Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Poezi që më kanë pëlqyer shumë!

Shko poshtë 
+59
xhema
voglushja
......
lirik
ILTA
rrimtaf
mimoza rexhvelaj
Ada_Kondi
Driniiiii
meri
Kastrioti
paioni
Aldo
gjergji
Albona
aristokrati
Ago Muji
Xili
Mergimtari
MARY
Mirushe
feneri
ylari
Blerti_Gashi
Veneta
feratkoca
Ajet
zeriatdheut
stabili
Nezir Myrta
Gjura
naqeta
Fjona
Pirro i Epirit
Parapsikologu
echo
Eva0506
Poeti
lilu
rolling
atlantida
Lanetja
gjakushi
Guximi
**Embelsira**
Orfe@
E_Bukura
Albea
Kosovarja
Ani
Euridika
Çamshqiptar
Urata
Arta
shaban cakolli
Sofra
dibranja
Beton
Lina
63 posters
Shko tek faqja : Previous  1 ... 7 ... 10, 11, 12 ... 21 ... 32  Next
AutoriMesazh
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 11 EmptyWed Jul 30, 2008 3:24 pm

Gjuha shqipe

Përmbi za lshon bylbyli,
gjuha shqipe m'shungullon*Wink
përmbi er' që jep zymbyli,
pa da zemren ma ngushllon.

Ndër komb' tjera, ndër dhena tjera,
ku e shkoj jetën tash sa mot,
veç për ty m'rreh zemra e mjera
e prej mallit derdhi lot.

Nji kto gjuhë që jam tue ndie,
jan' të bukra me themel
por prap' kjo, si diell pa hije,
për mue t'tanave iu del.
................................

Ku n'breg t'Cemit rritet trimi
me zbardh, Shqipe, zanin tand,
e ku Drinit a burimi
që shpërndahet kand e kand.

Geg' e tosk', malsi, jallia**)
jan' nji komb, m'u da, s'duron;
fund e maj' nji a Shqipnia
e nji gjuh' t'gjith' na bashkon.

Qoftë mallkue kush qet ngatrrime
ndër kto vllazën shoq me shoq,
kush e dan me flak' e shkrime
çka natyra vet' përpoq.***)

Por me gjuhë kaq t'moçme e mjera
si nj'bij' kjo që pa prind mbet:
për t'huej t'mbajshin dhenat tjera,
s't'kishte kush për motër t'vet.

E njat tok' që je tue gzue,
e ke zan' tash sa mij' vjet,
shqiptaria, që mbet mblue
sot nën dhe, edhe shqip flet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
lilu
Moderator
Moderator
lilu


Female
Numri i postimeve : 2153
Age : 45
Vendi : Albania
Profesioni/Hobi : agjente shitjesh
Registration date : 07/07/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 11 EmptyWed Jul 30, 2008 3:51 pm

Poezite qe me kane pelqyer me shume jane te Pol Elyar dhe Pablo Neruda.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Poeti
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Poeti


Numri i postimeve : 172
Registration date : 18/07/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 11 EmptyWed Jul 30, 2008 4:01 pm

Pablo Neruda vertete ka poezi shume shume te bukura

Une do ndaja mendimin tek poetet tane shqiptare dhe poezia e shkruajtur nga Fan S. Noli, per kohen dhe rrethanat, si dhe per porosine qe bart ne vehte eshte e vecante:" Anes Lumenjeve", por dica qe vjen nga penda e Evgenij Jeseninit nuk don koment...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 11 EmptyWed Jul 30, 2008 10:01 pm

HYMNI I FLAMURIT



Fan S. Noli




O flamur gjak, o flamur shkabë,


O vënd e vatr' o nën' e babë,


Lagur me lot, djegur me flagë,


Flamur i kuq, flamur i zi.



Fortesë shkëmbi, tmerr tirani,


S'të trëmp Romani, as Venecjani,


As sërp Dushani, as turk Sulltani,


Flamur i math për Vegjëli.



Flamur që lint Shën Kostandinin,


Pajton Islamin e Krishtërimin,


Çpall midis feve vllazërimin,


Flamur bujar për Njerëzi.



Me Skënderben' u lavdërove,


Dhe në furtun' i funtmi u shove,


Me Malon prapë lart vrapove,


Yll i pavdekur për liri.



Sa shpesh pastaj përdhe u shtrive,


Me zjarr e zi u ndeze u nxive,


Po çdo mizor me shpat' e grive,


O fushë-kuq, o shkabë-zi.



Përjetë pri-e Shqipërinë,


Përlintja shpirtin dhe fuqinë,



Diell për vllan', yrnek për fqinë,



Për botën ëndr' e qjell i ri.





Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 11 EmptyWed Jul 30, 2008 10:05 pm

E HIDHUR VJESHTE E KETIJ VITI
Ismail Kadare


Ne memorje te demonstratave studentore

ne Prishtine ne vitin 1981


E hidhur vjeshte e ketij viti

Kosoven gjeti nen terror
Korba te zes mbi te ja mbriten
Hetues,gjykates,prokurore.

Me 5 vjet burg,me 8,me 7
Me 12 denojne diku
Keshtu mes jush shekullin ndani
Dhe mijevjecarin ndani ju.

Keshtu e preket historine
Mbi supe e bartet JU serish
Prangat ne shkolle qe i mesuat
Ne duar i ndjete befasisht.

Dhe pate se nuk ish larg mesjeta
S'qe larg dhe vec ne endra s'qe
Dh'u kthye nata e Prishtines
Ne naten Shen Bartoleme

U ngritet Ju vigane,fisnike
Me korektese e madheshti
Ngaqe kerkuat *Republike*
Ju shtypen si ne Monarki.

Por koha kurre s'vjen pergjysem
Nat e masakres vetem s'mbrin
Se pas Dushanit car te frikshem
Rrufeshem Skenderbeu arin.

S'kish deshmitare,TV nuk pati
Zinxhir i tankut kur ju griu
Por rete e globit vec ju pane
Ndergjegje e botes tek ju mbriu.

Keshtu ne vorbull te epokes
U ngritet Ju si monument
Ju qe e preket historine
Dhe n'histori u kthyet vete.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 11 EmptyWed Jul 30, 2008 10:07 pm

VALLJA SHQIPTARE

Ismail Kadare


Tri here opinga rrahu dheun
sikur kerkoi leje prej tij
pastaj shamia palet ndehu
me qetesi dhe madheshti

Keshtu mes qiellit dhe tokes
vallja u lind,vallja u shpall
kemba sinjale i jep tokes
dhe dora qiellit i jep lajm

Dhe vallja rrokulliset tutje
mbi kohra hedhur si hobe
prilli persiper i hedh lule
dhjetori boren shkund atje.

Valle shqiptare,shenja ne ere
ylbere tirqesh tej-tehu
kush ju kerceu ju njehere
dhe kembet rob s'i mbene tek ju.

Kush ra midis vorbulles suaj
dhe s'u pershit dhe s'u perflak
ju bubullima me opinga
qe neper shekuj brodhet varg
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 11 EmptyWed Jul 30, 2008 10:13 pm

Syrgjyn Vdekur
Fan S.Noli



- Elegji per Luigj Gurakuqin -


Nëno moj, mbaj zi për vllanë,
Me tre plumba na i ranë,
Na e vran' e na e shanë,
Na i thanë trathëtor.




Se të deshte dhe s'të deshnin,
Se të qante kur të qeshnin,
Se të veshte kur të çveshnin,
Nëno moj, të ra dëshmor.




Nëno moj, vajto, merr malin,
Larot t'a përmbysnë djalin
Që me Ismail Qemalin
Ngriti flamur trimëror.




Nëno moj, m'a qaj në Vlorë
Ku të dha liri, kurorë,
Shpirt i bardhë si dëborë;
Ti s'i dhe as varr për hor.




Nëno moj, ç'është përpjekur
Gojë-mjalt' e zëmër-hekur,
Syrgjyn-gjall' e syrgjyn-vdekur,
Ky Vigan Liberator.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
echo
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1470
Age : 34
Registration date : 29/05/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 11 EmptyWed Jul 30, 2008 10:14 pm

te gjitha poezite qe gjenden ne "Albumi" te Fan Nolit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 11 EmptyWed Jul 30, 2008 10:47 pm

RABINDRANAT
TAGORA






Grua, nuk
je vetem veper e Zotit,



por dhe e
burrave, qe gjithmone



te bejne
te bukur me zemrat e tyre.






Kush e
thuri per ty ate rrjete? Poetet



me fije
te argjenda fantazie



e
piktoret i japin trupit tend



perhere
nje pavdekesi te re.






Si deti
te dhurojme perlat,



si
minierat - arin tone,



si
kopshtet e veres - lulet



qe te
lulezosh e te mbeshtillesh



per te
qene gjithnje e me e cmuar.



Deshira e
zemrave te burrave



ka hedhur
bujen e vet



mbi
rinine tende.



Pergjysme
je grua,



gjysma
tjeter je enderr.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 11 EmptyWed Jul 30, 2008 10:58 pm

"Shpirti"


Adolfo Jenni - Zvicer


Fle, shpirti, fle... vullkan i shuar


Harruar nga të gjithë.


Dhe kur kujton se si pat vluar


I vjen si qen të klithë.





Vullkani hesht e llave s’nxjerr,


Si llavë sot mban vrerin.


Kur ndien rrugaçët mbi krater



qeshin dhe përmjerin...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 11 EmptyWed Jul 30, 2008 11:39 pm

Entela Safeti Kasi

TRËNDAFILI I TETORIT
cikël


...Dritë, shtangur në pikëllim
bëhu e qartë, bukur!
Si dashuria që mban,
si motivi që këndon me gaz shpresën
që mbërrin tek ti
prej dritaresh të trishta
Loti nuk mjafton për të puthur
buzën e dridhur
Lutja po!Buzën që lut pëshpërima
të jetosh, i bukur i qartë
i fuqishëm të ngrihesh të sfidosh
si ti di...
Njeri i botës që kapërthehesh
limiteve
kufijve të saj.
E ti ngrihu!
Pi një pikë uji jetik me mua
në globin që rrotullohet
ditë netëve
ankthit,
jeta ka vetëm fillim
si dita që e nisëm bashkë
si rruga që e patëm nisur
si shtëpia që po ndërtohet
si dashuria
si fëmija që lindet...
Dritë, bëhu e qartë!!!
E pi një pikë uji
lëngun e buzëve
dehës në marramendje
në dashuri pa frikë....

...Nën këtë qiell të trishtë endem
si ëndrrat në perëndim të kuq
me natën që mbërrin vetmuar
në liman të dashurisë që pret
të njëjtën anije të vjetër...

si këngët e brezit tim kënduar
plot përkundje gjethesh në parqe
dashurish, prekjesh, fryme që deh.

Nuk ka kthim!
Gjyshja, borëbardha, ujku,
shtpëisë së rënuar enden.

Nuk ka ninullë
dashurisht as përkushtuar.

Nëna mbeti mbështjellë trëndafilash
në tangon e kohës së vet
e im atë në kërkim të kurorës
në ditë të dasmës u puth
me krahët e fluturës së Majit!
Ndërsa flutura bore
shkumbëzoi liqeni në ag
e çati e shtëpisë u zbardh
si amshim...

Në perlën e qartë si ruzull
nxjerrë nga det i veriut
mbi një unazë
u kryqëzua fati i njeriut.

Një burrë dhe jë grua,
prej lëndinës së Pyllit të harlisur
stisën mbi këtët varg...

......ne ishim krahë, shkëputur engjëllit
si parathënia e orakullit mitik të Delfit.
Përgjumje historie
portrete të çdo kohe
në gjeografi pa busull.

...mbi këtë ajsberg të fatit!
Përkundu flutura ime
nën këtët hënë që zverdh
si lëkura e trupit të drobitur, sëmurë
prej mijëra vjet....
Dehu!
Me gjakun e kupës së shenjtë
Gishta kërcënues si ritual
përmbi çdo qënie si ti drejtohen
edhe në kornizë edhe në realitet...
dhe endu në sytë e Drinit
që liqeni i fsheh
i ndarë në mes.
...bota është ende limani që i pret
është përgjithnjë retorikë
si vargjet që shkruaj
si flatrat
si fjala
si ky fat...

,,,sa angushti që kam! Nënë!
Përse vrapuam
udhëve të botës të huaj
si të panjohur
në kullën e ndëshkimit
vetëgjyqësisë
krijuam
nën shtëllunga tymi
pluhuri të mykur
ëndrrat tona që u thinjën në ag...
Jam rruga e shkelur e tjetrit
Ura e ndërtuar për të gjithë!?
Paraardhësit dhe pasardhësit
rendin
në gen
me një altar
flakësh të dobëta
si kandili në shtëpinë e gjyshit
në shoqëri të dhisë
e lepurit të egër në mal,
nën aromën e pishave të djgura
në harrim, e mohim njerëzish
trung...
Si libri i vjetër
si kitarë e heshtur
në sokakë të rrugës ku u rritëm
Ti,
babai,
unë...
Vjeshtë e rrënimit dhe pjekjes
fik i plasur mi të gjithë ne,
Pranverës së barit, ajrit,
gjarpri ndënë gur i fle...
Në çdo stinë
ftohtë ka vogëlushja e shkrepseve..
Sa frikë që kam, Nënë
kur mbetem vetëm!

...Është si rrethi
flutur e kujtesës
tretur në polen lulesh
si buzët që e thanë fjalën
si goja që e rodhi lutjen...
Ne ishin fillesa ëndrash të bukura
Lumë në delta dashurish
e fletë papirusi u bënë
shndrimet tona
Bëmë skenën, ndërtuam teatrin
shpikëm dramën si lojë
Tani askush nuk këndon ëmbëlsisht
as për perla puthjesh
as për liqen sysh
as dëshpërimisht nuk derdhet si krua
as vdes as jeton për një grua...
Kalorsiakë, fisnikë e heronj
mbetën mureve, kohës së shkuar...

E ndërtuam tragjedinë
e luajtëm pjesën...
lumturisht gëzimit endem
që shiun ndjej
që diellin e kuq e shoh kur fshihet nën det
që ajrin e malit më të lartë e thith,
e më deh
aromë e bukës të njeriut të varfër
lëkura e portokallit të zhveshur
duart e burit më të dashur
lëngu i frutit të pjekur
në nëkresë lumturie...

Skena e marrëzisë së përhershme
është si rëra me kristale
ngjizur me ujin
dhe pluhurin
Unazë për mjerimin
që i krijohet monument
si këto vargje që era përkund
e harrimit shpërndahen gjithkund
përherë si në fund,
a fillim të jetës.

...Edhe tërndafili i tetorit
është lulja që skam patur
në ditëlindjen time
si xixëllonja në bregun me shavar
kur në gjumë bie pikëllimi
sepse u err çasti i dashurisë
mbi këtë mërzi

Dhe kukulla, flokëverdha e përrallës së gjyshes
në nanurrisje ëndrrash
kur i këndoi gjumit të shqetësuar
nën rrënojat e shtëpisë

Si Hëna shndrit dritën e zbehtë
kur në gjumë bie dashuria...

Një shkëndijë e vetme,
Vyshk mbi këtë mall që dejg
Trëndafilin e tetorit
Shavarin e liqenit
e flokët e kukullës...

Pra s’dua përshpirtje
e as kurorë lulesh
vera nuk mbërrin
në asnjë stepë të djegur
në asnjë shkretëtirë të shurdhët
mbi asnjë liqen sysh si këta
që rrjedhin një lumë të zi.

E atje nuk fle asnjë peshk i ëndërrt
asnjë syth shpërthyes
asnjë fllad i ëmbël
asnjë gjyshe e dashur
asnjë fëmijë i pafajshëm
asnjë varg naiv.

Se nuk mundet kjoha ta përmbajë
asnjë trishtim të këputur
qiellit, si yll

E nuk mundet toka ta rrisë
asnjë bimë si kjo,
fara u shpërnda në erë e nuk ra mbi
asnjë plis
mbi asnjë nënkresë të dashuruar
me ftesa festash të bukura

Ndaj, Trëndafili i Tetorit
Xixëllonja
e Kukulla
janë
ditëlindja e ditës kur lind
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 11 EmptySat Aug 02, 2008 12:59 am

MARR NJË GRUSHT DHE

Marr një grusht dhe Kosove,
e përqafoj si fëmijën-
butësisht e plot mall!

I flas si njeriut tim
sepse ma zgjon hijen e atyre që ranë
duke e mbrojtur,

atyre që ndërruan jetë
duke mbjellur në te
bimën e shpresës për të nesërmen!

Kur më flet,
më flet me gjuhën e djersës dhe gjakut
të etërve që mbuluan
eshtrat me te;

me gjuhën e bimëve
dhe çdo gjëje që rritet
me thërmijat e tij...

ndaj i përkulem si hyjniut
sepse është pjesë e altarit më të shenjtë!

Ah, sa mall të mbaj midis grushtave
dheun për të cilin jetoj e marr frymë,

dheun për të cilin derdha lot,
për të cilin mund të vdes
në çdo kohë-

brumin dhe plafin tim të përjetshëm!

(Brahim Avdyli )
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 11 EmptySun Aug 03, 2008 10:19 pm

Pritja...
Kam pritur - si shkembi,
si ylli skaj horizontit - ne pikellim,
vite me radhe...

Larg jam,
aty ku puthen jeta dhe vdekja -
aty i pertyp ditet e mia te gastarta...

Kur te vije,
ndoshta do te me gjeje te mplakur
e s'do te mund te qesh si flladi i pranveres

Te vdes - nga gezimi,
do te mundem!
(..Besim Bokshi)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 11 EmptySun Aug 03, 2008 10:21 pm

Mitrovica
Të ruajnë ushtri të huaja dhe ushtri të huaja të ndajnë
Edhe këtu një urë po e shenjtë nuk është
Një lum që përpinë fëmijët, dhe si gjarpër në qafë na shtëngon
Një gjarpër që përqartur varret dhe nëntokën hanë
Diell i përmbysur, liria varg i përhirtë
Gdhendur trishtimit, me njërin sy s’po të shohë më…Mitrovicë !!!

(Bujar Salihu)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 11 EmptySun Aug 03, 2008 10:31 pm

Rrënjë e lashtë

E rritesh e rritesh
E vogël të thonë thërmi
Rrënjët i ke thellë
ballin e ngre në lartësi
Ç'rëndësi ka e kaluara
Thundra e huaj mbi ty
Ti ishe më e fortë se të gjitha
Dhe s'mbrriu kush mbi ty
E thellë e më thellë ke rrënjët
E lartë e më lartë ke ngrehur dashurinë
E fortë e pathyeshme e dashur
Syri të sheh pa kufi.

(Begzad Baliu)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 11 EmptyMon Sep 29, 2008 10:16 am

Poema e Mjerimit

M I G J E N I


Kafshatë që s'kapërdihet asht, or vlla, mjerimi,
kafshatë që të mbetë në fyt edhe të zë trishtimi
kur shef ftyra të zbeta edhe sy t’jeshilta
që t'shikojnë si hije dhe shtrijnë duert e mpita
edhe ashtu të shtrime mbrapa teje mbesin
të tan jetën e vet derisa të vdesin.

E mbi ta n'ajri, si në qesendi,
therin qiellën kryqat e minaret e ngurta,
profetënt dhe shejtënt në fushqeta të shumngjyrta
shkëlqejnë. E mjerimi mirfilli ndien tradhti.
Mjerimi ka vulën e vet t'shëmtueme,
asht e neveritshme, e keqe, e turpshme,
balli që e ka, syt që e shprehin,
buzët që më kot mundohen ta mshefin -
janë fëmitë e padijes e flitë e përbuzjes,
t'mbetunat e flliqta rreth e përqark tryezës
mbi t'cilën hangri darkën një qen e pamshirshëm
me bark shekulluer, gjithmon i pangishëm.

Mjerimi s'ka fat. Por ka vetëm zhele,
zhele fund e majë, flamujt e një shprese
t'shkyem dhe të coptuem me t'dalun bese.

Mjerimi tërbohet n'dashuni epshore.
Nëpër skaje t'errta, bashkë me qej, mij, mica,
mbi pecat e mykta, t'qelbta, t'ndyta, t'lagta
lakuriqen mishnat, si zhangë; t'verdhë e pisa,
kapërthehen ndjenjat me fuqi shtazore,
kafshojnë, përpijnë, thithen, puthen buzët e ndragta
edhe shuhet uja, dhe fashitet etja
n'epshin kapërthyes, kur mbytet vetvetja.
Dhe aty zajnë fillin t'marrët, shërbtorët dhe lypsat
që nesër do linden me na i mbushë rrugat.

Mjerimi në dritzën e synit t'kërthinit
dridhet posi flaka e mekun e qirit
nën tavan t'tymuem dhe plot merimanga,
ku hije njerzish dridhen ndër mure plot danga,
ku foshnja e smume qan si shpirt' i keq
tu' ndukë gjitë e shterruna t'zezës amë,
e kjo prap shtazanë, mallkon zot e dreq,
mallkon frytn e vet, mallkon barrn e randë.
Foshnj' e saj nuk qesh, por vetëm lëngon,
e ama s'e don, por vetëm mallkon.
Vall sa i trishtueshëm asht djepi i skamit
ku foshnjën përkundin lot edhe të fshamit!

Mjerimi rrit fëmin në hijen e shtëpive
të nalta, ku nuk mrrin zani i lypsis,
ku nuk mund t'u prishet qetsia zotnive
kur bashkë me zoja flejnë në shtretënt e lumnis.

Mjerimi pjek fëmin para se të burrnohet,
don ta msojë t'i iki grushtit q'i kërcnohet,
atij grusht që n'gjumë e shtërngon për fytit
kur fillojnë kllapitë e etheve prej unit
dhe fetyrën e fëmis e mblon hij' e vdekjes,
një stoli e kobshme në vend të buzqeshjes.
Nji fryt kur s'piqet dihet se ku shkon
qashtu edhe fëmia n'bark t'dheut mbaron.

Mjerimi punon, punon dit e natë
tu' i vlue djersa në gjoks edhe në ballë,
tue u zhigatun deri n'gjujë, n'baltë
e prap zorrët nga uja i bahen palë-palë.
Shpërblim qesharak! Për qindenjë afsh
në ditë - vetëm: lekë tre-katër dhe "marsh!".

Mjerimi kaiher' i ka faqet e lustrueme,
buzët e pezmatueme, mollzat e ngjyrueme,
trupin përmendore e një tregtis s'ndytë,
që asht i gjikuem të bijë në shtrat vet i dytë,
dhe për at shërbim ka për të marrë do franga
ndër çarçafë, ndër fëtyra dhe në ndërgjegje danga.

Mjerimi gjithashtu len dhe n'trashigim
-jo veç nëpër banka dhe në gja të patundshme,
por eshtnat e shtrembta e n'gjoks ndoj dhimbë,
mund që t'len kujtim ditën e dikurshme
kur pullaz' i shpis u shemb edhe ra
nga kalbsin' e kohës, nga pesha e qiellit,
kur mbi gjithçka u ndi një i tmerrshmi za
plot mallkim dhe lutje si nga fund i ferrit,
ish zan' i njeriut që vdiste nën tra.
Kështu nën kambët'randë t'zotit t'egërsuem -
thotë prifti - vdes ai që çon jetë të dhunuem.

Dhe me këto kujtime, ksi lloj fatkeqësinash
mbushet got' e helmit në trashigim brezninash.
Mjerimi ka motër ngushulluese gotën.
Në pijetore të qelbta, pranë tryezës plot zdrale
të neveritshme, shpirti me etje derdh gotën
n'fyt për me harrue nandhetenand' halle.
E gota e turbull, gota satanike
tu' e ledhatue e pickon si gjarpni-
dhe kur bie njeriu, si gruni nga drapni,
nën tryezë qan-qeshet në formë tragjikomike.
Tê gjitha hallet skami n'gotë i mbyt
kur njiqind i derdh një nga një në fyt.
Mjerimi ndez dëshirat si hyjet errsina
dhe bajnë tym si hejt q'i ban shkrum shkreptima.

Mjerimi s'ka gëzim, por ka vetëm dhimba,
dhimba paduruese qe t'bajnë t'çmendesh,
që t'ap in litarin të shkojsh fill' e t'varesh
ose bahe fli e mjerë e paragrafesh.

Mjerimi s'don mshirë. Por don vetëm të drejt!
Mshirë? Bijë bastardhe e etënve dinakë,
t'cilt n'mnyrë pompoze posi farisejt
i bijnë lodërtinës me ndjejt dhelparak
tu' ia lëshue lypsiti një grosh të holl' n'shplakë.

Mjerimi asht një njollë e pashlyeme
n'ballë të njerzimit që kalon nëpër shekuj.
Dhe kët njollë kurr nuk asht e mundshme
ta shlyejnë paçavrat që zunë myk ndër tempuj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 11 EmptyMon Sep 29, 2008 10:19 am

Shembja e nje nate dashurie

Xhevahir Spahiu


Ktheva koken, mbajta hapat:

binin tjegullat, binin traret,
binte qielli i nje nate dashurie.

Atje mbi papafingo, prane yjeve e pata puthur,
shemben yjet tani, behen pluhur.

Dritare s'ka, ka sy te zgavert,
s'ka mure me plasaritje te etshme,
skelete fjalesh ne gjysmerresire,
skelete enderrash, premtimesh te neserme.

Ngrihet tymi si nje mjegull e bardhe,
nje grusht eshtrash te nje nate germadhe.
Ne cep te rrenimit
dy burra po pine qete-qete cigare.
Ej, ju atje! Nuk degjoni si ulerijne brenda meje xhindet,
edhe pak e llava do te dale jashte meje si tek vullkanet.

Mos u kthe ne kujtim, i thashe
mos u kthe ne harrim, me tha;
botes i falem nje nate dashurie
dhe kjo s'eshte pak.

Nje nate. Dhe çfare nate!
Dora mbi sup,
hena mbi mal,
qielli i kalter i botes mbi krye...

Mbajeni, mbajeni!
Ajo po bie...po bie....

Dhe ishte nje nate e paemer,
siç ishin te paemert yjet.

Kini meshire, mos e shembni ate nate!
Eshte renkimi im apo klithma e saj?

Kini meshire, kini meshire!
Ajo ishte nje nate dashurie
qe kurre s'duhej te kish gdhire.

Kini meshire,
ne mos po atje nen gure,
nen peshen e nates se shembur do te shembem,
i vrare jo nga urrejtja, po nga dashuria,
qe, perjetesisht quhet dhembje............
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 11 EmptyMon Sep 29, 2008 10:23 am

VDEKJA E NOSITIT

Lasgush Poradeci



Me zjarr ju flas... me zjarr.
Ne gjirin tim kam hapur varr...
Qe t'i jap shprese-edhe t'ja marr...

Un' ik liqerit zemerak
Fatlum dh'i paster si zembak,
Po zemra ime kullon gjak:

Se vijne-urtuar zogjte-e mi,
Dh'u jap ushqim me dashuri -
Nje dashuri per Ilaftari:

Pa nis ah! gjirin ta godas...
Dh'e hap ah! gjirin me nje cas...,
Dh'i nginj ah! zogjte-e vdes me gas !...

Ahere-helmohet e bucet
Pas mallit tim liqeri-i shkret,
E rrit tallazin posi det.

Ay e tund,ay e shkund,
Ay e hap sa me te mund,
Gjer mun ne gjit,gjer mun ne fund.

E shpirtin dyke ma percjelle,
Me thote ah! shih sesa 'sht'i felle
Ky gjir'i em qe te pat pjelle...

...Me zjarr ju flas,
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 11 EmptyMon Sep 29, 2008 10:24 am

RECITAL I MALCORIT
Migjeni

O' si nuk kam nji grusht te forte
t'i bije mu ne zemre malit qe s'bezane,
ta dij edhe ai se c'do me thane i dobet -
n'agoni te perdridhet si vigan i vrame,

Une - lugat! SI hij'e trazueme,
trashegimtar i vuetjes dhe i durimit,
endem mbi bark te mallit me ujen e zgjueme
dhe me klithma te paknaquna t'instinktit.

Mali
hesht. Edhe pse per dite
mbi lekure te tij, ne loje varrimtare,
kerkoj me gjete nji kafshate ma te mire...
Por me rrene shaka shpresa genjeshare.

Mali
hesht - dhe ne heshtje qeshe.
E une vuej - dhe ne vuejtje vdes!

Po
une, kur? heu! kur kam per t'u qeshe?
Apo
ndoshta duhet ma pare te vdes?

O, si nuk kam nji grusht te fuqishem!
Malit qe hesht mu ne zemre me ja njeshe
Ta shof si dridhet nga grusht'i paligjshem...
E une te kenaqem, te kenaqem tu u qesh.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 11 EmptyMon Sep 29, 2008 11:13 am

Rekuiem per oren 6...

XHEVAHIR SPAHIU


Ora 6
Akrepat si dy krahe te hapur qe presin
dhe ti s'po vjen
ti s'po vjen as ne 6 e nje minute
ne 6 e dy minuta vetmia ish me mua
une isha me vetmine ne 6 e tre minuta
ne 6 e kater bota ishte po ajo
6 e pesa i ngjante 6 e gjashtes si dy pika uji
6 e shtate, 6 e tete, 6 e nente, 6 e dhjete
Ti s'po vjen
S'po vjen
S'vjen
ne 6 e pesembdhjete
hodha syte si dy vetetima ne fushen e ores se qytetit
akrepat u thyen si dy krahe te nje zogu
qe s'ekziston

Une mora pikellimin per dore
dhe ika
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 11 EmptyMon Sep 29, 2008 11:15 am

Eja te vdesim,e dashur

XHEVAHIR SPAHIU

Eja te vdesim, e dashur,
shpenzimet e varrimit i merr persiper shteti,
a s'e degjove ne TV si kryelajm?
Eja te vdesim, e dashur,
s'ka rendesi ne rron si rob a zot,
arkivoli eshte gati,
dy metra vend gjithashtu,
makine e funeralit,
kurora me lule artificiale: te kuqe, te bardha, blu.
Eja te vdesim, e dashur,
c'na duhet kjo jete,
e rendesishme eshte te vdesesh si zotni;
mbylle TV-ne,
te vdesim qysh tani.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 11 EmptyMon Sep 29, 2008 11:18 am

Borxhet e mia

XHEVAHIR SPAHIU

Do te vdes,
do te vdes i mbytur ne borxhe,
s'eshte asgje mbytja ne lume
a ne dhomat e gazit,
i kam borxhe nenes
qe s'ia ngrita varrin,
i kam borxhe lisit
qe s'ja hodha pjergullen,
i kam borxhe dashurise
qe i vodha te dielen,
i kam borxhe krimit
qe si vura emer.
Do te vdes,
do te vdes i mbytur ne borxhe,
i kam borxhe fjales
qe s'e pashe ne enderr,
i kam borxhe korbit
qe s'ia zbardha pendet,
i kam borxhe vitit '13
qe s'ia mbylla plaget,
i kam borxhe ardhmerise
qe e lashe te pragune
terrin e nje kohe te larget.
Do te vdes,
do te vdes i mbytur ne borxhe.
U kam borxhe te gjalleve,
u kam borxh te vdekurve,
gurin e varrit do ta shes,
te laj borxhet.

Dhe ve piken ketu.
Tani mund te flisni per borxhet qe me keni ju.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 11 EmptyMon Sep 29, 2008 11:20 am

ATDHEU ...

FATOS ARAPI

Atdheu éshté dhimbje, éshté dhimbje.
Njé prill i pikélluar né shpirt.
Atdheu éshté kryqi, éshté kryqi.
E mban - dhe té mban ty - né shpirt.

Atdheu éshté toka e premtuar.
Ti shkel si njé zot dhe s'e ka ndén kembe.
Atdheu s'ka fjalé, ka sy té trishtuar.
Vdes dashuria né dashuri qé té c'ménd.

Atdheu éshté buka e uritur,
Té ikén nga duart e dot nuk e ngop;
Endérr dhe ankth dhe shpresé e sfilitur;
Me syté n'errésiré vetveten kérkon.

Atdheu éshté varr i hapur, éshté varr.
Njé jeté drejt tij shkon me besé qé bind.
Né njé piké loti mbyt lotin fatvraré.
Né njé piké loti liriné e lind.

Atdheu yt i vogli, i vogli
ai hyjnori i pavdekshmi si loti.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 11 EmptyMon Sep 29, 2008 11:21 am

COPRIFUOCO

FATOS ARAPI

Hapat e patrullés godasin né trupin e metalté té natés.
Gjer né toké kérrusen e rrasen shtépité pérdhese.
Mendmet lévrijné né kokat e njerézve
dhe thérrrmohet pastai péshpérima nga buzét e varura
rreth vatrés.
Kjo ore vjen e ngarkuar rne zjarre dhe hekur.
Si njé xhandar i egér qéndron para dyerve té shtépisé.
Pyet veten: "Pérse té hapura"
dhe si pérgjigje tund kokén, helmetén.
dhe si kércénirn i metalté patrullon errésirén.
dyert rnbeten té hapura:
rnund té hyjé ndér to liria ilegale e Shqipérisé.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 11 EmptyMon Sep 29, 2008 11:22 am

ELEGJI PER BABANE

FATOS ARAPI

Ti nuk je mé.
As do té na shohésh,
as do té shohim,baba, mé kurré.
Ti nuk je mé..
Emrin ténd e mori ky gur,
Vdekja - si vdekje ,
gjithmoné e dhimbshme,
gjithmoné e verdhé...

Me njé kordhele
tufa kujtimesh né zemér na lidh.

Tufa kujtimesh
edhe elegjish.

Jam i trishtuar dhe mé mori malli.

Dhe mbi trishtime e mall duke ecur,
ngjita rrugén e ngushté té fshatit.

Shtyva derén e varrezés sé vogél
dhe t'erdha te varri...
C'fjalé té pathéna do té mé fiasésh?
C'fjalé té reja déshiron té dégjosh?
Prej kétij varri
tani, baba, c'do té mé japésh?

Até dité té thaté janari:
pérpara teje Halil Alija
e mercenari.
Prapa shtépia né zjarr e flaké


Duart e tua né pranga,
plak i ngarté?

Erdha té marr
cfaré perket prei kétij varri.

Kujtime té dhimbshme.
Vuajtje krenare.

Ti mos mé thuaj:
"Biro... iané té trishtuara".

Baba i gjoré!
Uné, pa ato,
do t'isha né jeté edhe mé i trishtuar.

Dhe kur té vdes
s'dua asgjé
vec njé varr té thieshté.

Atje né bregdet,
ku népér net
bisedojné yjet me qiparisat.

Dhe fjalé té kaltra
flet e shpréndan
deti matané.
Fjalét qé i njohim,
qé i kuptojme,
uné
me babané...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 11 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Poezi që më kanë pëlqyer shumë!
Mbrapsht në krye 
Faqja 11 e 32Shko tek faqja : Previous  1 ... 7 ... 10, 11, 12 ... 21 ... 32  Next
 Similar topics
-
» NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI
» Cili nga vendet qe keni vizituar ju ka pelqyer shume?
» Me cilin anetar te forumit keni deshirë të takoheni?
» Pse po ndodhin shumë shkurorëzime?
» Rruga e "Arberit"

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: