|
| Poezi që më kanë pëlqyer shumë! | |
|
+59xhema voglushja ...... lirik ILTA rrimtaf mimoza rexhvelaj Ada_Kondi Driniiiii meri Kastrioti paioni Aldo gjergji Albona aristokrati Ago Muji Xili Mergimtari MARY Mirushe feneri ylari Blerti_Gashi Veneta feratkoca Ajet zeriatdheut stabili Nezir Myrta Gjura naqeta Fjona Pirro i Epirit Parapsikologu echo Eva0506 Poeti lilu rolling atlantida Lanetja gjakushi Guximi **Embelsira** Orfe@ E_Bukura Albea Kosovarja Ani Euridika Çamshqiptar Urata Arta shaban cakolli Sofra dibranja Beton Lina 63 posters | |
Autori | Mesazh |
---|
Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Thu Nov 13, 2008 1:37 pm | |
| - Veneta shkruajti:
- Kjo tregon sa te aferta jemi ne dyja!
Te puth! Te puth dhe une dhe lexojme kete tjetren: KUSH ESHTE ME I THJESHTE
Fuqia nuk mburret (druri me tha) as thellesia ( me thane rrenjet), as bardhesia (me tha vete mielli). Druri s’thote kurre: “Une jam me i larte se te tjeret”. As rrenja nuk thote: “Une jam prej zemre te dheut”. Dhe buka, cilido qofte kulaci, me mjalte, kurre nuk thote: Une jam mbi te gjitha”. | |
| | | Fjona Xhelozja...
Numri i postimeve : 2283 Age : 36 Vendi : n'matiqan Profesioni/Hobi : me vallzu tallava, me kallxu barcoleta Registration date : 07/10/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Thu Nov 13, 2008 1:42 pm | |
| NENE MOJ Larg vendlindjes i pa shpi i pa shpres dhe pa shoqeri eci rruges si i humbur zemer thyer jo i lumtur me djeg malli per vendlindjen me djeg malli per nenen time qe e lash me duar ne gji tu i rrejedh loti si femi fjala e fundit RRUGA E MBARE mos harro te kam djale te kam djal e me ke nene te qoft hallall gjiri qe te kam dhen te qoft hallall o biri im ty tka nana te vetmin trim me perqafo edhe njeher mbeta vetem dhe e mjere Ne at qast u largova ne vend te humbur un mbarova i pa njohur per gjdo njeri I PA JETE, PA ARDHMERI ulem ne sofer per te ngrene me merr malli per te thirr nene m'pikon loti pa u ndal nuk te harroj me ke djale s'haet buka skalon dita kur te lash nuk e dita ahh sa shum u merzita u merzita per te pare ste harroj, te kam nene Kalojn muaj, kalojn vite nena ime si me prite desht ALLAHU te gjej gjall e ta shuaj kete mall te takoj edhe njher te perqafoj sikur ateher poesi e marrun nga youtube!! | |
| | | Veneta Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 1008 Registration date : 02/06/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Thu Nov 13, 2008 1:42 pm | |
| Shume e bukur Eva. Te pergezoj per shijen e holle qe ke! | |
| | | Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Thu Nov 13, 2008 1:47 pm | |
| Koha e pamjaftueshme
- Ismail Kadare -
S'kam kohe te harroj shume gjera Qe nga mendja ti nxjerr perjete. Per tragjiket e vjeter e shkreptimat Do t'me duhen se paku dy vjet.
Dhe ndoshta po aq per Danten, Per frengjishten tok me plazhet po aq, Ndoshta grate do te jem duke fshire Kur muzgu do te afrohet nderkaq.
Si udhetari me peshe te tepert Para avionit qe niset pas pak I ngarkuar rendshem ende Do t'afrohem tek varri humbak.
Nga supet si ta heq kete barre? Ku ta hedh kete peshe, si? Me te s'mund te zbres atje poshte Por as lart dot s'e le kurrsesi.
I menduar gjer ne cast te fundit Nga mosthenia, nga pengu tragjik, Nje shenje ndoshta te pakuptueshme Do t'ju bej te gjitheve e do ik. | |
| | | Veneta Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 1008 Registration date : 02/06/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Thu Nov 13, 2008 1:52 pm | |
| XHEVAHIR SPAHIU
Shembja e nje nate dashurie
Ktheva koken, mbajta hapat: binin tjegullat, binin traret, binte qielli i nje nate dashurie. Atje mbi papafingo, prane yjeve e pata puthur, shemben yjet tani, behen pluhur. Dritare s'ka, ka sy te zgavert, s'ka mure me plasaritje te etshme, skelete fjalesh ne gjysmerresire, skelete enderrash, premtimesh te neserme. Ngrihet tymi si nje mjegull e bardhe, nje grusht eshtrash te nje nate germadhe. Ne cep te rrenimit dy burra po pine qete-qete cigare. Ej, ju atje! Nuk degjoni si ulerijne brenda meje xhindet, edhe pak e llava do te dale jashte meje si tek vullkanet. Mos u kthe ne kujtim, i thashe mos u kthe ne harrim, me tha; botes i falem nje nate dashurie dhe kjo s'eshte pak. Nje nate. Dhe çfare nate! Dora mbi sup, hena mbi mal, qielli i kalter i botes mbi krye... Mbajeni, mbajeni! Ajo po bie...po bie.... Dhe ishte nje nate e paemer, siç ishin te paemert yjet. Kini meshire, mos e shembni ate nate! Eshte renkimi im apo klithma e saj? Kini meshire, kini meshire! Ajo ishte nje nate dashurie qe kurre s'duhej te kish gdhire. Kini meshire, ne mos po atje nen gure, nen peshen e nates se shembur do te shembem, i vrare jo nga urrejtja, po nga dashuria, qe, perjetesisht quhet dhembje... | |
| | | E_Bukura Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2009 Age : 37 Vendi : Prishtine Registration date : 30/09/2007
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Thu Nov 13, 2008 1:54 pm | |
| - Veneta shkruajti:
- Shume e bukur!
Ka edhe te tjera poezi te bukura, ky poet. I cili ne gjykaten serbe ne Prishtine deklaroje:" Nuk kerkoje meshire nga ky gjyq. Nuk e ndiej per detyre morale te mbrohem para ketij gjyqi. Dua vetem te theme nje te vertete: Une i perqafoj kerkesat e popullit tim dhe jame trashegimtar i kerkesave te heroit legjendar-Skenderbeut". C'na duhen legjendat Nga Olimpi, andej mbaj veshin, Se mos Zeusi hidherohet e flet ! Zoterat vetem nga perrallat ne toke zbresin, Dhe ne histori nga perrallat vete. C'mjerim i madh per greket e vegjel, C'krenari ndiejne ata per historine ! Zotera, orakuj e plot te rrejshem mbreteror, Perralla, legjenda, valle, e bejne dot historine?! Shqiptar ! Nga Kruja, andej hidhe shikimin, Shpata e Gjergjit nuk fle ne perralla ! Legjendat s'jane sy qe e shohin clirimin, Ne histori asgje s'fillon nga e para. | |
| | | Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Thu Nov 13, 2008 3:06 pm | |
| Malli i Shqiperise
- Ismail Kadare -
Me ka marre malli per Shqiperine tone Sonte, kur po kthehesha me autobuz, Tymi i cigares "Partizani" qe pinte dikush Dridhej, kalteronte bente spirale, Sikur te fshehta me thosh me gjuhen e shqiptareve
Mua bashkeatdhetarit Te shikoj dua mbremjes ne rruget e Tiranes, Ku kam bere dikur ndonje marrezi. Dhe ne rruget ku s'kam bere marrezi. Me njohin ato porta te vjetra te drunjta, Inatin akoma do ta mbajne, Koken do ta tundin, Po une s'do ta marr per keq, Se malli me ka marre.
Dhe t'eci rrugicave plot gjethe te thara Gjethe te thara gjethe vjeshte, Per te cilat krahasimet gjenden aq lehte.
Me ka marre malli per Shqiperine tone; Per ate qiell te madh, te gjere e te thelle, Per vrapin e kalter te dallgeve adriatike Per rete qe ne muzg si keshtjella digjen, Per alpet mjeker bardha e mjekergjelbra, Per netet e najlonta qe nga flladet fergellojne, Per mjegullat qe si indiane te kuq muzgjeve shtegtojne.
Per lokomotivat e kuajt, Qe te djersitur avullojne e hungerojne, Per qiparisat, kopete, e varret Malli me ka mare, malli me ka mare, per shqiptaret.
Me ka mare malli e se shpejti vi atje Duke fluturuar mbi mjegullat si mbi deshira, Sa i larget, aq edhe i dashur je, Atdhe.
Aerodromi do te dridhet nga uturima Mjegulla do te rrije pezull mbi humnera. Ata qe shpiken shpejtesine reaktive Larg Atdheut sigurisht do te kene qene ndonjehere. | |
| | | Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Thu Nov 13, 2008 5:30 pm | |
| Kjo poezi eshte shkruar nga Llazar Siliqi per nje nene deshmori, ne nje nga 1 Majet e Shqiperise Socialiste.
Vetmija e nanes
- Llazar Siliqi -
Si neper gjume ende nder veshe i vinin, qeshje gazmore, kenge, zhurme Fshiu syte, u ngirt Jashte me mija duar ngrinin Flamure e pankarta lart mbi turme!...
- Zgjohu bir, u bame vone... I biri, si gjithmone s'bezani - Zgjohu bir, e nanes iu mek zani. Nder sy i buluen dy lot pa hiri.
- O shpirt i nanes, ti me fal, lotet e dij, kurre s'te pelqenin ty! U bana vone, o bir, tashti do dal, - do dalim bashke te dy...
Djali s'bezan, Qe nga fotografija buzeqesh. E nanes ja i ngjan sikur i thote: - Prit, tash kam me u veshe dhe shkojme bashke o nane.
Nje Maj eshte sot Si sot ishte pranvere kur e percolli per te fundit here me zemer te ngasherueme e pa lot.
Sa vite ka qe me s'e pa?... - Sa vite qe me s'te kam shikue?... Sa vite ka qe ate e grin vetmija dhe rron e gjora dhembjen tue durue me syte te fotografija?
- U plaka bir... Vec ti, ne cdo pranvere m' dukesh ma i ri... - Ashtu lum nana, asht. Atdheu rinohet e rinohem edhe une, Me Atdheun tim jam ne feste, hidhnime, pune!
- Te dalim nane, larg prej nesh vetmija! Te dalim jashte, kenge e valle! Te shohim, te gezohemi, Ti - e gjalle, Une - qe nga fotografija!
Parakalojne para tribunes heronjte e luftes e te punes
E ne ate lume te gjalle njerezor te lumtun, gazmor ate dite njerezija pane tue ece prane e prane Bir dhe Nane! | |
| | | zeriatdheut Hero anëtar
Numri i postimeve : 4058 Registration date : 28/12/2007
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Thu Nov 13, 2008 5:43 pm | |
| PËRSE MË SHKROVE SËRISH LETËR
Përse më shkrove sërish letër, kur koha jonë flinte në hi? E di ç'më bëre ? Më ke ndezur, për më të shuar përgjithnji.
E mbaj në duar, më djeg dorën, e hedh matanë, shpirtin më djeg, në zjarrin që më ke dërguar, më thuaj ku ta gjej një shteg?
Përse s'më le në punën time, të flija lirshëm në harresë? Ç't'u desh t'i dilje kohës kundër, të fshije pluhur në kujtesë?
Nëse tek ti lashë disa borxhe, mos mi përmend, të lutem, kot, më thuaj, pra, kush dashurisë, iu dha dhe nuk i mbeti borxh?
Përse më shkrove sërish letër, kur koha jonë flinte në hi? E di ç'më bëre? Më ke ndezur, për të më shuar përgjithnji.
- Iliaz Bombaj - | |
| | | Blerti_Gashi Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 593 Age : 36 Vendi : Në Troje të Enver HOXHES !! Registration date : 20/10/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Thu Nov 13, 2008 5:53 pm | |
| Malli i Shqiperise
Me ka marre malli per Shqiperine tone. Sonte,kur po kthehesha me trolejbuz, Tymi i cigarit "Partizani"qe pinte dikush Dridhej kalteronte,bente spirale, Sikur te fshehta me thosh ne gjuhen e shqipetareve Mua bashkatdhetarit.
Te shkoj dua mbremjes ne rruget e Tiranes, Ku kam bere dikur ndonje marrezi, Dhe ne rruget ku skam bere asnje marrezi. Me njohin ato porta te vjetra te drunjta, Inatin akoma do ma mbajne, Koken do ma tundin, Por une s'do ta marr per keq, Se malli me ka marre. Dhe t'eci rrugicave plot gjethe te thara, Gjethe te thara,gjethe vjeshte, Per te cilat krahasimet gjenden aq lehte.
Me ka marre malli per Shqiperine tone; Per ate qiell te madh,te gjere e te thelle, Per vrapin e kalter te dallgeve adriatike, Per rete qe ne muzg si keshtjella digjen, Per alpet flokebardha e mjekergjelbra, Per netet e neilonta,qe nga flladet fergellojne, Per mjegullat qe si indiane te kuq muzgjeve shtegtojne
Per lokomotivat dhe kuajt, Qe te djersitur avullojne e hungerojne, Per qiparisat,kopete dhe varret Malli me ka marre. Malli me ka marre, Per shqipetaret.
Me ka marre malli dhe se shpejti vi atje, Duke fluturuar mbi mjegullat,si mbi deshira. Sa i larget,aq edhe i dashur je,atdhe. Aerodromi do te dridhet nga uturima, Mjegulla do te rrije pezull mbi humnera. Ata qe shpiken shpejtesine reaktive Larg atdheut sigurisht do kene qene ndonjehere. Ismail Kadare. | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Thu Nov 13, 2008 7:54 pm | |
| Ali Asllani --HAKERRIM--
https://www.youtube.com/watch?v=GiaKsPgKW9A&feature=related
Reshat Arbana Qe nga jugu ne veri
https://www.youtube.com/watch?v=x0iPp0fQLY8&feature=related
Pashko Vasa O moj Shipni Reshat Arbana
https://www.youtube.com/watch?v=jTaDCEOw9yc&feature=related
| |
| | | ylari Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 801 Age : 39 Vendi : Shqiperi Registration date : 02/11/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Sat Nov 15, 2008 11:24 pm | |
| Poezi
Letra nga Mergimi
M`pikon loti n`tokè me ran mos harro atè ditè moj nanè n`ditè Bajrami, n`e ditè gezimi mora rrugen e mergimit.
Sot skam gezim as nuk kam gas, as prej malit smuj te flas, prandaj jam ulè e po t`shkruaj vajza yte prej dheut te huaj
Te tregoj nané pernjemend asgjè sèsht ne vendin tem qysh kam ardhè ketu mallkoi veten merzia po m`shkatrron jeten.
Ketu hana rri e fsheht ketu qielli èsht i errtè as dielli nuk jap ndriqim s`èsht si aj dielli i vendit tim.
Ket lulve sju vjen errè ketu s`ka vjesht as s`ka pranver ka veq dimen e vapè te shkret mos me mujt nji natè me fjet.
Ktu ska qef veq gjum e punè pamirsi me shum zullum ketu jan njerzit si bagetia nga nje javè nuk shkojn te shpia.
Tash nanè shum nuk po te shkruaj vajza yte prej dheut t`huaj se her te duash me m`kujtue puthe dheun qe me ka rrit mua. | |
| | | Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Sun Nov 16, 2008 10:02 am | |
| Gurra dhe Oqeani
- Viktor Hygo -
Gurra qe lart nga shkembi qan E bie ne det si pika loti. I pameshirshmi oqean I flet: "Moj qaramane, c'do ti?
Furtuna dhe tmerri une jam. Mbaroj atje ku filloin qielli, O Pikel, e c'nevoje kam Per ty une, i Paani, i Thelli?"
Perulesisht te kripurit hon Ia kthen atehere gurra e dlire: "Qe te te jap c'ka te mungon, Ca pika uje per t'u pire." | |
| | | Gjura Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 1902 Age : 41 Vendi : Shqiperi Registration date : 18/02/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Sun Nov 16, 2008 12:32 pm | |
| Johan Wolfgang Von Goethe.(1749-1832)
QETESIA
Përmbi çdo maje mali. Ka qetësi. Mbi asnje majë mali, asgjë s`lëviz, as pipëtin. Në pyllin zogjtë e vegjël po pushojnë. prit pak,se shpejt a vonë, gjen qetësi dhe ti. | |
| | | Gjura Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 1902 Age : 41 Vendi : Shqiperi Registration date : 18/02/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Sun Nov 16, 2008 12:45 pm | |
| Johan Wolfgang Von Goethe(1749-1832)
VIJA ( The Brook)
Moj vijë e kthjellët e kjart' argjend, Ngahere rent, nga vënd në vënd. Në breg qëndroj dhe mendoj: Nga po më vjen, ku po më shkon?
"Vij prej një burgu shkëmb greminë, rrjedh nëpër lule dhe lëndinë. Qiellin e kaltër bukuri, e pasqyroj me dashuri". | |
| | | Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Sun Nov 16, 2008 7:48 pm | |
| Ismail Kadare, per ata qe vertet ishin ne krye te demostratave studentore ne vitin 1981
E HIDHUR VJESHTE E KETIJ VITI
Ne memorje te demonstratave studentore ne Prishtine ne vitin 1981
E hidhur vjeshte e ketij viti Kosoven gjeti nen terror Korba te zes mbi te ja mbriten Hetues,gjykates,prokurore.
Me 5 vjet burg,me 8,me 7 Me 12 denojne diku Keshtu mes jush shekullin ndani Dhe mijevjecarin ndani ju.
Keshtu e preket historine Mbi supe e bartet JU serish Prangat ne shkolle qe i mesuat Ne duar i ndjete befasisht.
Dhe pate se nuk ish larg mesjeta S`qe larg dhe vec ne endra s`qe Dh`u kthye nata e Prishtines Ne naten Shen Bartoleme
U ngritet Ju vigane,fisnike Me korektese e madheshti Ngaqe kerkuat *Republike* Ju shtypen si ne Monarki.
Por koha kurre s`vjen pergjysem Nat e masakres vetem s`mbrin Se pas Dushanit car te frikshem Rrufeshem Skenderbeu arin.
S`kish deshmitare,TV nuk pati Zinxhir i tankut kur ju griu Por rete e globit vec ju pane Ndergjegje e botes tek ju mbriu.
Keshtu ne vorbull te epokes U ngritet Ju si monument Ju qe e preket historine Dhe n`histori u kthyet vete. | |
| | | gjakushi V.I.P
Numri i postimeve : 841 Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Sun Nov 16, 2008 10:20 pm | |
| E HIDHUR VJESHTE E KETIJ VITI
Ne memorje te demonstratave studentore ne Prishtine ne vitin 1981
U kushtohet Censorokuqëve që bënin përkushtime për Titon Sipas motiveve te Kadaresë
E hidhur vjeshte e ketij viti Kosova stop i tha terrorit Korba Serbi me gjithcka ia arriti kishte gjithe veglat e bashkepunetorit.
Me 5 vjet burg,me 8,me 7 Me 12 denojne martiret e lirisë Keshtu i hodhi spirancat shkina Sërbi Të bëjë hi e pluhur bijtë e Ilirisë.
Me kukudhe e me vegla e ngriten shkininë Mbi supe e moren poetët që i kenduan Titos Pranga u vune Demçeve që shkruan trimërinë Përse ia shkyen strategjinë e mitos.
E vu në sy gjithë bota ku është mesjeta S'ishte larg ajo gjithkund , gjithkah qe Se klani i krijuesëve të Vajazanit të Danjollëve Në përkushtime Titon e bënë Promethe !
Por, s'mbeti me aq ajo force shqiptare U sul per liri me korektese e madheshti Ngaqe kerkuan *Kosova Republike* Perkushtuesit e Titos e futën nën Sërbi.
Por koha kurre s`vjen pergjysem Bartolomeu i veglave tinzare n'Komitet gumëzhin I paguanin nga fondi i car Dushanit te frikshem Rrufeshëm ta sulmonin ëndrrën për Shqipërinë !
Sa vegla krijuesish , tuxharë në Komitet , Parti Në burgje i rrasën të gjithë idealistët Se në krah u vinte gjithmon shkina Serbi Tua mbjellë në zemër krijimet per Titistët!
Po ne vorbull te epokes dolën Jusufët, Jasharët U ngriten si monumente që bëjnë dritë I lirie Ua falen të gjitha ! Por nuk prehen tuxharët, Se nuk kanë mundësi të pijnë raki Sërbie! | |
| | | Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Mon Nov 17, 2008 11:27 am | |
| Adolfo Jennipoezi zvicerane" Autobiografi"
Një engjëll dhe një djall i hodhën zaret Për jetën time të shqetësuar. Një engjëll dhe një djall po bëjnë’ llogaret Ç’më mbeti ende për të paguar.
Një engjëll dhe një djall më ndoqën pas Në të përpjetat e kësaj jete. Një engjëll po qesh dhe një djall po plas Që s’më pat bërë dot për vete.
Një engjëll dhe një djall po grinden sot Se kush ma merr shpirtin plot dhimba. Një engjëll dhe një djall por grinden kot, Se shpirti im u shkri në rima. | |
| | | Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Mon Nov 17, 2008 11:32 am | |
| Adolfo Jenni
"Nocturne"
Tani, kur tërë bota fle,
O shpirt’i im, përse rri zgjuar?
Ç’të ngre kështu në shtrat sa bie.
Sikur me gjëmba është shtruar?
Më dhëmbin plagët, plagët, bre!
Që ditëpërditë janë shtuar,
Për këtë popull që po fle
Kështu, verbuar e shurdhuar...
| |
| | | zeriatdheut Hero anëtar
Numri i postimeve : 4058 Registration date : 28/12/2007
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Tue Nov 18, 2008 4:45 am | |
| Kozeta Zylo Monumenti i Lotit Sa lot eshte derdhur, Per ty nenokja ime Shqiperi! Neqoftese do te kishim mundesi per t'i mbledhur Me siguri do te krijohej nje oqean i tere, Ndoshta oqeani me i madh kohor, Ne gjithe rruzullin tokesor. Eshte lot i brezave, qe pushtuesit pane me sy, Eshte lot I vashave, per te dashurit, Qe u arratisen nga aty, Eshte lot i pleqve, Per femijet qe i lane ne vetmi, Eshte lot i bijes, Qe s'u ndodh prane ne vdekjen e nenes, Eshte lot i femijes, Qe rritet pa pare baba me sy. Jane varret e prinderve, Qe u mbuluan pa nje grusht dhe te burrit, Eshte lot im qe çan palcen e gurit. E si kale I hazdisur, vrapoj neper shekuj, Per te qemtuar brengat te qendisur ne shpirtra, Qe pena ime bashke me skulptorin, Te ngrene madherishem, monumentin e lotit.
HISTORIA E KAFSHUAR Atdheu im, Pse mundohen "Ata" T'i varrosin mekatet, Gjerat e kobshme katran, Mjere shamizezat nena, Qe mbi mollezat e fishkura, Kalon currili i lotit, Per djemte e tyre qe vane. A do te gjendet nje dite, E verteta e brishte e historise, Qe gjeneratat mos te konfuzohen, Dhe une mos te behem xhind, Qe me thonje shtrigash, Zhgarravinat e historise t'i gris! Ndoshta do te duhet pune, Qe dheun mos ta germoje Kau i Zi, E qe studentet e mi, Mos te shkojne me hamall neper Evrope. Por me forcen e Atdheut, Dhe krenarine e te pareve, Te ndalojme vrasesit gjakftohte, Qe Shqiperia mos te jete me, E kafshuar si ne vitet 1912-te, Por e bashkuar me te gjitha trevat, Me Kosoven legjendare dhe Camerine e masakruar. E ne zemrat tona prush, e verteta te dihet, Jo me refren i kobshem, Clirimi eshte ne 28?! Clirimi eshte ne 29?! Por per pikat kyce te historise, Le te veshim gunen e bashkimit, Dhe ne mos te vuajme me Nga kafshuesit HistoSTRUCE te cvirgjerimit!
HEU KOSOVE! Ma blove shpirtin, nen mokrrat e Evropes, Kur copetohej trupi si me hanxhare, Therrte gjoksi, nga rrjedha e plages, Ku vendosej fati nga kasape te marre. Me lere te endem e lire, E te vije aty, ne token time, Dhe pastaj te perulem ne gjunje, Pa ushtare me tyta, rreth zemres sime. Qe syte e mi, mos te hedhin lot, Si shelgje lotues per te renet, Por loti im le te kthehet ne kokrriza, Ku te godas si bresher, ata qe skermitin dhembet. Dua te thyej hekurat qe te rrethojne, E te futem ne shpirtin tend gjigand, Le te mbushem andej me frymen tende, E te ringjall fizikisht heronjte,qe per ty jeten dhane. Heu Kosove! Me dramen tende ne shpine, Ecje, luftoje dhe asgje s'te ndalte, U desh fundi i nje shekulli, Qe lufta tende, shkeputjen nga Serbia te shpallte. Pavaresia tende e afert, Nuk eshte me imazh hyjnor, Ne te jane murrosur shpirtrat, Qe premtimi i dhene te jete burreror. E nese ju gjykates boterore, Rivrisni shpirtrat e murosur, Trupat e shenjta te tyre, Do ta kthejne ne legjende, lirine e burgosur. | |
| | | Fjona Xhelozja...
Numri i postimeve : 2283 Age : 36 Vendi : n'matiqan Profesioni/Hobi : me vallzu tallava, me kallxu barcoleta Registration date : 07/10/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Tue Nov 18, 2008 11:48 am | |
| Pra, mallkue njai bir Shqyptari, qi kete gjuhe te Perendis', trashigim, qe na la i pari, trashigim s'ia len ai fmis; edhe atij iu thafte, po, goja, qe perbuze kete gjuhe hyjnore; qi n'gjuhe t'huej, kur s'asht nevoja, flet e t'veten e len mbas dore. Gjergj Fishta | |
| | | Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Wed Nov 19, 2008 3:35 pm | |
| Porta e fundit
- Rita Petro -
Une t'i kam hapur te gjtha portat e shpirtit, pervec se porten e fundit... Atje jane engjejt, Atje jane djajte. Nese shkon te engjejt, skllave me ben mua. Nese shkon te djajte beshesh skllavi im.
Ndaj porte e fundit mbyllur rri. | |
| | | Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Wed Nov 19, 2008 3:39 pm | |
| Tek grindemi
- Rita Petro -
Tek grindemi, ikim nga njeri - tjetri. Tek ikim mendojme si do te kthehemi. Tek kthehemi, deshirojme te falim. Tek falim, humbasim dicka nga vetvetja. Tek humbasim, fitojme serish njeri - tjetrin. | |
| | | Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Wed Nov 19, 2008 3:51 pm | |
| Ngjyrat
-Rita Petro -
Jetojme ne nje bote te perzjere ngjyrash, Ku nuk gjenden Ngjyra te kulluara, te pastra. Ato ekzistojne vetem ne Parajse. Ndonjehere pas shiut Zoti na shfaq ne qiell Ca shenja ylberesh Per te na treguar Se ngjyrat jane kapricio e tij. Ne per inat Jetojme bardhe e zi. | |
| | | Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Wed Nov 19, 2008 4:10 pm | |
| Fatos Arapi
Atdheu
Atdheu është dhembje, është dhembje, Një prill i pikëlluar në shpirt. Atdheu është kryqi, është kryqi. E mban – edhe të mban ty – në shpirt.
Atdheu është toka e premtuar. Ti shkel si një zot dhe s’e ke ndën këmbë. Atdheu s’ka fjalë, ka sy të trishtuar. Vdes dashuria në dashuri që të çmend.
Atdheu është buka e uritur: Të ikën nga duart e dot nuk e ngop. Ëndërr dhe ankth dhe shpresë e sfilitur. Me sytë n’errësirë vetveten kërkon.
Atdheu është varr i hapur, është varr. Një jetë drejt tij shkon me besë që bind. Në një pikë loti mbyt lotin fatvrarë. Në një pikë loti lirinë e lind.
Atdheu yt i vogli, i vogli, ai hyjnori, i pavdekshmi – loti. | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! | |
| |
| | | | Poezi që më kanë pëlqyer shumë! | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |