Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI

Shko poshtë 
5 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4
AutoriMesazh
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI   NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI - Faqe 4 EmptySat Oct 25, 2008 5:49 pm

KU TA GJEJ BLERIMIN


Syte nuk mbyllen e kapaket i rendon gjumi
endrrat kallen flake bregut te nje lumi

Shpresat mbeten peng ne fillim te nje pranvere
lulet ne bulim mos i keput Ylbere

Ku ta gjej blerimin qe ma vodhi vjeshta
si ta mund pikellimin vashe me keta rrjeshta.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI   NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI - Faqe 4 EmptySat Oct 25, 2008 5:49 pm

KATER STINE PA TY


Koha perbirohet ngadale neper stine
agimet pranvarore lindin dashuri
Trendelina ime rritur ne kodrine
endrrat sec mi vodhe dhe ike me to
rendin tash kujtimet neper trotoare

sonte enderroj nje takim te ri
ti do te vijsh e lehte si lule flutur pranvere
ishull lumturie-zemer e gezuar
ne ditet e bardha qe do te vijne pasketaj
enderr mengjesi e gjakut te zgjuar

Prangat le te keputen ne nje dashuri
agimet le te kallen ne shikimin tend
trandu det i gjer per nje pabesi
yll mengjesi ne zemer do lind perseri.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI   NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI - Faqe 4 EmptySat Oct 25, 2008 5:50 pm

.


MERGIMTAREVE


Varg,varg,varg
Larg,larg-larg
u niset rrugës se harrimit
atdheun e latë pas
valle a do ta gjeni
rrugën e kthimit
pa ju atdheu
është jetim.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI   NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI - Faqe 4 EmptySat Oct 25, 2008 5:50 pm

SERVILI


I thane se je i mençur
e ai beri urti
tha: Jam me i mençuri ne bote
e qeshi si fëmije.

I thane se je trim
e ai beri trimëri
vrau dy miza
e plagosi një Mi.

I thane se je budalla
e quajtën:Gomar
për dëshirën tuaj tha:
mund te ha dhe bar.

Ter jetën servil
tere jetën kokulët
i duruar si gomar
i urte si një pule.

I thane cnuk i thane
ter jetën e shanë
gjersa ndërroi jete
servili i shkrete.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI   NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI - Faqe 4 EmptySat Oct 25, 2008 5:51 pm

RIFAT BINAKU- lindur me 10 .02. 1952 në Koliq- Komuna e Prishtinës. Shkollën fillore dhe shkollën e mesme të mjekësisë i kreu në Prishtinë. Fakultetin e Stomatologjisë e kreu në Universitetin e Zagrebit dhe më pas në specializimin e sëmundjeve të gojës në Sarajevë e Prishtinë.
Rifati është prezantuar nëpër revista të ndryshme sidomos viteve 1974 e sidomos me një cikël poezish kushtuar 100 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit të titulluar “Gjëmë Guri” në vitin 1978 në revistën letrare”Oko” të Zagrebit




PAMJE KOSOVARE

Në oborrin e një kulle
një dele e bardhë
po kulloste ditët

Pran saj
një nënë e veshur në të zeza
ulur mbi një gur
e kthyer kah rruga
kah pritja

Tek frëngjitë e grise
dy stërqok
rrinin si një maje vere
e këndonin si një këngë malli

Kush e pa diellin,kush e pa qiellin
n’at pamje.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI   NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI - Faqe 4 EmptySat Oct 25, 2008 5:51 pm

PARA KAMBANES 15 TON-SHE NË BOCHUM

Me sy ti masë këndet
në fund të harkut të sbraset
peshë ma qon heshtjen.

Plisat e mi s’kumbojnë
në këtë mot dimri
as kullat as fjalët s’gjëmuan
kur nisi e na përpijnë rrugët

shkumojnë plisat
si kambana e këtij mëngjesi
qe zhurmon dhe thërret zgjimin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI   NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI - Faqe 4 EmptySat Oct 25, 2008 5:52 pm

PAS KTHIMIT

Jemi nisur..
si gjëmë kau me peshë globi
mbi brirë
na dërmon hapave e nëpër plagë
kohë harrimi
ecim e ecim kthimit
para syve na dridhet gjëmë mali..

po vijmë
edhe me zogj të rritur me copa mërgimi
po vijmë të pritja
a do te na njohë dheu i ynë
të thinjur dhe të bërë vjeshtë në largësi

Kur të vijmë..
të pragu i portave të pritjes
do të ngrinim nga një gotë uji Batllave
për te gjithë ata qe na mbesin larg e t’pa dhé.
O lisa e plisa të mi
para shpatullave të malit
kur gurrojnë gurrat tona Sahare
u bëni pelegrin edhe atyre qe s’janë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI   NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI - Faqe 4 EmptySat Oct 25, 2008 5:52 pm

KAVALLI PREJ ASHTI

Kavalli prej ashti
i lakuar pak
shpuar me zjarre kurrizit
kah me dalin plagët fryme
si gjemë fëmije a nënë
burri a nusje
e mbushin pikllime fushësyrin
e ditve tona t’zisë

Gjakun tim tej gjaku
ashtas këngën time t’vajit
kavall prej ashti
qe me rri në varë në tela balli
e s’mund ta mbush frymë
me buzë të qara bore
dimri e mergate
flaket prej ëndrre
vetem një her të gjemojnë
si ti e gjyshi
breg me breg të malet tona
kavall i pa zë
t’gjemojnë tej fushave t’harrimit
e të zgjojmë gjumë
te secili sy pritje
nisjen.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI   NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI - Faqe 4 EmptySat Oct 25, 2008 5:52 pm

PRAP THERJE KOSOVE

Kthe një faqe kah mali
Bardhe
të shkrepin shkrepat në bisht të syve
kah vera
sa të na pikin akujt
afshit të flakes

Faqen tjeter
kah do gur të bardhë
qe presin si cepa të pashuar malli
për veren e verave Kosovë.

Prandasj nisu më këngë në krah
e nxirre malin prej mjegulle
prej gjumi gjethet.

Nëpër fushëlulët të shohim
veq Flutura në vënd të Korbave
mi kthe ëndrrat e këputura harrimit
lum Bardha.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI   NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI - Faqe 4 EmptySat Oct 25, 2008 5:53 pm

VENDIM

Sillu Glob sillu
me të plakuren tonë mbi supe
sillu,se jemi gjithkund e kudo
nëpër rrugë tek e miklojmë
ngapak vitheve
të mos na harroj
per emrin qe ja dhamë
dhe e mësuam se q’është pa bukë.
Sillu Glob sillu
Me frymët tona në kulm durimi
Se nëpër tela ashti po na vjen Eurekë
Thirrje vendimi.
Sillu kah do qe të sillesh
Se ne do të ndalemi në Arbërinë tonë të madhe.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI   NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI - Faqe 4 EmptySat Oct 25, 2008 5:53 pm

NË QAFËTHANË

Per herë të parë
kaperceva ëndrren e dola
të nëna,me një Mirmengjesë
ballë për balln në pik të agut
thyem etjen në shiqim.

Një shekull pritje qasti
koha na rri në mes
e një fillim vere
dhe një korrik të ndarë.
Mirë se erdhe Verë!

Para syve të lodhur malli
Tjeter diell e valë deti
Do të na i zbusin plagët prej dimri.

Pertej pritjes së gjatë
Dhe heshtjes Loke
Kosova ta shtrinë doren e zemren.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI   NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI - Faqe 4 EmptySat Oct 25, 2008 5:54 pm

VONESË ZHGENJIMI

Ketu nuk na duel verë
veq malli ka zënë pritë
në shteg plagë
e mengjeset nuk agojn
si në Koliq
kemi mall edhe për gjëmë Gjoli
qe nisë prej maje akulli vere
në kokë Sharri
e melodi ere mes pishave të Germisë.

Dhembje per varg ara buke
mes krihve të Drinit
e gurët tanë.
ketu s’ëshë si atje
sall vjeshtë
na rri pezull koke
t’permalluara për ditë vere..

Na mungon Kosova.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI   NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI - Faqe 4 EmptySat Oct 25, 2008 5:54 pm

NË BREG KOSOVE

Te një breg Kosove
rri një rreze e verdhë kandil
tej Orve natës i bënë dritë

Kohë të kohoj heshtja
Orë e ndalur
mbi borë ëndrre.

Rri një ëmer n’epitaf
te një gur i pa verë
te një plis i pa fjalë.

Rri një lule
një kupë mall
per poetin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI   NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI - Faqe 4 EmptySat Oct 25, 2008 5:55 pm

BUZË TË DJEGURA MALLI

Niseni njëher një këngë
Buzë të pa qeshura
dhe të dalë ku të dalë
vetem të trembet vaji syve
pastaj mbylluni brenda vetes
e plasni flaken vargjeve
deri n’prag mengjesi
niseni një küngë në kulm nate
dhe këndoni siq i këndohet ditës
këndoni dhe këndoni
edhe pse larg mali
buzë të djegura malli.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
katunariplak
Anëtar i ri
Anëtar i ri
katunariplak


Numri i postimeve : 115
Registration date : 23/06/2008

NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI   NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI - Faqe 4 EmptyThu Oct 30, 2008 3:07 pm

Diaspora: Promovohen dy libra te rinj ne Essen-Gjermani
NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI - Faqe 4 Diasporaa
"Unaze Gjaku" e poetit Pal Sokoli dhe "Krisma e Fjales" e poetit Shaban Cakolli

NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI - Faqe 4 AlmaPapamihali08

Nga:Alma PAPAMIHALI

Pasditja e se dielës, 26 Tetorit 2008, nuk kaloi pa lëne mbresa, për shume nga krijuesit dhe artdashësit me banim ne Gjermani. Tashme Lidhja e Krijuesve dhe Artisteve ne Gjermani, me kryetar z. Martin Antoni Çuni, kane krijuar një tradite letrare, ne lidhje me organizimet e këtyre.

Vetëm një jave pas takimit letrar dhe promovimit te librave te rinj, te autoreve Ali Sh Berisha dhe Sadik Krasniqi, një pasdite po aq dinjitoze dhe mbreselërese ishte dhe promovimi i dy librave te rinj te autoreve, Pal Sokoli dhe Shaban Cakolli, te cilët vinin përkatësisht me librat "Unaze Gjaku" (P.S) si dhe "Krisma e Fjalës" (SH.C). Me pas ne mungese te autorit, u publikua edhe libri publicistik i shkrimtarit Faruk Tasholli,”Afaristë shqiptarë në Gjermani” e sapodale nga botimi dhe qe ka për temë, prezantimin e dhjetë afaristëve shqiptarë në Gjermani, me një parathënie te z. Daut Demaku.

Kjo pasdite letrare e cila u zhvillua ne qytetin e Essenit, pati si moderator dhe prezantues te saj krijuesin dhe aktorin shqiptar me banim po ne ketë qytet te Gjermanisë, z. Liman Zogaj, i cili me shume seriozitet dhe perpikmeri, ndihmoi ne përgatitjen e ambientit dhe drejtimin e gjithë kësaj pasditeje letrare.

Ne qendër te skenës, pas përshëndetjes se dy autoreve, te cilët edhe pse prezantonin librat e tyre te rinj, nuk ishin aspak te rinj për publikun ne salle,përkundrazi shumë prej tyre kishin ardhur nga qindra kilometra larg për te marre pjese ne promovimin e këtyre autoreve te mirënjohur për lexuesin shqiptar. Morën pjese shume autore, anëtare te LSHAKSH - Gjermani si: Martin Çuni ( kryetar), Naser Halili (sekretar), Dibran Demaku, Hasan Qyqalla, Avni Aliu, Dr. Kolë Daka, Bashkim Osmani, Fehmi Sopi, Vehbi Musa , Hajdar Salihu, Rexhep Buqaj,Valon Shkreli (i biri i poetit te madh Azem Shkreli), Musë Mulolli (recitues), Asllan Dibrani,Rrustem Geci...etj. (përveç autoreve qe promovonin). Letrën përshëndetëse te z. Mehill Velaj , nënkryetar i Shoqatës Shqiptaro-amerikane Stamford CT USA, dërguar në mënyrë elektronike e lexoi studentja Majlinda Tafa.

Pjesëmarrja e studentëve shqiptarë qe studiojnë në Universitet e kësaj treve të Rurit, ishte e gjere dhe te binte ne sy gjate kësaj mbrëmjeje. Ky takim i tyre me LSHAKSH-në Gjermani tanimë është bërë tradicional, me qendër ne Bochum. Pasditja nisi me fjalën përshëndetëse te z. Liman Zogaj, i cili tregoi qëllimin e kësaj pasditeje, dhe se pari foli kryesisht për revistën e re te realizuar nga kjo Lidhje Autorësh..."Muza Shqiptare". Në emër të studentëve, takimin e përshëndeti studentja e organizatës studentore te shqiptareve ne Bochum, i cila ju uroi poeteve qe promovonin (Pal Sokoli dhe Shaban Cakolli) shume suksese ne krijimtarinë e tyre.

Nota te forta emocionuese u arritën pas recitimit mjaft te arrire te zotërinjve Naser Halili dhe Musë Mulolli, te cilët kishin zgjedhur disa nga poezitë me kulmore te librave te rinj. Një recension mbi vlerat dhe përmbajtjen e plote te librit te z. Pal Sokoli, mbajta unë (Alma Papamihali) duke i quajtur vargjet e poetit vullkan, sepse vetëm një krahasim i tille është i përshtatshëm për poezitë qe lindin nga dhimbja. Vargjet e Ciklit te pare "Ninullat e rritës" tingëllojnë shume familjare për poetin. Disa poezi për nënën e cila ka zënë me te drejte vendin kryesor te këtij cikli, por qe njëkohësisht është një figuracion poetik, qe bën paralelizmin e nënës me Kosovën. Nena simbolizon rrënjët, traditat, këngën dhe ninullat...pra me një fjale te vetme Kosovën, shqiptarizmin.

Mërgimi është një faktor jetësor, qe ka ndikimin e vet ne këto poezi. Ai është ushqimi kryesor i këtyre poezive...

"Mbi lotët tanë,

dige e bëmë trupin

ndërtuam ura te reja

ure gjaku, ure drite... "


Aty ku ekziston gjak i derdhur, ekzistojnë lot..dhe shpesh autori shpreh rrugën e vështire dhe te dhimbshme qe iu desh te përshkruante populli ynë gjate këtyre viteve, por njëkohësisht pasqyrohet fare qarte, se si përtërihet ai nëpërmjet vargjeve...

"Lulëzuam nen rrezet e një agimi

u lidhem kurore ne një sofër bashkimi..." (Mozaik Ilir)


Një kulm i vëllimit poetik te poetit Pal Sokoli ishte dhe poezia "Lakimi i Metaforave" ku edhe me gjate dhe hollësisht tek kjo poezi, u ndal krijuesi Vehbi Musa, i cili analizoi vlerat artistike dhe letrare te poetit, dhe poezinë e tij qe ne ketë vëllim te trete te poetit ka evoluar dhe pasuruar edhe me shume. Gjithashtu fjalën e mori edhe Z. Liman Zogaj, i cili recitoi disa nga poezitë e autorit dhe i uroi suksese te mëtejshme. Me pas recensioni kryesor i vëllimit poetik te librit te ri "Krisma e fjalës" e mbajti shkrimtari z Dibran Demaku, i cili nder te tjera tha, se e shihte te rastit te citonte këtu thënien e Rexhep Qoses..."Nëse poezia ka muzikalitet dhe kuptim, atëherë ajo ja ka arritur qëllimit te vërtetë" ...Pikërisht poezia e Shaban Cakollit ka muzikalitet, kuptim, por edhe force te madhe...

"Kjo krisme e vargjeve

është gjaku im, dhimbja ime

fati im ne jete..."


Vargjet e poetit janë vargjet e çdo mërgimtari. Ato karakterizohen nga një force dhe ndjesi madhështore, qe prek ndjenjat dhe tërheq vëmendjen e çdo lexuesi.

"Jam shume larg

vete syrgjyn

me një gote

dhe tym duhani

rendis ditët

ne rruazat e vitit..."


Me pas lexuan poezi dhe dhanë përshtypjet e tyre mbi poezitë e poetit z. Shaban Cakolli, edhe krijues dhe shkrimtare te tjerë, nder te cilët z. Hasan Qyqalla, z. Avni Aliu, z. Rrustem Geci...etj

Një diskutim te rëndësishëm gjithashtu, mbajtën edhe piktori dhe artisti z. Asllan Dibrani si dhe z. Avni Aliu, te cilët përveç vlerësimit te autorëve dhe poezive te tyre, u ndalen me gjerësisht mbi organizmin dhe rendësin e këtyre takimeve letrare. Gjithashtu ata shprehen komplimentet e tyre mbi revistën "Muza Shqiptare" e cila kurorëzoi fillimin e një nisme te re dhe shume te rëndësishme, dhe është një dere e hapur për te gjithë krijuesit jo vetëm ne Gjermani,por kudo qe ndodhen ne diaspore. Një atmosfere edhe me festive dhe shqiptare, krijoi pjesëmarrja e grupit artistik te vajzave valltare, te cilat interpretuan disa valle shqiptare, dhe i shtuan kësaj pasditeje letrare vlera te pasur nga folklori ynë.

Një surprize e veçante ishte pjesëmarrja e këngëtares tanimë te njohur për publikun artdashës, pjesëmarrëse e rregullt nëpër organizime kulturore, Enjes Alija, e cila vinte me një prezantim të saj,pas pjesëmarrjes ne festivalin e këngëve për fëmijë ,ku edhe fitoi çmimin e dyte ne në Tetove. Gjithashtu studentja Hyre Sutaj, këndoi ne akapele vargjet e "Mëmëdheut" te rilindësit te madh Çajupi, duke i emocionuar te gjithë te pranishmit ne salle. Dy autoreve ju uruam suksese ne ketë promovim dhe veprimtari letrare, te cilat vazhdojnë te zhvillohen ne kuadrin e aktiviteteve qe organizon lidhja e krijuesve dhe artisteve ne Gjermani. Një surprize e vërtetë ishte dhe inskenimi qe z Liman Zogaj, i kishte bere poezisë "Nga jam" (e Alma Papamihalit) se bashku me gjimnaziste te shkëlqyera Abelinda dhe Abetarja, te cilat me shume talent recituan këto vargje nen tingujt e këngës " Mall" te këngëtares Shkurte Fejza.

Një fjalim falënderues për udhëheqjen e shkëlqyer te z. Liman Zogaj, për pjesëmarrjen e te gjithë krijuesve dhe dashamirësve te letërsisë, mbajtën dhe autoret e këtyre librave te rinj, qe ishin edhe personazhet kryesore te pasdites, z. Pal Sokoli dhe z. Shaban Cakolli.

Pas kësaj ceremonie, u shpërndanë libra dhe autograme nga autoret ne publik, u shkëmbyen disa mendime dhe pyetje rreth librave dhe anëtarësisë ne lidhjen e shkrimtareve, u bene fotografi mes autoreve dhe publikut etj. Vlen te përmendet edhe ulja ne tryeze e shume anëtareve pjesëmarrës ne Lidhjen e Krijuesve ne Gjermani, te cilët diskutuan disa pika kryesore, siç ishin numri i dyte i "Muzës Shqiptare", aktivitetet e ardhshme, sugjerime dhe propozime te ndryshme mbi organizimet dhe promovimeve te reja etj, si dhe përgatitje te organizimit, përgjatë festes se 28 Nëntorit. Me sa duket puna e shume krijuesve qe shkruajnë dhe punojnë ne mërgim dhe kryesisht ne Gjermani, po vihet ne binaret e duhur. Megjithatë ne vazhdojmë te jemi te hapur për çdo sugjerim, mendim apo anëtarësi te re. Vetëm duke u bashkuar se bashku ne te tilla aktivitete kulturore dhe artistike, do mundemi te mbajmë te gjalle dhe te freskët traditat dhe artin e mrekullueshëm shqiptar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
meri
Fillestar/e
Fillestar/e
meri


Female
Numri i postimeve : 66
Age : 59
Vendi : itali
Registration date : 12/01/2009

NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Poezit me kane pelqyer   NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI - Faqe 4 EmptyMon Jan 12, 2009 3:13 pm

I nderuar zoteri, Cakolli




Kjo poezi me ka pelqyer shume, ashtu siç me kane pelqyer edhe te tjerat. Une kam vizituar forume te shumeta ne web faqe te ndryshme dhe pothuajse ne te gjithe kam hasur ne emrin tuaj ku keni bere shume postime me shume poezi te poeteve te ndryshem. Nje gje qe me ra ne sy eshte se ne te gjitha postimet ishin poezi pothuajse te njejta. Pse? A nuk kan keta poet edhe poezi te tjera apo ata nuk te japin leje per t'i postuar neper forume. Do te me kish pelqyer te lexoj edhe poezi te tjera. Sidoçoft te lumt.




shaban cakolli shkruajti:
KATER STINE PA TY


Koha perbirohet ngadale neper stine
agimet pranvarore lindin dashuri
Trendelina ime rritur ne kodrine
endrrat sec mi vodhe dhe ike me to
rendin tash kujtimet neper trotoare

sonte enderroj nje takim te ri
ti do te vijsh e lehte si lule flutur pranvere
ishull lumturie-zemer e gezuar
ne ditet e bardha qe do te vijne pasketaj
enderr mengjesi e gjakut te zgjuar

Prangat le te keputen ne nje dashuri
agimet le te kallen ne shikimin tend
trandu det i gjer per nje pabesi
yll mengjesi ne zemer do lind perseri.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI   NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI - Faqe 4 EmptyTue Jan 13, 2009 12:06 am

I nderuari zoti Shaban Cakolli!
Ju lutem komunikoni me mua, pasi ne prill, e pikerisht ne datat 2-5 ne Gjirokaster, Permet, Tepelene dhe Sarande do te zhvillohet nje Simpozium Nderkombetar me objekt "POEZIA BASHKEKOHORE", ku do te marrin pjese shume autore nga shume vende te botes..Eshte e mira qe te me çoni nje curruculum vitae per ju dhe per ndonje poerfaqesuese a perfaqesues nga poetet e Gjermanise.
Me respekt
Kristaq F. Shabani
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
begishe_gashi@hotmail.com
Fillestar/e
Fillestar/e
begishe_gashi@hotmail.com


Female
Numri i postimeve : 23
Age : 65
Vendi : rezall skenderaj
Registration date : 13/02/2013

NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI   NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI - Faqe 4 EmptyFri Mar 15, 2013 8:52 am

jeta nuk është asgje tjeter vetem rrenë e trilluar nga goja e trilluesit .

thenje nga Begishe Gashi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
begishe_gashi@hotmail.com
Fillestar/e
Fillestar/e
begishe_gashi@hotmail.com


Female
Numri i postimeve : 23
Age : 65
Vendi : rezall skenderaj
Registration date : 13/02/2013

NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI   NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI - Faqe 4 EmptyFri Mar 15, 2013 9:06 am

JETA NE MJEGULLA
Jetuam jetë ne mjegulla
me halle e derte
qdo gjë perjetuam
atdheun nuk e lshuam

mos mendo te kaluaren
se jeta te behët hiq
mos jeto ne mjegulla
se jeta është e brisht

luften e perjetuam
qdo pllamb toke e shkelem
dath e zdesh gjurmet i lam
me lot e gjak token e lam

lotuam me lot ne sy
ata qe i deshem na i vran
na lan jeten ne mjegulla
me vuajtje e ne largesi

jetuam ne mjegulla
mjegullat u shendrruan ne shi
shiu u shendrru ne vershime
tërë njerzit i kaploi
e pas te gjithave dielli rrezoi
e pas diellit duke rrezu
liria vendin e kish kaplu .Begishe Gashi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI   NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI - Faqe 4 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI
Mbrapsht në krye 
Faqja 4 e 4Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4
 Similar topics
-
» KRIJUESIT E ARTIT DHE LETËRSISË SHQIPTARE NË GJERMANI
» Shkrime për Havzi Nelën -
» 131 vjetori i Lidhjes se Prizrenit
» PROGRAMI I LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS
» Përmbledhje nga krijues të ndryshëm

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: