|
| ARTI DHE KULTURA SHQIPTARE | |
| | |
Autori | Mesazh |
---|
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Zhdukja e kryeveprave të artit shqiptar Mon Apr 14, 2008 2:45 pm | |
| Shkruan: Ben Andoni Zilja e telefonit në Galerinë Kombëtare (GKA) nuk pushonte. Kur më në fund eprori i GKA-së e mori receptorin gjërat ishin të prera. Duhen kaq piktura. Dhe, sa më shpejt të ishte e mundur. Përzgjedhja të ishte e mirë. Ishte pragvizita e Presidentit amerikan G.W.Bush dhe gjërat nuk diskutoheshin. Kuptohet se pakkush e ka dëgjuar drejtorin e GKA-së para këtij urdhri, që ai vetë më vonë do e shprehte si marrëveshje mirëkuptimi. Madje, ai kishte bërë punën e përshtatjes së tyre në interior, me fjalët e tij. ”Të paktën do të jenë në kushte optimale dhe falë kushteve të aklimatizimit, ato do të jenë mirë”, u tha atëherë gazetarëve. Kjo nuk ishte hera e parë. Për hir të së vërtetës, veprat e GKA-së kanë dalë shpesh nga institucioni për t’i stolisur paretet e varfra të dikastereve shqiptare. Ndërsa vetë ministrat, që kanë bërë tenderë gjithfarëlloj, e kanë pasur të vështirë të pasurojnë fondet e zyrave të tyre. Kur ka ardhur dekiku... një telefon tek vartësit e shumëbindur të GKA... dhe gjërat kanë marrë fund me shkopin magjik. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: ARTI DHE KULTURA SHQIPTARE Mon Apr 14, 2008 2:46 pm | |
| “I urituri” i PaskalitVeprat e humburaAjo që të bën të shqetësohesh është se asnjëherë institucionet nuk e panë artistin si njeriun e krijimit. Por, thjesht si robotin krijues. Institucionet e ndryshme, që patën veprat e tyre, jo vetëm nuk u kujdesën në periudhën e tranzicionit, por e lanë në dorë të njerëzve të papërgjegjshëm fatin e tyre. “Vepra të humbura mendohet se janë dhjetëra dhe mos më shumë, por do të ishte shumë mirë që të shfletonit në arkivat dhe librat e listave të institucioneve kulturore, ministrive, institucioneve të larta shtetërore, universitetin shqiptar, shkolla të larta dhe të mesme, shkolla tetëvjeçare, bashki dhe institucione të shtypit shqiptar, ku shpërndaheshin veprat e artistëve shqiptarë dhe që kanë qenë pronë kombëtare, dhe nëse do të gjeni titujt e veprave nuk do të gjeni veprën vetë, mbase kopjen po. Arsyeja e thjeshtë që mund të dëgjoni është ndryshimi i sistemeve, njerëzit që i kanë pas në ngarkim nuk janë më dhe tranzicioni i gjatë institucional i pakontrolluar dhe i pandërgjegjshëm”, thotë Zana Kuka Varvarica, përgjegjëse e sektorit të kritikës në GKA. “Shumë mirë që kryeministri Berisha e kishte vendosur pas vetes ‘Vallëzon Shqipëria’ të Babës ditën e Pavarësisë. Por, nuk e di a është kthyer më në Galeri?!”. Piktori Kujtim Buza pyet pa përgjigje dhe nuk e zgjat më shumë. Pavarësia e Kosovës, gjithsesi, i duket më shumë sesa fati i punës së të atit, Abdurrahim Buzës. Në vite, veprat e humbura më të njohura janë “I urituri” i Paskalit, një punë që ai vetë e kishte falur për Presidentin Zog në vitet ‘20, si nderim për ndihmën që ai i kishte dhënë për shkollimin. Veprat e Qamil Grezdës (disa prej punimeve të tij më të mira të realizuara në mesin e viteve ’50), të cilat janë shkatërruar apo zhdukur nga pinakoteka e artit figurativ, që në ato vite kur edhe u bënë pronë e saj. Versioni i dytë i veprës “Barinjtë me fyej” të Danish Juknikut, ekspozuar në mjediset e ish-ndërtesës së revistës “Hosteni”, nuk gjendet më. Vepra të Fatmir Haxhiut janë shënuar të humbura, të gjetura nga familjarët, por tashmë të riblera. Një vepër e ekspozuar si e piktorit Hiqmet Agollit mban firmën e piktorit Guri Madhi, kur dihet që studioja e Agollit është vjedhur. Piktori Sali Shijaku deklaron shpesh herë se një vepër e tij nuk gjendet më në Galerinë Kombëtare të Arteve etj. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: ARTI DHE KULTURA SHQIPTARE Mon Apr 14, 2008 2:48 pm | |
| Më të njohurat
Janë disa syresh. Kurse specialistët rreshtojnë dhjetëra të tilla. “I urituri” i Paskalit ka një histori, që e kalon këtë sistem. Ajo është marrë nga ushtarakët italianë në vitin 1939, ndërsa ishte në Pallatin, që më vonë do të quhej i Brigadave. Një histori tragjike është me piktorin e njohur Abdurrahim Buza. Ishte në bienalen e Aleksandrisë dhe kishte të ekspozuar një punë, ndërsa vjen Suharto. “I forti” i Indonezisë nuk ka mëdyshuar dhe e ka treguar me gisht “Vajtimin” e Buzës. Kaq duhej. Për shkak të marrëdhënieve të mira të kohës, iu dha Suhartos. Por për Buzën, kjo do të ishte më e vogla. Vite më vonë do të ndodhte edhe më keq. Kishte lënë shumë punë të tij ndër miq dhe të afërm në Gjakovë, që u grabitën nga serbët në kohë të zakonshme bastisjesh. Askush nuk është në dijeni tash për to. Serbët bashkë me ikjen i zhdukën veprat duke mbjellë pas dhe harresën. Tutje në kohë, por njësoj në vuajtje është historia e Agim Çavdrbashës. Ai i ndau punët në Shqipëri dhe në Kosovë, që të mos humbnin prej Luftës. Por nga Shqipëria nuk do merrte më “Nënën”, e cila humbi pas një historie të gjatë papërgjegjshmërie të Misionit të Kosovës në Tiranë dhe autoriteteve shqiptare. Ndërsa “Sofrën” do ia digjnin kokënxehtit në Kosovë me rastin e trazirave të marsit 2004. “Mendoj se duhet jo vetëm të shkruhet një ligj, ligji muzeor kombëtar që e ruan veprën e artit të mos lëvizë nga muzeu për qëllime të dobëta, por vetëm për qëllime ekspozimi profesional, përball publikut artpamordashës dhe studiuesit kritik dhe vlerësues, por ai ligj duhet të jetë si shpata e Demokleut për të mbrojtur njerëzit që mbrojnë veprën e artit. Ky ligj kërkon të zbatohet pikë për pikë nga njerëz të ndërgjegjshëm, jo të veshur me pushtet që edhe mot edhe sot nxirrnin dhe nxjerrin me urdhrin e tyre vepra arti nga koleksionet e rëndësishëm, ku më pas u vihet një kornizë e artë sipas dëshirës dhe iu flaket tej korniza e vënë nga i ndjeri artist dhe varen në muret e zyrave autoritare, thjesht për zbukurimin e tyre. Dhe më e keqja nganjëherë është se ata nuk njohin as artistin që i ka bërë”, shprehet Varvarica. Fjalë të bukura, por të parealizueshme. Kjo, sepse Galeria sot e kësaj dite është gati që të japë shumëçka nëse i kumtohet urdhër nga sipër... Ndërsa pseudot, që mbushin zyrat dhe që e kanë gati justifikimin, nuk e ndjejnë se vepra e këtyre autorëve është e paprekshme, sado që ato nxirren dhe përcillen... për të zbukuruar zyrat që të lbyrin sytë me boshësinë. Pinjollët dhe të afërmit e artistëve u ka mbetur që të luftojnë vetë për të pamundurën dhe muret që nuk bëzajnë. Floriana Paskali me kurajë i është drejtuar vetë autoriteteve italiane për punën e të atit; ashtu si Sebi Çavdrbasha filloi një mision të pamundur për gjetjen e veprës së bashkëshortit të saj. Kurse zyrtarët shqiptarë vazhdojnë dhe i nxjerrin me rezistencën më të vogël nga Galeria. Në emër të ruajtjes, restaurimit. Pra, zilja e telefonit vendos thjesht për këdo vepër të artistit shqiptar... | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: ARTI DHE KULTURA SHQIPTARE Mon Apr 14, 2008 2:51 pm | |
| Kruja e bekuar....E diel, 02-03-2008, 08:23pm (GMT+1) Në fokus të shpalosjes së qyteteve shqiptare, historisë dhe vlerave të tyre këtë herë kemi zgjedhur pikërisht qytetin e Krujës pasi, me rastin e 540- vjetorit të vdekjes së Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, në Muzeun Historik të Krujës u organizua një aktivitet modest përkujtimor nga Ministria e Kulturës. Por, sipas statistikave, ky muze rezulton të jetë një ndër monumentet më të vizituara për 2007-n, pas Parkut të Butrintit. Viti që lamë pas, sipas drejtorit të këtij monumenti, ka sjellë vizitorë të shumtë nga e gjithë bota, rreth 89 mijë, 6 mijë më shumë krahasuar me vitin 2006. Ndërsa për vitin 2008 janë mjaft projekte të rëndësishme, si hapja e një faqeje në Internet, ku të gjithë mund të shohin atë ç’ka Muzeu Historik i Krujës ofron. Shpresojmë të zbatohen dhe mos të mbesin thjesht në kuadrin e projekteve dhe premtimeve. Qyteti i Krujës, që e ka marrë emrin nga krojet e kulluara, ka një pozitë të mrekullueshme gjeografike. Vetëm 32 km larg tij ndodhet kryeqyteti, ndërsa Durrësi, me të cilin që prej 10 vitesh bashkëjeton në të njëjtin qark, ndodhet 46 km larg. Në këmbët e qytetit, 6 km larg Fushë-Krujës, ndodhet Albanopolis, qyteti antik që duket se i ka dhënë emrin popullit tonë. Banorët, pas rrënimit të qytetit, formuan Krujën, qytetin mesjetar më të njohur në vendin tonë. Në majën e malit të Krujës pamja është e mrekullueshme. Në mot të mirë duken qartë konturet e ishullit të Sazanit dhe drejt Veriut shihet gjiri i Drinit deri në vargmalet që vazhdojnë në Veri drejt Malit të Zi. Teqeja e Sarisalltëkut, në lartësinë 1,117 metra është një tjetër pikë e preferuar, veçanërisht për besimtarët bektashinj. Babai shenjtor, i cili rreth vitit 1325 i ktheu qytetit të Krujës ujin dhe dinjitetin e nëpërkëmbur, nderohet gjerësisht nga qytetarët krutanë, ndërsa teqetë bektashiane të zonës vizitohen edhe si pika muzeale. Të dhëna historike Për herë të parë fjala Krujë përmendet në shekullin XII. Emri “Krujë” mendohet ta ketë origjinën te fjala “krua” ( burim uji), sepse në Krujë ka shumë burime. Banorët e Krujës i thonë qytetit të tyre dhe burimeve të ujit me të njëjtin emër, “kro”; banorët e Krujës i thërrasin “krutonë”, ndërsa në gjuhën e normës këta banorë thirren “krutanë”. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: ARTI DHE KULTURA SHQIPTARE Mon Apr 14, 2008 2:52 pm | |
| Qyteti i Krujës njihet si kryeqendra e rezistencës ndaj pushtuesve osmanë gjatë kohës që Skënderbeu e udhëhiqte këtë rezistencë. Kështjella e Krujës u rrethua katër herë nga ushtria osmane. Në rrethimin e katërt kështjella e Krujës ra në dorën e pushtuesve. Është një prej qyteteve më historike të Shqipërisë. Ajo ndodhet në një distancë të afërt nga kryeqyteti, vetëm 32 km larg. Emri dhe rëndësia e Krujës lidhet me veprën dhe aktivitetin 25-vjeçar të Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti ( Skënderbeu), i cili gjatë periudhës së mesjetës, në shek. XVI, e shndërroi Krujën dhe kështjellën e saj në një pikë të papërkulur rezistence ndaj rrezikut osman, duke e bërë atë të njohur e të famshme në të gjitha kancelaritë diplomatike të Europës. Emri i Krujës rrjedh nga fjala shqipe “krua”. Në periudhën bizantine ajo përmendet si një qendër peshkopate. Rreth vitin 1190 aty u krijua i pari shtet feudal shqiptar. Më vonë ajo kaloi nën sundimin e familjes feudale shqiptare të Topiajve. Pushtimi i parë otoman ndodhi më 1396-n, por ata u tërhoqën për 20 vjet. Më 1430-n ajo u kthye në qendër të kryengritjes shqiptare të udhëhequr nga Gjon Kastrioti, i ati i Skënderbeut. Periudha më e lavdishme fillon më 28 nëntorin e vitit 1443, kur kalaja e Krujës u mor nën kontrollin e Gjergj Kastriotit, i cili organizoi rezistencën e gjatë antiotomane. Që nga kjo periudhë Kruja, nën udhëheqjen e Skënderbeut, theu tri rrethime të saj nga otomanët, më 1450, 1457 dhe 1466. Vetëm 10 vjet pas vdekjes së Skënderbeut, më 1478, otomanët pushtuan kalanë dhe shkatërruan qytetin. Ata e quajtën Krujën “Akcahisar” (fortesë e bardhë). Pjesa e popullsisë që mbeti u kthye në myslimane. Sot qyteti ngrihet në shpatin e malit të Krujës, në një lartësi prej afro 600 metrash mbi nivelin e detit, duke poseduar një pamje panoramike të mrekullueshme. Nga qyteti i Krujës shihet qartë deti Adriatik. Kruja-Qytet Kështjellë! Me këtë fizionomi është prezantuar nëpër shekuj, gjë që manifestohet edhe në pamjen që ka sot. Ky qytet shtrihet në shpat të një mali të mrekullueshëm. Kruja ndodhet në mes të Shqipërisë, 32 km. larg Tiranës, kryeqytetit dhe 608 metër mbi nivelin e detit. Ka një klimë mesdhetare dhe gjelbërim të përhershëm. Është mjaft e pasur me burime ujore natyrore, nga të cilat ka marrë edhe emrin Krujë-Krue-burim uji. Kruja është zemra e historisë së kombit shqiptar. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: ARTI DHE KULTURA SHQIPTARE Mon Apr 14, 2008 2:52 pm | |
| Të dhëna arkeologjikeGërmimet arkeologjike dëshmojnë se ka qenë vendbanim ilir që në shekullin III para lindjes së Krishtit. Pikërisht në fshatin Zgërdhesh, 4 km në jugperëndim të Krujës, ndodhen gjurmë të kryeqytetit ilir të Albanëve, Albania (Albanopolis), të cilin e përmend edhe gjeografi e astronomi nga Aleksandria, Ptolemeu, në shekullin II pas lindjes së Krishtit. Ptolemeu bëri një hartë për Ilirinë dhe Gadishullin Ballkanik. Pikërisht nga ky fakt historik, "Albania" e Krujës mendohet se e ka prejardhjen emri i Vendit të Shqiponjave, që në botë njihet si ALBANIA. Të gërmosh në truallin e Krujës është e pamundur që të mos zbulosh varre të kohërave dhe epokave të ndryshme. Objektet e një varreze të shekullit VI-VIII dëshmojnë se ajo bëhet një qendër e kulturës arbëreshe të kohës, ku vendasit nuk ishin vetëm mjeshtër të zot, por gjithashtu edhe krijues, duke e zhvilluar më tepër traditën dhe kulturën e tyre. Në Mesjetë Kruja është kryeqendër e shtetit shqiptar të parë feudal, me emrin "Principata e Arbrit". Kjo principatë, rreth viteve 1190-1198 ka si të parë në krye Progonin, më pas bijtë e tij trashëgimtarë Gjinin (1198-1206) dhe Dhimitrin (1206-1216). Këtij shteti, gjatë ekzistencës së vet iu desh të luftonte si kundër Bizantit (1260-1271), anzhuineve (1272-1286), po ashtu edhe kundër serbeve. Në gjysmën e dytë të shekullit XIV Principata e Arbrit, me kryeqendër Krujën dhe sundimtar të vet Tanush Topinë njohu një zhvillim dhe lulëzim të mëtejshëm në tregti dhe zejtari. Tanush Topia i zgjeroi pronat e tij dhe krijoi një principatë të madhe. Ngjarjet rrodhën dhe Tanush Topia vritet nga Roberti, mbreti i Napolit. Vendin e të atit e zë i biri, Karl Topia. Më 1396-n Kruja për herë të parë pushtohet nga osmanët, gjithashtu dhe më 1415-n, në kohën e Nikolla Topisë, turqit u përpoqën t'ia ndryshojnë edhe emrin, duke e quajtur "Akçe Hisar" (Kulla e Bardhë). Vlen të përmendet një kryengritje në vitin 1430 e udhëhequr nga Gjon Kastrioti. Këtij, pas vitit 1415 sulltani i mori peng katër djemtë, me i vogli i të cilëve ishte Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Gjergj Kastrioti Skënderbeu, më 28 Nëntor 1443 ngre në Kështjellën e Krujës flamurin e Kastriotëve, flamurin e lirisë me sfond të kuq, shqiponjë me dy krerë dhe yll me gjashtë cepa. Skënderbeu (1405-1468) luftoi mbi 20 vjet me osmanët turq dhe doli fitimtar. Fama dhe lavdia e tij u përhap në të gjithë Europën. Qindra vepra në letërsi dhe art janë krijuar për të nga autorë vendas dhe të huaj. Skënderbeu e bëri të famshme Krujën në histori. Kruja ishte kryeqyteti i Skënderbeut në shekullin XV. Tri herë dështuan sulltanët turq, kur rrethuan Krujën (1450, 1466, 1467). Vetëm më 1478, dhjetë vjet pas vdekjes së Skënderbeut, Kruja më në fund u pushtua nga forcat turke të kryesuara nga sulltan Mehmeti II. U dogj e u shkatërrua, provoi dhe tmerrin e një pastrimi etnik, pasi secili "krutan" turqve u shëmbëllente në një armik. Vetëm më 28 Nëntor 1912 Kruja e ngriti përsëri flamurin e Skënderbeut. "Qytet i bekuar" e quan Krujën poeti kombëtar i shqiptarëve, Naim Frashëri, (1846-1900). Rrëfejnë se në truallin e këtij qyteti prehen me po aq erenglerë shenjtorë aq sa ditë ka viti. Një nga shenjtorët më të dashur te krutaneve, por jo vetëm të tyre, është dervishi bektashi Sari Sadik Babai ose Sarisalltek, siç e thërrasin këtë shenjtor vendasit. Prej këtij shenjtori mysliman Krujës i thonë dhe "Bahçja e Sarisalltekut". Tempulli i këtij shenjtori legjendar gjendet buzë malit të Krujës. I gjithë qyteti i Krujës është një monument kulture më vete. Monumente të veçantë për t'u parë janë monumenti e Skënderbeut i vendosur në qendër, Pazari-muze, Kalaja e lashtë me dy muze kombëtare brenda dhe amfiteatri kulturor-sportiv. Këto monumente, bashkë me jetën që rrjedh në paqe, e bëjnë Krujën tërheqëse për vizitorët, si dhe një nga vendet më impresiononte në Shqipëri. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: ARTI DHE KULTURA SHQIPTARE Mon Apr 14, 2008 2:53 pm | |
| Kalaja, destinacioni i vizitorëve Qyteti i Krujës, gjatë viteve të fundit ka qenë pika më e preferuar në shkallë vendi për turistët shqiptarë e të huaj. Krutanët thonë se "kush nuk ka vizituar Krujën nuk e ka vizituar Shqipërinë". Numri i vizitorëve kosovarë në Muzeun Historik ka pasur një rritje të vazhdueshme, ndërsa nuk kanë munguar vizitorët nga anë të ndryshme të globit. Brenda mureve të kalasë ndodhet Muzeu Etnografik Kombëtar, i cili është vendosur në një banesë mëse 240-vjeçare. Mbi 1 100 objekte me vlera të rëndësishme tregojnë jetën e banorëve të kësaj treve në shekullin XVIII. Turistët vendas e të huaj nuk largohen nga Kruja pa vizituar pazarin karakteristik mesjetar, në të cilin, përveç tregtimit të sendeve tradicionale, mjeshtërit vendas prodhojnë objekte artizanati, si punime në dru e në bakër, qilima me motive të zonës, qeleshe karakteristike etj. Mbi 20 bare dhe restorante në qytet, përveç menysë klasike, ofrojnë edhe pjatat tradicionale të zonës. Mbrëmjet krutane zbukurohen shpesh nga koncertet në parkun kulturor-sportiv të qytetit ku, bashkë me ansamblin "Kastrioti" interpreton edhe grupi i mirënjohur muzikor "Pleqtë e Krujës". | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Balada e nuses së vdekur Mon Apr 14, 2008 2:57 pm | |
| Esse nga Ndue Dedaj | Nusja... | Kënga ka shpalosur vdekje nga më të çuditshmet, epike, legjendare, monumentale; nusja që murohet (vetëflijohet) në kala, ura; zanat, që i ngrijnë krushqit e i kthejnë në cungje; vdekja e dhëndërit nga shkelmi i kalit ditën e dasmës, le pastaj vdekjet nga luftërat, epidemitë shfarosëse, ku prapë ka mbetur gjallë vetëm një grua shtatzanë, nga është ringjallur përsëri fisi i shuar. Vdekja kryesisht të pazakonta, gjithnjë me një fill apo element tragjik të evidentuar. Por dhe vdekje të paralajmëruara, te pritshme, si ato për gjakmarrje. Ka vdekur një njeri, por kanë vdekur dhe disa njëherësh, siç ka “vdekur” (në gojëdhënë) dhe një fis apo fshati i tërë. Ky është “bilanci” i baladave tona. Por vdekja e Nusës së vdekur të kësaj esseje është tjetër nga ato. Kënga kushtuar saj na paralajmëron se ka ndodhur ajo që “Qaf s’ka tjanun kurr në këtë dhe”. Cila është, pra kjo vdekje, që nuk ka ndodhur më parë, asnjëhëre? Ku ka ndodhur, kur, në ç’rrethana? Eshtë e vertetë apo legjendë? Trualli ku u ngjiz balada. Gjeografia e tragjikes Balada është realiste, fakti real. Zezona ka ndodhur jo dikur larg në mugujt e shekujve, por pasi kanë kaluar dy dhjetëvjeçarë të këtij shekulli (XX), pikërisht në vitin 1924, në lagjen Shtuf të Kaçinarit të Mirditës. Për Shtufin gojëdhëna thotë se “qe më të dalmit fare”, nga një epidemi, dhe ringjallja e fisit ndodhi vetëm pse një grua me barrë në bark, në kohën e kataklizmës, kishte qëlluar tek prindërit e saj... dhe ajo kishte lindur djalë! Një fshat që kishte rilindur nga barku i një gruaje. Sgurisht një mrekulli folklorike më vete. Unikale dhe kjo. Ndoshta Dila e Nikollë Gjok Brungës, burrë i përmendur i maleve dhe i Kanunit, do ta kishte dëgjuar gojëdhënën për fshatin e saj. Ishte një vajzë e urtë mirditore, 17 apo 18 vjeçe, që do të martohej atë verë, në Livadhëz të Oroshit. Tregon plaku i Mnelës Llesh Marka Lleshi 81 vjeç, i cili kishte marrë pjesë vetë në atë dasëm, ndonëse i vogel: | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: ARTI DHE KULTURA SHQIPTARE Mon Apr 14, 2008 2:57 pm | |
| Nusja do të martohej te Nikoll Gjin Gjoka. Krushk i parë ishte Prend Ndue Koka, i përmendun i bajrakut të Oroshit, krahas Çup Kol Skanës. E ama e cucës (nuses), Cena, mendoi se cuca-nuse asht t’u ba “sutzën” (ritin e të qarit), megjithëse kishte qenë e sëmurë ato ditë, por nuk kishte qenë ashtu. Në kullë flisnin peshëm. Pala e nuses ngulte këmbë se ajo nuk mund të dilte nuse atë ditë, ashtu e sëmurë rëndë, kurse krushqit (pala e mikut) ngulte në të vetën “se nuk dalim gjallë prej këndej pa nuse.” Sherrin (dilemën) e zgjidhi i ati i Dilës, i cili tha: “Nuk mund t’i ndalet nusja mikut.” Kishte parasysh kanunin, që në paragrafin 44 sanksiononte prerë “Krushqit e marrin nusen me qenë tu dekë.” Dhe kështu Nusja do të vihej përudhë, për në shtëpinë e dhëndërit të ri, disa male përtej, por jo sa në legjëndë “plot nëntë male a nëntë zalle”, madje do të kapërcehej vetem një zall, ai i Kalorit, nëse do të arrinte ta kapëcente dhe atë e gjallë. Gjithnjë duke udhëtuar mbi Kalin e Vdekjes, që ishte krejt një kalë i zakonshëm. Do të përshkoheshin leqe, monopate, qafa, gryka, ura, tempuj të shenjtë, një reliev i ashpër, shkëmbor, një dekor gri, në sfond bjeshkët e epërme të Kaçinarit. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: ARTI DHE KULTURA SHQIPTARE Mon Apr 14, 2008 2:58 pm | |
| Rrefimtari ynë i moshuar dëshmon: “Krushqit u nisën heret. Thanë: “Në qoftë se nusja na vdes (ishin të vetëdijshëm për gjëmën, por të pafuqishëm ta ndalonin) pa shkue të kisha e Shëngjergjit (Gjunalë), do të kthejmë e ta varrosim në fshatin e vet. Në të kundërt do të varroset në fshatin ku do të nusëronte”. Kjo qe marrëveshja e parë. Por pa shkue të kryqja e Gjakonit në Shëngjergj, Dila-nuse, gjysmë e gjallë gjysmë vdekur, gjeti forcë dhe iu drejtua krushkut të parë: “N’oret tane Preng Ndue Koka.” Kjo do të thoshte se ajo nuk mund të qendronte më mbi kalë. E qetësuan më fjalë, i freskuan ballin, që i digjej nga të nxehtit, por nuk u ndalën. “Zbritën Pallënës së Kalorit, nusja e hipur mbi kalë, nën duvakun mbytës e ata krushqit, më këmbë. Shtëpia e Pal Ndocit dhe pak metra më poshtë Zalli i Kalorit. Nusja sapo kishte dhënë shpirt. E bekoi Mrika, krushka që e shoqëronte, duke i bërë kryq me qiri. Mrika ishte e motra e Dom Prend Brungës, i afërt i Nuses… | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: ARTI DHE KULTURA SHQIPTARE Mon Apr 14, 2008 2:58 pm | |
| Tani fillonte udhëtimi më tragjik i bërë ndonjëherë. Një karvan krushqish, që ngjitej tërmales së Livadhezit me një nuse të vdekur në shalë të kalit. Dhe jo pak, por plot dy orë ashtu. Ishte kapëcyer legjenda dhe gjithçka. Ata njerëz, që deri dje kishin qenë pa andralla kësisoj, krejt të zakonshëm nëpër punët e tyre të bujqësisë në katund, befas ishin kthyer në përsonazhe të çuditshem të një drame të paimagjinushme, që as mund ta kishin përfytyruar. Ata tashmë nuk i besonin as vetes, hapave që hidhnin, këngëve. Kush i kishte nisur nëpër atë shkreti dhe ku po shkonin ashtu pa krye? Kujtonin fatin e krushqve të vrarë, po ajo s’kishte qenë asgjë para gjendjes së tyre. Shumica ishin burra të moshuar dhe kishin fëmijë, mbi atë kalë përfytyronin vajzat e tyre, që mund të kishin dasëm pas një jave a pas një muaj. Jo, ata nuk ishin të zotët ta ndalnin as fatin e zi të vajzave të tyre, nëse ai ishte i parathënë. Mund të shqiptonin vetëm se “kështu paska qenë shkrue.” | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: ARTI DHE KULTURA SHQIPTARE Mon Apr 14, 2008 2:59 pm | |
| “Ndaleni kangën, kthejeni në vaje…” Kush qe ai që dha këtë urdhër të papritur? A mund të urdhërohet një dasëm të kthehet në mort? Ç’po ngjiste në Livadhëz të Oroshit atë ditë? Mos ishte çmendur ajo, që i printe korit të grave? Por kishte qenë “sihariqi”, ai që kishte komunikuar të pabesueshmen-vdekjen e nusës në rrugë, ai sihariq që zakonisht krushqit e dërgonin sipas zakonit për të njoftuar ardhjen e tyre të gëzueshme. Sakaq u shfaqen siluetat e krushqeve kryeulur. Prena e Çup Prengës nga Kalori ia mori e para këngavajit; nusja prapë ishte nuse dhe në vdekje, siç kishte qenë në jetë. Kënga ishte fine, humane e ndjerë, ndryshe nga zakoni që kishte qenë i pamëshirshëm. Njëherë kënga kishte qenë djepi i Dilës, tash po bëhej dhe varri i saj. Sigurisht dekori tani ishte krejt i zi, dhe simboli i tij ishte padyshim “duvaku i zi”, që kishte zevendësuar të kuqin, që nga ai çast fatal pa mbërritur në Zall të Kalorit.
“…Dasma u kthye në mort dhe dasmorët në mortaxhinj. Të nesërmen e kanë varrosur te Kisha e Shmetrit në Bukmirë. Ka ardhur dhe Dom Prend Brunga e ka salikue vorrin. Erdhën dhe njerëzit e shtëpisë së saj. I ati deshi që të futej në dhe “nuse” me sringla, xhup, kryq, i “vjehrri” jo . Por ditën fitoi urdhëri i heshtur i të jatit, natën thuhet se nusja nuk do të mund t’i shpëtonte një fati dhe më te keq… (Zhvarroset nga vjehërria për ta rivarrosur pa teshat e nusërisë!) Kjo si për ta bërë me një përmasë legjendare. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: ARTI DHE KULTURA SHQIPTARE Mon Apr 14, 2008 2:59 pm | |
| Përsëri rreshta për “gjeografinë” e tragjikes “Cucën vashë”, siç do ta cilësonte më vonë balada, nuk do ta ketë qetësuar atë natë as shushurima e ëmbël e përroit, që rridhte përvajshëm aty ndanë shtëpisë së saj. Dita e nesërme, që ishte ditëdasma e saj, i vinte turbull parasysh, ndoshte dhe si një ditëvdekje. Mëngjesi, që e kishte bërë nuse, do ta përcillte me disa “vaje” të pazakonta, pra, po qahej (ishte zakoni) dhe pse ajo po bëhej nuse. Sigurisht burrat në kullë këndonin kur martohej vajza (në rastin e saj nuk do të shkonte çiftelia në sofër dorë më dorë sa të ngjiste diku, tek ndonjëri që ia thoshte “grykëhollës” me dy tela.) Ishte vajzë e padalë nga katundi i saj, kështu që nuk do te njihte mirë dhe viset e afërme. Ajo do të ngjitej mes krushqve të panjohur termales thikë të Shkallës se Keqe, që të nxirrte paksa nën Shterë, ndërsa motivet e pazakonta do të ishin në “përtej” udhë. Eshtë falur ngrykaz me njerëzit e shtëpisë, pa mundur të hedhë sytë nga babazoti i moçëm, Rrapi në qendër të Kaçinarit, ku ishte dhe kisha me varret, as nga Ura Nredi. Një forcë mbinjerëzore e ka mbajtur shtatin e saj drejt në këmbë, pastaj mbi shpinën e kalit, pa u rrëzuar si një shtatore e bardhë në këmbët e tij. Ajo e dinte se do të vinte një çast që do të rrëzohej përdhe (si një kauzë pa adresë), por le ta shtynte sa më shumë atë. Kushedi ç’ka menduar vetimthi asaj copë udhe kaluar mbi Kalin e Vdekjes. Përrallat e fëmijërisë tashmë nuk ishin krejt përralla, as gojëdhanat. Aty poshtë ishte Laku i Kuq (në Qafë-Shpardh). Po përse i kuq? Nga gjaku i një nuseje. Kishte qenë dimër larg. Nusja kishte dalë mes suferinës, kishte mbledhur drutë dhe ishte nisur për në shtëpi, por i kishte rrëshqitur këmba e kishte shkarë në humnerë megjithë barrën e druve në kurriz. Laku ishte skuqur nga gjaku i saj dhe më vonë qe thirrur “Laku i Kuq”. Kishte mbetur si një monument i atij rasti tragjik. Erërat e largëta të Munellës, që kryqëzoheshin aty me simotrat e tyre të bjëshkeve të tjera kanë vënë kujen për një çast, sepse në atë vetmi nuk kishte gra për vaje... Ashtu erërat, që kishin dhe një qafë të tyre (Qafë-Erzën) kishin qenë vajtojcat e para dhe të Nuses së Gurit të Nuses (Fan) e të nuseve të tjera të legjendave. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: ARTI DHE KULTURA SHQIPTARE Mon Apr 14, 2008 2:59 pm | |
| Nusja ka vazhduar udhën, por flijimi ka qenë ndoshta kryemotivi i asaj dite. Nuk e kuptonte se pse duhej që të flijohej njeriu ashtu? Përse kishte aq shumë flijime? Qafë-Vorrëz (përsëri aty) gojëdhana thoshte se qenë vrarë mes tyre dy lagje krushq, nga që nuk kishin pranuar t’i lëshonin rrugën njëra-tjetrës. Kanë mbetur si degë të thara lisi vetem dy nuset qyqe te shkreta. Ndoshta ishin 22, ndoshta 26 varre në atë qafë, pasi krushqit shkonin 11 a 13. E pra nuk dihej koha e lëgjëndës, më e vonë së koha e zanave, sigurisht. Asnjë sherr nuk kishin bërë në atë gjysmëbjeshkë e gjysmëvrri ata burra, që të dilnin zanat e trazuara e t’i kthenin në gurë ata, e kuajt e tyre në cungje. Të kishin qenë punëtorë gurorje ato dy lagje burra nuk do te kishte ndodhur asgjë, por tragjedia kishte ndodhur, pikërisht, për faktin se atë ditë nuk kishin qenë njerëz të zakonshëm, por krushq... | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: ARTI DHE KULTURA SHQIPTARE Mon Apr 14, 2008 3:00 pm | |
| Pak pa mbërritur në Zall të Kalorit ka besuar se nuk do të vdiste pa freskuar ballin me ujë të ftohtë, e ka dëshiruar fort mbërritjen sa më parë në breg, por nuk ka qenë e thënë. Ato njëqind metra befas i janë bërë një mijë... Nuk ka patur forcë të ulej nga kali, duke shpërfillur atë udhëtim cermonial pa fund, të flakte duvakun e rëndë dhe stringlat e të vraponte për një çast si në fëmijërinë e saj krejt e lirë dhe e shpenguar. Ndoshta ashtu, do të kishte mundur t’i shpëtonte vdekjes, pasi fëmijërija mund të ruante ende një magji të rrallë, që njeriu e humbiste në moshë të madhe. Duhej të ktheheshe prapa teje me një fuqi hynore që të mund t’a zije atë magji. Por i gjithi ky ndoshta ishte thjesht një iluzion... Duke u ulur Kodrës Short e ka vështruar rrjedhjen e kaltër të lumit, por dhe rrugën që vinte nga Shkodra për në Orosh. Njëri nga krushqit ka treguar serish një nga ato baladat për Qafat e Vorreve, kësaj here në Fregën. Sikur e sillte lumi frushullimën e legjendave... Kështu ka ardhur çasti kur ajo nuk ka menduar më dhe ata nuk kanë folur. Dita ishte thyer në mes si të ishte lis e ta kishin gjuajtur rrufetë papritur. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: ARTI DHE KULTURA SHQIPTARE Mon Apr 14, 2008 3:00 pm | |
| Kënga e Cucës Vashë, një nga motërzimet e baladës Ngjarja e ndodhur ka bërë bujë të madhe. Rapsodët kudo kanë shpejtuar të skicojnë relievin e ngjarjes. Arkitektura e tragjikës është ndërtuar thjesht në vargjet. Eshtë shkruar e kënduar një baladë e thekur. Rapsodët sikur janë vënë në garë. Thuhet se të parin variant të “Këngës së Nusës së Vdekur në Udhë” e ka shkruar prifti dijetar dhe poet Dom Prend Suli, mik i priftit të Brungës. Por dhe ai ka nënshkruar “Populli”. Pas disa vjetësh kënga është kënduar gjer në 4 variante në një shtrat kohor prej mëse 70 vjetësh, në një gjeografi që rrok të paktën krejt Mirditën e vjetër e vendet me mirditas të ramë në Shkodër, Lezhë etj. Eshtë dëgjuar në Kaçinar, Orosh, Kthellë, Gojan, Gomsiqe, qindra kilometera larg. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: ARTI DHE KULTURA SHQIPTARE Mon Apr 14, 2008 3:00 pm | |
| Në vitet 80 një bard i folklorit të ri (Ndue Lleshi) nga Kaçinari e ka përpunuar këngën dhe dy nuse nga këto anë e kanë kënduar me madhështi në Festivalin e Gjirokastrës në vitin 1988. Dhe më pas nuk ka pushuar balada. Një grup folklorik i Lezhës ka ngritur tani në skenë një nga variantet e hershme të baladës, dhe tash ajo është kënduar dhe përtej kufijve, në Kosovë, Gjermani, Ulqin etj. Po mbushet shekulli e balada e Nuses së Vdekur nuk ka shterruar. Përherë në një shtrat të ri, ku është dhe ai i vjeteri. E ka kënduar gjyshi në vitet ‘30, i biri në vitet ’60 dhe nipi në vitet ’90. Zakonisht e kanë kënduar vajza dhe gra. Balada pra është duke “ecur” për tu bërë njëshekullore. Sigurisht është interesant ky fakt, në kohët moderne, kur folklori shpesh ndjehet si i braktisur...
Mësuesi dhe folkloristi Gjergj Shabani në rubriken “Prej folklores se Mirditës” të revistës “Kumbona e së Diellës”, të marsit 1943, boton një variant të baladës nën titullin “Kenka e cucës vashë” me shënimin “Ndodhje e vjetit 1924”, por që nuk duhet të jetë varianti më i mirë artistikisht. Sidoqoftë mbledhësi i saj ka meritë, pasi ka lënë të botuar një relike të rrallë folklorike, që prej 60 e ca vjetësh. Ai nuk na thotë se ku e ka mbledhur, nga kush e hollësira të tjera, çka tani do te ishin me interes. Të gjitha motërzimet e kesaj balade nisin me vargun “ I tan Shtufi ashtë mbledh në kuvend.” Edhe kënga e mbledhur nga Shabani nis: “Na u mblodh Shtufi, bajn kuven.” Vargu i dytë vazhdon me qortimin e vetvetes “si me ba këte punë pa mend.” | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: ARTI DHE KULTURA SHQIPTARE Mon Apr 14, 2008 3:01 pm | |
| Thue se viti s’kish tjetër ditë”?! “Na erdhën krushqit natën e Sh’Mris/Fli po i çoishin Perendisë...”, vazhdon kronika e dhimbshme. Pastaj protesta kanunore e tyre: “E duam cucen në ditë të caktueme/ Asht bi rodi, s’asht e lshueme!” Po vajza ndërkohë në kthinën e saj i lutej të atit me lotët që i rridhnin “parë e parë”, duke i thënë se shtati i saj ishte bërë si qiriri në “atë lumterë” (shandan). Burrat e fisit ishin “vra” në fytyrë por nuk mund të vendosnin asgjë pa fjalën e të zotit të shtëpisë. Po të urdhëronte ai do të bëhej luftë”. Por “lalë Nikolli” lëshon fjalët “Gja me zort krushkut s’i nalet”... duke nënkuptuar se mes tyre si fis dhe miqve do të mbretëronte paqja. “Po i përcjellim pa farë fjalët.” Poeti popullor vazhdon me përshkrimin e gjendjes së nuses tek ngrihej nga shtrati për të kërcyer mbi kalin e nuserisë:
“Më kamë s’qendroite, i dridhej shtati” ... “Vesh e mbath për bukuri Ja dha zoti një hijeshi Xhup e strengla e xhurdi pushi Vathë e pare sa kërkushi... E shtrëngoinë, i venë duvakun, sa memze e kcejka pragun. Kur ka dalë Dila prej shpis Lamtumirë i thotë shoqnis. Kur u fal me rob e shokë: “ma nuk shihna na në këtë tokë...”
Dhe krushqit u nisën, duke lënë pas vajin e brimën që kishin marrë fëmijët... “A thue s’kishte viti tjetër ditë” duhet të ketë qenë vargu i parë qortues i grave tek po përcillnin nusen, “nji lule të re.” Por dhe mallkimi i pashprehur për diçka të papërcaktuar që kishte “urdhëruar” fatin tragjik të bijës së tyre. Më pas ky varg famoz do të ishte pjesë e çdo këngë për nusen, pasi Nusja e Shtufit ka tashmë një “antologji” të sajin.
“Sa shum’ krushku shkoka Zallit” Ata ishin 11 a 13 krushq, por poeti, në stilin e baladave legjendare, i zmadhon me qëllim përmasat brenda hapsirës së të madhërishmes.
“Sa shumë krushku shkoka zallit, Nusja fshinte gjersën e ballit Nuk janë gjersë që vijnë prej së xeti...”
Pikërisht në këtë ecje te hutuar, Nusja thërret:
“Ndalu i hërë ti krushku i parë!”
Nuk ka ndodhur ndonjëherë më parë që nusja të flasë me krushqit, aq më tepër të urdhërojë të parin e tyre. Ajo kërkon që ai t’i “degjojë një fjalë”:
“Dhanrrit gjall s’ia shkel oborrin Në lterë të Shën Metrit e due vorrin!”
Krushku i parë e ka pritur gjatë gjithë rrugës këtë “fjalë” amanet, por tani nuk u ka besuar veshëve. Ka shpresuar se mos ajo “histori” do të mbyllej disi në paqe e jo ashtu. Por tashmë nusja, që i ka “ardh shpirti me dalë” nuk e pushon ligjërimin, duke dhënë amanete, të paktën vdekjen ta kishte të “bukur”, nga që jetën nuk e pati të tillë.
“Prap po flet e mjera vashë” Lalë më ban kryq se jam tuj dekë E të mos dhemet deka eme, M’i len strenglat pa m’i hjekë, se unë do të jes për emën të motit...” | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: ARTI DHE KULTURA SHQIPTARE Mon Apr 14, 2008 3:01 pm | |
| Pas kësaj gjithçka ka marrë fund tragjikisht. Vdekja e kobshme nuk është ndalur dot nga ata burra të sertë.
…Karvani i krushqve ka ecur e ecur, udhë pa fund. Vetëm zogj vajtimtarë që ikin e vijnë furishëm. Ata krushq, në të vërtetë, tashmë po ngjiteshin, por u ngjante se po fundoseshin e fundoseshin thellë e më thellë, në një si gropë, që u përhihej si një varr i stërmadh. Deri pak më parë shtatorja e bardhë që tash qëndronte mbi vigj ishte një krijesë e gjallë si ata. Sigurisht shumë gjëra i kishin shkuar asaj nëpër mend ato ditë. Zhaurima e dasmës, nata e parë e martesës, veshtrimi disi i papërcaktuar i dhëndërit të ri, pastaj foshnja që do të lindnin, që nuk guxonte ta ledhatonte. “Paç fat, bija ime”, dukej se kishte shqiptuar ajo, pastaj i kishte ardhur për të qeshur me atë fjalë që i kishtë shqiptuar si pavetëdije. Kur kishte hipur mbi kalë, ai i qe dukur një kalë fluturues, që nuk shkonte për tokë, por që shpejtonte të fshihej mes reve. Ka psherëtirë thellë dhe ka dashur të pështyjë neverinë; nga pamundësia për të pështyrë përtokë, ka “stërpikur” me pshërëtimën e saj kurrizin e djersitur të kalit, shamitë e mëndafshta, tepër të shtrejta të blera ndo në Pazar të Shkodrës, e ndo në atë të Gjakovës…
Në fillim karvani i krushqëve të saj kishte qenë gjysmë i dehur, gjysmë i qeshur, gysmë i trishtuar, thjeshtë nga misioni i asaj dite, i të qënit krushq. Më pas krushqit kanë harruar të qeshin, të flisnin, fjalët iu ishin lidhur fort pas kockës së gjuhës. Pushkët në krah e në brez nuk i ndienin, e shumta si një mish i huaj, ku i stërgjatur pakuptim. Ç’kishin gjanëm ato armë kur nuk mund të vrisnin vdekjen e një vashe nuse? Ç’kuptim kishte më tej burrëria, nderi, trimëria? Kështu mes përsiatjesh kanë mbërritur tek Guri i Nuses nga vështrohet kulla që i kishte nisur krushqit një natë më parë.
“Lajmi korb qenka tuj ardhë Dekun nusja n’kalë të bardhë...”
Lajmi i “sihariqit” ishte i zi si korbi. Të parin atë e nuhati gjyshja e dhëndrrit, nënë Prena, që urdhëroi kthimin e dasmës në mort:
“Ndalnje kangën, kthejeni në vaj”!
Kishte ndodhur në Mirditë, ajo që nuk qe dëgjuar kurrë mbi dhe, vdekja e nuses ditën e dasmës së saj.
“Në mort kthehet dasma e nuses së re Qaf s’ka kurrë në këtë dhe.”
Kronikat e kuvendit në oda, a në hijen e Lisave të Shpalit, në rrugët e Shkodrës a Gjakovës, mes princëve e konsujve të huaj, udhëtarëve nga Europa që vinin me laps në dorë të shkruanin “gjëmat” dhe burrënitë e maleve, nuk kanë reshtur për disa kohë. Pikërisht, për atë që kishte ndodhur ajo e padëshiruara, e panjohura, unikalja. Lajmi pra, nuk kishte mbaruar atë ditë në shtëpinë e dhëndrrit, por fill kishte shpejtuar të trondiste malet, kullat, kreshtat, njerëzit, që të habitur pyesnin: “Çfarë? Ka ndodhur, çfarë nuk ka ndodhur kurrë mbi dhe? Po si? Po pse? Po ku?
Ishte viti 1924... Në Qafë-Vorrëz të Kaçinarit gjenden Gurët Rreshet, si një karvan krushqish të ngrirë... a të vrarë, në krye dallohet Guri – Krushk pak më i madh, pastaj të tjerët ashtu si i ka zënë afshi i zanave a “pushka” a stuhia e papritur e dimrit. Nusja mbi Kalin e Vdekjes ndoshta i ka parë ata gurë – varre, ata gurë – krushq, apo thjesht gurë – gurë, pa u përpjekur të gjejë aty simbolikën e tragjikes, që në rastin e tyre mund të ishte thjesht një përqasje formale...
Varianti i baladës së mbledhur e botuar nga Gj. Shabani ka 63 vargje dhe të tjerët afesisht kaq. Asnjeri prej tyre në librin e folklorit. Si eshte e mundur? Dhe pse ajo eshte unikale?!...
1992 – 1996
Literaturë Gj. Shabani, Kanga e Cucës Vashë, në “ Kumbona e së Dielles”
Bisedë me plakun..... Mnelë (Mirditë), 1994
Dorëshkrim i Dom Prend Sulit i vitit, dhënë autorit të këasj eseje nga Kol Shtjefni. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: ARTI DHE KULTURA SHQIPTARE Mon Apr 14, 2008 3:02 pm | |
| Të huajt e magjepsur nga historia e nuses me duvak
Gjergj Marku - Shekulli
Prej një viti e gjysmë në Bashkinë e Rrëshenit ka ardhur si vullnetar i Korpusit të Paqes dhe një djalë i ri amerikan nga Karolina e Veriut të SHBA-së, Daniel Adams. Është një djalë tipik amerikan, me flokët bjond, sytë blu, pakëz i gjatë, hollak, me nuhatje intuitive, natyrë sportive, mjeshtër i kompjuterit, por që gjithsesi, bën jetën e thjeshtë të një djaloshi mirditor, nga ata që rrinë shpenguar rrëzë një peme, në një bordurë rruge apo në një kafene. Ai ka ardhur në Mirditë si vullnetar i Korpusit të Paqes falë ngasjes që ka patur dhe i ati që para 40 vitesh si vullnetar i këtij Korpusi në Kolumbi. Dhe i ati ka ndenjur atëhere rreth dy vite dhe po kaq po bën dhe i biri. Që kur ka ardhur, është përshtatur në mënyrë të përkryer në Rrëshen, aq sa nuk dallon nga një djalosh qytetas këtu. Këto ditë erdhën që nga Karolina për ta parë birin e tyre dhe prindërit e tij, babai Jerry Adams, një burrë rreth të 66-ve, Jan, nëna e Danielit e cila është pedagoge në një prej universiteteve të Karolinës së Veriut. Adams-ët thonë se kanë patur interes prej kohësh për t’u njohur me vendet e Europës Lindore dhe se, më së shumti, kanë rënë në kontakt me Moldavinë, sepse vetë shteti i Karolinës së Veriut ka lidhje me këtë shtet. Jerry ka punuar me biznesmenët moldavë për t’i binjakëzuar me ata amerikanë dhe ka patur eksperienca interesante me ta. Prindërit e Danielit vizituan gjithandej Mirditën, dhe disa vise të vendit, për t’u njohur me historinë e këtij vendi, doket dhe zakonet, por ajo që i ka prekur më shumë ata është historia e Nuses së Shtufit këtu në Mirditë, vdekur nën duvakun e kuq, si veshje e moçme e nuseve të këtyre anëve. Pyetja që ata i bënin vazhdimisht piktorit Pjetër Marku ishte: a është e vërtetë vallë kjo histori?!... Ndërsa dëgjon historinë e kësaj nuseje-legjendë, Rebekës 20 -vjeçare, që studion në një universitet të Karolinës së Veriut, i shkojnë lotët çurk, dhe më pas duket shumë “e dashuruar” me këtë portret dhe historinë që mbart. Nuk mund të rezistojë pa përjetësuar një foto me portretin interesant të nuses, që plot 80 vite më parë, falë një zakoni absurd, nuk mundi t’i vidhej sëmundjes, edhe pse po e shihte se po vdiste nën duvakun e kuq. “Kam studiuar shumë për artin, - thotë ajo,- por piktura këtu më pëlqeka më tepër, sidomos peisazhi. Pashë këtu kishën e Rubikut, udhët këndej, por ja që janë si atje, tamam, edhe këtu në pikture, ndërsa këtë nusen kam dëshirë ta marr me vete…” | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Legjenda e kalase Rozafa Mon Apr 14, 2008 3:13 pm | |
| Rreth ndërtimit të kështjellës së Shkodrës ka shumë hipoteza, prandaj nuk mund të flitet me saktësi se nga kush e kur asht ndërtue. Lashtësia e saj mijëvjeçare nuk mund të mohohet. Historia që në epokat e vjetra na tregon se qytetet kurdoherë janë mbrojtë prej kalave dhe janë konsiderue të pushtuem kur kalaja e tyne asht dorëzue. Ndërtimi i Kalasë së Shkodrës padyshim duhej të jetë vepër e ilirëve, ndonëse arkeologët shqiptarë akoma nuk kana ba gjurmime të atilla që të kenë thanë fjalën e fundit rreth vjetërsisë së këtij objekti historik. Histografë të huej ndërtimin e kësaj fortese ua atribujnë serbëve dhe përshkruejnë legjendën e famshme, së cilës shqiptarët i kanë thurë edhe kangën. Vepra serbe, ndoshta mund të ketë qenë një meremetim fortese, por jo një themelim i saj. Sidoqoftë këtu po përshkruejmë të dhanat historike të autorit francez A. Degrand, konsull i Francës në Shkodër. Në periudhën serbe Kalaja e Shkodrës quhej “Rozafat”, kurse populli i Shkodrës përgjithësisht nuk e njef kalanë me ëmnin “Rozafat”. Dukagjinasit kanë të tyne shprehjen: “Kush ë sundojë alanë, jemi me të!”, pra malësori ynë tash 400 e ca vjet e ka quejtë me emnin “kala” e jo ndryshe. Tue iu rrefrue autorit të përmendun sipër këtu poshtë po përshkruejmë legjendën e kalasë: “Një legjendë serbe ndërtimin e kalasë ia atribuon mbretit Vukagjin edhe vëllezënve të tij, Uliosha e Goiko. Nisma e tyne për ndërtimin e kështjellës pengohej vite me radhë prej një zane, e cila iu prishte natën atë që kishin krye ditën. Ndodhi të kalojë një plak aty ku po punonin punëtorët. Tre vëlleznit që punonin aty i treguen plakut se puna që banin ditën, iu prishej natën, ai u suell e u tha: “Duhet të bani fli nj grue tuejën, atë që të vijë ma e para për me iu sjellë gjellën; gjoja mos me iu tregue grave të tyne: se cilës do t’i binte shorti i asaj fatkeqësie, do të shkonte viktimë. Dy vëlleznit e mëdhenj mjerisht nuk e mbajtën fjalën dhe ia treguen grave të veta sekretin, ndërsa i vogli qëndroi i sinqertë e nuk i tregoi gja gruas së vet. N’e nesre, dy ma të mëdhatë u shtinë të sëmura e nuk ndëgjuen t’u dërgonin gjellën punëtorëve; e vogla nuk dinte gja, u ngarkue me bukë e gjellë dhe vajti te punëtorët. Fatkeqen, porsa mbrrini në vendin e caktuem, e pau i shoqi dhe nisi të qante për fatin që e priste. Vukagjini ia dorëzoi gruen të vëllait, Radit, mjeshtrit ndërtues, i cili thirri punëtorët për m’e ndihmue që të shtrinin atë grue në themele. Grueja e re, këtë veprim të punëtorëve, e mori me buzëqeshje, sepse mendonte që punëtorët po banin ndonjë shaka. Rreth saj po grumbulloheshin gurë e dru edhe sado që materiali i arriti deri në gju, ajo gjithnjë qeshej; vetëm kur gurët e themelit iu afruen asaj në brez, atëherë ajo e kuptoi seriozitetin e punës dhe filloi t’u drejtohej kunetënve, me fjalët: “Ah, s’po kini frige Zotin që po doni me më shtie gjallë në dhè?”. Tue pa se lutjet e saj nuk po dëgjoheshin, i sillej mjeshtrit edhe të shoqit: “Mos më shtini në dhè për së gjalli, nana ima ka ar, ajo kishte për me ble një skllav ose një të burgosun, nëqoftëse lypet të bahet këtu një viktimë të paktën të mos jem unë grue e re!”. Goikoja i mallëngjyem nga fjalët e saj, nuk iu përgjegj fare së shoqes. Mandej e pafatja iu drejtue përsëri mjeshtrit ndërtues: “Rad! Në emën të Jezu Krishtit, po të lutem ma len një vrimë mbi parzmën time që unë të mundem t’i jap me pi Gjonit tem kurdoherë që ai do të vijë te nana e tij!”. Radit i banë përshtypje fjalët e asaj gurje dhe lutja që i bani në emën të shëlbyesit, prandaj ia la një dritare të vogël në naltësinë e krahnorit të saj, dhe ajo kënaqej tue pa të birin kah i jepte me pi qumësht. Kështu gjatë një jave iu dërgue djali s’amës, derisa zani i nanës u pre, porse burimi i jetës vazhdoi një vit, sepse dashtunia qe ma e fortë se vdekja. Edhe sot nanat, të cilave iu mungon qumështi i gjinjve, në kujtim të asaj mrekullie, gërryejnë një landë gëlqerore prej mureve të brendshme të galerisë së parë në hymje të kalasë. Besohet gjithnjë në rrethet e grave shkodrane se gjiu i asaj grueje që u ba kurban ndër themelet e kalasë rrjedh vazhdimisht qumësht, prandaj ka akoma gra lehona, të cilat, tue besue atë fenomen, dërgojnë e marrin atë lang gëlqeror me besimin se ai gjoja do t’iu sjellë qumësht në gji, mbasi ta pijnë!” | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: ARTI DHE KULTURA SHQIPTARE Mon Apr 14, 2008 3:14 pm | |
| Kanga e kalasë së Shkodrës” _ kenueme nga populli
Ç’po punojshin tre vëllazën Murin e qytetit – o, Shkon nje plak o aty pari - Puna e mbarë, o ju tre vëllazën ! - Ku po e shef ti t’mbarën tonë ? gjithë ditën po punojmë E gjithë natën po na rrënohet - a din gja plak me na diftue ? Kjo kala që nuk shtërngon ? - Unë e di por kam gjynah. - Atë gjynah ti lena ne ! Kish qitë plaku e u kish thanë - A jeni të tre të martuem A i kini të tre vashat ? Po, na të tre të martuem jena E të tre vashat i kena. Na difto pra çka me ba ? Pa ndigjoni ju tre vëllazën Për n’e daçi ndrejt me punue Porosinë që po ju jap Kujt mos shkoni me i diftu Lidhni besë e lidhni fe Në konak mos bisedoni Në konak mos bisedoni Vashave mos iu kallxoni Nesër nade porsa të zbardhin Cila vashë që ju bijnë bukën Atë murojeni në kala Atëherë ju keni me pa Se sa mirë ka me qindrue. Se vojt ma i madhi vlla Çarti besë e çarti fe Në konak e bisedoi Vashës së vet ky i kallxoi. Ashtu i dyti vlla Harroi këshillin që pat vu Atë që plaku i pat diftue Çarti besë e çarti fe Në konak e bisedoi Vashë së vet edhe ky i diftoi. Heu ! Ma i vogli vlla Mbajti besë e mbajti fe Në konak s’e bisedoi Vashë së vet nuk i kallxoi. U err nata, zbardhi dita Dolën djelmt – o me punue Na erdh koha me çue gjellën Na i thrret nana gjelinat – o Gjelinë, e madhja gjelinë Ustallarët duen bukë Duen bukë e duen ujë. - Besa nanë atje s’po mund të rri. Se kam ndjehun sot e ligë Edhe në kambë s’po mund të rri. - Çou gjelinë, gjelina e dytë, Ustallarët duen bukë Duen bukë e duen ujë. Qyqja, mori kadnanë Më ka ardh haberi mbramë: Se më ka vdekë qyqja nanë - Çou gjelinë, gjelina e tretë, Me iu çuem sillen djelmve. - Lepe nanë e kadnanë ! - Ustallarët duen bukë E duen ujë. - Besa nanë, atje s’po vete Se kam djalin e vogël. - Qyqja unë nafazeza Gjith kah shkova e kah erdha Nafakqyqe paskam qenë. Se na djalin ta shikojmë E s’e lamë të vajtojnë. - Nisu shko gjelina jeme. Kur ka ba nusja me shkue Me djal t’vet a hallashtue: Lamtumirë njomzaku ‘jem Nuk më përket nana me dorë Ede djalin e ka qitë në gjumë Të dy faqet ia ka puthun U përpjekshim në atë jetë. Mori bukë e mori ujë Iu afrue murit të kalasë. Kur epa i shoqi ‘saj, Kur epa i shoqi belanë Çakiçi në duar iu ngri. Kish qitë e shoqja e kish thanë: Çka ke burr qi nuk punon ? - Më ka tretë myhyri i gishtit. Ulet me te kunati m’e kerkue Rrasën sypri ia kanë vue. - Pash zotin kunati madh Nji amanet po ta la: Synin e djathtë ma leni jashtë, Gjin’ e djathtë ma leni jashtë, Se vjen djali me më kërkue, se me sy do ta shikjoj E ma gji do ta pajtoj E ma dorë do ta lëmoj. Marre nga libri ''Shkodra dhe Motet'' i Hamdi Bushatit | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: ARTI DHE KULTURA SHQIPTARE Mon Apr 14, 2008 3:14 pm | |
| Historia e kalasë Rozafa"Krenare ngrihet mbi Bunën e gjanë e mbi qytetin e Shkodrës kalaja e lashtë e Rozafatit. Kur asht qitë guri i parë në themelet e kësaj kështjelle? S'dihet. Historia e saj tretet në mjegullën e lashtësisë ilire, banorëve të moçëm të kësaj mange. Nji gja dihet mirë e kjartë: ate e kanë pasë dikur labeatët e mandej ardianët, që ishin fise të forta ilire. N'atë kohë tanë bregu i këtejshëm i Adriatikut, deri në Tergestën e bujshme jase Triestën e ditëve tona, ish breg ilir. Ma vonë, u derdhën këndej romakët, tevona sllavët, normanët, venetikët, turqit e shumë popuj tjerë të huej. Gjatë shekujve ata krepat e thatë nën muret e Rozafatit, si edhe vetë muret e kështjellës, janë lagë me përrej gjaku t'atyne që e kanë sulmue dhe t'atyne që e kanë mbrojtë. Të huejt erdhën e shkuen, kurse populli ynë mbeti i ngulun në këtë tokë ilire. Ndërtimi i kështjellës së Rozafatit ka nji gojëdhanë të bukur e të hidhun që na ka ardhë nga lashtësia jonë. Qe se ç'thotë kjo gojëdhanë. "... I ra mjegulla Bunës dhe e mbuloi të tanë. Tri ditë e tri net kjo mjegull mbeti aty. Mbas tri ditësh e tri netësh nji erë e hollë fryu e e naltoi mjegullën. E naltoi dhe e shpuni deri në kodrën e Valdanuzit. Aty maje kodrës tre vëllazën punoshin. Ndërtoshin nji kështjellë. Po, murin që naltoshin ditën u prishej natën, e kësisoj nuk e naltonin dot. Na kalon aty nji plak i mirë. - Puna e mbarë, o tre vëllazën. - Të mbarë paç, o plak i mirë. Po ku e sheh ti të mbarën tonë? Ditën punojmë, natën na shembet. A din me na diftue ndoj fjalë të mirë: çka të bajmë që t'i mbajmë muret më kambë? - Unë di - u thotë plaku ~ po drue me jua thanë se a' mëkat. Atë mëkat hidhe mbi krytin tonë, se na duem ta qëndrojmë më kambë nji këtë kështjellë. Plaku i mirë mendohet e pvet: - A jeni të martuem, trima? A i keni ju të tri varzat e jueja? - Të martuem jemi - i thonë ata. - Edhe të tre i kemi varzat tona. Na thuej pra ç'të bajmë që ta qëndrojmë këtë kështjellë? - Në daçi m'e qëndrue, lidhuni me besa-besë: varzave mos u diftoni, në shpi mos kuvendoni për fjalët që do t'ju thom unë. Ate prej të tri kunatave që do të vijë nesër bukë me ju pru, ta merrni e ta muroni të gjallë në mur të kështjellës. Atëhere keni me pa se muri ka me zanë vend e me qëndrue për jetë e mot. Tha kështu plaku e shkoi: njitash u pa, njitash s'u pa. Medet! Vëllai i madh e shkeli besën e fjalën. Kuvendoi në shtëpi, i tregoi vashës së vet kështu e kështu, i tha të mos vinte atje të nesërmen. Edhe i mesmi e shkeli besën e fjalën: ia tregoi të tana vashës së vet. Vetëm i vogli e mbajti besën e fjalën: nuk kuvendoi në shpi, nuk i tregoi vashës së vet. Nadje. Të tre ngrihen shpejt e shkojnë në punë. Çekanët shkapeten, gurët copëtohen, zemrat rrahin, muret naltohen. Në shpi, nana e djemve s'din gja. I thotë të madhes: - Moj nuse e madhe, mjeshtrit duen bukë e ujë; duen kungullin me venë. Nusja e madhe ia kthen: - Besa, nanë, sod s'mund të shkoj se jam e sëmunë. Kthehet i thotë të mesmes: - Moj nuse e mesme, mjeshtrit duen bukë e ujë; duen kungullin me venë. - Besa, nanë, sod nuk mund të shkoj, se kam me shkue te fisi me bujtë. Nana e djemve i kthehet nuses së vogël: - Moj nuse e vogël... Nusja e vogël brof në kambë: - Urdhno, nanë! - Mjeshtrit duen bukë e ujë; duen kungullin me venë. - Besa, nanë, unë shkoj, po e kam djalin të vogël. Drue se don gji me pi e kjan. - Nisu, shko, se djalin ta shikjojmë na, s'ta lamë me kja - i thonë të kunatat. Ngrihet e vogla, e mira, merr bukë e ujë, merr kungullin me venë, e puth djalin në të dy faqet, niset e bjen në Kazenë; njaty ngjit kodrën e Valdanuzit, i avitet vendit tek punojnë të tre mjeshtrit: dy të kunetnit e i shoqi. - Puna mbarë, o mjeshtër! Po ç'asht njikështu? Çekanët ndalen e s'shkapeten, po zemrat rrahin fort e fort. Fëtyrat zbehen. Kur e sheh i vogli të shoqen, hedh çekanin prej dore, mallkon gurin e murin. E shoqja i thotë: - Ç'ke ti, o im zot? Pse mallkon gurin e murin? Hidhet kunati i madh: - Ti paske lindë n'e zezë ditë, moj kunata jonë. Na e kemi ba me fjalë me të murue të gjallë në mur të kështjellës. - Shëndosh ju, o kunetë. Po unë do t'ju la nji porosi: kur të më muroni në mur, synin e djathtë të ma lini jashtë, dorën e djathtë të ma lini jashtë, kambën e djathtë të ma lini jashtë, gjinin e djathtë të ma lini jashtë. Se djalin e kam të vogël. Kur të nisë të kjajë - me njanin sy do ta shikjoj, me njanën dorë ta ledhatoj, me njanën kambë t'i tund djepin e me njanin gji t'i jap me pi. Gjini m'u nguroftë, kështjella qëndroftë, djali jem u trimnoftë, u baftë mbret e mbretnoftë! Ata e marrin nusen e vogël e e murojnë në themel të kështjellës. Dhe muret ngrihen, naltohen, nuk shemben ma si ma parë. Po rranxë tyne gurët janë edhe sod të lagun e të myshkun, sepse vahdojnë me pikue lotët e nanës për birin e saj... E biri? Biri u rrit, luftoi e trimnoi | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Legjenda dhe Historia e Durresit… Mon Apr 14, 2008 3:42 pm | |
| Cikel me te dhena historike rreth Legjendave per DurresinEpidamni qytet Ilir perfshire ne dallget e Adriatikut. Nje legjende mitologjike me origjine ilire, botuar nga Apiani, historian Grek, i shek. II. pas Krishtit, thote ne "HISTORINE E ROMES" ne pjesen ku pershkruan ''Luften civile, Libri II'' shkruan: Mbreti i barbareve te ketij vendi Epidamni, ndertoi prane detit nje qytet, dhe e quajti si pas emrit te tij Epidamn.I biri i se bijes se tij, Dyrrahu te cilin e konsiderojne se rrejdh nga Poseidoni, nderrtoi prane qytetit nje liman dhe e quajti Dyrrah. Kjo legjende edhe pse mitologjike shume e lashte ka nje baze vertetesie ku tregohet se deri ne shek. II. pas. Kri. qarkullonte gojedhena qe tregonte zanafillen e preiardhies se emrave te dy qyteteve te lashte ilire, te cilet sic di te shohim hyjne ne historine e shkruar si dy qytete ilire, ne bregdetin lindor te Adriatikut vetem atehere kur behen te njohur nga lundertaret grek.Me vone do te njihen edhe me mire atehere kur Roma filloi te interesohet per qytetet e bregdetit te Adriatikut, qe do ti sherbenin si kryeura per futjen ne thellesi te Ballkanit.Permendin se ndersa legjenda e Epidamnit dhe Dyrrahut eshte me origjine ilire, legjenda e Butrintit e lidh themelin e ketij qyteti, nga trojane te kthyer nga lufta e Trojes.Epidamni sic e permendim ishte i njohur nepermjet historise legjendare, per mungese se historise se shkruar ilire.Ai permendet per here te pare nga Tuiqidi ne shek. V. para Krishtit. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: ARTI DHE KULTURA SHQIPTARE Mon Apr 14, 2008 3:42 pm | |
| Ky historian i permendur i Greqise se lashte, per rendesine qe kishte ky qytet ne kohen e tij e pershkruan me hollesi deri diku edhe vend-ndodhjen por ne vecanti gjendjen ekonomike e kulturore te tij, prandaj edhe ne po e japim te gjithe pershkrimin e tij per kete qytet, per ta kuptuar edhe me mire problemin qe po trajtojme.Tuiqidi shkruan:
(24)Epidamni ishte nje qytet qe ndodhej ne anen e djathte, kur hyn ne gjirin e Jonit, prane tij pasojne barbaret taulante, fis ilir.Kete e kolonizuan kerkyrasit, kurse te pare bene Falin, te birin e Eratoklidit nga Korinthi, i fisit te Herakliut, i cili sipas zakonit te vjeter, u thirr nga qyteti meme Kerkyra.Midis kolonisteve kishte edhe disa Korinthas, dh te tjeret 6/27/01 nga fisi i Dorev.Me kalimin e kohes, ky qytet u be i fuqishem dhe me banore shume.Por thone se per shkak te grindjeve te brendshme qe paten per nje kohe te gjate midis tyre, u shkaterruan ne nje lufte me barbaret fqinj dhe humben fuqine e madhe te tyre.
Me ne fund, pak perpara kesaj lufte (Lufta e Peloponezit) populli i Epidamnit deboi oligarket nga qyteti, kurse keta te fundit,oligarket u leshuan kunder qytetit me barbaret, dhe po i grabitnin banoret e qytetit edhe nga toka,edhe nga deti .Atehere (epidamnasit qe ishin ne qytet) meqene se ishin zene ngushte, derguan delegate ne Kerkyre, si qytet meme qe e koshin, duke u lutur qe te mos rrinin te paanshem per ata qe po shkaterroheshin dita dites, por te kujdeseshin qe t'i pajtonin te debuarit me ta dhe t'i jepnin fund luftes se barbareve.Ja se c'kerkuan delegatet si lutesa ne tempullin e Heres.
Por kerkyrasit nuk i pranuan lutjet e tyre dhe i percollen pa asgje.Keshtu Epidamnasit, si e kuptuan se nuk do te kishin ndonje ndihme nga kerkyra, rane ngushte dhe nuk dinin si t'i benin balle gjendjes qe ishte krijuar dhe derguan ne Delfi dhe pyeten perendine ne se duhet t'ua dorezonin qytetitn korinthasve, si te pare te kolonise dhe te perpiqeshin t'i siguronin vetes ndonje ndihme nga ana e tyre.Perendia iu pergjigj atyre qe t'ua dorezonin qytetin korinthasve dhe t'i njihnin ata si udheheqes.Sipas porosise se orakullit,epidamnasit erdhen ne Korinth dhe u dorezuan korinthasve kolonine, duke u vene ne dukje se i pari i saj ishte nga Korinthi.Si u treguan pergjigjen e orakullit, iu luten atyre qe te mos ti linin te shkaterroheshin po t'i mbronin.Korinthasit per hir te se drejtes, pranuan ti mronin sepse mendonin se kolonia ishte po aq e tyre sa edhe e kerkyrasve,ashtu edhe per shkak te urrejtjes qe kishin kundrejt kerkyrasve, sepse ata nuk i perfillnin, megjithese ishin koloniste te tyre.
Keshtu kerkyrasit nuk dergonin ne Korinth ne festa te medha popullore flijimet sipas zakonit te vjeter, nuk u linin Korinthasve vendin e pare ne ceremonite e flijimeve, sikurse benin edhe kolnite e tjera, dhe ne pergjithesi silleshin ndaj Korinthasve me perbuzje.Nga gjendja ekonomike kerkyrasit ishin ne nje radhe me Helenet me te pasurit e kohes, nga pergatitja ushtarake, ishin me te forte se ata.Ata mburreshin ndonjehere me epersine e madhe te flotes se tyre, sepse dikur ne kerkyre kane pas banuar faiaket e permendur si detare.Ja sepse ata sepse ata tregonin nje kujdes te madh edhe perpara per ndertimin e flotes, dhe atehere ishin me te fuqishem:ne fillim te luftes ata kushin njeqind e njezet anije me tri sere lopatash.Te nisur nga te gjitha keto, korinthasit i shkuan ne ndihme Epidamnit me kenaqesi;shpallen se mund te shkonate atje per t'u vendosur si koloniste, kushdo qe do te deshironte dhe derguan atje nje garnizon te perbere nga ambrakas, lekundas dhe nga qytete te tjere te tyre.Keta shkuan ne kembe ne Apolloni, e cila ishte koloni e korinthasve sepse kishin frike se mos pengoheshin per kerkyrasve , po te kalonin neper det.
Por kur kerkyrasit moren vesht se ne Epidamn kishin ardhur, koloniste dhe nje garnizon dhe se kjo koloni u ishte dorezuar korinthasve, u zemeruan rende.Ata menjehere dolen ne det me njezet e pese anije, me vone edhe me nje flote tjeter, dhe duke i kercenuar kerkuan nga epidamnasit t'i pranonin perseri te debuarit;puna eshte se te debuarit kishin ardhur ne Kerkyre dhe duke u permendur varret e te pareve te tyre dhe lidhjet fisnore u luteshin ti kthenin neatdhe Kerkyrasit kerkuan qe te perzinin gjithashtu edhe garnizonin e kolonisteve, qe kishin derguar korinthasit. | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: ARTI DHE KULTURA SHQIPTARE | |
| |
| | | | ARTI DHE KULTURA SHQIPTARE | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |