Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Përmbledhje nga krijues të ndryshëm

Shko poshtë 
+14
ELIE
MUHAMETII
Ali Baba Tepelena
Sofra
Ani
Arta
eri M
gjakushi
naqeta
Beton
Guximi
Orfe@
shaban cakolli
feneri
18 posters
Shko tek faqja : Previous  1 ... 10 ... 16, 17, 18, 19, 20, 21  Next
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 17 EmptyWed Sep 10, 2008 11:08 pm

14.

Çka të të rrëfej

o lumth

me rrudha

në këtë pikë

të gjerë

të kësaj bote

të vogël

aq të vogël

e të ronitur



me lecka

këndëve shpërndarë

si fustani i (Sy)Monikës

nga trillimkeqët

ogurzi

mendjeprishur

nga një dashuri

e barabartë me urrejtjen

me helm nepërke

shtrirë mjerisht

në rrafshin mesmaleve

Mjellmat për t’i helmosur
Për syrin e (Sy) Monikës
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 17 EmptyWed Sep 10, 2008 11:08 pm

15.

E gjora

bredharake

dorë më dorë

shtigjeve pa shteg

murale

syverbër



përballë altarit

me kryq orto....



ku u fsheh korbi

sqepgërryer

i syrit

me shikim të largët

përtej maleve

me ngricë

nga vapa përcëlluese

e ditëve

të bjerra
shtigjeve pa shteg
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 17 EmptyWed Sep 10, 2008 11:09 pm

16.

Ku mbet brusha e piktorit

për një pikturë ferishte

me abcënë e pamësuar

të shpërndarë si stërkalat

e tretura në buzët e thara

nga thatësia

e verës në verig

pa asnjë lugë miell

në kusinë e përvëluar

nga vala



m’lejo lum lumthi

të pushoj

për pak frymë vendlindjeje

se m’duket

zbret nga maja

e Velia Glauas

Vata i Lekë Fanit

si Odiseja

për ta prekur me shpirt

ashtin e të parit

në Itakën e tij

pranë kishës së Kujarkës

në Velia Glauan
shkëmb.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 17 EmptyWed Sep 10, 2008 11:09 pm








Hysen Këqiku Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 17 Spacer Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 17 Spacer
Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 17 Right_blockblue
Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 17 Spacer

KOHA E BËNË TË VETEN




Meteorologut iu ka prishur

Aparatura



Dje e mora çadrën

Shi nuk ra

Sot nuk e mora

Shiu më bëri qullë



Nuk është koha për t’i zënë besë



Si t’i besoj qenit se nuk kafshon

Koha e bënë të veten
Edhe qeni jeton në të
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 17 EmptyWed Sep 10, 2008 11:11 pm








Hysen Këqiku Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 17 Spacer Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 17 Spacer
Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 17 Right_blockblue
Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 17 Spacer

TË DUA




Të dua

Kështu siç je

Me teke e huqe

Prej lindjes deri në perëndim

Prej veriu deri në jug



Dimrin ta bëfsha pranverë

Pranvera mos t’u bëftë dimër



Le të jetë kjo namë

Ndër më të mëdhatë

Drejtuar Ty

Pa pikëçuditëse në fund

Në fund pa pika të heshtjes



Të dua me çfarëdo mase

Në mëngjes

Në mesditë

Në mbrëmje



Të dua

Me kollën tënde të thatë

Me pëshpëritjet e përsëritura

Me zgjimet e përlindura

Me turret dhe mburrjet

Me ofet dhe brofet

Me rritën mbi shkrumb

Me qirinj të ndezur varreve



Të dua

Aq sa mundem

Të dua

Aq sa ka shpirti fuqi



Të desha dje

Dardani

Të dua sot Kosovës

Si do që të jesh
Do të të dua edhe nesër
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 17 EmptyWed Sep 10, 2008 11:12 pm








Hysen Këqiku Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 17 Spacer Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 17 Spacer
Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 17 Right_blockblue
Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 17 Spacer

NË KËRKIM TË SHPRESËS SË KALLUR






E kërkova

në dhembjen

e pezmatuar

në degën e tretur

të zogut

të harruar



shtigjeve

të shkelura

nëpër llucën

e pistë

rragamave

nga erërat

pluhurngritura



në qepallën

e teremekur

të harrimit



në gjuhën e memecit

me shikim të tretur



në vrapin e lepurit

që merr rrokullisjen

teposhtëzës



edhe në dashurinë

e shtegtarit

me vrapin e kthimi



në ujin

amull

të lumit të tharë



në rreshkun e buzëve

për pikën e ujit të etur

edhe në rrasën e gurit

ku drekojnë

zanat që shitojnë



në plasaritjet a harruara

në motet e bjerra

në melodinë

e fyellit të harruar

rafteve të kullave

nëpër mote



e kërkuam

në vetveten

e nëpërkëmbur

në ofshamat

në dënesjet e miturakut

bonjak

e pa djep

në lulakun e grimcuar

nga molcat

në kaptellin e grabitur

nga djepësit

në kupën e vajtimit

në vajin e vashës

për nusërim

II.

ajo

nuk kishte pamje

as formë

vendbanimi i saj

ishte thellë

i strukur

aq thellë

në fund të pusit

të kallur

vuante

për një pikë ujë

të kroit të harruar

kishte ethe

dhe asnjë vend

pa mornica

e katandisur me thonjtë

e mbetur në gurin e krisur

ajo e kishte humb

kumtimin

e kuptimit



vuajtjes ia kishte kërkuar

shpresat e grimcuara

me thonjtë e miut

në folenë e macjes

së uritur



në degën e tharë

për t’u takuar

me kukunë e qyqes

me soditje të papërcaktuar

hapësirës së kallur

si të bëhet për ta pasur

kthehet vallë loti mbrapa

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 17 EmptyWed Sep 10, 2008 11:13 pm








Hysen Këqiku Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 17 Spacer Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 17 Spacer
Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 17 Right_blockblue
Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 17 Spacer

BUZËQESHJA MË TËRHIQTE




Unë mendoja

se po t’i mëkoja plagët

kur shtrija rrugët para vete

mendoja se do të ngjitesha

kah burimet e erës

tok me petalet e rëna

për tokë



më dukej se m tërhiqte

buzëqeshja jote

tok me fluturimin e zogjve



ti ishe atje

ku puthiteshin retë

vetëtimat

bubullimat



atje kur mornica të ftohta

pikonin nga qielli

ti kishe dridhje

shkëlqim vese ishin ato

në relievin e mbushur

rrudha brengash

. . .

ecja

me hapin

lodharak të vargut

të varur

në verig



ecja

për qëllimet

tua



në reale

jo në ëndrra

me ankth



vargu i dalë

nga metafora

ecjen tënde e bëri hap

pas hijes sate të freskët

si hija e valës

më shket e më shket

vështirë e lehtë

dikush e kthen

mbarë e prapë

dhe

s’munda ta kap
as në dimër as në vapë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 17 EmptyWed Sep 10, 2008 11:17 pm








Naim Berisha Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 17 Spacer Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 17 Spacer
Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 17 Right_blockblue
Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 17 Spacer

A ka te gjalle ne ato varreza



Nje pyll i dendur, kallamishte
E djegur me cigar...
Ne ishull s'ka inerci
Vetem nje grusht uje te piste
Toke te djegur dhe pakez ajer.

Gjerat nje nga nje i ka debuar
Forca e rendeses a e perendise...?
Nje ere e keqe perplaset ne shqisat tona
Si neper shtigje vrima-vrima minjsh.

Kohet ne herbarium kunder njera-tjetres.
Qelite zbojne jonjerezit...
Rrekete e gjakut permbysin kuajt e eres.
Varret ia thone kenges.

A ka te gjalle ne ato varreza
A shndrit e lire aty bukuria
A vec te gjallet i mbulon e zeza
A vec meitet harlis dashuria.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 17 EmptyWed Sep 10, 2008 11:19 pm

Ku eshte vendi i bukurise





Ku eshte vendi i bukurise, as vete s'e di.
Te udhetoj drejt tij apo t'i shkruaj karte.
Vetem nje gje e them me siguri,
Vendi i bukurise eshte larg, shume larg.

Por, do ta gjej ate vend dhe une, patjeter.
Duke pyetur thone gjendet cdo gje,
Mjafton te mos rri si nje uje i ndejtur,
Mjafton te ec, te lodhem, te mos fle.

Sa vende te bukura une vete kam pare,
Aq te mira te ndershme, te gjitheve na rafshin.
Mos kujtoni se jam i pashetitur, i papare,
Nen qiellin blu, ne detin e hapur.

Ato vende te bukura me kane rrembyer ne duar
Me kane shpetuar nga smogu dhe cdo rrezik tjeter,
Me kane ngritur lart me mirenjohje, mua,
Mbi rrenoja kalash, nden lotet e vjeter.

Me hiret e nje panje gercele
Ikur nga shiu dhe rene nden bresher.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 17 EmptyWed Sep 10, 2008 11:31 pm

Levizim brenda piktures se njejte
Qe gjerat per ne te marrin kuptim
Smund te leme qeshjet e tejzgjatura
Te lendohen ne harrim

Duket jashte pikture
kur muziken mendore luajne sebashku
Hena mbi diell sjell fjalet
yjet behen tingujt prej se largu

Dhe per ne sikur thone:
Lodrojne siper delirit
Llogjiken sekret te disangjyreshit
levizeni si te doni
Lumturine e skicuar qe deshironi..!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 17 EmptySun Sep 14, 2008 6:19 pm

KRIME NË VËLLAVRASJE !
Krimi në vëllavrasje , 
Po bënë kërdinë!

Sepse, tani nuk udhëheq,

"Si mos më keq" !

Enver Shqiptari, me Partinë!

Tani, shqiptarët e kanë bërë,

Krejt të natyrshme, 

Si tymin -tragjedinë!

Janë të "lumtur" se:

Që si faculetën të shkretën:

E kanë futur këta fatzi- në gji- "demokracinë"!

Hiq, "mos të ndalen"!

Veç ta hedhin "vallen"!

Veç, le ta votojnë e ri-zezojnë;  

Deri në amshim, në vetshkatrrim; 

Salo Zinë!
Katunde , qytete e dete: 
Si Bajlozi po i lanë në gjak...

...Dhe, nga froni mavi -zi;

Nuk po tundet aspak!...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 17 EmptySun Sep 14, 2008 6:19 pm

MALLËNGJIM

 

Ku ka respekt dhe edukim, ka forcë dhe bashkim!

 

...Është natë von, më merr mallëngjimi,

Për odat tona dikur ; aty ku bëhej bashkimi,

Mblidheshin burra me vepra heroike,

Këndoheshin këngë të lashta epike!

 

Motrat dhe gratë tona krenare,

I mbanin odat me bujarinë shqiptare,

Si Zanat e malit, nderonin pa pushim…

Me pritjen bujare plot edukim!...

 

Dëftoheshin -trajtoheshin, ide të larta !

Përballë armiqve si të qëndrojmë,

Me besëlidhjen e madhe shqiptare!

Trojet tona si t´i ribashkojmë!

 

E fillonte fjalën plaku,

E përfundonte i riu…

Logu i burrave, e hapte fjalë-valën…'

Të hiqej qafet, okupatori shkja- ziu!...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Guximi
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Guximi


Male
Numri i postimeve : 2427
Age : 31
Vendi : Në "Komedinë Njerëzore"
Profesioni/Hobi : Student
Registration date : 12/09/2007

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 17 EmptyFri Sep 26, 2008 11:05 pm

Per revistë të shkollës e kam shkruar këtë Ese shkencore- leterare.

Shkenca dhe njerëzimi

Nëse njerëzimi arrinë te kuptoj se deri ne c’masë ka perparuar shkenca dhe ne pergjithësi te kuptojmë intensitetin dhe nivelin tonë evolutiv atëherë fare mirë mund ta kuptojmë se sa gjigante, e nderlikuar, e stërmadhuar dhe e shumë-llojshme është gjithësia - ekzistenca materiale.
Kur shikojmë me kujdes te arriturat tona prej pikës kur ne filluam te kuptojmë e ta perceptojmë drejt shkencën, arrijmë ne perfundim se ne njohim shumë ligje natyrore, e shoqërore te cilat na shtynë deri ne nivelin ku jemi sot. Këtë nuk e bëmë per arsye tjeter, vec se te arrijmë te mbijetojmë, te zhvilllohemi, e ta permiresojmë jetën e gjithësecilit.
Kemi fatin qe po jetojmë ne një kohë e vend ku shkenca ka perparuar ne një masë të konsiderueshme, dhe po përparon me hapa te shpejtë. Mund te themi shlirë e pa pikë dyshimi se po I ngushtojmë perimetrin mistereve rreth ligjeve te natyrës tone që na rrethojnë. Por për fatin tonë të keq e kunderta ndodhë sa I përket mistereve tona jasht vendbanimit tonë, jasht shtepisë tonë te vjetër - tokës.
Hapësira jasht sistemit tonë diellor (më së largu) për cdo njeri ne tokë është një vorbullë gjigante e mbushur me mistere te pafundme për të cilat vetëm mund të imagjinojmë e fantazojmë me baza shkencore.
Gjithësinë e kemi paramenduar si një top (me (pa) fund) që t’kurret e zgjerohet në mënyrë te njëtrajtshme e pafundesisht, sa është kjo logjike dhe sa I pershtatet ligjeve shkencore ja lëmë ne dorë kohës e shkencës bashkëkohore. Ky fakt natyrisht se bënë pjesë ne shkencën e errët, te pasqaruar,e misterioze, shkencë për të cilen njerëzit gjithmonë kanë shikuar por s’kane parë gjë.
Fakti që shkenca përmirësoj jetën e cdo njeriu, besoj që nuk vlen të përmenden shembuj, thjeshtë merrni kompjuterin e elektroniken në përgjithësi të cilat ishin revolucion I vertet. Pra besimi I njerëzve dhe mbështetja e tyre te shkenca, eshte shtuar e stërmadhuar jasht zakonisht shumë gjat shekullit te XX, për shkak të shpikjeve madhore që shkruan historinë.
Shkenca është udhërrëfyesi I njerëzve për të hapur botë te panjohura e të errta. Ajo eshte shkopi I njeriut te verbër. Njeriu I verber edhe pse pa shkop mundohet në një menyrë ta gjej shtegun e shpëtimin e vetë, kurse njerëzimi pa shkencë është vetëm nje shoqëri e egër që vdes dalë-ngadal në Universin e ftohtë, te errët, e misterioz. Pa luftë, pa përpjekje a pa mundime, thjeshtë vdekje e frikshme dhe e menjëherëshme.
Ajo eshte mburoja e gurët, dhe simbas fakteve të deritanishme, edhe e pathyeshme.
Cdo njeri nga ne, si qenje që bëjmë pjesë në një bashkësi te quajtur njerëzim, e ka peshën dhe vendin e tij të caktuar ne shoqëri, prandaj ne mund te kontribojmë në ndërtimin dhe ne murosjen e mburojes, që ajo të bëhet sa më e fortë, sa më e pamposhtur, e sa më efikase për të vepruar ndaj cdo fenomoni. Nga guri të shëndrrohet në një celik - në një obelisk të vërtet.
Deri me tani zelli dhe knaqësia e muratoreve per te punuara nuk ka qene edhe aq e shpresëdhënëse, per arsye të caktuara shoqërore apo ndonjë arsye tjetër, duhet të punojmë ta ndryshojmë mentalitetin njerëzor, sepse një ushtari të madh I duhet mburoja e celiket, dhe shpata e mprehtë vdekjeprurëse, dhe sepse jemi nje specie e ndarë padrejtsisht qe punojmë për interesa, e jo për te mire e përbashkët të njerëzimt. Jemi e ardhmja e botës fantastiko-shkencore, prandaj duhet të mbështetemi sa më shumë ne shkencë, zbulime e kërkime shkencore, ato kanë të bëjnë direkt apo indirekt me jetën dhe të ardhmen tonë.
” Te punojmë, Sepse shkenca eshte bukuria, karakteri dhe shpirti që na fali natyra”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 17 EmptySat Sep 27, 2008 5:29 am

Shqiptarë, vëllazërohuni!
Pemën stuhishkulur qindra herë,
lëreni të hedhë rrenjët thellë.

Shqiptarë, flakni tutje gjilpërat syshpuse,
dhe rrëmbeni lopatat e kazmat.
Pemën kombëtare mbilleni,
para se të zgjohen orkanët nacionalistë.

Shqiptarë! Lërini lopatat e kazmat të flasin shqip!
Rrënjët e kombit të pijnë ujë në pusin më të thellë.
Stuhitë nuk po flejnë.
Stuhitë shtegtuan përkohësisht nën qiejt e tjerë.



Stuhitë nuk do vonojnë.
Drejt qiellit tonë do fryjnë!
Midis degëve të pemës tonë,
si shtrigë do të fishkëllejnë.

Nëse stuhitë e përmbysin pemën tonë,
si një dorë gishtathyer,
le të mos mallkojmë fatin tonë të zi!

E mbollët pemën... më pyesin stuhitë?


Rezart Palluqi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
MUHAMETII
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
MUHAMETII


Numri i postimeve : 1106
Registration date : 07/05/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 17 EmptySat Sep 27, 2008 10:42 am

LETËR VËLLAIT!


Paqja qoftë mbi ty!

I dashur vëlla!
Ne nuk po dimë më të përgjigjemi
Sepse kemi harruar si pyetet
Nuk po e shohim më të vërtetën si qiellin mbi det
Sepse po shikojmë pa menduar për sytë
e sytë shohin shumë, por jo veten

I dashur vëlla!
Në mes të shkretëtirës
Është lodhur një deve duke bartur ujin mbi shpinë
Dhe po vdes nga etja
Ndoshta edhe peshku do të vdiste sikur të ngopej me ujë
E uji lagë gjithçka përveç vetes

I dashur vëlla!
Kam qeshur pa e kuptuar pse erdha në këtë botë duke qarë
Kam qarë pa e kuptuar pse qesha symbyllur në djep
E dua dhimbjen që më zgjoi nga gjumi i jetës
i asaj jete që nuk do të doja të ishte e imja
sepse, kafazi sado që të jetë i gjerë
prapë kafaz është

I dashur vëlla!
Duke u mahnitur se po i dallojmë të gjitha ngjyrat
Harruam të mendojmë për dritën që na e mundësoi dallimin.
Në rrugën e Pishtarit Ndriçues
Ka dritë për të gjithë ata që nuk i mbyllin sytë para saj
Dritës nuk i duhet dikush të dëshmojë se ajo ekziston
Sepse ajo vetë dëshmon për veten
Prandaj, ka kohë që nuk po dijmë të përgjigjigjemi
Sepse kemi harruar se çdo pyetje
e ka brenda edhe përgjigjen

I dashuri vëlla
Nëse jeton si ishull në mes të detit të paanë
Një ditë do të vijnë anijet e të zbarkohet tek ti
Sepse nuk kanë ku tjetër…
Në rrugët e jetës mund të ecin mirë
Vetëm ata që e dijnë ku shkojnë
Ata që nuk dijnë të ngrohen, digjen
Digjen pa menduar se zjarri djeg gjithçka përveç vetes



I dashuri vëlla!
Duhet ta pranosh tre herë se je i padijshëm
Për ta kuptuar se padituria është sëmundje pa dhimbje,
Por më e dhembshmja
Duhet të shkurorëzohesh tre herë nga kjo botë
Për ta kuptuar se kjo i ngjanë një plake
E cila është fshehur nën vellon e nusërisë

Kur ndjehesh i vetmuar mes qiellit dhe tokës
Mendo si ndjehen qielli dhe toka që të kanë në mes
Toka s’është e jotja por ti je nga toka
Prandaj, thuaj ballit le ta puthë tokën
E atëherë do ta ndjesh dashurinë e qiellit

I dashuri vëlla!
Nëse mendja nuk mund ta qetësoj zemrën
Atëherë thuaj zemrës le ta qetësojë mendjen
Sepse atë që e kërkon mendja e gjen zemra
Të gjitha vitet që shkuan i takojnë vdekjes
Çdo perëndim i diellit është edhe lindje e tij
Nëse nuk do ta humbasësh kohën
Lutju Atij që është betuar në të

O Zot!
Më jep aq mend të kuptoj sa i pamend jam
Më jep aq dije ta kuptoj sa i padijshëm jam
Më jep aq forcë ta kuptoj sa i pafuqishëm jam
E kur ngadhnjej mbi tokë
Më bëj të mos harroj se prapë do të bëhem tokë!
O Zot! Unë që të kam vetëm Ty
I shikoj me dhimbje të gjithë ata që kanë çdo gjë veç Teje
E çfarë mund të ketë veç Teje?!
O Zot!


Fatmir Muja
2006 Prishtinë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
MUHAMETII
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
MUHAMETII


Numri i postimeve : 1106
Registration date : 07/05/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 17 EmptySat Sep 27, 2008 10:51 am

KUR HARROHET FEJA

Kur harrohet feja
Harrohet dhe njerëzia
Shkrepëtinë si rrufeja
E zeza, ligësia

Kur harrohet feja
Errësira mbulon
Njeriu në beteja
Rron edhe shpreson

Kur harrohet feja
E shahet mirësia
Në shkollë e në ndeja
Flitet kotësia

Kur harrohet feja
Harrohet dhe morali
Ndër të rinjë e t’reja
Shpërthen skandali

Kur harrohet feja
Mos pyet për çudinë
Kur në sytë e tu
Sheh mizorinë

Krenohet veç i marri
Atje shkrepë zjarri
Vdiset nga uria
Pritet dhe fëmija
Pleqët edhe gratë
Veç për një dhuratë
Veç pse është njeri
Dhe kërkon liri
Çlirimtari terrorist
E pushtuesi- modernist...

E ka zotërinjë plot
Burra që s’kanë Zot...

Garohet për pushtet
Vëllau jetën e vet
Babë e nënë përçmohen
Fëmijët s’edukohen

Përgojohet miku
Shoqërohet fasiku

Nga e keqja s’turpërohet
I dobëti shfrytëzohet


Kur harrohet feja
Çdo gjë në botë
Edhe n’imtësi
Gjithçka është e kotë
E s’ka drejtësi

Kur harrohet feja
Sa përçmohet besa
Sa ngjajnë ngatërresa
Për burrat në fortesa
Nuk vlenë as ankesa

I keqi është i lartë
E kjo luftë e zjarrtë
Shkon në pambarim
Se gjithë ky teprim
Rrjedh nga një harrim
E shpirti s’ka ushqim

Kur harrohet feja
Jeta s’ka kuptim
Çdo çast na shpjenë
Në humbje e zhgënjim

Kur harrohet feja
Plumbi vëllaut i kthehet
E kur mbyllen rrugët
As vetja s’kursehet

Kur harrohet feja
E shahet besimtari
Vështirësitë e jetës
Na i zgjidh litari

Kur harrohet feja
Na humb dhe adresa
Cakun e arrinë
Hudhja nga ndërtesa

Kur harrohet feja
E tretemi në harrim
Nga toka edhe qielli
Na vjen lajmërim...

Ca të urtë të ndershëm
Nga vëllezërit e hershëm
Aspak mos u habit
Se thoshin përditë
Tek ta lutjen e gjenë
Zot! Na e ruaj fenë!


Blerim Halili, 04.02.2008, 15:00, Majac.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
MUHAMETII
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
MUHAMETII


Numri i postimeve : 1106
Registration date : 07/05/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 17 EmptySat Sep 27, 2008 11:23 am

“OJ SHQIPNI MOS THUEJ MBAROVA”

Në ora shtatë të mëngjesit
Mbështetur për një trung bliri
Si statujë e përdhunuar
Përballë platosë së autobusëve
Rri e vështroj

Ata nisen me radhë në kohë të caktuar
Për në Malme për në Oslo
Për në Helsinki
Të mbushur spic gra e fëmijë
Që nën ritmet e këngës
Oj Shqipni mos thuej mbarova
Përshëndesin me lot në sy
Derisa rrotat e autobusëve si gurë mulliri
Bëjnë rrotullimet e para
Si gurët që bluajnë kokrra gruri

Statujës i ther në shpirt
Kjo ikje e përjetshme
E shndërruar në humnerë
Nëpër mijëvjeçarë
Po kjo këngë në ikje
Ngjizur me lot e me harrim ç’duhet
Farsë e të qenit shqiptar
Milazim Kransiqi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ali Baba Tepelena
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
Ali Baba Tepelena


Male
Numri i postimeve : 187
Age : 68
Vendi : greqi
Registration date : 13/08/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 17 EmptySat Sep 27, 2008 1:04 pm

Megjithëse e lexova 3-4 herë nuk pashë asgjë pozitive dhe që ti shërbejë kombit e aq më pakë "Bashkimit kombëtar" siç është edhe forumi!Ajo që do cilësoja e do ti thosha një "BRAVO" z.Muhamet është se,e admiroj që ka kurajon dhe thotë hapur budallallëqet e tij.Meqënëse zotit Muhamet nuk i pëlqen "Farsa Shqiptar",është i lirë të mbajë farsën e tij por nuk ka të drejtë të luaj me ndienjat e një kombi,sepse nuk besoj të ketë aq "Muskuj" të trashë? Ne shqiptarët mburremi me të qënit shqiptar dhe jemi krenar.Si përfundim,shkrime të tilla...sepse poezi nuk është ajo mua më acarojnë dhe më ofendojnë,kur bie në kontakt me to.Besoj se kështu duhet të jetë për gjithë forumistat që e ndiejnë veten Shqiptar.
SHQIPËRIA E SHQIPTARËVE,VDEKJE TRADHËTARËVE.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
MUHAMETII
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
MUHAMETII


Numri i postimeve : 1106
Registration date : 07/05/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 17 EmptySat Sep 27, 2008 1:37 pm

Ndersa ti mendon se me kete poezi e ndihmon kombin, mendon se kjo poezi i kontribon bashkimit kombetar:
"kiss
Për poezinë "Vetmi" ,
Po të dërgoj një puthje,për shoqëri.
Mos e merr për xhelozi,
As të njoh dhe as të di,
Të ofroj...njerëzi.

"Mendohu një natë...e vepro të nesërmen"
"

O zoteri me poezi nuk ndihmohet kombi, e aq me pak me poezi romantike, me puthje e me xhelozira. Kuptoje kete njehere e pergjithmone, e mos u mundoni vetem te shtireni se kinse jeni patriot, patriti nuk matet me fjale por me vepra.

Me t'mira
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ali Baba Tepelena
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
Ali Baba Tepelena


Male
Numri i postimeve : 187
Age : 68
Vendi : greqi
Registration date : 13/08/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 17 EmptySat Sep 27, 2008 6:23 pm

O Muhamet!Ja ke hipur kalit në Dace...!Ti ngatërron Kekun-me-Byrekun!Ajo që kam shkruar unë janë ca vargje humoristike dhe s'ka asgjë të përbashkët me "Ç'na duhet farsa Shqiptar?" sa për mendimet e kalbura të tuat se"Nuk ndihmohet kombi me poezi!"
Je komplet jo gabim,por rreaksionar!Hap dhe lexo rilindasit dhe mëso se sa dritë hodhën ata me mendimet,shkrimet,veprat dhe poezitë e tyre.Nuk ja vlen të debatojmë bashkë,por ndiej detyrim edukativ e kombëtar ndaj të bëra vërejtje.Njerëz si ty,me mendime të tilla pjesa e shëndoshë e kombit jua gjen vëndin shpejt.Atë që nuk arriti mbase,që të bëj Serbi me ty,arriti ta bëj bota Islamike për të qënë një kamikaz për kombin nga rrjedh.Turp.Mos mos më shkruaj më.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
MUHAMETII
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
MUHAMETII


Numri i postimeve : 1106
Registration date : 07/05/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 17 EmptySat Sep 27, 2008 8:31 pm

O Ali..., apo me tu drejtu Nezir Myrta, sepse mendoj se jeni i njejti, vetem paraqiteni me dy e ndoshta edhe me me shume nofka. O zoteri, po ti mund te me fyesh dite e nate, por une nuk zbrapsem dot, sepse e di se e kam me te drejte. Dhe une e dua drejtesine. Ju as qe e pakenit kuptuar kete fjali: "Ç'na duhet farsa Shqiptar?", eshte e vertete se nuk na duhen shqiptare, qe bejne veprime per te mashtruar dike, qe nuk jane vetevetja, shqiptare konformista e servila, renegata, ketu mendoj se ka qene qellimi i autorit te poezise.
Ate qe nuk ka mundur te ma beje serbi (shkombetarizimin) s'ka dyshim se nuk do ia arrije te ma bej as arabi e askush tjeter. Sepse une jam shqiptar dhe kam gjak shqiptari. Krenohem se jetoj i tille, dhe do te vdes i till, shqiptar dhe vetem shqiptar. O zotri lere se ti nuk me njeh mua, prandaj flet keshtu. Por flis ti flis, sepse une nuk mund ta ndaloj, (Zoti na ruajt, sikur ta beja nje veprim te tille) vetem se jeni duke u treguar nje person i paskrupull dhe pa fije kulture.

Me t'mira
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ali Baba Tepelena
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
Ali Baba Tepelena


Male
Numri i postimeve : 187
Age : 68
Vendi : greqi
Registration date : 13/08/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 17 EmptySat Sep 27, 2008 8:40 pm

O Muhamet i zoti!
Unë vërtetë nuk të njihja dhe as të njohë...dhe as që dua të të njohë.Të ndesha rastësishtë këtu në forum.
E I-ra-Mësoje mirë shqipen.
E II-ta- Nuk jam Nezir Myrta,me dikë më ngatërron.Quhem Danel Cana.
E III-ta-Në do të dishë hollësi,jam nipi i frashëllinjve.
Besoj se u sqarove.Foli mëndjes,se nuk kam qëllim të ofendoj asnjë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
MUHAMETII
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
MUHAMETII


Numri i postimeve : 1106
Registration date : 07/05/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 17 EmptySat Sep 27, 2008 8:44 pm

- Shqipen e kam mesuar, do mundohem ta mesoj gjithnje.
- Ndoshta edhe nuk je une nuk e di, por mund te jete e vertete qe s'je.
- Kush jane keta frashellinje, e keni fjalen se jeni pasardhes i vllezerve frasheri!?
Gjithnje i flas mendjes, dhe do vazhdoj t'i flas, por druaj qe ju nuk e beni te njejten gje.

Me t'mira
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ali Baba Tepelena
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
Ali Baba Tepelena


Male
Numri i postimeve : 187
Age : 68
Vendi : greqi
Registration date : 13/08/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 17 EmptySat Sep 27, 2008 8:52 pm

Ka të tjerë Frashëllinj veç Vëllezërve Frashëri,apo Rilindasve?
Unë çdo gjë mund të fal,më thuaj çfar të duash personalishtë,por kur ul dhe fyen kombin tim dhe atdheun...këtë asnjërit nuk ja fal.As këtu ku jam,(në Greqi jam 15 vjet)nuk kam lejuar asnjë të më fyej gjërat e shënjta dhe jam krenar dhe me personalitet.
Besoj u sqaruam.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
MUHAMETII
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
MUHAMETII


Numri i postimeve : 1106
Registration date : 07/05/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 17 EmptySat Sep 27, 2008 8:57 pm

Zoteri kemi dale teresisht nga tema, por edhe kete e ndjej obligim ta them, po pse shpifni pa nevoje, po kush fyen komb ore zoteri! E tmerrshme!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 17 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Përmbledhje nga krijues të ndryshëm
Mbrapsht në krye 
Faqja 17 e 21Shko tek faqja : Previous  1 ... 10 ... 16, 17, 18, 19, 20, 21  Next
 Similar topics
-
» Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.
» KULTURA DHE NIVELI KRIJUES
» PROZE- nga autore te ndryshem.

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: