| Përmbledhje nga krijues të ndryshëm | |
|
+14ELIE MUHAMETII Ali Baba Tepelena Sofra Ani Arta eri M gjakushi naqeta Beton Guximi Orfe@ shaban cakolli feneri 18 posters |
|
Autori | Mesazh |
---|
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm Wed Aug 13, 2008 3:50 am | |
| STUHIA Nuk duket këmbë zogu, janë strukur në fole. S’dëgjohet asnjë zhurmë, bota sikur fle. Një erë e lehtë fryn, pastaj mërmëritje gjethesh, së largu fërshëllima, dëgjohen kërcitje degësh. Në qiell shkrepëtima, gjëmimet të shurdhojnë. Errësohet dita, nxihet. Stuhia ja fillon. Cdo gjë që gjen përpara, e shkul e flak e hedh. Degët më të dobta, i thyen i bën përshesh. E lodhur, pa marrë frymë, kur sheh cdo gjë përdhe, tërhiqet duke lënë, qetesi që të gënjen. Me lotë curg, qan qielli, derdh shiun papushim. C’farë rafshoi stuhia, harron sakaq njeriu. | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm Wed Aug 13, 2008 3:51 am | |
| TE NGUJUAR Duhet ngritur zeri. duhen bashkuar zerat Per te ngujuarit, Ne veri te vendit tone. per shkak te gjakmarrjes. Edhe pse bie ne vesh te shurdher. Diku do te degjohet zeri. Per ata, qe me ankth presin pas xhamit. Ne prite, pertej xhamit gjakmarresit. Mbremjet gelltitin lotet e grave Dhe friken e femijve, Qe pergjojne, me koken mbeshtetur parvazit Me henen, ndajne kupen e dhimbjes. Mengjeset te zymta gdhihen. Ata, kane humbur kalendaret Nuk dine c’muaj hyri U duket vehtja pa emer Jetojne, pa jete. Trimeria than lote Nuk derdh lumenj gjaku. Te Falim gjakun! | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm Wed Aug 13, 2008 3:51 am | |
| PRANVERA ESHTE KTHIM Gjithmone kendoj per nje cati Ku dallendyshet perseri ngriten folete mengjeset zgjojne me cucuritje Per ison llafazane qe ngrihet lart ne rete. Gjithmone mendoj kthimin tim. Nje ze nga larg me peshperit ne vesh Gjaku yt, eshte yni. Eja, pragu te therret Te pret, sic e ke lene. Gjithmone kendoj nje kenge Qe pikellimin mund. Eshte shpresa, nuk jam vetem, Dhe syri nenes hapur Te lule radhiqja e Marsit era e perkund. Pranvera eshte kthim, Gjithmone na therret. | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm Wed Aug 13, 2008 3:51 am | |
| AH! Kujtimin e një dite e thërras. Era e oqeanit e shtyn larg edhe më larg, Përtej ujrave, nën një qiell gri, ku s’kishte diell, Vetëm një palë sy. Shpirti më pikonte lotë. Një lamtumirë më ndjek, si pulëbardhë Më pyet: -Sa larg është rrezja e mëngjezit? më thotë,:-Mos shiko pas, si gruaja e Lotit, mos qaj kujtimin e ditës, që pas mbeti. Mbi ujra ahet po vrapojnë Shkojnë drejt një bregu, ku thërmohet dhimbja. | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: TRE POETË-NJË AFINITET! Wed Aug 13, 2008 5:12 am | |
| TA FLASIM SHQIPEN PA SLLAVIZMA
Selman Vokshi
Ta duam, ta mësojmë, ta flasim e ta shkruajmë Shqipen tonë të bukur, pa gabime e bastardime. Për ju prindër shqiptarë, Për ju nxënës shkollarë, Kosovare e kosovarë, Shkrova këtë poezi, Me të vetmen porosi: “Shqipen tonë të mrekulluar, të dashur e të praruar, sa më parë për ta liruar, prej shkinishtës së tepruar, që aq shumë e ka kapluar, që më nuk duhet duruar, pa pasur aspak nevojë, për çdo ditë po e zëmë me gojë.” Pse dërzhavë e jo shtet?! Pse zavodë e jo ent?! Pse strujë e jo korrent?! Pse kaish kur ai është rrip?! Pse opshtinë e jo komunë?! Pse vilushkë e jo pirun?! Pse gollub e jo pëllumb?! Pse tost e jo brumë?! Pse rekë kur ai është lumë?! Pse porez e jo tatim?! Pse nagradë e jo shpërblim?! Pse reshenje e jo vendim?! E pse i thoni frizhider? Kur ai është frigorifer. Të flasim shqipen pa gabime Kjo është porosia ime. Pse sobë e jo dhomë?! Kur e kemi shprehjen tonë?! Pse gumë e jo gomë?! Pse stanicë e jo stacion?! Pse upravlaç e jo timon?! Pse penzi e jo pension?! Pse mast e jo yndyrë?! Pse stub e jo shtyllë?! Pse pivë e jo birrë?! Kur tingëllon shumë më mirë?! Pse carinë jo doganë?! Pse zadrugë e jo kooperativë?! Pse halinë e jo fustan?! Pse pasosh e jo pasaportë?! Po pse shargarepë e jo karrotë?! Për të folur shqipen mirë Duhet pasur shumë dëshirë. Pse krevet e jo shtrat?! Pse stomak e jo bark?! Pse plloçë e jo pllakë?! Pse grealicë e jo nxehëse?! Pse pod e jo dysheme?! Pse bubrek e jo veshkë?! Pse breske e jo pjeshkë?! Pse praznik e jo festë?! Pse dnevnik e jo ditar?! Pse konop e jo litar?! Pse bollnicë jo spital Pse vazduh e jo ajër?! Pse zejtin e jo vaj?! Pse poziv e jo ftesë?! Pse stan e jo banesë?! Prandaj ta flasim me dëshirë, Gjuhen tonë shumë të mirë, Se ky fjalor i mallkuar Pa nevojë i huazuar Shqipen tonë e ka dëmtuar. Ky fjalor i çoroditur, Shqipen tonë e ka tronditur. Shqipja jonë është shumë e pasur, Është e ëmbël, është e dashur, Është gjuhë e moderuar, Është krejtësisht e njësuar, Është në botë e respektuar. Këtë kurrë s’duhet harruar. Prandaj të flasim me dinjitet, Me përkushtim e me vullnet. Të flasim bukur, e të flasim lehtë, Të flasim pastër siç e do ky vend. Këto fjalë të huaja t’i hedhim në det. Dhe t’i harrojmë, pra përgjithmonë, Se nuk kanë vend më në shqipen tonë. Ne se kemi aspak vështirë, Që shqipen tonë ta flasim mirë. Gjuhën e ëmbël, gjuhën letrare Gjuhën e bukur - gjuhën amtare. | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm Wed Aug 13, 2008 5:13 am | |
| TRE POETË-NJË AFINITET!
Të flasim pa sllavizma
Halil Xani
E zgjata pak këtë poezi Le të jetë kjo porosi Për nxënës, prindër e arsimtarë Se gjuha jonë është sikur ar Ka plot fjalë-margaritarë Këto sllavizma t`i harrojmë Nga e folmja t`i mënjanojmë Kjo porosi nuk është e sotit Kemi amanet prej burrave të motit PRA: Pse ulicë e jo rrugicë Pse jo poç po sijalicë Pse jo rimorkio po prikolicë Pse jo shpojës po bushalicë Pse vodovod e jo ujësjellës Përse branë e jo ujëmbledhës Përse shina jo binarë Pse çuvar e jo rojtar Pse jo ndeshje po sudar Pse ostallë jo tavolinë Pse okolinë e jo rrethinë Pse granicë e jo kufi Pse majstor e jo zanatli Thua tabëll e jo tabak, burrë Përse thua zid e s`thua mur Pse prezore jo dritare Thua zheg e vapë është fare Përse, përse o lum daja Në vend shkuja, thua promaja Përse vallë soka të themi Fjalën lëngje kur e kemi… | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm Wed Aug 13, 2008 5:14 am | |
| TRE POETË-NJË AFINITET!
”GJUHËN SHQIPE MOS E HARRONI”
Ismet M. Hasani
Ju shqiptarë në Diasporë, rrini me lapsa e libra n’dorë, shkruani, shkruani e lexoni gjuhën shqipe mos e harroni!
Ju që jeni pak më të vjetër Merrni vetë e shkruani në letër: dhe tregoni brezit tjetër ”gjuhën shqipe ta shprehni n’vepër!”
Mbajuni të rinjve ligjërata Ta mësojnë shqipen këto gjenerata! Dhe tregojuni të gjithë shqiptarëve” Të mos harrojnë gjuhën e t’parëve!”
T’i mbajnë n’mend fjalët e plakut I tregonte ulur n’ballë t’oxhakut: ” Koha është e brezit të rinj që i kanë çelë nga dy palë sy!”
”Dy parë sy ua dhuroi shkolla zemër butë e mendtë e holla!” Mësoni ju, sa jeni të rinj Së kur të plakeni s’ju bën dobi!”
Kjo është këshillë për mësim Sidomos për ata në mërgim: - këtu shumë shpejt vitet kalojnë - gjuhën e nënës mos ta harrojnë!”
Prandaj merreni si a m a n e t Ju shqiptarë që jeni në Kurbet: ” Mos e harroni gjuhën amtare, se ju namin nënat shqiptare!”
”Mos lakmoni gjuhën huaj ajo kurrë s’bëhet e juaj - mësoni shqipen si gjuhë të parë - mos të harrojmë se jemi shqiptarë!”
Jeta në mërgim shumë imponon, Nganjëherë për keq na mëson, - Mos e lakoni rrugën e mësimit, - Të edukatës edhe arsimimit!”
Mësoheni të flisni ju mirë shqip, Bukës – bukë e kripës – krpë! - E mos vraponi shumë pas pasurisë, - Por pas mësimit dhe diturisë!”
Merruni me të drejtën e të vërtetën Dhe kurrë mos e mundoni veten, Sepse koha e bën të veten Lehtësojani vetes jetën!”
Mos e leni mbrapa mësimin Mos lakmoni aq shumë fitimin. Fitimi i tepërt ta shkatërron jetën Me dije e mësim din me ruajt veten!”
Në dije e arsim bëhuni lakmues Mos punoni gjithmonë si pastrues, Arsimoni vetën dhe këtë gjeneratë Me punua në zyre e n’administratë!”
Mësimi ua pasuron gjendjen psikike, Dhe ju largon prej punëve t’rënda fizike. Më mësim i bëni kushtet më të mira Dhe largoheni prej kushteve të vështira!”
Dhe ju lus more vëllezër shqiptarë! Mos u bëni ju ziliqarë, Njërin tjetrin – mos e urreni Mësohuni që t’mira t’ju bëni!" Dëgjoni këshillat e prindërve t’uaj, Mos futni n’jetë adetin e huaj, Praktikoni adetet atdhetare Mos u plasni zëmrën nënave shqiptare!"
Nuk është mirë nënat t’ju mallkojnë, Se ato gjithherë mirë ju mësojnë, GJUHEN SHQIPE MOS E HARRONI, KOMBIN E JUAJ E RRESPEKTONI!” | |
|
| |
Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm Wed Aug 13, 2008 4:33 pm | |
| Buzëdrinas I ngjan pëllumbit që vdes në fluturim I ngjan pemës që lulëzon për frytnim I ngjan degës që kërkon trungun e vet Rremtar, druvar, peshkatar, poet je ai që je edhe kur je edhe kur s’je edhe sot edhe dje dhe nesër padyshim, b u z ë d r i n a s – o trungu im! | |
|
| |
Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm Wed Aug 13, 2008 4:35 pm | |
| Antimaltusiane
Zotërinj maltusianë Superyje të Gazetës Si s’ju lodhi, mor aman Ky avaz i antijetës?
Zotërinj të pispillosur Me parukë e parfum; Përse djepi ju trishton E ninulla ju lë pa gjumë?
Jo, zotërinj, edhe zonja Me kravata e peliçe Fëmijët tanë nuk janë bomba As gratë tona lavatriçe!
Agim Vinca | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: KEIDI SEIDINI - Poezi - Wed Aug 13, 2008 9:47 pm | |
| KEIDI SEIDINI - Poezi -
Kam borxhe ca puthje...
I kam vetes borxh ca puthje.. Nuk doja por, më duhej aq shumë.. Një ikje mes ëndrrave boshe një kthim mes lotësh në furtunë... I kam vetes borxh ca puthje... Dy buzë mbetën flak' përsëri.. I kam vetes borxh ca puthje... më shumë se një, dy, tri... dhe tepër vonë do të jetë.. me dorë puthjet do t'i dërgoj.. sa herë mendja më gëzohet.. s'di se si zemrën ta pajtoj.. i kam vetes borxh, ca puthje.. që dot s'i numëroj... | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm Wed Aug 13, 2008 9:48 pm | |
| E dua dhe pikëpyetjen tënde në sy
Dëshirave, ti zbret në trupin tim Asnjë prekje me sy nuk guxon të bësh thyej me dorë çdo trishtim Eja të më pushtosh Ke frikë, E dua dhe pikëpyetjen tënde në sy Ke frik zemër, S'e di sa më do ti?! | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm Wed Aug 13, 2008 9:49 pm | |
| Sa sirtarë ëndrrash theva për dru
E bardhë nata pa yje Me zhurma më mbushet gota e birrës blu Dashurisë, ikën zemrat tona Veç ne të dy mbetëm këtu E bardhe nata e bardhe zemra.. Sa sirtarë ëndrrash theva për dru Doja të ngrohesha nga dëbora Që më zbardhi në sytë e tu..... E bardhë nata si e vdekur Yjet si buqetë me sillnin mendimet e tua Sa fjalë nuk me the i dashur Në qiell ke lënë fjalën "Të Dua" E bardhë nata... pa mua.. | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm Wed Aug 13, 2008 9:49 pm | |
| U lag dhe u fundos si Titaniku
Shpirtrat tanë si letra të bardha U dogjën në zjarr Ndaj një varkë formova me shpirtrat tanë U lag dhe u fundos si Titaniku Me pas një zog prej letre për ne të dy Dhe u rrëzua sa shpejt ky fluturim E grisa e bëra thërrime Në ajër falka shpirtin tim | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm Wed Aug 13, 2008 9:50 pm | |
| Vetminë kafshoja si e çmendur
Kërkova të të ngroh buzët Një dite dimri..! Njësoj si ti.. unë e ngrirë nga vetmia. Po ne të dy nuk thyhemi, dhe pse të qelqtë Të ngrirë me sy të jeshilta. Fytyra të zbehta e hapa kuturu. Kërkova të të ngroh buzët Të shkrihesha në gjunjët e tu.. Kërkova të thyej akullin Dhe zjarr të ndez me kockat e mija Vetminë kafshoja si e çmendur Tek thërrisja.. Dashuria..!
Asaj i dhe puthjen që ëndërroja unë Nuk desha të di, kur asaj.. I dhe puthjen që ëndërroja unë.. Nuk desha t' ja di as kur qeshje me të.. ...dhe pije nga vera jonë një gotë.. Ndaj sot.. Mos më pyet pse qaj për ty.. Nuk dua t' ja di..! | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm Wed Aug 13, 2008 9:50 pm | |
| Në ajrin e ftohtë ndjej frymën tënde..
Sikur të shoh.. Në ajrin e ftohtë ndjej frymën tënde.. I mbyll sytë dhe e di.. Je një hap pas meje ..! Nuk guxoj ta kthej unë kokën.. Kam frikë... nga mungesa jote e gjatë.. Por kur të pash përball me një tjetër Ktheva kokën në çast .. | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm Wed Aug 13, 2008 9:51 pm | |
| I grisa ca vargje për ty...
I grisa ca vargje për ty.. Të kisha thënë – Të Dua.. -Jo.. Nuk duhet të shes unë zemrën Dhe kur ajo më thotë.. -Po.. I grisa vargjet se çmendeshin për ty.. Për net imagjinare.. -O Zot.. ç'kish në to.. Nuk dua të t'pyes e para -Më Do...? | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm Wed Aug 13, 2008 9:51 pm | |
| Të dy.. mund të bëjmë veç dashuri
Ne të dy.. Nuk fyhemi dot jo.. Ne të dy.. mund të bëjmë veç dashuri Aty.. ku prostitutë është kushdo.. Shahemi..ne të dy. | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm Wed Aug 13, 2008 9:52 pm | |
| Të kam fyer.. E di..
Faljet e mija nuk mbushin dot zemërimin tënd.. Ca pika lotësh Sytë m'i bëjnë më të kthjellët Dhe ti pasqyrohesh aty... Nuk ja fal dot vetes trishtimin në sy.. | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm Wed Aug 13, 2008 9:52 pm | |
| Asnjë vizitor në muzeun e dashurisë
Vjeshtës ndiej të bije, Trishtimit, gjetheve ngjyrosur Në fytin tim një kollë e thatë Në shpirt një ëndërr palosur.. Funerale vetmie çdo ditë Asnjë vizitor në muzeun e dashurisë Vjeshtës ndjej të bie Lirisht... | |
|
| |
Ali Baba Tepelena Anëtar Nderi
Numri i postimeve : 187 Age : 68 Vendi : greqi Registration date : 13/08/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm Wed Aug 13, 2008 10:43 pm | |
| KUSH E VRAU DASHURINË
Kush të tha se vritet me plumb dashuria?
Kush të tha që,... Ajo paska edhe varr?
Kush të tha se ndienjat nuk burojnë nga zemra?
Kush tha: ...."Dashuria varet në litar? "
Dashurinë e hodhën nga shkëmb i thepisur,
Ajo fluturoi e në zemër ra.
Në detin e thellë e shpunë për t'a mbytur!
Ajo prapë... Çau dallgët e mëdha.
Ai që e di ç’do të thotë kjo fjalë,
Dashuri të pastër në zemër ka rritur.
Do të jet i lumtur,sa të jetë gjallë,
Edhe pse në jetë dallg e ka goditur. | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm Thu Aug 14, 2008 3:37 pm | |
| MAJLINDA BASHLLARI
Për gocën që lahet në det, lakuriq
Goca rrëshqet në ujin e ngrohtë, të gjelbër si vaj ulliri... pertej bregut digjet divjaka, luspa insektesh e peshqish kërcasin në ajrin e nxehtë ...dhe goca hyn thellë e më thellë... zbërthen rripat pas qafës dhe shpinës, rripat e hollë të mbathjeve ...lëngu i trashë, i kripur i fërkohet kofshëve, buzëve të fryra të seksit, gjoksit të vogël. Mbështjell krejt kurmin e njomë, me pëshpërima mirëseardhjeje... sheh rreth e qark me droje, por njerëzit kanë mbetur larg, shullehen në rërën e imët duke u shqetësuar për artritet e vjetra, kolorin e barkut dhe shpinës... ndërsa ajo si e çliruar nga të gjitha peshat, derdhet e tëra në një përqafim lektisës me detin... kjo duhet të jetë orgazma, thotë pas pak, e habitur sesi njerëzit nganjëherë e ndërlikojnë më shumë se ç'duhet jetën. Goca bën pirueta dhe qesh, ujërat i sillen rreth kurmit si krahët e djalit që i iku... piruete... piruete... piruete... krahët lidhen e zgjidhen, symbyllur ajo qesh, puthet me rrezen e pasdites, është lëng e tëra - pjeshkë e pjekur kopshti... është dritë e tëra - frymë lirie... lakuriq kërcen e zhytet nën valë, si femër delfini, goca... shtrëngon fort me një dorë kostumin e banjes, me rripat e hollë ku pas pak shpirt do japë liria... | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm Thu Aug 14, 2008 3:38 pm | |
| DRITERO AGOLLI
KUR NJE MENGJES
Do te jete mengjes e une do te vi patjeter. Mbi xhaketen time do te kene rene petale Nga lulet e kumbulles se vjeter, Nga lulet e thanes se tharet.
Ahere ti s'do te jesh zgjuar akoma. Une do te them emrin tend ne xhame Dhe do te vershellej te dashuren kengen tone: "Ti cele heret, moj bajame!"
Do vershellej ngadale-ngadale E s'do prish gjumin tend te bukur. Do bien mbi mua petale E do ulet ne sup nje flutur...
E, kur syte te hapesh, do te shohesh Romantikun e perjetshem ne xhame Dhe kengen e dashur do njohesh: "Ti cele heret, moj bajame!" __________________ | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm Thu Aug 14, 2008 3:38 pm | |
| XHEVAHIR SPAHIU
Rekuiem per oren 6...
Ora 6 Akrepat si dy krahe te hapur qe presin dhe ti s'po vjen ti s'po vjen as ne 6 e nje minute ne 6 e dy minuta vetmia ish me mua une isha me vetmine ne 6 e tre minuta ne 6 e kater bota ishte po ajo 6 e pesa i ngjante 6 e gjashtes si dy pika uji 6 e shtate, 6 e tete, 6 e nente, 6 e dhjete Ti s'po vjen S'po vjen S'vjen ne 6 e pesembdhjete hodha syte si dy vetetima ne fushen e ores se qytetit akrepat u thyen si dy krahe te nje zogu qe s'ekziston
Une mora pikellimin per dore dhe ika | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm Thu Aug 14, 2008 3:39 pm | |
| Une e di qe ti tani per mua prane stufes rri dhe mendon: "Jorgo,Jorgo-ti me vete thua,- kete nate ku po e kalon?
Valle mos ndonje vejushe e mbetur te ka marre sonte ne shtepi dhe te puth e te pushton etur, gjithe epsh e gjithe egersi?..."
S'ke se c'ben,e dashur,rruge e shkrete ne te huaj shtreter te perplas! S'kane faj vejushat mendjelehta qe ne brengen time gjejne gaz!
Ti serishmi mendjen vret per mua prane stufes,brengen duke fshehur: "Jorgo,Jorgo!-prape me vete thua,- Mos po endesh rrugeve i dehur?"
Jo e dashur,sonte fli e qete: Ne nje park te heshtur fill i vetem po qendroj,porsi nje zog pa flete; Permbi stol i krrusur,qaj e mekem dhe pse qaj nuk e kuptoj as vete... Nje nga poezite e poetit tim te preferuar Jorgo Bllaci | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm Thu Aug 14, 2008 3:40 pm | |
| ERVIN HATIBI
Ndjenje e dashuruar
Me ndjenjat jam ulur ne dhome e bisedoj ato jane dashuruar me ty, une nuk i besoj Me hir trendafilash dimri, qe celin mbi re, te krahasojne si harqe ylberesh hutuar rreth flokeve te tu duan te qendrojne
Mbi udhet e fletes sime fillojne te vrapojne dhe tingujt nga pas po i ndjekin une per nje cast ndaloj te gjithe me shikojne dhe nisin e presin u them po shkoj, hej ta takoj
Nga duart e henes te marr,nga yjet e ftohte mbi krahet e mia te mbaj, nga endrrat te mbroj Rreth teje ndjenjat e mia dhe tingujt e lashte njeherazi thone ky djale qe ju shihni prane ka shekuj me radhe qe po ju kerkon
Harrohemi ne brigje prekjesh,ne kenge vetetimash ne dete te arte buzeqeshjesh ecin mbi perla vargjesh, ne maja te lira ku vetem nje ze eshte degjuar, heeej, heeeej jam dashuruar... | |
|
| |
Sponsored content
| Titulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm | |
| |
|
| |
| Përmbledhje nga krijues të ndryshëm | |
|