Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Poezi që më kanë pëlqyer shumë!

Shko poshtë 
+59
xhema
voglushja
......
lirik
ILTA
rrimtaf
mimoza rexhvelaj
Ada_Kondi
Driniiiii
meri
Kastrioti
paioni
Aldo
gjergji
Albona
aristokrati
Ago Muji
Xili
Mergimtari
MARY
Mirushe
feneri
ylari
Blerti_Gashi
Veneta
feratkoca
Ajet
zeriatdheut
stabili
Nezir Myrta
Gjura
naqeta
Fjona
Pirro i Epirit
Parapsikologu
echo
Eva0506
Poeti
lilu
rolling
atlantida
Lanetja
gjakushi
Guximi
**Embelsira**
Orfe@
E_Bukura
Albea
Kosovarja
Ani
Euridika
Çamshqiptar
Urata
Arta
shaban cakolli
Sofra
dibranja
Beton
Lina
63 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5 ... 18 ... 32  Next
AutoriMesazh
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 4 EmptyWed Mar 12, 2008 10:06 pm

Lexone këtë poezi.
ISMAIL QEMALI

(Vjershë e pa botuar, shkruarë e kënduar ditën që erdhi Ismail Qemali në Vlorë i vdekur)
Mbyllur det’ edhe stere
Kush do pyes? ... edhe përse?
E kush pyet për Shqipërinë,
Rreth me male një shketinë
E pa zë dhe e pa zotë
Vetëm vlente për një botë
Që të bënej ndonjë ditë,
Një thërime një kafshitë
Për atë e për këtë,
Vleft’e saja hë për hë,
Dele dajos........
Kur nji ditë,
Vjen e çfaqet një Profitë;
Ish njI plak i bardhë borë,
Nji bajrak me zok në dorë;
Çan tokë e çan detë
Si i çan rrufeja retë;
Edhe zbriti mu atje
Ku i than nga se për se
Po atje në atë vëndë,
Dy të prishurit na mëndë,
Jo që nuk i than “miserdhe”
Po i than dhe “shko nga erdhe!”
Plaku gjorë e plaku mjerë,
Ku do vejë e ku do bjerë,
Nëpër erë e nëpër shira
Nëpër gropa me shëllira?
Iku ditë e iku natë
I mungon dhe buk’ e thatë;
Edhe buka i mungonte,
Vëtan zêmra i valonte.
Si ish baltë, këmba kridhej,
Si ish plakë, trupi dridhej,
Andej ruhej nga armiku,
Këtej ruhej nga i ligu.
Mirpo plaku bëri krahë;
Kaloj male, kaloj brigje,
Kaloj pellgje të pa vahë,
Kaloj pyje të pa shtigje
Syr’ i tija një yll shihte
Dita yllin po e fshihte.
Plaku iku, iku, iku
Pas ca dite një mëngjes,
Kur dëgjon një zë kikiku,
Një qytet i gjithë u ndes.
Ish një vend, një vend i lirë
Që në gjuhën më të mirë
Që në gjuhën e Asllanit,
I thon vëndi i jataganit;
I thon Vlon’ e i thon Vlorë
Ku Shqiponja dy krenorë,
Gjeti gjithë ata që deshi,
Djem baroti, djem arbreshi,
Me besë burri armatosur,
Trimëri që s’ka të sosur,
E kush ishte ai plakë?
E kush ishte ajo flakë?
Si një yll që është këputur
Në një arqe brenda futur,
Na harriti.... Kuje sotë
Nuk na erdhi si e deshëm,
Po në dhe se fusëm dotë
Pra në zêmra do t’a ngjeshim.
Dhe aty do rroj sa malet
Shpirti tija nuk do falet
Nuk do falet po si Dielli,
Ku bashkohen det e qielli,
Atje shuhet ashtu duhet,
Qarko botës zë e muhet;
Mirpo dielli dhe atëherë,
Shkrep dhe shtie mbi të tjerë;
Dielli mbet gjithnjë Diell,
Kurdoherë me kokë në qiellë,
Edhe Plaku këtë ditë,
Si njeri mbaroi jetë
Mir po Plaku i vërtetë
Ish Profit dhe mbet Profit;
Dhe qëndron ashtu si ishë;
Do mbaj emrin si e kishë;
Emr’i tija i vërtetë;
Esht Nëntor njëzet’ e tetë.
Ali Asllani
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 4 EmptyThu Mar 13, 2008 6:01 am

PËR NJË PIKË UJË KOSOVE

Për një pikë
Ujë Kosove
Ëndrrat më këputen
Valët
Ngrihen peshë

Agim Ramadani
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Arta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Arta


Numri i postimeve : 760
Registration date : 06/09/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 4 EmptyThu Mar 13, 2008 12:49 pm

Kur më pushtoi malli për detin
Det në jetë kurr s'kisha parë
detin e mendoja me bajlozë,
me topuzë e thika e hanxharë,
me një sy në ballë e faqet blozë.
Det në jetë kurrë s'kisha parë.

Pa më zuri gjyshi im për dore,
pa me fshehtësi më tha ngadalë;
'Hajde bir ,të nisemi në Vlorë,
të takojmë detin mbushur valë'
pa më zuri gjyshi im për dore .

'Deti.'-thirri gjyshi përmalluar,
dhe më vetëtin mijra diej!
Mes ullinjve,Vlorë e kaltëruar
ishte kaltëruar nga dy qiej.
'Deti!''-thirri gjyshi përmalluar.

Mrekullia vetë kishte zbritur,
ishte qenie krejt me shpirt të gjallë
ngrinte shpinën lart duke bërtitur,
ndriste ,qeshte ,hidhej ,lonte valle,
mrekullia vetë kishte zbritur !

Vallë mund të dilte dot bajlozi
sipër kësaj qenie të çuditshme?
Shpirtin do t'ia merrte faqeblozit,
si kafshore shpejt do ta gëlltiste!
Vallë mund të dilte dot bajlozi?!

''Eh ka dalë,bir!-tha gjyshii shkretë
po këtej nga malet jemi derdhur
dhe bajlizin poshtë nga shkëmbinjët ,
si një thes në det e kemi hedhur .
''Eh ,ka dalë,bir!-tha gjyshi i shkretë.

Dhe pastaj ne tok me gjyshin ikëm ,
deti na përcolli me gjëmime
ikëm grykave,në mal u ngjitëm,
po në Vlorë mbeti zemra ime,
se pastaj ne tok me gjyshin ikëm...

Dhe në mal jetoja ,po përditë
larg më ftonte deti mbushur zhurmë,
larg më qeshnin valët dhe stuhitë,
larg më merrte ëndrra nëpër shkumë,
Dhe në mal jetoja ,po përditë

deti më kërkonte në furtunë....
Dritëro Agolli.























1
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 4 EmptyMon Mar 17, 2008 4:10 am

Ngadalë vdes

Dalngadalë vdes ai që bëhet skllav i zakonit,
që përsërit të njëjtat gjëra çdo ditë,
që nuk ndryshon rrugë,
që nuk rrezikon,
që nuk ndryshon ngjyrën e veshjeve,
që nuk i flet atij që nuk e njeh.
Dalngadalë vdes ai që nuk përmbys tryezën,
që është i pakënaqur nga puna,
që nuk rrezikon sigurinë nga pasiguria për të ndjekur një ëndërr,
që nuk i lejon vetes asnjëherë në jetë të thyejë rregullat e vendosura.
Dalngadalë vdes ai që nuk udhëton,
që nuk lexon,
që nuk dëgjon muzikë,
që nuk zbulon hijeshi tek vetja e tij.
Dalngadalë vdes ai që shpërfill krenarinë e tij,
që nuk i lë të tjerët ta ndihmojnë,
që i kalon ditët duke u qarë për fatin e tij të keq,
që ankohet për shiun që nuk pushon.
Dalngadalë vdes ai që i shmanget projektit para se të fillojë,
që nuk pyet për gjërat që nuk i di, dhe
që nuk përgjigjet për gjërat që di.
E shmangim vdekjen me doza të vogla,
duke kujtuar gjithmonë se të jesh gjallë
kërkon një përpjekje shumë më të madhe
se thjeshtë fakti që marrim frymë.
Vetëm durimi i paepur
do të na bëjë të arrijmë
lumturinë më të madhe
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Arta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Arta


Numri i postimeve : 760
Registration date : 06/09/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 4 EmptyMon Mar 17, 2008 11:06 am

Për vashëv

Gjithnjë më bëhej
se kur ikte ajo vinin vjeshtat.

Hijet i shpërndante me hapin e lehtë
S'dinte
që ajo kishte bërë të sillej bota.
Agim Mala
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kosovarja
Admin
Admin
Kosovarja


Female
Numri i postimeve : 4833
Age : 38
Vendi : Jashtokësore!
Registration date : 14/08/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 4 EmptyMon Mar 17, 2008 2:07 pm

Kjo poezi është shkruar nga një adoleshente në ditët e fundit të jetës së saj e sëmurë nga kanceri në një spital të New Jorkut.
Dëshiron të shohë sa persona do ta lexojnë. Poezia thotë mjaft gjëra. Ju lutem përcilleni atë. Është dërguar nga një mjek.
Përpiquni të lexoni edhe fjalitë e fundit pas poezisë

VALLËZIM I LEHTË


I ke vështruar ndonjëherë fëmijët kur vallëzojnë të kapur përdore?
Apo të dëgjosh zhurmën e shiut kur bie përtokë?

A e ke ndjekur ndonjëherë fluturimin e çrregullt të një fluture?
Apo të vëzhgosh diellin atëherë kur nata po zhduket?

Do të bëje mirë ta ngadalësoje hapin.
Mos vallëzo kaq shpejt. Koha është e shkurtër.

Muzika nuk do të zgjasë përgjithmonë

E përshkon çdo ditë

fluturimthi?

Kur pyet 'Si je'?

e dëgjon përgjigjen?

Kur dita mbaron


shtrihesh në krevatin tënd



me qindra pyetje të njëpasnjëshme

që të vijnë ndër mend?

Do të bëje mirë ta ngadalë soje hapin



Mos vallëzo kaq shpejt.

Koha është e shkurtër.



Muzika nuk do të zgjasë përgjithmonë.

I ke thënë ndonjëherë birit tënd

do ta bëjmë nesër?

pa e vënë re

nga nxitimi,

keqardhjen e tij?



E ke ndërprerë ndonjëherë lidhjen,

me një mik të mirë

e cila ka përfunduar

sepse ti nuk kishe kurrë kohë

për t'i telefonuar e për t'i thënë

'Tungjatjeta'?



Do të bëje mirë ta ngadalësoje hapin.

Mos vallëzo kaq shpejt.

Koha është e shkurtër.



Muzika nuk do të zgjasë përgjithmonë.

Kur vrapon kaq shpejt

për të arritur diku

humbet gjatë rrugës kënaqësinë e të shkuarit atje.

Kur shqetësohesh dhe vrapon gjatë gjithë ditës,

është si një dhuratë e pa hapur

kurrë... E flakur tutje.



Jeta nuk është një vrapim.

Merre më shtruar

Dëgjoje muzikën

Para se kënga të përfundojë.



JU LUTEM PËRCILLUANI KËTË MESAZH TË GJITHË ATYRE QË NJIHNI madje edhe atyre që nuk i njihni. Është kërkesa e një vajze të veçantë që shumë shpejt do ta braktisë këtë botë për shkak të kancerit.

Kësaj vajze i mbesin vetëm 6 muaj jetë, dhe si dëshirë të fundit, ka dashur të dërgojë një letër për t'i thënë të gjithëve që ta jetojnë plotësisht jetën e tyre, meqë ajo nuk mund ta bëjë këtë



Nuk do të mundet të promovojë asgjë, të diplomohet, të martohet e të ketë një familje. Nëse ia dërgon këtë email një numri të madh personash, do të mund ti jepni asaj dhe familjes së saj një shpresë të vogël,

sepse për çdo emër që do të dërgohet, The American Cancer Society do të dhurojë 3 cent për të paguar kurimin dhe shërimin e saj.Nuk po dhuron para por vetem pak nga koha jote.....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 4 EmptyMon Mar 17, 2008 5:11 pm

SHKO DALLËNDYSHE...


Udha e mbarë se erdhë Pranvera,
shko, Dallëndyshe tue fluturue
prej Misirit n´dhëna tjera
fusha e male tue kërkue,
N´Shqipni shko, pra, fluturim
shko në Shkodër, n´qytetin tim.

Shëndet prej meje të mi falësh
saj shpis vjetër ku kam le,
me ato vende rreth t´përfalesh
ku kam shkue kohën e re ;
atje shko pra fluturim,
fal me shëndet qytetit tim.

Me ato male, me ato kodra,
me ato prroje rreth t´përfalesh,
n´ato fusha që m´ka Shkodra
të lulzueme, aty t´ndalesh;
tue këndue me ambëlcim.

T´mujsha dhe unë me fluturue
dojsha dhe un me u nisë me ty,
dojsha n´shkodër me kalue,
m´e pa prap at vend me sy !
por.... ti shko atje .... fluturim
e ti qajma fatin tim.


Filip Shiroka
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 4 EmptyWed Mar 19, 2008 2:07 am

Me pelqen kur hesht

Me pelqen kur hesht, sikur te mos ishe, -
dhe me sheh nga larg e zeri im nuk t’arrin.
Thua sikur prej teje fluturuan syte,
dhe sikur nga nje puthje goja t’u vulos.

Si gjithe keto sende qe me rrethojne,
ti ngrihesh e mbushur me shpirtin tim.
Flutur e gjumit te trazuar,
ti je vete fjala trishtim.

Me pelqen kur ti hesht dhe rri si e larget.
Sikur une te shqetesoj, flutur qe fergellon
me veshtron nga larg dhe zeri im nuk t’arrin.
Lerme qe une te hesht tani ne qetesine tende.

Lerme qe une te flas me ty ne kete heshtje,
e shndritshme si nje llambe, si nje unaze.
E heshtur e plot yje, ti je si vete nata.
Ti hesht me nje heshtje yjesh, nga qetesite e largta.

Te dua kur ti hesht, sikur me zhdukesh fare.
E largme dhe e dhimbshme, sikur te jesh e vdekur.
Mjafton nje buzeqeshje – perse duhet nje fjale?
qe une te gezohem se s’eshte e vertete vdekja.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Arta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Arta


Numri i postimeve : 760
Registration date : 06/09/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 4 EmptyWed Mar 19, 2008 6:29 pm

Ku nisi fëmijërija jonë

Ku nisi fëmijëria jonë,
ju do të gjeni gjurmëzat e këmbëve
nëpër guriqka ,të çara gjithmonë.

Ku nisi fëmijria jonë
ngrihet një pyll i dendur bajonetash
dhe njerzit e huaj me helmetë ,
të egër,nën vetull na shikojnë.

Po nëpër banka gërvishtin gishtërinjët;
''Të mirë u pafshim në Shqipërinë e lirë''!

Ku nisi fëmijëria jonë,
këngët marshojnë para luftëtarve
si bubullima përpara tufaneve .

Ku nisi fëmijëria jonë,
Atdheu ka një bukuri të dhimbshme ;
shokët...dëshmorët bien radhë-radhë

A keni parë ju shokë të vrarë?
Shokët e fëmijërisë të vrarë.i keni parë?
Sa gjëra sot nuk mund t'ju them -
kërkojini
ku nisi fëmijëria jonë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 4 EmptyWed Mar 19, 2008 11:35 pm

Ah, nji dit', kur Shqypnia e liruemun

Ah, nji dit', kur Shqypnia e liruemun
E gjuha faqeza nëpër bot' t'i dalë,
Ather' krejt e ngrata kundenduemun
Me gëzime ty ka për t'u përfalë,


Se ti at' pend' si kordh' je tue përdoruemun
Për nder edhe për fam' të Shqipnisë...
Hovin tand ti kurr për pa e ndalë,
M'nji për liri t'atdheut je tue luftuemun.


Me at' zemër t'dhanum krejt mbas dashtnisë,
Që t'atdheut dashtnore asht bamun valë;
Zemrat shqyptare pesh' asht tue çuemun,
Ma fort në tjertë që jem' jasht' Shqypnisë!


Un', djal' i ri, sot tye jam tuj t'u falë
Për kang't e bukura që ke kënduemun,
Porsi nji bylbyl i djegun mbas dashtnisë,
Që kndon në pyll kangët palë e palë.


Të gjith dashtnorët e mjer' tue përvëluemun:
Kshtu kndon ti sot në gjuh' të Arbënisë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Albea
Anëtar
Anëtar
Albea


Female
Numri i postimeve : 213
Registration date : 18/02/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 4 EmptyThu Mar 20, 2008 3:16 am

Gjerat qe nuk bere

Kujtoj diten qe te mora hua makinen dhe ta demtova,te kujtohet,apo jo?
Thashe se do te me vritje,por ti nuk e bere.
Kujtoj ate dite qe ngulmova te shkojme ne plazh,
Ndersa ti me kundershtoje,se dukej qe do te binte shi,dhe ra shi,apo jo?
Thashe se do te me bertisje:"te pata thene!"por ti nuk e bere.
Kujtoj ate dite kur u perdridhesha para gjithve,per te te bere xheloz,dhe ti u bere xheloz, te kujtohet,apo jo?
Thashe se do te me lije, por ti nuk e bere.
A te kujtohet ateher kur permbysa nga inati embelsiren ne tapetin e makines sate?
thashe se do te me rihje ti as kete nuk e bere.
Kujtoj ate nate qe harova te te them se ne pritje duhej shkuar me veshje serioze,dhe ti erdhe me xhinse, ate kujtohet?
Thashe se do te me ndeshkoje,por ti nuk e bere.
Po, jane kaq shume gjera qe ti nuk bere!
Sepse kishe durim me mua, me dashuroje dhe me mbroje.
Ishin shume gjera qe desha te kerkoja te falur,
Kur te ktheheshe nga vietnami!
Por ti nuk u ktheve!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Arta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Arta


Numri i postimeve : 760
Registration date : 06/09/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 4 EmptyThu Mar 20, 2008 12:56 pm

Sipri vorrit të nji grekomanit

Shqiptari kishte shkrue

N'ket vorr po kalben eshtnat t'nji qyqarit
qi turpnisht jetën e vet e ka shkue;
Shqiptar,për fat t'zij,edhe bir shqiptarit,
punoi për grekët ,Shqypninë me tradhtue.
Tradhtuer emnohej ,sa ish gjallë ky i shkretë,
e tradhtuer emnin ka me pas përjetë.

Greku kishte shkrue
Këtu po kalben kockat e nji shqiptarit,
qi me mish e me shpirt punoi për Greqinë
nevojë kem pasun për shërbim t'qyqarit,
me t'holla e ndera ja paguem dhelpninë,
por...besë s'ka Greku n'at njerinë qi shet
atdhenë,kombin dhe vllaznit e vet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Arta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Arta


Numri i postimeve : 760
Registration date : 06/09/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 4 EmptyThu Mar 20, 2008 2:21 pm

Hijes se tim vëllai
U linde
n'at vit të tymosun ,
në dhimbje,kur njerzia
mjes vehtes si bishë ish kacafytë,
u rrite
mjerimesh i brumosun,
n'fëmini ty prore uria
të mësoi këtë shekull t'ndytë
m'e urrejtë e m'e denue.
Krenar
që shkëlqimi gënjeshtar
i kësaj bote t'shkrryeme
ndër balta monedhore
s'mundi
mbas vehtes me t'hjekë zvarrë,
vlla, kur sytë i kthyem
ndaj të rejat llogore,
premtuem na bashkë me luftue.
Atëherë ,
të dy na ecëm nëpër botë,
kudo tue pa mjerime
që zemrën peshë na e çojshin.
Na thanë;
''Lodhja e juaj djelm ashtë e kotë,
pse nuk shkoni ndër gëzime?''
E rrugën tonë m'e premun dojshin,
ata që në pupla jetën kanë kalue.
Vazhduem
shkrepat e vrazhdë tu' kapërcye
për me arrijtë dikur në fitore,
por ah! se rruga shok të lodhi!
Kujtuem
se n'vrull të ri jetën me msye
do t'mrijshim dorë per dorë,
por ah se frymën vdekja të vodhi
e luftën s'mundëm bashkë me vazhdue...
I vetëm
do t'kthehem rishtas n'ato ana
ku lufta ,qi heu! s'mbarove,
n'shkambinj të rrebta presin.
Flamurin ,
që n'zi të bukës me lot qendisi nana
e që t'pashë unë se vajtove,
mos druej pa krah ai kurrë s'do jesi
bri timit prore kryenaltë ka me value
Qemal Stafa .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 4 EmptyFri Mar 21, 2008 1:39 am

Kjo Europë që na ndan

Çamërinë e mori hasmi, i vu zjarr
çamëri kjo zemër malli s'pushon vaj,
djelt' e vajzat myslymanë turq t'i quan',
çamëri e bukur manë përse t'veçuan.

Lot i gjakut kur kullon teshash prer,
çamëri që mallkon kohën djerr,
nën gëzhoja dhe rrënoja shpirti plag'
zemër nëne gjithmon hapur ndriçon flak'

Flak baruti t'energjis që buçon
rrembash gjaku t'krenaris kur vërshon
dor' e hekurt historin mbërthyer, parzmore
bijt'e tu trimëri blatuar, shekullore.

Camëri si mëmëloke që na pret,
pranë vatrës ku vaj ullirit lugut rrëshqet
Rrjedh nga shekujt e historis' arbërore,
perëndi Olimpi themelet e tu, përmendore.

Ujërave të rivierës tënde qielli i kaltër
vrerin për të larë mes vrasjesh makabër ,
me mijëra fjalë e bebëzima foshnjesh therr',
për drejtësinë në gjirin tënd mbetur vrer.

Vrer e gjak në histori pa u shëruar,
kur dikur ne sërish për t'u takuar
në Europ' që të dyja ja ku jemi,
por se grekun m'u në mes ne e kemi
dot s'takohemi as përqafohemi ne me mall
jemi afër por larg rrimë si gërdall.

Kur O Zot nga shekujt ti,do t'na shikosh
për t'na falur pak liri, të na bashkosh !

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 4 EmptyFri Mar 21, 2008 1:48 am

Sofra shkruajti:
PËR NJË PIKË UJË KOSOVE

Për një pikë
Ujë Kosove
Ëndrrat më këputen
Valët
Ngrihen peshë

Agim Ramadani

poezite ne kete rubrik jane te gjitha shume te mira , u gozova shume kur e lexoova kete poezi sepse ka kohe qe mundohem te gjeje poezite e te madhit Agim Ramadani dhe kam shume deshire t'i lexoj , falemnderit shume Sofra
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Arta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Arta


Numri i postimeve : 760
Registration date : 06/09/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 4 EmptyFri Mar 21, 2008 2:15 am

Lulekuqja
Lulekuqja e mjera
asgjëkundi s'ka shtëpi,
e shkon jetën,nd'arrati
ajo s'është si të tjera
s'ka stoli.

Fushës kodrës del vetiu
verës ngrohet ,dimrit ngrin
vet shkundet ,vet mbin
dhe, kur skuqet vjen veriu
dhe e përpin .

Nëpër këmbë gjith e shkelin,
vent në kopshtet ajo s'ka
dorë ndihme kurrë s'pa
as e mbjellin as se vjelin
shkoi u tha...

Po veç ngjyra e saj si zjarri ,
si një hyll që xixillon,
tërë bota e imiton
është shenjë për së mbari
nga shëkon.

Ajo ngjyrë kur zë çfaqet
mbreti fronë shkon e le
njerëz robër fare s'sheh,
vjen e drejta ,del në faqet
si zot je .

Ajo ngjyrë nd'ato fletë
është shpresa që tregon
një të ardhme që ëndrron...
është flamuri ynë vetë
që valon .
Asdreni
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Arta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Arta


Numri i postimeve : 760
Registration date : 06/09/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 4 EmptySat Mar 22, 2008 3:04 pm

Kangët e pakëndueme

Thelltë në veten time flejnë kangët e pakëndueme,
të cilat ende vuajtja as gëzimi s"i nxorri,
të cilat flejnë e presin një ditë ma të lumnueme,
me shpërthye,m"u këndue pa frigë e pa zori.

Thelltë në veten teme kangët e mija jesin ...
e unë jam vullkani që fle fashitun,
por kur të vijë dita të gjitha kam me i qitun
në një mijë ngjyra të bukura që nuk vdesin.

Por a do te vije dita kangët me u zgjue?
Apo ndoshta shekujt me ne prap do te tallen?
Jo jo se liria filloi me lulzue
dhe e ndjej nga dielli valen.

O kangët që fleni, reliket e mija
q"ende se keni prekun asnjë zemër të huej,
vetëm unë me ju po kenaqem si femija,
unë-djepi i juej,ndoshta vorr i juej.
MIGJENI
Mbrapsht në krye Shko poshtë
E_Bukura
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
E_Bukura


Female
Numri i postimeve : 2009
Age : 37
Vendi : Prishtine
Registration date : 30/09/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 4 EmptySun Mar 23, 2008 9:16 pm

Çuditerisht te dua!

Ti me ben te te dua,...cuditerisht,valle pse?
me ben te kuptoj jeten ne momente trishtimi,
ne castet kur ngrin zemra ,e qesh pastaj,
ne lotet qe vetem shpirti yt mund ti mbaje,
e ato rrjedhin te kristalta......
I ngrin dora jote... i shperben,
i thyen...dhe i jep leje diellit,haha,
ai i shkrin.... te copezuara.
Dhe ja!....mi thave lotet,!Cuditerisht,
ma ndryshove shpirtin,...zemren,...boten...
qe e njihja,.. e di si?Te perhumbur,
pa bere dicka te dobishme.
Por...kuptova qe bota do zemer,
e une...zemren tende ,veten tende.
Si njeriu pa ajer ,jam pa ty!
Si qenia pa shpirtin ,jam pa ty!
Si lule pa rrenjen ,jam pa ty!
Se me ben te te dua.
Te te kujtoj cdo mengjes ,sa cel syte,
sapo te ndjej se jam gjalle,
nga rrahjet e zemres tende,
nga shpirti i unit tend,qe me cmendi!
E di qe brenda lotit,nuk njoh bukuri tjeter?
Se ai rrjedh per ty se jam larg,
e qesh duke rrjedhur per ty ,se te dua!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: MEHMET BISLIMI   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 4 EmptyThu Mar 27, 2008 4:04 pm

SHËNIME PËR AUTORIN

Mehmet Bislimi u lind në Prekaz të Drenicës. Atje kreu shkollimin bazë dhe atë të mesëm. Studioi në Prishtinë. Me krijimtari letrare ka filluar të merret që herët. Shkrimet e para i ka botuar në gazetën “Bota e re”, ( Prishtinë). Më pas ka botuar edhe në revistën “Alternativa” , ( Lubjanë), mandej në “Rilindjen” ( Zvicër), më vonë në “Zërin e Kosovës” (Zvicër), në revistën “Rruga jonë” (Francë) si dhe në gazetën “Epoka e re” (Prishtinë). Mehmet Bislimi veç poezisë, shkruan edhe në gjininë e humorit, të anekdotës. Me dhjetëra shkrime tjera publicistike i ka botuar në webfaqet elektronike si në: Kosovapress, Nënëshqipëri, Besiana, Skenderajlive, Albanur, Radiokosovaelire, Pashtriku, Dervina, ShqipërieBashkuar.Org, si dhe në disa faqe të tjera.
Mehmet Bislimi përkohësisht jeton dhe vepron në Zvicër. Deri me tani ka botuar këto libra:

1. “ Anekdota popullore dhe satira autoriale ”, Prishtinë 2002
2. “ Trëndafila maji ”- poezi, Prishtinë 2002
3. “ Fjalë dhe gurë “- poezi, Prishtinë 2003
4. “ Këtu i thonë Drenicë “ , Tahir Meha- Monografi 2004
5. “ Ironi e verdhë “- poezi, Prishtinë 2005
6. “ Stinë e vonuar “- poezi, Prishtinë 2008, është libri i radhës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 4 EmptyThu Mar 27, 2008 4:09 pm

Mehmet Bislimi
TRËNDAFILA MAJI
Poezi
( ribotim me ndryshime )
Shoqata kulturore Shqiptare
„Mëmëdheu“ St. Galen – Zvicër 2002
Redaktor: Bedri Halimi
Lektor: Kadri REXHA
Desing & Layout
Adnan ASLLANI
Copyright & autori
Mehmet Bislimi
Botuar në rrjetin elektronik nga
TRËNDAFILA MAJI
Ç’kuptim ka ferri i Datës
Këngëtuar shekuj më parë
Në krahasim me ferrin e Dubravës –
Që Serbia e hapi për shqiptarë...
Me ndjenjën e thellë të respektit për të rënët
Në majin e vitit ’99 në burgun e Dubravës.
- Autori
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 4 EmptyThu Mar 27, 2008 4:10 pm

TRËNDAFILA MAJI
Ç’kuptim ka ferri i Datës
Këngëtuar shekuj më parë
Në krahasim me ferrin e Dubravës –
Që Serbia e hapi për shqiptarë...
Me ndjenjën e thellë të respektit për të rënët
Në majin e vitit ’99 në burgun e Dubravës.
- Autori
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 4 EmptyThu Mar 27, 2008 4:11 pm

Parathënie
Shumë njerëz, të devotshëm për vendin e tyre dhe të përkushtuar ndaj tij, në vitet e gjata të
qëndresës e më pas të luftës kundër pushtuesit serb, i lanë disi mënjanë ndonjë nga prirjet e
tyre artistike apo letrare, duke vënë gjithçka në shërbim të lirisë. Ata, për një çast, dëshiruan
më mirë të ishin luftëtarë të denjë, publicistë, agjitator, njerëz të organizimit të veprimtarisë
çlirimtare dhe këtë nuk e bënë rastësisht, por me qëllimin e lartë, se tashmë fjalën e kishte
diçka tjetër më e madhe. Më pas, pas qershorit të vitit 1999, ata rifilluan ciklimin ndaj
„pengut“ të hershëm të tyre – poezisë apo prozës. Njëri prej tyre është edhe ish i burgosuri
politik dhe veprimtari i madh i çështjes kombëtare, Mehmet Bislimi, i cili del tashmë para
lexuesit me vëllimin e tij të dytë, botuar brenda pak kohësh, respektivisht me vëllimin e parë
të tij me poezi.
Mehmet Bislimin e njoh prej shumë vitesh dhe e kam ditur gjithnjë se ai ka një shpirt lirik,
i ndjeshëm dhe i kujdesshëm ndaj shokëve, por kurrë nuk e kisha menduar se ai ishte poet,
dhe duhet thënë, poet i fuqishëm, në të cilin vargu tradicional ndërthuret me poezinë moderne
shumë natyrshëm, ku lirika dhe epika qëndrojnë së bashku krejt natyrshëm.
Nuk e kisha menduar se Mehmet Bislimi ishte poet kaq i mirë, kaq i drejtpërdrejtë dhe
njëkohësisht kaq lirik. Njerëzit që kanë qenë të përfshirë furishëm dhe fuqishëm në luftë, që
më shumë se dy dekada iu kanë përkushtuar me shpirt veprimtarisë për lirinë e Kosovës, në
dukjen e parë e kanë të vështirë të jenë lirik, sepse kanë pasur një jetë të vështirë, gjithë
përplasje, jetë të kaluar mes burgjeve, ndjekjeve, dhe torturës nga policia serbe.
Në këto rrethana është e vështirë të mbetesh lirik i fjalës. Por Mehmet Bislimi e ka ruajtur
lirizmin e tij, e ka ruajtur dhe kultivuar shumë vite brenda vetes, si një tufë trëndafilash, për ta
shfaqur tani, pas luftës, në mesin e lexuesve dhe jam i bindur se do të mirëpritet.
Që të jem i saktë, kur e kam njohur Mehmet Bislimin, ka qenë kohë e vështirë, por edhe e
bukur. Luftohej për sendërtimin e idealeve të mëdha, dhe ai ishte njëri nga djemtë e Kosovës,
në organet drejtuese të organizatës ilegale çlirimtare në Perëndim, por që shumë punë i bënte
legalisht, sepse haptas fliste me njerëzit, haptas u kërkonte atyre të ndihmonin luftën
çlirimtare, ashtu si më vonë, duke bërë pjesë në grupin për marrëdhëniet me jashtë të Ushtrisë
Çlirimtare të Kosovës, haptas do të fliste edhe me përfaqësues të mendimit politik
ndërkombëtar. Shpesh herë ishte i rreptë, i ashpër nganjëherë, në ndonjë rast disi i lodhur, por
kurrë nuk e kishte humbur optimizmin e tij për një të ardhme më të bukur.
Si duket për këtë ( ndonëse nuk e kishim ditur), atë e kishte ndihmuar edhe poezia që flinte
brenda tij dhe që priste lirinë të dilte. Mehmet Bislimi, militanti i ditëve të lirisë së Kosovës
dhe poeti i tashëm e plotësojnë njëri tjetrin krejt natyrshëm, janë vazhdim i njeri tjetrit. Jo për
faktin se janë i njëjti njeri, por poeti nuk e ka tjetërsuar luftëtarin, dhe nga ana tjetër poezia
nuk e ka bërë atë të largohet nga vitet e luftës. Përse e them këtë? Jo thjeshtë se edhe në
vargjet e tij, megjithëse lirik. Ai mbetet militant dhe luftarak, por edhe se shumica e poezive
të tij u janë kushtuar shokëve të tij luftëtarë, që ranë në fushën e nderit. Vargjet më të arritura,
herë pas herë, ai i ka pikërisht për të rënët e pavdekshëm, të cilët i ka njohur nga afër, ka
bashkëpunuar ma ta, megjithëse nuk e thotë këtë modestisht, dhe për të cilët ai ndjen respekt
gjithnjë në rritje.
Një vëllim me poezi në jetën artistike të një vendi zakonisht është një gjë e zakonshme,
sepse përditë botohen libra. Por botimi i këtij libri nuk është i tillë. Është më tepër se kaq.
Është homazh për luftën dhe për idealet e saj, nderim për të rënët dhe për përkushtimin e tyre,
dëshmi e një shpirti lirik dhe e vargjeve që të mbeten në mendje, dhe njëkohësisht një shteg i
çelur tejet bukur për vëllimet e tjera poetike. Në fund të fundit ky është një vëllim që do të
mbetet dhe do të ndodhë kjo sepse janë në të përmasat artistike dhe lirike, shpirti i hollë
poetik i një luftëtari dhe militantizmi i një poeti, të gjitha të ndërthura me njëra tjetrën. Ky do
të jetë një vëllim jo vetëm për ata që bënë luftën, por edhe për të tjerët, sepse është një dëshmi
artistike e një poeti.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 4 EmptyThu Mar 27, 2008 4:12 pm

Nuk e kam marrë përsipër të bëj analizën e vargjeve. Një gjë e tillë mund të behët më vonë
nga vet lexuesit ose kritikët. Unë vetëm desha të dëshmoj se ju keni në duar vargjet e
spikatura të një njeriu poet dhe të një poeti luftëtarë, andaj do e keni të vështirë të mos
riktheheni përsëri në rileximin e tij.
Bedri ISLAMI – Publicist
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 4 EmptyThu Mar 27, 2008 4:12 pm

Kujdes
Gdhendje
Njeriut të gurëzuar
Nga jeta sprovuar
Në vaj e uthull rrahur
Bukën lyer me turp
Mos e hani
Ju
Miq të vonuar
Nga gërryerjet e kohës
Shpirti lënduar
Pakujdesitë që kushtuan
Miq të vonuar
Kujdes
Mbi të vërtetën
Mos gërryeni
Hiqni dorë nga ky ves
Mbi muret e Dubravës
Muret e Dubravës me tela
Ferrin e Dantes e vunë në lojë
Lugetërit serb të mesjetës
Me thikën e urrejtjes në gojë
Në mes
Këputën rrugën e jetës
...172 të dënuar shqiptarë
Fat lidhur në zinxhirë
I vranë
Ferri i Dantes
Mbi ferrin e ri të Dubravës
Kuptimin humbi
Skenar i vjetër i Serbisë
Mbi shqiptarët
Rivënë në lojë
Spektatorë ndërkombëtarë
Sehir mos bëni
Me gjakun e derdhur plojë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 4 EmptyThu Mar 27, 2008 4:13 pm

Kullat
Mure të gurta
Mure të trasha
Mbijetesën sinonim
Kohë në gërshetim
Frëngji të vogla
Si syri i liqenit
Nga ku shënohet bota
Lakmitare në marshim
Në mbrojtje të qenies
Të shpirtit
Të kulturës
Të dinjitetit
Popull në mbijetesë
Për mes kullës
E frëngjisë sy zezë
Kullat në gji
Nga një copë histori kanë
Kullat Legjendën
Bënë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 4 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Poezi që më kanë pëlqyer shumë!
Mbrapsht në krye 
Faqja 4 e 32Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5 ... 18 ... 32  Next
 Similar topics
-
» NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI
» Cili nga vendet qe keni vizituar ju ka pelqyer shume?
» Me cilin anetar te forumit keni deshirë të takoheni?
» Pse po ndodhin shumë shkurorëzime?
» Rruga e "Arberit"

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: