|
| Poezi që më kanë pëlqyer shumë! | |
|
+59xhema voglushja ...... lirik ILTA rrimtaf mimoza rexhvelaj Ada_Kondi Driniiiii meri Kastrioti paioni Aldo gjergji Albona aristokrati Ago Muji Xili Mergimtari MARY Mirushe feneri ylari Blerti_Gashi Veneta feratkoca Ajet zeriatdheut stabili Nezir Myrta Gjura naqeta Fjona Pirro i Epirit Parapsikologu echo Eva0506 Poeti lilu rolling atlantida Lanetja gjakushi Guximi **Embelsira** Orfe@ E_Bukura Albea Kosovarja Ani Euridika Çamshqiptar Urata Arta shaban cakolli Sofra dibranja Beton Lina 63 posters | |
Autori | Mesazh |
---|
Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Mon Sep 29, 2008 12:12 pm | |
| NOLI Lidhje e pakeputur Ti moj Engjell moj Shejtane Moj Zambak e moj shafrane Ti me dehe te papire Me tufan e me farmire Moj kurbatke katarroshe Moj sahroshe kokeboshe Me perpjek qoshe me qoshe Me zinxhir po me zvarrnis Me shastis e me besdis Me kerdis, me cakerdis Ti ma syrgjynose gjumin Ti me mbylle ne budrumin Ti me nxive ne zullumin Bashke s’rrojme dot Ndahemi pra sot Nuk ujdis dot ti me mua Si per cift, per burr’ e grua Une hesht, ti po bertet Une fle, ti po gerret Une ha, ti ramazan Une s’pi, ti zbras kazan Une rend, ti po calon Une ngel, ti fluturon Une prush e ti debore Une drras’ e ti kembore Une hi e ti vullkane Une mi e ti kapllane Une i ri, ti shkon me pleqte Une plak, ti lot me djemte Cporru, prapa diellit Ku s’hyn drit’e qiellit S’piqemi gjekund Dasma mori fund! Ne me do, me ngushullo Po s’me do, mos me mundo Prema koken dhe clirome Dhe ne varr te zi mbulome Se kur ngjitem, kam nje hall Nuk shqitem, jam tutkall Ndihme, pra, per Zot Puthm’ e vrame sot Tani qan, u mallengjeve More vesh qe u genjeve Tani zemren ma gezove Se e shoh qe u pendove Tani dukesh si qemoti Kur me kape sic tha Zoti Koken time brigje-brigje Ti moj flag’e embel, digje! Tok pra mbetemi Sa te tretemi | |
| | | Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Mon Sep 29, 2008 12:13 pm | |
| NOLI Shpella e Dragobise (Për Bajram Currin) Kur tufani e çthuri fenë, Kur tirani e krrusi atdhenë, Mi një brek të Dragobisë Priret Flamur' i lirisë. Atje nisi, atje mbaroj, Atje krisi, atje pushoj, Rrufe-shkab' e Malësisë, Në një shkëmb të Dragobisë. Vendi dridhej, ay mbeti Se s'tronditej nga tërrmeti. Dif drangoj i Dragobisë, Trim tribun i Vegjëlisë. 0 Bajram, bajrak i gjallë, More nam me gjak në ballë, Te një shpell' e Dragobisë, Yll i rrall' i burrërisë. Thon' u-shtri e thon' u-vra, Po ti s'vdiqe, or Baba, As te shkëmb' i Dragobisë, As te zëmr' e Djalërisë. As je vrar' e as po vritesh Legjendar Ante po rritesh. Dithiramb i Dragobisë, Tmerr, panik i mizorisë. Me Zjarr Shenjt u-ndrit kjo shpellë. Gjer në qjell u-ngrit Kështjellë Për çlirimn' e Shqipërisë Katakomb' e Dragobisë. | |
| | | Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Mon Sep 29, 2008 12:13 pm | |
| NOLI Marshi i Barabajt Allalla, o rezil e katil, allalla, Shtroni udhen me hithr’ e me shtok turfanda Gumezhit, o zinxhir e kamcik, baterma, Lehni, laro, kaba: Hosanna, Barabba! Trathetor, ti na nxive, na le pa atdhe, Ti na cthurre, na ckule, na cduke cdo fe, Varferi, poshtersi, roberi ti na dhe, Derbeder, ujk e derr: Hosanna, Barabba! Ne budrum, neper llom’ e kufom’ u mallkofsh, Ne sketerren, katran e tiran, u harbofsh, Me tam-tam e allarm’ e me nem’ u shurdhofsh, Ne zendan mbreterofsh: Hosanna, Barabba! O i cgryer, i shyer, i vyer per hu, Turpendotkundermonjes te krrusen mbi gju Dallkauket, kopuket e turmat pa tru, Zemerkrundegerdhu: Hosanna, Barabba! Allalla, o rezil e katil, allalla, Shtroni udhen me hithr’ e me shtok turfanda, Gumezhit, o zinxhir e kamcik, baterma, Lehni, laro, kaba: Hosanna, Barabba! | |
| | | Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Mon Sep 29, 2008 12:14 pm | |
| NOLI Plak, topall dhe ashik Dale moj se kam nje fjale se me rrjedhin djerset vale dale moj se s'jam me djale dhe me s'ecenj dot. Dale, moj, se me kapite, me kepute, me sfilite prite, moj, ashikun, prite qe te vjen me not. E arriva dhe ia thashe, asnje gur pa tundur s'lashe dhe megjunjazi i rashe c'u mundova kot. Hapa gojen dhe vajtova, qenkam plakur, e kuptova m'ardhi keq, po s'e mohova syri m'u perlot. Dhe nga jeta u merzita dhe nga lumi u vervita qe te vdes se u korita dy-tri here sot. Po ti, Zot, me ngushullove pas nje tjatre me leshove dhe nga mbytja me shpetove lavdi pac, o Zot! Dale, moj, se kam nje fjale se me rrjedhin djerset vale dale, moj, se jam i cale dhe me s'ecenj dot! | |
| | | Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Mon Sep 29, 2008 12:15 pm | |
| NOLI MARSHI I KRISHTIT Hosanna o çliro'njës, Mesi, hosanna! Shtroni udhën me lule, dafin' e hurma, Brohoritni trumbeta, timpane, zurna, Thirr e zbras, o gurmas: Hosanna, hosanna! Kryetrim, që lëfton, triumfon për atdhe, Shpëtimtar, kryemjek, kryeshenjt, kryefe, Pasuri, dhe liri, dhe fuqi ti na dhe, Lum e lum, Galile: Hosarma, hosanna! 0 i bir i Davidit, i Miri Bari Ti na prin dhe na rrit në luath e vërri Ti na ruan, na mpron, dhe për ne bëhesh fli, 0 Njeri-Perëndi: Hosanna, hosanna! Përmbi Dhe, përmi Fron, përmi Qjell u-bekofsh, Përmi djall dhe tiran, përmi Ferr mbretërofsh, Me pean dhe temjan, dhe këmban' u-këndofsh, Drit' e gas, rrofsh e qofsh: Hosanna, hosanna! 0 i fort' o i urt' o i ëmbël Jesu, Plot me bes' e me shpresë të biem mi gju, T'adhurojmë me zëmër këtu e tehu, Gjithëkunt e pa funt: Hosanna, hosanna! Hosanna, o çlironjës, Mesi, hosanna! Shtroni udhën me lule, dafin' e hurma, Brohoritni trumbeta, timpane, zurna, Thirr e zbras, o gurmas: Hosanna, hosanna! | |
| | | Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Mon Sep 29, 2008 12:15 pm | |
| NOLI Thompsoni dhe kucedra Vraponi, o burra, Me armë, me topa, me kordh' e me shpata, Se dolli kuçedra e errët nga nata, Se ngriti bajrakun e lyer me gjak Dhe sulet prej Shjakut në Durrës me-vrap. Kuçedr'e Turqisë, Hyen'e urisë, E rrahur nga Greku, nga Serbi e Bullgari Do gjak të thëthinjë dhe vjen te Shqiptari, Si gjarpër zvarniset, i sillet përqark, Me dinin në gojë, me helmin në bark. Kuçedrën e vrarë E hasi më parë Thomsoni në Vlorë, kur vinte prej detit Me katërqint krahë, lubi' e Dovletit; E zuri për gryke, e shtriu përdhe Nga thonjt' i rrëmbeu të mjerin Atdhe. Pastaj për së dyti Në Durrës e mbyti Dhe kokën ia shtypi me top nga Kalaja, Kur hodhi Esadin nga Froni, nga maja, Nga forca në pluhër, nga bregu në det, Me grusht prej rrufeje, që ngrin e që tret. Kuçedra e thyer, Në turp e përlyer Përmblidhet e kthehet nga toka në Durrës Dhe ngrihet m'e fortë, në Gjol, afër Urës. Shqiptar'i verbuar vërsulet në det, Shkel Flamur dhe Nënë dhe vllezër po vret. "Dy herë të theva, Të shtriva, të ndeva, Po prapë u-ngjalle dhe prapë u-ngrite, Prit-më, the, prit-më!" Dhe prap' iu-vërvite, Dhe hovin kuçedrës ia preve, po re, Kalorës i huaj, që vdiqe për ne! Nga Ura, nga Ura Po ikni, o burra? Ju ikni, po hij' e Kalorësit s'ikën! Kuçedrës tërbuar ajo i fut frikën, Se urën e ruan, se Urë'n e mpron Stihia - Shqiponjë, me qip e me thonj. Te ura, te Ura, Vajtoni, o burra, Thomsonin e ngratë që ju vet' e vratë, Që pas nuk i ratë, po vetëm e latë, Kur shkonte kaluar të vdesë për ne, Për ju, të mallkuar, që s'doni Atdhe. | |
| | | Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Mon Sep 29, 2008 12:16 pm | |
| LUIGJ GURAKUQI T’FALUN ATDHETARIT TË KOSOVES * ( Për të mira qi â tuj u-përpjekë me bâ për gjuhë shqipe ) Sado nen êmën i t’Kosoves je mblue Po m’dan prej Shkodrës s’ime; Vllaznisht po t’falem pra qi ke fillue Me i prû giuhës s’on ‘ lulzime. Me t’ dreit’ sot ka përse m’u-gzue Shqipnija, Sot ka kê me thirr’ bír; Pse me irrit’ êmnin po punon djelmnija, E giuhën me i a dlír. Kety gjuh’ t’ tingllueshme, t’ambel e trimnesh’ Ket gjuh’ plot bukurí; Qi né t’mjerve na e çon gjith zêmrën pesh’ N’ dhé t’huej lark tuj e ndí. Por prap sot jan’ disa qi edhe s’kuptojnë I gjuhës ç’âsht përparimi; Tuj ndrrue gjuhën t’falitunit mendojnë, Se vjen qytetënimi. Ktyne njerzve qi mbahen gjind me krye, Sa t’dalin prej gzhoj’s s’vet, E t’ rrîn jashta do dit, kur kan’ me kthye S’ke shqip mâ pse ju flet. Por n’mos e paçim prap faret harrue, E flasin tan’ perzije; Me I pvet’ : « Ej ç’keni bâ, si keni shkue ? » T’thon « Dobro, kako vije? » « Ma jena già merzit; ktû as dreqi i s’rrî ; Halà jan ‘ rozzi ed empi; Nder vende t’jera kem, la Dieu merci, Shum qefe e passatempi .» « Del nieri me shtetit’ , shkon al Caffè; Merr bash’ la sua ragazza Mblidhna per nat’ nder balli e soirée Si gode e si gavazza. Ktu invece s’dijn neanche per idea Ç’ka do me than’ progresso ; Jan’ gjind t’egjer ancora, gente rea S’nderojn il debol sesso. » Kshtu flasin, bisedojn, kshtu djekt e vet Pezmojn t’mjeren shqipní; Dy fjal’ s’mund t’ thon’ jrejt shqip, pse Zoti vret Fjal’t t ‘thueja mbrend’ pa shtî. S’po flasim per buongiorno e buonasera Kto fjal’ i ndijm pa dá : Do m’u-përshndet’ thon’ tash deri kali imera, Guttmorgen herren, disá. Ah t’falitun! Ku e xût ket diturije? Fort jeni tuj gabue ! Se njallet poplli, der sot kush s’ka ndije , Gjuh’ e zakon tuj ndrrue ! Si t’bjerr’ gjuhën nji popull shqim mbaron ; N’shum çeta ka me u-dá : Gjuha njerzt e nji kombi i bashkon, I lidh si vllan me vllá. Si t’lam zakonet qi kem’ pas’ ne e par’ , Prindt t’on’ si t’i mohojm, Fisnik’ mâ s’jemi, s’jemi mâ Shqiptar’ S’kem mbrapa kuj t’i shkojm. Pra ju Shqiptar’t e rí pade m’diftoni Ku e xût ket far’ njerzijet Qi mbaheni si t’ardhun nga Londoni, Prej Francës o prej Austrijet. Kjet ndoshta der n’ Triesht’ o n’ Dobrovnik, Der n’Vjen’ o der n’Trebin’; O shkuet n’Ismir, n’ Paris o n’Venedik, O der n’t’ vorfnën Cetin’ E me ‘i her’ ndrruet; me ‘i her’ filluet me than’ Qi na s’kemi njerzí; Qi s’nderojm grat, qi dorën s’dijm me e dhan’. Qi s’dijm me ndej’ n’shoqní ! Une pra kam sa dit qi rrî n’dhé t’huej E s’munden me e zan’ bes’ Qi t’ jen’ njerzî kto pun’ ; qi i thrras , n’gjuh’ t’ huej : Affectée politesse. T’kqyrim, gjithsa mundohna, për Atdhé, Mos m’e marrue Shqipnín; T’marrim prej tjerve çka t’jen mir’ për né, E t’lam’ m’njen’ ân’ teprín. E ty, I Kosoves Shkrimtar, qi jé tuj krye Mbi gjuh’ shum zbukurime, T’lutem mos me u-marzit’ e me pelqye Nyi shndet prej zêmrës s’ime. | |
| | | Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Mon Sep 29, 2008 12:17 pm | |
| LUIGJ GURAKUQI QENDRESA Oh, jeta pernjimend me rrena e vaj plot qenka n'ket bote t'lashte! U shueka teper shpejt lakmimi i saj, si zjarri i bame me kashte. Vec nji qellim i nalte t'ban me durue e zemren te forcon; nder kundershtime s'vyen kurr me u ligshtue, mjere ai qi nuk duron! | |
| | | Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Mon Sep 29, 2008 12:17 pm | |
| LUIGJ GURAKUQI Z. GEG POSTRIPPEST PËRGJEGJUN N'qytet tonë, jo n'Italii Vjérsha é joté, bylbyl, m'mrini; S'm' u-zû n'véer paa kthy i hér n'shpii, Mâlhi i Shkoders gati m'grinii; Vendi i jashtun ishté i ngrit, T'kéqén tésh jam tuj t'a diit. Por (i mjéri !) Atdhéén mé é lânun M'u désht práp n'vend t'huj mé kthyy. Por ani: Dola mé zânun Si mé mujt mir mé i sherbyy; É préj dhimmét kput, lérg saj, Zâa mé é dasht mâa fort kah kjaj. Ti mé at vjérshé m'zit mé kudué, Unéj praa qé po t'ndighoj: Por s'm' dél kanga tuj vajtué T'Shqypniis brénghét kah kujtoj; Kah é shef kaq vorfénuu Ghith préj vajit mé plas duu. Ti kaa dit s'jéé kén mé é paa, É mendon sé t'âsht goditun; Por mé é dit saa posht kaa raa Kishé, Gég, kréjt mé u-habitun, Me u-kthyy mar ghaqét s'naa lâan, Nermjét vlhazné idhnimi s'prâan. Kurh si sot s'â kén Shqypnija Kaq perzijé é tolhovit, Tjéter s'shef por vépra t'kqija T'bit é saj jan c'orodit; Mé fituu por véc' mendojn, É mé u-vraa mé shoqi-shojn, S'naa bié n'mend s'é anmiku i ndyyt Permii néé ghithñi prighon, Qi paa-daa ja ma ngul syyt Tokve tona qi lakmon; É qi kqyr mé naa shtii n't' kêq, Mé mujt, t'daam, mé naa zan n'léq. Ghithkta t'zéza praa tuj pamun, Kaq vorfnuu tuj dit Shqypniin Nuk âsht pun mé u-prit paa kjamun, Dhimma zembren ghith t'a griin, I ksaj Nan s'kish mé kén biir Kush s'loton kaa é shéf t'paa-liir! Dojshé i mjéri t'muj mé kndué M' ñi mndyr t'nélt, vlhazit mé i dzéé; N'dashtnii t'vendit mé é forcué Sidomos masen é réé; Por s'm'tokoj mûu kjo dhuntii; Kan mé m'qésh praa, mir é dii. Por ani! Hajt, udha-mmar Vjérsh; shko dééd, fush, mal é koder; M'a shétit Shqypniin tan mar, Hin né mrâm n'ghytét t'on n'Shkoder; Ndalo-u ktuné é mos druj kot, Gég Postrippa tésh t'dél-zot! | |
| | | Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Mon Sep 29, 2008 12:19 pm | |
| LUIGJ GURAKUQI
Me gusht shkon vapa, e me djelmni kalojnë Gjithë përrallat e kohës së re, Si n'dimen bora dhenë, kryet na zbardhojnë Vjetet e kujdeset ne ! Me lule t'ershme e larca më dukej shtrue Bota sa ishe i ri ; N'gaz m'shkonte jeta, s'm'epej kurrëm'u ankue Kurrë zemra s'm'ndjellte zi. Por ! andrrat sot kaluen, prrallat djelmore Janë zhdukun e kanë tretë ; Idevet t'bukura, shpresavet lulzore Veç emni u ka mbetë. Veç një qëllim i naltë t'ban me durue, E zemrën ta forcon ; Ndër kundërshtime s'vyen kurrë me u ligshtue Mjer' ai që nuk qindron ! | |
| | | Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Mon Sep 29, 2008 12:20 pm | |
| DRITERO AGOLLI Malli per heronjte S'ka heronj,herojte i perzume me lavdi perdite i nanuritem dhe me lajka dalngadal i vume nje nga nje ne prehje dhe ne gjume. S'ka heronj,heronjte u merziten, prisnin endrat,endrat u vonuan duke pritur heshten e dremiten dhe ne nina-nana u kenduam. C'digjeni nga malli per heronjte? kushedi kur kthehen nga kjo ane C'i kerkoni?Pritja eshte e kote S'ka heronj,tani ka pelivane! Heshtja Cigarja u dogj gjer ne fund, Mbi tryeze gjumi me mori ne xhamet era perdet s'i tund dhe hesht koridori. Me koke ne tryeze te flesh, te shohesh endra te blerta... Sa ndot...Te zgjohesh e prape te gjesh ne qoshe te vjellat e lena nga jeta! Kujdes me fjalen Kujdes me fjalen,zonjez me cante Kujdes me fjalen dhe ti zoteri Pushteti i fjales eshte i vecante Gatuan male dhe kakerdhi. Me fjalen rrjedhin perenj me mjalte Pikojne cezma me helm te zi Kujdes me fjalen zonjez me cante Kujdes me fjalen dhe ti zoteri! Nga fjala humben Jude e Pilate Stratege e mbreter me mbreteri Kujdes me fjalen zonjez me cante Kujdes me fjalen dhe ti zoteri! Kur fjala nxiret nga buzet jashte Si dallendyshja s'vjen ne shtepi Kujdes me fjalen zonjez me cante Kujdes me fjalen dhe ti zoteri! Une fjalen vete e shtroj ne karte Dhe brenda syve se c'eshte e di... Kujdes me fjalen zonjez me cante Kujdes me fjalen dhe ti zoteri! Varferia Kishat e shembura Malli per heronjte Kujdes me fjalen Heshtja | |
| | | Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Mon Sep 29, 2008 12:21 pm | |
| DRITERO AGOLLI Nje shkrepese Ndizme, vella nje shkrepese nen qiellin e zi, Nje shkrepese te brishte shprese ne erresiren me shi. Ne erresiren e dhjamur si pelte, Kur ndihet te zbrese acar. E dini c'do te thote nje shkrepese, Nje fije e holle si bar? | |
| | | Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Mon Sep 29, 2008 12:22 pm | |
| DRITERO AGOLLI Berberi Shume njerez ka qethur berberi ne jeten e gjate atje ne floktoren e ktheses se ruges NAIMI shume vdiqen fatmire a te ngrate shume u vrane ,u burgosen dhe jeten u mori mergimi. Qethi djaj e fisnike ,e kusare dhe mjaft deputete dijetare e memure,kaptere e plot gjenerale presidente te shkuar e te ardhshem,dramaturge e poete kardiologe e xherahe,e dentiste qe shkulin dhembe e dhemballe Ah,nga gjithe mullaret me koka cna mbeten po te bente berberi nje album nga koket e qethura sigurishte do i hapej nje nam tere jeten si poetit te shquar ne librin me vjersa te zgjedhura. Ja ky flok i takonte filan presidenti filan presidenti qe vdiq a mbaroi i burgosur keto balluke i mbante kusari me i madh i qytetit kurse ato me tutje nje pusht i brengosur. Keshtu do lexonin te zgjedhurat floke si liber nga vetite e prodhimit te leshit ne kokat shqiptare lere lere berberi vertete do te bente nje Bibel po te kishte ne koken e vet dy-tri pare | |
| | | Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Mon Sep 29, 2008 12:22 pm | |
| DRITERO AGOLLI Nje mendim vetetimthi Nje mendim vetetimthi I humba te gjitha, po lypes s'u ktheva, S'ia zgjata doren askujt dhe veten e mbajta. C'u bene vajzat me te bukura Drita, Maria dhe Eva? Atyre doren me gaz mund t'ua mbaja. Po te gjitha ato u plaken si une Dhe bukurine e dikurshme s'e kane, Megjithate drejt tyre synoj nganjehere me shume Sesa drejt guhakerve me qyrk e fame. I humba te gjitha, me mbeten vetem kujtimet dhe kockat, Me mbeti lekura dhe bebja e syrit tok me shkendijat. Tani perballe shtepise sime kendojne bretkosat, Gezohem se jane te gjitha te mijat | |
| | | Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Mon Sep 29, 2008 12:23 pm | |
| DRITERO AGOLLI Mos ma kujto E shkuara ka caste dhe ore te hidhura, mos ma kujto per shembull, me pe me duar te lidhura, mos ma kujto! Per shembull me pe ne rruge te pire, mos ma kujto, Te pire e te humbur, te share e te grire, mos ma kujto! Per shembull me rrahen dy-tre vagabonde, mos ma kujto, Tek shihja nje grerez tek rrinte mbi gonxhe, mos ma kujto! Per shembull pesova diku nje disfate, mos ma kujto, Dhe gjumi s'me zinte me dite e me nate, mos ma kujto! Per shembull me pe duke ecur e qare, mos ma kujto, Mbeshtetur pas murit me zemer te vrare, mos ma kujto! Per shembull me pe duke ngrene e genjyer, mos ma kujto, Te prishur, te shturur, te rene e te thyer, mos ma kujto! Per shembull ne shtrat s'u bera per burre, mos ma kujto, I turpshem i drodha si qengj nen lekure, mos ma kujto! E shkuara ka ore dhe caste te hidhura, mos ma kujto, Ka drojtje dhe heshtje kur lipsen te thirrura, mos ma kujto! | |
| | | Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Mon Sep 29, 2008 12:24 pm | |
| DRITERO AGOLLI Kesaj nate me hene te vjeshtes Kesaj nate me hene te vjeshtes Dola fushes te bredh kuturu. Rete shtohen me vrap pa reshtur, Hena duket aty-ketu. Porsi vete mendimet e mia Po me shtyhen nder mend me shpesh dhe pas tyre gjithnje gjendesh ti si kjo hene qe duket mes resh. Hena shpejt do te zhduket dhe netet do te mbeten pa te, kurse ti ne enderrimet e mia pa jete perendim s'do te kesh kurrsesi. | |
| | | Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Mon Sep 29, 2008 12:26 pm | |
| MIGJENI Nën flamujt e melankolisë Ne vendin tone kudo valojne flamujt e nje melankolie te trishtueshme... ...dhe askush s'mund te thote se ketu rron nje popull qe nderton dicka te re. Aty ketu ne hijet e flamujve mund te shifet nje mund, nje perpjekje e madhe permbi vdekje per te pjelle dicka te madhe, per te qite ne drite nje xhind! Por,(o ironi) nga ajo perpjekje lind vetem nje mi. Dhe keshtu kjo komedi na plas diellin e gazit, nsa prej marazit pelcasim. Ne prakun e cdo banese ku ka ndonj shenj jetese valon nga nje flamur melankolie te trishtueshme | |
| | | Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Mon Sep 29, 2008 12:26 pm | |
| MIGJENI Dy buzë... Dy buzë të kuqe, dy dëshira të flakta, që afshin ma thithën, gëzimin ma fikën, si fantazma hikën ndër do bota të larta... Dy buzë si tëpërgjakta, dy dëshira të flakta, që afshin ma thithën në buzë kur mu njitën andjet m'i trazuen, zemrën ma tërbuen, trurin ma helmuen e në fund u mërguen... Dy buzë të kuqe, bukuri fatale, të një gruaje stërzane një pjsë zemre më nxorne, një pranverë të tanë më morne dhe gëzimin ma vodhne... Ato dy buzë të kuqe dhe dy lote të mija qenë shenja të dhimbjes, kur më vrau bukuria, kur më zu dashunia e më dogji rinia. | |
| | | Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Mon Sep 29, 2008 12:27 pm | |
| MIGJENI MELODI E KËPUTUN Melodi e këputun - lot i kjartë nga syni i një grues së dashun... andje e përplasun, xhevahir i tretun, një andërr e shkelun, buzë e paputhun në melodin e këputun. Nga vaji i heshtun shkunden supat e zhveshun, verbojnë nga zbardhimi... e ther, ther hidhnimi për çasteet e rrëshqitun, për fatin e ikun, për gëzimin e humbun në melodin e këputun. Brrylat ndër gjujë të mpshtetun, ftyrë në shplakë e fundosun: Qan grueja e pikllueme me zemër të piskueme (një kitarë e gjymtun, za kange i mbytun në buzë nga dhimb' e puthun në melodin e këputun). Hesht njeriu pran grues që qan e turpnueme... syni i venitet në të loti vërvitet, diçka nxjerr nga xhepi grues ia lë - dhe së shpejti e len gruen e humbun në melodin e këputun. Por kur vjen ndoj tjetër, epshi kapërthehet, gjaqet turbullohen, përzihen, përvlohen, çohen peshë, tërbohen ... e vetëm ndëgjohen ahtët e molisun në melodin e grisun. | |
| | | Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Mon Sep 29, 2008 12:28 pm | |
| MIGJENI Kangët e pakëndueme Thelle ne veten teme flejne kanget e pakendueme, te cilat ende vuajtja as gezimi s'i nxori, te cilat flejne e presin nje dite ma te lumnueme me shperthye, m'u kendue pa frige e pa zori. Thelle ne veten teme kanget e mija jesin... e une jam vullkani qe flen i fashitun por kur t'i vije dita te gjitha ka me i qitun ne njimije ngjyra te bukura, qe nuk vdesin. Por a do te vije dita kanget me u zgjue? Apo ndoshta shekujt me ne prap po tallen? Jo! Jo! se liria filloi me lulezue dhe e ndjej nga Dielli (alegorik) valen. O kanget qe fleni, reliket e mija q'ende s'keni prekun as nji zemer te huej, vetem une me ju po kenaqem si femija, une - djepi i juej, ndoshta vorri i juej. | |
| | | Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Mon Sep 29, 2008 12:28 pm | |
| MIGJENI Të birtë e shekullit të ri Na te birt e shekullit te ri qe plakun e lame ne "shejtnin" e tij, e cuem grushtin per me luftue nder lufta te reja dhe me fitue... Na te birt e shekullit te ri, filizat e nje toke se rimun me lot ku djerse e ballit u dikonte kot - se dheu i yne qe kafshate e huaj dhe ne marrezi duhej shume shtrejte t'u paguej Na te birt e shekullit te ri vllazen te lindun e te rritun ne zi, kur tinglloi cast'i yne i mbrame edhe fatlume ditem me thane: s'duem me humbe ne loje te pergjakte te historis njerezore, jo! jo, s'i duem humbjet prore duem ngadhnjim! Ngadhnjim ndergjegje dhe mendimi te lire! S'duem per hir te kalbsinave te vjetra qe kerkojne "shejtnim" te zhytemi prap ne pellgun e mjerimit qe te vajtojme prap, kanget e trishtimit, - kangen monotone, pa shpirt, te skllavnis - te jem' nji thumb i ngulun nder trute e njerezis. Na te birt e shekullit te ri me hovin tone, e te ndezun peshe, nder lufta te reja kemi m'u ndeshe dhe per fitore kem me ra fli. | |
| | | Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Mon Sep 29, 2008 12:29 pm | |
| MIGJENI Kanga e rinis Rini, thueja kanges ma te bukur qe di! Thuaja kanges, rini, pash syt e tu... Nxirre gezimin tand, te shpertheje me vrull... Mos e freno kangen! Le te marri udhe. Thueja kanges, rini, pash syt e ty... Te rroki, te puthi kanga, te nxisi me dashnu me zjarm tand rini... Dhe te na mbysi dallga prej ndjenjash te shkumbzueme q'i turbullon kanga. Rini, thueja kanges dhe qeshu si femi! Kumbimi i zanit te perplaset per qjelle, dhe te ketheje prap te na - se hyjt ta kane zili, e na te duem fort si duem nje diell. Thueja kanges, Rini! Thueja kanges gezimplote! QESHU RINI! QESHU! BOTA ESHTE E JOTE. | |
| | | Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Mon Sep 29, 2008 12:29 pm | |
| MIGJENI Zgjimi O vullnete te ndrydhuna nder grushta te celikta te te shekujve te kaluem! O vullnete te shtypuna me themra te ngurta te te titajve te terbuem, te cilet n'udhe per ne theqafje ketej pari i rane dhe vatrat tona ne mjerim i perlane... O vullnete te ndrydhuna! O vullnete te shtypuna! Shkundeni prangat te mprapshta! E me brime ngadhenjyese, me hove viganesh, deshirash flatruese, turrnju ne te gjitha anet dhe poshte ne dhe zbritni - ndosht' aty keni per te gjete fillin e nji hymni, qe Ilyri e vjeter nder kremtime kendonte, ndersa zemra e kombit ne liri kumbonte. O vullnete te ndrydhuna! O vullnete te shtypuna! Tash shegjetat e flakta te shprehjes suaj zharitese drejtoni kah qiella ne ball te hyut a te dreqit i cili fatin tone mbytte ne mnije te vete perpise - ta dije se te Birt' e Shqipes folen ja ngrehen vetvetit. | |
| | | Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Mon Sep 29, 2008 12:30 pm | |
| NAIM FRASHERI LUTJA Det i p'an'i mirësisë, q'emrin tënd s'e zë dot ngoje, Qysh e ngrehe gjithësinë pa lënë farë nevoje! Fali njeriut urtësinë, mirësinë, njerëzinë, Butësinë, miqësinë, dashuri, vëllazërinë Epu sheshevet lul' e bar dhe pyjevet gjeth e fletë, Resë shi, aravet bimë e mos lerë gjë të metë, Fali erë trëndelinës, manushaqes, trëndafilit, Kalliut bukë, mizës pjesë, zogut ngrënie, zë bilbilit, E drurëvet epu pemë dhe uratë bagëtisë, Dërgo dhëmbj' e kujdes për to në zëmërt të njerëzisë Epi pjergulls' e vështit rrush dhe vozësë fali verë, Mos e lerë pa të kurrë, kurrë thatë mos e lerë Fali diellit flak e zjarr dhe hënës e yjet dritë, Edhe detit uj' e kripë, gjithësisë jet e ditë. Yjtë le të vinë rrotull dhe njerëzit të punojnë, Të dëfrejn' e të gëzohen dhe si vëllezër të shkojnë. Tregomu dhe shqipëtaret udhën e punës së mbarë, Bashkomi, bëmi vëllezër edhe fjeshtë shqipëtarë, Falmi, falmi Shqipërisë ditën e bardh' e lirisë, Udhën e vëllazërisë, vahn' e gjithë mirësisë. Nxirr të vërtetën në shesht, paskëtaj të mbretëronjë, Errësira të përndahet, gënjeshtëra të pushonjë. | |
| | | Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Mon Sep 29, 2008 12:34 pm | |
| NAIM FRASHERI KORÇA O vëllezër shqipëtarë, Gëzohi që erth kjo ditë Kaq' e mir'e kaq'e mbarë, Që sjell gjithë mirësitë! Kjo është një dit'e rezë, Që bie vëllazërinë E dëbon jetën e zezë Dhe ndarjen e marrëzinë. Ta lusimë këtë ditë, Q'e bekoi zot'i vërtetë Dh'e dërgoi me shumë dritë, T'i mbes'emëri përjetë. Sot e vumë gurr'e parë, Sa'sht'e bekuar kjo ditë! Zot'i math e pruftë mbarë E na dhëntë urtësinë! Hapu, hapu, errësirë! Pa jakë tëhu, o dritë! Se arriti koh'e mirë, U gdhi nata, u bë ditë. Sot niset një tjatrë jetë, Të rremenë posht'e shtije, Mbretëron fjal'e vërtetë, Dhe të mirat gjith'i bije. Zot'i math qoft'i lëvduar, Q'e nxjer në shesht të vërtetën, Se ajo sij ka buruar, Pa e ndritur jetën. Lumja ti, moj korç'o lule, Q'i le pas shoqet' e tua! Si trimi në ball'u sule, Ta paçim përjetë hua! Kushdo që është sot burrë Dhe shqipëtar i vërtetë, Emëri s'i shuhet kurrë Dhe nderi i rron përjetë. Gjuha jonë sa e mirë! Sa e ëmblë, sa e gjerë! Sa e lehtë, sa e lirë! Sa e bukur, sa e vlerë! Kjo 'shtë mëm' e mirësisë, Që bije qytetërinë, Gasthin e vëllazërisë, Njerëzin' e miqësinë. S'jemi grekër as bullgarë, Asgjë tjetër nukë jemi, Jemi vetëm shqipëtarë, Në kët'emër nderr'e kemi. Ky emr' është shum' i mirë, Se më s'jemi të gënjyer, Nukë jemi n'errësirë, E njohëmë gjën' e vjyer. Perëndia na e lëntë Përjetë ta trashëgojmë, Edhe kurrë mos e dhëntë Ta humbim e ta harrojmë! Të lemë mëmënë tënë E të marimë një shtrigë! Zoti mos e pastë thënë! Pun'e keq'e shum'e ligë. O, sa qenë të gënjyer Ata që vuan për botë! Turp të math kanë rrëfyer, Punuanë fare kotë. Pa mejtoni, o të gjorë, Efialtin, Pafsaninë, Që u bënë trathëtorë Dh'e gjenë më perëndinë. Nga gjithë ç'kemi kënduar Për të njohur vetëhenë, Kaqë gjë kemi mësuar, Të nderojmë mëmëdhenë. Se njerëstë gjithë vdesin, Po jeta s'mbetet e shkretë, Gjuha, mëmëdheu mbesin Të patundurë përjetë. Me zëmërë të gëzuar Dhe me gjithë shpirt uroni! Zotërinjt' e zotëruar, Gjithë përnjëherë thoni: Rroft' e qoftë Shqipëria Dhe kombi e gjuha jonë! Lulëzoftë dituria, Edhe ndihmës paçim zonë. | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! | |
| |
| | | | Poezi që më kanë pëlqyer shumë! | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |