|
| Përmbledhje nga krijues të ndryshëm | |
|
+14ELIE MUHAMETII Ali Baba Tepelena Sofra Ani Arta eri M gjakushi naqeta Beton Guximi Orfe@ shaban cakolli feneri 18 posters | |
Autori | Mesazh |
---|
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm Mon Apr 21, 2008 3:04 pm | |
| XII Na mallkoi historia! Veç të zeza pat Shqipëria! Ndarje zinxhirë, kurrë bashkim! Mallkim, mallkim, mallkim! Përçarje, përçarje, përçarje! Ndarje, ndarje, ndarje! Robëri, robëri, sërish robëri! Pushtim, pushtim, në vazhdimësi! Vuajtje, vuajtje e mjerim! Varfëri, varfëri e pështjellim!
Pse na ndoqi fati i zi?! Nëpër histori, në pafundësi! O Zot, o djall, o shqiptar! A ka burrë e luftëtar? Që armikun e tund? Që pluhurin e shkund? A ka fund, a ka shpëtim? Që të dalim nga ky pushtim?!
Përsëriten humbjet ciklike! Anembanë Shqipërisë etnike! Vlon armiqësia si kazan! Shpërthen mëria si vullkan! Bën kërdinë tradhëtia! N’zi mbulohet Shqipëria!
Çudi e paradoksale! Tmerr dhe fatale! Shqiptarët s’i bashkoi robëria! Patriotizmi, as dashuria! S’i bashkoi pushtimi! As greko-sllavët e kolonizimi! S’i bashkoi pushka e lirisë! As rënkimi i shqiptarisë! S’i bashkoi lufta çlirimtare! As gjenocidi e krimet barbare!
Nuk pati pajtim e miqësi! Pati përçarje, armiqësi! Prapaskena e prapësi! Vëllavrasje dhe pabesi! Hakmarrje dhe ligësi! Dyftyrësi e poshtërsi! Karrierizëm dhe zili! Inat, urrejtje e xhelozi!
Le të zihet hënë e diell! Le t’përzihet dhé e qiell! Le t’trazohet tokë e det! Me ne bëjnë eksperiment!
Çamëria - po jep shpirt! Malësia - n’terr pa dritë! Ilirida - as gjallë, as vdekë! Kosova Lindore - therë pa rrjepë! Kosova Qendrore - për gazep! Mbarë Shqipëria dalë në treg!
Mallkim, përçarje e robëri! Nëpër shekuj, në përjetësi! Derisa Shqiptarët të mbushen mend! Ta çlirojnë, bashkojnë këtë vend! Që mallkimin ta kthejnë n’bekim! Dhe përçarjen në pajtim! Dhe robërinë në çlirim! Dhe Shqipërinë në lulëzim!
(Suedi, 2000) | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm Mon Apr 21, 2008 3:04 pm | |
| REND - O SHQIPTAR! (Kushtrim poetik)
Rend, o Shqiptar, mbi akull, mbi ngrica,… ngjeshi armët, mpreh sakica!
Rend, o Shqiptar, mbi therra, mbi driza,... mprehi shpatat, mpreh dhe shtiza!
Rend, o Shqiptar, mbi zjarre, mbi vullkane,… godit armiq, ndal tufane!
Rend, o Shqiptar, mbi plumba, tanksa, topa,… të plasë greko-sllavi, të çmendet Europa!
Rend, o Shqiptar, përmes robërisë, pushtimit,… me paqë, me luftë, drejt ribashkimit!
Rend, o Shqiptar, rend sot, rend tani,… kullë krenare, me pushkën në frengji!
Rend, o Shqiptar, mbi borë, nëpër stuhi,… nëpër shtrëngata, për çlirim dhe për liri!
Rend, o Shqiptar, rend me turr, me furi,… me liri në gji, për Nënën Shqipëri!
Rend, o Shqiptar, përflake tokën, qiellin skuqe,… nga Konica në Kotorr, nga Tërkalla te Molla e Kuqe!
Rend, o Shqiptar, krah për krah, me besa – besë,... nga Ulqini në Preshevë, nga Tivari në Prevezë!
Rend, o Shqiptar, mbi bajoneta, shpatën zhvish,… nga Durrësi në Veles, nga Arta në Nish!
Rend, o Shqiptar, me hapin vigan, armikun plandos,… nga TreguRi në Florinë, nga Kosturi në Leskoc!
Rend, o Shqiptar, nëpër gërxhe, shkurre, përmbi lisa,… nga Përlepi n’Durmitor, nga Toplica te Larisa!
Rend, o Shqiptar, nëpër lugina, gropa, kodra,… nga Vranja n’Igumenicë, nga Shkupi te Shkodra!
Rend, o Shqiptar, përmbi brigje, nëpër lëndina,… nga Përkupa n’Manastir, nga Rozhaja te Janina!
Rend, o Shqiptar, mbi armiq, mbi eshtra, gjak,… nga Çamëria n’Karadak, nga Morea në Sanxhak!
Rend, o Shqiptar, rend me vrap, mos u tremb,… perandoria greko-sllave, duhet shemb!
Rend, o Shqiptar, rend, rend, rend,… Shqipëria etnike, më i bukuri vend!
Rend, o Shqiptar, përmes territ e ferrit, rrugës së fitores, rrugës së nderit!
Rend, o Shqiptar, me pushkë, me penë në dorë,… me flamur në ballë, me krushq e dasmorë!
Rend, o Shqiptar, nëpër shekuj, mijëvjeçarë,… tmerro pushtuesë, gjakos sundimtarë!
Rend, o Shqiptar, mbi varre, mbi llogore,… mposhte vdekjen, korr fitore! Rend, o Shqiptar, drejt horizonteve qiellore, si heronjtë e pavdekshëm, si Shqiponjat arbërore!
Rend, o Shqiptar, ditë e natë, rend nëpër vite,… nëpër fshatra e qytete, flamurin lart valëvite!
Rend, o Shqiptar, nëpër mjegull, nëpër tym,... përmes suferinës,… nëpër baltë, nëpër lym!
Rend, o Shqiptar, vatër më vatër me durim, pa pajtim s’ka çlirim, pa unitet s’ka bashkim!
Rend, o Shqiptar, rend kryelartë, pa ngurrim,… rend për liri, me trimëri e guxim!
Rend, o Shqiptar, me vrull, me forcë uragani,… Në tokë si Anteu, në qiell si Titani!
Rend, o Shqiptar, po të pret e thërret vatani, me zjarr si Prometheu, me parzmore dardani!
Rend, o Shqiptar, shpat më shpat, krua më krua,… herë skyfter e fajkua, herë kushedër e dragua!
Rend, o Shqiptar, legjendë e gjallë, epike,… lësho kushtrimin, bjeshkëve kreshnike!
Rend, o Shqiptar, luan me zemër fisnike, ngrite në këmbë, gjithë Shqipërinë etnike!
Rend, o Shqiptar, me forcë titanike, çliroje, bashkoje, Shqipërinë ilirike!
Rend, o Shqiptar, Zgalem në furtuna, hije të ka lufta, qëndresa e puna!
Rend, o Shqiptar, të priftë e mbara, të bekoftë Zana,... shkëmb graniti, zog shqiponje në tramundana!
Rend, o Shqiptar, nëpër rrugë, nëpër sheshe,… lundro mbi dallgë, sfido rrebeshe!
Rend, o Shqiptar, mbi fusha, male, përmbi dete, drejtësinë, fitoren,… kombin ke me vete!
Rend, o Shqiptar, përmbi kodra, breg më breg,… herë si Leka i Madh, herë si Skënderbeg!
Rend, o Shqiptar, përmbi tokë, nëpër qiell,… terrin bëhe dritë, dritën Hënë e Diell!
Rend, o Shqiptar, sikur tigri kur sulmon, nga luftërat vjen, drejt luftës shkon!
Rend, o Shqiptar, me flakadan të lirisë, lartëso vendin, ndero pragun e shtëpisë!
Rend, o Shqiptar, koha mos të shkelë, rroki armët, merrë mburojë dhe helmetë!
Rend, o Shqiptar, rend, vrapo, turru sot e përjetë, Shqipëria e bekuar, të mos mbesë e shkretë!
Rend, o Shqiptar, pishtarët e lirisë ndezi, me zjarrin në zemër, me armët për brezi!
Rend, o Shqiptar, shpërthe qiellin e zi, lësho rrezet e diellit, të ndrisin mbi Shqipëri!
Rend, o Shqiptar, nëpër prush, nëpër hi,… Shqipërinë e ndarë, - bëhe NJË përsëri!
Rend, o Shqiptar, rend, mos hezito,… rend përpara, mos vendnumëro!
Rend, o Shqiptar, rend, fluturo,… betejë pas beteje, mos u dorëzo!
Rend, o Shqiptar, buçit, si orteku gjëmo,… fortesë legjendare, mbi bedena qëndro!
Rend, o Shqiptar, mos u step, marsho,… ballin lart, gjoksin hapur, liri fito!
Rend, o Shqiptar, ngrite kokën, mos duro, shpërthe zinxhirë, burgje,… pranga shkatërro!
Rend, o Shqiptar, rend, mos ndalo, për bashkimin e Shqipërisë, lufto, lufto!
Rend, o Shqiptar, mbi flatra të zogut, Alpeve Shqiptare, Fushës së Pollogut!
Rend, o Shqiptar, mbi krahët e sokolit, shpateve të Sharrit, malit të Tomorrit!
Rend, o Shqiptar, Fushës së Kosovës, kreshtave t’Korabit, Grykës së Rugovës!
Rend, o Shqiptar, përmes Moresë dhe Epirit, Luginës Vardarit dhe shtratit të Drinit!
Rend, o Shqiptar, Rrafshit Dukagjinit, mbi valët e Vjosës dhe të Shkumbinit!
Rend, o Shqiptar, Anamoravës, Pellagonisë, grykave t’Anamalit dhe trojeve të Malësisë!
Rend, o Shqiptar, rend me topuz e sokëllimë, të prin Muji e Halili, me Gjergj Elez Alinë!
Rend, o Shqiptar, si rrufeja kur shkreptinë, natën bëhe ditë, ndriço Shqipërinë!
Rend, o Shqiptar, o i Pari i Dheut, rrënjë e patharë, Feniks i Atdheut!
Rend, o Shqiptar, mbi kalë të Skënderbeut, lidhi cep më cep, kufijtë e Mëmëdheut!
Rend, o Shqiptar, me anije, përmbi huta, me Agronin, në Kotorr, po të pret Teuta!
Rend, o Shqiptar, ndriço porsi ylli, ndero Shqipërinë si Bato, Pirro e Bardhyli!
Rend, o Shqiptar, Shqipërisë deli zot, tregoi botës mbarë, se je trim, je patriot!
Rend, o Shqiptar, përmbi gjemba, flakë e barot, bashko trojet e Shqipërisë, si i Madhi Kastriot!
Rend, o Shqiptar, që nga Atlantida, krahapur, krenare,… të pret Ilirida!
Rend, o Shqiptar, trojeve të Pellazgjisë, mbille farën tonë, anembanë Ilirisë!
Rend, o Shqiptar, brigjeve t’Ilirisë, mburojë e përkrenare, bëju Arbërisë!
Rend, o Shqiptar, bjeshkëve t’Arbërisë, Shqipe dykrenare, themel i Shqipërisë!
Rend, o Shqiptar, kufijëve të Shqipërisë, Roje e Kosovës, Iliridës, Malësisë e Çamërisë!
Rend, o Shqiptar, rend, tutje në përjetësi,… për bashkim e liri, rend për ardhmëri,...!
(Suedi, 1995) | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| | | | Arta Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 760 Registration date : 06/09/2007
| Titulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm Wed Apr 23, 2008 12:09 pm | |
| Pakëz në ëndërr Pakëz në zhgëndërr Jam pakëz i ndrydhur pakëz i çliruar duke vrapuar pas emrit pakëz i zverdhur pakëz i friksuar Jam pakëz i ngrirëpakëz i shkrirë duke kënduar për ty pakëz i rrahur pakëz i ndjekur jam Jam pakëz i përbuzur nga dielli kënga jote më ka ndezur e më ka stërpikur me lotë pakëz i vrarë edhe nga ylli jam Jam ëndërr pakëz zhgëndërr pakëz fëmijëkur fluturojnë zogjët Jam pakëz endacak-shtegtimin e kam në gjak duke ecur me ty kalistrok pakëz i çuditshëm kur qëlloj retë Jam pakëz i dyshimtë pakëz kokëfortë kur shqelmoj zotrat që s'dinë të ngopen kurrë Pakëz diçka nëpër zjarr diçka nëpër ujë diçka që hyn në të ardhmen për të ikur nga vdekja jam.... DIN MEHMETI | |
| | | Arta Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 760 Registration date : 06/09/2007
| Titulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm Thu Apr 24, 2008 12:15 am | |
| Sytë që shkrepin gashuri M'janë shkimë dritat e syve të gjallë kthinave të mbrëmjeve luginave të nxira e vrragëve të fytyrës së shterrur derdhi pusat e fryrë të shpirtit në shtratin ku të rrita ,o fëmijë. -Eja bir-o, të mbledh rreth stomit të gjinjëve të brejtur, t'i ngrohë brinjët e kërrusura ulurimeve të fërfëllazave të mallkuara, eja bir-o,ta ndiej gjakun duke vluar!... Eja në dashurinë e thimthave të rjepur se me dhëmbë të rinj në gjak mi ke skurruar e kurrë s'ta kam terratuar ballin me shuplakë mallkimi , e kurrë s'ta kam shkrumuar jetën me namë e rredhime, eja bir-o,ta ndiej gjakun duke vluar!... Të kam përkundur buzë vatrës nën flakën e zbehtë të një une e shpesh kam ikur përrenjëve me djepin tënd ngarkuar në tojat e një plunge. Eja bir-o ,ta ndjej gjakun duke vluar!... O shpirti le të më rritet bregores sime të lulëzuar, eshtrat le të më kallen si nur për tokë e diell se në sytë e tu që shkrepin dashuri është gjaku i vatrës së re duke vluar.... Din Mehmeti | |
| | | Arta Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 760 Registration date : 06/09/2007
| Titulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm Thu Apr 24, 2008 5:11 pm | |
| Lutje Dy duar të njoma u bënë disqe flamujsh në djep'i natë ''Babë ,eja t'i përkëdhel mustaqet e thinjur se edhe si vocrrak për ty kam mësuar shumë këngë''. Dy duar të njoma u rrokën me dritë pa ndarë ''Babë,afrohu ta puth ballin si diell, se edhe në gjumë dashuria jote m'ka ndezur si yll''. Fëmija tashmë të ecën në rrugën e vet. 'O shtrima dorën e plasur prej rrëpatjeve ,babë, se vetëm atëherë kam për t'u rritur i fortë si shkëmbi | |
| | | Arta Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 760 Registration date : 06/09/2007
| Titulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm Thu Apr 24, 2008 5:22 pm | |
| Simfonija e vjeshtës ështeë ulur në zgripcin e pragut të derës si cung i djegur në moh. Dhe belbëzon mbas klithmave të pipave të krrusur prej barrës së erës si trokaqe e mullirit buzëplasur; ''Natë, kthemi sytë e vjedhur që ia fala agut!'' ....Vetëm klithma e pipave të kërrusur thyhet nëpër lugje- e zogzat dridhen nëpër trungje... ''Kthema gjuhën e dashurisë ta stërpik plangun me diell- se në buzët e mia,në acar është rreshkur një melodi në lirë!'' Një rrashtë u ndez si eshkë, do pishtarë u kallën në kreshtë ... ''O mbi grykën e varrit tënd të paemër-natë, krahët e agut po e ndëshkojnë terrin. | |
| | | Arta Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 760 Registration date : 06/09/2007
| Titulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm Thu Apr 24, 2008 5:28 pm | |
| Duke pritur Të kam pritur edhe kur kam vrapuar si era livadheve të fëmijërisë. Të kam pritur- me flokë të shprishur në zemër e me mordje në sy. tTë kam pritur- me sofër të shtruar, të t'i fal duar e sy. Të kam pritur- e ti paske banuar gjithmonë në mua në vdekje të mëdha e në lindje të vogla. Kur të vish do të më më gjesh në rrudhat e tokës të ngurëzuar në shtegun e pritjes. | |
| | | Arta Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 760 Registration date : 06/09/2007
| Titulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm Thu Apr 24, 2008 5:46 pm | |
| Mallkimi i gjakut Zbraze ,zbraze një pushkë në derë të oborrit o Zeqë Shpati! Le të zgjohen të përgjumurit strofujve të gjëmimeve shekullore, se sot po na shkon Fata e po shuhet kanga e dashurisë, që këndoi plangjeve tona! Po të shkon Fatë-zeza , o bacë me sy të qëndisur me ngjyrën e kopshteve, me buzë posa të skuqura në bukën e misrit të ri... O çikë e pate , e jo fëmijë të gjetur buzë rrugëve! O,e as rrogëtare jo për të punuar nëpër ara. Pse je shurdhuar bre bacë? A s'kallesh në flakën e krahëve të vogëlushes së dashur që e fale pa dëshirën e saj? Po të shkon Fata me flokë bishtaleca të shelgjishteve në zbërthim, me harqe vetullash- dy krahë lejleku në fluturim, me bebza vizëlluese- dy liqene të fshehura në pishnajë . O, a e di Zeq Shpat, se për ty vetima hapësirën e shpon lumenjët dalin nga shtrati me zllapa pikëllimi në brigje se mordja mbi pullaze zdirgjet dhe lëpin jetën e pëllumbave që ajo ushqyer i ka me troha bukenë shtigje.... Zbraze fjalën si pushkën dikur,o Zeq Shpati qëllo hallkën e vargonjve të ndryshkur duarve të voglusheve tona se s'është kanu gjaku yt të mallkojë!.... | |
| | | Arta Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 760 Registration date : 06/09/2007
| Titulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm Sat Apr 26, 2008 12:17 am | |
| Kulla ime e lashtë Po ec kulla ime e lashtë me shtatë vëllezër rreth sofrës, me frengji të çala nga sterra e loti, me oxhak të tymosur nëpër kohë. Herë e shoh në prehërin e bashkëve të reve, në atë rogë dielli ku rrezet shpërthejnë nga sytë, herë në shtegun e përshëndetjeve duke ndezur zjarrin në vete , Në atë ngricë... ...E vala valen në pezëm e mbyt për një tjetër që ngjitet thikë përpjetë, për atë që dirgjet ngul teposhtë e përgjigja mbetet harresë në zhurmë . Po ec me djepin tim të përkundur nga duart e thata të nënës së mërdhirë, me legjendat e harruara në muret e plasura ,po ec . Herë më bëhet duq i kallur në zemër e s'më le as të vdes , herë ngrihet para syve të pëllumbave e s'më le as të lind. ....E koha kohën me brryla e shpon për një zog që veten në fluturim e zë për atë që bukuria e lartësive e rrëzon e përgjigja mbetet simbol në thumb... | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm Sun May 04, 2008 9:49 pm | |
| LIQEJTE BLU
Pashë ty. Në fytyrën tende - një peizazh impresionist. Në sytë e tu - dy liqenj të thellë blu. Në buzët e tua - dy trëndafile rozë. Në flokët e tu - errësirë. Pashë ty dhe mbylla sytë Se ishe diell e më verboje. | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm Fri Jun 06, 2008 2:45 pm | |
| Mos u ngrys prej dëshprimit, Nëse jeta të gënjen! Hesht në ditën e mundimit.- Rishmëz dit'e gazit vjen. Zemra me të ardhmen rron, Nga e sotshmja shqetsohet, Kur gjithçka papritur shkon, Për të shkuarën mallohet. | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm Fri Jun 06, 2008 2:49 pm | |
| Me çka të të peshoj, me sy apo me zemër, me çka ? O, tërë botën kënga jote e zgjoi dhe kaltëria. Me çka të të peshoj, me sy apo me zemër, me çka ? O, të gjitha dritaret e jetës krah e m'krah m'i çeli ëndrra jote. | |
| | | naqeta Anëtar
Numri i postimeve : 439 Age : 95 Vendi : pp Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm Fri Jun 06, 2008 2:50 pm | |
| - Sofra shkruajti:
- Mos u ngrys prej dëshprimit,
Nëse jeta të gënjen! Hesht në ditën e mundimit.- Rishmëz dit'e gazit vjen.
Zemra me të ardhmen rron, Nga e sotshmja shqetsohet, Kur gjithçka papritur shkon, Për të shkuarën mallohet. I nderuar Sofra ju mari ju si shembull mbase jeni i stafit ju kisha lute qe cdo postim ne kete teme re respektohet autoresia, te gjithe postimet qe skane autorin te largohen, pa asnje keqkuptim ju lutem! | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm Fri Jun 06, 2008 2:52 pm | |
| E pa kufi je si shpirti im, e pakufi- e unë pash e m'pash mundohem të të bi, në grykë të shkëmbit të pi ujë bore, në pishnaja t'malit të bëhem syri yt. E pa kufi je, e pakufi si shpirti im- Kosovë, qetsi e dëshiruar. | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm Fri Jun 06, 2008 2:58 pm | |
| naqeta ku t'i gjej unë tash autorët e këtyre vargjeve që solla... Mendojë se vet titulli i kësaj teme lejonë poezi të sjellim edhe pa emrin e autorëve. vargjet që i kam sjell lartë më duket se janë të Ali Podrimes për ate të paren nuk jam i sigurt më duket janë të Pushkinit. | |
| | | Arta Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 760 Registration date : 06/09/2007
| Titulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm Tue Jun 17, 2008 6:11 pm | |
| Lutje Pashë fuqinë e zanit të dashnisë ngjyrën mos e harro njeri, se hallkat e marra të zilisë kanë shumë shpresa me nxi. Të lutem syshkruem i maleve gjaksore ndale fërfëllazën në mirësi, se predha ka afsh në valle dasmore për flakë të madhe e fuqi. Pashë eshnat e shkapërderdhun rrugëve dritat e syve lëshoi n'këtë kand burrnor, dejtë e kallun shikimi me ujë t'zemrave , kallijtë e mëngjezeve stolisi,me lule n'krahror. Lule më lule kërko nektarin që ma shumë mjaltë t'kesh në zgjue, njeri i dashtun që frigove malin vetëm kangë diellit tu'i këndue... Pashë njatë rreze n'sy bote plague falma zemrën e poetit , që të kam fuqi zjarrin me shplue e mos t'më ndali as dallga e detit... Fazli Greiçevci | |
| | | Arta Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 760 Registration date : 06/09/2007
| Titulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm Wed Jul 09, 2008 4:32 pm | |
| Kur je i dashuruar Bota është plotë bukuri edhe shoqja ime këtë emër e ka . E nesërmja të mirën premton edhe biri im këtë emër e ka . Kënga që kemi në buzë quhet ardhmëri si ta kish marrë emrin e sime bijë. Rexhep Elmazi | |
| | | Arta Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 760 Registration date : 06/09/2007
| Titulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm Wed Jul 09, 2008 4:36 pm | |
| Kur shkon ti Kur shkon ti i merr këngët e mia më le tel të ndryshkur pa zë. Kur shkon ti zvogëlohem për aq sa rritem kur vjen ti. Kur shkon ti e ruaj vetëm një fjalë gjersa të mos kthehesh ajo më je ti . Rexhep Elmazi | |
| | | Arta Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 760 Registration date : 06/09/2007
| Titulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm Wed Jul 09, 2008 4:48 pm | |
| Nëse ... Nëse sosen fjalët e tua e të miat s'presin më përgjegje pse krenohemi me këto gojë që kemi. Nëse vjen çasti të shikohemi veç në shpinë pse krenohemi me këta sy që kemi Nëse vihet gardh në mes të trupave tanë pse krenohemi me këto duar që kemi nëse.... Rexhep Elmazi | |
| | | Arta Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 760 Registration date : 06/09/2007
| Titulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm Wed Jul 09, 2008 4:58 pm | |
| Dasma pa krushq Andej kah del djali shtrihet kurrizi i maleve andej kah ecë çika pushon deti i pyjeve Atje ku këndon djali malet po shemben andej kah fshan çika pyjet po kallen I shtrijnë pyjet krahët e flakës përqafojnë bjeshkët që po derdhen po të dinte toka çka po bëhet mali me mal do ish afruar Mbrëmë dy vetë dhe terri i trupuan malet... -Qysh na iku çika pa kerr të kuq pa pushkë! Vetëm hëna me yjet ishin krushqit e tyre. Rexhep Elmazi | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm Mon Aug 11, 2008 3:46 am | |
| Oj Kosove moj nene loke E di moj se nuk e pate... Se ke, e sdo ta keshe lehte Mundime, hekje, dhimbje pa nderprere Si dje,sot e ndoshta edhe ... Ndoshta do mbetesh sot si dje Poashtu shume e dhimbosur Por besoj e garantoj, se jo edhe neser! Sot me Ty Derdhim lot gjithe na Se prehet nje trim i madh Ne preher te Nenes vete. Nga dyqind mije nderime Po aq vajtim, lot e ngushllime Qytetar e pushtetar I dhane lamtumiren e fundit Enver Haradinajt-Atdhetar!...
Lavdi dhe i lehte i qofte toka arberore! Me 17 prill 2005, B.S. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm Mon Aug 11, 2008 3:49 am | |
| Nena e Deshmorit
Nena Shprese mos u merzit, Te ra djali ne luftim. Kurre nuk te ka korit, Shkoi Deshmor Visari trim.
E rrite per ideal, Nene shqipetare e vertete. Tetembedhjete i mbushi n'mal, me bekim te rroje per jete.
Per Babin kish mall sot, Do te shkoje t'a takoje. Per trimin mos derdhni lot. Per Ju do t'a perqafoje.
Mbahu nene, ti i dhe bekimin, se Ai s'te la vete. T'la Arsimin dhe Betimin, dhe kujtim te tij perjete.
Kur t'ju lekundet qendresa, mos u trembni,rrini qete. Edhe nen toke jane fortesa, Shqiptarise roje perjete.
Ne qiell t'Sharrit n'fluturim, Kur t'shihni shqipen me flete. Eshte Engjulli i Vendit Tim, Eshte Visar Sinani vete.
Keto vargje ngushllimi i dedikohen nenes se Deshmorit Visar Sinani,Nenes Shprese...,djaloshit qe ra ne Brodec te Tetoves.Visari ka qene luftetar i UCK-se me 2001....Lavdi. Xh.A. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Julia Gjika: Cikël poetik Wed Aug 13, 2008 3:49 am | |
| Julia Gjika “FOLE E ZOGUT” NE PEKIN “Fole zogu” gjigande, brilante. Cudite botën, kur derën hape. Mijra krahë, mijra mendje, miresevini i thanë globit me buzëqeshje zemre. Sikur këto duar, të panumurta të njerëzimit, pëllumba të lëshonin drejt qiellit, sikur krahët e planetit trëndafila të rritin dhe të mbajnë balancën e vështirë të drejtpeshimit, si në trarin e ekuilibrit Medalioni më i cmuar do t’i shkonte gjoksit të Paqes. Le të mos kish asgjë kjo botë, vec Paqe! Pak më parë se “Foleja e Zogut” celi derën Një luftë e re filloi, mbi glob, e egër. Njeri, mos rend pas Adamit. Kënaqu me c’ke në duar sot dhe falendero të madhin Zot!.. Do të mjaftonin retë, Lotët e botës të mblidhnin. Pastaj të shkarkojnë gëzimin . Me brohoritje të këndojnë Zemrat. Per paqen e perbotshme kampine mbi kampione | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm Wed Aug 13, 2008 3:50 am | |
| NUK I SHEH SI FLUTURAT VDESIN? Mos i mbyll dritaret qiellit. Fluturat vdesin. Nuk i sheh si fluturat vdesin? Kur s’kanë ajër, Krahët thahen. Pa rrënkime, pa nxjerrë zë, ato mpaken. Fluturat vdesin. Mos i mbyll, dritaret shpirtit. Shpirti vdes. Pa liri, krahëthyer s’fluturon. I burgosur, pa hapësirë, nuk jeton. | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm | |
| |
| | | | Përmbledhje nga krijues të ndryshëm | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |