|
| Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. | |
|
+18Luki blerim shaban cakolli voglushja murturi Eva0506 Kristaq F. Shabani meli zeriatdheut Guximi Orfe@ E_Bukura Kosovarja Urata Euridika Arta NetSerseri Sofra 22 posters | |
Autori | Mesazh |
---|
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Tue Oct 21, 2008 6:39 pm | |
| Petraq Kote
Ti erdhe përgjysmë …
Ti erdhe tek unë në gjysmë të jetës, gjysma tjetër të pat mbetur diku … siç vjen gjysm’e gjelit nga përralla e vjetër, siç vjen sirena nga deti blu.
Ti erdhe tek unë me gjysmë mendje, në gjysmë shtrati u shtrive ti, gjysmën e trupit më fale mua, gjysmën tjetër se kujt s’e di!
Ti erdhe tek unë me dëshirën përgjysmë, në ardhjen e plotë s’ishe veç ti dhe kështu pra ndodhi gjysmë ndodhja, o vashë, sirenë, gjysmë dashuri! …
Gusht, Fier 1998 | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Tue Oct 21, 2008 6:40 pm | |
| Petraq Kote
Qyteti pa mend
Në hartën e qytetit, hiri guerril hodhi shenja të reja topografike: edhe plumbat, granatat, edhe predhat, thikat, politikat e gjaku shënoi përrenjtë e tij, krojet … O Zot … që pihen! Edhe veteranët i ngritën prapë përmendore gënjeshtrës.
Mendja?! Oh, mendja nuk ishte në qytet atë kohë …
Në hartën e qytetit mendja e ka vendin bosh.
Kam frikë se dikur, kur mendja të jetë në prani, s’do të ketë më vend për mendjen në qytet e atëhere lindjen e diellit do ta shoh në krahët e korbave - mëngjes.
Fier, maj 1997 | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Tue Oct 21, 2008 6:40 pm | |
| Petraq Kote
Varre jemi apo njerëz?!...
Me ndjenjën e zjarrit ndezur mbi fytyrën time mangall dhe tërmetit në gjoks hyra në turneun e fundit kombëtar të miss – eve, që fare mirë mund të quhet turneu kobëtar i erosit me opus pentagramesh pyes: Me dorë i keni bërë o, nëna këto vajza o, skllave të burrave tuaj varre?! Miss -e dhe shtëpi të fshehta kurvash mbijnë në dheun tim çdo kohë dhe vaj më vaj ...
Kala bukurie që rrëzohen nga gropat e qejfit që u llokoçiten në rrëzë të kofshëve nga peshku penis me epitaf të pashkruar “ varre sperme ” pa kryqe edhe prej mendjeje. Me ndjenjën e hirit në fytyrën time vatër e shuar dhe tërmetit në gjoks, me këngët e motrave qyqe për një kufomë që vjen sa herë rinia vjen, pyes veten varre jemi apo njerëz ???
Tiranë, vjeshtë 2005 | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Tue Oct 21, 2008 6:41 pm | |
| Petraq Kote
Përmendorja e Shqipërisë
Mitologjinë e Pellazgjisë, Ilirisë, Shqipërisë, grekërit poshtë e firmuan, edhe shkrimet e shenjta të Moisiut septuaginta në emër të tyre janë ! ….
Zot! … bijtë e tu, sa herë bënë breza në sytë e tu bënë lindje të gënjyer, bënë jetë të gënjyer, bënë vdekje të gënjyer.
Kur vranë Sokratin, grekërit nuk vranë Sokratin, sokrateskën e shenjtë vranë dhe rritin gënjeshtrit ose grekërit që atëherë.
Ti, s’ke baltë, ti, s’ke gurë, edhe prej lyme të tharë, o pellazgjishqipëri, Strabonit piedestalin dhe mbi piedestal përmendoren t’i ngresh se përmendoren tënde ngre atë çast me Hyll, me Herkul, që janë bijtë e tu?! …
Athinë, akropol 2002 | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Tue Oct 21, 2008 6:41 pm | |
| Petraq Kote
Pa kapak
Kapaku i kokës sime rroklli pa zhurmë tatëpjetën shqiptareske, një macehistori tenxheren ku jeta ushqimin më përgatiste lëpin. Kush e thirri Pele’ pështymtarin, po rrënjët e pemëgjuhëve ç’dreq lopate i nxjerr? Qan fëmija, qan ... Afërdita e braktisi, qan se e la edhe baba Ankizi. 1) Enea të ngecurën shqipe në pëlhurë përse e le? Ujin e qetë urren i shëmtuari pse fytyrën bukur ia portretizon. Tiranasi kohën pse është gjendur idiot! Në ç’gjumë sheh ëndrra Muzaka i Angjelinës shqiptarët pse bredhin kaq gjerë dhe me këngë në buzë për kufij që mbyten?!
Iliri mirazhmadhe po marr lumenjtë dhe përrenjtë e tu të punoj xhamadanë dhe takije të ujta … … pa kapak koka ime.
1) Ankizi - prijësi i Trojës fjeti një natë me hyjneshën Afërditë dhe lindi Enea.
Tiranë, pranverë 2004 | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Thu Oct 23, 2008 2:57 pm | |
| ARSHI PIPA, poezi
KOSOVËS
Vllazen shqiptare, Kosova s'asht e jona. Kush me e permende guzon ai ban trathti! O kob qi s'do t'harrohet kurr tevona! Kosova e ngrate dergjet e vdes n'robni.
Prej bastardhesh trathtue qi i zhgulen zemren e n'pre ua hodhen klyshve qi Moskova Per gjak ndersen, me parzem shkele nen themren mizore sllave po jep shpirt Kosova.
Deri kur, vllezen, do ta ndiejme na veten fajtore pse vendin ku Shqipnija leu (1) guxojme ta duem, tue pasun frige fatshkreten Kosoven tone ta quejme gjymtyre atdheu?
O toke e bukur ku fjala burrneshe ilire ushton qysh me mjegull gojdhane! gjoks i Shqipnis, ku e ndryme si luaneshe nder hekura gjemon zemra Dardane.
A mundet ajo, vall, me u-zhgulun dejsh pa ba kufome llogoren e krahnorin? Lumnin tande, Kosove, at'here ta rrfejsh kur gjak i lire t'vadise hullin e plorit.
Sot tjeterkush ta gzon frytin e punes, mbi token tande, kosovar, je skllav! Qi t'la mbi vetulla kamxhiku sllav!
Qofte e mallkueme fara qi aty hidhet me djerse e njomun pleqsh, me lote kerthijsh! Buken e turpit e t'poshtnimit t'idhet, o vend martyr, der kur ta kaperdijsh?
Qenka pra faj me lype te drejten tande? Doren per lmoshe duhet me i shtri kusarit? O gjuhe, ti bamu rrfe e tmerrin trande! Do t'vije, do vije nji dite ora e shqiptarit!
Mbas nesh tjere kane me ardhe. S'fiket Shqipnija pse disa qinda nesh rrzohen nen plumbin. Se per cdeo dhjete prej nesh qi amshon lirija dhjete mije do t'lindin e dhjete mije do t'humbin!
Do t'humbin shqim ata qi sot na shtypen! Kulshedra e re me lakminat e vjetra at'here do t'shembet kur ta shofim shqypen prej majesh tu'e sulmue me sqeq e kthetra.
Andej na priret shpirti i forte me hove t'dalldisuna ngadhnjimi, ushton jehona: O vllezen, nalt ju ballin! prej Kosove Der n'Cameri Shqipnija asht e jona.
NISJE
Lamsh na perlane --cka mundem me rrembye prej teshash vrik --e na stivuen si thase nder kamjona, me shqelma tue na rrase; prangat nder duer, per s'mbrapshti, ashtu mberthye
sa mishi u-nxi mbas pake e u-fry me plase; mandej per kame e gjoks litarin nye tri heresh na e pershuen, tue u-derkrye ma keq mbi ke u-angue a desh t'u flase.
E mbasi kryen, rrethuen nenkolonelin qi gjithe at kohe kish ndenjun tue soditun fetyrat tona t'ajtuna, t'gerdheshna
nen klithmat e paza... Ishin djersitun e fshiheshin me nge. E mbante belin njeni tue qeshe me llanet e perveshna.
ELEGJIJA VELLAZNORE
Ma thonte zemra e ngrata se jeta t'kishte lane, edhepse miqt e shoket nuk dojshin me ma thane. Der sa mbi krye mandata kur se pritsha me ra (1), dhe mora vesh cka n'anderr prej kohe m'ishte gja.
E pau epileptiku (2) qi s njifte mue as tye. Po kapercejshim lumin kur befas ura u-thye... Un rashe... m'u-turr vertikut... humba! uluroi nji za... Ti u-hodhe, m'kape, m'qite... por vete nuk dole ma!
Ti vuejtje, ti rreziqe durove simbas stines, nga ishulli i Ventottenes (3) nder telat e Prishtines (4). E pse perbuze vdiqe terrorin bolshevik, gjithmone anmik i shtypjes, e bir i atdheut, besnik.
Sot qi nga dita e mortit ka rrjedhe ma se nji mot tue ta nderue kujtimin, o vlla, nuk derdhi lot. Pse per vdekjen e t'fortit i forte duhet me u-bame. As permendi fajtoret: nuk kam ma cka me u name.
Kur ndolta nga mizori po pergatitet ura, per mue ket ehre, e kanga e mbrame asht kjo qi thura, me gjakun tand deshmori vulosi sot nji be: perbuzi komunizmin e truhemper atdhe.
SHËNIME (shënimet janë të autorit) Kjo elegji u shkruejt ne Nanduer 1948, pak para se te nxirresha ne gjyq per heren e dyte. -- Ky gjyq u ba ne prokurori te Durresit me dyer te mylluna dhe zgjati gjithsejt 15 minuta. Vendimi i gjyqit u dha mbrende ne burgun e Durresit. 1) Im vella, Muzafer Pipa, avokat, qe arrestue ne Shtatuer 1946, dhe mbasi u torturue der ne vdekje, u nxuer dhe u vra me nji batere automatiku ne Degen e Sigurimit te Shkodres, kinse kishte dashte t'ikte. Vrasjen e tij, te cilin ma kishin mbajte te mshehte, e mora vesh vetem gjate procesit te dyte ne Prokurorinë e Durresit. 2) Andrren e pau nji i burgosun, kosovari Azir Sula, ne kohen e vrasjes. 3) 4) Im vella pat qene burgose nga auktoritetet fashiste italjane n'ishullin Ventottene, afer Gaeta-s, me 1940, dhe ma vone internue ne kampin nazist te Prishtines, me 1944. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Thu Oct 23, 2008 3:11 pm | |
| Sh.A.AROMË LULESH
Në mëngjesin e freskët Thitha ajrin tënd, Dhe sytë i pastrova Me vesën tënde! Duke fluturuar Në krahët e erës Lehtë, lehtë ia mora një kënge. Bilbili lart në degën e lisit Më mbante ison Me zë të hollë Lulet dukej Që bashk me këngën Qelnin lart në një mollë! Aroma e tyre Në hund më vinte Më joshte shpirtin Si me pahirë Dhe loti rridhte Leht nëpër faqe Sikur të ishte Një xhevahir! Aroma dhe loti Me lulet në degë Bëheshin një dhe të pandarë Kënga dhembjen fort E luftonte Luftonte për dashurinë E vrarë! | |
| | | shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Fri Oct 24, 2008 2:33 pm | |
| DALAN LUZAJ Cikël
DO TË PRES
Do të pres the, maji i shkrepur, E para vjen zemra, pak do vonoj, Sytë nëpër flakë, prushi do ju ket’ngelur, Përshëndetja; buzëve do rremojë. Koha do të ik, ngelur s’kemi ne, Do kujtosh Majin, mos s’tu besua? Nën një krah pulebardhe deti u fsheh, Shqep një luleshqere, se s’beson tek mua! | |
| | | shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Fri Oct 24, 2008 2:34 pm | |
| JETA JONË
Kështu është jeta, miku im, Sa pak na qeshi aq na rreu. Cdo humbje brenda lë trashëgim, Trashëgimi thellë, ngadalë na breu. Syrit dritën na i morën, Ndëshkimi binte mbi ndëshkim, Në të gjelbër si halorët, Jetuam, në cilën stinë? | |
| | | shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Fri Oct 24, 2008 2:34 pm | |
| KTHIM
Nga larg me zërin diç më nise, Kthen sërish ditë e re, Ndarjes mjegullën ia grise, Nga shpirti diell kur më dhe. Të përshëndes, diç më tepër, U thanë me det e oqean, Pa mundur kurrë, të hedh në letër, Ç’ndjej… Kur ti afron e më rri pranë. | |
| | | shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Fri Oct 24, 2008 2:34 pm | |
| ZEMRAT
Kthej zemrën atje, ku je, Të ndjej, si rreh zemra juaj! Në pastë zjarr e s’më dhe, Te unë do thahet pjesa juaj. | |
| | | shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Fri Oct 24, 2008 2:35 pm | |
| TË KUJTOJ
Të kujtoj të brishtë të njomë, Ndaj s’mund faji mbi ty, Lënduar, heshtur të uron, Muzg e mbrëmje ardhtë plot qetësi. Ju kujtoj afër dhe larg, Kur rrëshqite, brenda diç ndjeve, Unë si fajtor zënë në çark, Jashtë s’u vrave, Brenda, zemrën time theve. Ju kujtoj të dridhur, jo fajtore, Vjen një çast e nderon dy jetë, Për ty, heshtjen mbaj për dore, Për çdo natë flas e më flet, Gjithësesi ngrica aq e fortë. Delikate, pranë të ndjej sërish, Kur largojmë, ftohtë e më ftohtë, Si ikon në ndritsh mes qirish! | |
| | | shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Fri Oct 24, 2008 2:40 pm | |
| GANI SADIKU
DO TË PRES
Do të pres the, maji i shkrepur, E para vjen zemra, pak do vonoj, Sytë nëpër flakë, prushi do ju ket’ngelur, Përshëndetja; buzëve do rremojë. Koha do të ik, ngelur s’kemi ne, Do kujtosh Majin, mos s’tu besua? Nën një krah pulebardhe deti u fsheh, Shqep një luleshqere, se s’beson tek mua! | |
| | | shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Fri Oct 24, 2008 2:41 pm | |
| JETA JONË
Kështu është jeta, miku im, Sa pak na qeshi aq na rreu. Cdo humbje brenda lë trashëgim, Trashëgimi thellë, ngadalë na breu. Syrit dritën na i morën, Ndëshkimi binte mbi ndëshkim, Në të gjelbër si halorët, Jetuam, në cilën stinë? | |
| | | shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Fri Oct 24, 2008 2:41 pm | |
| KTHIM
Nga larg me zërin diç më nise, Kthen sërish ditë e re, Ndarjes mjegullën ia grise, Nga shpirti diell kur më dhe. Të përshëndes, diç më tepër, U thanë me det e oqean, Pa mundur kurrë, të hedh në letër, Ç’ndjej… Kur ti afron e më rri pranë. | |
| | | shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Fri Oct 24, 2008 2:42 pm | |
| ZEMRAT
Kthej zemrën atje, ku je, Të ndjej, si rreh zemra juaj! Në pastë zjarr e s’më dhe, Te unë do thahet pjesa juaj. | |
| | | shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Fri Oct 24, 2008 4:00 pm | |
| ENDERRIM
u mbylla ne vetvete dhe qelesin e hodha ne pus diqka qelqore si nja fanar i amshimit rrugen ma ndriqon deri te ti | |
| | | shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Fri Oct 24, 2008 4:00 pm | |
| zana Piraj BUZEQESHJA ne syte e tu enderrimtare dridhej nje mjegull e purpurt afrohesha si e dehur me fluturimin e mjellmes dhe ngjyeja puplat e endrres me purpurin e shikimit tend zgjoheha pastaj nga kjo enderr kaq e embel dhe shikoja fotografine tende varur ne mur si aq me embelsi me veshtron | |
| | | shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Fri Oct 24, 2008 4:01 pm | |
| GOTA E THYER mu shkrine ngjyrat e syrit ne nje gote te thyer ne enigme nje lot ma dogji qepallen pikat e shiut rigojne udhekryqeve pa fund e mua me pret nje lindje ose nje vdekje e papersosur | |
| | | shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Fri Oct 24, 2008 4:01 pm | |
| MJEGULL E PURPURT me majen e lapsit ta gervisha fytyren qafen ta putha me gjelozi ti vizatova kembet ne peizazhin e ngurt ti shndrrova mornicat e shtatit ne statuj neper shkallet e pasqyres kalova neper mjegullen e purpurt qe te ma kthesh buzeqeshjen e syrit pa xhelozi idashuri HAMLET ti asgje nuk sheh pos hijes se shtriges qe perkedheljet e vjedhura ti vizaton zbrit me mua edhe per nje shkalle te pasqyres i dashur qe te ze gjumi ne shuplaken time ne skajin e kornizes u ndeshem me fytyrat hipokrite te nostalgjise me ben magji ne kafazin e feniksit me pupla shiu shtati na u mbush | |
| | | shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Fri Oct 24, 2008 4:02 pm | |
| SIPER TRYEZES flejne e enderrojne takimet per neser aq lehte arrijne ngrohtesine e trupit ne kepucen e shqyer sipas deshirave shperngulen njerezit neper qytet e botes percjellin koncerte muzikore i vdekuri ekzekuton simfonine e BETOVENIT lozin ballo konteshat me barinj adhuruesit e simfonise thurrin proqka anekdota homazhe per ti bere kompozitorit te ndjere keshtu fatet arnohen neper relacione boterore siper tryezes drite me ben llamba me vaj guri | |
| | | shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Mon Oct 27, 2008 5:52 pm | |
| DIBRAN DEMAKU
Dibran Demaku
Dibran Demaku u lind me 18 Prill 1956 ne fshatin Abri e Epërme te Drenasit. Shkollimin fillor e mbaroi ne fshatin e lindjes,ndërkaq te mesmin dhe ate universitar ne Prishtine. Mbaroi studimet ne Degën e letërsisë dhe te gjuhës shqipe ne Fakultetin e Filolologjisë te Universitetit te Prishtinës. Pas studimeve shtate vite me radhe punoi gazetar ne Programin për fëmije te Radiotelevizionit te Prishtinës. Qe nga viti 1993 jeton ne Gjermani. Me shkrime filloi te merret qe nga bankat e shkollës se mesme. Shkruan poezi e proze për te rritur e për fëmije. Deri me tash i ka botuar dy përmbledhje me poezi për fëmije: 1. Vogëlushe dhe shtatore 2. Rrëfimet e kalasë se vjetër
3.GJEOGRAFIA E KLASES SIME | |
| | | shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Mon Oct 27, 2008 5:53 pm | |
| PORTRET LUFTETARI (Babait)
Gjate jetës se vet beri vetëm dy fotografi një për letërnjoftim e nje kur shkoi n`ushtri
Gjate gjashtëdhjetë vjetëve te ti kishte vetëm një dashuri për te gjithë:diell-liri.
Ne te dy luftërat botërore ishte luftëtar i lirisë mbronte gjeografinë e atdheut.
Hone:Si ai askush nuk e përdorte maliherin ne jetën e vet te vogël ne shpirt ujiste nderin.
Para se te vdiste fëmijëve u la porosinë ne jete-mbi te gjitha te çmoj | |
| | | shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Mon Oct 27, 2008 5:54 pm | |
| EMRI YT-DRITE NE TEMPUJ (Vëllait tim Behramit i rene për liri ne luftën e fundit)
Si babai ynë dikur Ti u bere,vëlla,Flamur.
Me armikun dhemb per dhemb vertikal,gjithmone ne kembe.
Vecse ca plumba te zi te pershkuan bri per bri
Per kete vend,per kete Toke ti e le,vella,nje koke.
Per kete Toke,per nje liri Emei yt-ne perjetesi.
Neper vite,neper shekuj Emri yt-drite ne Tempuj. | |
| | | shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Mon Oct 27, 2008 5:55 pm | |
| KOHE E LIGE DHE LEHONE
Ne dhome zagushi poci ta djeg ballin perjashta furtune kohe e lige dhe lehone
Sonte mos del nkorzo mos fol asnje fjale fjalet i bart era kohe e lige dhe lehone
Sa e gjate kjo nate femija pyet prindin: -Babi kur agon?! kohe e lige dhe lehone | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. | |
| |
| | | | Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |