|
| Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. | |
|
+18Luki blerim shaban cakolli voglushja murturi Eva0506 Kristaq F. Shabani meli zeriatdheut Guximi Orfe@ E_Bukura Kosovarja Urata Euridika Arta NetSerseri Sofra 22 posters | |
Autori | Mesazh |
---|
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Lindita Agolli Fri Oct 17, 2008 12:58 am | |
| NJE KETER NE PYLLIN ME PISHA
Kurioz ky keter i bukur ne pyll,
Turickat i zgjat fet-fet s'di se ku
Si cader, statik bishi i pushte,
Mahnites ne toke,
Mahnites ne dru!
Syckat si rruzuj cuditshem mi ngul,
Me xixa, ngjyraplot si nje oaz,
Romanca veshtrimesh flirtojne sakaq,
Ai mbret ne pyll,
Une skllave ne kafaz!
Mbi degene nje pishe magjik qendron,
Nje ketrri si ky, c'ti duhem une?!
Nuk eshte me kurioz, bishtin perkul,
S'me do as ky keter,
ne pyll un'prish pune!
20 prill 2005 | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Lindita Agolli Fri Oct 17, 2008 12:58 am | |
| LOJA E FLAKES
Loz me qirinjte ne flake lozonjare
Shkrihet nje mal e behet det
Lufte e tmerrshme per jeta a vdekje
Fitili ne flake i vetem si mbret.
Loz me qirinjte te shuaj flaket
Po flaka gishtrinjte mi ndez
kam kohe qe zerin tend s'e degjoj
Qirinjte te mos shuhen, lutem e pres.
loz me qirinjte ne flake e zjarr
Rrekem me shprese caze drite te marr... | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Lindita Agolli Fri Oct 17, 2008 12:59 am | |
| KA ARDHUR KOHA
Ka ardhur koha hardhite te perdridhen
Rreth trungut te pemes ne zgjatje pambarim
Me puthje valezore kercell e gjethe
Luhatje tingujsh ne tundim.
Ka ardhur koha qe nen dhè te shkrifet
Nje sinfoni gjallesash te gelojne ne pyll
Me ngjyra zogjesh e ketra kurioze
Ku dirigjent behet nje yll.
Ka ardhur koha te shkojme edhe ne me ta
Ne pyll, mbeshtjelle pemes e nen dhè
Nen tinguj sinfonish e shtrat gjethesh
Te harrohemi caze atje.
Ka ardhur koha e ringjalljes…
Epilog
E ke degjuar gjethen kur bie si qan,
Dhe klith ne bisht te saj nje kerc i njome?
E ke degjuar lulen si petalet hap
Dhe pershperit plot arome?
Ka ardhur koha e parajses… | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Lindita Agolli Fri Oct 17, 2008 1:00 am | |
| JAM VJESHTE E S’JAM NJERI
Ne vjeshte s’ja, me “Baby”,
Jam vjeshta dhe gjethja e trishtuar.
Kur te vish,
Nen kembet e tua kockat do te me kercasin.
Qe jam nje gjethe,
Prej kohesh do te kesh harruar. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Lindita Agolli Fri Oct 17, 2008 1:00 am | |
| ANKTHI I PRITJES
Tendoset casti mes oresh te gjata
Mes diteve pa ty hyn nje korb,
Limanet pergjumen pa ardhur nata
Me guret, dhe zhurmat futen ne morg.
Perfyten damereve zerat e plaget
Beteja e gjumit gjakos syrin tim,
Liqenj deshperimi shuajne vlaget
Hapsira tulatet pa shprese ne kerkim.
Tendoset shkembimi i vales ne breg
Ditet pa ty nuk kane cak e kufi
Ka ngrire gjithcka po akulli djeg
Ka ngrire e pret te dukesh ti. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Lindita Agolli Fri Oct 17, 2008 1:01 am | |
| KISHIM PLOT GJERA TE BUKURA PER TE THENE
Kishim plot gjera te bukura per te thene
Per shembull, e mban mend filxhanin e kafese
Qe ma dhurove ate dite te bukur shtatori
Kur cucurisja”Te dua” ne shtrat nen mbulese ?
Per shembull, kur fjale kembyem ne trotuar
Per ngjyren e flokeve dhe shijet e tua
Kur koken ma afroje, ne vesh me pershperisje
“Po ty mbi te gjitha me shume te dua!”.
Per shembull, pa shkak kur qeshnim cmendur ne shtrat
Per syte kureshtare te fqinjes perbri
Me faqen mbeshteur gjete ne faqen time
Me thoshe « ti je nje mrekulli ! ».
Per shembull, nje pilivese qe ma dhurove
Rreh krahet si vale te bardha ne gjoksin tim,
Thone eshte shenj fati te te ndjek pas
Nje pilivese me gure te shndritshem si nje agim…
Por ndodhi…cfare ndodhi ?! As vete nuk e di.
Gjithcka venitur sikur te mos kete qene,
Nuk cucurisim , dhembjet kane zene prite
Kur kishim plot gjera te bukura per te thene. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Lindita Agolli Fri Oct 17, 2008 1:02 am | |
| NDERRUAN ORET
Ndrruan oret i dashur.
Po oret tona
Ne c’humbetire kalamenden?!
Akrepat shkembehen si rreze prozhektoresh
Ne ecjaken pambarim
Duke shenuar
Ndrrimin e kahjeve tona....
Kahje pa kuptim. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Zana Pira Fri Oct 17, 2008 1:04 am | |
| TE THOSHA
sonte rigon shi i dashur ne fytyren tende solemne m'i zbertheve pullat e bluzes per lojen tende te perkryer tash me shtrengon ne rrethin lakuriq diku ne harkun e unazes per nje pellembe te nostalgjise shenon, pergedheljen e paprekur ne degen e drurit,
na hyri ne mes nje lindje e trete deri ne aktin e mbremjes u deshem te pangopur ndjenje, krejt e thjeshte ne figuren engjell te hamletit ngushellon, perden e syrit magjik buzeqeshjen time konservon
sonte rigon shi perseri, i dashur ne fetyren tende solemne
kete here te thashe jo sepse e etova doren tende te padukshme mbi buzen time
ORA E FUNDIT ne oren e pare t'i mbulova kembet e ngrira ne oren e dyte te fsheha matan vdekjes ne oren e trete shpertheva rrethin e unazes me princeshen e diellit kafshuam, frytin e molles magjike ku mbeti ora e fonetikes idashuri HAMLET te pushtova te terin ne oren e fundit
MALLI I DASHURISE me thuaj si e vrave perden e syrit tim ti engjell HAMLET ne cilen ane horizontale apo vertikale me hyre komplet ne qdo gjymtyre te trupit m'i theve eshtrat shfleton antologjine e dashurise, se deshtuar afrohesh neper flaken e syrit tim te vrare largohesh aq larg mallit te dasgurise NE THONJEZA urrej lirine ne thonjeza para vrasesit vertikal
qofte elegji e vdekjes se qmendur pa asnje therre ne kembe
qofte lemshe ne gryke te fytit qe s'e ndjek hijen time qofte nje katrore asnjenes i briskut te mprehte
urrej lirine ne thonjeza para e te behem shpuze e hi NESE nese trupi me shndrrohet ne thjerreza te lagura te syrt natyrisht se nuk ka kuptim te perleshem me gjarperin e shiut nese une i gjasoj termetit te apokalipsit gjithqka e pakuptuar do te pikoj ne udhekryq atehere vertet liria e dashurise virgjerore me arrin deri te kembet e zemres
LOTI IM I SHENJTE diq ma kafshon trupin buzen e fsheh ne ere loti im i shenjte udheton, matan molles dashuri hynjish kryqezon ne prologun e shiut gjumi me ze me zogun e qiellit kurore fati barte me vete loti im i shenjte valle,,, a s'do lozesh ne vallen e platonise perseri mua me ze gjumi me zogun e qiellit e ti diqka vizaton ne endrren time
HARRESE ti i ben hije portretit tim molle e kuqe dikush te ktheu nga vetja ne lojen e gjarperit kryqezon lojen ne kornize ne pikture mungon fytyra e MONA LIZES derdhen ngjyrat e penelit neper peizashin e shiut ndersa une ushqej etjen e trupit me lengun e molles vizatoj portretin tim ne harres...
MOS U QUDITNI
mos u quditni nese ne poezine time nuk ka kode te kodeve as fjale kronike qe kendohen ne instrumentin e djallit mos u quditni nese ne poezine time pertypet goje e ujkut me endrren e gjelatit | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Zana Pira Fri Oct 17, 2008 1:05 am | |
| ENDERRIM
u mbylla ne vetvete dhe qelesin e hodha ne pus diqka qelqore si nja fanar i amshimit rrugen ma ndriqon deri te ti BUZEQESHJA ne syte e tu enderrimtare dridhej nje mjegull e purpurt afrohesha si e dehur me fluturimin e mjellmes dhe ngjyeja puplat e endrres me purpurin e shikimit tend zgjoheha pastaj nga kjo enderr kaq e embel dhe shikoja fotografine tende varur ne mur si aq me embelsi me veshtron GOTA E THYER mu shkrine ngjyrat e syrit ne nje gote te thyer ne enigme nje lot ma dogji qepallen pikat e shiut rigojne udhekryqeve pa fund e mua me pret nje lindje ose nje vdekje e papersosur MJEGULL E PURPURT me majen e lapsit ta gervisha fytyren qafen ta putha me gjelozi ti vizatova kembet ne peizazhin e ngurt ti shndrrova mornicat e shtatit ne statuj neper shkallet e pasqyres kalova neper mjegullen e purpurt qe te ma kthesh buzeqeshjen e syrit pa xhelozi idashuri HAMLET ti asgje nuk sheh pos hijes se shtriges qe perkedheljet e vjedhura ti vizaton zbrit me mua edhe per nje shkalle te pasqyres i dashur qe te ze gjumi ne shuplaken time ne skajin e kornizes u ndeshem me fytyrat hipokrite te nostalgjise me ben magji ne kafazin e feniksit me pupla shiu shtati na u mbush SIPER TRYEZES flejne e enderrojne takimet per neser aq lehte arrijne ngrohtesine e trupit ne kepucen e shqyer sipas deshirave shperngulen njerezit neper qytet e botes percjellin koncerte muzikore i vdekuri ekzekuton simfonine e BETOVENIT lozin ballo konteshat me barinj adhuruesit e simfonise thurrin proqka anekdota homazhe per ti bere kompozitorit te ndjere keshtu fatet arnohen neper relacione boterore siper tryezes drite me ben llamba me vaj guri | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Sabahate Byci Fri Oct 17, 2008 1:07 am | |
| HËNA NUK ËSHTË JETIME
Zë i bilbilit më ngazëllen Kur këndon këngën e tij Mendjen time ma rrëmben Ma sjell mallin për shtëpi
Për kurbet kurrë s´do të këndoj S’do të këndoj shumë e as pak S’do të thuri vargje e as poezi Se nga syri do të më rrjedh gjak
Ah tash nëna në terr vajton Edhe pse dielli si këtu ndriçon Natën pse hëna rri në mendime
Pse ka ngelur vetëm duket si jetime?
Unë me zemër plot thërras Dhe ia zgjas dorën hënës Për mallin e të gjithëve pëlcas Me shkrumbin e nënës!
KURORË PRANVERE Edhe kësaj pranvere Ia kishin grisur fustanin Kishin dashtë t’ia shthurin kurorën I kishin pasë thënë të vijë vetëm- Por ajo prapëseprapë
Erdhi me shqiponjën nuse
Me kurorë pranvere
KUR SHQIPTARI MBËSHTETET PËR MURI
Kur shqiptari mbështetet për muri Do të tregojë se si u fitua flamuri
Flamuri kuq e zi i Skënderbeut
I Gjergj Kastriotit -birit të dheut Birit të dheut të gjithë shqiptarisë
Nënës së shqiptarëve Ilirisë-Shqipërisë
SEPSE
Të dua sepse nuk e di pse Të dua sepse nuk e di për çka Të dua sepse dora e jote mbi
Toraksin tim është dora ime | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Sabahate Byci Fri Oct 17, 2008 1:08 am | |
| MOLLA QË HËNGRE Mollën që e hëngre Ishte e kuqe E kafshove E hodhe Në shportën e mbeturinave Mbase gabove Farat i kishte origjinale Si të atyre Nga Naissi Mirë nuk bëre hiç Që e kafshove Dhe u ndave Duke e lënë të lënduar ATENTAT Dielli nuk duron t'i bëhet atentat Qelizat nuk durojnë të gënjehen Bashkimi nuk duron respekt ndarjen Hëna nuk duron t'i vjedhin syzat Ajo nuk është e verbër Ajo sheh me sytë e shpirtit
MË KE TRADHTUAR
Më ke tradhtuar në emër të shkrimit Në emër të figurave më ke tradhtuar
Kurrë nuk do të zë vend Fjala e jote poetike
Pena e jote nuk ka për të shkruar më poezi Stuhitë e lakmisë e të tradhtisë E kanë fundosur në thellësitë e oqeanit
Do të të mallkojë fjala e shkruar Edhe figurat e saj përjetë
BUKURIA E DITËS
Hëna u përshëndet me terrin e natës Dhe diellit ia fali dashurinë Për t'ia shtuar hijeshinë Bukurinë e madhështinë ditës
Sot kur malli si kurrë më parë Shpirtin ma ka kapluar Nga fole e gjoksit tënd Kosova ime E puthi çdo ditë të re
HËNËS I TREGOJ
Dielli shkatërroi një grumbull Të reve të zeza skëterrë Dhe qiti syrin e tij rreze
Ma fali mëngjesin Lotin ma teri në strehë Që shiu mos t’ ma lagë qerpikun
Edhe hënës do t’i tregoj Se m’u bë zemra mal
DESHA TË SHKRUAJ POEZI
Desha të ta shkruaj një poezi Desha të t’i shkruaj vetëm dy fjalë Desha të jem pranë teje aty përbri Në mos mundesha në faqe Të të puth në ballë
BUZË RRUGËS
Buzë rrugës së pakthim Thitha pikën e vesës së mëngjesit Dhe e gjora nuk e dita Se lagështia e pabesë Shpirtin ma thau Tradhtia ishe ti Randevu nuk bëhet me Luciferin!
Pakthimi s’ka kthim Në pakthim
VDEKJEN NUK TA KAM BORXH
Mos u fsheh pas diellit kot Sepse të sheh hëna
Pas hënës s’mund të fshihesh Sepse të shoh unë me yjet
Gjithësia s’është vetëm e jotja Ajo do gjithnjë lindje te reja
Vdekjen nuk ta kam borxh Mbase këtë e ke kuptuar
NË ZEMËR TË KAM
Në zemër të kam Edhe në shpirt
Diellin në ty e putha Drejtpërdrejt pa lajka Pa rroba klounësh Pa lëkurë të humbjes virgjër
Vetëm ty të kam Edhe në zemër Edhe në shpirt
MASHTRIMET E NARCISIT
Në lagështinë e vetgjelbërimit Lotueset i hetojnë mashtrimet e Narcisit
Mëkat për bukurinë që humbet pas kolapsit Për hyrjen e vetvetes në qejf Mbi bebëzën e syrit shterp
Mëkat për nënën mëkat për babanë Që gëzimet e klithjes së parë foshnjore Ia falin djalit
Grimcat e pasqyrës të mbledhura grumbull Reflekse portretesh për bukurinë thurin- Ato kanë vetëm tri ditë jetë
Kështu thanë të parët!!!
VENDI BOSH NË SOFËR
Një gur Një bjeshkë Një mall
Përtej malesh Dielli qet syrin Zemra qanë Ika që të kthehem Por s’u ktheva ende Sepse ika nga vetvetja
Nënë më falë Për vendin Bosh në sofër
Godonë kurrë Nuk e kam dashur
KRENARIA E KUKËSIT Më lejove diellin ta puthi shqip
Për herë të parë shpirtërisht Ia theve qafën mallit E hodhe për një çast në greminë
Edhe kurbetit skeletin ia thërrmove! Me krenarinë e bujarinë Tënde Për mallin e shpëtimin tim | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Fitore Bunjaku Fri Oct 17, 2008 1:09 am | |
| DUA
E dua babanë, E dua mamanë, E dua motrën, E dua vëllanë, E dua jetën, E dua lirinë, E mbi të gjitha Pavarësinë.
GJENERATA IME
Gjenerata ime Pa faj e pa hak Eci nëpër ferra Eci nëpër gjak.
Gjenerata ime Me gëzim të ndaluar Me ditë të zeza E duar të pranguar
Gjenerata ime Me dyer të shkollës mbyll’ -Lule pranverore Në mars e në prill.
Gjenerata ime Flakadan demonstratash E gatshme për demokraci -Rrofsh o liri...
21 NËNTORI
Kohë e vrenjtur Pikonte shi;
Rrugët me njerëz Flamujt valojnë Rivarrosen djemtë e rinj.
Pyet nëna pa pushim -Këtë fat pate Djali im!...
Nëna, vëllezër e baballarë Në dorë mbajnë fotografi, Janë shumë vëllezër shumë heronj Qëndrojnë prindërit me krenari.
Dhe bilbili për ta këndon Të gjithë tok i lavdëron: “Kjo është QËNDRESË Për flamur e besa – besë”.
PA DËGJO MOJ USHTRI
Çka ka dielli që s’bën dritë Ka hy Serbia në DRENICË
Na kanë hyrë Nëpër oborre, Na i kanë mbushur Livadhet varre.
Pa dëgjo moj ushtri Merrni pushkë Nga dy e tri, Merrni bomba Dhe granata Ta kthejmë shkaun Kah Banata.
DRENICA
DRENICË kreshnike Nuse besnike.
Kush është ai njeri Me shqiponjë në ballë -Bacë ADEMI Në luftë i parë.
Natën bën rojë Ditën lufton, Bacë Hamza Çetnikët i rrëzon. Një dhjetar Me një kapiten, Në dyluftim -Fiton dhjetari Se ishte trim.
KURRË NUK LEJOJMË
Pikon loti, pika-pika Në robëri Mitrovica, Nga lot nënash Mbushet pusi Mitovicën po e lyp Rusi!
Shtegtime të errëta Vijim brez pas brezi Mitrovicën tonë E lyp edhe Francezi Dëgjoni ju lakmitarë E ju barbarë, Lëshoni acare Lëshoni edhe ngrica, Nuk lejojmë kurrë T’ na ndahet Mitrovica.
HUMANISTJA JONË
E dashur për të gjithë E palodhshme fare, Ndihmoi gjatë luftës Çdo nënë shqiptare.
Humanistja jonë Poetja shqiptare, Me fjalë të ëmbla Shëroi çdo nënë Me zemër shqiptare.
Vajtoj çdo zemër Për lajmin e zi, FLORA u mbyll Në burg të zi.
KUSH ISHTE I PARI (Ramadan Kastratit)
Kush ishte i pari Me atë zë kushtrimi, Ai i tregoi botës Se për çka vdes trimi.
Kush ishte i pari Me atë zë burri, Për liri kur vërsulej S’i ndalej dot turri.
Kush ishte i pari Me atë krismë lirie, Historisë i shtoi fletë Me akte trimërie.
Kush ishte i pari Me atë kraharor shpati, Simboli i lirisë Ramadan Kastrati.
JASHARAJVE
Bacë SHABAN JASHARI Seç e drodhi mustakun, HAMZËS E ADEMIT Ua jep bajrakun.
Bacë ADEM JASHARI Nga kulla bërtet, - Vëllezër merrni armët Se shkau po na vret.
ADEM JASHARI Me armë po këndon, - E gëzofshim Lirinë Përgjithmonë - u thotë.
VARG I BRENGOSUR
Jam e vogël 6 vjeçare Do t’i shkruaj disa vargje, Për doktorin humanitar Duarlehtë Margaritar.
Ankohet në poezi Ky poet Shpati “Vuan nëpër burgje Doktori jonë - Ferati”.
Kjo brengë e imja Vargun e bënë me lot, Këtë rrugë se lëshojmë Nuk dorëzohemi dot.
KRISMAT NË DRENICË
Zhurmë e krisma Tanke e hata Thërrisnin fëmijët - Ku je o baba!...
Vinin nga Serbia Korbat e zinj, Donin të na vrisnin Nënat me fëmijë.
Si zanat e malit Nga fundi i dheut, -I dalin në pritë Nipat e Skënderbeut.
Dalin dhe i thonë -O shkau i zi - Kurrë nuk t’i lë Tokë as shtëpi.
Nuk ta lë DRENICËN Se s’ta kam hak, Me shekuj e ruajta Të larë me gjak.
UÇK-ja trime Me të dashurën rini, E sollën pranverën Me shumë krenari.
Të arrijnë bilbilat Me këngë e mallëngjime, Të çlodhet çdo plagë Mu në zemrën time.
TY KOSOVË (Rafet Isufit)
Kosovë moj nënë Sa shumë të dua , Për ty shumë njerëz Jetën e dhuruan.
Shumë u vranë E u masakruan, Por ty KOSOVË Kurrë nuk të harruan.
Shpat më shpat U dha kushtrimi, Në këmbë kreshnik Lufton trimi.
Se nga erdh Një plumb kobzi, E kap Rafetin Bri më bri.
Rafet Isufi Sot nuk jeton, Në poezinë time Dritë lëshon | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Fitore Bunjaku Fri Oct 17, 2008 1:10 am | |
| FOTOGRAFIA
Babë e nënë Shumë i dua, Me emrin FITORE Më kanë pagëzuar.
Më shihni, e bukur jam Si kam qenë e vogël Fotografi nuk kam.
S’isha dembele për asgjë Se fotografitë e mia I kisha grisur një nga një.
E vogël kur isha Po nuk e di sa Nëna më thonë -Sa shumë ke qa’.
Tani në këtë moshë Kam shumë fotografi, Nuk e di a jam e bukur Sikur isha fëmijë.
PRINDËRIT MË KANË MËSUAR
Babi mua Më ka mësuar Edhe mami Më ka udhëzuar.
Duaje motrën Edhe vëllain, Duaje nënën Edhe babanë.
Duaje mësuesin Edhe librin, Bëhu e mirë Mëso për atdhe -Se atë E kemi fole.
VEÇ LUM…
Babë e nënë I dëgjon, Fjalët e tyre Lart i çmon.
Sjellje të mira Në shkollë bën, Mësues e nxënës I respekton.
Po në gënjeshtër S’e gjen dot, Goja “lum” Për Drilonin thotë.
FSHATI I GJYSHIT
Ku ka shumë burime, Ku drunjtë prekin qiellin, Ku blegëron bagëtia, Ku vringëllon kosa në livadh, Ku ka shumë lindje fëmijësh, Ku është lëvruar ara, Ku është hedhur fara, Ku lind dielli më i ngrohtë, Aty ku ka ujë të ftohtë, -Atje ka lindur gjyshi im, Edhe babi që i fali gëzim.
FËMIJËT E DARDANËS
Lindi dielli e perëndoi hëna Të mërzitura ka shumë nëna, Të mërzitura e të pikëlluara Po aq shumë të përmalluara.
Në DARDANË pikon shi Të hendikepuar ka shumë fëmijë Është DONJETA, ARIANITI, BESA edhe SHPRESA Këta fëmijë Kanë nevojë për lumturi .
Prindërit e tyre Punojnë ditë e natë Që ata t’i gëzojnë Me nga një dhuratë.
E PYETA GJYSHEN
E pyeta gjyshen - Kur vjen daja Nga Gjermania? -Biri im Kur të piqet qershia.
Erdhi qershori U poq qershia Prapë s’erdh daja Nga Gjermania.
E pyeta gjyshen - Pse nuk erdhi daja Nga Gjermania?
Vjen o bir i gjyshes Kur të hiqet Serbia -Kur t’ hiqet Serbia.
ZONJA DRENUSHË
Ka veshur fustan Zonja Drenushë, I përngjan fluturës Që fluturon në fushë.
Sa bukur qesh Zonja Drenushë, Sa shumë i përngjan Lulëkuqes në fushë.
Sa shumë punon Zonja Drenushë, I përngjan bletës Që zukat në fushë.
Sa bukur këndon Zonja Drenushë, I ngjan zogut Që cicëron në fushë.
JEMI DY SHOQE
Jemi dy shoqe Luajmë e këndojmë, Mësimet dhe detyrat Kurrë nuk i harrojmë.
Vjen koha e mësimit Në shkollë për të shkuar Me detyra të kryera Mësuesin duhet gëzuar.
E kur të kthehemi në shtëpi Me pesa në fletore, I gëzojmë dhe prindërit -Kështu vazhdojmë prore.
O MOJ FLUTUR
O moj flutur Bukuroshe Më shëmbëllen Në timen shoqe Pse s’ më pyet Moj dallëndyshe, Pse e kam zemrën Të ndarë në dyshe!
Pse moj flutur Aq shpejt fluturon Mos vallë Shoqen time kërkon!
Atëherë flutur - Fluturo Kthehu shpejtë E më trego!
Më thuaj shoqen Ty ta gjeta, Të gëzohem një herë Unë e shkreta.
SHKRIMTARI
Kur ti fle Zgjuar është ai njeri, Frymëzimet Një pas një -Shkruan poezi. Natë e ditë mbi libër rri Ndalet pushon nganjëherë, Frymëzimi kur i vjen Shkruan përsëri.
Shkruan ai njeri Kur hyn e kur del Me figura Krijon model.
Për të një ditë Është si një orë, Gjithnjë duke shkruar Veç me laps në dorë.
SHKOLLA
Shkolla është dritë e dituri Shtëpi e dashur për çdo fëmijë, Për në shkollë - herët e me nxitim Vrapojnë nxënësit për mësim.
Në shkollë mësojmë shkrim-lexim -Diturinë e qesim në log, Shkojmë përpara me nxitim Herë në këmbë e herë si zog.
NXËNËSIT
Ne nxënës jemi Si yjet në qiell, Xixëllonja natën Ditën diell.
Ne nxënës jemi Çantat me gëzim Pesat nëpër fletore Shpërndajnë shkëlqim.
Ne nxënës jemi Bukuri e jetës, Vulë e gëzimit Formulë e së vërtetës.
LIBRI
Në libër mësojmë Dritë e dituri Çdo fjalë në libër Është flori.
Me të pëshpëritin NITI E NITA Nga fjalët e tyre Shkëlqen drita.
Në brendi të tij Komb e atdhe Është vendlindja Lumë çfarë libra Kemi ne.
DJALI DHE ZOGU
Në degë druri Zogu qëndron Djalëkeqi Me gurë qëllon.
Zogu lotin s’e ndal dot Disa fjalë ia thotë, - Hodhe gur për dritare Ç’të bëra unë Që më vrave...
Me sjelljet tua S’je i mirë, Prej teje unë Nuk jam i lirë.
FUSTANI
Sa e bukur është Natyra Si shoqja ime Mrika, Të veshura si pranvera Fustanin me pika.
- Fustanin me pika Ku e ke blerë moj Donikë, Ah Donikë sa të dua A ma gjen dhe një mua?
Ma fali Donika Fustanin livadh, Desha që ta veshi Po ishte shumë i madh.
RINIA
E ëmbël është jeta Posaçërisht rinia Do të ishte pa vlerë Po të mos ishte liria. Rinia duhet të punojë Më shumë të mësojë Të bëhet dritë në errësirë Përpara të na çojë.
LULE
Lule je e ngjashme Me nënën time, Se kur të shoh ty Si nëna me fal gëzime.
Lule je e ngjashme Edhe me time motër, Si ajo më falë freski Në timen votër.
MOS KE FRIKË
Zog i bukur Mirë të vërej Pse vështron Andej - këndej?
Mos ke frikë Për folenë, U prish e vjetra Ndreqim të renë.
I yti është I tërë bliri Ta fal ty -O zog më i miri.
PRANVERA
Fushat dhe malet Plot gjelbërim, Hedhin valle fëmijët Sa shumë kanë gëzim.
Me ngrohtësi Fryn era, Natyra me lule -Deri te dera.
Si fëmijët në djep Rritet edhe bima. Në livadhe e ara Bie shi me vetëtima
E KAM NJË MOTËR (Flora Brovinës)
E kam një motër Nga Prishtina I ngjanë drenushës -Flora Brovina Të pashë një natë Në televizor Të përqafova fort Dhe të thashë: Poezi të shkruaj, Këngë të këndoj Motra ime e dashur Kurrë nuk do të harroj. | |
| | | shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Tue Oct 21, 2008 3:56 pm | |
| NIKO TYTO Cikël E diel, 21-09-2008, 10:46am (GMT)
Dashuria ime
Dashuria ime, S’ka shoqe ne bote, Sa deti e thelle, Sa shkembi e forte. Sa malet, sa fusha Sa fshati, qyteti, Ka rrenjet te gjaku, S’e tund as termeti. Dashuria ime, Dashuri e zjarrte, Per ty, Shqiperi, E kam te kristalte. | |
| | | shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Tue Oct 21, 2008 3:57 pm | |
| Eh, sikur të kisha
Mbesat shpesh lexojne, Libra dhe revista, Se bashku me gjyshin Bisedojne per dita. Gjyshi me deshire, U tregon rrefenja, Mbesat kureshtare, Nuk reshtin me Pse-ra. -Pse flamuri ka, Shqipen me dy krere ? Perse kakaris Pula kur ben veze ? Skenderbeu me shpate, Preu armiq plot, Pse s’ kishte kallash, Sic kemi ne sot ? Pse ka frike lepuri, Dhija c’e do brine ? Dielli dhe hena, Ku e kane shtepine ? Nata apo dita Eshte me e gjate, Pse I thone dinake Dhelpres bishtgjate ? Po hena ne qiell, Njesoj eshte ne bote ? Pse eshte gjysmake, Here pse e plote ? Pse bije ne dimer, Bore edhe shi ? Pse qeni leh naten ? Macia pse ha mi ? Pse kur bejme gol, Te gjithe brohorasim, Kur na bejne gol, Ulim koken, s’ flasim ? Pse era ne vere, Fryn si fllad I shtuar ? Pse kur na vjen dimri, Fryn si e terbuar ? Gjyshi yne I dashur, Gaz, na sjell hare, Pse kjo fjala jote, Mjalte eshte per ne ? Duart para buke, Duhet t’I pastrojme, Pse kur hame buke, Te mos bisedojme ? Dielli si gjithmone, Diten na ndricon, Kur shkon prapa malit, Naten ku e kalon ? Kur shikojme, o gjysh Veten tek pasqyra, Pse gjithmone ne, Kemi dy fytyra ? Vala kalteroshe, Ecen pa pushuar, Pse ulet e ngrihet, Kush e ka formuar ? Librin kemi shok, Nga ai mesojme, Pse kur jemi shtrire, Te mos e lexojme ? Deti na gezon, Te vegjel, te rritur Pse ujet e tija Eshte kaq I kripur ? Aeroplani, gjysh, Bukur fluturon, Ne qiellin e kalter, Valle si qendron ? Nje portofol Gimi, Coi ne polici, Pse s’e mbajti vete, Nuk e pa njeri ? Pse lulet me shume, Celin ne pranvere,? Pse njeriu ne dite, Ha buke tri here ? Pse kur vjen pranvera, Turbullohet lumi ? Kur shikojme endrra, Pse na del shpejt gjumi ? Gjyshi buzeqesh, Shpesh me vete flet, Kur sqaron mbesollkat, Vihet ne siklet… Pse-te s’ kane te sosur Gjyshi flet me vete; -Eh, sikur te kisha, Shtate falkultete ? | |
| | | shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Tue Oct 21, 2008 3:58 pm | |
| Nënokes
Moj nenoke, Sa te dua, Hene e diell je per mua. Je e bukur, Si ylberi, Je e embel si sheqeri. Gurre e jetes Gaz e shprese, Je si trendafil me fese. C’ te kujtoj Nene, me pare Gojen mjalte, zemren e bardhe. Kengen tende Kenge malli. Buzeqeshjen si fllad mali. Doren tende, Ledhatore, Perkujdesjet shembullore. Kur sa here, Kam gabuar, Falje ti me ke dhuruar. Moj nenoke, Yll me ngjan, Te kam shpirt e te kam xhan. | |
| | | shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Tue Oct 21, 2008 3:58 pm | |
| Ina. Ina, Trendelina, Te ka gjyshi, Shpirt e xhan, Mbese e bukur, Porsi flutur, Midis shoqesh, Yll me ngjan. Ina, Ina, Gjeraqina, Luan dockat, Me hare. Si nje lule, Me pekule, Plot arome, Ti me je. Ina, Ina Kanarina, Qan e qesh, Dhe kendon, Porsi diell, Lart ne qiell, Vec gezim, Me dhuron. Ina, Ina, Gardalina, Rritu, mbese Si lastonje, Lumturi, Fatbardhesi, Pac ne jete, Ti gjithmone. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Tue Oct 21, 2008 6:35 pm | |
| Petraq Kote
Kombi rrjedh nga varret
Pasaportën fëmijës ia jep varri i të parit të tij, nuk ia jep djepi …
Janë përrenj ata që vdesin. Lumi i etur “ i rritjes së lirë të kombit ” dhe “ i lirisë në rritje të dheut ” i pi. Duke zbritur nga majat e maleve, kodrave, rrëpirave, fushave, moshën çajnë dheun vetvete. Jetën ua shoh rrjedhë. Vdekjen, llum në grykëderdhje për fusha, male të reja, shtretër të pahapur.
Ne, nipërit, mbesat, përrenjtë e rinj përkundemi dhe rritemi në prurjet e freskëta të vijave pa kaligrafi, që nisin e shkruhen tek varret, këto shtëpi kodesh, që mbajnë Margjinën Shqiptare mbushur pa vahe, pa cektina …
Tiranë, dimër 2005 | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Tue Oct 21, 2008 6:36 pm | |
| Petraq Kote
Nuk e di ç’të ardhme do të le?!
Sa herë që selvi të larta shoh, e dua edhe më shumë gruan time.
Sa herë që male të lartë shoh, fusha të paana, i dua edhe më shumë djemtë, vajzat e mia.
Dhe pastaj më kujtohen gjyshërit, stërgjyshërit, baballarët, që më shumë deshën atdheun …
Dhe për çudi, Atdheu ( s’u rrit ) u zvogëlua!
Tiranë, maj 2005 | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Tue Oct 21, 2008 6:36 pm | |
| Petraq Kote
Treni që i ikën dhimbjes
M’u kujtuan trarët e nderit të shtëpisë, që traversa për hekurudhën e jetës u vendosën;
edhe gjyshja me gjyshin, që trenin e besimit tërhiqnin mbi të cilin familja jonë e madhe udhëtonte.
Pastaj, si babai dhe nëna i ndërruan një stacion, një jetë …
Dhe tani që trenin e familjes sime të zhurmshme unë tërheq, më vjen të zihem me trarët që kalben, çatinë që pikon dhe jetën që mbaron në një jetë …
Dimër, Fier 2001 | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Tue Oct 21, 2008 6:37 pm | |
| Petraq Kote
Plepi i tharë, gargujt dhe shkrimtari
Si kockë e shkulur nga qimiteri, anë udhe është një plep i tharë, ca garguj, ulur ndër degë, atje mallkojnë të lodhur rrugën e marrë. Një bufe strehë-rënë në rrëzë që i ngrihet të vetëm brenda ka një shkrimtar edhe ai si gargujt me gotë shan brengën, oh, rrugë pa rrugë në rrugën e marrë. Shikon përpjetë, kërkon t’u flasë, dhëmballë e mendjes e shtrëngon, sa shumë mundohet … eh, më në fund, truri i kafshuar gojën liron. … kanë qënë ca mote o zogj të zezë kur shpirti i mirë sundonte dhenë …
pastaj mallkon vitet që shkel dhe gojën kyç e më s’rrëfen …
Tiranë, vjeshtë 2001 | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Tue Oct 21, 2008 6:37 pm | |
| Petraq Kote
A s’vjen prej larti malli duke qar?!...
Ai malë që hekuros re nga shpirti të zbardhura e nga shpirti të nxira, kalon mbi shpinën time të shtypur matan lumit të mendjes e rrëzohet… O, fusha ime që shtrohe për Inën Adriatikase në qafën e puthur të lindjes së diellit më me sy në botë, përse litarët e frikës nuk i këput që unë të të dua edhe më cart?!
Ti nuk e shikon këtë ujë kur dheut i arratiset ç’formuar a s’i vjen prej larti Mallit duke qar?!... | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Tue Oct 21, 2008 6:38 pm | |
| Petraq Kote
Kau i plakur, lesa e ugarit dhe korbat
Sa herë festojmë ditëlindjen, të zeztë ne, ditëvdekjen festojmë…
Lesën e ugarit heq kau i plakur, sterrin e korbave mbi lesë që qajnë, shkon mjeti i vjetër dhe shtyp dherishten, zogjtë nga shtëpivdekja me thonj e mbajnë. Sikur heq jetën mbi zvarrishte çapit me thundra kafshë e gjorë … zinxhiri i zisë jo, nuk i shqitet, çdo hallkë me sqep ngordhja bën kor.
Dhe kur e lodhur kafshë e ligur, diku në fund are sapo qëndron, reja e zezë e korbërisë në çast e vret, e gllabëron … | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Tue Oct 21, 2008 6:38 pm | |
| Petraq Kote
… fshatarët e rinj pa lavdi
Shkoj për në fatin tim të lindjes … Dhjetëra vjet në çantën e shpinës me pluhur, me re, me mjegull shqisash veshur.
Dikush m’a fsheh parjen !…
Mbi supe s’kam lavdi, thjesht kam pluhur, pluhur natyre, zëra të ndotur dhe shikime të pista. Për fat të keq edhe vuajtjen, pse miqtë i kam të zgjuar dhe armiqtë budallenj! Kur të arrij në fshat do ta shkund veshjen, por po e gjeta gjallë të dashurën, se kujt tjetër t’i shfaqem pa këto re dhe pastër?! Oh, nuk mund ta kapërcej poshtë pragut të fshatit kështjellën ku dikur i mbrohesha armiqve të zgjuar; paskan vënë patjetër poshtë kështjellës edhe varrin e dashurisë time!
Një korb po më thotë se ka vdekur edhe varri, mirë s’e kuptoj! Kthehem … i kthyer mbrapsht, si xhaketë e vjetër tek rrobaqepësi qorr.
Sheqmarinas, tetor 2003 | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Tue Oct 21, 2008 6:39 pm | |
| Petraq Kote
Burra që rrëzohen …
Mbështetem tek dita, Rrëzohem; mbështetem tek nata, përsëri rrëzohem.
Edhe avionët e urrejtjes mbushur me urrejtës hyjnë në qiellin e shpirtit tim dhe rrëzohen mbi sofra që kanë uri, e garderobë që kanë të ftohtë
Dita mbështetet tek trëndafilat e bardhë, ndërsa nata ende s’po gjen një vend ku të mbështetet; trëndafilat e zez ende s’janë … prandaj nuset mbajnë në dorë trëndafila, kanë ditën aty, mbështetur dhe burra që bien përherë …
Tiranë, vjeshtë 2005 | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. | |
| |
| | | | Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |