Nëse ndonjëherë janë bërë përpjekje, që të dalë sa më në nivel kultura e diskutimit, përse të mos fryëzohemi nga praktika e tillë dhe të bëjmë një hap më tej !
Edhe pse problemi aktual i forumeve, vecmas i këtij forumi, është zgjidhja e plotë e çështjes shqiptare, përse gjithaq dalim të përmbajtur që në njëfarë mënyre mbesim si fushë e dikujtë por edhe e askujtë ?
Prandaj mund të thuhet se ne flasim në përgjithësi, por nuk veprojmë në veçanti! Ndërsa , koha pas gjithe kësaj klime të krijuar, dikton që ta përvetsojmë etikën e njeriut të kulturës, që flet drejtë, me maturi, dhe është i përkushtuar në parimet kombëtare !