Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Përmbledhje nga krijues të ndryshëm

Shko poshtë 
+14
ELIE
MUHAMETII
Ali Baba Tepelena
Sofra
Ani
Arta
eri M
gjakushi
naqeta
Beton
Guximi
Orfe@
shaban cakolli
feneri
18 posters
Shko tek faqja : Previous  1 ... 8 ... 12, 13, 14 ... 17 ... 21  Next
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 13 EmptyMon Apr 21, 2008 2:48 pm

MOS E LENI…!

Mos e leni idealin të vyshket!
Mos e leni pushkën të ndryshket!
Mos e leni plisin të përlyhet!
Mos e leni fytyrën të nxihet!

Mos e leni kullën të rrënohet!
Mos e leni pragun të dhunohet!
Mos e leni flamurin të përbaltet!
Mos e leni burrërinë të luhatet!

Mos e leni gjuhën të përdhoset!
Mos e leni amanetin të fundoset!
Mos e leni historinë të zbehet!
Mos e leni vatrën të shkelet!

Mos e leni kombin të koritet!
Mos e leni trimërinë të venitet!
Mos e leni gjakun të thahet!
Mos e leni fisin të ndahet!

Mos e leni shpresën të shuhet!
Mos e leni besën të zhduket!
Mos e leni krenarinë të kërruset!
Mos e leni zjarrin të fiket!

Mos e leni betimin pa realizuar!
Mos e leni lirinë pa fituar!
Mos e leni atdheun pa çliruar!
Mos e leni Shqipërinë pa bashkuar!

Mos e leni as sot, as mot!
Mos e leni atdheun pa zot!
Mos e leni mos, mos, mos!
Mos e leni armikun t’ju sos!

(Suedi, 1995)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 13 EmptyMon Apr 21, 2008 2:49 pm

PSE HESHTIN…?!

Pse heshtin të gjallët mbi dhé?
Pse heshtin të rënët për atdhé?
Pse heshtin burrat e kësaj toke?
Pse heshtin trimat, oj nënëloke?
Pse heshtin komandantët e ushtrive?
Pse heshtin ushtarët e stuhive?
Pse heshtin heronjtë e martirizuar?
Pse heshtin shqiptarët e robëruar?!

Pse heshtin vargmalet shkëmbore?
Pse heshtin kodra, gërxhe e bregore?
Pse heshtin fshatra e qytete?
Pse heshtin lumenj e dete?
Pse heshtin fusha e lëndina?
Pse heshtin pushkë e martina?
Pse heshtin gra, pleq e të ri?
Pse heshtin gjithë kjo njerëzi?!

Pse heshtin krojet gurgulluesë?
Pse heshtin zogjtë cicërruesë?
Pse heshtin kafshët në pyll?
Pse heshtin shqiponjat në qiell?
Pse heshtin erërat me sokëllima?
Pse heshtin rrufetë me bubullima?
Pse heshtin të gjallë e të vdekur?
Pse heshtin kur Atdheu është djegur?!

(Suedi, 1995)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 13 EmptyMon Apr 21, 2008 2:49 pm

MBI TROJET TUA – ILIRIDË!
(Në vendlindje, pas 13 vitesh)

Ecë mbi tokën tënde të bekuar,
Ecë mbi malet e gjelbëruar,
Ecë mbi lëndinat tua të bukura,
Ecë mbi fushat me lule e flutura,
Ecë mbi trojet tua – Iliridë,
Dhe zemra e sytë më mbushen dritë.

Ulem mbi livadhet tua të lulëzuara,
Ulem mbi gurët e kalave të lartësuara,
Ulem mbi bregoret në formë plisi,
Ulem pranë varreve të t’im fisi,
Ulem pranë votrës me oxhak,
Ulem pranë kullës me bajrak,
Ulem e përkulem para teje – Iliridë,
Dhe zemra e sytë më mbushen dritë.

Endem krenar brez pas brezi,
Endem atje ku lufta ndezi,
Endem ballëlartë me plot shpresa,
Endem atje ku e fortë u lidhë besa,
Endem me pishtarin e lirisë në dorë,
Endem atje ku ranë heronj e dëshmorë,
Endem me idealin e bashkimit në gji,
Endem atje ku i thonë Shqipëri,
Endem trojeve tua – Iliridë,
Dhe zemra e sytë më mbushen dritë.

(Tuhin, 1995)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 13 EmptyMon Apr 21, 2008 2:50 pm

PËR TY – O ATDHÉ!

Për ty po vëzhgoj
Për ty po vrojtoj
Për ty po vështroj
Për ty po shikoj
Për ty po dëgjoj
Për ty po jetoj
Përgjoj në tokë e mbi ré,
Për ty – o Atdhé!

Për ty jam guximtar
Për ty jam luftëtar
Për ty jam kreshnik
Për ty jam heroik
Për ty jam çelik
Për ty jam stoik
Përballoj çdo rrufé
Për ty – o Atdhé!

Për ty kam dhembshuri
Për ty kam dashuri
Për ty kam adhurim
Për ty kam përmallim
Për ty kam vuajtje
Për ty kam lutje
Përgjërohem e bëj bé,
Për ty – o Atdhé!

Para armikut nuk gjunjëzohem
Para armikut nuk nënshtrohem
Para armikut nuk dorëzohem
Para armikut nuk mposhtem
Para armikut nuk kërrusem
Para armikut nuk përkulem
Përgjunjem e ulem përdhé,
Për ty – o Atdhé!

Për ty po flakërohem
Për ty po përvëlohem
Për ty po përskuqem
Për ty po përcëllohem
Për ty po plagosem
Për ty po digjem
Përflakem si Promethé,
Për ty – o Atdhé!

Për ty po betohem
Për ty po zotohem
Për ty besatohem
Për ty po premtoj
Për ty po besoj
Për ty po luftoj
Përbetohem në Skënderbé,
Për ty – o Atdhé!

Me armiqtë po kacafytem
Me armiqtë po mbytem
Me armiqtë po ndeshem
Me armiqtë po përleshem
Me armiqtë po vritem
Me armiqtë po pritem
Përgjakem si Pirro e Anté,
Për ty – o Atdhé!

Për ty po përgjoj,
Për ty përballoj,
Për ty po përgjunjem,
Për ty përgjërohem,
Për ty po përflakem,
Për ty përbetohem,
Për ty po përgjakem,
Për ty, Mëmëdhé!
Për ty - o Atdhé!

(Suedi, 1996)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 13 EmptyMon Apr 21, 2008 2:51 pm

…ILIRIDA IME!

Lindur në stuhi!
Rritur n’Iliri!
Fëmijë pa fëmijëri!
Vajzë pa vajzëri!
Cucë pa rini!
Vashë pa nusëri!
Çikë me pikëllime!
Ilirida ime!

Vajzë virgjëreshë!
Vajzë si perëndeshë!
Vajzë shtojzovalle!
Vajzë si sorkadhe!
Vajzë kanarinë!
Vajzë si trëndelinë!
Vajzë bubullime!
Ilirida ime!

Vajzë porsi Hana!
Vajzë porsi Zana!
Vajzë princeshë!
Vajzë si hyjneshë!
Vajzë porsi drita!
Vajzë si Afërdita!
Vajzë vetëtime!
Ilirida ime!

Nuse pa duvak!
Nuse pa bajrak!
Nuse pa dasmorë!
Nuse pa kurorë!
Nuse e panusëruar!
Nuse e pamartuar!
Nuse pa gëzime!
Ilirida ime!

Vend i bekuar!
Tokë e paçliruar!
Liri e pafituar!
Shqipëri e pabashkuar!
Nëpër shekuj, mijëvjeçarë...!
Herë plagosur, herë zemërvrarë!
Herë përtokë, herë në marshime...!
Ilirida ime!

Nuse mbushur shpresë!
Nuse me besa – besë!
Nuse me ideale!
Nuse fitimtare!
Nuse zemërluane!
Mbretreshë iliriane!
Nuse me përkrenare!
Nuse luftëtare!
Nuse në dyluftime!
Ilirida ime!

Nuse antike!
Nuse pellazgjike!
Nuse kreshnike!
Nuse ilirike!
Nuse lulebore!
Nuse arbërore!
Nuse flamurtare!
Nuse shqiptare!
Nuse në shtegtime,...!
Ilirida ime!

(Suedi, 1996)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 13 EmptyMon Apr 21, 2008 2:52 pm

GJAKU YNË

Gjaku ynë – gjak antik,
Gjak i pastër – pellazgjik.

Gjaku ynë – gjak epik,
Gjak i pastër – ilirik.

Gjaku ynë – gjak arbëror,
Gjak i pastër – si dëborë.

Gjaku ynë – gjak fisnik,
Gjak i pastër – kreshnik.

Gjaku ynë – gjak shqiptar,
Gjak i pastër – margaritar.

Gjaku ynë – ideal
Gjak i pastër – gjak kristal.

Gjaku ynë – llavë vullkani,
Gjak i fortë – si uragani.

Gjaku ynë – ushtimë deti,
Gjak shkundës – si tërmeti.

Gjaku ynë – si zambak,
Gjak i kuq – si bajrak.

Gjaku ynë – flakadan,
Gjak ballëlartë – si azgan.

Gjaku ynë – ortek mali,
Gjak i zjarrtë – xixa stralli.

Gjaku ynë – lulëbozhuri,
Gjak i ndezur – ngjyrë flamuri.

Gjaku ynë – rreze dielli,
Gjak përcëllues – rrufé qielli.

Gjaku ynë – gjak krenar,
Gjak bese – gjak bujar.

Gjaku ynë – gufon n’damarë,
Gjak neoni – gjak fanar.

Gjaku ynë – prush me gaca,
Gjak përvëlues – gjak me flaka.

Gjaku ynë – ylber me ngjyra,
Gjak besnik – zbardhë fytyra.

Gjaku ynë – zog petrit,
Gjak shpërthyes – dinamit.

Gjaku ynë – sfidon muzgjet,
Gjak luan – shpërthen burgjet.

Gjaku ynë – vringëllimë armësh,
Gjak martirësh – det prej dallgësh.

Gjaku ynë – gjak burrëror,
Gjak qëndrese – gjak dëshmorë.

Gjaku ynë – këmbanë lajmërimi,
Gjak alarmi – gjak kushtrimi.

Gjaku ynë – fërfëron,
Gjaku ynë – kuqëlon.

Gjaku ynë – vezullon,
Gjaku ynë – yjëzon.

Gjaku ynë – ulërimë,
Gjaku ynë – bubullimë.

Gjaku ynë – tingëllimë,
Gjaku ynë – furfullimë.

Gjaku ynë – gurgullimë,
Gjaku ynë – shushurimë.

Gjaku ynë – gjak biblik,
Gjaku ynë – gjak stoik.

Gjaku ynë – gjak lirik,
Gjaku ynë – gjak magjik.

Gjaku ynë – melodik,
Gjaku ynë – romantik.

Gjaku ynë – poetik,
Gjaku ynë – patriotik.

Gjaku ynë – gurrë freskie,
Gjak heronjsh – këngë lavdie.

Gjaku ynë – burim lirie,
Gjak shqiptarësh – themel Shqipërie.
(Suedi, 1997)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 13 EmptyMon Apr 21, 2008 2:53 pm

PËR TY, SHQIPËRI!

Rrahur nga murrlani,
Zvarritur nga dushmani,
Rreshkur nga dielli,
Rrufé nga qielli,
Djegur nga zjarri,
Përvëluar nga malli,
Përbetuar në përjetësi,
Për ty, Shqipëri!

Lagur nga shiu,
Tharë nga veriu,
Notuar mbi dallga,
Pranguar në pranga,
Kalitur nga qëndresa,
Forcuar nga besa,
Përgjëruar në vetmi,
Për ty, Shqipëri!

Varfanjakë, të leckosur,
Shpirt e zemër të plagosur,
Llahtarisur nga barbarët,
Robëruar nga greko-sllavët,
Mallkuar nga perënditë,
Zhvesh e zbathë për çdo ditë,
Theror për dituri,
Për ty, Shqipëri!

Therë me bajoneta,
Mbrojtur nga helmeta,
Vrarë nga kmesa,
Ringjallur nga shpresa,
Mbytur nga vërshima,
Përtrirë nga agullima,
Zemrën plotë dashuri,
Për ty, Shqipëri!

Lidhur me zinxhirë,
Këmbë e duar ngrirë,
Varur në litar,
Zhuritur në flakë,
Copëtuar trup e kokë,
Rrëzuar përtokë,
Në këmbë përsëri,
Për ty, Shqipëri!

Etur për ujë e për dije,
Uritur për bukë e për hije,
Dënuar me vdekje e shtegtime,
Përlotur në vaj e ngashërime,
Përbuzur nga bota mbarë,
Skllavëruar nga gjakatarë,
Feniks nëpër shkrumb e hi,
Për ty, Shqipëri!

Plagosur në beteja,
Shkatërruar foleja,
Murosur në bedena,
Thyer eshtrat e pena,
Përgjakur në dyluftime,
Rritur me thërrime,
Diademë e stoli,
Për ty, Shqipëri!

Andralla mbushur jeta,
Plagë të reja e të vjetra,
Plumbat shtatin shpuar,
Nëpër burgje torturuar,
Agoní që s’ka mbarim,
Rraskapitur në amshim,
Mbijetuar në Iliri,
Për ty, Shqipëri!

Jezu Krisht i gozhduar,
Promethé i revoltuar,
Titan i egërsuar,
Anté i tokëzuar,
Skënderbé luftarak,
Dedë Gjo Lul me bajrak,
Kometë zjarri në gjithësi,
Ne, për ty, Shqipëri!

(Suedi, 1997)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 13 EmptyMon Apr 21, 2008 2:54 pm

PO THËRRET ATDHEU!

Shtatin plagë e ballin vra!
Trojet nda e zemrën tha!
Gjak, dhunë e padrejtësi!
Vatrat shuar, kullat hi!

Sikur moti kur shkreptinë,
Po thërret Atdheu ynë:
”Eni Shqipe përreth meje,
Hiqni korbat prej foleje!”

Flaka e zjarrtë ka skuq qiellin!
Tymi i zi ka zënë diellin!
Toka djegë e krojet shterë!
Flamuri shkelë e fisi prerë!

Porsi qielli kur vetëtinë,
Po thërret Atdheu ynë:
”Eni Shqipe përreth meje,
Hiqni korbat prej foleje!”

Kërcet topi me rropamë,
Çirren korbat me krrokamë,
Pas shumë shekujsh në zinxhirë,
Shqipet duan Shqipërinë e lirë,
Jo, s’ka vdekë zogu i Shqiptarit,
I del para gjakatarit.

Hije u ka kurora e lirisë,
O ju bijtë e Shqipërisë!
Si ylberi zbresin në fushë,
E kanë shtatin si drenushë,
Rreze dielli e rreze hëne,
Jemi zogj prej një nëne.

Prita, prita shumë shpresova!
Prita, prita mjaftë durova!
Prita, prita dhe luftova!
Shumë beteja, pak fitova!

Sikur bjeshkët kur oshtinë,
Po thërret Atdheu ynë:
„O shqiptarë, rracë pellazgjike,
Ta çlironi Shqipërinë etnike!”

(Suedi, 1997)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 13 EmptyMon Apr 21, 2008 2:54 pm

LUFTËTARI I LIRISË
(Heroit Kombëtar – A.Jashari)

Rend me shtizë e topuz - si kreshnik
Rend me shpatë e mburojë - si fisnik
Rend me ushtë e përkrenare - si rrufé
Rend me pushkë e kobure - për atdhé
Rend me xixat e shkëndisë
Luftëtari i lirisë.

Rend në këmbë, rend me vrap
Mbyll humnera, shtigje hap
Nëpër vite rend pa ndal
Nëpër shekuj legjendë e gjallë
Rend mbi troje të shqiptarisë
Luftëtari i lirisë.

Rend mbi kal në histori,
Me flamur e zjarr në gji,
Rend me turr si shigjetë
S’e ndal hapin kurrë përjetë
Rend me vrullin e stuhisë
Luftëtari i lirisë.

Si shqiponja fluturon
Si luani po lufton
Herë si princ, herë si mbret
Qiellit ngjitet, qiellit zbret
Përkrenarja e Lirisë
Luftëtari i Shqipërisë.

(Suedi, 1998)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 13 EmptyMon Apr 21, 2008 2:54 pm

KUSHTRIM!

Ngritu, Homeri i Pellazgjisë!
Zgjo shqiptarët e Shqipërisë!

Fol, Dodona e Epirit!
Trego fatin e Ilirit!

Në këmbë, Akili i pellazgut!
Ylli dritës, nderi pragut!

Marsho, Leka i Maqedonisë!
Bashko trojet e Pellazgjisë!

Lufto, Pirro epiroti!
Për këto troje t’ka falë Zoti!

Shpatën në dorë, Teutë e Ilirisë!
Mbro kurorën e Mbretërisë!

Ngjallu, Gjergji i Shqipërisë!
Çliro trojet e Arbërisë!

Me ushtë, Gjeto Muji i Jutbinës!
Pret bajlozi në mes t’rudinës!

Me topuz, o Gjergj Elez Alia!
Bajlozi i detit të ka ardhë te shtëpia!

Ndiz fitilin në kullë t’barotit!
Oso Kukë Vranina, nip i Kastriotit!

Gjokset topave, o Mic Sokola!
Se Shqipëria është e jona!

Me penë e pushkë, o Shqiptarë!
Nëpër shekuj, mijëvjeçarë…!

Si vetëtima kur del prej reje!
Hiqni korbat prej foleje!

Shtatin plagë e zemrën vrerë!
Pa dritë në dimër, pa diell në verë!

Gjysma e Atdheut lidhur në vargonj!
Suleni si luanë, luftoni si dragonj!

Tash sa shekuj vend gjysmak!
Sa shumë plagë, sa shumë gjak!

Po më shkon loti si burimi!
Më zihet fryma prej ngashërimi!
Në këmbë, o Burra, në fushë të mejdanit!
Delni zot këtij Vatanit!

(Suedi, 1998)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 13 EmptyMon Apr 21, 2008 2:55 pm

ENDE…

Ende dielli po rrezon,
Ende hëna po ndriçon,
Ende jeta po vazhdon,
Ende mendja logjikon,
Ende zemra na punon,
Ende gjaku na gufon,
Ende syri na shikon,
Ende shpirti s’na lëshon,
Ende n’dorë penë e shpatë,
Ende këmba shtigje hapë,
Ende shpresa na trimëron,
Ende kombi po gjallëron.

Ende fisi s’është faruar,
Ende vatra nuk është shuar,
Ende oxhaku po tymon,
Ende kulla po qëndron,
Ende flamuri po valon,
Ende flaka po flakëron,
Ende zjarri po përcëllon,
Ende kandili vezullon,
Ende ylli po shëndrit,
Ende qiriri po bën dritë,

Ende besa na forcon,
Ende dashuria na bashkon,
Ende armët s’i kem lëshuar,
Ende burrëria s’është dobësuar,
Ende guri qëndron mbi gur,
Ende shqiponja valon n’flamur,
Ende gurrat s’janë shterruar,
Ende shqiptari s’është dorëzuar.

Ende pushka nuk është ndryshkur,
Ende lulkuqet nuk janë vyshkur,
Ende lufta s’është mbaruar,
Ende armiqtë s’kanë fituar,
Ende qielli nuk është ngrysur,
Ende toka s’është përmbysur.

Ende kënga po jehon,
Ende fyelli po ushton,
Ende historia s’është harruar,
Ende lahuta s’ka pushuar,
Ende këmbana po tingëllon,
Ende ora po punon,
Ende mejdani s’është ndarë,
Ende kuvendi s’është shpërndarë.

Ende plugu lëvron arën,
Ende bujku po hedhë farën,
Ende rrënjët nuk janë shkulur,
Ende kullat nuk janë tundur,
Ende stralli xixa lëshon,
Ende guximi s’na mungon,
Ende kolona po marshon,
Ende kombi po qëndron.

Ende varret s’janë rrafshuar,
Ende qyqja s’ka kënduar,
Ende muzgu s’ka pllakosur,
Ende plisi s’është përdhosur,
Ende shtigjet nuk janë zënë,
Ende kalatë nuk kanë rënë,
Ende vullkani llavë lëshon,
Ende shqiptari po lufton.

Ende dheu po gjëmon,
Ende Shqipëria dritëron,
Ende universi rrotullohet,
Ende Shqipëria po gjallërohet,
Ende shqiptari është shqiptar,
Ende Shqipëria është e gjallë,
Ende ka besë e shpresë,
Shqipëria e ndarë mos mbesë.

(Suedi, 1999)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 13 EmptyMon Apr 21, 2008 2:55 pm

…PËR LIRINË, PËR SHQIPËRINË

Ëndërrova që në djep të fëmijërisë,
Ëndërrova që bota është e njerëzisë,
Ëndërrova jetën pa brenga, plot lumturi,
Ëndërrova popullin tim në paqë e liri,
Ëndërrova atdheun tim të bashkuar, të lirë,
Ëndërrova shqiptarët pa pranga, pa zinxhirë,
Ëndërrova për Kosovën, Iliridën, Çamërinë,…
Ëndërrova, ëndërrova: për Lirinë, për Shqipërinë.

Shpresova që në rininë time të parë,
Shpresova se bota është kthyer për mbarë,
Shpresova që drita e mundi errësirën,
Shpresova se njeriu fitoi mbi egërsirën,
Shpresova që luftëra më nuk do të ketë,
Shpresova se paqa triumfoi përjetë,
Shpresova që pa gjak mund të vjen liria,
Shpresova se pa luftë do bashkohet Shqipëria,
Shpresova për Kosovën, Iliridën, Çamërinë,…
Shpresova, shpresova: për Lirinë, për Shqipërinë.

Besova se këtë herë e kaluam lumin,
Besova se këtë herë e mundëm gjumin,
Besova se këtë herë burrërisht u besatuam,
Besova se këtë herë unitetin forcuam,
Besova se këtë herë me zemër e patëm,
Besova se këtë herë përçarjen e flakëm,
Besova se këtë herë armët i bashkuam,
Besova se këtë herë armikun e dëbuam,
Besova se këtë herë lirinë e fituam,
Besova se këtë herë trojet i çliruam,
Besova për Kosovën, Iliridën, Çamërinë,…
Besova, besova: për Lirinë, për Shqipërinë.

Luftova me shpirt e ndjenja njerëzore,
Luftova me zemër e çiltërsi arbërore,
Luftova me brohoritje në rrugë e sheshe,
Luftova me penë nëpër rrebeshe,
Luftova me shpatë e pushkë në llogore,
Luftova me gjithë çka pata për dore,
Luftova që fund t’i jepet robërisë,
Luftova për dritë e rreze të lirisë,
Luftova për Kosovën, Iliridën, Çamërinë,…
Luftova, luftova: për Lirinë, për Shqipërinë.

Ëndërrova, shpresova, besova, luftova që në fëmijëri,
Ëndërroj, shpresoj, besoj dhe luftoj përsëri,
Kosovën, Çamërinë, Malësinë e Iliridën ta çlirojmë,
Shqipërinë e bashkuar etnike, një ditë ta ndërtojmë.

(Suedi, 1999)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 13 EmptyMon Apr 21, 2008 2:57 pm

TOK SHQIPTARË!

Tok shqiptarë, thërret Shqipëria!
Tok shqiptarë, thotë historia!
Tok shqiptarë, ju lindi nana!
Tok shqiptarë, ju bekoftë zana!
Tok shqiptarë, gjithmonë bashkë!
Si dy krerë në një shkabë!

Tok shqiptarë, tok n'antikë!
Tok shqiptarë, tok këto ditë!

Tok shqiptarë, me jatagan!
Tok shqiptarë, për vatan!
Tok shqiptarë, si rrufé!
Tok shqiptarë, për atdhe!
Tok Shqiptarë, për çlirim!
Tok shqiptarë, për bashkim!

Bashkë e tok, tok e bashkë!
Jeni populli më i lashtë!

Tok shqiptarë, ju priftë e mbara!
Tok shqiptarë, me gjoks përpara!
Tok shqiptarë, në borë e n'shi!
Tok shqiptarë, në luftë për liri!
Tok shqiptarë, në dimmer e n'verë!
Tok shqiptarë, si kurdoherë!

Tok shqiptarë, tok n'mesjetë!
Tok shqiptarë, tok përjetë!

Tok shqiptarë, koburen n'brez!
Tok shqiptarë, pishtarin ndez!
Tok shqiptarë, me penë e pushkë!
Tok shqiptarë, në mal e n'fushë!
Tok shqiptarë, në trojet ilirike!
Tok shqiptarë, n'Shqipërinë etnike!

Tok e bashkë, bashkë e tok!
Kështu plumbi nuk ju rrok!



Tok shqiptarë, përballë armikut!
Tok shqiptarë, përpara armikut!
Tok shqiptarë, në mort e n'zi!
Tok shqiptarë, n'dasma me sharki!
Tok shqiptarë, në luftë e n'liri!
Tok shqiptarë, në paqë e n'demokraci!

Bashkë e tok, tok e bashkë!
Kështu vdekja nuk ju ndanë!

Tok shqiptarë, mos u ndani!
Tok shqiptarë, mos u përçani!
Tok shqiptarë, tok si vëllazën!
Tok shqiptarë, në dekë e n'dasëm!
Tok shqiptarë, me besa-besë!
Tok shqiptarë, zemrat ndezë!

Tok shqiptarë, dje dhe sot!
Tok shqiptarë, nesër e mot!

Tok shqiptarë, tok n'stuhi!
Tok shqiptarë, tok n'liri!
Tok shqiptarë, tok gjithnji!
Tok shqiptarë, tok n'ardhmëri!
Tok shqiptarë, tok n'përjetësi!
Tok shqiptarë, për Shqipëri!

Tok shqiptarë, ju fton Malësia!
Tok shqiptarë, jeton trimëria!
Tok shqiptarë, pisket Çamëria!
Tok shqiptarë, se vjen liria!
Tok shqiptarë, bërtet Kosova!
Tok shqiptarë, sa nuk mbarova!
Tok shqiptarë, thërret Ilirida!
Tok shqiptarë, mos shuhet drita!
Tok shqiptarë, ju don Shqipëria!
Tok shqiptarë, ju mbuloftë lavdia!

(Suedi, 2000)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 13 EmptyMon Apr 21, 2008 2:57 pm

SHQIPTARË JEMI,
NJË SHQIPËRI KEMI

Ne nuk jemi pa babë e nënë!
Ne nuk jemi bonjakë të lënë!

Ne nuk jemi fëmijë jetima!
Ne nuk jemi qyqe n’lëndina!

Ne nuk jemi pa emër e atdhé,
Ne nuk jemi pa histori e fé.

Kem Shqipëri, kem Flamur,
Jem kalá gur mbi gur.

Kem Shqipëri në Çamëri,
Që s’pajtohet me robëri.

Shqipëri kemi në Kosovë,
Për liri derdhë gjak me okë.

Kem Shqipëri në Malësi,
Digjet, shkrihet si qiri.

Shqipëri kemi në Preshevë,
Për çlirim armët ngjeshë.
Kem Shqipëri në Iliridë,
Që lufton për komb e dritë.

Gjithë këto troje janë Shqipëri,
Pa çka se sot janë koloni!

Kem Shqipëri me toskë e gegë,
Rrënjë ilire me dy degë.

Si Shqiponja me dy krerë,
Nënë Shqipëria me dy fletë.

Si Feniksi ngjallë prej hiri,
Nënë Shqipëria si floriri.

Kjo Shqipëria jonë etnike,
Trung e rrënjë ilirike.

Një fis, një farë e një gjak jemi,
Shqipërinë atmëmëdhé e kemi.

Nga do t’shkojmë e ngado t’vemi,
Shqiptar jemi, një Shqipëri kemi.

(Suedi, 2000)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 13 EmptyMon Apr 21, 2008 2:58 pm

MALLKIMI I HISTORISË!
I
Historia flet e rrëfen,
Shqipëria - i pari vend,
Se shqiptari - autokton,
Që nga filli këtu jeton.

Biri Zeusit e Titanit,
Më i lashti i Ballkanit,
Më i moçmi i Evropës,
Më i pari i gjithë botës.

Zanafillë nga parahistoria,
Origjinë nga tejlashtësia,
Nga Atlashtët e Atlantidës,
Nga Pellazgët e Pellazgjisë,
Nga Ilirët e Iliridës,
Nga Arbërorët e Arbërisë,
Nga Shqiptarët e Shqipërisë.

Popull i lashtë, mistik,
Popull i ri, romantik,
Popull i papjekur politikisht!
Popull i pazhvilluar ekonomikisht!
Popull i pushtuar, i robëruar!
Popull i ndarë, i copëtuar!
Popull i përçarë nga xhelozia!

Popull që s’mëson nga historia!
Popull që i përsëritet tragjedia!
Popull që i zgjatet robëria!
Popull që nuk din ç’është liria!
Popull që s’di si bashkohet Shqipëria!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 13 EmptyMon Apr 21, 2008 2:59 pm

II
Jetojmë me ëndërra, mite,
Me legjenda e balada!
Nëpër mijëvjeçarë e vite,
Në shekuj e dekada!

Ne nuk jemi realistë!
Ne jemi idealistë!
Të bardhës i themi e zezë!
Gjithëçka fusim në një thes!
Të zezës i themi e bardhë!
Mendja na shkon vërdallë!

Nuk ecim për toke e mbi dhé!
Po për qielli e mbi ré!
Kem histori madhështore!
Ajo na ka shkelur prore!
Nga ajo asgjë nuk mësojmë!
Njëri-tjetrin nuk e çmojmë!
Na ka nënçmuar perëndia!
Na ka mallkuar historia!

Historia – gjykatëse parimore,
E luftërave popullore,
E ngjarjeve historike,
E përçarjeve histerike!

Historia nuk të falë,
Ajo ashpër të dënon,
Është vepër, jo fjalë,
Kur atë nuk rrespekton!

Historia na ka dënuar!
Historia na ka mallkuar!
Dënim i gjatë pa kufi!
Mallkim i rëndë, mizori!

Kaluan shekuj e mijëvjeçarë!
Rob e skllav kombi shqiptar!
Dymijë vjet robëri, pushtim!
Dymijë vjet skllavëri, copëtim!
Dymijë vjet greko-sllavë!
Dymijë vjet armiq barbarë!
Dymijë vjet dielli s’na ndritë!
Dymijë vjet në terr, pa dritë!
Dymijë vjet mallkim e zi!
Dymijë vjet pa atdhé, liri!
Dymijë vjet dhunë, mynxyrë!
Dymijë vjet Shqipëri n’zinxhirë!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 13 EmptyMon Apr 21, 2008 2:59 pm

III
Jemi popull i mallkuar!
Kjo po shihet ditë-përditë!
Jemi popull i harruar!
Kjo po dihet nga të gjithë!



Kush na mallkoi pa mëshirë?!
Na la në ferr, në errësirë!
Perëndia e vërtetë qiellore?
Apo “perënditë” tokësore?!

Na mallkuan t’Parët tanë?!
Na mallkuan Babë e Nanë?!
Na mallkoi historia!
S’mblodhi mend shqiptaria!

Na mallkoi historia!
S’u bashkua Iliria!
Se Ilirët s’u pajtuan!
Kurrë popull s’u formuan!
Mbetën fise të përçarë!
S’u bën tok, po të ndarë!
Në dhera t’huaja luftëtarë!
Për fron t’huaj lakmitarë!
Njëri-tjetrin e tradhëtuan!
Dhe liri kurrë s’fituan!
Armikun s’e dëbuan!
Ilirinë nuk e çliruan!

N’Romë e Bizant perandorë!
N’Iliri robër, shërbëtorë!
N’Vatikan Papë e kardinalë!
N’Iliri mushkë e kalë!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 13 EmptyMon Apr 21, 2008 3:00 pm

IV
Historia na mallkoi!
Se Arbërori nuk dëgjoi!
Nga ajo asgjë s’mësoi!
Rrugës Ilirit shkoi!
Për liri nuk luftoi!
Po për ara e kodrina!
Për livadhe e lëndina!
Për burime e bashtina!
Principata e pasuri!
Nuk luftoi për Arbëri!

Mbi çdo breg e mal shkëmbor!
Delte një kapedan arbërorë!
Në çdo krahinë e fshat malorë
Nga një princ me bajrak n’dorë!
Më shumë princër e kapedanë!
Se luftëtarë me jataganë!

Dhe rrethonin me thupra shelgu!
Një copë toke nga lumi te bregu!
Dhe brohorisnin nga vetëkënaqësia:
”Unë jam Prijësi, kjo është Arbëria”!

Princ pas princi, kapedan pas kapedani!
Shtoheshin principatat arbërore!
Copëtohej pambarim vatani!
Shtoheshin “Arbëritë” fisnore!

E Arbëria kurrë nuk bashkohej!
E Arbëria kurrë nuk formohej!
E Arbëria kurrë nuk çlirohej!
E Arbëria çdo ditë zvogëlohej!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 13 EmptyMon Apr 21, 2008 3:00 pm

V
Na mallkoi historia!
Dhe n’robëri mbet Arbëria!
Se pa u tharë vula e Lezhës!
Dukagjinët thyen besën!

Se Mojsiu braktisi Arbërinë!
Se Hamzai pëlqeu tradhëtinë!
Princërit s’ishin n’unitet!
Tinëzisht luftonin për pushtet!
Disa shpinën ia kthyen Atdheut!
Të tjerë kundër Skënderbeut!

N’Arbëri luhej valle e vjetër!
Princi kundër princit tjetër!
Principata kundër principatës!
Me tradhëti e majë të shpatës!

Ata nuk e donin pajtimin!
Ata nuk e donin bashkimin!
Ata nuk e donin lirinë!
Ata nuk e donin Arbërinë!

Gjergji ynë gjithë jetën luftoi!
Po Arbërinë s’e çliroi!
Lidhur në tri pranga të robërisë!
Nga osmanllinjtë e Mongolisë!
Nga Venediku i Italisë!
Nga princërit egoistë të Arbërisë!
Princër e principata n’armiqësi!
Në përleshje, n’dyluftim!
Arbëria e pushtuar, pa fuqi!
E copëtuar, në rënkim!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 13 EmptyMon Apr 21, 2008 3:01 pm

VI
Historia na mallkoi!
Se Shqiptari Arbërin trashëgoi!
Se princërit u bënë pashallarë!
Kapedanët – bajraktarë!
Principatat e vogla mesjetare!
U bënë pashallëqe turko-shqiptare!

Dhe vazhdoi rendja për pasuri!
Vazhdoi përleshja për grada e ofiqe!
Vazhdoi lufta për pushtet pa liri!
Vazhdoi përpjekja për kolltuqe!
Mes pashallëqeve e pashallarëve !
Vazhdoi avazi i vjetër i shqiptarëve!
Vazaliteti i baballarë-agallarëve!
Nën sundimin e turk-barbarëve!
Vazhdoi copëtimi i Arbërisë!
Vazhdoi robëria e Shqipërisë!

Se s’pajtoheshin pashallarët!
Se ishin të shumtë tradhëtarët!
Se s’bashkoheshin pashallëqet!
Se nuk bashkoheshin bajraqet!
Se s’kishin burrëri oxhaqet!
Se nuk faleshin gjaqet!
Se s’luftonin për liri!
Se s’luftonin për Shqipëri!
Dhe fitonte Osmanllia!
Dhe vazhdonte robëria!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 13 EmptyMon Apr 21, 2008 3:01 pm

VII
Na mallkoi historia!
Se s’u bashkua shqiptaria!
Se shqiptarët luftonin me rend!
Herë n’Himarë e herë n’Kelmend!

Shuhej kryengritja në Kosovë!
Shpërthente tjetra në Pollog!
Ndalej kryengritja n’Karadak!
Niste tjetra në Sanxhak!




Shuhej një kryengritje në Veri!
Fillonte tjetra në Jug përsëri!
Disa kryengritje në dimër e verë!
Disa në vjeshtë apo pranverë!

Bënin gara bajraku me bajrak!
Cili po derdh më shumë gjak!
Pashallarët me pashallarë!
Cili është më shumë shqiptarë!

Gara krahina me krahinë!
Cila don më shumë Shqipërinë!
Dhe s’u shkonte kurrë ndërmend!
Si ta bashkojnë këtë vend!
Si t’pajtohen e t’bashkohen!
Nga pushtimi të çlirohen!

Kështu i grahën historisë!
Nëpër shekujt e robërisë!
Djegëje pas djegëje!
Plaçkitje pas plaçkitje!
Gjakosje pas gjakosje!
Humbje pas humbje!
Dhe kurrë fitore e liri!
Kurrë çlirim e pavarësi!

Historia na mallkoi!
Se shqiptari nuk ndryshoi!
Se shqiptari princ mbeti!
Se luftoi veç për veti!

Mbet pashá e bajraktar!
Kapedan e lakmitar!
Mbet shqiptar egoist!
Mendjemadh e narcist!
Mbet xheloz, karrierist!
Mendjelehtë, lokalist!
Mbet vazal e mercenar!
I pabesë e tradhëtarë!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 13 EmptyMon Apr 21, 2008 3:02 pm

VIII
Historia na mallkoi!
Se shqiptari tok s’luftoi!
Kosova lufton për pavarësi!
Shqipëria për ekonomi!
Ilirida për autonomi!
Çamëria për prona e shtëpi!
Kosova Lindore për të drejta njerëzore!
Malsia e Madhe për të drejta kulturore!

Se shqiptarët luftojnë të ndarë!
Të copëtuar, të përçarë!
Se shqiptari shet shqiptarin!
Dhe i ligu - atdhetarin!

Na mallkoi historia!
S’u bashkua kurrë Shqipëria!
Humbëm Shqipërinë ilirike!
Nuk bashkojmë Shqipërinë etnike!
Se kem princër e principata!
Që mprehin thika edhe shpata!
Kem pashallëqe e pashallarë!
Që pëllasin sikur gomarë!
Kem bajraktarë e bajraqe!
Mbjellin përçarje e shtojnë gjaqe!

Se shqiptarët luftojnë me turra!
Me rend, veç e veç e lara-lara!
Në nivel fisnor e krahinor!
Jo si popull e komb arbëror!

Shqiptarët naivë dështojnë!
Se gjithmonë ata harrojnë!
Se pa pajtim, s’ka bashkim!
Pa bashkim, s’ka çlirim!
Pa çlirim, s’ka liri!
Pa Kosovë..., s’ka Shqipëri!

Se shqiptari s’ka fé shqiptarinë!
E ka flak tej besnikërinë!
Patrioti s’është patriot!
Është dredhaç, është idiot!
Revolucionari s’është revolucionar!
Është mburravec e gënjeshtar!
Demokrati s’është demokrat!
Është demagog - aristokrat!
Se shqiptari mbeti „shqiptar“!
Luftëtari s’u bë luftëtarë!
Dhe Shqipëria mbeti ”Shqipëri”!
Pa dinjitet, pa nderë e liri!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 13 EmptyMon Apr 21, 2008 3:02 pm

IX
Historia na mallkoi!
Dhe mynxyra kurrë s’pushoi!
Shqipërinë e pllakosi!
Kaos pas kaosi!
Dhe përtokë e plandosi!

Ushtri pas ushtrie!
Lukuni pas lukunie!
Legjion pas legjioni!
Invazion pas invazioni!

Fushatë pas fushate!
Fregatë pas fregate!
Hordhí pas hordhie!
Agoní pas agonie!
Taborr pas taborri!
Terror pas terrori!

Pushtim pas pushtimi!
Dezertim pas dezertimi!
Shtrëngatë pas shtrëngate!
Disfatë pas disfate!
Gjumë pas gjumi!
Llum pas llumi!
Gabim pas gabimi!
Dështim pas dështimi!
Zvetënim pas zvetënimi!
Shkretim pas shkretimi!
Lëndim pas lëndimi!
Lëngim pas lëngimi!

Përçarje pas përçarje!
Ndarje pas ndarje!
Përgjakje pas përgjakje!
Tërmet pas tërmeti!
Kiamet pas kiameti!
Defekt pas defekti!

Andrallë pas andralle!
Përrallë pas përralle!
Hon pas honi!
Iluzion pas iluzioni!
Hipnozë pas hipnoze!
Diagnozë pas diagnoze!

Rrënojë pas rrënoje!
Mortajë pas mortaje!
Humnerë pas humnere!
Kolerë pas kolere!
Muranë pas murane!
Rrëshqanë pas rrëshqane!

Lak pas laku!
Çark pas çarku!
Gjak pas gjaku!
Qorrsokak pas qorrsokaku!

Zjarr pas zjarri!
Varr pas varri!
Shkrumb pas shkrumbi!
Plumb pas plumbi!
Flakë pas flake!
Plagë pas plage!

Frikë pas frike!
Panikë pas panike!
Thikë pas thike!
Ferr pas ferri!
Tmerr pas tmerri!
Terr pas terri!

Dhunë pas dhune!
Traumë pas traume!
Klithmë pas klithme!
Dridhmë pas dridhëme!
Hatá pas hataje!
Akullnajë pas akullnaje!

Lot pas lotimi!
Vaj pas vajtimi!
Kukamë pas kukame!
Hallakamë pas hallakame!
Psherëtimë pas psherëtimi!
Rënkim pas rënkimi!
Përplasje pas përplasje!
Vetëvrasje pas vetëvrasje!
Delir pas deliri!
Harakir pas harakiri!

Stuhi pas stuhie!
Robëri pas robërie!
Mizori pas mizorie!
Pabesi pas pabesie!
Tragjedi pas tragjedie!
Tradhëti pas tradhëtie!

Fantazi pas fantazie!
Zi pas zie!
Llahtari pas llahtarie!
Lemeri pas lemerie!
Lebeti pas lebetie!
Zymtësi pas zymtësie!

Therror pas therrori!
Dëshmorë pas dëshmori!
Deri n’këtë ditë kolonizimi!
Varfërie e trishtimi!

Sa shumë ushtri!
Sa shumë kërdi!
Sa shumë plagë!
Sa shumë vrragë!
Sa shumë armiq!
Sa pak miq!

Sa pak drejtësi!
Sa pak barazi!
Sa pak njerëzi!
Sa pak liri!
Sa pak Shqipëri!
Sa shumë robëri!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 13 EmptyMon Apr 21, 2008 3:03 pm

X
Na mallkoi historia!
Nuk lulëzoi kurrë Shqipëria!
Bar e lule kurrë nuk çeli!
Se këtë vend çdokush e shkeli!



Hegjemon pas hegjemoni!
Faraon pas faraoni!
Diktator pas diktatori!
Mbret pas mbreti!
Shtet pas shteti!

Gjeneral pas gjenerali!
Vandal pas vandali!
Ushtar pas ushtari!
Barbar pas barbari!
Sundimtar pas sundimtari!
Kryetar pas kryetari!

Bajloz pas bajlozi!
Karagjoz pas karagjozi!
Kusar pas kusari!
Emisar pas emisari!

Lajkatar pas lajkatari!
Grabitqar pas grabitqari!
Gjaksor pas gjaksori!
Kolonizator pas kolonizatori!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 13 EmptyMon Apr 21, 2008 3:03 pm

XI
Historia na mallkoi!
Se Shqipërinë e drejtoi!
”Shqiptar” pas ”shqiptari”!
Tradhëtar pas tradhëtari!

Politikan pas politikani!
Mjeran pas mjerani!
Lider pas lideri!
Beter pas beteri!
Parí pas parie!
Kryesi pas kryesie!
Deputet pas deputeti!
Lanet pas laneti!

Makut pas makuti!
Hut pas huti!
Satan pas satani!
Profan pas profani!
Katallan pas katallani!
Gardian pas gardiani!
Shtrigan pas shtrigani!
Shejtan pas shejtani!

Dallkauk pas dallkauku!
Duduk pas duduku!
Histerik pas histeriku!
Fanatik pas fanatiku!
Apatik pas apatiku!
Kaotik pas kaotiku!

Horr pas horri!
Morr pas morri!
Kasap pas kasapi!
Cjap pas cjapi!

Djall pas djalli!
Çakall pas çakalli!
Ciklop pas ciklopi!
Miop pas miopi!

Puritan pas puritani!
Pagan pas pagani!
Leckaman pas leckamani!
Çoban pas çobani!
Haram pas harami!
Hajvan pas hajvani!
Sejmen pas sejmeni!
Shizofren pas shizofreni!

Sakat pas sakati!
Malukat pas malukati!
Hajdut pas hajduti!
Pirat pas pirati!
Xhelat pas xhelati!
Lugat pas lugati!

Puthador pas puthadori!
Shërbëtor pas shërbëtori!
Renegat pas renegati!
Burokrat pas burokrati!

Sa shumë ideologë!
Sa shumë demagogë!
Sa shumë egoistë!
Sa shumë sadistë!
Sa pak nacionalistë!





Sa pak bestarë!
Sa pak luftëtarë!
Sa pak çlirimtarë!
Sa pak shqiptarë!
Sa shumë tradhëtarë!

Shumë bastardë, shumë vazalë!
Shumë cuba, shumë bukëshkalë!
Shumë barbarë dhe pushtetarë!
Herë të huaj, herë shqiptarë!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 13 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Përmbledhje nga krijues të ndryshëm
Mbrapsht në krye 
Faqja 13 e 21Shko tek faqja : Previous  1 ... 8 ... 12, 13, 14 ... 17 ... 21  Next
 Similar topics
-
» Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.
» KULTURA DHE NIVELI KRIJUES
» PROZE- nga autore te ndryshem.

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: