|
| Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. | |
|
+18Luki blerim shaban cakolli voglushja murturi Eva0506 Kristaq F. Shabani meli zeriatdheut Guximi Orfe@ E_Bukura Kosovarja Urata Euridika Arta NetSerseri Sofra 22 posters | |
Autori | Mesazh |
---|
Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Thu Oct 09, 2008 5:19 am | |
| Me di a nuk me di Me di a nuk me di se qaj, me di a nuk me di se vuaj ne oret e thella te nates, kur ngrihem i cmendur te shkruaj me gjakun e zemres te shkruaj. Me di a nuk me di se agimet me gjejne pa gjume ne shtrat, me shpirt te shkretuar nga dhembja, e dhimbshem i pres perendimet, me ankth i pres perendimet. Me di a nuk me di se sot u drodha kur pashe pranveren, (vjeshten) qe zbriste me flladet e prillit (tetorit), e embel sic ishte qemot, e hidhur sic ishte qemot. Me di a nuk me di se vuaj ne oret e thella te nates, ku ndjehem nga jeta i huaj, nga vendi i lemjes i huaj. Me di a nuk me di...
- Mitrush Kuteli -
| |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Thu Oct 09, 2008 5:23 am | |
| Mëma
Fjal' e bukur, fjal' e shenjtë thellë zemrës q'i tingllon, s'ka në botë gjë m'e shtrenjtë, s'ka si mëmë kur kujton!
Mëmë, mëmë, frym' e lartë, rreze drite, yll qiellor, plot mëshir' e mall të zjarrtë, engjëll-rojë madhështor.
Që nga gjinjt' e saj të dlirë vilet jeta pa shtërim; që nga zemr' e saj ka mbirë dashuri dhe mallëngjim.
Si nër gaze dhe nër vojtje veç një mëmë të larton, sa ka frym' e sa ka rrojtje mendjes kurrë s'të harron.
Çdo rrezikut rri të ruan bë detyrën si luftar, si dëshmori heq e vuan për të zemrës saj thesar.
Gjith' me këngë plot magjie, teje pranë që në djep, këngë malli, trimërie kurrë tjatër që s'ti jep.
Bashk' me puthje dhempshurie sjell vështrimin engjëllor, siç njëj mëmës i ka hije me sy t'ëmbël e gazmor!
Më çdo grimë fjala mëmë çase t'ëmbla të përment, për mëngjes edhe për mbrëmë dhe kurdo q'e sjell ndër ment.
Kush s'di vlerën e njëj mëme ësht' pa ndjenj' e shpirtmizor, bir skëterr' e frymë nëme ësht' i vetes tradhëtor!
........................Asdreni | |
| | | Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Thu Oct 09, 2008 5:24 am | |
| Sulmi Ti bëre azape - s'u tremba, ti ngrite kufire me gjemba, fortesa ti ngrite; t'i shemba! Tani, tani, atje ku ti, o Mal i Zi, ngrite kufi që ndanin e çanin vëllazëri; Hej! Sot! Shkon e valon parmenda! T'i bëra të gjitha rrëmujë dhe ty gjurma t'u zhduk si në ujë. I bie arë mes për mes e gjer në brez, e përmbi brez, humbas me gaz në grurin tim, të dheut tim, të babës tim, të birit tim; sot e përjetë, jetë pas jetë! Dhe ndie qysh flet, me zë të qetë, im atë vetë nga balta poshtë: "Ta mbroni dhenë ku eshtrat kam, ku hi e tokë e pluhur jam. Ta mbroni dhenë që e ushqej dhe sot si dje, me kurmin tim. Ta mbroni dhenë, me zjarr ta mbroni, me gjak ta mbroni! Të derdhni gjakun me grushte plot - po kurrë lotë, as sot, as mot! Se loti është robëri, gjaku - liri!"
- Mitrush Kuteli -
| |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Thu Oct 09, 2008 5:50 am | |
| LETER NENES
Gjallë je, nënoke? Edhe unë Gjallë jam. Shëndet më paç, shëndet! Dritë e bëftë krejt kjo mbrëmje e lume Izbën tënde, që me mall më pret.
Thonë se je ligur e je tretur Nga meraku im, po nuk ankon, Se, pështjellë me një shall të vjetër, Fillikate rrugës shpesh kalon.
Dhe kur mugëtirë e kaltër bie, Një vegim i zi të kall ty frikë, sikur në një sherr diku në pije, Vjen dikush e ma këput me thikë.
Kot, e dashur, vuan kaq, besomë, Brenga t’i fanit këto ndër sy. S’jam aq pijanec i lig sa ç’thonë, Si do vdes pa të të parë ty?
Unë jam po foshnje, si një herë, Dhe një shpresë veç ushqej në gji: T’iki nga ky tym e kjo poterë, Te shtëpiza jonë aty të vij.
Dhe do vij, kur kopshti ynë i bardhë Anekënd të vishet me blerim. Vetëm ti, si tetë vjet më parë, Mos më zgjo aq herët në agim.
Mos e zgjo atë që shkrumb iu bënë Endërrat e moshës plot hare. Më ka vrarë jeta mjaft, o nënë, Dua veç të shlodhem e të fle.
As t’i lutem Zotit mos më thuaj, Si dikur në t’artën mituri, Ti ke mbetur ngushëllim për mua, Dritë e parrëfyer, vetëm ti.
Ndaj merak ti mos m’u bëj aq tepër, Tek e liga mendjen mos e ço, Dhe aq shpesh, me shallin tënd të vjetër, Fillikate rrugën mos kalo. .........................Sergej Esenin | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Thu Oct 09, 2008 5:53 am | |
| "LETER NGA NENA"
Perse te flas, E c'te mendoj gje tjeter, C'te shkruaj E c'te them ne varg? Mbi tryezen e merzitur Kam nje leter, Qe nena ime Ma dergon nga larg.
Ajo me shkruan: "Bej si bej, o bir, Dhe eja ne shtepi Per kershendella; Po mos harro, Nje shall per mua bli Per plakun Bli poture me tegela.
Shafran ne zemer kam,Qe je poet, Qe zure mik e shok nje nam te rende; Per mua plaken fare s'ishte keq, Sikur te ktheje arat ne parmenda.
U plaka Dhe ne gjunjet skam fuqi, Po ti sikur mos braktisje strehet, Tani do te kisha nuse ne shtepi Dhe do perkundja Nipin tim ne preher.
Po ti femijet neper bote i dhe, Ia fale tjetrit gruan mire e mire, Dhe mbete Pa familje, pa fole Ne pellgun e mejhanes se peshtire.
Po c'pate, c'pate bir, pellumbi im? Ti ishe kaq i brishte E kaq pa fjale; Dhe bota thoshte plot me pergjerim: Ky Sander Esenini Paska djale!
PO shpresa jone vate Doli bosh, Na hidheroi zhgenjimi shpirtin shume Yt ate e kishte mjaft gabim kur thosh: Poeteve u derdhet parja lume!
Sado te marresh, Ne shtepi s'dergon, Kete e di, Prandaj po flas kaq hidhur. Poeteve paraja s'u qendron, Se jane xhepashpuar,qesezgjidhur.
Shafran ne zemer kam Qe je poet Qe zure mik e shok nje nam te rende; per mua plaken fare s'ishte keq Sikur te ktheje arat Me parmende.
Tani pa kuaj jemi E pa pleng! Sikur mos humbje rrugeve te qytetit, Ketu ne fshat,o bir, ti kishe mend Te beheshe kryetar komiteti.
Dhe ne do mbroheshim E s'do na merrnin ters, Dhe ti s'do bridhje i merzitur vone; E beja gruan tende te endte lesh, Te kishte paqe pleqeria jone". Une letren hap Dhe mendte i kam ujem; Mos valle e humba daljen neper shtigje? Por c'ka mendoj Me vone do t'ju them Kur nenes sime Shpejt t'i kthej pergjigje.
.........................Sergej Esenin
Edituar për herë të fundit nga Sofra në Thu Oct 09, 2008 6:22 am, edituar 1 herë gjithsej | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| | | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Thu Oct 09, 2008 6:12 am | |
| Ere, ere e debores ,moj ere Merrmi vitet ne krahet e tu Dua djalke te jem dhe nje here Apo lule e lugines diku,,
Nen nje fyell bariu plot dhimbje Dua syte t'i mbyll ne harrim Zile yjesh , me boren e mbremjes te me bien ne vesh pa pushim
Oh! sa bukur e dredh ajo kengen Ne tufan deshperimi kur derdh Do te desha diku me nje kembe ndane rruges te rrija, si bredh
Hingellima ne terr kur te ndjeja te pushtoja kacuben perbri.. Zgjati putrat, o henez, drejt meje Merrmi brengat ne qiell tek ti
| |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Thu Oct 09, 2008 6:14 am | |
| Shkretetire e bore.Hena farfurin Vendi anembane,dergjur ne qefin Dhe meshteknat qajne , pyjeve pa jete Kush keshtu ka vdekur? Mos valle une vete?
| |
| | | Luki Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 664 Age : 47 Vendi : Prishtinë Registration date : 03/10/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Thu Oct 09, 2008 10:28 am | |
| Puthja e amshimit.
E embel me qe gjithmone kjo ore e vone e ky shtrat i truar qe dergjet pa fjale, ne dhomen me çardak ku veç ora zhurmon, me tik-taket e saj qe endrren ma vrane.
Gjysmezgjuar qendroj i shtrire nen petka, me terrin rrethuar ne te akullten hapesire e ky tavan i kalbur nxire nga vdekja, me josh ne pah e me tremb ne thellesire.
Nder kujtime te mia rroboj me vetdije nen heshtjen perseritese qe çirrjet perpin, qe shqyejne kabzerrin pastaj hapen si hije e kollufiten nga nata bashke me shpirtin tim.
Puthjen e ameshimit symbyllur shijoj e mes makthesh gjumi nje buzeqeshje lind, kur ne çastin e fundit abisesh hulumtoj, e zgjohem pa peshe e pa dhimbje ne limb. Shkruar nga Pellumb Syku | |
| | | Luki Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 664 Age : 47 Vendi : Prishtinë Registration date : 03/10/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Thu Oct 09, 2008 10:29 am | |
| Ti buzeqesh...
Ti buzeqesh me syte e tu, me buzet e tua si hyjni e gjithçka çka eshte e imja, s'eshte e imja kur je ti.
...porsi dielli qe bie bute e ben dashni me floket e tu, zemra ime ngrihet peshe e kunder saj kot me luftu.
Je si Zoti qe krijon jete e krijeses se vet i jep dashni, edhe une; pre e jotja, te shikoj e pa te prek s'mund te rri.
Ti buzeqesh me syte e tu, me gojen tende si hyjni e buza ime ne buzen tende, helmin e embel shpreson ta pije.
Shkruar nga Pellumb Syku | |
| | | shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Fri Oct 10, 2008 1:47 pm | |
| FLORA BROVINA
ORA E PARË
Jusufi Jusuf Kanjushë e verdhë Jusuf Gërvalla... mungon Teuta Iliri Agroni Ylli Fadi Fadil Talla... mungon Ylfetja Ylfete Humolli... mungon Shukrija Shukrije Obëtinca... mungon Kimetja Arsimi Kujtimi Halimi... Halimi... mungon Shpresa Besa Kastrioti Fatmiri Fatmir Kërleshi... mungon Afrimi Afrim Zhita... mungon Vazhdojmë Valbona Shkurta Gjoni Xhevati... Xhevati... mungon Mungon Nesimi Bekimi Afrimi... Afrim Prebreza... mungon Mos më sillni Certifika mjekësore Prindore policore shtetërore Thoni vetëm mungon Me lule do t'ua mjekojmë plagët Do t'i presim Do t'i presim Thoni vetë mungon Do të çelin lule gjaku ora vazhdon... | |
| | | shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Fri Oct 10, 2008 1:48 pm | |
| FLORA BROVINA
SKËNDERAJ
Kujtim as ëndrra Për erën e ftoit Më tha nëna
Sa herë të zu në gojë Dhëmbët mu mpinë
Hape dritaren Merr frymë thellë Sa herë he shtatzënë E ndien më mirë Erën e ftoit Të vendlindjes Më tha nëna | |
| | | shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Fri Oct 10, 2008 1:49 pm | |
| FLORA BROVINA
THIRRJE KOSOVËS
Ç'do të bëj une pa ty Pa ardhjet e shkuarjet e tua Do të harroj të flas Me vetveten
Ç'do të bëj une pa ty Pa shikimin në bar Si t'i ngroh gjymtyrët Të ngrira akull
Do të më lësh të bëhem plakë Me dhembje duarsh Me dhembje eshtrash
Kam frikë kur shkon Ç'do të bëj une pa ty Po nuk erdhe Do të bëhem gurpragu Kallkan do të bëhem Ç'do të bëj unë pa ty | |
| | | shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Fri Oct 10, 2008 1:49 pm | |
| FLORA BROVINA
RRUGA PËR JANINË
Mora rrugën për Janinë o Të takova me pleqërinë o Vetëm me arabaxhinë o kërkoje shkronjat e humbura Sikur të ecim në Veri Të mbaj krahun Bagazh malli robëri Mora rrugën për Janinë o Shetitë Çamarinë o Me arabaxhinë o Kërkuam unë e rruga jotë o Fjalët e ndyra në mote o
nga Flora Brovina | |
| | | shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Tue Oct 14, 2008 2:54 pm | |
| TREGIM DHE POEZI NGA SUZANA KUQI E diel, 12-10-2008, 11:04am (GMT+1)
Dita - zemër nëne - Nga Suzana Kuqi
Një trokitje e lehtë në derën e jashtme e zgjoi nga gjumi. I shoqi po flinte i qetë në krah të saj . Kush të jetë në këtë orë, donte dhe ca minuta të shkonte tre e mëngjesit. Dita futi këmbët e zbathura në shapka e ngadalë e me kujdes që të mos bënte zhurmë, doli në korridor. Trokitjet u përsëriten. Përse vallë nuk i bie ziles, kush të jetë ? Djemtë flinin në dhomën e tyre, pra nuk ishin ata, e ky ishte sinjal që e përdornin vetëm njerëzit e shtëpisë a ndonjë fqinjë. Sikur e kishin bërë me fjalë, asnjë nuk përdorte zilen, trokisnin. Befas , edhe pse mendimi ju duk qesharak , zemra i gufoi. Altini, i miri i nënës që m'u thanë sytë për t'a parë... - Kush është ?- pyeti me zë të ulët , por nuk mori përgjigje. - Kush është ?- përsëriti ajo me zë pak më të lartë. Nuk u përgjigj njeri, por ç'rëndësi kish , kushdo që të ishte ,nuk ishte Altini i saj . Ah sikur të ishte ... Ajo rrotulloi çelësin në bravë duke e larguar këtë mendim, veçse ja shtonte mallin .Me siguri ndonjë fqinjë që ka ndonjë hall . Duhej të bënte durim edhe dy javë, Altini i kish thënë se e kishte prerë biletën e tragetit për në fund të muajit kur do të fillonte lejen.Një vit, mendoi , një vit kam bërë si kam bërë , do të duroj edhe dy javë. Dera u hap me një zhurmë të lehtë. Shkallët ishin të errëta, e kush i linte poçat gjallë atje, fëmijët e shkallës nuk linin dy gurë bashkë, përfshirë edhe djemtë e saj. Një siluetë e njohur e bëri t'i shkallmohej zemra nga gëzimi, ulur mbi shkallën në të cilën binte fasha e dritës nga dera e hapur. -Altin , bir i nënës , eja brenda !- ajo hapi tërësisht derën e desh të shkonte e t'a tërhiqte prej dore. - Shëëët !- i biri vuri gishtin mbi buzë e pastaj buzëqeshi kur pa fytyrën e hutuar të nënës,- mos bërtit se do të zgjosh babanë e vëllezërit. - Përse je ulur aty mor bir, eja brenda se do ftohesh. I biri e shikonte dhe buzëqeshte. - Nuk ftohem mama, erdha sa të të përshëndes një minutë , do të vij më vonë në shtëpi. - Përse më vonë , ku do të ikësh ? - Të takoj Anilën, por thashë më parë të të shikoj ty.E di që nuk do të të gjej ...do të shkosh në punë. - Eja brenda bir !- Dita bëri një hap jashtë pragut drejt tij , por ndërkohë ai u çua e filloi të zbriste shkallët. - Më vonë nënë, më vonë . Erdha të të shoh se më kish marrë malli dhe desha të të thoja se ... se të kam telefonuar rrallë, por kam menduar gjithnjë për ty dhe se... e dua shumë nënoken time. Shko të flesh tani, unë kam çelësin tim për të hapur derën. Ah, ta dish se sa më ka marrë malli mua , psherëtiu ajo tek shihte të birin që zbriste shkallët. Eh, rini, është i dashuruar im bir, do të shkojë të takojë të fejuarën. E mori inat një çast Anilën, por kur mendoi se ai kish ardhur për të parë atë të parën, vuri buzën në gaz.U kthye në shtrat , por sapo u shtri u çua. Ku e mbante shtrati atë, i biri ishte kthyer nga mërgimi ,për drekë do të ishte në shtëpi. Ajo u drejtua në kuzhinë duke bërë me mend menunë e gjellëve që i pëlqenin më shumë atij. Kur u zgjua i shoqi dhe djemte, e gjetën tek gatuante , e ajo u tha se ... nuk kish patur gjumë e nuk dinte se ç'të bënte. Nuk mund t'u thoshte se Altini kish qenë aty pak orë më parë dhe nuk ishte futur në shtëpi , pastaj fundja, donte t'u bënte një surprizë. A kish surprizë më të bukur ?Përcolli të shoqin për në punë e djemtë për në shkollë ,e shkoi tek fqinja lart që të telefononte në zyrë. Atë ditë ajo do t'a bënte pushim
.
Dita kish shtruar tryezën , kish vendosur gotat dhe pjatat më të mira që kish. Dërgoi vajzën e fqinjës për të blerë ca birra dhe një shishe verë e i futi në frigorifer të ftoheshin. Nuk mund të dilte vetë, donte që i biri kur të kthehej t'a gjente në shtëpi ? Po Anilën , të fejuarën a do t'a sillte ? Sa budallaqe kish qenë që nuk ishte kujtuar t'i thosh që t'a sillte dhe atë për drekë. Të gjitha ishin gati, punët i fluturonin nga duart, asnjëherë mishi nuk ishte pjekur aq shpejt, petat nuk ishin hapur aq shpejt veç... ato akrepat e orës së murit nuk kishin qenë asnjëherë aq të ngadalta...Priste të vinte ora e drekës, me siguri atëhere do të vinte. Një e trokitur në derë e bëri të hovte nga divani ku ish ulur për t'u shplodhur dy minuta. Eshtë ai, gati sa nuk briti nga gëzimi teksa vraponte drejt derës. E hapi me padurim e buzëqeshja ju zbeh pak. Ishte fqinja lart. - Të kërkojnë në telefon - i tha ajo - Altini ? - ajo nuk priti përgjigje e i ngjiti shkallët dy e nga dy. Receptori i zi bënte kontrast me çentron e bardhë dhe asaj i kaloi nëpër mend e njëjta pyetje që i kalonte sa herë që e kërkonin në telefon: përse i bëjnë të zinj ? Le t'i bëjnë çdo lloj ngjyre që të duan, vetëm jo të zinj . Por nuk ja kish shprehur këtë mendim fqinjës së mirë ... - Alo Altin !- as që e çoi nëpër mend se nuk ishte ai. - Alo ! Nëna e Altinit ?- jo nuk ishte i biri, duhej të ishte ndonjë shok i tij që e kish marrë vesh se ishte kthyer.Sa shpejt qe hapet lajmi. - Unë jam, keni ndonjë porosi për Altinin ? M'a thuaj, do t'ja them kur të vijë në shtëpi. Pasoi një hop heshtje.Zëri që pasoi ishte i mekur. - Po flas nga Italia... Kisha një lajm , fatkeqësisht të hidhur. Të rroni ....... Altini....mbrëmë......aks.....rrug.... më.......keq......shokë......trupin....dy ditësh.... Lëshoi receptorin e doli jashtë.Ajo që kish dëgjuar ishte shumë për veshët e zemrën e saj, por ajo nuk e besonte. Filloi të zbriste shkallët ngadalë . Ja atje tek ato shkallët atje, pak më poshtë ishte ulur Altini i saj, ajo e kish parë, kish qenë aty. Befas mendja filloi t'i rrotullohej, atje ,atje, Dita humbi ekuilibrin e po binte. Zgjati dorën e u kap pas parmakut të shkallëve, për këtë punë janë bërë, për t'u mbajtur e pështetur në to, e për të mos lënë njerëzit të bien...Por jo për mua...Rroku me forcë me të dyja duart parmakun e shkallëve e u përkul jashtë tij...
Lajmi i vdekjes aksidentale të Altinit , na shokoi të gjithëve ne ,banorët e lagjes , e po aq edhe lajmi se e ëma ishte hedhur nga shkallët sapo kish marrë atë lajm. Altini kish emigruar i ri fare ,kur u hap porti në Durrës, ishte shtatëmbëdhjetë vjeç . Varfëria , dëshira për të thyer kufijtë , e cila është akoma më e fortë tek të rinjtë , dëshira për të ndihmuar familjen e shpresa e një jete më të mirë e më të bukur... Kishin kaluar pesë vjet nga dita që kish ikur për herë të parë. Ishte rritur , ishte fejuar me Anilën, shoqen e dikurshme të klasës. Ishte djalë i mirë , i edukuar e punëtor . Kishte mjaft cilësi të mira, i vetmi difekt i tij ishte ... se ishte shumë i mirë me të gjithe e me shokët në veçanti.Atë natë të së djelës, duke u gdhirë e hëna, dy shokë i kishin telefonuar sei makina e vjetër që kishin ishte prishur tek po ktheheshin nga diskoteka e i kishte lënë në mes të rrugës.. Ishte çuar nga gjumi, e kish dalë. Gjatë kthimit,ca minuta para se ora të trokiste tre e mëngjesit , një kamion ... kishin vdekur të tre, të tre të një moshe... Dita ... Dita nuk vdiq edhe se muaj të tërë ju lut e ju ankua Zotit që të shkonte pranë të birit, malli i të cilit i kish djegur zemrën për pesë vjet me rradhë. Sigurisht , theu këmbë e krahë, por për fat nuk ju dëmtua rëndë shtylla kurrizore. Nuk e pa të birin kur e sollën në shtëpi, ndodhej në spital e derdhur e tëra në allçi. Ndoshta më mirë për të, fati ja kish kursyer pamjen e atij trupi të dashur të katandisur në atë mënyrë sa nuk njihej.E qau të birin , e torturoi veten me ndjenjën e fajit që i vishte vetes.Përse e kish lënë të ikte, përse nuk kish këmbëngulur që të kthehej me kohë... e ç'i duheshin nënëzezës paratë e tij... Kanë kaluar vite, e duket sikur Dita është qetësuar, jeta e ka marrë në rrjedhën e saj. Dikush do të thotë koha, koha shëron plagë, qofshin këto edhe të mëdha. Nuk është ashtu, ajo plagë është e hapur e do të vazhdojë të jetë e tillë, deri ditën kur Zoti do të vendosë t'a marrë pranë vetes. Eshtë diçka tjetër që e mban Ditën, që i ndez buzëqeshjen, e cila gjithsesi nuk zhvishet dot nga një vel i hollë trishtimi . Dita është nënë,është e duhet të jetë nënë edhe për dy djemtë e tjerë. Duhet të mbushë me gëzim e dashuri ditët e tyre , jo me dhëmbje e pikëllim.Nuk mund të jetë aq egoiste sa të mendojë vetëm dhimbjen e saj duke ua helmuar jetën.Sepse Dita ka zemër nëne ,e zemra e nënës ...është e madhe, aq e madhe sa përmban tragjedinë e hidhur të humbjes së një fëmije dhe farën e gëzimit e dashurinë pa kufi për fëmijët e tjerë. Ndryshe goditja e fatit që u mori vëllanë, do të ishte akoma më e rëndë për ta .Dhe ishte vërtetë fat që nuk e pa trupin e të birit. Kujtimi i fundit i tij , është ajo siluetë e hajthme, ata sy të mbushur me mall e dashuri , ajo buzëqeshje e bukur dhe ato fjalë... e dua shumë nënoken time...Ani se askush nuk e kish besuar kur e kish treguar, ajo e besonte...
FUND | |
| | | shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Tue Oct 14, 2008 2:54 pm | |
| Një vajzë e bukur kalon rrugës...
Gjuri lehtas përthyhet në çdo hap flokët mbi supe të hajthmë mantel i artë dy buzë gonxhe të një trëndafili një nënqeshje e dlirë si një rreze dielli...
... rrugës po kalon një vajzë...
Je vajzë apo... je ëndërr që rrugës fanitet...
shikime të panumërta mbi hapat e tua përmbysen...
zemra prej nëne me ankth përpëlitet bijë ,mbi ç' sy vallë shikimi yt do të ndalë ..? | |
| | | shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Tue Oct 14, 2008 2:55 pm | |
| Befasohem...
U befasova se si qielli ka të njëjtin shkëlqim të syve të tu edhe se në ngjyrë tjetër...
Se si profumi i tokës ajrit detit pemëve e luleve është i njëjti me atë të lëkurës tënde...
U befasova bija ime kur mendova, se sa të ngjashme janë gjërat e dashura me gjërat e bukura që na dhuron jeta... | |
| | | shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Tue Oct 14, 2008 2:55 pm | |
| Xhelosia
Nata më zbriti në shpirt si furtunë errësire e pamëshirshme e tmerruar pashë si dogji çdo gjë të bukur e bëri shkrumb mori edhe hirin e iku tutje duke lënë pas veç një bishë mostruoze që ushqehej me mishin e trupit te saj. | |
| | | shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Tue Oct 14, 2008 2:56 pm | |
| Vetem kohë...
Më duhet vetëm kohë të të kërkoj të të gjej të të them:
ja ku jam e plotë tani sepse... isha një trup vetëm me hije e shpirtin e kisha tek ti... | |
| | | shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Tue Oct 14, 2008 3:00 pm | |
| merxhan avdyli
Mos rri aty
Mos rri aty Ku nuk mund të hyjë Drita e mirë e jetës As mos u lodh kot Të shkosh ecejakeve Të shkelura egërsisht Nga garda e paranjeriut Merri dhe futi në xhepa Kokrrat ende të njoma Të idealit tënd të dikurshëm Se fushë e pafund Do të bëhet jeta jote Ku pamëshirë | |
| | | shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Tue Oct 14, 2008 3:01 pm | |
| GJUMI I QETË-MERXHAN AVDYLI
Bëje të qetë një sy gjumë Në kopshtin jeshil të jetës Të pritur me shekuj Se vetëm aty je Adam i vërtetë Ani se me Evën e munguar Ku pa u lodhur nga fati Qoftë edhe nën hijen e vetmisë Mund t’i kapësh fitimtar Kokrrat e pjekura Të një ideali të dikurshëm | |
| | | shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Tue Oct 14, 2008 3:02 pm | |
| Kokrrat e idealit MERXHAN AVDYLI
Kokrrat e idealit
Të gjitha kokrrat e idealit Janë shkrirë nga zhgënjimi Në këto kohë kur po rritet Fara e harrimit. Si dje si sot për besë Vetën më pak ideal E më tepër dhembje Shqetësim e shpresë | |
| | | shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Tue Oct 14, 2008 3:03 pm | |
| Fuqia e ujit të lumit MERXHAN AVDYLI
Fuqia e ujit të lumit
Rrjedhë përjetshëm Nga bregu i lashtësisë I pastër nis udhën e gjatë Drejt fushës së jetës Gurët e moçëm sa koha Vrullin s’mund t’ia ndalin Ai shkon krenar dhe fuqishëm Drejt prehrit të detit | |
| | | gjakushi V.I.P
Numri i postimeve : 841 Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Tue Oct 14, 2008 9:14 pm | |
| arita sent 9/8/2008 2:44 AM:
shume rahat isha arita sent 9/8/2008 2:45 AM: nuk e di nuk jam me arita sent 9/8/2008 2:45 AM: vetem qaj dhe cigare pi
Ky glob i mbrapshtë dhe i trazuar me harta popujsh ikanakë Ka dhe vendasit e poshteruar por Globi serish eshte i rrumbullakte! Une nuk dyshoj ne gjumin e trojeve se edhe enxhulli di te kafshoje! Kur poezia po ofendohet Poeti kot nuk e djeg atë Troje......
Ndaj shkruaj vargje dhe shfryj dufin s'ka gje se pikellimet i le pas edhe egersirat mishin po tma shkyenin dhe copa copa vetmine do ta vras Ma mire i zhytur larg poshtersive se Dyshimet Artina i ka me erënjeri! Ma mire i humbur ne fund te thellesive per kete shpirtmire njeri- Artina poezi!
| |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: AFËRDITA XANI Wed Oct 15, 2008 2:44 pm | |
| NË PRITJE
I MERZITSHËM ËSHTË FJALIMI, AQ MË E PADURUESHME HESHTJA. PLOTË ANKTH ËSHTË PRITJA , NË ERRSIRË SHKELQEN VETEM SHPRESA. ÇDO DITË E RE ËSHTË HAP I FRIKSHEM, MENGJESI ËSHTË I ERRËT, AKULL I NGRIRË DJELLI, BUZËQESHJA VAJ I FSHEHUR, ADMIRIMI S’ËSHTË GJË TJETER VEÇSE, L A K M I.
DHËMBJA IME…VETËM UNË TË NJOH!
Mal dhëmbjesh po rritesh çdo çastë, Oqeanë vuajtejsh në shpirt fort m’ke vershu. Po të kaperdijë më heshtje e ofshamë t’theksuar Plotë mllef e urrejtje,për këtë torturë jete që jetoj. Të njohë vetëm unë o etje e pashuar, O oqeanë fjalimi që mbete pa u thenë, Atë që ndjej, e di vetëm shpirti im një botë të terë helm brenda vehtës ai po mbanë, kjo që ndjehet nuk thuhet dot më fjalë, kam frikë së një ditë do pelcasë durimi, do të perfundoj n’marrëzi e as Perendia s’do t’më fal. Oh pse të njoha pas kohe o lumturi e paarritur, që më vrull të shpejt jetës kthesë m’i dhe në udhekryqin e jetës mbeta rrugëmbyllur, sa më afer të ndjeja aq më larg më le. Lumturi e perjetshme m’u shfaqe mes vullkani, mes ujrave të turbullta që mbysin në thellësi, mes ërrsirave të tmerrshme dritë kush s’më fali, ëshë ky denim që më percjell në perjetësi. Të ruaj të mbyllur vuajtje e mundimshme, Nuk dua askush të të zbulonë, Te ruaj më kujdes dhëmbja ime e tmerrshme Ndoshta koha të sheron . | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. | |
| |
| | | | Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |