Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Poezi që më kanë pëlqyer shumë!

Shko poshtë 
+59
xhema
voglushja
......
lirik
ILTA
rrimtaf
mimoza rexhvelaj
Ada_Kondi
Driniiiii
meri
Kastrioti
paioni
Aldo
gjergji
Albona
aristokrati
Ago Muji
Xili
Mergimtari
MARY
Mirushe
feneri
ylari
Blerti_Gashi
Veneta
feratkoca
Ajet
zeriatdheut
stabili
Nezir Myrta
Gjura
naqeta
Fjona
Pirro i Epirit
Parapsikologu
echo
Eva0506
Poeti
lilu
rolling
atlantida
Lanetja
gjakushi
Guximi
**Embelsira**
Orfe@
E_Bukura
Albea
Kosovarja
Ani
Euridika
Çamshqiptar
Urata
Arta
shaban cakolli
Sofra
dibranja
Beton
Lina
63 posters
Shko tek faqja : Previous  1 ... 12 ... 21, 22, 23 ... 27 ... 32  Next
AutoriMesazh
Guximi
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Guximi


Male
Numri i postimeve : 2427
Age : 31
Vendi : Në "Komedinë Njerëzore"
Profesioni/Hobi : Student
Registration date : 12/09/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 22 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 22 EmptyFri Nov 28, 2008 2:11 pm

Fjalimi i fundit

....

....

....

Do vuaj do te duroj pa u penduar kurre
Pa i shikuar te tjeret ne qendrojne apo jo,
Edhe ne ikte ai qe e pandehnim me burre,
Edhe ne ikshin shume veta qe su ka hije kjo.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Veneta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Female
Numri i postimeve : 1008
Registration date : 02/06/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 22 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 22 EmptySun Nov 30, 2008 1:34 am

Faik Beqaj

VDEKJA E POETIT


U shtri i sëmurë poeti
Vijnë miqtë me dro me brengë në sy
Mbi kokë fshijnë lotët me shami
Të thyer nga frika dhembja e pikëllimi
Ai i shikon i qetë si dyshimet që s'arriti t'i fshijë
Dhe vazhdoi ta ujisë shpresën me shpirt me dashuri

E në heshtje thërret këngën në largësi
Për herë të parë fjeti si njeri
Nga dora çelësi i fatit i ra
Fytyrëqeshur me etjen e fjalës në gji
Sall dhembje vdiq zjarrmia pushoi
Poeti qetas kaloi në librat e tij
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 22 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 22 EmptySun Nov 30, 2008 1:40 am

E R A

- Dritero Agolli -

Ne ere pemet rrijne prane e afrojne krahet,
Ne ere pemer kerkojne mes tyre ngrohtesi.
Po ne te dy?
Ne jemi kaq te larget!
C'ere mund te na afroje nuk e di...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 22 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 22 EmptySun Nov 30, 2008 1:29 pm

Shembja e nje nate dashurie

Xhevahir Spahiu


Ktheva koken, mbajta hapat:

binin tjegullat, binin traret,
binte qielli i nje nate dashurie.

Atje mbi papafingo, prane yjeve e pata puthur,
shemben yjet tani, behen pluhur.

Dritare s'ka, ka sy te zgavert,
s'ka mure me plasaritje te etshme,
skelete fjalesh ne gjysmerresire,
skelete enderrash, premtimesh te neserme.

Ngrihet tymi si nje mjegull e bardhe,
nje grusht eshtrash te nje nate germadhe.
Ne cep te rrenimit
dy burra po pine qete-qete cigare.
Ej, ju atje! Nuk degjoni si ulerijne brenda meje xhindet,
edhe pak e llava do te dale jashte meje si tek vullkanet.

Mos u kthe ne kujtim, i thashe
mos u kthe ne harrim, me tha;
botes i falem nje nate dashurie
dhe kjo s'eshte pak.

Nje nate. Dhe çfare nate!
Dora mbi sup,
hena mbi mal,
qielli i kalter i botes mbi krye...

Mbajeni, mbajeni!
Ajo po bie...po bie....

Dhe ishte nje nate e paemer,
siç ishin te paemert yjet.

Kini meshire, mos e shembni ate nate!
Eshte renkimi im apo klithma e saj?

Kini meshire, kini meshire!
Ajo ishte nje nate dashurie
qe kurre s'duhej te kish gdhire.

Kini meshire,
ne mos po atje nen gure,
nen peshen e nates se shembur do te shembem,
i vrare jo nga urrejtja, po nga dashuria,
qe, perjetesisht quhet dhembje............
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Veneta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Female
Numri i postimeve : 1008
Registration date : 02/06/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 22 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 22 EmptySun Nov 30, 2008 9:46 pm

Ismail Kadare

Kristal

Ka kohë që s'shihemi dhe ndjej
si të harroj une dalëngadal
si vdes tek une kujtimi yt
si vdesin flokët dhe gjithçka.

Tani kërkoj poshtë e lartë
një vend ku ty të të lëshoj
nje strofë a notë, a një brilant
ku të të lë, të puth, të shkoj.

Në s'të pranoftë asnjë varr
asnjë mermer, a morg kristal
mos duhet vallë prapë të të mbart
gjysëm të vdekur, gjysëm të gjallë.

Në s'gjetsha hon ku të të hedh
do gjej një fushë a një lulnajë
ku butësisht porsi polen
gjithkund, gjithkund të të shpërndajë.

Të të mashtroj ndoshta kështu
dhe të të puth të ik pa kthim
dhe nuk do dine as ne askush
harrim ish ky a s'ish harrim.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Veneta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Female
Numri i postimeve : 1008
Registration date : 02/06/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 22 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 22 EmptySun Nov 30, 2008 9:49 pm

Ismail Kadare

Edhe kur kujtesa


Edhe kur kujtesa ime e lodhur
Ashtu si ato tramvajet e pasmesnatës
Vetëm në stacionet kryesore do të ndalojë,
Une ty s'do të harroj.

Do të kujtoj
Mbrëmjen e heshtur, të pafund të syve të tu,
Dënesën e mbytur, rrëzuar mbi supin tim
Si një dëborë e pashkundshme.

Ndarja erdhi
Po iki larg teje...
Asgjë e jashtëzakonshme,
Veç ndonjë nate
Gishtat e dikujt do të mpleksen në flokët e tu
Me të largëtit gishtat e mi, me kilometra të gjatë...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 22 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 22 EmptyMon Dec 01, 2008 12:10 am


Te huaja jemi

- Ismail Kadare -

Te huaj jemi ne prej kohesh
C'ish per t'u thene eshte thene,
Si guret qe zene vend ne toke,
Ne jete vend ne kemi zene.

Drejt njeri-tjetrit kemi mbyllur
Te gjitha rruget edhe shtigjet,
Si dy qytete mesjetare
Me mure, heshta dhe me pirgje.

Por naten, kur i lodhur truri
Portat i mbyll me qetesi,
Ti gjen nje shteg dhe futesh brenda,
Nje shteg qe vetem ti e di.

Pastaj si ne rrugica parqesh
Shetit me cirkovolucionesh
Hyn neper endrra i shkujdesur,
Fanitesh, qesh, ma ben me dore.

Por kur mengjesi ze afrohet,
Nis shqetesohesh befas ti
Dhe heshturazi del perjshta
Nga shtegu qe vec ti e di.

E dita vjen. Rrjedh prape jeta
Dhe ne te dy si dhe me pare
Te ftohte rrime e te pamposhtur
Si dy qytete mesjetare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 22 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 22 EmptyTue Dec 02, 2008 7:22 pm

Ismail Kadare

Portreti i Skenderbeut

Si dite e plote ai shtillej
me re dhe ere mbi atdhe
Nje emer, Gjergj, e kish si diellin,
Tjetrin si henen, Skenderbe.

Dy brire dhie kish mbi krye,
Embleme e vjeter e cuditshme,
Sikur ta dinte qe mes brinjve
Dy perandore do te godiste.

Njezet e kater luftera beri,
NJezet e kater vdekje theu,
Cka manget linte diten Gjergji,
Plotesonte naten Skenderbu.

Pas vdekjes eshtrat iu ndane,
Ne mijera varre ato u shkrine.
Gjithcka te shumte ai pati,
Te vetmen kish vec Shqiperine.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 22 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 22 EmptyWed Dec 03, 2008 4:29 pm

Koha e Pamjaftueshme

- Ismail Kadare -

S'kam kohe te harroj shume gjera,
Qe nga mendja t'i nxjerr perjete.
Per tragjiket e vjeter dhe shkrepetimat
Do t'me duhen se paku dy vjet.

Dhe ndoshta po aq per Danten,
Per frengjishten tok me plazhet po aq.
Ndoshta grate do te jem duke fshire,
Kur muzgu do t'afrohet nderkaq.

Si udhetari me peshe te tepert
Para avionit qe niset pas pak,
I ngarkuar rendshem ende
Do t'afrohem te varri humbak.

Nga supert si ta heq kete barre,
Ku ta hedh kete peshe, si?
Me te s'mund te zbres atje poshte,
Por as lart dot s'e le kurrsesi.

I munduar gjer ne cast te fundit
Nga mosthenia, nga pengu tragjik,
Nje shenje ndoshta te pakuptueshme
Do t'iu bej te gjitheve e do t'ik.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 22 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 22 EmptyWed Dec 03, 2008 4:43 pm

Pa Ty

- Ismail Kadare -

Ti ike udhes se pafundme,
ku zverdhin druret gjetherenes.
Mbi gjokse pellgjesh tani tundet
I arti medaljon i henes.

Lejleket iken. Fill pas teje
Si stof i keq u zbeh blerimi,
Dhe ngjajne toka, pylli, reja,
Me negativin e nje filmi.

Tani ne fusha shkoj menduar,
Ku nis te fryje ere e ftohte,
Ku ca mullare te gjysmuar
Duken qe larg si donkishote.

C'te bej po them me veten time,
Ne kete ore te vone te muzgut,
Kur qerrja baltrave ben shkrime,
Te lashta si te Gjon Buzukut?

Do shkoj te ulem permbi pellgjet,
Te pi ne gjunje duke rene.
Ne gryke e di qe do me ngelet
I ftohti medaljom i henes.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 22 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 22 EmptyWed Dec 03, 2008 7:12 pm

Poezij qe me pelqen shume Skender Rusi dhe Zyhdi Morava.

Fjalet qe me thoje mbreme

Fjalet qe me thoje mbreme
Si trendafile i bera tufe,
Thashe t'ia jepja nje lypsari,
Por, leke me kerkoi per buke...

Fjalet qe me thoje mbreme,
Te embla e paksa nazike,
I hodha siper pentagramit,
Si te qene prill muzike.

Fjalet qe me thoje mbreme,
Trendafil' prej gojes tende,
Une i mbolla te nje kopesht,
Thellesise te kesaj zemre,

Fjalet qe m'i thoje mbreme...
(Zyhdi Morava)

Ne te dy

Une gota
Dhe ti vera

Une zemra,
Ah, ti gjaku.

Une vjeshta,
Ti pranvera,

Une toka,
Ti zambaku.


Une varka,
Dhe ti lumi.

Une shpresa,
Mire mbeç!

Une enderra,
dhe ti gjumi.

Vall' si rrojme?
Vec e vec?




C'do ishte jeta?

C'do me ishte jeta pa ty,
C'do te ishte, moj e embla?

Nje udhe e mbushur plot per plot,
E mbushur ferra edhe gjemba...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 22 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 22 EmptyThu Dec 04, 2008 6:34 am

S'ka asgje per te qeshur

- Dritero Agolli -


S'i kam dashur kurre gjerat e bujshme
Dhe shpesh jam menduar duhan duke pire,
Ka gjera lakuriqe qe s'jane te turpshme,
Sic ka gjera te cndershme te veshura mire.
Ja, e verteta rri lakuriqe ngahere
Ja, edhe genjeshtra, me petka rri veshur!
Me thoni: cila ka turpin dhe cila ka ndere?
Kjo qe ju thashe s'ka asgje per te qeshur!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 22 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 22 EmptyThu Dec 04, 2008 2:08 pm

Permendorja e Vlores (luftetarit te panjohur)

- Petro Marko -

Trim , arbresh, ja ti si hekur
celik me rri pa tundur!
Fsheh ne sy turmen e vdekur
qe nga vdekja s'eshte mundur!

Rri rinia e te sheh,
Por mjerisht ajo s'te njeh!
Edhe pyet, o zemerftohur:
- C'eshte ky trim i panjohur?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 22 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 22 EmptyThu Dec 04, 2008 2:13 pm

Te varri i drejtesise

- Petro Marko -

Te pat rritur me pekule
drita e jetes... Po tani,
pse e vdekur ju perkule
dhunes - arit, pa stuhi?

Ja... te qan o turm' e gjalle
qe te humbi. Dhe me hak
te kerkon. Si thua, valle,
per t'u ngjallur, do shume gjak?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 22 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 22 EmptyThu Dec 04, 2008 2:15 pm

N'arrati

- Petro Marko -

Koken mu ne traste e futi,
mori dhene... Pse o Zot,
tere kohen jeteshkurti
qetesine nuk e gjen dot?

Ligja me kamxhik s'e zbuti
skllavin qe endet sot e mot,
llogore nuk gjen gjekundi
dhe mundimi s'e mund dot.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 22 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 22 EmptyThu Dec 04, 2008 2:32 pm

- Petro Marko -

...................
Tungjatjeta Shqiperi, Nene e fisit mireprites
per ata qe te nderojne.
Tungjatjeta Shqiperi, Nene e fisit kryengrites
per ata qe te lakmojne!

Ti je Besa, bujaria, Nene e fisit legjendar
per ata qe te nderojne.
Ti hakmarrja, Burreria, Nene e fisit zemerzjarr
per ata qe te shkelmojne!

Ti o Nene, tere jeten sa kujtohet historia,
theve prangat qe te hodhi shkelesi dhe barbaria!
Fryma jote, jeta jote, zemra jote eshte Liria!
Dhe kur bota ballkanike ra ne zi, ne roberi,
viset e tua kreshnike nuk i shkeli dot njeri.
Bijte e tu sorkadhe mali, rritur ererash per trima,
suleshin mbi invazoret, si ne malet vetetima.

Ti me shekuj dhe kushtrimin per clirimin e Ballkanit.
Ti me gjakun e arbereshit skuqe jeten e tiranit,
shkele ligjet e sulltanit, ngrite zerin per Liri,
dhe me gaz djemte te kendonin "Tungjatjeta Shqiperi!"

.........................
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Gjura
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
Gjura


Male
Numri i postimeve : 1902
Age : 41
Vendi : Shqiperi
Registration date : 18/02/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 22 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 22 EmptyThu Dec 04, 2008 2:34 pm

Te pergezoj per kete poezi, kaq dmth dhe te bukur Eva.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 22 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 22 EmptyThu Dec 04, 2008 2:37 pm

Gjura shkruajti:
Te pergezoj per kete poezi, kaq dmth dhe te bukur Eva.

Jane shume te bukura poezite e Petro Markos, Gjura, vertet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 22 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 22 EmptyThu Dec 04, 2008 2:38 pm

ANKTHI

ALI PODRIMJA

Toka ime digjet, toka ime e dashur,
balli im i ngrysur,
pishë...

Caqet e tua herët t'i kam përbirë me hijet e mia,
Kosovë, përrallë e lashtë!
Herët m'i ke lidhur këmbë e duart me skamje,
vuajtje e vdekje...

Medet, kë më parë të shpëtoj: veten apo zogjtë

e ngrirë n'ajër?
Nipave ç'tu them për këngën time të vdekjes?
- Heu, edhe kryet po të ma hiqni, tjetra do t'më
kish mbirë!

Toka ime digjet
në çdo pëllëmbë të trupit tim - toka e mallkuar
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 22 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 22 EmptyThu Dec 04, 2008 2:40 pm

Dashuria

ALI PODRIMJA


Koha është të duhemi,
të kesh besim ne mua kur të them: Trime,
të kem besim në ty kur më thua: Trim.
Por kokën time kryeneçe shumë kurthe ngrite,
shumë e pushkët mbushi babai yt, fisi yt,
një mijë e një të zeza kurdise ku do t'ma zije pritën.
E nën një kulm banonim,
nga frëngjia me ditë më peshove,
me ditë lexoja Shekspirin në hijen e Kullës,
se mos do të takoj te kroni i shpresave.
Ma ruaj syrin, dashuria ime,
ma ruaj shpinën nga dielli, nga acari!
Kam frikë se ma therin syrin cubat e territ,
kam frikë se më vrasin pas shpine të pabesët.
Dashuria ime, ma zgjat dorën ta kapërcejme këtë
ujë të madh,
i huaj s'jam as vij nga tokë e vdekshme.

Në fund të livadhit të kositur a po sheh:
ai kali i bardhë është yni tash e përgjithmonë.
Më shikon drejt në sy, lëri zënkat, fjalët, sharjet.
Unë do të sjell Lulen nga zemra e bjeshkës,
do ta ndez llambën në kullë,
do ta hedh farën në tokën e re.
Kur të desha, çoje dashuri pas shtatë katundeve
e të rënat të forta i kishe.
Kur më deshe, çoja dashuri me një grua të marrë
e mëhalla jehonte nga shpifjet.
Na ikujeta, trime, si s'menduam pak edhe për vete.
Koha është të duhemi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 22 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 22 EmptyThu Dec 04, 2008 3:16 pm

Kenga e vales
(Vlores)

- Petro Marko -

Lemo', o vale e perkedhel
ate breg qe s'eshte i gjalle,
e, kur te flesh aty ne Skele,
te shtrihesh ne ate zall,
kendo nje kenge e nanuris
shume qete e me ngadale,
se ne ate toke fle nje fis
qe u ngrit ne shekuj vale
per nderin e Lirise...

Lemo' o vale me ngadale!
kendo nje kenge lehte,
te mos degjohet gjer ne mal,
se aty ne ullishte fshehte
dergjen..... - oh lere mos e nga,
kujtimi u ka mbet! -

Pra ti o vale, kendo, mos qa,
se zemren e ke det
dhe gjuhen ligjerim e shkume,
sa brigje ke ne dore!...
Dhe kot kerkon te vere ne gjume
dhe shpirtin tend, o Vlore!

Po ah, o vend qe lind c'ka vdes,
pse hesht mbi varr, i gjalle?
Perhere syri yt do jes'
me llahtari ne zall?..

Lemo' o vale me ngadale,
kendo kushtrim te qete...
Se mos degjohet lart ne male
ne Arberine vete
se atje dergjet nje jete...

Lemo' o vale e perkedhel
me zemer, jo me zjarr,
se ben vaki qe vdekja del
e s'hesht brenda ne varr.

Kushtrimin tend o te degjoj
oh, ndersa vendi qan -
atehere, o vale, gjumi mbaroi
dhe labet kush i mban...?!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 22 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 22 EmptyThu Dec 04, 2008 3:36 pm

LASGUSH PORADECI

Durimi


Tashi me gas, tashi me lot,
Tashi dhe nj'herë,
Duro durimin si për-mot
E si përher.

Mendo mendimin zemërak,
Ndaj vjen të sjellë
Sa leu e zjeu e shfreu me gjak
Në zemër fellë;

Sa pati shkrirë aq ëmbëlsi
Dyke kënduar,
E vaj e zi e shkrumb e hi
Të pambaruar;

Dyke përflakur plot me gas,
Plot afsh të ndritur,
Një mall të math që më vjen pas,
Kujtim-zhuritur;

Vjen ku përplaset përmi dhé,
Nër ulërimë,
e greminuar si rrufe,
Kjo jeta ime;

Ku mban shtrëgatën me sa mund,
Dhe kësaj radhe,
E hapur krejt, gjer mu në fund,
Ah plag'e madhe;

Fund e gjehenë e ang i zi,
Jetë pas jete,
Yll-dashuri! Hon-lemeri
Që mbaj me vete!

Edhe mendoj mendim me lot,
Me përvëlime,
Duroj durim të mbushur plot
Me zemrën t'ime.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 22 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 22 EmptyThu Dec 04, 2008 3:38 pm

LASGUSH PORADECI

Gremina


Ti sot as qesh as qan,
Ri larg e qetë.
Në shpirtin t'ënd ti mban
Një faj për jetë.

Një dashuri me gas,
Siç fryri era,
E zure shpejt në ças,
E le përhera.

U ngrove-ashtu sa mund,
As shumë-as pakë,
S'të ndriu përdrejt në fund
E bardha flakë:

Më ndriu e griu e shkriu
Ah mua zjarri!
U mvarrësh un'i ziu
Mi buzë varri!

E nuk më dhemb aspak
Një vdekje-e gjallë,
Ndaj qava lot me gjak,
Si në përrallë;

Ndaj hoqa rëndë-ashtu,
Gjer në greminë,
Llaftarën që më zu
Për dashurinë;

Për dashurinë-o Zot,
Që shemb një burrë,
Që s'e pat ndjerë dot
Gruaja kurrë;

Që lind e ndritur krejt,
Bukuriplotë!
Me dritën drejt-për-drejt
Nga drita jote!

Që qesh e qan e zjen,
E s'jep të qetë,
E zjen e bren e shfren,
E s'vdes përjetë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 22 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 22 EmptyFri Dec 05, 2008 3:01 am

Vrull

- Zef Serembe -
(poet arberesh 1843 - 1901)

Zogj te bukur kendojne me hare,
po zemra do me plase mua ne gji.
I helmuar shkoj jeten tek ky dhe,
merzitem ne katund, ne vetmi.

Tere shkelqim me hapet perpara deti,
qe zgjon te trute e mi mendime shume.
Zemra m'u shqerr nga tmerri mua t'shkretit,
aq sa vetem pushioj kur bie ne gjume.

Arberia matane detit na kujton
se ne te huaj jemi te ky dhe!
Sa vjet shkuan! E zemra nuk harron
qe ne turku na la pa memedhe.

Hakmarrja na jem shprese e na ndricon,
por fryn era dhe akulli me ze,
se c'ka qene arbereshi po harron
dhe s'i vjen turp aspak po rri e fle.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mirushe
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Mirushe


Female
Numri i postimeve : 149
Age : 39
Vendi : Prizren
Registration date : 17/09/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 22 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 22 EmptyFri Dec 05, 2008 10:10 am

IKNI NË MAJË TË GISHTAVE

Burri i hakërruar
mpreh hanxharin
lëpin buzët e përgjakura

Gruaja përpëlitet në baltë
hap këllqet
shkul flokët

Ikni në majë të gishtave
symbyllas
të mos ia shpërtheni mullat
planetit
të mos e zgjoni njeriun
që kërkëllet dhëmbët jerm

Të mos bëheni dëshmitarë

Agim Mala
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 22 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 22 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Poezi që më kanë pëlqyer shumë!
Mbrapsht në krye 
Faqja 22 e 32Shko tek faqja : Previous  1 ... 12 ... 21, 22, 23 ... 27 ... 32  Next
 Similar topics
-
» NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI
» Cili nga vendet qe keni vizituar ju ka pelqyer shume?
» Me cilin anetar te forumit keni deshirë të takoheni?
» Pse po ndodhin shumë shkurorëzime?
» Rruga e "Arberit"

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: