| NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI | |
|
|
|
Autori | Mesazh |
---|
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI Sat Oct 25, 2008 5:37 pm | |
| MBI ATLANTIK
I madhi Atlantik
Ku është Atlantida
Pse fshehë oqean
Kush iku atëherë
Kush po ikë tash
Sot e mot mbi Atlantik
Vragë e plagë mbi Atlantidë
Mbi Atlantik shtegtim
Atlantikasit ku janë
A takuan Ilirinë
09. 04.04. Mbi Atlantik | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI Sat Oct 25, 2008 5:37 pm | |
| 09. 04.04. Mbi Atlantik
Kujtim Amerike
/malësorëve/
Kujtim mbi kujtim
Me nxënësin tim
Shembull dhe mburrje
Valë kujtimesh , vuajtje
Gjolulit, Berishës
Balidemajve të Malësisë
Krenari , malësorë Malësie
Ngadhënjeni si dasmorë
Nju Jork, 04.04 | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI Sat Oct 25, 2008 5:37 pm | |
| Krenari e trisht
/ A. Shkrelit /
Shkrel e Titan
Krenari e trisht
Mbi Bjeshkët e Nemuna
Karvani i Bardhë u ndal
Muzat pushuan mbi kroje
E mbetën të etura
Në Sanxhakun e lartë
Trungjet plakur e mbete
Filizat nuk na njohin
Krra, krra, fat i shkretë
Shrecksbah, l995 | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI Sat Oct 25, 2008 5:38 pm | |
| Mik e vëlla / Z. Halilit /
Kur frynte era katundisht Ngushëllonte edhe hija e buzëqeshje Suferina ta plogështoi zemrën Pastaj si ndalje lotët Diellin dëshirove për të harruarit Për zemërvrarët rreze të ngrohta Që ti përjetojnë si Bota
Ishte shtrëngim i madh duarsh Përqafim vëllazëror në shkurt Ndarja e madhe pasoi në gusht Kurrë më së bashku në katin e gjashtë Nga dritarja që fliste aq këndshëm As në Pallatin e Shkronjave Ëndrrat nuk do të na rrëshqasin Ecejaket nuk do të ndalen Nga pallati në pallat Ne të dy si fëmijë bonjakë
8 maj 94. Tren, Giessen | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI Sat Oct 25, 2008 5:38 pm | |
| . Tren, Giessen
LIRI
Të shoh në fytyrën e fëmijëve
Të shoh në mirësinë e nënës
Të shoh në burrërinë e babës
Të shoh në dashurinë e të dashurës
Ende nuk të shoh në vendin tim
24. Qershor 93. Schlüsselfeld | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI Sat Oct 25, 2008 5:39 pm | |
| Ecje
Ec e ec shqiptarët Cakun nuk e gjetën Fajet i ka Koka Fajet si ka Bota Sbëri gjë Evropa
Ec e ec shqiptarët Dy hapa përpara Një hap prapa Merren me pasojat Vuajnë nga lëngata Fajet i ka Bota Shohin ëndrra të kota
Ec e ec shqiptarët Degën nën këmbë presin Arritën të bëjnë “ shtetin “ Dy shpata për të tjerët Një e mbajnë për vete Qejfe bëjnë si mëhalla Me këngë e me bejte
19. Maj 2005, Breckerfeld- Gj. | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI Sat Oct 25, 2008 5:39 pm | |
| Acari
Kur vetmia të rrethon
Robëria të behët kurorë
Kur në log thahet rrapi
Atdheu mbulohet me borë
Kur një vend e mban xhelati
Krijuesit akulli i mbulon
Atëherë Bota kthehet mbrapa
Truri i kombit nuk punon
12 janar 97, Gjermani | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI Sat Oct 25, 2008 5:40 pm | |
| 97, Gjermani
Shqipe Demiri
- Ka lindur me 11 Shkurt 1985 ne Shkup - qe nga viti 1991 ne gjermani - Shkolla: - Klasa 1. (3 muaj) ne Shkup, pastaj ne gjermani - 2004 mbarimi i shkolles se mesme (Käthe Kollwitz Gymnasium Wesseling) - qe nga viti 2004: studente e filologjisë amerikane dhe spanjolle si dhe se drejtes publike ne Univerzitetin e Bonn-it.
Poezi: - qe nga mosha e hershme (garat e recitatoreve ne gjermani: 4 here e shperblyer per recitim) - qe nga mosha 11-vjecare (perafersisht) shkruan (poezi dhe proza te shkurta kryesisht ne gjuhen shqipe)
Ajo
i lëshonin sytë shkëndija dridhëshin duartë e saja i levizi buza ngadalë por si dilte fjalë nga goja mbylli sytë dhe për një herë një pikë loti
e pafuqishme si ç’do herë e gjallë por jo në jetë
kaltërsi
Kaltërsi pa fund por asgjë tjetër pos kaltërsije
Kaltërsi e bukur por e zbrazët njëashtu
Kaltërsi që i bën kurreshtarë, që i fascinon
Kaltërsi e kaltërt. Per mua asgjë
Kaltërsi e panjohur që çdokush ëndërron
Kaltërsi që mua dot s’po më plotëson.
Përballë vetës
Vërdallë sillem Mendoj për jetën Vetën Kam përballë
Përpiqem t’kuptoj Kush është ajo Se njioh Prej saj po tërhiqem
Prej kujt Pyes vetën Ndërkoh t’vertetën E gjej
T’fshehem pas saj Don ajo Më bindë ndërkohë T’i rrëfehem
Kërkoj arsyje Për t’mos iu rrëfyer Dhe duke e gënjyer Në sy e shikoj
Pse m’gënjen Pyet vajza përballe Sillem vërdallë Ajo t’mos më sheh
e huaj
qytet i ftohtë me shi dhe re i errët është s’ka asgje t’re
nga një qosh diku pak gjelbërt shpërthen ta tërhek vëmendjen për një moment ta humb mendjën
dhe të kthen pas në vende të largta në kohë që ndoshta kurr s’kanë qenë
njerëz të ftohtë me rroba të trasha me çadra të humbur janë nër çadra
një rreze e dobët dielli të ngroh është diellë me dhëmb mos u mashtro
dhe të kthen pas në vende të ngrohta në kohë që ndoshta ishin në verë
por pikat e ftohta të shiut të zgjojnë mbi faqe mbi ballë pikin dhe thonë:
ti je e huaj! | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI Sat Oct 25, 2008 5:40 pm | |
| Kur të kthehesh
Kur të kthehesh gjithçka ndryshe do të jet. Do t’kujtosh të gjithat që kanë qenë.
Dhe në sytë e tu do mblidhen lotë dhe në gjoks diçka do të shtrëngon.
Do t’dridhen duartë, grushtat do shtrëngosh, do t’kafshosh buzët por s’do të mund të qash.
Do t’jesh shumë afër asaj që të mungoi aq gjat, do të ndjejsh trishtim kur ta shiqosh.
Sa vështirë t’i afrohesh. Pamundur prap ta mbash, ta shtrëngosh. Me t’kaluarën të përballohesh dhe të vdekurën ta përqafosh. | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI Sat Oct 25, 2008 5:41 pm | |
| qytet
Dy ftyra ke plot ftyra n’to të njerëzve të tu
Pasqyrohen n’lumin tënd që dy anët i ndanë
Përditshmëri plot dinamikë plot gëzim dhe vuajtje
Jeton n’kontraste konzervativë ndeshën me modernizmin
Dhe dy popuj, fqinj të vjetër. Lajnë mëkatet e t’kaluarës
Kulturë shekujsh në ty jeton është lodhur, plakur dhe harruar
Dhe shumë të tjera fshehtësi që je duke i mbuluar
Miliona rreshta nuk mjaftojnë për t’përshkruar ty
se ti qytet mbanë ftyra shumë plot dhimbje plot gjallëri | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI Sat Oct 25, 2008 5:41 pm | |
| ndryshe
Premtime nuk bëjmë Ndoshta s’mund t’i mbajmë Nuk themi të dua Kur s’është e vërtet Dhe kësaj here Nuk është si përvjet Ështe n’dryshe Krejt ndryshe
S’mund ta puthësh diellin Kur qiellin se don Nuk mund t’jesh dikush që nuk je Nuk munden T’jenë vetem trillime ëndërrat që i ke Këtë besim nuk e kam njohur asnjeherë Je ndryshe, krejt ndryshe Nga të tjerë
Ti vjen me verën Afrohesh ngadalë Me çdo sekond që kalon Dhe çdo fjalë që shkruhet Çdo frymëmarje e imja Një hap më afër teje më qon | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI Sat Oct 25, 2008 5:42 pm | |
| viktimë
Grindesh n’vetvete, i han thonjët, buza gjak tu bë nga kafshimet
dhe mban në vete pendimet që t’mundojnë.
Si hije je bërë. Fantazmë e trishtuar. Fshehesh nga ç’do shikim i saj.
Frikacak! Burrë dikur i thoshe vetës.
Sytë të janë skuqur, ndërgjegjja të vret. Duke pirë duhan provon të dalësh nga dilema.
Do t’vdesësh i paftyrë. Viktimë e tradhëtisë tënde. | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI Sat Oct 25, 2008 5:42 pm | |
| zero
është sikur t’mos ishte kështu ndryshe pretendon të jet pse- nuk spjegohet dot -gjithçka duket zbeht
koha ecë rreth meje ecin shekuj bashk me të dhe një second sa një dekadë
kohë të t’kthej dhe të të ndalë sot të jet atëherë dhe t’mos vazhdojë
e ngrirë pa ty e dehur sjam jam në vetëdije t’plotë e trubullt pak por e humbur jo
pengon nje zero shprazëtirë që vetëm unë e vërej kjo pengesë s’më le t’vazhdoj në tasht
nuk realizoj ndryshim ndryshimi është në tasht nuk kthjellem dot paskam ngelë shumë shekuj pas
eshte sikur t’mos ishte kështu ndryshe pretendon të jet pse- për mua vazhdimisht -gjithcka duket zbeht | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI Sat Oct 25, 2008 5:43 pm | |
| Ata me moral
Një njollë gjaku e parëndësishme sa vet jeta e një njeriu të vogël në një botë të madhe.
Me vrull po përpiqen të zbulojnë çdo imtësi të spjegojnë t’pakutimtën që s’ka relevancë.
Të pavetëdishëm për atë që kërkojnë vazhdojnë t’shkojnë pas gjedheve që ecnin para tyre. | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI Sat Oct 25, 2008 5:43 pm | |
| psikoanalizë
Mblidhi spirrat që i ke shpërndarë mbi parket vite me rradhë. Bashkoi. Formoje një figurë që të pasqyron ty dhe konvenon në sistem. Mos e shiko vetën më si një njeri të copëtuar. Nuk je më e thyer në mijëra copëza të vogla. Nuk janë më shumë por është vetëm një. Je ti. E lumtur. Ah e lumtur t’jesh gjithnjë. | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI Sat Oct 25, 2008 5:44 pm | |
| Prishtinë
Saherë që vi tek ti më pret me shi.
Shumë pak di për ty qytet i vogël. Nuk kuptoj pse aq shumë të mbaj mend.
Më lidhin me ty shumë kujtime fëmirije.
Tani këtu ndodhem. Një dekadë ka kaluar dhe rrugicat e tua të vogla si paskam harruar, sa çudi.
Shumë sy të panjohur më vështrojnë por s’me frikësojnë. Janë të ngohtë disi, njësoj si ti. Qytet i vogël më shi. | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI Sat Oct 25, 2008 5:45 pm | |
| Pikturë
Si të përshkruaj Çka ndjej për ty Kur fjalët nuk mjaftojnë. Më duhen ngjyra. Sillmi ngjyrat!
Gjelbërt, verdh Freskia Që ti solle në jetën time. Kuq dhe pembe Pembe e dhezt Pasion. Hirët, Hirët dhe zi Dhimbja e tanishme. | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI Sat Oct 25, 2008 5:45 pm | |
| Tani
Nuk shoh më asgje Nuk shoh më ngjyra Kam frikë U verbova Ndihmë! | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI Sat Oct 25, 2008 5:46 pm | |
| Dibran Demaku
Dibran Demaku u lind me 18 Prill 1956 ne fshatin Abri e Epërme te Drenasit. Shkollimin fillor e mbaroi ne fshatin e lindjes,ndërkaq te mesmin dhe ate universitar ne Prishtine. Mbaroi studimet ne Degën e letërsisë dhe te gjuhës shqipe ne Fakultetin e Filolologjisë te Universitetit te Prishtinës. Pas studimeve shtate vite me radhe punoi gazetar ne Programin për fëmije te Radiotelevizionit te Prishtinës. Qe nga viti 1993 jeton ne Gjermani. Me shkrime filloi te merret qe nga bankat e shkollës se mesme. Shkruan poezi e proze për te rritur e për fëmije. Deri me tash i ka botuar dy përmbledhje me poezi për fëmije: 1. Vogëlushe dhe shtatore 2. Rrëfimet e kalasë se vjetër
PORTRET LUFTETARI (Babait)
Gjate jetës se vet beri vetëm dy fotografi një për letërnjoftim e nje kur shkoi n`ushtri
Gjate gjashtëdhjetë vjetëve te ti kishte vetëm një dashuri për te gjithë:diell-liri.
Ne te dy luftërat botërore ishte luftëtar i lirisë mbronte gjeografinë e atdheut.
Hone:Si ai askush nuk e përdorte maliherin ne jetën e vet te vogël ne shpirt ujiste nderin.
Para se te vdiste fëmijëve u la porosinë ne jete-mbi te gjitha te çmoj | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI Sat Oct 25, 2008 5:46 pm | |
| EMRI YT-DRITE NE TEMPUJ (Vëllait tim Behramit i rene për liri ne luftën e fundit)
Si babai ynë dikur Ti u bere,vëlla,Flamur.
Me armikun dhemb per dhemb vertikal,gjithmone ne kembe.
Vecse ca plumba te zi te pershkuan bri per bri
Per kete vend,per kete Toke ti e le,vella,nje koke.
Per kete Toke,per nje liri Emei yt-ne perjetesi.
Neper vite,neper shekuj Emri yt-drite ne Tempuj. | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI Sat Oct 25, 2008 5:47 pm | |
| KOHE E LIGE DHE LEHONE
Ne dhome zagushi poci ta djeg ballin perjashta furtune kohe e lige dhe lehone
Sonte mos del nkorzo mos fol asnje fjale fjalet i bart era kohe e lige dhe lehone
Sa e gjate kjo nate femija pyet prindin: -Babi kur agon?! kohe e lige dhe lehone | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI Sat Oct 25, 2008 5:47 pm | |
| PYLLI
Ne perralle nje pyll i rralle
Ia prene deget mugulloi
Ia prene trupin prap buloi
Ia prene rrenjet prap rrenje vuri
Pyll i dendur me rrenje ne guri
Neper shekuj Shtize flamuri. | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI Sat Oct 25, 2008 5:47 pm | |
| RADISHEVES (Vendlindjes se Shote Galices)
Radisheve u shtange apo u krenove ate nate kur e percolle Shoten per ne cete e duhej ta dregoje nuse.
Ate nate nuk u kupezua kenga e cikave kur ne vend te duvakut te nuserise ne koke i vure plisin e bardhe kur ne vend te dhuratave per dasmoret i dhurove pushken.
Radisheve, a te dogji flaka e luftes ty,qe e linde Shoten dhe ua dhurove maleve per liri apo te ngrohu zeri tingellues i Shotes ne netet e gjata te dimrit.
Radisheve, ku e ke varrin e bijes tende kreshnike vale u frikesove apo nuk pate vend nder varre?!
Radisheve, Cili jemi me krenar per kete Heroine ti qe e linde Shoten dhe ua dhurove maleve per liri apo une qe rritem me kengen e saj ne gji. | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI Sat Oct 25, 2008 5:48 pm | |
| DRENICË
Desha te te takoj ne enderr e te takova ne legjende Ahmet Delia mprehte Sopaten se armiq kishte shume Azem Bejta me Daden Shote buzeqeshnin para shkolle ne Prekaz e flisnin me Tahir Mehen e me Shaban Polluzhen Fehmi Lladrovci bashke me Xheven thrnin vargje per ardhmerine Legjenda me automatik i rrezonte nje nga nje ushtaret e armikut e kendonte... | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI Sat Oct 25, 2008 5:48 pm | |
| KORBAT
Korbat nuk kendojne kenge per Trimat e nese kendojne a vlejne kenget e tyre? | |
|
| |
Sponsored content
| Titulli: Re: NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI | |
| |
|
| |
| NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI | |
|