Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Përmbledhje nga krijues të ndryshëm

Shko poshtë 
+14
ELIE
MUHAMETII
Ali Baba Tepelena
Sofra
Ani
Arta
eri M
gjakushi
naqeta
Beton
Guximi
Orfe@
shaban cakolli
feneri
18 posters
Shko tek faqja : Previous  1 ... 6 ... 8, 9, 10 ... 15 ... 21  Next
AutoriMesazh
gjakushi
V.I.P
V.I.P
gjakushi


Numri i postimeve : 841
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 9 EmptyFri Apr 04, 2008 7:14 pm

- Të gjithë duhet të shkruani vetëm në gjuhën zyrtare serbe! Gjuha serbe është gjuhë e shtetit serb.

Nuk e durova dhe ia theva në rezë:

- Kujt ia bën ti me gisht? A e din se këtu i themi kësaj Kosovë! Ule gishtin! Unë ty ta bëj me gisht derisa jam në Kosovë, e kur të vi në Serbinë tënde, ti ma bën me gisht!

- Milivoje Lluçiqi ishte një nga veprimtarët e palodhur të lëvizjes komëbtare serbe në Kosovë, atdhetar i flakët që të gjitha aftësit e veta i vuri në shërbim të çlirimit e të përparimit të popullit të vet, nga gjiri i të cilit kishte dalë.

Gazeta “Kombinati Kosova” nxirrej e veçantë në të dy gjuhët, e me autorë serbë e shqiptarë. Gazeta kishte misionin e saj jo aq të qartë, por përpiqej që të futej në mendje të njerëzve se nuk pranohej kurrfarë inferioriteti ndaj gjuhës serbokroatishte dhe shqipe. “Këto dy gjuhë janë të barabarta, dhe nuk guxojnë të cenohen nga askush”, mbroja mendimin. “Nuk ka pasur e as që do të ketë gjuhë mbi gjuhë. Nuk mund të bëhet serbokroatishtja kapelë mbi gjuhën shqipe, e as shqipja të bëhet kapelë mbi atë serbokroatishte! Kjo është qartësuar njëherë e përgjithmonë në kolektivin tonë”, dhe këto ide përhapeshin kudo në kolektiv dhe jashtë tij.

Gjuha shqipe në Kombinatin “Kosova” të Prishtinës aktualizohej veçanërisht me hapjen e Qendrës Shkollore “Nikolla Teslla” në Obiliq. Aty, së pari u hapën paralelet në gjuhën shqipe, dhe arritën shumë profesorë e kuadro të tjera teknike, dhe zhvillonin mësimin në gjuhën shqipe. Me përmirësimin e strukturës nacionale në kolektiv mirreshin të gjitha strukturat, pra në dobi të shqiptarëve. Punohej për njohjen zyrtare të gjuhës shqipe në shkolla si dhe në repartet e Kombinatit “Kosova”. Nisën të emërohen në shumë vende udhëheqëse edhe nëpunës shqiptarë. Bëhej shpërndarja e shtypit e librave në gjuhën shqipe. Ndihej mungesë e madhe e teksteve shkollore, dhe me zotimin e kuadrove shqiptare, duke u marrë me përkthimin e teksteve autorë të të cilave ishin serbët ose kroatët. Pritej se së shpejti librat do të hartoheshin e të botoheshin edhe në gjuhën shqipe! Me punë të tilla punëtorët liroheshin nga tutela serbe. Inxhinierët shqiptarë bënin përpjekje që të futej terminologjia përkatëse në njësitë e punës. Ata me fjalorë të gjuhëve të huja nisën t’i trajtojnë shprehjet që i përgjigjeshin terminologjisë përkatëse në gjuhën shqipe. Kushdo që kishte zotësi të përkthente, paraqitej në Drejtorinë e Shkollës dhe bëhej njëfarë testimi paraprak për të hetuar se a do të mund të vazhdonte përkthimin apo jo. Bëhej punë shumë, por edhe shpërblimi i profesorëve nuk lihej anash.

“Ka gjasë se ka nisur të bëhet çlirimi i personalitetit krijues si dhe lirimi nga inferioriteti ndaj gjuhës serbe! Viktimë kanë rënë shumë veta. Tash po e ndajmë shapin prej sheqerit. Gjuhë ata, gjuhë ne! Laps ata, laps ne dhe do të pajtohemi që secili të kultivojë ato që dëshiron…”por me këtë mendim lëre që nuk pajtoheshin serbët, por as shqiptarët.

“More, Halil, po na nxjerr shumë telashe me atë gjuhë - më tha një ditë shefi i shërbimeve të përgjithshme të Drejtorisë së Kombinatit, Ali Grajçevci, ndryshe i fshatit Hade, që mezi kishte kryer një shkollë të lartë sociale në gjuhë serbe.-Ne, mos kujto se nuk e duam shqipen, ama nuk dimë të shkruajmë në atë gjuhë? Ku të shkruaj unë shqip kur para dhe mbas luftës kam mësuar vetëm serbisht. Paj, këto dy duar mund të m’i shkurtosh në cung, dhe nuk di të shkruaj shqip? Ti, mos u ngut, se vinë ditët kur do të kesh edhe njerëz që dinë të shkruajnë si ti. Ti, kujton se e dua gjuhën në të cilën kam mësuar, e shkruaj. Ti kujton se më duket mirë kur ky Kombinat është ndërtuar në tokën time. A di, se kjo tokë është jona, dhe po të mbillet fara mbrapsht, ka për të mbirë mbarë! Dukej se aq shpejt rritej bima, sikur po e ngreh dikush si njeriun për veshësh. Dukej tokë e zezë, dhe është vërtetë e zezë, por bukën e ka të ëmbël. Sa njeriu han bukë këtu?! A di ti, se po të mos ishte xeherorja e Kosovës, ku kishte punuar im atë, as unë nuk do të isha gjallë. Kjo pasuri që na është ruajtur nga nëntoka, na i çeli sytë. U ngritën shumë fabrika këtu. Drita jonë, a e sheh? Udhët po ndërtohen? Tymtarët po shtohen, a e sheh? Çfarë do të bënim ne me grurë? Derisot, me grurë asgjë! Me një rrogë që marr këtu, vëllaut tim ia blej tërë hambarin, e pse të punojë edhe ai? Po të kishte mend do të hynte në punë këtu. Çfarë është toka sot, bëhesh llom e llomishtër, e kur të shikosh çka fiton, asgjë… Im atë ishte i lodhur një vere, dhe e prisnin punë të mëdha, dhe i shkreti ai, ishte ulur të pushonte nën një hije. Njerëzit e njihnin atë si një ndër punëtorët më të mirë, dhe kur e panë udhëtarët se pushonte, çuditërisht e pyetën:

-A je lodhur, Baca Veli?

-Jo, biro, jo. Unë po punoj, po edhe po pushoj, - u përgjigj ai dhe nisi të flasë.- E kishte pas punuar njëri tokën shumë kohë, dhe iu kishte mbushur mendja se vërtetë më mirë se ai nuk e punonte askush, dhe një ditë e pyeti tokën:

-Oj, tokë, a të ka punuar kush më mirë se unë?

-Hajt, baco, punom, se po ta dish ti sa qorr jovanat më kanë punuar si ti, nuk kanë të njehur… Unë kam thënë në këto vjetët e mia: “Më mirë të më thuani se filani është m*** i mirë se sa punëtor i mirë! Kur të vjen koha, punëtori vdes pa bukë e të gjithë të tjerët e hanë bukën e tij…”

-Po, lëre këtë punë të tokës, Bacë!-iu drejtova atij.-Këtu jemi përcaktuar të punojmë me laps. Lapsi i ndanë punët. Po qe se nuk dimë ta përdorim atë për të mirën e njeriut tonë, do të pësojmë me shekuj. Nuk erdha rastësisht, por qëllimthi, erdha në një kolektiv ku duhet të futet në jetë përdorimi i gjuhës shqipe. Ne mund të flasim me gojë çdo gjë, mirë dhe keq, por kur të ulemi në tavolinë duhet të mendojmë se si të shkruajmë dhe çfarë të shkruajmë? Ne kemi një gjuhë të pasur, dhe po qe se nuk e fusim atë në çdo pore të jetës, kush pret se do ta bëj këtë punë. Jeta pa gjuhë, jeta pa shkrime, është jetë e vdekur, jetë pa përmbajtje. Gjuha jonë është e lidhur me këtë tokë. Flet toka për këtë gjuhë, flet gjuha për këtë tokë…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gjakushi
V.I.P
V.I.P
gjakushi


Numri i postimeve : 841
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 9 EmptyFri Apr 04, 2008 7:15 pm


1981
IDETË S’MUND TË VRITËN!
Kisha parë ëndërr sesi së bashku me Bjaram Gashin e Kopiliqit të Drenicës, kishim hipur mbi një kulm të shtëpisë dhe duke pirë ujë ia hodha një tas me ujë fytyrës. Ai u lag dhe më shikonte me habi. Me gjasë ishte hidhëruar dhe nisi të mllefosej në mua.
- O Bajram, ke harruar se ti më ke bërë njëherë qull me ujë?! Ke harruar, po…?
- Zbritëm prej atij kulmi të shtëppisë e Bajrami I prirur për hakmarrje ndaj meje, bënte përpjekje të më gjuajë me një trupak të lisit. Njëri e kishte hetuar dhe kishte kapur për krahësh dhe përpiqej ta ndalë. Ai vazhdonte arrogancën e tij hakmarrëse dhe me një pistoletë përpiqej të shtie drejt në mua.
- I thashë:
- - O Bajram Gashi, ti mund të më vrasësh, por idetë e mia s’mund t’;I vrasësh kurrën e kurrës!
- Duke u përpjekur t’i kërkoja falje që e kisha stërpikur me ata ujë, ai shtiu me pistoletë drejt në mua. Më kishin marrë pesë plumba të pistoletës së tij në trup dhe vetëm prisja çastin se kur do të vdisja? Kështu më doli gjumi i bardhë. Isha në Sandanski të Bullgarisë dhe mendoja të shkruaja për fjalimin e studentit Hydajet Hyseni, të cilin e kishte mbajtur hipur në bli përballë Komitetit Krahinor të LK të Kosovës.
- ***
- “ZBRIT MOJSI!...”
Kur në Udhë të blirëve parakalonin demonstrantët shpesh e përdornim shprehjen “Eho, zemra të thyera dhe të dëshpëruara!” Dukej se shprehnim dyshim ndaj luftës së shqiptarëve me armë të huaja si dhe me kokë të të tjerëve. Ata që nuk futeshin në demonstrate pohonin në të veten: “E po, bjeshka me gjoks nuk shtyhet. I kemi të gjithë kundër nesh, por edhe ne kundër vetvetes! Tepër arritëm me pushkë, të shohim çfarë do të arrijmë me penë. Të shkruajmë libra me tonelata, nuk mund t’ua kapërcejmë librave të serbëve që i kanë shkruar dhe përhapur kundër nesh! Nuk më kishte mbetur asgjë tjetër vetëm të futesha në turmë dhe të këndoja vetëm këngën: “Zbrit Mojsi! Zbrit Mojsi! Zbrit Mojsi!” Falimentimet gjithnjë i paguam shtrenjtë. Pleqtë herët i kishin formuar bindjet e tyre për luftëra. Sa prej tyre e mallkonin luftën, sa atë tjerë të merdhezur në fytyrë shpreheshin.
- Pa luftë shkau s’të jep asgjë!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gjakushi
V.I.P
V.I.P
gjakushi


Numri i postimeve : 841
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 9 EmptyFri Apr 04, 2008 7:16 pm

KUR DO TA SHRUAJMË HISTORINË?

1981

Udha e Blirëve pas orës dymbëdhjetë ende ishte mbytyr në biseda që ishin bërë në përvjetorin e Bujajt, dhe të ngjarjeve të luftës. Rexhep Hoxha, shkrimtar i Kosovës, pa një pa dy, foli:

-Fadil Hoxha do të mbetet në histori!

-Po, pse të mos mbes edhe ai? Historia është e të gjithëve. Kush do të hyj në të, i ka dyert e hapura?-shtova.

Udha e Blirëve të Prishtinës ato ditë kur flitej për Bujajn, ma çonte mallin e udhëve të Tiranës, që i kisha parë e kapërcyer nëpër to një herë në jetë, dhe e kisha dëgjuar një zë burri në kapërcim:

-Enver Hoxha do të mbetet në histori!

-Historia jonë është e gatshme t’i pranojë dhe t’i ç’regjistrojë fytyrat kombëtare? Ajo është dhe duhet të mbetet histori e vërtetë për çdo kohë - foli Rexhep Hoxha.

-Po flitet për tradhtitë e vjetra, por po frikësohemi nga tradhtitë e reja! - dëgjoheshin sa zëra nëpër këto udhë. - Historia më së paku është e historianëve, sikurse edhe letërsia që s’mund të mbetet vetëm e shkrimtarëve që merren kryesisht e parimisht me letërsi. Historinë e shkruajnë vërtetë historianët, por edhe populli e ka shkruar dhe përcjellur atë gojë pas goje. I thonë histori popullore…?

Çfarë absurdi!? Qemë të detyruar të ruhemi nga hijet makabre, që bënin bastisjen e ëndrrave dhe bastisjen e historisë, me të vetmin qëllim: shuarjen e përpjekjeve të vazhdueshme për lirinë dhe pavarësinë e vendit. Fatkeqësisht, në këtë udhëtim të gjatë shpeshherë na u përsërit historia, sepse, ne s’e patëm mësuar mirë historinë!... Të mëdhenjtë flijojnë dhe si fitues e shkruajnë historinë. O, mjerisht që historinë e shkruajnë fitimtarët! Të humbësh një herë historinë, të hedhin në humbëtira të kohës! Ka raste kur atë do ta shkruajnë edhe humbësit…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gjakushi
V.I.P
V.I.P
gjakushi


Numri i postimeve : 841
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 9 EmptyFri Apr 04, 2008 7:17 pm

1981

* * *HESHTNI, HESHTNI!...


DEMONSTRATAT

Më 1981, në Kosovë u bënë anekënd vlimet shqiptare. Në orët e para të mëngjesit në valët e Radio-Beogradit dëgjohej një zë që përsëritej: “Popull serbë, të jeni të zgjuar në çdo hap, se jemi në rrezik të madh prej mafiozëve shqiptarë. Ata mund të na rrënojnë pushtetin tonë, ata mund të fitojnë lirinë! Po qe se deri tash keni fjetur një orë më shumë, flini dymbëdhjetë orë më pak!”

Porositë e mjeteve të informimit ishin shumë të ashpra lidhur me çështjen e vlimeve në Kosovë, shkruhej më të madhe se këto ishin demonstrata armiqësore, shkruante edhe shtypi shqiptar këtu në Kosovë, se këto duhet të gjykohen nga masat e gjëra si armiqësore, dhe irredentiste. Edhe Radiotelevizioni i Beogradit në emisionet e tij, si dhe i tërë shtypi i ditës, në shenjestër i kishte ngjarjet në Kosovë, dhe ftonte rininë dhe punëtorinë që të mos manipulohej nga armiqtë e përbetuar të Jugosllavisë. Politikanët ishin zgjuar dhe flisnin kundër shqiptarëve, dhe nuk i kursenin as të tillët që kishin qenë hartues dhe nënshkrues të Bujajt. Në një tubim pompoz, politikologu sreb Drazha Markoviç , duke folur për këto ngjarje dhe për ata që do të mund t’i shuanin, bëri një thirrje. “Për këto ngjarje janë përgjegjës ata që më 1945, në Prizren, nënshkruan bashkëngjitjen e Kosovës me Republikën Federale të Serbisë, dhe atyre do hequr…(kokën)! Fjala kokë! ishte shlyer nga shiriti televiziv! Siç pohohej në ato konferenca apo kuvende gjithnjë gjetën të tillë që e vënë gishtin, dhe pastaj pas kryerjes së luftës, asgjë s’u bë nga ato rezoluta e vendime premtuese, e nënshkruese si alibi se vetëm kështu kishte kërkuar ky popull i shumëvuajtur!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gjakushi
V.I.P
V.I.P
gjakushi


Numri i postimeve : 841
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 9 EmptyFri Apr 04, 2008 7:18 pm

KËTË 1981

PËRGNJËSHTRIMI I KËRKESAVE

Vërehej në mënyrë të theksuar ato ditë të pranverës se Udha e blirëve ishte ndarë në tri pjesë. Në anën e Komitetit Krahinor të LK të Kosovës shetisnin shqiptarët, kurse në anën tjetër, andej nga ishte numri më i madh i dyqaneve, shetisnin serbët, malazezët dhe të tjerë, kurse mesi i kësaj udhe, ishte me udhëheqës, profesorë, inxhenierë, mjekë e struktura të tjera, që në njëfarë mënyre ishin të përcaktuar për një kompromis mes dy udhëve dhe të njerëzve që shetisnin në to. Prishtina ishte bërë një qendër e madhe kulturore, dhe aq më shumë ia ngrisnin zërin edhe ata që vinin nga jashtë.

Mesi i Udhës së blirëve atë mbrëmje, për herë të parë, e gjeti edhe Ismail Kadarenë, i cili me gruan e tij, dhe së bashku me Rexhep Zogajn, parakalonin para njerëzve të tejshpërfillshëm. Edhe unë kisha dalur në atë mbrëmje në Udhë të blirëve.

-Është koha e dyerve të hapura?- e pyeta shokun tim, Nebil Duraku.

-Besa është e s’është, o Halil! - tha ai, dhe mbronte tezën e tij shumë të sigurt, se koha e dosjeve dhe e paragjykimeve ishte në hovin më të madh.

Por, sado që bëhej fjalë për kohën, çdo gjë mbyllej me atë se koha e bjen kohën, e fare nuk sqarohej edhe ajo ideja, se njerëzit e kohës e sjellin kohën e dëshiruar. Asgjë nuk ka ardhur me kohën, por me njerëzit e kohës. “Uroj që koha të punojë edhe për ne shqiptarët!” lutesha me shpresë se do të vjen liria edhe për ne.

-Ka kaluar koha e dyerve të mbyllura!-pohoja.

-Ka kaluar e nuk ka kaluar - sikur më qortonte Nebil Duraku, dhe përpiqej që edhe në të veten të shkonte përpara në atë udhën që kishte zgjedhur gjatë tërë jetës së tij.

Revistat dhe gazetat botoheshin dhe lexuesit nuk mund të thelloheshin në kundërshtitë e nejrëzve që punonin nëpër redaksi!

Dhe, nuk kapërcente asnjë çast apo ngjarje që kishte ndodhur në Prishtinë dhe gjetiu që të mos dëgjohej dhe përflitej. Por, ndodhte se kur vinte këtu, shpesh lajmi i parë ishte pa fije skrupulli, kurse lajmet e tjera i jepnin sadopak vijë të drejtë dhe të qartë ngjarjes. Edhe lajmdhënësit kishin telashe, vetëm sa nuk u zbuloheshin emrat dhe mbiemrat e vërtetë.

Kundërthëniet që ishin futur në trung të intelegjencies, që sado që shihej se ajo përqendrohej këtu në Prishtinë, jepnin rezultate kundërproduktive. Si fillim, një herë gjatë luftës u larguan të gjithë ata që ishin të dyshimtë, sa të tjerë u zhdukën edhe fizikisht, e pas luftës, ata që nuk pajtoheshin me krimet që u bënë në luftë dhe mbulesën që u bëhej, lëre që u mënjanuan nga jeta aktive, por disa edhe qenë të detyruar të emigrojnë në botën e jashtme.

Ndonëse Kosova përjetonte kriza të thella ekonomike e politike, kundërthëniet sikur fare nuk hetoheshin. Askush nuk ngritej e të shtronte çështjen e kërkesave të qytetarëve të mençur që e kishin dashur aq shumë përparimin dhe kishin punuar për të, por ata që kishin marrë pjesë në luftë, dhe ishin në vende kryesore të punës, ua shkurtonin në cung!

-Heshtni, ju nuk keni të drejtë të flisni për asgjë! Ne që kemi marrë pjesë në luftë i dimë këto punë! Kosova e lirë është në duar tona! Kosova jonë është krah me Republikat simotra të Jugosllavisë. Kosova jonë ka fabrika, shkolla, ka udhë, ka xehe…

Po të ngriste zërin ndokush e të thoshte: “Ku janë mësuesit shqiptarë, dhe pse u larguan nga Kosova fill pas vitit 1945, lëre që futej në regjistrin e të përndjekurve, por shpejt i hapej gropa! Gropat hapeshin edhe për ata që kërkonin që me penë të trajtohej çështja kombëtare. Ishte e ndaluar, se po të ngrihej ndokush me penë, vetë shqiptarët kërcenin si gaca në prush, kundër tij, me parulla të njohura: “Hesht, se këto kërkesa janë shoviniste, irredentitste, se me romantizëm nacional nuk zgjidhen çështjet, se jemi pajtuar që të gjithë të shkojmë vetëm udhës së Titos, dhe se atij ia kemi dhënë fjalën edhe gjatë luftës. Nuk do ta tradhtojmëS Titon, nuk është traditë jona që njeriut që ia kemi shtrirë dhe na ka shtrirë dorën në ditët më të vështira, tash t’ia kthejmë shpinën në kohë të lirisë!”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gjakushi
V.I.P
V.I.P
gjakushi


Numri i postimeve : 841
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 9 EmptyFri Apr 04, 2008 7:18 pm

KARIKATURA MË E SUKSESSHME!

Ishte ditë e verës.

Zapullima sikur kishte hyr edhe në ato tri baraka ku ishte vendosur Drejtoria e Kombinatit “Kosova”. Posa u ula në karrigë, hapa skedarët në një syze të tavolinës dhe nisa t’i lexoja shënimet dhe disa gazeta që i kisha ruajtur. Përballë meje, në njërën tavolinë, ishte kolegu im, Feim Hoti, gazetar i ri që pa e ushtruar zejen asnjëherë në jëtë, kishte ardhur nga pozita e drejtorit të Shkollës Fillore në Krushë të Madhe. Ai i kishte filluar hapat e parë në shkrime pikërisht në gazetën e kolektivit “Kombinati Kosova”. Përditë e më tepër, ai njihej me gjendjen në kolektiv, dilte në terren dhe nga udhëheqësit e punëtorët dëgjonte shumë ngjarje që për të ishin të reja dhe interesante. Shpejt nisi t’i qasej punës dhe temat nisi t’i kapte në shkrime. Ai pinte duhan dhe kushedi se çfarë mendonte, e unë nisa ta shpalosja kalimthi gazetën e vetme profesioniste “Nasha shtampa”(“Shtypi ynë”) në gjuhën serbokroatishte. Në faqen e parë ishte botuar një karikaturë. Sipër saj ishte legjenda: “Karikatura më e suksesshme!”. Sytë ia kisha qepur karikaturës. Në të shikoja me kureshtje dirigjentin Tito, që rrinte pip në këmbë, e dy gishtërinj të duarve i kishte ngritur lart, dukej si një dirigjent me gishtërinj të thatë! Përreth tij orkestrina, ishin udhëheqësit më të lartë partiakë të Jugosllavisë të të gjashtë republikave dhe të dy krahinave socialiste. Secili prej tyrë në duar e kishte nga një vegel muzikore. E shikova atë karikaturë disa herë, mendova se çfarë paraqitte Zuko Xhumhur në të. E kapa gazetën edhe njëherë në dorë, e pasi e formova një gjykim të shpejt, e futa në syze dhe lëshova një ofshamë:

- Pih, koleg, i paskemi larë duart me misk sapun të Pejës!

- -Çka të re? - pyeti kolegu.

- - Dirigjentit Tito iu paskan tharë dy gishtërinj! Ai s’po mund ta vërej orkestrinën, me gjasë e ka humbur kontrollin.

- Mora gazetën, ia dhashë që ta shikonte karikaturën që për herë të parë ishte botuar në faqen e parë të gazetës.

- - Shikoje mirë! - e luta kolegun dhe prisja së çfarë mendimi do të shprehte ai.

- - Nuk po e kuptoj fare! - tha dhe ndezi edhe një cigare duhan. - Më thuaj, çfarë domethëënie ka?

- Ia nisa ta vë karikaturën në pak pika.

- - Siç po shihet, koleg, Tito si dirigjent i orkestrinës, që të dy gishtërnjtë e të dy duarve i janë tharë, dhe këtë fare nuk janë duke e vërejtur anëtarët e orkestrinës së tij. Të gjithë kanë nga një instrument muzikor dhe janë të gatshëm të veprojnë si gjithnjë, e ne shqiptarët e mjerë, tupanin në shpinë! Sit ë fshihet tupani aq i madh? A e sheh, në krah të majtë është Marko Nikeziç, kryetar i KQ të LK të Serbisë, me mjetin e tij muzikor - zurlen! Ai ia ndërronte gishtërinjtë zurles dhe shpesh shikonte në drejtim të dirigjenitit. Nëse ai shihte se ia ndërronte gishtërinjtë keq, mund t’i jiptë vërejtje. Por, edhe nëse e shikonte duke i rënë zurlës së Serbisë, mund ta bënte atë copë-copë e ta fuste nën sqetull dhe arsyetohet: “Ja, shok Tito, a sheh se asgjë s’kam në dorë!” Në anën tjetër të dirigjentit ishte Vlladimir Bakariçi, po ashtu kryetar i KQ të LK të Kroacisë, me harmonikë në gjoks. Atij iu kishte zgjëruar harmonika dhe gjoksi dhe mezi merrte frymë. Të gjithë anëtarët e Komitetit Qëndror të LK të Jugosllavisë kishin nga një instrument në dorë, kurse Veli Deva, kryetar i Komitetit Krahinor të Kosovës, në shpinë e kishte një tupan të madh. Ai e kishte hapur gojën dhe nga fundi i tyre dukej se ecte. Maçunga i mungonte, nuk i shihej, sepse nuk guxonte ta fsheh.

- - E sheh, kolg, ne paskemi kapitullar. Mikut tim ia paskan vënë tupanin në shpinë, dhe ia rrahin e s’guxon të bëj ciu me gojë! Madje, mund t’ia rrah edhe ndonjë fëmijë, e lëre më udhëheqësia serbe.

- - More, ndoshta ia cigëlojnë ngapak, e le ta durojë. Lë të kërcej ashtu siç i bien maçungës! - tha kolegu me keqardhje.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gjakushi
V.I.P
V.I.P
gjakushi


Numri i postimeve : 841
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 9 EmptyFri Apr 04, 2008 7:19 pm

- - E si mund ta fsheh tupanin aq të madh?

- - Po, mbasi i ka ra hise tupani, le ta bartë se vjen koha kur ia ngarkojnë tjetrit - tha kolegu im.

-

*** SA HIJE I PASKA TUPANI NË SHPINË!
Udhët e Prishtinës nuk ndaleshin nga lëvizjet e demonstranëtëve. Elita e politikanëve përpiqej që ato gjithsesi të shuheshin, qoftë me bindje, apo edhe me dhunë. Gjithkund mbaheshin konferenca, në çdo shkollë e institucion, në komuna, në ndërmarrje ku kishte shumë punëtorë etj. Nën ato rrethana shumë të ndërliukuara vërehej se rolin e kishte marrë ushtria. Tanket qarkullonin nëpër qytetet kryesore të Kosovës. Erdhi edhe te shkarkimi i Veli Devës nga detyra e kryetarit të KK të LK të Kosovës, dhe në vend të tij emëruan Mahmut Bakallin. Flitej se në atë kohë Ukshin Hoti, kishte propozuar që të gjithë anëtarët e LK të Kosovës të jepnin doërheqje! Në këtë mbledhje të Komitetit vërehej se merrnin pjesë eprorët më të lartë të ushtrisë së Garnizonit të Prishtinës. Ishte apo s’ishte ky regjim ushtarak, kur nëpër korridore dhe zyra të komitetit gjithkund kishin hyrë njerëz të armatosur deri në dhëmbë. Ec e luaj qëndrimet. “Bira miut treqin qese!” përsiatej në heshtje dhe bëheshin biseda spontane: “Si të shpetojmë nga kjo krizë?”. Të gjithë frikësoheshin dhe mezi prisnin që gjithsesi gjendja të qetësohej. Në tribunë, pas zgjedhjes për kryertar të LK të Kosovës u paraqit Mahmut Bakalli. Ai mes të tjerash tha:
- Po shihet se Kosova është një monedhë për kusuritje!
Me sa dukej çdo ndryshimi në shpejtësi nuk ia vunë veshin aq shumë, e as fjalëve të Mahmut Bakallit. Të gjihë mendonin se i shpëtuan krizës politike, duke i akuzuar demonstratat e studentëve si armiqësore, separatiste, irridentiste. Sa të tjerë ngriheshin në foltore dhe dërdëllisnin:


-Larg duart prej nesh Shqipëria! Ajo po e indoktrinon rininë tonë!

As vetë nuk mund të hetoja sa shpejt kapërcente koha. Por vlimet më 1981 nuk pushonin. Kudo klithma të shkollarëve, të punëtorëve e të qytetarëve. Sa veta mendonin se me ndërrimin e Veli Devës, dhe eëmrimin e Mahmut Bakallit, gjendja do të qetësohej. Fjalimxhinjtë ishin shkapërderdhue gjithkund nëpër terren, me akuza të rrepta ndaj studentëve si dhe të gjithë atyre që i përkrahin demonstratat. Udha e blirëve nuk qetësohej nga grishjet e studentëve. Në çdo kënd të udhëve kishte policë, fotoreporterë, qytetarë etj. Ata i përcillnin shokët e tyre që i njihnin dhe që merrnin pjesë në demonstrata. Madje, fotoreporterët i fotografonin pjesëmarrësit në demonstrata, dhe kushedi se në shërbim të kujt ishin ata?!

Dola në Udhë të blirëve rreth orës 11,00. Mendoja se me kënd do të takohesha dhe të bisedoja lirisht. Për fat takova kolegun tim, Feim Hoti që ishim ndarë herët. Buzëqesha si me cinizëm, por ai m’i njihte huqet e mia.

- O, urime, koleg!

- Çfarë urimi, koleg? - pyeti ai me kureshtje.

- Me fat i qoftë mikut tënd tupani në shpinë! Sa hije po i kishte! E zgjodhen kryetar të KK të LK të Kosovës, në vend të Veli Devës.

- Po, ku ia pave atë tupan ti?

- Nëse s’e ke ruajtur gazetën “Rilindja”, unë ta sjell nesër. Në faqe të parë është fotografia e kryetarit dhe biografia e tij, e në këndin tjetër të gazetës janë fshatarët që kanë ardhur në Prishtinë, duke i rënë tupanit e duke kërcyer e kënduar nëpër udhë të Prishtinës. A sheh, e festojnë ditën e zgjedhjes se kryetarit? Gëzim i madh, koleg! Po gëzohen edhe qytetarët e Prishtinës.

Kishin kaluar katër vite, dhe në zgjedhjet e dyta po ashtu serish e emërojnë Mahmut Bakallin kryetar të KK të LK të Kosovës. Sikur të kisha lënë ndonjë takim me kolegun Feim Hoti, e përshëndeta në të njëjtën udhë.

- O, koleg, urime, për të dytën herë ia vunë mikut tupanin në shpinë, madje shumë më të madh se atë në fillim! Edhe katër vjet mund ta bart. Kam drojë mos po i shtrembërohet krahu, madje nuk e di, a ia kanë dhënë maçungën e tupanit në dorë, apo të tjertë ia luajnë kurdo që dëshirojnë?

- Edhe ti me këtë tupan, ç’po thua? Mos ther me vegsh! - tha.

- Ani, mirë e ke e mirë s’e ke? Po kujt do t’i bjen hise tupani pas rënies së Mahmutit?

- Nuk dihen këto punë - tha.

Ishte krijuar bindja e politikkanëve serbo-malazezë si dhe shqiptarë, se as Mahmut Bakalli nuk aariti t’i shuajë demonstratat. Këto ngjarje të hidhura, siç i pagzuan sa gazetarë”, bëheshin përherë më aktive. Raportet që dërgoheshin nga Kosova në organe të larta përcilleshin me kureshtje të madhe, analizoheshin e pastaj mirreshin qëndrime të prera: “Demonstratat janë nis e sos armiqësore!” trumbetonin të gjithë politikanët si qarqet e tjera që ia ndërronin ngishtërinjtë të njëjtit kavall.

Ishte caktuar mledhja e Kryesisë së KK të LK të Kosovës. Nëpër Udhë të Prisahtinës qarkullonin njerëzit, flisnin, qortonin, këndonin, shanin, qeshnin. Pritej çfarë do të dalë nga mbledhja e Kryesisë të KK të Kosovës. Mbledhja mbahej në orët e vona të mbrëmjes. Udhëheqësia serbe s’la gjë pa thënë për demonstarantë si dhe shokët e tyre udhëheqës, që deri vonë i kishin pasur marrëdhëniet shumë korekte dhe të sinqerta. Ishte marrë vendimi që Mahmut Bakalli të shkarkohej nga detyra e kryetarit të KK të LK të Kosovës, dhe në vend të tij e emëruan Veli Devën.

- Eu, po shumëherë i ra hise ai tupan mikut! – tha Feim Hoti, duke e vënë buzën në gaz. - Po, dikush duhet tab art e të tjertë të kërcejnë para tij.

Pritej se gjendja e demonstratave në Kosovë do të qetësohej, por doli e kundërta. Ato vazhdonin në forma të ndryshme. Aktivistët serbo-shqi ptarë përmes miqve dhe shokëve të tjerë i përcillnin lëvizjet, polemikat dhe jepnin inforamcione gjithnjë në dëm të kërkesave të rinisë dhe të klasës punëtore. Përditë vinin delegacione nga Beogradi në Prishtinë, madje udhëheqës të lartë federativ dhe çdo vlerësim që ishte dhënë për demonstrantë nga lart, duhej ta trumbetonin edhe udhëheqësit në Kosovë. Të gjitha gazetat dhe radiostacionet vlonin si zgjua bletësh. Aktivistëve iu kishte marrë ajam. Vinin përforcime ushtarake, me makineri luftarake sikur ne shqiptarët na gjeten të përgjumur! Fjalori i politikanëve ishte i njohur, dhe gjithnjë përseritej, flitej e përflitej me të njëtat avaze.

-T’i luftojmë dhe t’i burgosim demonstrantët. Ata duhet të vriten me mitralozë nëpër udhë. Ç’po prêt ushtria më? Po, policia? Zjarr në demonstrantë, burgosje, dhunë! - dëgjoheshin zërat e aktivistëve që ishin tepër të ngakuar me nacionalizëm ndaj shqiptarëve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gjakushi
V.I.P
V.I.P
gjakushi


Numri i postimeve : 841
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 9 EmptyFri Apr 04, 2008 7:20 pm

Sa shumë ngjarje më kishin ndodhur në janar. Janari me acar i vjetit l951 më ka mbetur gjatë në kujtesë. Ndodh se dikujt ia kasha rrëfyer, por kishin kaluar pesëdhjetë vjet që fjalë kush nuk më kishte dëgjuar. Edhe ata që e kishin përjetuar këtë ngjarje time, asnjëherë nuk ma kishin përmendur. Fat që tash më erdhën ditët e mia dhe të atyre që ishin të pranishëm në atë mbrëmje të vonë të dimirit. Rreth orës 24,00 ramë të flemë në dhomën me dy shtretër: vëllai me vëllan(mua), kurse Veli Deva së bashku me Osman Çitakun. As vet s’e di se si papritmas diçka u rrëzua e mua ma ngjiti në kokë. U zgjova në atë errësirë, bërtita:

- Hej, o burra, zgjohuni se dikush na ka hyr brenda në dhomë! Ndezni shkrepësat!

- Çka, çka po thua? - pyetën, e unë e kisha kapur kokën me të dy duart.

Osman Çitaku kishte qëlluar më i shkathët dhe shpejt e ndezi llampën. Ai nisi t’i bastiste këndet e dhomës, e fare nuk më pyeste.

- O Osman, shikoje gjakun kah me rrjedhë nga koka. Dikush më ka rënë me diçka.

- Jo, more H., njeri i gjallë nuk ka hyr këtu - tha ai.Ula kokën dhe shikova në dysheme. Pashë se xhami i kornizës me fotografinë e Titos ishte thyer. - Hiqe atë xhahil, se xhami i fotografisë së tij qenka thyer e më ka rënë në kokë! Hidhe! Ç’po na duhet fotografia e Titos në dhomë?

Ata nisën të mendojnë ndryshe.- Hesht e mos fol! - tha Osman Çitaku. - Matanë murit banon Baraçi. Është rojtar i burgut dhe mund të na fus në burg!
- Vëllai dhe Osmani ma lidhen kokën me beze të bardhë. Më thanë se gjaku nuk rrjedhte më? Fjetëm si fjetëm, por të nesërmen nuk kisha guxim të shkoja në gjimnaz me kokë të lidhur.
- Kishin kaluar pesë dekada kur në një bisedë spontane me Veli Devën, tha:
- - Ti H., ia pate marrë inati Titos, se herët të pat ra fotografia e tij në kokë!
- E vura buzën si në gaz.
- - Po si nuk e paske harruar atë natë? - pyeta dhe nuk e zgjatem bisedën më.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gjakushi
V.I.P
V.I.P
gjakushi


Numri i postimeve : 841
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 9 EmptyFri Apr 04, 2008 7:21 pm

DEMONSTRATAT


1981 KJO S’ËSHTË TOKË SERBE

Haki Malazogu, ndryshe me profesion rrobaqepës, një burrë i urtë, dhe gjithnjë i qetë, kureshtar për ngjarjet më të reja të demonstratave më pyeti:

-A bre, kojshi, na morën në qafë këta punëtorë e studentë që u ngritën në demonstrata! Na i prishën punët, se ishin duke shkuar e punuar mirë,-dhe i thoshte mendimet e tij me një afsh. - Po u desh të pritej edhe ndonjë ditë, mos po ngriten edhe të tjerët, e në krah të tyre, të fitojmë edhe ne diçka.

-Unë dhe ti, fqiu im i nderuar, i patëm punët mirë, por shko e shih se si jetojnë të tjerët-ndërhyra,-dhe, mos shko më larg, po vetëm një hap përtej lagjes sonë e dil në atë lagjen e vjetër te muhaxhirëve, shikoj si jetojnë ata, si jetojmë ne që erdhëm tridhjet vjet më vonë këtu. Sa janë shkolluar ata e sa jemi shkolluar ne, pastaj sa veta janë në punë prej tyre, e sa prej nesh. Këtu, në qendër kulturore, muhaxhirët ende mbajnë bagëti, dhe për fat të keq para gjashtë vjetësh edhe ato ua ndaluan. - Tokën e bejlerëve që një kohë të gjatë e punuan muhaxhirët, këtu ku ngulëm ne me shtëpi, e gëzojmë ne. Ata kanë një pjesë toke në periferi, dhe mjete të punës nuk kanë. Çfarë jete bëjnë ata, çfarë jete bëjmë ne?

-Po, pse nuk punojnë ata?-pyeti fqiu.

- Ku të gjejnë punë! - i përgjigjem preras.

-Ne, fqiu i nderuar, ndërrimet duhet t’i pranojmë, por të bëjmë çmos që njëri- tjetrin të mos e dëmtojmë. Ata që kanë qenë në pushtet, dihet se do të hidhërohen, por duhet të dinë, se koha punon edhe për njerëz të tjerë. Nuk bën që çdo pushtet që vjen, të punojnë të njëjtit njerëz. Dyshoj se po të jetë njeriu i pastër si loti, po u fut në pushtet, i ndërron qëndrimet e mendimet. Fundja, ndash thuaj pushtet, ndash thuaj, shtëpi e madhe, deri më sot, ç’u erdhi në kuti njerëzve, bënë dhe do të bëjnë…Pushtuesit serbë janë të lindur të sundojnë në toka të huaja. Kjo s’është tokë serbe!Çdo pëllëmbë të kësaj toke do ta mbrojmë sit ë parët tonë me pushkë. Tash edhe me penë do të punojmë për përparimin dhe lulëzimin e atdheut…

*** REPUBLIKË APO SHTET KOMBËTAR?

Edhe zërat dhe bisedat e profesorëve të shkollave të mesme dhe të fakulteteve shpesh dëgjoheshin nëpër Udhë të blirëve. Kërkesat e demonstrantëve për shpalljen e Kosovës republikë i qortonin si të papjekura. Ato ditë bëhej fjalë se si një ditë, Hajredin Hoxha, gjatë një takimi dhe bisede që kishin pasur me Fehmi Aganin, që të dy sociologë shprehnin mospajtimet e tyre. Në biseda të zjarrta, shkuan aq nën nivel të profesorëve, sa desh t’i qeronin hesapet edhe me forcë! Fjala ishte se grindeshin se cili prej tyre ishte më atdhedashës se tjetri, dhe cilët ishin në gjendje që të flijonin jetën për të mirën e popullit?

- Dhe po të ngritet çarshia në këmbë për ide të një patrioti të sotëm, vështirë se do t’i besoja? Edhe tërë çarshia të duartrokas se filani është patriot, kjo mund të dalë mashtruese! - tha në bisedë Hajredin Hoxha.

Tahir Abdyli, historian, pohonte se i kishte dëgjuar bisedat e dy profesorëve kur ishin grindur për çështje thelbësore të Kosovës dhe të Shqipërisë. Kishte mospajtime mes tyre, kishte edhe fyerje që nuk i takonin etikës së profesorëve.

-Por me vesh të mi e kam dëgjuar Hajredinin, kur i tha Fehmiut:

- Eja të dalim ku të duash? Dalim para punëtorëve, dalim para studentëve, dalim para universitetit dhe po lyhemi me benzinë që të dy. Unë ia shtie flakën vetes, po ty kush? S’kam besim në ty. Por ta caktojmë një njeri të besueshëm që të na kallë të dyve përnjëherë…Po flijohem si Jan Pallahu në Çekosllovaki. Të mbesim dy Jan Pallaha në historinë shqiptare të Kosovës! Kjo udhë nuk është edhe aq e lehtë…

Çfarë ishin ato biseda të atyre ditëve? Profesorët nisën të indentifikohen se për kënd ishin, me demonstrantë, apo me qëndrime të komitetlinjve. Pastaj Hajredin Hoxha përmendej si republikan, e shpesh flitej se ishte edhe i dëgjueshëm i Fadil Hoxhës, kurse Fehmi Agani mbronte konceptin e bashkimit me Shqipërinë. Ishin bërë Shqipëria dhe Kosova katalizatorë të bisedave, edhe pse të vonuara, ato prapë bëheshin sipas stilit të politikës në fuqi.

“Unë jam për shtet kombëtar”, pohonin ata që e kishin dëgjuar mendimin e Fehmi Aganit.

“E di çfarë mendimi ke shprehur ti? Ke thënë se s’je për republikë, po për shlyerjen e kufijve!”, shprehej H. Hoxha.

Ishin këto dy pikëpamje të profesorëve, që përsëriteshin shpesh, dhe bënin jehonë herë për të keq, e herë për të mirë. Duhej kohë, dhe çdo nguti, mund të paguhej shtrenjtë dhe me jetë!...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gjakushi
V.I.P
V.I.P
gjakushi


Numri i postimeve : 841
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 9 EmptyFri Apr 04, 2008 7:22 pm


KOSOVA REPUBLIKË
1981


Pranverë e vitit 1981. Pranvera e Prishtinës, i thoshin, kur nëpër të gjitha udhët e këtij qyteti vërshuan demonstrantët nga të gjitha anët, me flamuj kuqezi. Thoshin se u kallë Prishtina flakë! Gënjeshtra ishin ato! Dihej se asnjë qytet në botë nuk është kallur prej demonstrantëve. U kallë lufta me serbë e shqiptarë, thoshin. Edhe kjo ishte gënjeshtër! Kosova është truall i shqiptarëve, brohorisnin studentët shqiptarë, kurse serbët heshtnin. Kosova-Republikë!, kjo ishte një thikë edhe për shqiptarët, po edhe për serbët. Si të bëhej Kosova Republikë? Kosova është e kosovarëve! E kujt është kjo Kosovë? Arrë e fortë, që thyen dhëmbë! Kosova nuk deshi kurrë të mbes nën këmbë të Serbisë. Dhe, për të gjitha këto parulla të demonstrantëve kishte dëgjuar edhe ime ëmë. Flitej kudo se si Serbia vështirë e lëshon këtë tokë, se mbi shtatëdhjetë vjet ka hëngër nga tokë jonë. Toka e huaj është më e ëmbël se e jotja! Kjo tokë s’ishte e Serbisë kurrë. As nga Serbia nuk erdhi këtu me asnjë strajcë dhe!

Nëna përpiqej të na qetësojë. Bijtë e mi të gjithë ishin në demonstrata. Këtë e dinin fqinjtë. Prishtinën e vërshyen tanket e Serbisë, nisën të shtënat në demonstrantë. Iknin sa mundeshin. Mitralozët dëgjoheshin, ushtria shtinte me armë prej tankeve në demonstrantë. Njërin prej djemve e kisha ushtar në Sarajevë në njësitin tankist dhe frikësohesha mos vallë edhe ai me ushtri po vjen në Kosovë për t’i shtypur demonstratat. Thosha: “O, Zot, mos Besimin si tankist po e bien këtu?” Çfarë mendonim, e çfarë do të bëhej? Rreth orës tetë të mbrëmjes prej demonstratave erdhi Fitimi. Ishte sarrakuqur i tëri. Ne e përcillnim programin televiziv të Tiranës.

-Babë, pushkën!-thirri Fitimi dhe u vërsul ai si i terbuar në mua. -Pushkën, se pa pushkë s’dal më në demonstrata!…-kundërshtoi. Lufta pëlciti, e ti shikon programin televiziv të Tiranës! Ç’po prêt ajo Shqipëri më? A është nëna jonë, apo nëna e dreqit? Po, ai Enver Hoxhë, ç’p mendon. A jemi shqiptarë edhe ne, apo mos ata janë më shqiptarë se shqiptarët?!...

Ishte programii i Radio-Televizionit të Tiranës, me këngë e valle popullore. Kur këngëtarja ngazëllehej, ai rreptas shtoi:

-Mbylle atë televizor, baba! A janë në mend ata të Shqipërisë? Ne vritemi udhëve, e ata këndojnë këngë?-tha Fitimi dhe sytë iu kishin mbushur lot.-Më është vrarë shoku para meje, e mua më ka kapur plumbi. Arsimi më bërtiti, dhe kur pashë gjakun që më rridhte, nuk dija se nga cila pjesë e trupit…?

-Mos u ngut, bir! Ç’mund të na ndihmojë Shqipëria? Ajo ka hallet e veta -i thashë sa për ta qetësuar pak birin tim. -Luftë të bëjmë ne me serbë, Serbia na humb luftën si ato të mëparshmet. Shtrenjtë i paguam dredhitë e Serbisë. Duhet të rrëzohet ky regjim, e pastaj vijnë ditë të mira edhe për ne. Nuk kemi punë ne me Shqipërinë. Ajo le të mbes Shqipëri e ne Kosovë. Kosovë i thonë, kësaj or bir! Kosovë është fjalë e madhe. Nyjë e Evropës dhe e tërë botës, udhëkryq. Lufta bëhet këtu vetëm për Kosovë. E kujt është Kosova? E kujt është edhe Shqipëria? Të kujt janë këto të dyjat? Të Shqipërisë, të Kosovës, e mos m’i ndaj që të dyja? Të mbes një Kosovë pa Shqipëri, apo të mbes një Shqipëri pa Kosovë, kësaj ç’i thonë? Po, e zëmë se po të bënim një ndërrim, që Kosovën ta qisnim në Shqipëri, e Shqipërinë në Kosovë, çfarë do të bëhej? Kush do të mund ta bënte një punë të tillë? Çfarë do të bënte Serbia?

Çdo lëvizje nëpër Udhët e Prishtinës përcillej me kureshtje. Procesi i demonstratave ishte bërë temë e të gjithë njerëzve. Në mbrëmje përcillej edhe programi televiziv i Tiranës, se atëherë shikohej pa asnjë pengesë. Treguesi rrallë ndërrohej në ndonjë stacion tjetër televiziv, kurse treguesit e radios i ndërronin orë e çast, sa në Tiranë, sa në Prishtinë, në Beograd, në BBC të Anglisë. Përcillej edhe “Zëri i Amerikës” nga Uashingtoni. Kishte përpjekje atëherë që lajmet të emetoheshin edhe në gjuhën rome!

Edhe nëna ime fare nuk qetësohej. Ajo i përcillte lajmet në stil të vet, fliste rrallë, gjumi nuk e merrte derisa hetonte se i kishin ardhur të gjithë nipat e mbesat. O Zot, lutej ajo, ruaj këta fëmijë! O Zot, ruajna të gjithëve prej kësaj Serbie, që saherë që u çua peshë, na i hëngëri meshkujt më të mirë, moj loke! I Madhi e pa, s’e pa, dikur e sheh dhe ia thyen qafën këtij armiku.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gjakushi
V.I.P
V.I.P
gjakushi


Numri i postimeve : 841
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 9 EmptyFri Apr 04, 2008 7:22 pm

Dervish Shaqa i Kosovës, që kishte lënë Kosovën e mjerë nën këmbë të shkaut këndonte në Radio-Tiranë:



Oj, hajmedet çka na ka kanë,

Na ra hasmi n’katër anë!



Shtëpia jonë ishte bërë qendër e të shumë lëvizjeve. Prisja dhe përcillja njerëz e miq, shokë e studentë më tepër se kurdoherë tjetër. Fqinjtë serbë, ballëpërballë, rrinin dhe shetisnin nëpër udhë dhe përcillnin çdo lëvizje të shqiptarëve. Ata, si të rinj e të vjetër, gjithnjë ishin në lëvizje!

Kudo ishin ata, në polici, në ushtri, në udhë, në zyrë, në komunë, në komitet, dhe mjafton të qëllonte vetëm një, ai mund t’i sjellte në një gisht së paku dhjetë shqiptarë! “Fuqia”-thoshin ata dhe kudo që hynin i frynin bulshitë.

Diku rreth orës njëmbëdhjetë të ditës, në shtëpi, erdhi gruaja e H.Balajt, Remzia. Ajo shpesh kishte ardhur në shtëpi, e kishte bërë biseda dhe llafe me ujë, me çaj të rusit e kafe, por atë ditë sikur ishte tërbuar. Pasi e piu kafenë, dhe fare nuk rrinte siç ishim mësuar ta shihnim më parë, duke dalur, nga ballkoni dëgjoheshin zërat e të rinjve. Kishin shkuar nëpër Udhën e blirëve, para Komitetit Krahinor, para Kuvendit Krahinor, dhe brohorisnin për Kosovën Republikë. Nëpër udhë të Prishtinës, kudo revoltime, kundërshtime, këngë, tubime. O Zot, kurrë në jetë askush nuk e kishte parë Prishtinën të tillë! Sa madhështor dukej qyteti. Udhët kishin marrë pamje tjetër. Kërkesat e studentëve ishin bër tok me ato të punëtorëve. I madh e i vogël ishin ngritur në këmbë. Arriten punëtorët e Kombinatit ndërtimor “Ramiz Sadiku”. Të gjithë të egërsuar, me vegla të punës në duar: sëpata, teshlica, sa të tjerë me armaturë në duar, marshonin udhëve të qytetit. Ata këndonin së bashku me studentët. Grishjet e trimave dhe këngët që iu kishin përkushtuar në përiudha të caktuara historike dukej se ua lehtësonin jetën. Këndonin për Idriz Seferin.



Hej, Kaçanik, shkamb e gur,

Vritesh e pritesh për flamur

Për flamurin e Skënderit,

Luftojnë bijtë e Idriz Seferit.

Kjo këngë dëgjohej e këndohej për herë të parë në Udhë të blirëve. Ajo na kujtonte luftën dhe fushatën e egër që kanë zhvilluar shovinistët serbë, maqedonsa e malazezë kundër patriotëve shqiptarë që me pushkë e kishin mbrojtur atdheun e vet. Në valën e vlimeve nëpër udhë të Prishtinës, Fitimi arriti në shtëpi. I merdhezur në pamje nuk kishte mjete për ta arritur qëllimin.

- Edhe ne do të luftojmë baba!- foli në këmbë Fitimi, student i Fakultetit Teknik. - Erdha të marrë qepë, sepse lotësjellësit po me mundojnë.

-Po, mjaft luftuam, or bir! Luftë i thonë edhe kësaj, luftë me Serbi, luftë me Jugosllavi. Ku të marrim armë? Armë ka ushtria e populli serbë! Armë dihet se nuk na çojnë ne… Ne jemi duarthatë!... Kur do ta krijojmë shtetin këtu, e formojmë edhe ushtrinë tonë. Arëherë armët janë në duar tona.

Nëna trazohej për jetën që ishte thyer në shtëpi dhe në Prishtinë. Ajo shihte se kisha vështërsi t’i orientontoja studentët. Përpiqej që t’i ndihmonte, në mos me asgjë, të paktën me fjalë. Isha afruar te gjunjtë nënës, dhe përpiqesha që edhe ajo ta thoshte fjalën e saj. Sa për t’iu larguar temës aktuale, e pyeta.

-Nënë, tregom diçka nga fëmijëria ime? - dhe mora lapsin e bllokun e shënimeve në dorë.

-Edhe ti, bir, lëre atë laps e fletore! Pusho pak, njeriu rrëzohet prej dardhës, e e thyen këmbën, por pushon pak! Edhe ti, gjithnjë me atë laps, laps, laps! Bota po kallet flakë…Mendo ku je? Sot je, e sot s’je!...

-Lapsi, nëna ime, është pyka e Serbisë! Po ta kishim herët këtë pykë, Serbia do të luhatej më shpejtë!

-Nëna të thotë, mos e prekni arushën ku nuk duhet! Saherë e kemi zënë atë arushë dhe na i ka lënë këmbët në dorë! Arusha nuk trembet me shoshë, bir- tha ajo dhe desh t’i ikte bisedës, sikur u tërhoq, e bijtë fare nuk thelloheshin në këtë që shtronte ajo.-Nëna po u thotë, ta dini me kë keni punë!

Remzia, gruaja e fqinjit, duke dalë prej derës së shtëpisë, kur zëri i këngës ia pushtoi trupin e shpirtin:

“Besa-besë, besën ta kam dhanë,

Për Kosovë jetën do të dhamë!”.

Ajo u ndal në shkallë dhe tha rreptas:

-Norë, moj, ndali djemtë! A sheh, se po do të na futësh në luftë me serbë. Shih ku i ke, në derë të shtëpisë! Të luftojmë me Carin, Lubinkon, a je në mend? Ruajuni e mos folni, se çdo gjë dëgjohet!-tha ajo dhe vrik shkoi në shtëpi të saj.

Nëna mbeti e stepur në shkallë. Unë me të shpejtë bëhesha gati të dalë në qyetet. Kur dëgjoja reagimet e Norës, sikur u qetësova.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gjakushi
V.I.P
V.I.P
gjakushi


Numri i postimeve : 841
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 9 EmptyFri Apr 04, 2008 7:23 pm


1981
EJANI ME NE, TRADHTARË!


Pranverë ’81.

Udhët e Prishtinës vlonin prej demonstratave të punëtorëve. Kishin arritur punëtorët e Kombinatit “Kosova”, dhe unë kisha dalur t’i përcillja. Thoshin se punëtorët kishin pasur vështirësi të hynin në Prishtinë nga kordonët e policisë dhe të ushtrisë. Por, megjithatë, kishin shpërthyer. Thoshin se drejtori i tyre, Iljaz Kurteshi, kishte bërë përpjekje që punëtorët e tij të mos torturoheshin. Pastaj thoshin se ai kishte ardhur deri në Prishtinë së bashku me punëtorët. Dhe, po të mos ishte autoriteti i tij, ushtria që i kishin kazermat afër udhës ku kapërcenin ata, do të shtinin me armë zjarri! Ishte me rëndësi, se punëtorët e Kombinatit arritën në Prishtinë dhe ata bënë jehonë të madhe. Si gjithnjë, nëpër udhë të Prishtinës dilnin serbë e shqiptarë dhe shikonin parakalimet e punëtorëve të ndërmarrjeve. Kishin dalur edhe punëtorët e BVI-së së Udhëve, kisha dalur edhe unë me shokë, dhe pos të tjerëve, takova edhe Riza Bicajn gazetar i “Rilindjes” dhe qante për fatin e punëtorëve dhe fatin e Kosovës! Qante me të madhe, e fat që iku diku. "I tërë Kombinati kishte dalur në udhë!", mendoja në vete dhe ashtu kishte qenë.

-Ja, punëtorët e mi!-u thashë shokëve. -Aty punova plot trembëdhjetë vjet. Erdhi dita t’i shoh punëtorët në udhë, në rresht! Çfarë kërkojnë ata? Kujt i bëjnë kërkesa? Kujt do t’i ankohen?…

Kolonës së punëtorëve nuk i shihej fundi. Në krye të kolonës, e pata parë Zhivorad Gogiqin, inxhinier dhe ish-sekretar i Komitetit të Lidhjes së Komunistëve të Kombinatit. Në dorë mbante flamurin shqiptar, sa të tjerë fotografinë e Titos, dhe flamuj të tjerë të Jugosllavisë. Zhivoradi kryebosh i kolonës brohoriste të gjitha parullat që ishin futur në skenarin e demonstratave. Fotografia e Titos ngritej lart dhe brohorisnin të gjithë njëzërit: “Kosova Republikë!” Punëtorët e Kombinatit “Kosova” e tronditën Prishtinën! Të gjithë të bashkuar në udhë të Prishtinës, të gjithë si një me kërkesa për Kosovën Republikë, të gjithë të etshëm për ta parë Kosovën Kosovë e jo Serbi, të gjithë të lodhur nga premtimet e thata se do të bëhej kjo e ajo, e më në fund asgjë! Të gjithë me vlime të shumta, dhe thirrjet që i bënin ata, ishin: “Ejani me ne! Kush nuk vjen me ne është tradhtarë! Poshtë tradhtarët!” “Fotografia e Titos-kundër Titos!” pohoja para një grupi të shokëve të Institutit Albanologjik të Prishtinës, kur takoheshim në udhën para fakulteteve.

Demonstratat e Kombinatit u futën Udhëve të blirëve, kurse pas tyre, udhët që kishin kapërcyer ata, u mbushën me tanke. Njerëzit kureshtarë parakalonin udhët me njëmijë frikë. Frika-hak!, pohonin ata që nuk ishin qartësuar në vete. Nëpër ato zhurmë të tankeve, takova Mehdi Hasin, poetin e bohemin e udhëve të Prishtinës, që nuk kishte botuar asnjë vepër, pos disa poezi që ia kishte botuar dikur “Zëri i rinisë”, dhe gazeta “Kosova”. Ishte hutuar dhe nuk dinte ç’po bëhej, e kur më pa, m’u afrua dhe as që diti të flas.

-Mehdi, ik, dhe shko në shtëpi!-e këshillova.-Gjeje udhën dhe ik sa më parë!

Mehdiu më kuptoi dhe iku, treti. Udhës kapërcente edhe Esad Mekuli, dhe kur i pa tanket, lëre që nuk i kishte ardhur mirë, por edhe e ndjente veten shumë të prekur. U ndal dhe po shikonte, e kur më pa m’u afrua dhe ia nisëm bisedës. Ecnim nëpër trotoar të udhës, dhe mezi arrinim ta shpërthenim turmën e njerëzve. Ishte nder të bisedoja me Esadin si njeri.

-Po, ç’kërkojnë këta punëtorë?-më pyeti Baca Esad, dhe ecnim së bashku me të e mezi i kapërcenim semaforët që u vinte erë tankesh. Tanket sikur nuk do të ktheheshin më, një tank kishte mbetur i prishur në skaj të udhës.

-Fabrikat e Obiliqit, kujt ua kanë lënë?-pyeti edhe një herë ai dhe krah për krah arritëm deri te Universiteti i Prishtinës, e kur arritëm te Instituti Albanologjik takuam punëtorë, së bashku me profesorë të fakulteteve që shikonin udhët e punëtorët që u bashkangjiteshin studentëve. Ndër të tjerë ishte edhe drejtori i Institutit Albanologjik të Kosovës, akademik Rexhep Qosja me bashkëpunëtorë të tij. Të gjithë vetëm shikonin dhe asnjëri nuk iu bashkëngjitej demonstratëve. Udhës takoja edhe profesorë të tjerë të të gjitha fakulteteve, por më shumë u ndala në bisedë me Skënder Gashin dhe Shefki Sjediun, që të dy punëtorë shkencorë.

-Çfarë janë këto parulla?-pyeti Skënderi dhe nisi ta ngris kokën, por si duket shpejt e mori veten. -Këta janë punëtorët e tu, -më ngacmoi ai, kurse Esadi dëgjonte.

Ecnim udhës, dhe mezi arritëm te semaforët e dytë që shpienin në drejtim të udhës së studentëve. Baca Esad erdhi deri mbi semaforë, dhe te kiosku i gazetave, në kthesë të udhës, u ndalëm e nisëm të bisedojmë. Ua përkujtova bisedën e Hazir Vjovodës, kur më 1970 qemë në Llapushnik për të mbledhur materiale nga goja e tregimtarëve. Kur u patëm ulur nën hije të Mrizeve të Llapushnikut, pasi hëngrëm bukë me djthë e qumësht, mixha Hazir foli:

- A e shihni këtë vend ku hëngrëm bukë? Katërdhjetë vjet kam hëngër bukë nën këto mrize, dhe saherë që kam fjetur, janxhikun e vëja nën krye. Kur zgjohesha, e merrja janxhikun, nën të e shihja gjarprin katullaçë. Shpesh varej edhe në tojë të janxhikut, e unë nuk e nguxja. Ai ngadalë shkonte dhe futej në atë gurishte. Dhe ashtu jetoja me gjarprin. Një natë se si e pash një ëndërr të trishtueshme me gjaprin dhe u frikësova tepër. Besa edhe më lindi dyshimi, mos gjarpri do të më hajë. I pata kallëzuar vëllait tim Asllanit. I thashë se gjithmonë gjarpri më ka fjetur nën janxhik.

- A je ti vëllau im? - pyeti.

- Po.

- Jo, ti s’je vëlla me mua. Pse se mbytë atë gjarpër? S’je i këtij gjaku që nuk ia dredhë kryet…

- Dhe prej asaj bisede me vëllan tim, gjarpri nuk ka ardhur të fle nën janxhik tim. Sikur e mori vesh se do ta dëgjoja Asllanin.

- E ja, Skëndër, kjo është kështu: Mixha Hazir në kishte treguar se edhe ne jemi duke fjetur me gjarpër nën jastëk! Dhe e duruam, e po e durojmë…Ju kujtohet kur në kullën e tij na tha: “Ruajuni se pantollxhitë gjithmonë e kanë shitur vatanin!”

Si dukej Baca Esat këto fjalë të plakut të Llapushnikut nuk i muar fare nëpër liq e shpatë. Ai ia nisi të flaës në stilin e tij të pasluftës:

- Nuk ka fuqi që e rrëzon Lidhjen e Komunistëve të Jugosllavisë. Ajo është avangardë e klasës punëtore dhe do të luftojë gjithnjë që fabrikat të jenë në duar të punëtorëve -tha Esadi dhe duke u mbështetur në atë kiosk të gazetave, vështronte tanket që manovronin nëpër udhë.-Nuk lejon partia jonë çetnikizëm më! -ngriti zërin ai dhe u drejtua me fytyrë prej tankeve.

Lexoja disa pjesë nga ditari i Dr. Borisav Joviqit: “As ushtria nuk i trembi shqiptarët!” Ai kërkonte që ushtria të përforcohej, të veprojë psikologjikisht.

E shikoja kioskun dhe kthehesha me fytyrë prej Esadit, ai fliste në të veten, e unë përpiqesha ta marrë veten në dorë, isha mërdhezur i tëri dhe kur dëgjohej zhurma e tankeve, kujtoja pamjet filmike të invadimit të rusëve në Çekosllovaki.

-Po, a s’janë këta bijtë e çetnikëve, baca Esad? -e pyeta, dhe ai nuk dëshironte që të bisedohej pikërisht në këto çaste për punë të tilla. Ishte i hapur Esadi, më sa hetohej, në bisedë dukej i qetë, në udhë dukej ndryshe. Ndodh se demonstrantët ia kishin ngritur shtypjen e gjakut, apo ia kishin zbritur!

-Unë vërtetoj me kokë, se partia jonë nuk do të lejojë përhapjen e çetnikizmit më!-mbrojti për të dytën herë tezën e tij të luftës, se edhe ai kishte qenë pjesëmarrës i asaj lufte.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gjakushi
V.I.P
V.I.P
gjakushi


Numri i postimeve : 841
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 9 EmptyFri Apr 04, 2008 7:24 pm

1981
EJANI ME NE, TRADHTARË!


Pranverë ’81.

Udhët e Prishtinës vlonin prej demonstratave të punëtorëve. Kishin arritur punëtorët e Kombinatit “Kosova”, dhe unë kisha dalur t’i përcillja. Thoshin se punëtorët kishin pasur vështirësi të hynin në Prishtinë nga kordonët e policisë dhe të ushtrisë. Por, megjithatë, kishin shpërthyer. Thoshin se drejtori i tyre, Iljaz Kurteshi, kishte bërë përpjekje që punëtorët e tij të mos torturoheshin. Pastaj thoshin se ai kishte ardhur deri në Prishtinë së bashku me punëtorët. Dhe, po të mos ishte autoriteti i tij, ushtria që i kishin kazermat afër udhës ku kapërcenin ata, do të shtinin me armë zjarri! Ishte me rëndësi, se punëtorët e Kombinatit arritën në Prishtinë dhe ata bënë jehonë të madhe. Si gjithnjë, nëpër udhë të Prishtinës dilnin serbë e shqiptarë dhe shikonin parakalimet e punëtorëve të ndërmarrjeve. Kishin dalur edhe punëtorët e BVI-së së Udhëve, kisha dalur edhe unë me shokë, dhe pos të tjerëve, takova edhe Riza Bicajn gazetar i “Rilindjes” dhe qante për fatin e punëtorëve dhe fatin e Kosovës! Qante me të madhe, e fat që iku diku. "I tërë Kombinati kishte dalur në udhë!", mendoja në vete dhe ashtu kishte qenë.

-Ja, punëtorët e mi!-u thashë shokëve. -Aty punova plot trembëdhjetë vjet. Erdhi dita t’i shoh punëtorët në udhë, në rresht! Çfarë kërkojnë ata? Kujt i bëjnë kërkesa? Kujt do t’i ankohen?…

Kolonës së punëtorëve nuk i shihej fundi. Në krye të kolonës, e pata parë Zhivorad Gogiqin, inxhinier dhe ish-sekretar i Komitetit të Lidhjes së Komunistëve të Kombinatit. Në dorë mbante flamurin shqiptar, sa të tjerë fotografinë e Titos, dhe flamuj të tjerë të Jugosllavisë. Zhivoradi kryebosh i kolonës brohoriste të gjitha parullat që ishin futur në skenarin e demonstratave. Fotografia e Titos ngritej lart dhe brohorisnin të gjithë njëzërit: “Kosova Republikë!” Punëtorët e Kombinatit “Kosova” e tronditën Prishtinën! Të gjithë të bashkuar në udhë të Prishtinës, të gjithë si një me kërkesa për Kosovën Republikë, të gjithë të etshëm për ta parë Kosovën Kosovë e jo Serbi, të gjithë të lodhur nga premtimet e thata se do të bëhej kjo e ajo, e më në fund asgjë! Të gjithë me vlime të shumta, dhe thirrjet që i bënin ata, ishin: “Ejani me ne! Kush nuk vjen me ne është tradhtarë! Poshtë tradhtarët!” “Fotografia e Titos-kundër Titos!” pohoja para një grupi të shokëve të Institutit Albanologjik të Prishtinës, kur takoheshim në udhën para fakulteteve.

Demonstratat e Kombinatit u futën Udhëve të blirëve, kurse pas tyre, udhët që kishin kapërcyer ata, u mbushën me tanke. Njerëzit kureshtarë parakalonin udhët me njëmijë frikë. Frika-hak!, pohonin ata që nuk ishin qartësuar në vete. Nëpër ato zhurmë të tankeve, takova Mehdi Hasin, poetin e bohemin e udhëve të Prishtinës, që nuk kishte botuar asnjë vepër, pos disa poezi që ia kishte botuar dikur “Zëri i rinisë”, dhe gazeta “Kosova”. Ishte hutuar dhe nuk dinte ç’po bëhej, e kur më pa, m’u afrua dhe as që diti të flas.

-Mehdi, ik, dhe shko në shtëpi!-e këshillova.-Gjeje udhën dhe ik sa më parë!

Mehdiu më kuptoi dhe iku, treti. Udhës kapërcente edhe Esad Mekuli, dhe kur i pa tanket, lëre që nuk i kishte ardhur mirë, por edhe e ndjente veten shumë të prekur. U ndal dhe po shikonte, e kur më pa m’u afrua dhe ia nisëm bisedës. Ecnim nëpër trotoar të udhës, dhe mezi arrinim ta shpërthenim turmën e njerëzve. Ishte nder të bisedoja me Esadin si njeri.

-Po, ç’kërkojnë këta punëtorë?-më pyeti Baca Esad, dhe ecnim së bashku me të e mezi i kapërcenim semaforët që u vinte erë tankesh. Tanket sikur nuk do të ktheheshin më, një tank kishte mbetur i prishur në skaj të udhës.

-Fabrikat e Obiliqit, kujt ua kanë lënë?-pyeti edhe një herë ai dhe krah për krah arritëm deri te Universiteti i Prishtinës, e kur arritëm te Instituti Albanologjik takuam punëtorë, së bashku me profesorë të fakulteteve që shikonin udhët e punëtorët që u bashkangjiteshin studentëve. Ndër të tjerë ishte edhe drejtori i Institutit Albanologjik të Kosovës, akademik Rexhep Qosja me bashkëpunëtorë të tij. Të gjithë vetëm shikonin dhe asnjëri nuk iu bashkëngjitej demonstratëve. Udhës takoja edhe profesorë të tjerë të të gjitha fakulteteve, por më shumë u ndala në bisedë me Skënder Gashin dhe Shefki Sjediun, që të dy punëtorë shkencorë.

-Çfarë janë këto parulla?-pyeti Skënderi dhe nisi ta ngris kokën, por si duket shpejt e mori veten. -Këta janë punëtorët e tu, -më ngacmoi ai, kurse Esadi dëgjonte.

Ecnim udhës, dhe mezi arritëm te semaforët e dytë që shpienin në drejtim të udhës së studentëve. Baca Esad erdhi deri mbi semaforë, dhe te kiosku i gazetave, në kthesë të udhës, u ndalëm e nisëm të bisedojmë. Ua përkujtova bisedën e Hazir Vjovodës, kur më 1970 qemë në Llapushnik për të mbledhur materiale nga goja e tregimtarëve. Kur u patëm ulur nën hije të Mrizeve të Llapushnikut, pasi hëngrëm bukë me djthë e qumësht, mixha Hazir foli:

- A e shihni këtë vend ku hëngrëm bukë? Katërdhjetë vjet kam hëngër bukë nën këto mrize, dhe saherë që kam fjetur, janxhikun e vëja nën krye. Kur zgjohesha, e merrja janxhikun, nën të e shihja gjarprin katullaçë. Shpesh varej edhe në tojë të janxhikut, e unë nuk e nguxja. Ai ngadalë shkonte dhe futej në atë gurishte. Dhe ashtu jetoja me gjarprin. Një natë se si e pash një ëndërr të trishtueshme me gjaprin dhe u frikësova tepër. Besa edhe më lindi dyshimi, mos gjarpri do të më hajë. I pata kallëzuar vëllait tim Asllanit. I thashë se gjithmonë gjarpri më ka fjetur nën janxhik.

- A je ti vëllau im? - pyeti.

- Po.

- Jo, ti s’je vëlla me mua. Pse se mbytë atë gjarpër? S’je i këtij gjaku që nuk ia dredhë kryet…

- Dhe prej asaj bisede me vëllan tim, gjarpri nuk ka ardhur të fle nën janxhik tim. Sikur e mori vesh se do ta dëgjoja Asllanin.

- E ja, Skëndër, kjo është kështu: Mixha Hazir në kishte treguar se edhe ne jemi duke fjetur me gjarpër nën jastëk! Dhe e duruam, e po e durojmë…Ju kujtohet kur në kullën e tij na tha: “Ruajuni se pantollxhitë gjithmonë e kanë shitur vatanin!”

Si dukej Baca Esat këto fjalë të plakut të Llapushnikut nuk i muar fare nëpër liq e shpatë. Ai ia nisi të flaës në stilin e tij të pasluftës:

- Nuk ka fuqi që e rrëzon Lidhjen e Komunistëve të Jugosllavisë. Ajo është avangardë e klasës punëtore dhe do të luftojë gjithnjë që fabrikat të jenë në duar të punëtorëve -tha Esadi dhe duke u mbështetur në atë kiosk të gazetave, vështronte tanket që manovronin nëpër udhë.-Nuk lejon partia jonë çetnikizëm më! -ngriti zërin ai dhe u drejtua me fytyrë prej tankeve.

Lexoja disa pjesë nga ditari i Dr. Borisav Joviqit: “As ushtria nuk i trembi shqiptarët!” Ai kërkonte që ushtria të përforcohej, të veprojë psikologjikisht.

E shikoja kioskun dhe kthehesha me fytyrë prej Esadit, ai fliste në të veten, e unë përpiqesha ta marrë veten në dorë, isha mërdhezur i tëri dhe kur dëgjohej zhurma e tankeve, kujtoja pamjet filmike të invadimit të rusëve në Çekosllovaki.

-Po, a s’janë këta bijtë e çetnikëve, baca Esad? -e pyeta, dhe ai nuk dëshironte që të bisedohej pikërisht në këto çaste për punë të tilla. Ishte i hapur Esadi, më sa hetohej, në bisedë dukej i qetë, në udhë dukej ndryshe. Ndodh se demonstrantët ia kishin ngritur shtypjen e gjakut, apo ia kishin zbritur!

-Unë vërtetoj me kokë, se partia jonë nuk do të lejojë përhapjen e çetnikizmit më!-mbrojti për të dytën herë tezën e tij të luftës, se edhe ai kishte qenë pjesëmarrës i asaj lufte.

DEMONSTRATAT


Lajmin më të ri që e kisha dëgjuar atë mëngjes të pranverës në televizor ishte bukur alarmues. Siç njoftonte agjencia Rojter, Organizatës së Kombeve të Bashkuara, i kanë lindur kokëçarje në pallatin e tyre, e kjo ka të bëjë me shkallët që janë dëmtuar dhe u kanoset rreziku i shkatërrimit. Për të bërë riparimin e këtyre shkallëve mungojnë mjete të shumta materiale. Ato janë stërvjetëruar, dhe shekulli i qendrës së tyre ka zgjatur pesëdhjetë vjet! OKB nuk ka mjete për rregullimin e shkallëve në pallat…?

OKB-ja ishte bërë si një lloj pajtimtari i kohës sonë? Kush ishte më i fortë, me më shumë meshkuj, ia krijonin rrethin të ligut dhe duhej të bëhej pajtimi në dëm të të ligut! O, çfarë janë të fortët? Të ligët flasin me trup e ide të tyre.

- Amerika do të na pajtojë, - deklaronte kryeministri izraelit Jicak Rabin para nisjes së tij për në Uashington.

-Forcimi i pozicionit ndërkombëtar të Kosovës dhe i dr. Rugovës përcillet me nervozë!-shkruante gazeta e Prishtinës “Bujku” në këtë ditë të pranverës.-Nervozë në Kosovë, nervozë në Shqipëri…?”, mendoja në vete.

Radio-televizioni pritej se do të jepte lajme të reja.

Lajmi si kalmthi u përsërit edhe një herë, por në një variant shumë të shkurtër: “OKB-ja ka shumë kokëçarje me shkallët e pallatit, dhe se ato janë stërvjetëruar dhe duhen shumë mjete për riparimin e tyre”. Dhe, kur u përmenden shkallët e lashë makinën e shkrimit dhe dola në oborr. Duke zbritur shkallëve teposhtë, që edhe ato duhej të riparoheshin, mendoja në vete: “Sekush ka kapërcyer nëpër shkallët e ndërtesës së OKB-së e në këto shkallë të shtëpisë sime, sa miq e shokë, sa fëmijë kanë ecur nëpër to, dhe disa herë edhe janë rrëzuar. Por, vallë, kush do të marrë në thua në shkallët e Kombeve të Bashkuara. Shpresoj se do të zbardhë dita e re me një diell tjetër…?

Shpresa reale për riparime të shkallëve të pallatit të OKB-së ka… Do të ketë shpresa reale edhe për riparimin e shkallëve të shtëpisë sime, do të ketë…? Posi?…

DEMONSTRATAT
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gjakushi
V.I.P
V.I.P
gjakushi


Numri i postimeve : 841
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 9 EmptyFri Apr 04, 2008 7:26 pm

NDARJA
1981


Pranvera e Prishtinës, më 11 prill 1981 më gjeti në barakat e vogla, aty ku ishte BVI e udhëve të Kosovës. Në të njëjtin oborr ishte edhe Ndërmarrja e vjetër e udhëve “PUT” (ashtu e patën pagëzuar të gjorët shqiptarë dhe serbë!). Përreth barakave të vjetra ishin edhe disa shtëpi e banesa të vjetra. Zhurma e tankeve që kapërcenin udhës kryesore, shpesh i shkoqte deri edhe copat e asfaltit, edhe gurët hidheshin në ajër. Askush në këto baraka nuk ishte i qetë, as shqiptarët, as serbët! Të gjithë ishin bërë pishë, dhe grupe-grupe bisedonin se çfarë ndodhi dhe çfarë mund të ndodhte? Ardhmëria ishte pikëpyetje e madhe, afria e njerëzve ishte e dyshimtë. Askush në zyra nuk guxonte t’i përkrahte demonstrantët, se mund të fluturonte nga puna! Puna ruhej, ruheshin edhe prej bisedave me serbë, e tash nisën zyrat të ndahen, në mos asgjë, serbët dhe malazezët bashkoheshin në këndin e tyre, e shqiptarët në të vetin. Kishin menduar një kohë zyrtarët shqiptarë se duhej t’i iknin segregacionit.

-Duhet të ndahemi, o shokë! Mjaft më i patëm punët e ngatërruara me serbë e malazezë, duam punët tona, e ata të vetat - dhe kur ndonjë prej shqiptarëve i luhatshëm hynte në zyrë bisedat rreth ngjarjeve aktuale këputeshin si një pe i ligshtë.

- Në çdo luftë me serbët dolëm të mashtruar. Nuk kanë qenë fjalët për kështu. Edhe këtë që e fituam me armë në luftë, serbët po na nxjerrin për hundësh! - fliste njëri në udhë, duke u përjargur.

Në zyrë punohej pak, kur nuk kishte punë të zyrës, gjithnjë lexoja dhe shkruaja. Kjo punë imja e pengonte shefin tim, madje edhe të tjerët. Por, gjithnjë përpiqesha t’i kuptoja lëvizjet dhe t’i ndaja parimet nga perimet?...

-Shqiptarët gjithnjë rrezikojnë dhe vështirë e kanë t’u shmangen mynxyrave. Kot së koti përpiqem t’i përkthej shqiptarët, e nuk e ndiejnë veten se janë shqiptarë! – shprehja mospajtimin tim kur takohesha me shokë, sa për ta fshehur pezmin tim që kisha ndaj çështjeve të pazgjidhura historike të shqiptarëve.

Të gjithë i kishte kapur frika, dikush kishte birin apo bijen e vet në demonstrata, të tjerët në ushtri, në udhëtime, e çfarë brenga të jetës iu kishin katandisur njerëzve! Ishin këto ngjarje “një bum” i papritur! Flitej nëpër kuloare, flitej në zyra, nëpër ato pak institucione, nëpër shkolla, e arsimtarët e hiqnin të zitë e ullirit me nxënës e studentë. O Zot, thoshin ata, prindërit e dinë se na i kanë besuar djemtë e vajzat ne, e po të vriten, çfarë bëjmë ne? Të vriten fëmijët nëpër udhë si qentë, të vriten pa fije mëshire, e ç’hoqëm t’i rrisim…?

* * *




Me kureshtje i dëgjoja lajmet e para të atij mëngjesi pranveror në Radio-Beograd, dhe ato nuk ishin si ditëve të tjera. Hetohej se edhe shpica e lajmeve kishte ndyshuar, si dhe muzika nuk e kishte atë ritmin e regjimit serb. Spikeri dërdëlliste sa mundej për ngjarjet në Kosovë. Prilli i vitit 1981 ishte në plan të parë të të gjitha redaksive jugosllave, e posaçërisht asaj serbe, kurse radiodhënësit e Republikave të tjera të Jugosllavisë ishin kopje e kulluar e tyre! Ato i merrnin lajmet nga e njëjta agjenci “Tanjug”, dhe se asnjë gazetar nuk guxonte ta leçonte këtë vijë të informimit. Edhe Radio-Prishtina, si një ndër redaksitë më në zë të Krahinës Autonome Socialiste të Kosovës, përpiqej ta ngriste zërin e saj sikur bënin të gjithë gazetarët sllavë. Asgjë të re, pos asaj që përkthehej e lejohej nga redaktorë të besueshëm shqiptarë; asnjë lajm nuk guxonte të emetohej pa u konsultuar edhe me më të voglin gazetar, që deri në atë kohë ishte fare i parëndësishëm. Edhe Radio-Tirana, siç e dëgjoja shpesh, jepte lajme, por fliste rrallë e përmallshëm për Kosovën!... Bëheshin pyetje e pas pyetjeje. Në mendje bëheshin edhe pikëpyetje të tjera. Pastaj, edhe “PSE!?, e SEPSE!?...”

-Po, ç’po presin ata? Po, Radio-Tirana, ku është? Çfarë po informon ajo për Kosovën? O Zot, edhe ajo Tiranë, çdo gjë për ne pas orës dymbëdhjetë!-dëgjoheshin njerëzit duke e qortuar atë, dhe harronin se edhe Radio-Prishtina kishte rënë në heshtje, apo në dorën e fortë sllave.

-Popull serbë, të jeni të zgjuar dhe të gatshëm në çdo çast, në çdo sekondë, në çdo minutë në çdo orë e në çdo hap, se armiku i vjetër nuk bëhet mik i ri…! Të jeni gjithnjë të zgjuar, të zgjuar!-përsërisnin spikerët këto lajme që ishin paraparë për orët e para të mëngjesit.

Po, vallë, ç’bënte Radio-Tirana? Dëgjohej ndonjë lajm i shkurtër që mund të rridhte si nëpër vrimë të gjilpërës, e ndonjë këngë patriotike? Të gjithë ishin në pritje çfarë po ndodhte e çdo të bëhej me fatin e shiptarëve këtu dhe atje?!...

-Diçka ka luajtur puna edhe në Shqipëri!-ngrisja zërin nga kureshtja. - Këndon Dervish Shaqa! Ai është kosovar dhe ia di dhembjet kësaj Kosovës sonë të mjerë! Eh, edhe kjo Kosovë, gjithnjë më kosë në qafë!...

Demonstratat nuk pushonin. Studentët ishin mbledhur edhe para ndërtesës së Sekretariatit Krahinor të Punëve të Brendshme. Prej banesave, nga ballkonet shikonin serbë e malazezë që shanin e shfrynin mllefin në shqiptarë.

-Ah, nënën e shqiptarëve, i kemi shkolluar e bërë njerëz të Evropës, ata na i kthyen shkelmat!-pohonin serbët nga trotuarët e udhëve. - U dhamë shkollat, universitetin, i ndihmuam edhe asaj kurve Shqipëri!-dhe nuk linin asgjë mangut për të folur edhe për udhëheqësit e lartë. -Edhe ai Fadil Hoxhë, i njëjtë është si Enver Hoxha, të një gjaku janë. I kemi ditur ne këto punë, por ah, edhe ai Tito, nuk na dëgjonte.

Nga ballkonet e tyre shumë familje hidhnin gurë e ujë të valë në demostrues madje edhe vaj të valë, hedhnin edhe vazo të luleve, e kështu sharjet nuk pushonin.

Serbë e shqiptarë sërish lëviznin së bashku nëpër trotuare të udhëve të Prishtinës. Sa të tjerë kishin nisur të ndahen: shqiptarët në anën e majtë, kurse serbët me sa shqiptarë në anën e djathtë. Vetëm mjedisi i Udhës së blirëve herë-herë ishte e lirë. Nga çdo anë këndohej dhe brohoritej, kurse pala serbe vrojtonte dhe përcillte çdo lëvizje me fjalë fyese. Kishte shumë veta, që vinin nga qendra të tjera të Kosovës dhe iu bashkëngjiteshin kërkesave të studentëve shqiptarë për Kosovën Republikë…

- Republikë, Kushtetutë, ja me hater ja me luftë! - jehonin zërat e domonstrantëve nëpër udhë të Prishtinës.

- - More, çkanë këta të rinj? A janë në mend çpo kërkojnë? A lejon Serbia të formohet shteti në shtet të tyre? - pyesnin sa shqiptarë duke u përpjekur që të krijonin gjendje frike tek të rinjtë. - Rinia jonë duhet të mësojnë, të punojnë. Këto s’janë punë të tyre.

Diku rreth orës 24,00, isha kthyer prej qytetit. Prisja që të arrinin bijtë e mi, që ishin pjesëmarrës të demonstratave të studentëve. Priste edhe Nora dhe dridhej e tëra, duke pritur ndonjë lajm të mirë! Ndërkohë, Radio-Tirana emetonte këngën popullore, të cilën e këndonte kosovari i ikur nga përndjekjet e regjimit serb në Shqipëri Dervish Shaqa:



Kur ta ktheva Kosovë shpinën,

E lashë borë e gjeta dimen!



Protestat e studentëve shqiptarë nisen t’i tubojnë edhe qyetetarët si dhe mediat.Në ato kushte të jetës dhe të mundësive të panumërta të depërtimit të informacioneve, ishte iluzore të mëndohej se e vërteta mund të fshihej. Ja një reagimi i artistëve të pavarur…

Njerëzit e mbyrën Krishtin në mënyrë që ta shpallin Zot. Jugosllavia i tha Jo Stalinit për tu shndërruar në shtetin më klasik stalinist të botës. Dyzet e pesë vjet të errësirës staliniste e të terrorit në Kosovë(morën me vete dhjeta mijë viktima, robëruan qindra mijë të rinj, ndoqën qindra mijë armiq, gjithsesi shqiptarë) me një afinitet të rrallë u mbuluan me sinonime të ndryshme të magjisë komuniste dhe kështu u zyrtarizua idila e “Socializmit vetëqeverisës e humanizmit komunist, socializmit demokratik, shtetit juridik”. Këto ditë kur po rrënohen muret e turpit dhe perdet e hekurta të “regjimeve popullore” në mbarë botën, Jugosllavia me ndihmën e Serbisë unike, bastionit të fundit të shkëlqimit stalinist, sërish,” me të gjitha mjetet”(legale dhe jolegale, instucionale e joinstitucionale) ringjalli shpirtat e errësirës bizantine, të cilët me sëpata të ndryshkura të “vëllaut të madh”u nisën për ta pushtuar popullin shqiptarë të Kosovës në mënyrë të paturpshme, krenare e në emër të “shtetit juridik” dhe të “mbrojtjes së Kushtetutës armiqsore të vitit 1974”, në emër të klasës punëtore dhe në emër të ideologjisë tashmë të shpenzuar duke e dëshmuar para syve të mbarë botës me anë të një pasqyre pornografike tërë dhunën kriminele si një trimëri të barbarizmit e të primitivizmit të Karpateve.Nëse është dashur që pushtimi total të realizohet si përfytyrim i kërcënimeve “ndaj Evropës armiqsore dhe revizioniste”, se ky shtet i Serbisë( e ashtuquejtura Jugosllavi) do të hyjë në Evropë “me mënyrën e vet socialiste, me ushtrinë dhe policinë e vet”, nëse është kërkuar mënyra e nxjerrjes në shesh të përcaktimit të përhershëm verbal për “reforma rrënjësore dhe demokraci”, atëherë pushruesve të rinj dëshirojmë tua përkujtojmë që në fillim mençurinë e Michel Servetit i cili inkuizitorëve të vet iu drejtua me këto fjalë: “Ju do të më digjni mua, por me këtë akt nuk do të përfundojë debati ynë”. Edhe me pushtimin e institucioneve dhe organeve legale, Radiotelevizionit, instutucioneve kulturore e të jetës së gjithmbarshme si dhe me pushtimin e fëmijërisë dhe të vdekjes në Kosovë nuk do të lulëzojë embrioni i stalinizmit të Millosheviqit.

Kryesia e Shoqatës së Artistëve të Pavarur të Dramës së Kosovës, Prishtinë, 18 korrik 1990.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gjakushi
V.I.P
V.I.P
gjakushi


Numri i postimeve : 841
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 9 EmptyFri Apr 04, 2008 7:27 pm

DEMONSTRATAT

GODITJE ME DY ÇEKANË!

Mëngjes pranvere. Prill 1981. Nuk e di se si më kishte kaluar koha e kafesë, po ashtu edhe fqiut të tim të parë, Zekeria Cana. Ai kishte dalur në kopshtin e tij dhe përpiqej të mbjellë sallatën. Në dorë kishte marrë një lopatë dhe shat. Ishte kërrusur, dhe sikur fare nuk i dëgjonte thirrjet e studentëve nëpër udhë të Prishtinës: “Profesorë, intelektualë, punëtorë, ejani me ne!” Zeqa sikur më humbi parasysh dhe doli në anën tjetër të shtëpisë së tij. Ngjarjet vlonin para syve tonë. Pesë studentë nga shtëpia ime natë e ditë ishin në ngjarje të demonstratave. I madhi ishte gazetar në Redaksinë e “Botës së re”, dhe ishte brenda me kolegët dhe disa profesorë. Kishte pasur vështirësi të lirohej nga lotësjellësit që i kishin hedhur në zyrë të redaksisë. Nga kjo redaksi Florini, biri im, përditë sjellte lajme të reja për ngjarjet e studentëve dhe përpjekjet e profesorëve që t’i ndalnin ato.

Shtëpia jonë ato ditë vlonte si zgjua bletësh. Sa shkonte në punë Florini, kthehej nga puna Valoni dhe çdo lëvizje e ndodhi e kohës bënte jehonë. Jehonë bënte edhe “Zani i rinisë” kundër rinisë, se ato ishin qëndrimet nga lart. Të gjithë i binin të njëjtës gozhdë, por me dy çekanë të njejtë dhe në marrëveshje Serbi-Jugosllavi: “Bjeri ti, e kur të lodhesh, pastaj i bie unë! Kur të pushojmë pak dhe të shohim se nuk tërhiqet askush, i godasim me dy çekanë!” Qëndrimet ishin të tilla edhe në Komitetin Krahinor të LK të Kosovës, asnjë hap nuk kapërcehej, asnjë shtëpi nuk ishte që të mos vlonte për këto ngjarje që ndodhnin parasysh! Një shtëpi, shumë parti! Tre shqiptarë, tri parti, dhe askush nuk ishte i pajtuar me askënd. Kishte filluar një luftë e brendshme në familjet shqiptare, pastaj edhe droja: “Të rinjtë na prishen vëllazërim-bashkimin!... Na i prishën punët këta studentë!” Sa të tjerë kundërshtonin regjimin aktual: “Se vëllazërim-bashkim kurrë s’do të ketë me shka!” Ka të tjerë që bënin pyetje: “Pse kaq shpejt rrehet shqiptari? Sa me turq sa me shkie? Gjashtëqind vjet jetuan me rrena… Sëerish me rrena nën robëri!”

***

Në gazeta dhe revista lexoja lajme e komente të agjencisë së vetme “Tanjug”! I shpalosja edhe revistat që kishin vërshuar me të madhe Kosovën dhe vise të tjera nën Jugosllavinë socialiste vetëqeverisëse. Revista më e re që më kishte rënë në dorën time, pas ngjarjeve historike, ishte ajo “Duga”, e Beogradit. Kishte shumë gjëra të reja për të gjithë, por edhe për shqiptarë. Me shkronja të mëdha ishin shkruar VENDIMET E KONGRESIT TË BERLINIT dhe Shqiptarët! I lexoja me kureshtje, dhe mendoja si vallë, ditën të gjenden ata të redaksisë dhe t’i botojnë këto vendime! Vendime pohuese ishin ato, që mbronin Serbinë e atëhershme dhe këtë të sotmen, dhe që mohonin gjithçka që ishte shqiptare! Ndër të tjera, revista shkruante:

-Populli shqiptar është një popull i bastarduar, dhe nuk është vendës, por ardhacak në Ballkan!

-Populli shqiptar është një popull i egër në Ballkan!

-Populli shqiptar nuk diti të luftojë asnjëherë për të krijuar pavarësinë e tij, por atë e priti nga të tjerët!

-Shqiptarët gjithnjë duhet ta kenë dikë tutelë mbi kokë se ata nuk dinë të krijojnë (mbajnë) shtetin e tyre!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gjakushi
V.I.P
V.I.P
gjakushi


Numri i postimeve : 841
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 9 EmptyFri Apr 04, 2008 7:28 pm

* * *


1981

-Zeqë, po çfarë je duke punuar? Do të na gëzosh me ndonjë libër të ri?- e pyeta Zekeria Canën, ndërkohë që po pinim kafe së bashku.

-Shkruaj një libër për Dimitrije Tucoviçin! Tucoviçi, ka peshë të madhe për ne. Ai është një serb i mirë, që e patëm krahë të fortë-e kishte ngritur zërin fqiu im.-Tucoviçin mos e fut në një thes me ata shovinistët serbë-m’u lut ai.-Unë do të shkruaj me aluzione!

Herët kisha lexuar një intervistë në shtypin serb të asaj kohe, ku mes shumë pyetjeve që ia kishte shtruar gazetari Dimitrije Tuciviqit, ishte edhe ajo: “Çfarë të ka motivuar që të shkruash librin tënd: “Serbia dhe Shqipëria”. Ai deklaraonte:

“Vërtet, mua personalisht më ka munduar kjo çështje në raportin e marrëdhënieve Serbi-Shqipëri, se serbët kanë bërë shumë lufta e përpjekje që ta nënshtrojnë Shqipërinë dhe se kjo u ka shkaktuar edhe shumë viktima, e Shqipërinë nuk mundën as ta pushtojnë e as ta mbajnë nën këmbë, prandaj lufta mes Serbisë dhe Shqipërisë duhet të pushojë”.

U ndala dhe mendova se si do të reagojë në këtë që ia shtrova fqiut tim të parë. Ai heshti. Vërejta se nuk dëshironte të bisedohej më. U tërhoq, kinse dikush e thirri në telefon. Mirë që u ndamë dhe nuk i sqaruam deri në fund pikëpamjet e njëri-tjetrit.

- Më 1981 udhëtoja për në Skënderaj së bashku me Xhemë Cakiqin dhe Rade Joviqin, që të dy llapjanë. Ishim ulur që të tre para lapidarit të Car Llazarit, dhe hanim bukë me çofte, por ujë s’pinim. Kosova ka ujë, por kjo rrafshinë ku kishin luftuar ushtritë kundërshtare gjithnjë ishte pa ujë. Xhema e mbllqaiste bukën me ato çofte që iu vinte era stërvinë! Rada ankohej se i kishin rënë dhëmbët, e unë qeshja me vetveten, se herët më ranë dhëmbët e rinisë sime. Këtu më parë ishte bërë Lufta e Kosovës, më l839. Rade Joviq e shikonte lapidarin, që i dukej madhështor ndaj tymtarëve të Termocentraleve. Bardhi sikur në vete thoshte: “Sa shumë kam shkruar për atë Kombinatin “Kosova”. Ka shkrime edhe në “Flaka e vëllazërimit” të Shkupit. Më kujtoheshin reportazhet e gjata, nga dy faqe të gazetës “Kombinati “Kosova” - kolos i industrisë sonë”. Bardh Mulaj ashtu kishte menduar më parë, por fat që të tjerët mendonin ndryshe. “Kosovën e deshem të madhe në gazeta”, i thoshte mendja, por edhe Kombinatin e ngritëm. Bardhi shkruante më parë reportazhe edhe në gazetën “Kombinati Kosova”. Kosova ishte emër i madh në ato ditë. Emri Kosovë nisi të përdorej kur ishte miratuar Kushtetuta e Krahinës Socialiste Autonome e Kosovës. Kosova ishte bërë Kosovë, kur Dukagjini u fut nën hijen e Kosovës.

Xhemë Cakiqi, shofer i udhëve ishte futur në botën e tij, dhe si në shaka pyeti:

- Kush ka qenë Millosh Obiliqi?

- Ne shqiptarët themi se Millesh Kopili ishte shqiptar, kurse serbët pohojnë se ai ishte serb! - i tha Bardhi dhe e shikonte Rade Joviqin sesi do të regonte.

- Po, atëherë, i kujt mbeti ai Millesh? - pyeti sërish Xhema.

-Shqiptarët, sipas historisë, dëshmojnë e dëshirojnë të jetë i tyre, kurse serbët e kanë përvetësuar si të ishte i tyre - iu përgjigj Bardhi.

- Po, kjo Kosova, e kujt është?

- Kosova është e shqipëtarëve kosovarë - tha Bardh Mula. - Kosova është e atyre që jetojnë në Kosovë - shtoi duke menduar se e mbylli bisedën.

Ai vërente se as Xhema e as Rade s’ishin të kënaqur me përgjigjet. Belbëzonin si nëpër hundë, dhe heshtën. Xhema prapë përpiqej ta fus Raden në bisedë, e Bardhi ia preu me fjalë të qeta.

- Lëre këtë punë! Rada s’flet! - dhe hetonte se si ai e përcillte me interesim bisedën rreth Kosovës.

Pas një pushimi të shkurtër që kishin bërë para lapidarit të Car Llazarit, morëm udhë për në Skënderaj. Udhës bisedonin për çështje të tjera, e Rade vetëm përgjonte. Vetura “Lada” e markës ruse ecte me nxitim. Prisnin të arrinim në atë udhën ku ndërtohej për të shkuar më lehtë në kishë të Deviçit. Edhe Rade Joviç vinte për këtë qëllim. Mjetet për ndërtimin e udhës i kishte siguruar BVI e Udhëve të Kosovës. Udhët e Kosovës duhet të ishin të lira, pohonte Rade. Kishin ardhur në radhë edhe udhët e kishave ortodokse. Sa për udhë të kishave shqiptare as që flitej gjë. Xhamiat as që i dinte kush se ekzistonin diku. Udhët e kishave, ishte marrë qëndrimi nga lartë, që me çdo kusht, të ndërtoheshin. Për to s’kishte mungesë të mjeteve. Inxhinierët shqiptarë i kishin marrë këto detyra dhe duhej t’i sendërtonin në jetë. Të gjitha udhët e kishave ortodokse ishin planifikuar që të ndërtohen sa më parë. Projektet ishin të gatshme. Vetëm duhej gjetur ndërtimtarë, makineri dhe material ndërtimorë.

Arritën para kishës së Deviçit. Bardhi i shikonte ato male me pisha e druj të tjerë, pastaj Kronin e Deviçit, kur nëna kishte shkuar me motrën për të pirë atë ujë për ilaç, sodiste oborrin e kishës të rrethuar me gurë. Asgjë s’mund të futej në kishë, po të mos hapej dera e madhe, e hekurt. Një zile e kishte prekur Rade Javiqi. S’ishte hera e parë që ai të vinte këtu. Bardhi me Xhemën u ndalën. Ai dinte sesi lejohej hyrja në oborr të kishës.

- Tash do të dalë Paraskeva! - tha Xhema në gjuhë shqipe, e Rada e kuptonte gjuhën tonë.

- Tash do të vjen!...- tha Rada me një gjuhë serbe, të tillë që shpesh e dëgjojmë në Kosovë.

Dyert e oborrit të kishës u çelën. Murgesha u shtang në mjedis të derës. Raden e njohu, kurse në Xhemën shprehte një lloj dyshimi.

- Shokë të mi nga BVI-a - i tha Rade igumenisë Paraskevë, dhe i tëri u përkulte para saj.

U futëm në atë oborr të kishës. Rade pyeti:

- Si jetoni këtu?

Paraskeva e gërrithte tokën me kërryle. Ajo uli kokën dhe shikonte nga toka, pastaj kthehej me fytyrë prej kishës. Rade mezi priste se çfarë do të dëgjonte prej saj.

- Eh, toka e fortë e qielli i lartë - pshëretinte ajo.

Pimë nga një kafe. Era e kishës Bardh Mulajt i dukej se ia kishte zënë frymën. Ai mezi priste që sa më parë të dalë nga oborri i kishës. Sikur igumenia Paraskevë dëshironte ta dëgjonin, nisi të krenohej.

- Na dëmtojnë shqiptarët ekonominë e kishës. I lëshojnë bagëtinë në ara të mbjella. Edhe para luftës, na kanë dëmtuar kishën - tha ajo.

Bardh Mulaj i kishte lexuar veprat e Dr. Mark Krasniqi: “Gjurmë e gjurmime”. Ai shkruante në to se shqiptarët gjithnjë i kanë ruajtur e mbrojtur kishat ortodokse. Madje, pohonte në shkrimet e tij, se Vojvodët e Llaushës, kanë qenë mbrojtës të kishës së Deviçit. “O, Zot, kanë ruajtur të zezen e kokës së tyre!, thoshte në vete Bardhi. O Zot i vërtet, a sheh ç’jemi?” Pastaj sikur kthehej dhe mohonte tërë atë që e kishte përsiatur. “Po, kjo kishë më parë ka qenë kishë ilire! Kanë pasur të drejtë se e kanë mbrojtur pronën e vet!. Ka gjurmë që dëshmohet se në themele të kishës ilire e kanë ndërtuar kishën ortodokse...”

Paraskeva s’mund të pajtohej me koncepte të asnjë kohe. Heshtja ishte ar. Fat që as Rade nuk ndejti shumë. Sikur e kryen detyrën, e pas kafesë u përshëndetem me igumeninë dhe morëm udhë për në Prishtinë...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gjakushi
V.I.P
V.I.P
gjakushi


Numri i postimeve : 841
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 9 EmptyFri Apr 04, 2008 7:29 pm


EPILOGU


Lajmin për demonstratat e studentëve shqiptarë të Fakulteteve të Prishtinës më 27 nëntor 1968, ishte si i papritur. Por, edhe në atë kohë mendoja se çdo gjë do të zbulohet kur t’i vijë koha… Në këtë shkrim jam përpjekur t’i përfshij disa ngjarje historike, të cilat i motivuan edhe studentët shqiptarë që të nisen nga disa pika kombëtare që në jetë nuk u sendertuan. Ia nisa të shkruaj, duke i përcjellur ato nga këndi im,(1943,1945,1968,1881), duke i shprehur pikëpamjet përparimtare të kreatorëve të tyre.

Demonstrat e studentëve shqiptarë të Kosovës nga serbët, malazeztë, boshnjakët si dhe nga një pjesë e shqiptarëve përcilleshin me cinizëm. Cinikët flisnin kudo, vjellnin edhe pa lidhje, dhe me përpjekjet e tyre arritën që të gjitha qarqet e koniunkturat shtetërore t’i cilësojnë e gjykojnë si demonstrata armiqësore dhe kundërevolucionare. As bota e qytetëruar sadopak nuk gjeti kohë e arsyeshmëri, që të ulej e të arsyetonte apo të logjikonte e gjykonte me kokë, se kundërevolucioni nuk bëhet duarthatë, sikurse cilësohej nga makineria serbo-sllave! E ç’armë kishte rinia e Kosovës së mjerë? Pastaj çfarë qenë grevat e xehetarëve të “Trepçës”, që të mbyllur në zgafella të nëntokës kërkonin që të bëheshin ndërrime që nga kreu i LKJ-isë si dhe të ndërroheshin kuadrot e tjera udhëheqëse në nivel të republikave dhe të krahinave, që ia ndërronin gishtërinjtë të njëjtit kavall! Por, më sa vërehej askush nuk bënte ndonjë përpjekje se si të dilej nga ferri sllavo-komunistë, që iu kishte mbushur kupa me shtypjen që ua bënin në veçanti shqiptarëve.

Shqiptarët e Kosovës, pos me demonstrata, shpesh janë përpjekur që në mënyrë të qetë e dinjtoze, ta ngrisin zërin e arsyes për mbrojtjen dhe lirimin e shkollës shqipe.

Protestat popullore anekënd Kosovës, që për moto e kishin parullën: “Duam që fjalën nënë ta themi e ta shkruajmë shqip!”. Dahsuria ndaj Shtjefën Gjeçovit, mësuesit të parë të alfabetit të gjuhës shqipe ishte ngulitur në kujtesën e nxënsëve të tij edhe pas vrasjes nga serbët: “Duaje dhe ruaje gjuhën e nënës” si dhe “Gjuha është burim i dijes dhe fryma e kombit’. Por, përkundër tubimeve të qeta të shqiptarëve, policia serbe e armatosur deri në dhëmbë u mundua ta pengojë procesin e shkollimit, duke plagosur, rrahur e arrestuar shqiptarë.

- Shqiptarët do të shkatërrojnë Jugosllavinë e Titos! - dëgjoheshin fjalë e shpifje nga shumica e kalimtarëve nëpër Udhë të blirëve të Prishtinës.

Udha e blirëve të Prishtinës nuk pushonte nga lëvizjet e njerëzve të shumtë. Madje, këtu për çdo ditë vinin delegacione nga Serbia e vende të tjera të botës, që me çdo kusht t’i detyronin kuadrot udhëheqëse që t’i qortojnë të tillët që kishin marrë hov dhe të përfitonin sa më shumë veta që të mos i përkrahin kërkesat legjitime të studentëve dhe të xehetarëve si dhe të punëtorëve të tjerë.

Telefonat cingëronin nga të gjitha anët e shtetit. Udbashët dhe pushtetarët e tjerë i fërkonin duart dhe të gjithë si një ishin zotuar që të fitojnë në kohë, në dëm të shqiptarëve. Punohej vetëm në frymën e vendimeve të KQ të LKJ-isë dhe të KQ të LK të Serbisë, e diktimet e tilla i trumbetonte edhe KK i LK të Kosovës. Të gjithë i kishin “cokatur” e “cakërruar” çekanët e njëjtë sikur t’i kishte punuar i njëjti farkatar. Calikët e farkatarëve të tillë kërkoheshin me të madhe, kërkoheshin edhe të tillët se kujt do rënë në kokë… Por, sërish demonstratat vinin valë-valë. Sa dukej se për një kohë të shkurtër shuheshin, por kjo ishte çështje kohe, por sërish fillonin, madje edhe shumë më të fuqishme…

Zëri i demonstratave përhapej edhe në shtete të tjera, ku nga përndjekjet e pushtetit në fuqi, ishin strehuar të ikurit nga Kosova dhe vende të tjera. Shtetet Perëndimore, siç janë Amerika, Gjermania, Zvicra, Belgjika, etj., ishin bërë vatra të demonstratave shqiptare. Jehona e atdhedashësve të Kosovës ishte bërë shkollë e patriotizmit dhe shënbelltyrë e gjallë për brezat e ri. Mikrofonat kalonin dorë më dorë, shpërndaheshin lajme dhe bëheshin klithje për ndryshime rrënjësore në Jugosllavi. Flisnin studentët si dhe të moshuarit, flisinin punëtorët me fjalë të zjarrta e me fjalë nga zemra për shqiptarët në diasporë dhe për Kosovën e robërruar nga çizma sllavo-komuniste. Ata protestonin kundër qeveritarëve të Beogradit, të cilët idenë e madhe e të kahershme të bashkimit kombëtar, politikantë e falsikonin dhe e zëvëndësonin me idëne e mashtrimit të pavarësisë, rrëfeheshin tregime rrënqethëse për fatin e rëndë historik të shqiptarëve dhe bëheshin grishje për qëndresë të pamposhtur. Të gjithë bënin grishje duke parakaluar me fotografinë e Titos, kinse ai, edhe si i vdekur, do të zgjohej edhe njëherë dhe do t’u jipte shqiptarëve të drejtat për ta gëzuar lirinë krahas popujve të tjerë në Jugosllavi! Por, politikanët me të madhe i akuzonin demostrantët sipas diktatit nga diktatorët e klikës së politikanëve enkas të zgjedhur, duke mohuar çdo kërkesë e duke pohuar se ato janë armiqësore, duke e akuzuar rininë shqiptare si seperatiste, nacionaliste, irridentiste dhe rrallëkush mund t’ua mbyllte gojën duke mohuar çdo gjë që ishte shqiptare. Ku të gjendej edhe ndonjë Jan Pallah shqiptar që të flijohej në ndonjë shesh? Por, vështirë! Jan Pallah njëherë kishte bërë nëna, që me rastin e invadimit të Çekosllovakisë nga rusët, u dogj në sheshin e Pragës!…Por edhe pse ndokush do t’u përgjigjej pushtetarëve të asaj kohe, ata e bënin veshin e shurdhër, se “rinia është shpirti i popullit, shpresa dhe forca e atdheut…”

“Ç’t’i bësh dikujt, prite prej tjetërkujt!” përflisnin shqiptarët kudo që bashkoheshin, duke u përpjekur që të mos i humbin shpresat për një ardhmëri të lumtur…”O Zot, shih se ç’zullum po bëjnë serbo-sllavët ndaj shqiptarëve!”, luteshin përherë që Zoti t’ju ndihmojë. Klithjet paqësore nuk dhanë kurrfarë rezultatesh! Kudo shihej se ishte koha për t’u organzuar dhe rezistuar. “Mungesa e lirisë po na shkombëtarizon! Ta lidhim edhe një herë besën për çlirim dhe shpëtim…” Kjo uratë kërkohej dhe gjendej kudo.

Dëshirat që shqiptarët të lirohen nga inferioriteti sllavë janë të hershme. Ato filluan nga historia e flamurit të dhuruar nga Don Aldro Kastrioti, që u ngrit në Vlorë më 28 Nëntor 1912 që mbeti një histori e cila pasqyron në mënyrë të çuditshme fatin e Shqipërisë! Por, ndoshta rrethanat historike që ishin krijuar në mënyrë të veçantë enkas ndaj shqiptarëve do të ndryshoheshin nga një dorë e fortë e të tjerëve jashtë kufijve të ish-Jugosllavisë! Ato qenë të privuara gjithnjë nga serbo-sllavët që nuk pushonin dot ndaj shqiptarëve. Ata, në shenjë kundërshtie kishin organizuar pritjen e Vitit të Ri kalendarik në hotelin “Bozhur” dhe kishin kërkuar të hanin në vend të mezës koka të shqiptarëve, madje edhe të udhëheqësve shqiptarë, si dhe të bijve dhe të bijave të tyre. Për këto kërkesa bajate të shovinistëve serbo-sllavë bisedohej kalimthi, por nuk merreshin kurrfarë masash politike. Shqiptarët konsiderohesin si persona ‘tabula rasa”, e as edhe si qytetarë të rendit të tretë. Dalloheshin edhe në paga. Për të gjitha këto kundërshti gazetat shqipe heshtnin dhe nuk guxonin të futnin sqepin aty ku nuk duhej…
1993-2008
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gjakushi
V.I.P
V.I.P
gjakushi


Numri i postimeve : 841
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 9 EmptyFri Apr 04, 2008 7:30 pm

PAGËZIMI I NDËRMARRJES

Kështu e kapërceja një pjesë të jetës. Kujtesa më kthen në ato ditë të demostratave të vjetit l98l. Edhe më vonë kisha krijuar bindjet e mia për kohën sa kisha punuar në gazetën “Kosova”. Pata thënë në një bisedë: “Fat që këto demonstrata s’më gjetën në Kombinat...” Nuk ua shpjegoja arsyet e mia, e as që futesha drejtpërdrejt në lëvizje të reja. Më mirë t’ju ikja fërkimeve, se ariu kur plagoset, më thoshte një mendje, është i rrezikshëm. Shihej se çdo punë kishte nis të luhatej, por ata që ishin në vende kyçe sikur ishin verbëruar, apo bëheshin se fare s’po dëgjonin. Kishin mjete, pastaj edhe vetura e fluturime me aeroplanë e me helikopterë si dhe mundësi të tjera, kudo bredhnin vetë dhe me familje, e pse të mos i bënin veshët të shurdhër!? Punoja në një barakë që frikësoheshim mos do të frynte ndonjë shtrëngatë e mund ta zhvendoste nga ai truall? Firma e BVI-së pak përmendej. Përmendej Ndërmarrja e udhëve: “PUT”. Më thoshin se kishte pasur ngatërresa në kolektiv për pagëzimin e emrit të ndërmarrjes së udhëve. Shqiptarët s’kishin kundërshtuar ta pagëzojnë me emrin në serbshte “PUT”, kurse njëri prej teknikëve serb, njëfarë Pera, kishte thënë hapët:

- Shokë, unë s’do të pajtohem që ndërmarrja jonë të thirret vetëm “PUT”, por edhe “UDHA”. Pse të mos jetë edhe një fjalë shqipe? Këtu të gjithë punojmë për një qëllim...

Por, me Peron, vetëm bënin shaka shqiptarët:

- Pero, si e ke emrin:”PUT”, apo “UDHË”?

Peroja qeshte dhe fare s’hidhërohej, por punët e ndërmarrjes ai i kishte në dorë me grupin e vet, serbë dhe shqiptarë. Edhe atëherë mbaja një qëndrim, që e kisha thënë edhe sa qesh në Obiliq:

- Shokë, derisa janë të lidhur mes vetes shqiptarët e këqinj dhe serbët e këqinj, asnjë punë s’do të shkojë mbarë!

Nuk dëshiroja ta thosha atë urtinë serbe, që me gjasë e kishin huazuar prej nesh: “Dy të këqinj e vranë Miloshin!”. Milosh Kovaçeviqi ishte sekretar i Komitetit të LK të Kombinatit, po pastaj arriti deri edhe në Komitetin Komunal të LK të Prishtinës. Të përmendej Miloshi, kjo ishte punë që do të më kushtonte shumë. Njëherë i kisha cakërruar fjalët me të dhe asnjëherë s’dëshiroja të futëm në ndonjë dialog tjetër…



35JO

Si çdo stinë e vitit që pritej se shqiptarëve do t’u sjell të mira, edhe vjeshta e vitit 1979, sipas parashikimeve, hetohej se do te lindëtte diçka e madhe! Njerëzit e klaneve të caktuara flitej me të madhe se do të vinte Tito në Kosovë. Parashikohej se do të bëheshin ndërrime rrënjësore. Kësaj teze si gjithnjë i droja! Por, në çdo kënd ku flitej për Titon, meqë herët kisha krijuar averzion ndaj tij, nuk dëshiroja të gjendesha ndesh me poltikanët. Mund të flisja diç me peshë ose pa peshë dhe të më ngjitej bishti, apo të më zgjatej bishti i vjetër. “E kemi ditur ne se ky është i tillë! I tillë ishte, dhe i tillë mbeti...!” Politikanët bënin çmos për t’i ruajtur karriget. Madje, ata shkonin edhe më larg. I kishin njerëzit e caktuar nëpër komisione ku i shqyrtonin çështjet ideologjike, madje edhe në kulturë. Të gjitha këto komisione me njerëz të orekstrinës së Titos zotoheshin që sa më shumë të ketë njerëz që adhurojnë vinë e tyre. Në kokë të KK të Lidhjes së Komunistëve te Kosovës atëherë ishte z.Mahmut Bakalli. Ai i kishte zgjedhur njerëzit e tij, si çdo politikan, të dëgjueshëm, dhe të tillë që ishin përbetuar ta mbrojnë regjimin në fuqi. Të gjitha redaksitë si dhe institucionet i kishin hartuar planet e tyre botuese. Kishin paraparë të gjenin njerëz - krijues të mjerë, mbledhës të sakatosur të folklorit burimor, shkencëtarë eminentë e të tjerë që kishin për detyrë të shkruanin në të njëjtën temë PËR TITON TONË! Redaksitë dhe ata që ishin në kokë të tyre, tubonin njerëz rreth vetes dhe ua caktonin detyrat, e pastaj ato shpërndaheshin gjithkund. Çdo kënd duhet të ishte i zotuar që të arrihej qëllimi, të shkruhej e të këndohej vetëm për TITON TONË! Ai na ka sjellur lirinë, ai do të na ndihmojë, ai do të jetë ylli ynë kombëtar, me të do lulëzojnë shqiptarët këtu e gjetkë e gjetkë...!

Si erdhën ato ditë aq shpejtë!? Arriti Tito në Kosovë. Kosova u ngrit me pod. Emisarët fuqiplotë të Titos ishin shpërndarë gjithkund në Kosovë, por edhe gjetkë. Kontaket me elitën e kulturës ishin më të kërkuara se kurdoherë tjetër. U premtoheshin se do t’ua botojnë veprat, vetëm le të shkruajnë diçka për Titon, madje edhe nëse poezia apo proza s’kanë vlera, le të përshkëllihet diçka edhe nga shkrimtarët shqiptar dhe të dalim para serbëve, ndër të parët, se ne e duam Titon ma shumë se ata, se ne ia përkthyem edhe veprat e tij, e çfarë bëmë e ç’do të bëjmë edhe më shumë...? Tito është yni, ne jemi te Titos! Atij i këndonin edhe këngë në dasma, në festivale, në ndeje e vende të tjera, i këndonin edhe Fadil Hoxhës (anonim që gjatë luftës e patën pagëzuar me emrin Dyl Tahiri). Bëheshin gati edhe shumë personalitete të tjera që të futeshin në repertuarin e këngëve popullore. Shtypi I ditës, aq sa kishte kaçik, gjente mjerushë të kohës, dhe i mbante rreth vetes. Interesi ishte i shumanshëm. Lidhjet e kalneve s’mnd të sënderoheshin ndryshe...!

Atë ditë që arriti Tito në Kosovë, para nesh, arritën njerëzit e organizuar nga të gjitha komunat e Kosovës, me flamuj dhe me parulla për Titon tonë! Ishim dalur edhe ne të BVI-së në udhën Fushë-Kosovë-Prishtinë, dhe pritnim me padurim arritjen e “profetit” të shqiptarëve që do të na sjell të mira! Emisarët e sigurimit punonin me të madhe. Ata ishin kudo e merreshin vesh me njerëz që në mënyrë latente ua kryenin detyrat edhe më mirë se vetë ata. Madje, pa pagesë, dhe nuk dëshironin të shquheshin aq shumë.

Isha para ndërtesës së Radio-Prishtinës, ku paraklonin shumë veta. Ne ishim pupëzuar në këndin tonë, dhe heshtnim. Prisnim Titon, e me drojë se do t’i ndodhte diçka shpesh e kapërcenim, duke u përpjekur që të mos thyheshim në këtë fytyrë politike. “Ore, mund të na lënë sherrin këta serbë, vrasin Titon tonë e na lënë kopilin në derë! Ç’të bëjmë! Mjafon të thonë se shqiptarët e vranë Titon e tyre! Në rrëzohemi përtokë! Bota na përqeshë! Duhet të bëjmë çmos që ta presim e ta përcjellim me nderime të mëdha. Paj, besa-besë edhe t’i hyjmë në hatër, se shqiptarët e duan atë, ndoshta na jep edhe pak ditë krahun, dhe e bëjmë Kosovën Republikë!”

Larg ishte Republika e Kosovës, kur dihej se gishti i Serbisë nuk luhatej fare, e Kosova, sipas pikëpamjeve të tyre duhej të mbetej vetëm krahinë në suaza të Serbisë e asgjë më shumë...

Kolonat e veturave kapërcenin udhës kryesore, dhe në çdo çast pritej parakalimi i Titos. Nëpër kënde të ndryshme përcillej disponimi i njerëzve. Të gjithë duhej të ishin të gatshëm të duartrokitnin dhe zëshëm të lëshonin klithmën: “Rroftë shoku ynë TITO!” Kapërcyen disa kolona të veturave, dhe prisnim se kur do të shihnim edhe njëherë Titon në Prishtinë. Kjo do të jetë hera e fundit, thoshin sa veta. Kushedi, a do ta ruaj Zoti e të vijë edhe njëherë” Por, erdhi, dhe duke kapërcyer udhës, përftoi shpejtë. Mbetën në kujtesë , ishte ajo vetura e parë apo e dytë, dhe shprehem dyshim, mos vallë s’ishte ai Tito ynë, dhe ia pamë vetëm dorën e djathtë duke na përshëndetur? Në çastin e pikërishëm u përhap parulla: “Arriti nusja e shkive në Kosovë! Nuse erdhi e nuse do të kthehet!” Kjo shprehje kushedi nga erdhi, e nga kush ishte trilluar? Autorët ishin anonimë, madje, ç’është edhe më keq u përhapen lajme se emisarët e sigurimit kishin zënë këlyshë që i kishin lëshuar nëpër udhë të Prishtinës, ua kishin lidhur parullat e shkruara në bisht: “Duam Kosovën Republikë! Poshtë Tito!” O Zot, çfarë trillesh në këto kohë? Njerëzit, pohonin kudo se i kishin parë këlyshët, i vërenin me kujdes, besa edhe frikësoheshin mos vallë po iu ngjitej diçka që mund t’ju kushtonte me jetë! Ishte krijuar bindja e thellë, që edhe njëherë shqiptarët të qëndrojnë gatitu para Titos, dhe t’i thonë “Lepe, si the?!”. Kjo më gjasë iu siguronte liri më të madhe, se ai do t’i mbrojë shqiptarët në qarqe të Serbisë, e cila nuk lëshonte pe kur ishte në rend të ditës çështja shqiptare. Kosova dukej se ishte lezetuar me ardhjen e Titos! Çdo gjë sikur kishte marrë hov të ri. Tito ishte futur në Hotelin më të ri “GRAND”. Aty ishte orkestrina e zgjedhur, e përbetuar se do të shkonte vetëm nëpër vinë e Titos. Që në fill të tubimit të aktivistëve politikë, Titon e patën informuar për Kosovën, dhe çfarë po vlonte apo s’po vlonte fare këtu? Ai informohej nga shumë kanale. I qasej jetës poltike me përkushtim, ashtu siç kishin paraparë krerët e Serbisë. Madje, vetëm sa nuk pranohej se Tito ishte GISHTI I MADH I SERBISË, që e lakojnë në çdo kohë... Duhej të zgjedheshin njerëz që dinë të gjejnë edhe shaka të lezetshme, sosh që e dispononin burrin e një SHTETI TË MADH, pra Jugosllavinë e “AVNOJ-it”? Çdo gjë që ishte botuar për Titon ia kishin prezantuar me kohë. Ai i kishte pyetur edhe njerëzit gjoja se profesionistë, që më shumë merreshin me poltikë se sa me profesion të mirëfilltë. Pra, të tillë që lëre që ishin të përshtatshëm për bashkëpunim, por edhe të dëshirueshëm, të adhurueshëm dhe me vepra të shkruara, me këngë, me njerëz të vet, të besuar që në çdo kohë janë të gatshëm të flijohen për Titon e Madh! Kishte edhe drojë: “Ik se po na mbetet në dorë ai troh plak, e pastaj të mjerët ne! Të bëjmë çmos që ai të kthehet shëndosh e mirë në Beograd, se këta serbët mund të na mveshin gjithçka, për të na humbur autoritetin që ka fituar Tito ndaj shqiptarëve, si dhe shqiptarët ndaj tij?... Por, u pa në mënyrë të hapët se Tito nuk erdhi në kali të bardhë, siç këndohej në këngë popullore, erdhi në veturë të zezë, si nuse e shkive!

Aktivistët e pritnin fjalën e tij. Emisarët e sigurimit, ata të shtypit, si dhe të tjerë me padurim pritnin mendimin e Titos për ngjarjet e kohës. Flitej nëpër udhë të Prishtinës, se ia kishin dërguar parullat e shkruara, që i kishin zënë pjesëtarët e sigurimit të lidhura në bishta të këlyshëve: “Poshtë Tito!”. Ai e kishte pyetur kryesorin e politikës ditore, Mahmut Bakallin, dhe me një tonë të qetë.

- Mahmut, pse s’me ke treguar se shqiptarët nuk me duan mua?

- Kush po të thotë? Ajo nuk qëndron? A sheh, se i madh e i vogël janë ngritur në këmbë për Ty. Të gjithë janë gëzuar për Ty që erdhe edhe njëherë në Kosovë.

- S’është e vërtetë, kjo që thua - ia kishe thënë troç Tito. - A sheh se ç’po shkruan në këtë parrullë?

Përgënjeshtrohej se Mahmut Bakalli e kishte lexuar parullën e shkruar në gjuhën shqipe, ishte bërë dyll, dhe mezi kishte arritur ta sqarojë apo ta përgënjështrojë:

- I dashuri ynë Tito! Kjo parullë s’është shkruar nga asnjë dorë e shqiptarit. Këtë e kanë shkruar ish- forcat e errëta kundërplenumiane. Ata përpiqen të vëhen në krye të pushtetit. Të tillët janë të gatshëm të shpifin për Kosovën, sepse s’janë të kënaqur që Ti, i dashuri ynë Tito, erdhe në Kosovë...

Emisarët i kishin raportuar edhe për ngjarjet në Shqipëri, iu kishin ankuar se ajo po përzihej në punë të brendshme të shtetit, se Kosova e di udhën e vet, këtë të Titos, se shqiptarët e Kosovës janë të kënaqur me të drejtat që i kanë fituar në kuadër të Serbisë dhe të Jugosllavisë, se do ta mbrojnë atë me çdo kusht, etj... etj...

Dërdëllitjet për Kosovën si dhe për Shqipërinë nuk pushonin. Tito priste se karremi që ia kishte qitur udhëheqësisë shqiptare do ta shihte dritën. Zënkat me këto dy shtete s’kishin të ndalur. Para aktivit politik ai kishte folur mbarë e mbrapsht për Shqipërinë, si dhe për politikën e Enver Hoxhës. U kishte parashtruar detyrë të gjithë anëtarëve të orkestrinës që të zotoheshin e të shpifnin çdo gjë për regjimin enverist. Më në fund, ishte deklaruar sipas disa politikanëve frikacakë, që nisën të rrëfenin se Shqipërinë lypet ta lënë si të tillë. Ajo na duhet, sepse më në fund, ajo do të jetë kafshata e mbramë për ne! Nëse ia kanë ngjitur atë që s’e kishte folur Tito për Shqipërinë, e paqin në qafë edhe në atë botën tjetër. Por edhe në shtyp, si dhe në valët e Radio-Prishtinës, e pastaj të nësermen edhe në gazetën “Rilindja” ishte botuar fjalimi i tij, ku bëhej fjalë, se ne dëshirojmë të kemi marrëdhënie të mira fqinjësore me Shqipërinë!

Ishte larguar Tito nga Kosova, pa therrë në këmbë. Kishte arritur në Beograd. Emisarët e tij bisedonin mes vetes më të lirë.... Detyrat e parashturara duhej t’i kryenin dhe të raportonin për çdo lloj ndryshimi, apo eskalimi, siç quhej në zhanrin e fjalorit të poltikanëve!

Kur të gjithë, pas vizitës së Titos në Kosovë pritnin ndryshime rrënjësore, njerëzit i kapërcenin edhe me shaka të kohës, shpesh duke i gjykuar studentët se nuk janë duke mësuar, nuk po i dëgjojnë as profesorët, dhe se u kishin dalur nga dora edhe prindërve! Thuhej se disa veta kishin hequr dorë nga prindërit e deforumuar, që ishin bërë bisht pas bishti, vasalë të regjimit. Duke folur shpesh zi e terr, Kosova ishte bërë trampolinë e tërë Jugosllavisë se si popujt e tjerë, në dëm të saj, t’i zgjidhnin çështjet e tyre. Madje, edhe financoheshin dhe i përparonin republikat e tjera. Prishtina ishte shndërruar në kryeqënder të fortë, por që dyshimi se nuk pajtohej me politikën që ndjekej ndaj saj, nuk përjashtohej. Sa për të ulur autoritetin e Titos, në ato ditë flitej me të madhe, se pos të tjerash, në ditën e vizitës që ia kishte bërë Tito Kosovës, kishin gjetur në bishtra të lidhur të këlyshëve edhe konserva të zbarzëta. Ishte krijuar një orkestrinë e veçantë e këlyshëve që marshonte udhëve të Prishtinës. Çdo punë që bëhej këtu, njerëzit ishin të gatshëm të thonë: “Këtë e bënë serbët, por u ndihmuan edhe disa nga shqiptarët!”. Vlerësimet e tilla kushedi ku mund ta shpienin Kosovën? Por, pas vizitës së Titos qarkullonte edhe një lloj barcolete: “Tito iku me bisht ndër shalë!” Ishte apo s’ishte kohë e bishtave! Dikush bëhej bisht i tjetrit, e të tjerët e ngritnin bishtin! Bisht pas bishti, jeta vazhdonte me ritmin e vet... Ishte një kohë kur bëheshin grindje për bishtra!... Dëgjohej edhe frazeologjizma e hershme:”... është bërë si bisht luge!”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gjakushi
V.I.P
V.I.P
gjakushi


Numri i postimeve : 841
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 9 EmptyFri Apr 04, 2008 7:30 pm

JO* * *


Seç më pat kthyer kujtesa në fshatin tim, Vitak, kur shpesh e takoja Pajazit Tarakun, duke i ruajtur lopët në male të Zhutofcit, por që shteti fshtarëve të mjerë ua kishte shpronësuar malet dhe i kishte shndërruar në tokë bukanike. Pajaziti ankohej se bagëtia kishin mbetur pa kullosa, dhe i mbante si në vathë. Ato bredhnin dhe mezi gjenin bar mbi ato varreza. Toka gurinore digjej flakë në pikë të verës. Kur merrte vesh se vinin të mbanin fjalime ata të Komunës së Skënderajt, enkas i lëshonte bagëtinë dhe i bënte qark rreth varrzave. Kur “xhipi” ndalej dhe zbrtinin politikanët, ai ngritej dhe përballë tyre, ia lëmonte brirët lopës së tij Kuqeshë, pastaj ia lëmonte kurrizin, kthehej edhe nga vithet, ia kapte bishtin, dhe lutej: “Oçë, Kuqeshë, Kuqeshë, ta pafsha hajrin. Hej, mor vëlla, kush e do Titën e han pitën!” Pastaj i kthehej refrenit për Kuqeshën sikur nuk kishte thënë asgjë të madhe, që mund të merrej në përgjegjësi. Pajazit Taraku, edhe pse ishte bohem i kohës së tij fare s’e kuptonin. Ai, kishte mbetur nën mëshirën e askujt. I vëllai i tij, Mehë Taraku mezi arrinte ta fitojë një kafshatë bukë me ujin me dy kanata në dorë që ua bante punëtorëve të Zhutofcit. Dhe, kur iu desh të largohej nga Vitaku, të vëllait të tij iu desh të shkojë rrogëtar i bagëtive në Obri, atje ku e kishte motrën e martuar. Thonë se atje kishte vdekur, dhe po në atë fshat ishte vorrosur. Ç’fat pati ky bohem i asaj kohe, që mbeti në kujtesë për pak kohë... “Vjen një kohë tjetër e do të zgjohemi…” mendoja shpesh në vete.







36 JO

Edhe punëtorët e administratës se Ndërmarrjes “PUT”, siç e kishin pagëzuar herët në gjuhën serbe shpesh vinin në zyra të BVI-së së Udhëve të Kosovës. Ata, nga terreni binin lajme të ndryshme se ç’po ndodhte në udhët e Kosovës? Bisedohej kudo për lëvizjet e reja, të studentëve, siç i kishin vënë në shënjëstër të gjitha pikëpamjet e politikanëve serbo-shqiptarë!

Të gjithë i binin të njëtit tel, luftë pakompromis kundër irredentizmit shqiptar dhe të studentëve që po duan ta rrënojnë AVNOJ-in e Jugosllavisë Demokartike! Edhe nëpër zyra bisedohej, por në zyra të udhëheqësve me drojë të madhe. Madje, në ato të udhëheqësve shqiptar, duhej mbyllur gojën, se të shurdhohej pipthi! Ishte krijuar një bindje e tillë se nga heshtja e gjatë te shqiptarët do të shpërthejë diçka e madhe! Vrulli i demonstratave në Kosovë ishte i madh. Në çdo takim shprehej frika, dyshimi si edhe shpifje të ndryshme. Ishte temë në vete. “Kush mund të mbrohej nga ndjekësit? U patën ngritur ndjekësit, apo të tillët që me çdo kusht ishin të bindur se do të lind diçka e re ne Kosovën e mjerë dhe të robëruar! Muaji i demonstratave të studentëve, sikur të ishte shpallur si muaji i ndjekjes se punëtorëve që i përkrahnin studentët si dhe përndjekjet kundër partiotëve shqitarë... Kundërshtitë s’kishin të ndalur.

Edhe ata serbë që mendonin se këto demonstrata do të shuheshin me dhunë, nuk ishin të sigurt. Ritmit të udhës së demonstrantëve shkonin shumë veta, por shpesh heshtnin. Ka të tillë nga radhët e shqiptarëve të privilegjuar, që shprehnin dyshim: “Ore, ia kemi ndërsyer vetës qentë, e besa-besë do të na hajnë!”

Fjala e ndjell fjalën.

Ditët e heshtjes sikur e patën mbyllur dashurinë ndaj punës, pritej një ndarje. Si do të përfundojë ndarja, kjo përcillej me drojë. Por, edhe heshtja e gjatë luhati çdo gjë!

Në orët e fillimit të punës, të gjithë ndaheshim nëpër zyra dhe bisedonim për fatin tonë. Ka raste kur pajtoheshim me mendime të njëri-tjetrit, por të nësermen ato i ndryshonim. Kjo varej edhe nga vlerësimet nga lartë që përditë merrnim udhën e vet, si demonstrata armiqësore! Sapo shkonin inxhenierët në terren, ne tuboheshim në zyra. Ishin zyrat e caktuara ku flisnim më lirisht. Për të gjitha këto ishin të njoftuar edhe udhëheqësit, që jepnin vërejtje. Por, asgjë nuk ndodhte, sepse dukej se edhe ata dëshironin t’ia ndërronin mëkamin këngës së vjetër...! Kur flitej për fatin e Kosovës, mezi arrinim të pajtoheshim me të tillë që kishin gjetur strehim këtu, si jasht Kosovës, e po ashtu edhe të tillë që ishin mishëruar me kërkesa apo mosbesim të tyre! Ndjekësit punonin në të gjitha anët. Të ndahemi për se gjalli nga njëri-tjetri. Të lutemi prej qiellit e në tokë: “Zot. Mi laj mëkatet e mia me ujë, borë dhe breshër!” Në pikën për Kosovën, ndaheshim shpejt, për të mos thënë kalimthi! Të ndërgjegjshëm se herët ishin ndarë rolet (detyrat) e njerëzve që i frynin kavallit të politikës ditore, kudo bisedonim se ata duhej të bëheshin krah i shqiptarëve. Në mos asgjë, madje mjafton që të heshtnin. Ishte një detyrë e ndërlikuar se si ta ndajmë të bardhën nga e zeza?! Apo, siç shpesh përmendej këshilla: “Ndaj dhentë nga dhitë!” Edhe shpresat se një ditë do të jetë pak më mirë, ishin në mëdyshje. Adhuruesit e muzikës së re ishin të pakët. Orkestrina e politikanëve ishte përqëndruar enkas kundër lëvizjeve të reja që natë e ditë bënin sehir, si të mposhtën kërkesat për pavarësinë e Kosovës? Çdo gjë sikur ndahej në dysh, deri edhe udhët e Kosovës... Ndaj kafshatën e gojës, përsiatej nga disa veta kur bëhej fjalë për raportin e marrëdhënieve serbo-shqiptare. Buka është ilaç i shpirtit, na duhet të punojmë së bashku, të jetojmë në bashkëjetese, sepse vetëm ajo na siguron ardhmëri të plotë!, pohohej nga shumica e njerëzve që ishin pajtuar me regjimin aktual.

Edhe kur vinte Tito në Kosovë bëheshin parapërgatitje, por edhe përndjekje. Ka të tillë që gezoheshin kur vinte Tito në Kosovë, por kishte edhe të tjerë që injoronin:

“T’umt na t’lumtë,

Po na vjen Tita,

Njani – tjetrit I ngjesim bishta!”



Eminja e zenelit prej Rakinicës thoshin se e këndonte këngën:

“Hajde, hajde, or Tita i dashtun,

Veti grunin e neve kashtën!

Çka po thot, o Galë Shiroka?

Qitni kokrrat, o moj motra…!”



Kushdo që kyçej në biseda rreth ardhmërise, mund të pësonte disfatë. Ishte krijuar bindje e gabuar, se diagnoza që ishte caktuar, nuk ka kohë që mund të luhasë! Por, edhe nga njerëzit e luhatushëm as që pritej ndonjë përparim....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gjakushi
V.I.P
V.I.P
gjakushi


Numri i postimeve : 841
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 9 EmptyFri Apr 04, 2008 7:32 pm

DEMONSTRATAT E STUDENTËVE TË VITIT 1968

Edhe gjatë vitit 1979, si dhe viteve të tjera, përkundër asaj se udhëheqësia, mendonte se do t’i shuaj demonstratat e studentëve, ato vazhdonin sipas ritmit të përcaktuar nga studentët përparimtarë. Mgjithatë, edhe përkundër tërë atij potenciali të aktivistëve nëpër çdo vend të punës, si dhe nëpër fshatra, qysh para ardhjes së Titos në Kosovë, zotoheshin që pritja të jetë sa më madhështore. Mendohej se Tito do të ishte i kënaqur se nuk po ngriten demonstrantët në Kosovë. Mirëpo, aktivistët, pas detyrave që i merrnin nga organet politiko shoqërore si dhe të vet shtetit, bënin çmos që Tito të fitojë besimin e plotë se kosovarët (shqiptarët, serbët, malazezët) e të tjerë, e adhuronin dhe dëshira e tyre ishte që prijësi i tyre të jetojë, dhe ti zgjatej jeta.

Institucionet profesioniste e mediat si në gjuhën shqipe, serbe e turke kudo që gjenin bashkëpunëtorë, kërkonin të shkruajnë enkas për Titon. Shkënctarët për veprat e tij, krijuesit prozë dhe poezi, këngëtarët, këngë për Titon, kurse elita e politikanëve organizohej në pritjen e kryetarit të Jugosllavisë. Sa poetë përpiqeshin që t’i “vjelin” muzat e tyre dhe të krijojnë vargje që mendonin se do të përfshiheshin në ndonjë enciklopedi të kohës.

Zotimi i krijuesve për t’i përkushtuar kryetarit Tito poezi, ishte një kënaqësi e shpresë, se ata në udhën e tyre krijuese, nuk do të kenë pengesa dhe do të jenë shkrimtarë pa censurë! Kështu nisi diferencimi i shkenctarëve, i shkrimtarëve, por me këtë lindi edhe përqarja e re. Për Titon zotoheshin edhe disa bashkëpuntorë të Institutit Albanologjik të Prishtinës, dhe ata e kishin hartuar një regjistër me emra të bashkpuntorëve të jashtëm që t’ju dërgojnë këngë popullore kushtuar Titos, sepse përgatitej një përmbledhje enkas me këngë të tilla.

Isha takuar në Udhë të Blirëve me disa bashkëpuntorë, prej të cilëve njëri më pyeti:

- A ke shënuar ndonjë këngë popullore për shokun Tito?

- Jo, nuk kam shënuar këngë të tilla.

- Po a je folklorist shqiptar?

- Me dashtë jam, me dashtë s’jam! – i thashë.

- Si ashtu? Duhet ta pasurosh letërsinë popullore edhe me këngë të tilla për Josip Broz Titon.

- Sa keq! Do të afirmoheshe si folklorist dhe kështu do të hapje udhë për t’i botuar veprat folklorike.

Të gjitha revistat dhe gazetat, në faqet e kulturës, përherë gjenin krijues të mjerë, kur ua falnin ndonjë shkrim për Titon. Por sa veta, sipas asaj që flitej, edhe kompromitoheshin me shkrimet e tyre.

Edhe Radio Prishtina si dhe Radio Televizioni vepronin në forma të ndryshme dhe gjenin bashkëpuntorë që shkruanin dhe këndonin për Titon.

Të rinjtë që morën pjesë në demonstratat e vitit 1968, disa u burgosën, sa të tjerë u larguan nga Kosova, u përjashtuan edhe nga fakultetet e të tjera. Kjo ishte gjenerata e parë e studentëve që kërkonin Kosovën republikë. Është e dhimbshme që republikanët ikën nga Kosova, duke parë se kërkesat e tyre nuk sendërtoheshin. Talentët dolën jasht. Askush nuk ngritej nga udhëheqësit dhe t’i mbrojë të rinjtë. Mirëpo çdo akcion e ka edhe kundëraksionin e vet.

Kishte filluar lufta e brendshme në familje, grindjet manifestoheshin kudo, në të gjitha poret e jetës, në arsim, në kulturë dhe çdo kund flitej për prosperitetin e politikanëve të cilët ushtronin tutelë mbi demonstrantët. Ishtë koha kur me vështirërsi bëhej lirimi i individit, pastaj edhe lufta për diferencim ishte shumë e rreptë, që ndikonte drejtpërdrejt në personalitetin e të rinjve. Shihej se ishim shumë larg nga të tjerët. Kosova kishte nevojë për një moral të ri. Të rinjtë, siç shihej i mbajmë për fasadë!, vetëm sa nuk thoshin politikanët e mbrapshtë.

Është e dhimbshme që të rinjtë kosovarë me aftësitë e tyre e ngrehin flamurin e shteteve të tjera e jo flamurin shqiptarë, ku kanë lindur dhe janë rritur.

Shqiptarët në demonstratat e vitit 1968 organizuan anët e tjera me kërkesën kryesore për Republikën e Kosovës. Ata organizuan demonstrata edhe në Tetovë dhe Ulqin.

Demonstrata më e madhe, dhe më e organizuar ishte në Prishtinë (më 27 nëntor 1968), ku mori pjesë rinia studentore dhe shkollore.

Nga veprimet e qeverise Jugosllave ndaj shqiptarëve të Kosovës u duk e qartë se ajo përherë kishte shumë kundërshtarë. Ndaj shqiptarëve sërish nuk pushonte dhuna. Gjyqet speciale dënonin studentë e njërëz të tjerë, të pafajshëm, vetëm se kishin pikëpamje antikomuniste. Edhe ushtria jugosllave kryente një varg spastrimesh anekënd Jugosllavisë, veçanërisht ndaj shqiptarëve nuk kursente asgjë. Ato drejtoheshin më shumë kundër elementeve antikomuniste – shqiptare. Regjimi komunist i shkelte të drejtat dhe liritë e njeriut. Gjithnjë vazhdonde mohimi i të drejtave të njeriut. Cilido që shprehte mendime të kundërta, cilësohej armik! Ka shumë e shumë raste kur njerëzve të pafajshëm u ngarkoheshin gabime të paqena.

Por, koha punonte për brezin e ri…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gjakushi
V.I.P
V.I.P
gjakushi


Numri i postimeve : 841
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 9 EmptyFri Apr 04, 2008 7:33 pm

7









Kujtimet më kishin futur në prag të pritjes së Vjetit të RI l968!

- Më dukej se edhe sot jam në ato valë të jetës, së bashku me të gjithë anëtarët e familjës, në sallonin tim. Ishim pak, e mendonim se ishim bërë tepër shumë. Nora gëzohej, por gëzohesha edhe vetë. Gëzoheshin edhe bijtë dhe bijat, gëzoheshin edhe nuset e reja, si dhe nipat e mbesat. Më thoshin se kur ishim në shtëpinë tone në fshat s’patëm rast të tubohemi siç e paskeshi bërë traditë ju pritjen e Vjetit të Ri këtu në Prishtinë. Dritat ishin më të përforcuara, salloni kishte marrë pamje të festës. Për fëmijë ishte veshur e mbathur babadimri! Pastaj në një kend të sallonit ishte bredhi, që iu kishin kalavarur disa lloj të dritave elektrikore, fije të mëndafshit si dhe bonbone e karamele të dhuratave për fëmijë. Oh, sa kënaqësi ishte kjo kohë për fëmijët! Bota e fëmijëve dhe bota jonë, u patën bërë mish e thua. Por, rrallëherë na shkonte mendja se dikush s’kishte mundësi ta pres Vjetin e Ri. Ka që e pritnin festën në restorante luksoze që ishin të zgjedhura, por që kishte edhe klientë të zgjedhur. Ato punë qenë të tilla, dhe kush ka dashur të notojë nëpër jetë, ka mundur, dhe arsyteohej me një shprehje: “Koha s’i njeh njerëzit. Asaj ia kemi lënë fatin e njerëzimit në dorë. Le të bëj koha ç’të dëshiroj, se ne s’do t’i dalim asaj prag përpara!” Konvenca jetësore qenë këto, të kohës së kapërcyer me njerëz të rryer...

Si zakonisht, të gjithë në famlijen e Bardh Mulajt ishin mësuar të dëgjonin se pas ndërrimit të moteve, të fliste diçka, por edhe të shkruante. Ç’fat patën ata të mitë prej këtyre fjalimeve? Ato i ishin thënë për një kohë tjetër. Koha ishte bërë njerkë! Për të tjerët çdo kohë ishte nënë... Përpjekjet që të gjithë të jetojnë ishin pikësynime.

-Bota më l986 do të zgjohet! Do të zgjohemi edhe ne... - tha Bardhi në vigjiljen e Vjetit të Ri.

-Po, kush jemi ne? - kishte pyetur Arsimi.

-Ne shqiptarët, bir!

-Kush pas nesh, baba?

-Ne të gjithë përpara. Kush dëshiron të vjen pas nesh, i urojmë udhë të mbarë me INË e me KINË!

Ata qeshnin dhe çuditeshin, pse në atë pritje të Vjetit të Ri, kishte folur pak, apo edhe aspak! Por, ku i pata shikuar shënimet, në fund e gjeta edhe një fjali nga ajo festë:

- Shqiptarët do të stërpikën kudo nëpër botë!

Ç’paskam thënë? Mos të më qortoni, e të më fajësoni se si individ i kam përshpëjtuar proceset e reja, që shqiptarët vërtet përjetuan një stërpikje kaq të madhe nëpër udhët e botës...

Gjatë vjetit l986 dërdëllisen shumë politikanë gezetarë (zagarë) dhe shkruan në gazeta dhe transmetuan në radiovalë shumë lajme e shkrime se ç’ndodhi në Çërnobil të Rusisë së Madhe. Rusët e heshtën këtë pëlcitje të Çërnobilit, se atomi në atë kohë ishte temë tabu! Ikjet nga shpërthimet e tilla u shënuan me lëvizje të reja të studentëve, pastaj kishte shënja edhe të përhapjes së sidës, por edhe të krizës së naftës naftës.

Pasqyrën e ngjarjeve më të rëndësishme që ndodhnin në botë gjatë vjetit l986, në mënyrë kronologjike, Bardh Mulaj e parashikonte kështu:

-Spanja dhe Portugalia u bënë anëtare të Bashkësisë Ekonomike Evropiane,

- Vdiq nobelisti çekosllovak për letërsi(l984) Jerosllav Sajfert,

- Në Aden(Jemeni Jugor) shpërthyen trazirat ndërmjet idhtarëve dhe kundërshtarëve të kryetarit Ali Naser Muhamed. Bilanci rreth 3.ooo të plagosur dhe të vdekur,

- Në Filipine fillojnë zgjedhjet presidneciale. Diktatori Ferdinand Markos bën malverzime të shumta, duke falsifikuar edhe votat vetëm e vetëm për të ruajtur postin e kryetarit. Amvisja Korason Akino triumfon në zgjedhje, por këtë ia mohon Markosi. Më 25 shkurt edhe Markosi edhe Akino dhanë betimin e kryetarit. SHBA-të kërkojnë që Markosi të japë dorëheqje. Një pjesë e armatës vëhet në anën e Akinos. Markosi më 25 shkurt, në mbrëmje, me anëtarët e familjes largohet nga vendi dhe vendoset në Havaje,

- Në mars të këtij vjeti, në Moskë mbahet Kongresi XXVII i PKBS-së. Gorbaçovi zgjidhet sekretar i përgjithshëm i kësaj partie dhe kërkon “reformë rrënjësore të ekonomisë dhe ndryshime radikale të “aparaturës udhëheqëse”,

-Koalicioni i të djathtës liberale franceze fitoi në zgjedhjet parlamentare. Më 20 mars Miterani emëron kryeministër Zhak Shirakun. Republika e pestë (l958) fillon një fazë të çuditshme në radhën e demokracive parlamentare. Kryetari i takon të majtës, ndërsa kryeministri të dajthtës,

- Amerikanët sulmuan qytetet Tripoli dhe Bengazi të Libisë dhe rezidencën e Gadafit, por kryeminstri shpëtoi,

- Agjencia TASS njohtoi se më 26 prill në reaktorin e centralit bërthamor në Çërnobil (Ukrainë) ka ndodhur një avari. Nga ky eksplodim humbën jetën 3l veta, 203 u lënduan dhe l35.000 u evakuan. Nga radioaktiviteti i rrezeve bërthamore u shkaktua panik i madh në mbarë botën. Pasuan embargo të shumta për importin dhe për eksportin e pordhimeve bujqësore të vendeve të Evropës Lindore. Filloi të zhvillohej një fushatë e hapët kundër ndërtimit të centraleve të këtilla në Evropë. Sipas të dhënave të Komisionit hulumtues, shkaktar i këtij shpërthimi ishte faktori subjektiv - njeriu!

- Ish-sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Kurt Valdhjami u zgjodh kryetar i Austrisë. Gjatë fushatës zgjedhore u bë e ditur sesi ka marrë pjesë në disa njësi naciste gjatë Luftës së Parë Botërore që operuan në Greqi, në Shqipëri dhe në Jugosllavi,

- Vdiq ish-kryetari i Turqisë Xhelal Bajari,

- Në ndeshjen e dy anijeve detare të BRSS-së në Detin e Zi, anija “Admiral Nakimov” u fundos dhe u mbytën të gjithë udhëtarët dhe ekipazhi, gjithsej 398 veta,

- Atentat i pasuksesshëm ndaj diktatorit kilian, Augosto Pinoçe, ku ranë viktimë pesë anëtarë të truprojes së diktatorit. Një ditë më vonë Pinoçeti shpall shtetrrethimin,

- Lirohet gazetari amerikan Nikollas Danillov, i akuzuar se është marrë me spiunazh në BRSS. Amerikanët lirojnë funksionarin sovjetik në misionin e Kombeve të Bashkuara, Genadi Zaharov,
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gjakushi
V.I.P
V.I.P
gjakushi


Numri i postimeve : 841
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 9 EmptyFri Apr 04, 2008 7:34 pm

- Mossuksesi i takimit të dytë ndërmjet Reganit dhe të Gorbaçovit, edhe kësaj radhe, shkatoi “luftën e yjeve”. Për mossuksin të dy palët akuzojnë njëra-tjetrën. Sovjetët janë diçka më bindës në akuzat e veta. Rejkjaviku bëhet i njohur edhe për mosshfrytëzimin e “çastit historik”,

- Shkrimtari amerikan me prejardhje hebraike, Eli Vizel fiton çmimin Nobël për paqe.

Dhjetor:

- Demonstrata të studentëve në Paris, vritet një student,

- Aeroplani i Kompanisë ajrore të BRSS-së “Tupoljev l34” rrëzohet në afërsi të Berlinit Lindor. Humbën jetën 69 udhëtarë,

- Për herë të parë kritikohet ashpër Brezhnjevi dhe politika e tij,

- Në Shangaj (Kinë) studentët demonstrojnë duke kërkuar më shumë demokraci, kurse Shqipëria ende gjendet në gjumë!...

Kisha luajtur pak nga karrigeja, dhe shikoja në dritare. Frynte një jug i thatë, që shpesh Nora e quante breshër i thatë, që kësaj vere supozohej se do të shkaktojë dëme në bujqësi. Ai sërish ishte ulur para ekranit. Me gjasë zgjohej e frymëzohej nga sa këngë të Radio-Tiranës. Pastaj befas radiovalët lajmëronin se sot në Tiranë, më 26 prill l996, u bën dhjetë vjetë që nga shpërthimi i centralit në Çërnobil, dhe se këto rreze i kanë shkaktuar dëme të mëdha botës, po edhe Shqipërisë, që tash u zgjua nga gjumi shekullor...

Isha duke e lexuar fundin e romanit “Murgesha”. Ndieja një lodhje dhe s’arrita të lexoja më shumë se dhjetë faqe, dhe rash të fle. As vetë s’arrita të hetoja sa shpejt e mori ai gjumë i bardhë, por edhe më shpejtë më doli.

- Kisha qenë në një grup të shokëve, që nga një kënd pashë se dikush më gjuajti me një shigjetë, por ajo për fat tim, nuk u ndesh në trupin tim, dhe shpëtova.

- I shpëtova më të keqës, se po të më futej shigjeta në sy të mi, çfarë do të bëja me këto vepra që i kam nëpër duar? Jam nga fundi i tyre, por që asnjëherë nuk dëshiroj të arrij fundin as të veprave, e as të jetës. Përpiqesha që të mos thellohem në ngjarje të romanit, por në latimin e stilit, të shporrjes së gabimeve sintaksore dhe sosh gramatikore. Ç’fat pata me këto punë! I kthehem sërish letrës që ia kisha dërguar Patriotit, dhe i jap edhe sa finesa të tjera. Thonë se këtu s’ka themele të forta, Patriot dhe mik i nderuar! Sa po shoh këto lojëra s’janë të mira. Si mund të pohonin njerëzit pa shkollë e ca të tjerë edhe me shkollë, se ne s’patëm themele këtu. Themel e mbi themel është populli shqiptar e si dhe gjuha e gjallë e tij, që jeton dhe do të jetojë nëpër shekuj. Gjuha është zjarr për ata që mohojnë gjenezën tonë, gjuha është edhe mjet për marrëveshje. Paqeja mund të arrihet me gjuhë të përbashkët, por kërkojmë liri!... Bota sot jeton në shpresa e në premtime.

- Para se të fle e pata bartur nëpër kokë një bisedë me Hajzer Kajtazin.. - Po, si e gjeta të disponuar, dhe duke i çarë drurët për dimër. Ia nisi bisedës, e sëpata i punonte, por kur hetova se mund t’i rrëshqiste sëpata nga dora, ia prita:

- O Hjazer, lëre atë sëpatë, se s’bën të flasësh e të çajsh drurë!

- Ti qetësohu nën atë hije. Tash të vjen kafeja, ç’dëshiron tjetër? - pyeti ai dhe u fut në punë.

Qesha dhe u futa në botën e klithmës jetësore të vjetit 1968.



37

Ardhja e Titos në Kosovë, mendohej se ishte e qëlluar e Serbisë! Saherë që ajo kishte probleme të brendshme, Kosovën e vënte në thumb! Titos i duhej të vinte për ta qetësuar Kosovën, e më këtë edhe Serbia dukej se merrte frymë më lirisht! E vërteta, si gjithnjë ishte në anën e forcës që kurdoherë ishte e gatshme të punojë në dëm të shqiptarëve të mjerë që kur duhej të bëhej diçka për fatin e tyre, kishte përpjekje që mund t’i ndalnin edhe erërat natyrore!...

Nëpër Udhë të Blirëve në Prishtinë qarkullonin lloj-lloj thashethemesh. Të ishe apo të mos ishe i ndërgjegjshëm, mund të gaboje e të futeshe në ndonjë gafë të madhe të politikës së ditës, dhe koha të fuste shtatë pash nën tokë!

Ato ditë, pas vizitës së Titos, bëhej fjalë se ishin tërhequr sa veta nga botimi i veprave të tyre që ishin në shtyp, sepse ishin shpallur si persona të dyshimtë nga anëtarët e komsioneve ideologjike të Lidhjes Socialiste dhe të Lidhjes se Komunistëve. Ata bënin plane të ndryshme se si t’i mbrojnë pozitat e elitës udhëheqëse, duke gjetur shpesh kujdestarë-fajtorë krijuesit që sadopak përpiqeshin të jenë në hullinë e kombit, dhe shkruanin për të mirën e tij. Por, ka pasur të tillë që shpesh mund t’i tërheqnin edhe veprat e tyre, po t’u peshpëriste ndonjë politikan i lartë në vesh. “Tërhiqu se të gjen e zeza më e madhe!”, i frikësonin sa veta, dhe duhej bërë çmos që valltarët e skenaristëve të nderoheshin e të kërcehej ashtu siç rrahte daullja e ditës...

Më kujtohet se po në atë vjeshtë, kur erdhi Tito në Kosovë, për fat tim, mezi më erdhi radha që të futej në shtyp romani im i parë “I treti” Madje, e kisha parë të radhitur edhe veprën e Mr. Ibrahim Çitakut “Azem Galica”, si monografi dhe isha gëzuar tepër që së pari i erdhi koha që të dalë në shesh lufta kaçake e Drenicës, udhëheqësi i së cilës ishte Azem Galica.

Ishte kohë e ëndërrave kur duhej ta matja edhe veten si dhe fuqinë mendore në mënyrë që të mos i shqetësoj katet e larta! Ndieja nevojë të madhe për të pështyre mbi të gjitha datat dhe hartat historike! Më toshte një mendje se për shqiptarët asnjëherë fati nuk na kishte buzëqeshur, që nga luftërat iliro-romake e këtej. Edhe pse çdo luftë ishte histori në vete, në asnjë kohë s’ishte ndërmarrë ndonjë vendim historik për ta zbardhur çështjen shqiptare, sepse kufijtë që u “qepën” pas vendimeve të Londrës, i lanë shqiptarët të shkapërderdhur, me kufij mes tyre! Ata e copëtuan Shqipërinë dhe në dëm të saj krijuan shtete të mëdha, që s’e lejuan të marrë frymë në asnjë periudhë shoqërore, ekonomike e kulturale.

Emigrimi dhe moskundërshtimi i politikanëve shqiptarë i gëzonte fqinjtë! Çdo përpjekje për ta zhvilluar Shqipërinë, nga vendësit si dhe nga jashtë, shprehte hile, dyshime, mëdyshje, historiko-gjeografike e më në fund edhe apati ndaj punës!

Kur në ato ditë e prisja me padurim daljen në dritë të monografisë se Azem Galicës, dhe të veprës sime, shpresa më doli hidhërim! Siç flitej nëpër Prishtinë, autori Ibrahim Çitaku, e pat tërhequr veprën e tij, edhe pse ajo ishte radhitur dhe ishte e gatshme të dalë nga shtypi!? Për këtë vonë e pata pyetur kolegun e shkollës dhe të punës, dhe vërtet më kishte rrëfyer ai se me dëshirë e kishte terhequr botimin e veprës! Nuk u pata pajtuar me këto pikëpamje të tij, sepse gjithnjë e prisja një histori të Drenicës se kohës së Azem Galicës. Ndodh se do të kishte të drejtë, apo mos vallë e kishin frikësuar se do të merreshin masa të naryrës politike ndaj veprimtarisë së tij në lëmin e historise dhe të përpjekjeve të tij që ta ndriçojë një pjesë të historise se luftërave kaçake të Drenicës kundër regjimeve të Serbisë. Drenica në ato ditë ishte pikë e neurozës e shumë politikanëve dhe të shkencëtarve serbosllavë.

Kapërcyen njëzetë vjet, e pastaj e pashë të botuar monografinë për Azem Galicën, të hartuar nga i njëjti autor, por që doli në kushte pak më të volitshme. Por, edhe pse veprën e pata lexuar me kureshtje, nga fundi erdha në përfundim se monografia po të botohej në vitin 1979, do të lexohej e përhapej më shumë. Mirë është që ajo u botua, dhe se Ibrahim Çitaku më këtë u bë i njohur se e ka përcjellur një kënd të historisë sonë, dhe bën përpjekje që atë të zgjerojë e ta botojë...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gjakushi
V.I.P
V.I.P
gjakushi


Numri i postimeve : 841
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 9 EmptyFri Apr 04, 2008 7:34 pm

* * *


Pata rënë të fle me një shprehje që u përpoqa ta gjeja në Fjalorin e gjuhës shqipe : “Erdhi Tita - e zezë dita!”, por s’arrita dot ta gjeja? Isha mësuar që pas çdo ardhje të Titos në Kosovë të bëhen kthesa të mëdha, që mendohej në dobi të shqiptarëve, por shpesh edhe dëmtoheshim disa kuadro që bënin vija kombëtare! Ndërrimet kadrovike patën filluar të duken gjithkund, që nga kreu i Jugosllavisë, por edhe këtu në Kosovë. Sa veta rrinin kujdestar të ditës, që t’i ngritej diga tjetrit dhe të shpërthej e të dalë në dritë, sepse gjatë punës së tij kishte pasur pengesa të natyrës hakmarrëse! Por, erdhi Tito, dhe do të bëhej diçka më mirë, shpresohej…!

Ai kishte shkuar edhe në Brezovicë, dhe kishte mbajtur ligjëratat me aktivin politikë, pastaj në mënyrë të ndryshme ia patën prezantuar çështjen e kuadrit të ekspertëve në fabrika, dhe vende të tjera përkatëse. Kishin raportuar se shqiptarët po i kundërshtojnë disa kuadro serbe, dhe kërkojnë të bëhen ndryshime. Por, këto përpjekje në ato ditë vështirë i hante lima e klima! Madje, Tito ishte ngritur haptazi dhe ishte këmngulës, se de do të sjellim kuadro këtu qoftë edhe nga Kina e Japonia, e nuk do të lejojmë që njerëzit e paaftë të vëhen nëpër vende me përgjegjësi. Kjo deklaratë e tij më kishte shqetësuar tepër, dhe kisha shkruar një letër të hapur kundër qëndrimeve të tilla. Ia pata afruar ta lexojë të ndjerit Nebil Durakut, dhe e falenderoj nga zemra që nuk më lejoj të futëm në një kundërshtim të tillë, madje kundër Titos, asesi, sepse zëri i tij, me një shkrim gazetaresk, nuk mund të shuhej...

Isha duke u bërë gati të përktheja një material zyrtar nga gjuha shqipe në gjuhën serbishte, që së pari e kishte hartuar dora e një shefi shqiptar, kurse të tjerët ende shkruanin në gjuhën serbishte. Më priste Javorka Kovaçeviq, daktilografiste e BVI-së. Disa herë erdhi në zyrën time dhe në shenjë nderimi ia dhashë një mollë.

- Posa ta hash këtë mollë, pusho pakë e pastaj më thirrë që ta diktojë atë material - i pata thënë asaj me një ton të qetë.

E di se u pata vonuar me këto brenga të jetës sime krijuese, që në ato ditë fare pak përfilleshin. Madje, as që më ishte dëgjuar emri si krijues aty ku punoja. Sa për emrin shkrimtar, as që dëshiroja të përmendja veten. Megjithatë, pata harruar se i kisha premtuar Javorkës që të më priste. Më rrapëlluan në kokë premtimet dhe nga zyra ime u futa në zyrë ku më priste daktilografistja. U ndala. Ajo ishte duke e lexuar librin më të ri për Titon, të cilin e kishte shkruar Vlladimir Dedijeri. Ia pashë ballinat e librit dhe fotografinë e Titos. Javorka e paloi veprën dhe priste kur do t’ia filloja punës. E mora në dorë atë libër, qëllimthi e shikova fotografinë dhe ballinën, e pastaj si pahetueshëm, por gjithnjë duke dyshuar se do të me spiunojë, i thashë?

- Mirë është që e lexon këtë libër, por më mirë do të ishte sikur të lexoje diçka më me vlerë!

Javorka heshti. Librin e futi në skedar të tavolinës. Ia nisa punës sime, të përktheja materialin zyrtar, që s’kishte kurrfarë vlere, vetëm bëhej sa për të mos thënë se nuk është duke u nderuar parimii përdorimit të dygjuhësisë!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gjakushi
V.I.P
V.I.P
gjakushi


Numri i postimeve : 841
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 9 EmptyFri Apr 04, 2008 7:35 pm

Seç më kishte shkuar mendja nga janari i vitit 1968, kur për herë të parë me tre autobusë patëm marrë udhën si turistë për në Bullgari, në Turqi, në Siri dhe në Libi! Sa udhëtim i vështirë ishte, patëm thënë të gjithë në atë kohë. Patëm udhëtuar nëpër sa male në kufi me Turqi dhe me Siri. Atë mbrëmje binte një borë e madhe. Ishte natë e vështirë dimri. Kudo që futeshim me autobus, na shkonte mendja se do të përmbyeseshim keq! O Zot ç’shtrëngatë në ato bjeshkë të larta! Mezi patëm arritur në kufi të Sirisë, dhe nuk guxonim ta kapërcejmë, edhe pse askush nga ushtarët nuk ishte në rojë. Hasëm vetëm në një laurë të drurit. Thirrëm sa herë, dhe askush nuk përgjigjej. Pastaj, njëri prej grupit të shokëve u fut dhe kapërceu kufirin. E dinte gjuhën arabishte. Thirri disa herë, dhe pas një kohe të shkurtër, ushtarët e rojës u zgjuan nga gjumi. Erdhën te autobusi ynë, i shikuan pasaportat dhe na lejuan të futëm në shtetin e tyre. Prej andej kapërcyem dhe arritëm që në orët e para të mëngjesit në Liban. Posa morën vesh se ishim turistët nga Jugosllavia, kurautobusët u ndalën në qendër të Bejrutit, kryeqytetit të Libanit, rreth nesh u tubuan shumë veta. Ndër të tjera, së pari në jetën time, i pashë dy veta të ngazëllyer që klithnin.

- Tito - Naser, sadik, sadik, sadik! - dhe i shtrëngonin duart e njëri-tjetrit.

U ndala dhe i shikoja dy njerëz të mjerë! Nuk e dija shprehjen “Sadik” çfarë do të thoshte! Mendja më shkoi te Sadiku ynë, i Vitakut, atij kryehollit, siç e kishte pagëzuar im atë. I pyeta shokët që udhëtoja.

- Ç’domethënie ka ajo fjalë “Sadik”?

- A po e merr vesh ç’po brohorisin ata? - më pyeti Ali Grajçevci.

- Jo - iu përgjigja.

- Tito dhe Naseri janë vëllezër!

- Uh! - kërceva me një lloj pezmi dhe sakaq e thashë mendimin tim. - Oh, po këta qenkan gomarë! Është ai Naseri kryetar i Egjiptit që e humbi luftën e dytë me Izraelin në Kanalin e Suezit, kur e futi Tito me rusët në luftë dhe ia lanë këmbët e arushës në dorë? Është ai Naseri - Tito që me marrëveshje i shkatërruan të gjitha kuadrot ushtarake shqiptare, i detyruan që me familje të shpërngulen në Amerikë dhe vendet të tjera? Është apo s’është i ndërgjegjshëm ky popull se çfarë vëllëzer të sinqertë qenë dy burra të shteteve fqinje?

Kapërceva nga kjo temë ditore dhe të jetë e mundishme me të vetmën shpresë e shprehje me vete: “Xhon Travolta i rëntë në fije kësaj pune!”

Një mendje më thoshte se disa njerëz të kohës sime aktronin me emrin e Titos dhe fitonin në kohë, por edhe shkruanin për jetën dhe veprat e tij, që kushedi se akëcili ishte autor i vërtetë?! Pata shënuar shumë urti të kohës, ndër të tjera edhe këtë:

“Një fije eshkë e kallë një bjeshkë!”



38

Aq shpejt, pas demonstratave, arriti në Kosovë Dyl Tahiri. Pritej se çfarë do të fliste ai, dhe vetë isha mes dy zjarreve: si do t’i vlerësoj ngjarjet Dyli ynë? Ashtu i thoshim sa veta. Dyli, siç pandehnin sa veta, së pari e kishin futur në burg në Boegrad, e pastaj kishin biseduar për demonstrata. Atje e kishin qortuar ashpër gjoja se vetë i kishte organizuar demonstrat në Kosovë, po edhe gjetkë. Dylit ia kishin shkruar fjalimin dhe caktuar detyrën:

- Të shkosh në Kosovë dhe t’i shtypësh demonstratat armiqësore!

Kushedi çfarë i bënë tjetër Dylit? Qarkullonin shumë thashetheme për Dyl Tahirin, por edhe për shokë të tij. Ishte 27 prill i vjetit l968. Nga të gjitha anët e Jugosllavisë shkonin në festën e AVNOJ-it në Jajce udhëheqësitë e orkestrinës si dhe delegacione nga bota e jashtme. Kishte edhe shumë gazetarë. Jajca ishte bërë e madhe, se atje e kishin lidhur hilenë të kurorëzuar e të kulmuar me AVNOJ! AVNOJ-i ishte vulë e zezë mbi të gjitha vulat e republikave dhe të krahinave autonome. Kushdo që ishte kundër AVNOJ-it ishte edhe kundër Jugosllavisë, për të mos e thënë kundër Serbisë! Nën aureolën e gjoja se të Jugosllavisë, Serbia i kishte frenat e AVNOJ-it në dorë.

Një ditë para se të fillonte solemniteti që ishte paraljamëruar për AVNOJ-in, Dyl Tahiri duhej të udhëtonte për në Jajcë, mirëpo me shpërthimin e demostratave të studentëve, nga renegati Tito, mori urdhër që të kthehej në Kosovë. Vlerësimin për cilësimin e demostratave e kishte marrë të shkruar në Beograd. Kërkesat e studentëve për pavarësinë e Kosovës as që përfilleshin! Aktivistët shqiptarë nuk ishin të gatshëm të bëjnë asnjë hap pozitiv të një politike të re. Askush s’e përshëndeste vullnetin e kosovarëve, në mos asgjë, të shqyrtojë luftën e shqiptarëve për pavarësi. Protesat në kërkim të pavarësisë nuk pushonin. Dyli dërdëlliste me sa zë që kishte kundër demonstrantëve. Nder të tjera, e tha një mendim që mendoja se e zu veten pisk, apo mos edhe mua më hapi udhë të re. “Këto punë ne do t’i ndreqim për njëzetë e katër orë!” Kur kishte folur Dyli në televizor, kisha qëlluar në shtëpi, dhe kisha reaguar ashpër:

- O Dyl Tahiri, ti s’do të mundësh të ndreqësh gjë më! A sheh se mjaft të ka shtrydhur e ndrydhur Serbia? Të ka mjelur e ç’mjelur? Dëshiron të mjel ende? Paj, s’ka mbetur më asgjë në ty! Të kanë shtrydhur si limonin e tash të hedhin!

Ndërkohë Tito në solemnitetin e AVNOJ-it si padron lavdërohej para të gjithë partnerëve për të arriturat e Jugosllavisë, duke mos e brengosur gjendja e sigurisë në Kosovë. Pasi organizoj konferencën për shtyp me gazetarë, ndër pyetjet e tjera, një gazetar anglez, i mërdhezur në fytyrë, e kishte pyetur:

- Çfarë po ndodh në Kosovë? Na thuaj ç’kërkojnë studentët shqiptarë?

- Asgjë e re s’ka ndodhur në Kosovë. Janë ngritur disa zëra kalamajsh të lagjeve! - dhe më kaq kishte përfunduar përgjigja e Titos për Kosovën.

Nora ma pa për të madhe për këtë që kisha folur, dhe në atë çast, kishte ardhur gruaja e Halil Balajt, Remzia, që jemi në fqinjësi të mirë me ta. Kishte dëgjuar se shtëpia jonë trazohej, e si të mos trazohej, kur ishin katër studentë të mi në valë të demostrantëve. Duke dalë prej shtëpisë sonë, shprehu një porosi:

- Heshtni! - tha ajo. - E shihni se bota po kallet flakë. Po t’u dëgjoj kush se flitni kundër këtij shteti, shkoni atje ku ju kalbet trupi!

Për çudi, s’kisha folur, por Norën e pashë se kërceu si gjarpri në bisht:

- Oj Remzie, ne e dimë para kujt po flasim. Nëse ti hap fjalë kundër nesh, atëherë çfarë të themi për fqinjësinë tonë? Lehtë e ke ti kur i ke fëmijët e vegjël. Unë katër, po të gjithë janë në zjarr.

Dhe, me gjasë u krijua një lloj heshtje. Remzia ishte tërhequr në shtëpi të saj, e ne për çdo ditë përcillnim se ç’po ndodhte në Kosovë dhe gjetkë... Të gjithë i bënim sy e veshë katër. Radiostacionet e ndryshme s’pushonin dot duke informuar se ç’po ndodhte me studentët shqiptarë në Kosovë, por edhe në Maqedoni. Shqipëria sikur i kishte futur veshët nën lesh!... Askush nuk bënte përpjekje që të arrihet zgjedhja politike në Kosovë...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gjakushi
V.I.P
V.I.P
gjakushi


Numri i postimeve : 841
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 9 EmptyFri Apr 04, 2008 7:36 pm

Kisha shkuar në zyrë, në atë barakë të BVI-isë. As kafeja që pija me shokët inxhinerë e teknikë s’më dukej e shijshme si më parë. Në zyrat tona tash tuboheshim vetëm shqiptarët, kurse serbët dhe malazeztë shikonin e përgjonin se ç’po nodhte me ne? Detyrat e punëve nuk kryheshin si duhet. Udhëheqësit shqiptarë frikësoheshin prej hijës së vet si dhe prej tubimeve tona në zyrë, e shpesh na qortonin:

- Mos bëni grupacione! Keni rënë në sy të keq nga serbët! Mos u tuboni vetëm shqiptarë në zyra se dyshimet e serbëve janë më të mëdha! Ruajuni në këto ditë!

Prishtina vlonte prej demonstratave të studentëve, dhe të punëtorëve. Ditë e natë ato s’pushonin dot, por edhe nëpër shtëpi bisedohej për to. Familjet nisën të shthuren dhe të ndahen nga brenda. “Do t’i vijnë ditë të vështira kombit!” ankoheshin disa veta. Ka të tillë që pohonin se ranë demonstratat e studentëve dhe të punëtorëve dhe na i prishën punët me Serbi se qemë duke krijuar e fituar të drejta më shumë. Por, kishte bindje të tilla, se fshatarët u ngutën dhe kështu do të mbesim gjatë nën thundër të Serbisë.

“Prit me muaj e prit me vjet!” bënin shaka të tjerët.

E kemi prekur arushën aty ku s’duhet. Ajo është egërsuar! - dëgjoheshin njerëzit duke arsyetur e gjykuar historinë që shumë kohë krijoj tutelë ndaj shqiptarëve.

Mendohej se po të zgjaste edhe pak ditë, Kosova do të zbrazej nga serbët e malazeztë, por kishte edhe mendime të tilla, se këta i kanë futur rrënjët thellë në tokën tonë dhe s’ka kush që mund t’i shkëpus.

Gjatë tërë natës ne në shtëpinë tonë mbanim kujdetari. Shpesh deri në orën l3,00 lexonim libra nga historia e luftërat e shqiptarëve për çlirim kombëtar, e kur lodheshim, zgjohej ime ëmë me gruan dhe deri në mëngjes përgjonin çfarë po ndodhte?

Kisha rënë i lodhur atë mbrëmje nga leximi, por edhe nga komentimi i ngjarjeve që zhvilloheshin para nesh. Dyl Tahiri na kishte bërë kokën pështjellime me ato fjalime pompoze të tij. Thoshin se fjalimin për gjykimin e demonstratave ia kishin hartuar pushtetarët serbosllav e lëshuar në dorë në Beograd:

- Ja, merre ketë dhe shko e lexoje vetëm kështu!

Por, kishte të dhëna të tjera, se atë pjesën kur orgnizatorët e demonstratave i kishte quajtur: “e dimë ne se ata janë “plehu i Kosovës” ia kishte shtuar këtu në Kosovë, dhe se atë pjesë s’e kishte pasur në letër të Boegradit. Qortohej se kishte deklaruar: “Bira e miut treqind qese!” Ka edhe gjasë që për plehun e Kosovës, pandehnin një pjesë e gjakovarëve, ithtarë të tij, ai kishte menduar në pjesëmarrësit e sigurimit shtetëror, që u ndanë të pakënaqur edhe pas Plenumit IV të Komitetit Qëndror të Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë, me rrëzimin e Aleksandër Rankoviqit. Kishte gjasë se edhe vetë Tito me rusët e kishte luajtur lojën, se vija (nëntoka) e Rankoviqit, kishte vazhduar edhe pas heqjes së tij nga skena politike. Në fakt, për të gjitha këto çështje, shqiptarët sikur silleshin e pështilleshin vetëm rreth fjalimit të Dyl Tahirirt, dhe sikur kishin harruar se çfarë ngatërresash kurdiste Serbia kundër Kosovës? Aty-këtu dukej ndonjë xixë e re në vlerësimin e ngjarjeve në raport me Serbinë - Kosovën, por që këto ishin të lidhura edhe me faktorin Shqipëri, as që bëhej fjalë. I vetmi mendim që përpiqej të bëhej bindës, ishte se këto demostrata janë indoktrinuar nga Shqipëria dhe se ajo s’është fare e interesuar që të këtë qetësi në rajon. Nga pala shqiptare që ishin në pozita dërdellitej me të madhe nëpër koloare se kësaj radhe na hodh topin e larmë Serbia, dhe se ajo vetë, me shqiptarë që luftuan kundër shqiptarëve, arriti t’i organizojë demostratat...!

Isha zgjuar i lodhur dhe atë ditë mendoja që të mos shkoja fare në punë. Por, si të mos shkoja, kur ishin bërë hulumtimet aq të mëdha, sa kudo që shkohej, duhej marrë edhe në pikë të ditës ndonjë fener me vete, pra me dikënd, se shpifej e kurdisej çdo gjë, sakaq të bënin të pranosh se vërtet ke hyrë në vallën e të tjerëve. Si zakonisht, në zyra të BVI-së shpesh tuboheshim në zyrë të teknikëve. Ata shpesh duke biseduar për punët që i kryenin në terrënë s’i lenin mangut edhe punët ditore, që shpesh lidheshin me politikë. Njëri nder teknikët që përpiqej të veçohej se dinte më shumë, dhe se ai parandjente çdo gjë, ishte edhe Xhevat Tahiri. Për shumëkë këtu, Xhevati ishte i kërkuar. Ai ishte vital, i hapur, dhe kishte gjasë se e kishte pasur qëllim politikën, por sesi i mbeti në dorë teknika, kjo është befasi për të gjithë! Shaban Shabani, si zakonisht, ishte bindur në mendimet e tij se demonstratat i organizuan serbët, shpesh në bisedë, përpiqej të fus dyshime edhe më të mëdha. Bajram Berisha, ndihmës i derejtorit të BVI, edhe ai i binte po këtij teli. Ç’është interesante, Bjarami kurrë në jetën e tij s’kishte marrë gezetë në zyrë. Atë ditë, pas shpërthimit të demostratave, e kishte blerë gazetën “Rilindja” dhe e kishte vënë mbi tavolinë. Në plan të parë ishte fjalimi i dytë, pas atij të Dylit, që ishte botuar më parë, tash dërdëlliste z. Xhavit Nimani. Ai, me sa shihej në fotografi, e kishte hapur gojën shumë, dhe se ajo gojë e vogël, kutadi i kishte mbetur e hapur. Në djallë të mallkuar edhe fotoreporterët, gazetarët, apo kush kishte menduar ashtu? Po, vallë, edhe ai redaktor, pse s’ka mundur ta gjej një fotografi më të mirë! Mendja më thoshte mos ishte një lloj komprometimi, apo shpesh fotografia e tij fliste më shumë se sa artikulli I botuar kundër demonstrantëve në gazetën “Rilindja”.

Nisi të flasë Shaban Shabani, kurse Xhevati shikonte dhe mezi priste të marrë fjalën. Ka nder të tjerë që përherë heshtnin, dhe më tepër ishin si përgjues e shikues të tërë asaj që ndodhte. Por, të gjithë në mënyrë të vet përpiqeshin ta fusin sqepin thellë e më thellë. Bajram Berisha pasi e nxori nga kutia një cigare duhan sikur prej ndonjë pusi të thellë, e ndezi cigaren me një fije shkrepëse, pastaj e thithi me afsh, dhe duke e shikuar gazetën dhe fotografinë e Xhavit Nimanit, vogëlushit që i kishte mbetur goja e hapur në atë fjalim të zjarrtë kundër demonstrantëve, e kapi gazetën dhe posa e ngriti lart, sikur ta kishte lexuar qysh herët, shtoi:

- Ja, vërtet, kështu është siç po thotë shoku Xhavit Nimani - dhe nisi ta shpalos, pastaj e vuri prapë mbi tavolinë, dhe kur e pashë se do të ishte e pamundur t’u shpegohej diçka nga kjo lëmi, me shpejtësi ia kapi gazetën prej dorës, dhe me një ton të ashpër, pyeti:

-Po, ç’mendon ti, Bajram? Kjo punë s’është siç thotë Xhaviti. Ai të luaj me fatin tonë më, jo! Edhe ti e ke vinë e tij. Ke dëgjuar ti se ka vjet që them: është shtrenjtuar vaji, por duhet ta ruajmë ndonjë pikë, sa për t’ua fërkuar mbrapa politikanëve! Dhe, me gjasë, s’po do të bëj lazëm as për vaj! Paskanë ruajtur vaj të tjerët për ta - i tha Bardhi dhe rrembimthi ia kapa gazetën dhe e hedha në shportë. - Kërkesat e popullit nuk i përfaqëson Xhavit Nimani...

Sa veta u prekën tepër, por unë tashmë e ndjeja njëfarë dyshimi në shokët e punës.

-Po, çfarë është kjo me ty, Bajarm? Kur ke lexuar ti gazetë në zyrë? - nisa ta zbus tonin, dhe u futën në botën tjetër, të kohës që nuk mund të quhej kohë që punonte për fatin tonë...

- Po, këto punë do t’i rregulloj Dyl Tahiri për tri ditë! - shtoi Xhevat Tahiri. - Ashtu deklaroi në fjalimin e tij. Ia kam inçizuar fjalët e tij nga radio. Dëshironi ta dëgjojmë edhe njëherë se ç’thotë ai për plehun e Kosovës? Besa, vërtet pleh i Kosovës, por i mirë... - dhe sikur e mbylli bsedën, hapi një projekt të udhëve në tavolinë dhe priste ç’po flitej në këtë mjedis të punëtorëve të BVI-isë.

Më kërceu një dell në lule të ballit. Ishta pezmatur tepër, sikur gazeta që e kisha shqyer para syve të Bajramit, ia kishte ndezur llambat! Prej pezmit, u ngrit nga karrigeja dhe shtoi:

- Kujton Dyl Tahiri se do t’i ndreq këto punë për tri ditë. Jo, ore shokë, jo! - Këto punë janë të thella. Ai t’i ndreq këto, do ta urojmë që të mbes i përjetshëm, por s’është radha, jo - dhe sakaq desha të futesha në historinë e ngjarjeve që ishin në prag të zbulimit të asaj që kishte ndodhur nëpër shekuj me ne. - S’është punë e Dylit, kjo, jo! - e zgjata zërin, dhe kur pashë se Bajrami me sy kërkonte gazetën e hedhur në shportë, u ktheva prej tij dhe kërkova ndjesë:

- Lëre atë gazetë Baca Bjaram!

- Po, gazetë shqipe ishte, de! - pohoi ai.

- Mjerisht, për atë gazetë shqipe që shkruan kundër lirisë së fituar! Ajo, e shkretë gazete duroi gjithçka, edhe Dylin, edhe Musliun, edhe Xhavitin. Por, vjen koha kur do ta blej një gazetë tjetër!

Sa shokë ranë në kujtime, sa të tjerë sikur u larguan, se kësaj bisede s’i vinte era e mirë...Zhurma e tankeve nuk pushonte dot. Shpesh me ca shokë të punës shikoja në dritare të zyrës, por edhe dilja në oborr të atyre tri barakave. Drejtorët kishin urdhëruar që të mos na lejonin udhëheqësit të dalim në udhë si shikues se mund të futeshim në demonstrata. Për çdo lëvizje ata i kishin caktuar vrojtuesit e të besueshmit e tyre që bënin hetime për nëpunës e punëtorë të tjerë në terrene. Kërkohej që BVI-ia të jetë shembull sesi ndër të tjerë s’pajtohej me lëvizjet e reja!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 9 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Përmbledhje nga krijues të ndryshëm
Mbrapsht në krye 
Faqja 9 e 21Shko tek faqja : Previous  1 ... 6 ... 8, 9, 10 ... 15 ... 21  Next
 Similar topics
-
» Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.
» KULTURA DHE NIVELI KRIJUES
» PROZE- nga autore te ndryshem.

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: