|
| Përmbledhje nga krijues të ndryshëm | |
|
+14ELIE MUHAMETII Ali Baba Tepelena Sofra Ani Arta eri M gjakushi naqeta Beton Guximi Orfe@ shaban cakolli feneri 18 posters | |
Autori | Mesazh |
---|
feneri V.I.P
Numri i postimeve : 2101 Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm Thu Mar 27, 2008 7:25 pm | |
| A I T H A
Më vjen turp ta them më vjen ndot ta kujtoj arresti i asaj mbrëmjeje më ka plagosur rëndë!...
Asgjë s ´ më kall tmerr Më shumë se ai arrest ku për “mësimin e lirisë” më rrahën e më dhunuan!
Më vjen turp ta them më vjen ndot ta kujtojë por atë arrest të fshehtë as t a s h t i s'e kuptoj!
Qyteteve të m ë d h a ka plot grupe mafiozësh po arresti i asaj të hëne ishte dora e shtetit vet!
Në atë terr të atij shteti unë pashë vetëm vrasës polic nga të çmendurit që gajaseshin , tiiiiiiiiiiii!...
2 -----------------------------
Më vjen turp ta them më vjen ndot ta kujtoj por ai arrest i armikut më lëndoi sa s´ bëhet!
N´atë burg të Gjilanit mes mureve të errësirës vetëm ato mure e dinë çka u bënin mësueseve!
N´ atë kalvar të burgut që ishte poshtë atij ferri vuajta të pavuajtshmen dhe atë plagë të ndyrë!
Më vjen turp ta them më vjen ndot ta kujtoj por ajo llavë e policëve më ka lënduar rëndë
Pas gjithë atij dhunimi pas gjithë asaj torture; unë vdekjen dëshiroja si gjënë më të bukur!
2 -----------------------------
Më vjen turp ta them më vjen ndot ta kujtoj por ai arrest i armikut më lëndoi sa s´ bëhet!
N´atë burg të Gjilanit mes mureve të errësirës vetëm ato mure e dinë çka u bënin mësueseve!
N´ atë kalvar të burgut që ishte poshtë atij ferri vuajta të pavuajtshmen dhe atë plagë të ndyrë!
Më vjen turp ta them më vjen ndot ta kujtoj por ajo llavë e policëve më ka lënduar rëndë
Pas gjithë atij dhunimi pas gjithë asaj torture; unë vdekjen dëshiroja si gjënë më të bukur!
4 ------------------------------
Etleva , shpirt i mamit luaj, këndo, kërce, qeshu se ti e meriton këtë jetë ti e meriton këtë gëzim plaga ime është imja imja dhe e askujt tjetër i thosha unë vetvetes
Me të gjitha ato plagë Ajo kohë s' ishte e imja bisedoja unë meveten si ta shkuli, si ta harroj atë dhunim të asaj nate Etleva; me ty e kam lehtë por , me Astritin…s´ di... me atë e kam vështirë, dhe s´ di si t' ia spjegoj në këtë pikë - dhembjeje emri i p l a g ë s godet emri i plagës turpëron se po t' ia them troç ajo plagë do ta vriste!
5 ------------------------------
Në dhomë jam vetëm jam në betejë me veten në betejë me plagën time në këtë teatër personal plaga s´ më lë të hesht e gërvishtura më gërryen nga zemra deri te mendja se ajo plagë e d j a l l i t po e shëmtueka shpirtin me kujtimin e së keqes. Etleva , shpirti i mamit f l e j me ëndrrat tuaja se ti je e pastërt si qielli dhe e meriton këtë jetë se ajo që më ka ndodhur mua , është drama ime dhe e a s k u j t tjetër Me foton e saj në dorë Aitha bënte betejen e saj përse unë të vetvritem përse ta lë vajzen jetime për plagën që s' e desha!
6 ----------------------------
Nga jeta e një gruaje këputa këto fragmete që ai arrest i serbit të mos mbetët i heshtur E dënuar me b u r g mbi atë grua të fisme u shemb një çmenduri për ta vrarë atë qenie ai shtet atë fytyrë kishte Ju që e njihni gruan, shpirtin e saj të butë ju që i puthni, që i doni mos ua prekni trazimet mos kërkoni fundin e barkut, fundin e gjërave gruaja është mëma, që ka lindur H o m e r i n!...
Prishtinë, 1993-2000
Rrustem Geci,katër poemë nga libri “ Një pikë gjak për tokën” | |
| | | feneri V.I.P
Numri i postimeve : 2101 Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm Thu Mar 27, 2008 7:26 pm | |
| ” Rrustem Geci, katër poemë nga libri “ Një pikë gjak për tokën
E V R O P Ë
( p o e m ë )
Më sheh si jam bërë I tëri jam i gjakosur I tëri jam i plagosur Në këtë çast të rëndë dua ta gjej një fije bari të shoh nga po fryn era se vrasësit do të kthehen që t´ i fshehin kufomat Më sheh si jam bërë i t ë r i jam i gjakosur I t ë r i jam i plagosur po e gjeta një fije bari,do ta dijë nga po fryn era Në këtë vend të betejave kujtoj 1913, kujtoj 1945 kujtoj 1981, kujtoj 1990 kujtoj,.. e çka s´ kujtoj...
2
Evropë, jam q i e l l i im pellazgjike dhe iliriote me l a v d i të pranuar e me këngë të dëgjuara Më sheh s´i jam bërë gjaku më vie deri në gju shtypjes nuk i përballoj Evropë, ne jemi të njëjtë njihma të drejtën time të drejtën për vetëvendosje se edhe unë jam evropë Evropë , e j a këtej pari t´i tregoj gropat me varre kullat e mia të plagosura të vërtetën e përmbysur Serbia s´është e madhe po është gjenocidiste dhe e njohur për barbari
3
Evropë, e bukura Evropë diellbardha apo diellzeza më s h e h s´ i jam bërë këmbët memzi më mbajnë e uria rëndë më kërcënon një fije bari më duhet që ta dijë nga fryn era vrasësit sërish do këthehen në të gjitha l u f t ë r a t komshinjtë më zvogëluan m´ i morën librat, dëfteret librat e shenjtë të tokës m' i plaçkitën, i asgjësuan për t´i bërë pronë të tyre Evropë, e bukura evropë unë kam një pyetje për ty pse s´më njeh, pse s´më do apo bëhesh se s´ kupton
4
Evropë, ndalja dorën serbit ose po ia n d a l i vetë se tokat e mia më mjaftojnë për të mbjella e për të korra l u f t ë s nuk i trembem por , unë d r u a j prej teje nga paktet tuaja të fshehta dhe nga konferencat tuaja Unë qytetari yt modern bashkëkohanik me helenët i moçëm sa ka dashtë zoti i krishterë sa të krishterët popull qytetërues n´Evropë dy p e r a n d o r i më ranë me shkopin e të madhit dy perandori më gjakosën me zjarr e me h e k u r e unë ,ja ku jam, gjallë jam!..
P r i s h t i n ë, 1999
SKËNDERBEU
( p o e m ë )
Në bashkësinë e kombeve në bashkësinë e shteteve nuk ka një njeri të njëjtë që mund ta thotë zëshëm emrin e dhéut dhe atdhéut, emrin e kombit të tij sa trimi ynë Skënderbeu Në epokën e Kastriotit Shqipëria ishte një tërësi; e zgjuar me çastet e kohës dhe e aftë të bëjë histori Nën qeverisjen e Gjergjit u skuqën të gjithë gurët që atdheun e shqiponjave askush të mos e lakmojë Në atë epokë të ndritur Skënderbeu, shqipja lirisë i bashkoi gjithë shqiptarët në luftë kundër armikut.
2 ----------------------------------
Në takimet e tija në Durrës në Gjirokastër , e Shkodër në Shkup e në Kosovë Gjergji e thërriste popullin që t´ i përgjigjeshin luftës Në Vlorë, ai u foli vlonjatve “S´di çfarë ju bën të dashur s´di çfarë ju bën të lumtur por, nën tehun e shpatave me shpatë duhet t´luftojmë!” pra, para se t´ia beh lufta përpara se të vie armiku këtu ishte S k ë n d e r b e u ai që i priu A r b r i t vetë në ç a s t i n më të duhur në çastin më të vështirë Gjergji i dha shkëlqim tokës ( t h e u gjitha rrethimet ) dhe i dha shkëlqim vendit me gjakun e më trimave na bëri që të mbetemi gjallë!
3 ----------------------------------
Në njëzet e katër luftëra në njëzet e katër beteja në njëzet e katër fitore Gjergji ishte trimi ynë ai që i dha përgjigje kohës Princa të mirë të Arbrit mos u ligështoni, mbahuni Jini në b e t e j a t tuaja kjo p a s u r i e vetëdijes më detyron të ju këshilloj; Shqipërinë ta duani shumë dhe gjakun mos e kurseni që liria të jetë, Shqipëri Princa të zgjuar të Arbrit lufta është ekuacion , me të papritura e të panjohura nëse ju dilni të mundur nga ju lypset të luftoni kjo luftë kundër Turqisë është luftë për Shqipërinë luftë për të ardhmen tonë
4 -------------------------------------
Princa të dashur të arbrit gjaku i luftës nuk humbet edhe sikur të na vrasin, edhe sikur të na mundin rëndë farë e huaj këtej s´do të mbijë Shqipëria është gjak i moçëm g j a k i s h k r u a r me gjak gjak i s h k r u a r me l i r i Në këtë vend me plot begati me klimë të butë e me det Të gjitha parajsat janë këtu për të lindur e të palindur një pasuri e pamohueshme për të gjithë qytetarët tanë Që shtetin ta bëjmë të fortë të qëndrueshëm e m o d e r n Shqipërisë i duhen fitoret dhe asnjë humbje në beteja
5 -----------------------------------
Këtë vend me tokë e me det që ne e quajmë , Shqipëri ka aromën e fortë të luleve aromën e fortë të pemëve aromën e dimrit dhe verës aromën e fëmijës së qeshur Shqiptar , bashkohuni dhe mbajeni njëri tjetrin, duajeni se i humburi çdoherë paguan gjobën e rëndë të pushtimit Në këtë çast k o m b ë t a r Në këtë çast h i s t o r i k Shqipëria është atdheu ynë Adresa e jonë në këtë botë !..
DORTMUND, 2008
PUTHJA E DHEUT
( p o e m ë )
Re të luftës,.. dallgë dhe stuhi S´na u hoqën kurrë mbi qepallë Më të fortë ishim se vetë Sparta Natën mbi Trojën nuk di ta falë
Dielli mbi Shqipëri nuk shuhet Kjo është një e vërtetë e qartë Roma Çezarit, Nata e osmanliut Na bëri të vuajmë, të heqim gjatë
Në një gjyq që as korbat se shkruan Të d ë n u a r ishim,...me kalvar! Në atë (kontratë ) tmerri e gjaku Shpërngulja bënte atentatin e parë
Tridhjetë shekuj janë rrënjët tona 30 shekuj kemi gurin në kufij dhuna ishte shumë e rëndë dhe ushtri tonën ne nuk kishim
2 ----------------------------------
Në këtë b o t ë trishtimesh sa herë e kujtoj atë kohë një e tronditur më pushton krajla dhe mbretër të huaj që s´ i patëm kurrë asgjë na shkulën e na përshkulën në shkretëtirat e Anadollit Nga ajo këputjeje e rëndë unë vetvritem çdo d i t ë nga m a l l i i përmalluar nga të qënit i shpërngulur Në atë puthje të dheut lashë përroin e fshatit, lisin kopshtin me plot perime e pemë.Vreshtën e Dardhave se armiku na ra natën , dhe na i dogji të gjitha shtëpitë e ne që m b e t ë m gjallë; i lamë ca g u r ë tek pragu!
3 ------------------------------------
Shpërnguljen nga mëmëdheu e kam përjetuar shumë rëndë më thotë një ish i shpërngulur ushtria dhe xhandarët serbë na nxorën në mes të rrugës udha për Selanik me qerre ishte një dramë më shumë që vriste gjithandej Kosovën Në ato vite të shpërnguljes një i quajtur Astrit Karadaku pjesëmarrës i (tre) luftërave na thotë për këtë p o e m ë betejat i takojnë historisë nëse betejat nuk sjellin fitore Në çastin kur po shkuleshim unë putha dheun tim të ëmbël dhe nga kopshti mora baltë që ta kem s´i kujtim të tokës dhe kujtim të dhéut e atdheut që të mos më bjerë hiadha apo ndonjë gjëmë e rëndë
4 ---------------------------------
Në të gjitha ato vuajtje Stambolli ishte një vrasje kujtimet i kam të freskëta në Z y r a t për të huajtë tek po prisja në korridor të merrja kombësinë turke në radhët me ne, ishte një vajzë bjonde , vjeç 13- të nga Keçekolla e Prishtinës serbët asaj ia kishin vrarë 16 a n ë t a r ë të familjes, ndërsa ajo kishte shpëtuar duke u fshehur në plevicë. Ajo vajzë me atë dramë kishte 50 të rarë të familjes me gjak thuaja deri në gju doli nga zyra duke bërtitur këtë emër unë s´e kuptojë!
5 ---------------------------------
më ktheni në vendin tim në fshatin me fytyrë bari tek shtëpia e prindërve tek v a r r i i nënës sime ish zëri i 13- të vjeçares një gjëmë e gjithëve neve
O më të mirët e shpirtit Gjergj , Aleks , Trëndëlinë dhe juve që s´ po u njoh gjuamëni me gurë, shajmëni se unë biri juaj dhe vëllai do duhej të isha atje, atje dhe s ë bashku në luftë t´i mbroja dhe unë trojet
Sa herë p ë r m a l l o h e m i bie telefonit e bisedoj; Kosovë, tungjatjeta, si je katundi s´i është; si dolët në mëngjes, a pati bastisje sa dasma u bënë, tregomë sa n u s e lindën fëmijë o vëlla i gjakut tim, trego se malli për ju më nbyti!
6 ----------------------------------
Në varrezat e Stambollit prehen me mijëra shqiptarë thonë se vdiqën në këmbë me sy kah a t d h e u në kujtim të vendlindjes!.
Kossovë , Shqipëri , Atdhe tragjedinë e shpërnguljes e kam përjetuar në Selanik në një anije të vjetër greke që transportonte shqiptarët për n´humbje dhe n'harrim
Prandaj, si sot më kujtohet thotë Isai, një i shpërngulur dhe shpalon një akt drame për një Hanife Ibrahimin nënë nga Gjilani,pasi hodhi djalin, edhe vet ra në det!...
( Grykën e Bosforit P y e t e n i se flet Gjysma është l o t Gjysma është det!... )
7 -------------------------------------
Në jetën e të shpërngulurit nuk mjaftuaka një vuajtje, një dhimbje,një humbje,një vdekje i shpërnguluri vdes çdo ditë për t´ siguruar një gropë varri
B i j t e shpërngulur të Arbrit me mund e bëmë këtë jetë i këputur , i degdisur, i huaj mërgimi çdo ditë më vret!
Një jetë se kam parë Kosovën në Tiranë s´kam qenë asnjëherë kam lexuar mjaft për atdheun për fushat , malet dhe d e t i n
Kjo j e t ë na iku me mall moshë më nuk më ka mbetur veshët më ushtojnë shumë e shoh se jam shumë i mërzitur!
8 ---------------------------------------
E ç´murtaja të rënda na ranë po vuajmë ne, po vuajnë edhe fëmija Në Shqipëri unë e kam mendjen zemra më ikën vetëm në Tiranë
Tokë e florinjtë është Çamëria tronditëse është ëndrra e çamit Në det kur trapi d r e m i t e t Dhe çami me çamen puthën
Mosha s´ më lë të kapi largësi fëmijët po na i përtëritin emrat për ju që e k u p t o n i vajin degën e thyer edhe era e than!...
Atdhé, o i shtrenjti a t d h é nxirre këngën që vlon në ty Na lësho një za o i mirë që të mos vdesim në mynxyrë!
9 --------------------------------------
Kosovë , e mba mend o trime kur korbat nga rragamët t´u lëshuan gjuhën e këngën të t´i shleyjnë nëpër kohë të dogjën, të fyen, të pranguan; por ti o Kosovë prapë diellin nxore nga zemra një t r u p të j e t ë Shqipëria!
O vëlla i atdheut tim, o zemër jam lindur ku rritet p r u s h i jam lindur ku p i q e t flaka në katundin me fytyrë të barit unë kam tri këngë të gjakëta aty ku më njihnin dhe i njihja
Në çastet tek shpërnguljeshim Ne lamë pjesë të jetës sonë Fragmente nga më intimet Copa të fshehura dashurie Dhe kujtime të tjera të jetës në palcë të tokës i fshehëm Të mos i gjej dorë e huaj
10 ----------------------------------
Kosovë mos u vono, ngritu ti prishim kufijtë e ndarjes ndarjen që po na ndan se koha që po e jetojmë do që të j e m i të l i r ë!
Tiranë, më lejo të përqafoj të marr një grusht dhé nga ti , nga toka ime e ashpër një grusht dhé për kujtim se gjuhën e ëmbël shqipe ndarja e gjatë ma v o d h i...
Kjo këngë e ky mundim, do sjellin një mëngjes të bardhë një m ë n g j e s plot diell edhe sikur koha të zbres në zero,Shqipëria do të jetë një!..
S t a m b o l l , 1994
A I T H A
Më vjen turp ta them më vjen ndot ta kujtoj arresti i asaj mbrëmjeje më ka plagosur rëndë!...
Asgjë s ´ më kall tmerr Më shumë se ai arrest ku për “mësimin e lirisë” më rrahën e më dhunuan!
Më vjen turp ta them më vjen ndot ta kujtojë por atë arrest të fshehtë as t a s h t i s'e kuptoj!
Qyteteve të m ë d h a ka plot grupe mafiozësh po arresti i asaj të hëne ishte dora e shtetit vet!
Në atë terr të atij shteti unë pashë vetëm vrasës polic nga të çmendurit që gajaseshin , tiiiiiiiiiiii!...
2 -----------------------------
Më vjen turp ta them më vjen ndot ta kujtoj por ai arrest i armikut më lëndoi sa s´ bëhet!
N´atë burg të Gjilanit mes mureve të errësirës vetëm ato mure e dinë çka u bënin mësueseve!
N´ atë kalvar të burgut që ishte poshtë atij ferri vuajta të pavuajtshmen dhe atë plagë të ndyrë!
Më vjen turp ta them më vjen ndot ta kujtoj por ajo llavë e policëve më ka lënduar rëndë
Pas gjithë atij dhunimi pas gjithë asaj torture; unë vdekjen dëshiroja si gjënë më të bukur!
2 -----------------------------
Më vjen turp ta them më vjen ndot ta kujtoj por ai arrest i armikut më lëndoi sa s´ bëhet!
N´atë burg të Gjilanit mes mureve të errësirës vetëm ato mure e dinë çka u bënin mësueseve!
N´ atë kalvar të burgut që ishte poshtë atij ferri vuajta të pavuajtshmen dhe atë plagë të ndyrë!
Më vjen turp ta them më vjen ndot ta kujtoj por ajo llavë e policëve më ka lënduar rëndë
Pas gjithë atij dhunimi pas gjithë asaj torture; unë vdekjen dëshiroja si gjënë më të bukur!
4 ------------------------------
Etleva , shpirt i mamit luaj, këndo, kërce, qeshu se ti e meriton këtë jetë ti e meriton këtë gëzim plaga ime është imja imja dhe e askujt tjetër i thosha unë vetvetes
Me të gjitha ato plagë Ajo kohë s' ishte e imja bisedoja unë meveten si ta shkuli, si ta harroj atë dhunim të asaj nate Etleva; me ty e kam lehtë por , me Astritin…s´ di... me atë e kam vështirë, dhe s´ di si t' ia spjegoj në këtë pikë - dhembjeje emri i p l a g ë s godet emri i plagës turpëron se po t' ia them troç ajo plagë do ta vriste!
5 ------------------------------
Në dhomë jam vetëm jam në betejë me veten në betejë me plagën time në këtë teatër personal plaga s´ më lë të hesht e gërvishtura më gërryen nga zemra deri te mendja se ajo plagë e d j a l l i t po e shëmtueka shpirtin me kujtimin e së keqes. Etleva , shpirti i mamit f l e j me ëndrrat tuaja se ti je e pastërt si qielli dhe e meriton këtë jetë se ajo që më ka ndodhur mua , është drama ime dhe e a s k u j t tjetër Me foton e saj në dorë Aitha bënte betejen e saj përse unë të vetvritem përse ta lë vajzen jetime për plagën që s' e desha!
6 ----------------------------
Nga jeta e një gruaje këputa këto fragmete që ai arrest i serbit të mos mbetët i heshtur E dënuar me b u r g mbi atë grua të fisme u shemb një çmenduri për ta vrarë atë qenie ai shtet atë fytyrë kishte Ju që e njihni gruan, shpirtin e saj të butë ju që i puthni, që i doni mos ua prekni trazimet mos kërkoni fundin e barkut, fundin e gjërave gruaja është mëma, që ka lindur H o m e r i n!...
Prishtinë, 1993-2000
Rrustem Geci,katër poemë nga libri “ Një pikë gjak për tokën” __________________ | |
| | | feneri V.I.P
Numri i postimeve : 2101 Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm Thu Mar 27, 2008 7:28 pm | |
| Poezi nga libri i Rrustem Gecit „Sa vjeç je Shqipëri“ libër i vlerësuar shumë nga kritika letrare.
Rrustem Geci – Dortmund 2007
R I L I N D J E
Rend Shqipëri rend Rend Shpirt I kombit Rend Shqipëri rend Rend e mos pusho
Rend Shqipëri rend Është ditë e flamurit Rend Shqipëri rend Me zemrën e burrit
Rend Shqipëri rend Mijëvjeçarëve të ri Rend Shqipëri rend Shqipërisë Kuq e Zi
Rend Shqipëri rend Tokës tënde rend Rend Shqipëri rend Me flamurin tënd
U R I M I
A duhej të vdiste Troja Për një grabitje gruaje E sotmja s´ka përgjigje Nga Troja del ende tym
A duhej të vdiste Troja Për dy të dashuruar Apo,..nga një dashuri e nxehtë e një mëkati,
...ajo kohë më s´ flet. E sotmja s´ka përgjigje Me vdekjen e Trojës U shuan dhe pellazgët
VITI 2 MIJË E 7
Kjo krenari për të vdekur Nëpër fushat e betejave Nga djemtë tanë të rinj Eshte kod i atdhedashurisë
Kjo krenari për të vdekur Nëpër fushat e betejave Me idenë e ndryshimeve Është armike për armikun
O i çmendur i vetëtimave Zbrit poshtë të shihemi Kosova veten nuk e vret Po shkreh në ballin tënd MOLLA E KUQE Në Konferencën e Berlinit evropat Toplicën e ndanë evropat Toplicën e vranë evropat Toplicën e thanë se, ajo pjesë e Shqipërisë as emrin më s' e flet!...
K L E S T A
Çastet dhe instinktin unë s´mund t´i ndali prej aty nis frymëzimi pavetëdija dhe guximi * * * Çdo kohë e mbrapshtë prapa lë prapësitë, të gërryerat e t h e l l a një kujtesë të gjymtuar * * * Njeriu është njerëzimi që përkund mendimin të qeshurën hyjnore të dhimbjes dhe qenies
T O M O R R I
Ky diell I vluar n´ largësi Vjen drejt nga gjithësia Vjen me rreze stinësh, të Ndritë ku është Shqipëria
Ky diell i vluar n´ largësi Ulet i kthjellët n´Shqipëri Takon y j e t këtejpari Dhe ngjitet vetë n´qershi
Ky diell i vluar n´l argësi Që derdhet mbi Shqipëri Nuk është i zgjedhuri ynë Po i dashuruari i tokës
D Y R R A H U
Sa vjeç je Shqipëri lexojeni barin, gurin ajrin, pemët, vreshtat ujin e bardhë të lumit
Sa vjeç je Shqipëri putheni të bukurën putheni të bukurin jasemini e lulevalëve
Sa vjeç je Shqipëri 5 mijë vjet s´janë pak Po s´ janë dhe shumë pyeteni valët e detit
A U L O N A
Krejt Brenda kraharorit Kam fuqinë e këngëve Frymën e plot betejave Dhe pasionin për artin
Krejt brenda kraharorit Kam librin më të ri Një poezi më ndryshe Nga poezia a k t u a l e
Krejt brenda kraharori Në brendinë e zemrës Fjala kullon dhimbjen Dhimbja kullon fjalën
K O R A B I Ata që shtijnë në tanët Janë krisma të armikut Fantazma të mbetura Të vrasëve të eposeve
E L B A S A N I Unë e mbrojë vetveten sa herë ajo do të mbytet ose të bie e të rrëzohet nëpër rrotat e fatit të saj
Unë e mbrojë vetveten Me tingujt më me ngjyra Me ndërrime ndjenjash Të instinkteve të mëdha
Unë e mbrojë vetveten Me Janinë e Preshevë Me shqipëritë e mia me Kosovë e Tetovë
S H Q I P Ë R I Ji vend i qëmotshëm Popull që do vetveten Ji një gjak me Kosovën Ji një gjak me Iliridën
Ky dhe a t d h e i yni I bërë prej k o h ë s h Me pemë dhe me det Është një pasuri e jona
Kujtesë s´kam për asgjë Po jetën e lexoj brenda Plot ishin Itakat tona Që ne vetë i humbëm
T I R A N A Në një kohë pa kohë kur çdo gjë ishte zero Tirana e qante Tiranën Dhe shtetin në s h t e t
Në atdhé atë mbrëmje hotelet kudo ishin bosh prej shtëpive prunë kafe hoteli s´kishte as bukë!
Tirana vërtet q a n t e me një diell pa dritare n´ atë varfëri ekstreme secili shante si dinte!...
D U R R Ë S I Mos qaj lulen që mbeti vet Por qaje djalin që iku në det Durrësi e Dyrrahu një etni Denbabaden q y t e t i ri
Në tokën e pasur të Dyrrahut Deti i shqipeve vetë ligjëron Një tërmet që i ra Durrësit Nisë një dramë me sa vijon;
Më tragjikët i mbyti dheu Kripa e Durrësit kripë flori Nga të gjallët e atij tërmeti Mbeti r ë r a e një lot në sy
Deti i Durrësit det me plazh Ylli i Durrësit yll me gjirmë e r a rërën e dredh e tund dallga detin e do me fund
Dashnori Durrësit puth thellë Me të puthura fëmijën nxjerr I gjithë qyteti puth me zjarr puthja Durrësin e mban gjall
KRUJË E LIRISË Ç´është ky ajër me aq verë nis prej fushave e maleve merr Ç´është kjo pemë argjendt e ar gjitha këngëve m´i bie mbarë!
Mijëra v j e t janë stinët tona Mijëra v j e t Shqipëri mbi dhé Krujë e gjakut të Skënderbeut Flamur-madhja e gjithë atdheut!
Krujën e bukur,Krujë e ashpër Piqet s h e g a,... kuq nën fletë Që nga k o h a e Kastriotit K r u j a ka...h i m n i n e vet!...
Qysh kur t o k a ishte fëmijë Gjuha shqipe ish gjuhë e parë Ndal o bir,..që të jap ca mana Një pikë lot kujtim nga nëna!
Plotë,... argjende ka Shqipëria Ullinjtë e Krujës janë me ar Rrofsh o Krujë e Skënderbeut Flamur-madhja e a t d h e u t !
KOMBI I QEJFEVE Të gjithë miqtë e festave të dasmave e përvjetorëve shprehin emocionin e tyre identitetin e kombit krijues shpirtin e ashpër të këngës dehjen e kombit shpërthys Studius të ditur të Evropës Jo rastësisht na quajtën Komb i madh i f e s t a v e komb krijues i k ë n g ë s komb i fortë i humorit komb i seksit dhe poezisë
N D R Y S H I M E T Ikëm ta mundim të k e q e n Ikëm t´i k ë p u s i m prangat Ikëm se s´ pamë rrugë tjetër Ikëm se p l a s i dhe kënga!
Vrasës të mbetur të regjimit Na rrahën, na fyen e na shanë Me ato anije si vuajtja jonë E dimë ... si prekëm matanë !
N´atë k o h ë të mundimshme Babilonë të babilonisë së madhe Shqipërinë gati e ç m e n d ën Me varfëri e të t a l l u r a
Ikëm ta mbyesim të keqen Që e keqja të ikë, të mos godasë D o s j a jonë prej refugjati Shpirtin ma b ë n të më plasë!
Për atdhé shpirti më dhemb po për largësi kishim nevojë Ikëm se s´ patëm rrugë tjetër e ç´ ferr kemi ngrënë matanë! ...
V Ë S H T R I M Ç ´ m o s h ë ka Shqipëria Lexo gjëmimin e dallgëve shndrrimin e shiut në ujë shndrrimin e ajrit në frymë
R O Z A F Ë S E murosur por vdekjen shkeli Lotin tënd v ë l l a i ta mbaj Dhimbja e madhe s´ lë as lot Ah, Rozafë, ç´ u deshëm sot!
Asnjë kohë nuk është pa diell Asnjë kohë nuk është pa qiell Në ditët më të mira të murosën U s t a l l a r ë t,...të deshën ty!...
Në fund të l i q e n i t uji qante Pse murosën në mur atë grua Ah, Rozafë, Rozafë, moj motër Plot murtaja ranë në Shkodër!
E murosur,.por vdekjen shkele Shkodra, ty Rozafë të deshi Në vend të bukur të murosën Me një mall e me një dhimbje
Qytete të bukura ka Shqipëria Në këtë botë një është Shkodra (Ah, Rozafë,.Rozafë, oj motër) Plot rrufe na ranë në Shkodër!
G J I R O K A S T R A
S´ dua të a r g j e n d o j asgjë I kërkoj humbësit, shokët e mi Këmbë u ngjita deri tek ju të pi një kafe e një gotë raki;
Mbi atë kozmos të v o c k ë l Gjirokastrën e g j e t a të tërë Një qytet me shumë të veçanta Një kodër e shtypur, e bërë!
Asgjë s´ dua të a r g j e n d o j kërkoj Librin e këngëve të Artës ...në luftën për “Termopilet”, kërkoj p o e t ë t e Gjirokastrës!
Në Gjirokastër s´kërkoja Trojën As shtëpinë e Zeusit që s´ flet i kërcënuar rëndë nga Greqia Homeri këtu ishte n´Ekzil, vet!
“d i e l l i fryrë”, ”hënë e vrarë”, ia dogjën emrin H o m e r i t; Një Greqi thuaja e pazakontë, ia mori sytë , po ia la nderin!...
S A R A N D A
A j r i e J o n i në Sarandë I puthin l u l e t në verandë Fryma e Jonit, frymë e lirë është e butë e pa mynxyrë
Sarandjotët burra të dheut burra trima të mëmëdheut M´ atanë detit qan një çam një poezi me lot e gjëmë!
Jonë e bukur, Jonë prej deti bukur t´shkoka sot gërsheti ai bilbil që këndon n´ Ksamil do që Çami të jetë i l i r ë!
Mes S a r a n d ë s e Korfuzit Shqipëria shqipërisht lulëzon Qeshu Sarandë, rritu Sarandë Gjithëshqiptare në detin Jon!
Bëhu o grek, thoshte Homeri Mos vër gisht në Ilirik, do të të vrasë uji, do të bjerë mal s´ vritet Troja më me Kalë!...
B U T R I N T I
Në amfiteatrin tonë antik Pyeta ajrin,...ç´ po thëthitë Po bëjë hije, e mbjell pemë Në Butrint po bëjë poemë
Nga Butrinti,..në K o r f u z Pashë të vrarën tonë në buzë Në t e a t r i n tonë a n t i k; Drama e madhe s´ishte frikë
Kaonë, Molosë, Thesporotë Burra trima e me f l o t ë Mjeshtrit e artit në Butrint Lanë pas veprat, edhe sytë!...
Na ishte Eskili këtu njëherë Vjershëtor e burrë me nder Në Iliri kishte një motër Ilirishten e fliste në sofër!
Hënë e verës, hënë me zjarr Dorën diellit do t´ ia marrë Në Butrintin tonë a n t i k Drama e madhe s´ishte frikë!
T H I R R J E
Në ligjet e të jetuarit nuk ka drejtësi për të gjithë as dashuri të mjaftueshme një dhuratë e tillë mungon po unë u bëj thirrje lexuesve të ngritën kundër padrejtësisë dhe diellin ta ngrejmë me duar me sa më pak dhimbje me sa më pak vuajtje
Poezi nga libri „Sa vjeç je Shqipëri“, libër i vlerësuar shumë nga kritika letrare Rrustem Geci – Dortmund/ 2007 | |
| | | feneri V.I.P
Numri i postimeve : 2101 Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm Thu Mar 27, 2008 7:29 pm | |
| “ Një rrënjë ulliri jemi ”
Rrustem Geci
U L L I R I
Jetoj në udhë të gjerë ku bie shi , ku frynë era ku deti shend dallgëzon Jetoj në udhë të gjerë ku malli mallin prekë ku malli mallin ndjek jetoj në udhë të gjerë ku stuhitë vijnë e ikin ku dielli kurrë s´ shteron
Një rrënjë ulliri jemi Nuk shterret u j i në det as dallga , as gjëmimi saj një r r ë n j ë ulliri jemi kudo që janë shqiptarët
MALL DHE LOT
Me m u a j e me vite ëndrrat i kam përsëritur që të mos harrohemi ta ruajmë lotin mes vedi
S H Ë T I T J E
Shpirti, mos fluturo aq lart se të merr era , rrëzohesh mos u l a r g o aq shumë ndalu, mund të humbasim nëse s´i vëmë shenjë hapit pylli andej është i dendur udha e foleve s´ka fund vemi kah buzëqeshin krojet atje ku dielli ka studion e tij
LUNDËRTARI
Është një çast në det kur d e t i do qetësi ...e Z a r a kollitet,... e belbëzon n´ jermi!
Lundra lundrën qan Lundra lundrën hesht Pyeteni arbëreshin Pse shpirti i q e s h
Letër kam nga djali Letrën e kam në gji Im bir do të kthehet Pranë gjakut të tij!
I dehur mes lundrave Arbëreshi k ë n d o n D e t, i paepuri, d e t S´di pse s´më kupton!
Letër kam nga djali Letrën e kam në gji Im bir do të kthehet Në “kalvarin” e tij!...
D O N A T I
Me k i t a rë mbi lundër Ish Donati dhembje-ëmbël Ndanë ishujve të Zarës ... g j a k i jepte këngës!
Dana , ndër ullinj të njoha me ujë t´kripur ishim larë të kujtohet kur poqëm peshq për ca puthje e për ca fjalë.
Lotin tënd unë det ta njoh I përjetshëm jam mbi valë me të dashurën do ndalojë pemë e bukur të mos qaj!
Bjeri kitarës Donat, bjeri shiu i zemrës të mos ndalë në këtë varkë e në këtë det ty të putha për herë të parë.
Me k i t a rë mbi lundër Ish Donati dhembje-ëmbël Ndanë ishujve të Zarës ... g j a k i jepte këngës!...
QIEJ DHE LOT
Zarë o d i e l l , Donat o det i gjerë e i gjatë kam një mall në zemër që më bën të qajë
Nën këtë qiell të huaj gjaku i shprishur qanë i k ë m nga Arbëneshi i gjithë f s h a t i jonë
Nën hije e portokalle fjalë zemre shpalojmë nën hije e portokalle të palindurin mëtojmë
Në këngët e arbëreshit plot janë këngë me det dhe këngët me prush Ku malli s´ka të metë
- E BUKURA MORE
Dhimbja zemrën po e pyet Malli mua m´i mbyti sytë Në ëndërr shoh unë Morenë Dheun e t´atës dhe atdhenë
Flet De Rada, flet dhe Ujko Dushko Vetmo çon mesazh Qan e bukura, qan i bukuri Për Morenë kemi një mall
Flakë e shpirtit nuk shterron Prush i zemrës nuk harron Kujtoj h ë n ë e kujtoj det Sa herë gjaku im më thërret
Unë ju desha po s´u pamë Si u shprishëm edhe qamë Gjuha jonë dritë shumëzon Rrënja fort gjakun pastron!
HORA ARBËRESHE
Gjaku i shprishur i arbëreshit Është thërimë e gjakut të parë Në çdo fjalëz n i s një zemër Fjala shqipe , fjalë me emër
Gjuha shqip që ne shkruajmë Në plot trajta është tamam Gjuha jonë ka shumë puse Është e pasur, për çdo këngë
Buzë e vashës është e ëmbël Gjinjtë e saj janë prush e verë Dehja e madhe nis tek gruaja B u r r a t tanë janë me qejf
Këngët tona, këngë të bukura Ar e argjend ne vetë i bëmë Këngët që dalin vet nga zemra Janë të bukura t´ i këndosh
Në poetikën e arbëreshëve D j a l i vashës i jep e i merr Në sofër të pasur të arbëreshit Shtrohet vera e kënga shtrohet
KREMTA E Q E V E
Kur bjen dielli në katund vjen me dritë e rreze shumë ajri e era s´ janë mynxyrë fushëz e frymës është e lirë!
Kremta e q e v e në katund Është intime t´ lë pa gjumë vetë na shpien në brendësi tek rrënja e gjakut në Iliri!
Dielli s´humbet mbi katund prill e verë këtu ka shumë djersa jonë, djersë e bardhë në çdo zjarr, një zjarr i parë!
Në zjarr t´ katundit dita nis nga gjaku i lisit jem një fis dritë e diellit mbi katund ëndrrat tona i rrit pa fund
Sa herë dielli çelë n´ qershi mendja më vete në Shqipëri këngët arbëreshe janë me det janë dallgë zemre, flasin vetë!...
ARBËRESHËT
Arbëreshët e Arbëneshit e ruajtën frymën , gjakun gjuhën e zakonet,folklorin trajtat më të përdorshme kujtimet dhe frymëzimet zërin kuq e zi të këngës
Asaj bisede në mbrëmje Deshpali i dha përmbajtje Në ullinjtë e gjakut tonë U shpreh poeti Deshpali Arbëreshët e Arbëneshit I dhanë gjak k ë n g ë s kënga të mos këputet!
Emri arbëresh,...tronditë e m r i arbëresh zjarrmon në rrënjë të këtij emri të këputur; dega e thyer çan kraharorin e arbëreshit dhimbjen që nuk pushon!
2 -------------------------------------
Në truallin e fortë të jetës guri i moçëm s´ mplaket guri i moçëm s ´ thyhet edhe pse në vend të huaj ne e ruajtëm frymë tonë gjuhën artin dhe zakonet
Po të ishim të kujdesshëm barku i butë i arbëresheve do prodhonte plotë fëmijë dhe arbëreshët do të kishim më s h u m ë f s h a t r a më shumë shkolla e nxënës më shumë tokë e qiell, dhe askush nga ne , k o h ë s nuk do t´ i shërbente falas!...
Arbëreshët e Arbëneshit e ruajtëm frymën e gjakun zërin kuq e zi të f j a l ë s falë Zarës zemërim - mirë falë Zarës zemërim - gjerë!
S E R E M B E
Muaji i majit m u a j flori Jeronimi shkon tek kopshti rruga i bie nëpër l a g j e përshëndet babain e Donës
Dielli rrezet i vë në kopsht dielli rrezet i v ë në lule tokë e ashpër e arbëreshit do shumë punë e djersën do
Dona e Ndout vashë e bukur Jeronimin e do për zemër Jeronimi i fisit të Ulajve Është d j a lë e goxha djalë
Jeronimi i biri i M a t e o s e fton Donën ta përqafojë jepma fjalën, jepma zemrën vëmi në kishë për kurorë
D E S H P A L I
Det i hallakaturi det hedhe këtej pak rërë unë pakëz po shëtis më sheh si jam bërë
i mplakur , i kërrusur lundrën dot s´e ngas m o s h a më s´më lë dallga më përplas!
Mosha më ka vrarë dallgën më s´ e ngas peshkun e kam mik po unë s´ i vejë pas
Shumë jam i moshuar Jetë s´më ka mbetë Më kot pikëllohem as rëra më s´më flet
KULLONVARRE
Këngët tona, këngë me mall këngët tona, këngë me zjarr nga mëmëdheu lindet dielli nga mëmëdheu prilli vjen!
Gratë arbëreshe janë të zonja janë të dashura, janë të afërta sikur (b u r r a t) ato punojnë dasma e festa bashkë i bëjmë
Gjuha jonë , gjuhë e bardhë ajo vjen, nga vjen dhe mëma çdo shqiptar që vjen këtej Ne të gjithë i mirëpresim!
Kënga jonë , këngë me mall kënga jonë , këngë me zjarr Në “kullonvarre”kemi sheshin ku arbëreshët derdhim lot!...
E DIELA NË PLAZH
( p o e m ë )
Arbëresh, puthe arbëreshen në do ta lindësh arbëreshin!...
Atë takim në plazh Nuk e quaj të çastit asgjë s´ kisha caktuar prisja një surprizë
Në plazhin e bukur gjithë vera ishte aty aty ishte tërë dielli aty ishte gjithë deti...
Ajo e diel e plazhit më njohu me Dananë një v a s h ë e bukur nga fshati, Arbëresh!
Det, i bukuri det pse je kaq i harlisur vashës ia lexoj sytë shpirtin prush të saj
2 ------------------------------
Nëpër dallgët e detit ajo humbej në shkumë emrin s´ ma thoshte veç putheshim shumë!
E ngjashme me diellin e ngjashme me valët Ajo ishte vetë e diela e të gjitha të dielave!...
Ajo e diel e Zarës ajo e d i e l e detit më njohu me vashën që zemrës i pëlqeu
E pëlqej fjalën udhë Shëtitje nëpër det plazheve të virgjëra ku e puthura f l e t
Rrugës kah Deshpali vonojmë tek ullinjtë sofra poetit na priste me libra e me poezi
3 ----------------------------
Në një oazë me bar Ajo u zhveshë nudo më do kështu si jam se rrembin e këputur edhe dielli e qan!...
N´atë ishull me pemë U përqafuam shumë pas shumë puthjesh Dana, tha më quajnë!
Në këtë pyll ullinjësh Unë e çmoj puthjen Përkëdheljet tuaja d r i d h j e t e ullirit!...
Dana, mos u ligështo ky ç a s t është yni ky çast më frymëzon posi kjo e d I e l e
4 --------------------------------
F l a k e heshtjen d e t s h i h ë m s´ jam v e t ë i t ë r ë ky përqafim me zë i bie kitares
Dana, lermë të dehem ta ndiej aromën tënde shijen tënde të njomë zjarrin tënd të mishtë
Me këtë shije të puthjes me këtë shije të j e t ë s ti i dha kuptim të dielës kjo ditë të mos humbas
Dana, shpirt i shprishur thuaje një fjalë zemre pse u njohëm kaq vonë pse kaq vonë kjo e diele!
5 ----------------------------------
Duajëm , mos më pyet Por, marsho mbi mua Se jeta ka të fshehtat që dukja nuk i f l e t…
Mëma ime mbrëmjeve kur përgatiste krevatin lehtë ia merrte këngës që babi ta dëgjonte
( Arbëresh,puthe arbëreshën, në do ta lindësh arbëreshin! )
E shtrirë në gjoksin tim I flisnja fjalë z e m r e Dana, mos u dëshpëro Ky d e t nuk të v r e t As Zara zemërim-mirë
Z a r ë , 1 9 7 9 RUSTEM GECI __________________ | |
| | | feneri V.I.P
Numri i postimeve : 2101 Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm Thu Mar 27, 2008 7:30 pm | |
| Rrustem G e c i – poezi promemoriale
Kulla e Martirit
Kryengritësit, Tahir Meha
Ka ndal dielli mbi Prekaz E ka vu buzën në gaz Kot provoni n´Drenicë me hy Tahir Meha vëzhgon n´dylbi
Vjen ushtria varg e vijë Vjen me tanke e milici Duan Tahirin gjallë me lidh Krejta hyrjet i kanë mbyll
Tahir Meha një dardaniot Pushka ime s´flet veç sot Plumbi i parë vret një Dodek S´jepet kulla unë pa vdekë
Plumbi dytë vret një Millan Vetë më hyri ai qen nishan Pikë e gjakut ku ka ra Pemë e tokës kurrë s´është tha
Nebih Meha thërret, Tahir Të lumtë dora o im bir Vret Tahiri dyzet armiq Na në luftë nuk jemitë liq
Ka dalë dielli mbi Prekaz Tahir Meha po qesh me gaz Babë e bir ngrehin një këngë Babë e bir vrasin një gjëmë
Të lumtë zemra o azgan Kështu luftohet për vatan Ndal o serb o serbomadh Kthehu prapa nga ke ardhë
Qysh kur ishte pellazgjia Une jam(këtu) n´tokat e mia Tahir Meha pushkën mbush Zjarri e do të ketë pak prush!..
Rrustem Geci - Dortmund | |
| | | feneri V.I.P
Numri i postimeve : 2101 Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm Thu Mar 27, 2008 7:31 pm | |
| Rrustem G e c i - poezi nga libri " Fletët e Qepës "
ZËRI ILIRIDËS
- Gjashtë të rënëve të Brodecit
Sërish djemtë na vritën Sërish lufta na kërcënon Se fis i zi i K o r b a v e S ë r i s h gjak m ë t o n
Ti i n d e z e 6 shkronja Dhe në secilën shkronjë Nga në i rënë i b u k u r Nga një pikë gjaku e fortë
O zë i mëtë bukurit I l I r i d avetën s´vret Ata erdhën që të vrasin Ata erdhën që të vritën
Fol o Shkup o Shkup i zi Kam një emrin njëjtë si ti Në Brodec s´qahet guri I l i r i d ë quhet flamuri
N ë n t o r, 2007
I L I R I O T I
Hyj në luftë që të vritem Hyj në zjarr që të digjem Lufta merr e s´kthen Kënga jep e s´merr
Një copë bukë për pushkën Një copë bukë për gojën Ky është himni ushtarit Që mua më bën të lirë
Hyj në luftë që të vritëm Hyj në zjarr që të digjem Lufta merr e s´kthen Gjaku jep e s´merr
Rea borën vetëtinë Era borën vetë e shkrinë Hyj në luftë të jem i lirë Pse të rroj në mynxyrë
A M O E L A
Djalin ma vrau serbi pse djali atë s'e deshi djalin ma vrau serbi se djali ishte i bukur djalin ma vrau serbi kur ai i këputi prangat djalin ma vrau serbi se lirinë e deshi të lirë
B U J K U
Në gjakun e bujkut tonë ka grurë, misër, fasule, shi beteja të ashpra për tokën beteja të ashpra për jetën brazda të lëruara e t´palëruara farëra lulesh, pemë, trëndafila kopshte nga më të blertat që i japin mendim punës tek ky mbjellës i farërave tek ky mbjellës i pemëve ka shumë tregime dhe beteja për jetën
Metush Krasniqi
Ju që lirinë e keni për zemër mos ia jepni votën armikut dhe asnjë t a t i m qeverisë mos i dorëzoni armët tuaja as luftën tuaj me g j a k mos ia b e s o n i askujtë ndihmojini trimat, të diturit shkollimin mos e ndalni ndiqeni mësimin e lirisë shumë janë burgjet me ne plot janë betejat që presin
ADRESA TOKES
Krejt në fillim ishte ajri ishte uji, fryma dhe shiu ishin mëngjeset, mesdita pemët e egra të fushave
Krejt në f i l l i m ishte bari, shkretëtira gjelbërt shija e bukës dhe kripës zanafilla e plot fillimeve
Krejt në fillim ishte dora tërmetet dhe fatkeqësitë e krejt mëpastaj ia behën kaosii lashtë a n t i k
Krejt në fillim ishte era kufijtë tanë të arbërit shqipja shqip e shqipeve adresa jonë e g j a k u t
HIMNI I ARBËRIT
Që nga pellazgët dhe ilirët në të përpjetat e historisë tremijë vjet e ca më parë tokën tonë e bëmë me farë
Nëpër l u f t a dhe beteja me gjak tonin ty të lindëm g ë z o h u liri , qeshu liri me gjak zemre ty të rritëm
Mëndje,duar i shtrënguam duar e mendje i bashkuam që nga pellazgët dhe ilirët ty l i r i të falemi shumë
TË DASHURUARIT
Qysh kur arrës fletët i ranë Nën arrë u deshëm e u ndamë Koha neve pak na ndihmoi Derisa fletët arra i mbaroi
Plot vite shkuan e do shkojnë dhe ne njëri-tjetrin kërkojmë jeta s´i uji përroit merrë e ikë po dashuria shumë ka meritë
Nëpër çfardo largësie qoftë zemra punon të mos pushojë përjashta koha dhe ndërron po shpirti zemrën se harron
L I R I K Ë
Na ishte njëherë një zog me z e m ë r sa Evropa Kosovë e kishte emrin të pemës e kish mbiemrin
Në mbretërinë etokës zogut tonë të shkurrave të ngjashëm me kaçubat emrin né vetë ia dhamë
Në botën e gjelbrimeve ky zog i të motshmëve ka një k o d të natyrës për luftëra dhe spektakle
B U B U L I N A
Jam vetëm në stacion ku askush s´ më pret trenat shkojnë e vijnë jashtë mendimet ikin
Në tërë këtë gjithnajë "jetime" kam mbetë pse të jem unë vetëm ku askush s´ më pret
Me këtë shi të zemrës kush nuk flet o zot me këtë shi të zemrës zemra qan me l o t
KREHË RI
Një jetë ka që jam në luftë një jetë nëpër fushë-beteja që ky pushtues të humbet që ky pushtues të ikën I d ë n u a r me pushkatim përpara se të më vrasin më takon një k r ë h ë r që t´i përgjigjem pak vetes jetës sime të përvuajtur atyre që më deshën shumë s´ di çfarë nuk kam bërë vrasësit janë të trishtuar se liri është fitorja ime!
B U B U L L I M A
O kosovëmadhe e zemrës o kosovëmadhe e shpirtit si e kam prishtinëmadhen atë loçkën e zemrës , atë loçken e shpirtit , tregomë tregomëo kosovëmadhe në antologjinë me prishtinë unë lexova një cikël tëndin me këngë që nuk vdesin me këngë që nuk shuhen
P RIA M I
Toka ende nxjerr tym
Unë do të rendi fushave
Me hapat e mi të rritur
Dhe këmbë do të ngjitem
Nëpër majat e maleve
Nëpër kohët e vendit tim
L E X I M I LIRISË
Në f j a l ë t më me ngjyra të demonstratave të l u l e v e ku populli zgjedh të korrat nuk ka të mëdhenj e të vegjël
Në këtë vend kaq të vogël e me dhimbje aq të mëdha unë sot mora një pasaportë me emblemëkrejt të huaj
Identiteti popullit s´ndërrohet as për hir të këtij apo atij ai është i pandryshueshëm vetëthënës dhe i paluajtshëm
PASION
Juve që u ka mbetur historia nëpërd u a r ju ende po e përdorni gjakun si lëndë larëse
2 ) Zemër, mos më b r a k t i s jam lulja e kopshtit tënd lulja që mund të ndahet me ata që më dashurojnë
3 ) Popull pse hesht, pse s´ flet kjo t o k ë është toka jote ditët tuaja me të sotme ditët tuaja me të nesërme
MUZAT
Në heshtjet e turpshme Njeriu vetën e shndrron Në s h p i r t pa beteja Në qenie pa l a r g ë s i
Në heshtjet e turpshme Jo r r a l l ë nëpër kohë Njeriu nënshtron vetën Tek v e t ja dhe të tjerët
Në heshtjet e turpshme N j e r i u më kot beson Në një zot a b s t r a k t Dhe në një zot mashtrues
I dashuruari në vetëtima Më kot mashtron veten Se këta lot të dhimbjes janë lotët e të gjithë neve
LUNDËRTARI
Është një çast në det kur d e t i do qetësi ...e Z a r a kollitet,... e belbëzon n´jermi!
Lundra lundrën qan Lundra lundrën heshtë Pyeteni sot arbëreshin Pse shpirti i q e s h ë
Letër kam nga djali Letrën e kam në gji Im bir do të kthehet Pranë gjakut të tij!
I dehur mes lundrave Arbëreshi k ë n d o n Det, i pamposhturi, det S´di pse s´më kupton!
Letër kam nga djali Letrën e kam në gji Im bir do të kthehet Në "kalvarin" e tij!...
poezi nga libri, " Fletët e Qepës " ,Dortmund, 2007/Botuar më: 13 Nov 2007/F.F | |
| | | feneri V.I.P
Numri i postimeve : 2101 Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm Thu Mar 27, 2008 7:32 pm | |
| Rrustem Geci – poezi promemoriale
KRYENGRITJE
Nuk di pse himni hesht Dhe vargjet e himnit Se Flamuri i Ahtisarit Nuk m´i shkon as varrit
Nuk di pse himni hesht Kosovën kudo e ndanë Me 11 gërshërë e prerë Me 11 gërshërë e ndarë
Nuk di pse himni hesht Koha është të ngritemi Flamuri bërë n´Bruksel Na vë gjëmba me tel
Nuk di pse himni hesht Pyesin të gjitha epokat Pyesin të ardhshmit Pyet dhe shekulli ynë
Nuk di pse himni hesht Pse hesht gjeniu popull Koha është të ngritemi kudo që janë shqiptarët
Rrustem Geci - Dortmund | |
| | | feneri V.I.P
Numri i postimeve : 2101 Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm Thu Mar 27, 2008 7:32 pm | |
| Rrustem Geci- poezi promemoriale
GJUHA SHQIPE
Në pemën indoevropiane Të gjuhve të e v r o p ë s Shqipja është gjak në rrënjë Që kur është lindur zoti
Se Kosova është Shqipëri Një gjak gjuhsor i njëjtë Flasin shkronjat , e folmja Të zënat dhe të mbjellat
Në gjakun e kuq të mëmës Në gjakun gjuhsor të saj Shqipja ka plot r r ë n j ë Aq sa e ka edhe moshën
K o s o v a me Shqipërinë Me Iliridën dhe Çamërinë Janë një tërësi gjuhsore Janë një g j a k në rrënjë
Rrustem Geci - Dortmund | |
| | | feneri V.I.P
Numri i postimeve : 2101 Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm Thu Mar 27, 2008 7:33 pm | |
| Të gjitha shqipëritë
( Asnjë liri në b o t ë , nuk është e p ë r f u n d u a r përsosmëria saj vazhdon nëpër muaj dhe shekuj ! )
Ky muaj, ky vit, kjo kohë Ka një e p o k ë brenda Për të gjitha K o s o v a t Për të gjitha Shqipëritë
Ky muaj,ky vit, kjo kohë Janë të gjitha Kosovat Janë të gjitha dëshirat Janë të gjitha l i r i t ë
Ky muaj, ky vit,kjo kohë Janë duart më të bukura Grushtat e plot betejave Pikat e gjakut të ashpër
G ë z u a r K o s o v ë Shpalljen e Pavarsisë G ë z u a r K o s o v ë Këtë urim prej zemre!
Rrustem Geci - Dortmund | |
| | | feneri V.I.P
Numri i postimeve : 2101 Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm Thu Mar 27, 2008 7:33 pm | |
| Rrustem G e c i – Kënga e Manastirit
Kënga e Manastirit
Jetojmë në të njëtën kohë
nën të njëjtin qiell me yje
ku e bukura dhe i bukuri
dihatin me të njëjtën frymë
Jetojmë në të njëjtën kohë
ku valë të ashpra të jetës
thyhen nëpër kundërthënie
dhe shpërndahen qyteteve
Jetojmë në të njëjtën kohë
me të njëjtën etje të shpirtit
ku koha është krejt pakëz
për të krijuar më shumë
Jetojmë në të njëjtën kohë
me të njëjtin gjak të kohës
ku l i d h ja e shkronjave
ngre zërin e përbashkimit
Rrustem Geci - Dortmund __________________ | |
| | | shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm Thu Mar 27, 2008 8:50 pm | |
| flm,shumë që keni sjellur këto poezi të poetit tonë të shquar Rrustem Gecit,i cili njëherit është edhe vendas i imi. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Krijuesit të ndryshëm Sat Mar 29, 2008 1:46 am | |
| Në këtë temë mund të shkruani dhe sillni përmbledhje nga krijuesit të ndryshëm. Shefki Ollomani
RRËNJËT TONA…
Rrënjët tona - pellazgiane,
Rrënjë antike - iliriane.
Rrënjët tona - arbërore,
Rrënjë të lashta - kanunore.
Rrënjët tona - shqiptare,
Rrënjë dardane - legjendare.
Rrënjët tona - parahistorike,
Rrënjë hyjnore - olimpike.
Rrënjët tona - etnike,
Rrënjë të vjetra - historike.
Rrënjët tona - xhubletë malësie,
Rrënjë popullore - fisnikërie.
Rrënjët tona - kala me trima,
Rrënjë kombëtare - si vetëtima.
Rrënjët tona - farë e fis,
Rrënjë brezash - bung e lis.
Rrënjët tona - kordon lirie,
Rrënjë gjaku - ditiramb lavdie.
Rrënjët tona - betonarmé,
Rrënjë fortese - për Atdhé.
Rrënjët tona - fortifikatë,
Rrënjë graniti - në shtrëngatë.
Rrënjët tona - obelisk,
Rrënjë të forta - si çelik.
Rrënjët tona - rapsodi epike,
Rrënjë lahute - baladë kreshnike.
Rrënjët tona - shpatë me presa,
Rrënjë betejash - me thika e kmesa.
Rrënjët tona - gjerdan fyshekësh,
Rrënjë baroti - krismë dyfekësh.
Rrënjët tona - muranë e gjallë,
Rrënjë të thella - det me valë.
Rrënjët tona - pirg me eshtra,
Rrënjë luftërash - mal me kreshta.
Rrënjët tona - xhamadan,
Rrënjë të kuqe - vullkan.
Rrënjët tona - degë me gjethe,
Rrënjë guri - shkëmb me thepe.
Rrënjët tona - bjeshkë me borë,
Rrënjë qarri - rrap shekullor.
Rrënjët tona - autoktone
Rrënjë qëndrese - mbret në frone.
Rrënjët tona - besë fisnore,
Rrënjë spartane - për fitore.
Rrënjët tona - shqipe në fluturim,
Rrënjë kryengritëse - kushtrim.
Rrënjët tona - filiza në shpërthim,
Rrënjë shqiptare - në amshim. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm Sat Mar 29, 2008 1:47 am | |
| KËSHTJELLA E LIRISË
Kështjellë prej gurësh të Ilirisë,
Kështjellë prej gjakut të rinisë
Kështjellë prej eshtrash të shqiptarëve
Kështjellë prej kafkash të luftëtarëve
Kështjellë prej betoni e qëndrese
Kështjellë prej hekuri e bese.
Kështjellë prej fëmijsh të vrarë në djep
Kështjellë prej grashë të dhunuara në vek
Kështjellë prej foshnjash të mbytura në bark
Kështjellë prej burrash të varur në lak
Kështjellë prej flamujve të përgjakur
Kështjellë prej tokës së përflakur.
Kështjellë prej shpirtit të dëshmorëve
Kështjellë prej dasmash e dasmorëve
Kështjellë prej brezash t’baballarëve
Kështjellë prej gjoksesh t’flamurtarëve.
Kështjellë prej kullash të rrënuara
Kështjellë prej fisesh të dëbuara
Kështjellë prej librave të djegura
Kështjellë prej lëkurave të rrjepura.
Kështjellë prej luftërash e përpjekjesh
Kështjellë prej zvarritjesh e marshimesh
Kështjellë prej rëniesh dhe ngritjesh
Kështjellë prej tërheqjesh e shtegtimesh.
Kështjellë prej zemrash e bujarie
Kështjellë prej betimi e besnikërie
Kështjellë prej drite e dashurie
Kështjellë prej nderi e fisnikërie.
Kështjellë me themele në tokën arbërore
Kështjellë me majat lartësive qiellore
Kështjellë me bedenat e shqiptarisë
Kështjellë e përjetshme, kështjella e lirisë. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm Sat Mar 29, 2008 1:47 am | |
| NGRITE ZËRIN, O SHQIPTAR!
Ngrite zërin, o Shqiptar!
Ngrite zërin, bëhu i gjallë!
Ngrite zërin për liri!
Ngrite zërin për Shqipëri!
S’kemi troje për tregti!
Për greko-sllavë e koloni!
S’kemi troje për robëri!
Për të falur në kojshi!
Merr flamurin dhe valëvite!
Rrok dyfekun dhe kërsite!
Merre shpatën dhe vërtit!
Rroke topin dhe godit!
Pas errësirës, zbardhon drita,
Perëndon hëna e lind dielli,
Se pas natës po vjen dita,
Ndrit natyra, shëndrit qielli.
Ngrite zërin, o Shqiptar!
Ngrite zërin, merr pishtar!
Ngrite zërin për çlirim!
Ngrite zërin për bashkim! | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm Sat Mar 29, 2008 1:48 am | |
| PËR SHQIPËRINË, SHQIPTAR!
Mos fli, shqiptar!
Koha erdhi, shqiptar!
Cingëroi ora, shqiptar!
Ra këmbana, shqiptar!
Zgjohu, shqiptar!
Ngritu, shqiptar!
Ngjeshi armët, shqiptar!
Nisu, shqiptar!
Marsho, shqiptar!
Sulmo, shqiptar!
Pajtohu, shqiptar!
Bashkohu, shqiptar!
Forco unitetin, shqiptar!
Dorë për dorë, shqiptar!
Sup më sup, shqiptar!
Gjoksin hapur, shqiptar!
Ballin lart, shqiptar!
Besën çelik, shqiptar!
Beso, shqiptar!
Shpreso, shqiptar!
Dëshmo, shqiptar!
Qëndro, shqiptar!
Përpara, shqiptar!
Vringëllo armët, shqiptar!
Ndero kombin, shqiptar!
Thyej prangat, shqiptar!
Dëbo armikun, shqiptar!
Çliro vendin, shqiptar!
Lufto, shqiptar!
Fito, shqiptar!
Mos gabo, shqiptar!
Mos dështo, shqiptar!
Mos u ndajë, shqiptar!
Mos u frikëso, shqiptar!
Mos u përçajë, shqiptar!
Mos hesht, shqiptar!
Mos u mashtro, shqiptar!
Mos duro, shqiptar!
Mos u nënshtro, shqiptar!
Mos u ndal, shqiptar!
Ballë-përballë, shqiptar!
Guxo, shqiptar!
Ec krenar, shqiptar!
Drejt fitores, shqiptar!
Drejt çlirimit, shqiptar
Drejt lirisë, shqiptar!
Drejt bashkimit, shqiptar!
Ke lindur, shqiptar!
Do vdesësh, shqiptar!
Për Shqipërinë, shqiptar! | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm Sat Mar 29, 2008 1:48 am | |
| LIRIA
Liria lind nga gjaku
Liria rritet nga dituria
Liria jeton nga dashuria
Liria forcohet nga besimi
Liria mbijeton nga flijimi.
Liria lind nga ideali
Liria rritet nga besa
Liria jeton nga shpresa
Liria forcohet nga uniteti
Liria mbijeton nga solidariteti.
Liria është ajri që frymon
Liria është dielli që rrezon
Liria është buka që gjallon
Liria është uji që freskon.
Liria është toka ku jetojmë
Liria është jeta që gëzojmë
Liria është zjarri i atdhedashurisë
Liria është fara e përjetësisë. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm Sat Mar 29, 2008 1:49 am | |
| KOSOVA SOT
Oj Kosovë - tungjatjeta!
Nëpër luftëra të shkoi jeta!
Oj Kosovë - shtojzovalle!
Vend me derte, vend me halle!
Oj Kosovë, bij’e Kastriotit!
Si i ke punët në ditë t’sodit!
Disa thonë - je e lirë!
Disa thonë - je n’zinxhirë!
Disa thonë - ke pavarësi!
Disa thonë - je n’robëri!
Disa thonë - je bërë shtet!
Disa thonë - s’ke pushtet!
E plagosur nga armiku!
E mbërthyer nga UNMIKU!
Në status-quo e gozhduar!
Sikur Krishti e kryqëzuar!
As e serbëve dhe Serbisë!
As e shqipeve dhe Shqipërisë!
As në tokë, as në qiell!
Nuk të ndrit as hënë, as diell!
Nuk ke ujë për tu larë!
Nuk ke rrymë për tu parë!
Je n’havá, për gazep!
Sikur cjapi, therë pa rrjep!
Deri dje ishe etnike!
Ishe shqiptare, dallëndyshe,
Sot je bërë multietnike!
Se UNMIKU ja ktheu ndryshe!
Cep më cep ushton jehona:
Nuk e dimë a je e jona?!
Je e gjallë, por s’jeton!
Je e lirë, por s’frymon!
Je e pavarur, por s’je shtet!
Je demokratike, pa unitet!
Je Rozafë e murosur!
As e gjallë, as e varrosur!
Le t’përzihet tokë e det!
Me ty bëjnë eksperiment!
Vend pa dinjitet, pa integritet!
Vend pa kufinj, pa sovranitet!
Vend i varfër, pa ekonomi!
Vend i lënë në agoni!
A do mbetesh nën Serbi?!
A do bëhesh Shqipëri?!
Apo shtet me pavarësi?!
Nuk e di asnjë parti?!
As vetë populli nuk e di?!
Vetëm Zoti në gjithësi!
T’pëlcasë UNMIKU me Rusi!
Dhe Evropa me Serbi!
E gjithë bota le ta di:
Linde ilire, u rrite Dardani,
Je shqiptare, je Shqipëri,
Shqiponjë e Feniks në përjetësi…
(Suedi, 2000) | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm Sat Mar 29, 2008 1:49 am | |
| NËPËR SHEKUJ, SHQIPTAR JE!
(Kushtuar Kombit Shqiptar: heronjëve, dëshmorëve, luftëtarëve dhe atdhetarëve të tij në mijëvjecarë)
Je i lashtë - mitologjik,
Je i vjetër, je antik.
Nëpër shekuj, pellazgian
Nëpër shekuj, ilirian
Nëpër shekuj, alban
Nëpër shekuj, dardan
Nëpër shekuj, vullkan
Nëpër shekuj, uragan.
Je emblemë - unikat,
Je ikonë, je dukat.
Nëpër shekuj, shtatvigan
Nëpër shekuj, si spartan,
Nëpër shekuj, burrë stoik
Nëpër shekuj, si kreshnik,
Nëpër shekuj, heroik
Nëpër shekuj, si çelik.
Rreth fyshekët, si gjerdan,
Vesh në tirqë e n’xhamadan.
Nëpër shekuj, kushtrimtar
Nëpër shekuj, betimtar
Nëpër shekuj, atdhetar
Nëpër shekuj, luftëtar
Nëpër shekuj, çlirimtar
Nëpër shekuj, fitimtar.
E bën terrin dritë dhe ag,
Me kandil prag më prag.
Je i gojës - kuvendar,
Je i këngës - lahutar,
Je i besës - besatar,
Je i mençëm - mendimtar,
Je i zemrës - bujar,
Je i dorës - shigjetar,
Je i syrit - shenjëtar,
Je i këmbës - qëndrimtar.
Orator e gjuhëshpatë,
Je trim e kryelartë.
Nëpër shekuj, diamant
Nëpër shekuj, ditiramb
Nëpër shekuj, ndrit fanar
Nëpër shekuj, si pishtar,
Nëpër shekuj, strateg lirie
Nëpër shekuj, themel Shqipërie.
Je i vrullshëm, si azgan,
Je i madh, si vigan.
Nëpër shekuj, shtatbajrak
Nëpër shekuj, si zambak
Nëpër shekuj, luftarak
Nëpër shekuj, po derdh gjak
Nëpër shekuj, misionar
Nëpër shekuj, shpëtimtar
Nëpër shekuj, engjëllor
Nëpër shekuj, shenjëtor.
Je i pastër, qelibar,
Po shkëlqen, margaritar.
Je stuhi, je ciklon,
Ditë e natë po gjëmon.
Je kolos, je gjigant,
Kryengritës, militant.
Je epik, gladiator,
Kryetrim dhe burrëror.
Je etnik, epokal,
Mendjendritur, gjenial.
Je krenar dhe besnik,
Humanist e fisnik.
Famëmadh e dinamit,
Je kalorës, erudit.
Nëpër shekuj, si tajfun
Nëpër shekuj, si tribun,
Nëpër shekuj, rrap me degë
Nëpër shekuj, toskë e gegë
Nëpër shekuj, rrezatim dielli
Nëpër shekuj, flakërim qielli
Nëpër shekuj, gjallë se gjallë
Nëpër shekuj, prush e strall.
Je kuçedër e dragua,
Je Feniks dhe fajkua.
Je shqiptar, Kosovar,
Në çdo luftë vullnetar.
Je shqiptar Iliride,
Gjak i lashtë, Atlantide.
Je shqiptar prej Malësie
Xixa zjarri e shkëndije.
Je shqiptar, Çamërie,
Rracë ilire, pavdekësie.
Je shqiptar, Shqipërie,
Je flamur, lajmëtar lirie.
Nëpër shekuj, shqiptar je!
Shqipërinë, atdhé e ke! | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm Sat Mar 29, 2008 1:50 am | |
| LIRIA FITOHET, NUK DHUROHET!
Ne ekzistojmë - na lindi Dheu,
Ne qëndrojmë si Prometheu,
Ne jetojmë me zemra fisnike,
Ne luftojmë me gjokse titanike,
Ne mbijetojmë nga shpresa, dashuria,
Ne fitojmë të jetojë Shqipëria.
Armiku armët vringëllon,
Mpreh thikat dhe kërcënon!
Vendi shkelet me tanksa, helikopterë…,
Dita bëhet terr e nata sterrë!
Populli vritet dhe helmohet,
Rinia burgoset, torturohet…!
Vullneti i shqiptarëve shtypet prore,
Me çizme ushtarako-policore!
Zëri liridashës i shqiptarit krenar,
Shuhet në gjakun e tij qelibar!
Shqiptari nuk quhet më shqiptar,
Në truallin e vet amtar!
Dikush thotë: paqë e durim,
Se armiku është pambarim!
Dikush përdorë diplomacinë,
Për të fituar pavarësinë!
Dikush thotë me demagogji,
Se ky vend veç ka liri!
Dikush përdorë dialogun,
Pa e ditur epilogun!
Dikush thotë: bij të shqiptarisë,
Kapni pushkët e lirisë!
Se asgjë nuk bjen nga qielli,
Se pa luftë s’ka rreze dielli!
Merrni armë, barot të thatë!
Me armikun flakë për flakë!
Se pasha Zotin e Perëndinë,
Vetëm lufta sjellë lirinë!
Shqiptari armiqtë nuk i don,
Shqiptari robërinë nuk e duron,
Shqiptari pushtimin nuk e pranon,
Shqiptari liri, pavarësi kërkon.
Luftës me luftë t’i përgjigjemi!
Forcës me forcë t’i kundërvihemi!
Forcës reaksionare,
Me forcë revolucionare!
Aksionit pushtimtar,
Me aksion çlirimtar!
E vërteta pa forcë e ushtri,
Porsi gaca pa flakë e shkëndi!
Drejtësia pa armë,
Si peshku në zallë!
E vërteta dhe drejtësia,
Nuk triumfojnë asnjëherë,
Bashkimi dhe pavarësia,
Nuk fitohen pa maliherë!
Tingëllon ora e bashkimit,
Buçet këmbana e kushtrimit,
Kush ka vesh i dëgjon,
Kush ka sy i shikon.
Koha nuk pret,
Koha ecë e kalon,
Atdheu thërret,
Bijtë e vet po rreshton,
Në ushtrinë çlirimtare,
Për ideale kombëtare.
Durimi e paqja pakufi,
Janë vuajtje, robëri!
Janë përkulje, nënshtrim!
Janë grabitje, pushtim!
Ne s’jemi pacifistë!
As nuk jemi fatalistë!
Ne jemi revolucionarë,
Ne jemi luftëtarë,
Me armikun ballë-përballë!
Ne s’jemi frikacakë!
Ne nuk jemi trumcakë!
Ne jemi guximtarë,
Ne jemi flamurtarë,
Me armikun ballë-përballë!
S’jemi skllevër, apatikë!
Jem vitalë, energ jikë.
S’jemi robër, s’jemi lypës!
Jemi trima, kryengritës.
S’jem viktima të dëshprimit!
As pinjollët e dorëzimit!
Jemi zotët e këtij vendit,
Jemi burrat e kuvendit,
Jemi lulet e trimërisë,
Luftëtarët e lirisë.
Perandoritë lindin e vdesin,
Popujt qëndrojnë e mbesin,
Perandoritë shkojnë e vijnë,
Popujt rilindin përsëri.
Armiq e furtuna kaluan,
Stuhi të shumëta vërshuan,
Mbi trupin e vatanit,
Mbi gjoksin e shqiptarit,
Që kurrë s’u mposht, nuk u ndal,
Me shpatë e pushkë mal më mal,
Me idealin e lirisë e të shpresës,
Rrugës së luftës e të qëndresës.
Rruga e luftës - mohim i robërisë,
Rrugë e nderit - revolucionare,
Rruga e luftës - rruga e lirisë,
Rrugë e lavdishme - kombëtare,
Rruga e luftës - rrugë e çlirimit,
Rruga e luftës - rrugë e bashkimit,
Rruga e luftës - rrugë e pavarësisë,
Rruga e luftës - rrugë drejt Shqipërisë.
Shqiptari e don paqën, demokracinë,
E don gjuhën, kombin dhe lirinë,
Mbi të gjitha don Nënën Shqipëri,
Pa atdhe nuk ka komb, as liri.
S’ka më grupe e parti
S’ka më teori e ideologji
S’ka më borgjezë, as proletarë
S’ka më populistë, as bajraktarë
S’ka më socialistë, as kapitalistë
S’ka më liberalë, as komunistë
S’ka më marksistë, as leninistë
S’ka më stalinistë, as maoistë
S’ka më titistë, as enveristë
S’ka më fanolistë, as zogistë
S’ka më fashistë, as ballistë
S’ka më fetar, as ateistë
S’ka më të djathtë, as majtistë
S’ka më ekstremistë, as terroristë.
S’ka më të bardhë, as të zi
Ka vetëm Shqiptarë e Shqipëri
Ka patriotë e atdhetarë
Ka luftëtarë e kombëtarë
Ka luftë për dekolonizim
Ka luftë për liri e çlirim
Ka luftë e përpjekje titanike
Luftë për Shqipërinë etnike.
Të gjithë jemi nipër të Skënderbeut
Të gjithë jemi ushtarë të Mëmëdheut
Të gjithë jemi bij të Shqipërisë
Të gjithë jemi luftëtarë të lirisë.
Jemi në luftë,
E lufta kërkon bukë.
Jemi në luftë,
E lufta kërkon pushkë.
Jemi në luftë,
E lufta kërkon municion.
Jemi në luftë,
E lufta kërkon vizion.
Jemi në luftë,
E lufta kërkon unitet.
Jemi në luftë,
E lufta kërkon solidaritet.
Jemi në luftë,
E lufta kërkon besnikëri.
Jemi në luftë,
E lufta kërkon trimëri,
Jemi në luftë,
E lufta kërkon besatim.
Jemi në luftë,
E lufta kërkon përkushtim.
Jemi në luftë,
E lufta kërkon guxim.
Jemi në luftë,
E lufta kërkon bashkim.
Jemi në luftë,
E lufta kërkon betim.
Jemi në luftë,
E lufta kërkon flijim.
Jemi në luftë,
E lufta kërkon atdhedashuri.
Jemi në luftë,
E lufta kërkon gjak të ri.
Jemi në luftë,
E lufta kërkon dëshmorë për liri.
Jemi në luftë,
E lufta kërkon heronj për Shqipëri.
Liria nuk fitohet me urata,
As me lutje e dekorata!
Nuk fitohet me fjalime!
As me rrena, teorizime!
Ajo fitohet me luftë e gjak,
Me përleshje prag më prag,
Nuk dhurohet n’tavolina,
Po fitohet me martina.
Pajtohuni, shqiptarë!
Bashkohuni, shqiptarë!
Luftoni, shqiptarë!
Bashkoni kombin mbarë!
Bashkoni trojet ilirike!
Bashkoni Shqipërinë etnike! | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm Sat Mar 29, 2008 1:51 am | |
| Shkruan: Shefki OLLOMANI
Re të zeza të kanë mbuluar, Diell e Hënë të kanë errësuar, s’je në ëndërr, por je zhgëndërr, në terr të zi e në robëri, zgjohu, ngritu Shqipëri!
Laku n’fyt po t’shtrëngon, pranga trupin ta mundon, okupimi po t’shkatërron, armiqt sulen me egërsi, me ushtri e me djallëzi, zgjohu, ngritu Shqipëri!
Mjaft Ti fjete dhe u përgjume, mjaft Ti ndejte e ngujume, mjaft Ti prite ditë përditë, flake terrin bëhe dritë, ndize zjarrin nga një shkëndi, zgjohu, ngritu Shqipëri!
Më dhemb zemra kur rënkon, kur nga dhembjet Ti gjëmon m’hapet goja e s’mund të flas, jap kushtrim e po bërtas, por askush nuk më dëgjon, po askush nuk më beson i gjithë trupi të është shkri, zgjohu, ngritu Shqipëri!
Kam shumë zjarr e shumë dhimbje, kam shumë mall e shumë dridhje, kam shumë vuajtje e dashuri, kam shumë dhembje e krenari, kam shumë ankth e burrëri, zgjohu, ngritu Shqipëri!
Shpatë e Damokleut të rrin mbi kokë, "Pako" e "Traktate" hartojnë me okë, Rezoluta (1244) e 14 Pika, gjithësecila më e mprehtë se thika, trupin copa ta copëtojnë, shpirt e zemër të dërrmojnë, trojet Tua t’i pushtojnë, marimangat thurrin robëri, kameleonët endin tradhti, zgjohu, ngritu Shqipëri!
Serbia jepë autonomi, bota jepë gjysmëpavarësi, ç’janë këto hile një dreq e di, gjithçka janë veç jo liri, të ka hy n’Kullë bajlozi i zi, zgjohu, ngritu Shqipëri!
Janë ndryshkë armët mbi tavan, pastro shpatë e jatagan, dil në shesh dhe n’mejdan, shpërthe vrullshëm si vullkan, Ja vdekje – Ja liri, zgjohu, ngritu Shqipëri!
Mos i le armët të ndryshken, mos i le teshat të myken, mos e le luftën në mes, mos e le idealin t’vdesë, mos harro - je Iliri, zgjohu, ngritu Shqipëri!
Gjithë Kosova n’re të zeza, nënat, motrat shamizeza, frynë stuhia e shfrynë era, lufta të troket te dera, s’ka liri, s’ka pavarësi, s’ka bashkim, as drejtësi, rroki armët përsëri, zgjohu, ngritu Shqipëri!
Zgjohu, ngritu del te dera, se sërish po vjen pranvera, se liria s’vjen çdo ditë, flake terrin del në dritë, del në dritë e në liri, mos duro më tirani, sllavo-grekë, as dredhi, zgjohu, ngritu Shqipëri!
Nëntor 2007/Botuar më: 09 Nov 2007/F.F. | |
| | | Guximi Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 2427 Age : 31 Vendi : Në "Komedinë Njerëzore" Profesioni/Hobi : Student Registration date : 12/09/2007
| Titulli: Victor Hygo Sun Mar 30, 2008 12:52 am | |
| Cfare mendoni per kete shkrimtar madheshtore? Ne kete tem kam dashure ti analizojm vargjet e thenjet e tij. Dhe nese dikush mund te ma gjej biografin ne shqip te ketij autori do ta falenderoja me gjith zemer. | |
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm Sun Mar 30, 2008 2:04 am | |
| I nderuar guximi pergezime per temen.!
Kemi te bejem me Victor Hugo e jo me Victor Hygo kete nuk e kuptoj edhe me para se te hapet kjo teme , kam patur raste te diskutohj me ''disa'' se une e njofi si Victor Hugo e jo si ''Victor Hygo ''.duhet se pari te sqarojme Emrin dhe Mbiemrin e tij.
Une kam matrial ''biografin '' e Victor Hugo do te thote,ne ate qe kam lexuar une por jo Victor Hygo.
Nese ka ''dikush'' te na sqaroje se ka edhe ndonje Victro Hygo apo sipas mendimit time eshte....nese duhet te flasime per kete persone eshte ...
Victor Marie Hugo lindi në Besançon më 26 shkurt të vitit 1802, ishte një dramaturg, poet dhe shkrimtar francez, i konsideruar si babai i Romantizmit si dhe një figurë dominuese në letërsinë franceze të shekullit XIX.
te tjerat te ja leme temes
Me mirkuptim. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm Sun Mar 30, 2008 3:56 am | |
| Rrustem G e c i – poezi promemoriale
Z Ë R I PRESHEVËS Ngritemi që të j e t o j m ë ngritemi që të ndërtojmë ngritemi të bëjmë më shumë Kosovë është Presheva, hej!..
Si të jetojë nën terr të huaj me duart e tij të përgjakura me drejtësinë e të çmendurit Me atë që vetëm më vret Në këtë t o k ë denbabaden unë kam varret e stërmoçme të rënët e të gjitha kohrave këngët e të gjitha betejave
O ti që flet krejt ndryshe K o s o v ë është emri im Kosovë është g j a k u im Shqipëri është Presheva, hej!...
Rrustem Geci - Dortmund | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Ese letrar mbi librin “Vetullat pa akull” të Gani Xhafollit Sun Mar 30, 2008 3:58 am | |
| Ese letrar mbi librin “Vetullat pa akull” të Gani Xhafollit SHPIRTIT S´KAM ÇKA T´I BËJ ! ( Kryefjala dhe kallxuesi, jo rrallë kanë probleme. Zanoret që kërkojnë vetëvendosje, mëngjes fjalësh, dhe dhimbje mbrëmjesh, janë pasuri ndjenjash nga më më të bukurat. Shpirtit s´kam çka t´i bëj, I mençuri përherë qanë!..) Në letërsisë tonë artistike, Gani Xhafolli, ka kohë që është ngjitur në pemën e poezisë. Ngjitjen e tij në këtë pemë të vështirë e ka bërë talenti tij prej poeti. Prushi i vargjeve të Xhafollit është i ngrohtë dhe prekës.Libri i tij i fundit,”Vetullat pa akull” është një prurje e re dhe me figura shumë të pasura. Nuk jam Homer, as Hamlet, po një fëmijë i pagjumë me më të pagjumët e vendit tim. Studio ime e krijimit shprehet Ganiu , ka tre dhoma; lirikën, metaforën, semantikën,dhe ca paradhoma.Sa herë gjendem mes luleve zogjët I bien pjanos , dhe orkestrojnë vargjet e mia. Në hapësirën e paanë të të kundërtave, shprehet Xhafolli, spikatë fryma e të jetuarit, sahati artistik , muza e tij e shtrenjtë , e magjishmja për më të bukurën. Në shkretëtirën e letrës së bardhë, përpara se të vë mendimin mbi letër, më bie loti, dhimbja e çarë, të qenit njeri.Në të argjiltën e fjalës kam mbjellë farën e së ëmblës, kohën e te qënit tim.Realitetin e të jetuarit shprehet Gani Xhafolli, unë e lexoj ashtu si është, duke ia shtuar këtë kohë të ardhmes. Nuk ka robëri që ma mbyll derën, sepse , jam poeti, ai që vet u jap frymë vargjeve. Në këtë botë plot trazira unë kam muzën time, vashën më të virgjër të ëndrrave,që kurrë s’ më lë vetëm,por,më merr me vete tek e pagjumta e saj. Drejtësia është më e padrejta në këtë botë, padrejtësia saj sa e sa herë na ka poshtëruar, na ka fyer e përçarë, na ka bërë kryengritës,lexojmë në librin e tij më të ri „ Vetullat pa akull“ , që këto ditë doli nga botimi.Lufta e motiveve na thotë pooeti Xhafolli, është lufta më gjigande e një krijuesi. Rënia nuk më pëlqen.Më këtë dua të themë thotë poeti, se edhe kryefjala, edhe Kallxuesi kanë probleme.Zanoret jo rrallë kërkojnë vetëvendosje, mëngjes të fjalës, mesditë të durimit, mbrëmje të dhimbjes. I mençuri thotë poeti përherë qanë më shumë.Unë shpirtit s’ kam çka t’ i bëj.Sa herë flë ëndrra më shpie tek ëndrrat e saj, që ta gjej lulen time.Të gjitha shkronjat i kam shumëzuar që kënga të jet më e plotë, më e qartë, më intime. Në valixhen time poetike përveç vesës,shiut, lules dhe ëndrrave, një dritë më ndjek përherë. Hëna në poezinë e Gani Xhafollit është mikja e tij më e dashur që i bën pyetje poetit.Zanoret e poetit Xhafolli, janë të veçanta për nga vlera,dhe të mbushura me emocion.Që i vogël thotë Gani Xhafolli, më ka humbur çelësi i heshtjes, çelësi i të urtit. Plot lule të jetë sime sime , thotë autori, m´i ka vrarë kjo jetë. Vetëm unë e di sa kam patur dhimbje për atë lule, se unë i kam martuar plot shkonja me vuajtjet e mia.Në pavetëdijen e pavetores edhe fryma herë- herë më del e kuqe, lexojë në librin “Vetullat pa akull“ . Nuk di sa do të mërzitem në fund të këngës...por më mjafton një pikë, një presje, që unë të mbetem tek lulja, tek pema, tek ëndrra, tek mbretëresha ime, poezia. Rrustem Geci – Dortmund | |
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| | | | Sponsored content
| Titulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm | |
| |
| | | | Përmbledhje nga krijues të ndryshëm | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |