|
| Poezi që më kanë pëlqyer shumë! | |
|
+59xhema voglushja ...... lirik ILTA rrimtaf mimoza rexhvelaj Ada_Kondi Driniiiii meri Kastrioti paioni Aldo gjergji Albona aristokrati Ago Muji Xili Mergimtari MARY Mirushe feneri ylari Blerti_Gashi Veneta feratkoca Ajet zeriatdheut stabili Nezir Myrta Gjura naqeta Fjona Pirro i Epirit Parapsikologu echo Eva0506 Poeti lilu rolling atlantida Lanetja gjakushi Guximi **Embelsira** Orfe@ E_Bukura Albea Kosovarja Ani Euridika Çamshqiptar Urata Arta shaban cakolli Sofra dibranja Beton Lina 63 posters | |
Autori | Mesazh |
---|
Vizitor Vizitor
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Fri Dec 05, 2008 7:17 pm | |
| Blerta Nalli BALADË PËR KRUSHËN E MADHE
Në fronin që me gjak e mbrojte ndër shekuj Sot qëndron krenare mbretëreshë e plleshmërisë
Në ty gjithçka si ti është e madhe!
Ti dhe lindjet i ke të mëdha Lindjet si Ukshin Hoti me shokë...
Sa fushat me të mbjella – ke tokat mbushur varre Sa punëtorë në pranverë – ke shtëpi me jetima Sa dasma me tupana – aq edhe shamizeza ke ...
Në ty gjithçka si të ishte e madhe!
Drini plak ta njom buzën e shkrumbuar Nga baroti i luftës Ta pashit zjarrin që ta djeg plagën e luftës...
Pas çdo acari në ty kthehet pranvera Hapen varre të reja Ngacmohen plagët e vjetra E ti nuk mposhtesh Ti përsëri blerohesh Ti përsëri gjallërohesh...
Në ty gjithçka si të ishte e madhe! |
| | | Vizitor Vizitor
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Fri Dec 05, 2008 7:21 pm | |
| Blerta Nalli MBRETËRESHË E BARDHË
Në oborrin kur dikur luaje Sot vellobardhë e buzëkuqe E heshtur pret krushqit...
Perin e kuq lidhur krahëve Si shenjë vajzërie Ta këpusin boritë e makinave E jehona e daireve në ardhje...
Një lot nëne e ofshamë babai Një dënesje motre e trishtim vëllai Ia fal dhuratë shtëpisë ku u rrite Mbretërisë që sot e braktisë o vajzë e nusëruar... |
| | | Vizitor Vizitor
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Fri Dec 05, 2008 7:22 pm | |
| Blerta Nalli QETËSI
Ti më erdhe qetësisht Pa e trembur heshtjen e gjatë
Ishe ëndrra ime e bukur Që vetëm një herë e kam parë
Pastaj ëndërra mbaroi si mehuri Unë u zgjova nga letargjitë
Ti ike ashtu sikur edhe erdhe Qetazi pa trazuar asnjeri
Pa bërë zhurmë pa e trembur heshtjen Gjithçka kujtimin dhe mallin ma le E shpresën se një ditë do kthehesh sërish... |
| | | Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Fri Dec 05, 2008 7:31 pm | |
| Akil, sa mire ke bere qe i ke sjelle keto poezi te Blerta Nallit. Shume te bukura ! | |
| | | Vizitor Vizitor
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Fri Dec 05, 2008 8:01 pm | |
| Eva, do mundohem te sjell edhe poezi tjera nga Blerta, e cila ka te botuar permbledhje me poezi "Dhunimi i fjales". Dhe ka poezi shume shume te bukura. U LODHA
U lodha së prituri Në rrugicën e zemrave të thyera Çdo natë, duke pastruar me lot Këpucët e mia me baltë të lyera...
U lodha së dëgjuari veç gënjeshtra E fjalë pa vlerë Ç’të pres kot Kur e di që për mua s’hapet asnjë derë?
U lodha duke iu ankuar miqve Juve që më dëgjoni në heshtje U lodha së shikuari fytyrat Që s’e kanë parë asnjë buzëqeshje...
U lodha se shkruari poezitë Mbi kurrizin e territ të natës U lodha duke shkruar Aty mbi prushin e kuq të vatrës...
U lodha Nga telefonatat anonime Nga fytyra që andej fshihen U lodha duke folur me veten time Duke folur derisa gjuha mpihet...
U lodha së shkruari poezitë Mbi fletët e çjerra, të grisura U lodha nga zënkat, meritë U lodha së jetuari n’ëndrrat e krisura...
U lodha duke pritur dashuritë e panisura...
Nuk e di emrin e autorit\es se kesaj poezie, por me pelqen shume. |
| | | Vizitor Vizitor
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Fri Dec 05, 2008 8:28 pm | |
| Xheladin Hamza MBI GJOKSIN TËND
Emri yt gërryhet Nëpër damarët E shpirtit tim...
I strukur Nën hijen E së kaluarës që e mbulon...
Shtrij duart kah unë Të përqafohemi Me afsh e me mall...
Taman aty në horizonti Ku në të njëjtën kohë Takohet e puthitet ditënata...
Ëndrra e jetës sonë Aty mbi re të arta Syhapur fle...
Bilbili këngën e tij më të bukur Aty e shndërron në vaj Mbi gjoksin tënd si dikur Edhe njëherë dua të qaj... |
| | | ylari Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 801 Age : 39 Vendi : Shqiperi Registration date : 02/11/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Fri Dec 05, 2008 11:30 pm | |
| Shqiperia po na pret
Hodhem cantat permbi krahe, e drejt shtigjeve u nisem! Kudo neper bote u shperndame, e nenen Shqiperi braktisem!
Malet qe ngriheshin gjer tek rete, me nje fryme i kapercyem! E atdheut tone te shtrenjte, gabimishte shpinen i'a kthyem!
Dallget e trazuara te detit, mes per mes i came! Nuk e mbajtem amanetin, qe stergjysherit na e lane!
Shtigjet kur i kaptuam, askush s'na pershendeti! Ne toke te huaj shkuam, edhe atje askush s'na priti!
Ketu ku dielli s'te ngroh, e hena nuk ndricon! Si enderr e braktisur, jeta po na shkon!
Ndaj duhet te zgjohemi vellezer, prej gjumit qe na largon! Se votrat tona po na presin, me ngrohtesine qe ketu na mungon!
Obligimet e atdhetarit, na duhet qe t'i plotesojme. Amanetin e te parit, ne vend duhet qe ta cojme.
Ejani kthehemi ne vendlindje, atje ku jeta merr kuptim. T'i zbrazim zemrat nga keti dhimbje, e t'i mbushim perplot me gezim..... | |
| | | MARY Anëtar
Numri i postimeve : 261 Age : 38 Vendi : VL Profesioni/Hobi : music Registration date : 28/03/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Sat Dec 06, 2008 12:51 am | |
| Kenge ne gjak Ka njolla te medha gjaku ne bote ku shkon gjith ky gjak i perhapur? a eshte toka qe e pi dhe dehet dehje e çuditshme atehere kaq e matur... kaq monotone... Jo toka nuk dehet Toka nuk rrotullohet gabim ajo shtyn rregullisht veturen e saj te vogel kater stinet e saj shiun... boren... bresherin... kohen e bukur... ajo nuk eshte asnjehere e dehur mezi i lejon vetes here pas here nje vullkan te vogel fatkeq. Ajo rrotullohet toka rrotullohet me pemet e saj... me kopshtet e saj... shtepite e saj... ajo rrotullohet me njollat e medha te gjakut dhe te gjitha gjallesat rrotullohen me te dhe gjakosen... Ajo ajo s'do t'ia dije toka Ajo rrotullohet dhe te gjitha gjallesat fillojne te ulerijne ajo s'do t'ia dije ajo rrotullohet nuk ndalon se rrotulluari dhe gjaku nuk ndalon se rrjedhuri... Ku shkon gjithe ky gjak i shperndare gjaku i vrasjeve... gjaku i luftrave... gjaku i mjerimit... dhe gjaku i njerezve te torturuar ne burgje... gjaku i femijeve te torturuar qetesisht prej babait dhe mamase se tyre... Dhe gjaku i njerezve qe gjakosen nga koka neper biruca... dhe gjaku i puntorit kur puntori rreshket dhe bie nga çatia Dhe gjaku qe vjen e qe vershon me vale te medha me te porsalindurin... me femine tjeter... E ema qe bertet... femija qan... gjaku rrjedh... toka rrotullohet toka nuk ndalon rrotullimin gjaku nuk ndalon rrjedhjen Ku shkon gjithe ky gjak i shperndare gjaku i te rrahurve... i te poshteruarve... i te vetvrareve... i te pushkatuarve... i te denuarve... dhe gjaku i atyre qe vdesin keshtu... aksidentalisht Ne rruge kalon nje i gjalle me gjithe gjakun e vet brenda papritur ja tek eshte i vdekur dhe gjithe gjaku i tij eshte jashte dhe te gjallet e tjere bejne te zhduket gjaku ata e marrin trupin por eshte ngulmues gjaku dhe atje ku ishte i vdekuri shume me vone krejt i zi pak gjak qendron akoma gjak i mpiksur ndryshk i jetes ndryshk i trupave gjak i mpiksur si qumeshti si qumeshti kur rrotullohet kur rrotullohet si toka si toka qe rrotullohet me qumeshtin e saj... me lopet e saj... me te gjallet e saj... me te vdekurit e saj... toka qe rrotullohet me pemet e saj... te gjallet e saj... shtepite e saj... Toka qe rrotullohet me martesat... varrimet... guackat... regjimentet... toka qe rrotullohet e rrotullohet me perrejnte e saj te medhenj prej gjaku. | |
| | | MARY Anëtar
Numri i postimeve : 261 Age : 38 Vendi : VL Profesioni/Hobi : music Registration date : 28/03/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Sat Dec 06, 2008 12:51 am | |
| Deshperimi eshte ulur mbi nje stol
Ne nje park mbi nje stol Eshte nje burre qe therret kur kalojme Ai ka syze nje kostum te vjeter gri Ai pi nje cigare te vogel ai eshte i ulur Dhe therret kur kalojme Ose thjesht ju ben nje shenje Nuk duhet ta shikojme Nuk duhet ta degjojme Duhet te kalojme Te bejme sikur nuk e shohim Sikur te mos e degjonim Duhet te kalojme te shpejtojme hapin Nese e shikoni Nese e degjoni Ai ju ben shenje dhe asgje asnjeri Nuk mund t'ju pengoje te shkoni te uleni prane tij Atehere ai ju shikon dhe qesh Dhe ju vuani tmerresisht Dhe burri vazhdon te qeshe Dhe ju qeshni me te njejten qeshje Egzaktesisht Me shume qeshni me shume vuani Tmerresisht Me shume vuani me shume qeshni Pandreqshmerisht Dhe ju rrini atje I ulur i ngrire Duke qeshur mbi stol Femijet luajne fare prane jush Kalimtare kalojne Qetesisht Zogj fluturojne Duke lene nje peme Per nje tjeter Dhe ju rrini atje Mbi stol Dhe ju e dini e dini Qe kurre me nuk do te luani Si keta femije Ju e dini qe kurre me nuk do te kaloni Qetesisht Si keta kalimtare Qe kurre me nuk do te fluturoni Duke lene nje peme per nje tjeter Si keta zogj | |
| | | MARY Anëtar
Numri i postimeve : 261 Age : 38 Vendi : VL Profesioni/Hobi : music Registration date : 28/03/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Sat Dec 06, 2008 12:52 am | |
| Tek luleshitesja
Nje burre hyn tek nje luleshitese dhe zgjedh lule luleshitesja mbeshtjell lulet burri ve doren ne xhep per te kerkuar parane parane per te paguar lulet por ai ve ne te njejten kohe menjehere doren mbi zemren e tij dhe bie
Ne te njejten kohe qe ai bie paraja rrokulliset ne toke dhe po ashtu lulet bien ne te njejten kohe me burrin ne te njejten kohe me parane dhe luleshitesja mbetet me parane qe rrokulliset me lulet qe demtohen me burrin qe vdes sigurisht e gjithe kjo eshte shume e trishtueshme dhe duhet qe ajo te beje diçka luleshitesja por ajo nuk di si t'ja beje ajo nuk di nga cila ane t'ja filloje Ka kaq shume gjera per te bere me kete burre qe vdes keto lule qe demtohen dhe kjo para kjo para qe rrokulliset qe nuk ndalon se rrokullisuri. | |
| | | zeriatdheut Hero anëtar
Numri i postimeve : 4058 Registration date : 28/12/2007
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Sat Dec 06, 2008 5:14 pm | |
| POezije Shkodrane shkoder lokja rrethue n topa n,telegraf,po kqyr europa pret percjell kasneca t, ri por ndoj lajms ,thon s paska mbrrri me ja que fjalen n oborre pse pa u mbush thon shkodra n vorre flamur t bardh nuk qon perpjet per pa u shue bari me flet gur as dhe ,pa u djeg me mbet pa u ba rrafsh ,e shkrumb berdica nuk do t ngulet trobojnica as n, vend t, ksul,s, me u vnue kapica pa iu shue po diellit jeta me i,than knjazit tu ngjat jeta shkoder lokja n kala guri la ne gjak po i,vlon flamuri se edhe uj thon ju ka shterr nuk ka mbet as lule as therr pa i djeg e pa ju tha por se gjall s po bjen nen shkja edhe n grushta po pin gjak por ,s,po,e,lshon,,posht at bajrak po e mban lart permbi bedena me at shqipe me,dy krena per dorzim nuk qel as fjal as pari as krent s kan dal as me e fol as me permend jo pa gjak me e,lshue ket vend pa flakrue ,si rrfe baroti se ket tok ,ku na la zoti nuk e kem per knjaz t cetines pa ia dhan fjalen martines pa nxjerr gryke,flak per flak per pa i la ciubat me gjak se merr shkja as karadak nuk e merr as mbreti as c**** turk as shkja as gospodari se esht e t parve ,tok e jona kshtu n europ u hap jehona thon,s e shkodra po ec n gjak ,e s po bjen nen karadak fyt per fyt ,mberthye ne,armikun n gjak tu i la ,shpates qelikun edhe flaken tue qit goje tue kendue lufton ne ploje por se cubat , s ,len me hi kshtu ka than kasneci i ri kur nji leter n dor t europes thon ka mbrri prej shkoder lokes ather n kamb mbreti esht que fill nji leter e ka shkrue tu lulzue si fllett e.lisit ia dergon londres parisit franc jozefi fort ke nxe ne tet ditt dielit pa le po su lkund kamba e ushtris luft n europ thot kam me nis | |
| | | Vizitor Vizitor
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Sat Dec 06, 2008 5:52 pm | |
| Nga Rrebelja Pse oj nëne me braktise?
Gjdo njerit Zoti ja fal jeten qe i lumtur me jetu por me duket se jeta ime nga te tjeret shum ka ndryshu.
E pafat gjithmon kam qen qe nga ateher qe me ke lenë thjesht pa asnje fjal je largu pa mendu fare per mu.
E urrej jeten e mallkoj fatin tim te shkret si nuk munda ta kuptoj kush jam une ne te vertet
Ti me linde oj nena ime ti me le te vetmuar ne ket bot, ti me le afer nje koshi te mbeturinave, ti me le krejesisht te zhytur ne lot.
Nuk te kisha pran ateher kur nga semundja renkoja nuk te kisha pran qe të të perqafoja.
Nuk te kisha pran qe te ec te me ndihmosh, nuk te kisha pran qe fjalen e par timen ta ndegjosh.
Vazhdimisht pyes veten pse tu desht qe keshtu me vepru pse me linde kur sme deshte pse me le te vetmuar me jetu?
Nuk e di se a je gjall nuk e di se cben me ket jetë a mendon ndonjehr per mua per femijun qe e braktise vet.
Shpesh me vete mendoj a thua ndonjeher ne ket jet a do te takoj valla a do ta kem atë fat qe per her të pare ''nënë'' te te therras
Edhe pse tash jam e rritur por endej sa rrij qe ta kuptoj pse mua me braktise pse me le qe pa ty te jetoj? |
| | | Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Sat Dec 06, 2008 6:26 pm | |
| Macja e Apartamentit
- Dritero Agolli -
Humor
Macja shihej ne pasqyre, se merzitej per nje shok. Nga pasqyra nje fytyre Iu fanit si nje macok.
O macok me merr per nuse, Jam merzitur ne vetmi, S'kam as cene, as minuse, Jam bardhoshe, jam perri.
Jam e paster, jam si zoge, Kam shtepi - apartament, Por c'e do qe me macoke S'mund te loz e s'mund te rend!
Ah, macok, pellumb i shtrenjte, C'qe ky fat, kjo mrekulli? Malli yt me prishi mendte, Kush te solli o flori?
Macja iku nga pasqyra Prit macok e s'ka macok, Vate nuri nga fytyra, Macja mbeti pa nje shok...!! | |
| | | Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Sat Dec 06, 2008 6:32 pm | |
| M I Q T E
- Dritero Agolli -
Babi erdhi me dy shporta Thirri mamin qe nga porta:
"Erdhen miqte, erdhen miqte, Moren vesh se volem fiqte!
Hape deren e qymezit Pritja koken shpejt kendezit!"
Thirri mami nga hajati Sikur kushedi se c'pati:
"Per kendezin s'vijne miqte, Ne per miqte kemi fiqte,
Se po mbetem pa kendez, S'kendon miku ne qymez!" | |
| | | Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Sat Dec 06, 2008 6:38 pm | |
| Aforizma poetike
- Dritero Agolli -
1. I lumtur isha kur me vdiq armiku, Fatkeq u bera kur me vdiste miku.
2. U zume te dy aq shume per punen, Dhe s'flasim dhe s'veme e s'vijme! Eh, budalla! Edhe dhembet zihen me gjuhen, Zihen dhe bashke rrine!
3. Hengre me duar sa munde ne jete, Punove me bark, o dembel i shkreete!
4. O llafazan, llafazan i mjere, Gjuhen e mban, Si bishti i kendezit ne ere!
5. Me mire te rrihesh me nje te ditur, vella, Se sa te puthesh me nje budalla!
6. Te ligat mua ne gjume s'me gjejne, S'me gjejne asnjehere. Nga ana qe kthejne lopet kurrizin kur flejne, Vjen era dhe une pres ere...!! | |
| | | Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Sat Dec 06, 2008 6:44 pm | |
| Breshka dhe pula
- Dritero Agolli -
Nje dite breshka pules i thote: Edhe sikur te bej njemije e ca veze, Askush s'me merr vesh ne bote. Ti nje veze te besh moj e zeze, E marrin vesh te gjithe anembane, Sa te cuditshem keta njerezit tane! | |
| | | Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Sat Dec 06, 2008 6:52 pm | |
| Mesimet e Ujkut
- Dritero Agolli -
Nje ujk u ndal i ngrysur te berberet, U ul te qethej si te tjeret
Dhe tha: "Kam marre vesh nje llaf per fisin tone, Qe fisi yne qimen nderron dhe s'nderron zakone.
Ky konceptim te fut ne zemer friken, Cudi, si njerezit s'njohin dialektiken.
Dhe dialektika nuk pranon ngurrime, Cdo qenie, sipas saj, peson ndryshime.
Kur qimja transformohet e s'qendron statike, Edhe zakoni ben ndryshime dialektike.
Por njerezit ne vend qe ligjet t'i mesojne, Na flasin kot, me Baba Qemon shkojne...
Ndaj erdha te me qethesh, mik i vjeter, Se mbase del nje qime tjeter!"
Berberi tha: "Qe flasin shume, eshte e vertete, Po s'ke c'i ben njeriut te shkrete,
Njeriu e ka zakon te flase, Biles dhe grushtin te perplase.
Ta marr me mend dhe shqetesimin. Vec kemi ngushellim durimin".
Por ujku venger e veshtroi ustane Dhe tha: "Vertet ju njerezit jeni llafazane,
Dhe s'di se kur ju vijne mendte, Por qethme shpejt, se me ikin dhente"...!! | |
| | | Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Sat Dec 06, 2008 7:31 pm | |
| Varka ne det
- Droitero Agolli -
Nje varke ishte shpuar e po mbytej, Me njerezit furtuna po perfytej.
U hodhen me rrembim te gjithe c'qene Me kova, me kazane e me legene.
T'ia hiqnin ujin varkes, te shpetonin Dhe perseri drejt bregut te lundronin.
Vec njeri rrinte heshtur ne kuverte, Indiferent, skeptik, kurnac, i mefshte.
- Ti c'ben, - i thane - pse s'leviz nje therrime? - C'me duhet, - tha - kjo s'eshte varka ime!
S'mendonte fare ky qyqar i shkrete Se tok me varken mbytej edhe vete...!! | |
| | | zeriatdheut Hero anëtar
Numri i postimeve : 4058 Registration date : 28/12/2007
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Mon Dec 08, 2008 8:30 am | |
| MESNATA PA TY
Ulur ne karrige pres mesnatën pa ty Përpëlitëm dhe shohë ëndrra zgjuar pa ty prapë jam Pres që të gjejë ty, prapë rri ,rri, rri…
Përpëlitëm, djajtë e mesnatës më pyesin se çka dua Rri ulur dhe nuk u përgjigjem Kokën ulur ëndërroj lulet e tua ato nuk me flasin Nuk kërkojnë tu përgjigjem prapë unë rri …
Ç’dëshiron që të them vallë a do t’më pyesësh unë nuk jam ne gjendje që të pyes sepse jemi të ndarë kjo ndarja jonë është sepse ti je larg meje Kurse un jam këtu ne mesnatë shoh’ ëndrra i zgjuar e rri.. . | |
| | | zeriatdheut Hero anëtar
Numri i postimeve : 4058 Registration date : 28/12/2007
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Mon Dec 08, 2008 9:12 am | |
| POEZI NGA KRISTINA RASI
SONTE Sonte, shume kemi qëndruar në kufi, As në fillim të shekullit njëzetë e një; Nuk kishim leje në tokën tonë me hy! Eh! Fati yt historik Shqipëri! Dhe, sa çudi! Këtë natë… Nuk na vranë dot!!! Xhelatët, helenë s´ na panë, I paska verbuar nata që na e dhanë! Rreziku qe aty… Na plagosën Me shigjeta... Nga jeta! Na plagosi shpirtin, Vijëzeza-kufitare, Shamizeza, e shkreta! U dertuam: Rreth kufirit për Çamërinë, Shkuam, atje me mendje e zemra... Kufitarët pushtues,trupat tonë, Nuk i qëlluan dot, Ishim të tretur nëpër botë të përflakur… Por, Ah! Tragjedia shekullore na ri -copëtoi: Zemrat kufiri na i kishte përgjakur! ...Dhe, miku im poet,rënkoi zemër zjarrtë, S´jemi askund- sepse, po jetojmë pa atdhe, Si jetohet jeta në muzg?! Larg shumë jemi, o sa larg ore!..
FLAMURIT TONË!
Nëpër shekuj s´u përkule, O, Flamuri ynë kombëtar, Ngjyra jote na ka frymëzuar, Mbi armiq dhe mbi tradhtarë!
Tash, gjarpërinjtë po zvarrojnë, Freskinë tënde ta infektojnë, Me një flamur, „multietnik“ Padrejtësisht, të injorojnë!
Çohu Shqiponjë e hapi kthetrat, Shumë gjarpërinj ke tek lisi, Mos lejo t´i copëtojnë flatrat, Errësisht, po të zvetënohet fisi!
Sulmo, rrufeshëm si kapedane, Siç bëre shekujve prore! Mos lejo të ta shkelin nderin, Na jep vrulle për fitore!
Ah! Si ndryshohet simboli i gjakut, Pse injorohet simboli i qëndresës, Po a ndryshohet simboli i nderit, Pse fyhet simboli i besës?!
Po t´i hiqet koka Shqiponjës, Për t´ju mohuar pamja Flamurit, Fëmijët e djepit do të zgjohen, Do t´ merr flakë stralli prej gurit!
MALËSIA E MADHE
Oj Malësi, e bukura Malësi, Ty të gjithë të kanë lakmi! Të gjithë, u munduan të bëjnë për vete, Por, Ty, gjithmonë Shqiponjë Krenare mbete!
Kurrë nuk ndjeve frikë, moj Malësia jonë, Djem e cuca për ty luftuan! ...Dhe deri në fitore do të luftojnë, Armiqtë nga trojet tona do t´largojmë!
Zgjohu vrik, moj Shqiponjë sulmuese, Kundër hordhive pushtuese!
Ftoi në log heroizmash:
Manastirin dhe Gostivarin, Preshevën ,Bujanocin, Drenicën , Mitrovicën, Çamërinë, Toplicën, Plavën dhe Gucinë, Të qëndrojmë si Shqiponjat, Të RIBASHKOHEMI në folenë tonë shekullore. Me Nënë Shqipërinë!
Betohemi në Flamur e Nderë! Me Armatën Kombëtare Shqiptare, Do t´i mbrojmë si kurdoherë; Trojet tona etnike shqiptare!
Asnjë çast s´kemi harruar: FBKSH -ja , është betuar: Kombin tonë, me djersë e gjak, Përsëri, ka për ta RIBASHKUAR! | |
| | | zeriatdheut Hero anëtar
Numri i postimeve : 4058 Registration date : 28/12/2007
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Mon Dec 08, 2008 10:49 am | |
| MESNATA PA TY
Ulur ne karrige pres mesnatën pa ty Përpëlitëm dhe shohë ëndrra zgjuar pa ty prapë jam Pres që të gjejë ty, prapë rri ,rri, rri…
Përpëlitëm, djajtë e mesnatës më pyesin se çka dua Rri ulur dhe nuk u përgjigjem Kokën ulur ëndërroj lulet e tua ato nuk me flasin Nuk kërkojnë tu përgjigjem prapë unë rri …
Ç’dëshiron që të them vallë a do t’më pyesësh unë nuk jam ne gjendje që të pyes sepse jemi të ndarë kjo ndarja jonë është sepse ti je larg meje Kurse un jam këtu ne mesnatë shoh’ ëndrra i zgjuar e rri.. | |
| | | zeriatdheut Hero anëtar
Numri i postimeve : 4058 Registration date : 28/12/2007
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Tue Dec 09, 2008 7:33 am | |
| LASGUSH PORADECI
Durimi
Tashi me gas, tashi me lot, Tashi dhe nj'herë, Duro durimin si për-mot E si përher.
Mendo mendimin zemërak, Ndaj vjen të sjellë Sa leu e zjeu e shfreu me gjak Në zemër fellë;
Sa pati shkrirë aq ëmbëlsi Dyke kënduar, E vaj e zi e shkrumb e hi Të pambaruar;
Dyke përflakur plot me gas, Plot afsh të ndritur, Një mall të math që më vjen pas, Kujtim-zhuritur;
Vjen ku përplaset përmi dhé, Nër ulërimë, e greminuar si rrufe, Kjo jeta ime;
Ku mban shtrëgatën me sa mund, Dhe kësaj radhe, E hapur krejt, gjer mu në fund, Ah plag'e madhe;
Fund e gjehenë e ang i zi, Jetë pas jete, Yll-dashuri! Hon-lemeri Që mbaj me vete!
Edhe mendoj mendim me lot, Me përvëlime, Duroj durim të mbushur plot Me zemrën t'ime. | |
| | | Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Tue Dec 09, 2008 1:27 pm | |
| Luani i semure dhe dhelpra
- Andon Zako Cajupi -
Rreze malit, tek nje shpelle, Ne nje vrime mjaft te thelle Dhe te gjere si nje furre, Nje luan dergjet semure. Kur e mesuan, Kur degjuan, Te tera kafshet u ngrene, Vajten te shikojne mbrene. Nga gjithe kafshet e tjera, Dhelpra qendroi te dera, Duke thene keto fjale: "Ketu brenda hyjne plot, po une s'kandisem dot, se s'po shoh asnje te dale..!" | |
| | | Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Tue Dec 09, 2008 1:33 pm | |
| Fshatari dhe gjarperi
- Andon Zako Cajupi -
Nje vit, ne janar, Doli nje fshatar Jashte neper ara, Kur gjeti perpara, Mbuluar me bore, Nje gjarper te mpire, Te mbledhur, te ngrire. E mori ne dore, Ne shtepi e shpuri Dhe prane zjarrit e vuri. Gjarpri, kur u ngroh, u zgjua, U drodh e u rrotullua, Ngriti kryet, u leshua Me qellim per te kafshuar Fshatarin, qe e kish shpetuar! - Une - tha fshatar i mjere, - Te prura ketu, te ngroha, Sot nga vdekja te shpetova, Dhe ti do te me lesh vrere! Qenke i lig sa s'ke shoke! - Me vrap mori nje sepate Dhe i ra gjarperit ne koke.
Njerezit e poshter e te ligj nuk behen kurre miq...! | |
| | | zeriatdheut Hero anëtar
Numri i postimeve : 4058 Registration date : 28/12/2007
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Tue Dec 09, 2008 7:21 pm | |
| Shembja e nje nate dashurie Xhevahir Spahiu Ktheva koken, mbajta hapat: binin tjegullat, binin traret, binte qielli i nje nate dashurie. Atje mbi papafingo, prane yjeve e pata puthur, shemben yjet tani, behen pluhur. Dritare s'ka, ka sy te zgavert, s'ka mure me plasaritje te etshme, skelete fjalesh ne gjysmerresire, skelete enderrash, premtimesh te neserme. Ngrihet tymi si nje mjegull e bardhe, nje grusht eshtrash te nje nate germadhe. Ne cep te rrenimit dy burra po pine qete-qete cigare. Ej, ju atje! Nuk degjoni si ulerijne brenda meje xhindet, edhe pak e llava do te dale jashte meje si tek vullkanet. Mos u kthe ne kujtim, i thashe mos u kthe ne harrim, me tha; botes i falem nje nate dashurie dhe kjo s'eshte pak. Nje nate. Dhe çfare nate! Dora mbi sup, hena mbi mal, qielli i kalter i botes mbi krye... Mbajeni, mbajeni! Ajo po bie...po bie.... Dhe ishte nje nate e paemer, siç ishin te paemert yjet. Kini meshire, mos e shembni ate nate! Eshte renkimi im apo klithma e saj? Kini meshire, kini meshire! Ajo ishte nje nate dashurie qe kurre s'duhej te kish gdhire. Kini meshire, ne mos po atje nen gure, nen peshen e nates se shembur do te shembem, i vrare jo nga urrejtja, po nga dashuria, qe, perjetesisht quhet dhembje............ | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! | |
| |
| | | | Poezi që më kanë pëlqyer shumë! | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |