|
| Përmbledhje nga krijues të ndryshëm | |
|
+14ELIE MUHAMETII Ali Baba Tepelena Sofra Ani Arta eri M gjakushi naqeta Beton Guximi Orfe@ shaban cakolli feneri 18 posters | |
Autori | Mesazh |
---|
gjakushi V.I.P
Numri i postimeve : 841 Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm Wed Apr 02, 2008 11:14 pm | |
| NJË VERË TJETËR Kishte kapërcyer korriku me vapë. Frikësohesha mos edhe gushti do të na bëj të dalim në mal me atë vapë që kishte pllakosur. Droja se edhe vjeshta do të jetë me vapë, e ato pak prodhime të mia, nuk do të më sjellnin asgjë për dimrin që vinte. Ishin ditë të thatësisë ato, dhe shpesh i dëgjoja fshatarët e mi se ankoheshin:”Po, këtu në Vitak, çdo dhjetë vjet ka verë të mirë, e pastaj gjithnjë kështu!”. Kanë halle ata fshatarët të mi, por as vetë s’qesh pa to. Edhe vetë hetoja diçka në fshatin tim e kjo ishte thatësira. Pritej një verë tjetër…Në atë korrik me vapë kisha kositur barin, dhe kur më duhej të udhëtoja në Zagreb, otkosët mbetën të shtrirë. Më vinte keq ta ngarkoja dikë me punë të mia të fushës, apo edhe t’u thosha: “Merrnie atë bar, kositne dhe thane e pastaj do të bëjmë lehtë!”. Kisha udhëtuar për në Zagreb, se më priste biri im në spital, që ishte operuar. As që mendoja se do të fitoja aq shumë prej tokës, që njëzet e pesë vjet ishte djerrinë, ndërsa jetoja në Prishtinë. | |
| | | gjakushi V.I.P
Numri i postimeve : 841 Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm Wed Apr 02, 2008 11:15 pm | |
| SHQIPTARËT E MJERË! Kur e pashë se zbriti nga aeroplani Arshi Pipa në Tiranë, mos mendoni se e nënçmova kthimin e tij, por m’u duk se fluturoi nga Perëndimi me një aeroplan shumë të madh. Udhëtarët e tjerë fare si pashë në kamerë. Kutadi, ai gazetari i televizorit, kishte për detyrë që në plan të parë ta vënte z. prof Arshi Pipën. Këtij intelektuali ia kisha dëgjuar zërin edhe më herët, por të tjerët me siguri e kanë njohur para meje. U bë bujë ardhja e Arshi Pipës në Shqipëri! Po, vallë, si erdhi e ç’tha, ajo ishte punë e tij. Nuk e mohoj punën e tij intelektuale dhe veprimtarinë patriotike. Për njerëz patriotë kemi nevojë gjithnjë. E pata përcjellur edhe veprimtarinë e tij në gjuhësi, por kur dëgjova se ishte kundër njësimit të gjuhës letrare, më doli nga huji. A kam të drejtë të fus sqepin në punët e tij, do të më qortoni, por se kemi një gjuhë dhe një komb, kësaj teze s’mund t’i themi: ndal, se do të kthehemi atje ku ishim: të kemi dy dialekte: atë gegë dhe toskë! Apo, edhe të ndjekim tezën më të re, të lansuar se gegërishtja e vjetër është më e pasur së toskërishtja! Ç’fitojmë me këtë në planin e përgjithshëm kombëtar? Mos duke u përpjekur t’i kruajmë vetullat, po i nxjerrim sytë? Kujtesa dhe harresa për mua janë thyerje shpirtërore, sa më vjen kujtesa, po aq më paraqitet edhe harresa. Më duhet të pajtohem me këto dy anë të psikologjisë sime. Kujtesa më treti prapë te ai aeroplani që prej tij zbriti Arshi Pipa, dhe më dukej se të tillë aeroplani kam parë sikur të ateronte dikush nga Beogradi. Mendja më thoshte mos Arshi Pipa ka pirë shërbet në Beograd? Po, vallë, kthimi i tij në Shqipëri, në vendlindje pas pesëdhjetë vjetësh ishte sihariq për të gjithë mërgimtarët dhe vendësit, por edhe për shkencëtarë të tjerë!Kujtesa ime rishtas më shpie t’ia bëja vetëm një pyetje të thjeshtë: -O zoti Arshi Pipa, mirë se erdhe në Shqipërinë tonë? Po, vallë, a mos erdhe të kërkosh gjak shqiptari, apo t’u japësh gjakun e shqiptarëve që ke fituar në botën e jashtme, në Amerikë? A mos erdhe të na qortosh se jemi pajtuar ta kemi një gjuhë kombëtare, edhe pse nuk e gëzuam një shtet kombëtar?Kjo që më mundone, s’është gjë e rastit, se edhe më parë, kur dëgjoja se në Shqipëri kishin qenë ata që s’kishin fije gjaku shqiptarësh, i pyesja: “Mos dhe gjak shqiptari atje, apo mos more?”. Ata që s’kanë gjak shqiptari, si mund të japin? Ndodh se ka të tillë që përpiqen t’u japin gjak shqiptarëve të mjerë që janë kundër Shqipërisë...?E pata vështirë ta përshkruaja personazhin e Arshi Pipës, kur s’e kisha parë kurrë në jetë e as që isha takuar në ndonjë restorant, madje as që ia pata lexuar veprat e tij. Ç’fat pati shkrimtari i përndjekur nga Shqipëria që me vështirësi e krijoi rrethin e tij në Amerikën e lirë? Po, vallë çdo të ketë shkruar Arshi Pipa për Kadarenë? Patën apo s’patën mosmarrëveshje këto dy figura të rëndësishme të kulturës shqiptare, të Arshi Pipës dhe të Ismail Kadaresë? A patën rast t’i cakërojnë gotat? Më saktësisht, merrej vesh se më 1987, në një revistë qenkësh botuar në Amerikë teksti anglisht i Pipës “Subvercioni drejt konformizmit – fenomeni Kadare”, që pritej se do të përkthehej dhe do të botohej si libër i veçantë edhe në gjuhën shqipe…Çdo betejë të re kundër forcave të errëta, ai do ti përgjigjej me kundërshti!Ndodh se koha e kundërshtive dhe e pykave ndaj njëri-tjetrit do t’ju përplasë dorën dhe do t’ju bjen mbi hundën e çuar përpjetë në re të bardha apo të zeza! Kjo më pret edhe mua…! | |
| | | gjakushi V.I.P
Numri i postimeve : 841 Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm Wed Apr 02, 2008 11:15 pm | |
| LULËZIMI I SHKRIMTARËVE! Kisha arritur prej fshatit në Prishtinë, dhe sipas asaj që isha marrë vesh me bijtë e mi, ata m’i ruanin të gjitha gazetat dhe revistat. Kthimi nga fshati më gëzonte, dhe kështu mëse një muaj mbyllesha dhe i lexoja shkrimet e zgjedhura. Çdo gjë në gazetë nuk lexoja asnjëherë, se s’ishin për shijen time. Përcillja rubrikën e kulturës, dhe gjithnjë shpresoja se diçka e re po lind... Lexoja raportin nga Kuvendi vjetor i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, ku me një theks të veçantë, konstatohej se janë arritur rezultate të dukshme në fushën e krijimtarisë letrare! Raportin e kishte “lulëzuar” me të dhëna gazetari më i ri dhe më privilegjuar i rubrikës së kulturës, Abdullah Konushefci, alias i klanit të shkrimtarëve llapjanë, i bindur thellësisht se vetëm penat e kësaj treve synonin përparimin e kombit. Ai, ne bisedat dhe letrat që shkruante, gjithnjë e kishte gojën plot: Nazmi Rrahmana, Zejnullah Rrahmana, Sabri Hamita, Lepajë, por kohëve të fundit iu shtua edhe Adem Demaçi si dhe vetëvetja!. Kishte raportuar arsyetimin e pranimit të shkrimtarëve të rinj në shoqatë. Ndër të tjerë ishin pranuar dhjetë veta. Kjo ishte punë e madhe! Shihej se pavarësimi i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës ishte në nismë, por kishte ende të tillë shkrimtarë, që s’mund ta mendonin ketë pa serbë e malazezë, po edhe pa turq këtu në Kosovë! Bënte fjalë edhe për këtë temë apo jo? Më sa hetoja çështje thelbësore ishte pse Abdullahu nuk dëshironte të hyjë në kamuflime që ishin kontestuese për kohën? Apo mos kjo ishte etika e një gazetari që ishte trampolinë e një rrethi të caktuar të elitës së kulturës, që ishte në fuqi?!Diku nga mesi i artikullit të gazetës “Rilindja” shkruante: “Kryesia e Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, pasi shqyrtoi kërkesat e shkrimtarëve për pranim anëtarë të shoqatës, vendosi që Arshi Pipa dhe Bardh Mulaj, të pranohen shkrimtarë të nderit në Shoqatë...” Kisha lexuar dhe nënvizuar këtë fjali, dhe qysh atëherë mendoja: ç’kisha të përbashkët me Arshi Pipën, apo mos vallë, më ketë flegër desh të ma shurdhojnë pipën mua, apo atij? Me një plumb, dy të vrarë!, do të thosha. Asgjë s’hetoja se ishte bërë ndonjë ndryshim në pranimin e anëtarëve të rinj në këtë shoqatë. Kot së koti prisja se do të pasojnë përtëritje. Shkrimtarët rrallë e ngritnin zërin për çështje thelbësore të kombit, dhe të mbrojtjes së interesave vitale të tij. Kishte nder të tjerë që shikonin vetëm vinë e tyre, të botimit dhe të avancimit, në mënyrë që me ndonjë botim, të zë vendin e merituar, që të luaj me fatin e të tjerëve, e të lavdërohej: “Ja, a jam ai që arrita të bëhem shkrimtar, për inat të këtij e të atij...” Kishte ndër të tjerë që i mbanin kaliboç për t’i propaganduar vlerat e tyre në masën e paarsimuar. Kërkesa me shkrim e Bardh Mulajt për pranim anëtar të Shoqatës ishte shqyrtuar shpesh. Ç’prej vjetit l979, ajo gjendej diku nën sirtar të administratës së Shoqatës, por që dihej se vetëm njëherë kalimthi ishte shqyrtuar, dhe fare s’u pranua anëtar! Ai, sipas statutit të shoqatës i plotësonte kriteret: kishte një roman dhe shumë tregime të botuara, si dhe pesë përmbledhje nga lëmi i folklorit kombëtar. Kishte dëgjuar nga kuloaret se pengesë për mospranim ishte kryesisht se merrej me folklor. Folklori dhe krijimtaria origjinale janë në kundërthënie me njëra-tjetrën, më thoshin sa veta që ishin pranuar para meje në Shoqatë. Drojmë mos ai Bardh Mulaj do të fus diçka nga folklorizmi i tij në krijimtarinë e re letrare, pohonin ata që s’e adhuronin as folklorin e as letërsinë! Privilegjet ishin të theksuara në Shoqatë. Ç’fitoja nga këto privilegje, asgjë?...Privilegjet dhe të privilegjuarit ushtronin ndikim tek të tjerët, se artit po i kanosej rreziku, se nuk ka vepra… Vepra janë vetëm këto që po i botojmë… Redaktorët e Edicionit të botimeve “Rilindja” mburreshin se po botojnë vepra me vlera të mëdha ideo-artsitike dhe me vlera shumë të çmuara kombëtare. Kështu, ankesat e krijuiesve se ka censurë, nuk pinin ujë! E vërteta për krijuesit e Llapit, është kjo: “Plot 55 vjet ka që jetoj në Prishtinë dhe merrem me krijimtari, kam shokë e kolegë nga shumë anë, pra edhe nga Llapi. Por, në asnjë bisedë nuk hasa të ndonjëri nga krijuesit e kësaj ane që ka dorëzuar diçka të botojë, e ka pa dritën e botimit. Edhe sikur (“dikush”!) të paraqitej me ndonjë fletore shënimesh, shpejt e shpejt do të ndërmerrej me këtë punë ndonjëri nga redaktorët përkatës, dhe të formohej vepra, e të botohej… Nga anë të tjera krijusit gjithnjë janë ankuar se ekzistonte censura sekrete!” | |
| | | gjakushi V.I.P
Numri i postimeve : 841 Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm Wed Apr 02, 2008 11:16 pm | |
| “TRUNGU ILIR”! Kujtesa më fut në tituj të veprave të mëdha dhe të intervistave të shkrimtarëve të Kosovës si dhe të tjerë. I veçoj dhe i nderoj shkrimtarët, por mendja më thotë se ata që ishin bërë inventarë të gazetave dhe të revistave të kohës, asgjë s’do të mbesin në letërsi. Shumë vjet është shkruar e folur për romanin e Sabri Hamiti: “Njëqind vjet vetmi”, dhe i ka shfrytëzuar të gjitha privilegjet e botimit, të ribotimit si dhe i ka fituar shpërpblimet vjetore të Shoqatës së Shkrimtarëve. Së pari me ketë vepër i hapi dyert e redaksive e pastaj edhe me veprën me poezi: “Trungu ilir”. Mbizotëronte mendimi se i pari, si krijues i parë dhe guximtar, arriti t’i përmend se Ilirët ishin ndër të parët që jetuan këtu, e ja ne pasardhësit e tyre dimë të shkruajmë për ta shqip poezi! Pasuan lavdatat dhe intervistat, pasuan edhe shpërblimet, dhe Sabriu u bë i njohur në shtypin e ditës. Por, kujtesa ime prapë kthehej aty ku s’pritej prej shkrimtarëve. Në vete bluaja gjithfarë kujtimesh. Shpesh pyesja veten: “Po, vallë, edhe sikur të pranohesha shkrimtarë, çfarë do të më ndihmonte Shoqata që të bëhesha shkrimntar?” I nderoj shkrimtarët, i lexoj veprat e të gjithëve, por s’do të thotë se eci me pikëpamjet e gabuara të një shtrese shkrimtarësh që janë edukuar e formuar “ad hok”! Mendja më thotë se pikëpamjet për letërsinë dhe kohën në të cilën jetova, do të jenë objekt shqyrtimi për një kohë tjetër... | |
| | | gjakushi V.I.P
Numri i postimeve : 841 Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm Wed Apr 02, 2008 11:16 pm | |
| GJUHA JONË Kisha fjetur sikur të isha përkundur në ndonjë kolovajzë fëmijësh, edhe pse kurrë në jetë s’kisha parë me sy vegël të tillë që të më zbus në lojë. Nata më kishte kapërcyer e tillë, dhe deri nga mesi i natës, me gjasë rrotullohesha e ç’rrotullohesha si shtalbi në prush. Ishte një natë e korrikut që s’mbaj mend se aq shumë e ndieja vapën edhe në dhomën time të fjetjës. Por, dikur nga mëngjesi, ndodh se do të kemë fjetur më mirë. Edhe ëndrrat që i pashë s’dija t’i dalloja: janë ëndrra apo zhgjëndra. Në djall të mallkuar edhe ato ëndrra të mia! Çfarë janë ato që s’më lënë të qetë, janë ëndrra fëmijërore apo rinore, apo mos vallë janë bërë rrëmok dhe janë përzier me këto ëndërrimet e pleqërisë? Nga tërë ajo rrëmujë ëndrrash shoh se ende s’isha liruar tërësisht nga mendimet për Arshi Pipën, si dhe për pranimin e këtij dyshi anëtarë të nderit të Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës. Më thoshte një mendje se ne duhet ta kishim një shoqatë shkrimtarësh, sikur që e bëmë atë të një gjuhe të njësuar shqipe. Po, prapë ndrydhja mendimin sesa më shumë shoqata letrare, letërsia jonë do të marrë hov! Po, edhe nëse do të ishte një Lidhje si e Shkrimtarëve Shqiptar, sërish arti e ka vinë e vet. Atë vijë s’mund t’ia leçojnë as tanket e lëre më sekretarët e kryetarët formal të klano kulturës të një kohe. Shkrimtarët i kam menduar gjithnjë njerëz të urtë, të butë dhe të qetë. Kështu e mendoja se do të ishte edhe Arshi Pipa, por dyshoja, po qe se do të takoheshim me të, çfarë do të më thoshte për gjuhën e njësuar, e mos do të më kthej mbrapa: “Ne bëmë krim që e njësuam gjuhën tonë! Dy dialekte, gegërishtja e vjetër dhe toskërishtja e begatonin gjuhën!” do të pohonte ai sikur të ateronte me aeroplanin special për në Kosovë! Po, vallë kush do ta priste në aeroportin e Sllatinës? Pajtohem, zoti Pipa ia kishte përkushtuar një poemë Kosovës... Shkrimet e tij e pasuruan letërsinë. Pastaj u pa se lypej të bëhej edhe njësimi i saj. Është e njohur se nën rrethana shumë të ndërlikuara arritëm një gjuhë të moderuar. Por, vallë çfarë t’i thosha Pipës sa i gëzueshëm isha atëherë kur të gjithë njëzërit u pajtuam dhe duartrokitëm se votuam për një gjuhë, por sa veta e dinin se vota ishte edhe për një komb shqiptar. Kush e përmendte atëbotë kombin, kapërcnete më keq. Kombi ishte një nëntokë e fuqishme që rrëzonte çdo gjë që përpiqej ta rrënojë gjenezën e tij. Kombi dhe ata që merreshin me çështje të tij, ishin bërë të thuash punë monotone për sa njerëz të politikës ditore. Fati ynë ishte në duar të grave, se ato s’u paraqitën si kundërshtare të gjuhës. Fat i madh që gratë e mençura e dhanë votën për një gjuhë. Ishte një kohë kur fati punonte për ne. Edhe fytyrat e poltikanëve fare s’e kishin ngritur zërin kundër një gjuhe. Gëzim dhe kënaqësi e madhe ishte për mua ajo ditë kur doli nga shtypi gazeta jonë “Flaka e vëllazerimit” në gjuhë të njësuar. Gazeta e dytë që iu bashkëngjit asaj gazete shqipe të Shkupit, pas pranimit të njësimit të gjuhës letrare ishte “Rilindja” e Prishtinës. Fille të mirëpritura kombëtare, të shkruhej e të lexohej në gjuhën që herët ishte kërkuar të bëhej për të gjithë gjuhë e shkruar e përbashkët e shqiptarëve. Fjala e urtë që nëpër shekuj qarkullon: “Më mirë një ditë të jetosh Shqipe malit se sa l00 vjet si sorrë “shqiptare e mbetur në hunjë?!” Pritej me padurim e lexohej me ëndje e dashuri çdo revistë e gazetë që nxjerrej në gjuhë të njësuar. Sikur ishim mësuar t’u përballojmë të gjitha dobësive dhe mynxyrave të jetës së përditshme. Prej fjalëve të Naimit shpresoja së do të ngadhnjejmë mbi të gjitha pengesat. “E përjetshme është Shqipëria, lavdi që i takojmë gjakut të paprishur të Arbërit”. Prisja se do të dalë edhe gazeta jonë “Kosova” e Obiliqit në gjuhë të njësuar, e t’ia mbyllja gojën ish-kryeredekatorit të saj nga Uzhica, Milivoje Lluçiq:-Ja, a sheh të kam thënë se ne shqiptarët kemi një gjuhë, dhe jemi një komb! - i thashë atij zeshkanit.-Hej, ore veshlapoçi i Uzhicës! – e ngrisja zërin lart. – Dëgjo mirë. Shikoje gishtin tim, unë ta bëj ty me gisht derisa jam në Kosovë, e kur do të vi te ti në Serbi ti ma bën mua me gisht. Mbaje mend këtë gishtin tim!...Ai përpiqej ta rrah telin ndryshe:-Ju jeni shqiptarë të tjerë, e ata jashtë kufijve, të tjerë. Ata ua kapërcejnë juve me dituri, e ju a sheh se s’po mundeni të mëkëmbëni pa gjuhën tonë. A sheh, se gjithnjë jeni duke përkthyer prej gjuhës sonë, s’po mund t’ua qëlloni termave, dhe shihet se ju s’keni terminologji përkatëse. As ata në Shqipëri, s’kanë, por po bëhen se kanë... Gjuha juaj është gjuhë sharraxhinjsh, lëri ato dokrra! - ngulte këmbë M. Lluçiqi që kishte ardhur në Kosovë për të mohuar qenësinë tonë kombëtare. Por, çfarë të bëja, kur dialogu me kolegun e punës fare s’pinte ujë. Ishte mësuar ai të jetojë nga bindjet e hershme, por edhe nga fyerjet. Gjuha serbe, atëbotë, sipas Kushtetutës së Serbisë dhe të RSFJ ishte gjuhë zyrtare për ne, por që s’e pranoja kurrë. Shpesh më duhej të ngul këmbë dhe t’ia thosha në një gjuhë serbe të vrazhdët:- Shiko këndej, ore ti veshlapoç! Mos mendo se kjo serbishte ytja mund t’i vëhet kapelë gjuhës shqipe. Po, edhe sikur shqipja të bëhej kapelë e gjuhës tënde, kjo s’do të ishte e pranueshme. Gjuhë mbi gjuhë s’ka e as që do të ketë. Ruaj mendimet tuaja, se ato herët apo vonë do të rrëzohen për tokë! Numri i gazetës sonë përgatitej se do të nxjerrej në gjuhë të njësuar. Sa punë e mirë më dukej kjo, dhe fare nuk lodhesha. Ka raste kur më është dashur ta shpalos fjalorin e të gjej fjalë e shprehje më të qëlluara dhe t’i shkruaja pa gabime, por ka raste edhe kur s’dija t’i përdor. Fillimi ishte i vështirë, por udha e sigurt. Kur arrija në shtëpi dhe hapja programin e radios, shpesh mendoja, po vallë është stacioni i Radio-Tiranës apo i Radio-Prishtinës? Qe të dy këto stacione, pas një sërë përpjekjesh, njëherë në jetë arritën t’ia dëgjojnë zërin e radiovalëve njëra-tjetrës, pra në një gjuhë. Kjo ishte punë e madhe, mendoja atëbotë. Evropën do ta vras e vërteta, kur shqiptarët dëshmojnë në mënyrë të hapët se janë një komb dhe kanë një gjuhë. Me padurim prisja se do të dalin edhe gazetat e tjera të kolektivave punuese në atë gjuhë të re! O, bubu, kur pashë se njerëzit që fare s’e njihnin ta shqiptonin gjuhën, e kur flisnin para kamerës së televizionit, sa qeshark më dukeshin. Çalonim dhe frikësoheshim, të thuash të gjithë, por në veçanti politikanët fare s’mund ta theksonin gjuhën e njësuar. Fatkeqësisht se pjesa më e madhe e tyre ishin të pashkolluar. Fati ynë, prapë pohoj, se gratë ato ditë s’i qortonin burrat, që me dashuri nisën të ushtrojnë të folurit dhe të shkruarit e gjuhës shqipe. Rrallëherë bëhej ndonjë shaka, por që kapërcehej lehtë. Kisha vjelur e lexuar shumë tregime e këngë për gratë, dhe kurrë në jetë s’e kisha nënçmuar faktorin grua, po as edhe atë burrë e grua. Nuk do t’ua lodh mendjen, për femrat se a janë më të mençura se meshkujt, por kishte raste kur burrat i ruanin fshehtësitë e tyre, dhe mohonin mençurinë e garve! Fundja prapë silleshin e pështilleshin në atë rrjetë të grave, thureshin e përthureshin në to, sikur merimanga që thurë mizën në rrjetë të vet. Dhe, për çudi, edhe pse kisha dëgjuar se gratë kur grindën, ndërtojnë shtëpi në shtëpi, ato ditë kur u bë ky bum në gjuhë, sikur fare s’dëgjoja grindje grashë. Më thotë kjo mendje se të gjitha gratë shqiptare në atë kohë qenë mendjeprehta! Burrat mendjelehtë e panë se ç’u bë dhe heshtnin. Edhe heshtja e tyre ishte pranim i gjuhës sonë, i kësaj gjuhës shkollore. Shkolla e bëri të veten, ajo i hapi dyert e reja të jetës dhe u bë udhërrëfyese e ideve kombëtare. | |
| | | gjakushi V.I.P
Numri i postimeve : 841 Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm Wed Apr 02, 2008 11:17 pm | |
| FRIKA MPOSHTEJ As që kisha menduar që të shkruaja anomim, siç i kisha botuar ato pak humoreska në “Zëri”, me emrin LILË VITAKU. Nëna më qortonte, pse e përmendja Vitakun, pse s’e shkruaja emrin dhe mbiemrin tim siç e kisha? As që pajtohesha me këto qortime të nënës atëbotë, por tash shoh se ajo e kishte pasur mirë. Grua ishte, por kur vinin shokët e djemve të mi dhe e dëgjonin se fliste shqip, si në shaka pohonin: “Kjo gjyshja juaj, shihet se e flet gjuhën letrare. Ka ardhur në qytet dhe sheh se kështu i flasin nipat e mbesat e kjo u është bashkëngjitur gjuhës që flasin të rinjtë! Eh, sikur ta kishim edhe ne një gjyshe si ju!” përsiasnin shokët e djemve të mi. Frika se nuk do të arrija të shkruaja në gjuhë shqipe, më kaplonte rrallë. Atë e mundja me lexim dhe punë të pareshtur. Askush s’e kishte lehtë të nis të shkruaj me pakëz ndryshime në gjuhë të re! Kisha botuar pesë vepra folklorike në gjuhën gegërishte, dhe i kisha ruajtur e përcjellur trajtat foljore aq me pasion, sakaq detyrohesha që për çdo ditë të shtunë dhe të dielë të shkoja në fshatra të Drenicës, dhe kudo që shkoja më thoshin:”Po, a s’u ngope fjalë tona më, a? Mjaft shkrove, eja dhe të shohim ndonjë libër tëndin më!”. Dëshira e tyre ishte që të shohin dritën e botimit librat e mia, por mirë e thoshte i ndjeri Sterjo Spasse, se detyra është detyrë e mëshira është mëshirë! Askush nuk kishte mëshirë e mirëkuptim ndaj veprave të mia. Ato i dërgoja prej një redaksie në redaksinë tjetër, dhe kështu me premtime të thata, i tërhiqja si dorëshkrime. Prisja që Instituti Albanologjik do t’i thyente kornizat e brendshme dhe të dalë me ndonjë vepër, por kjo punë ishte e kotë. Sipas kritereve të formuara të tyre, askush nga jashtë s’mund të dalë me vepër individuale, pos duhet të ishte bashkëpunëtor i brendshëm i Institutit, pra me rrogë, dhe ta arsyetojë rrogën e tij me vepra e punë shkencore. Kjo digë as që mund të thyehej as nga të tjerët. Ishte interesnate edhe kjo, se kushdo që botonte diçka në Redaksinë e botimeve “Rilindja” shpesh sa individë e bashkëpuntorë, kinse zyrtarisht, pa arsye e ngrisnin zërin si profesionistë e specialistë kundër njerëzve dhe veprave të tilla. Edhe Redaksia e botimeve shpesh vëhej në mat-pozicion. Profesionalizmi ishte thikë me dy tehe. Kishte anë të mira por edhe të këqia. Njerëzit vështirë se e arsyetonin apo e pranonin këtë lëngatë! Kujtesa bredh dhe futet atje ku edhe më parë ishte, para ca vjetësh, kur më dukej se çdo gjë është bërë sot, apo sot për nesër, dhe për nesër s’po mbetet asnjë punë... Punën e sotme mos e lërë për nesër. Edhe kjo urti i kishte dyert e hekurit. Çfarë janë këto urtitë tona? Sikur të kisha fuqi e mundësi, shumë sosh fare s’do t’i përhapja. Ka thënie filozofike, që nder të tjera çonin ujë në mulli të primitivizmit. Njerëzit u jepnin teh tjetër, ashtu siç janë vetë. | |
| | | gjakushi V.I.P
Numri i postimeve : 841 Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm Wed Apr 02, 2008 11:17 pm | |
| SHPATULLAT E MIA Mirë që Nora hesht, dhe pastaj kur sheh se bëhem nervoz, bëhet sikur barku i saj kërkonte kafenë e mëngjesit, e unë me ato hallet e mia krijuese futem edhe atje ku ndoshta s’e kam vendin. Çfarë të bëjë, edhe kjo është një vaujtje shpirtërore, që më vonë, ndodh se do të gjendet dikush që tërë këtë vullkan e stërmadhim të ngjarjeve ta vë në binarë të kohës... I ankohem Norës se dje kam pasur një krizë, dhe me gjasë më ka luajtur trysnia e gjakut. Ishte dita e djeshme me vapë, dhe ajo s’largohej dot prej shtëpisë sime. Edhe pse kur u pata zgjuar, pas një pushimi, pashë se kishte nisur një rigë shiu, angështia e vapës veçsa s’më kishte përplasur përtokë. Por, dita e djeshme me kishte kapërcyer si në ethe, derisa pas ditës, vonë kishte ardhur Veliu, dhe pashë se vërtet tërë ato kujtime më ishin zhdukur nga kujtesa e kompjuterit. Në djall të mallkuar edhe ky kompjuter, them shpesh, dhe një mendje më thotë: “Ore, t’ia nis punës krijuese me ato makina të vjetra, se për nder i marrë prapë! Shkoj dhe i riparoj te Syla!” Por, këtu s’e pata mirë. Shpesh e them se puna në rrahje të makinës së shkrimit është e mundimshme, dhe se gjithnjë më kanë dhembsur supet sikur të shtypja misër në trinë...Por, çudi edhe pse gjatë shkruajta në to dhe shoh se më kanë dërrmuar këtë trup, asnjëherë s’lëshova klithmë për to.- Oh, moj, makinë, shpatullat e mia e dinë...! Isha i ri dhe vërtet së bashku me Arsimin, kur patëm shkuar në Drenicë për të mbledhur folklor, me vete e patëm marrë makinën e shkrimit, e ç’hoqem derisa arritën në ato fshatra rrëzë Çyçavicës, vetëm ne e dimë... Ka ditë që s’kam hipur në tavan të shtëpisë e t’i shikojë mos makinave të shkirmit u është hequr najloni dhe ndryshku i han... Njeriu ndryshket po të mos punojë e lëre më makinat e hekurit!... | |
| | | gjakushi V.I.P
Numri i postimeve : 841 Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm Wed Apr 02, 2008 11:18 pm | |
| FUNDI I JETËS – VDEKJA Mëngjesi i korrikut, si gjithnjë, edhe këtë herë më gjeti në park. Kur u futëm nën hije të blirëve, Nora uroj që të kapërcejmë mirë. Meqë ankohej se ishte ngritur me dhembje të kokës, shpresonte se kur do t’i bëjë dy rrathë shëtitje, do t’i pushojë dhembja. Ashtu i ndodh shpesh Norës, dhe vërtet duke kapërcyer herë nën hije të blirëve, herë në atë të pishave e të akacjeve, harronte se në fillim kishte hyrë me dhembje të kokës. Edhe pse shoh se vetë lëngoj nga trysina e lartë e gjakut, ka ditë që s’ju kisha ankuar Norës. I them shpesh, po ta kishja trysninë e gjakut normale si Nora, do të shkruaja për çdo muaj nga një roman. Kur ia përmend emrin e romanit, ajo si në shaka më thotë: - Po ty të është bërë mendja gjithkund roman. Lëre njëherë atë punë dhe pusho. A sheh se njerëzit shkojnë në det, në banja shëruese e ti me mua ke mbetur guriç në shtëpi! Edhe jeta është roman në vete. Të jetojmë se një jetë e kemi: lindja - vdekja…! Ata që lindin njëherë edhe vdesin… Pastaj sërish të tjerët lindin për të jetuar, dhe fundi i jetës – vdekja!...Shpesh edhe këto këshilla të saj i kapërcej duke arsyetuar se tash është krizë materiale, dhe mungesa e të hollave, e bëri të veten, por as kjo s’është e pranueshme...Kruaj dorën dhe shpreh një mendim herët të thadruar:- Ja, Norë, më kruhet dora. Nesër do ta marrë pensionin... Do të shkojmë në pritje, në hotelin Shou, ku vajza e dajës Xhemë, Sadija bën pritje me rastin e synetisë së të vetmit djalë. Na kanë ftuar, por duhet të blejmë ndonjë dhuratë!...- S’ka, o Bardh, pa e tundur fshatarët jetën, asgjë s’ecën përpara - tha mjeku.- A sheh, tash ka dallime të vogla. S’po pijnë ujë ato rryma më!... Arritëm që me shkollë të gjithë të bëhem si një... Eci dhe mjekun e lamë në punë të tij. | |
| | | gjakushi V.I.P
Numri i postimeve : 841 Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm Wed Apr 02, 2008 11:18 pm | |
| VDEKJA E NËNËS Më 20 mars 1984, në shtëpinë time këtu në Prishtinë, në orën 3,15 minuta më vdiq nëna ime dhe njerka e dy vëllezërve të mi, në moshën shtatëdhjetë e pesë vjeçare. Ajo vdiq në praninë time, të gruas sime Norë dhe të motrës së vogël, Shefkijes. Qiri që i rrinte te koka edhe para vdekjes u shua me zbardhjen e mëngjesit. Pastaj i lajmëruam familjen e vëllait këtu në Prishtinë, dhe sipas porosisë së saj, bëheshim gati që varrimin e nënës ta bëjmë në Vitak, aty ku kishte kaluar pjesën më të madhe të jetës. Në skedë gjeta të shënuar porosinë e nënës: “Më shumë të lë pa fytyrë paraja se kurva. Kurva kur di mund të mbulojë. Sa thonë: “po”, të tjerët thonë:”jo”, kurse paraja të lë pa fytyrë përjetë”. Derisa ishte ime ëmë gjallë, njerëzve u thosha se unë më tepër e desha babain tim, por pas një kohe, pashë se kisha gënjyer, dhe e ndërrova mendimin e thosha:“Jo, gënjështër ishte ajo imja, se nënën e kisha pas dashur më shumë së babain”.Motrat më thoshin, kur i pyesja:- Pse, moj motrat e mia s’po vini te unë?- Prej se na ka vdekur nëna ajo shtëpi po na duket e ftohtë - më përgjigjeshin ato.- Paj, e ftohtë më duket shtëpia edhe mua pas nënës, por më duhet të jetojë në të - pohoja në prani të motrave. Udhëtoja së bashku me Norën për në fshat, dhe takuam Fazli Çollakun, që po ashtu i kishte vdekur nëna edhe atij. Gruaja e pyeti: - Fazli, a po shkon ndonjëherë në Çubrel, pas vdekjes së nënës? - Shkoj, por jo me atë dashurinë sikur ishte nëna gjallë. Atëherë shkoja dhe në çdo kohë ma shtronte bukën, kurse tash shkoi te vëllai im, dhe kurrë as s’më lutin të ha bukë e as të rri e ta bëj natën.- Të jesh më konkret! - i thashë. - Mos ngurroni. Thuani atë që e dini dhe që mendoni. Nëse jeni i drejtë atëherë mos keni frikë prej askujt. Bëhuni më konkret në fjalët e juaja. Jeni njeri i aftë dhe i talentuar, pra tregoni aftësitë dhe dashurinë tuaj ndaj nënës dhe të vendlindjes! | |
| | | gjakushi V.I.P
Numri i postimeve : 841 Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm Wed Apr 02, 2008 11:19 pm | |
| LUTJET E PLEQËRISË Atë mbrëmje të vonë Nora disa herë me dha shenjë që të shkojmë të flemë. Më vinte keq ta pyesja në prani të nuses për palë të jorganit:- A e ke bërë atë palën hajmali, siç ke pasur zakon apo po harron?Dhe, s’e pata pyetur fare. Disi jam mësuar se kur e shoh palën e jorganit hajmali ma përkujton atë kohë rinore, të ditëve të para të martesës, kur mbi otavë Nora e vënte shtrojsën që e kishte punuar në vegjë. Deri atëherë s’kisha parë sesi shtrohej shtrati, kurse pas martesës, në mbrëmje gjithnjë hapej një palë e jorganit. Ndodh se kështu nuk ia shtronte shtratin ime ëmë babait? Edhe kjo punë e shtratit, dhe e gjumit, çfarë qenka? them në vete. Ka njerëz që herët janë bërë me shtrat dhe dëshirojnë të flenë me grua, por ka edhe sish që kanë shtrat, por kanë mbetur pa grua. Kohë e tillë është, dhe s’i dihet askujt, sesi do t’i përfundojë jeta. Pleqëria i ka huqet e veta, posi rinia. Shpesh bëjë shaka në llogari të pleqërisë sime, e Nora më qorton. Nuk e ka përnjëmend, se ndodh që edhe ajo shpesh theret në fjalë të mia.- Paj, pleqëri i thonë edhe kësaj tonës, o Bardh! Atëherë shoh se pajtohet me fjalë të mia, dhe fare s’ia përmend. Pse të rrah ujë në havan për pleqërinë time dhe të gruas? Ndonjë shaka të çastit, dhe pajtohem shpejt. Ka raste kur edhe grindemi me Norën, por të rralla janë ato raste. I kapërcejmë sërish me ndonjë rast të një kohe që kur ishim të rinj, apo edhe shpesh humori na shpëton që të dyve. Shoh se s’kam mundur të bëjë asnjë hap pa humor në shtëpi. Edhe kur pijmë kafenë apo pas kaftjallit çajin e rusit, e ndodh që Nora të flas diçka në shpjetësi, edhe kur ia qëllon, por edhe kur mund të gaboj, i them si në shaka:- Moj Norë, mos fol kur je ulur në kanape, dhe të vjen çaji në tavolinë prej resë, e po qe se përzhdredhësh duke folur ulur, s’ka gjë që të shpëton!Ajo pastaj qesh, një të qeshur të ftohtë e shoh edhe te reja, kështu pijmë çajin, dhe presim të pijmë edhe diku tjetër, thërrasin shpesh në lagje, po edhe i thërrasim ne. Kur patëm shkuar të flemë me Norën, dhe e pashë palën e jorganit hajmali, kujtesa njëherë bredhi në Vitak, në atë dhomën e vogël, me dritare prej Spahive, kurse dritaren tjetër prej dyerve të oborrit që e kishte mbyllur mixha Ramë, kur ishte martuar, e patëm çelur. Na patën qortuar pse e çelëm atë dritare se ishte në anë prej sokakut, dhe mund të shihej çdo gjë, por pse edhe të mos shohim edhe ne kush vjen dhe kush kapërcen nëpër atë sokak të lagjes. Isha mësuar me ato dy dritare, dhe kur zgjohesha, së pari shikoja në atë dritaren në anë të sokakut nga dyert e oborrit të thurur prej thuprash të lajthive, e pastaj kthehesha e shikoja në dritaren prej anës së Spahive. Shtëpitë ishin të vogla, dhe pos kullës së mixhës Idriz, dhe të Kodrës së Kostërcit në atë anë, asgjë s’më tërhiqte. Isha mësuar të shikoja në ato dy anë, dhe kështu, Nora ato ditë të para të martesës, përgjonte, hante dhe shinte oborrin e shtëpisë. Po, kështu bëjnë nuset e mençura, më thoshte një mendje. Atë që duan ta bëjnë vendin me zot, s’e çojnë kokën thikëpërjetë. Ndodh se i kishin thënë edhe ata të shtëpisë së saj, s e Dajakët mburren se kanë zë:- Kur të dalësh në fis të huaj, ule kokën dhe puno!Punën me sa shoh e adhuron ajo që nga fëmijëria, por s’e lëshon dot nga dora edhe tash në këto vjet të pleqërisë. Edhe ajo shpesh e thotë një mendim: “Dora e dajthtë, mos u bëftë miftaxh për të majtën!”. Lutjet e tilla shpesh s’më pëlqejnë, edhe pse ka fjalë që janë futur në popull dhe kanë mbetur të them statike. I kam bindjet e mia, se s’ka asnjë organ në trup të njeriut që mund të jetoj në vete, pra kokol mbi kokol. Jeta e bën të veten, dhe çdo gjë duhet të jetë e lidhur nyjë dhe gjithnjë duke i ndihmuar njëri-tjetrit, pra edhe organet. Po qe se ndonjë organ në trup të njeriut, ta zëmë se stërkeqet, sërish duhet bërë një zgjidhje tjetër, pra edhe lidhje të ndonjë organi që të mundëson të jetosh.Shpalosja e palës së jorganit më ktheu në kohën rinore, që kur shtrihesha, para se të flemë, merrja ndonjë roman dhe ia lexoja Norës. Ajo dëgjonte me kurshtje, dhe shpesh ia shpjegoja atë që kisha lexuar. Edhe në ktë mbrëmje nisa t’ia lexoja kapitullin e fundit të kësaj pjese të prozës. Vetëm që nuk e përmendi edhe ajo kohën tonë:- Moti s’më ke lexuar asgjë, sikur ke harruar tash, Bardh! - tha ajo.Por, ajo po duket se s’pati mundësi të shoh çfarë po shkruaj, sepse përherë po e luftoj harresën... Kuptohet, këtë e kam shprehur herët, se harresën s’e adhuroj, por edhe nëse më duhet, atë e lë pas. Po e zë, harresën për veprime të pamira, harresën e një fjale që në fill e kam marrë si fyese, dhe gjatë kam jetuar me të, e kam ngritur, e besa e kisha ndrydhur e shtydhyr thellë në zemër, dhe asgjë s’kam fituar prej saj. Ta them edhe një mendim pak më troç: mosbesimi edhe mosbindja më janë hakmarrur! Mosmirënjohja ndaj njerëzve, po ashtu... Nisa t’ia lexoja Norës dhe shpesh përpiqesha ta mas psikologjinë e saj, vallë apo i pëlqente ajo që kisha shkruar apo jo? Shkrimtarët shpesh i kanë në qejf lavdërimet e rrethit të afërm, por ka sish që fare s’i përfillin. Arrita edhe te ajo historia e abetares shqipe, që shpesh i kisha rrëfyer asaj se kishte ardhur nga Dajakët, pastaj kur ia përmenda emrin Norës se s’kishte pasur fat të mësojë në abetaren time, u prek, dhe kushedi nga ia dha me atë kujtesë të saj? U ndala edhe në ato ditë të martesës, kur bëhej luftë e ashpër kundër analfabetizmit të meshkujve dhe të femrave. Atëherë kisha formuar kursin analfabetik në lagjen tonë, pikërisht në odë. Kisha detyrë t’i mësoja ato femra që ishin shkëputur prej shkollimit si të shtyra në moshë, e më qortonin në lagje. Por, mbasi vinin nuset e mixhës Bali, pastaj edhe ato të Maltinëve, pse të mos vinte në kurs edhe Nora. Madje, kjo krijonte besim e lehtësi në punën time, sepse dyshimet se mund ta shikoja ndonjë nuse me sy të keq, fundoseshin me një fjalë:- Lëre atë punë, po ai e ka nusen e vet si gaca, e po i shikon nuset e huaja!Edhe atëbotë Nora adhuronte të mësojë shkrim-leximin, por i vinte turp nga im atë. Përpiqej që të fsheh atë laps dhe fletore, dhe shpesh edhe rrudhej e skuqej nga unë. Nga dashuria për t’ia mësuar shkrim-leximin, ngadalë ia merrja atë dorë, ia afroja në letër, shpesh ia shkruaja një pjesë të shkronjës, dhe pastaj i thosha:- Ja, tash mund ta vazhdosh vetë!Ajo skuqej, e unë heshtja. Nuk di pse s’e qortoja Norën që nuk dinte të shkruaj? Kjo do të mund t’i ndodhte gjithkuj në atë kohë...Hetova se ndieja lodhje dhe e ndala leximin. Nora nisi të kotej, por m’u desh ta zgjoja, se më ishte mbyllur nga dylli veshi i majtë, dhe më duhej të vë hidrogjen, që të zbutej dylli e të shkoja në pastrim te mjeku, specialist i veshëve. - Më vjen keq, Norë, por duhet të ma qitësh në vesh atë bar. Nesër më duhet të shkoj në pastrim të veshit!Ajo u ngrit, mori atë gastare të hidrogjenit, dhe m’i qiti sa pika në vesh. Pastaj prita dhjetë minuta, dhe kur pashë se e kishte kryer efektin, e hodha jashtë. | |
| | | gjakushi V.I.P
Numri i postimeve : 841 Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm Wed Apr 02, 2008 11:20 pm | |
| JETA ËSHTË MËSIM Kapitullin nga jeta që ia pata lexuar Norës e lashë në tavolinë. Për fat, edhe pse në atë mbrëmje e pata pirë një kafe të Xhaviti, gjumi më mori shpejt... Të nesërmen derisa isha në shtrat kisha menduar gjatë se ç’i mungonte këtij kapitulli? Edhe kur në atë mëngjes të korrikut dolëm në park së bashku me Norën, s’e pata pyetur fare, se vallë a i kishte pëlqyer ajo pjesë apo jo? Edhe veten e pashë se kisha harruar ta përshkruaja odën tonë të vjetër, pastaj nuset që kur vinin në kurs dhe e shihnin të pastruar, preknin njëra-tjetrën me bërryla, dhe vetëm sa nuk shprehnin para meje:”A sheh çfarë nusje të vyeshme ka Bardhi!”. Ishte kohë kur në odën tonë të vjetër herët ishin përqafuar dashuritë ndaj njerëzve dhe të librave. Dollapët e odës pastroheshin më mirë, në fund qitej nga një shtresë e gazetës, ku ruheshin ato pak libra. Të gjithë sikur i kishim sytë në dollapët! Pra, s’ishte çudi, se këtu më erdhi rasti që të dalë në provim, si i ri, me drojë se mos nuk do ta drejtoja mirë dhe jetoja lundrimin e anijes së familjes sonë...? Edhe në kursin shëndetësor kishte mësuar Nora, me ato nuse të fshatit. Vinin edhe prej lagjeve të Spahive, të Topallajve, dhe vetëm ato nuset e Tarakëve nuk vinin. Thoshin se ato ishin boshnjake, dhe fare s’e dinin atë shqipen tonë në fshat. Do kohë që ato së pari ta mësojnë gjuhën e folur, e pastaj edhe këtë të shkruar... Por, Nora, përkundër përpjekjeve të mia, dhe të saj, s’arriti se s’arriti të mësojë shkrim-leximin. Edhe kur patëm vu kurorë së bashku me të dhe kur kryetari i Komunës së Skënderajt, Abedin Rushiti, na shqiptoi nenin e ligjit për kurorëzim, më kujtohet mirë, që kur Nora duhej të nënshkruaj se pajtohej që të jetojmë në bashkëshortësi, mezi arriti ta nënshkruaj emrin dhe mbiemrin me shkronja të mëdha të shtypit! Madje, dora i dridhej dhe i vinte keq që para meje apo edhe para kryetarit s’dinte të shkruajë. As që dinte së çfarë po ndodhte me fatin e saj, ishte skuqur e tëra, dhe me atë dorë të djathtë, mori penën, e shikoi disa herë, pastaj desh të gjej ndonjë arsye, dhe uli kokën e nisi të shkruaj ngadalë emrin dhe mbiemrin e ri: Nora Mulaj. Kryetari i komunës, edhe pse dinte shkrim-lexim, sikur i pëlqyen ato shkronja, mori librin e kurorëzimeve, duke e shikuar me kureshtje. Pastaj ia dha nëpunësit dhe e paloi në do rafte të vjetra. Por, edhe vetë ndieja lehtësi shpirtërore. Mjafton se kryetari para nesh dhe të nëpunësve shprehu kënaqësinë e çiltër njerëzore.- A sheh, ore burra, sa mirë u bë me këto kurse shëndetësore. Kur nuset po vijnë të kurorëzohen, tashmë s’po e përshkëllijnë librin e kurorëzimeve me gisht të ngjyer...Por, të futem në atë botë, kjo lë të mbes për një kohë tjetër. Në mos asgjë, prej punës sonë, ndodh se dikush mund të mësojë. Jeta në vete është mësim, por edhe çdo mësim, mund të jetë edhe pësim. Kur çdo gjë arrin kulmin, ndodh se mund të bëhet edhe ndonjë rrëzim, e ngritja e rrëzimi, janë shkallë të jetës dhe të çdo kohe... | |
| | | gjakushi V.I.P
Numri i postimeve : 841 Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm Wed Apr 02, 2008 11:20 pm | |
| MARTESA Kujtesa më ktheu në atë natën e parë të martesës, një natë pa gjumë, e të gjithë mund të dyshonin, apo edhe të bijnë viktimë të fjalëve që i kishin përhapur dhe ishin dëgjuar edhe në shtëpi të Norës, se djali i Veliut është shumë i vështirë, se ai s’është ngusht për askënd, vetëm i do librat dhe mësimin. Ata të shtëpisë së Bardhit, nder të parët janë pajtuar që të heqet ferexha, ajo futë e zezë që ishte ruajtur për të zezën tonë! Sa fjalë që dëgjonte, siç pohonte shpesh ajo, vetëm e kishte pasur mësuesen e mirë, atë motrën e madhe, siç e nderonte ajo emrin e saj Zojë, dhe erdhi nuse te unë. Hoq duvakun e kuq dhe më ishte falur tërësisht që të bashkëjetojmë e të krijojmë familje. Vërtet, oda jonë ishte bërë një vend ku luheshin shumë drama, mbaheshin konferenca të frontit, vinin udhëheqësit me detyrë të caktuara për aksione për shkollimin e femrave dhe të meshkujve, për vënien në jetë të tërë asaj që ishte për të mirën e fshatarëve. Atëherë me çdo kusht kërkohej që të bëhen thyerje të mëdha, së pari në familjen tonë, por edhe më gjerë. Kishte përpjekje që çdo gjë e re të marrë udhë të drejtë, por kishte edhe njerëz të tjerë që përpiqeshin t’i jepnin kahe të gabuar. Për të gjitha këto përgojime, shpesh im atë ndjente veten të ndarë prej fshatit. Një palë e lavdëronin për luftëtarë, kurse pala tjetër përpiqeshin ta pengojnë si ithtar të shkollës. Çfarë janë edhe disa fshatarë, kur në çdo gjë të re gjejnë froma të lloj-llojshme ta pengojnë e shpesh edhe ta stërmadhojnë si punë të keqe, që do të bëjë shkatërrimin e tërë asaj që është arritur. Por, drama e re për mësim që po ndodhte në odën tonë, do të përhapej më vonë edhe nga hapja e shkollave dhe e mësuesve të parë, më thoshte një mendje. Sa herë i hapi ato libra të para, i thashë një mbrëmje të vonë Norës, gjej kujtime. Ato janë të lidhura me jetën time dhe të asaj familje që me shumë vuajtje më ngriti aq sa mundi dhe diti. Por, shpesh i them asaj, sa për ta ndarë nga ato kujtime të saj të hidhura: “Fëmijët janë rrita jonë, dhe ja, kjo është tërë ajo pasuria që arritëm ne” Shpesh atë e mundojnë bredhjet e mia, por tash më tepër ngarkohet me barrë të bijve dhe të bijave, që nisën t’i marrin flatrat e jetës. Shëtitjet në fill të gushtit në park si zakonisht së bashku me Norën, shpesh me futin në botën krijuese, por edhe në ato shënime që shpesh i nxjerrë nga skedat e mia. Parku është bërë një oazë e shpëtimit të kujtimeve e punës për mua, dhe shpesh kur shoh se edhe Nora futet në një botë të saj, ia pres:- Po, ec e fol diçka, Norë! Mos bën hop, pa e parë shtegun e hapur!Ajo kthehet dhe shpesh më kërkon falje, dhe ndodh se fare s’e nguc apo s’e nxis të ma thotë ndonjë fjalë të rëndë që s’e ha lima as klima!... | |
| | | gjakushi V.I.P
Numri i postimeve : 841 Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm Wed Apr 02, 2008 11:21 pm | |
| MË QET NË TOKË! Kur kujtesa më treti andej nga kisha qenë, në vete them, ka gjasë se do të gjendëm sërish në atë vend. Edhe nga fundi i korrikut, me Norën kisha biseduar se do të shkojmë në Banjë të Sijarinës. Koha kur ishim ne, më thotë kjo mendje, ishte tjetër. Por, ajo banjë na kishte ndihmuar shumë në shëndetin tonë. Atëbotë qemë katër veta: unë me Norën dhe Arsimi me Prozën. As vetë s’e di sesi mu qep në kompjuter një ngjarje që pata dëgjuar prej zotit të asaj shtëpie, Halil Fejzullahoviqit. Ishte ardhur në atë Banjë para tridhjetë vjetësh nga fshati i Svircës, dhe jetonte në një kënd të shtëpive ku kishin ndërtuar vetëm shqiptarët. Më thoshte se në atë shtëpi, para tri vjetësh kishte banuar edhe Adem Demaçi, i Kosovës. - Ai ishte vetëm, dhe saherë që shihja se delte për nevojë, shkonte te përroi, te ajo shkoza e madhe - tha Halil Fejzullahoviqi. - Kurrë s’futej ku ishte nevojtorja. Shkonte atje dhe ç’bënte s’e di, por shihja se vonohej shumë. Mos shkruante diçka edhe ai si ti? Ruaju prej këtij vendi. A sheh, ai fqiu im, në atë sokakun përballë, Ramë i thonë, i fshatit tim është, por ka gjasë se ai e qiti në kurth Ademin. Prej këtu kam dëgjuar se e kanë burgosur. Shoh se ti po shkruaje diç. Lëre atë punë dhe derisa të shkosh në shtëpinë tënde, duro, ore burrë! Isha ulur në një tavolinë të vjetër. Prisja se Nora do të ma pjek një kafe. Ishte ulur edhe Arsimi, dhe përgjonte me kureshtje. Nxora bllokun e shënimeve, dhe posa e vura mbi tavolinë, sakaq mendjen e ndryshova për njëqind shkallë. - Ja, fol ç’të duash me mua! - i thashë me një zë pak më të lartë. - Ta dish se unë jam më UDBASH se ti. Këto punë i shkruaj për ta. Ti mos u frikëso fare prej meje. Të gjeti ty ajo më e keqja, më gjeti edhe mua! - dhe Norën më dukej se po e shoh se në ç’gjendje kishte ardhur. Arsimi heshte. Halilit një rreze gëzimi i futej në atë gjoks.U kthye në një kohë të jetës së tij: - Svirca ime është një prej fshatrave të mëdha këtej. Ka shumë male e më pak tokë. Jeta atje ishte e vështirë. Farë qisnim, e farë s’merrnim nga ajo tokë. Ishte thatësirë e madhe. Thatësira na kishte pëprcjellur gjithnjë. Më kujtohen ato ditë të rinisë sime. Herët më futën në shati. Prashita tërë ditën te ky Rama këtu, për një lugë kripë të bardhë, kurse në mbrëmje ma dha kripën e kuqe. Isha bërë helm dhe e m’u desh t’i thosha: - Mos më jep kripë të kuqe se s’është e njelmët si e bardha! Ç’po hamë hithëra pa miell e kripë, po i vjellim... - Vetëm të kuq! - nguli këmbë ai. E pata marrë atë lugë kripë të kuqe dhe kur e pa ime ëmë, lëshoi një nëmë. Nëma e saj s’më pat pëlqyer...Tri ditë kam prashitur për një okë miell. Nëna ime, ndjesë pastë, qitë një petë e hiq tjetrën e ha hithëra, e përsëdyti ha hithëra e ul petën, me të njëjtën petë, i qitte tre lakrorë! Dhjetë ditë i kemi kapërcyer me një okë miell. Lakrorit i vëhej peta vetëm përsipër...Ishte kohë e bugarit. Ime ëmë, më kujtohej, se e ndrydhi kafshatën e dytë “vërc” e tha: - O zot, ty po të lus, luftë më Hanifja mos pritë, se s’e di sa luftëra i prita e s’mund t’ju qëndroj më! Krye pesëmbëdhjetë ditësh nëna u sëmurë. Dymbëdhjetë ditë derti, dy ditë ishte pa gojë. Atë ditë që vdiq i erdhi goja. - Halil! - Po nënë... - Dëgjo ç’po të them! - Hë, nënë! - Po vdes! - Jo, nënë. - Amanet: meitin mos ma vajtoni, të ma tfilloni meitin si duhet e mos të qeshin njerëzit me mua. Shiko bir, në shtrat mos më lë të vdes. Më qet në tokë...! Kisha rënë në botën që s’e njoha se ajo mund të marrë me vete edhe nënën time. Vëllazeria s’pajtoheshin që nëna jonë të shtrihej në tokë. Ajo më thërriti tri herë: - Halil, Halil, Halil! - Hoj, nënë! Ajo s’arriti të flas më. I vu të dy duart në bërryla. Shtrati i saj kërciti. Kur e zbritëm në tokë, ajo u qetësua.Vdiq.Tre muaj humbi ujët e pusit e kur ishte sëmurë nëna në kosime, pusi pastaj pruri ujë. U kryen qirat e nënës e pusi sërish shteri... | |
| | | gjakushi V.I.P
Numri i postimeve : 841 Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm Wed Apr 02, 2008 11:21 pm | |
| TROJET - A e sheh këtë shtëpi të z. Gani Luboteni - tha Bardhi, duke rikujtuar ditët kur këto troje të reja kishin qenë ara dhe mezi bëhej tërshëra në to. - Kam shumëçka për të rrëfyer. Një mbrëmje me shi të pranverës së hershme, Ganiu kishte blerë gelqere të pashuar dhe duhej të gjente punëtorë për ta kryer këtë punë. Po qe se nuk do të shuhej gelqerja atë natë, mund të digjej e të prishej. Mezi arriti t’i gjej sa punëtorë, dhe ia nisën punës së shuarjes së gelqerës nëpër shi. Ishim të pranishëm unë, Ganiu. Anton Çetta dhe Xhafer Karahoda. Ne dolëm për ta gjetur edhe një çakëll, Ganiu një vagonetë. Të gjithë u shpërndamë në punë të ndryshme. Pas një kohe shumë të shkurtër u kthyem dhe s’i gjetëm fare punëtorët duke e shuar gelqeren. Ganiu i lidhi duart kryq sikur të ishte nuse në kanape! Unë, si në shaka, i thashë: -- Shiko, or ti, heqi ato duar që i ke lidhur si nuse në kanape, dhe bëru gati e t’ia nisim shuarjes së gelqerës. A more vesh?- Ai nisi të qeshte. Pashë se i binte mirë. Antoni shikonte dhe një çast heshti. -Po, po, ne do ta shuajmë gelqeren - nguli këmbë Bardhi. - Kush është me mua, le të bëhet gati. Këtu e kemi Selimin me kalë. Le të bart ujë me fuqi e ne do ta shuajmë gjatë kësaj nate...- Ia nisëm punës, dhe deri në mëngjes, z, mjek, e kryem shuarjen e gelqerës - i tha Bardhi dhe ecën prej hijes së shelgjes drejt shtëpisë së tij. - Kur ia nisa t’i hap themelet e reja të shtëpisë sime, së pari erdhi një burrë dhe as që më uroj fillin e punëve. Ishte ulur dhe shikonte me kureshtje. Pastaj erdhi e më tha: - Kjo arë ku ti ke filluar të ndërtosh shtëpi është imja. Ma ka marrë shteti për pak para. Nuk do t’ia jepja me dëshirë. Unë po të them mos ndërto shtëpi në vend të huaj - dhe ai njeri që desh të largohej. U desh t’i ndal punët, e luta që njeriu të ulej pranë meje, dhe ia nisëm bisedës për këto ara. I besova se ara kishte qenë e tij, dhe në fund, ia prita: “Unë po e ndal punën e ndërtimit të shtëpisë, por nëse dikush ia nis shtëpisë i pari, unë do të jem i dyti. Pastaj, po qe se dikush të jap para për këtë vend, edhe unë do të paguaj! I pari pas meje ia nisi ndërtimit të shtëpisë Zhivota Gjurgjeviqi, dhe fill pas tij unë. Pronari i kësaj are s’është dukur më! Pas dhjetë vitesh, kam takuar një plak të lagjes së muhaxhirëve dhe e luta të më shpjegojë se të kujt qenë këto ara? Ai ishte ulur në një dërrasë përballë shtëpisë së Zekeria Canës, dhe duke e thithur një tullug duhani, më tha:- Trojet dhe këto ara na i falen bejlerët e Prishtinës kur patëm ikur në kohë të shkaut nga trojet tona. Ata na i falen ne, e fal na i mori edhe pushteti.- Faleminderit për këto fjalë, mixhok! - i tha Bardhi. - Tash më hoqe një pjesë të brengës së tokës... Fill pas nesh, në këto troje, që ua kishte ndarë komuna e Prishtinës, me të madhe nisën të ndërtohen shtëpitë e reja. Për dhjetë vite Kodra e Diellit u bë vend i banueshëm. | |
| | | gjakushi V.I.P
Numri i postimeve : 841 Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm Wed Apr 02, 2008 11:22 pm | |
| PAGËZIMI I PROZËS Pse nuk e thirra asnje vajzë: Dimërore, ku je moj vajza ime? Jo, nuk dëshiroj ta pagëzoj Dimërore, por, dua ta pagëzoj me emrin e verës - Verë! Eh, sa e adhuroj Verën, po edhe si verë të vërtetë. Mund ti them edhe Verore - si ajo personazhja krysore në romanin për fëmijë të R. Hoxhës: “Verorja”. Mos po hidhërohet z. Rexhep Hoxha dhe ma vë apostrofin: plagjiat. Njerëzit mund të jenë plagjiatë!..., s’do të thotë se kështu mund ta thërrisja edhe Prozën, Lumnijen dhe Pranverën. Po e zë: “Oj, Pranverë, pranevra ime! Pastaj: Oj, Lumnie, lumturia ime, dhe shpesh edhe e thërras Prozën: “Oj, Prozë, proza ime!...” Nuk më kuptojnë se shpesh kur e përmend Prozën, kjo ka dy kuptime: pra Proza, vajza ime, me të meta, si dhe proza e shkruar, ajo që i kam parapirë dhe do të botohet. Pagëzimin e Prozës e pata bërë një vjet pas botimit të librit me tregime popullore: “Proza popullore e Drenicës”. Që në fill të daljes në dritë të kësaj vepre patëm organizuar banket në shtëpinë tonë. U patëm gëzuar se erdhën shumë veta që të na uronin një botim të librit të parë me mjete personale. | |
| | | gjakushi V.I.P
Numri i postimeve : 841 Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm Wed Apr 02, 2008 11:22 pm | |
| GJAKSORËT NUK IA DUAN TË MIRËN NJERËZIMIT Po e lë Kujtesën vajzë të qetë; ndodh se ka filluar të ndihet gjallë në embrion. I ka mbushur katër muaj e gjysmë, se djemtë ndihen më herët se vajzat. Ndodh te kush, por Nora më thotë: “Vajzën mendon kujt po ia jap e djali kënd po merr...” Fat që mund të thërras mbesën time tri vjeçe: “Ku je moj Tringa e gjyshit?” e përkëdhel, e marr kaliboç e ajo me kërkon t’ia blejë në çokolatë, dhe mendja më tretë te ajo Tringa e maleve tona dhe dëshiroj të vallëzoj para ekranit të kompjuterit. E pyes: - Oj Tringa e gjyshit? A e adhuron ti Tringën e maleve me pushkë në supe që të hidhet në luftë për mbrojtjen e trojeve shqiptare, apo një Tringë që lufton me penë? Tringë, të lutem, mos u bë shoviniste! Tringë, mos hip në tanke të Serbisë me flamurin tonë, sepse do të ndotësh flamurin me gjakun e gjaksorëve që s’ia duan të mirën njerëzimit. Të gjitha po ti ofron gjyshi: edhe gazetën do ta pagëzoja me emrin tënd: “Tringë jetësore”. Mendja më thotë që ta thërras edhe Teutën, mbretëreshë të ilirisë, apo Teutën, mbesën time. Teuta shpesh më lajmërohet në telefo dhe e pyes si në shaka:- Oj Teutë, a do të bëhesh mbretëreshë e Ilirisë, apo e Shqipërisë? Teutë, moj Teutë, po perëndoi Iliria, por u lind Shqipëria! E, moj Nënë Shqipëri, mos paçin jetë ata që desh ta kthejnë Shqipërinë në Iliri! Lodër kërcimtarësh, i them kësaj! Perëndoi Iliria me mbretëreshën e fundit Teutë. Ç’prej atëherë asnjë femër nuk arriti të bëhej mbretëreshë! Një mbretëreshë që i bashkon zemrat e thyera të shqiptarëve… Ka Shqipëria nevojë edhe për një Teutë tjetër, e jo të asaj të kohës së Ilirisë… “Teutë, të lutem shikoje veten dhe mos u bën shoviniste!”... shprehem para mbesës sime Teutë, që jeton në Prishtinë. Shpesh më kishin qortuar ata të mitë: çfarë po do Bardhi me këta emra të rinj? Por, fat që ime ëmë dhe gruaja kurrë s’më janë përzier në këto punë. Kisha festuar njëvjetorin e botimit të librit të parë me tregime të Drenicës, për hir të njëvjetorit të ditëlindjes se vajzës Prozë. Ftesa e studentëve shqiptar - anëtarë të Shoqatës kulturo-artistike “Shkëndija” në Zagreb më daljen në dritë të librit, kishin organizuar përurimin. Nderimin që ma bënë ata kurrë në jetë s’do ta harrojmë në familje. Shihej qartë se njëzet e pesë vjet kishte pritur libri i pabotuar. Veprën e pata gjetur në Institutin Albanolgjik, që mbante datën e dorëzimit, me gjasë në maj l954. Titulli i librit ishte shkruar me dorëshkrim të të ndejrit Nebil Duraku:”Përralla drenicare”. Kështu e kisha menduar veprën, por kjo kishte qenë vetëm fill i punës sime, sepse më është dashur të dalë prapë në terren dhe të mbledh tregime të tjera. Doli si doli ajo vepër prej shtypit, shkurt m’u desh ta bëjë financimin nga mjetet e mia, këto të ushqimit. Pata marrë edhe hua, por mjafton se askush në shtëpi s’më kishte penguar. Madje, kur kisha ardhur në atë mbrëmje të vjetit l969, ishte pranverë, ime ëmë kur më pa se isha i mërzitur më pyeti: - Po, ç’ke, o Bardhi i nënës? Mos të kanë hidhëruar me ato libra? - Po, nëna ime, po - i tha Bardhi. - Për to po mërzitëm. A sheh, njëzet e pesë vjet mblodha tregime popullore e s’mud t’i botoj. Çfarë pune bëj unë...? Pashë se nëna kishte rënë në mendime të thella. Më dukej se të tillë e kisha parë vetëm kur morëm udhë prej Vitakut për në Prishtinë, në atë fill të vjeshtës së vjetit l965. As vetë s’e di sesi edhe kisha rënë në një heshtje, e ajo s’më fliste. Kur e ngrita kokën dhe e shikova në fytyrë, pashë se i kishte ardhur një trohë gëzim në atë fytyrë thatuqe. - Po, mirë, o Bardhi i nënës, po a të flet kush sikur ta botoje atë libër? - pyeti nëna. - Jo, nënë, askush s’më flet, por duhen para shumë – iu përgjigj Bardhi. - Të botosh libër me para tuaja, është një punë e rëndë, po edhe e rrallë për ne... - ia bëri me dije sa vështirësi, e ajo rishtas mendonte. - Nëna po të thotë, e ti di vuajtjet tua, merr para hua, dhe botoje atë libër më! Ke bërë shtëpi, e botimi i librit s’është më i vështirë sesa të ndërtosh shtëpi... Më sa di kurrë më të gëzuar s’e kam ndie veten, kur ime ëmë me ato fjalë më shtoi vullnetin dhe shpresën për botimin e librit. | |
| | | gjakushi V.I.P
Numri i postimeve : 841 Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm Wed Apr 02, 2008 11:23 pm | |
| NJË LAJM I PAPRITUR! Për çdo ditë merrja lajme të ndryshme nga bota, dhe nga njerëzit që bredhnin poshtë e lartë. Në mbrëmje lexoja ndonjë libër me peshë, apo që kishte të bëj me ngjarje të ngjashme në ndonjë shtet tjetër. Deri vonë shpesh i përcillja lajmet në radisotacione të ndryshme. Shpesh më iknin, dhe i kapja vetëm fillin apo fundin e lajmit. Kreu i lajmit më treste, dhe futesha në punë të tjera. Mora një lajm të hidhur për vdekjen e z. Kristaq Moliku, nga z. Haxhi Birinxhiku, e pastaj edhe e gjeta lajmin e shkruar në gazetën që e kishte hedhur dikush në parkun ku shpesh në mëngjes gjendem në të. Lajmi ishte i sakët. Më 27.7.l996, në varrezat e Prishtinës u varros me nderime Kristaq Moliku. Ai ishte nder ligjëruesit e parë të Letërsisë jugosllave në Fakultetin Filozofik të Prishtinës, ishte edhe drejtor e kryeredaktor i revistës letrare “Jeta e re”, si dhe në shumë vende të tjera të rëndësishme, por edhe të besueshme! Kristaqi e njihte edhe Letërsinë Shqipe, sa për gjuhë shqipe, ai i kishte lektorët e parapaguar me honorare që merrte nga redaksitë. I ndjeri K.Moliku, pas z.Sat Nokshiqi, ishte intelektuali më i rafinuar dhe i privilegjuar në Kosovë. Ishte me rrogë profesori, pra i paguar, por burimet e tjera materiale e tërheqnin më shumë se puna në fafkultet. Ka shumë studentë shqiptarë të Letersisë Shipe që kanë rënë viktimë nga Letërsia Jugosllave, por edhe nga vetë koncepti i gabuar i tij. Ishte edhe njohës i Letërsisë Ruse. Kishte bibliotekë të pasur, por që e kishte varfëruar shumë Bibliotekën Krahinore. Kishte shkruar kritika, dhe sa prej tyre i ka botuar në revistën letrare “Jeta e re”, kurse në jetën e tij s’arriti ta botojë asnjë vepër... Miqtë e kohës së tij ndër të tjerë edhe akademik Rexhep Qosja, me një bisedë ishte deklaruar: “Të mjerët ata studentë që kanë rënë viktima në provime të letërsisë Jugosllave!” Ndodhë se do të kenë trilluar…!? | |
| | | gjakushi V.I.P
Numri i postimeve : 841 Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm Wed Apr 02, 2008 11:23 pm | |
| IKJA NGA VDEKJA Kisha rënë të fle me një muzikë të lehtë. Isha lodhur dhe sapo rashë, treta në një ëndërr. Kisha marrë një fletë në dorë, dhe para njerëzve në atë odë të madhe, u thosha:”A po e shihni këtë letër? Të gjitha kërkesat e tim eti i kam shënuar këtu para vdekjes. Dhe, çdo dëshirë të tij ia kam plotësuar”. Sa shpjet më iku ëndrra dhe koha, ikja edhe unë nga vdekja... | |
| | | gjakushi V.I.P
Numri i postimeve : 841 Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm Wed Apr 02, 2008 11:24 pm | |
| RADIO –TIRANA Është ditë me diell. Në dhomën time radiostacioni i Tiranës m’i kujton shumë ngjarje. Por, ndodh se po e teproj, kushtimisht e them, se pas demostratave gjithnjë prisja ndonjë lajm nga Tirana. Kisha formuar bindje, se Tirana sikur bëhej se fare s’po ndodhte asgjë në Kosovë. Kosova për Shqipërinë ishte gjithnjë strumbullar, dhe pritej se ajo do të ishte krahu i saj e ne s’e kishim dëgjuar asnjë lajme as edhe ndonjë komentim lidhur me shpërthimet e demostratave të studentëve në Kosovë. Kësaj i thoshim ne: “Shkoi dhia t’i marrë brirët dhe i la edhe veshët!”. Çfarë të bënim, kur qemë në udhëkryqin Kosovë! Një lajm i mirë na gëzonte shumë, por edhe na jepte shpresë përjetë.Ngjarjet në vjeshtën e Prishtinës shkonin duke u gjykuar përditë, por edhe duke u zgjëruar e përhapur në stilin: unë ty e ti askujt... Edhe fjalët në vesh bëheshin më të besueshme, besa edhe bindëse. Kishim rënë të gjithë në një amulli. Pse Shqipëria jonë s’e thotë fjalën e vet? A jemi ne pjesë e saj, apo e Jugosllavisë? Pritëm shumë, e asgjë... Shqipëri, o moj, Shqipëri në letër, e asnjëherë në vepër... Po, shkrimtarët e saj, ç’bëjnë atje? I brengos çështja shqiptare?Mbledhjet as që pushonin për demaskimin e ngjarjeve të nëntorit. Një mendje më thoshte: “Po ne shqiptarët gjithnjë u trazuam në nëntor? Në nëntor më l9l2 u trazuam për një flamur, dhe atë e ngritëm në Vlorë, por mbetem jashtë kufijve të Shqipërisë gjysma e popullit shqiptarë. Apo, mos qenë ata kufij etnik, dhe u pajtuam që të copëtohet Shqipëria jonë!... Për “AVNOJ-in” e Shqipërisë as që flitej. Cili do të jetë “AVNOJ-i” ynë? Më thotë një mendje se “AVNOJ-i” i Shqipërisë u mbajt në Pezë, kur ishte organizuar Konferenca e Pezës, e vetmja me peshë historike por që e shuan komunistët e dështuar serbo-shqiptarë! Prej atëherë, kot u ngrit ajo Shqipëri në luftë, se asgjë s’fitoi. | |
| | | gjakushi V.I.P
Numri i postimeve : 841 Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm Fri Apr 04, 2008 7:05 pm | |
| KOHA E HISTORISË Mëngjesi i fillit të gushtit s’më kishte gjetur në parkun, ku shpesh shëtis së bashku me Norën. Edhe koha shoh se kishte ndryshuar, ishte një mëngjes me do riga të shiut, që më kujtonte shpesh kohën me vranësirë në Vitak. Kujtesa më treti në atë udhën Malmbaslame të Maltinëve, ku kapërceja me shokë fundit të shtëpive të Tarakëve kur arrinim në Rrahishtë, futeshim në atë Udhën me thana në mjedis të Arës së Danit e të Hamzë Zeqës, dhe kur arrinim në sokak të shtëpive ecnim sa më shpejtë për të arritur në shkollë. Para ekranit të kompjuterit sikur më doli ajo shkollë e vjetër, që më parë ishte ndërtuar për mejtep, kurse pas luftës ajo ndertesë u shndërrua në shkollë fillore. Kishte një klasë të madhe, dhe në vend të bankave të shkollës, uleshim në shkami dhe në drurë të trashë. Kushedi saherë rrëzoheshim e çoheshim prej shkamive, e shpesh drurët rrëzoheshin dha na i prishnin rregullat e mësimit. Kujtesa më treti në një orë të mësimit të historisë, kur mësuesi im Haxhi Mecinaj, që e admiroja vendosmërinë e tij, më l949, meqë nuk kishte libra, na i kishte diktuar e ne i shënuam në fletore luftërat Iliro-Romake. Ndokush do të dyshonte se s’është e mundur të ruhen fletoret e shkollës fillore, por unë i gjeta të ruajtura. Fat që ato s’mi hëngrën dhitë e mia!... | |
| | | gjakushi V.I.P
Numri i postimeve : 841 Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm Fri Apr 04, 2008 7:05 pm | |
| PASSHKRIM E pata do punë rreth formimit të këtij shkrimi, dhe jam tepër i lumtur që arrita t’ua ofroj lexesve të mi. Duke e përfunduar këtë, më ra në sy poezia “Testament për Shqipërinë” e Milaim Berishës, ku shkruante: “Nënë, unë do të vdes prej mallit Po nuk të pashë Ty dhe Arbërinë time...” Pastaj, poeti vijon: “Anës detit pa yll, pa hënë. Dymijë vjet gjëmon një Nënë. Plagë e moçme ther në gji, Pikon gjak - në Kosovë, në Shqipëri” Erërat e luftës së Kosovës e kanë trazuar botën, po edhe Nënën Shqiperi. Poeti vijon: “Trupi im do të digjet nga rrufetë, Po, Shqipëria do të rrojë përjetë. Dhe kur të bëhem shpuzë e hi, Prapë të dua, Nënë Shqipëri!” Uroj që këto ide të përhapen kudo ndër ne!... | |
| | | gjakushi V.I.P
Numri i postimeve : 841 Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm Fri Apr 04, 2008 7:06 pm | |
| KURBETI 4 · * * 1968 Ankara, janar 1968 Për herë të parë nga fundi i vitit 1967, sindikata e punëtorëve të Kombinatit “Kosova” të Obiliqit organizuan një ekskurzion, ku me pesë autobusë udhëtuan për në Lindjen e afërme. Edhe vetë së bashku me disa shokë qesh në këtë udhëtim të gjatë. Kalimi prej Kosovës nëpër Bullgari dhe Turqi që atëherë më dukej shumë interesnat. Vitin e ri e patëm pritur të gjithë në një restaurant në Stamboll, kurse të nesërmen udhëtuam për në kryeqytetin Ankara të Turqisë. Aty bujtëm një natë dhe duhej vazhduar udhën për në Siri dhe Libi. Takuam disa shqiptarë që kishin emigruar nga Shqipëria, sepse siç pohonin ata nuk ishin pajtuar me regjimin e komunizmit të Enver Hoxhës. Prej vuajtjeve të tmershme, më sa hetohej nga b isedat e tyre, vërehej se vërtet kishin qenë të përndjekur. Takova një ish-nxënës të Shkollës Normale të Eelbasanit, ndryshe shok i Fadil Hoxhës, dhe me dëshirën e tij u futem në një kafane që era i vinte shkrum e hi! Ai e hapi bisedën. - Unë ika nga regjimi komunist i Shqipërisë dhe jetoj këtu në Ankara, jetoj në skamje, or vëllëzer kosovarë, jetoj për një kafshatë bukë. Gabova që e lëshova venlindjen. Vendlindja dhe nëna nuk harrohen. Me mendje gjithnjë jam atje, e me trup këtu. Nuk ishte dashur ta lëshojha vendlidjen po të bëhehesha hi e pluhur në prag të shtëpisë. Mjafton se vendësit do të thoshin: “Këtu është flijuar filani për truall të vet!” Njëherë pata emigruar në Gjermani, por nuk munda të jetoja atje, e thashë:”Hajt, se po kthehem në Turqi”, dhe mbeta këtu. Edhe këtu nuk po më pëlqen fare. Ia kam shkruar një letër Fadil Hoxhës në Prishtinë, dhe kërkova të kthehem atje. Ai më doli hakut, sepse i pari m’i hapi dyert e jetës atje: “Eja këtu në Kosovë, sepse do të ndihmoj!’. U mata e u çmata disa herë: “A të shkoj, apo të mos shkoj?”, dhe nuk e mora atë udhë. Ia mbylla vetes derën me ferrë, sepse kisha dëgjuar se Fadili e kishte ftuar shokun e jetës të shkonte në Kosovë, dhe pastaj OZNA ia kishin vrarë. Është fjala për Xheladin Hanën nga Gjakova, por që fill pas luftës ishte vendosur që të jetonte në Tiranë. E në vete bluaja lloj-lloj mendimesh; “Kur ia kanë zhdukur shokun e jetës Fadilit, ashtu mund të ma bëjnë edhe mua!” - Më vjen shumë keq që shënimet për emrin e këtij bashkëbiseduesi më kanë humbur, por kujtimet mbetën sit ë tilla. - - Kemi dëgjuar këtu se Plenumi IV I PKJ, më rrëzimin e Aleksandër Rankoviqit, ka bërë ndryshime të mëdha, dhe ju shqiptarët, pas heqjes së flamurit më 1948, sërish e keni fituar të drejtën për flamur. Ani, mirë është kjo, një hap i mirë përpara. Ka pasë gjasë se do të bëhej shkombëtarizimi dhe shprëngulja e shqiptarëve për në Turqi. Tash pushuan ato erëra të ashpra që fryn kundër jush. Vendin mos gaboni ta lëshoni më. Përcillne jetën, kujtoni se çfarë po bëhet e çfarë po synohet në jetën tuaj politike dhe kulturore me vlerat e identitetit shqiptar siç janë flamuri, gjuha dhe ndjenja komëbtare, e në të cilat veprime është përfshirë e gjithë udhëheqja e tashme politike e vendit. Mos gaboni të qëndroni indifferent ndaj partisë, futuni në partinë komunsite, ani së bashku me sërbë dhe malazezë. Ju fitoni shumë nga partia, sepse mund t’i përcillni rrjdhat dhe pikësynimet e tyre ndaj nesh. Vjen koha kur do të pjeken kushtet dhe asaj partie ia jepni grushtin dërmonjës. Mos u ekspononi para kohës, leni të tjerët le të griden mes vetes për interesa të tyre. Nga synimet historike të popullit shqiptar kurrë mos heqni dorë. Kompromiset që janë bërë për fatin tonë na kanë lënë duarkryq. Ecni me kohën e mësoni nga përvojat e të tjerevë se si formuan shtetet”. - Kur po bisedoja me këtë mërgimtar në Ankara, mendja më treti te një letër që ma kishte dërguar daja Isë nga Kanadaja në Amerikë. Besa u pata frikësuar ta ruaja, sepse po t’i binte në dorë ndonjë dashakeqi do të më hante dreqi! Ai më shkruante: “Mjerë Kosova e zezë që ra në dorë të komunistëve!”. Disa vjet nuk i shkrova asnjë letër, sepse frikësohesha. Ai pse të frikësohej kur ishte në Amerikë, e ne këtu në Kosovë gjithnjë kemi qenë mes kullës e çekiqit të Serbisë! | |
| | | gjakushi V.I.P
Numri i postimeve : 841 Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm Fri Apr 04, 2008 7:12 pm | |
| DEMONSTRATAT
1968
PËRKTHIMET - PENGESË
Nëpër Udhë të blirëve të Prishtinës, pas ngjarjeve të demonstratave të vitit 1968, bisedohej në çdo familje si në qarqe të pushtetëmbajtësve si dhe të lakeve të tyre! Mendohej se vetëm ato ishin të lira, dhe se nëpër ato udhë shihej se shqiptarët flasin edhe për organizim e jetë institucionale, por edhe kjo deri në një masë. Për ta qetësuar gjendjen e tendosur në Prishtinë nga demonstratat që shpërthyen më 27 nëntor 1968 si dhe për ta zbutur krizën e thellë ekonomike dhe politike në Kosovë. Fill pas demonstratave, të nesërmen, më 28 nëntor organet shtetërore dhanë urdhrin që të ngritej flamuri kombëtar i shqiptarëve në Kosovë. Nisi edhe furnizimi i dyqaneve me artikuj ushqimorë, që më parë vërehej një mungesë e madhe e tyure. Serbët dhe malazezët si dhe sat ë tjerë edhe nga shqiptarët, kur u zgjuan atë mëngjes të nëtorit, dhe e panë flamurin kuqe zi në tufën e flamujve të Serbisë dhe të Jugosllavisë, u befasuan. Ata pyesnin si në habi dhe të shqetësuar i mbanin në gji sekretet e tyre të hershme. Sa e shikonin me urrejtje e sat ë tjerë pështynin dhe kur e kthenin kokën nga flamujt, shanin si zakonisht: “Pih, a sheh, flamuri i shqiptarëve! A meriton që ai të jetë në mesin e flamujve të Serbisë dhe të Jugosllavisë? Ah, nënën e tyre, këta e fituan edhe flamurin e tyre! Tash kërkojnë të shkëputën nga Serbia e t’i bashkëngjitën Shqipërisë. Jok! Le të shkojnë atje prej nga kanë ardhur. Kjo është tokë serbe!”. Shqiptarët, sat ë entuziazmuar, sat ë tjerë të dëshpëruar, kur i panë veturat e rrënuara dha xhamat e vitrinave të dyqaneve të thyera nëpër udhë, për t’ua bërë qejfin serbëve, shanin sikur me bisht të gjogut të bardhë! Secili në mënyrë të vet shprehte mllefin ndaj studëntëve dhe veprimeve skandaloze të tyre, siç i quanin ata. Nëpër udhë nuk pushonin shprehjet dhe zërat provokues të njerëzve: “Ah, po a ka pushtet këtu në Kosovë? Ç’po bëjnë ata udhëheqës të Serbisë? Ka rënë në gjumë! Nuk i njohin shqiptarët ata më mirë se ne!” Edhe shqiptarët nuk ishin të qetë. Ndodh se ndonjëri në grup me shokët serbë, shpërthente befas: “Po, ç’po kujtoni ju kështu? Po kujtojnë serbët se na zuri rrota bishtin! Dardha e ka bishtin prapa! As juve nuk do t’ju dalë siç po kujtoni! Koha punon edhe për ne!” Duhej kujdes dhe mjeshtri për t’i bindur në radhë të parë shqiptarët që kishin besim te serbët, dhe pastaj duke u dhënë krahun ata, të formoheshin institucionet legale. Interesimi i atyre që ishin izoluar nga veprimtaritë vepruese ditore, bëhej i plogësht, dhe kudo që merrej vesh se mes tyre ishte cytyr ndonjë punë, mjerisht të tjerët i jepnin zjarr dhe ton nacionalist! Nacionalizmi ishte kancer i shqiptarëve që ia ndërronin gishtërinjtë kavallit serb, nacionalizmi ishte uverturë që bëhej hallkë për shkatërrimin e çfarëdo veprimi që ishte në të mirë të kombit; nacionalizmi ende pa shpërthyer mbi sipërfaqe, sikur i çonte peshë të tjerët, e duke bërë qortime të ashpra, lëre që tregonin veten se kush e për çka ishin, por dikur nisën të komprometohen edhe familjet e tyre.
- Hej, po a janë në mend ata studentë? - pyesnin nëpër familje të politikanëve. - Ku ke parë të djeget romani i shkrimtarit serb Dobrica Qosiç “Dielli është larg”? Pse të mos përkthehen veprat e tilla dhe të mësojnë studentët tanë prej tyre? Ne s’kemi vepra që mund t’ua kapërcejnë shkrimtarëve e shkencëtarëve serbë! Turp është të hidhen librat në udhë e të shkilen…Ai është një ndër frymëzuesit edhe për të rinjtë shqiptarë!
- Ditën e dytë pas demonstratave të studentëve e kaluam në ato tri baraka ku ishte vendosur Drejtoria e Kombinatit “Kosova” të Obiliqit. Detyrat që I kryenim më parë në zyrë sikur heshten. Askush nuk kishte kreacion t’ia fillojë ndonjë pune të re. Vetëm pritej çfarë po vjen e ç’po ndodh? Në platonë para barakave nisi të ndërtohej një tribunë me dërrasa të trasha. E shikonim nga dritaret, dhe pritej se do të vinte dikush nga lart të mbaj fjalim… Sa aktivistë lëviznin lirisht prej zyre në zyrë, duke mos u eksponuar para nëpunësve se çfarë po ndodhte? E ndjenin veten krenarë që dalloheshin nga të tjerët. Nëpunësit shqiptarë sikur e ndjenin veten fajtorë që ishin ngritur studentët dhe nuk guxonin të shtronin ndonjë pyetje nga të tillët që përpiqeshin të futeshin në rrjedha të kohës. “Pushkën e kemi pasë me t’leme!”, tha njëri duke kaluar nëpër udhë para barakave dhe iku. Tribuna u ngrit në shpejtësi. Pritej fjala e dikujt me autoritet partiak dhe shtetëror. Punëtorët dolën nga zyrat dhe e rrethuan tribunën.
- - Po vjen Xhavit Nimani! - paralajmëroi njëri prej aktivistëve.
- Vetura e zezë nga Komiteti u ndal para tribunës. Vërtet, zbriti Xhavit Nimani dhe Mahmut Bakalli, që të dy funkcionarë të lartë të partisë, dhe në përcjellje të tyre ishin edhe dy veta, sigurisht serbë apo malazezë! | |
| | | gjakushi V.I.P
Numri i postimeve : 841 Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm Fri Apr 04, 2008 7:13 pm | |
| Posa u përshëndetën me aktivistët e Kombinatit, të shoqëruar, u ngjiten në tribunë. Të gjithë me kureshtje i vërenim dhe prisnim se kush prej tyre do ta mirrte fjalën. Tubimin e punëtorëve e shpalli të hapur Stevan Gullani, kryetar I përhershëm I Sindikatës së Kombinatit, ndryshe ardhacaj nga Lika e Kroacisë.
- Shokë dhe shoqe, fjalën e ka shoku Xhavit Limani – tha. – Ai do të flas për demosnstratat e djeshme.
- Xhavit Nimani iu afrua mikrofonit dhe foli:
- - Shokë dhe shoqe,
- Ajo që ka ndodhur mbrëmë në Udhët e Prishtinës, ku janë ngritur studentët shqiptarë në domonstrata është turp për ne, si dhe për prindërit e tyre. Ne do t’I gjyukojmë të gjithë ata që kanë marrë pjesë në këto demonstrate, sepse janë në baza nacionaliste dhe irridentiste. Do të shikojmë edhe me organe të pushtetit se kush qenë organizatorë të demonstrative, sepse këtu kanë gisht disa individë nga jashtë që nuk janë pajtuar me regjimin tonë komunist. Të mos ngutemi, se të gjitha organet e pushtetit janë zotuar dhe do t’I zbulojnë akterët e tyre, madje ne kemi edhe dëshmi. I kemi edhe fotografitë e demonstrantëve.
- Mahmut Bakalli nuk foli. Në vend të tij doli Stevan Gullani. Ai me një ton të ashpër tha:
- - Shokë, ata studentë do vrarë me bukë në gojë! A ka policia dhe ushtria jonë mitralozë? Pse nuk i vrasin si qentë në udhë? Nëse ata nuk i vrasin, le të na lirojnë ne, popullin, se i qerojmë hesapet me ta.
- Tubimi mori kahe të ashpër. Pritej që të përfundojë sa më parë. U lexua në shpejtësi një telegram, që ia dërguan Komitetit Qëndror të LKJ, ku betoheshin se do t’i denojnë këto demonstrata armiqësore!
- Pjesa më e madhe e punëtorëve shqiptarë u shpërndanë të pakënaqur. U futen në vende të punës dhe mezi prisnin të përfundojë orari i punës e të shkojnë nëpër shtëpitë e tyre.
- ***
Të gjithë të përndjekurit në mënyrë të pahetueshme ishin larguar nga arsimi dhe vende të tjera të kulturës. Ata i kishin strehuar nëpër ente dhe institucione shtetërore si përkthyes! Prej 28 komunave sa ishin në Kosovë, të gjitha kishin nga një e dy përkthyes profesionistë, të gjithë shqiptarë, pos një komune në Leposaviq, që nuk i duhej përkthyesi shqiptar as serb! Përkthyes më vonë kërkonin të bëheshin me dëshirë edhe ata që ndiqeshin apo edhe fare nuk ndiqeshin, se ishte përhapur fjala se ata merrnin paga më të mira se sa në arsim. Vërtet ashtu ishte! Përkthyes kishin emëruar të gjitha ndërmarrjet e mëdha ekonomike në komuna dhe në krahinë. Ta zëmë Kombinati “Kosova” në të gjitha repartet e veta kishte nga një e dy përkthyes. Kuvendi Krahinor dhe Këshilli Ekzekutiv Krahinor, kishin shëbim të veçantë, të ashtuquajturën Byroja e përkthimeve! Kjo Byro kishte më se 25 përkthyes, të gjithë prej gjuhës serbe në shqipe dhe anasjelltas! Madje, përkthyes prej gjuhës serbe në gjuhën shqipe kishte edhe çdo ndërmarrje e vogël, përkthyes kishin edhe të gjitha gjyqet komunale si dhe gjykatat më të larta të KSA të Kosovës.
Përkthyes kishte edhe në Bankën e Kosovës, në Ndërmarrjen e Udhëve “Udha”, në ndërmarrjen zejtare “Farmakor”, e ku nuk kishte përkthyes, dhe shumica prej tyre kishin të kryer shkollën e lartë apo edhe fakul tetin përkatës.
Nga këto sëmundje kronike të përkthimeve lëngonin edhe administratat e komiteteve komunale dhe krahinore, pastaj KQ i LKS si dhe KQ i LKJ-së si dhe kuvendet e tjera në nivel të Serbisë dhe të Jugosllavisë. Rrallëhere bëhej çështje për këtë lloj rë vërbërisë së burokratëve e që gjuha shqipe mezi merrte frymë…
Marrë në tërësi, supozohej se në tërë Krahinën Socialiste Autonome të Kosovës ishin të punësuar si përkthyes të gjithë të përndjekurit politikë. Përpjekjet që i bënin ata për afirmimin e gjuhës shqipe ishin shumë të vështira, sepse vetë shqiptarët nuk i përkrahnin, e ku të pritej që të kishin përkrahje nga serbët? Kur bisedoja me kolegët që kryenin punë të përkthyesve, si dhe shokëve të punës ua thosha një mendim nga italishtja:
“Tradduttore-Traditore!” [1]
-Po, çfarë do të thuash me këtë?-më pyesnin kolegët -Me përkthime do t’ia arrijmë qëllimit deri te zbatimi në jetë i gjuhës shqipe-mbronin mendimet e tyre ata.
[1] . Tradduttore – Traditore – Përthyes - Tradhtar | |
| | | gjakushi V.I.P
Numri i postimeve : 841 Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm Fri Apr 04, 2008 7:14 pm | |
| -Jo, shokë, po qe se vazhdon përkthimi i tillë, siç edhe po vazhdon, nga serbishtja në shqipe, asgjë nuk do të arrijmë.-Me përkthyes dhe përkthime nuk mund të rimëkëmbet asgjë.
Në Radio-Prishtinë që në vitin 1963, i kam gjetur këta përkthyes: Gjeto Leka, gazetar dhe përkthyes që kishte emër në Kosovë, ishte ardhur nga RS e Malit të Zi, Rexhep Qosja, përkthyes në redaksinë e lajmeve, i ardhur nga Vuthaj, RS e Malit të Zi, Nazmi Rrahmani, në redaksinë e lajmeve, nga Podujeva, Qamil Brovina, në redaksinë e lajmeve, nga Gjakova, dikur pjesëmarrës i LNÇ, e pastaj ishte etiketuar se kishte qenë informbyroist, Hasan Salaj, Hasan Shala, e shumë të tjerë. Po, këtë udhë të përkthimeve e kishin ndjekur edhe shumë redaksi të tjera, si ajo e Radio-Televizionit të Prishtinës, Redaksia e gazetës “Rilindja”, kurse Redaksia e botimeve dhe Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore i zotonte në punë të tilla kryesisht profesorët e degëve përkatëse, dhe nën mbikqyrjen e redaktorëve dhe të lektorëve, përktheheshin dhe botoheshin veprat letrare dhe sosh shkencore! Ishte një përparësi, se përkthimet kërkoheshin gjithkund dhe pagesa e honorareve bëhej e mirë dhe me kohë! Përkthimi në Kosovë, si çdo veprimtari kishte marrë hov dhe çmohej shumë pikërisht nga vetë përkthyesit, dhe meqë ata nuk mund të afrimoheshin në asnjë lëmi tjetër, me përkrahjen e organeve të pushtetit aktual serb, arritën të formojnë edhe Shoqatën e Përkthyesve Letrarë. Këtë shoqatë e afirmonte edhe Vehap Shita, që çmohej se ishte një ndër përkthyesit më të rryer, po njëherit edhe gazetar, redaktor, lektor, etj.
“Përkthyes-çkrryes”-pohoja shpesh para shokëve. Prej një numri të madh të përkthyesve që ushtronin punë të tjera pas përkthimeve, një pakicë e vogël e tyre kishin lakuar në vende të rëndësishme të punës. Nga Radio-Prishtina, si përkthyes që ishin avancuar në fillim, pas një pune dy apo tri vjeçare, janë: Rexhep Qosja dhe Nazmi Rrahmani. Kur isha njohur me të dy, kisha hetuar se ata qysh atëherë ia përkthenin temën e doktoraturës nga shqipja në serbishte Latif Mulakut, i cili më vonë u bë personi më i çmuar në Fakultetin Filozofik, pasi e mbrojti doktoraturën në Universitetin e Beogradit. Përkthyes në Kombinatin “Kosova” të Prishtinës, pas meje në atë kohë ishte edhe Emin Kabashi, dhe pas një pune të gjatë në përkthime, vetëm kur Instituti Albanologjik i Prishtinës nisi të demokratizohej, u pranua si bashkëpunëtor (shkencor) i këtij institucioni.
Edhe pse përpiqesha që të lirohem nga përkthimet në Redaksinë e gazetës “Kosova” vragët e hershme s’më lenin t’i çel sytë! Gazeta arriti kulmin e saj, vetëm atëherë kur u krijuan kushtet që të hartohej në gjuhën shqipe, të redaktoheshin artikujt e shkruar në atë gjuhë, të lektoroheshin, dhe pastaj jepeshin që të përktheheshin në serbokroatishte. Po, kështu veprohej edhe me artikujt e shkruar në serbokroatishte, së pari hartoheshin në atë gjuhë, e pastaj përktheheshin në shqipe. Ishte bërë kjo punë kështu, dhe mezi u arrit të pranohej prej serbëve se edhe gjuha shqipe kishte terminologjinë e saj përkatëse.
Milivoje Lluçiqi, kishte ardhur nga Uzhica në Kosovë dhe një kohë të gjatë ishte redaktor gazetës serbe “Jedinstvo”, përgjegjes i rubrikës së kulturës. Ai ishte emëruar kryeredaktor i kësaj gazete, një kohë të gjatë mohonte gjuhen shqipe. Edhe kur ishte përzënë nga redaksia e gazetës “Jedinstvo” të Prishtinës, erdhi të lutej të pranohej në këtë gazetën “Kombinati Kosova”, ku kishte punuar me honorar, e pas interevenimeve të shumta, mori detyrën e redaktorit të pjesës serbe. Edhe pse rrethanat kishin ndryshuar, Lluçiqi përpiqej t’i mohonte artikujt që shkruheshin në gjuhën shqipe, duke sfiduar se gjuha shqipe ishte e varfër dhe i mungonte terminologjia përkatëse. Përherë e drejtonte gishtin e tij kundër kuadrit shqiptarë. Një mëngjes erdhi në zyrë dhe vërehej se ishte tepër i ngarkuar dhe e ngriti gishtin lart. Ai bërtiti duke e ngritur gishtin lart. | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm | |
| |
| | | | Përmbledhje nga krijues të ndryshëm | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |