|
| Poezi që më kanë pëlqyer shumë! | |
|
+59xhema voglushja ...... lirik ILTA rrimtaf mimoza rexhvelaj Ada_Kondi Driniiiii meri Kastrioti paioni Aldo gjergji Albona aristokrati Ago Muji Xili Mergimtari MARY Mirushe feneri ylari Blerti_Gashi Veneta feratkoca Ajet zeriatdheut stabili Nezir Myrta Gjura naqeta Fjona Pirro i Epirit Parapsikologu echo Eva0506 Poeti lilu rolling atlantida Lanetja gjakushi Guximi **Embelsira** Orfe@ E_Bukura Albea Kosovarja Ani Euridika Çamshqiptar Urata Arta shaban cakolli Sofra dibranja Beton Lina 63 posters | |
Autori | Mesazh |
---|
Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Fri Nov 21, 2008 2:32 pm | |
| Portreti i Skenderbeut
- Ismail Kadare -
Si dite e plote ai shtillej me re dhe ere mbi atdhe Nje emer, Gjergj, e kish si diellin, Tjetrin si henen, Skenderbe.
Dy brire dhie kish mbi krye, Embleme e vjeter e cuditshme, Sikur ta dinte qe mes brinjve Dy perandore do te godiste.
Njezet e kater luftera beri, NJezet e kater vdekje theu, Cka manget linte diten Gjergji, Plotesonte naten Skenderbu.
Pas vdekjes eshtrat iu ndane, Ne mijera varre ato u shkrine. Gjithcka te shumte ai pati, Te vetmen kish vec Shqiperine.
| |
| | | Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Fri Nov 21, 2008 2:35 pm | |
| IKJA E MOISI GOLEMIT
- Ismail Kadare -
Kjo ruga perdridhet si gjarper i zi per ku po vrapon gjeneral Moisi? Pelerinen era ta ngre me tallaz gjeneral Moisi pluhur shume le pas.
Kali perpin udhet muzgu bie ngadal pse te dridhet freri dores gjeneral? Leshrat gjithe pluhur te godasin syte mbi boshllek te tyre balli i ftohte i yt.
Nata zbret mbi udhet larg zjare cobenjsh gjeneral Moisi perse shpaten zhvesh? Udha eshte e gjate tutje teri nxin i ndergjegjes troku prapa oshetin.
Larg dy-tre shkendija patkoi shkrepetit ndan udhes se madhe ndergjegja jep shpirt Moisi ndergjegjes valle si i re? Ajo ngrihet,bie mbytur gjak perdhe.
Nata eshte e shkrete troku naten mbush vec ndergjegjes sate prapa s'te ndjek kush Ne kalldreme shekujsh troku yt i zi Moisi i Golemeve Gjeneral Moj-Zi. | |
| | | Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Mon Nov 24, 2008 4:05 am | |
| S'ka asgje per te qeshur
- Dritero Agolli -
S'i kam dashur kurre gjerat e bujshme Dhe shpesh jam menduar duhan duke pire, Ka gjera lakuriqe qe s'jane te turpshme, Sic ka gjera te cndershme te veshura mire. Ja, e verteta rri lakuriqe ngahere Ja, edhe genjeshtra, me petka rri veshur! Me thoni: cila ka turpin dhe cila ka ndere? Kjo qe ju thashe s'ka asgje per te qeshur! | |
| | | Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Mon Nov 24, 2008 5:41 am | |
| Te mendohesh
- Dritero Agolli -
Ka shume mallkime per njerez te liq, Sic ka dhe urime per shoke dhe miq.
Po une mallkimet aspak s'i kam dashur, Vec shfryj rralle - rralle kur jam buzeplasur.
Kur kupa ze mbushet e s'kam nga t'ja mbaj Merzitur - merzitur me vete ze shaj.
I then mendjemadhit nje llaf te florinjte Te gjetur ne popull: AH MENDJA T'U RRITTE!
Sa gjera ke thene o popull i shtrenjte, Qe duhet patjeter te rri te vras mendte! | |
| | | Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Mon Nov 24, 2008 5:57 am | |
| Gjaku dhe Gjumi
- Drotero Agolli -
Atdhe nese me gjen diku ne gjume, Mos me kurse, po hiqma me shuplake, Se s'dua te ma derdhe gjakun lume Nje gjume i trendafilte ne jatake.
A nuk e sheh si buzet i lepijne Andej - ketej makutet lakmitare? Vertiten te kafshojne ndonje brinje, Ku gjaku im akoma s'eshte thare... | |
| | | Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Mon Nov 24, 2008 6:13 am | |
| Elegji per nje partizan te vrare
- Dritero Agolli -
E ruanin nga larg tre xhandare Djalin e ri, partizanin e vrare.
Partizani i shtrire - ne grusht revolverin, Xhandaret s'i linin fshataret ta merrnin.
Erdhi nje zog i kalter nga pylli, Qendroi ne kapelen e djalit, tek ylli.
Xhandaret qelluan mbi zogun me pushke Dhe zogu i ra partizanit ne gushe.
Dhe mbeten te dy mbi barin me bryme, Toka e madhe nen ta merrte fryme... | |
| | | Veneta Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 1008 Registration date : 02/06/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Mon Nov 24, 2008 11:49 pm | |
| O Flamur
Çerek shekulli ndër beteja Të valviti Skënderbeu, Populli të mbajti në zemër Gjersa i lirë u shpall Atdheu, Nga Plaku mjekërbardhë Kur të ngriti në Vlorë, Dhe të puthi Isa Kosova Me lot gëzimi atë Nëntor.
S'të uli në shekuj Gjysmëhëna anadollake, Barbarizmat e carëve As dhuna e lajkat dhelparake, S'ja prenë krahët shqiponjës Sopatat e Diktorit fashist, S'të mposhtën armiqtë e Kosovës As serbomadhi shovinist!
Ti je gjaku i gjakut tonë Gjaku i heronjve e i dëshmorëve, Je shenja jonë e shenjtë Djersa e fshatarëve dhe punëtorëve.
Lart e më lart valo O i kuq bajrak! Rrënjët thellë në tokë I ke t'ujitura me gjak
Përpjetë kështu do valëvitesh Mbi këto troje iliriane, I kuq, i pastërt, krenar... Do s'fidosh armiq e tufane.
Populli | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Mon Nov 24, 2008 11:50 pm | |
| Mitrovica Të ruajnë ushtri të huaja dhe ushtri të huaja të ndajnë Edhe këtu një urë po e shenjtë nuk është Një lum që përpinë fëmijët, dhe si gjarpër në qafë na shtëngon Një gjarpër që përqartur varret dhe nëntokën hanë Diell i përmbysur, liria varg i përhirtë Gdhendur trishtimit, me njërin sy s’po të shohë më…Mitrovicë !!!
(Bujar Salihu)
| |
| | | zeriatdheut Hero anëtar
Numri i postimeve : 4058 Registration date : 28/12/2007
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Tue Nov 25, 2008 12:24 am | |
| Tradhetoret
- Naim Frasheri -
Shoke, kemi ne mest tene Shum' armik' e trathetore! Popo! mos u qofte thene! Vec qe s'kane gje ne dore.
Harruane memedhene Dh' e lane kombine tene E nje tjatere na gjene! Popo! mos u qofte thene!
Lane zonjen e levduar E zune nje kurve shtrige, Te ndyr' e te mallekuar, Te felliqur e te lige.
Lane memen te xhveshur Dhe mundohene per bote, Pa dhe bota duke qeshur U thote: mundohi kote!
Qysh u bene Efialte E nuk e njohin te miren, Uthullen pandehin mjalte Edhe drite erresiren!
Buk' e memedheut zente Tradhetoret e pabese! Dhe Zoti derrmen u dhente, Kurre mos pacine pjese!
Miqt' armiq i kane bere, Armikete miq i zune, Qysh jane fyell te tere! Ç'eshte kjo e madhe pune!
Fajn' e math kur do ta njohin Njerezit e mallekuar? Dritene pse nuk e shohin, Apo jane te verbuar?
Jane se gjithash te marre Dhe te liq me te vertete, Memedheut bejne varre, Po do te biene vete,
Se mbreteron e verteta, S'del kurre genjeshtr' e shkrete T'ish ashtu, qe prishur jeta, S'kish mbetur gje e vertete.
Ata turpine fitojne, Nder' e tyre posht' e hedhin Dhe armikete gezojne E ne erresiret bredhin.
Nuk eshte kurre haruar Dh'e mira dh'e lig' e shkrete, Te gjitha jane paguar, S'ka mbeture gje ne jete.
Lerini, pa do ta gjejne, Te verteten do ta njohin, Se tani s'e dine c'bejne, Jane te verber e s'shohin.
O, popo c'turp kane marre! Jane bere tradhetore Dhe s'jane me shqipetare, Se nga kombi hoqne dore.
Me te huajne u bene, Me armikn' e Shqiperise, S'duane gjuhene tene Armiket' e Perendise!
Ndjej, o Zot, se nuke dine Se c'bejne, jane mahnitur, Rrahin te prishin shtepine Pun' e lig' edh' e merzitur.
Te gjoret jane ne gjume, Te vertetene s'e dine, Do te mundohene shume, Pasdaj mentte do t'u vine.
Vellazerin' e harrojne Dhe kombin e memedhene, Dhe armikete degjojne Edhe s'dine se ku vene.
Hiqni dore, hiqni dore! Mblithni mentt' e tuperohi, Mos u beni trathetore, Se pasdaj do te pendohi. | |
| | | Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Tue Nov 25, 2008 4:42 pm | |
| LULEKUQJA
- Asdreni -
Lulëkuqja e mjera Asgjëkund s’ka shtëpi E shkon jetën n’arrati Ajo s'është si të tjera S’ka stoli!
Fushës, kodrës, del vetiu Verës ngrohet, dimrit ngrin Vetë shkundet, vetë mbin Dhe, kur skuqet, vjen veriu Dhe e përfshin.
Nëpër këmbë gjith’ e shkelin, Vend në kopshtet ajo s’ka Dorë ndihme kurrrë s’pa; As e mbjellin, as e vjelin Shkoi u tha…
Po veç ngjyra e saj si zjarri, Si një yll që xixëllon Tërë bota e imiton Është shenjë për së mbari Nga shikon.
Ajo ngjyrë kur zë shfaqet Mbreti frone shkon e lë Njerëz robër fare s’sheh Vjen e drejta del në faqet Si Zot je.
Ajo ngjyrë nd’ato fletë Është shpresa që tregon Një të ardhme q’ëndërron Është flamuri ynë vetë Që valon! | |
| | | Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Tue Nov 25, 2008 10:00 pm | |
| Te huaja jemi
- Ismail Kadare -
Te huaj jemi ne prej kohesh C'ish per t'u thene eshte thene, Si guret qe zene vend ne toke, Ne jete vend ne kemi zene.
Drejt njeri-tjetrit kemi mbyllur Te gjitha rruget edhe shtigjet, Si dy qytete mesjetare Me mure, heshta dhe me pirgje.
Por naten, kur i lodhur truri Portat i mbyll me qetesi, Ti gjen nje shteg dhe futesh brenda, Nje shteg qe vetem ti e di.
Pastaj si ne rrugica parqesh Shetit me cirkovolucionesh Hyn neper endrra i shkujdesur, Fanitesh, qesh, ma ben me dore.
Por kur mengjesi ze afrohet, Nis shqetesohesh befas ti Dhe heshturazi del perjshta Nga shtegu qe vec ti e di.
E dita vjen. Rrjedh prape jeta Dhe ne te dy si dhe me pare Te ftohte rrime e te pamposhtur Si dy qytete mesjetare. | |
| | | feneri V.I.P
Numri i postimeve : 2101 Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Tue Nov 25, 2008 10:32 pm | |
| - Eva0506 shkruajti:
- Te huaja jemi
- Ismail Kadare -
Te huaj jemi ne prej kohesh C'ish per t'u thene eshte thene, Si guret qe zene vend ne toke, Ne jete vend ne kemi zene.
Drejt njeri-tjetrit kemi mbyllur Te gjitha rruget edhe shtigjet, Si dy qytete mesjetare Me mure, heshta dhe me pirgje.
Por naten, kur i lodhur truri Portat i mbyll me qetesi, Ti gjen nje shteg dhe futesh brenda, Nje shteg qe vetem ti e di.
Pastaj si ne rrugica parqesh Shetit me cirkovolucionesh Hyn neper endrra i shkujdesur, Fanitesh, qesh, ma ben me dore.
Por kur mengjesi ze afrohet, Nis shqetesohesh befas ti Dhe heshturazi del perjshta Nga shtegu qe vec ti e di.
E dita vjen. Rrjedh prape jeta Dhe ne te dy si dhe me pare Te ftohte rrime e te pamposhtur Si dy qytete mesjetare. Me ka lënë mbresa të mëdha perzgjedhja juaj forumistë. Veçanërisht Eva 0506 ke sens në përzgjedhje. Harto një Antologji! | |
| | | Veneta Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 1008 Registration date : 02/06/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Wed Nov 26, 2008 10:44 am | |
| Pelegrini
Dritero Agolli
Une jam prej kohesh pelegrin udhetar ne vendin e shpreses se thyer jam ndare pa dashur nga karvani im mes shtigjeve nga vapa e shirat gryer.
Kerkoj karvanin tim ne rene e shpat karvanin qe e ka ndruar drejtimin me kohe ndaj ne udhe jam krejt i humbur,jam fillikat me shami te grisur lidhur ne koke.
Per uje buza ime u dogj u be zhur dhe syte me shpojne nga shterja e lotit me duhet te arij karvanin e tretur qekure capitur mes vapes,mes shiut e te ftohtit.
Une jam prej kohesh pelegrin shtegtar i karvanit te humbur dhe bart ne kuriz nje premtim te dhene gjysherve te mundur. | |
| | | Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Wed Nov 26, 2008 12:49 pm | |
| Dhelpra dhe nje koke greku - Andon Zako Cajupi - Dhelpr' e mallkuar Dolli per te gjuar. Tek zbriti nga bregu Pa nje koke Greku. - Jashte per te dukur Qenka koke e bukur. Po s'paska tru miku! - Tha dhelpra dhe iku. | |
| | | Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Wed Nov 26, 2008 1:11 pm | |
| Greku dhe shqiptari
- Andon Zako Cajupi -
Greku: - Pse ju Shqiptare, Keni djem te mbare, Te zgjuar, te zote, Te forte e te plote? Shiko djemte tane Sikur nuk hane Te verdhe, te thate Te trembur si grate, Te liq, te pabese. Pa turp e pa shprese.. Gjak ne zemer s'kane! Tuajte pse jane Trima te vertete?
Shqiptari: - Se i bejme vete, S'na ndihne te tjere, Si ju, mor te mjere! | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| | | | Gjura Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 1902 Age : 41 Vendi : Shqiperi Registration date : 18/02/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Wed Nov 26, 2008 10:48 pm | |
| Jemi ne prag te festes te 28 Nentorit: Dita e flamurit kuq e zi me shkaben dy-krenare ,simboli i luftes per LIRI.
Fan.S.Noli
HYMNI I FLAMURIT
O Flamur gjak,o flamur shkabe, o vend e vatr' o nën' e babë. Lagur me lot,djegur me flake. Flamur i kuq, flamur i zi.
Fortese shkëmbi,tmerr tirani. S'te tremb Romani,as Veneciani, as serb dushmani ,as turk sulltani. Flamur i madh per Vegjëli.
Flamur që lind ,Shën Kostandinin, pajton Islam'e Krishterimin. Shpall mes feve vllazërimin. Flamur bujar per Njerëzi.
Me Skenderben' u lavdërove, dhe në fortun'i fundmi u shove. Me Malonë prap lart vrapove. Yll i pavdekur per LIRI.
Sa shpesh pastaj për-dhe u-shtrive. Me zjarr e zi u-ndeze u-nxive. Po çdo mizor me shpat' e grive. O fushë-kuq,o shkabë-zi.
Botuar per here te pare ne "Liria Kombetare" me 28.11.1926. | |
| | | Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Wed Nov 26, 2008 11:09 pm | |
| - Sofra shkruajti:
- Eva të lumtë për këto poezi që i ke gjetur dhe i solle në forumin tonë për t'i lexuar.
Faleminderit Sofra! Ja dhe nje tjeter e Andon Zako Cajupit shume e bukur: C'jemi?...- Andon Zako Cajupi -Greku dhe Bullgari dhe Turku Barbari, Nuke dine c'jane... Dhe turp nuke kane! Neve, Shqipetare, Jemi komb i pare. Po per turp e kemi Te themi se c'jemi. Njeri, do Greqine Tjetri, do Turqine. Edhe Shqiperine S'duane t'ia dine! C'jemi? o te mjere Jemi Shqipetare. Si ne s'ka te tjere Po punoni mbare.. Ne kini o shoke, Mendjene ne koke, Harroni Morene Doni Memedhene. Nga armiqte largoni, Dhe me mos i doni, Se armiq na kane Duan te na hane. Lini djallezite, Lini prapesite.. Po si Perendine Doni Shqiperine. Vend i Skenderbeut, Me i bukri i dheut, Kur do te gezoije dhe te lulezoje? Balt' e Shqiperise Djepi i Trimerise, E embel si mjalte.. Zoti na e falte! | |
| | | feneri V.I.P
Numri i postimeve : 2101 Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Thu Nov 27, 2008 3:15 am | |
| Ke shije Eva0506. Këto preferime jo vetëm që na përputhen, por na plotësojnë gjithë atë mangësi që pavetëdishëm na e kërkon mendja dhe shpirti. Por, ju, sikur e ndejni para kohe, dhe na i shtroni në sofrën e mundësive të shijojmë gjithë atë dendësi domethëniesh që na ripërtrijnë e na vitalizojnë rritën për të bërë hapat e Bashkimit! | |
| | | Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Thu Nov 27, 2008 1:32 pm | |
| Ju faleminderit Feneri! Respekt.
Trim i Shqiperise
- Andon Zako Cajupi -
Kush ka qene trim nje here? Aleksandr' i madh i vlere, Pirua me shoke te tjere, Ne Shqiperi kane lere. Po nga gjithe me i zoti Skenderbeu Kastrioti. O mbret i dashur ku je? Ku je more Skenderbe? Si duron ti nen dhe? Nuk te vjen keq per ne? Qe ditene qe na le Vendi yne u be raje!... Te lutemi dite e nate, N'ate jete ku ke vate, Dergona shprese e urate, Te mos rrojme si grate. Te ngrihemi te luftojme, Armiqte t'i shkaterrojme. Shqiperine ta shpetojme Dhe lir e me nder te rrojme. | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Thu Nov 27, 2008 3:46 pm | |
| nga zeriatdheut Yesterday at 10:25 pm Shqiptar e shkuar shqiptarit!...
UNË, jam shqiponja e Bjeshkeve te Namuna, jam flamuri qe Ismailit i rri te koka e varrit, jam pisqolla e arte fshehur ne gji te Ises, jam gjoksi i gjakosur i Adem Jasharit.
UNË, jam topuzi i Gjergj Elez Alise, hija e Kostandinit qe sjell naten Doruntinen, jam nje fije e mustaqeve te Mujit, nje hap i tij qe trondit tere Krahinen.
UNË, jam rreptesia e Leke Dukagjinit, nje fjale e rende ne faqet e Kanunit, jam nje gur i bardhe ne brigjet e Drinit, shpata qe Skenderbeu lart e tundi.
UNË,jam nje strofe e bukur e Naimit, shkruar mbi malet , fushat e brigjet, jam malli i Serembes, Samiut, Jeronimit, jam shpirti i tyre qe ne kurbet vazhdon te digjet.
UNË, jam deshmori qe ra ne Mitrovice, e me gjakun tim u la edhe Cameria, se jam ai qe nuk u qa kur vdiq, se per deshmoret nuk qan njerezia.
UNË, jam nje pushke qe del nga frengjite, jam nje kenge labe, nje tel i ciftelise, jam Cerciz Topulli qe kurre s'ra ne prite, jam e kuqja e flamurit atje lart, ne shtize.
ja pra, UNE jam shqiponja e Bjeshkeve te Namuna, ja lulja qe i ka mbire Ismailit te koka e varrit, jam pisqolla e arte e dinakut Ise, jam gjoksi i copetuar i Adem Jasharit...
UNË, jam shqiptar e shkuar shqiptarit... | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Thu Nov 27, 2008 3:50 pm | |
| nga feneri Yesterday at 11:07 pm zeriatdheut shkruajti:Shqiptar e shkuar shqiptarit!...
UNË, jam shqiponja e Bjeshkeve te Namuna, jam flamuri qe Ismailit i rri te koka e varrit, jam pisqolla e arte fshehur ne gji te Ises, jam gjoksi i gjakosur i Adem Jasharit.
Ashtu janë luftëtarët. Kanë një shikim, një buzëqeshje një qëndrim ! Vetëm të stëviturit e shkollës së Bileqës, dalin e bëhen gjenerale, dhe i fyejnë , nuk ua pranojnë vlerat luftëtarëve të lirisë. Ashtu ishte dhe me Adem Jasharin se , ata që prinin atëherë, ishin trumbetuesit e narkozës, durimit dhe pergjumjes! Ishin Aminën e Milloshit që hanin vezë të Veligdenit!
UNË, jam topuzi i Gjergj Elez Alise, hija e Kostandinit qe sjell naten Doruntinen, jam nje fije e mustaqeve te Mujit, nje hap i tij qe trondit tere Krahinen.
Kjo strofë e strukturës së tillë është dëshmi se luftëtari edhe me nëtë plagë në trup turret drejtë plagës së dhejtë vetëm të arrije fitorja per të gjithë. E tillë bëhet fitorja që rikthen Doruntinën në Vatanin e shkretuar ! Nuk ishte ashtu Kosova , Karadaku, Malsia e Sharrit ??? Ata që u joshën pas lumturisë në horizontet e gjëra të Amerikës, thurrën lavdet e asaj zezonë dhe atë, e vunë në rendin e ditës, duke harruar gjamën, krimin, dhunimin që kishin bërë të dashurit e tij okupator!
UNË, jam rreptesia e Leke Dukagjinit, nje fjale e rende ne faqet e Kanunit, jam nje gur i bardhe ne brigjet e Drinit, shpata qe Skenderbeu lart e tundi.
E harrojnë llalashët, kubashët, kukudhet, ganecët, kurnazët e atij rangu se nuk shpëtojnë nga bijtë e këtij populli të lavdishëm . Se ashtu siç i pastrojnë nga trojet gjithe shkinokaurrine sllave, padyshim se do te dezinfektojnë nga këto rriqëra, pleshta, krimba të verdhe, ushujza , edhe shprehine, qëndrimin dhe veprimin!
UNË,jam nje strofe e bukur e Naimit, shkruar mbi malet , fushat e brigjet, jam malli i Serembes, Samiut, Jeronimit, jam shpirti i tyre qe ne kurbet vazhdon te digjet.
Sa e bukur kjo strofë! E perse e Naimit? ! Sepse, luftetari e kuptoj se Naimi u shndërrua qiri të tretet dhe t'i japë dritë Atdheut! Se naimi e ngriti shqiptarin Perëndi, dhe gjuhën e tij që fliste e bëri gjuhë perëndie! Ashtu si Serembe e Samiu, dhe Jeronim Derada në Maki!
çfarë gjeografie poetike ku lanë gjurmët Viganët. Jo si e atyre kobashëve që në vend qe te ndjekin gjurmët e atyre Viganëve, turren të shajnë veprimtarët që i qëndrojnë armikut perballë !
UNË, jam deshmori qe ra ne Mitrovice, e me gjakun tim u la edhe Cameria, se jam ai qe nuk u qa kur vdiq, se per deshmoret nuk qan njerezia.
Identifikim me funksionalizimin e gjithmbarshëm. Pa dalluar vendlindjen, sepse toka shqiptare gjithkah eshtë vendlindje! Edhepse, disa pëlqejnë vetëm Danet e Kuqe dhe këmba nuk u ka shkalë në tokë tjetër! Ata as edhe derën nuk ua hapen hallexhinjve që i përmbyti lufta, por dolën të bëjnë pazar sa do të fitojnë nga qiraja! E Teli, Tahir Sinani , ata simbole e matafora të Atdheut të Bashkuar përse ranë në tokën ku kaurrët dhe shkinat duan të përshurrin mbi lavdinë dhe heroizmin e shqipeve, me perkrahjen e veglave tinzare? Bile, pyesin kur Albini Legjendë, përmbys gjithë kodet sofistike të Këshilleve Botërore, dhe lëshon Kushtrimin për refuzim, Me çka e si do të dilni! Po ashtu pyesin Qyqarët!
UNË, jam nje pushke qe del nga frengjite, jam nje kenge labe, nje tel i ciftelise, jam Cerciz Topulli qe kurre s'ra ne prite, jam e kuqja e flamurit atje lart, ne shtize.
Por ja se si del epilogu kur në këtë 100 vjetor të shkrimit të shqipes ngritet Mu te rrapi në Mashkullor, ajo jehonë urtie ! Depërton në popull se eshtë këngë që lidh gjithë Jugun nga Preveza e Janina, e deri në Malësinë e madhe! Nga Adratiku e deri tek Molla e Kuqe ! Jo si ata që projektojnë narracione se si duket e madhe hija e Mëngjesit e stolisur me pupla okupatorësh, ndërsa në Perendim diellin e tyre skeletosen dhe irrnosen nga zëri, shpirti dhe zemra shqiptare. Pastaj , krrokasin pse janë të anatemuar xhuxhet ! ja pra, UNE jam shqiponja e Bjeshkeve te Namuna, ja lulja qe i ka mbire Ismailit te koka e varrit, jam pisqolla e arte e dinakut Ise, jam gjoksi i copetuar i Adem Jasharit...
Po baca luftëtar po! Nuk ka kuptim pa ju as jeta, as kënga , as fitorja. Ata që nuk e kuptuan se Dalëzotësit e atdheut janë buzëqeshja, janë liria , do të derdhin lotë për Buzëqeshje Lirie, se ua dedikuan tiranëve , dhe për ato morrën honorar që nuk u arrijnë as për qefinat e varrit ! Të mjerit!
UNË, jam shqiptar e shkuar shqiptarit...
Kjo mund të trajtohet si temë se si duket shqiptari! E ka veprimtarin përballë dhe gadishmërinë e flijimit! Jo tinëzarin që kurrë nukështë për flijim por për përfitim! | |
| | | Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Fri Nov 28, 2008 10:29 am | |
| Qeveri mavria që solle mandatën
- Nga Arben Duka -
Thonë ata që venë Thonë ata që vinë: "E kini hallall Shqipo, qeverinë!..."
E kini hallall Medet e medet Se ajo u mbron Se ajo u vret!...
E kini hallall Nuk duhet e dytë Se ajo u mbron Se ajo u mbyt!...
Tjetër qeveri Shqipot, po, nuk duan Se ajo i qeth Se ajo i ruan!...
Të tillë qeveri Ku ta gjejmë vallë Kur bëhet hataja Hedh ndonjë kokallë!...
T'u bëfsha të syrit Xhan, moj qeveri Çdo muaj garant Kemi dy ditë zi!...
Ecim edhe biem Biem në hendeqe Njëzet vjet me radhë S'u nda kjo e keqe!...
S'u nda kjo e keqe Që çdo ditë hap varre Popull i përulur Qeveri vrastare!...
Ç'më del në ekrane O Sali, o lumë, Se tani zullumin E ke shtuar shumë!...
S'e peshon hiç fjalën More qerrata, Kur the:"Qeveria Asnjë faj nuk ka!..."
S'dua të flas shumë Se më thonë mistrec- Nuk e hapa unë Fabrikën në Gërdec!...
S'dua të flas shumë Se mërzitesh Ti- Nuk mora në punë Gra edhe fëmi!...
Gra edhe fëmi Që morën mandatën Dhe siç thua ti Vdiqën për kafshatën!...
Qeveri mavia Që solle mandatën Ti duhet të ikësh Jo ditën, po natën!...
Jo ditën, po natën, Me taborre blu Se zi e Gërdecit Nuk mbaron këtu!...
Nuk mbaron këtu Oreksi i vampirëve S'pyet nëse jetën U merr plot fakirëve!...
Oreksi i vampirëve Është i pasosur Mbajnë nëpër xhepa Dollarë të gjakosur!...
Oreksi i vampirëve S'ndalet asnjëherë Sikur gjithë' Atdheun Ta hedhin në erë!...
Qeveri e dashur Je bërë për bodec Të rëntë një bombë Mu si në Gërdec!...
Një bombë e një predhë Xhan, moj Qeveri Të shpëtojmë ne Të shpëtosh dhe ti!... | |
| | | E_Bukura Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2009 Age : 37 Vendi : Prishtine Registration date : 30/09/2007
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Fri Nov 28, 2008 12:58 pm | |
| Legjende e pakujtuar Bindu! Vdekja jote u tret nga pakenaqesia e zemres se vuajtur. Ky shpirt ndali dhe mendjen dhe trupin nga gezimi te zhvatur! A kam pasur guxim te kujtoj lotet e mi kur ty fillova te te dua? Qenkam legjende jo njeri qe heshtja goditi tek mua. As kam pyetur e pritur me kurre si skllave e trembur nga syte i mban dot ti lotet si dikur dhe fjalet qe kam dashur ti mbyt? Mendoje veten tende te shuajtur si atehere dikur edhe une skllav i frikes se humbjes ke mbetur e pervec qarjes s’njeh tjeter pune. Bindu! Qe mbive mbi Mars, planeti i zjarrit te pashuar. Une nje engjell si dikur s’jam me, qe ti ke luajtur duke mohuar. U trete, o legjende lojrash dhe formova legjenden time. Trupi yt eshte fund hojnash qe gezon sot zemra ime! | |
| | | Vizitor Vizitor
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Fri Nov 28, 2008 1:02 pm | |
| Leonora Jakupi, a vritet pafajsia qfare faji ka liria, qe trembet nga femija.. |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! | |
| |
| | | | Poezi që më kanë pëlqyer shumë! | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |