Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Poezi që më kanë pëlqyer shumë!

Shko poshtë 
+59
xhema
voglushja
......
lirik
ILTA
rrimtaf
mimoza rexhvelaj
Ada_Kondi
Driniiiii
meri
Kastrioti
paioni
Aldo
gjergji
Albona
aristokrati
Ago Muji
Xili
Mergimtari
MARY
Mirushe
feneri
ylari
Blerti_Gashi
Veneta
feratkoca
Ajet
zeriatdheut
stabili
Nezir Myrta
Gjura
naqeta
Fjona
Pirro i Epirit
Parapsikologu
echo
Eva0506
Poeti
lilu
rolling
atlantida
Lanetja
gjakushi
Guximi
**Embelsira**
Orfe@
E_Bukura
Albea
Kosovarja
Ani
Euridika
Çamshqiptar
Urata
Arta
shaban cakolli
Sofra
dibranja
Beton
Lina
63 posters
Shko tek faqja : Previous  1 ... 9 ... 14, 15, 16 ... 23 ... 32  Next
AutoriMesazh
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 15 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 15 EmptyMon Sep 29, 2008 12:34 pm

NAIM FRASHERI

TRATHËTORËTË

Shokë, kemi ne mest tënë
Shum' armik' e trathëtorë!
Popo! mos u qoftë thënë!
Veç që s'kanë gjë në dorë.

Harruanë mëmëdhenë
Dh' e lanë kombinë tënë
E një tjatërë na gjenë!
Popo! mos u qofte thënë!

Lanë zonjën e lëvduar
E zunë një ****ë shtrigë,
Të ndyr' e të mallëkuar,
Të fëlliqur e të ligë.

Lanë mëmën të xhveshur
Dhe mundohenë për botë,
Pa dhe bota duke qeshur
U thotë: mundohi kotë!

Qysh u bënë Efialtë
E nuk e njohin të mirën,
Uthullën pandehin mjaltë
Edhe dritë errësirën!

Buk' e mëmëdheut zëntë
Tradhëtorët e pabesë!
Dhe Zoti dërrmën u dhëntë,
Kurrë mos paçinë pjesë!

Miqt' armiq i kanë bërë,
Armikëtë miq i zunë,
Qysh janë fyell të tërë!
Ç'është kjo e madhe punë!

Fajn' e math kur do ta njohin
Njerëzit e mallëkuar?
Dritënë pse nuk e shohin,
Apo janë të verbuar?

Janë së gjithash të marrë
Dhe të liq me të vërtetë,
Mëmëdheut bëjnë varrë,
Po do të bienë vetë,

Se mbretëron e vërteta,
S'del kurrë gënjeshtr' e shkretë
T'ish ashtu, qe prishur jeta,
S'kish mbetur gjë e vërtetë.

Ata turpinë fitojnë,
Nderr' e tyre posht' e hedhin
Dhe armikëtë gëzojnë
E në errësirët bredhin.

Nuk është kurrë haruar
Dh'e mira dh'e lig' e shkretë,
Të gjitha janë paguar,
S'ka mbeturë gjë në jetë.

Lerini, pa do ta gjëjnë,
Të vërtetën do ta njohin,
Se tani s'e dinë c'bëjnë,
Janë të verbër e s'shohin.

O, popo ç'turp kanë marrë!
Janë bërë tradhëtorë
Dhe s'janë më shqipëtarë,
Se nga kombi hoqnë dorë.

Me të huajnë u bënë,
Me armikn' e Shqipërisë,
S'duanë gjuhënë tënë
Armikët' e Perëndisë!

Ndjej, o Zot, se nukë dinë
Se ç'bëjnë, janë mahnitur,
Rrahin të prishin shtëpinë
Pun' e lig' edh' e mërzitur.

Të gjorët janë në gjumë,
Të vërtetënë s'e dinë,
Do të mundohenë shumë,
Pasdaj mënttë do t'u vinë.

Vëllazërin' e harrojnë
Dhe kombin e mëmëdhenë,
Dhe armikëtë dëgjojnë
Edhe s'dinë se ku venë.

Hiqni dorë, hiqni dorë!
Mblithni mëntt' e tupërohi,
Mos u bëni trathëtorë,
Se pasdaj do të pendohi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 15 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 15 EmptyMon Sep 29, 2008 12:36 pm

ANDON Z.CAJUPI

Atdheu dhe dashuria

Vitua nje pun' e madhe,
e bukur si sorkadhe,
nga gjithe shoqet shquan
dhe gjithe trimat e duan.
Per te tille bukuri
kush nuke ka dashuri?
Nje dite qe vij ne krua,
duke ecure mbi thua,
poqi nje turk, trim te marre
tjeter here se e kish pare.
Rrobate qe kish, i ndrinin
dhe armet i vetetinin!
Kur shtiu syte e e pa:
"Vito, te dua! i tha.
Vito, do te te marr grua!"
Vitua u turperua,
po me shume u hidherua
dhe iu pergjegj: "Se je per mua,
se u e nje tjetere dua,
jemi nje bese e nje sua;
po merre fjalene prape
dhe shko ketej me vrape!"
e Kush eshte me trim se mua,
qe do te te marre grua?
e Ai qe jam vluare
dhe per te martuare;
eshte trime sa se gjendete,
i mire sa se benete;
ish vete i trete vella,
kush ka qene si ata?
Trima sa sei zinte plumbi,
njeri vdiq, i dyti humbi.
Jorgjin e la perendia
shprese per memen e tia;
eshte i vetem e jetim,
i dashure i shpirtit tim,
dhe nga te tere me trim,
perdor pallen e hanxhare,
eshte i zoti te me marre!
Ndaj, te lutem, mos me nga,
te mos biesh ne hata,
se shejtani pune s'ka!"
Turku me te tilla fjale,
qiti te shkretene palle,
nga inati u verdhua
dhe thirri posi dragua:
"Ne eshte me i zoti nga une,
le te me dale ketune,
ne me munte, besa-bese.
Burri yt po le te jete,
ne e dergofsha ne ate jete,
dije, do te te marr vete!"
Vitua shume u frikua,
lot i vinine si krua,
dhe me shtepi, duke qare,
rrefeu qei kishte ngjave.
Po Jorgji, kur e degjoi,
veshi armete dhe shkoi,
u ngjit malite perpjete
ashtu si ngjitene rete,
dhe me zi te madh si shkembi
po therret, sa tundet vendi:
"Kush eshte ai qe u levdua,
qe do te mundet me mua?"
Me ze te math, si gjemimi,
iu pergjegj ahere trimi.
"Une jam ai qe shtie
dhe plumbi dem nuk bie.
Une jam ai qe kam vrare
bejlere dhe pashallare,
dhe kaure, mije vete,
kam derguar ne ate jete!
Dhe do te trembem tani
nga nje fusharak si ti?
Tani do ta shoq dhe vete
kush eshte trim i vertete...
Keto thosh turku dhe vinte,
po dhe Jorgua e printe;
hodhi armete perdheze
dhe zuri te sgjeshe brez?,
qe kish qepur Vitua vete,
Si fustan e fermelete.
Kur e kujtoi, u shemb,
mos pandehni se u tremb,
beri kryqne e fshiu lote:
"Jam azer!" hidhet e thote,
edhe me dore nje thike
ju vcrsul turkut pa frike.
Trimi rrembeu hanxhare
dhe po hidhej si i marre,
Fryjti era, nga rrembimi
leshon flokatene trimi,
Atje ku qe aferuar,
me gjoks hapet leshetuar,
ju duk, ne gryke te tij,
varture nje hajmali.
Jorgji, kur pa najmaline,
syte permbi te i ngrine.
Dale, tha, ashtu me rruash,
pa leftojme kur te duash,
po, ne beson perendine,
kush ta fali hajmaline?
Nenia ne foshnjeri
ma vari per mbaresi,
po ce te duhet kjo pune?
Nje te tille kam dhe une!
Shiko! Nena ma ka fale
dhe mua, kur jesha djale!
Te dy trimat hapne gjite
dhe shikonin hajmalite
qepur me pe te florinjte,
si njera, si tjetera,
te dya te vjetera;
perbrenda, pshelur me karte,
gjeten nga nje kryq te arte!
Mbeten te mahniture
dhe si te goditure!
te tille pune, kur pane,
u pushtuan dhe rane,
Dhe te dy nje fjale thane:
"Te kam vella, mor i mjere,
nga nje bark paskemi lere!
Jemi nje fis e nje fare,
jemi te dy shqipetare,
po besa na paska ndar?,
Sa na beri per te vrare!
Sot qi dime vetehene,
duhet te bejme bene
te duam memedhene.
Tani te marreme male,
te leftojme per lirine,
te mos kthehemi te gjalle
pa shpetuar Shqiperine!
Tani Viton ta harrojme,
me Turqine te leftojme,
ta dergojme nga ka ardhe,
te shome dite te bardhe."
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 15 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 15 EmptyMon Sep 29, 2008 12:36 pm

ANDON Z. CAJUPI

Baba Tomori

Baba-Tomor, kishe e Shqiperise,
mal i larte, fron i perendise,
tek ti vinin njerezit qe moti
per te msuar se c'urdheron zoti...
Tek te lutem dhe u duke e qare
te msoj qethot dhe per shqipetare.
Kane qene trima te levduar
dhe ne lufte s'jane turperuar,
qene trima dh? memedhetare,
besa, feja se i kishne dhe ndare,
Shkonin jeten me pucke ne dore,
Donin shqipen, se qene tradhetore,
lulezonte gjithe Shqiperia,
se se kish shkelur si sot roberia,
gra e burra donin Shqiperine,
djem e cupa kendonin Lirine.
Sot qysh gjendet kombe i Shqiperise!
I permbysur nga zgjedhe e Turqise,
shqipetaret, si dhe bagetia,
zbathur, zhveshur vdesen nga uria!
Shqipetaret? Sot s'ka shqipetare,
turku, greku na kane perndare!
Prifti, hoxha, kisha dhe xhamia,
Na genjejne... U prish Shqiperia...
Mal i larte, me krye ne diell,
fron i zotit qe eshte mbret ne qiell,
Baba Tomor, o male i uruar,
c'kane ngjare, gjithe c'kane shkuar,
i di vete, se duhet te te i themi;
C'do te ngjajne, te lutem rrefemi,
Sot e tutje, ce thote perendia?
Do te heqe shume Shqiperia?
c'faj ka bere, cegjynahe paguan?
Nga Turqia te tere shpetuan:
Greku, serbi, velau, bullgari,
nene zgjedhe mbeti shqipetari
c'thote zoti per kombine tone,
do ta lere pene sulltan qene?
Na shkretoi, na preu, na griu,
na c'nderoi dhe gjakne na piu,
na mundoi, shpirtin na nxori!!
Fshiu lotet dhe me tha Tomori:
shqipetaret e gjore,
Ndegjoni Baba-Tomore:
Kombi tuaj s'vete mbare
se beset u kane ndare.
Besa e bashkon njerine:
Ju pse e ndani perendine?
Si ungjilli dhe kurani:
nuke na dihete fundi;
me qiejte mos u mbani
se nuke mbahen gjikundi.
Te krishtere e myslimane
gjithe nje perendi kane;
ini nje gjak, mor te ngere,
se nde nje vend kini lere.
Ini gjithe shqipetare,
s'ini greker a tartare,
hiqni dore nga rreziku,
shihi se ce punon armiku
i pabesi dhe i ligu.
Mblidhuni te beni bene,
te kujtoni Skenderbene,
te duani Memedhene,
te mos e lini te shkrete...
Ngrihi ta shpetoni vete,
se u ndin zote i vertete,
mos e peshoni Turqine,
mos e besoni Morene
te duani perendine;
te duani Memedhene
Erdhi dita te leftojme
per lirine e Shqiperise;
ja te vdesim, ja te rrojme
si burrate e trimerise.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 15 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 15 EmptyMon Sep 29, 2008 12:37 pm

ANDON Z. CAJUPI

Besa-bese

Gjithe vendete gezojne,
ti, Shqiperi, pse pushon?
Gjithe njerezit kendojne,
ti, shqiptar, pse renkon?
Gjithe duane lirine
dhe pa te njeriu s'rron;
ti, shqipetar, Shqiperine
ne zgjedhe si e duron?
Zgjohuni, o shqipetare,
erdhi dita per liri!
Zini lufte me barbare,
perpiqi per Shqiperi!
Te krishter' e myslimane,
te tere nje sua kemi;
gege, toske, dibrane,
gjithe shqipetare jemi.
Mblidhuni te bejme bene,
te gjithe dore per dore:
Te duame memedhene,
edhe malet me debore.
Qe diten qe u shkeli
roberia dhe gjer sot
nuke ben me bar Dhembeli
dhe Tomori qan me lot.
Male me krye ne qieli,
si duroni roberine?
Ju qe shihni drit' e diell,
pse s'ndrini dhe Shqiperine?
Ku jane vaftet e pare,
qe kini dhene yrnek?
Ku jini, o shqipetare,
pse s'degjohet nje dyfek?
Apo humbi trimeria,
apo s'doni memedhene?
A u shua Shqiperia,
qe ka pjelle Skenderbene?
Pse rrini lidhur me lak?
Pse shpetoni vend' tuaj?
apo s'u mbeti me gjak,
se e derdhte per te huaj?
Mirri pushkete ne duar
edhe beni besa-bese:
Shqiperia do shpetuar,
koke turku te mos mbese!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 15 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 15 EmptyMon Sep 29, 2008 12:37 pm

ANDON Z. CAJUPI

Fshati im

Malete me gure,
fushat me bar shume,
arate me grure,
me tutje nje lume.
Fshati per karshi
me kish' e me varre,
rrotull ca shtepi
te vogela fare.
Ujete te ftohte,
era pun' e madhe,
bilbili ia thote,
grate si sorrkadhe.
Burrat nen hie,
lozin, kuvendojne,
pika qe s'u bie,
se nga grate rrojne!
Grate vene nd'are,
dhe ne vreshta grate,
gruaja korr bare,
punon dit' e nate.
Grate ne te shire,
ne te vjela grate,
ikine pa gdhire,
kthenene me nate.
Gruaja per burre
digjete ne diell,
punon es'rri kurre
as diten e diel.
O moj shqipetarke,
qe vet' e nget qet,
edhe drek' e darke
kthehesh e ben vete;
Moj e mjera grua,
C'e do burre zine
qe ftohet ne krua
dhe ti mban shtepine!.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 15 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 15 EmptyMon Sep 29, 2008 12:37 pm

ANDON Z. CAJUPI

Ku kemi lere

Ne c'vend kemi lere?
Ku na bejne ndere?
--Ne Shqiperi.
Po njeriu vete,
cile do ne jete?
--Do vend' e tij.
Ku i duket balta
m'e e embel se mjalta?
--Ne vend te tij.
Ku munt te gezoje
dhe me nder te rroje?
--Ne Shqiperi.
Perse te punoje
dhe te lakemoje?
--Per vend' e tij.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 15 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 15 EmptyMon Sep 29, 2008 12:38 pm

ANDON Z. CAJUPI

Memedheu

Memedhe quhete toka
ku me ka renure koka,
ku me ka dashur mem' e ate,
ku me njeh dhe gur' i thate,
ku kam pasure shtepine,
ku kam njohur perendine,
stergjyshet ku kane qene
dhe varret qe kane vene,
ku jam rritur me therrime,
ku kam folur gjuhen time,
ku kam fis e ku kam fare,
ku kam qeshur ku kam qare,
ku rroj me gaz e me shprese,
ku kam deshire te vdese.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 15 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 15 EmptyMon Sep 29, 2008 12:38 pm

ANDON Z. CAJUPI

Roberia

E dashura memedhe,
te dua dhe kshtu si je!
Po kur te te shoh te lire
do te te dua me mire.
Qani pyje, fusha, gure,
qani male me debore!
Shqiperia mbet e gjore
dhe nuke sheh drite kurre;
nje mjegull e keqe e shkrete
e ka mbuluar perjete!
Nje gazep, nje erresire,
vetetit edhe gjemon!
Rrojme me zemer te ngrire,
nga frika kerkush se gezon!
Njerzit kurre se kendojne
dhe bilbilete vajtojne!
Qiameti, shkretetira!
Zogu vete ze folene,
njeriu le memedhene,
se mbreteron egersira!
Per Shqiperi desherojme
se ne vend te huaj rrojme.
Roberine si duron,
o moj Shqiperi e mjere?
Shpetove vende te tjere,
vete nen zgjedhe rron!
Shqipetare beni bene
te leftoni per atdhene.
E dashura memedhe,
te dua dhe keshtu si je!
Po kur te te shoh te lire,
do te te dua me mire!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 15 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 15 EmptyMon Sep 29, 2008 12:39 pm

ANDON Z. CAJUPI

Trim i Shqiperise

Kush ka qene trim nje here?
Aleksandre i Math i vjere,
Pirrua me shoke te tjere
ne Shqiperi kane lere,
Po nga te gjithe me i zoti,
Skenderbeu Kastrioti.
O mbret i dashur, ku je?
Ku je, more Skenderbe?
Si duron ti nene dhe?
Nuke te vjen keq per ne?
Qe ditne, qe 'na le,
vendi yne u be raje
Te lutemi dite e nate,
ne ate jete ku ke vate,
dergona shprese e urate
te mos rrojme si grate...
Te ngrihemi te leftojme,
Turqit ti debojme,
Shqiperine ta shpetojme
Dhe lir' e me nder te rrojme.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 15 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 15 EmptyMon Sep 29, 2008 12:39 pm

ANDON Z. CAJUPI

Varferia dhe liria

Jam i varfer, po i lire,
ndaj me pelqen varferia;
kush do te rroje me mire,
s'urdheron dot veten e tia.
Mbreti, sikur te me thote:
"Hajde ne pallat me mua,
te gezosh dhe ti ne bote,
do t'i them: "Zot, nuke dua;
per te ngren' e per te pire
nuke mund te shes lirine;
i varferi rron me mire
s'ai qe do madherine.
S'me duhet ergjendi mua,
dua lirine dhe ndere,
dua te bej si te dua,
jo si te duan te tjere.
Kush mund e ben si do vete,
ben si thote Perendia,
nuke ka ne kete jete
gje m'e vyer se liria.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 15 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 15 EmptyMon Sep 29, 2008 12:40 pm

ANDON Z. CAJUPI

Vdekja dhe njeriu i ngarkuar me dru

Nje plak fatzi
me dru ngarkuar
vjen ne shtepi,
duke renkuar.
Kembet s'punojne
se drute rendojne.
I mjeri plak
clodhet pak
drut' i shkarkon.
Qe kur ka lere
shume ka vuar;
s'ka njerez te tjere
me te munduar,
. . . . . . . . .
pa dark' e pa dreke
gruaja, femija
q'i merr sot uria.
Te tera keto te ngjara
nder mend i shkon;
vdekjen kerkon.
Vdekja s'menon,
i del perpara.
C'me do? i tha
me ze te bute.
Te me ndic te ngarkoj drute.
I tha plaku kur e pa.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 15 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 15 EmptyMon Sep 29, 2008 12:44 pm

NDRE MJEDA

Liria

- I -
O shqipe, o zogjt' e maleve, kallzoni:
A shndrit rreze lirie n'ato maja;
mbi bjesh' t'thepisuna e n'ograja,
ku del gurra e gjëmon përmallshëm kroni?

A keni ndie ndikund, kah fluturoni
ndër shkrepa, me ushtue kangën e saj?
A keni ndie nji kangë të patravajë?
O shqipe, o zogjt' e maleve, kallzoni!

"Lirim, lirim!" -- bërtet gjithkah malsia.
A ka lirim ky dhé që na shkel kamba,
a veç t'mjerin e mblon anemban' robnia?
Flutro shqipe, flutro kah çelet lama,
sielliu maleve përreth që ka Shqipnia,
e vështroje ku i del lirimit ama.
.................................
- VI -
Por nuk u shuejt edhe, jo, shqiptaria:
Lodhun prej hekrash që mizori e njiti,
lodhun prej terri ku robnimi e qiti,
shpreson me e zgjue fluturim mënia.

E kqyre: Ndër male po përhapet shkëndija
e lirimit t'Atdheut; fshehtas shëtiti
kasoll' për kasoll' rreth buneve e soditi
frymë të re tue zbrazun për gjithkah, hija

e Skanderbegut. Që ndër djepa rritin
nanat e Hotit djelmënin' ushtore
e idhnim n'armikun nëpër gji iu qitin.

E nalt, ndër maja, bukuri mbretnore.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 15 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 15 EmptyMon Sep 29, 2008 12:45 pm

NDRE MJEDA

Vaji i Bylbylit

Po shkrihet bora,
Dimni po shkon;
Bylbyl i vorfën,
Pse po gjimon?

Pushoi murlani
Me duhi t'vet;
Bylbyl i vorfën,
Çou mos rri shkret.

Gjith; fushët e malet
Blerim e mbëloj;
Livadhi e pema
Gjithkah lulzoj.

Ndër pyje e orgaja,
N'ma t'mirin vend,
Me rreze dielli
Po e gëzon gjith'kend.

E tuj gjimue
Shikon rreth e rreth
Nji prrue qi veret
Rrjedh nëpër gjeth.

A çil kafazi,
Bylbyl, flutro;
Ndër pyje e orgaja,
Bylbyl, shpejto.

Kerkush ma hovin
Atje s'ta pret,
Me zeher haejen
Kerkush s'ta qet.

Kafaz ke qiellin,
Epshin pengim,
E gjith ku t'rreshket
Shkon fluturim.

Nëpër lamije
Ke me gjet mel,
Për gjith'prendverën
Njajo buk t'del.

E kur t'zitë e di
ndër prroje pi,
Te njato prroje
Qi ti vetë di.

Tash pa frigë çerdhen
E ban ndoj lis;
Nuk je si'i nieri
Qi nuk ka fis

E kur t'vin zhegu,
Kur dielli shkon,
Ti ke me këndue
Si ke zakon.

Rreth e rreth gjindja
Me t'ndie rri;
Prej asi vendit
Dahen me zi.

A çilë kafazi,
Bylbyl, flutro;
Ndër pyje e ograja,
Bylbyl, shpejto.

Ndër tranfofille,
Ndër zamakë nga;
Ku qeshet kopshti,
Idhnim mos mba.

Po shkrihet bora,
Dimni po shkon;
Biylbyl i vorfën ,
Pse po gjimon?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Parapsikologu
Hero anëtar
Hero anëtar
Parapsikologu


Male
Numri i postimeve : 3125
Age : 56
Vendi : Ferizaj-Kosovë
Profesioni/Hobi : Poezia
Registration date : 18/07/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 15 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 15 EmptyMon Sep 29, 2008 3:30 pm

Eva0506 - Mjeda i madh la qene vertete mjeshter i madh i poezive te mjerimit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 15 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 15 EmptyMon Sep 29, 2008 4:13 pm

Parapsikologu shkruajti:
Eva0506 - Mjeda i madh la qene vertete mjeshter i madh i poezive te mjerimit.
Po, vertet Parapsikologu - shkruan bukur Mjeda, te hyn ne zemer menjehere.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Pirro i Epirit
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Pirro i Epirit


Male
Numri i postimeve : 135
Age : 33
Vendi : maja e madhe perball
Registration date : 15/09/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 15 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 15 EmptyMon Sep 29, 2008 4:47 pm

Poezit e gjergj fishtes
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 15 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 15 EmptyFri Oct 10, 2008 11:28 am

1. Edgar 
Allan Poe

KORBI

Një mesnatë i trishtuar, po mendoja 
I drobitur i dërrmuar
Dhe qëndroja mbi një vëllim të harruar,
Me kokën mbi të.
Një trokitje kam dëgjuar, një goditje shumë 
Të lehtë.
Që ishte gati në të shuar te dera, përmbi të.
Ndonjë vizitor troket te dera, po mendoja
Për këtë
Kjo do të jetë, asgjë më.
Ah e kujtoj mirë, atë natë dhjetori krejt të nxirë.
Thëngjijtë duke u shuar, hijen linin dhe terr 
sillnin në çdo orë.
Isha në ankth të vinte dita, më kot gjithë natën
Prita.
Që librat të qetonin plagën për të dashurën
Lenorë
Vajzën rrezezjarrtë që në qiell quhet Lenorë
Po në tokën tonë, pa emër përgjithmonë.
Perdet e purpurta, të lehta, prej mëndafshi,
me fëshfërimë,
Po me futnin drithërimë që s'e kisha ndjerë
kurrë, si atë.
Kur zemra dridhej krejt, që të ishte më e qetë, i thoja se një mysafir, kërkon të vijë tek unë,
tashmë.
Ndonjë vizitor pa shpresë, kërkon të hyjë
tek unë tashmë.
Kjo do të jetë, asgjë më!

Ndërkohë mora zemër, të mos prisja asgjë
tjetër.
Dhe i thashë: "Zot a zonjë s'e dëgjova atë
zhurmë.
Atë trokitje aq të lehtë, po dremisja krejt i
qetë.
Kërkoj të falur, që në fillim asgjë s'dëgjova
unë"
Pas kësaj i tronditur, i habitur, derën hapa unë.
Errësirë, asgjë më shumë!
Po vështroja i hutuar, nëpër drithma i tmerruar. 
Po dyshoja, ëndërroja, ç'të ishte ajo zhurmë. 
Shihja ëndrra që askush s'i kishte parë, në
qetësinë e heshtur nga ç'do anë.
Veç një tingull kisha ndjerë, që e thoja si në
gjumë,
Dëgjoja Lenorë, si jehonë-zhurmë, që e
pëshpërisja i përgjumë.
Vetëm kaq, asgjë më shumë!
U ktheva në dhomë, me shpirt të përvëluar,
i hutuar
I shqetësuar, befas trokitje më të fortë dëgjoj
unë.
Në dritaren mbyllur mirë, po troket ky
fatnxirë,
Do vështroj, që të gjej kush e solli këtë
zhurmë,
Ta zgjidh këtë mister, të qetësohem nga
kjo zhurmë.
Është era, asgjë më shumë!
Dhe s'e zgjata, dritaren e hapa, me flatra plot
me pende,
Hyn një korb si i shenjtë, hijerëndë pa thënë
asgjë,
Pa qëndruar, si një zot a zonjë, i lashtë si
atëherë, 
Mbi një bust Palade përmbi derë, pa bëre gjë. 
Ulet në të, pa një zhurmë, pa kërkuar tjetër gjë.
Vetëm ulet, asgjë më!
Ky korb plot shkëlqim, solli gaz në tmerrin
tim,
Nga kjo pamje kaq krenare që e mban
korbi me zor,
"E shoh që të kanë qethur, po nuk je zog
i trembur, 
Pa ma thuaj korb i zi, emrin tënd mbretëror
Në brigjet e nxira të Plutonit, ku je zot
mbretëror. "
Kërret korbi "Nevermore"
Mbeta krejt i habitur kur dëgjoj të ketë
thërritur,
Korbi fjalë që dridhen brenda në kraharor. 
Askush nuk mendon të dëgjojë zog të zi, që
flet si njeri
Dhe kërret pa pushuar, i tmerruar mbi bustin
skulpturor,
Me zë këngëtor, përmbi bustin skulpturor.
S'e ka emrin "Nevermore"
Ky korb kaq krenar që rri vetmitar, vetëm thotë, 
Ato fjalë, që i solli nëpër botë, në acarin dimëror.
Ato vetëm ka në shpirt, vetëm ato pëshpërit. 
Po do të ikë në agim, të më lërë të pashpresë,
në terror.
Si të tjerë do të shkojë, që të mbetem në terror.
Kërret korbi "Nevermore"
Tashmë i trembur nëpër natë, që qetësia u
prish prapë
S'ka dyshim me vete thashë, që ky korb
pa humor.
Këto fjale vetëm di, këtë refren kaq të zi.
Ndonjë zotëri i shkretë, ia ka thënë atë prorë, 
Dhe tani, mbushur me melankoli, korbi thotë
prorë.
Vetëm "Never, nevermore"
Ai vazhdonte atë avaz, dhe në fytyre më sillte gaz.
Një kolltuk që ngjallte shumë kujtime, në këtë orë.
E çova para derës sime, i zhytur në ëndërrime. Kërkoja të mësoja, ç'do të thotë ky korb-horr. 
Ogurzi, i drobitur, i vrenjtur, faqezi,
ky korb-horr. 
Me kërrkërimën "Nevermore".
E vështroja si i ngrirë, i zhytur në mendime, 
Korbi me sy prej vetëtime, në dritën e përkorë. 
Po e digjte zemrën time, mbi mbulesën kadife, 
Që një llambë e ndrinte atë atje me ndriçim
shkëlqimor,
Në ngjyrën vjollcë thosha: ajo në ndriçimin shkëlqimor
S'do të ulet "Nevermore"
Papritmas kisha ndjerë, një arome, një si erë, 
Që një engjëll e kish sjelle me temjanin mbretëror.
Me tingëllima, po pa u dëgjuar, mbi qilimin
pushmbuluar.
Fatkeq, zoti nepenthë të ka sjellë dhe lëng qiellor,
Lenorën të harrosh, pra pije tashmë lëngun qiellor!
Kërret korbi "Nevermore"
Profet thirra shpirtnxirë, zog a djall i pamëshirë, 
Po profet je, ndonëse tashmë ke nur djallëzor. 
Je i trishtë, po i patrembur, ke ardhur ti tani,
Në këto brigje me vetmi dhe magji, në shpirtin e gjorë,
Ne Galad a ka balsam të qetojë zemrën e gjorë.
Kërret korbi "Nevermore"
Profet thirra shpirtnxirë, zog a djall i pamëshirë, 
Po profet je, ndonëse tashmë ke nur djallëzor. 
Për këtë qiell dhe për këtë zot, që të dy
i falemi sot,
Thuaji shpirtit a do të gjejë kur të shkojë
në qiellin engjëllor,
Vajzën rrezezjarrtë që quhet Lenorë në qiellin
engjëllor.
Kerret korbi "Nevermore"
Le të jetë kjo tingëllimë për ndarjen tonë,
thirra nëpër dhomë.
Shko përsëri, te Plutoni sterrë i zi, nëpër terrin
shkëmbor.
Pendë ti mos lër asnjë, mos më mashtro më.
Lëre bustin ti tani, të jem në vetmi,
ti korb - horr,
Hiqe sqepin nga zemra ime, hiqe formën
e mallkuar o zog - horr!
Kërret korbi "Nevermore"
Dhe mbi bust qëndron përherë, pa lëvizur
korbi sterrë.
Mbi Paladën ngjyrëzbehtë, me vështrimin
tmerr - terror,
Qëndron i hutuar, me sy të përvëluar, duke ëndërruar.
Dhe drita që mbi të bie, lëshon poshtë një si hije, me valëzim drithmor.
Dhe shpirti që më mori theror, në valëzimin drithmor,
S 'do te ngrihet - nevermore.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Fjona
Xhelozja...
Xhelozja...
Fjona


Female
Numri i postimeve : 2283
Age : 36
Vendi : n'matiqan
Profesioni/Hobi : me vallzu tallava, me kallxu barcoleta
Registration date : 07/10/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 15 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 15 EmptyFri Oct 10, 2008 12:43 pm

me pelqejn shum keto vargje nga i madhi Naim Frasheri:
Nje dit te dyza, loznim mbylla syza,

u fshehem pa u dukur ne therr e ne gur
u fshehem kaq bukur sa su pam me kurr
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://it.youtube.com/user/ilovekosova88
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 15 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 15 EmptyFri Oct 10, 2008 1:59 pm

...


Alma Papamihali

Nga jam...

Nga je o i huaj, që botës vjen vërdallë,
I vdekur me frymë, ballit shkruar mallë,
I vrenjtur fytyrës, me shpirt buzëndritur,
Pa ngrënë ndër vite, lirisë uritur,
Me krahët shqiponjë, me këmbë gjakosur,
Nga je o i huaj, pas malesh marrosur...

Gjer mbrëmjeve vonë, të hekurtat duar,
Zbutur mbi fëmijën, ditës i vetmuar,
Zgjuar natës akull, gjumi pa e zënë,
Nga je o i huaj, cilin vend ke nënë...

Jam nga atje larg, nga det i kulluar,
Ku burimet s´shterin, muzika rri zgjuar,
Ku s´kamja s´gjen vend, sofrën ta pushtojë
Ku miku s´lajmëron, por vjen kur të dojë,
Ku zemrat janë hapur dhe dyert çelsa s´kanë
Nga Kosova bijë dhe Shqipëria nanë!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 15 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 15 EmptyFri Oct 10, 2008 3:18 pm

Fjona, pershendetje, jane vargje te Cajupit ne poezine per Maren..
Fjona shkruajti:
me pelqejn shum keto vargje nga i madhi Naim Frasheri:
Nje dit te dyza, loznim mbylla syza,

u fshehem pa u dukur ne therr e ne gur
u fshehem kaq bukur sa su pam me kurr
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Fjona
Xhelozja...
Xhelozja...
Fjona


Female
Numri i postimeve : 2283
Age : 36
Vendi : n'matiqan
Profesioni/Hobi : me vallzu tallava, me kallxu barcoleta
Registration date : 07/10/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 15 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 15 EmptyFri Oct 10, 2008 3:27 pm

Eva0506 shkruajti:
Fjona, pershendetje, jane vargje te Cajupit ne poezine per Maren..
Fjona shkruajti:
me pelqejn shum keto vargje nga i madhi Naim Frasheri:
Nje dit te dyza, loznim mbylla syza,

u fshehem pa u dukur ne therr e ne gur
u fshehem kaq bukur sa su pam me kurr


hmm a je e sigurt???un i kam lexu para 5 vitev me duket, por me nje liber te Naim Frasherit, nuk me kujtohet qe kam lexu diqka te qajupit...
sipas meje esht naim frasheri....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://it.youtube.com/user/ilovekosova88
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 15 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 15 EmptyFri Oct 10, 2008 3:29 pm

E mban mend,moj Mare
dashurin' e pare?
Njeri nuk e gjegji
se jeshme te vegji.

Une pa ty s'rroje,
vij' e te kerkoje;
ti pa mua s' rroje
vij' e me kerkoje.

Ne lule me ere
putheshim ngahere,
dhe si burr' e grua
losnim nene ftua.

Nje dite,te dyza
losnim mbylla-syza;
U fshyem pa dukur
ne ferra ne gure,
u fshehm' kaq bukur,
sa s'u gjendm' dot kurre...

- Cajupi -
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 15 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 15 EmptyFri Oct 10, 2008 4:35 pm

- Maksim Gorkit -
Kënga e Zgalemit


Mbi të thinjin shesh të detit era fryn dhe mblidhen retë.
Midis reve edhe detit kryelartë shkon Zgalemi si e zezë vetëtimë.
Prek me krahë ai valët,
si shigjetë ngjitet reve, dhe këlthet,
dhe retë gjegjin gazin-klithmë të asaj shpese.
Në atë klithmë-e ate furtunë,
Zjarr e flakë zëmërimi dhe besimi në fitore
gjegjin retë në atë klithmë.
Dridhen çafkat e rënkojnë, përmbi detin përpëliten;
janë gati ato të struken nga ky tmerr në fund të detit.
Përpëliten, si dhe çafkat kredharakët e rënkojnë;
nuk dinë ata të mjerët gëzim lufte, luftë jetet;
i tmerron ata gjëmimi.
Ndër shkëmbinj mbulon i trëmbur trupn’ e majmë pinguini...
Ngrihet vetëm kryelartë, me guxim, lirisht Zgalemi
mbi të thinjin det nga shkuma.
Gjithnjë më tepër ngryset,
gjithnjë më poshtë zbresin përmbi detin retë e zeza
dhe këndojnë e hidhen valët lart e drejt nga vjen rrufeja.
Bubullon.
Rënkojnë valët: në atë shkumë zëmërimi
po luftojnë ato me erën.
Turma valësh rrëmben era, i mbërthen ajo me forcë,
i përplas me vrull shkëmbinjve,
duke bërë çika-çika ato masa prej zumrudi.
Po me klithmë shkon Zgalemi, si e zezë vetëtimë,
si shigjetë i përpin retë, shkumën valës heq me krahë.
Si demon, ai vërtitet, madhështor e kryelartë ky demon i zi rrebeshi;
qesh e qan ai njëherësh...
Qesh me retë, qan prej gazit.
Në tërbimin e gjëmimit lodhje sheh e ndjen demoni;
ka besim zogu i furtunës; retë-diellin dot s’e fshehin!
Era fryn me ulërimë...Bubullon e shkrep rrufeja...
Ndizen retë flakë e kaltër përmbi detin si greminë.
Kap shigjeta vetëtimash dhe në gji i shuan deti.
Si gjarpërinj të zjarrtë dridhen mu në det e zhduken
thellë pasqyrimet e atyre vetëtimave shigjeta.
Ja furtuna! Vjen furtuna!
Kryelartë e trim Zgalemi shkon me vrull ndër vetëtima
përmbi detin e tërbuar, që buçet me ulërimë,
dhe këlthet-profet fitoreje;
-Sa më tepër e fuqishme le të ngrihet lart furtuna!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
naqeta
Anëtar
Anëtar
naqeta


Male
Numri i postimeve : 439
Age : 95
Vendi : pp
Registration date : 26/03/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 15 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 15 EmptyFri Oct 10, 2008 4:53 pm

Kristal

Ka kohe qe s'shihemi dhe ndiej
Si te harroj un' dalngadal,
Si vdes tek une kujtimi yt
Si vdesin floket dhe gjithcka. 

Tani kerkoj une posht' e lart
Nje vend ku ty te te leshoj.
Nje strofe a note a nje brilant
Ku te te le, te puth, te shkoj. 

Ne s'te pranofte asnje varr
Asnje mermer a morg-kristal.
Mos duhet vall' prap te te mbart
Gjysem te vdekur, gjysme te gjalle? 

Ne s'gjetsha hon ku te te hedh
Te gjej nje fushe a nje lulnaje
Ku butesisht porsi polen
Gjithkund, gjithkund te te shperndaj. 

Te te mashtroj ndoshta keshtu
Dhe te te puth e t' ik pa kthim
Dhe nuk do te dime as ne, askush
Harrim ish ky, a s'ish harrim.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
naqeta
Anëtar
Anëtar
naqeta


Male
Numri i postimeve : 439
Age : 95
Vendi : pp
Registration date : 26/03/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 15 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 15 EmptyFri Oct 10, 2008 4:55 pm

Daniel Canaj 

U lind në 1 Maj 1956 .

Ka mbaruar shkollën 8-vjeçare në Memaliaj dhe të mesmen në Izvor.Shkruan prozë edhe poezi.Poezitë i jan botuar të gazeta "Emigranti'' dhe'' Tribuna ". Ka botuar vëllimin e parë të romanit ''Mos u hidh në greminë'' tek Toena. Pjesa e dytë është në përfundim. Gjithashtu një vëllim publicistik ''Zemër pa ngjyrë'' është në botime e sipër.

 

Nga vëndroja 

   

Natën e mirë atdheu im.

  Veç hëna më buzëqesh.

Freskija e natës e kënga e bulktheve,

  Në çdo hap më ndjek.

 

Nga vëndroja t’përshëndes,

  Atdheu im i mirë.

T’shof bukurin’ e agut me vesë,

  Shpejtohu errësirë.

   

 

   

 Duke kërkuar këngën

 

Kërkova këngën tënde,

  i dashur Atdhe.

Këngët e zemrës time,

  që forcat pesh mi ngre.

Agimeve me vesë brodha,

  trëndafil këputa,

Ëmbëlsia e këngës tënde,

  më erdhi tek buza.

Vazhdova rrjedhës së lumit,

  u ngjita gjer në mal.

Dëgjova këngën tënde, 

  këndonte një ujvarë.

Sa bukur,sa bukur, 

  entusiazmohesha unë.

Kur shihja ujët që binte ,

  e kthehej në shkumë.

Këputa një degë gështënje,

  të lagur na ujvara.

Tingull i këngës tënde,

  oi shpirtin ç’ma ngjallka.

Gështënjkë moj gjëmbaçe,

  vallë ç’far fsheh brënda?

Lulet tundnin thekët,

  kishte çelur kënga.

   

 

  PISAZH NATYROR

 

Mëngjes i freskët, i bukur.

  Dielli i zjarrt, del me përtesë.

Hap qepallat prapa majave me borë,

  E rrezet lëshon, mbi tokën me vesë.

  ***

Mjegulla gjumashe e rënduar,

  Zvarritet bregut të lumit.

Fushat shtrihen si qylym i blertë,

  Dhe grurin era përkundi.

  ***

 

-Hej male...O male!

  - Sa vite lufte duruat?

  -Me trupin tuaj, gjith plagë!

  -E prap ju...male qëndruat.

 

   

 

 

 

 

Ta shpërblefshim në liri

 

(kushtuar Fato Berberit)

 

Duart e tua të bardha, të buta,

  s’tu lodhën kurr me ato gërshërë.

Vrapoje ti mes breshëris’ plumbave,

  plagët shokëve për t’ua zënë.

 

Dhe çoje ti, melhem mbi to.

  Dhe ikte dhimbja, sa prekje ti.

-Fato moj motra e vogël,

  ta shpërblefshim në liri.

 

Etje djegur, plagëve të marra,

  të uronin shokët shpeshë.

- Në liri kur ta fitojmë,

  do të bëhesh doktoreshë.

 

Mbi tavolin gërshërët flasin.

  Në stendë ti na buzëqesh.

Ato gërshër, një libër i rallë,

  për Faton trime, doktoreshë.

 

v.o.i kam dorëzuar në muzeun e Tepelenës

gërshërët e F.Berberit, të ruajtura nga nëna ime.

  Më 1978

 

Për tokën time

 

Për tokën time do shkruaj me zjarr.

  E tërë nervat ti tendos.

Do shpreh një brengë, do shpreh një mallë.

  Si letër shpirtin ma palos.

 

   

 

 

   

 ÇAST

 

Hëna ndriçon

  e rrezet bjen mbi ty.

Në gjirin tënd të purpurt

  k’to rreze gjejnë strehi.

Jasht dritares natë

  e ti po ëndërron.

Mbështetur në krevat,

  për dashurinë mendon.

Gjethet një nga një

  po bjenë në tokë të lagur.

Shkëputen nga mëma,

  ku s’kan më për të vajtur.

 

Si hëna, të isha,

  të bija në shtrat!

Lehtë e pa kuptuar

  të merrja në krah.

 

   

 

 

  DUA ,... SE TË DUA !

 

Dua që të flas, ti nuk më ndalon!

Dua që të pyes, rreptë më shikon!

Dua të shikoj, rrugën ma ndërron!

Dua... Prapë dua, ti veç më vonon!

  ....Po ndalu një çast!

 

 Marr në telefon, po ti 'smë përgjigjesh!

Më bën që të vuaj, më bën që të pres!

Të lutem mos thuaj, se nuk ke dëgjuar!

Zemra nuk ta do, të luash me mua!

  .... Zemra s'të gënjen! 

 

Të kam par si ecën, kam shtangur një çast!

Të kam par si qesh, të kam admiruar!

Të kam par si qan, zëmra më ka therur!

Kam qar edhe unë, se nuk kam duruar!

  ...Besomë ç'të thashë!

 

Ata lot që derdhje, ku i mbaje vallë?

S'priste loti lotin, mbi faqen e tharë!

Kush të ka kurdisur, thua që të vuash?

Mos e lësho veten, përpiqu të duash.

  ....Të duash vërtet.

 

Përpiqu njëherë, vetveten të gjesh!

Të mira të liga, akoma s'ja njeh!

Përpiqu të duash, mua, siç të dua!

Do falja gjithçka, vetëm të mos vuash!

  ....Është vetëm një jetë...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 15 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 15 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Poezi që më kanë pëlqyer shumë!
Mbrapsht në krye 
Faqja 15 e 32Shko tek faqja : Previous  1 ... 9 ... 14, 15, 16 ... 23 ... 32  Next
 Similar topics
-
» NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI
» Cili nga vendet qe keni vizituar ju ka pelqyer shume?
» Me cilin anetar te forumit keni deshirë të takoheni?
» Pse po ndodhin shumë shkurorëzime?
» Rruga e "Arberit"

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: