Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.

Shko poshtë 
+18
Luki
blerim
shaban cakolli
voglushja
murturi
Eva0506
Kristaq F. Shabani
meli
zeriatdheut
Guximi
Orfe@
E_Bukura
Kosovarja
Urata
Euridika
Arta
NetSerseri
Sofra
22 posters
Shko tek faqja : Previous  1 ... 6 ... 9, 10, 11 ... 16 ... 23  Next
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 10 EmptyThu Jul 24, 2008 2:34 am

Frym' a hije...

A je ti, fol, a je ti-
frym' a hije
që përbihesh derës
për në thelb të zemrës?!

A je ti, fol, a je ti-
mallximi im,
syfilxhane, mollëbojëpeme-
pëllumb i bardhë midis reve?!...

Kryejashtë para lisave kam dalë,
lis për lis i mora n'grykë;
merr n'grykë njërin
e merr n'grykë tjetrin
hoqa mallin e shtova dertin...

N'kmishë të hollë, jelekbojëgjake,
si kripa në zjarr
më plase...
M'i jep jetë kësaj nate!

Përdyshas bota qenka nda, përdyshas,
gjymsa terr e gjymsa dritë,
përdyshas ujërat, përdyshas,
gjymsa t'ëmbël, gjymsa t'kriptë,
përdyshas njerëzia, përdyshas,
gjymsa qaj e gjymsa qesh,
përdyshas çka shoh e prek, përdyshas,
gjymsa mjaltë, gjymsa pelin,
përdyshas dhe ne të dy, përdyshas.

U plaka nga mosdashja
si dita nga nata...

Mbi botë
një orë e paqtë
si gusha jote
zbardhtë
Peizazh me hënë të zënë...
Gjer tash qe një hënë tmerrësisht
e bukur
që s'më la të fle
me shtatë rrathë të mavijtë rreth
e qark...
(Sa mirë që s'e patë!)
E kur desha ta shoh prapë,
veç terr pashë.
Zgjuar jam për shkak të saj...
1995




Rri vetëm...

Rri vetëm e qaj veten, vitet
që m'ikën
nëpër gishta
si orët nga dita...
Ela
Ah,
të mund të ngrija nga humnera!
Vendin tënd le ta zinte vera...

Gjer vonë në dhomën tonë një flutur
e hollë
rreth dritës
sillet
e sillet...
E mjera, do të digjet!

Kthim në shtëpi
Si lindje dielli u çel der'e shtëpisë.
Në gjoks
m'u derdh gruaja, fëmijët
e në heshtjen e përmallimit
mi kërkojnë sytë.
Edhe toka rreth nesh lehtësisht
merr frymë.


Si t'i afroj udhët? ...

Si t'i afroj udhët të vij gjer te ju
e përpara jush t'më këputen gjunjët
e t'i shtërngojmë duart, e t'i puthim
buzët,
e t'i prekim faqet, e t'i rrokim krahët
të ndiej frymëmarrjen, gazin e të qarët...
Si ta largoj mallin - të përqafoj djalin?
Si ta largoj natën - të përqafoj vajzën?
E gjatë pafund nata dimërore...
Nesër,
agu për te ju do më marrë për dore.

Me mall' e gjamë po të lyp nëpër hanë
gjersa t'm'ngrijë fryma n'gojë
gjymsa akull,
gjymsa borë...



Agim Spahiu
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 10 EmptyThu Jul 24, 2008 2:35 am

Mbramja

Si tufa mëndafshi t'artë në të kaltërtën shami,
n'mes dy duersh t'bardha, dy kodra nën borë -
flakron perëndimi... Retë mbi krye prorë
ngasin nëpër qiell dhe zhduken n'hapsi.

Dhe drita e mbrame shuhet mbi çdo sukë:
cipa e natës shtrihet mbi fushat e përhime,
malet heshtin n'errësi si me qenë të ngrime,
si të humbte jeta - çdo gja u nxi, u zhduk.

N'ajri ndihen klithmat e natës që ra -
drujt pranë rrugës era i përkund...
Ndërsa dita e bardhë, e tretun dikund,

shigjeta të flakta mprehë errësinës me i ra.
Terri sundon botën. Katundet e shtrime
në mes të natës prehen n'luginë me andrrime.


Esad Mekuli
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 10 EmptyThu Jul 24, 2008 2:36 am

Keni


LETER MAMKES

Mamka,
mos ta lexoj kete leter tjeterkush vec teje,
jo se sekrete, por ende nuk jam e forte plotesisht
per t'i mundur keto qe po te them:
Tirana eshte fare e zakonte.
me ngushtesine e shtepive te uleta,
me udhet e lodhura te dimrit,
me nje pesembedhjetekatesh ne qender
ngritur si utopia ime,
me roje te perforcuara ne udhekryqe
ambasadash,
me police-cukapike qershori te zbehur.
Dic parandjej, mamka!
Kurre steti nuk ka qene kaq perballe njeriut,
kurre tradhetia e burrave nuk ka qene me ne mode,
kurre gjume me te rende nuk kane fjetur netet
dhe grate me te humbura, me te zbrazuar.
Po te them e dashur, rreziku po me fton duke qeshur
me gojen pa dhembe te nje dashurie kafshuese
me carje ne karakter,
qe eshte nje pjese e qarjes shoqerore,
po me ofrohen detyra, miq e te njohur te shumte,
te gjithe te larte nga emrat, por te ulet
nga tensioni i jetes,
perpiqen te me ngrene duke u kapur pas meje,
po me rrezojne ende pa u gritur.
E dashur, degjome pa shqetesim,
une do t'i grij, do t'i grij po te them,
ne vargjet e mia. (1985)


Mimoza Ahmeti
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 10 EmptyThu Jul 24, 2008 2:38 am

NDARJE

NDARJE...!Çdo fillim e ka një fund
dhe sërish fillon një fillim i ri!
Kam nis çdo shpresë ta humb
për këndjetën ardhmëri!

Se mbërthehesh kaq shumë me misterin
nuk besoja as dua ta pranoj,
ndaj trishtohem për besën e nderin
në koncepte se si t’i shpjegoj!

Janë doktrina që duhet kuptuar
në binar të jetës të rrezatojnë kuptim,
ashtu siç e kërkojnë dhe ligjet e nevojës
që pa to nuk hyjmë në jetësim!

Atëherë çka nevojë të rrëfehem
të të bind për gjithë ç’ ka ngjarë!
Se të dua me të unë nuk dëfrehem,
siç s’jam i lumtur kur jemi të ndarë!

Unë i kam parimet dhe vendos për fatin
si dhembjen e shpreh dhe dashurinë,
nëse Ti e krahason luginën me shpatin
mos i ngatërro përmasat me njerinë!
FERIT Ramadani
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 10 EmptyThu Jul 24, 2008 2:40 am

ARMIKU IM

Armiku im,
shpeshhere me fyeve ne menyren me te dobet,
shpeshhere te fyeva ne menyren me te ceket,
armiku im.
E c'do te ish jeta ime pa ty
dhe e jotja pa mua?
Askush s'mund ta dije.
(kur kushtezime mbaron
qenia zhduket)
Armik.Armiku im.
Prej teje rash ne gjurme dhe perfitim
te asaj qe kerkoja,
prej teje gjalleroji jeta ime, u zgjua,
u perbetua,
dhe ngashereu,
kur vrasja shpirtat ngertheu.
oh, ne te vertete ti je dashuria
dhe urrejtja ime,
armiku im.
Pikerisht ato,
qe ne zhvleftesuam
ndersa rruges ecem,
qe asnjeher s'i ditem,
s'i llogaritem,
TURMAT,
qe inerte derdhen
dhe fryme marrin
me injorim,
lane pasoje
mbi shpirtin tend
mbi shpirtin tim.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 10 EmptyThu Jul 24, 2008 2:41 am

ESHTE CUDI KUR JE FEMER

Mua tani me vjen per te qare.Me duket sikur
shkarkesa yjesh me jane grumbulluar te syte.
Dot nuk duroj,
ndersa cengelat e nervave nderas terhiqen
kundrejt njeri-tjetrit.
Kangur me foshnjen ne xhep
duket figura ime se largu
ketu ne bregdet.
Me vjen per te qare.Jam bere barre.
Me siguri molusqet e buta tani
levizin kapaket e forte brenda ujit
dhe kandilet e kuq
kushedi c'udhetim te mahnitshem
kane marre
Eshte cudi kur je femer...
E keni pare natyren kur tmerrohet,fryn
e shkaterron!
Kur si perbindesh shkriferon germadhat
e mohimit...
Pastaj, kur pastaj, e lehte dhe e trandur,
me syte e medhenj plot hije
pret nje vazhdim, nje lindje femije
buze detit ku i vjen per te qare, per te qare,
ngaqe se si eshte, eshte me barre.
Ne ato ore te dites kur molusqet e buta
hapin kapaket e forte brenda ujit
dhe kandilet e kuq
kushedi c'udhetim te mahnitshem kane marre...



Mimoza Ahmeti
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 10 EmptyThu Jul 24, 2008 2:42 am

Lindita Arapi. Poezi.


Ngjyra e sëmurë

Profil
Shenjtërie
Dridhërohet
Nën neon.

E verdhë
Limon.

Kaq e bukur si e sëmurë
Kam frikë
T' ia shoh fytyrën
Mos e vras
Asnjë fije ere. Asnjë fije
ere. Asnjë fije ere
S' ka rozë më të dështuar
Se ajo që hyn të ngroh këtë çast
Ngjyrë e sëmurë
Digjet
Në ethe pa zjarrmi, ethe pa zjarrmi
dhe pa zjarrmi
Është shërimi


Njollë gjaku

Në dhoma te Bardha
Shtruar
Në shilte te Bardha
Hyjnë
Të fisit me qeleshe te Bardha
Ulen.
Fshijnë djersët me shami te Bardha
Pinë
Kafenë të nxehtë me filxhana te Bardha.
Urojnë
Nusen veshur me të Bardha
Të trashëgohen
Në ditë të tjera te Bardha
Ngrihen
Për gosti, therin delet e Bardha.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 10 EmptyThu Jul 24, 2008 2:42 am

Martin Camaj. (Poezi.)



Mbramja në nord


Eci e eci gjeti blerimin.
Tingujt e kumbonareve lane pishat
e bredhat e shkuen me bujte ne qiell.
Qetsija e syve tìkalter rrokulliset
neper pullaze tìthepisun e bahet
pasqyre e dritave te kandilave
te shekullit t`kaluem.

Eci e eci muzgu me placka ne krah
e para se me hy mbrende,
e uli barren skaj deres tue lane shej
per ta gjete ne terr me nje tìprekun,
para agimit

Valle Rugove


Shkyenje qiellin, zurla,
e kaltersia e sferave te nalta
le te bije mbi ne si shi.

Kamba e tupani cajne token e me duer
vrikllojme na shpatat e me duer sutat
ne mal i kapim ne pike te vrapit.

Mos e ulni zanin, kangtare, pse me bie
nder gjuj lodhja e moteve dhe ritmi i ndalun
dyshe mìa ndan krahnorin.


Nji ditë e ka edhe korbi


Erdhi nje korb te dheu i bute nen shkrepa.
Ai sìdinte me ndjekun vallet e pllumbave
pale e pale nen hijen e ullive.
E u ruente mos me lshuemun za
mes gazullimit te pergjithshem
per mos me prishe
ritmin e flatrave nder valle.
Kur te e vona pllumbat kthyen ne banesa,
e ndiu vehten korbi pellumb ne shpirt.


Larg atyne që flasin si unë


Fishkllin ere nder shelqe te ngime
me ujna prrojesh
veshtoj, te zanafillja, truemje
se si falen dreqit shpirt e korp,
be te forta
mbi gur qiell e dhe.

Jam larg atyne qe flasin si une
sa hana qe bie prej rrezje ne rreze
e pi qumesht nìvedra lanun jashteper me vu maze.

Hutini i shkambit nìagim
dhe guri nìuje perpijne tingullin
e kuvendit te keq: nìagim
njeriu bekon diellin si une!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 10 EmptyThu Jul 24, 2008 2:43 am

Beqë Cufaj. Poezi.

Monolog në ecje të pafund

Ec e ec
e thërrasin malet e zvetnuara të dheut
e thërrasin yjet e atdheut

E s'di ku shkoj

Ec e ec
e thërrasin gurët e vetmuar të atdheut
e thërrasin qirinjt e ndezur të dheut

E s'di ku shkoj

E thërrasin
toka e uritur,
qielli i dremitur,
vargu i goditur

E s'di ku shkoj!


Baladë budallaqe

Pas ikjes sate
mbeta ditar i pashkruar
lot në diellin përvëlues
portret me kornizë dhembjesh
storje filmike mes engjujsh
kujtim që vetëm me shiun pushon
fundëndërr për dashuri qiellore
kryeneçësi e ndëshkuar
Pas ikjes sate
trashëgova
bredhjet e pafundme

dashurinë për Hyun!



Dëshira


I dua këmbanat e mëngjeseve të shpirtit monoton
kryqet e pikëllimit qofshin përjetë të lumtura!

I dua brigjet e mesditës së moshës rinore
muret e lagshta në kufi TBC përhapin...

E dua djerrakohën e muzgjeve
trupi e truri hidhen në kohëhapësirë Prish(s)tinë!

I dua ecejaket me dorën shtrirë për dhé
për një fije... ëndërr!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 10 EmptyThu Jul 24, 2008 2:43 am

Bilall Xhaferri


Baladë çame


Ylberi si nje pershendetje lamtumire
U ndez e u shua matane largesive
Mbi valevitjet e flakeve neper shi
Matane largesive humbi e perflakur Cameria
Dhe te gjitha udhet tona shpien ne veri

Ulerin era e Mesdheut mbi trojet e lashta thesprote
Mbi te shtrenjtat trojet tona stergjysherore
Mbi kullotat e braktisura kullotnin rrufete
Ullishtat e pavjelura gjemojne si dallge neper bregore
Dhe kudo toka came nen savanin e reve
Me thike ne ije, ne gjak e mbytur dergjet

Na e tregojne drejtimin plumbat qe vershellejne ne erresire
Na e ndricojne udhen flaket qe gjithe dheun kane perpire
Pas nesh perplas tufani dyert e shkallmuara te shtepive
Perpara udhet zgjaten e zgjaten ne veri
Ne, popull muhaxhir, ecim neper shi
Lamtumire, &Ccedilamëri!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 10 EmptyThu Jul 24, 2008 2:48 am

Bilall Xhaferri



Atdheu

E para mjegull e Shtatorit
Porsi qefini te mbuloi
Sa shpejt nga syte atdhe me humbe
Sa shpejt erresira te gllaberoi

Si djerse te ftohta ndrinin naten
Mbi ballin tend te argjendte yj`
`Me tel me gjemba gjoksi yt
I lidhur mbeti ne kufi.

Ashtu te lashe i shtrenjti vend
Dherrugen mora per ketej
Ku valle me con kjo rruge e larget?
Kur valle serish tek ti do te kthej?

Floriri i vargjeve te mia
U shkri per ty me dhembshuri
Tani si hekur shpirti im
Me lot u ndryshk dhe u nxi...

Si djerse te ftohta ndrinin naten
Mbi ballin tend te argjendte yj`
Me tel me gjemba gjoksi yt
I lidhur mbeti ne kufi.

Ashtu te lashe i shtrenjti vend
Dhe rrugen mora per ketejKu valle me con kjo rruge e larget?
Kur valle tek ti do te kthej?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 10 EmptyThu Jul 24, 2008 2:48 am

Bilall Xhaferri


Kosova

Kosova
Me ndarje dhe nenndarje gjeografike
Me ndarje dhe nenndarje historike
Kosova
Qe nga ujrat e kulluara te Ohrit
Deri ne erresiren e minierave te Mitrovices
Qe nga brigjet e kaltra te Ulqinit
Deri ne Qelekullen e ne fushen e Nishit
Kosova
Fushe e begatshme me fruta e grunore
Qe bie ere pranveres e tera lule molle
Kosova me male kreshnike
Male te zhveshur me pisha e bredhishte
Qe e rrahin qiellin me krahe shqipesh
Qe e dehin diellin me arome rreshire
Qe e ndezin qiellin me zbardhellime debore
Kosova
Krahine shqiptare qe ne fillim te saj
Toke e Manastirit
E Prizerenit
E Plaves dhe e Gucise
Toke e legjendave legjendare te Gjergj Elez Alise
Kosova
Legjende e mbetur ne rrugekryq te historise
Kosova
Gjithnje ashtu si gjithnje
Me dhem te shternguar e me shpirt nder dhembe
Kosova
Ku shqiptaret flasin nje gjuhe dhe degjojne dy gjuhe
Kosova gjithnje ashtu.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 10 EmptyThu Jul 24, 2008 2:49 am

KOSOVES
OJ KOSOVE A PO MUNDE MBAHESH
DINE TE VUAJSH E TE MOS QAHESH

OTOMANI TE MUNDOJ,500 VITE TE SUNDOJ
PRA 5 SHEKUJ E DISA VJET SMUND TE KTHEJ
TE QUHESH MILET
POR SHQIPTARE MUNDE ME MBETE

IKU TURKU ERDHI SHKAU
VRAU PREU E QKA NUK BANI
GATI SA DHE OTOMANI

RRAFSH NJI SHEKULL MBET NEN SHKA
PA NA LEN JO DRITE ME PA
RRIHNA,VRITNA E PA NA LEN ME KJA

ERDHI FUNDI DHE MYNXYRES
PER TJA PARE DIELLIT FYTYREN
POR QNA NDODHI HAJ MEDET
SDIME TE VYEJME PER TONIN SHTET

GJENERALA,KAPEDANA,BISNESMEN
E SOROLLAPA
RRAHAGJOKSA E KURKUSHA PO RRENOJNE
SOT MALE FUSHA

PO SLUFTUAM MORE TE ZI
PER TE PASUR PADRON TE RI
PO PER LIRI DHE SHQIPTARI

ZGJOHUNI JU O TE MJER
SE KOSOVA MBET E DJER
SE PER TURK E DHE PER SHKA
RENDE I PAT ,SPAT QKA ME BA

POR JU MORE TE MJER
TOKA BRENDA,SDO TJU LER
SE KJO TOKA E BEKUAR
RENDE KA JU ME JU MALLKUAR

DHE PER FUND NJE POROSI
MOS MENDONI MORE TE ZI
SE TE KEQEN E PLAK MOTI
SE PER DITE PO JU VRET ZOTI
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 10 EmptyThu Jul 24, 2008 2:49 am

Mustafë Xhemaili

Vjersha e parë në mërgim

Këngë e vrarë,
mbi asfaltin e zi, të nxehtë,
Shkilesh nga hapësirat, nga largësitë
E s' të lan Lepenci me lot
E s' të ngroh Sharri me borë
S' të shëron asnjë barishte në Fushë- Kosovë.

Këngë e ngjallur,
Nga shpirti, nga gjaku im i ngrohtë
Do të të pastroj e ledhatoj me ëndrra,
Do të të çoj në krifat e lepencit,
Do të ta vë borën e Sharrit kurorë,
Në Fushë të plagosur, në Fushë- Kosovë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 10 EmptyThu Jul 24, 2008 2:50 am

Mustafë Xhemaili

Shënime për njerëzit

Thonë, gjithçka u tha për Njeriun. Gjithçka.
Thonë, gjithçka u tha për lotët, vajin, gjakun, dheun
Dhe burimet e akullta që vërshojnë zemrat dhe dritaret.
Thonë, gjithçka u tha për Njeriun
Dhe s' u tha asgjë për njerëzit.
Hijet në Kuvertë do të lëvizin, do të lëvizin. Përjetësisht.
Njerëzit nga dritaret e akullta
Do të hedhin gënjeshtra dhe dafina krizantemeje
Mbi fëmijët e Lumit tim.
Shënimet për njerëzit nga cili shekull vijnë!
Po katastrofat, kështjellat e zemrave
Dhe mushkëritë e Hafizit, të brejtura nag shekulli,
Sa do të thithin oksigjen?
Bota po rrotullohet më shpejt rreth boshtit të vet.
Duket se po merr ngjyrën e Gobit.
NJERËZ, ku jeni? Ejani t' i shfletojmë
Së bashku shënimet për vetveten!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 10 EmptyThu Jul 24, 2008 2:50 am

Nermin Vlora Falaski


Ku vajti Ernesti

Ku shpiejne gjurmet
ne rere,
te fshira nga kjo ere
qe me vete sjell
ne kohe
nje cast...amshim...
me vorbull rere
levizese,
mjegulle te zbehte,
te nje loti t'derdhur
ne det,
venitur ne sende , ne te tere?

Ku vete e nje psheretime
fryme
dashurie,
ne heshtjen e ulerimes
te shpirtit
shkrire?

E kujtimet nga jete e kaluar
qe te tashmes i japin ngjyre,
ne t'zbehte e t'perhime
mjegull
te ftohte
qe ngritet drejt yllit
te humbu
ne iell?
Ku vete buzeqeshja e nje dhembjeje
gjersa fyerja e te hidhures
peshoje qe nga mundimi
gojen e le
zvarre?

Ku vejne, ku, keto caste qe
nga kohe
e skelleverve e padroneve jane?
E zgjedhja ne t'shkaperderdhur t'shkretetires
pelhure
misteri, filtrruar ne rere?

Ku, ku, ku vete casti i paskaj,
qe mori fund
ne t'dyshimit permase?
E valet qe prore godasin
mendimet
e palevizshme ne eren
ndjekse te kohes
ne kohe?

Ku, ku valle ku vejne keto
re
te ndera n'teresi e n'thermi
i kohes shqetesim
qe kohet
ia vjedhin ketij mendimin
ne madheshtine
kosmike
te te shkeputures pjese?
Dhe imja figure
bere thermi
ne rrathe valesh figurash
te thyera?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 10 EmptyThu Jul 24, 2008 2:51 am

Shpëtim Roçi. Poezi.

Anija plakë

Dikur nga deti e lodhur
Tek tokë e premtuar erdhi një ditë
Anija plakë e lodhur detesh,
Anija plagë e shpirtit tim.

Në port s' e futën hijen time,
E lanë në breg me sytë pa jetë
Me shpresën e kripur nga dallgët,
Me shpresën e madhe det...

Dhe nesër dikush do të pyesë:
Ma keni parë hijen diku
në port të lodhur të pakrehur,
Hijen që iku nga unë?

Ma solle ti psherëtimën,
nga molot ku era ngrin?
Shkarkoje, pra, që të mos mbytesh
Dhe unë të shuaj urinë.



E duan një emër

Ata janë njerëz të veshur keq
ende në rresht,
në fund të shekullit!
Janë njerëz të bukur, të gënjyer.
Janë njerëz gjysmë të vdekur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 10 EmptyThu Jul 24, 2008 2:52 am

Shpëtim Roçi. Poezi.


Bota ime

Hej ti bota ime e ndarë në pjesë
Kujtohu se unë jam i tëri
Mos u bëni bujare pjesë të miat
Dhe në çaste bamirësie të tjerë shoqëroni
e mua më lini vetëm.

Unë, pra, ju kujtoj origjinën,
Ameba që më kujtoni botën,
pjestimi juaj i vazhdueshëm s' është fitorja juaj,
por humbja ime.
Në harrofshi
futuni naën në dhoma femre
Avulloni nën erën e mishit të ndezur
dhe bëhuni asgjë si unë
që unë të përbëhem i tëri prej jush.
Në mos daçi mbani fjalime e mblidhni njerëz,
që unë të mundem të mbledh kufoma,
ose, së fundi, bashkohuni në një
që të bëni edhe ju diçka.
paçka se vjen erë
Një kufomë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 10 EmptyThu Jul 24, 2008 2:52 am

Realiteti Emigrantit


Vitet shkojn, e vitet vine
C'eshte kjo jete pa kuptim
Ika larg, e larg po rri
Dhe kam mbetur ne vetmi

Shume here rri e mendoj
Ku do shkoj, e ca do boj
Kush jan qellimet e mija
Zot!! Sa me mungo shpia

Koha kalo e s'do me dit
Nese ke qit gjo ne drit
I varfer, i pasur ajo shkon
Dhe ti nglesh me k** neper dhom

Perypu, pertypu mer varfanjak
kerkove shum,po gjete pak
Endrrove me u vesh si Zotni
Po vetem zhuli te ka mulu ty

E ti prap larg rri, e dor s'heq
T'vje zor prej vetes, prej robve mer dreq
Ke harru t'shpise, e t'jith ca njef
E prap rri si (k**) gjel i ngref

S'te bo zemra me shku kurkun
Je bo si zgjebs mer tutkun
Kthehu mer plak ne venin tat
Bohu njeri si c'eshte ytate

E mos te bi ne men mo per Emigrimin
Se prej atij ke fitu vec ket t'imin
Po shko e rri ne venin tat
Ku ke lind vet, e ytate
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 10 EmptyThu Jul 24, 2008 2:53 am

Jusuf Gërvalla. Poezi.

Skena nga jeta e fshatit


dritarja e avulluar semaveri i çajit edhe vjeshtë
i tillë i lirë rrethuar me sendet që vjetërohen
përmbi rafte ftonj një plakë si pikturë
a nuk qenka vallë krejt zjarri një trillim
bien gjethet e në kopsht femra kotet në luhajë
me goditje të rënda imagjinate me një botë prej letre
tek gjej ngushëllim mes sendesh që s'janë më
atje diku në botën time atje diku larg
eja përsëri netve të vona si hije që sajon
pak frymë njeriu e pak dritë qiriri.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 10 EmptyThu Jul 24, 2008 2:53 am

Jusuf Gërvalla. Poezi.

Nga memoaret e një shëtitësi


kur u ktheva nën pullazin tim mbuluar me kashtë
nën qepallat e lodhjes e të kohës botën
e në botë s'kish tjetër pos shkëlqim ari e qelqi
mbi rrashta e penda të larta zogj alumini
kish edhe uri edhe poetë edhe ujëvare në botë
kish njerëz prej druri e kafshë të buta kudo
kish edhe hieroglife dy fjalë dhe gjurmë që s'fshihen
kish lumenj të egër e fosile të lashta
mes muresh të trasha fshesa dhe minj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 10 EmptyThu Jul 24, 2008 2:54 am

Jusuf Gërvalla. Poezi.

Pluhur e ngjyrë


Sytë e tu qiell çerdhe e lumë i pakapërcyeshëm
ndërsa jam përgjumur përmbi tavolinë
im vëlla dhe fëmijëria ime pemën e kanë vjelë
kanë korrur kallinj
ime ëmë ka zier ftonj
shelgjet kanë vajtuar
si poeti sentimental në vjeshtë
- po asgjë s'është zverdhur.

Duart e tua pushim diçka si ujë zgjojnë
ndërsa kam ecur shtegut rrëzë mali krejt vetëm
në njërin krah shkurre zogjsh
në tjetrin gështenjat
dhe gjarpërinj.
Im vëlla të ka dashur të ka marrë dhe tash nuk je
as ti as ai s'jeni dridhmë plot fletë
nga fluturimi yt tash vetëm ngjyrë
dhe pluhur ka mbet'.

Tash po vij
fëmijë që buzëqesh mbi krahun e nënës kur pret
para shitores qumështin - tash po vij i pikëlluar
në shportën time pemë e fletë
dhe shije gjumi.
Kur të zgjohem do të iki
tash po vij në prehrin tënd, mëmë
tokë e zezë e lapidar, bajame e verdhë.
Dashuri e paluar si arni në arkë
oh s'mund ta them
as ta rrëmbej.Tash po vij
por di se në ngjyrën e pelhurës vetëm pluhur
mbi buzëgazin tënd të shtrenjtë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 10 EmptyThu Jul 24, 2008 2:54 am

Jusuf Gërvalla. Poezi.

Libri i shenjtë


shpuzë e errët matanë qelqeve që avullojnë
mesnatës së ngjyer me tëmbëlin e detit
në oborr po fshihej një hije dhe qerrja e drunjtë
kuajt sonte askund s'do të marrin udhë
në mur ndrit dhe pipërrin kandili
e në letër mes dy vijash të zeza si përherë
druri i vetmuar më tutje ca hithër
ia djegin këmbët fëmijës që ëndërron
drita e praruar gjerdan me guaca
hën' e verdhë atje lart në tavan - dhe teja
tok me djepin e vjetër që s'përkundet - e ha
nuk shihet atje rrëzë gardhi një vogëlush
që shiu i tetorit e qull ngadalë
në vatër u dogjën urët - s'ka mbetur më prush
frika nga trupi im në shtrat po më fton

mbi tryezë ora e vogël rrah e s'pushon
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 10 EmptyThu Jul 24, 2008 2:54 am

Jusuf Gërvalla. Poezi.

Flatrat e detit të humbur


Qepallat e gjata, hijet e syve dhe lagështia
Lumi i bardhë, trup i thyer leckë
Ec e ec e këmbët më sharrojnë në lym
Jam larg tokës
E qielli im i lartë s'më mban

Të mos isha det i humbur, do të kisha flatra





Njeriu i zi


Jam i sigurtë, kurrë s'do të bëj vetëvrasje
Kaq i hekurosur, i mirëfilltë, si arsyeja
E kam vrarë orën e murit me armën e nxehtë
Dhe kam ikur prej librit të përhitur që më shëmton
Me bukurinë e tij

Vdekja s'është dobi as moshë as lindje e re

Drurin e vjetër të tavolinës, shtizën, patericën
Boshtin e lavjerësin, rrapicën e bronztë, lëkenë
Nurin e derdhur si pluhur mbi dritare në mesnatë
Strallin e pikëlat e vesës që shpërthejnë
Me rrezen e parë të dritës në agun vjeshtor -

Vdekja nuk i ka
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 10 EmptyThu Jul 24, 2008 2:55 am

Jusuf Gërvalla. Poezi.

Lufta dhe arti


Tutje gjithnjë akull
Këndej gjithnjë zjarr
Unë jam syri i Aladinit
E shoh veten si digjem
në betejën e tmerrshme
të fjalës
e të mendimit

Me shenjtëri të mallkuar
me përfytyrimin e qartë
e krijoj
Në mua shushurijnë dete
të qena
në ëndërr

S'po flas kotnasikot
Mund t'i merrni fjalët e mia
e të niseni nëpër botë
Unë s'kam guxim
Kuptoj se pa dritën e tyre
Nuk do ta di rrugën nëpër dritë
Janë krijuar prej frenimesh
prej kthesash theqafjesh
dhiaresh të shenjta
zigzage

Unë nuk i shoh yjet
pështjellë në terr
Gjithësia e ftohtë
nuk e ka gji diellinSikur të mos e ftohte
ana e errët e planetit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 10 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.
Mbrapsht në krye 
Faqja 10 e 23Shko tek faqja : Previous  1 ... 6 ... 9, 10, 11 ... 16 ... 23  Next
 Similar topics
-
» Përmbledhje nga krijues të ndryshëm
» Lutfi coka/Cikel poezishe
» PROZE- nga autore te ndryshem.
» poet të mëdhenj shqiptarë
» Nga poet Aleks J. Zhapaa

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: