| Poezi që më kanë pëlqyer shumë! | |
|
+59xhema voglushja ...... lirik ILTA rrimtaf mimoza rexhvelaj Ada_Kondi Driniiiii meri Kastrioti paioni Aldo gjergji Albona aristokrati Ago Muji Xili Mergimtari MARY Mirushe feneri ylari Blerti_Gashi Veneta feratkoca Ajet zeriatdheut stabili Nezir Myrta Gjura naqeta Fjona Pirro i Epirit Parapsikologu echo Eva0506 Poeti lilu rolling atlantida Lanetja gjakushi Guximi **Embelsira** Orfe@ E_Bukura Albea Kosovarja Ani Euridika Çamshqiptar Urata Arta shaban cakolli Sofra dibranja Beton Lina 63 posters |
|
Autori | Mesazh |
---|
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Thu Mar 27, 2008 4:32 pm | |
| MALLI QË GËRRYEN Mësuesit tim (Sokol Mehës) Na shpjegoje qetë e me keqardhje Për këtë fundshekull të marrë Na përgatisje Për rrugë të gjata Ka me ardhur koha na thoshe Vërtetë Koha erdhi profesor Sokoli Ti nuk e prite Vdekja tinëzare herët të mori Më shumë se një kujtim Për mësuesin tim Kohë Jeta nuk është vetëm kohë Kohë që rrjedh si lumi Ti pajtohesh me vdekjen Dhe e kërkon atë në kohë Unë e dua jetën Dhe luftoj për te Me ngulm Në kohë Malli Diçka në gjoks po më djeg Diçka po më gërryen Si duhanxhiun e vjetër Kur e mbështjell Edhe dushkun me letër Malli më ka zënë Për nënëloken Për aromën e lule shtogut Për pragun e shtëpisë Për vrapin e gjokut Për lojërat e fëmijërisë Kanë thënë Malli Gërryen gurin Mërgimi Nga qengj i butë Të del ujk me dhëmbë Të tretë të dërmon Buzëqeshjen ta ndrydh malli Tkurresh e nuk mbetesh Sa një kokërr limoni | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Thu Mar 27, 2008 4:33 pm | |
| SHKËNDIAT NË HORIZONT Ndjehuni Kosova Sot më shumë se kurrë Pret Në themel nga një gurë Ç’prisni ndjehuni Kalanë e përjetësisë ta bëjmë E pastaj të rrojmë Secili me punën e vet Ndjehuni Bashkohuni Atdhedashës Dijetarë Luftëtarë Të ndërgjegjshëm Bashkohuni Do shihni pastaj Si për inat do bashkohen Hajna lakej e kusar Të ndyrë e hileqarë E pastaj ju Do të jeni të lirë Të besosh Jeta në lakuriqësinë E besimit të verbër Pa nuancat e veta ekstreme Gjunjëzohet Para pikturës pornografike zhgërryer E pa zë thotë Zoti vet T’i besojmë krijesës së tij Jeta Ne rrugëtojmë në te Pa pikë fillimi e mbarimi Në lëvizje Si në një stacion të largët harrimi Dikujt ju kujtua Jeta Ah një lutje për mua Ora e fundit thërret Jeta Ç’është kjo që e duam Me çdo kusht Edhe me kushtin e turpit Babait Fillim maji në agim Na gënjeu Në pikë ndarjen tonë Një pikë loti Shënoi një lojë të re Mes jetës e vdekjes Pengu i kujtimit lënë Bartur nga ati ynë Adam Mbi vdekjen e parë Koha na mësoi me ndarjet Vallet Mjeshtri arti nga lashtësitë Përmes valles që fletë Nder brezni bartur Me shpatën e rëndë në dorë I mundem armiqtë Me këngë I pritem miqtë Strategji e vallëzimit Të një epike Në vazhdimësi Valle | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Thu Mar 27, 2008 4:35 pm | |
| SHKOJNË DHE NUK KTHEHEN Dua (Dritëro Agollit) Poezinë shfletova Me kujdes Atë takova Me fanar ndezë Vargun lozonjar Se bashku me Dritëronë Dhe poezinë e parë Prapë takova Dritëronë Në dorë me fanar Fëmijëve të mi (Lules dhe Arës) Nuk e di a mundem Vargun zap ta bëjë Të shkruaj Diçka nga të papriturat Diçka me admirim Për fëmijët Edhe për fëmijët e mi Me përkushtim Nuk e di Miku i vërtetë Një Mik do ta takosh në jetë Një Një mik të vërtetë Do ta gjesh Në kthetrat e jetës Nuk do të lë fillikat Nuk do të lë vet Një Gjethet e vjeshtës Shkujdesur nëpër rrugë Paskeni rënë Nga trungu shkëputur Stinë që vret bukurinë në heshtje Dhe ngjyrat tretë Gjethet e stinës së verdhë Shkujdesur mbi rrugë Shkapërderdhë Një kovë ujë Kur dalim nga shtëpitë Shtigjeve të malit Pimë nga kova me ujë Besëtytni a hyjni Në mitizim Dëshirë e nënës Për kthimin e djalit Para kovës me ujë Dhe duarve të nënës Përkulemi Rrita Mbahu (Mejremit, motrës së Fadil Vatës) Mbahu motër Koha të goditi rëndë Sprovë e jetës sonë Në kërkim të lirisë Motrës i ra hise Shami e zisë Pa dyshim Lulëkuqet e para të prillit Do i vemi Mbi varr të Fadilit Mbahu motër Shqiponjës ( varg i huazuar) Një varg dua ta vjedh Për ty Për të bukurin flamur Kush para teje Nuk u përkul Sot shumë korba thonë jemi shqipe Si i duron e kryet s’ua shtype Rrita Dalë e ngadalë u rritem Për ditë e nga pak Rrugët e pafund I rimorëm Amanetet e të parëve kujtoni Kthim mbrapa Mos lejoni Shiu Kur vapa është e prushtë Bujku humb shpresën Vjen shiu i prajshëm Ia kthen buzëqeshjen Shiu Flori në maj Argjend në gusht Hënëz e kuqe E vërteta Kartat ranë Trupi u zhvesh Turpi mbeti lakuriq Dikush turpin Vetë do ta hajë Dikush do ta hajë me miq Me turp dikush rron gjithë jetën Një ditë Dikush Do ta thotë të vërtetën Pendimi Kush rron po të vdesim ne Ata vdiqën për këtë dhe Ne për kë jetojmë Po të bëhej një sondazh Do pendohen Ata më parë Apo ne që frymojmë Dy të marrë U takuan dy të marrë Si të marrë që ishin Bënë shamatë në pazar Në pazarin e Prishtinës Pretendonin për kryetarë Ngjarjen shënuan gazetat E bënë gjellë e sallatë Sonte Kryeqytetasit s’do ta hanë Darkën thatë Ma jepni shkopin Më duhet të mbështetem diku Pranë lartësive të bardha Si zogu që fluturon mbi re Larg e më larg nga përbaltja Jam i vetëm tani I vetëm fillikat Natën duke e çarë Me shkopin e gjatë Mos më ankoni tani Se nuk ua falë dot Kam nevojë Për ty kam nevojë toka më rëndon Sizifi do të mi verbojë sytë Që plotë dritë i kam Ti Popullin zhveshe Nga ndjenjat e robërisë Pinguinët po të shajnë Larg Mbi akullin e ngrirë Për ta thënë të vërtetën Kam nevojë Pinguinëve le t’iu mbetet E shara në gojë Në heshtje Tinëzisht e në heshtje Theve gotën e kristaltë Dhe me dashje i bërë Njerëzit me baltë Tinëzisht e në heshtje ike Me bishtin nën shalë Ike Si dhelpra në mal Në kurthet e lojës Dikush ka për të rënë Do ndahemi Një ditë do të ndahemi Prej këtij stili të rëndë Stil i të jetuarit mbrapsht Me lajka në gji Moral i rënë për tokë Qe shitesh e blihesh Pa lekë e me lekë Vallë U shite edhe ti Ndahemi Lehjet Një jetë të tërë qentë lehen Nën strehët e shtëpisë Lehnin në hënëzën e kuqe Të yshtur prej smirëzisë Hënëza perëndoi Dhe ajo lindi prapë Qentë lehnin pas lakmisë Dhe ngarendin në vrap Lehin qentë Bythë e kusisë Nuk ndenjen duarkryq intelektualët Sfidë serioze i bënë Serbisë Me mendimin filozofik aktual Rrahën me shkop bythën e kusisë Bythë e kusisë rënë nga ndryshku Lënë në mezhdë me një anë Shpikje e një strategjie të re Të artit luftarak në Ballkan Rrethi i kusisë po krekoset Me bythën që boja po i del Sikur të realizohej kjo filozofi Do konkurronin çmimin Nobel Në dukje Duket njeri i mirë Me pamje te qetë Eh sikur brendi e shpirtit Me dukjen të ngjet Vërtetë Në dukje u mashtrua Dhe Eva me Adamin E shtrinë këmbët më gjatë Se ç’kishin jorganin | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Thu Mar 27, 2008 4:36 pm | |
| Përmbajtja e librit TH E M E L E T E G U R T A Kujdes Mbi muret e Dubravës Kullat K Ë N G Ë N O S T A L G J I K E Atdheut tim Zjarri i vatrës sime Djepi Mos Një ditë Natë B A L A D Ë P Ë R S H O K Ë T Unë dhe ti Po vjen pranvera Kthehu Ukshin Hotit Një jetë të tërë Bacë Rifatit G J E T H E T E V E R D H A Plaku Këpucës A ka më keq Bretkosat Dikur Dy mendësinë Ngjyrë e verdhë E B A R D H A Q Ë V R E T Ë Loti Qëllimi Dimri Urim T H Y R J E R R U G Ë S H Ne dhe Evropa Çmenduri Dëshmitar Rrugët Ajo Para varreve të Dëshmorëve K Ë N G Ë L I R I K E Asaj Atë Një ëndërr K Ë N G Ë E P I K E Fshatit tim Fidanit Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare Dritanit Të vranë Pranverë e ’81-shit Skënderbe Shkëlqimi në bronz Pushkës i besoj Pushka Legjendarit Adem Jashari Shkëmbinjtë Jusuf Gërvallës L O T E T Q Ë S U T H A N Ë Të zhdukurve të luftës Bonjakët Njeriut të mirë Shpërngulja e dhunshme Varrezat masive M A L L I Q Ë G Ë R R Y E N Mësuesit tim Kohë Malli Mërgimi S H K Ë N D I A T N Ë H O R I Z O N T Ndjehuni Bashkohuni Të besosh Jeta Babait Vallet S H K O J N Ë E N U K K T H E H E N Dua Fëmijëve të mi Miku i vërtetë Gjethet e vjeshtës Një kovë ujë R R I T A Mbahu Shqiponjës Rrita Shiu H Ë N Ë Z E K U Q E E vërteta Pendimi Dy të marrë Ma jepni shkopin Kam nevojë Në heshtje Do ndahemi Lehjet Bythë e kusisë Në dukje | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Thu Mar 27, 2008 4:38 pm | |
| MEHMET BISLIMI FJALË DHE GURË
Mehmet Bislimi FJALË DHE GURË Redaktor: Bedri ISLAMI Lektor: Kadri REXHA Design & Layout: Adnan ASLLANI Piktura në ballinë: Nguyen KHANH “In The Ethereal World” Botues: Kompleksi përkujtimor “Adem Jashari” – Prekaz Copyright & 2003 Autori & botuesi MEHMET BISLIMI FJALË DHE GURË Poezi (ribotim me ndryshime të vogla) Botuar në rrjetin elektronik nga Kompleksi përkujtimor | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Thu Mar 27, 2008 4:38 pm | |
| “Adem Jashari” – Prekaz 2003 “E në brengat vënë e vijnë Tërë dhembje tërë lot Kush ma diti poezinë Dhembjet nuk m’i diti dot” - Lasgushi... | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Thu Mar 27, 2008 4:39 pm | |
| MEDITIM PËR JETËN DHE PËR TË ARDHMEN Shënime për vëllimin me poezi të Mehmet Bislimit Libri i dytë me poezi i Mehmet Bislimit është një befasi e këndshme, bile do thosha, është shumë më tepër se një befasi e zakonshme. Janë tri gjëra themelore që e bëjnë këtë vëllim me poezi, tashmë të poetit Mehmet Bislimi, një libër që duhet lexuar dhe duhet medituar së bashku me të: Së pari, është më i realizuar artistikisht se vëllimi i parë i tij dhe kjo dëshmon ngritje artistike; së dyti në themelin e poezisë është vënë meditimi dhe kjo e bënë atë më të perceptueshëm; dhe së treti, ai vazhdon të jetë një poet që kërkon deri në fund të militojë për vendin e tij. Thash se është një vëllim poetik më i realizuar se libri i tij i parë dhe kjo nga e gjithë struktura e vargut të përdorur e cila rrallë herë është në formën klasike të poezisë. Pra, më shumë është shfaqur në formën e lirë të saj, me një ritmikë të brendshme, çka shumë shpesh është më e vështirë se sa forma tradicionale. Ritmi i brendshëm i poezive, më shumë se harmonizimi i jashtëm janë në thelbin e poezisë që u jepet lexuesve. Ka shumë vargje që të mbesin në mend, ashtu si ka edhe poezi të tëra, të cilat shfaqen herë pas here si vazhdë e vuajtjes poetike dhe e mendimit poetik, si shpërpjesëtim i së bukurës në formën e të shprehurit, si gjetje e figurës poetike, jo në klasiken, por në një formë të brendshme poetike. Normalisht, poezia e re e Mehmet Bislimit rrjedh e qetë. Ajo është në shtratin e vet në këtë formë që ka zgjedhur, dhe kësaj i është përshtatur edhe gjetja tjetër poetike e formës së shkurtër të paraqitjes së poezisë. Zakonisht poezitë e këtij vëllimi nuk janë të gjata, rrallë herë ato kalojnë 10 apo 12 vargje, brenda vargjeve nuk ka zgjatje të rreshtave, nganjëherë pikë krahasuese e kësaj lloj poezie, por brenda radhëve të ngjeshura janë vargjet, nganjëherë tepër të bukura, që mbahen mend gjatë dhe që ke për dëshirë të ja thuash edhe dikujt tjetër. Nëse vargu përgjithësisht rrëshqet dhe nëse njeriu i kthehet edhe një herë poezive, kjo do të thotë se të ka mbetur shumë prej tyre, dhe është fakt se disa poezive lexuesi mund t’ju kthehet edhe më shumë se dy herë. Në këtë kohë, kur poezia ende nuk e ka gjetur vendin e saj, kur më shumë ka rendje pas prozës aktuale, sjellja e poezive të reja të Mehmet Bislimit, përbënë një risi. Mirëpo nuk është vetëm kjo që përbënë risinë që thashë. Mehmet Bislimi po hyn në radhët e poetëve që meditojnë përmes vargut. Kjo është një dukuri e njohur të poetët shqiptarë të Kosovës, ku shquhen sidomos dy emra që i bënë nder poezisë shqipe në përgjithësi, Azem Shkreli dhe Ali Podrima. Poezia e Mehmet Bislimit nuk ka marrë prej tyre natyrën e të shkruarit, pra nuk ka marrë përsëritjen, megjithëse me poezinë e Podrimës e afron shkurtësia e të shprehurit, por ka gjetur një rrugë poetike meditative, e cila shkon më shumë drejt përjetimit që ka kaluar autori, shkon drejt asaj që ai ka njohur, që e ka prekur me dorë, dhe ku vetë ka qenë i pranishëm, edhe kur ai thërret në ndihmë figura të tjera kohore. Mjafton të ndalosh në poezitë të tilla si: ”Avniu”, “Edipi”, “Liria”. “Statuja” etj. Për të gjetur veçori të poezisë meditative të Mehmet Bislimit . Por, duke qenë meditativ, si në çdo shfaqje të tillë poetike, autori Mehmet Bislimi, dëshmon se nuk ka poezi meditative të shkëputur nga ajo që ndodh ose që ka ndodhur në vendin e tij, nga ngjarjet me të cilat është e mbushur jeta e tij, nga përcaktimi i tij, më parë si luftëtar dhe pastaj si poet, dhe nga kjo ai nuk ka tentuar dhe as që ka dashur të shkëputet. Kjo e bënë edhe më të qartë poezinë e tij, më të drejtpërdrejtë, më ngacmuese dhe në këtë kohë kemi nevojë për më shumë poezi të tillë, të drejtpërdrejtë. Megjithatë, nganjëherë duhet të shmangën moralizimet, që nuk janë meditative, por skema që nuk kanë përse zënë vend në poezi. Mehmet Bislimi ka pasur një jetë aktive për më shumë se 20 e ca vite dhe ka qenë e pamundur që këto mbresa, shprehi, ngjarje, debate, përjetime të mos kenë zënë vend edhe në poezinë e tij. Kjo është e natyrshme, por është njëkohësisht edhe e kuptueshme. Një gjë të tillë ai e ka bërë edhe në këtë vëllim, i cili duke u krahasuar me vëllimin e parë, është më i shtruar, më i qetë, por njëkohësisht edhe më gërryes për të mirë. Përjetimet jetësore e kanë bërë vëllimin më përcaktues, më të hapur, më konkret dhe shmangia në shumë raste e deklarimit të thatë e bënë edhe më të afërt, më të ngrohtë, më të perceptueshëm. Poezia e mirëfilltë lirike nuk është edhe aq e pranishme në këtë vëllim. Nuk janë më shumë se dy apo tri poezi të tilla. Kjo do të thotë se përshtypjet dhe mbresat nga jeta e tij aktive ende janë gjallë tek ai, zënë vend themelor, por mendoj, ngadalë, ato duhet të kenë më shumë frymëmarrje në librat e ardhshëm të tij. Kjo është e domosdoshme. Mehmet Bislimi, edhe në këtë libër, e besojmë edhe në librat tjerë të tij, nuk heq dorë nga ndjenja e një poezie militante, që dëshmon atdhedashuri, përkushtim ndaj vendit, të cilit ende nuk ia janë mbaruar hallet dhe nuk i janë përfunduar dertet e mëdha që ka përsipër . Mehmet Bislim, duke jetuar aktivisht me këto halle e dertet të vendit të tij, e ka përçuar këtë edhe në poezinë e tij, dhe nuk ka mundur të ndodhë ndryshe. Ai, tashmë hyn në radhën e atyre poetëve, të cilët duan t’i thonë gjërat ashtu siç janë , ashtu si i përjetojnë, mos ta fshehin dhimbjen kur ajo është dhe mos ta fshehin të vërtetën, kur ajo duhet thënë. Kjo e bënë librin e tij më të besueshëm. Normalisht që në libër ka edhe të meta, vargje të zakonshme, nganjëherë meditim jo të saktë, por kjo ndodh me çdo libër e aq më shumë pritet të ndodhë një gjë e tillë me vëllimin e dytë të një autori, i cili për më shumë se njëzetë vite e kishte poezinë e fshehur brenda vetes, sepse kishte punë e halle të tjera, sepse ishte përfshirë në rrjedhat dëshmuese e historike të kohës së tij, sepse ai i takonte dhe vazhdon t’i takojë brezit idealist, që nuk u lodh, nuk u thye dhe nuk u tërhoq nga ideja madhore për Kosovën e lirë dhe të mëvetësishme. Por themelore është se ky është një vëllim që paraqet një poet në rritje, një poet meditativ, i cili edhe vargun e ka vënë në shërbim të kombit që i përket. Bedri Islami, publicist | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Thu Mar 27, 2008 4:39 pm | |
| GJETHET E VERDHA NËNSHTRIMI Si urithi nën dhe Tinëzisht Ndër ne erdhi I kishim vënë që moti dru E nuk shkulej dot Mes nesh e sollën Qyqarët Veç rrugën ia prenë Me pushkë Jasharajt | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Thu Mar 27, 2008 4:40 pm | |
| FOTOGRAFIA Fotografi e saj Më lëndoi Nga kohërat rinore Një buzëqeshje e ngrirë Kohë e largët Kujtimet shprushë Me faqe të kuqe Dhe nishan në gushë | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Thu Mar 27, 2008 4:40 pm | |
| PIKËLLIMI E bardha që vret Gjenezën e ka të lashtë Bari mendueshëm ngritët në pranverë Si i sëmuri nga lëngimi në shtrat Me shtatin dhe gishtërinjtë e verdhë Se dimri ishte i gjatë | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Thu Mar 27, 2008 4:41 pm | |
| TELEFONI Lajmi se Tiranin e vranë Erdhi nga zëri andej telefoni Po tiraninë që mbolli ai Kush do ta vras Për sihariqin Kush do të më thërras | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Thu Mar 27, 2008 4:41 pm | |
| LAJM I VONUAR Do shtypur të urryerit si kokrrën e grurit Më gurë të rëndë mulliri Që ta shpëtojmë dashurinë Lë të mblidhet asambleja pastaj Për të parë Kush mbolli urrejtje | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Thu Mar 27, 2008 4:42 pm | |
| RËNIE Me duar të përgjakura Ju ngritën Në majat më të larta Kujdes nga rënia Më lartë nuk ka Panë tmerrin ata Nga mundi i ngritjes Me duar të këputura në bërryl Bërrylin atyre mos ua tregoni Kujdes | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Thu Mar 27, 2008 4:42 pm | |
| FATE Me dhëmbë të ndyrë përtypë njeriu Dhimbje e fate Për dallim nga sisorët Përtypim ne të palarat e botës Komuniteti primitiv u zhduk Pas racionit ngasin Meditojnë Mendjen nuk vrasin Ngasin | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Thu Mar 27, 2008 4:43 pm | |
| TË GJITHË Që moti Pranë oxhakut Hanim patate të ziera Rreth oxhakut dikur Ngroheshim nga pak Nga gjyshi dëgjonim historiera Dhe shprushnim me mashë zjarrin në oxhak Pranë oxhakut tani Hanë dhe s’hanë të gjithë Patate të ziera Ngrohen e s’ngrohen të gjithë Disa ende dëgjojnë përralla Disa shprushin me mashë ndyrësira Disa e bëjnë historinë Disa nuk marrin erë nga historia | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Thu Mar 27, 2008 4:43 pm | |
| BOJËN KURSEJMË Kur isha i ri më kujtohet Delet i bënim me bojë E jona të dallohet Tani nuk i bëjmë me bojë I njohim nga zëri Dhe bojën kursejmë Se boja i doli Një jetë të tërë ai vetëm palli Një fjalë me peshë nuk foli | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Thu Mar 27, 2008 4:44 pm | |
| MOSHË DHE VITE Si për zili Tërë jetën Me dashje arresti Vitet ndoqën njëra tjetrën Befasisht vdekjen takojnë Aty pajtojnë Të guri i Prometheut Ku vetëm kockat kishin mbetur Humbësi Zeus Përjetësia në gurë | |
|
| |
Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Thu Mar 27, 2008 4:44 pm | |
| Pergezime per gjithe keta rreshta te mrekullushme Urime.! | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Thu Mar 27, 2008 4:45 pm | |
| KOKRRA E KRIPËS KRIPA Kripë na hodhën në plagët e jetës Pushtetarët e bregut të verdhë Mbuluar me mjegull gjithçka Në brigjet e Tivarit me kripë deti Që Shqiptarët e pushkatuar atje mizorisht Me shikim të ngrirë të heshtin Për ju heshtën dekadat me radhë Dhe ne Për ju se vumë gjer me sot As edhe një kokërr kripë në zjarr Varre Pa gurë Pa epitaf Pa gjurmë Varre Varre Varre | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Thu Mar 27, 2008 4:45 pm | |
| KLASË E DËSHTUAR Mirë Ta zëmë se ata do të përmirësohen Dhe Injoranca do të zhduket ngadalë Po bota Me se do merret pastaj | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Thu Mar 27, 2008 4:46 pm | |
| RACIONI I DREKËS E bluan së bashku me filozofinë e tij E futën si mishin në zorrën e vet Të djegur e sollën në një pjatë Se bashku me një lakuriqe qepë Një gotë verë nga pas dhe Kaq kishte nga filozofi e tij Po nesër ç’ka për të ngrënë Hahet filozofia thatë | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Thu Mar 27, 2008 4:46 pm | |
| SHPREHI Me një vendim të pashkruar I vranë ata Kaloi në shprehi Tallja me votën e lirë Deri në përçudnim Secili- secilit gishtin ia drejton Sot Ligjin kanë tredhur Barrës kush s’mbeti Votë e vrarë e popullit Apo Populli i votës së vrarë Hedhur në kuti Rutinë e kotë Kaloi në shprehi | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Thu Mar 27, 2008 4:47 pm | |
| FJALË DHE GURË Fjala s’e lëvizi gurin dot As guri fjalën e thatë Goditen dhe fshehën dorën Të urtin njeri në shtat Ata hodhën gurë e fjalë Dhe dorën prapë fshehën Goditen të sotmen Më keq të nesërmen | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Thu Mar 27, 2008 4:47 pm | |
| RACIONI I DIKTATORIT Në heshtje solli Pjatën e zbraztë shërbëtori Dhe priste në ankth Ia dinte huqet diktatorit Se do t’i hajë miqtë Një ditë Në pjatën e zbrazët Sigurisht | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Thu Mar 27, 2008 4:48 pm | |
| DJALLËZI E MBARË Mbaja kokën fort Ka zjarrmi dhe vrer Ca të përziera në stomak Mbase ka ardhur koha T’i nxjerr të palarat Nga para E nga pas Mbaje fort | |
|
| |
Sponsored content
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! | |
| |
|
| |
| Poezi që më kanë pëlqyer shumë! | |
|