Nuk janë të pakëta Verejtjet që dalin nga Stafi i ketij Forumi!
Nuk e di se cili prej forumistëve merret apo do të merret me gjenezën e atij dëshpërimi !
Pavarësisht prej rrjedhave, nuk duhet të lejojmë që tragjedia të bëhet politikë, komedia satirë, kurse vargjet poetike - pamflet, siç bëhen të shumtën e rasteve, edhe përshndetjet, motiv i kërcnimeve, nga bashibuzukë të forumit që kujtojnë se me të tilla dokërrash në prurjet e forumit, kanë rëndësi!
Kur janë mohuar bindjet e vetëdijes qytetare, gjegjesisht të ca anëtarëve që duan të shprehen lirishtë, edhe në këtë forum, apo, kur ngritja intelektuale ishte ndaluar e fyer nga rrebelë që sillen si kapo, atëherë lind dyshimi i një ardhmërie të sigurtë !
Besoj se forumi Bashkimi kombetar, ka mendje te kuvendojë për këto pasoja, që të parandalojë shtrirjen e një të keqeje shoqërore.