Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 ARTI DHE KULTURA SHQIPTARE

Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

ARTI DHE KULTURA SHQIPTARE - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ARTI DHE KULTURA SHQIPTARE   ARTI DHE KULTURA SHQIPTARE - Faqe 2 EmptyMon Apr 14, 2008 3:42 pm

Epidamnasit nuk pranuan asnje nga keto kerkesa.Kerkyrasit atehere e
sulmuan Epidamnin me dyzet anije, duke pasur me vete edhe te debuarit,
te cilet donin te ktheheshin ne atdhe;ata kishin me vete edhe
iliret.Pasi e bllokuan qytetin, ata shpalen se kush te deshironte nga
te huajt edhe epidamnasit mund te largohej pa pesuar gje, perndryshe do
t'i trajtonin si armiq.Por meqenese epidamnasit nuk degjuan, kerkyrasit
e rrethuan qytetin (ai ishte ne nje gadishull).

Kur te derguarit
e Epidamint arriten ne4 Korinth dhe prune lajmin se qyteti ishte
rrethuar, korinthasit filluan te pergatisnin ushtri dhe ne te njejten
kohe shpallen me ane te kasneceve se te gjithe ata qe deshironin mund
te shkonin ne Epidamn te jetonin ne kushte te njejta e te barabarta me
banoret e pare dhe kolonistet e ri, neqoftese ndokush nuk vendoste te
nisej, por deshironte te merrte pjese ne koloni, atij i lejohej te
mbetej ne Korinth, por duhet te paguante 50 drahme te korinthit si
peng, te gateshmit qe u nisen si dhe te tjere qe paguan parate dolen
shume.

Korinthasit iu luten megarasve t'i shoqeronin kolonistet
me floten e tyre se mos kushedi kerkyrasit i ndalonin ne det.Megarasit
u treguan te gatshem te lundronin me ta me tete anije, ashtu dhe Peleu
i Kelafonise me kater anije.Ju drejtuan me lutje edhe epidaurasve, te
cilet ju dhane pese anije, kurse hermionasit nje, trozenasit dy,
leukadasit dhjete dhe ambrakasit tete.

Nga thebanet dhe fliasit,
korinthasit kerkuan para;nga elejte gjithashtu para dhe anije pa
detare.Korinthasit vete bene gati tridhjete anije dhe tremije
hoplite.Kur kerkyrasit moren vesht per keto pergatitje, shkuan ne
Korinth se bashku me delegatet, lakedemone dhe sikyonas, dhe kerkuan
prej korinthasve qe te terhiqnin nga Epidamni si garnizonin ashtu dhe
kolonistet, te cilet nuk kishin asnje pune ne Epidamn.Dhe neqoftese
Korinthasit kishin ndonje pretendim per Epidamnin (thane ata, atehere
ata ishin gati ta shpinin ceshtjen ne gjyqin e qyteteve te Peloponezit,
per ta zgjidhur me marreveshtje nga te dy palet;kujt t'i njihte gjyqi
te drejten mbi kolonine ai sundonte)Ata cfaqen gjithashtu deshiren qe
ceshtja t'i paraqitej orakullit te Delfit, vetem qe te mos shkonte puna
deri ne lufte.Ne rast te kundert kerkyrasit, per deri sa korinthasit
veprojne me force, atehere edhe ata do te detyrohen te kerkojne ndihme
tek aleatet qe nuk jane te deshirueshem per korinthasit dhe sidomos, jo
tek ata qe kane tani.

Korinthasit u pergjigjen se do t'i
shqyrtonin keto propozime neqoftese kerkyrasit do te largonin nga
Epidamni anijet e tyre dhe barbaret; per sa kohe qe epidamnasit ishin
te rrethuar, ata nuk kane perse ta paraqesin ceshtjen e tyre ne
gjyq.Kerkyrasit u pergjigjen se ata ishin gati te benin
armepushim.29)Korinthasit nuk pranuan asnje nga keto propozime; kur
anijet e tyre ishin armatosur dhe aleatet kishin ardhur, ata u derguan
me pare lajmetare kerkyrasve, me anen e te cileve u shpallnin lufte,
pastaj dolen ne det me shtatedhjete e pese anije e dymije hoplite dhe u
drejtuan per ne Epidamn me qellimin qe te fillonin veprimet ushtarake
kunder kerkyrasve .

Kur arriten ne Akt te Anaktorit ne hyrje te
gjirit te Ambrakise, atje ku gjendet tempulli i Apollonit, kerkyrasit u
nxorren perpara nje lajmetar me varke me anen e te cilit u kerkonin qe
te hiqnin dore nga sulmi; ne te njejten kohe ata hypen ushtrine e tyre
ne anije, bene te vjetrat gati per lundrim, kurse te tjerat i
meremetonin.Kur lajmetari u kthye pa ndonje lajm paqesor dhe tetedhjete
anije korinthase ishin mbushur me ushtri (dyzet anije te korinthasve
mbanin bllokaden e Epidamnit) atehere kerkyrasit u drejtuan kunder tyre
ne det te hapur, u vune ne rreshtim ushtarak dhe filluan perleshjen.

Kerkyrasit
korren fitore te plote, duke shkaterruar pesedhjete anije te
korinthasve.Po ate dite kerkyrasit i detyruan anijet qe rrethonin
Epidamnin, te dorezoheshin duke u vene si kusht qe te gjithe te huajt
do te shiteshin si skllever kurse korinthasit do te mbaheshin ne vargoj
deri ne vendim te dyte.

Deri ketu Tuiqidi pershkruan ngjarjet e
luftimeve ndermjet Korinthit dhe Kerkyres ku dolen fitues keto te
fundit.Korinthasit terhiqen per tu pergatitur me forca ushtarake te
reja per betejat e me pastajme.Vite me pas filloi ne te vertete edhe
lufta e gjate e Peloponezit, ku u perfshihen thuaj se te gjithe qytetet
helene ne nje lufte pan helenike qe zgjati per me teper se njezet vjet
pa nderprerje.Te nisur nga keto te dhenat e Tuiqidit te siper
paraqitura mesojme terthorazi se fillimisht ne Epidamn ishte nje
popullsi vendase ilire, me von qyteti kolonizohet dhe vendosen aty
kolone helen, korinthas e kerkyras, rrjedhimisht popullsia ishte
eterogjene, shtresa qe mbizoteronte ishin ilire, zejtare skllever e
tregetare qe sundoheshin nga pakica "Oligarket" qe perbenin shtresen me
te pasur te qytetit sipas Tuiqidit, ne popullsin e Epidamnit ekzistonin
qe me kohe mosmarreveshtje te medha, ndermjet shtresave te gjera te
popullsise qytetare, dhe partise se "Oligarkeve" qe sundonin
qytetin.Keto mosmarreveshtje te medha arrijne ne konflikte te hapura
deri sa debohet jashte qytetit e gjithe klasa sunduese e "Oligarkeve"
te Epidamnit.

Qe nga ky konflikt se fill edhe lufta e
Peloponezit qe zgjati me shume se dy dekada 435/4 deri 411/10 para
Krishtit.Oligarket ne pamundesi te mposhtnin kryengritesit, detyrohen
te lene qytetin dhe te kerkojne ndihme per t'u rikthyer ne qytet ne
menyre paqesore.Ne kete moment kaq te veshtire oligarket ndahen ne
dysh, nje pjese shkojne ne kerkyre, qytetin meme, per te kerkuar
ndihmen e tyre per t'u kthyer rishtas ne Epidamn, ndersa pjesa tjeter u
strehua aty afer qytetit dhe se bashku me iliret e sulmonin qytetin si
nga toka dhe nga deti.ne rrjedhim te ngjarjeve, lufta civile e
Epidamnit kaloi kufijte territorial te qytetit dhe protagoniste te
vertete behen Korinthi dhe Kerkyra.Epidamni gjat gjithe kohes se luftes
qe zgjati rreth 20 vjet, mbeti i bllokuar nga deti prej flotes se
Kerkyres, dhe nga toka prej ilireve dhe oligarket qe ishin vendosur ne
afersi te tij.Keshtu qe mund te thuhet se gjat kesaj kohe qyteti ishte
i paralizuar.

Ne perfundim te luftes se Peloponezit, fituan
kerkyrasit qe ishin edhe perkrahesit e oligarkeve te debuar nga
Epidamni, kurse korinthasit qe ndihmonin epidamnasit, qe ishin rrethuar
ne kete qytet humben luften.Gjendjen e krijuar ne Epidamn pas mbarimit
te luftes pra para vitit 411 para Kri. mund ta ndjekim edhe nga te
dhenat e Diodorit te Sicilise, shek I para Kri.Ai shkruan "Ata
(Kerkyrasit) arriten te pushtojne Epidamnin, vrane te gjithe roberit,
me perjashtim te korinthasve qe i vune ne pranga dhe i futen ne burg.Te
deshperuar nga humbja e tyre, korinthasit u terhoqen ne Peloponez".

Pushtimi
i Epidamnit nga kerkyrasit duhet te konsiderohet si nje katastrofe per
banoret epidamnas, dhe humbje e madhe e pasurise se qytetit.Epidamni
mbas kesaj ngjarje humbi autonomin e tij dhe mbaroi se qeni nje qytet i
madh dhe i fuqishem sikurse e permend Tuiqidi.Tuiqidi nuk permend emrin
e vendit ku u strehua pjesa e oligarkeve qe qendroi afer qytetit por ne
mendojme se eshte rasti i mire qe ti referohemi legjendes se permendur
nga Apiani dhe konkludojme se ne kete rast vendi ku u strehuan
oligarket duhet ta identifikojme me limanin e Dyrrahut.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

ARTI DHE KULTURA SHQIPTARE - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ARTI DHE KULTURA SHQIPTARE   ARTI DHE KULTURA SHQIPTARE - Faqe 2 EmptyMon Apr 14, 2008 3:43 pm

Ne kete menyre edhe ngjarjet historike qe zhvillohen
ne vazhdim gjejne nje mbeshtetje te llogjikshme dhe nga ana tjeter
Dyrrahu konfrontohet me Epidamnin sikurse eshte bere ne historine e
shkruar te deritanishme.Mendojme se perpara se te vazhdojme me tej
historine e Epidamnit, e ndjejme te detyrueshme te sqarojme problemin
shume te nderlikuar te Dyrrahut.Duke mos i kushtuar nje vemendje te
vecante problemit te ekzistences se dy qyteteve te vecante, nuk mund te
kuptohet drejt edhe zhvillimi i ngjarjeve historike te koheve shume te
lashta, te cilat kane nje rendesi shume te madhe edhe pse burimet
historike jane shume te kufizuara dhe nga ana tjeter duke mos i
interpretuar drejt ato nuk behet e mundur qe te shpjegohen drejt edhe
materjalet arkeologjike qe zbulohen here pas here ne vendin tone.nje
keq interpretim i burimeve te rrallahistorike ben qe ne te mos kemi nje
histori te vertete te vendit tone per kohet e kaluara.Lidhur me sa
thame me siper po permendim disa raste te ketyre "Lajthitjeve".

Ne
vazhdim duam te terheqim vemendjen se ne "Historine e Shqiperise,
Tirane 1959" eshte shkrojtur se "ne vitin 627 para krishtit ne vendin
qe afersisht ze Durresi i sotem u ngrit nga qytetare te Korinthit dhe
Kerkyres, nje koloni tjeter helene me emrin Dyrrah (Dyrrahion) apo sic
quhet edhe ndryshe ne burimet antike Epidamn (Epidamnos)" Ne kete
pasazh te historise se Shqiperise duket qarte se nuk rrespektohen
theniet e Tuiqidit por vihet dore mbi te duke i deformuar, pra
cvleftesuar ne menyre te pa drejte.Lidhur me kete do te te shohim se
autoret e historise se Shqiperise nuk jan aspak te sakte kur paraqesin
Dyrrahun si koloni helene ngritur ne vitin 627 sepse ne fakt Tuiqidi
shkruan Epidamni kolonizohet nga Korinthasit e jo Dyrrahu, te cilin ky
autor nuk e permend emrin e tij sikur te mos e njihte fare
ate.Epidamni, shkruan Tuiqidi ishte nje qytet qe kolonizohet dhe jo
ndertohet nga Kerkyrasit.

Nuk mund te themi se kemi te bejme me
nje gabim, sepse emri i Epidamnit eshte zevendesuar ne te gjitha rastet
kur ai permendet nga autoret antik te me vonshem.ne tekstin e historise
se Shqiperise, per te qene me te sakte, shtojme se Epidamni permendet
cuditerisht vetem tri here.Si perfundim del se autoret e bindur se
emrat Epidamn dhe Dyrrah, perfaqesojne te njejtin qytet.Kjo mund te
thuhet vetem per periudhen pas shek V para Krishtit, atehere kur
Epidamni e kishte humbur rendesine e tij, per shkak te zhvillimit te
ngjarjeve qe do te shohim me poshte.Per ekzistencen e dy qyteteve,
Epidamn dhe dyrrah ne kohen e lashte ben fjale dhe Pausaniaa,
bashkekohes i Apianit, i cili shkruan se Epidamnasit, ne kohen tone
banojne ne token ku banonin ne fillim, por jo edhe ne qytetin e vjeter,
por ne nje qytet qe ishte larg te parit, qyteti i sotem quhet Dyrrah
nga themeluesi i tij.Me tej Pausania shkruan se pozicioni i quajtur
pikerisht Epidamnos ishte braktisur ne ate kohe por deshmon se nga te
dyja pikat ishin pak larg njera tjetres.Apiani i permendur, shkruan se
Epidamnasit nuk kthehen me ne kolonine e tyre, por perzihen nga
dyrrahasit dhe pas ketyre ngjarjeve, limani i Dyrrahut konsiderohet si
koloni helene me emrin Epidamn.ky pasazh, kaq i rendesishem nuk eshte
marre parasysh nga historiane te cilet kane trajtuar historine e lashte
te vendit tone.Ne jemi te mendimir se Apiani shprehet per pjesen e
oligarkeve te debuar nga Epidamni te cilet sic vume re, zune vend ne
bregdetin e Ilirise, dhe kur fituan te drejten per t'u kthyer ne
qytetin e tyre, pas luftes se Peloponezit, ata preferuan te qendrojne
pergjithmone aty ku u strehuan si refugjate, tek iliret.Te mbeshtetur
ne te dhenat e mesiperme shprehim mendimin se ne kete kohe ze fillin e
jetes qytetare Dyrrahu me nje popullsi ilire te perzier, sic shkruan
Apiani, me kolonistet helen te cilet duke qendruar si rrefugjate ne
Dyrrah dhe Kerkyreper aq kohe sa zgjati edhe lufta e Peloponezit duket
se ne Dyrrah kishin krijuar kushte edhe me te mira nga ato qe kishin ne
Epidamn, prandaj edhe kur fituan te drejtat e tyre, te perkrahur nga
kerkyrasit, nuk pranuan te rikthehen ne Epidamn.

Kolonet helen
te perzier edhe me iliret ne Dyrrah fillojne nje jete te re dhe me
shume prespektive per te ardhmen e tyre.Qyteti i Dyrrahut fillon te
zhvillohet me shpejtesi sa per nje kohe shume te shkurter e eklipsoi ne
te gjitha drejtimet qytetin e lashte te Epidamnit.Ne kushtet e reja qe
u krijuan ne Dyrrah ndodhen dy ngjarje shume te rendesishme, se pari u
ndryshuan institucionet qeverisese dhe se dyti u prene monedhat
autonome te qytetit te Dyrrahut.Ngjarjet historike qe u zhvilluan me
vone tregojne se banoret ilir te limanit te Dyrrahut, ne bashkepunim me
kolonet helen ndertuan nje qytet te ri nga te gjitha
pikepamjet.Aristoteli na jep nje pasazh te shkurter por shume
domethenes, ai shkruan se:

Kushtetuta pesoi edhe ne Epidamn nje
ndryshim te pjesshem,vendin e fylarheve (kryeatr fisi) e zuri bulea
(keshilli i qytetit).Ne mendojme se ky autor ne te vertete ka parasysh
kushtetuten e re te qytetit te ri te Dyrrahut te krijuar sic thame pas
ngjarjeve te luftes civile, dhe nuk duket e llogjikshme te mendohet se
aristoteli flet per qytetin e lashte te Epidamnit, sepse ndryshimet ne
kushtetute jane te rendesishme dhe lidhen drejtperdrejt me cfuqizimin e
te drejtave qe gezonin oligarket ne pushtetin ekzekutiv te
Epidamnit.Fakti qe Aristoteli permend emrin Epidamn le te kuptohet se
Dyrrahu per boten helene mban emrin e ndryshuar qe i vune kerkyrasit
kur perzien kolonet helen dhe e quajten Dyrrahun Epidamn.Ne Vazhdim te
zhvillimit te qytetit te Dyrrahut, vihet re edhe ne zhvillimin ekonomik
te tij vihet ne kushte te barabarta me qytete e tjere duke bere
ndryshime cilesore me prerjen e monedhave, tri drahmet e para autonome
qe mbajne legjenden --AYP, shkurtimi i emrit te qytetit Dyrrah.Keto
monedha, nga studjues te tjere jane konsideruar si te prera ndermjet
viteve 430-330 para krishtit.Lidhur me kete datim ne mendojme se duke u
mbeshtetur ne zhvillimin e ngjarjeve qe parashtruam me siper,
zanafillen e jetes qytetare Dyrrahut pas luftes se Peloponezit, si dhe
kushtet ekonomike me te volitshme per te prere monedhaautonome ishte pa
dyshim fillimi i shek. IV. para Krishtit.Terheqim vemendjen se sic
dihet nje pavaresi te tille ekonomike nuk mundi ta arrinte ne kohen e
tij Epidamni i cile ishte gjithnje nen varesine e sistemit ekonomik te
Kerkyres dhe kishte ne perdorim monedhat e qyteteve meme te Kerkyres
dhe Korinthit..Qarkullon nje mendim se Epidamni ka prere nje stater qe
arrinte ne shek. V. para kri.Ky mendim eshte shprehur qe dy shekuj
perpara, eshte fjala per nje prerje te tipit Koritnik qe paraqiste ne
faqe Pegasin dhe poshte shkronjen "E", dhe ne shpine koken e Athinase.

Shtojme
se ne muzeun Britanik jane 4 ekzemplare e te njejtit tip, te datuara
ndermjet 350-30.para.kri, qe mbajne ne fytyre, nen Pegazin, nje
delta...A.. dhe ne shpine ne te majte shkronjen "E".Per mendimin tone,
eshte e veshtire te mendohet se keto monedha i perkasin qytetit te
lashte te Epidamnit, sepse Epidamni ne shek. V.para.Kri. ishte
perfshire ne trazirat e luftes civile, dhe nga ana tjeter ai ishte i
rrethuar dhe i bllokuar nga flota e Kerkyres keshtu qe nuk kishte
kushte te favorshme per prerjen e monedhave autonome.Ne vazhdim te
zhvillimit te metejshem te qytetit te Dyrrahut vihet re se elementi
ilir mbizoteron mbi ate helen, aq sa ky qytet behet shume shpejt
kryeqendra e fisit ilir te Taulanteve,dhe rezidence e mbretit te tyre
Monun.

Ky eveniment me rendesi te vecante vertetohet plotesisht
nga monedhat tri drahme qe vihen ne qarkullim ne kohen e sundimit te
ketij mbreti ilir i cili pervec pranise se legjendes AYP. ose
AYPP.monedhat mbajne emrin mbreti Monun te shkruara ne gjuhen greke.E
shohim me shume interes te theksojme se percaktimi i drejte i
pozicionit gjeografik e politiko-shoqeror te qyteteve Epidamndhe
Dyrrah, krijon mundesine e vertete per te shpjeguar e vleresuar me mire
ngjarjet e rendesishme te historise se lashte te ilireve.Kjo sidomos
per periudhen e rendesishme te shek. V. para Krishtit, ku edhe burimet
historike jane shume te pakta.Ne kete menyre behet e mundur qe edhe
historia e fiseve ilire te pasqyrohet me denjesisht edhe me me
vertetesi nga sa eshte bere e njohur deri me sot.Analizimi me hollesi,
ne teresi i zhvillimit te ngjarjeve ne qytetin e Dyrrahut ne fund te
shek. V. para krishtit, percakton edhe me qarte poziten e dobet te
kolonisteve helen te Epidamnit, si rezultat i presionit te vazhdueshem
te aristokracise se fiseve ilire kundrejt ketyre koloneve.
Gjate ketyre dy shekujve ka mbizoteruar mendimi se
Epidamni dhe Dyrrahu formonin ne kohen antike nje qytet te vetem.Ky
mendim eshte shprehur qe ne fund te shek XIX.Nga L. Hezley dhe H.
Daumet.Keta dy autore ne rezultatet e misionit arkeologjik te
Maqedonise, botuar ne Paris me 1876, pershkruajne edhe qytetin e
Durresit.Sipas interpretimit qe u bejne burimive historike te kohes se
lashte dhe materialeve arkeologjike te gjetura ne vend, arrijne ne
perfundimin se Epidamni ishte i vendosur ne majen e kodres se Ullinjve,
te qytetit te sotem te Durresit, kurse Dyrrahu ne breg te detit,
afersisht ne vendin ku ndodhet sot porti i ketij qyteti.Per nje
vendosje te tille ata kane parasysh se Epidamni i ndertuar si nje qytet
i lashte bregdetar, ne maje te kodres ishte per nje periudhe i pa varur
dhe me vone, atehere kur sistemi i i fortifikimit mori nje zhvillim
edhe me te madh, ai mbetet si nje akropol i qytetit te riformuar.

Bashkimi
i dy pjeseve te qytetit mendojme se eshte bere ne fillim te shek V.
para Krishtit, kohe ne te cilen, sipas tyre, qyteti nen emrin Epidamn
arriti kulmin e madheshtise se tij.Ne fillim te shek XX. Prashniker e
Shober i kundershtojne keto mendime dhe nder te tjera ata tentojne te
provojne se qyteti grek sic e quajne Epidamn, u themelua jo ne maje te
kodres por ne lindje te kurrizit te saj, dhe se limani i lashte Dyrrahu
u vendos ne pjesen e brendshme te gjirit te Durresit.Mendimet e
shprehura, rreth problemeve historike dhe topografike te Epidamnit dhe
Dyrahut jane shume te diskutueshme edhe per faktin se studimet dhe
germimet arkeologjike qe jane bere keto 30 vitet e fundit ne Durres nuk
kane dhene asgje te re qe te vertetojne teresisht identifikimin e
qytetit te lashte te Epidamnit ne te njejtin truall me Dyrrahun,
Durresin e sotem.

Te nisur nga keto rrethana menduam se do te
ishte i nevojshem qe ky problem me rendesi per historine e lashte te
vendit tone te rimeret duke provuar drejtime dhe rruge te reja per te
gjetur nje zgjidhje te drejte dhe me mire te argumentuar.Per kete
qellim ne kete punim parashtrojme per diskutim pikepamjet tona rreth
problemeve historike e topografike lidhur me ekzistencen ne kohen e
lashte te qytetit te Epidamnit si qytet i vecante nga Dyrrahu, dhe
identifikimin e tij ne nje vend tjeter pak me larg se nga eshte menduar
deri me sot.Duke u nisur nga fakti se deri tani keto mendime jane te
pranueshme nga te gjithe ata qe shkruajne per probleme te ndryshme te
historise se lashte ne shohim se ne shume raste konkluzionet e tyra
dalin te gabuara dhe nuk perputhen me realitetin historik te ngjarjeve.

Ne
kohen kur romaket dalin ne skenen historike, dhe interesohen per
bregdetin e Ilirise jugore ata gjejne ne perdorim emrin e Epidamnit qe
gjenin ne burimet helene dhe ne perdorim te marinareve grek, dhe nga
ana tjeter qyteti i Dyrrahut.Autore te ndryshem mundohen qe te gjene
nje shpjegim te ketij problemi.Gjeografi Melea i shek I pas krishtit,
ne vepren e tij mbi ndertimin e botes thote se Dyrrahu me pare quhej
Epidamn dhe romaket ia ndryshuan emrin per arsye se u ndillte te
keqen.Dion Kasi, historian i madh grek i shek II-III pas Krishtit, ne
Historine Romake, shkruan; Dyrrahu ndodhet ne ate toke, e cila e
perkiste ilireve, parthine,kurse tani eshte athere atehere sigurisht ka
qene dhe eshte toke e Maqedonise, dhe eshte qytet i rendesishem, qofte
ky Epidamni i kerkyrasve, qofte i ndonje tjetri.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

ARTI DHE KULTURA SHQIPTARE - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ARTI DHE KULTURA SHQIPTARE   ARTI DHE KULTURA SHQIPTARE - Faqe 2 EmptyMon Apr 14, 2008 3:43 pm

Ata qe shkrojten per te dhe per themelimin, dhe emrin e tij e lidhin me
heroin Dyrrah por te tjere thone se vendi u quajt, Dyrrachium prej
romakeve, per shkak te veshtiresise qe paraqet bregu i tij, sepse fjala
Epidamnos ne gjuhen latine ka kuptimin e demit, dhe keshtu e quanin se
eshte nje shenje e keqe per zbarkimin e tyre ketu.Duam te terheqim
vemendjen me te dhenat qe kemi nga M. a. Lukani i cili thote se:
"Pertej deti i gjere shtrihet, qofte kur anijet me vela shkojne drejt
skeleve te tua o kerkyre, qofte kur majtas synohet Epidamni ilir, duke
u drejtuar drejt valeve te Jonit.Ketu strehoen varketaret, kur
Adriatiku te gjitha fuqite e veta i ve ne levizje, dhe kur Keraunia
fshihet ndermjet reve, dhe kur Sasoni Kalabrik, zhduket nen valet
shkumbuese"(fq. 45) dhe ne librin VI. vazhdon :"Ai [Qezari] porsa pa se
dhendri [Pompeu] nuk mund te terhiqej ne lufte, se i shmangej cdo
luftimi, duke pasur besim vetem ne ledhin e mbyllur, levizi ushtrin dhe
fshehurazi neper rruget plot shkurre dhe neper ara te Dyrrahut, i pari
kerkoi te zinte majat.I madhi [Pompe] i doli perpara neper rruge
bregdetare dhe ne ate kodren te cilen banori Taulant e quan "Petra",
ngriti lemin.

Ai ruan muret e Efyres (Kerkyres) duke mbrojtur
qytetin, qe do te ishte i sigurte edhe vetem me kullat e tij".Ajo qe
mbrohet ketu nuk eshte nje pune e natyres, por nje mur i ndertuar, sa
do larte qe te ngrihet ne ajer, keto ndertime te bera me pune njerezore
i perkulen pa veshtiresi rrebeshit te luftes dhe viteve, qe
shkaterrojne cdo gje.Por as ata qe e forcuan kete vend, natyren dhe
pozicionin e vendit asnje hekur nuk mun ta shkaterroje, i rrethuar nga
nje humnere e pa fund, ne cdo ane dhe nga nje det qe vjell shkrepa,
ketu do te hapim nje paranteze per t'i bere nje verejtje perkthyesit te
tekstit i cili shton ne kllapa [Dyrrahu] kurse autori antik ben
pershkrimin e "Petres" dhe jo te Dyrrahut i cili ne kete rast ishte i
mbrojtur nga ushtria e Pompeut, prandaj ne kllapa duhej te ishte
[Epidamni].

Kjo ka rendesi te vecante sepse edhe pershkrimi qe
vazhdon, kuptohet qe behet fjale per Epidamnin dhe nuk i pershtatet ne
asnje menyre pozicionit gjeografik qe ka Dyrrahu vazhdimi i Lukanit: do
te ishte ishull, pa kodren e vogel.Mbi thepat e tmerrshme per anijet,
mbeshteten muret dhe kur fryn era e vrrulleshme e jugut ngrihen dallget
e Jonit, lekunden tempujt dhe shtepite dhe deti shkumezon deri na cati
(fq. 101-102) ketu do te mesojme se "Petra" eshte pikerisht skela e
vogel ku Ana Komnea permend rrenojet e Epidamnit antik, dhe ku zbarkoi
ushtrin R. Guiskardi, ne opreacionet per sulmin e Durresit qe mbrohej
nga ushtria bizantine.

Nga sa Thame deri tani mund te mendohet
se gjate shek. IV para Krishtit, ne burimet greke permendet gjithmone
vetem emri Epidamn, ndersa nga fundi i shek. III. Para Krishtit ne
luften e pare iliro romake shfaqet Dyrrahu i cili pushtohet nga ushtria
romake edhe me vone emerohet kolonia Dyrrachinorum.Nga te gjitha
dokumentet epigrafike greke apo latine te zbuluara deri me sot ne
Durres, vetem njeri prej tyre ka nje vlere te vecante per sqarimin e
binomit Epidamn-Dyrrah.

E kemifjalen per mbishkrimin e zbuluar
nga Hezei-Duma ne vitin 1886.Ky mbishkrim, sot ndodhet ne muzeun e
shumenjohur te Luvrit, i inventarizuar dhe i botuar C. I. L.Ne botimin
e Hezeit-Duma ka nr.152 faqe 370.Mbishkrimi eshte ne gjuhen latine, me
germa temedha kapitale, ne 11 rreshta.Rreshti i pare mungon teresisht,
ne rreshtat qe vazhdojne mungojne 2-3 germat e fundit.Megjithe keto
mungesa autoret e botimit kane arritur ta lexojne teresisht dhe e kane
perkthyer ne frengjisht permbajtjen e ketij mbishkrimi.Ai konsiderohet
si me shume interes.

Autoret ndjehen te befasuar per faktin se
mbishkrimi i dedikohet nje kaloresi romak, i cili eshte me origjine nga
Epidamni dhe njekohesisht mbrojtes i kolonise Dyrrachinorum.Per kete
Arsye autoret shprehen se ketu ka vend per nje hipoteze sipas te ciles,
personazhi ne fjale nuk do te kete qene me origjine nga vete qyteti i
Dyrrachinorumit, por nga nje kala e lashte greke e Epidamnit.Kete qytet
Pausania e dallon ne shek. e II. pas Krishtit nga qyteti romak i
Dyrrachiumit.Mbishkrimi qe po studiojme, thone autoret, behet keshtu
nje prove e re ne favor te opinionit qe ndan te dy keto vendbanime.
Mbishkrimi i Luvrit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

ARTI DHE KULTURA SHQIPTARE - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Saga mesjetare e Melusines   ARTI DHE KULTURA SHQIPTARE - Faqe 2 EmptyMon Apr 14, 2008 3:46 pm

ARTI DHE KULTURA SHQIPTARE - Faqe 2 U1_Mite-Kult-2- Një mbrëmje, një kalorës i ri me emrin Raimond e takoi Melusinën afër
një vendi të quajtur Shatrivani i Etjes. Raimondi i dashuruar në çast
me fatën e bukur shqiptare e kërkoi për grua. Melusina iu përgjigj se
ishte dakord të martohej vetëm nëse ai do t'i betohej, se nuk do ta
shikonte kurrë asnjëherë çdo ditë të shtunë.

Somario- Ka një
bazë mitologjike të jashtëzakonshme për ta shpjeguar mitin e Melusinës.
Pikërisht në trojet iliro-shqiptare të Ulqinit ka ekzistuar miti i
Medeas, magjistares nga Kolkida. Dihet që ajo vdiq dhe u varros afër
Butrintit.

“Kronika e Jean D'Arrasit”. Është pikërisht ky
libër, një bestselleri i Mesjetës, që e popullarizoi përfundimisht
kultin e Melusinës. Ajo u bë kaq e famshme sa që shumë familje
princërore të Europës si p.sh. familja e Rohanëve dhe ajo e Sasenayeve
arritën deri aty sa t'i fallsifikonin pemët e tyre gjenealogjike duke
shpallur se e ishin prejardhjen e drejtpërdrejtë nga shqiptarja
Melusina. Princi i Sasenagevenit e mohoi origjinën princërore të
mëparshme për ta futur Melusinën në poemën gjenealogjike të familjes
duke thënë se kur Melusina e braktisi Lusignanin, u fsheh në shpellën e
Sasenayegit pranë Delfinatos. Edhe Henriku VI, konti i Luksemburgut e
proklamoi botërisht veten pasardhës të Melusinës dhe se kishte më të
drejtë për këtë privilegj se sa të tërë pretendentët e tjerë. Madje në
shekullin XX të TV-ve dhe kompiuterave gjatë festimeve për përvjetorin
e krijimit të Luksemburgut u shfaq për një kohë tepër të shkurtër
figura e vegimtë e Melusinës në ajër. Sot në Evropë janë dy qendra, ku
mbijeton kulti i Melusinës. Qendra e parë është qyteti francez i
Lusignanit që është qendra mëmësore e kultit dhe qendra e dytë është
Luksemburgu që sipas studiuesve është qendra dytësore. Unë kam shkruar
diçka në librin tim “Vjeshta e Princit” për përrallën e Melusinës. Kam
shkruar historinë e saj fillestare. Fabula e saj është parapëlqyer në
Francë dhe sot në qytetin Sassenage (që është Lusignani i lashtë),
kulti i Melusinës është një nga kultet më turistikë të Francës dhe të
Evropës. Në këtë qytet francez janë akoma dhe sot dy shpella ku
dhjetëra –mijëra turistë hyjnë për të parë mjedisin legjendar të banjos
rituale dhe magjike të Melusinës. Para disa kohësh një miku im më solli
librin e botuar në Grenoblë në 1991 të SeVerin Batfroi me titull
“Melusinë de Sassenage” Ky libër i mrekullueshëm kishte kronologjinë e
përrallës së Melusinës dhe qe i ilustruar me shumë gravura mesjetare
dhe kishte shumë refernca mitologësh. Që në fillim autori i librit
shënon se miti i Melusinës ka tërhequr vëmendjen e dijetarëve më të
mëdhenj mitologë të botës si Mirçea Eliade dhe Karl Gustav Jungut. Vetë
Shatobriani e ka quajtur përrallën e Melusinës një mirazh të historisë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

ARTI DHE KULTURA SHQIPTARE - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ARTI DHE KULTURA SHQIPTARE   ARTI DHE KULTURA SHQIPTARE - Faqe 2 EmptyMon Apr 14, 2008 3:47 pm

Legjenda Franceze. Magjia e kësaj përralle është trajtuar në veprat e
shumë shkrimtarëve francezë jo vetëm nga klasikët por edhe nga
shkrimtarët modernistë dhe avanguardistë. Nga shkrimtarët më të mëdhenj
klasikë dua të kujtoj Fransua Rabëlenë. Në kryeveprën e Rabëlesë
përmenden tre dhëmbë të humbur, gjoja të një fëmije gjoja të lindur nga
Melusina. Pse Rabëleja është mahnitur nga miti i Melusinës? Sepse
qyteti Sassenage është afër Grenoblës, qytet i njohur kaq mirë nga
Rabëleja. Kur nëna Presina u zemërua shumë dhe e dënoi Melusinën që çdo
ditë të Shtune, të kthehej në gjarpër nga mesi e poshtë trupit kur
shkonte në banjo, Melusina e pezmatuar udhëtoi në drejtim të Europës
Perëndimore. Kapërceu Pyllin e Zi dhe malet Ardene, derisa arriti në
Puantu të Francës. Aty në pyllin e quajtur Kolumbieres u bë mbretëresha
e fatave të vendit. Një mbrëmje, një kalorës i ri me emrin Raimond e
takoi Melusinën afër një vendi të quajtur Shatrivani i Etjes. Raimondi
i dashuruar në çast me fatën e bukur shqiptare e kërkoi për grua.
Melusina iu përgjigj se ishte dakord të martohej vetëm nëse ai do t'i
betohej, se nuk do ta shikonte kurrë asnjëherë çdo ditë të shtunë.
Kalorësi u betua. Ata u martuan. Melusina ndërtoi për të dy një
kështjellë të madhe, kështjellën e Lusignanit, sot Sassenege.
Melusinalindi tre fëmijë, tre djem. Secili prej tyre kishte nga një
difekt të vogël. Njëri lindi me dy dhëmbet e parë shumë më të mëdhenj
se të zakonshmit, tjetri kishte ngjyra të ndryshme në të dy sytë e tij,
kurse i treti i kishte veshët tepër të gjatë. I pari u quajt Gofre-i i
Dhëmbit. Ky djalë vrau pa dashje në lojë vëllain e tij Freimondin. I
shoqi i Melusinës i skllavëruar nga dyshim nuk e mbajti fjalën e dhënë
dhe një ditë të shtunë (të shtunën e transformimit) pa nga vrima e
çelësit në banjon e mbyllur që transformohej nga mesi e poshtë në një
gjarpër. Ai u tmerrua dhe i ulëriti të shoqes: “Jashtë, jashtë nga jeta
ime o gjarpër i mallkuar!” Melusina klithi tmerrshëm dhe iku
fluturimthi jashtë kështjellës. I shoqi më vonë e kërkoi në pyll dhe
gjeti vetëm një krëhër të artë, që Melusina e mbante në banjo. Ajo nuk
u kthye kurrë më. Fëmijët u rritën pa nënë, vetëm herë pas here në
dyshemenë e dhomës ku flinin fëmijët dukeshin gjurmë uji të trupit të
ndonjë gjarpri që ishte vetë Melusina e transformuar në një gjarpër që
e përvëluar nga malli vinte për të parë fëmijët. Ajo nuk mund të
kthehej kurrë më. Por ajo përpara një katastrofe apo fatkeqësie mund të
paraqitej si fantazëm në qiell dhe mund të bënte paralajmërimin për
njerëzit.

Legjenda e Luksemburgut. Sipas saj Melusina qenka
martuar me Zigfridin. Ky kreshnik shkatërroi një shkëmb jashtëzakonisht
të madh të quajtur Bocku që kishte zënë grykën e luginës së lumit
Alzete. Me ndihmën e magjisë së gruas së tij Melusinës Zigfridi ndërtoi
kështjellën rreth së cilës u krijua mbretëria e Luksemburgut. Sipas
fatit të saj të paracaktuar Melusina u zhduk dhe u burgos brenda një
shkëmbi e dënuar me që kishte bërë aleancë me një vdekshëm. Në gojë ajo
mban një çelës të artë. Çdo njeri që mund të t'ia rrëmbeje çelësin e
artë mund ta marrë për grua duke e çliruar përgjithmonë nga mallkimi.
Gjatë ditëve dhe netëve të errëta të gjata të burgimit në mes të
shkëmbit Melusina punon duke qepur një këmishë prej liri në të cilën
përnjë vit shton vetëm një fije. Nëse këmisha do të mbarohej para se
ajo, Melusina të çlirohet nga mallkimi atëherë shkëmbi dhe qyteti i
Luksemburgut do të zhduken nga bota me një vrull të madh të papritur.
Siç shihet legjenda luksemburgase e Melusinës është krejt e ndryshme.
Ne na intereson që legjenda franceze është më autentike.



të gjitha librat për Melusinën nuk mohohet përkatësia e saj, e
origjinës me një baba, që ka qenë mbret i Shqipërisë (Albanisë). Në
librin që përmenda më sipër të SeVerin Batfroi ka shumë të dhëna të
gojëdhënave lokale. Theksohet karakteri i dyzuar, hibrid i Melusinës,
gjysëmnjeri dhe gjysëm gjarpër. Ajo është si kentaurët, apo si sirenat
dhe grifonët. Ajo zotëron fuqinë magjike në tokë dhe ujë. Është më
tepër e ngjashme me qeniet e ndërmjetme dhe hibridet e botës së
Poseidonit. Në disa gravura Melusina paraqitet në pjesën e poshtme të
trupit si sirene deti. Melusina ka tabunë e mallkimit. Pse pikërisht të
shtunën ajo kthehej në gjarpër? Kjo të kujton të shtunën e hebrenjve,
Sabatin e shtrigave. Në njëfarë mënyre Melusina është një shtrigë
heroinë, gjysëm e mirë dhe gjysëm e keqe e Mesjetës. Në këtë mënyrë ajo
ngjan me hyjnitë e vedave indiane, që janë të dyzuara, edhe pozitive
edhe negative. Melusina ka pra karakterin e një qenieje ambiguide.
Pikërisht ky karakter ka bërë që ajo të kthehet në një totem të madh të
Mesjetës. Kështu shpjegohet pse autorë modernistë e kanë adhuruar
Melusinën. Në 1405 botuesi parizian, Couldret nxorri nga shtypi një
roman me vargje të Melusinës, një epos për Melusinën. Ky roman u imitua
nga Nervali dhe u çmua dhe nga Gëte. Në 1121 Franc Hellenc botoi po në
Paris romanin surrealist “Melusina”. Që në fillim të tij tregohet një
imazh brutal i një katedraleje gotike që ngrihet e vetme në mes të një
shkretëtire pa fund. Naratori flet për Melusinën me një logjikë
onirike. Deri më sot është një bibliotekë me libra kushtuar Melusinës.
Janë bërë përpjekje për të shpjeguar etimologjinë e emrit Melusina.
Disa e shpjegojnë atë nga përbërja e dy fjalëve mere, nënë dhe lux –
luxis, d.m.th. dritë. Disa madje e ftillëzojnë Melusinën nga shenjtorja
e krishterë shën Luçia e Sirakuzës. Ka dhe një shpjegim tjetër
etimologjik, që e shpjegon emrin Melusina nga “mere Lousine”, d.m.th.
Nëna Lucinë – Ulkonjë. Ky shpjegim është në kundërshtim me figurën e
totemit që është gjarpri dhe jo ujku. Bëhet pyetja: Pse Melusina quhet
me origjinë nga Shqipëria. Mos vallë kronikat mesjetare gabojnë dhe
mashtrojnë? Përkundrazi. Ka një bazë mitologjike të jashtëzakonshme për
ta shpjeguar mitin e Melusinës. Pikërisht në trojet iliro-shqiptare të
Ulqinit ka ekzistuar miti i Medeas, magjistares nga Kolkida. Dihet që
ajo vdiq dhe u varros afër Butrintit. Eposi i Medeas është shkruar në
Mesjetë në disa variante. Medea është magjistarja që therri fëmijët,
vetëm e vetëm se burri i saj e shkeli betimin. Dalim kështu tek miti i
besës së dhënë. Ky mit zotëron tërë folklorin shqiptar. Le të kujtojmë
mitin e Rozafës. Pikërisht tabuja e besës, e fjalës së dhënë është pika
gravitacionale e mitit. Tabuja e besës është instrumenti i shpjegimit
dhe i mbijetesës së mitit së Melusinës. Fjala e dhënë është strukturë e
folklorit shqiptar dhe konkretisht të shumë legjendave dhe
përgjithësisht e mentalitetit popullor.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

ARTI DHE KULTURA SHQIPTARE - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ARTI DHE KULTURA SHQIPTARE   ARTI DHE KULTURA SHQIPTARE - Faqe 2 EmptyMon Apr 14, 2008 3:47 pm

Për fabulën e Melusinës thuhet se ajo ka origjinë nga Shqipëria
(Albania). Pra është një mit që ka shtegtuar nga Lindja në Perëndim. Po
kështu ka shtegtuar nga Lindja në Perëndim edhe miti i kalorësve të
Shën Gralit. Shën Grali është kupa e shenjtë, që përdori Krishti në
skenën e Darkës Mistike kur u dha verën dishepujve të tij, duke ju
thënë se po pinin gjakun e vetë Krishtit. Kjo enë kishte veti
çudibërëse dhe thuhet se u morr nga një i quajtur Josifi i Arimathesë
dhe u dërgua në Angli. Aty ena e quajtur Shën Grali u fsheh në një
kështjellë dhe tërë heronjtë e Tryezës së Rrumbullaket të mbretit Artur
bëjnë kërkime të pafundme për të shtënë në dorë Shën Gralin. Kështu
mitologu Mirçea Eliade ka vëzhguar dhe përcaktuar se shumica e miteve
të mëdha të Perëndimit e kanë origjinën nga Lindja.

Kjo ikone
e lëvizjes Lindje Perëndim është e barazvlefshme edhe për mitin e
Melusinës. Do të ish mirë që ne shqiptarët ta bënim të njohur këtë mit
dhe të bënim kërkime të ngjajshme për gjenezën dhe shtegëtimit e mitit.


Do të ishte e domosdoshme që edhe të përkthenim diçka nga
larmia e madhe e romaneve në vargje, poemave kalorsiake dhe baladave të
pafundme për Melusinën. Fjala vjen e famshme është poema e shkrimtarit
francez Louis Pocat, botuar më 1902 në Grenobël të Francës. Miti i
Melusinës duhet të jetë me origjinë para mesjetare. Studimet kanë
treguar se ky mit gjallon edhe te skllavët të cilët me sa duket e kanë
marrë te ilirët. Fjala vjen te populli çek Melusina quhet Milusha dhe
është Hyjnesha Mbretërore e Shirave dhe e Shtrëngatave. Edhe te ciklet
mitike te Herkulit, ka një takim të tij me përbindëshen femër Ekidna,
që është gjysëm vajzë e gjysëm gjarpër në shpellën e quajtur Hyle.
Ndikime te figura e Melusinës kanë dhe tipare të Erosit dhe Psykesë.
Ambikuiteti i magjistares Melusina tregon gërshetimin e saj prej shtaze
dhe njeriu. Melusina të kujton edhe hyjneshën indiane Sara Kalia. Diçka
për kultin e gjarpërit tek ilirët. Sipas ilirologut të madh të ditëve
tona, Aleksandër Stipçeviç, kulti i gjarpërit si kafshë ktonike është
kult kryesor i ilirëve. Në pafkën prej argjendi në reliev të gjetur në
një nga varret monumentalë në Pelion të Selcës së Poshtme është
rafiguruar edhe mbreti i Tebës Kadmi, i cili shtegtoi tek fisi ilir i
enkelejve, u bë mbreti i tyre dhe lindi djalin me emrin ilir, që u bë
emri eponin i krejt kombit ilir. Kadmi mbas vdekjes u transformua së
bashku me të shoqen e tij Harmoninë në dy gjarpërinj hyjnorë. Kulti i
gjarpërit është parë edhe tek vetë emri i Ilirit, që sipas dijetarëve
filologë ruan një trajtë të vjetër të një rrënje të gjuhës sanskrishte,
që do të thotë me u mbështjellë, me u rrotullue, që janë lëvizjet
tipike të gjarpërit. Tek populli i madh i hititëve të Lindjes ka
ekzistuar një hyjni gjarpër, që është quajtur Illurianka. Kultin e
gjarpërit e kanë hetuar dhe e kanë vlerësuar dijetarë të tillë si Jul
Pokorni dhe Paul Kretçmer. Figura e gjapërit ndodhet në shumë monumente
antike dhe mesjetare në Shqipëri, madje edhe në dyshemetë e kishave
krishtere të mesjetës së hershme, tek gurrët e varreve në Malësinë e
Veriut si dhe tek ornamentet e skalitura të portave të kullave në
Mirditë dhe në Dukagjin. Për kultin e gjarpërit tek shqiptarët ka folur
dhe mis Durhami. Në baladat popullore shqiptare, vajza e bukur
portretizohet si një gjarpërushe e shkathët, apo si një nepërkë e
shkruar. Të gjithë këto elementë kaq të gjallë në Shqipëri mund të
shpjegojnë pse gjeneza e mitit të Melusinës nuk harrohet të thuhet në
të gjitha tekstet është vetëm nga Shqipëria (Albania).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

ARTI DHE KULTURA SHQIPTARE - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Gjergj Elez Alia   ARTI DHE KULTURA SHQIPTARE - Faqe 2 EmptyMon Apr 14, 2008 3:49 pm

ARTI DHE KULTURA SHQIPTARE - Faqe 2 U1_gjergj-elez-alia
Gjergj Elez Alia (Pikture nga Ismail Lulani)

Trim mbi trima kishte qënë gjithmonë Gjergj Elez
Alia. Vjetë e vjet ai i kishte dal zot truallit të të parëve, ia kish
mbrojtur nderin. Kish luftuar me topuz e shpatë kundër armiqve të
derdhur këtej nga deti e nga toka për të shkelur vendin, për t'a
dhunuar e zhveshur. Dhe të gjithë këta armiq Gjergj Elez Alia i kish
shtrirë përtokë pa frymë. Por në luftrat e shumta me dhunonjës të
shumtë trimi ynë kishte marrë nëntë plagë në shtat dhe tani kishte
nëntë vjet që dergjej në kullë. Atë e kishin harruar të gjithë dhe e
kishin lënë në dorë të fatit. Nuk e kishte harruar vetëm e motra që i
rrinte ditë e natë mbi krye. I lante plagët me ujët e gurrës nëntë
vjece, ia shpëlante me lotët e syve të saj, i terte gjakun me flokët e
ballit; shtatin ia lidhte me shamitë e nënës, ia hijshonte me petka e
moçme të tatës; armët e brezit ia rendiste mbi krye. Sepse kur i shihte
armët pranë, bacë Gjergji e ndjente zemrën ende të ngrohtë, i ngjallej
një fill shprese. Ai i duronte si burrë dhembjet e plagëve kur i
ndërronte motra shtatin.Vetëm një dhembje nuk e duronte dot Gjergji.
Dhembjen për motrën e dashur të varrosur së gjalli pranë tij, në kullën
e lartë, që t'i mjekonte plagët, të përkujdeseshe për të. Kjo dhembje e
shtrinte Gjergjin si të vdekur, pa frymë. E motra e Gjergjit s'kish
patur kurë çaste gëzimi. Ndërsa shoqet e saj gëzonin të ritë e tyre,
kishin dashuruar, ishin martuar kishin lindur fëmijë, ajo rrinte
gjithnjë mbyllur në kullë pranë Gjergjit të sëmurë.

Kështu kaluan të nëntë vjetët. Vitin e nëntë u hap e
mori dhenë fjala gjëmëmadhe se kish dalë nga deti një bajloz i zi, trim
i fortë e i prapë, më i lig nga gjithë bajlozët e tjerë që kishin
shkelur gjer atëherë truallin tonë. Ky bajloz i prapë i kishte hedhur
vendit një rreng të rëndë; çdo derë ti jepte një dash të pjekur, çdo
vatër ti dërgonte një vashë të njomë Bajlozi vriste ditë për ditë,
digjte javë për javë një krahinë. Kishte vrarë aq kreshnikë sa tani
askush s' kish zemër t'i dilte përpara e t'i priste hovin, sepse topuzi
i tij ishte shumë i rëndë, shpata e tij ishte shumë e mprehtë dhe
shigjeta e tij përshkonte tej e tej trupin e kreshnikut. Kështu tërë
vendi lëndonte nën thundrën e tij.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

ARTI DHE KULTURA SHQIPTARE - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ARTI DHE KULTURA SHQIPTARE   ARTI DHE KULTURA SHQIPTARE - Faqe 2 EmptyMon Apr 14, 2008 3:50 pm

Gjergj Elez Alia s'dinte gjë;
ai dergjej në shtrat si i vdekur e i pakallur në varr. Askush nuk vinte
t'i qante brengën e ti kërkonte ndihmë sepse e dinin se s'kishte forcë
as të dilte tek pragu i derës. Kur i erdhi rradha shtëpisë së Gjergjit
që t'i jepte Bajlozit haraçin, dashin e pjekur dhe motrën, kjo, motra,
qau me lot dhe u ankua dhe nëmi

- O vëlla , po qysh na harroi neve vdekja e s'na mori

Nëna e tata kalben të vdekur nën blir.

Shtati i vëllait kalbet së gjalli brenda në shtëpi.

Shtati i motrës do të bjerë në duart e balozit të zi ...

Pse vallë nuk shëmbet kjo kullë të na zërë brenda të vdekur ?

Pse s'bëhet gërmadhë kjo shtëpia jonë ?

Vdekja është më e ëmbël moj e zeza nënë se sa jeta pa nder.

Atëherë Gjergji u zgjua, shikoi përreth e s'dinte
ç'kishte ndodhur. Kish ndjerë që i ishte lagur fytyra dhe kish pandehur
se kulla i ishte rrënuar aq shumë sa ia shtinte shiun brenda. Zemra iu
bë copë, shikoi motrën; dy vija lotësh ia përshkuan faqet e tretura.
Dhe nga pikëllimi mallkoi kullën;

- Hej, u nxifsh moj kulla ime! Të mbuloftë

fund e krye lemashku. Paç banorë brevën e gjarprit!

Si më lëshove ti kaq shpejt pikat e shiut brenda në shtrat ?

Motra ia fshiu me dorë të dredhur lotët e i tha:

- Jo, more vëlla, nuk bie shi përjashta e nuk pikonçatia e kullës.

Ty të kanë lodhur fort plagët e shtatit dhe shkretia,

prandaj s'di ç'flet; sytë e mi pikojnë lot vëlla !

Atëherë Gjergji i shtrëngoi dorën me atë pëllëmbën e
thatë, i lëmoi ëmbël fytyrën, e shikoi me ata sytë e mallit dhe i foli
me zjarr, si nuk kish folur kurrë:

- Pse qan moj motër ? Pse ma thyen kaq shumë zemrën ?

Shtati im ka nëntë vjet që po kalbet së gjalli.

Në këta nëntë vjet Gjergji yt s'ka pasur kurrë pushim e

ka fërfëlluar gjithnjë si ai gjethi i ahut në faqe të shullërit.

Vallë a s'ke pasur të hash e të pish në këta nëtë vjet ?

A s'të ka mbajtur ty vëllai me të veshur e të mbathur ?

A të ka rënduar ndonjëherë me fjalë ?

Apo tu mërzit vëllai dhe të ka lindur dëshira të martohesh e ta braktisësh ?

Atëherë motra, ia mori dorën, ia vuri mbi ballin e saj dhe iu përgjigj bukur:

- Oh vëlla ! Kaq shumë të paska mërzitur vuajtja që më flet kështu ?

Hyfsha gjallë nën dhè në më shkon mendja për t'u martuar.

të ngrënë e të pirë kam patur mjaft vëlla.

Edhe të veshur e të mbathur kam pasur mjaft,

Kurrë s'më ke rënduar me fjalë si sot.

Unë ty të kam tatë, ty të kam vëlla.

Po sot bacë Gjergji dua të qaj një brengë të madhe.

Si nuk t'u përkëmb vallë shtati në këta nëntë vjet që të dalësh gjer te praku i derës ?

Si nuk u tha motra jote - e thaftë vera !

Po qysh të duroj unë e zeza turpin e ti shkoj bajlozit në derë ?

Kur dëgjoi këto fjalë, bacë Gjergji i harroi të nëtë
plagët e shtatit, i harroi të nëtë dhimbjet dhe brofi drejt e më këmbë
sikur të mos paskësh lënguar kurrë në shtrat: i hollë, i gjatë, ashtu
siç kishte qënë dikur trim mbi trima. I tha së motrës:

- O motër, merr tani gjogun e luftës e zbrit shpejt deri tek nallban vëlami.

I thuaj: " Të dërgon falmeshëndet Gjergji, t'ia
mbathësh mirë gjogun me patkonj hekuritë farkuar e thumba trunxhi, se
do ti dalë bajlozit në shesh të burrave ".

Po s'desh të ma mbathë gjogun nallban vëlami,

hipi sërish e shko në derë të nallban dashamirit.

Vajza i hipi gjogut, e ngau shpejt, zbriti në qytet e shkoi drejt tek nallban vëllami.

- Puna e mbarë o nallban vëllami !

- Mbarë paç, moj vashë e largët !

- O vëllam, të dërgon falëmeshëndet bacë Gjergji t'ia mbathesh mire gjogun

me patkoj hekuri të farkuar e thumba trungji,

se do t'i dale baljozit në shesh të burrave.

Mirëpo në këta nëntë vjetët, që kur Gjergji ish
varrosur së gjalli breda në kullë, nallban vellami e kish harrur fare
vëllazërinë e vjetër. Ai nisi t'i flasë së prapthi së motrës së bacë
Gjergjit.

- Po të m'i falësh - tha -moj vashë, ata sytë e ballit,

unë do të shpëtoj Gjergjin tënd:

do t'ia mbath mirë gjogun e do t'ia bëj të fluturoje si era.

Motra e Gjergjit ia ktheu me zemërim:

- C'po thua ashtu, o nallban, tu thaftë goja ?

un pandeva se pata ardhur në derë të vëllamit,

po e shoh se paskam rënë në derë të magjypit.

Këta dy sy unë ia kam falur një hërë e përgjithmonë

nënës e tatës që kalben nën dhè,

ia kam falur Gjergjit tim që kalbet me nëntë plagë mbi dhè !

Kaq i tha motra e Gjergjit nallban vëllamit që e kish

harruar vëllazërinë dhe i ra kalit e shkoi te nallban dashamiri.

- O nallban dashamiri - i tha - të dërgon falëmeshëndet

bacë Gjergji, t'ia mbathësh mirë gjogun me patkonj të

farkuar dhe me thumba trungji,

se do të dalë të luftojë me bajlozin e detit.

Nallban dashamiri s'ia bëri fjalën dy po ia mbathi kalin mirë e bukur si për vete.

- I thuaj - tha - falëmeshëndet bacë Gjergjit e daltë faqebardhë në luftë.

- Rrofsh e qofsh o nallban dashamiri !... - ia ktheu vasha.

Mbrëmanet vajza u kthye në shtëpi dhe gjeti Gjergjin tek po priste nën hijen e blirit

: i veshur e mbathur me armët pranë. Ai kishte
mposhtur dhimbjen e shtatit për të ruajtur nderin e shtëpisë së vet e
të gjithë vendit për hakmarrje.

C'bëri Gjergj Elez Alia ?

Ia dërgoi falëmeshëndet Bajlozit të detit dhe i tha :

- Unë s'kam vashë për ty o bajloz !

Deshtë e vathës nuk i kam majmur për ty.

Kam vetëm një motër në shtëpi po nuk ta jap dot

se s'ka kush të më lidhë plagët e shtatit.

Pra të pres të dalësh në dyluftim në shesh të burrave.

Kur zuri drita të zbardhë majat ata të dy, Gjergji
dhe Bajlozi i detit dolën kaluar në fushë të luftës dhe zunë t'a
thumbojnë shoqishoqin me fjalë. Bajlozi ish veshur me parzmore të rënda
hekuri, kish vënë në kokë përkrenare celiku ish armatosur me

këpucë të rënda dhe shpatë të gjatë dhe kalin e kish
ngarkuar me pllaka hekuri. Tundej dheu ku shkelte. Sapo pa Gjergjin të
ligur e të tretur, kaluar mbi gjog, bajlozi qeshi me të madhe dhe i
thirri :

- Nga varri qenkë ngritur o Gjergj!

Pse më ke nxjerë kot bre burrë në fushë të luftës ?

A nuk e di ti se mua më thonë bajloz deti ?

Unë kam shembur nga kali shumë kreshnikë dhe i kam dërguar në botën tjetër.

Ty do të shemb me gishtin e vogël !

Gjergji ia ktheu bukur :

- Mirë po thua o bajloz të lumtë goja !

Vërtetë unë kam nëntë vjet që kam marrë udhën e varrit

se kam nëntë plagë në shtat, po pa arritur ende në varr

ti më ktheve prapë, sepse ti më ke kërkuar motrën

përpara se të më kërkosh dyluftimin,

ke kërkuar berat përpara se të kërkosh barinë,

unë kam ardhur këtu të tregoj se ç'na thotë kanuni i të parëve tanë;

të mos lëshojmë gjënë para se të lëshojmë armët,

të mos i japim kurrë motrat bajlozit para se të vritemi me shpatë në shesh të luftës.

Bëhu gati bajloz se të ka ardhur dita e fundit. Këtu i thonë Gjergj Elez Alia.

I lëshuan kuajt vrap në fushën e luftës tym më tym .
Bajlozi i prapë mori në shenjë i pari dhe hodhi topuzin . Gjogu i
Gjergjit përkuli të dy gjunjët dhe u ul. Topuzi i rëndë i bajlozit i
fluturoi Gjergjit mbi krye dhe u ngul tutje dymbëdhjetë pash thellë nën
lëndinë. Pluhuri u ngrit dymbëdhjetë pash lart. Kur i erdhi rradha
Gjergjit e hodhi bukur topuzin e vet dhe e qëlloi bajlozin në shteg të
ballit. Bajlozi u përkul dhe u gremis i vdekur. Kur u gremis u tund
tërë fusha. Kali mori arratinë . Gjergji nxori menjëherë shpatën e
mprehtë dhe ia ndau kryet nga trungu. Kryet ia vari në modhë të shalës.
Trungun ia hoqi zvarë për këmbe nëpër fushë përmes ferrash dhe drizash
dhe ia hodhi në një përrua. Gjaku i bajlzoit të zi rrodhi nëpër përrua,
nxiu gjithë lumin. Tre vjet rresht vendi rreth e qark kundërmoi erë
kërme...

Si e vrau bajlzoin e zi , trimi u kthye fitimtar në
shtëpi, mblodhi gjithë shokët e u tha : -pa dëgjoni o shokët e mi, falë
ju qofshin kullat e mia, falë ju qofshin gjithë paret e mia, falë ju
qoftë gjithë malli dhe gjëja ime, amanet motrën e Gjergj Elez Alisë.

Dhe trimi u hodh të përqafonte motërzezën që e
priste me gëzim. Të dyve zemrat u pushuan përnjëherësh. Vëlla e motër
ranë përdhe të vdekur. Vdekje më e lehtë dhe më e ëmbël s'ish parë
kurrë. Shokët vajtuan me gjëmë të madhe, hapën pastaj një varr të gjerë
sa t'i nxërë të dy vëlla e motër të përqafuar. Varrin e rrethuan me një
muranë të bukur që të mos harrohej kurrë se sa shumë e kishte dashur
vëllai motrën dhe motra të vëllanë, të mos harrohej trimi i madh Gjergj
Elez Alia, që mbrojti nderin e vet dhe të shtëpisë dhe që shpëtoi
vendin nga dhunat e bajlozit të zi. Mbi krye shokët u mbollën atyre të
dyve një bli të bukur, atje pushon ngaherë zogu i verës...

Kur nisi të dushkohet mali qyqja qëndroi mbi muranën
e varrit të ri se e gjeti blirin të tharë. Fluturoi mbi sarajet e zeza
dhe e gjeti tërë kulmin të shëmbur përdhe. Atëherë zuri vend në një
dritare dhe i tha me përbetim shtegtarit që shkonte udhës:

- Dëgjo o shtegtar i malit, në qofsh duke kënduar

kur të afrohsh kësaj ane pushoje këngën tënde,

në qofsh duke qarë kur të afrohesh kësaj ane

shtoje dhe më shumë vajin e gjëmën.

Unë kërkova bjeshkë më bjeshkë,

verova verim më verim,

mjerova shtëpi pas shtëpije

por kërkund nuk e pashë një trim si Gjergj Elez Alia.

Të gjitha shkuan e vanë,

Gjergj Elez Alia vdiq, motra e dhembshur vdiq,

kulla e lartë u shemb dhe murana e varrit s'njihet më,

as kulla e dikurshme,

po doli kënga që shkon si një yll drite nëpër shekuj

për të kënduar trimërinë e vëlait dhe dashurinë e motrës,

fismërinë e shpirtit të madh shqiptar

dhe kënga nuk vdes kurrë...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





ARTI DHE KULTURA SHQIPTARE - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ARTI DHE KULTURA SHQIPTARE   ARTI DHE KULTURA SHQIPTARE - Faqe 2 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
ARTI DHE KULTURA SHQIPTARE
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 2Shko tek faqja : Previous  1, 2
 Similar topics
-
» “LETËRSIA, ARTI, KULTURA DHE PAQJA UNIVERSALE” Referencë
» KULTURA SHQIPTARE DHE BASTARDUESIT E SAJ
» Shqiptaret ne Perendim KULTURA dhe Tradita !
» Arti i Kinos
» KULTURA DHE NIVELI KRIJUES

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Art dhe Kulturë-
Kërce tek: