Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Poezi që më kanë pëlqyer shumë!

Shko poshtë 
+59
xhema
voglushja
......
lirik
ILTA
rrimtaf
mimoza rexhvelaj
Ada_Kondi
Driniiiii
meri
Kastrioti
paioni
Aldo
gjergji
Albona
aristokrati
Ago Muji
Xili
Mergimtari
MARY
Mirushe
feneri
ylari
Blerti_Gashi
Veneta
feratkoca
Ajet
zeriatdheut
stabili
Nezir Myrta
Gjura
naqeta
Fjona
Pirro i Epirit
Parapsikologu
echo
Eva0506
Poeti
lilu
rolling
atlantida
Lanetja
gjakushi
Guximi
**Embelsira**
Orfe@
E_Bukura
Albea
Kosovarja
Ani
Euridika
Çamshqiptar
Urata
Arta
shaban cakolli
Sofra
dibranja
Beton
Lina
63 posters
Shko tek faqja : Previous  1 ... 7 ... 11, 12, 13 ... 22 ... 32  Next
AutoriMesazh
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 12 EmptyMon Sep 29, 2008 11:24 am

VDEKJA E GJYSHES

FATOS ARAPI


Ja, edhe gjyshja né arkéz,
kukull e vogél né kartéz,
Eshté... dhe prapé s'éshté e téra,
sikur nuk éshté si pérhera.
Gjithé karfica, gjilpera
kapur satenet né koké,
lidhur képuckat pérposh,
shami e lule né gjoks.
Mbyllur kapakét e syve
c'ndjej u shua brenda tyre?).
E sheh... dhe té duket heshtja
pe gjasme e pe gjasme vdekja.

Gjyshja e vogél, e bukur,
e pastér...
Né arkéz kukull.


Gjithé karfica, gjilpéra,
qepur vite té téra,
lidhur kujtime e malle,
dhembje, qé duken si pérrallé.

E sheh... dhe té duket heshtja
pe gjasme e pe gjasme vdekja...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 12 EmptyMon Sep 29, 2008 11:26 am

MARGARITE MOJ
(fragmente)

FATOS ARAPI
- Per heronjte e Popullit Margarita dhe Kristaq Tutulani -

Margarité, moj.
Motra ime, rnoj.
Shoqja ime,
moj.
Makina gjarpéron,
Dy llambat e ndezura né turinjté e saj,
porsi syté e ujkut natén po e presin.

Bri teje Kristaqi té shikon dhe hesht.
Ti e sheh véllané
edhe i buzéqesh.

Margarité trime.
shoqedhembshura ime.

Buzéqesh me vdekjen, moj, Margarité e zezé.

Népér natén cube
ca té shténa raílé.
Rané njéri bri tietrit.
motra me véllané.

Margarité, moj!
Me dy syté e zezé.
Ne mbledhjet e fshehta cicéroje érnbél.
E flisje pér éndérra
ti,
qé vet ishe éndérr;
e flisje pér shpres
qé vet ishe shpresé.
Shoqia ime, moj,
me dy sy si nata té médhenj. té zez
Me bukuriné toné té virgjer, te virgjer
vdekjen po ushqejmé.
Se kjo toké ka ftohté,
mardhi
e ka ngriré.

Dhe ne biem rnbi te, porsi bllaca zjarri
futerni nén dhe porsi rrénjé éndérrash,
qé té vijé pranvera, qé té vijé behari,
toka pérrnbi ne e balta té shkrijé,
éndérrat té shpérthejné, si shpérthen bari.

Dashuria joné.
me dy sy si nata cuditérisht té zez.
nga plumbat armike preré mes pér mes.
Dashuri e lindur,
dashuri e rritur
nen qiejt e thyer té varférisé shqiptare.
Dashuri tragjike
pér botén e madhe.

Margarité, moj.
Motra ime, moj.
Shoqja irne, rnoj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 12 EmptyMon Sep 29, 2008 11:28 am

DETI

FATOS ARAPI

I vogél, me pantalona té, shkurtra,
me kémbé té zbathura e njé kémishé humaije,qé e qepte veté gjyshja...
Ashtu darké pér darké dilja né breg.
Ndér gíshtérinjté e kémbés sé ftohté mé rridhte rera.


Uné prisja me oré té téra,
gjersa pérnjéherésh, tutje népér fushat e gjéra te nates
ngríheshin kope té cuditshme, té panumerta kuajsh té bardhé.
Népér hapésirat e pafundme suleshin aradhé - aradhé.

Turfullonin.
Binin me kémbé té thyera,
rrokulliseshin duke gulcuar népér té zezat humnera.

Mbi ta fiuturonin té tjere.
Jelet e hakérruara dallgé - dallgé fushén e diellit fshihnin.
Hingéllima té frikshme para tyre bridhnin.
Ata vinin, afroheshin drejt meje.
Gjokset e médhenj e té bardhé
kreshpéronin pérpjeté;
kémbét e para rrihnin né eré...
Syté u flakéronin.
Njé cast... dhe nén thundrat e tyre do té mé copétonin.
Kur ja me poteré
si njé gjérnim i madhérishém pérplaseshin
te kémbét e mia. Nga flegrat gjigante
miliarda grimcéza té krístalta shfrynin
pér té fundit heré.

Té tjeré
hingéllinin népér fushén e gjeré té natés.
Me gézim e friké, oré té téra uné, shihja
kuajt bardhé
té suleshin népér furtuné.
Thyenin kémbét, rrokulliseshin,
qé té vinin sa mé paré tek uné
shkelnin, fluturonin njéri mbi tjetrin...

Dhe tani, kudo qé jam,
ashtu fantastik e i madhérishém, mé ndjek pas deti...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 12 EmptyMon Sep 29, 2008 11:29 am

CAST BUZE DETIT

FATOS ARAPI

Dhe vargjet erdhén me ritme té kaltra.
Ndér degé té tyre figurat e gjelbra
celin, - si gjethet népér portokalle.
Ndér degza vargjesh féshférijne figurat.

Si mbrémjes Jonit, fletézat e ullinjve.
E mbusha gojé, me eréra té Jonit,
ndiej népér dhémbé kokrrizat e jodit.
Shoh se si thyhen nìirazhet mes gurésh...
Dhe jam i téri
grimca dritash e ngjyrash.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 12 EmptyMon Sep 29, 2008 11:29 am

E Paëndërrta Ime

FATOS ARAPI

Më duhet një gjysëm ëndrre,
E paëndërrta ime.

Vë kokën në gjoksin tënd
E tani përplasem
Te kokë e një tjetri.

Më duhet një gjysëm ëndrre.

Shigjetat e orës së dorës
Tutje i shtyjnë kalimtarët,
në ditë të rrëpirta tiranase.
Shpirtra jo shpirtra që shkojnë...
Bri meje dikush flet me vete.
pa e kuptuar besoj në rrëfimin e tij.

Dikush, prej zhgënjirni të egër,
mbërthen kryqe të reja.
I hedh një gjysëm leku
Dhe blej kryqin tim.

Tani që ta ngre
Më duhet një gjysëm ëndrre,
E paëndërrta ime.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 12 EmptyMon Sep 29, 2008 11:30 am

Nuk Mbyllen Dot

FATOS ARAPI

S'kam fuqi më as të trishtohem
Jemi anije pa spirancë
Mes erërave të egra të kundërta.
Peshqit Ilafazanë shurdhojnë qiellin
Më jepni ju një copë ironie,
Se nuk e gjej dot në veten time,-
Një copëz ironie
Sa gjysmëz e krahut të zogut,-
Të mbrohem nga shirat e verdhë
Të predikimeve të apostujve të lajthitur.
Të gjithë na kanë faj dhe askush:
Deshëm të krijohemi në asgjësimin tonë
Tani gjithë dritaret e shpirtit
Janë hapur, bymyer e kalbur
Nga shirat e lotëve,-
Dhe s'mbyllen më dot.

Mund të hyjë kush të dojë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 12 EmptyMon Sep 29, 2008 11:31 am

Si s'të Desha pak më Shumë

FATOS ARAPI


Unë e desha përtej vdekjes,
Ashtu dashurova unë
Edhe prap s'ia fal dot vetes:
S'i s'e desha pak më shumë...

Pak më shumë ku shpirti thyhet,
T'i them ndarjes: - Prit, ca pak...
Të gënjejmë mallin që s'shuhet,
Kujtimin të gënjejmë pak.

Përtej vdekjes, përtej botëve,
Atje ku nis "ca pak" tjetër,-
Asaj që më rri mes Zotave:

"Si s'të desha pak më tepër...".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 12 EmptyMon Sep 29, 2008 11:32 am

Gloria Victis (Lavdi Humbësve)

FATOS ARAPI


Sepse jemi ne humbësit e mëdhenj.
Artin e shkëlqyer të humbjes
Ne e kemi ngritur në fat.
Sepse ne, vetëm ne, dimë të gabojmë.
Ne gabojmë në miqësi, dhe humbasim.
Ne gabojmë në dashuri, dhe humbasim.
Ne gabojmë në shpresat tona, dhe humbasim
Zaret e bardhë të fateve tona
Ne i hedhim para - dhe vazhdojmë
T'i hedhim ato edhe mbasi ta kemi kaluar Rubikonin.
Të gjithë na kanë faj dhe askush.
Të tjerët vetëm fitojnë,
Ndërsa ne jemi populli humbës

I humbjeve të mëdha. Zemra jonë
Eshtë një mollë e artë dhimbjeje.
Nuk duam të njohim pushtetin e errët të smirës,
Dhe gabojmë, nuk e njohim
Lakminë akrep të pushtetit, dhe gabojmë.
Sepse ne-vetëm ne! Dimë të gabojmë.
Këmbët tona të zbathura janë ato gjethe vjeshte
Që bien dhe ecin në rrugë; shpirti ynë
Eshtë prej lënde të brymtë trishtimi,
Të gjithë mund ta vrasin.
Të tjerët jo, ata janë fitonjës të përjetshëm,
Ata s'humbasin kurrë, sepse
Kurrë nuk gabojnë.

Ndërsa ne gabojmë - ashtu siç dimë vetëm ne!
Artin e shkëlqyer të humbjes
Ne e kemi ngritur në fat.
Dhe i kemi kthyer krahët lavdisë fitonjëse.
Ne njohim vetëm lavdinë e popullit
Të humbjeve të mëdha. Sepse ne
- po vetëm ne!-
Jemi të vërtetë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 12 EmptyMon Sep 29, 2008 11:34 am

Alarme të Përgjakura (kënga e parë)

FATOS ARAPI

Mbi rrogozin prej kashte,
Ku netëve fle,
Shtrova
Dashurinë time...
Po prap, brinjët t'i vret toka, plisi,
E prap i fortë është te koka
Trungu prej lisi.

Hej, vend!
Plot diell e pa dritë!
Pagan dhe fron për perënditë!
Jetojmë nër male të lartë,
Ku qlellln me dorë mund të zëmë
Dhe prapë:
Në ç'humnera kemi rënë!

Hej, vend!
Që ngjyrat e Jonit,
Erërat e portokallit me lule
Mbyll
Në një vorbë fasule.
Dhe ndihesh
I pasur në varfërinë tënde
I lirë në robërinë tënde...

Hej, vend,
Që prej dhimbjes po më bën të çmendem.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 12 EmptyMon Sep 29, 2008 11:35 am

Bukuria

ALI PODRIMJA



Zgjata dorën në livadh lulen me këputë
"Mos - fqiu im i dashur më bërtiti-
-do të vyshket!

Qita hapin, kalin e bardhë me mbërri-
-vashën e ëndërruar kaherë.
"Mos! - përsëri m'u gjegj fqiu.
Unë qava me mall edhe atëherë.

Hodha dorën në gjithësi me pikëllim-
Çel e mshel sytë dritë m'u bë.
"I lumi ti!" - dikush më bërtiti në përqafim
e kurrgjë tjetër s'pashë as ndjeva.

Sot e atë ditë, kudo e kërkoj fqiun tim të mirë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 12 EmptyMon Sep 29, 2008 11:36 am

Me Jetue

ALI PODRIMJA


Tim bir, Lumit

Erdhe në jetë
Nuk ka më nevojë për kuje, lutje
Kryesorja të jetosh

Këtë gur ta hedhësh më larg se Unë
Prandaj:
Bukën ta pjekësh dy herë nën saç
Ujin ta ziesh deri në shkallën 99
Derisa të mbetesh ti i vetmi kërthi në ajër
në kohë kosmos.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 12 EmptyMon Sep 29, 2008 11:37 am

Ti dhe Uji

ALI PODRIMJA


Diellin ta shikosh nga hija e plepit
Dhe ta matësh
Kur hijen tënde s'mund ta kapërcesh më
Qenit ruaju se të kafshon ajo kafshë shtëpiake
Besnik i madh i Njeriut
Nga kafshimi i gjarprit mund të shpëtosh
Macen nxirre nga fjalori yt gjithsesi
Ajo s'është simbol i kohës sate as i artit tënd

(Unë gjthmonë ia kam frikën edhe Lules edhe
Femrës)

Kur të flasësh fol të dëgjohesh në bjeshkë
të dëgjohesh në shkretëtirë
Për të dytën herë mbetesh pa kokë ose kush
nuk të beson:
Sa më pak shikoje veten në pasqyrë
Dhe kurrë mos mendo: I pari
Ai që ka ekzistuar para teje jam UNË
Ai që do të kujdeset për ditët e mia të mbrama
Për ëndrrat e mia e qetësinë je Ti
Me pleh kurrë mos u pajto: Nxirre në gjysmë
të natës
në pikë të vapës
Asgjë mos rrit asgjë mos krijo me dhunë
Rast i humbur nuk je edhe pse pylli
dendësohet
Mund ta kalosh natën në Kullën time të vetmuar
në botë
Dhe si të duash Ti Lumi
Kryesorja: jetën ta jetosh pa e vrarë
Dhe pa të mbetur në këmbë ndonjë therrë
e saj e zezë
Bashkudhëtari im
Ta provojmë vetveten derisa kemi frymë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 12 EmptyMon Sep 29, 2008 11:38 am

Vrima e Parë Fyellit Tim

ALI PODRIMJA


ç'gurron guri në gurinë
gur guri ndër gurë më i guri

gur i gurëzuar pranë gurit
gurth i nguruar rreth gurit

gurron guri në gurë gurësh
guro guroje gurin në gurinë

ç'guri pranë gurit gur guri
vrimë e parë e fyellit tim.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 12 EmptyMon Sep 29, 2008 11:39 am

Epika

ALI PODRIMJA


Me shekuj kam shitur gjakun
E jam rritur me gjakun e shitur
-Me shekuj kam hëngër veten
E ditur s'kam të qesh me veten e tepruar...

Miq,
Kosova është gjaku im që nuk falet!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 12 EmptyMon Sep 29, 2008 11:39 am

Unë Biri Yt

ALI PODRIMJA

Unë biri yt, Kosovë, t'i njoh dëshirat e heshtura,
t'i njoh ëndrrat, erërat e fjetura me shekuj,
t'i njoh vuajtjet, gëzimet, vdekjet,
t'i njoh lindjet e bardha, caqet e tua të kallura;
ta di gjakun që të vlon në gji,
dallgën kur të rrahë netëve të pagjumta,
e të shpërthejë do si vullkan,
më mirë se kushdo tjetër të njoh, Kosovë,
Unë, biri yt.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 12 EmptyMon Sep 29, 2008 11:40 am

Hija e Tokës

ALI PODRIMJA

Ara e misrit është kallur

(nata si kalë hamshor vrapuar ka
jashtë e brenda shtëpisë sime
me mua vrapuar ka
e ara e misrit kallur është)

dhe livadhi rrëzë shtëpisë
dhe vreshta ime e vogël
dhe plepi.
gjithë natën e lume kallur janë

me sytë e mi të përgjakur
Ara e misrit është herrur
Plepi ka rënë
Dhe zogu im i mbramë.

Unë kam kafshuar etjen
Deri sa vdekja pikon

- O, si ta ndjell atë zog të bardhë,
si të bëhem dritë, o vëlla, mbi varrin tënd?

Medet, na i dogj krejt
Fushat e bukës
Dhe livadhet tona
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 12 EmptyMon Sep 29, 2008 11:41 am

Rënkimi

ALI PODRIMJA


Qaj, rrafshi im i dashur, qaj!
Diellin tënd verbuar e kanë tytat,
E vatrat shkimbur deri në një.

Zogun në qiell, zogun ta kanë vrarë
Me duar të mia të çara
Me rrashtat tona të shpuara mbuluar të kanë;

Pragje thyer e konaqe mbyllur...
Për gjithkë e për askë vrarë jemi...

Qaj, rrafshi im i dashur, qaj.

Plepi im qiellin do ta shpojë,
Plepi im i kallur
Qiellin e humbur majë një shpate.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 12 EmptyMon Sep 29, 2008 11:42 am

Guri

ALI PODRIMJA

(Pres me ditë tres përditë)

hudh gurin në hapësi
sizifi plak me mund
prapë e hudh dhe e hudh
valë e më valë e i gjallë

pres me ditë tres përditë

hapësi e hapësi kërkon

rrënjë lëshon në mundësi
në pamundësi erna tremb

hudh gurin në hapësi
hapësi çpon e çpon

kohëra e kohëra përgjak
dhe mund Sizifin plak.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 12 EmptyMon Sep 29, 2008 11:43 am

Metafora e Jetës Sime

ALI PODRIMJA


nëse s'flas
jeta ime s'ka qetësi

fiala ime bëhu Unë

heshtja të të mos shtypë
në gurë
rnulliri

nëse s'flas
jeta ime s'ka qetësi

fjala ime bëhu Unë

plaga ime
le të marrë
frymë thellë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 12 EmptyMon Sep 29, 2008 11:44 am

Shtat Lëshon një Lulëkuq

ALI PODRIMJA


heshtja ime është më e vjetër
se unë e më e fortë
se vdekja ime

ajo është pamundësia ime

heshtja kur fle
numëroj yjet
luaj me hije luaj me thika

e një fushë të bardhë
shtat lëshon
një lulkuq

se heshtja ime
ka peshën e gurit të mallkuar
dhe gjuhën e njeriut të gozhduar në shkëmb
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 12 EmptyMon Sep 29, 2008 11:45 am

Një Ditë

ALI PODRIMJA


një ditë heshtja
do të më gjuajë
me eshtra të mia
ose do çmendem duke rrënuar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 12 EmptyMon Sep 29, 2008 11:45 am

Vetem ose Hamlet i semure

ALI PODRIMJA


Pak po më jep, jeta ime,
e tepër po lyp nga Unë.

Të të jap s'mundem më tepër,
se sa të të ngre në këmbë.

S'mundem më tepër se sa të të jap emër,
se sa të të mësoj të ecësh

kah e vërtetë, kah njerëzit,

se sa kohën time për ta falur,
durimin e gurit, zjarrin, kaltrinë.

S'mundem më tepër të të jap
e ti tepër po lyp nga Unë.

Ne mes të verbërve vetëm jam,
në mes të hijeve, perëndive.

Vetëm para vetvetes e hapësisë e murit,
para dashurisë e urrejtjes vetëm.

Po ti tepër po lyp nga Unë
e pak pu më jep, jeta ime.

0 Hamlet, o Harnlet, po vijnë
mjekët me mantele të bardha,

me mantele të zeza po vijnë,
për të të shëruar, kokë e pafjetur e botës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 12 EmptyMon Sep 29, 2008 11:46 am

Dashuria

ALI PODRIMJA


Koha është të duhemi,
të kesh besim ne mua kur të them: Trime,
të kem besim në ty kur më thua: Trim.
Por kokën time kryeneçe shumë kurthe ngrite,
shumë e pushkët mbushi babai yt, fisi yt,
një mijë e një të zeza kurdise ku do t'ma zije pritën.
E nën një kulm banonim,
nga frëngjia me ditë më peshove,
me ditë lexoja Shekspirin në hijen e Kullës,
se mos do të takoj te kroni i shpresave.
Ma ruaj syrin, dashuria ime,
ma ruaj shpinën nga dielli, nga acari!
Kam frikë se ma therin syrin cubat e territ,
kam frikë se më vrasin pas shpine të pabesët.
Dashuria ime, ma zgjat dorën ta kapërcejme këtë
ujë të madh,
i huaj s'jam as vij nga tokë e vdekshme.

Në fund të livadhit të kositur a po sheh:
ai kali i bardhë është yni tash e përgjithmonë.
Më shikon drejt në sy, lëri zënkat, fjalët, sharjet.
Unë do të sjell Lulen nga zemra e bjeshkës,
do ta ndez llambën në kullë,
do ta hedh farën në tokën e re.
Kur të desha, çoje dashuri pas shtatë katundeve
e të rënat të forta i kishe.
Kur më deshe, çoja dashuri me një grua të marrë
e mëhalla jehonte nga shpifjet.
Na ikujeta, trime, si s'menduam pak edhe për vete.
Koha është të duhemi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 12 EmptyMon Sep 29, 2008 11:48 am

ANKTHI

ALI PODRIMJA


Toka ime digjet, toka ime e dashur,
balli im i ngrysur,
pishë...

Caqet e tua herët t'i kam përbirë me hijet e mia,
Kosovë, përrallë e lashtë!
Herët m'i ke lidhur këmbë e duart me skamje,
vuajtje e vdekje...

Medet, kë më parë të shpëtoj: veten apo zogjtë

e ngrirë n'ajër?
Nipave ç'tu them për këngën time të vdekjes?
- Heu, edhe kryet po të ma hiqni, tjetra do t'më
kish mbirë!

Toka ime digjet
në çdo pëllëmbë të trupit tim - toka e mallkuar...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 12 EmptyMon Sep 29, 2008 11:48 am

NJE NATE NGA NETET PA GJUME

ALI PODRIMJA


Zgjohu, Kosovë! Zgjohu, nëna ime e dashur,
balli dhe emri im i shkelur,
zgjohu, oj! A po e ndjen vajin tim?
A po sheh si t'i kam ngulur sytë
mu në zemër, mu në shpirt,
si t'i kam hedhur duart rreth belit
për të përqafuar unë, ashti yt?
Zgjohu, Kosovë!

Nga degët e mia të thyera kush po dahet,
kete catër kush po e le?
Ç'janë këto gjurmë gjaku që po shtohen
nëpër fytyrën tënde,
këto varre e murana që po sillen vërdallë
rreth shtëpisë sime?...
Zgjohu, Kosovë! Zgjohu, nëna ime e dashur,
balli dhe emri im i shkelur,
zgjohu, Kosovë!...

Sonte vetëm mbeta e
në derë t'oborrit askush më s'po më troket,
askush me, thua vdekur jam e harruar
në këto troje e suka gjaku.

Thua më është e shkrimbur hisja
e mbyllur dera e konakut...
Zgjohu, Kosovë, flakë e hershme e ashtit tim
t'pëlcitur.
Bota në ty le të kallet!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 12 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Poezi që më kanë pëlqyer shumë!
Mbrapsht në krye 
Faqja 12 e 32Shko tek faqja : Previous  1 ... 7 ... 11, 12, 13 ... 22 ... 32  Next
 Similar topics
-
» NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI
» Cili nga vendet qe keni vizituar ju ka pelqyer shume?
» Me cilin anetar te forumit keni deshirë të takoheni?
» Pse po ndodhin shumë shkurorëzime?
» Rruga e "Arberit"

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: