Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Poezi që më kanë pëlqyer shumë!

Shko poshtë 
+59
xhema
voglushja
......
lirik
ILTA
rrimtaf
mimoza rexhvelaj
Ada_Kondi
Driniiiii
meri
Kastrioti
paioni
Aldo
gjergji
Albona
aristokrati
Ago Muji
Xili
Mergimtari
MARY
Mirushe
feneri
ylari
Blerti_Gashi
Veneta
feratkoca
Ajet
zeriatdheut
stabili
Nezir Myrta
Gjura
naqeta
Fjona
Pirro i Epirit
Parapsikologu
echo
Eva0506
Poeti
lilu
rolling
atlantida
Lanetja
gjakushi
Guximi
**Embelsira**
Orfe@
E_Bukura
Albea
Kosovarja
Ani
Euridika
Çamshqiptar
Urata
Arta
shaban cakolli
Sofra
dibranja
Beton
Lina
63 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3 ... 17 ... 32  Next
AutoriMesazh
Arta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Arta


Numri i postimeve : 760
Registration date : 06/09/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 2 EmptyFri Dec 28, 2007 3:47 pm

Nëna

Ka filluar të plaket nëna
Fytyra e saj po mbulohet me rrudha.

Po mbulohet me një pleqëri të bukur.
Qështë kështu kjo rrjetë që hedh koha mbi nënën time?

Dhe duart që më mbanin mua,tani janë rënduar.
Po ska gjë.Nga shpirti i saj
zgjaten duar të tjera që më mbajnë pezull.

Ecën ngadalë nëpër dhomë.
Nganjëherë më pyet për librat që po shkruaj,
Por smë ka pyetur kurrë pse skam shkruar gjë për të.

Se nëna e di
Fjalën e parë në këtë botë ia kam thënë asaj,
Dhe fjalën e fundit në këtë botë do tia them asaj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Urata
Përjashtuar
Përjashtuar
Urata


Numri i postimeve : 1894
Registration date : 13/12/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 2 EmptyFri Dec 28, 2007 6:06 pm

Nata e Vitit të Ri
O zemra ime, o vetmi,
të pimë sonte, gjithsesi.
Një mall, një dhembje dhemb atje
ku jemi dhe nuk jemi ne.
pas muresh kokë më kokë kurthojnë
harrimin e harrimit tonë.
Po qoftë në Dajt a Monparnas
një shishe vere të ndjek pas.
Sa vlen një gllenjkë e saj nuk vlen
as fama, as froni që shkëlqen.
E tha s'e tha Omar Khajami,
stacioni i fundit: Varri i Bamit.
O zemra ime, o vetmi
Te pime sone, gjithesesi..

Nga : Xhevahir Spahiu Pelegrini

Une jam prej kohesh pelegrin
udhetar ne vendin e shpreses se thyer
jam ndare pa dashur nga karvani im
mes shtigjeve nga vapa e shirat gryer.
Kerkoj karvanin tim ne rene e shpat
karvanin qe e ka ndruar drejtimin me kohe
ndaj ne udhe jam krejt i humbur,jam fillikat
me shami te grisur lidhur ne koke.
Per uje buza ime u dogj u be zhur
dhe syte me shpojne nga shterja e lotit
me duhet te arij karvanin e tretur qekure
capitur mes vapes,mes shiut e te ftohtit.
Une jam prej kohesh pelegrin
shtegtar i karvanit te humbur
dhe bart ne kuriz nje premtim
te dhene gjysherve te mundur.

Nga : Dritëro Agolli
Anës Lumenjve


Arratisur, syrgjynosur,
Rraskapitur dhe katosur
Po vajtonj pa funt, pa shpresë,
Anës Elbë-s, anës Spree-së.
Ku e lam' e ku na mbeti,
Vaj-vatani e mjer mileti,
Anës detit i palarë,
Anës dritës i paparë,
Pranë sofrës i pangrënë,
Pranë dijes i panxënë,
Lakuriq dhe i dregosur,
Trup e shpirt i sakatosur.
Se ç'e shempnë derbederët,
Mercenarët dhe bejlerët,
Se ç'e shtypnë jabanxhinjtë,
Se ç'e shtrythnë fajdexhinjtë,
Se ç'e pren' e se ç'e vranë,
Ç'e shkretuan anembanë,
Nënë thundrën e përdhunës
Anës Vjosës, anës Bunës.
Çirem, digjem i vrerosur,
Sakatosur, çarmatosur,
As i gjall', as i varrosur,
Pres një shenj' e pres një dritë,
Pres me vjet' e pres me ditë,
Se ç'u tera, se ç'u mpaka,
Se ç'u çora, se ç'u mplaka,
Lark prej vatrës dhe prej punës,
Anës Rinit, anës Tunës.
Çakërdisur, batërdisur,
Përpëlitur dhe zalisur,
ËndËronj pa funt, pa shpresë,
Anës Elbë-s, anës Spree-së.
Dhe një zë vengon nga lumi,
Më buçet, më zgjon nga gjumi,
Se mileti po gatitet,
Se tirani lebetitet,
Se pëlcet, kërcet furtuna,
Fryhet Vjosa, derdhet Buna,
Skuqet Semani dhe Drini,
Dridhet beu dhe zengjini,
Se pas vdekjes ndriti jeta
Dhe kudo gjëmon trumbeta.
Ngrehuni dhe bjeruni,
Korini dhe shtypini,
Katundar' e punëtorë,
Që nga Shkodra gjer në Vlorë!
Ky ilaç e ky kushtrim
më bën djal' e më bën trim,
më jep forc' e më jep shpresë,
anës Elbë-s, anës Spree-së.
Se pas dimrit vjen një verë,
që do kthehemi njëherë,
pranë vatrës, pranë punës,
Anës Vjosës, anës Bunës.
Arratisur, syrgjynosur,
Raskapitur e katosur,
brohoras me bes' e shpresë,
anës Elbë-s, anës Spree-së.
Nga : Fan S. Noli
Mejtimi

Rri mejtohem shumë herë
Tek perëndon yll'i zjarrtë,
Edhe hapetë një derë,
Soje rrjeth një drit' e artë.
Retë, nga pak' e nga pakë,
Marrën një tjatër fytyrë,
Bënenë të kuqe flakë,
E deti ndrin si pasqyrë.
Oh! sa të bukura janë
Fushatë që gjelbërojnë,
Qiejtë që s'kanë anë,
Luletë që lulëzojnë,
Zoqthitë që flasin belbër
E fluturojnë ndë erë,
Pyll'i veshur më të gjelbër,
Deti i qet' e i gjerë,
Lumi që nxjerr oshëtimë,
Që bubullin nëpër male
Dhe ikën me fishëllimë
Nëpër fusha me ngadale,
Brigjet' e veshurë me bar,
Me lule, me gjeth, me fletë,
Rrahurë n'ergjënt edhe n'ar,
Ahu me krye përpjetë!
Më çdo kënt edhe më çdo vis
E më çdo çuk' e çdo brinjë
Shoh një plep, një vith a lis,
Një qarr, një bush, një dëllinjë.
Hap sytë dhe përqark shikonj
Fushë, limë, brigje, male,
Edhe të shkuarat kujtonj
Një nga një, dalengadale.
Për ata që janë ndarë
Prej nesh, që rrinim gjithë tok
Edhe më s'i kemi parë,
Që i patmë shpirt edhe shok,
Zëmëra më përvëlohet
Edhe them vallë ç'u bënë,
Kur shoh që koha po ndrrohet
Dhe të mugëtit ka rënë,
Po rrjeth nëpër hapësirë
Edhe sa vete po shtohet,
Lint nata me errësirë,
Dheu e qielli ndryshohet.
Kështu rrotullohet moti,
Yjt' e hëna sytë hapin
Dhe pas nomit q'u vu Zoti
S'rrinë, po gjithënjë çapin.
Lumi me një psherëtimë
Ikën edhe vete në det,
Dëgjohet një bubullimë,
Që përhapetë përmbi dhet.
Duke shkuar dit' e net,
E duke ndërruarë moti,
Vemi si lumi në det,
Nga Zoti, prapë te Zoti.Nga : Naim Frashëri
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Lina
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar


Numri i postimeve : 35
Registration date : 08/11/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 2 EmptyMon Jan 07, 2008 12:46 pm

Enigma
E diel, 15-07-2007


Është enigmë
për mua
dhe,
s’ka për t’u zgjidhur
kurrë,
pafundësia
e mendimeve
të tua,
tragjike…
Ti,
mos u luhat
mes ëndrrash
ndjellakeqe.
Ti,
ke
në shtëpi,
një mace
besnike.
Të shoh.
Në mendime
të thella
ke rënë.
Shkundu, pra!
Mos e vrit
rininë!
Nuk të pengoj.
Heq dorë
nga lufta.
Unë,
pigmenti,
që të shtoj
mërzinë.
Ti,
prapë i heshtur…
Ç’mendon?
Ç’mendon,
me atë mendjen
tënde,
bardhë e zi?
Heq dorë nga lufta!
Më dëgjon?
Një mace
besnike,
të pret
në shtëpi…!

Suzana Zisi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Arta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Arta


Numri i postimeve : 760
Registration date : 06/09/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 2 EmptyFri Jan 11, 2008 6:24 pm

Epika
Me shekuj kam shitur gjakun
e rritur jam me gjakun e shitur _
me shekuj kam hëngër veten
e ditur skam të qesh me veten e tepruar...
Miq.
Kosova është gjaku im që nuk falet .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Arta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Arta


Numri i postimeve : 760
Registration date : 06/09/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 2 EmptyFri Jan 11, 2008 6:46 pm

Rrëfimi

Nëna ime vdiq,
ndrita të syve duke u betuar,në krye tim
e të vëllaut,
në koren e bukës e të kripës-
nëna ime e dashur.

Baba im u vra në megjë të ares me fqiun grabitës,
vadën duke e ndalur për livadhin tonë ,për arën-
për bukën e motmotit.
E vllau im kurrë su kthye prej mërgimit.

Motra ime nëntë ditë rrugë larg u dha ,
atje kullën e gëzimit ngrehu-
këngën e vajit kalli.
E unë qdo ditë prita atë ditë të vonuar,
Nëna ime, babai im, motra ime, vllau im pa emër.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Arta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Arta


Numri i postimeve : 760
Registration date : 06/09/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 2 EmptySat Jan 12, 2008 5:25 pm

Njëherë vonë i ra dikujt ndërmend

Njëherë vonë i ra dikujt ndërmend:
zemrën e kujt do ta ketë kjo pranverë,
syrin e cilës drenushë,të cilit skifter ?

-Tim bir, vajzës sime-shtoi një plakë
që përcillte kahmot valën e lumit nën urë.

Sapo prilli ja behu e vajti si lajmëtari i kuq,
pyeti një tjeter: Ku janë ,a do te kthehen ?

Plaka qetas buzëqeshi e urtas foli atëbotë:
-Shkoni ,shkoni fëmijet e mi diej jwane bërë-

dhe një flakë me zjarr e shpirt e shoi
e kurrkush se pa se kah shkoi .

Thonë fuqia e kësaj toke nga gjiri isaj buron .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 2 EmptySat Jan 12, 2008 5:37 pm

Gani XHafolli

M´LAGE-T´LAGA
Ti i vogël
unë i vogël,
m´lage,t´laga
dushk për gogël.

Pak me hile
pak pa hile
ma le ngile
ta lashë:Ngile.

Ti ma hine
unëta hina
për dy thupra
u prish trina.

Ti më çethe
u bë llugë
tash ha pleshti
me dy lugë.

Hut për hut
të kam shok
ti me flok
unë pa flokë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 2 EmptySun Jan 13, 2008 1:15 pm

AZEM SHKRELI

Ashta e Shkrelit
Ashta e Shkrelit,mrizi im me zana
Ec e ec e
Shikonë qiell dhe rritu

Ashtae Shkrelit,zeri im në një zgor

Lyp e lyp

Me një vashë tërfillin me katër

Ashta e Shkrelit,mosha ime maje lisave.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 2 EmptySun Jan 13, 2008 1:26 pm

PIKNIK

Te Qafa e Qyqes
Vinë e na marrin orët

Këtu ia marrim malsorçe
Atje na shpotisin shpellat

Ujë pimë te Kroi i Lotit

Mbledhim ufulla
Hypim në furrig të zogu

Rrokemi shtatas
Luajmë gropash,rrasapetas

Hyjmë në një fier e harrohemi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 2 EmptySun Jan 13, 2008 1:31 pm

Deti i bardhë
Ecnin gurit,territ
Me yjet plasur në p lisa

Në shkodër trokitën
Te Zonjae Madhe,të shenjtërit

Në Tivar dhanë të kuqët
E gjakut,pinë të zitë e detit

Deti u bë Deti i bardhë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 2 EmptySun Jan 13, 2008 1:33 pm

DRINI

Mijëra vite
Rrjedh ujë
Shqip

Po e thellë
Po e madhe etja
E shqipeve

Këtu e te deti.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Arta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Arta


Numri i postimeve : 760
Registration date : 06/09/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 2 EmptyWed Jan 16, 2008 2:46 pm

Vdekja e një ëndrre

Babai im ndjesë pastë
tërë jetën shikoi botën
përmes grykës së një fyelli

vdiste e lindte
përmes asaj gryke

udhëtonte e udhëtonte

shkilte e shkilte mbretëri
shkilte detra
shkreti

babai im ndjesë pastë
përmes grykës së një fyelli
kthente në shtëpi

mbi vdekjen e një ëndrre këndonte.

Ali Podrimja.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Arta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Arta


Numri i postimeve : 760
Registration date : 06/09/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 2 EmptySat Jan 19, 2008 12:55 am

Mëmëdheu nëpër shekuj

Mëmëdheu nëpër shekuj ,
vrar' e prer' po kurrë vdekur,
vrar' e prer' po vdekur kurrë,
lumenj gjaku për flamur?
-Si nuk humbi,-pyet bota,-
prer' me shpatë, djegur me topa?
-Jo ,mor jo,s'humbet shqiptari,
e provon çelikun zjarri .
Populli
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 2 EmptySun Jan 20, 2008 1:58 am

ARVANITASI

Mëmëdhe, ar i kulluar,
nuk ka tjetër përmbi ty,
prandaj je kaq i lakmuar,
prandaj të kanë halë në sy.

Zuzarisht të janë vërsulur,
ç’mbahet mend në histori,
thikën në shpinë të kanë ngulur,
me intriga e dhelpëri.

Të kanë vrarë, të kanë plagosur,
sa gjymtyrë t’i kanë hequr,
kjo gjë a do ketë të sosur,
padrejtësitë për t’i ndrequr.

Se burrat s’të kanë munguar,
si për penë dhe për shpatë,
që gjakun s’e kanë harruar,
prejardhjen nga ajo baltë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 2 EmptySun Jan 20, 2008 2:01 am

KRENARISË SË KOMBIT

Tek ti çdo gjë ish e gjelbër dhe e kaltër,
ashtu siç e dëshiroje ti,
ishte e kthjellët dhe e pastër,
e bukur e plot madhështi.

Besnik i paepur i prejardhjes
për të cilën mbaheshe krenar,
shtjellove dhe mbrojtje një sërë ngjarjesh,
në dhembshuri, afsh e zjarr.

Me dhimbje të kujtojmë e nderojmë
si ishe, me fjalën e pasionin flakë,
në gjurmët e tua do të shkojmë,
është njëlloj si të të japim jetë dhe gjak,

Më i kthjellët se ti nuk ishte kristali,
nga e tillë baltë ishe i ndërtuar,
se ishe dhe mbete bir shqiptari,
vdiqe, me Shqipërinë i dashuruar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 2 EmptySun Jan 20, 2008 5:51 pm

SABRI HAMITI
VESA
Gjurmët e hapave në vesë
në livadhet e kullotura
të mëngjesit të shtatorit.

kurrë nuk i gjenë ai
që kthehet në mesditë
që kthehet nëmbrëmje.

Këta janë hapa të nisjes
kthimi është i pamundshëm.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 2 EmptySun Jan 20, 2008 5:58 pm

U ZUNË RRUGËT
(Ismail Kadare)

U zunë rrugët me dëborë
Afër teje s´mund të vi.
Rri dritareve me orë,
Në mendime futur rri.

Era zë të ulërijë;
Gjithnë rrugët mbenë shkret...
Bora s´ka ndërmend të shkrijë.
Ti siç duket nuk më pret.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 2 EmptySun Jan 20, 2008 6:01 pm

MILIANOV KALLUPI

KAM PARË NJË QEN...
Kam parë një qen
që qenërisht i lihte
hijes së vet prej qeni.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 2 EmptySun Jan 20, 2008 6:05 pm

FERDINAND LAHOLLI
FILOZOFIJA E HESHTJES
Heshtja është e vetmja mundësi e lejuar,
palejimin shekullor për të shprehur.

Në kullën e saj,teksa rrinë të ngujuar
do të thotë se jemi,paçka se të vdekur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 2 EmptySun Jan 20, 2008 6:10 pm

DIAMANT ABRASHI
VJESHTË NË MUA
Jam i helmuar nga vjeshta
si gjethi që lëkundet para se të bjerë
si skeleti që lëkundet
pa gjethet e blerta
në sfondin e largët
pranvera ma shkel syrin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 2 EmptySun Jan 20, 2008 6:23 pm

Letër një Luftëtari

Duke pritur të kaloj stuhia
na rritet mjekra thonjtë
na zënë ethet

Gojkyçur

numrojmë shkopinjtë
fyerjet sharjet,shkarjet

Unazat
luajnë nga vertebralja

Duke pritur
harrojm se jemi

Harrojmë se në këtë shekul
mbetën ato që thuhen
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 2 EmptySun Jan 20, 2008 6:28 pm

TOKË TRËNDAFILASH

I

Toka ime diellore,
që rritem me ty
e je aq e madhe për mua;
mal me thesare,
5 fushë grurore —
t´i di ëndrrat tua.

II

Çdo fshehtësi
unë ta njoh —
dhe Yllin tënd
10 që të çon n´ardhmëri
unë ta shoh;
dhe dritën tënde
që kaplon hapësirën
unë ta di —
15 Zemër bujare,
Tokë me burrëri.

III

E zgjuar je në mua,
poezi e adhuruar,
poezi vargjesh të dëlira —
20 qiell i stolisur
plot xhevahira.
Tokë trëndafilash
për gjithë çka ke
në zemrën tënde jetike,
25 në shpirtin tënd të kulluar,
të përqafoj si fëmijë —
tokë e bekuar,
Kosovë heroike.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Çamshqiptar
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar


Male
Numri i postimeve : 21
Age : 40
Vendi : albania
Registration date : 20/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 2 EmptySat Jan 26, 2008 1:37 am




Në mundsh...

Përkthyer nga Robert Shvarc

Në mundsh ta ruash arsyen, kur bota humbet fillin
e fajin ty ta hedh dhe vetes t’i besosh,
sa herë tek ti dyshojnë e s’të përfillin
por edhe dyshimet drejt t’i gjykosh...
Në mundsh të rrish në pritje, nga pritja pa u lodhur,
e, kur t’urrejnë, urrejtje mos t’ushqesh,
madje, ndaj shpifjeve të rrish pa folur,
me thjeshtësi, me to pa rënë ndesh...

Në mundsh t’mendosh, por jo gjer në shkatrrim,
të ëndërrosh, por jo si rob ëndërrimesh,
dhe t’i trajtosh njëlloj e pa dallim
ngadhnjim e shpartallim burim mashtrimesh...
Në durofsh dot thëniet e tua të drejta
në kurthe për trutharët, kopuket që t’i kthejnë,
t’i shohësh të thyera gjërat më të shtrenjta
e prapë t’i ndërtosh me vegla që nuk vlejnë...

Në mundsh fitoret që ke korrur t’i flijosh
si në kumar, në një të vetme lojë,
të rrezikosh, të humbasësh e prapë t’ia fillosh,
dhe humbjen kurrë të mos e zesh në gojë...
Në i detyrofsh dot muskul, nerv e puls e zemër
të të shërbejnë edhe kur gjithçka duket e kotë,
e të qëndrosh kur s’ke asgjë më veç vullnetit,
që vetëm fjalën “Qëndro!” gjithmonë të thonë...

Në mundsh të flasësh me maskarenj, por nderin tënd ta ruash
e t’ecësh përkrah mbretit pa krenari që të verbon...
Nëse armiku apo miku s’të bëjnë dot të vuash,
dhe gjithkend e çmon, por veç sa meriton...
Në mundsh t’i mbushësh ti minutat aq të renda
me vepra që peshojnë
dije dhe mos kij asnjë dyshim,
se jotja do të jetë Bota, me ç’ka brenda,
dhe BURRË do të jesh, o biri im!

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://Alblaser.net.ms
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 2 EmptySat Feb 02, 2008 2:46 am

JEPNI PER NENEN

C'thote ajo e ve e gjore,
Mbretereshe pa kurore,
Faqe-cjerre, lesh-leshuar,
Shpirt e zemer perveluar,
Gjysme e vdekur: " O shqiptare,
Nenes mos ja beni varre".

Mbahu nene mos ki frike,
Se ke djemte ne Amerike.

Qan e lutet nene e mjere,
Kerkon vatren edhe ndere,
Do lirin' e saj dhe mbrene,
Sic e pat me Skenderbene,
Bijt' e beses therret prane,
Kur i thirri dhe si vane?

Mbahu nene mos ki frike,
Se ke djemte ne Amerike.

Cilet jane ata tirane,
Qe te prene e qe te vrane?
Qe te therne bij e bija,
Dhe tu nxi tu mbyll shtepia?
Derdhni plumba o shqiptare,
Gjakun nenes per te marre.

Mbahu nene mos ki frike,
Se ke djemte ne Amerike.

Cilet bij te tradhetuan?
Dhe te ndoqne dhe te shuan?
Dhe te lane o shkab' e ngrate,
Pa fole, pa zogj, pa shpate?
Keta qena o shoke i mbytni,
Mbushni gjyle qe t'i shtypni.

Mbahu nene mos ki frike,
Se ke djemte ne Amerike.

Sa kerkon e sa te duhen?
Burrat nga detyra s'druhen,
Trimi i mire do t'te jape,
Sot me vrap e neser prape.
Hidhni, Hidhni tok dollare,
Te mos mbetemi te share.

Mbahu nene mos ki frike,
Se ke djemte ne Amerike.

Do te ndihim pa kursyer,
Per ty, nena jone e vyer,
Qe me drit' e nder te thuresh,
Dhe me bijt' e tu te mburresh.
Cila nene lyp parane?
Cilet bij me shpirt s'i dhane?

Mbahu nene mos ki frike,
Se ke djemte ne Amerike.

Arme dhe fisheke mblidhni,
QESEN edhe SHPIRTIN hidhni,
Per lirine per mbretin* tone,
Sot,pa neser eshte vone,
Jepni, nenen te shpetoni,
Komb' e vatra te ndertoni.

Mbahu nene mos ki frike,
Se ke djemte ne Amerike.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 2 EmptyMon Feb 04, 2008 12:07 am

Shpejt dhe ngadalë



Mos u nxito!Mos u Vono!Duro!

Një kryefjalë shkruaj posi kjo

Vare mbi gjoksin posi hajmali

Ruaje ne diell dhe në shi;

Me lulet rrotull teje mos u merr,

Dhe I patrembur gjer në varr e shpjer

Mos u nxito!Pa mend mos u vono!

Kur shpirti sulet ,Ti mos u ndalo!

Mejtohu mirë,udhen drejt nis.

Dhe sulu tutje me mish e me shpirt;

Ngadalë!Kurr s’ndreqet një lajthim

I bërë pa hesap e pa peshim.



Mos u vono!Se tutje turret jeta,

Kalo si trim ,guxo pa ardhur vdekja;

Një punë bëj të lartë dhe të fortë,

Të cilen koha kurr s’munt ta mposht

Mbi dhenë nam të gjallë ler për jetë,

S’prish punë si shokët vdes dhe vetë



Mos u NXITO!Mos u VONO!MEJTO!

Gunët e fatit qetas duro!

Detyren ki si prijes kryesisht;

Bëje gjithnjë të drejten burrërisht;

Mos u nxito!Mos u voni! Pa fjalë

ZOTI në fund të nxjerr faqebardhë.



GËTE
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 2 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Poezi që më kanë pëlqyer shumë!
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 32Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3 ... 17 ... 32  Next
 Similar topics
-
» NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI
» Cili nga vendet qe keni vizituar ju ka pelqyer shume?
» Me cilin anetar te forumit keni deshirë të takoheni?
» Pse po ndodhin shumë shkurorëzime?
» Rruga e "Arberit"

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: