Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Përmbledhje nga krijues të ndryshëm

Shko poshtë 
+14
ELIE
MUHAMETII
Ali Baba Tepelena
Sofra
Ani
Arta
eri M
gjakushi
naqeta
Beton
Guximi
Orfe@
shaban cakolli
feneri
18 posters
Shko tek faqja : Previous  1 ... 10 ... 17, 18, 19, 20, 21  Next
AutoriMesazh
ELIE
Anëtar i ri
Anëtar i ri
ELIE


Female
Numri i postimeve : 163
Age : 54
Registration date : 10/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 18 EmptySat Sep 27, 2008 9:08 pm

Argjend XHELILI


Flladi shpirtin lehtas m'ledhaton
I dobët qëndroj para kënaqësisë
Tek e gëzuemja ditë zemra veq gufon
Është i kotë q'do varg i poezisë
Ramazani shkoi pa u përshëndetun
Bajrami të gëzuar të gjithëve na ka gjetun
Ardht' i bardhë si drita sytë që t'i verbon
Jetën tonë të zymt' me dritë flakëron
Rroftë sa mot të ketë mbi dhenat dunjas
Ardht' në t'mir të t'pasunit edhe fukaras
Me g'zim edhe dritë përherë u kujtoftë
I miri bajram , Zoti e bekoftë...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ELIE
Anëtar i ri
Anëtar i ri
ELIE


Female
Numri i postimeve : 163
Age : 54
Registration date : 10/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 18 EmptySat Sep 27, 2008 9:09 pm

Të shtrira e ngrira fytyrat e d'lira

Në netët e mira kuptojnë q'është mëshira

Në netët e fundme të të madhit muej

Të afërm jan vëllezërit e nuk jan të huej


Xhamitë gjallërohen plot me besimtarë

Që shkojnë e shërojnë zemërën e vrarë

Zemërën e vdekur ngjallin me dua

Në safat e gjatë nuk ka ma sevda...


Argjend XHELILI
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 18 EmptyMon Sep 29, 2008 12:33 am

ALI BABA ishalla ju ke ngja RILINDASEVE VELLEZERVE FRASHER POR ISHALLA NUK SIKUR TRADHATARI MITHAT FRASHERI TE UROJE CDO TE MIRE
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: POEMË: ADEM JASHARI Autor: Fejzulla Duraku   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 18 EmptyMon Sep 29, 2008 3:16 am

Kjo Kosovë fortë po qanë,
Po vajton e mjera nanë!
Një burrë trim me pas kanë,
Zot ksaj toke sot me i dalë.
Me i dalë zot mëmëdheut
Si në kohën e Skëndërbeut
Si në at' kohë dikur moti
Kur ishte gjallë Kastrioti;
Që Sulltanat si la kurrë
Në Arbri me vendos flamurë!
A esht' afrue dit' e bardhë?
Si në Krujë kur patë ardhë!
Me ardhë prapë e mej pa me sy
Si e kanë nda ket Shqiptari!
Shum po vu'n Kosova nën Sërbi!
Si nën kthetrat e korbit të zi!
Kjo Drenica po fol vetë;
Ende trimat nuk më kanë vdekë!
Ende trimat i kamë gjallë
N' ball Serbies për me i dalë!
Sllobodanin për me e ndalë. 

Pushkë e fortë ku paska kris?
Pyet Kosova, djepi Shqipnis?
N' Prekazin e Ahmet Delisë,
Lufton Ademi kunder Sërbisë!
Si Tahir Meha qe luftoj dikur,
Per të gjallë s'u dorzue kurrë!
Njëmijnëntqind e nëntdhjet e tetë
Në Mars ngritet legjenda vet!
N' kamë po çohet Legjendari,
Komandantë Adem Jashari.

Nga Kraleva, Nishi e Piroti,
Nga Prokupla vijn oj vraft Zoti!
Si re e zeza' kur prishet moti!
Ushtritë serbe kolonë po shkojnë
Ushtar, polic nga Belgradi çojnë,
Pesmij trupa po parakalojnë!
Tetëdhjet tanke po i dërgojnë!
N' Mitrovicë ushtria kalojnë,
Drejt Skenderajt ata po shkojnë!
Forca t' mëdha nga Skenderaj vijnë,
Pa çelë drita n'Prekaz po hyjnë.
N'Polac n'Llaush stacionohen,
Tre katunde keç po rrethohen!
Nga Llausha e kanë lajmrue,
Ademit i kanë tregue;
Veç Prekazi është rrethue!
Ademi djemve u paska thanë;
Çojnu trima gjithë në kam,
Mitraloz e bume mej marrë
Gjith n'pozicjone për me dalë,
Shkau Prekazin don me kallë!
Shkau neve na paska mësy,
Në Prekaz ushtria don me hi!
Qoftë përhajr Ademi po thot,
Njëqind vjet kemi pritë si sot.

Te Jashart boll janë mundue,
Dajt nga Llausha per me shkue.
Askush s'mundet me u afrue!
Ndihm Ademit s'po mujn mej çue!
Shum keç shkiet e kan' rrethue!
Si me lisa me e gardhue!
Rrethimin t'gjall mos me kalue,
Askush i gjall' mos me shpëtue!
Topat e shkaut po kërsasin,
Kullen Ademit ja godasin!
Tanksi, minahedhsi s'po pushojnë,
Barot e hekur ngado gjëmojnë!

Jashart kanë nis me kendue
Edhe me kangë tuj luftue!
Pushkë e kangë s'po i ndalin!
Zakon u kishte lën i pari,
Tuj këndue lufton Shqiptari.

Çou nipash, daja po m'ja ban
Ishte plak besa daja Osman
Edhe Ademit çka i ka than;
O Adem ti je si djal i ri
Krejt prapa nuk mujë të t' rri
Gjith ka lufton pas s'muj të t'vi,
Nje besë të Zotit po t'a jap
Për Ty një pushk se la pa e zbraz.

Britë Ademi, lëshon një za;
Ku të kam Hamëz more vlla?
Mbahu fortë, qëndro o burrë,
Pushken shkaut mos ja ndal kurrë,
Kurrë at' pushkë mos me ja nda
Kem me u djegë me shka ka!
Jem në luftë qe njëqind vjet,
Sot ësht' koha me tregu vetë
Me hek qafe serbin përjetë.
Adem Jashari keshtu po flet,
Po u thotë aj familjes vet:
Se ket punë kur e kem nisë
S'kena ba mend me lan përgjisë,
Amanetin në vend do ta çojmë
I madh' e i vogël dot luftojmë,
Jashart krejt me u farue!
Po na fund kena me fitue.

Plot tre ditë e plot dy net,
Pushka në Prekaz po kërsetë!
N'ditën e parë shpëtojkan krejt
Asnjë i vrarë te Jashart s'po jetë.

Dit' e dytë para se po zbardhon,
Komandir Ilija shka po bon?
Nja tridhjet milic po i urdhron,
Të tridhjet t' Arkanit janë kanë!
Prej Ushtrisë largue janë,
Kullës s' Shabanit i shkojn pranë!
E kcejn murin janë hi n'oborr!
O Ademi edhe poj heton
Një za djemve po jau lishon,
Fort Ademi edhe po bërtet!
Djem e nipa po mi thërret,
Po i leshon zë vëllaut vet;
Priti Hamëz të gjallë mos i le.
A dhe Hamza të gjall s'po i le!
Sa po mujn shkijet po i palojnë,
Jashart pushkën nuk po e ndalojnë
S'po i lan shkijet të gjall me hi
Në prak me ju shkelë në shtëpi,
Kishin brenda rob e fëmi!
K'shtu Ademi besën e kish ba;
Në dorë të shkaut mos me ra
Me ka krejt kam me u vra!
Kurrë Kosovën vet' nuk e la!
Me ka krejt pa u farue!
Kurrë Kosovën s'kam me l'shue,
S'kam me l'shu, shkijet me pushtue!
Brez pas brezi e kem trash'gue,
Iliret kët tok' kanë sundue,
Dardan-kosovar kanë luftue!
Kurr Kosovën se kanë dorzue.
Amanet t'parët lanë naj kanë;
Kurrë Kosovën mos me e dhanë
Kurr Serbies mos me ia lanë.
Sa po mundë shkije po vret
I kanë vrarë njëzet e tetë!
Nja dy t'gjallë i kanë zanë!
Ademit shka na i paskan thanë;
Fort po e lusin, bej po i bajnë
T'gjallë me na l'shue a nuk ban?
Edhe Ademi po m’ i ngon;
S'kena ardh ketu me luftue,
Po me zorë na kanë çue!
Çaj Ilija na ka urdhnue.
Atëher Ademi po menon?
Shqiptari e ka pas zakon
Me liru aj që vetin dorzon.
Adem Jashari burrë azgan
Të dy serbet po i liron!
Njërit shka çka i paska thonë?
Shko Ilijes fjalë i çonë;
Baca Shaban ty a t'ka thanë,
Besë në ju nuk ban me nxanë!
S'kemi pas kurrë besë me shka,
Gjithë n' tradhti na kanë vra.

Plot dy ditë e plot dy netë,
Po na zbardhë dita e tretë!
Në Prekaz pushka po kersetë!
Jashart me Serbi tuj luftue!
Se kan nder mend me u dorzue!
Me u dorzu kurrë të gjallë!
Shkaut pushken s'ja kanë ndalë,
Nuk po ia ndalin pushkën hiç,
Farun shumë ushtar e milic!
Shum' ushtar e milic të vrarë!
Nëpër oborr e nëpër arë,
Nja treqind të vramë i lanë!
Si duaj kashte me u kanë
Permbi trupat e shkive t'vramë
Shokët e tyre po kalojnë!
Drejt Jasharve ushtria shkojnë!
Sikur drapri n'arë tu korrë,
Si me drapër mej pre mu konë!
Si kall'zi gruri nëpër tokë.
Pa shpirt sllavt bien si borë!
Ademi n' mitraloz tuj korrë!

Ushtria e Serbisë u farue!
Jashart nuk dojn me u dorzue.
Komandira edhe Gjeneral,
Thojn Ademi nuk jepet i gjallë!
Krejt Serbia k'tu me u kanë!

Gjeneralat po urdhnojnë;
Granatimet po i shpeshtojnë!
Shumë predha kullën qëllojnë!
Barot e hekur po lëshojnë!
Gjylet ishin kanë mallkue,
Rob e fmi i paska farue!
Rob e fmi granata i vret!
Edhe Hamzën me daj'n e vetë,
Bacën Shaban me nipa krejt!
Jet Ademi veç me djal t' vetë!
Babë e bir po bajn gajret
Po qëndrojn si me u kanë tridhjet!

Ushtria kull's iu afrue
Dham n'dham me çetnikët tuj shkue!
Një plumb ishte kanë mallkue,
Adem Jasharin ka qillue!
Ademin keq e paska marrë
Edhe Ademi jet' po ndrronë!

Djalë i vetëm po më lufton!
I gjallë kullën s'po e dorzon!
Brenda ushtrinë s'po e lejon,
Të gjallë shkiet si len me hi
Si lenë gjallë mej hi në shpi.
Të mramtën pushkë zbraz Kushtrimi
Edhe djalin e merrë timi!
E merr flaka, era barotit
Në gjoks i bjenë gjylja topit!
Gjylja topit veç po ma vretë
Dhe Kushtrimi një fjal e fletë
Sa për plumba se kishim dertë!
Familja ime me një shtetë
Ke tu luftue treqind vjetë!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 18 EmptyMon Sep 29, 2008 3:19 am

KUR TE VDES
nga Havzi Nela

Kur te mesoni se kam vdeke,
Kur te thoni: "Ndjese paste!"
A e dini se cfare kam hjeke
Une, poeti zemerzjarrte?

Kur te pyesni: "Ku e ka vorrin?"
Kur t'kerkoni me ma gjete.
Thoni: " Ai urreu mizorin".
Thoni: "Dheu s'ka me e trete".

Thoni: "Ai e deshi jeten,
Jeta n'vuetje e dermoi".
Thoni se ka mbrojte te drejten,
Grusht tiranesh nuk duroi.

Thoni: "Desh, kerkoi lirine,
Si skifter ne fluturim,
Provoi prangat, t'errte qeline,
Per te mjeret leshoi kushtrim".

Thoni: "Drite ai kerkoi,
E vete drite nuk pa me sy"
Thoni: "Per njerzine kendoi,
E per vete mbajti zi".

Thoni se e qerroi terri
Thoni: "Dielli nuk u ngrohu".
Thoni se e trishtoi tmerri
E te shtypunit i tha: "Cohu!"

Kur te vije, te cele pranvera,
Kur bilbili nis me kendue.
Mbi vorr tim me gur'e ferra,
Nji tufe luleme ma leshue.

Prekni vorrin,mos ngurroni,
Kush ka linde, ai ka me vdeke,
Veten ju kur t'a ngushelloni,
Thoni:"Gjalle kurkush s'ka mbete!"
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 18 EmptyMon Sep 29, 2008 3:21 am

Nji vjershe i kushtohet NUSES KOSOVARE


NUSJA E FLAMURIT

Lavdi cikes kosovare
Si nje shqerre, si nji manare.
I del tankut; thote "ndal!"
Rriet, ngrihet sa nji mal!

Shih si jam si lulekuqe,
Lulekuqe buzeburbuqe,
Jam shqiponja me dy krene
Fluturova, mora dhene.

Per Kosoven Republike
Leshohem, ngjitem, nuk kam frike
Jam shqiponja me krah' e flete,
Leshohem, ngjitem gjer te rete.

Jam e buikur, drit' e nur,
kuq e zi, jam ba flamur,
Kam fustanin flete-flete
Jam shqiponje e vertete.

Nalt mbi tank shqiponja ngjitet
Hapi krahet, po valevitet
Per Kosoven Republike
Fluturon e nuk di frike.

Hapi flatat, n'ajer u leshue
Bash si zane u mrekullue!
Si shqiponja me dy krene
Fluturoi e mori dhene!

Manushaqe, lulekuqe,
Nusja jone, buzeburbuqe,
Maje tankut me flamur,
Ngjitesh mos me vekun kurre!


*keto vargje jane thure kur autori ka qene ne birucat e
Spacit... kjo tregon dashunin e autorit per gjymsen e trojeve tona,
jashte kufinit artificial.
Mithat Gashi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 18 EmptyMon Sep 29, 2008 3:22 am

NË QELITË E BURGUT

Havzi Nela


Në qelitë e burgut pa ajër e pa dritë,

Fryma po më merret, m'janë terrur sytë.

Po dergjem i mjeri, mbahem, rroj me shpresë,

Jeta m'u randue, dëshirë nuk kam të vdes.


Mishnat po shkallmohen, kockat më kërcasin,

Barkun gjithmonë unshëm, policët bërtasin.

Pres t'afrohet ora, pres të hapet dera,

Pres t'më sjellin ngranjen si kafsha e mjerë.


Unshëm ulem ha, ma unshëm kur çohem,

Nuk qahem pse soset, skamjes s'i nënshtrohem;

I nënshtrohem ligjit, jetoj me rregulloren,

Dhe po t'jesh lypsar, s'ke kujt t'ia shtrish dorën.


Dit' e netë i mbyllun, si zogu n'kuvli,

Për shtroje e mbloje me tri batani!

Batani të vjetra, as njena as tjetra,

Gjith pluhun e llum, janë ma trash se letra.


Kur vjen orë e gjumit, kur shtrihem me fjetë,

Mendja m'arratiset, shpërndahet si retë,

Po merr fushat, malet, ikën, më le mu t'zinë

Fluturon e s'ndalet, s'e duron robëninë.


Sa n'nji krah, në tjetrin, ikë nata, kalon,

Mpi e fort ligështue, polici më zgjon!

Lind nji ditë e re, krejt si ditët e tjera,

Unë shpend i ngujuem, pres të hapet dera.


Ah, kjo derë e randë, kjo qeli kobare!

Ma cfilitin trupin, zemra s'ndihet fare;

Me durim përgjoj kur do t'ma hapin derën,

Po e pres lirinë si zogu pranverën!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Danel Cana   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 18 EmptyMon Sep 29, 2008 3:39 am

Nga vëndroja 
Natën e mir atdheu im.
Veç hëna më buzëqesh.
Freskija e natës e kënga e bulktheve,
Në çdo hap më ndjek.

Nga vëndroja t’përshëndes,
Atdheu im i mirë.
T’shof bukurin e agut me vesë,
Shpejtohu errësirë.
D. Cana
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 18 EmptyMon Sep 29, 2008 3:39 am

Duke kërkuar këngën

Kërkova këngën tënde,
i dashur Atdhe.
Këngët e zemrës time,
që forcat pesh mi ngre.
Agimeve me vesë brodha,
trëndafil këputa,
Ëmbëlsia e këngës tënde,
më erdhi tek buza.
Vazhdova rrjedhës së lumit,
u ngjita gjer në mal.
Dëgjova këngën tënde, 
këndonte një ujvarë.
Sa bukur,sa bukur, 
entusiazmohesha unë.
Kur shihja ujët që binte ,
e kthehej në shkumë.
Këputa një degë gështënje,
të lagur na ujvara.
Tingull i këngës tënde,
oi shpirtin ç’ma ngjallka.
Gështënjkë moj gjëmbaçe,
vallë ç’far fsheh brënda?
Lulet tundnin thekët,
kishte çelur kënga.
Cana Danel
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 18 EmptyMon Sep 29, 2008 3:40 am

PISAZH NATYROR

Mëngjes i freskët, i bukur.
Dielli i zjarrt, del me përtesë.
Hap qepallat prapa majave me borë,
E rrezet lëshon, mbi tokën me vesë.
***
Mjegulla gjumashe e rënduar,
Zvarritet bregut të lumit.
Fushat shtrihen si qylym i blertë,
Dhe grurin era përkundi.
***

-Hej male...O male!
- Sa vite lufte duruat?
-Me trupin tuaj, gjith plagë!
-E prap ju...male qëndruat.

Danel Cana
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 18 EmptyMon Sep 29, 2008 3:41 am

Mamaja të foli

Të foli Mamaja,
zemra m'u coptua.
Ajo ty të do,
por dhe unë të dua.


Në dritare rrija,
ishim përkrashi.
Më pe, a s’më pe,
këtë nuk e di.


Ç’gabim bëre vallë?
Të qortoi sot.
Mos fjalët e botës?
E kan nxehur kot?


Zemra mu këput,
kur pashë sytë me lotë.
Ti me zë nuk qave,
po, në heshtje po.

Syri në lotim,
në zemër më preki.
Ndaj dhe shpirti im,
bëhet shpirt poeti.

S’mund të rri pa shkruar,
dy vargje për ty.
Të qeshur t'i pafsha,
gjithmonë ata sy.

Danel Cana
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 18 EmptyMon Sep 29, 2008 3:42 am

AdhurojAdhuroj një vajzëNë kantier e kam.Ndodh shpeshher që bashkë,Punojmë krah për krah.Unë shkarkoja kovën,Ajo e pastronte,Dhe duke kënduar,Niste të këndonte.Bëheshim dy zëra,Vinin dhe të tjerë.Sa e bukur jeta,Aty në kantjer.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 18 EmptyMon Sep 29, 2008 3:43 am

Për ty Rini
Më lindi mendimi të shkruaj,
e nisa k’të poezi,
Do shkruaj me shpirt të kulluar,
se më vlon gjaku i ri.
Shkruaj kështu, se ky ësht frymëzimi.
Këtu i gjej fjalët e mija.
Dashurinë dhe gëzimin,
që mund të shpreh poezija.
Të tëra ti mbledh, e ti radhisë,
t’ia marr këngës, me zë të lartë.
Ju, iso më mbani vëllezër,
ashtu, labçe do ja marë.
Pa ta shihni si do vejë,
do gurgulloi si gurrë,
Si ujët e një burimi, të pastër,
që s’shteron kurrë.
Hej rini...si lule je.
si manushaqe që porsa çel.
Je e bukur, je e freskët,
për këdo je tërheqës.
Po ti qeshu, zbukurohu,
hapi ato fletë.
Nën k’të diell e qet rritu,
gëzohu në jetë.
Gjersa bota s’të kan marë,
netëve pa hënë,
Të këpusin, të të vyshkin,
të të lën pa nënë.
Gjersa buza jote e qeshur.
s’ka njohur mërzinë,
Kështu do të jesh për jetë,
vetëm me lirinë.
D. Cana
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 18 EmptyMon Sep 29, 2008 3:44 am

Mëngjes dashurije
(poemë)
Hëna zuri të venitej, prapa majës malit, t’lartë.
Muzgu nisi dalngadalë, grykës lumit të rëshqasë.

Poshtë fshatit, anës lumit, rridhte çurkë e një burimi.
Aty ndalem të pi ujë, e lë çantën prej meshini.

Kur papritur, veshët kapën, një si tingull prej metali.
Vjen një vajz të mbush ujë, më e bardhë se kristali.

Mbeta një çast i hutuar, s’di si mbeta i habitur !
Para vashëzës së bukur, gjirin mbushur, shtatin rritur.

Syri saj, si drit e hënës, buza si qershi e ardhur.
Si n’argjënt qafa e derdhur, flokët gjer mbi mesë varur.

Dhe ul kokën i hutuar dhe ajo shikon përdhe.
Dashuri e flakëruar, furishmi zëmrën ma rreh.

Matem që ti them diçka, lëviz buzët me ngadalë
Nanurit’ edhe ajo, por s’dëgjohet asnjë fjalë.

Dorën i hedh, lehtë-lehtë, për mbi sup’, për mbi flokë.
Por ajo e drithëruar, i mban sytë gjith përtokë.

Pastaj i ngre sytë ngadalë, edhe mua zë vështron.
Në sy drejt, me mall e zjarrë, drejt në buzë më shikon.

Kroi, ujët shushurit, cërkat përmbi gurë bien.
Porsi lotë shkasin pastajë, si një vajzë që ngashërehet.

Fresku nëpër trup na hyn . Mëllënja këngës ja merr.
Era ëmbël përkëdhelte, pemë e lule, ç’ka mbi dhetë.

D. Cana
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 18 EmptyMon Sep 29, 2008 3:45 am

Vajzat ushtare

Perëndoi dielli i nxehtë
Dhe dita e përvëluar.
U afrua nata e qetë 
Dhe hëna e gëzuar.

Vajzat kthehen nga fush’ e stërvitjes,
Të lodhura nga udhëtim i gjat.
Prap, në sy nuk duket lodhja,
Ato jan të qeta, si kjo natë.

D. Cana
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 18 EmptyMon Sep 29, 2008 3:45 am

Vajz e Valëve
(Përpunuar me motive popullore)

Mbi një gur anës së detit,
qan e zeza, qan.
Syri i saj, qerpiku i ngritur,
lotin nuk ja mban.
Dhe një djal që dashuroi,
përtej detit shkoi.
Njerz të tjer’, para e huaj,
e bën ta harroi.
Lotë derdh’ , e qan e gjora,
brengën kush ja njeh? 
Ike dhe më le e gjora,
vetëm në k’të jetë.
E shkretuam jetën tonë,
jam rritur jetim.
Rroba të zeza, më veshe
tani në të ri.
Ah kurbet, kurbet i shkretë
mbylle ‘sa shtëpi.
Plagë hape, more njerz, 
pikë djalëri.
Shkuan vite që kur ike,
një letër s’dërgove.
Ku t’kërkoj, ah un e mjera?
Zemrën ma helmove.

Danel Cana
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 18 EmptyMon Sep 29, 2008 3:46 am

I BURGOSURI

(kushtuar dajos tim dhe gjith
atyre që vdiqën,si të dënuar politik)

O qeli! O varr i të gjallëve!
Ç’kërkojn nën strehët e tua,
njerzit që duan të vërtetën?

Mos vallë, hipokrizia dhe gënjeshtra,
Mban në brez çelsat e qelive,
e mbyll në to jetën?!

O kunja! O hekura!
Sa shum i kushtoni kësaj bote!
Ndrydhni zemrat e njerzve.

Për lirinë ini gllabëronjëse.

D. Cana 1978
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 18 EmptyMon Sep 29, 2008 3:47 am

Nga vëndroja 
Natën e mir atdheu im.
Veç hëna më buzëqesh.
Freskija e natës e kënga e bulktheve,
Në çdo hap më ndjek.

Nga vëndroja t’përshëndes,
Atdheu im i mirë.
T’shof bukurin e agut me vesë,
Shpejtohu errësirë.
D. Cana
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 18 EmptyMon Sep 29, 2008 3:47 am

Duke kërkuar këngën

Kërkova këngën tënde,
i dashur Atdhe.
Këngët e zemrës time,
që forcat pesh mi ngre.
Agimeve me vesë brodha,
trëndafil këputa,
Ëmbëlsia e këngës tënde,
më erdhi tek buza.
Vazhdova rrjedhës së lumit,
u ngjita gjer në mal.
Dëgjova këngën tënde, 
këndonte një ujvarë.
Sa bukur,sa bukur, 
entusiazmohesha unë.
Kur shihja ujët që binte ,
e kthehej në shkumë.
Këputa një degë gështënje,
të lagur na ujvara.
Tingull i këngës tënde,
oi shpirtin ç’ma ngjallka.
Gështënjkë moj gjëmbaçe,
vallë ç’far fsheh brënda?
Lulet tundnin thekët,
kishte çelur kënga.
Cana Danel
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 18 EmptyMon Sep 29, 2008 3:48 am

PISAZH NATYROR

Mëngjes i freskët, i bukur.
Dielli i zjarrt, del me përtesë.
Hap qepallat prapa majave me borë,
E rrezet lëshon, mbi tokën me vesë.
***
Mjegulla gjumashe e rënduar,
Zvarritet bregut të lumit.
Fushat shtrihen si qylym i blertë,
Dhe grurin era përkundi.
***

-Hej male...O male!
- Sa vite lufte duruat?
-Me trupin tuaj, gjith plagë!
-E prap ju...male qëndruat.

Danel Cana
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 18 EmptyMon Sep 29, 2008 3:48 am

Mamaja të foli

Të foli Mamaja,
zemra m'u coptua.
Ajo ty të do,
por dhe unë të dua.


Në dritare rrija,
ishim përkrashi.
Më pe, a s’më pe,
këtë nuk e di.


Ç’gabim bëre vallë?
Të qortoi sot.
Mos fjalët e botës?
E kan nxehur kot?


Zemra mu këput,
kur pashë sytë me lotë.
Ti me zë nuk qave,
po, në heshtje po.

Syri në lotim,
në zemër më preki.
Ndaj dhe shpirti im,
bëhet shpirt poeti.

S’mund të rri pa shkruar,
dy vargje për ty.
Të qeshur t'i pafsha,
gjithmonë ata sy.

Danel Cana
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 18 EmptyMon Sep 29, 2008 3:49 am

Adhuroj

Adhuroj një vajzë
Në kantier e kam.
Ndodh shpeshher që bashkë,
Punojmë krah për krah.
Unë shkarkoja kovën,
Ajo e pastronte,
Dhe duke kënduar,
Niste të këndonte.

Bëheshim dy zëra,
Vinin dhe të tjerë.
Sa e bukur jeta,
Aty në kantjer.
Danel Cana
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 18 EmptyMon Sep 29, 2008 3:50 am

Për ty Rini
Më lindi mendimi të shkruaj,
e nisa k’të poezi,
Do shkruaj me shpirt të kulluar,
se më vlon gjaku i ri.
Shkruaj kështu, se ky ësht frymëzimi.
Këtu i gjej fjalët e mija.
Dashurinë dhe gëzimin,
që mund të shpreh poezija.
Të tëra ti mbledh, e ti radhisë,
t’ia marr këngës, me zë të lartë.
Ju, iso më mbani vëllezër,
ashtu, labçe do ja marë.
Pa ta shihni si do vejë,
do gurgulloi si gurrë,
Si ujët e një burimi, të pastër,
që s’shteron kurrë.
Hej rini...si lule je.
si manushaqe që porsa çel.
Je e bukur, je e freskët,
për këdo je tërheqës.
Po ti qeshu, zbukurohu,
hapi ato fletë.
Nën k’të diell e qet rritu,
gëzohu në jetë.
Gjersa bota s’të kan marë,
netëve pa hënë,
Të këpusin, të të vyshkin,
të të lën pa nënë.
Gjersa buza jote e qeshur.
s’ka njohur mërzinë,
Kështu do të jesh për jetë,
vetëm me lirinë.
D. Cana
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 18 EmptyMon Sep 29, 2008 3:50 am

Mëngjes dashurije
(poemë)
Hëna zuri të venitej, prapa majës malit, t’lartë.
Muzgu nisi dalngadalë, grykës lumit të rëshqasë.

Poshtë fshatit, anës lumit, rridhte çurkë e një burimi.
Aty ndalem të pi ujë, e lë çantën prej meshini.

Kur papritur, veshët kapën, një si tingull prej metali.
Vjen një vajz të mbush ujë, më e bardhë se kristali.

Mbeta një çast i hutuar, s’di si mbeta i habitur !
Para vashëzës së bukur, gjirin mbushur, shtatin rritur.

Syri saj, si drit e hënës, buza si qershi e ardhur.
Si n’argjënt qafa e derdhur, flokët gjer mbi mesë varur.

Dhe ul kokën i hutuar dhe ajo shikon përdhe.
Dashuri e flakëruar, furishmi zëmrën ma rreh.

Matem që ti them diçka, lëviz buzët me ngadalë
Nanurit’ edhe ajo, por s’dëgjohet asnjë fjalë.

Dorën i hedh, lehtë-lehtë, për mbi sup’, për mbi flokë.
Por ajo e drithëruar, i mban sytë gjith përtokë.

Pastaj i ngre sytë ngadalë, edhe mua zë vështron.
Në sy drejt, me mall e zjarrë, drejt në buzë më shikon.

Kroi, ujët shushurit, cërkat përmbi gurë bien.
Porsi lotë shkasin pastajë, si një vajzë që ngashërehet.

Fresku nëpër trup na hyn . Mëllënja këngës ja merr.
Era ëmbël përkëdhelte, pemë e lule, ç’ka mbi dhetë.

D. Cana
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 18 EmptyMon Sep 29, 2008 3:51 am

Vajzat ushtare

Perëndoi dielli i nxehtë
Dhe dita e përvëluar.
U afrua nata e qetë 
Dhe hëna e gëzuar.

Vajzat kthehen nga fush’ e stërvitjes,
Të lodhura nga udhëtim i gjat.
Prap, në sy nuk duket lodhja,
Ato jan të qeta, si kjo natë.

D. Cana
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 18 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Përmbledhje nga krijues të ndryshëm
Mbrapsht në krye 
Faqja 18 e 21Shko tek faqja : Previous  1 ... 10 ... 17, 18, 19, 20, 21  Next
 Similar topics
-
» Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.
» KULTURA DHE NIVELI KRIJUES
» PROZE- nga autore te ndryshem.

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: