Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Arti i Kinos

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Femi Halimi
Fillestar/e
Fillestar/e
Femi Halimi


Male
Numri i postimeve : 33
Age : 70
Vendi : Gjilan
Profesioni/Hobi : Redaktor i Revistës Letrare "Ujëvara" Gjilan
Registration date : 05/01/2011

Arti i Kinos Empty
MesazhTitulli: Arti i Kinos   Arti i Kinos EmptyWed Apr 27, 2011 11:44 am

Nga Femi Halimi


Nocioni zakonisht bëhet nga një fjalë a fjalëformim nga konteksti, e që ka një rëndësi të veçantë për të ndërtuar kuptimin e tërësisë së një teksti. Nocioni pra lidhet drejt me tekstin dhe tregon natyrën e tij.
Çdo fjalë a fjalëformim mund të ngritet në nocion nëse ka në vete një efekt të caktuar për diçka me rëndësi në masë. Nocionet janë në radhën e efekteve skenikë të veçantë, të shënuar që te Platoni në librin e tij për Shtetin. Nocioni si efekt frymor i drejtuar masës ose demosit ka përshkallëzim dramatik. Nocioni prandaj duke qenë efekt skenik, i përket botës së dramës dhe duke përshkuar ngjarjen në teatër, ndërton kulmin e përjetimit të d em o s i t. Nocioni me kohë peshon tërë ngjarjen. Duke mbisunduar ngjarjen dhe demosin, publikun që tjetërsohet me kohë në lajmtar të ngjarjes, me forcën e vet të efektit, nocioni është në duarë të pushtetit dhe qëllimeve sunduese të tij.
Duke luajtur një lojë dramatike, që në kuptim të nocionit do të thotë me të gjitha mjetet, lojtari i nocioneve mëton fitoren përmes lavdit të aktorit me aureolë rreth kreje dhe kunorë satisfaksioni. Ky akt me fitore të stërlodhur nga palët, sa bëhet për të marrë besimin e zotërave, sa të demosit. Kjo vjen por nga prapaskena sepse autori i tekstit fshihet thellë në prapavijë, me urdhër të prerë e për qëllime madhore! Kjo por, ndodhi në dramë që nga shekulli i pestë i kohës së vjetër, e që do të thotë se nuk është risi e kohës së re!
Pastaj, nocionet mund të jenë të këndshëm ose të frikshëm. Pasi se janë tri palë përemërore, edhe nocionet përdoren pokështu në tri veta, duke qenë në fatin e atij që i përdoron. Një autor veprash letrare këto nocione efektesh, kuptime me dritë, nga parimi dhe kodi etik i shkrimeve, është e kërkuar ti përdorojë drejt. Një politikan zakonisht këto kuptime nocione i përdorë keq, ndaj kundërshtarëve të tij politik. Një letrar si Dan Braun gjithnjë këto dyja i kombinon dhe krijon një nocion të ri mbinocion, me të cilin ndërton ngjarjen në veprën, si diçka,… për Kodin kinse të Da Vinçit, por në të vërtetë përdorë nocionin që e krijon më parë dhe e përdorë kundër ngjarjes dhe së vërtetës historike. Ky nocion i krijuar me prapavijë për veprën, del nga një përzierje kimike e fjalëve dhe fjalëformimeve, me shtimin e fjalës në kuptimin e një të vërtete fakt historik. Duke përzier e tundur për kohë të gjatë këtë masë kuptimi jashtë arsyes, autori këtë nocion e rivendos në vendin e vet të tekstit historik, me të cilin një fakt prodhon informacion tjetër nga ai që është i njohur. Këto informacione të reja herën e radhës ndërlidhen me një mjeshtri shprehëse dhe me artizëm dhe ky produkt lihet të ftofet një kohë me propagandim në media për librin që vjen. Këtu kanë pjesën e vet edhe botuesit dhe arsyetimet e fitimeve që ngriten mbi arsyen e cilitdo lloj. Arsyeja e fitimit, të madh sidomos, nxitë forca të tilla destructive që të manipulojnë me çdogjë nga e kaluara. Ky produkt kimik i fjalës së re të çoroditur pr, servohet jo në një vend të veçantë sëpaku, por në vend të librit dhe emrit të tij.
Mjeshtria e Dan Braunit, që nuk është e para as e fundit, por është e fitimit ndër më të mëdhenjtë, ka bërë efekt të madh në botë dhe ka krijuar një të vërtetë tjetër krahas asaj që është. Vështirë është të kalohet gjithë kjo rrugë e ngatërruar e këtij autori deri te e vërteta për lexuesit e papërgatitur për këtë rrugë. Suksesi i autorit në të vërtetë është fitimi dhjetra milionësh në dollarë, vetëm me këtë libër. Autori pastaj bëri edhe libra tjerë si ky, me efekt më të vogël, porse me mjaft fitim. Iracionalja i tërheq njerëzit me atraksion dhe ndryshim relaksues dhe me liri kërkimi të cilën e përfaqëson autori, që ua jep lexuesve me shpirtmadhësinë e tij! Sikur Dan Braun ka edhe shumë të tjerë dhe ka një kahje të veçantë në letërsinë botërore që kultivon këtë mënyrë, e që quhet butë dhe me arsye Letërsi Fantastike, futuriste etj. Duke kërkuar arsyen larg e më larg, humbim rrugën e kthimit në arsye dhe duke u mbrojtur me arsye, humbim arsyen! Sepse në të vërtetë nuk ka asgjë të vërtetë në rrëfimin e këtij autori, por ka të dhëna historike. Që më parë të dhënat historike janë mistifikuar me të njëjtën mënyrë e me qëllim të keq, por për fitim dhe famë. Legjendat për Tempullarët, arin, forcën, frymën mistike, shpatën Ekskalibur të mbretit Artur nga Kameloti dhe mistifikime tjera, janë që më parë të sajuara dhe sundojnë arsyen e njerëzve të rëndomtë.
Shembull tjetër mund të ndihmojë në dallimin e fushave të veprimit dhe llojit të nocioneve, sipas nevojës së sunduesit dhe demosit. Një Dan Braun ka për qëllim të pavërtetën nocion të ndërtuar me gjithë mjeshtrinë e shpikësit dhe adhuruesit të veprës dhe nga kjo mëton fitimin. Por një politikan ka shumëfish më shumë qëllime dhe fundi i kërkesës së tij është rrënim dhe ndërtim pas rrënimit në emër të tij mbase edhe të gjithë botës. Në rrugën e tij të rrënimit dhe pastaj ngritjes, është një sërë mjetesh e pajisjesh veprimi e mjeshtrie dhe ato të gjitha janë të zhytura me gjak të njomë e të tharë dhe me erë dheu përreth. Një politikan është zakonisht një zhvarrosës pa skrupull dhe pa botë njerëzore, i dalur jashtë gjithçkaje dhe i ngurosur në kalanë e vet të heshtjes. Nuk ka asgjë fisnike në betejat e një politikani dhe nuk ka as fitore. Gjithçka bën një politikan është rrënim dhe përdhosje, qoftë edhe të prindëve dhe të fëmijëve të vet, e për fitim. Asgjë nuk ka më të ulët në kërkesa dhe tërpi se kërkesat e një politikani. As edhe një fjalë e vetme te ai nuk mund të jetë në vend të vet, edhepse janë në gjuhë dhe në etni të tij.
Në një shembull të vogël mund të shohim veglat, me të cilat shërbehet ky mjeshtër i përjetshëm i mbrapështisë e përmbbysjes. Kohët e fundit, a vitet e fundit, përdoren te ne shumë shpesh armët rrënuese të k o rr u p s i o n i t dhe k r i m i t. Këto dy fjalë në të vërtetë janë fjalë rrënuese dhe vdekjeprurëse nëse përdoren për kohë të gjatë dhe me vendosmëri deri në fund. Korrupsioni dhe krimi, dy nocione të përafërt nga i njëjti kuptim me përshkallëzim të keq dhe të shpejtë!. Edhe veçeveç kur përdoren, janë shumë të fuqishëm. Të përdorur tok e ngitas dhe shumëherë, rrisin përceptimin deri në kulm. Efekti i tyre rapid i dëmshëm rritet me lidhjen e kontekstit me një kontekst të një shkrimi tjetër. Ky shkrim i sajuar veç pastaj mund të jetë në vazhdim me një shkrim tjetër të njëjtë apo të kundërt. Edhe nga ky shkrim del një shkrim tjetër, me kuptim të ri. Në vazhdim pa fund, gjithë kjo sajesë eksplozive mund të lidhet me një sërë shkrimesh tjera, me të vërteta e supozime. Duke përdorur nocionet e përmendur, përgjat tërë një serie tekstesh e plotësimesh, edhe supzimet e dyshimet barazohen me efekt bindjeje. Ndodhë që faktet nuk janë të vërtetë, si që nuk është e vërtetë as ngjarja vetë, porse me përzierjen e vazhdueshme të supozimeve e dyshimeve me shtesa tjera emocionale, premtimesh e simpatish, arrihet që një rrenë konstruksion fatal, të duket sikur e vërtetë. Këtë efekt e arrin përdorimi i nocioneve të sipërpërmendur.
Në të vërttë krejt e vërteta e politikanëve është te Pokeri Politik, me të cilin, milionat, dhjetrat e qindrat, janë pjesë e lojës dhe të mbuluara me fjalë të bukura e kritike nganjëherë dhe zbukuruar me virtyte të etnisë e folklorit!
Këto nocione kështu tok, të përdorur pandërprerë dhe me kombinim, kanë forcë rrënuese mediale dhe sociale. Duke ditur forcën rrënuese të tyre, mirë duke ditur, në botë kanë shumë kujdes në përdorimin e tyre. Kujdes maksimal kanë në përdorimin e cilit do njërit prej këtyre nocione dhe se përdorimi i të dyve tok, as nuk vjen në shprehje kurrë. Është pra shprehje e ndaluar me ligj, në kodin e sjelljes dhe nuk shkruhet por përcillet me gojë! Për më tepër, ka edhe ndalesa tjera, deri edhe te Ligji Penal! Veçmas ka rojë dhe kujdes në mospërdorimin e tyre ndaj punëve të shtetit, kuvendit dhe partive. Mund të ndodhë por edhe të përdoren dhe të shkojnë tok, por pastaj përdoruesi detyrohet të demantojë thëniet dhe të kompenzojë palën e ankuar me një maksimum pagese! Si të këtillë, për këtë, këto dy nocione të përdorur edhe tok, nuk i shkojnë për lavd askujtë të ndershëm e njeri. Që do të thotë se kujdesi në përdorim të tyre tregon kulturën dhe të vërtetën për drejtësinë e përdoruesit!



Te lutem mos hap tema si titull ti veshe Emrin tende. STAFI
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Arti i Kinos
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Kinematografi-
Kërce tek: