|
| Poezi që më kanë pëlqyer shumë! | |
|
+59xhema voglushja ...... lirik ILTA rrimtaf mimoza rexhvelaj Ada_Kondi Driniiiii meri Kastrioti paioni Aldo gjergji Albona aristokrati Ago Muji Xili Mergimtari MARY Mirushe feneri ylari Blerti_Gashi Veneta feratkoca Ajet zeriatdheut stabili Nezir Myrta Gjura naqeta Fjona Pirro i Epirit Parapsikologu echo Eva0506 Poeti lilu rolling atlantida Lanetja gjakushi Guximi **Embelsira** Orfe@ E_Bukura Albea Kosovarja Ani Euridika Çamshqiptar Urata Arta shaban cakolli Sofra dibranja Beton Lina 63 posters | |
Autori | Mesazh |
---|
Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Thu Nov 06, 2008 12:45 pm | |
| BODLER
Mbresat
Oh! Kam aq shume mbresa si te kem jetuar njemije vjet
e komone e madhe e kam plot sirtare kujtimesh:
kuintanca te bera rrotuj lidhur me kordele,
vargje, letra dashurie, fatura e romanca
qe fshehin shume me pak sekrete se sa truri im
i lodhur qe ngjan si piramide a qilar pa fund,
ku jane groposur shume me teper kufoma, shume me
teper te vdekur se sa ne nje varr te perbashket | |
| | | Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Thu Nov 06, 2008 12:57 pm | |
| Kurse kete poezi te shkurter nuk e mbaj mend ku e kam lexuar dhe nuk ja mbaj mend autorin. Gjithsesi me pelqen shume:
Mes maleve tutje prej tokës lindore, Seç ra një ushtar nën plumbat mizore, As kryq nuk i vunë, as e shtinë në tokë, As nënë e as motër s'iu gjendën mbi kokë, Veç retë që vinin që larg nga vatani.. E panë, e njohën dhe zunë ta qanin... | |
| | | gjakushi V.I.P
Numri i postimeve : 841 Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Thu Nov 06, 2008 10:23 pm | |
| - Eva0506 shkruajti:
- Kurse kete poezi te shkurter nuk e mbaj mend ku e kam lexuar dhe nuk ja mbaj mend autorin. Gjithsesi me pelqen shume:
Mes maleve tutje prej tokës lindore, Seç ra një ushtar nën plumbat mizore, As kryq nuk i vunë, as e shtinë në tokë, As nënë e as motër s'iu gjendën mbi kokë,
Veç retë që vinin që larg nga vatani.. E panë, e njohën dhe zunë ta qanin... Këto dy vargje janë antologjike. Simboli i reve që udhëtojnë hapësirës së lartësive të vatanit duke vëzgjuar poshtë në tokën e robëruar, dallojnë heroin e rënë dhe për të në shenjë pikëllimi derdhin lot ! | |
| | | zeriatdheut Hero anëtar
Numri i postimeve : 4058 Registration date : 28/12/2007
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Fri Nov 07, 2008 3:51 am | |
| POEZI NGA ASDRENI
SA TË DUA O SHQIPËRI
Sa të dua, o Shqipëri, sa me mall ndiej e sa dëshirë, për ty gaz e dashuri mu në zemër më ka mbirë!
Se për mua, o Atdhè, je një lule aq e vyer, sa nuk gjendet përmbi dhè shpirtin tim për të ushqyer!
KTHIME
Kur të pashë më s'të lashë, T'u afrova e s'tu ndashë Dhe me zë t'ëmbël të thashë: "Sa të dua o moj vashë!" edhe në gjunjë të rashë, T'u luta gjersa u vrashë Po nga zemëra psherëtita U treta, u lebetita, Se asnjë fjalë s'të qita, Gjersa shpresën far' e ngrita Se m'u mërzit sa të prita, Aq sa u ngrys edhe dita. Vetëm pastaj unë u zgjova Dhe mendjen time ndërrova Kur zemërën ta kuptova Dhe ika e të harrova, Nga tërë mundimet shpëtova Si dhe shpirtin e qetova. Pastaj ti mbrëmanet herët Më vjen rrotull si një shqerre Si një fytyrë në verë Dhe më lutesh aqë herë Po tashti shëko të tjerë S'e stë dua moj e mjerë. | |
| | | zeriatdheut Hero anëtar
Numri i postimeve : 4058 Registration date : 28/12/2007
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Fri Nov 07, 2008 4:15 am | |
| Dritëro Agolli
Ketu s'do jem
Ketu s'do jem do jem larguar Ne toke I tretur si te tjeret Ne kafenene e preferuar Nuk do me shohin kamarieret Dhe neper udhet ku kam ecur S'do ndihet kolla ime e thate Mbi varrin tim do te rrije I heshtur Nje qipariz si murg I ngrate Ti do trishtohesh atehere Se s'do me kesh ne dhome te gjalle Dhe kur ne xham te fryje ere Do qash me eren dalengadale Por kur te jesh merzitur shume Ne raft te librave kerkome Aty do jem I fshehur une Ne ndonje fjale a ndonje shkronje Mjafton qe librin pak ta heqesh Dhe un do te zbres do t'vi prane teje Ti si dikur me mall do qeshesh Si nje blerim pas nje rekeje. Xhevahir Spahiu Shembja e nje nate dashurie: Ktheva koken, mbajta hapat: binin tjegullat, binin traret, binte qielli i nje nate dashurie. Atje mbi papafingo, prane yjeve e pata puthur, shemben yjet tani, behen pluhur. Dritare s'ka, ka sy te zgavert, s'ka mure me plasaritje te etshme, skelete fjalesh ne gjysmerresire, skelete enderrash, premtimesh te neserme. Ngrihet tymi si nje mjegull e bardhe, nje grusht eshtrash te nje nate germadhe. Ne cep te rrenimit dy burra po pine qete-qete cigare. Ej, ju atje! Nuk degjoni si ulerijne brenda meje xhindet, edhe pak e llava do te dale jashte meje si tek vullkanet. Mos u kthe ne kujtim, i thashe mos u kthe ne harrim, me tha; botes i falem nje nate dashurie dhe kjo s'eshte pak. Nje nate. Dhe çfare nate! Dora mbi sup, hena mbi mal, qielli i kalter i botes mbi krye... Mbajeni, mbajeni! Ajo po bie...po bie.... Dhe ishte nje nate e paemer, siç ishin te paemert yjet. Kini meshire, mos e shembni ate nate! Eshte renkimi im apo klithma e saj? Kini meshire, kini meshire! Ajo ishte nje nate dashurie qe kurre s'duhej te kish gdhire. Kini meshire, ne mos po atje nen gure, nen peshen e nates se shembur do te shembem, i vrare jo nga urrejtja, po nga dashuria, qe, perjetesisht quhet dhembje............
Malli i Shqiperise
Me ka marre malli per Shqiperine tone. Sonte,kur po kthehesha me trolejbuz, Tymi i cigarit "Partizani"qe pinte dikush Dridhej kalteronte,bente spirale, Sikur te fshehta me thosh ne gjuhen e shqipetareve Mua bashkatdhetarit. Te shkoj dua mbremjes ne rruget e Tiranes, Ku kam bere dikur ndonje marrezi, Dhe ne rruget ku skam bere asnje marrezi. Me njohin ato porta te vjetra te drunjta, Inatin akoma do ma mbajne, Koken do ma tundin, Por une s'do ta marr per keq, Se malli me ka marre. Dhe t'eci rrugicave plot gjethe te thara, Gjethe te thara,gjethe vjeshte, Per te cilat krahasimet gjenden aq lehte. Me ka marre malli per Shqiperine tone; Per ate qiell te madh,te gjere e te thelle, Per vrapin e kalter te dallgeve adriatike, Per rete qe ne muzg si keshtjella digjen, Per alpet flokebardha e mjekergjelbra, Per netet e neilonta,qe nga flladet fergellojne, Per mjegullat qe si indiane te kuq muzgjeve shtegtojne Per lokomotivat dhe kuajt, Qe te djersitur avullojne e hungerojne, Per qiparisat,kopete dhe varret Malli me ka marre. Malli me ka marre, Per shqipetaret. Me ka marre malli dhe se shpejti vi atje, Duke fluturuar mbi mjegullat,si mbi deshira. Sa i larget,aq edhe i dashur je,atdhe. Aerodromi do te dridhet nga uturima, Mjegulla do te rrije pezull mbi humnera. Ata qe shpiken shpejtesine reaktive Larg atdheut sigurisht do kene qene ndonjehere. | |
| | | Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Fri Nov 07, 2008 10:28 am | |
| Edhe nje buzeqeshje
- Pol Elyar -
E plote nata kurre s'mundet te jete Besomeni per cka po jju them, Besomeni per cka ju betohem.
Cdo hidherim ka nje dritare te hapur, Nje dritare te ndezur, Ka nje enderr qe lind.
Ka nje deshire qe pret te permbushet. Ka nje uri qe pret te shuhet, Ka nje zemer fisnike.
Ka dhe nje dore te zgjatur, Ka dhe dy sy ne pritje, Ka edhe nje jete qe hyn ne nje jete... | |
| | | Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Fri Nov 07, 2008 2:21 pm | |
| Atje
- Nje poezi qe e lexoj me shume deshire gjithmone -
Atje jane nenat tona, Qe me mund na kane rritur. Atje jane varret e deshmoreve Qe vendin e kane ndritur.
Atje eshte shtepia Ku u rritem me varferi Atje jane rrugicat, Ku loznim si femije..
Atje eshte edhe shkolla Ku mesova ABC –ne, Ku mesova me shume endje Se si ta dua Atdhene.
Atje jane femijet, Motrat e vellezerit tane, Miqte e dashamiret Atje eshte vete Kosova nene.
Atje shumecka me ka mbetur Tash pres me padurim Te ike nga ku jam tretur, Te shkoj ne vendin tim. | |
| | | Veneta Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 1008 Registration date : 02/06/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Sat Nov 08, 2008 1:36 pm | |
| Pablo Neruda ngelet mjeshter i poezise per mua. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Wed Nov 12, 2008 12:41 pm | |
| Fragment dëshmorëve O ata t'lumtë, qi dhanë jetën, o ata t'lumtë, qi shkrinë vehten, qi për Mbret e vend të Parëve, qi për erz e nderë t'Shqiptarëve derdhën gjakun tue luftue, porsi t'Parët u pa'n punue! Lehtë u kjoftë mbi vorr ledina, but u kjofshin moti e stina, ak'lli, bora e serotina: e der' t' këndojë n'mal ndo' i Zanë, e der' t' ketë n' detë ujë e ranë, der' sa t'shndërisin diellë e hanë, ata kurr mos u harrojshin, n'kangë e n'valle por u këndojshin. E njaj gjak, qi kanë dikue, ban, o Zot, qi t'jesë tue velue për m'ia xe zemrën Shqiptarit, për kah vendi e gjuha e t'Parit! Mos ta harrojme vepren e tyre. Amen. Gjergj Fishta | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Wed Nov 12, 2008 12:42 pm | |
| Mos më thoni....
Mos më thoni se vdiq, Mos më thoni se nuk është më, I miri e i bukuri i nënës, Është në zemër tashmë. Mos më thoni, ku e qëlluan plumbat Nëna e di, në kraharor Çelën bozhuret e gjakut, si lulëkuqet në dëborë. Mos më thoni se s'vjen më, Do e pres te pragu i derës, E ai do t´vij si gjithnjë, Sikur flladi i pranverës.
Do t´vij si agimi ditës, Zemra e nënës do t´vij, I ndritshëm si rrezja e diellit, Magjeps si hyjni. Mos më thoni se jam e vetme, Se kam mbetur fillikat, Ai do të vij me shokë netëve, Pushkën do e var mbi shtrat
Mos më thoni se vdiq im bir, Ai ka rën, por nuk ka vdekur Në udhën e lirisë për ku ishte nisur, Duhej derdh gjak për të arritur
Secili prej tyre kishte mall për atëdhe, Por mbi të gjitha një dëshirë Ta zhdukin errësirën e rëndë, Që Kosova t´jetojë e pamvarur dhe e lirë
Mos më thoni, asgjë mos më thoni, Ai do të vij rishtas si agu i ditës, Fshijeni lotin dhe shikoni, lartë Ai është mbi bjeshkët e Drenicës. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Wed Nov 12, 2008 1:07 pm | |
| Vajtimet e Atdheut Më s'tu nda zjarri, më s't'u nda flaka Më s't'u nda vrasja, ndjekja,shuplaka, Më s't'u nda therja, mbytja grabitja, Më s't'u nda shtypja, vojtja, drobitja.
Gra, burra, foshnja për ditë vriten, Nga vendi vet zhveshur po qiten; Digjen katundet e përvëlohen, Ah, shpirti më këputet, prej kujt s'ndalohën. U germadhove, u copëtove, Krejt u trondite krejt u shkretove.
Qani, vëllezër, Kosovën, qani! Për gjëmëzezën ca ditë zi mbani!
Qytetërimi ku asht vallë? Përse Europa nuk i sheh hallë? Si s'po dëgjohet topi i shkretë? Si s'shihet flaka qi del mbi retë? Si nuk dëgjohet rënkimi i shpirtit? Pse s'këshillohet kombi gjakpirës? Në botë, thua, s'ngeli bamirës. Qysh u shurdhua bota e terë? S'shohin barbari gjer sot ç'ka berë
Qani, vëllezër, Kosovën, qani! Për gjëmëzezën ca ditë zi mbani!
Me top u shuan vëllezërit tanë, Malet dhe fushat ndër gjak i lanë. I vranë, i shuan, i handakosën. Në vend të tyre tjetër vëndosën. Sa pasuri që patën ua perlanë. S'di me ç'të drejtë dreqvet ia dhanë! Më digjet shpirti, kam shum frikë, Se do t'i sosje kjo politikë, Fill shqiptari nuk do te lenë? Fatzijtë e gjorë ku do te vejnë?
Qani, vëllezër, Kosovën, qani! Për gjëmëzezën ca ditë zi mbani!
Në ketë shekull kjo politikë Mrekulli, quhet e them pa frikë, Kjo politikë racëmbaruese Për ditë grin pleq, trima, nuse Kjo politkë lugate shtrigë Dhelpër dinake, kuçedër e ligë Faroj vëllezër me qindra mijë I madh i Vogël duhet ta dijë Fol, o moj botë e qytetërimit Përse po shkulet kjo racë e trimit.
Qani, vëllezër, Kosovën, qani! Për gjëmëzezën ca ditë zi mbani!
Kosovë e bukur, oj shpresa jonë Bujare, trime, ke qenë si i thonë Sot të zu halli, në zgjedhë ngele, Kurban po bëhesh për ditë si dele. Kurban po bëhesh ditë bajrami, Në Ballkan therret veç shqiptari. Kështu pse s'duket Xhebraili? Të të shpëtonte nga thojntë e mprehtë Të të shpëtonte nga zjarri i nxehtë Ty moj Kosovë, e madhe shpresë Se ndaj ty ruhet edhe sot besa, M'i madhi krahu i Shqiperise! M'e madhja çerdhe e Trimërisë!
Qani, vëllezër, Kosovën, qani! Për gjëmëzezën ca ditë zi mbani!
Pjesa më e madhe e Shqipërisë Iu dha Serbit e Greqisë Vetëm i ardhi keq Perëndisë Për atë gjakun e foshnjërisë, Dua t'i lutem pak qeverisë Të marrë masat e ligjësisë: T'i lutet Frances dhe Anglisë T'i pritet hovi pake Serbisë Dhe për Çamërit, fqinjë te Greqisë.
Qani Kosoven dhe Çamerinë Për gjëmëzezet zgjatëni zinë!
Nip i Pellazgut, o komb i vjetër! Nga ti m'i i vjetër nuk ndodhet tjetër, Dyzet ke patur milione frymë Te pakoi koha, te çkriu si brymë. Le Arijanen, Durrës u mbështete, Nga fati i shkrete si nje grusht mbete. Edhe këtuze shprehje nuk gjete. Mento ku ishe, ku je , ku vete, Tashti pa krahe ke mbetur fare Për një te vjetër komb, turp e marre
Qani Kosoven dhe Çamerinë Se i këmbejnë si bagëtinë!
Ka vdekur fare civilizimi; Sot veç një lustër ka Perëndim. Iku mëshira erdhi rrënimi! Po del mbi qiejt nga do rënkimi, Në fund te tokës hyfte gëzimi! Kur po shfaroset një komb ma trimi, Kurse ka vdekur krejt njerëzimi, Kurse nuk paska babë a vëlla jetimi, Fare mos qoftë shtypi dhe shkrimi!
Qani Kosoven dhe Çamerinë Për gjëmëzezet zgjatëni zinë!
Mos i ndaj lotet, qaj Vardar plaku! Nat'e ditë ecën të lahet gjaku Gjaku i shenjtë që derdh barbari, Me te ushqehet sot çdo fill bari, O shale i shkretë, qysh duron valle? Pse nuk po shkrihesh, qysh je i gjallë? Shembuni male, mbetët te shkretë! Shembuni bashkë me gjithë tepetë! Kur komb bujari për ditë po shuhet, Ty, moj Kosovë, jeta ç'të duhet? Kur dhe Evropa s'po ta sheh hallin Për ditë ju therin, ju marrin mallin Për ditë ju derdhet gjaku Shpresa ka mbetur vetem te Hakku.
Qani, vëllezër, Kosovën, qani! Për gjëmëzezën ca ditë zi mbani!
************************* (Kushtuar bombardimit të Drenicës nga Serbët në Qershor 1924) nga Hafiz Ali Korça Marrur nga revista "Zani i Naltë" organ i Komunitetit MyslimanShqiptarë, | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Wed Nov 12, 2008 1:09 pm | |
| Vrulli
Zogj të bukur këndojnë me hare, po zemra do t'më plase mua në gji. I helmuar e shkoj jetën te ky dhe, mërzitem në katund, në vetmi.
Hapet përpara meje deti i shkëlqyer, që zgjon në trutë e mi mendime shumë, e shqetësimi zemrën time çjerr, aq sa vetëm pushoj kur bie në gjumë.
Arbëri matanë detit na kujton, se ne të huaj jemi te ky dhe. Sa motë shkuan! E zemra nuk harron, që nga turku mbetem pa mëmëdhe...
Zef Serembe | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Wed Nov 12, 2008 1:10 pm | |
| Për Mëmëdhenë Për mëmëdhenë, për mëmëdhenë Vraponi burra, se s'ka me prit. Të vdesim sot me besa-besë pranë flamurit të kuq q'u ngrit.
Pranë flamurit, pranë flamurit, me shpatë zhveshur shqipëtarisht, Për dhen' e babës edhe të burrit kemi me vdekur sot burrërisht.
E Drini plak me oshëtima mbi Shqipërinë valët po dredh; Tosk' edhe Gegë, si vetëtima armikut bini se dita erdhi.
Ejani burra malit përpjetë duke u betuar vdekj' a liri. Se s'ka m'e ëmbël në këtë jetë, kur vdes shqiptari për Shqipëri!
M.Grameno. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Wed Nov 12, 2008 1:12 pm | |
| Te Ura, te Ura
Vraponi, o burra, Me armë, me topa, me kordh' e me shpata, Se dolli kuçedra e errët nga nata, Se ngriti bajrakun e lyer me gjak Dhe sulet prej Shjakut në Durrës me-vrap. Kuçedr'e Turqisë, Hyen'e urisë, E rrahur nga Greku, nga Serbi e Bullgari Do gjak të thëthinjë dhe vjen te Shqiptari, Si gjarpër zvarniset, i sillet përqark, Me dinin në gojë, me helmin në bark.
Kuçedrën e vrarë E hasi më parë Thomsoni në Vlorë, kur vinte prej detit Me katërqint krahë, lubi' e Dovletit; E zuri për gryke, e shtriu përdhe Nga thonjt' i rrëmbeu të mjerin Atdhe.
Pastaj për së dyti Në Durrës e mbyti Dhe kokën ia shtypi me top nga Kalaja, Kur hodhi Esadin nga Froni, nga maja, Nga forca në pluhër, nga bregu në det, Me grusht prej rrufeje, që ngrin e që tret.
Kuçedra e thyer, Në turp e përlyer Përmblidhet e kthehet nga toka në Durrës Dhe ngrihet m'e fortë, në Gjol, afër Urës. Shqiptar'i verbuar vërsulet në det, Shkel Flamur dhe Nënë dhe vllezër po vret.
"Dy herë të theva, Të shtriva, të ndeva, Po prapë u-ngjalle dhe prapë u-ngrite, Prit-më, the, prit-më!" Dhe prap' iu-vërvite, Dhe hovin kuçedrës ia preve, po re, Kalorës i huaj, që vdiqe për ne! Nga Ura, nga Ura Po ikni, o burra? Ju ikni, po hij' e Kalorësit s'ikën! Kuçedrës tërbuar ajo i fut frikën, Se urën e ruan, se Urë'n e mpron Stihia - Shqiponjë, me qip e me thonj.
Te ura, te Ura, Vajtoni, o burra, Thomsonin e ngratë që ju vet' e vratë, Që pas nuk i ratë, po vetëm e latë, Kur shkonte kaluar të vdesë për ne, Për ju, të mallkuar, që s'doni Atdhe. Korrik, 1914
Fan Noli | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Wed Nov 12, 2008 1:12 pm | |
| SHEN PJETRI NE MANGALL
Fryn' e çfryn veriu, Ngrin, mërdhin i ziu Dhe mangallit i afrohet Që të ngrohet.
Krishtin brënda e gjykojnë Dhe pas ligjës e dënojnë, E goditin dhe e shtyjnë, E pështyjnë.
S'del askush që t'a shpëtonjë, Roma do t'a kryqësonjë, Triumfon Legaliteti Dhe Laneti.
Kur e rrahin dhe e tallin Pjetri ngulet mbi mangallin; Kur e pa, u-koll këndezi Nga qymezi.
Dhe një shërbëtore i tha: "Je dhe ti një nga ata!" Po Shën Pjetri proteston, E mohon.
Kruspull mbi mangallin mblidhet, Po djek dorën dhe përdridhet; Se ç'këndon bandill këndezi Nga qymezi:
"S'ka e s'ka si heroizma, Edhe si idealizma, Po kur dimër del behari S'ka si zjarri."
-"Nga ata je!"- thot' ajo, E mohon Shën Pjetri: -"Jo! As e njoh, as e kam parë, Moj e marrë!"
Kruspull mbi mangallin mblidhet, Po djek mjekrën dhe përdridhet; Se ç'këndon bandill këndezi Nga qymezi:
"Shkab' e shkëmb me poz' e fjalë, Se ç'na dolle shkrumb e galë, Në je trim këtu tregoje, Shko shpëtoje."
Thot'ajo: -"Je, mos gënje!" Pjetri e mohon me be: -"Jo, për Zotin, moj aman, S'jam e s'jam."
Kruspull mbi mangallin mblidhet, Po djek gjuhën dhe përdridhet; Se ç'këndon bandill këndezi Nga qymezi:
-"Simon Pjetër, Bar Jona, Kështu ndahet kjo dynja: Kryqi andej, këtej buxhaku Dhe allçaku.
Se ç' e dogje, se ç' e fike, Gjel me gjëmb' e këng' armike. Dhe ndërgjegjen se ç' ia çpove, Se ç'ia zgjove.
Se ç'vajton Shën Pjetri hidhur, Lesh-lëshuar, duar-lidhur, Tri her' e mohoj pa gdhirë, Faqe-nxirë.
Fan Noli | |
| | | Veneta Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 1008 Registration date : 02/06/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Wed Nov 12, 2008 5:23 pm | |
| Syte - Timo Flloko
Syte shohin, shihen; fshehin, fshihen; Syte hetojne, hetohen, …syte verbohen.
Syte qeshen, qeshin; ndizen, ndezin, Syte dashurojne, dashurohen, …syte harrohen.
Syte lotojne, lotohen; digjen, shkrumbohen, Syte heshtin, s’flasin, …syte vrasin.
Shtati kallkan ngrin, syte mbesin, hapur, kur vdesim. | |
| | | zeriatdheut Hero anëtar
Numri i postimeve : 4058 Registration date : 28/12/2007
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Wed Nov 12, 2008 7:20 pm | |
| Shume e bukur kjo poezi Veneta me pelqen syte shohi e bukur shume vazhdo me poezite te bukura na sjell kompliment | |
| | | E_Bukura Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2009 Age : 37 Vendi : Prishtine Registration date : 30/09/2007
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Thu Nov 13, 2008 12:45 pm | |
| Juve që e prekët historinë Vëllezërve Gërvalla e Kadri Zekës O ju qe u niset ne rruge te gjate, Atje ku kembet nuk arrijne! Me shume e deshet driten se te zezen nate, Shkuat. Pas, roje kishit historine. O ju qe u niset ne rruge te gjate, Orteqe te medha rrugen jua prene; Nga telat e kitares ne te zezen nate, Kenga per lirine shpejt c'e mori dhene. O ju qe u niset ne rruge te gjata, Valle, keni arritur apo ende ecni?! Per Kosoven trime jeten tuaj dhate, Historia e ndjen se ju po e prekni. O ju qe u niset ne rruge te gjate, Me zogjte drejt lirise fluturoni mbi re, Ju qe beni drite ne te zezen nate, Nje faqe e ndritur ne historine e re. Besim Zymberi | |
| | | Veneta Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 1008 Registration date : 02/06/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Thu Nov 13, 2008 12:46 pm | |
| | |
| | | Veneta Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 1008 Registration date : 02/06/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Thu Nov 13, 2008 1:29 pm | |
| HUMBEM EDHE KETE MBREMJE
Pablo Neruda
E humbem edhe kete mbremje Askush nuk na pa te zene per dore, kur muzgu i kalter binte mbi bote.
Nga dritarja une pash’ lodrimin e perendimit mbi kodrat e largta.
E pastaj, si nje monedhe, nje copez dielli u perndez ne duart e mia.
Te kujtova ty me shpirtin e ndrydhur, me ate trishtimin qe ti ke njohur tek une.
Ku ishe ti ne ate kohe? Me c’njerez? Cfare fjalesh u thoshe? Oh, pse me ndodh keshtu: dashuria shperthen pernjeheresh, kur jam I trishtuar dhe kur ti je larg?
Libri qe marr te lexoj mbremjeve, me ra nga duart, dhe te kembet e mia, si nje qen I plagosur u rrotullua perendia.
Gjithnje, gjithnje sapo vjen mbremja ti iken, Deri ku muzgu bredh duke tretur statujat. | |
| | | Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Thu Nov 13, 2008 1:33 pm | |
| Veneta, po e vazhdoj une me Pablo Neruden, se e kam per zemer : HUMBEM EDHE KETE MBREMJE
E humbem edhe kete mbremje Askush nuk na pa te zene per dore, kur muzgu i kalter binte mbi bote. Nga dritarja une pash’ lodrimin e perendimit mbi kodrat e largta. E pastaj, si nje monedhe, nje copez dielli u perndez ne duart e mia. Te kujtova ty me shpirtin e ndrydhur, me ate trishtimin qe ti ke njohur tek une. Ku ishe tin e ate kohe? Me c’njerez? Cfare fjalesh u thoshe? Oh, pse me ndodh keshtu: dashuria shperthen pernjeheresh, kur jam I trishtuar dhe kur ti je larg? Libri qe mar rte lexoj mbremjeve, me ra nga duart, dhe te kembet e mia, si nje qen I plagosur u rrotullua perendia. Gjithnje, gjithnje sapo vjen mbremja ti iken, Deri ku muzgu bredh duke tretur statujat. | |
| | | Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Thu Nov 13, 2008 1:34 pm | |
| | |
| | | Veneta Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 1008 Registration date : 02/06/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Thu Nov 13, 2008 1:34 pm | |
| Kjo tregon sa te aferta jemi ne dyja! Te puth! | |
| | | Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Thu Nov 13, 2008 1:35 pm | |
| Ajo poezi siper, mu duk e denje per tu postuar dy here MUND TE SHKRUAJ VARGJE………
Kesaj nate mnd te shkruaj vetem vargje te trishtuara.
Te shkruaj pershembull: “pikelohet nata prej yjeve e trupat e kalter qiellore rreqethen ne largesi”
Ne zemren e qiellit era e nates ben qerthuj, kendon.
Sonte vargjet jane tmerresisht te trishtuara: e doja dhe here-here dhe ajo me dishi.
Neteve si kjo, nen krahet e mija e mbaja. E perqafoja nen qiell…nen qiellin e hapur.
Me deshi.Kohe-pas-kohe e pata dashur dhe ne. Si te mos dashuroja syte e medhenj qe aq thelle me shikonin?
Kesaj nate mund te shkruaj vargje nga me te trishtuarat. Kur mendoj qe nuk e kam me.E kuptoj qe e humba.
Kjo nate e pafundme behet me e madhe pa te… Dhe vargjet bien ne shpirt si vesa mbi bar…. | |
| | | Veneta Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 1008 Registration date : 02/06/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Thu Nov 13, 2008 1:36 pm | |
| Kristal
ISMAIL KADARE
Ka kohe qe s'shihemi dhe ndiej Si te harroj un' dalngadal, Si vdes tek une kujtimi yt Si vdesin floket dhe gjithcka
Tani kerkoj une posht' e lart Nje vend ku ty te te leshoj. Nje strofe a note a nje brilant Ku te te le, te puth, te shkoj.
Ne s'te pranofte asnje varr Asnje mermer a morg-kristal. Mos duhet vall' prap te te mbart Gjysem te vdekur, gjysme te gjalle?
Ne s'gjetsha hon ku te te hedh Te gjej nje fushe a nje lulnaje Ku butesisht porsi polen Gjithkund, gjithkund te te shperndaj.
Te te mashtroj ndoshta keshtu Dhe te te puth e t' ik pa kthim Dhe nuk do te dime as ne, askush Harrimi ish ky, a s'ish harrim.
P.S ke shume te drejte Eva | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! | |
| |
| | | | Poezi që më kanë pëlqyer shumë! | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |