|
| Poezi që më kanë pëlqyer shumë! | |
|
+59xhema voglushja ...... lirik ILTA rrimtaf mimoza rexhvelaj Ada_Kondi Driniiiii meri Kastrioti paioni Aldo gjergji Albona aristokrati Ago Muji Xili Mergimtari MARY Mirushe feneri ylari Blerti_Gashi Veneta feratkoca Ajet zeriatdheut stabili Nezir Myrta Gjura naqeta Fjona Pirro i Epirit Parapsikologu echo Eva0506 Poeti lilu rolling atlantida Lanetja gjakushi Guximi **Embelsira** Orfe@ E_Bukura Albea Kosovarja Ani Euridika Çamshqiptar Urata Arta shaban cakolli Sofra dibranja Beton Lina 63 posters | |
Autori | Mesazh |
---|
Euridika Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1408 Vendi : Kosovë Registration date : 11/11/2007
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Mon Feb 25, 2008 1:56 am | |
| Shqypnija (At Gjergj Fishta) Edhè hâna do t' a dijë, Edhè dielli do t' két pá, Se për qark ksaj rrokullije, Si Shqypnija 'i vend nuk ká ! Fusha t' gjâna e kodra t' blera, Zijes s' mnershme larg kû âsht droja, Me gaz t' vet ktû i veshë Prendvera, Si t' Parrizit t' larmet shtroja. Nën nji qiellë përherë t' kullueme, N' rreze e n' dritë përshkue unjí, Bjeshkë e male të blerueme Si vigâj shtiellen n' ajrí. Ke ato bjeshkë e ke ato male Kroje t' kjarta e t' cemta gurra, Tue rrëmbye npër mriza hale, Gurgullojn npër râjë e curra. Mbi ato male e bjeshkë kreshnike Léjn mande' ata djelm si Zâna, Armët e t' cillvet, përherë besnike, Janë përmendë ndër fise t' tana. Atje léjn, po Toskë e Gegë, Si dý rreze n' flakë t' nji dielli: Si dý rrfé, qi shkojn tue djegë, Kúr shkrepë rêja nalt prej qielli. Oh! Po, e din i prûjtë anmiku, Se âsht rrfé zogu i Shqyptarit, Rijtun gjakut kah çeliku N' dorë t' ktij shndritë për vend t' të Parit. Ato male të madhnueshme, Ato, po, kanë mûjtë me pá Se sa forca e pafrigueshme N' turr t' Shqyptarit pît ka rá. Dridhet toka e gjimon deti, Ndezen malet flakë e shkndija, Ka' i frigueshëm, si tërmeti, Atje rrmben kû e thrret Lirija. Lume e shé para atij ngelin, I a lshojn udhën dete e male; Mbretënt fjalën s' mund t' i a shkelin, Turrin ferri s' mund t' i a ndalë. Shkundu pluhnit, prá, Shqypní, Ngrehe ballin si mbretneshë, Pse me djelm, qi ngrofë ti n' gjí, Nuk mund t' quhesh, jo, robneshë. Burrë Shqyptár kushdo i thotë vetit, Qi zanát ka besë e fé, Për Lirí, për fron të Mbretit Me dhânë jetën ka bâ bé. Sy për sy, po, kqyr anmikun; Përse djemt, qi ti ke ushqyue, S' i ka pá, jo, kush tue hikun: Friga e dekës kurr s' i ka thye, Kaq të bukur, kaq të hieshme Perëndija t' fali i Amshueshëm, Sá 'dhe deka âsht për tý e shieshme: N' gjí t' and vorri âsht i lakmueshëm. Po, edhè hâna do t' a dijë, Edhè dielli do t' két pá, Se për qark ksaj rrokullije, Si Shqypnija 'i vend nuk ká ! Rrnosh e kjosh, prá moj Shqypní, Rrnosh e kjosh gjithmonë si vera, E me dije e me Lirí Për jetë t' jetës të rrnoftë tý ndera | |
| | | Euridika Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1408 Vendi : Kosovë Registration date : 11/11/2007
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Mon Feb 25, 2008 2:01 am | |
| Dykrenarja (Ilam Berisha ) Shikon majtas Shikon djathtas Për popullin shqiptar S`ka zgjidhje tjetër Pos bashkim kombëtar. | |
| | | Euridika Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1408 Vendi : Kosovë Registration date : 11/11/2007
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Mon Feb 25, 2008 2:40 am | |
| Himni i Presheves (nga Rrustem Geci) Ngritemi që të j e t o j m ë Ngritemi që të ndërtojmë Ngritemi të bëjmë më shumë se Shqipëri është Presheva Si të jetojë me terrin tënd me duart tuaja të përgjakura me drejtësinë e të padrejtit Me atë që vetëm më ndjek Në këtë t o k ë denbabaden unë kam varret e stërmoçme të rënët e të gjitha betejave këngët e të gjitha kohrave O ti që flet krejt ndryshe K o s o v ë është emri im Kosovë është g j a k u im Shqipëri është Presheva, hej!... | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Mon Feb 25, 2008 3:12 am | |
| Pashko Vasë Shkodrani
O moj Shqypni e mjera Shqypni
O moj Shqypni, e mjera Shqypni. Kush të ka qitë me krye në hi, Ti ke pas kenë një zojë e randë, Burrat e dheut të thirrshin nanë...
Por sot, Shqypni, më thuaj si je? Por si lisi i rrëzuem përdhe; Shkon bota sipri me këmbë të shklet E një fjalë t’ambël kurrkush s’ta flet.
Kujt i ban zemra me lanë me dekë Këtë farë trimëreshe që sot asht mekë, Këtë nanë të dashtun a do ta lamë Që njeri i huej ta shklasë me kambë.
Nuk, nuk! Kët’ marre askush s’e do Kët’ faqe të zezë gjithkush e dro. Para se të hupet kështu Shqipnia Me pushkë në dorë le t’desi trimnia. | |
| | | Euridika Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1408 Vendi : Kosovë Registration date : 11/11/2007
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Fri Feb 29, 2008 2:32 am | |
| Kujdes gjakun, Kosovë
Gjymtyra e dhimbjes, Mitrovicë Nëntë plagë balozi të ka bërë Ti prapë u ngrite si Anteu mbi dhé Zemra e nënës sa shumë ka qarë Bozhuret e gjakut me lotë ka larë Të bijëve të shenjtë, këta Prometenjë Gërvalla dhe Jasharë damarë gjaku (Kush i preu një nëmë u rëntë) U nginj kjo tokë me ëndërrat e tyre Të kthyera lapidarë Vij nga nëna i kërrusur nga malli Të mbledh bozhuret e tua, Kosovë Me dashuri, mirënjohje e shpresë Dhe të thërrasë ndër gryka e male Mbi kalin e merakut Jehonë Kujdes gjakun, Kosovë! (Amal) | |
| | | Euridika Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1408 Vendi : Kosovë Registration date : 11/11/2007
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Fri Feb 29, 2008 2:38 am | |
| Sa të dua Shqipëri Sa të dua, o Shqipëri, sa me mall ndiej e sa dëshirë, për ty gaz e dashuri mu në zemër më ka mbirë!
Se për mua, o Atdhe, je një lule aq e vyer, sa nuk gjendet përmbi dhe shpirtin tim për të ushqyer! ..Asdreni | |
| | | Euridika Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1408 Vendi : Kosovë Registration date : 11/11/2007
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Fri Feb 29, 2008 2:51 am | |
| Unë e dua Shqiperinë S'kam çiflik e s'kam pallate, S'kam dyqan me kater kate, Po e dua Shqiperine Per nje stan ne trebeshine, Per nje shkarp e per nje gur, Per nje gardh e per nje mur, Per kasollen mbi Selishte, Per dy ara ne Zallishte, Per nje lope e per nje gomar, Per nje Balo,nje manar. Une e dua Shqiperine Si bari dhe si fshatar. Une e dua Shqiperine, Per terfilin mi lendine, Per nje vaze gjeraqine, Dhe per ujet qe buron Nga nje shkem e gurgullon Neper lista gjetheshume, Edhe zbret perposh ne lume. Une e dua Shqiperine Per nje lule trendeline, Per nje zok qe fluturon, Per bilbilin qe kendon Ne ato ferra ne ato hije Kenge malli e dashurie, Kenge shpirti te helmuare. Une e dua Shqiperine Si poet i dhemshuruare. Une e dua Shqiperine Qe nga Korca e Vranine, Ku del bujku qe me nate Me parmende dhe me shate, Mbjell e korr me djell,me hene Dhe s'ka buke per te ngrene, Ku nallbani dhe samarxhiu Mjeshtri,kallfa e kallajxhiu, Krrusen dite e krrusen nate, qe te hane buke thate, Ku hamalli neper skela Ngarkon hekur dhe varela, Kembe zbathur,***** cjerre Punon vetem per te tjere. Une e dua Shqiperine Qe nga Shkupi e Janine, Ku nje popull derezi Heq e vuan roberi Po ka shpirtin luftetar. Une e dua Shqiperine Si shqiptar e bir shqiptar. Lamë Kodra | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Fri Feb 29, 2008 2:51 am | |
| MIGJENIT
Vigan i shekujve do te jesh, O Fanar i vargut te lire! Nuk mundet jo gojet e cinikve Qe te hedhin mbi ty erresire!
Dhe pse priftit ju dha liria... Te flase e te thoje cfare te doje, Nuk e thote, jo, demokracia, Qe poetet ti marrin neper goje...!
Nuk e thote jo rregulli i njerezize, As i Klerit dhe as i vete zotit! Nuk e thone jo, pse njerzit e liq, Eshtrat tentojne ti nxjerrin prej vorrit!
Zeri qe kumboje vargjeve te lira, Ne kohet kur errsires kembana gjemonte... Drite iu bene njerzimit qe te shohe udhen, Kur drejt shekullit te ri po triumfonte...1
Ti shembull i guximit i fjales veteimtare, Shekujsh do te jesh si nje drite ne erresire! Pushteteve te liga, apo te cdo klase Do te ua kallish tmerrin me vargun e lire!
Llemadeo
| |
| | | Euridika Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1408 Vendi : Kosovë Registration date : 11/11/2007
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Fri Feb 29, 2008 2:57 am | |
| Shqipëri, o jetëgjatë, ty të kemi mëmë e atë dhe për ty do të luftojmë gjersa të të trashëgojmë. Për ty të gjithë, ditë dhe natë, mendohemi gjerë e gjatë, ti kurrë s´prishesh, s´shkretohesh, as drobitesh, as rrëgjohesh, më ke gjithë bukuritë e tëtëra mirësitë, ke fusha me lule shumë. lumenj të mëdhenj pa gjumë, male të lart' e të veshura, buzën e detit të qeshur, Mëje dritëz në dritë me të gjitha mirësitë. Shqipëri, të qofsha falë, të kam mëmë e më ke djalë ... Naim Frashëri | |
| | | Euridika Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1408 Vendi : Kosovë Registration date : 11/11/2007
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Fri Feb 29, 2008 3:10 am | |
| Gjumi eshte vdekje Oret e gjata vone percjell Gjumin mposht ne rrekje, Mbahu, them, do flesh pafund, Gjumi eshte vdekje...!
Sa here ndodh te me mashtroje Tinezisht si t'ish dehje, I tromaksur ngrihem çart, gjumi eshte vdekje...!
Kur me merr, me ve poshte, Me perhumb ne prehje Neper endrra druaj, mos Zgjimi eshte vdekje...! ... Timo Flloko | |
| | | Musafir Vizitor
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Fri Feb 29, 2008 3:23 am | |
| Dashrie e Nëdar
Ikin ditët ikin tash u bënë dy javë, qe kur s`jemi bashkë, që kur s`jemi parë....
Unë erdha këtu, Ti mbete atje, dy zemra u ndanë, shpirti copë u bë!
Dhe mbeten kujtimet, me dhëmbje e mallë, kur isha pranë teje, kur m`kishe perballë!
Sa ishim të lumtur, sikur zogjtë në qiell, neten ditë e bënim, e ditën pranverë!
Te qetë bisedonim, mbshtetur n`krahun tim, numeronim yjet, dhe zogjtë n`fluturim!
E qeshnim e qeshnim, me lotë e gëzim, me zjarr e flakë zemre, me mallë n`perqafim....
Sa shpejt iken ditët, sot prap jemi larg, me endrra e shpresa, sërish t`jemi bashkë! |
| | | Musafir Vizitor
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Fri Feb 29, 2008 3:25 am | |
| "MACJA DHE QENI!"
kam nje mace dhe nje qen, me te mire nuk i gjen! Bashke lozin te dy tok, e nuk grinden shok me shok!
Kur i ngas e kur s`i ngas qen dhe mace me vijne pas! Vjen njeriu qe s`e njeh, turret qeni edhe leh!-hammm, ham...
Miu koken kur e nxjerr, turret macja menjehere!-mjauu, mjauuuu... Jane kafshe me dobi, ndaj i mbajme ne shtepi!
|
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Sat Mar 01, 2008 4:27 pm | |
| ALFABETI I GJUHËS SHQIPE
Arta tha-ta shkruajmë një poezi
Beni tha-edhe unë jam dakord
Cili s`do të pajtohej foli një syzi
Çka po presim t`ia nisim që sot.
Dardani tha-jemi tridhjetë e gjashtë
Dhe aq shkronja ka alfabeti
Ermela një voglushe flokëgjatë
Është mirë tha vjersha të jetë sa deti.
Flora tha unë lulet shumë i dua
Genti tha nga gjumi libri m`ndanë
Gjithkush veten e tregon me punë
Hana foli kr fjalën ia dhanë.
Iliri tha këngën shumë e dua
Jeta tha më pëlqen aktrimi
Kushtrimit shtatgjatë e faqeftua
Loja e basketbollit dhe vizatimi.
Llokume, ëmbëlsira më bën mamaja
Mësuesen do ta thërrasim patjetër
Nadia-tha n`ditëlindje më vjen daja
Një ditë më ka lajmëruar me letër.
Ora kalonte vargjet shtoheshin
Porsi shtëpia e re gurë mbi gurë
Qëndresa tha që të mendoheshin
Radhën t`ia lënë zotriut Flamur.
Rrumbullakohet ngadalë poezia
Sëcili diçka të re propozoi
Shumkush i tha mendimet e tija
Teuta e vogël shokët i dëgjoi.
Tha Mirjeta vjersha u bë si tren
Unë jam në të tetin t`parafundit
Vagoni i fundit pastaj vjen
Xërxa nuk është stacion i fundit.
Xhyla doli para shokëve të vet
Ylberin vizatoi me lloj-lloj ngjyrash
Zell kush ka, në të gjitha lëndët
Zhvillon lehtë çfarëdo detyrash. | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Sat Mar 01, 2008 5:49 pm | |
| Fadil SHYTI
NDARJE TRAGJIKE
(Tragjedia hapi kthetrat, nga vitet 1878-2007)
Lokemadhja Shqipëri, I mati me sy bijat veta: Çamërinë dhe Kosovën, I vështroi cila më shumë qenka rritur, E pa se Çamëria më shumë kish hedhur shtat, Kosova po e zbukuronte tokën, Çamëria dhe Ulqini detin! Ulqini po e vështronte Lokemadhen Nga prehri i përgjakur... Zoti, apo djalli u hidhëruan?! Kësaj, nuk i dihet! Stuhitë morën valë... Rrufetë s´kishin të ndalë! U bë si tërmet, u tundën fusha e male, Papritur, ulërimat ,ujqërve u dëgjuan: Të ardhur nga Karpatet me bekimin e Evropës, Ata, pamëshirë ia ndanë Lokemadhes Shqipëri, Fëmijët prej dore,... Sokëllimat e shqiponjave shkrepave, Bënin kërdinë!... Përgjakeshin, përflakeshin me tragjeditë shekullore! Dhe, shekujt kanë kaluar... Lufta për ribashkim, kurrë s´ka pushuar! Dhe shekuj të tjerë do vinë: Luftën kurrë s´do ta ndalë Lokemadhja, Ta bëjë të RIBASHKUAR, Shqipërinë! | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Sun Mar 02, 2008 8:37 pm | |
| LIRIA
(Lumit,sugarir tim)
Eu cfarë djali kam, eu cfarë Lumi kam. sa kafshata, sa një pëllëmbë s'e ka mjekrën s'ka as dhëmbë, mallkon yje, shkatërron yje Edhe në muajin e vet të tetë s'don të lidhet në djepin e vet.
| |
| | | Ani Anëtar
Numri i postimeve : 410 Registration date : 08/02/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Sun Mar 02, 2008 8:53 pm | |
| MERZIA
Merzia varferon vec pjese te trupit Te cilat fshihen nen bust Merzia, piedestali qe me larton Kesaj rruge pa tradita, pa barrikada Te pjek merzia, merzia, merzia Sic piqet nje pikture anitike, plasaritet verniku Pluhuri mbi pikture i josh qepallat te ulen E tonet kuqerreme te burojne nga merzia Prej piktures e sajojne dhomen e vetevrasjes, ku perdet u ulen eshte dhoma e mire e miqve, me veles I je qepur nje karrigie te rende dhe nuk del kurre Nga titulli i librit, brenda te cilit sigurisht qe ti ekziston Nen emra te rreme e kujtese te njellojte Ne nje cep te bibliotekes do ta gjej te vjeter librin Merzia, merzia Merri gjymtyret e mija e hidhi ne ndonje loje Ku vec mund te humbet Vec te mos e prek me trupin As te falem me to nuk dua Ose i nderroj gjymtyret me floket e mij Ah, floket e mij dy here te prere, aq te gjate Mes tyre gjendesha mes nje kopshti trendafitesh ujitur pa gjak Ku stolat kendonin me ze te harruar shatervani... Aty midis flokesh i shpetoja njerezise Tek me sy te mbyllur ecja e s'me shihnin Kerkoj floket e mij qe qene te verdhe Po krejt ma thithnin te keqeni dhe me linin mua Vec merzira te mira Po tani qe pa floke kam mbetur, pa njerez kam mbetur Merzia Eshte dicka e hidhur qe nuk ben dot pa te me Si edhe pa e quajtur pikellim apo me fjale me te ndera eshte dicka qe vertet te kthen ne bust Barkun me qime e kofshet t'i fsheh e t'i ruan Ne uje te mbyturish Qe t'i kesh per pleqeri Tani qe zhduka edhe floket e shenjte nje figure e lojes me letra jam bere Duke buzeqeshur me nje lule gazi ne dore Me ca rroba te stolisura fort Bust, bust spathi, si fant Me dy koke e kater duart me thika e gjethe te gjumit Tanime merzia si nje gjarper pellumb Ne nje fole thurur prej flokesh te ngordhur Ngroh si veze dy kokat e mija Njera eshte per vrasje, tjetra per vetvrasje.
Ervin Hatibi | |
| | | Ani Anëtar
Numri i postimeve : 410 Registration date : 08/02/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Sun Mar 02, 2008 8:55 pm | |
| Deshire dhe Heshtje
Tej dritares eshte ngrohte njerez jan ulur ne tavolina qyteti nis e del prej vetes ne rruge bredhin klube e makina Nuk eshte e thene te jem krejt i vetem s'eshte e then te jem as vete i dyte me miq te rastit po te mbushet nata nje vend do gjej ku the clodh syte. Kam ftohte e s'te shoh prane mendoj, mendoj se si avujt e ngrohte te frymes time si zogj te bardhe e te verbuar mberrijne te ti ne enderr vijne, e qete kendojne e une me syte pak mbyllur ri koken ngre lart, degjoj ngadale kengen e hene te brisht si zane qe solle ti. E di se hesht hija ime e di se lotet s'flasin kur ata ata degjojne vec fjalet e mia ne heshtje qendrojn dhe ata si une Pas pak ngadal do te iki qe lotet te shkoj ti fshi diku ketu prane mbase atje larg pas pak ngadal do kethehem une
Ervin Hatibi
keta poezi me pelqejne nga shkrimi artistik, se nuk ndjej dicka kur i lexoj! Por jane shume te bukura dhe hermetike! | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Mon Mar 03, 2008 6:02 am | |
| NATA E PURGATORVE Te lutem nënë mos ndez qira për ne sonte te mërguar jemi,por të vdekur jo. Vdekjen kurrë se deshe E qirinj gjithmonë të vdekurve u ndeze. Ti i deshe djepat nënë; në Europë ninulla shqipe u këndohen nipave tu. Lutu ne këtë natë për të vdekurit e këndo për ata që duan të jetojnë. Lutu edhe për djemtë tu të shpërndarë, e na mallko nënë po nuk erdhëm ne dasmën e parë. Edhe ne si ti e urrejmë mërgimin në gjumë e zgjuar e ëndërrojmë bashkimin. Xhenc Bezhi Salzburg | |
| | | Euridika Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1408 Vendi : Kosovë Registration date : 11/11/2007
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Tue Mar 04, 2008 6:42 pm | |
| Ardheu eshte dhimbje Atdheu s'eshte sa sedilja e makines tende, sa karrigia e zyres, sa dhoma komode A me degjon, ti qe me flamur te ri u gdhive ne mengjes, per ta ndryshuar, ndoshta, prape ne mbremje? Atdheu s'eshte loje kalamajsh. Atedheu eshte dhimbje. O Zot, Dhembje! Bardhyl Londo | |
| | | Euridika Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1408 Vendi : Kosovë Registration date : 11/11/2007
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Wed Mar 05, 2008 5:22 pm | |
| Gjuha Shqype...(Ndre Mjeda) Përmbi za që lshon bylbyli, gjuha shqipe m'shungullon; përmbi er' që jep zymbyli, pa da zemren ma ngushllon.
Ndër komb' tjera, ndër dhena tjera, ku e shkoj jetën tash sa mot, veç për ty m'rreh zemra e mjera e prej mallit derdhi lot.
Nji kto gjuhë që jam tue ndie, jan' të bukra me themel por prap' kjo, si diell pa hije, për mue t'tanave iu del. ................................
Ku n'breg t'Cemit rritet trimi me zbardh, Shqipe, zanin tand, e ku Drinit a burimi që shpërndahet kand e kand.
Geg' e tosk', malsi, jallia jan' nji komb, m'u da, s'duron; fund e maj' nji a Shqipnia e nji gjuh' t'gjith' na bashkon.
Qoftë mallkue kush qet ngatrrime ndër kto vllazën shoq me shoq, kush e dan me flak' e shkrime çka natyra vet' përpoq.
Por me gjuhë kaq t'moçme e mjera si nj'bij' kjo që pa prind mbet: për t'huej t'mbajshin dhenat tjera, s't'kishte kush për motër t'vet.
E njat tok' që je tue gzue, e ke zan' tash sa mij' vjet, shqiptaria, që mbet mblue sot nën dhe, edhe shqip flet | |
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Sun Mar 09, 2008 4:32 am | |
| Z Ë R I Preshevës
Rrustem G e c i – poezi promemoriale
Ngritemi që të j e t o j m ë ngritemi që të ndërtojmë ngritemi të bëjmë më shumë Kosovë është Presheva, hej!..
Si të jetojë nën terr të huaj me duart e tij të përgjakura me drejtësinë e të çmendurit Me atë që vetëm më vret
Në këtë t o k ë denbabaden unë kam varret e stërmoçme të rënët e të gjitha kohrave këngët e të gjitha betejave
O ti që flet krejt ndryshe K o s o v ë është emri im Kosovë është g j a k u im Shqipëri është Presheva, hej!...
Rrustem Geci - Dortmund
| |
| | | Urata Përjashtuar
Numri i postimeve : 1894 Registration date : 13/12/2007
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Sun Mar 09, 2008 3:59 pm | |
| I Perndjekuri I Dashurise Une jam i burgosuri yt Rroj me prangat qe ti me ke vene Po cudi as qelia s'me mbyt Dhe s'me mbyt as dritarja e zeze Kur ti prangat m'i hodhe ne mish Une i putha duart e tua Eshte rast i pashembullt ta dish Qe xhelatin ta puth a ta dua I perndjekuri yt erotik I perndjekur te mbetet gjithmone Erotim i mire a i lig Hidhmi duart ne fyt, torturome Ky burgim sa do zgjase s'e di I perjetshem do kisha deshire Vec ti eja me shih ne qeli Te perndjekurit tend i vjen mire.
Dritero Agolli... | |
| | | Urata Përjashtuar
Numri i postimeve : 1894 Registration date : 13/12/2007
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Sun Mar 09, 2008 4:04 pm | |
| Vdekja e Nenes
U zvogelua nena dhe u tret e gjitha, U be si pulebardhe e lehte Dhe nje mengjes pa zbardhur ende drita Renkoi e fluturoi mbi rete Andej u fsheh si ylli Aferdita Dhe ne pastaj s'e pame, paste ndjese! Vec ndodh qe vale e endrrave te trishta E sjell ne breg te shtratit tim si shpeze Dritero Agolli | |
| | | Urata Përjashtuar
Numri i postimeve : 1894 Registration date : 13/12/2007
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Sun Mar 09, 2008 4:07 pm | |
| Dashuria
Koha eshte te duhemi te kesh besim ne mua kur te them: Trime, te kem besim ne ty kur me tha: Trim. Por koken time kryenece shume kurthe ngrite, shume e pushket mbushi babai yt, fisi yt, nje mije e nje te zeza kurdise ku do ma zije priten. E nen kulm banonim, nga frengjia me drite me peshove, me dite lexoja Shekspirin ne hijen e Kulles, se mos do te takoj te kroni i shpresave. Ma ruaj syrin, dashuria ime, ma ruaj shpinen nga dielli, nga acari! Kam frike se ma therin syrin cubat e territ, kam frike se me vrasin pas shpine te pabeset. Dashuria ime, ma zgjat doren ta kapercejme kete uje te madh, i huaj s'jam as vij nga toke e vdekshme. Ne fund te livadhit te kositur a po sheh: ai kali i bardhe eshte yni e tash pergjithmone. Me shikon drejt ne sy, leri zenkat, fjalet, sharjet, Une do te te sjell Lulen nga zemnra e Bjeshkes, do ta ndez llamben ne Kulle, do ta hedh faren ne token e re. Kur te desha, coja dashurie me nje grua te marre, e mehalla jeohnte nga shpifjet. Na iku jeta, trime, s'menduam pak edhe per vete, Koha eshte te duhemi. Ali Podrimja | |
| | | Arta Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 760 Registration date : 06/09/2007
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Wed Mar 12, 2008 9:08 pm | |
| Porosia e nënës Për kë në dritë ju qita, o djem? Për kë ju rrita, o bij? Pse u gëzova unë në jetë? Nënën po e lini sot, kur kryet me mburrje për ju e ngrita. ......................... Në dheun e huaj shkoni? Atje , ku vesh s'ju marrin ; ku vllau të vëllanë me bisht të syrit shikon, e punën e vet sall kqyr. Unë be po ju qes bre djem ; Në trollin që shkelët si fëmijë, në eshtrat e të parëve , në gjakun e derdhur përliri, në tamblin e gjinjve të mi , mi terni lotet ,që të harroj çdo dhimbje mos me u nda prej prehrit tim, as vëllau me vëlla. ESAD MEKULI | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! | |
| |
| | | | Poezi që më kanë pëlqyer shumë! | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |