Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Përmbledhje nga krijues të ndryshëm

Shko poshtë 
+14
ELIE
MUHAMETII
Ali Baba Tepelena
Sofra
Ani
Arta
eri M
gjakushi
naqeta
Beton
Guximi
Orfe@
shaban cakolli
feneri
18 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4 ... 12 ... 21  Next
AutoriMesazh
naqeta
Anëtar
Anëtar
naqeta


Male
Numri i postimeve : 439
Age : 95
Vendi : pp
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: ARTAN KASAPI - DADA MONDA E BUBUZHELLIT !   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 3 EmptySun Mar 30, 2008 12:38 pm

DADA MONDA E BUBUZHELLIT


Hajdar Fejzullahut,
Rajmonda Selimit,
Fatmir Thaçit,
Shyqri Durmishit,


Në mesnatë kur bie terri
Bubuzhelli del prej ferri
u mbledh t'ia ruani shpinën
se ia kërcasin martinën!


Po shumë ngutesh o Hajdar
ti berbat veshgjat-gomar!
Bahtir Aga ua këputi
Bubazhellin ua përmuti!


Dada Monda e Selimëve
i shkund gjoksat prej talimëve
Bubuzhellin ia kërrusin
Nezir Myrtat ia trrusin!


Shiko! Shiko ! Qyli Fatmir Thaçi
soj maxhupi ! Soj kovaçi !
Janë bashkuar me një Shyq Durmishi
mbulojnë mutin e një kaishi!


Pse po dridheni or debila
Bubazhelli ka lind kopila
vepra të vjedhura nga gjithë anët
ndaj, bën jetë me shejtanët!


Rrini rehat se Artani
u bën punë që shumë të hani !
Shani, turfulloni si potera
Për Bubuzhellin kurrë s'vjen vera!


I kanë ngri gjymtyrët pisit
është maxhup i dushan kodoshit
i kanë tharë dhe degë të lisit
Bubuzhelit - kokë boshit !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
naqeta
Anëtar
Anëtar
naqeta


Male
Numri i postimeve : 439
Age : 95
Vendi : pp
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 3 EmptySun Mar 30, 2008 12:42 pm

FLLORO BRUÇO BUBUZHELLI


Janë mbledhur shumë tuxharë
Floro Buqon bëjnë pazarë,
në majë të Panteonit e ngjisin
e madhërojnë , shumë e rrisin !


Një i thotë është soj munashi
tjetri sa një bole dashi,
i treti ai Viktor Shkërdhani
kërcet :Eshtë bubuzhell Tarzani !


Vijnë varg - shtohet karavani
Rritet Floro si car Dushani,
vret e pret i pari të mbesë
në letërsi është vetë krijesë !


Mirëpo befas i del nga dora
ia nxijnë surratin ca horra,
Nezir Myrta ia trrrus papritur
Bahtir Hamza përpjet i ngritur !


Kthe prapanicën or tradhëtarë
qysh kujton se ne hajmë bar !
Nga Komogllava Rrahim Sadiku
mbanje burra se na iku !


Mjaftë u tund i çorroditur
Bubazhelli prapë është ngritur
por e pa sa është hesapi
kur ia nguli dhe Artan Kasapi...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
naqeta
Anëtar
Anëtar
naqeta


Male
Numri i postimeve : 439
Age : 95
Vendi : pp
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 3 EmptySun Mar 30, 2008 12:46 pm

RRNOFSHI E QOFSHI ORE BURRA


Rrnofshi qofshi or burra
ia ngritët namin Bubuzhellit
me të shara duke bërë urraaa
e futët n'gropën e tunellit !


S'ka ku shkon skilja e Isniqit
del prej hiçit i bir'i hiqit
dje servil në Dugë e Nin
sot palaço kudo hyn!


I ka bërë ftesë Radogoshi
të lexojë për Pavarësinë,
ku e di ai - se Kodoshi
ka në zemër mijëra dreqëri !


Kush na shkruante o Flori muti
Në gazetat shqipe për shkavella
ti se di se të del baruti
dhe të përpin humbella !


Kush larohej nëpër Prishtinë
me Ollona, e me Gungalaqët
kush na shkruante për Xhafollët
Për endacakët e për rrugaqët !


Kush i shiti vajzat e reja
për pak para në bordelle
Ti o Flloro Bubuzhelli
që për art po bën potere !


Cilin art ti na bëre
poezi , tregim a dramë,
narratori i kopjim shkrimeve
mbetesh byk përzi me sanë !


Me gjerdanin e përkrahësve
gjoja se ta shtojnë lavdinë
Jeni unikati i lalashëve
Bubazhellë që mbjellni zinë !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
naqeta
Anëtar
Anëtar
naqeta


Male
Numri i postimeve : 439
Age : 95
Vendi : pp
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 3 EmptySun Mar 30, 2008 12:49 pm

PO BËN LUTJE DADA ARJETA


Po bën lutje dada Arjeta
për të madhin Bubuzhell shkrimtarin
Por Baftir Hamza ç'është e vërteta
Edhe asaj edhe Bubuzhellit ua var k.... !

Dhe varganit që lart hidhen
Shaban F. e Sali Ukëhaxhaj shuli,
Nezir Myrtaj me një fjalë e presje
këtij soj Bubuzhelli ua nguli!


E si të ndalet o Dul qyqani
Ti - TT muti e Islam Sahit horri !
Shkrimtar Rrahimi nga Komogllava
Bubuzhellit ia shkërdheu çka ka te vorri !

Unë Artani, i lutem shmë
le të rrijë e të prehet Bubuzhelli
se përditë hynë gropave dhe përmutet
le t'mos hyj dhe ku është tuneli !


Se atëherë , as soji e sorrollopi
nuk do t'i mbesin këtij mjerani,
Dje udbashi me litar konopi
sot kërcënime i lëshon tupani!


Grindu, shkirru o tuxhar muti
Flori Bruqi është emër tuxhari,
me shkarravina prej hajduti
kurrë s'do të jesh i pari ...!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
naqeta
Anëtar
Anëtar
naqeta


Male
Numri i postimeve : 439
Age : 95
Vendi : pp
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 3 EmptySun Mar 30, 2008 12:51 pm

ÇKA SOLLE ME KETO SHKRIME?


Dhe çka solle me këto shkrime
Bubuzhell o kokë tul
i përmutur del në agime
kodosh zi e patrashul!


Rri vajto si kukuvajkat
shkarravitësi i kotë ! Je tut ?
Përse trumbetime se s'përgjigjesh ?
U ngope duke ngrënë m*** !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
naqeta
Anëtar
Anëtar
naqeta


Male
Numri i postimeve : 439
Age : 95
Vendi : pp
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 3 EmptySun Mar 30, 2008 12:53 pm

MOS E VET SE T'KALXON VETË!


Duke bredhur kot nëpër shkrimet e këtij hiç i cili, me trumbetime do të ngritet, lexova " 8 komentara za ''F.Bruqi - Bubuzhellot : "Klupko se odmotava o istini Racak"Pyes vetveten : Po ç'deqin pat Bubuzhelli të nënshtrohet aq ?!!!
Ja se si i përkulet ky bythec njëfar askushi Marijanoviq !
"Postovani g.urednice Marjanovicu
...Bio sam novinar nekoliko listova u Jugosllaviji ( Delo, Vjesnik u srjedu,Vecer, Nasa Borba,... itd).
...To mozete se uvjerit i Vi kao novinari pa i Vas cjeneti Srbski narod !!! ''
Qelbaniku Bubuzhell, Qelbaniku Bubuzhell
ku ishe dje dhe sot ke ngel !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
naqeta
Anëtar
Anëtar
naqeta


Male
Numri i postimeve : 439
Age : 95
Vendi : pp
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 3 EmptySun Mar 30, 2008 12:54 pm

SHKRIMET E BUBUZHELLIT SI WC PUBLIKE


Isha i mendmit se Bubuzhelli do ta kuptojë dhe do të ndalë kutërbimet e tij prej WC publike ! Por, meqë ka vendos të bëjë shkarravina desha t'ia rikujtoj !
Një pretendues i madh si Flori Bubuzhelli me 25 libra shkarravina, ndoshta do ta kuptonte që të heshtë ! Sepse është në shënjesër për vlera të dyshimta letrare ! Por kot! Bubuzhelli mbet Bubuzhell!
Të pyes publikisht përse aq vrer derdh duke bërë shkrime aq narratore. Si i lejon vetes të lëvdohesh kur një titull me pesë fjalë e shkruan gabim ! Ke zgjedhur fjalën munafik dhe nuk e shkruan drejt ! Edhe fjalën publik se ke mirë por ani !
Pastaj, hidhërohesh përse Bubuzhell! Sepse ti je shqiptar ore. Ta shqipërova mbiemrin serb Vuruq në Bubuzhell! Po ti edhe më Vuruq u bëre ?
I nderuari Flloro Vruqi ! Ata që bëjnë kritikë ndaj veprimtarisë sate kanë ma shumë të drejtë se sa ata që të lëvdojnë! Ndaj qëndro gaditu! Sepse të shkundin gjithë llumin prej teje ! Mbase do të ngelë diçka ! Por ti frigohesh se je llum i tërë me veçori specifike! E do të derdhesh si gjerizi !
Ndërsa ata që të lëvdojnë , besoj se mbi gjithë atë gërmadhë të krijimeve të WC publike bëjnë lëvdatat e shurrës dhe të kthehjnë në vargje :
O flloro Vruq o burrë i pendës
kundërmon si era e fendës !...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
naqeta
Anëtar
Anëtar
naqeta


Male
Numri i postimeve : 439
Age : 95
Vendi : pp
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 3 EmptySun Mar 30, 2008 12:58 pm

PAGJUMËSIA

(Domethënia e përmbajtjes së tregimit të Floro Bubuzhellit, i shkruar gjatë kohës së luftës në Kosovë ! )


Përgjigje : Apelit të Viktor Shkërdhanit :Rrofsh dhe gëzofsh pavarësinë o Flloro Bubazhelli !


Sadoqoftë i acaruar debati, të obligon të ndalish turrin dhe të hidhesh në analizën e vërtetë të personalitetit që shitet si krijues! E tillë është e vërteta ime prej Kasapi ! Përse t'i shkojnë vërdallë pa arsye një të përmbyturi me mendimet e veta krijuese ata që kanë mbi të gjitha mendime të mira dhe ia tregojnë të vërtetën se ku e ka vendin ! I tillë është rasti i të madhit Bubuzhell në tregimin " Pagjumësia ' !
Krahas varganit të madh të porotnikëve që janë ngritur hava, për nga vlerat e tij në këtë prozë të zgjedhur nuk e shpëtojnë dot. As Viktor Shkërdhani që ia uron pavarësinë ! Sepse : Ata që e kritikojnë si njeri me të kaluar nëpër dyerët e Udb, tani ia kritikojnë veprimtarinë krijuese ! Jo personalitetet që ai kapet si i mbyturi për kashte të shpëtojë ! Por, për mbarshtrimin dhe kuptimet që u jep.
Ja! Në këtë moment , (Kur ndodhi pavarësia e Kosovës ), desha të ndriçoj pjesë të vlerave të këtij krijuesi, që rend një ditë pas shpalljes së pavarësisë , të deklamojë të bëmat krijuese të "Guximit shqiptar" - Manipulimit Bubuzhellqe ! Dhe, e shkëputa në analizë domethënien e tregimit që e ka zgjedhur si prolog njohjeje krijuese në faqen e Zemrashqiptare.net, kur flitet për shkrimtarët ! Bubuzhelli i pari dhe me guxim ja si e shpalon autobiografinë që të bindë edhe lexuesit, edhe dashamirët nga Pilivesa e deri tek Shkërdhani, edhe kritikët, për ta ranguar deri te nominimi " Nobël" për kotësi krijuese!
Bubuzhelli me kokën e buallit dhe me mendjen e zogut ja çfarë narracioni i bën vetvetes në tregimin " Pagjumësia" :
Personazhi Lori, që i mungon shkronja f dhe mbiemri Bubuzhelli, është ishulluar në kohën e luftës së popullit të Kosovës. Si trim që i ka mbushur danet, e pret t'i trokasë Flutura. Dhe ajo i troket një ditë tek ishulli !
"E mbajta të ndryrë në vete atë dashuri në ishull, dhe, shpeshherë më dukej vetja se gjendesha pranë një skllavi që më dashuron marrëzisht.Unë skllav i dashurisë".
Po atë kohë, kur Bubuzhelli ynë ndjen kënaqësi me Fluturën skllave, maleve, fushave, e gjithkah në hapsirën e Kosovës edhe flaka edhe tymi, edhe plumbat e armikut bënin kërdi. Dhe bijtë e popullit dhe heroinat bënin luftë e nuk ishulloheshin si krahlehtat flutura e mendjelehtit Bubuzhella!
Por , mendjendrituri ynë Bubuzhell mbetet në ankth në ishullin e asaj vetmie. Ashtu si ditën e Pavarësisë së Kosovës. Mbase unë isha, jo në ndonjë rol për sjelljet e vendimeve, por fare pranë me gjithë ata heronj të gjallë që më shoqëruan që nga mëngjesi e deri në përfundim të asaj kremtjeje të madhe. E dija se do të mbahet ora letrare ! E dija se do të lexojë Bubuzhelli! Por, nuk e dija se do t'ia urojë Viktor Shkërdhani pavarësinë një personi të ishulluar në kohën e luftës!
Me jetë të gjatë o i ishulluari ynë i pagjumi Bubuzhell!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gjakushi
V.I.P
V.I.P
gjakushi


Numri i postimeve : 841
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: REXHEP ELMAZI - FRYMËMARRJE   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 3 EmptySun Mar 30, 2008 7:34 pm

Poeti Rexhep ELMAZI, nuk pati fatin të zhvillohet sepse dora vrastare ia këputi jetën atë fund maji të 1978 .

Qysh atëherë, vëllimi poetik "FRYMëMARRJE" botuar nga Rilindja më 1972 , bëhet feniks me porositë dhe me qëllimet e këtij njeriu martir që u bë shënjestra e okupatorëve që vrisnin me dorën e zgjatur të sherbëtorëve të tyre...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gjakushi
V.I.P
V.I.P
gjakushi


Numri i postimeve : 841
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 3 EmptySun Mar 30, 2008 7:36 pm

GJAKUSH TANA


PAK FJALË PËR VDEKJEN DHE “FRYMËMARRJEN”

Në regjistrin e fakteve , apo më mirë të themi në regjistrin e ngjarjeve që duan shpjegim për ngritjen tonë të krijimtarisë kulturore, përveç shumë mistereve që ndodhin, mbetet të ndriçohet e të hyjë në sintezën e vlerësimit të mirëfilltë edhe autobiografia dhe vepra e vetme e Rexhep Elmazit “Frymëmarrje”, që atij i jep jetë edhe pas dy decenive të vrasjes misterioze që mbushen më 25 maj të këtij viti.

Për biografinë e poetit të vrarë Rexhep Elmazi shumë pak është shkruar. Ai kishte kryer Fakultetin dhe punonte në atë kohë në vendin e lektorit në Komunën e Gjilanit.Merrej me shkrime dhe ato i botoi kryesisht në Rilindja, Jeta e re, Zëri i rinisë, Flaka e vëllazërimit, Jehona dhe në të tjera gazeta që botoheshin në Prishtinë e në Shkup.

Librin e parë me poezi të titulluar “Frymëmarrje “ e botoi Rilindja e Prishtinës më 1972.Megjithatë, në vend që libri i këtij poeti të bëhej dritarja e hapur drejt shtigjeve të krijimtarisë dhe zhvillimit, për atë se si u shkrua dhe çka trajtoi në nivelin e ngritjes kulturore , nga policia letrare e asaj kohe Rexhep Elmazi filloi të ndiqet. Ata me syrin e korbave dhe mendjen vrastare analizuan e stërholluan mendimet,motivet, metaforat, simbolet e veprës dhe konstatuan se një vepër e krijuar me atë stil është e rrezikshme, dhe se autori i saj patjetër do të ishte i tillë.Dhe sërish me anën e mekanizmit të linjave të zbërthimit synuan të futën në lidhjen e shpirtit të poetit që kishte me tokën, njeriun, lirinë e tij.U futën për të parë pushtetin e poetit që kishte në dimensione të mirëqenjes. E meqenëse ata ishin shprishësit e saj,dhe si e si krijonin llahtari iu vunë në dy plane, edhe veprës poetike “Frymëmarrje”, edhe poetit Rexhep Elmazi.”Frymëmarrjes” që bëri një shenjëzim të vlerave letrare si në domethënje dhe në vlerë artistike, dhe poetit që ndjente nevojën të qartësojë lidhjen e ndjenjës me qëndrimin ideoemocional , e përmes tyre të pohojë në çdo çast atë që duhet dhe të mohojë atë që s’duhet.Domethënë ai dinte si t’i këndojë lirisë, dashurisë!Ai dinte si t’i godasë robëruesët dhe të gjithë ata që kishin shpirtin e mbushur me urrejtje.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gjakushi
V.I.P
V.I.P
gjakushi


Numri i postimeve : 841
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 3 EmptySun Mar 30, 2008 7:36 pm

Policia letrare e kapërdisur nëpër zyrat e shtëpive botuese ndjenin një shqetësim nga lirikat meditative të këtij poeti dhe duke vënë syzat në sy e duke u kërleshur në shpirt, duke ngritur gllënkat e rakisë për të “kthjellur kokat” që të shkruanin për temat e caktuara, panë se shtrirja e poezive të këtij poeti është jashtë porosive policeske.Pa shije për ata.Goditëse!Me një fjalë ishte sfidë shpalljesh për një botë të re ku pavarësia e ideve, e rritës dhe zhvillimit nuk mvareshin nga gishti i diktateve!Prandaj që nga dalja në dritë e vëllimit poetik “Frymëmarrje “ të Rexhep Elmazit, poetit iu ndalua botimi, dhe pothuajse nuk botoi asgjë për ata gjashtë vite jetë pas botimit të “Frymëmarrjes”.U shpeshuan ndjekjet e provokimet nga zagarët e larot pseudointelektualë.Iu kërcnuan se do ta pushojnë nga puna nëse ai nuk e ndryshon qëndrimin në krijimtari.

Veprën “Frymëmarrje” e përshkon fenomeni i ndjenjës se mbi tokën dhe njerëzit e Kosovës qëndron një peshë misteri që ua ngushton damarët e rritës. E megjithatë, forca për të bërë mbijetimin e shpie atë në titullimin e saj për ta ndarë në pesë cikle ashtu siç ishte ndarë edhe tërësia natyrore e trungut dhe shpirtit shqiptar në atë kohë.Për poetin kjo ishte një brengë, shqetësim i përhershëm.Ndaj kërkoi variantën e shprehjes si ta gjejë shtegun e një nisme.Prandaj ai bëri ndarjen e cikleve për të krijuar meditimin në simbolikën e domethënjeve.Duke u nisur nga cikli i parë deri tek i pesti; Për shokun tim që këndon, Dasma pa krushq, Sfinga, Lumi, Kujtim, mund ta kuptojmë pushtimin e domethënjes e porosisë pozicionale të poetit, krahas gjithë shpifjeve e ndjekjeve ekscesive pushtetare që ia bënë deri në vrasjen e tij dhe pastaj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gjakushi
V.I.P
V.I.P
gjakushi


Numri i postimeve : 841
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 3 EmptySun Mar 30, 2008 7:37 pm

Meqense ky shekull çdokujt i ka dhënë mend dhe ia ka hapur sytë me kërcnim dhe nga lëkura e vet, secili ia bën flamurin e ngjyrosur me gjak, edhe ne shqiptarët të ballafaquar me këto skena në vatrat e rrafshuara shumë herë nga grykësit bëmë pëballimin se njeriu s’dorëzohet kollaj.E njeriu i Kosovës si Herkuli përpiqet ta rimëkëmbë atë . Kështu e krijon fenomenin e qëndresës në vargje të këtij cikli Rexhep Elmazi, pastaj duke u ndeshur në ata udhëkryqe mendimesh e veprimesh njeriu ynë i trollit ku lindi, e shtyri poetin të frymëzohet që të heqë perdet prej syve dhe foltoret ia bëri vendkushtrim për ecje të reja në jetën e dritës.Prandaj ai kështu shprehet në vargje:

“Hapi me afsh Abetaren ... dhe filloi
për një mend e jo me fatamorganë
të mësojë në gjuhën e vet prej A-së
fjalët aqë të mëdha aqë të ndritshme

(Refreni i këtij shekulli)

Lirika e ngrohtë, botëkuptimi i jetës dhe dashurisë qëndrojnë karshi mizantropisë e misogjenisë degjenerike që vihen re nëpër krijimet e tij.Me këto plane dhe linja krijuese Rexhep Elmazi bën lëvizjen mendore dhe shfrimi i tillë krijues zgjon në ndërgjegjen e lexuesit kulmin sfidues për t’u ndeshur me një padrejtësi që në dukje vjen e hy përvjedhas si shpëtimtare dhe si liri e plotë.Ai në krijimin e tij poetik përmes shkëlqimit të një ironie ja se si e porteretizon shembjen e një tradicionalizmi të mbjellur te ne shqiptarët e për hirë të ruajtjes dhe kultivimit të tij sa varre e plagë janë hapur. Kështu shprehet ai në poezinë

Dasma pa krushq:
....

I shtrijnë pyjet krahët e flakës
përqafojnë bjeshkët që po derdhen
po të dinte toka çka po bëhet
mali me mal do ish afruar.

Mbrëmë dy vetë dhe terri
i trupuan malet...
- Qysh na iku çika
pa kerr të kuq pa pushkë!

Vetëm Hëna me yjet
ishin krushqët e tyre.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gjakushi
V.I.P
V.I.P
gjakushi


Numri i postimeve : 841
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 3 EmptySun Mar 30, 2008 7:38 pm

Ashtu siç e ndjen peshën e tradicionalizmit mbi tokën dhe njeriun e Kosovës, Rexhep Elmazi nuk mundet ta durojë sepse :

”E dashuria s’është dashuri
nëse s’gjen rrugë për të ecur...”!

Vitet e ardhmërisë së Kosovës e bënë atë lëvizje.Befasisht nga koha kur frymëzohej e jetonte poeti, çdo gjë pothuajse ka ndryshuar.Në tokën e Kosovës ma tepër se gjithkund u mbërri niveli i ngrites së ndërgjegjes, shkalla e lartë e emancipimit, ideja e pavarsisë.

Megjithatë fatkeqësisht , kthetrat e një pushtuesi brutal akoma hapin plagë e varre për të mos frymuar kënga e “Frymëmarrjeve “ të Rexhep Elmazit që e deshi të lirë dhe për, lirinë e saj, kushedi a prehet i qetë...?!
__________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gjakushi
V.I.P
V.I.P
gjakushi


Numri i postimeve : 841
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 3 EmptySun Mar 30, 2008 8:13 pm

REXHEP ELMAZI






FRYMËMARRJE

p o e z i




Rilindja ,


Prishtinë


1972
__________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gjakushi
V.I.P
V.I.P
gjakushi


Numri i postimeve : 841
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 3 EmptySun Mar 30, 2008 8:13 pm

1.




Për shokun tim që këndon
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gjakushi
V.I.P
V.I.P
gjakushi


Numri i postimeve : 841
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 3 EmptySun Mar 30, 2008 8:14 pm

Rexhep ELMAZI


REFRENI I KËTIJ SHEKULLI


Prej tërë pjellës së saj këtë shekull
Nënë - koha e lindi dhe i këndoi
- Bir e bëfsh muze Tokën!... në gjithësi
veçse një konak për ata që diku janë nisur
e në të i qet shtegu sa për të pushuar !!!...
...çdokush u nistë prej teje si prej Erës së Re !

-Ja pra ! ky shekull çdokujt i ka dhënë mend
duke hapur sytë me kërcënim, njeri a popull qoftë
s'rri më këlluq mbi vezë: me lëkurën e vet
bën flamur e ngjyrën me gjak
dhe kërkon diçka që ende s'e njeh
punon si Herkuli në vatrën e tij të rimëkëmbur
aq herë rrafshuar nga grykësit
që mbi kockat e huaja lëpihen si hiena

Ky shekull na ka bërë vetëtimë
të gjuhemi zbrazëtirës së kasollës së Zotit
kemi arrirë të bredhim si kometë
me teh në qafë
paralele me rrezet që s'dimë ku mësyejnë

kurse në Tokë, kësaj ore shekullore
pranë barit pranë ujit pranë shkëmbit
u ndie një bombë e fuqishme :
- grusht i ramë Hënës
duke kërkuar Diellin apo një rrugë mëtej
njerzia zhgjndërroi ëndërrat pa frikë
mori ngrykë fëmijë e grua... pushoi pakëz
pranë plangut të vet të shkatërruar!...

por s'vonoi shumë dhe u ngrit
hoq perdet prej syve la perënditë
dhe faltoret i bëri vendkushtrimi
për ecje të reja në jetën e dritës
hapi me afsh Abetaren ...dhe filloi
përnjëmend e jo në fatamorganë
të mësojë në gjuhën e vet prej A-s
fjalët aq të mëdha aq të ndritshme

dhe më në fund dita agoi jetër !...
askush s'dëshiron të kthehet me nostalgji
pas shpine - shikon mrrolshëm
dhe me gaz përpara, sepse bindet lehtë
se çdo ditë e shkruar bëhet më e vogël
nga ajo që vjen.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gjakushi
V.I.P
V.I.P
gjakushi


Numri i postimeve : 841
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 3 EmptySun Mar 30, 2008 8:14 pm

Rexhep ELMAZI:



PËR SHOKUN TIM QË KËNDON


ti nuk ke lindur për ta shijuar jetën
atë e ndjenjë në botën për rreth
në gëzimet dhe lotët që lëshon njerëzia
çdo gjë për ty domethënje të posaçme pse është

çdo ngjarje në mënyrën tënde e feston
lumi bie fjala është shoka
që lidh koha për breza : dita e nata
janë dy këngë për hymnin e botës
njëra ditirambi, tjetra elegjia e saj.

atje ku ndihet vlimi më i prekshëm ti zhytesh
lotët e huaj të bien mbi zemër
ku njerëzit mes veti vriten nga mosdija
nga ambicjet e ulëta fjala jote u hyn në mes
vuajtja dhe gëzimi jan tokë pa gardh
ku ti mundesh të hysh lirisht për të pirë ujë
meqë rrënjët i ke thellë në popull
ty vështirë është të të gjejë njeriu për të keq

ti nuk ke vetëm një nënë e një at
para së gjithash jeta është nëna jote
prandaj ti jetën s'e jeton por e këndon
si t'ishe lyrë në dorën e huaj !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gjakushi
V.I.P
V.I.P
gjakushi


Numri i postimeve : 841
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 3 EmptySun Mar 30, 2008 8:14 pm

Rexhep ELMAZI:



FRYMËZIMI


Sa bukur, sa mrekulli !
nëna ma ka shtruar sofrën
në këtë ditë dimri
mangallin me prush të kuq
e kam pranë

qetësi... pastërti...!

lapsin e mbaj në dorë
gjë s'pipëtin
pos gocave që bëjnë cik-cak
duke u gjuajtur mes veti si në lojë
për inatin tim që asgjë s'di
gjersa pres idenë të më vijë !...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gjakushi
V.I.P
V.I.P
gjakushi


Numri i postimeve : 841
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 3 EmptySun Mar 30, 2008 8:15 pm

Rexhep ELMAZI :



BISEDË ME POETIN

poetin kur e takon në rrugë
mos ja mësyj ta ndalësh përngut
të bisedosh për jetën për botën për shoqërinë
është fjalëkoprrac ai, të thuash mendjelartë
me të s’flitet dot, pra mos e ndal

mund ta shohësh duke folur me barin
më lehtë se sa me mua e me ty
duke folur me shtazën me lumin me pyllin
me retë e zeza me vetëtimën bubullimën
që i rrinë ditës si kasketë mbi sy
me natën e zezë tek ndonjë skutë e saj
për të gjitha këto neve na kandet fjala e tij

n’e pafsh të habitur o të humbur
pas ndonjë sendi krejt pa rëndësi
në diçka që neve na duket marrëzi
ti mos e nga t’ia prishish atë qetësi
por dije se së shpejti
diçka ka për të krisur
me këngën e ardhshme të tij.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gjakushi
V.I.P
V.I.P
gjakushi


Numri i postimeve : 841
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 3 EmptySun Mar 30, 2008 8:15 pm

2.





Dasmë Pa Krushq
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gjakushi
V.I.P
V.I.P
gjakushi


Numri i postimeve : 841
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 3 EmptySun Mar 30, 2008 8:16 pm

Rexhep ELMAZI :


KUR JE I DASHURUAR



Bota është plot bukuri
edhe shoqja ime këtë emër e ka

E nesërmja të mirën premton
edhe biri im këtë emër e ka

Kënga që kemi në buzë
quhet ardhmëri

Si ta kish marrë emrin
e sime bijë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gjakushi
V.I.P
V.I.P
gjakushi


Numri i postimeve : 841
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 3 EmptySun Mar 30, 2008 8:16 pm

Rexhep ELMAZI :



KUR SHKON TI


Kur shkon ti

i merr këngët e mia
më lë tel të ndryshkur
pa zë

Kur shkon ti

zvoglohem për aq sa rritem
kur vjen ti.

Kur shkon ti

e ruaj vetëm një fjalë
gjersa të mos kthehesh
ajo më je ti
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gjakushi
V.I.P
V.I.P
gjakushi


Numri i postimeve : 841
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 3 EmptySun Mar 30, 2008 8:17 pm

Rexhep ELMAZI:



NËSE...



Nëse sosen fjalët e tua
e të miat s'presin më përgjegje
pse krenohemi me këto gojë që kemi


Nëse vjen çasti
të shikohemi veç në shpinë
pse krenohemi me këta sy që kemi


Nëse vihet gardh
në mes të trupave tanë
pse krenohemi me këto duar që kemi


Nëse...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gjakushi
V.I.P
V.I.P
gjakushi


Numri i postimeve : 841
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 3 EmptySun Mar 30, 2008 8:17 pm

Rexhep ELMAZI:



MALLI PËR LUSHEN


Lushe moj Lushe
sa mallin e kam në gji
qyshse s'të shoh me sy
Lushe moj Lushe
eja ose do të vij !


Lushe moj Lushe
mallin ti e mbolle
një verë më parë
dhe korre moj Lushe
me duajt kur qite n'arë


Lushe moj Lushe
në zemër më mbolle mallë
a di në hulli kur qite farë ?

Lushe ah moj Lushe
e, a di çka korre - tallë !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gjakushi
V.I.P
V.I.P
gjakushi


Numri i postimeve : 841
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 3 EmptySun Mar 30, 2008 8:18 pm

Rexhep ELMAZI:




NË FSHAT



Vijnë e shkojnë motet
duke sjellë e marrë me vehte jetën

Në bjeshkë dalin Dada e Baci
dhe e qesin njëri tjetrin në këngë
(shyqyr që sy e gojë toka s'ka , pse
si do të merrte frymë dashuria tinzake !)

Dada thotë se e ka fshehur dashurinë e Bacit
në gjoksin e saj : Baci
dashurinë e Dadës në gjakun e tij...

- O , kush guxon ta prekë
gjoksin e saj, gjakun e tij !

- Le të shemben bjeshkët plumbore nën këmbët tona

dashuria s'është dashuri
nëse s'gjen rrugë për të ecur !

Ajo rri në mal
e me sy ndjek bagëtinë
Baci nis të ndihet atje në lug
ajo e ndien emrin e saj
në këngën e tij
dhe i duket se e fut në gji

Në frymën që kthen
Baci e ndjen
emrin e tij
në këngën e saj.

Në jehun e këngëve
gjithçka humb vehten
pos dy zemrave që shtrijnë duart
mal më mal
kah njëri tjetri.

Gjithçka tretet
zvogëlohet nga frika
kur gjak e gjoks të jenë bashkuar !

-Të shkojmë!....

Nëse dikush ka për t'i lypur
shkurra e driza i dalin para !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 3 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Përmbledhje nga krijues të ndryshëm
Mbrapsht në krye 
Faqja 3 e 21Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4 ... 12 ... 21  Next
 Similar topics
-
» Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.
» KULTURA DHE NIVELI KRIJUES
» PROZE- nga autore te ndryshem.

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: