|
| Tekste Kengesh Shqiptare! | |
|
+38Delia **Lumi_ Muja e Halili elisa Eva0506 Veneta ELIE valdrini rolling kroki Ademi85 anila spirito voglushja feneri **Embelsira** Orfe@ Arta beri Çamshqiptar Urata shqiptare GocPejone STUPCAT Guximi Vuthjani Beton Ramiz Sofra meli shaban cakolli azzurra rrebelja anjesa vlora alissa besa-bese Kosovarja 42 posters | |
Autori | Mesazh |
---|
Arta Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 760 Registration date : 06/09/2007
| Titulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare! Mon Mar 17, 2008 12:46 pm | |
| ERDH PRANVERA ME JESHILE Erdh pranvera me jeshile i radh bashqes për mjedis këputa një trëndafile nji dhuratë për dashunin, Jasemin të vinte era kur t'i putha të dy syt asaj nate mu ke dera në krahror e vuna kryet. RReth e qarklule të kuqe karanfilat në sakai S'të ka kush moj buzburbuqe sikur unë s'te don njeri. Më buzqesh njëher me shend më jep zemër të qëndroj ! Të lutem moj mos më len se pa ty muk mund të rroj. | |
| | | STUPCAT Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 626 Age : 43 Registration date : 17/09/2007
| Titulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare! Wed Mar 19, 2008 5:55 am | |
| Cikli i kreshnikeve Fuqia e Mujit
Lum e lum per t’lumin Zot, Nu’jem kane e Zoti na ka dhane! Kurr ish’kane Muja djale i ri, M’a kish cue baba n’rroge tu njizotni;
Coban lopesh zotnija e ka ba, Per gjith dite bjeshket Muja tu’i kerkue; Per gjith dite nder gurra t’u u freskue, Per gjith dite nder mriza tuj pushue Rruge as shtek pa njofte nuk ka lane
M’i con lopet gjithhere ku s’i’n kane ‘I nate lopet cobanit i paskan hupe E tu shpija nu’ka mujte me dredhe Buze nji shkambit m’u ndale asht ngushtue
Asht ule djali aty per me fjete Paj dy djepa aty ki’n qillue; E kan marre brimen e tuj kjajte M’asht avite Muja me i shikjue Po i pajton tuj i pekunde E t’dy djepat ika vun ne gjume Bardhe si drita dy Zana atehere kane ardhe -Ty, qysh te thone – Mujon e kan pvete- Zo’! c’te ka pru n’ket vend e shka t’ka trete!-
Muja atehere shka u ka thane Rrogtar lopesh un kam qillue Per gjith dite kto bjeshke i kam kerkue Mue rreziku sot ka ardhe me me ndeshe M’kan hupe lopet, e askund s’kam mujte me i gjete Ktu m’xu nata e u ngja per me fjete S’mylla sy prej vajit, qi kam ndie Ishin kane tuj kajte keta dy fmi Kurrkund carje fmia nu’m’kan lane
M’u kan dhimte e jam hudhe me i pajtue I pajtova e sa grima n’gjume i kam vdue Po Zo’! shka jeni me gjithe ket drite?- -Zana jemi, Mujo, tuj shetite, -Tuj u sjelle na njerzvet me u ndihmue, Ti c’fare ndere, Mujo, po na lype? Qi dy djepat na ike vu ne gjume? A don force, Mujo, me qindrue? A don lufte, Mujo, me luftue?
A don gja, Mujo, a don mall? A don,dije, Mujo a don gjuhe? Lyp shka te duesh Mujos te i kan thane Kqyr Muji atehere c’ka qite e ka thane: -Shpesh po m’ngucin cobanija Shum inad cobajt si me kane
Paj me force me ja u kalue un due Njana shoqes Zanat atehere i kan thane: -Tamel gjiut Mujit per me i dhane Tamel gjiut i kan dhane me pi Me tri pika djalin m’a kan ngri E ika fale Zoti kaq fuqi Sa me e luejte shkambin ma t’madhin -Kape gurin! - Zanat i kan thane Njimi okesh e ma guri ish’kane
E ka kap gurin njimi okesh Badihava peshue me duer e ka; Der n’nye t’kames vec e n’mujt ma Njana shoqes Zanat atehere i kane thane: -Edhe do tamel Mujos me i a dhane E ka marre tamlin Muji e e ka pi E ka kape gurin me e peshue Deri ne gju ai gurin e ka cue E ka ugje prap n’toke e ka pushue
Kqyre Zana sa mire ka thane: - Edhe pak gji Mujo me i a dhane I ka dhane prap gji per me pi Sa don Zoti t’i ka dhane fuqi E e ka marre gurin me e peshue Deri ne shoge (brez) gurin e ka cue E kan pa Zanat e kan kqyre Njana tjetres prap te i kan thane: - Opet (perseri) Mujit gji lypet me i dhane
E ka marre Muji gji me pi O! se c’po i ep edhe Zoti fuqi Kenka ba si me kane drangue Ka marre gurin me e peshue N’cep te krahit Muji e ka vdue Njimi okesh gurit i ka qindrue Njena shoqes Zana c’ka i ka thane: -Tjeter gji Mujit mos me i dhane: Pse tjeter gji Mujit per me i dhane
E batis dyrnjan ana-m’ane, Atehere Zanat Mujin po e zhgjertojne Se sa t’vogel qi po flasin: Permbi krye hana tuj i shikjue Permbas shkambit hija tu’u zgjatue Sa miqsisht me te kan kuvendue Kqyre Zanat, Mujit, shka i kan thane: -Probatin na, Mujo, duem me te xane: Fol ti, Mujo tash qysh po thue?-
-Tu t’jem ngusht, Zanat, me m’ndihmue!- E ka fale Zoti sabahin Ferk e ferk Muji kanka cue I ka gjet lopet e ne shpi ka shkue N’fushe t’Jutbines Muji kur a ra Bytym shoket e mbledhun i ka pa Se me Mujin aty i’n kene msue Me i a mujte Mujit tuj ladrue Kqyre seri Muji shka ka ba:
I a ka nise me cobaj me ladrue Send ma t’fortin me dore e ka kape Pese konope perpjete i ka dhane As kurrkush me fole nuk po flet Se me thue kur po i bjen Dekun n’toke gjinden po i qete Prej zotnis – tha – Mujit asht largue Prej zotnis – burri kur asht da Ka dredhe n’shpi - tha – nanen per me e pa
*Tha – I a ka nise Muji tuj punue *Tha – I a ka nise Muji tuj luftue! E n’sa lufta Muji si po bjen Ai gjith here me ndere si po del. | |
| | | STUPCAT Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 626 Age : 43 Registration date : 17/09/2007
| Titulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare! Wed Mar 19, 2008 5:56 am | |
| Vajtimi i Ajkunes
Drita a dale e drite s’po ban, ka le dielli e nuk po nxeh: ça ka ba Gjeto Basho Muji; Djalin n’dhe Muji e ka shti… A dredhe Muji e ne shpi ka shkue, nana e djalit po e pyet; -Mujo, djalin ç’ma ka gjete? N’Lugjet t’Verdha, a thue ka mbete?… Qyqe vetem rrugen paska marre, kane zane vend yjt’ vajin me e ndie! Kur ka dale nder Lugjet t’Verdha,
atehere nana hanen ka mallkue: -T’u shkimte (shofte) drita ty, o mori hane, qe s’ma çove ate nate nji fjale, n’Lugje t’Verdha, shpejt me dale bashke me hy n’nji varr me djale!… Kur ka shkue te varri i djalit, ka pa ahin treqind vjec, ahi ishte rrema-rrema, nji ma t’bukrin mbi varr po e shtin
Mire po pshtetet per dege t’ahit pikon loti mbi varr te djalit Kane lane kangen zogjte e malit, kane lane kangen me veshtrue! -Po a s’e din se kush ka ardhe, qe nuk cohesh per m’u fale, more i miri i nanes-o? Amanet, o more bir, dil nji here ksi burgut t’erret,
fol me nanen qe t’ka rrite s’m’ke lane kurre kaq shume me prite!… More Omer i nanes-o; A thue gjokun me ta prue? Dil nji here per me lodrue bjer nder gurra me u freskue kerko majat bashke me zana se ty varrin ta ruen nana, mori i miri i nanes-o!… | |
| | | STUPCAT Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 626 Age : 43 Registration date : 17/09/2007
| Titulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare! Wed Mar 19, 2008 5:58 am | |
| Martesa e Halilit
Fort po shndrit njaj diell e pak po nxeh! C’po e merr fryma rrapin e Jutbines! Bore e madhe paska ra: Randojne ahet per me u thye Kane cetinat vetem kreshtat Ushtojne lugjet prej orteqesh Prej orteqesh kah po bijne nder gropa Kane ra vashat me gja ne lume
Kane gjete lumin ngri akull Kane nise vashat me lype krojet Kane gjete krojet tane ngri hej! Ka dale Muji me kreshnike A thue ndeshet me ndoj gja malit Sa shpejt diellin ma zu reja! Shpejt ma endi njei pelhure t’gjane e t’gjate E ia ka veshun majat rreth e rrotull Qe kur jane kap trimat-o te lumi
Kaq perzi i ka fryma e plajm e re Askurrnji shoshojne trimat s’po e njohin Ngrine trimat, u sharruen Por n’breg t’lumit – kulla e Mujit T’tane per darke Muji i ka ndale Kqyr cka bani Gjeto Basho Muji E ka vu nje barre dru t’vogel ne zjarr Treqind vete prihere m’u nxeh… Sa shpejt fryma burrave u ka ardhe
Sa shpejt gjaku trimave po u nxehet! Kane marre llafin e po llafiten Kane marre gazin e po gazmojne Kane nise trimat Mujin, po pyesin -N’vater tande, Muje, kemi qellue mos na ki rande per nji fjale… Qysh Halilin s’e martove?… Jane martue krejt mosha e tij… Djemt’e tyne n’loje te tane kane dale
A t’u dhimbsen paret per me i dhane? A t’u dhimben dasmat per me i ba? Tutna djalin dikush po na e rre Shpesh e shpesh po bie n’Kotorre t’Reja Rob te gjalle djalin po e zane Le konakun, Muje, po ta fikin Ma zi fisin, Muje, po na koritin… -Faqebardhe, more shoke,ju qofshi Se mire hallin po ma ditki, burra!…
Ju t’pavllazen shoke s’keni qellue Kujt po i dhembe dasmat per vlla t’vet? Ky edhe s’asht or burra cub flligshish Mire e njihni se asht daji trimnish- Atehere djali ka nise me fole -Kah kam vlla e kah kam moter vdeksha para n’u martofsha se gjithe grate e Krahines ku jane se gjithe vashat e Jutbines ku jane
bash si motra qe po m’duken dheu m’ka mblue e fat s’i qita vedit po s’e mora Tanushen e kralit E une Tanushen vete e kam pa Gja ma t’mire s’sheh njeri nen kete diell Vetulla e saj e drejte si fiskaja Shtegu i ballit si shtegu i malit Kur merr hana me prendue Syni i saj si kokrra e qershis
E ka qerpikun si krahu i dallendeyshes Fytyra e saj si kuqet molla n’dege Hunda e drejt-o si kalemi i Tushes Goja evogel si lulja qe shperthen Dhambet e bardhe si gurezit e lumit Fill mbas shiut, kur po i shndrit dielli Qafa e saj si qafa e pellumbit Shtati i saj porsi shtat cetine Mishi i dores posi rremi i shemshirit (lloj druri)
Por n’qafe m’paci mor Bjeshket e Nalta Kurrrkund nji shteg qe nuk me late Per me dale deri ne Krajli!-
Sa mire nama bjeshket m’i paska gjue! Sa shpejt deti ka ndigjue!
E e ka cue nji fryme te forte E e ka cue nje fryme te nxehte Bijne orteqet neper gropa Ushtojne malet si prej motit! Por tri dite e ma s’ka zgjate A shkri bora e ka ra n’lume Por tri jave e ma s’ka zgjate Cka e ka ba lumi ate te bardhe? T’bardhet e bjeshkeve krejt e ka mbyte n’det
Cpo kendojne bilbilat n’mal c’po lodrojne femija n’fushe -Shpejt me dale te t’bani (stan ne bjeshke) se ka shperthye ahi! – Atehere djali Mujit i ka thene: -Qetash gjokun , Muje, ti me ma dhane… Atehere djali i ka kcye gjokut n’shpine: -T’mire u pafshim! – Mujit i ka thane Ka marre rrugen per krali
Dy here djalin kurkush s’e ka pa Kalojne male e kalojne lugje Kalojne breshte (pyll me bredha) e kalojne ashte (pyll me ahe) Kalojne dite e kalojne net… -C’ka ka hana qe s’po del? Kane pyet bilbilat e malit Pritni pak more zogjt e malit Ju me kndue tjeter pune s’keni Hana sonte ka ndodhe zane
Ka nji ndore (ne mbrojtje) me percjelle…- Qatehere djali sa kish ra n’breg t’lumit Ka lidhe gjokun brenda ne nji imshte (ahishte me drure te rinj) Imshta ishte tane ahishte Vete shatorret neper muzg te nates po i lyp Kur ta mbrrite te cadra e kuqe… Ka zane vend permbas nji lisi Rranjet e lisit shpernda ne lume… Sa urtisht djali qe po e msyn (sulmon)
Ma ka nxjerr thike ma te mprehten Kamba-doras asht avite… -Po ket fytyre ku e ka pa qe po me gjet me te Halilit?- Ma gjate djali s’ka durue: -Po je a njeri qe ke bese? -Te thafshin krahet more djale i ri se fort thelle qe paske hy!… Hajde brenda, kopil (djale i shkathet); - po i thote
Se ja vdesim te dy pernjihere Ja te dy kemi shpetue!- Atehere djali brenda ka hy E ka marre vasha per dore Shpejt e shpejt te nj’ode i prin… I ka zgjedhe nji pale petka ma te mirat… Krejt si cike djali po ngjan… N’breg te detit, permbi shkamb Dymbedhjete katesh kulla e nalte
Kurrkund shoqen nuk e kishte Treqind hapash kulla e gjane Te tana ballet guri te lemue Anash krejt guri te latue Latue shkambi prej mermeri Aty gurrat me flladite Aty kopshti me u mahite (per te kaluar kohen) Aty velat me valzue (per te lundruar) Me valzue per shpine te detit…
Me Halilin brenda kane hy… Sa fort shpejt kralica gati asht ba!… Kur ka pa sokol Halilin A dredhe mbrapsht si dridhet gjarpni… Edhe deren e ka shkrepe (ka hapur me force) Fill te krali paska shkue… -Te kane ardhe cubat e Jutbines e ty kullat t’i kane zaptue erzin marre, cikat cnjerezue! -
Krali shpejt qenka shtrengue t’dy prej krahu krajli i ka kape… n’burgje t’thella Halilin e ka ndrye rrugen e madhe Tanushes ia ka dhane Mire po e ndal Jovani (nje mik) e po e pyet: -C’asht ky vaj Tanushe lum motra? – i thote- Se kso britme kure nuk kemi ndi! -Rob kane zane Halilin e Mujit e mue rruget tata m’i ka dhane
ma per t’gjalle te shpia mos me kthye!… Nji fjale Mujit te dera me ia cue Me i ra mbrapa Halilit sa ma pare Ndryshe djali n’tburgje t’u ka kalbe! – E ka gjete nji njeri te beses Menjihere Mujit naten ia ka nisun N’nestret nadje djali asht kape te kulla Nji ka nji punet ia kallzon Mujit T’madhe burri paska nise me qeshe:
-A t’kam thane taraku (dem, mezat) i Kotorrit se Kotorret kane me ta hanger kryet?… Ka dale trimi ne beden te kulles Me nji kushtrim ka thirre Jutbine e Krahine -S’kam cka u them more aget e mi vec me koriti sokol Halili Me u shtrengue burra si te mundni Se dita e vdekjes ma e veshtire nuk vjen! – Kane ba ashtat trimat me ushtue
Kane ba lumin trimat mu turbullue Kane ba gjoket trimat me fluturue E t’jane kape te Kotorret e Reja… Neper rane t’detit Muji i ka shpernda: -Ver me goje mos guzoje kush me ba… Se shume njerez qenkan mbledhe n’Kotorre! Me kushtrim krali i ka thirre – Midis logut asht nji djale i ri Hekrat duersh bugagite (prangat) kambesh
Ai asht Halil aga i ri Mbare Kotorret me ate po qeshin: -A po e sheh Halil, vdekjen me sy? Kurre ma ngushte, Halil, a thue ke qen? Kuvend burrash djali paka shtrue… -S’asht ngushte njeriu deri n’dite te vdekjes -Fjalen e mbrame ne pac me e fole se ty jeta m’at hu t’u ka sose!… -Pese dekika (minuta) liri me me dhane:
Tjeter t’mire ne t’paret nuk na kane lane Kurrnji nesh mos me vdeke ne shtrat Por me shpate m’u pre tuj kendue…- Edhe duert mire ia shpengojne Ia kane dhane lahuten ne dore Kurrkush djaloshin vesh s’e ka marre Krejt po e kendon kangen ne gjue te pareve Qaty Muji neper fushe ka dale E e ka ba nji piskame te madhe
Jane shembe kullat gjer ne themele U trand deti me hy brenda Kane gjemue malet si per mot t’lig! Kurrnji trimat nuk po e lane me ike Lufte e rrepte aty qe po bahet Me dhambe trimat duen shoshojne me shkye Me dhambe gjoket duen shoshojne me e marre Notojne kurmat thelle ne det Notojne trupat neper gjak
Hic s’po lodhet Gjeto Basho Mujei Sa thelle trimi me paska hy!… Muji djalin e ka shpengue A turre djali si i terbue Gjalle me dore kralin e ka zane Me shpin ne hu ditet i mbaroi Qatehere burrat kane rroke unat (urat e zjarrit) Shpejt qyteti ka marr zjarr Ka marre zjarr krejt ne fund e ne maje
Sa fort Muji m’asht terbue! Aspak dhimbe trimi s’po ka As per kulla qe rrenohen As per t’vdekun qe shkrumbohen!… Tri here dielli ka prandue Tri here hana ka ague Kurrkund zjarri me pushue! sa her ti ngo a po ti lexoj ksi lloj muzike a po ksi lloj tekse hmm ma shtojn ka ni vit ma shum ne jet ju pershendes klm tung:D | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare! Wed Mar 19, 2008 7:10 am | |
| Boll e mirë e bardhë si pllumbi
Boll e mirë e bardhë si pllumi, Me të qit'n'bjeshkë, po t'mytë guri, Me të djerg' n'shpi, po t'han katuni, Me t'qit'fushë, po t'qorro pluhni, Me të qit n'mal, tutna t'han uki, Me të shti n'arkë, po me des uni, Me të shti n'xhep, tutna po t'hupi, Me të shti n'gji, tutna t'merr gjumi; Ishalla t'ruen zo'i lumi! | |
| | | Arta Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 760 Registration date : 06/09/2007
| Titulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare! Wed Mar 19, 2008 4:29 pm | |
| Porsi fllanza në pranverë Porsi fllanza në pranverë je per syt e mi T'andrroj vashë kurdoherë për me të pas përbri . Ftyra jote lule prillit që ndriqon dynjanë syni yt si rreze dielli ambëlsinë shpërndan. Dil njëherë në xham të shoh diçka du me të thanë ta jap fjalën se n'pranverë vet moj s'kam me t'lanë. | |
| | | Kosovarja Admin
Numri i postimeve : 4833 Age : 38 Vendi : Jashtokësore! Registration date : 14/08/2007
| Titulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare! Thu Mar 20, 2008 7:33 pm | |
| Labi----faji yt Per ty ndoshta eshte kollaj, kur me thua se ske faje Sepse ket e ke adet, te kalosh nje kohe te gjate E te ndahesh per nje nate, kjo aspak ste vret
Me vjen keq por smuj me shty, kur e di si me ke thy Hallall nuk ta boj ket jete, e perbuze zemren tem Tjeter kush po te pelqen, tjetrin e ke gjet
Deri sa te jemi gjalle , emrin mos ma thirr Qfar te zeza me ke ba, ti e di shum mir Deri se te jemi gjalle, mos ti pafsha syt Qe nuk jemi si me pare, eshte veq faji yt !
Deri sa te jemi gjalle , emrin mos ma thirr Qfar te zeza me ke ba, ti e di shum mir Deri se te jemi gjalle, mos ti pafsha syt Qe nuk jemi si me pare, eshte veq faji yt !
Per ty ndoshta eshte kollaj, kur me thua se ske faje Sepse ket e ke adet, te kalosh nje kohe te gjate E te ndahesh per nje nate, kjo aspak ste vret
Me vjen keq por smuj me shty, kur e di si me ke thy Hallall nuk ta boj ket jete, e perbuze zemren tem Tjeter kush po te pelqen, tjetrin e ke gjet
Deri sa te jemi gjalle , emrin mos ma thirr Qfar te zeza me ke ba, ti e di shum mir Deri se te jemi gjalle, mos ti pafsha syt Qe nuk jemi si me pare, eshte veq faji yt !
Deri sa te jemi gjalle , emrin mos ma thirr Qfar te zeza me ke ba, ti e di shum mir Deri se te jemi gjalle, mos ti pafsha syt Qe nuk jemi si me pare, eshte veq faji yt ! | |
| | | GocPejone Anëtar
Numri i postimeve : 372 Age : 104 Vendi : Matiqan Registration date : 16/09/2007
| Titulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare! Fri Mar 21, 2008 1:23 pm | |
| Skillz ft. Flori - Do Te Marri Malli
Ref FLORI: Do te marri malli, ty do te marri malli tet perqafoj edhe nje her dot marri malli dote marri malli, ty dote marri malli Te Dua sdo ma thuash dikush do ta ndali /yeea
Vers1 Ledri: so problem, cecilli send bjen ne vend kush ka me kond rrahat, e kush mo sun flen ka me kalu koh, kur ka met rra en mend kur ndis me bo gabime, e kurr mo si kthen me kqyr drejt, te une jekond nvendin e par nvend meje, ka met ardh malli met morr jom lerg teje, ama gjith ki mem pas afer sjom tu rrejt kur bjen me flejt edhe mshe nonderr teater nuk o kjo, ska kurkush kurgjo ndor nese po, ather nuk eka rolin kryesor mos luj me zjarr se se pin mendjen e kalli besom zember ty - do te marri malli - mu kthy edhe ni here aty ku je kon athere ditaren e jetes, zhdo shenim merre keq- sumlen, ama shum keq mvjen i du krejt macat ama sun ngaj si qen
Ref FLORI: Do te marri malli, ty do te marri malli tet perqafoj edhe nje her dot marri malli dote marri malli, ty dote marri malli Te Dua sdo ma thuash dikush do ta ndali / oo yeea yea yea
Vers2 Visari : sod per sod neser neser, e dje ukond dje spom ngje kur pot sho, pra spot njo kur pom mshe e di mbrenda qa mshef, te lexoj qa mendon ki me pas qef, mfal, po shum ka me kon von tkom thon ne fillim mos u ngut me bo gabim se real jom vet e realiteti ka met dal tregim serial a film ska mo episoda une me ty ska mo as repriza se edhe ato jon kry ku jom e ka shkoj, me kond jom e qka boj tintereson me dit po mfal sun tkallxoj sum gjen kerka mbasi muabeti rra si kur del dika pret mem pa, met vet pret ska - deri sa tmerr vesh se afer teje sjom tmerr malli se afer teje sjom e qka nese afer teje sjom? tmerr malli se afer teje sjom
Ref FLORI: Do te marri malli, ty do te marri malli tet perqafoj edhe nje her dot marri malli dote marri malli, ty dote marri malli Te Dua sdo ma thuash dikush do ta ndali /yeea - Do te marri malli, ty do te marri malli tet perqafoj edhe nje her dot marri malli - Do te marri malli, ty do te marri malli tet perqafoj edhe nje her dot marri malli dote marri malli, ty dote marri malli Te Dua sdo ma thuash dikush do ta ndali /yeea .................................................
refreni i fundit perseritet disa her e pritova me shkrujt 100 her haha. Shum kong e mir osht | |
| | | Kosovarja Admin
Numri i postimeve : 4833 Age : 38 Vendi : Jashtokësore! Registration date : 14/08/2007
| Titulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare! Mon Apr 07, 2008 11:55 am | |
| Sabri Fejzullahu---Me dashje te harova Te kam dashur sikur buza fjalet Me zili si lulja lulen te veshtrova Te kam puthur sic mund te puthen zjarret Por nje dite me dashje te harrova
Cila zemer nuk e njohu ndarjen Ne rini a ndoshta diteve te stervona Dhe pendimin era ja con valeve Ne nje det ku mbyten puthjet tona
Shesh pendimi si litar Me shtrengon e nuk me mbyt RRojme larg si magjistare Ne harrimin tone magjik
Jo nuk ishte faji jot Jo nuk ishte faji im Prandaj njerzit tek kjo bote Thone se faji esht jetim | |
| | | Vizitor Vizitor
| Titulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare! Mon Apr 07, 2008 4:01 pm | |
| Sabri Fejzullahu NUK JETOHET NE KUJTIME
Ne kto qaste me ikin fjalet Dhe ky terr po me mbyt S'kam askend t'ja qaj hallet Dhe qdo fjale me mbet ne fyt
O kurre nuk dita q'eshte lumturi Kurre ne jete se kam shiju Tere kto vite dashurova Mirepo kush s'me deshti mu
Se kupton askush kete dhimbje Se nuk eshte ne lekuren e time Se si shpirti po me shembet Nuk jetohet ne kujtime
Se kupton, jo se kupton Mijra nete te jesh i zgjuar Kete veq une mund ta di Dhe zemra ime e roberuar
Se gjithqka eshte kunder meje Faj askujt si kam ne bote Qdoher deshta miresine Por fitova vetem lote
O kurre nuk dita c'eshte lumturi Kurre ne jete se kam shiju Tere kto vite dashurova Mirepo kush s'me deshti mu
Se kupton askush kete dhimbje Se nuk eshte ne lekuren e time Se si shpirti po me shembet Nuk jetohet ne kujtime
Se kupton, jo se kupton Mijra nete te jesh i zgjuar Kete veq une mund ta di Dhe zemra ime e roberuar |
| | | Vizitor Vizitor
| Titulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare! Mon Apr 07, 2008 4:16 pm | |
| 403 - Perralla
Bab tregoma edhe njeher perrallen..
Tek nje kasoll e vogel dikur dhe diku larg Buz detit jetonte nje fis per mrekulli Ai burr per mburrje dhe nje baba trim Ajo grua shembull dhe nen si me e mire Quni nje diell qe u bente drit Shpat qe qante rrug nje trim qe s'njifte frik Por nje dite pa paritur ashtu legjenda thote Egersira ra mbi mbreg mori jete dhe la nje lote
Nje djal ngeli pa nene, baban se kishte gjet Mori rrug vetmie aspak se kishte leht Flitej qe rritej per te qen sa me i fort Per nje dit qe e priste vetem ai ne kte bot Nje burr ngeli pa grua per qunin humbi shpres E mbante gjall deshira Qe ne dit te kthehet ne breg Ateher kur egersira nga deti do te vij Dhe njeher te nxirrte shpaten dhe te priste me qetesi
Hena e re e shiu te tridhjet Ne breg takoj nje te ri dhe nje plak Te veshur ne mburrje dhe trimeri Ne diten e dhuruar per te nga perendit Nga ana tjeter deti qe fshihte nje erresir Udhetonte drejt bregut por jo pa pasur frig E dinte se kete rradh nuk do t'jet sikur gjithmon Do jete nje dite e madhe per te do flitet von e von
Legjenda thote se edhe engjujt ishin deshmitar Te nje lufte t'madhe te nje lufte te papar Ku hena dhe dielli se bashku ishin ne qiell Zjarri uji dhe era ishin ne toke Ne fund te luftes ata e kuptuan se ishin bab dhe bir Prandaj dhe e fituan Qe nga ajo dite edhe perendit e thane Se nje baba dhe nje bir gjithmon do te fitojn. |
| | | rrebelja V.I.P
Numri i postimeve : 2960 Registration date : 06/10/2007
| Titulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare! Tue Apr 08, 2008 8:38 pm | |
| ---Maturanteve-- Le te qaj sonte kitara le ti ndez kenga kta tela let jetojm per dit ma te reja 4 vjet iken si eraaaa Ndoshta mo nuk do ti shoh lulet e fustani tend ndoshta ma kurr une eti sdo vallzojm ne ket nat ndoshta ma kur rune e ti sdo vallzojm n ne ket natttttttttt Maturant oooo Maturant edhe kjo nat po na shkon maturanttt ooooo maturant mo shtatori sna bashkonn Edhe sonte shokin nsy kotat tona ti cakrrojm nuk e di ne cilat brigje vlt e jetes do na qojn nuk e dim ne cilat brigje valt e jetes do na qojnnnnn Maturant oooo maturant edhe kjo nat po na shkon maturant oooo maturnat mo shtatori sna bashkonnn Do te na merr malli per oret qe ilam dikur dhe ikem do na merr malli per pyetjet qe pergjigjejet nuk jau ditem do na merr malli per pyetjet qe pergjigjejet nuk jau ditem Maturant oooooooo maturant edhe kjo nat po na shkon maturant oo maturant ma shtatori sna bashkonnnnnnnnnnnnnnnnn | |
| | | Vizitor Vizitor
| Titulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare! Tue Apr 15, 2008 1:05 am | |
| RITMI I RRUGES
Ngritu tash Ritmi i rrugës
I heshtur ndalem dhe shikoj se si dritën ma perpin një hije Me duket vetja si spektator ne një shfaqje tragji komedie Ku aktor jemi neve te gjith edhe unë e ti Por fatkeqësisht ky nuk është teater dhe as kjo keng nuk është parodi Është jeta jon koha kur japin kahje fatit ton Dhe te ardhmes son Por më trego nga po e drejtojm cilën rrugë po e vazhdojm Pas 100 vjet errësirë, nga duar i hoqa prangat e ndryshkura Kjo nuk mjafton Se mes nesh ende ka shum zemra te vyshkura E cpo bejm ne për ata Ku mbeti nderimi i vellaut për vëlla Me thuaj pra, Krejt kjo esht një hata qe skam besuar qe ndonjeher kemi me e nda
Ngritu tash Ska forc qe na rrezon kur jemi bashke
Gjendje kritikë E renduar nga pretendime armike Rrethuar me papergjegjesi politike Ngarkuar me tendenca paranoike Pseudo patriotike Tingellojn disa faza arkaike Qe mendja e shendosh i refuzon Pse duhet te egzistoj mes nesh kjo dreq frikë Qe ndasit na i forcon Dhe na con drejt një rrugë misterioze Ende pa u zhdukur ky kundermim tymi e bloze Mund te gjendemi ne një gjendje komatoze Me komplimime tepër serioze Po kush është fajtor A thua, sa ka pergjigjia rëndësi Kur ndoshta një pjes te këtij faji e patem edhe un e ti Perndryshe pse para hundeve tona Ndodhin gjëra qe asnjeher si miratojm Ato sdo te zhduken vetëm duke i shikuar Duhet bashk qe ti luftojm
Ngritu tash Ska forc qe na rrezon kur jemi bashk
Ndal, po i them vetes Dhe shikoj botën time përreth meje Nëse je lodhur edhe ti Ateher hapi syt dhe shiko përreth teje Gjeje, pozicionin tënd Dhe nëse do ndryshime vepro, Kryeje pjesen tënde te punës Për vete dhe për ata qe I do Deri dje kisha një ankth te vjetër Por nuk me zbrapsi asnjeher Ndërsa sot me mundon 1 tjetër Dhe sdo ta le as këtë te me dergoj ne humner Se jeta na mesoi Qe te mirat kurrë nuk vijnë vet Gjithmon me mir kalon ai qe mundohet Se sa ai qe pa u mërzitur pret Ndërsa sot te gjith jemi pjesmarres ne këtë kapitull të ri historie Prej nesh varet se a do të shkruhet një faqe turpi a një faqe lavdie
Ngritu tash s'ka forc qe na rrezon Kur jemi bashk gjërat duhet te ndryshojn Për te gjith njësoj një er e re fillon Bëhu edhe ti ushtar i te se nesermes ! |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare! Wed Apr 16, 2008 2:38 pm | |
| Ç’Eshte Dashuria Anita Take Dua ta di o miqte e mi C’eshte dashuria! Eshte gezim, eshte hidherim Qe te shqeteson
Zjarr apo mall Ç’te jete vall! Kush di te me thote Pa dashuri, as une as ti Nuk jetojme dot
Ref. Nuk me thate jo jo Gjer tani S’e gjen dot jo jo Asnjeri Ndaj ju pyes perseri Ç’eshte e embla dashuri
Zjarr apo mall Ç’te jete valle? Kush di te me thote Pa dashuri as une as ti Nuk jetojme dot Po per cudi, qe asnjeri Pyetjeve te mia Nuk iu pergjigj, as mire as keq C’eshte dashuria
Nuk e di…..kush e di…. | |
| | | Vizitor Vizitor
| Titulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare! Wed Apr 16, 2008 3:47 pm | |
| SONI Ndarja Shpirti me thyhet kur shoh ate shikim syte flasin vete per ndjenjen qe ke ne shpirt lotet ne sy s'te jane thare i fsheh per te mos i pare erdhi koha per tu ndare per tu ndare... per tu ndare...
Shpirti me thyhet kur shoh ate shikim syte flasin vete per ndjenjen qe ke ne shpirt lotet ne sy s'te jane thare i fsheh per te mos i pare erdhi koha per tu ndare per tu ndare... per tu ndare...
Ref: Duro zemer ti mos qaj me jep force qe lotet dot ti mbaj me puth me flit ngadale sic di zemer vetem ti ndarja eshte shume e rende vret zemren dhe ha ndonje shpirt me puth me flit ngadale sic di zemer vetem ti me puth me flit ngadale siq di zemer vetem ti |
| | | Vizitor Vizitor
| Titulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare! Wed Apr 16, 2008 4:04 pm | |
| Fisniket Pleqeria Erdhi rradha te kendoj kengen per ty erdhi ai moment kur vargjet shkruhen lote pikojn nga syte une s'kam qene poete i mire te shkruaj nuk kam dit vetem kete refren per ty e ruajta me zemer e kendoj
Ref: Kur te vjen pleqeria do t'jesh vetem ne shtepi do te kujtohen fjalet te mia s'dot jem prane lotet ti fshi...lotet ti fshi
Me kujtohet kur me thoshe nuk ndahem nga ti ku do qe te shkosh do t'jem prane teje deri ne pleqeri tani vetem kengen mbeti si kujtim per ne edhe ky refren qe po e degjon ku do qe te jesh
Ref: Kur te vjen pleqeria do t'jesh vetem ne shtepi do te kujtohen fjalet te mia s'dot jem prane lotet ti fshi...lotet ti fshi |
| | | Arta Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 760 Registration date : 06/09/2007
| Titulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare! Sun Apr 27, 2008 5:51 pm | |
| TRENI O more tren o tren i fundit o qe i kalove ata binar o sa shqiptar i solle të vdekur esa shqiptar i solle të gjallë Ah more tren o tren i fundit o ty tu këputshin ata binar o nëper rrugët o të Prishtinës o a e le o ndonje shqiptar Ah more tren o tren i fundit o në këtë rrugë për jetë a vdekje o a ka mbetur dikush në Kosovë a të gjithë ike me vete Në atë stacion të larë me lot o kur u nise o prej Prishtine ah more tren o tren i vjetër a mos ishte dhe nana ime Kur po i afrohesh o ti kufinit o a po të thonë ata binar o ta kalosh të ziun kufi se dhe përtej o ka shqiptar O apo te thonë binar të ndryshkur o ta kalosh të ziun kufi se nga Prishtina e deri në Shkup o perendia i thotë Shqipëri SHyhrete Behluli. | |
| | | **Embelsira** Hero anëtar
Numri i postimeve : 2909 Age : 35 Vendi : Kosove Registration date : 08/12/2007
| Titulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare! Mon Apr 28, 2008 1:27 pm | |
| Veq edhe nje here Gjethet po bijne sikur pikat ne sy po e nemi edhe veten se nuk mundem pa ty veq edhe nje here falma po te premtoje nuk jam i pa bese kesaj rradhe nuk gaboje. Mos te lagen syte, se ti faj nuk ke se ne lidhje me ty faj kom une deri ne dhe veq edhe nje her ti nalu e ngom po du me tu afru po ftyre mo nuk kom une vetes nuk ja fali po te lutem falma ti krejt ka me kon ma ndryshe,ngo mos pi ta jepi fjalen edhe pse te kom lodhe gjdo gabim qe e bana ma nuk ka me ndodhe veq edhe nje shance per nje fillim te ri lem te kapi per dore e te shtrengoj ne gji veq edhe nje here perbije kete gabime,se faji eshte tek une kesaj rradhe nuk mbet jetime. Mos mendo qe po te rrej,se po te foli drejte veq edhe nje shance qajo me duhet krejte ma mire i hupi krejt se me te hup ty pse nuk fola but me vjen veten me peshty kurr vetes nuk ja fali nese merr fund m'qet neper rruge qe nuk qojne kerkund mu ka mbledhe ne fyt gati skam shperthy nese loti me tradheton ai bjen per ty. Njeri ma i fort se guri ftohet e nxehet por sikurse guri edhe njeri thehet mos me thuj eshte vone ,te lutem mos mu prej mos ma kthe shpinen ,mos me urrej. Se kam per fillim me te qit hi ne sy, veq me kon bashk si dikur na dy je ende e nxeht e urrejtje ke plot po kurr ske me me pa ,nese nuk ma fal sot. DJ Wild ft.Mad Lion
| |
| | | Arta Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 760 Registration date : 06/09/2007
| Titulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare! Sat May 03, 2008 3:07 pm | |
| TAHIR SINANI Hej nga Tropoja ne Berishë vjen një kangë malsie dhe nga zemra e Shqipnise nane vjen rreze lirie. Një marsh lufte me shumë trima që shemka Pashtrikun vjen Tahiri nga Tropoja në dorë automatikun. Kam ardh vllazën në mesim tuaj ndigjoni njëherë s'mund të dal para ushtarve pa ma dhan një nderë du me pa si më punon pushka e drejtume në shka Hej du me pa a mund te rreshtohem me ju krah per krah. Hej gjoksin shkëmb e synin pishë pushkën mbush barot ndalu shka se t'kam shti ne thumb m'ka ardh dita sot jam më mire qe para pushkës shka gjamën ta ngova më kan pas than Tahir Sinani tash Tahir Kosova. S'mun të rri pa shku në Presheve atje e kam gjakun ende shokve amanet nuk ja u kam marr hakun ndalu shka se veq per të zi ty zanin ta ndjeva hej më kan pas thanë Tahir Sinani tash Tahir Presheva. Hej kam gjak boll për ty liri më prit në Borojë në Iliridë në at tokë shqiptare në Kerçove do te shkoj në Diber te madhe ne Bjeshke te Radikes me pret Kumanova m'kan pas than Tahir Sinani tash Tahir Tetova . Rruga jonë ka nis me shekuj shokë ju mos u ndalni nëse doni t'më kujtoni amanetin mbani unë jam veq një çlirimtar kështu më deshti liria hej m'kan pas thanë Tahir Sinani Jam Tahir Shqipëria . | |
| | | feneri V.I.P
Numri i postimeve : 2101 Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare! Sat May 03, 2008 10:33 pm | |
| Do të sjell ca vargje kënge që i këndonte plaku 80 vjeçar i cili ndërroj jetë më 4 janar 1974 , Nezir Abduli, shok i ngushtë i Asdrenit : Me të gjashtin prill, ditën e diel nisëm luftën me ollomanin Cukat po ushtojshin bombat po flirojshin Hikni ju bullgarë se na vjen shqiptarë Hej hej hej Shqipënia po vjen Shkupi Kaçaniku Tetova Kërçova ajo është e jona Skenderbegova..... Ai e theksonte se ditën e gjashtë prillit ne duhej ta festojmë si festë çlirimi sepse atë ditë bëhet Shqipëria Etnike. Fatkeqësisht, është rrënjosur diçka dhe ne nuk arrijmë ta dallojmë dhe atë ditë feste nuk e bëjmë. Edhe ajo datë është e barabartë si qershori i Kosovës... | |
| | | Vizitor Vizitor
| Titulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare! Tue May 06, 2008 11:59 am | |
| SINAN VLLASALIU - MATURANTE
Të dy jemi ne një gjenerate Të dy presim me shumë nga kjo nate kemi pritur deri tash për dy fjale qe kurr sti thash 4 vjet ne pritje te lashe
Ishe shoqja ime deri dje por për mua sonte ndryshe je ndryshe je e ndryshe jam dhe te tjerët faj s'na kanë se çka patem ne zemër nuk e tham
Ref :1 x Sonte s'po di nga t'ia filloj o maturante moj nëse te puth një 2-3 here për te madhe mos ma merr
Sonte s'po di nga t'ia filloj o maturante moj po sa i qel e i mbyll sytë do t'jem te gjoksi yt
A e sheh qe smund te rri i qete vetëm disa qaste na kan mbet zemra dridhet pa pushim ne këtë nate qe s'ka mbarim ne këtë nate kur shkruhet fati im
Ref: 3x Sonte s'po di nga t'ia filloj o maturante moj nëse te puth një 2-3 here për te madhe mos ma merr
Sonte s'po di nga t'ia filloj o maturante moj po sa i qel e i mbyll sytë do t'jem te gjoksi yt. !! |
| | | Kosovarja Admin
Numri i postimeve : 4833 Age : 38 Vendi : Jashtokësore! Registration date : 14/08/2007
| Titulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare! Wed May 07, 2008 12:01 am | |
| Shkurte Fejza---Mora fjale Mora fjal’ Mora fjal’ e mora vargun Mora qarkun me i thurr kang’ Me i thurr kang bashk-legjendarit T’i kendoj, T’i kendoj Adem Jasharit T’i kendoj Tash sa vjet Tash sa vjet s’e sheh Prefazin dhe Reshakun Tash sa vjet Tash sa vjet s’e sheh Drenicen, Tash sa vjet dhe Mitrovicen, tash sa vjet
Cohu Adem Cohu po te thone zogjte e malit dhe bilbilat Cohu Adem Po t’thone lulet trendafilat Cohu Adem Po t’thone kanget t’thone edhe trimat Cohu Adem
Cohu shpejt Cohu shpejt mos rri tek vari Thote nanlokja cohu se mjaft Ta flladiti ballin toka Cohu se ty Te kerkon e tan’ Kosova Ty Adem
Mora fjal’ Mora fjale e mora vargun Mora qarkun me i thurr kange Me i thur kange bashk-legjendarit T’i kendoj T’i kendoj Adem Jasharit T’i kendoj E t’i them se gjaku i tij eshte vete liria Qe ka ardh Nder Kosove e n’brigjeve te Drinit kjo liri Ia flladiti ballin trimit ia flladit | |
| | | Kosovarja Admin
Numri i postimeve : 4833 Age : 38 Vendi : Jashtokësore! Registration date : 14/08/2007
| Titulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare! Mon May 12, 2008 2:10 pm | |
| Sabri Fejzullahu-Syte qiellor Syte qiellore Aq te bukur Asnjehere S’me kane genjyer
Sy vale deti Kaltersie Shpirtin tim E kane thyer
Jo s’di ku zhduken Ndoshta largesite Ne mendime te mia Sjellin dashuri
Thelle ne shpirtin tim Me depertojne Kur kujtimet me nuk me ndihmojne
Per dy sy qiellore Qe ndrijne si zjarr Dimri s’me vret Vjeshta s’me than
Pres nje pranvere E pres me mall Zemren Ma kane marre.
Syte qiellore Aq te bukur Asnjehere S’me kane genjyer
Sy vale deti Kaltersie Shpirtin tim E kane thyer
Jo s’di ku zhduken Ndoshta largesite Ne mendime te mia Sjellin dashuri
Jo s’di ku zhduken Ndoshta largesi Ne mendime te mia Sjellin dashuri.
Thelle ne shpirtin tim Me depertojne Kur kujtimet me nuk me ndihmojne
Per dy sy qiellore Qe ndrijne si zjarr Dimri s’me vret Vjeshta s’me than
Pres nje pranvere E pres me mall Zemren Ma kane marre. | |
| | | Kosovarja Admin
Numri i postimeve : 4833 Age : 38 Vendi : Jashtokësore! Registration date : 14/08/2007
| Titulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare! Tue May 13, 2008 9:24 pm | |
| Sabri Fejzullahu-Romantika U takuam s´pari ne kafenen Romantika, kishe sy te kaltert e fytyren pika pika U duk e gezuar dhe ecje si flutur, dashuri e ndaluar mu duke aq e bukur Ohhhh sa e bukur
Binte shi lehte vale vale frynte era, une nuk doja te vinte pravera, kjo stine e darsmave, ne trojet Arbnor u befsh nuse e bukur, me nje qind dasmore
Kur kalojne krushqit, kah shtepia ime, e ndegjoj se marin, dashurin time
jo jo jo shpirt imm, nuk e pres une kthimin, ne kafenen Romantika, e gjeta une mallkimin
Binte shi lehte, vale vale frynte era, une nuk doja qe te vije pranvera, kjo stine e darsmave, ne trojet arbnor U befsh nuse e bukur, Me nje qind dasmore. | |
| | | Arta Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 760 Registration date : 06/09/2007
| Titulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare! Thu May 15, 2008 1:04 am | |
| Jam mërzit o vlla Jam mërzit o vlla jam mërzit me të pa ky gurbet i shkret o vlla na ka nda . I mjeri vllau o kur t'ka nisë me lot në faqe i ktheve shpinën shpisë . Jam mërzit oj motër jam mërzit me të pa du me u kthy oj motër se këtu nuk muj ma . E mjera motra o qysh të kam nis s'thahen lotët o vlla prej mërzisë. Jam mërzit për nanë o kur e kam lanë nja dy fjalë o ajo mi ka thanë. E mjera nana ku po don me u nis po më largohesh në ditët e pleqrisë. Jam mërzit për babë o qysh e kam lanë dy fjalë mu o shokë ai mi ka pas thanë. O mjeri baba ku po don me u nis po më largohesh në ditët e pleqërisë. | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare! | |
| |
| | | | Tekste Kengesh Shqiptare! | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |