashtë me natën e ligur,
Të endem me ‘të posht’ e lart...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 19 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 19 EmptyThu Oct 16, 2008 12:47 pm

Armiku im

- Mimoza Ahmeti -

Armiku im,
shpeshhere me fyeve ne menyren me te dobet,
shpeshhere te fyeva ne menyren me te ceket,
armiku im.
E c'do te ish jeta ime pa ty
dhe e jotja pa mua?
Askush s'mund ta dije.
(kur kushtezimi mbaron
qenia zhduket)
Armik.Armiku im.
Prej teje rash ne gjurme dhe perfitim
te asaj qe kerkoja,
prej teje gjalleroji jeta ime, u zgjua,
u perbetua,
dhe ngashereu,
kur vrasja shpirtat ngertheu.
oh, ne te vertete ti je dashuria
dhe urrejtja ime,
armiku im.
Pikerisht ato,
qe ne zhvleftesuam
ndersa rruges ecem,
qe asnjeher s'i ditem,
s'i llogaritem,
TURMAT,
qe inerte derdhen
dhe fryme marrin
me injorim,
lane pasoje
mbi shpirtin tend
mbi shpirtin tim.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 19 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 19 EmptyThu Oct 16, 2008 12:49 pm

Eshte cudi kur je femer

- Mimoza Ahmeti -

Mua tani me vjen per te qare.Me duket sikur
shkarkesa yjesh me jane grumbulluar te syte.
Dot nuk duroj,
ndersa cengelat e nervave nderas terhiqen
kundrejt njeri-tjetrit.
Kangur me foshnjen ne xhep
duket figura ime se largu
ketu ne bregdet.
Me vjen per te qare.Jam bere barre.
Me siguri molusqet e buta tani
levizin kapaket e forte brenda ujit
dhe kandilet e kuq
kushedi c'udhetim te mahnitshem
kane marre
Eshte cudi kur je femer...
E keni pare natyren kur tmerrohet,fryn
e shkaterron!
Kur si perbindesh shkriferon germadhat
e mohimit...
Pastaj, kur pastaj, e lehte dhe e trandur,
me syte e medhenj plot hije
pret nje vazhdim, nje lindje femije
buze detit ku i vjen per te qare, per te qare,
ngaqe se si eshte, eshte me barre.
Ne ato ore te dites kur molusqet e buta
hapin kapaket e forte brenda ujit
dhe kandilet e kuq
kushedi c'udhetim te mahnitshem kane marre...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 19 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 19 EmptyThu Oct 16, 2008 12:51 pm

Ti do te heshtesh

- Mimoza Ahmeti -

Ti do te heshtesh gjate ate dite,
ndoshta per fare ate nate,
kur te mos jete
mbi sferen e humbur te tokes,
figura ime krenare
me syte e fuqishem si shpeze
qe vec lirise i perkasin,
qe ti ti i deshe aq shume.
Ti do te heshtesh djale,
ti do te heshtesh,burre,
ti do te heshtesh,shpirt,
kur te mos jem me une.
Dhe mjekra jote peshtetur mbi klavikul,
do te heshte.
Oh,nuk do te jete me ajo heshtje,nje nga ato qe vibrojne afrimin.
Ajo heshtje e madhe,
ajo heshtje e mungeses,
ajo heshtje e kthimit tend,
ne nje,ne nje,ne nje.
Ti qe gjithmone me mua ishe dy,
dhe prape njesuar,
po kurre bir vetmie.
Do te heshtesh,
ti qe aq pak flisje dhe heshtjet i krisje
ti qe i kishe fjalet si guaska te rralla,
qe m'u desh aq rruge te eci per ti gjetur,
do te heshtesh ti,qe aq shume te desha,
Do te kthehesh ne nje burre si mijera
(kurre nuk mbaron argateria se ngreni burra.)
Do te heshtesh.Do te cohesh.Do te ikesh qe andej,
krahthyer drejt gojes se argaterise do t'ikesh
duke tu zvogluar trupi,shpatullat ne largesi.
(Pika me rafte sa fort ti desha shpatullat!)
Do te ikesh argati im,do te zhdukesh,
dhe ketu historia jone do te mbaroje
historia jone e padegjuar
qe e pergjonin yjet e pikuar
e qe kapnim me dore nen cati.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 19 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 19 EmptyThu Oct 16, 2008 1:00 pm

Vdekja

- Mimoza Ahmeti -

O qetesi e gjithfuqishme eternale,
nga ti une dola me perpjekje,
te ti per tu kthyer.
Vec me i mundimshem qenka kthimi...
Isha foshnje atehere,
tani jam njeri.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 19 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 19 EmptyThu Oct 16, 2008 1:03 pm

Qe ti je gomar kjo eshte dicka qe duket

- Mimoza Ahmeti -

Fytyre e bukur dikur,tani stigmatike,
ne gjurmet e tua gjej vrasjen qe te kane bere,
ne grate qe i humbe, qe i braktise, a shpetuan duke ikur prej teje,
per mbetur gjalle diku
ne lemoshe ndjenje.
Fytyre e bukur dhe sot, me gjithe prishjen, dyshimin,
dekompozimin,
trup qe zvarrisesh e birresh ne toke te mallkuar.
Mase vigane dhe e deshperuar njekohesisht.
Nje vath ne vesh-dic ja nxit kotesise kuptimin.
Cdo dite humb dicka nga cilesia e yllit,
vdiresh ne rere.
Cdo nate fiton dicka nga pamortesia e vdekjes.
Oh, tani qe po shuhesh,ndersa vazhdon akoma te shuhesh
vervit ne ajer tentakula te tmerrshme vetmie te shthurur
me lak fshikullues kap, terheq e shtrengon,
roberon
me buzet sterile,trupin e pandjeshem.
Shepsh kam rene ne gjurmet e bjerrrjes sate, shfrimit
menyres se terthorte te shfaqjes, helmimit,
fshehjes, sofizmit, lekundjes, se paqenes,
asaj paqendrueshmerie qe nuk ngre dot baze.
Ndjenja luksoze, ne esence shkaterruese,
gerryejne si macet gjire grash te lena.
Rrugehumbur i bukur qe vazhdon te humbesh,
qe di te sillesh por qe etika s'ta permush dot shpirtin.
Jam jotja, me ke, gjithmone me ke pasur,
mbeshtetje, fryme, shteg ne rruge pa krye,
Por ti s'e kupton, ngaqe je gomar,
dhe ky eshte shkaku
qe une te dua tmerresisht.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 19 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 19 EmptyThu Oct 16, 2008 1:09 pm

Gjithckaja ime

- Mimoza Ahmeti -

Vaje te kaltra per ty me leshojne floket
dhe goja s'eshte vec nje pasqyre e krisur
prej dhimbjesh te dala nga mishi me shkulje
prej asaj qe te kam pushtuar kurre per mos te te leshuar.
O dendesi bari e gjelber e kraherorit tend
o drure te eger aromeleshues te kembeve te tua,
o krahe qe vetem krahe dhe vetem krahe leshoni,
o ti,qafe e bute dhe e forte njeheresh
O ti gjithcka,gjithckaja ime,
gjithckaja e nates sime,e dites sime,
ti,gjithcka
O rruzull i erret ,o rruzull i verber,o rruzull shkaterrues
i sedres sate te kafshuar.
Te gjitha ju,gjithcka te ti.
Vete ti:
Qendro,me veshtro,
mos me vdis ne duar
Nje toke nje here e gjetur
kurre me s'eshte harruar!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Martina
Anëtar
Anëtar
Martina


Female
Numri i postimeve : 297
Age : 36
Vendi : Belgjike
Registration date : 04/08/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 19 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 19 EmptyThu Oct 16, 2008 4:04 pm

KOSOVA
as mbi qiell e'as mbi re
as mbi tok e'as nder dhe ,
as' kush mé s'muj me na prek,
se 100 vjet kem prit kete dit ,,
se kete toké me gjak e'lame ,
se haruam ,amanetin e'té parve tané
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Martina
Anëtar
Anëtar
Martina


Female
Numri i postimeve : 297
Age : 36
Vendi : Belgjike
Registration date : 04/08/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 19 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 19 EmptyThu Oct 16, 2008 6:14 pm

MARTINA

Vigan i shekujve do te jesh,
O Fanar i vargut te lire!
Nuk mundet jo gojet e cinikve
Qe te hedhin mbi ty erresire!

Dhe pse priftit ju dha liria...
Te flase e te thoje cfare te doje,
Nuk e thote, jo, demokracia,
Qe poetet ti marrin neper goje...!

Nuk e thote jo rregulli i njerezize,
As i Klerit dhe as i vete zotit!
Nuk e thone jo, pse njerzit e liq,
Eshtrat tentojne ti nxjerrin prej vorrit!

Zeri qe kumboje vargjeve te lira,
Ne kohet kur errsires kembana gjemonte...
Drite iu bene njerzimit qe te shohe udhen,
Kur drejt shekullit te ri po triumfonte...1

Ti shembull i guximit i fjales veteimtare,
Shekujsh do te jesh si nje drite ne erresire!
Pushteteve te liga, apo te cdo klase
Do te ua kallish tmerrin me vargun e lire
Mbrapsht në krye Shko poshtë
eri M
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Numri i postimeve : 737
Registration date : 02/04/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 19 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 19 EmptyThu Oct 16, 2008 10:08 pm


Rrustem Geci – poezi promemoriale

A L F A B E T I
Në 1 qind vjetorin e Kongresit të Manastirit


Larg tregut të imazheve
lexoj të kaluarën time
13 mijë vjet pellazgji
dhe 3 mijë vjet i l i r i

Në atë orë të historisë
të Kongresit të Abesë
gjuhën shqipe e bëmë
me shkronja moderne

Shkronjat e Alfabetit
ishin kthesë e madhe
për të gjithë shqiptarët
që bukës i thonë bukë

Ajo ditë e Manastirit
ishte një fillim i bukur
13 mijë vjet pellazgji
1 miliard vjet Shqipëri
Rrustem Geci - Dortmund
Mbrapsht në krye Shko poshtë
eri M
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Numri i postimeve : 737
Registration date : 02/04/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 19 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 19 EmptyThu Oct 16, 2008 10:09 pm

poezi me nivel ! Vazhdo Martina !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 19 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 19 EmptyFri Oct 17, 2008 12:52 am

Moisiu ne Mal

Ngjitet përpjetë Malit të shkretë
Krye-Profeti trimi me fletë,
Të bisedonjë me Perëndinë
Për Palestinë.


Arrin në majë lart i kapitur,
Qëndron me frikë, pret i tronditur,
Dhe Jehovaj i flet prej një reje
Me zë rrufeje:


"Ti dhe të tjerët pleq do të ngelni,
Tokën e Shenjtë kurrë s'e shkelni
Skllevër, bij-skllevësh, s'e meritoni
Se liri s'doni!"


Krye-Profetit dita i ngryset
Dhe shpirt-këputur përdhe përmbyset
Me lot në sy, me zemër të ngrirë
I lyp mëshirë.


Pse kaqë gjatë, Zot, m'arratise,
Pse më përplase, më përpëlise,
Pse shpresën dyzet vjet ma ushqeve,
Dhe sot ma preve?


"Nëm Dhen' e Lirë! Zot ku ma ke?"
"Shiko, i tha, dhe ja ku e pe."
Së largu Zoti ia pasqyron,
Dhe e shikon.


Ja Nazareti, ja Bethlehemi,
Lum' i Jordanit, Jerusalemi,
Mal' i Sionës, Bethsaidaja,
Dhe Golgothaja,


Sheh gasn' e pritmë për djalërinë
Dhe shkretëtirën për pleqërinë,
Atje sa bukur, këtu sa zi,
O Moisi.


Këtej ka dimrin, andej prënverën,
Kërkon parajsën, vdes në Skëterrën;
Ajme, sa vrer, sa keq e sa zor,
Liberator!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 19 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 19 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.
Mbrapsht në krye 
Faqja 19 e 23Shko tek faqja : Previous  1 ... 11 ... 18, 19, 20, 21, 22, 23  Next
 Similar topics
-
» Përmbledhje nga krijues të ndryshëm
» Lutfi coka/Cikel poezishe
» PROZE- nga autore te ndryshem.
» poet të mëdhenj shqiptarë
» Nga poet Aleks J. Zhapaa

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: