|
| Poezi që më kanë pëlqyer shumë! | |
|
+59xhema voglushja ...... lirik ILTA rrimtaf mimoza rexhvelaj Ada_Kondi Driniiiii meri Kastrioti paioni Aldo gjergji Albona aristokrati Ago Muji Xili Mergimtari MARY Mirushe feneri ylari Blerti_Gashi Veneta feratkoca Ajet zeriatdheut stabili Nezir Myrta Gjura naqeta Fjona Pirro i Epirit Parapsikologu echo Eva0506 Poeti lilu rolling atlantida Lanetja gjakushi Guximi **Embelsira** Orfe@ E_Bukura Albea Kosovarja Ani Euridika Çamshqiptar Urata Arta shaban cakolli Sofra dibranja Beton Lina 63 posters | |
Autori | Mesazh |
---|
Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Sun Dec 14, 2008 12:49 pm | |
| Himara
- Petro Marko -
Lagur syt' i zu qepalla s'kane te hapen ne jete, se ne ato vise te rralla fluturon shpirti shigjete!
Atje, ah! Gjelberon fryma, n'ato male, ar te lara ku mbi re shkrep vetetima, shkruan me zjarr: - Flake eshte Himara! | |
| | | Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Sun Dec 14, 2008 12:52 pm | |
| Kenga laberishte
- Petro Marko -
Kur ja marr o me te qare asaj kenge trimerishte, them: - Eh, mbeta si i vrare, se dyjarja laberishte me kujton .... O Perendi, nuk e them, po do ja nis sy rrembushur ne arrati si bilbil i Laberise! | |
| | | Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Sun Dec 14, 2008 12:54 pm | |
| Deri kur...
- Petro Marko -
Deri kur i arratisur, i pastrehe ne mergim, deri kur o shpresengrysur, do te endesh pa drejtim?
Kthehu, lumemadh ne Atdhe, mba ne gji ate flamur qe valon i fsheht atje!... Behu burre! Po deri kur?! | |
| | | Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Sun Dec 14, 2008 1:03 pm | |
| Shtetrrethim - Pol Elyar - E c'donit ju? Te porta kishim roje. E c'donit ju? Ne ishim te rrethuar. E c'donit ju? Ne dyer kishim lloze. E c'donit ju? Qyteti ish pushtuar. E c'donit ju? Uria kish pllakosur. E c'donit ju? Ne ishim carmartosur. E c'donit ju? Ish nata cingerime E c'donit ju? Ne mbartnim dashurine. Shqiperoi: Dritero Agolli | |
| | | Gjura Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 1902 Age : 41 Vendi : Shqiperi Registration date : 18/02/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Sun Dec 14, 2008 7:39 pm | |
| Xhevahir Spahiu:
LUTJE.
Perpara tymit, harroj zjarrin.
Perpara puthjes, harroj dashurine.
Perpara lules, harroj aromen.
Perpara hingellimes, harroj kalin.
Perpara emrit, harroj njeriun.
Me vini perpara oren, te harroj kohen. | |
| | | Gjura Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 1902 Age : 41 Vendi : Shqiperi Registration date : 18/02/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Mon Dec 15, 2008 5:15 pm | |
| KRISTAL
ka kohe qe s'shihemi dhe ndjej, si te harroj un'dalngadale. Si vdes kujtimi yt, si vdesin floket dhe gjthçka.
Tani kerkoj une posht' e lart, nje vend ku ty te te leshoj. Nje stofe a note a brilant, ku te te le,te puth,te shkoj.
N'e ste pranofte asnje varr, asnje mermer a morg-kristal, mos duhet vall' prap' te te mbart, gjysme te vdekur ,gjysme te gjylle?
Ne s'gjetsha hon ku te te hedh, te gjej nje fushe a nje lulnaje, Ku butesisht si nje polen, gjithkund,gjithkund te te shperndaj.
Te te mashtroj ndoshta keshtu, dhe te te puth t'ik pa kthim. Dhe nuk do te dime as ne,askush, harrim ish ky a s'ish harrim...
1979 Ismail Kadare. | |
| | | Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Mon Dec 15, 2008 5:40 pm | |
| Pellgu eshte thare
- Ismail Kadare -
Dikur ne fushe shetisnim... Dhe ja tek ky pellg, mu ne fund, Te qeshur te dy ne u pame Ne ujin qe era lekund.
Tani erdha prape te udha Bredh tutje, me mallin ne gji. Por pellgu esht thare, me sa duket Qe veten mos shoh ne vetmi...! | |
| | | Gjura Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 1902 Age : 41 Vendi : Shqiperi Registration date : 18/02/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Mon Dec 15, 2008 5:54 pm | |
| PA TY...
Ti ike udhes se pafundme, ku zverdhin druret gjetherenes. Mbi gjokse pellgjesh tani tundet, i arti medalion i henes.
Lejleket iken.Fill pas teje, si stof i keq u zbeh blerimi. Dhe ngjajne toka,pylli,reja, me negativin e nje filmi.
Tani ne fusha shkoj menduar, ku nis te fryje ere e ftohte. Ku ca mullare te gjysmuar, duken nga larg si donkishote.
C'te bej,po them me veten time, ne kete ore te vone te muzgut. Ku qerrja baltrave ben shkrime, te lashta si te Gjon Buzukut?
Do shkoj te ulem permbi pellgjet, te pi ne gjunje duke rene. Ne gryke e di qe do me ngelet, i ftohti medalion i henes.
1963 ISMAIL KADARE | |
| | | zeriatdheut Hero anëtar
Numri i postimeve : 4058 Registration date : 28/12/2007
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Tue Dec 16, 2008 6:40 am | |
| LUIGJ GURAKUQI
QENDRESA
Oh, jeta pernjimend me rrena e vaj plot qenka n'ket bote t'lashte! U shueka teper shpejt lakmimi i saj, si zjarri i bame me kashte.
Vec nji qellim i nalte t'ban me durue e zemren te forcon; nder kundershtime s'vyen kurr me u ligshtue, mjere ai qi nuk duron! | |
| | | zeriatdheut Hero anëtar
Numri i postimeve : 4058 Registration date : 28/12/2007
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Tue Dec 16, 2008 6:42 am | |
| ISMAIL KADARE
Ti dhe Hena
Kesaj nate me hene te vjeshtes Dola fushes te bredh kuturu. Rete shtohen me vrap pa reshtur, Hena duket aty-ketu.
Porsi vete mendimet e mia Po me shtyhen nder mend me shpesh dhe pas tyre gjithnje gjendesh ti si kjo hene qe duket mes resh.
Hena shpejt do te zhduket dhe netet do te mbeten pa te, kurse ti ne enderrimet e mia pa jete perendim s'do te kesh kurrsesi. | |
| | | zeriatdheut Hero anëtar
Numri i postimeve : 4058 Registration date : 28/12/2007
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Tue Dec 16, 2008 6:50 am | |
| DRITERO AGOLLI
I Perndjekuri I Dashurise
Une jam i burgosuri yt Rroj me prangat qe ti me ke vene Po cudi as qelia s'me mbyt Dhe s'me mbyt as dritarja e zeze Kur ti prangat m'i hodhe ne mish Une i putha duart e tua Eshte rast i pashembullt ta dish Qe xhelatin ta puth a ta dua I perndjekuri yt erotik I perndjekur te mbetet gjithmone Erotim i mire a i lig Hidhmi duart ne fyt, torturome Ky burgim sa do zgjase s'e di I perjetshem do kisha deshire Vec ti eja me shih ne qeli Te perndjekurit tend i vjen mire. | |
| | | zeriatdheut Hero anëtar
Numri i postimeve : 4058 Registration date : 28/12/2007
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Tue Dec 16, 2008 7:17 am | |
| MIGJENI
Kënga e dhimbës krenare
O dhimbe krenare e shpirtit qe vuen dhe shperthen nder vargjet e lira... A deshte vall per t'u ngushlluem tue stolise boten me xhevahira?
O dhimbe krenare nder vargjet e lira, qe kumbojne me tinguj te sinqerte... Vall, a do te prekish send nder ndijesina? Apo do vdesish si vdes gjethi ne vjeshte?
O kange e deje e dhimbes krenare... Mos pusho kurre! Po bashke me vaje si dy binjake kendoni mjerimin - se koha do te ju bije ngushellimin. LASGUSH PORADECI
Kur të më jesh e Zemëruar
Ti m`u rrëfeve për sëpari shkrepëtimtare në stoli, Un` ëndërrova se në zemër po më valon një mall i ri. O, ç'ka që m`u venit qipalla me kaq të ngjethur të pafaj? Haj!shkretëtirë-e-zemrës`s`ime! Dhe haj! e zeza jetë,haj!
Posi një yll i perënduar më pate humbur gjith më larg... Nga malli yt i thura fjalët gjith sërë-sërë-e-varg-e-varg; E çdo mendim e pata tretur vetëm n`ërgjënd e në flori, O,vashë-e lotit të zhuritur që vetëtin nër syt` e mi.-
Prej largësisë së pa anë kalon durimi mot-me-mot... Pas kaqe kohë dhemshurije,ndaj vëndi-i lum as eja sot! Në gjirin t`ënd të llaftaruar m`a lerë mëndjen t`a humbas, Të ndjej si zemra më gatohet plot me dëshir` e plot me gas.
Ti buzëqesh-më-zilitare,e më çkëlqe si vetëtim, E më vështro me sy pëllumbi drejt mun në fund të shpirtit t`im; Se gazi-i-kthjellt` i lumtërisë, që çel si lulja në mëngjes, Si lule-e pastër do më mbijë në krahruar mun në mes:
Kur të më jesh e zemëruar, më shpirt të vrarë-e varfnjak, N`e mbajç në zemër zembëratën, prej helmit t`ënd s`do heq aspak; S`do psherëti n`e lënc të vdesë,a në `m`a thënc,në mos m`a thënc: Mjafton një mvrejtje-e buzës s`ate,që të më bësh të prishem menc. LASGUSH PORADECI
Gjarpërushja
Haj të mirremi për dore, Nep-ma zemrën që ma more, Gjarpërushe pikëlore
M'u vrapo q'andej matanë, më qëndro në zemër pranë, M'i vështro sa lot më lanë.
Të fjalonemi ngadalë, të pushtonemi pa fjalë, Plot me afsh e duf të valë.
Me atë vetull-vetulluar, Me atë shtatin-gjarpëruar, Me ato kraha-fluturuar
Vetullo,moj vetullushe! Gjarpëro,moj gjarpërushe! Fluturo,moj fluturushe! LASGUSH PORADECI
Kush ta fali Bukurinë
Kush ta fali bukurinë Që t'ë më trerosh të zinë!
Kur të pashë për të vluar, Pëllumbeshë pendë-shkruar, Bubu! plumb në kraharuar, Plumb që vret dyke gjëmuar!
Mbledhur shoqet me një qoshe, Diç, m'ju flisje, dic m'ju thoshe, Gushë-e-llërë-e-gji-bardhoshe.
Pa me syçkëzat e tua, Sy-larme! ç'më fole mua.
Leshrave t'ju binte hija, Yll i ndezur me shkëndija, Ndezur mun në mes në ballë, Të më vesh në dhè të gjallë. | |
| | | zeriatdheut Hero anëtar
Numri i postimeve : 4058 Registration date : 28/12/2007
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Tue Dec 16, 2008 9:59 am | |
| MESNATA PA TY
Ulur ne karrige pres mesnatën pa ty Përpëlitëm dhe shohë ëndrra zgjuar pa ty prapë jam Pres që të gjejë ty, prapë rri ,rri, rri…
Përpëlitëm, djajtë e mesnatës më pyesin se çka dua Rri ulur dhe nuk u përgjigjem Kokën ulur ëndërroj lulet e tua ato nuk me flasin Nuk kërkojnë tu përgjigjem prapë unë rri …
Ç’dëshiron që të them vallë a do t’më pyesësh unë nuk jam ne gjendje që të pyes sepse jemi të ndarë kjo ndarja jonë është sepse ti je larg meje Kurse un jam këtu ne mesnatë shoh’ ëndrra i zgjuar e rri.. | |
| | | Veneta Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 1008 Registration date : 02/06/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Tue Dec 16, 2008 12:37 pm | |
| Trup i ndarë
Në hartën e Evropës Prerje shpirtërore Glob i ndarë Ç`ligështi pikëllimesh Mugëtirë Flakë e ndezur Shumëzim katrahurash Shkëlqim pëllumbash plisbardhë Hartë e Evropës Relief i deformuar!
Ilaim Berisha | |
| | | Vizitor Vizitor
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Tue Dec 16, 2008 3:03 pm | |
| Fjalet e Qiririt Ne mes tuaj kam qendruar, E jam duke perveluar, Qe tju jap pakeze drit, Natene tua benje drite, Do te tretem te kullohem, Te digjem te pervelohmi, Qe t'u ndihni mir ete shihni, Njeri-tjetrin te njehni, Per ju do te rri te tretem, Asnje cike te mos mbetem, Te digjem e te qanj me lot, se deshiren s'e duronje dot, Une zjarrit nuk i druhem, Dhe kurr s'dua te shuhem, po te digjem me deshire, sa te munt t'u ndrinj me mire, Kur me shihni se jam tretur, Mos mendoni se kam vdekur, jam i gjall' e jam nde jete, jam ne driten te vertete, Un jam ne shpirtin tuaj , Mos me kini per te huaj, M'eshte falure durimi, Andaj po digjem si trimi, Se ma k'enda t'u benje mir, Te mos betem ne errsire, Jakeni rreth meje rrini, Flisni ,qeshni ,hani,pini, Ne shpirt kam dashurine, po digjem per njerzine, Lemeni te pervelohem, nuk dua me te ftohem, Dua ta djeg trupin' e krate. per ate zotn' e vertete, Me zjarr ta djek mushkerine, E te tretem per njerine, Bashke me gezimt te tija, te vete te perendia, un dua njerezine, Miresin e urtesine, Ne behi shok me mua, Ne me dini si un dua, Njeri-tjetrin ne doni, Te paudhe mos punoni, O zemera fluturake, Qasju pak kesaj flake! Mas krahett'i pervelon, po dhe shpirtin ta shenjteron, Une duke perveluar, Njerezit i kam ndrituar, kam qen mik me njerine, Andaj i di e me dine, Githe tuajt' i kam pare, Mem'e at e fis e fare, si tani gjithe i kam nder ment, Qe rrinine me ket vent, Edhe sit ner ju ata shoh, se shpirtin e tyre ua njoh, Dhe une si ju jam nderuar, E jam perzjer' e ndryshuar, Pa jam bere shum here, Zjarr e uj' e balt'e era, Jam nje shkendije pej qjelli, dhe nje drudheze pej djelli, Edhe nder qiej fluturoj, Edhe brenda ne det qendroj, shum her fle ne balte, Diku ndodhem dhe ne Mjalte, Benem qengj e kec e pire, Lul' e bar e gjeth i mbire, Dua shum fjale t'u them, po tremem mos i bej ujem, E ku shkruhene ne karte, Fjaet'e gjuhese zjarrte?
|
| | | ylari Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 801 Age : 39 Vendi : Shqiperi Registration date : 02/11/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Tue Dec 16, 2008 3:22 pm | |
| TE PRES
Duke te pritur mendoj Duke menduar qaj Duke qar vuaj Duke vuajtur pres Duke te pritur te dua!!
Sa ne jeten qe kaluam Jo i dashur asgje s'kuptuam As kur u njohem as kur u dashuruam As kur u ndam as kur u harruam
Neper endra siç u tretem Nga ti mbeti vec nje veqim ku u zhduke e ku mbete ti qe ishe shpirti im!
Ngre duart lart ne qiell Tani per mua ti je diell Por e lumtur me nuk jam Se pran vetes me stekam. | |
| | | Vizitor Vizitor
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Wed Dec 17, 2008 12:40 pm | |
| Ketu s'do jam ketu S'do jam do jam larguar Ne toke I tretur si te tjeret Ne kafenene e preferuar Nuk do me shohin kemarieret. Dhe neper udhet ku kam ecur S'do ndihet kolla ime e thate Mbi varrin tim do te rrije I heshtur Nje qipariz si murg I ngrate Ti do trishtohesh atehere se s'do me kesh ne dhome te ghalle Dhe kur ne xham te fryje era Do qesh me eren dalengadale. Por kur te jesh merzitur shum Ne raft te librave kerkom Atu do jam i fshehur une Ne ndonje fjale a ndonje shkronje. Mjafton qe librin pak te heqesh Dhe un do te zbres do t'vi pran teje Ti si dikur me mall do qeshesh Si nje blerim pas nje rekeje? |
| | | Arta Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 760 Registration date : 06/09/2007
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Sun Dec 21, 2008 7:16 pm | |
| Uratë për liri ''Merr uratën bir ,prej meje edhe armët i gatit, se erth dita e shënuar , dolli ylli e na ndrit . Eshtë ylli i lirisë , me të tjerë nuku ngjet; Shqipëria kaqë shumë këtë yll që po e pret . Djemt e saj le ta dëftojnë kush mban emër shqipëtar, kurrë s'ka për të duruar ta urdhëronjë një barbar . Vdekje djama të kërkoni për të shenjtën liri ; rrojtjen përse e doni nënë zgjedhë e robëri ? Rrojtja pa nder është vdekje , po një vdekje pa mbuluar ; e kur vdes për mëmëdhenë , je i gjallë i paharruar ... Andaj bir ,pa ndarë dita përmbi armët të betosh që i vdekur a i gjallë gjithënjë të më nderosh ! Si i dha uratën,djali mori armët e betoi ; ''Për lirinë e Shqipërisë ; tha do vdes!'' e fluturoi. Mihal Grameno | |
| | | Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Sun Dec 21, 2008 7:38 pm | |
| Naim Frasherit
- Cajupi -
Vdiq Naimi, vdiq Naimi, Moj e mjera Shqiperi! Mendjelarti, zemertrimi, Vjershetori, si ai!
Vdiq Naimi, po vajtoni, Shqipetarka, shqipetare! Naimin kur ta kujtoni, Mos pushoni duke qare!...
Vdiq Naimi, gjithe thone, Qani turq, qani kaure! Bilbili i gjuhes sone, S'do te degjohet me kurre!
Vdiq Naimi qe kendoi Trimerine, Skenderbene, Vdiq Naimi qe levdoi Dhe nderoi Memedhene!
Vdiq Naimi, po c'te gjeti, O moj Shqiperi e mjere! Vdiq Naimi, po kush mbeti? Si Naimi s'ka te tjere.
Vdiq Naimi, vdekje e shkrete, Pse more te tille burre? I ndritte shpirti perjete, Mos i vdekte nami, kurre! | |
| | | Xili Hero anëtar
Numri i postimeve : 4309 Registration date : 06/04/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Sun Dec 21, 2008 9:26 pm | |
| Gdhihem sirene e ngrysem sfinks!
Keshtu perdite,pernat, nga e hena tek e djela, nga janari ne dhjetor, nga shekulli i shtate te ky pragshekulli i ri, midis legjendash te lashta te njeriut bishe dhe te bishes njeri!
Serishte gdhihem siren e ngrysem sfinks, perdit,pernat,gjer ne çmenduri ne lufte: te mos behem bishe, me ankth | |
| | | Gjura Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 1902 Age : 41 Vendi : Shqiperi Registration date : 18/02/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Sun Dec 21, 2008 10:58 pm | |
| E BUKURA
E bukur,tokesore,e thjeshte,lozonjare, e tille per mua je ti. Une ve koken e zeze, si ugar,ne supet e tua ledhatare
Dhe rri.
Une rritem kur jam me ty,si Anteu, e gjaku muret e aortes godet. Te dy jemi bere nga lulet,nga dheu, te dy njeri-tjetrit i duhemi me dite, me net. E bukura,tokesorja,e thjeshta grua!
Dritero Agolli:marre nga vellimi poetik-"Lutjet e Kembanes" | |
| | | Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Mon Dec 22, 2008 10:03 pm | |
| Rob i askujt
- Aida Veliaj -
"Ferri jane te tjeret" - Zh. P. Sarter
Une jam... une...., thjesht qenie njerezore qe ditet e mia jetoj. M'i fali Zoti kur ekzistencen time firmosi. Dhe me pelqen te jem keshtu, thjesht qenie.. Rob i askujt. Por as une nuk jam nje perjashtim. Se per dreq shfaqet dikush.. nje tjeter qenie si une E te ben rob te gjykimit te tij, Te urrejtjes apo deshires.. Pak rendesi ka. Te qenit objekt i tij Te nxin jeten. Shkurt ky tjeter eshte Ferri Im. | |
| | | Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Mon Dec 22, 2008 10:08 pm | |
| Marrezi
- Aida Veliaj -
Si qenka keshtu njeriu? Ai qesh dhe qan. Qesh kur s'i qeshet, Qan kur do te qeshe. Qesh dhe qan njekohesisht. Vdes kur s'do te vdese. Lind
Jeton dhe pse s'e di Se dikur do te vdese Dhe s'do te rilinde me. E keshtu gjithe jeten Ai rritet permes marrezive Te tij.
Oh, mos qeshni...! Eshte kaq i marre, Sa guxon e shkruan per to. | |
| | | Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Mon Dec 22, 2008 10:12 pm | |
| Adresuar kujt i takon - Aida Veliaj - Te hysh ne mendjen e tjetrit mbetet perhere nje fakt delikat. E c'rendesi ka? Ti ende s'njeh civilizimin brenda mendjes tende... | |
| | | Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Mon Dec 22, 2008 10:16 pm | |
| Me fajde
- Aida Veliaj -
Dikur... hyri dhe ai ne lojen e fajdeve. Me perqindje interesi vuri shpirtin. E c'mund te vinte tjeter? I shkreti njeri! Nje dite u gdhi i mbytur ne borxhe. Interesi ishte aq i ulet sa tashme e kuptoi Se sa kishte rene vlera e shpirtit. Njerez! Mos luani me shpirtrat tuaj! | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! | |
| |
| | | | Poezi që më kanë pëlqyer shumë! | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |