|
| Tekste Kengesh Shqiptare! | |
|
+38Delia **Lumi_ Muja e Halili elisa Eva0506 Veneta ELIE valdrini rolling kroki Ademi85 anila spirito voglushja feneri **Embelsira** Orfe@ Arta beri Çamshqiptar Urata shqiptare GocPejone STUPCAT Guximi Vuthjani Beton Ramiz Sofra meli shaban cakolli azzurra rrebelja anjesa vlora alissa besa-bese Kosovarja 42 posters | |
Autori | Mesazh |
---|
Ramiz Fillestar/e
Numri i postimeve : 4 Age : 55 Registration date : 05/11/2007
| Titulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare! Tue Nov 06, 2007 4:21 pm | |
| Thret Prizreni mori Shkoder Hajde te rim se te kam moter Mere Durein e Tiranen se na keshtu e gezojna nanen Une theras Peje e Gjakove Drenic , Llap edhe Rugove Vjen Cameria, Vjen Janina lumet na sbashku do rina
Kam thir Plav , kam Thir Guci Hot e Grud edhe Malesi kam thir Ohrin edhe Strugen Mere Lezhen edhe Puken Thras Tetoven e Gostivarin Thras Ulqinin e Tiavrin Bujanovci , vjen Presheva Suhareka e Malisheva O tan Gollaku e Poduejva.
Kur te vini mos haroni edhe Krujen du ta ftoni Coni lajm ne Gjirokaster Tepelene e Mallakaster Manastiri ka cu fjal gjithsesi une kam me ardh se per Korc malli me ka mar te njejetn Bes me kan thene e ki her do kur tek ju do te vi.
Te gjithe vllezer edhe motra \ eni ketu se na thret votra nje Shqiponje zbashk ta qendisim nje flamur pa yll ta ngrisim Le te degjoj gjithe bota e mbar heee keshtu rin bashko aj populli shqipetar oe | |
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare! Tue Nov 06, 2007 4:41 pm | |
| Lum ai që fal në gjak
Ka ardh koha o me than fal e me i thanë o gjakmarrjes ndal se shumë jetë o na i ka shkurtue e shumë tjerë o për jetë ngujue
Le t'i thërrasim o mendjes pak i lum ai o që fal nji gjak thotë nji fjal o tash qindra vjet trimi të fal o, e trimi të vret
Tanë e dimë o se fjala "më fal" asht më e madhe o se nji mal kush pajton o sot ka burrni kush fal gjakun, o nji trimni
Në qoftë se kështu o vazhdojmë me u vra të zezat kurrë o s'kanë me na u nda gjak e lot o do t'kemi në oborre e s'na del o toka për vore
Anton Çetën o t'kujtojmë pak që trokiti o në çdo prag rrafsh u ul o në shumë kanaçe e pajtoi o me mijëra xhaqe
O shqiptarë o kudo ka ini amanet o nji fjalë ma lini t'shtërngojmë durt o, e të lidhim besën çdo inat o ta lëmë për nesër
t'shtërngojmë durt o, e të lidhim besën çdo inat o ta lëmë për nesër
Dava Gjergji Albumi: S'jam fajtor se jam Shqiptar | |
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare! Tue Nov 06, 2007 4:43 pm | |
| PO VRITET PAFAJSIA
A vritet pafajsia Cfare faji ka Drenica Pse tremben nga femija Qe therret Azem Galica
Drenica lind vec trima Ju i lini femijet jetima Eshte nje komb qe don lirine Dhe Kosova eshte Shqiperi Qielli digjet, bota varet Po ku je Adem Jashari Na vrane baben, na vrane motren Na percelluan, na dogjen votren
Ref Mos ma prek ti shkia Drenicen Se kam gjalle Azem Galicen Mos ma prek truallin shqiptar Mijera vjet, jam vete e pare
Dhe loti vjen tek gjaku Dhe gjaku vjen tek loti Ja foshnjat po i vrasin Po kullat jo nuk lozin
Drenica lind vec trima Ju i lini femijet jetima Eshte nje komb qe don lirine Dhe Kosova eshte Shqiperi Qielli digjet, bota varet Po ku je Adem Jashari Na vrane baben, na vrane motren Na percelluan, na dogjen votren Leonora Jakupi | |
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare! Tue Nov 06, 2007 4:48 pm | |
| Ngrihu n’kamb oh Mic Sokoli Shih si ngjitet djaleria Udhe e gjate andej ngah dielli Eshte e jona Shqiperia
Ndal Sokol, po te therrasin malet Ktheju Sharit fluturim Nje Prishtine e nje Tetove Shqiperia don bashkim Nje Prishtine e nje Tirane Shqiperia don bashkim
Besa jone e tremb dhe naten Vdekjen ndjell n’palc te armikut Prin sokoli, oj Mic Sokoli Drit qiriri i Naimit Prin sokoli, oj Mic Sokoli Naim bega oj lulja e trimit
Do te haproj udhes sime Sikur Gjergji hyp n’kale Fushe Kosoves m’ia kan me hile Dora ime nuk e fal | |
| | | besa-bese Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1178 Registration date : 27/10/2007
| Titulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare! Tue Nov 06, 2007 5:22 pm | |
| heret kur u qova djelli kishte le-e trimat e Kosoves ishin tue ba be-e 2x. Heret kur u qova ishte tue ra shie trimat e Kosoves luftojnë per lirie 2x Heret kur u qova ishte tue ra bore trimat e kosoves me flamur ne dore 2x heret kur u qova vjen nje fllad lirie trimat e kosoves o jan djep trimnije 2x Heret kur u qova isha shumë krenar trimat e kosoves bejnë Bashkim Kombetar trimat e Kosoves bejnë Bashkim Komebtar | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare! Tue Nov 06, 2007 7:22 pm | |
| KANGA E RAKIS (1) Moj raki, rakija rrushit, Ti qe piqesh n' kazan t' prushit. O raki, moj bukuroshe, Na hedh djalin qoshe n' qoshe.
Sillu, sillu, botë e vjetër, Se t' ka kriju Perendija, Zoti është një e s' bahet tjetër I zen besë të gjithë njerzija.
Pasunija e rinija, N' këtë dynja tana' do t' mesin, Ka ba ymër Perendija, Kush ka le t' gjith' do t' vdesim....
KANGA E RAKIS (2)
Disa vjet e disa muj'-e, Kemi pas dashni e Ran'-e, E do t' i kallxoj gjithkuj -e, Vet ke ikë e më ke lan'-e.
Tridhet' dit' t' Ramazanit, As kam hangër as s' kam pi-e, Kur ka ardhë vakti i iftarit, Unë kam shprish me nji gotë rakije.
Tridhet' ditë t' Ramazanit, Kam shetit' e kam ba qef-e , Kur ka ardh' dita e Bajramit, Unë kam dal' me faqe t' zez'-e.
Me respekt, Sofra | |
| | | besa-bese Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1178 Registration date : 27/10/2007
| Titulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare! Tue Nov 06, 2007 7:55 pm | |
| Kenge potpuri per qejfi pot perbej pashë perendinë-e ty qe mje si molla n'rrem ta kam njoft moj bukurinë-e qysh se t'ka rrit', nana n'djep 2x ref. dola n'pengjere, synin kur ta pash' piva j'gotë raki aman.aman mashalla te thash. 2-3 x Ti gjithnjë shkon, tuj u rritë-e bukurija moj, vjen tuj shtu a e din se ki me vdekë-e ku me len tash zemer mu 2x Pasha sytê e mie qe i kam në ballë qe i kam ne ballë dio te vujë gjithnjë-e derisa t'jam gjallë Dola pak te dera me hjek pak merzi o me hjek pak merzi si tbaj une e mjera qe asgja spo di aman-aman si tbaj une e mjera, as vet nuk e di qka pom rrin moj kaq e vrazhdë sikur me ra shi-iii qka pom rrin moj kaq e vrazhdë sikur me ra shi Dola te percolla te percolla hejjj Rruges ka Kosova ka Kosova hej atu i pash 2 qika i pash 2 qika hejjj qat mat miren shumë e begenisa hej me pas kan si ti e mirë as sbaj' rruze as sbaj lirë mu pas konë si ti e hollë mu kish thy zambaku ndorë sonte o shokë ma ofroni goten se ajo me beri ta mallkoj gjithe boten e ti djalpë me klarinetë ndegjoje ketë zemer te shkretë oj kitarë ti mos pusho sonte tjetrin ajo po e do hej shokë a me ndimoni t'i harroj unë hallet le te bjen tupani kanga mos te ndalet sonte ajo tjetrin po e ledhaton zemer ime e shkretë qanë e po vajton Ti fala moj ti fala syte e mij ti fala ne zabel moj pse sme erdhe ty te rafte dala ta dhash moj ta dhash besen ty ta dhash lotin tim te nxehte per kujtim ta dhash te prita moj te prita gjersa zbardhi drita ne zabel moj pse sme erdhe tu te rafte pika pika traftë mori katile mbane tjam une i pabesë e lus perendine katile qe tani une te vdes potpuri te radhitura sipas shijes sime | |
| | | Vuthjani V.I.P
Numri i postimeve : 168 Registration date : 01/10/2007
| Titulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare! Tue Nov 06, 2007 8:39 pm | |
| Avro Cemi Eh zot çfar Kralash jan hy n'Guci cerna Gora me serbi bregader kush em rri aty avro i cemit nje faqezi e mledh xhandarr e mledhe zapti po mledh popullin bytevi ka mledh Vuthajt dyqind shpi Martnoviqin shtadhet shpi Eh tan po i mledh e tan naj ka bashkue Oh tan ni kish naj ka gujue po a po doni o fen me nrrue po a po doni ju kryqat me vnue eh ja te tan keni marue Eh Hasan Bajri ne gejuj ma çue njiqind vjet e na ty t'kem sunue nuk t'kem marr n'xhami met çue eh nuk t'kem than na ty fen me nrrue eh naçallniku ish kan idhnue tmadhe thrret xhandar e zapti tan po i mledh o konopt e ri eh tan po i lidh o dy e ka dy Oh tan po shkojn o tue u hallallue Shok sokoli po shkon tue knue hajde vlla o ti mem nimue Eh te zifsha kangen si je tue knue Po o a pe sheh si kena marue asht avit e i ka nimue ne Qaf te Previs kur naj kan çue eh naj kan nal o per me pushue O djali i Mems o ish kjen gushtue çjan kto varre o bab tuj punue kto sjan vorre tuj i punue jan llogore per me luftue boll shpejt vorret naj kan marue mej batare o jau kan lshue o sall nja i gjall more e po nuk asht pshtue ani o heeee
Kjo kengë eshte shkruar edhe kenduar nga Riza Motina nga Dragobia | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare! Wed Nov 07, 2007 1:03 am | |
| Faleminderit për këtë postim Vuthjani, dhe të lus nëse ende dinë këso këngësh t'i postosh, sepse jam adhurues i këtyre këngëve edhe vargjeve. Kam arrit që t'i gjejë ca këngë shumë të vjetra nga Ulqini ...aq të vjetra ishin sa që ca vargje u mungonin.
PLOT ME GJAK DIRGJET VALBONA
Maxhar Pasha del në kodër, Pyet: Ku je Krasniqja e vogël? — S'jam e vogël, po jam sa deti, T'kisha pas' Gashin me veti, S'kish çka m'ban krali as mreti. Maxhar Pasha ne Dezdar Avdi Syl's po i ço fjalë: — Me ma çue ka ni djalë, Se mymleqetit ja ka marrë, Mymleqeti m'i ka dhanë. — N't'i pastë dhanë mymleqeti, Un s'i daj kta djelm prej veti. — Zmajl Mehmeti i Mehmet Ram's, Po i çon fjalë Mar Lulës Shal's — Çom asqer, o daja i bab's, Se m'ka ra Pasha në Dezdar, M'ka ngreh topat stomit arës, Don me m'çartë kullat e babës. Kur të çarten kullat tona, Plot me gjak dirgjet Valbona!
Me respekt, Sofra. | |
| | | Vuthjani V.I.P
Numri i postimeve : 168 Registration date : 01/10/2007
| Titulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare! Wed Nov 07, 2007 1:49 pm | |
| Kenge per Haxhi Zeken (me çifteli)
Eeeu po pervetin o shtate krajlia Zot ku e ka o mretin o Shqipnija,
Zot ku e ka o mor Shqipja mretin Haxhi Zeken e ka te vetin,
Haxhi Zeken e kemo te pare, Fort po u del o punve per mare,
Fort po u del o punve per mare Pak me grosh o ma shumo me fjale,
Sot Haxhija tha ni fjale te mreti Ska cka m'ban jo kurrfar mileti,
Ska cka m'ban jo kurrfar mileti Sa ta kam o Malsine me veti,
Ni takam qi e kam n'Malesi-e Liftojn n'bore e liftojne n'shi-e
Liftojne n'bore edhe ne shi-e Ooo Vin si llava me duhije,
Ni takam qi e kam n'Hasjan-e Po i ban vorret o istikame,
Ni takam qe e kam n'Mirdite-e Liftojn naten , e liftojne diten,
Mbreti Haxhise ju ka germue, Mos e carte o veten per mue,
Mos e carte o veten per mue, Ymri yt o tu ka shkurtue,
Kadri Bajri o ne kam asht cue, N'jatagan trimit dora i ka shkue,
Po ma preke o ti Haxhine-e Un t'vras ty, ta kalli shpine-e,
Kane marre armet e jane t'fillue Deri n'Peje ata jane shkue,
Deri n'Peje ata jane shkue Crno Goren o me e liftue,
Crno Goren o me e liftue, Kufijt tone mos me i coptue,
Ty o Haxhi o te vrau tradhtia Oooo more ste harron-ooo more He more Shqiptaria ooo more. | |
| | | meli V.I.P
Numri i postimeve : 842 Age : 41 Vendi : diku ne gyrbet Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare! Wed Nov 07, 2007 1:52 pm | |
| ODA ME TAVAN-kENGE E VJETER POPULLORE
Oda me tavan mori lale Oda me tavan Du me t`zan jaran mori lale Syni i baces o
Oda me minder mori lale Oda me minder Du me t`zan dylber mori lale Syni i baces o
Oda n`kapxhik mori lale Oda n`kapenxhik Du me t`zan ashik mori lale Syni i baces o. | |
| | | Vuthjani V.I.P
Numri i postimeve : 168 Registration date : 01/10/2007
| Titulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare! Wed Nov 07, 2007 2:20 pm | |
| Per mbrojtjen e Kufijvet
Ty, o Zot, te kjoshim fale C'po gjimon mali me mal, Kah shkumbohej 'i trim Kelmendit, Tu'u dal zot kujfijve t'vendit! Syt i qesin flake e shkndija, Zani i tij porsi duhija. Ishte 'i burr me mende t'holle, Per pa e pas' kurrnji dit' shkolle: Njaj Prek Cali, trimi i trimit, Then Kuvendin e Berlinit, Kur pat marr' vendim Europa, M'e da Shqipen copa-copa...! Me Uc Turkunn bajn kuvend: "Sot, o kurr, per njiket vend!" Mire u shkon n'mend Ded Gjo' Luli, Kur flamurin n'Deciq nguli: "Njashtu, pra, na m'u bashkue, Gjithmone or'n e kem' pas' cue, Kurr 'i huej s'na ka sundue! Kur t'jem' Nji, jem' porsi shkambi, Ku thej qafen mbar' Nizami. Nji bashkim me forc' celikut, Ia pelset dy syt anmikut, E, kur t'ndeshet rreth kufinit, I del per hunde tambli i gjinit; E prandej n'ia pashin giasen, Le t’e pvesin “Kjamet Pashen” Qi “Kjamet” ia pat njit vedit: Prej srrethuemit kje gjue shkrepit, Kur pat ardfh me sa taborre, E zu vend neper llgore; Mb’ Suk’ t’Mkushit e t’Toletes, Porsi miza n’ulish’ t’bletes. Ishate koha e “Hyrrjetit”, Na pat msye ushtrija e “Mbretit” Porsi sot, kushtrimi i vendit I coi n’kamb’ djelt e Kelmendit: E t’u lshuen n’per ato pisha Sikur dhenvet u bjen bisha, Ata djelm i ran’ Nizamit N’p’r ato qeta i qiten shkambit. Turqit keqas na jan thye, N’Gusi Pasha kenka kthye, Edhe aty na kenka struke, Porsi pul’ prej hutit nduke… Nuk vonoi e u kthyen n’Turki: Tash ndersen Malin e Zi Qi, si nan’ po ka Rusine. N’at uzdaj’ tash lyp’ Malsine…! Por kjo nder’ nuk do t’i ecin: N’fyt Kelmendi do t’i ngecin! Njaj Prek Cali – trim drangue, Si ‘i selvi, ne kambe, u cue: N’Grabom re me nja dhet’ vete, Trimat t’lidhun per me deke. Ktu kish ardhum komisjoni Sambas fjal’s qi tha Uilsoni. Fjala s’ngiate e u xu kuvendi: “Ktu – tha Preka – nuk asht vendi Me ngul’ gur, me vu kufi! Ky asht dheu i t’parve t’mij; E, pa mbet’ n’grra e fmij, Rrehet keqas kush mendon, Se ato maje i kalon! Kujtou mir’ ti Komisjon, Se Kelmendi asht betue” T’tane me deke e m’u farue, Nji pllamb’ kuj mos me ia lshue.” Nji ingleze, grue fisnike, Kah i ndigjon kto fjal’ kreshnike, Si me mall e paska pvete: “Pse, ti Cali, kaq me t’xete, Po i del zot kti vendit t’shkrete?” “Moj fisnike, t’u ngiat jeta! Mos kujto: s’jan’ male t’shkreta, Por me pyje e kullota, Kund ma t’bukura s’i ka bota! Brez mbas brezit, une e dij, Se ktu lene t’part e mij. T’huejit ju bane perher’ mur, T’tan me eshten tuj e thure…! Edhe mue m’erdhi dita: Kuj t’e msyej, me iu ba prita, E n’kje Zoti se e ka shkrue, Njektu jeten m’e mbarue!” Komisjoni ra n’mendim, Shpejt e shpejt e muer vendim: Gjithka shkoi Preka tue prij Njaty u ngul gur e kufi. | |
| | | Vuthjani V.I.P
Numri i postimeve : 168 Registration date : 01/10/2007
| Titulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare! Wed Nov 07, 2007 2:22 pm | |
| Kenge per Preke Calin
Si zane malit ne keto male Legjendar i Malsise se Madhe Ruejt i ka trojet shqiptare Jane cue n'kamb Fuqite e Medha
Kete Shqipni copash me ba Me coptua kombesine shqiptare Na e perzune Dibren e Madhe Muaren Camerine e Kosoven
Malazezet ma kane zgjate doren Me berzane Malesi e Shkoder Pergjys Hotin e kane da Kane marre Gruden e Traboinin
Pllam kaj plamm e duen kete ven Por sharra n'gozhde has n'Kelmend Por si bishe ka m'sy Mark Gali Por si harushe a cua Preke Cali
Shtate krahinat hallet m'i kjajne Ci n'Kelmend nuk kem cka bajme N'kjoft se Prek Calin nuk e vrasim O keta kufij gjalle nuk perkasim
Po ai Prek Cali ish ken me ore M'jau ka kap pushken n'dore Jane tund malet me gjithe bore S'kemi pa me sy malesore
Shtate kralnite tha de t'nigiojne Se Bjeshket e Kuqe gjalle s'i l'shojme Qet Prek Cali flake prej altese flak per gojet Gjalle s'i lshon Kelmendi trojet | |
| | | Vuthjani V.I.P
Numri i postimeve : 168 Registration date : 01/10/2007
| Titulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare! Wed Nov 07, 2007 2:22 pm | |
| S'ia luen kush kufijit Preke Calit
Bash ku rrine shqipet e malit Ka pas ken kulla e Preke Calit Ka pas ken nji kulle e bardhe S'thone kot malet dere e pare Dere kreshnish ku knohet lahuta Hije i ka pas sofra dhe pushka Mhyri i gishtit o prej trimnive I pat shtat vulat e kralnive Kur Kongresi o Berlinit Ne na i dau o foshnjet prej gjinit Trupin tone o e ndau me mur Qysh se na ndau o shqipen flamur Njaj Preke Cali u del perballe Nuk t'i lshoj keto bjeshke per te gjalle Ky Kelmend kreu i Malesise Kurr nuk ndahet prej Shqipnise Za po i Lshueka o mali malit Cilja i here shtegun Preke Calit Paskan ardhe krajlat e vjeter Duen me vu nji kufi tjeter Shtyjne ,me pllam shtyjne me percike Duen me e ceu ne Velecike Krahun shqipes o mos m'ja ngre Flak do te marrin te tane ky dhe Gjeth e bar per jete le te thahet Gjalle pa dek Shqipnia s'ndahet! Ka nxane ven mali me pyje Ka nxane ven qielli me yje N'bjeshkt e nalta kane zane ven gurrat Po nigiojne se c'po thone burrat Za po i Lshueka o mali malet O s'ia luen kush o kufijt Preke Calit! | |
| | | Vuthjani V.I.P
Numri i postimeve : 168 Registration date : 01/10/2007
| Titulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare! Wed Nov 07, 2007 9:45 pm | |
| A DON BURRE KUND ME T'MARTUE?
Çka ke çikë, si je krenue, A don burrë kund me t' Martue? Kurrkund burrë, nanë, s'ka për mua! A don, çikë, n'Isniq me t' martue? 5 .- Janë surdarë e s' janë për mue! A don, çikë, n'Deçan me t' martue? Burra t'kqi e nuk i due! A don, çikë, n'Prilep kund me t' martue? Drrasa shesin, nuk i due! 10 .- A don, çikë, n' Voksh me t' martue? Kështeja shumë e nuk i due A don çikë, n' Junik kund me t' marue? Zhgunaxhi e nuk i due! A don, çikë, n' Batushë kund me t' martue? 15 .- Agallarë e s' janë per mue! A don çikë, n"Molliq kund me t'martue? Bajnë qereq e nuk i due! A don, çikë, n'Brevinë kund me t'martue? Ujët e lik e nuk i due! 20 .- N'Punashec a don, çikë me t' martue? Burra t' ligj e nuk i due! A don, çikë, n'Zmolicë kund me t' martue? Dru po shesin, nuk i due! N' Babaj, çikë, a don kund me t' martue? 25 .- Janë mbi vad e nuk i due! A don, çikë, n' Devë me t' martue? Fukara, e nuk i due! N'Korenicë a don, çikë, me t'martue? Gjindja ngat e nuk i due! 30 .- N' Vagovë, çikë, a don kund me t 'martue? Katolikë e nuk i due! N' Gjakovë çikë, a don kun me t' martue? Jan pijaneca e nuk i due! Mbete, çikë - o, pa u martue. 35 .- A do, çikë, n'Has t' Rrafshit me u martue? Janë budalle e nuk i due! A do, çikë, n'Bytyq me u martue? Peshkaxhi e nuk i due! A don, çikë, n' Gash t' Gurit me t' martue? 40 .- Janë te pahajr nuk i due! N'Maleci t' Madhe, çikë kam me t' martue. Vend i thyeshëm, loke, jo s'a për mue! N' Vuthaj, çikë, kam me t' martue. Qetash, loke, i a ke qillue: T' hollë e t'gatë, tek janë për mue.
Hahaha kete kenge e ka kenduar Bajrush Doda keshtu qe nuk kemi cfare te bejme, vet vajza e zgjodhi djalin e Vuthajve. | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare! Thu Nov 08, 2007 12:14 am | |
| Sot Shqypnija, n'dor të huej
Sot Shqipnija n'dor të huej n'urdhër t' djallit, n'vjet e muej si i thot hasmi duhet t'shkruaj si i thonë djajt e kontinentit vepron urdhri i parlamentit si t'ia shkruajn at kushtetut e n'dy sy ta bëjn të butë mbshtjell,n,europ ta lejn me i skutë varun n kurth varun n'qengel n'uj e dhe t' mos ket kah t, del lidhur n pranga lidhur ,n,tel n,zingjir hallkë t'ue ndërsye ndoj pun krimi kund me krye besë tradit për t' gjall me thye shqipni nana se q,esht vyshkë gjaku e loti iu kan ndryshkë iu ka thye kombtarisht tehu e kan hudh me ftyr për plehu e q'njerzue i kan ato zana e kan gjvesh,shartue n, satana i kan dhan hile me pi n ,kurs e, n, shkoll,tue que n, tinzri e kan msue ne punë t ,venusit tu i ngul thika si kaktusit me ia pi ata pak gjak mandej zvarr me terheq n, lak deri n, serbi e, n, karadak me e ba gati n velikdan n ,kryq e n ,fe,,e,n,karavan e po i shesin maskarada defilime edhe parada para botës me do valle se q,po i krymbin gur e zalle teu mashtrue me shtojzovalle me do pluhur hjedh në sy gjuh , e kod tu i mbyll me dry gur e dhe perbrapsht tu i kthy tu i ushtrue kuaj t, trojes tu i vu fre,ah gjuhës t gojës tue mbajt peng me qiqrra t, lojes qoe për uj e qoe për lesh kthe pa pi ,si dele e desh tue qeth ,n' bjeshk e tue qeth n, vrri tue e qeth n ,vasha ,n për orgji tu i shtru bankat n ,për kamata me u ba qyqe afatgjata kush nën streh kush nën ogjak me na mbajt , si robin n, lak me na lye me mod ,skllavrije me na i msue do loj tinzrije n' ligj me ,e shndrrue,ndoj kult kurvnije edhe thesin shpue n' dhurata me dhan ,myk me marr flokgjata prift na bien me dhan urata shihni i her po kto pazare se q, na gjuejn me fjal barbare kush,ma i parë vjen ne ajr e rrota zi e ma keq per,ne flet bota na quajn t' kuq e na quajn t verdh por n' vend ton ,po vijn me u derdh her me jarg her sperm gjahtari tue lshue n' dor nga i rrot dollari vjen hafija e vjen tradhtari dikush euro e kush ndoj trik kush ndoj jarg a metelik na blejn gra e na blejn qikë djaj e krim na sjellin n voter e na ndajn me nan e moter me u mbyt rrugës n' kalim t' detit mish për qen ,e bishë t, shkorretit për qakaj, e nipa t mbretit nipa t' krajlave , e sternipa qe na i than po bimë e pipa qe na lan n' gremin,e zgripa n' zgrip te shekullit nëper rremuj gjak e mish tu na i ba uj vra ne shpres godit në zemër kush tue dal me e ndrrue ndoj emer për me u ba po grek a shkja kush si hoxh me ba dua qallm e xhybe,blejn hua tue shit token per pak fe grindje t' hueja gjith tue ble kshtu sot shkolla e krim,t' importit ligj kanu ka ardh prej t' fortit qe të rrah e s' t' len me kja n' fajde pare t' jep hua për me t' nxit po vllaun me vlla për me shit e për me ble për pak pare zogz n' fole zogz me mish te mitur qikë tue marr leht me politik hiq pa u ndje rrshitshem si njalë n' perde t' kuqe jasht me dalë ku nder dritat,e neonit shartojn kembt me djaj t, demonit kund me zhgjyra e lkur më lara t' zi e t' bardh kush tu del para sot shqypnis i ka humb fara i ka humb po fisi e ndera shum jan que fjala e potera për do ligje e ide t' mjera qe ndër ne jan praktikue si mish dhije n' ligj shartue me na ndjek nga djalli i kuq shpi publike e lan germuq n' mes t' ballkanit n' kryq trazue kush ma par tue kalirue tue shkumbue shqipnin n' për buzë kush tue djeg kush tue ba shpuzë kush tue gjue me ndoj akuzë e rrethue e kan me viza mbush jan knetat miska e miza buk dikush tue marr n' tollana dukush n' taka e' nallana tue ndrru blers tue ndrrrue sulltana n' taka t' larta , e lakuriqe tue msue grat me lan dobiqe her me thi e her me derra tu i shit rrugve n' shpija e therra kush tu i nis po kah sketerra njimend ardh ka perspektiva dikush flet per tratativa qe s' din populli se ç'ka jan ndoshta ble jan kund,n, junan a nder rus a nder talian ndoshta ,shtrejt gjuhsija ble ndër franqez kund a nder shkje digju digju moj shqipni shum katran t' kan dhan me pi ujk,e dhelpër e ari kush tue t' shkel me kamb e,shput kush tue t' shkel me i fjal te but t' kan rrxue shqipen sqepekrrut si ndoj pul lagur t' ka ra nder e erz kur ty t' kan vra tue ti shit vashat nen shkja tu u zhgjyrue per pare t liga si kjen zana me u ba shtriga t' kan kthye shtetin me dy biga t' kan mbush smundje e feregje e t' kan fshi prej harte e megje veq me kja si mozaik tue t'rrah shpinen kush si mik kush t' ngermohet si armik jo s' shkelqen kund puna jote t' kan lidh ,shtetin n' bark t' nji rrote n' bark te kalit n bisht t europes per me mbet ti gazi i botës me besue n' miqsi t' miopes njimij kulte ti kan thurë por n' per kamb t' lan me iqkur t' kan mbjell hile n' dhe e gur sot ty era s' t' vjen shqipni faqen dheut po ja ke nxi ke qit vasha njiqindmij nen talian nen grek e shkja dikush n' qef kush n' dhun tue ra tash s' po t' njihet vllau me vlla s' po njeh babë kush s' po njeh nanë zot as fe dinë as imanë punve t' kqija shum jan dhanë kush me vrap ka ra n' rrospija kush tue marr tok;e tapija n' fron ka hyp ,po,pabesija, ka hyp parja mbi minare ka hyp shundi n gjuhë shqiptare edhe kiqi n' vlerë shqiptare ka hyp bloza edhe;e zeza per;me t' krymb nder fmi e breza t' ka mblue perdja n' tyle t' zeza t' ka ra themra ,kah padroni t' ka mbet kryet po kah demoni ti qe pate djem drangoni edhe vasha zana rrfe qe me gjak jan mblue si rrke e, per t' gjall s' jan shit mbi dhe sot po t' kjan shqipni çdo varg za; i zi t; ka shkue shum larg t' kan ra kobet t' korrupcionit je shit keq urdhrit;t' padronit nuk t' ka mbet kund djal drangonit nuk t' ka mbet kund qik me shpres nuk t' ka mbet kund fjal as besë t' kan lidh n' mafje e ,n' interes prapa djallit n' bisht,t' langonit t' kan qel kurse e shkoll t' demonit flliq ti kan gurrat e kronit ti kan ndy gjithkund,hambaret ti kan ndy me pshtym ujvaret ti kan vjedh motet me t' bjerr ara e fuusha;me t' lan djerr me ta mblue bujqsin me therr n' qdo dhjet vjet me t ;la me gjak tue t' lshue shkja grek karadak me t' humb rruga n'qorr sokak e ata gjith;tue t' ardh për mik n' mask t' mormonit;me judik qifligar e pasanik n' kushtetut me t' sjell ndoj t' re me t' msue vllaun me vlla me u pre ,n' der kopil tue;t' lan ndoj kod kund shqiptar mos me lan rod siq kan ba me ba dhe sod tue terheq n' do maskralliqe jo n'prodhim po n' pun dobiqe me do punë me u marrë kalbsiqe tue ushtrue si me ba be n' nan e babë n' gur e dhe tue msu rrejshem;njerz me pre tu indjet gati shqipnis n' pronë me u ç'thur kod e komb i jonë e n' zhvilim t' jet sa ma i vonë deri sa para at ec kjo jetë ne ne hark me mbete n' zhgjet si kalorsit n' per mesjet mos me pas kund ndoj pelhur as me gdhend ndoj dru a gur mos me dit me ndertue mur as ndoj shpi fabrik prodhimi veq ndoj drog ndoj vrasje krimi me vdek shqipja n' buz pendimi me ra shakull kund pa shpresë vyshk pa ligj pa hstet e besë anarki hajni e ves zi e ma zi e tu u shartue guaja burr burri grue rrac gjini tue dasht me ndrrue per moral pa pas kund uj sa per sy pak turp kopuj as ndoj lang n' bebza t' qerpikut veq at qef tu i ba armikut vraju therru n' pront qiflikut mprehe thiken mprehe intrigen prodho t' zezë e prodho t' ligen e jo buken nëpër ara as bujqsi me u hjedh kund fara as me u ndje kund rrotë traktori veq ndoj krism a arm mizori a ndok urdher vizitori vizitori qe sjell plan sa ma ligsht shqipnin me lanë dilni shkrepa e vullkane bjer o dhe prej diell e hane bjer o flak bjer o t'sunam bjer o shi me gur katran bjer o zift i val ,tigan ne at toikan i madh sa qielli edhe ndoj cop le t bjen ç'prej dielli mbi kto goja krokodilli mbi kta trupa zvarranik bjer mbi hasem e ,munafik qe kanë ba shqipnin qiflik bjeri andartit e qetnikut bjer kolhozit e,muzhikut nipave t' tyre n' teh t qelikut qe pasardhs kan lan per fe s' po lan kryq pa mbjell mbi dhe as intrig pa lshue si rrke shum shqiptar kanë shit e ble kfor e unmik e kush per veti po na kjaj po toka e deti po kjan fusha e bereqeti ara e vrrije lugje e prroje tue ndigjue intriga goje tue lan tokën n' shkrumb e ploje anarkin tu zgjith n' iqkur bjer n' varfri ukush perthur kush n' litar po vare fur per pak bukë q'e s, ka per fmi per pak kulm e pak ,fergni per t' fergue ndoj kokerr ve kore buke kund me i vre mbet me fmi e grue te re veq tue ndje qyqe n' qati tu mat vehten me mot t' zi a me ra ndoj kund n' orgji per pak buk nemot te re kambt tërthuer kryqas me i pre tue shit qik e grue e re a me e dhan jeten n' litar me lan fmi e fis e far n 'mshir te rruges n' derkombtar n' mshir t' shqiptarve te pushtetit n' mshir t' hajnis e n' mshir t' miletit veq pse shteg kund si gjet veteit s e s pat shtet as s pat brengtar ligj as fe as pushtetar as ,shpirtmir as,kund mshirtar qe i qel magjen per miell he mos lshoft driten ai diell mbi ata hajna mbi ato bisha qee rijn gra n' shishe e kamisha e nuk shohin, ftyr t' shqipnis si e ka mblue ploja evarfris s'po ka nana çka i jep fmis e spo sheh kurr biznesmeni lart ka hyp gjithfar legeni llume zhgjyr perthur refreni me do fjal qe msue i ka skut tu ia dhan,ndoj zogz të butë ndoj hafije a ndoj rrogtari ndoj padroni a nderkombtari për me e luejt ndoj rrol zagari për me marr do pare t' zeza për me prish po komb e breza ah litar e kush ndërtese tue ra posht si ndoj pik vese la me lot me kok qatije tue ra djal e qik shqipnije rrxue zhgenjimi e prej varfrije e ata kod tue shit neë leter n' paralament i ri e i vjetër tue vallzue shtriga e lugeter tue u shkumbzue n' shampanj franqezit tue ra n' shtrat te lkurazezit ndoj hamshore ndez epshnije ndez ne gji e posht kerthije tu i shartue lkurat larmije tue udhheq ndoj post t' sulltanit tue ra n' jarg t' ndoj t' paksitanit n doj ushtar kund te junanit tue vjedh fondin dispoziten me mall t' huej tue mbajt suiten at suit me plot hamshor pa e pas dert se ja ba horë s' kan lan vend mbi dheun arbnor as mbi dhe e as nen dhe kush tuvjedh kush n' bes tue pre pa u brengos per komb e fe tu i marr doren n' temena banlkes postes e kek ku ka tue vjedh va tue vjedh pa va pa pas ndjenj per fmi t deshmorit veq tue ndejt n'preher t' hamshorit edhe hamshort tjer pjell mizore far e lkur t' rrcaes arbnore tue shkue rrshnas kamba edore rrshqit n' pelhur shtrengue per gji tue ndrrue epshet n' per orgji kush n' ndoj t' vedh kush n' ndoj gaxhi pa i shkue mendja per qati qe i pikon kund ,bor a shi ndoj mjerani ne at shqipni pa i dhan mshir as dor as buk veq tue vjedh me samauk kush vret n' plumb kush vraj n' pambuk nxini pritat mso sherr djalli n' gjak e lot ra dheu ezalli ra perdhe shqipnija n' halli s' po gjen rrug as s' po gjen shteg shpirti i lasht ne trup po idjeg po i kjan zogu nbli e shegë po i kjan qyqja deg me deg prej kti t tharmi zu me thnija qe ia puell mbi pleh tradhtija shum e gjak prish n' fise tmija shum me i prish ka nis lakmija shum po prejn besen me pare shum po vjedhinashiqare mbledh haraqet taksidare mbledhin pikat t' telekomit mbledhin taksat te aerodromit hypjan bina t' hipodromit jan lartsue tue rrejt tue vjedh kush ndoj t' lig tue,msu,tue mbledh kush ma shum shtetin tue tredh edhe popullin tue lan n' vner tue tha stin tue tha pranver kot tue que fjal e poter dogma shit e blej djallzi silu n' fro sillu n' skemli ha ndoj pjeshk a zerdeli mertyp keq at qmqakizin blej n' serbi kryp eorizin myk aorra e pleshta kcye n' per ushqim po fund e krye pae pas dert sena kan fye kan dhunue po nan emoter kan shkretue po truell e voter kan prish ne erz vasha perrija ka mbet shkret kulmi e qatija kan nxjer sy n' per fise t' mija kan vjell vashat prej dhunimi derdh esht shkjau shoven prej krimi ka prish shqipen n' gjak virgjnimi e ti del e flet n' kufi blen artikuj blen raki blen bylmet e harna t' zi ato tesha prej tekstili qe me sherr ti shet kopili ti shet mir eme zgerdheshje ty prap shkaj po t' ban me veshje he ti me ujq u pafsh n' perleshje qe armikut ia merr mallin qe e luen vnerit gur e zallin qe dridh fijet te ksaj toke qe dridh shpirt te çdo nanlokje toka jone paska pas morra shum uritha shqartha e horra me i pastrue esht dasht martina o me i fal nder shkje e shkina paq me mbet toka e ledina me mbet paster dardanija tok e dhe kahka shqipnija.
Me respekt, Sofra
Edituar për herë të fundit nga në Thu Nov 08, 2007 12:57 am, edituar 2 herë gjithsej | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare! Thu Nov 08, 2007 12:19 am | |
| YMER POPOCI THRRET: — OJ NANË
Ymer Popoci thrret: — oj nanë, Qat martinë me ma dhanë, Se jam met-o pa duhan, Du m'u zdjergë deri n'han. Nana pushkën ja ka dhanë Ymer Popoci n'kamë u çue, Fill në han tek â shkue. Ymer Popoci zdirgjet n'han. — Puna marë! — dugaxhisë ja ban. — Të marë paç Ymer! — ja ban. — Or zotni! — Ymeri i ka than', Me m' qit letra, me m' qit duhan, S'e kam dhez' qysh se pramë; Syt në gjak krejt m'u kan' zanë! Dugojxhija be poj ban: — Kurrni fije, Ymer, s'e kam! Ksajde â kanë mydyri pramë, Me sejmen krejt e ka marrë. T'madhe Ymeri po bërtet: — Mori hane, metshi shkretë, Kurr për mu' duhan s'u gjet! Rrok' martinën shkon përpjet', Përpjet' grykës Ymeri shkon, Në mydyrin zatet ish kanë. — Tungatjeta zotni! — ja ban. — Tungatjeta Ymer! — i ka than'. Qet martinë, Ymer, me na dhan', Prej dovletit emrin e kam, Kërkuj armë s'muj me i lanë. — Lej hajgaret, çaush, ja ban, Gjithkuj pushkën s'ban me ja marrë! Po nxirr kutin', marojm' duhan, S'e kam dhez' qysh se pramë; Syt me gjak m'u kan' zanë! Masanej kollaj ja bajmë. Ky çaushi azgan ish kanë, Nxerr kutinë, i ep duhan. Ungj' n'ledinë t'dy janë kanë, Ungj' zaptija n' njanën anë. Kur e pinë at cigare duhan, Ky çaushi i ka thanë: — Tash Ymer, shka po ban? — Axhami, çaush, mos u ban! Hiç martinën s'muj me ta dhan. Ymer Popoci djal' azgan, I dha zor u Çu n'kamë, Nji rovinë ma ka zan', — Or çaush! — po ja ban, Ngrih zaptinë me ni anë, Kqyr naj ven n'mujsh me zanë, Tash martinën du me ta dhanë! E para pushkë qi bani dan! T'dekt çaushin e ka lanë. Shum zapti po ja damton. Shka ka gryka qi ushton? Ymer Popoci po lifton. Shka ka gryka qi po dridhet? Ymer Popoci nuk po lidhet. O pushka trimit, çaush, s'i mirret! Me respekt, Sofra
Edituar për herë të fundit nga në Thu Nov 08, 2007 12:58 am, edituar 1 herë gjithsej | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare! Thu Nov 08, 2007 12:49 am | |
| KËNGA E SELMAN KADRISË
I shkoj haberi kësaj Shqipnise, Mej knue hatmet Selman Kadrise, Pushke te madhe i dha Serbise. Pushke te madhe na 'i ka dhanë, Preu vojvoden qat kapetan. Se Semani nau qokja n'kam. Të Miliqi hi o kanë , Au qove zotni ja ban? A u qove more zotni? Po u qova o Selmani i ri. Po u qova or Selman, Kam qu gjinen me thirre mbrame, Ku je kanë djalo qe s'je ardhë. Qe Selmani tha s'mujta me dalë, Kur ti thirrjet m'I ke qu unë ne ship s'jam qillu. Të tretën thirrje e kam marrë Dhe qe zotni tek jam ardhë. Q'ka po thotë Miliqi i pite, Du me dalë unë me u shetite. Jo ma anej se tej n'Muzhevine. N'Muzhevine n'katundin Cerce, Du me dalë me nxane naj peshk. E Selmani çka i ka thanë , A të vijë me ty zotni ja bane. A të vijë me ty more zotni , O çka t'bane lazem ty. E Miliqi shka po bane N'tesha e ngrada ish kanë veshe, E murr pushken me gjithë rreth. Edhe niskan me t'fillu, Dhe gurajat i kanë trupu. Ne Muzhevin kur janë dalë, Qe Miliqi po e flete ni fjale. Jam paqef tha o Selman. O paqef tha jam qillu. O s'po muj armet me'i qu. Thotë Selmani ami mu. Mi jep mu more zotni, O se vijë rroktare me ty. O çka te bane lazem ty. O ja dha armet me gjithë rreth , Murre Selmani e po i vesh, Pergjithmone i bajte me shnet. Kane nise rrugën kanë t'fillu. Thotë Selmani lume për mu Shka Selmani ish tuj menu. Kurrë m'a ne shtek s'më ka ardhë mu, Këtë tradhtare unë me hjeksu. Unë me hjek këtë tradhetare , Se shumë dam ka ba n'shqiptare, Ka lane nanat pa djem të ri, Nuset të reja ka kthy n'xhini, Ka vra gjin tuj shku n'mulli E qobane ka pre me dhi. Neper djepa ka pre sabije, Ah me singi ahi, Si ne Kosovë edhe ne Boshjaki. O Selmani çka po bane , Pese fysheke ne pushke po i lëshon. Pese fyshek n'pushke o i ka leshu. Dhe përpjetë niher ka gju. Forte shkau iu ka ngrmu. Pse me pushke Selman po lune, Kqyre djalë se po me vret mu. E Selmani ma ka mashtru, Rruge e shtire ka qellu, Me dalë kush me ba me na gju, Unë për ty du me luftu , Kogja mirë m'a ka mashtru. Tridhjete hapa nuk janë shku, Dhe Selmani iu ka ngermu. ju ngermu dhe i paska thanë, kthehu knejna or tradhtare. A e din ti sa ke vra shqiptare, Shumë e nana ke lane pa djalë, Shumë e gra ke lane pa fëmijë, Shumë e nuse i ke kthy n'gjini, ke vra gjin tuj shku ne mulli, E qobane ke pre me dhi. Ke pre edhe shumë sabije , Ne singi ahi, si ne Kosovë dhe ne Boshjaki ahi. Ai Selmani çka po bane , pushken ne faqe po ma vnon. O me te parën ne ballë ia ngjiti, tru e floke te tana n'zalle ia qiti. E ka prite deri i ka dalë shpirti. Për dy kambeve me duer ia ngjiti ,zhage ma ngrehi verrishtave ma qiti. Oh ne verrishta po ma qet, ia dathe cizmet sa o kanë i nxete. Ia murr pushken me gjithë rreth, lamtumire Miliq Kerste i thete, Dil e vraje ti shqiptare apet.
O Selmani c'ka po bane n'katun te vete o hi o kanë, Sadri plakut o za po'i bane.Miliq Kerstene e lash te vrane . Të Sadri plaku koka hi; O kum ni do djem ne mal oi ki , Me me ba me ta të shkojmë për Shqipni. Sadri plaku çka ka thanë , hala nana s'ka ba djalë Miliq Kersten q* del e vran. Mos besofsh o mixhe i tha ti, shikoje vete pushken e tij Krejt ne serm t'a paqa fale ty. Sadri plaku çka i ka thanë , hiqmu dere more ti djalë . Njezet robe ne ship i kam, me ba hyqmi vesh me marrë. Le qe mue me pushkaojne por robije robte mi qojne. Atëherë Selmani çka po bane , trup e trupe ne kufije po shkon. Ngat kufinit kur o shku , o atje i kanë kallezu. Me pase krahe me fluturu, gjallë n'atë anë nuk mun me pshtu. O Selmani merzite o kanë dhe menu djali koka kanë. Një daje ne Cerce unë e kam, o një daje tha m'ka qillu. Pra te daja du me shku, qaren daja ma bane mu. Ne male te Cerces paska shku, do qobane është taku. Ne do qobane zatet ish kanë , a u kullosin o djem ua bane. Hane kapak more drumtare. T'kujna jeni u ka thanë? Njani tha jam i babes Rame. E Selmani gzue ish kanë! Lumi unë bre te pasna daje. Daja jem kokë qellu, Ti te shpia n'ven me shku, unë dhente kam me ti ru. Të daja Rame ti me shku, thuj selam Selmani t'ka qu. Shumë selam Selmani pot e bane, o do buke ka thanë me ma dhanë. E ai djali çka po bane , se te shpia fill po shkon, Baba Rame aty ish kanë , ai ish kanë tuje e mblue ji talle. Djalit te vete çka i ka thanë, Ku i ki dhite biro ku i ke lane. Edhe djali çka i ka thanë shumë selam Selmani pot e bane, Shumë selam ai ty tka qu, o do buke ka thanë me ma pru, o ish lodhe kambet e kishin lshu. Atëherë Rama iu ka ngermu , shuj kopil mos u me rrej mu, Ka tri ditë qe n'Shqipni ka shku. Jo vallahi i tha o baba Rame, tuj rujt dhite ne male e kam lane, Unë e ngjohe more nipin tonë. Atëherë Rama çka po bane, ni boshqe ne dorë me buke e ka marrë, dhe do djathe dhe po t'fillon.Ne male te Cerces fill po shkon. Eh ne Selmanin zatete është kanë edhe ngryke ata janë marrë, Bash qyshe merret nipi me daje.Se Selmani qa i ka thanë , Tej ne kufije unë jam kanë , ngate kufinit mue m'kanë kallezu. Me i pase krahte me fluturu , gjallë n'atë anë nuk muje me pshtu. Atëherë Rama çka i ka thanë , mos ki gajle nipash ia bane. Mosi ki gajle or nipi i ri , se ka daja miqet ne Tutin, I kanë lidhje me Shqipni , pa i therre ne kambe daja ne atë anë te shtine. Tej ne shpi daja do të shkon me marrë kalin me samara, Një temlik me shami te bardhe e tevdil daja te bane, Pa nji there n'kambe daja te qone, e Selmani çka i ka thanë , Mos te vonohesh daje ia bane se po vjene e kush po me gjane. Me pa Rama çka po bane, se ne shpi qeni nuk po shkone , Ne Vode n'Istoge shkue tek a kanë. Ranguliqit rajes n i ka thanë. Sa don myzhde Rale me m'dhanë, për Selmanin q* t'a kam nxane. Atëherë Rala çka i ka thanë , e vërtetë kjo mos më kanë, Kryet e tanë në vend te tije te shkone. E vërtetë tha kjo ka me kanë se n'male te Cerces e kam lane. Me pa Rala atëherë çka po bane i'a dha myzhde njimidinare. Shpejte ne sup kokan shku, komaniri bane kuku për mu. Një xhanare këtu s'më ka qellu , krejt patrulla i kem qite me ru, Sherr qai Rala ish kanë qillu, magazinat tha qelmi mu. Kokan veshe dhe armatu e ne male te Cerces kokan shku. Me pa Rama tash çka po bane, se ne shpi qeni po shkon. E murr kalin me samar, nji temlik me shami te bardhe , Të Selmani fill po shkon. Dhe Selmani i paska thanë , je vonu pak daja Rame. Mos n'Istoge tutna je kanë, mos ne Istoge tutna je shku ? Dhe për mu ti ke kallezu. Shuj bre nip Rama i ka thanë , jo atahen daja s'ta bane. E Selmani i paska thanë pse sakicen daje e ke marrë, Apo ngon or nipi ri , unë kur te kthehna prej Tutini, du me i pre do thupra lejthi. Eh Selmani çka po bane Vesh temlikun dhe shaminë e bardhe E shkurte havalja ish kanë , i ra havalja deri ne kame. Daja pushken ia ka marrë me nji lluge ia paska lane. Hype ne kali dhe po t'fillojen. Dhe Selmani po menon, me ba deka mu me m'ardhë Me ba deka me m'ardhë mu, le qe vete unë kam me shku. Po me deke i veshun si gru, tanë Shqipnise marrë kam mei leshu. Atëherë Selmani çka ka thanë, nalma kalin daja Rame, Du mu kthye pushken me marrë, daja kalin s'ia ndalon. Njanen kambe ne toke ma qiti, kuku tjera n'prraqe iu koqite, Daja i zi i suell sakice, cille daje tha zoti t'fikte për Miliqin nipin pe mbyte. Edhe nihere i ra sakice , krahe e kofshe ia llomite edhe pushken ia grabite , Dhe me te perjete paska qite. Aty shkijet janë avite. Edhe shkijet çka kanë thanë, qyshe Selmanin ti kështu me bame, Kem pas qejf te gjallë me nxane, e me pa ata çka po bajne Hype ne kali po ma qojne tu Serezi po ma leshojne Me nji qebe po ma mblojne , gjithë njerezia po bane seri Qyshe vojvoden e preu ky njeri, kem pas thanë se zen asqeri.
Naqallniku me pa çka po bane , te Selmani fill po shkon, Qizme n'krye medet po i mshon, kallzoje vendet ka je kanë , Edhe buke Selman kush o t'ka dhanë, rënë me na kallezu, Ne spital na kemi me te qu, kanë mjeket me te sheru. Ne paq ymrin ke me pshtu e ne ship kem me te leshu me shku. Fort Selmani po bane gajret, rrehke djali shahadet, or qyfare mos te qofsha fale, shahadetin s'mun ma ndal S'mundesh me m'shti njerëzitë ne qafe me i marrë, Se kam mendjen me t'kallzu, i ka thanë ,unë shpirtin du me dhanë. Të mbramen fjale ai po e flet , me prejti daja kuku medet , Me u ba mirë me hyqymet, ne katër anet e dhan radine. O e preu daja more o Selman Kadrine.
Se ne atë kohe more a kanë Serbia, s'vonoje shumë more ka ardhë Shqipëria. Si Shqipëri e e dina edhe vete u lirue populli krejte. Nana e Selmanit po kanë o medet. Neper sakaqe vaj po bane. Ma kajne nana, motra e bija , po ma kajne more shoqnia, Gjame po bajshin miqaia. Nana e Selmanit fort vaj po bane , a ka ba nana naj djalë, Q* del e vret qat vllaun Rame. A ka ba nana naj djalë si zana, oh pajton zemra nana. Ia jap dhete o me gjithë dhi, ia jap hanin me mulli Edhe tokën me tapi. Kështu halla vaj po bane, Liman Beka qojka ne kambe. Hajt halle e te paqa nane, as ni pare uk du me ma dhanë. As ni pare nuk t'a du , Liman Beka ne ship o shku. Të vllait Bajramit iu ka ngermu. Qou Bajra he tungjate jeta, mos t'a lame soten për nesra PerSelmanin mos t'na dhimbset jeta. Të dy djemtë kokan que ne kambe, ditë e ejte ish kanë Pazar. Shumë e hallku ne Pazar po shkojnë, në fund te Istogut prite paskan nxane. Dikur Rama vjen me pajton, po vjen Rama ne pajton hi, Shumë do hallk janë kanë mbas tij. Tane qasi po tanë hafije , q* kanë pre shqiptare për shkije. E aty te vojte janë kanë, Liman Beka përpara i ka dalë. Haje hajde i tha o Rama i zi, ku ma kije staren Serbije. Ku ma kije biro Kral Petrin, te fali zoti e te hanger dreqi. O kanë gjithë Shqipëria për veti. Liman Beka me pa q'po bane , nxuerr manxerren e n'krye po I mshon, Pa pikë shpirti ma ka lane. Iu dok pak Bajramit e pret ne tjetrën anë. Po e bajne për nishan. Ngoni Hoxhe edhe ju haxhi, këta ne dhe kushe mos më shti, Le ta shtine popi I zi, se popi I zi është oi tij. Oh në vend te xhematit o tha hajt more kryqali shki. Me respekt, Sofra
Edituar për herë të fundit nga në Thu Nov 08, 2007 12:59 am, edituar 1 herë gjithsej | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare! Thu Nov 08, 2007 12:54 am | |
| KANGA E HAJREDIN PASHËS
Hajredin Pasha po na vjen-o Radikës: — Jalla ç'u ban-o kto Malet e Dibrës? — Bajn-o mexhlis n'at Fush' t'Gjuricës. N'Fush' t' Gjuricës, o te Kalaja, Hajredin Pashën e ka gjet' belaja. Hajredin Pashën belaja e ka gjetë, Malet e Dibrës kishin lidh' besë. Kan' lidh' besë, o në din e iman, Turqve Dibrën, mos me jau dhanë! Hajredin Pasha, more kryehutaç, S'rrehet Dibra, besa, me gërbaç! Hajredin Pasho, mos u ban budall', Se prej Dibrës s'munesh me dal' gjall'! Hajredin Pasho, more kryeshenik, Se s'asht Dibra, besa Selanik! Selanik-e more, as Prelep-e, Qysh e lype në Dibër e gjete! Hajredin Pasho ku e ke lan-o atin? Në Radik-o m'ka met'i ngrati! Hajredin Pasho ku i ke lan' taborret? N'Dibër t'Madhe, besa, në llogore. Hajredin Pasho ku e ke lan' ushtrinë? N'Fush'të Dibrës, o të gjith të grimë! N'Fush' të Dibrës, besa, m'i kan' gri, Jo ma pak, o se dymdhet'mi! Me respekt, Sofra | |
| | | alissa Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 906 Age : 35 Vendi : germany Profesioni/Hobi : dance baby ;) Registration date : 31/08/2007
| Titulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare! Thu Nov 08, 2007 3:55 pm | |
| Shpat Kasapi - kush te ndau prej meje
më kë then së asgje ne kët botë prëj meje stë ndan por tani që afër stë kam së di kush ka faj që mi lë syt më vaj
[Ref.] kush të ndau prëj meje kush ta mbushi mendjën të jetosh pa mua më 1000 plage në zemer diten kur u nise ne at rruge mergimi për mua ish fundi, ë për ty fillimi
donje ditë n`doshta do ta kuptosh psë nuk ishte let eshtë veshtirë kur une jam këtu e ti ne gurbet kam nje mall qe me vretë
[Ref. 2x] kush të ndau prëj meje kush ta mbushi mendjën të jetosh pa mua më 1000 plage në zemer diten kur u nise ne at rruge mergimi për mua ish fundi, ë për ty fillimi | |
| | | alissa Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 906 Age : 35 Vendi : germany Profesioni/Hobi : dance baby ;) Registration date : 31/08/2007
| Titulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare! Thu Nov 08, 2007 4:05 pm | |
| Shpat Kasapi - Se pranon
[Vers 1] me kujtohet dita kur u ndam ishte hera fundit qe u pam ishte qasti ma i rend ne Jet u afrove dhe me the ngadal smund te jemi si ishim me par se besoja por ishte e vertet shpinen mos ma kthe, mos me le aaa…
[Refrain] se pranon por jam shum i sigurt qe ja fale buzet tjeter kujt ma mire paska qen mos me kalu me ty se pranon por shihet n`syt e tu mezi paske prit me u nda me mu tjeter kush ne zemren tende tash ka hy
[Vers 2] para meje qaje si femije duke pritur lotet qe ti fshi duke pritur qe ti harroj krejt u afrove dhe me the ngadal smund te jemi si ishim me par se besoja por ishte e vertet shpinen mos ma kthe, mos me le aaa…
[Refrain 2x] se pranon por jam shum i sigurt qe ja fale buzet tjeter kujt ma mire paska qen mos me kalu me ty se pranon por shihet n`syt e tu mezi paske prit me u nda me mu tjeter kush ne zemern tende tash ka hy | |
| | | alissa Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 906 Age : 35 Vendi : germany Profesioni/Hobi : dance baby ;) Registration date : 31/08/2007
| Titulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare! Thu Nov 08, 2007 6:15 pm | |
| Elvana Gjata - mames
[Vers 1] shpejt ka ardh elvana si shum airoplana nuk e di qka bojm krejt e di qa bona un jom ajo nuk jom ai mamen pse e boj un nuk kom faj . [Vers 2] nuk jom e para por jam numer 1 kto ce po e them e ke thon edhe ti krejt e din kush o e para e i pari kjo nuk dallon si flori prej ari . [Vers 3] televizion, radio e degjon te 2 mos me mundo zeri im deperton qdo njeri e fasjonon . [Vers 4] modes tim ti me ktu nuk e vren un jam dicka qe don e e nuk e blen mames mos harroni Mames degjoni te gjith nje refren:
[Refrain 4x] si ky text ske ni si ky beat ske ni si ky flow ske ni se ky osht suksesi im... | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare! Thu Nov 08, 2007 6:17 pm | |
| Rrisim jetën tonë (Vaçe Zela)
Rrjedhin o mëngjeset, rrjedhin si ujëvara, ja kështu mes njerëzve, jeta jonë hedh hapat
Hyj dhe unë mes tyre, shtoj një fjalë, një këngë, është kjo këngë e jetës, për ty Shqipëri, për ty Shqipëri moj nanë
Refren Me merr në krahët e tua, si merr fëmijën nëna, që ballin të ma puthi, edhe dielli edhe hëna.
Unë marr nga drita jote, ti merr nga zemra ime, dhe dorë për dorë rendim, e shtrenjta jeta ime.
Rrjedhin o buzëmbrëmjet, rrjedhin kalterojnë, në një kënd te globit, rritim jetën tonë
Hyj dhe unë mes tyre, shtoj një fjalë, një këngë, është kjo këngë për jetën, për ty Shqipëri, për ty Shqipëri moj nanë | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare! Thu Nov 08, 2007 6:29 pm | |
| Vajta kalova gjith Kalabrine
Vajta kalova gjithë Kalabrine Askund nuk gjeta si Arberine Vajta kalova gjithë Kalabrine Askund nuk gjeta si Shqipërinë
Dy manushaqe ne doren time Ja zgjata njërën Arbereshes sime (2 here)
E lul e lul e lul e lul E lul e lul e maca maca E un për ty e un për ty E un për ty o ndjalu paca
Vajta kalova gjithë Kalabrine Askund nuk gjeta si Arberine Vajta kalova gjithë Kalabrine Askund nuk gjeta si Shqipërinë
Dy manushaqe në dorën time Ja zgjata njërën Arbereshes sime (2 here)
E lul e lul e lul e lul E lul e lul e maca e maca E un për ty e un për ty E un për ty e ndjalu paca
E ndalu pak e ndalu pak E ndalu pak s`është e vërtetë Se zemra im se zemra im Se zemra im je ti vetë | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare! Thu Nov 08, 2007 6:31 pm | |
| Kur të jesh mërzitur shum
Këtu s`do t`jem , do jem larguar Ne tok i tretur si te tjerët Ne kafenene e preferuar Nuk do me shohin me kamarieret.
Dhe nëpër udhet ku kam ecur , S`do ndihet kolla ime e thate Mbi varrin tim do të rrije i heshtur Një qiparis , si murg i ngrate
Ti do trishtohesh atëherë Se s`do me kesh ne dhome gjallë Dhe kur ne xham te fryje ehe Do qash me eren dalengadale
Po kur të jesh , mërzitur shumë Ne raft te librave kerkome Atje i fshehur do t`jem unë Ne ndonjë fjale a ndonjë shkronje
Mjafton qe librin , pak ta heqesh Dhe un do të zbres , do të vij pas teje Ti si dikur me mall do të qeshesh Si një blerim pas një rrekeje
Ardit Gjebrea | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare! | |
| |
| | | | Tekste Kengesh Shqiptare! | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |