|
| Tekste Kengesh Shqiptare! | |
|
+38Delia **Lumi_ Muja e Halili elisa Eva0506 Veneta ELIE valdrini rolling kroki Ademi85 anila spirito voglushja feneri **Embelsira** Orfe@ Arta beri Çamshqiptar Urata shqiptare GocPejone STUPCAT Guximi Vuthjani Beton Ramiz Sofra meli shaban cakolli azzurra rrebelja anjesa vlora alissa besa-bese Kosovarja 42 posters | |
Autori | Mesazh |
---|
Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare! Sat Nov 24, 2007 7:32 am | |
| ME LULE T`BUKRA Me lule t´bukra Dua me t´punue Vashë nji kunorë. Por s´ja di kangës Me ja fillue Sikur ma parë. Janë vyshkun lulet Për mu s´kann erë N´ma t´bukren stinë. Ajo që vinte Sikur hera tjera Fushë e lëndinë. As karanfili As drandofili Për mu s´kan erë. Ajo që m´gzonte Sikur hera tjera Ma sáshtë në jetë. | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare! Sat Nov 24, 2007 7:33 am | |
| ME PAKË BEJTE Me pak bejte moj du me t´than-e, E nji k´shtu du me fillz´. Oh ! prej merakut moj qi m´ka zan-e, M´dridhet moj zemra tuj t´shiku-e.
Zemrën tande moj unë ta njofta, M´paske dashtë me politik´-e. Oh ! kur mi çojshe do letra t´ftofta, anë për anë ç´ma ke ngul nji thik-e. Po i kaloj malet tuj kja-e, emnin tand moj tuj ta thirr-e. Oh! Zani jem shkon moj për hava-e, N´zemër tande moj tu baftë bir´-e. Droju pak moj nam´ve t´mija, se t´birojnë anë për anë. Oh! Të nam vetja moj t´namin f´mija. Që i le pa t´zezën nanë. | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare! Sat Nov 24, 2007 7:33 am | |
| PËRMJEDIS PAZARIT DURRSIT Për mjedis t´pazarit t´Durrsit, Mos ma hudhë dorën serbez. Gocë e vogël ma nep besën, se për ty moj do të vdes. Dallandyshe për hava, Sa m´ka marrë malli me t´pa. Dallëndyshe te përpjetë, Ke me m´lypë e s´ke me m´gjetë. Ja sáman o bir i Bumqit, mos mi m´lo vetllat me fes. Gocë e vogël ma nep besën, se për ty moj do të vdes. Dallëndyshe vaj,vaj,vaj, Sa m´ka marrë malli me t´pa. Dallëndyshe hej,hej,hej, Ke me m´lypë e ske me m´gjetë. | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare! Sat Nov 24, 2007 7:34 am | |
| BASH N`LEZETIN E MUHABETIT Bash n´lezetin e muhabetit, M´prune kafen o për me pi. Aman buza mu dridh prej kijametit, Filgjani në dorë mu ngri. Du´rt mi kishe si hakiku, gishtat e tu moj qelibar. Aman shum hallet që na i ka ashiku, Kur mendon o se del n´behar.
Flok´t mi kishe moj krela, krela E me ty m´shkoj mundi o kot. O zot në të ardhsha moj ma kah dera Zot në shpi mos vafsha shnosh. | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare! Sat Nov 24, 2007 7:35 am | |
| NA LEU DIELLI
Na leu dielli n´at buzë mali, gjithë dynjan e ka shëndrit. Ku po i qojshin ije, me du´r lidhun, aman. Në haüsane t´Shkodrës me i mbyll në dry. Vaj,vaj,,sharroj goca hajde e dogj kalan. Hej,hej,pijmë raki e hajde moj mos u dej.
Qysh prej Durrsit, deri n´Sh´jak. Çojnë syrgynat,n´syrgitar. Moj hapsane ije, Ty t´kall´t zjarmi,aman. Qysh na i more hajde k´ta dhejm të ri. Vaj,vaj,sharroj goca hajde moj dogj kalan. Hej,hej,pijmë raki e hajde moj mos u dej. | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare! Sat Nov 24, 2007 7:37 am | |
| NË AT FUSHË T`MEJDANIT Oh! Në at´ fushë t´mejdanit, Shkon e vjen dynjaja. Ktheva syt prej hallit, Ç´u dogj fukaraja. Oh! Mori shtat Selvije, Shikjo ne qitap-e. Fol me gojë Nurie, se ke shum sevap-e. Oh! Shka po thot jot´ nan-e, di´e nëpër di-e. Ven dallfes me njan-e, n´daç me n´zanë arshik-e. | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare! Sat Nov 24, 2007 7:38 am | |
| Ç`ËSHTË AJO QË PO ZBRET NGA MALI O ç´është ajo që po zbret nga mali, Me të zeza veshun-o, nga mal´sia jonë po zbret, ore. Hej zum paria-ri-ra-ra-ra. Hej zum paria-ri-ra-ra-ra. Flokët e saja shpatllat e argjenta, Drandofili kuq e zi, për kujtim të dashunis, ore. Hej zum paria-ri-ra-ra-ra. Hej zum paria-ri-ra-ra-ra. O edhe në vdeksha ska kush për me m´kja e, Nji qiri mbi vrrin-e, ska kush të ma ndezi mu,ore. Hej zum paria-ri-ra-ra-ra. Hej zum paria-ri-ra-ra-ra.
| |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare! Sat Nov 24, 2007 7:40 am | |
| BASH N`ZEMANIN E DJELMËNIS Bash n´zemanin e djelmnis-e, ç´mu fillu nji koll-o i lehtë. Ku e mora zot iletin Mos me rr´nu as njizet vjet. Gajret bana e u mundova, mos me i shti vetit idhnim. Deri n´Triesht´ me shokun shkova, Dhe për mu s´u gjet heqim. I pa pasun me shum halle, kur kam le e kur jam rritë. Kur filloi kjo dergje e madhe, me marumun sod n´këtë ditë. Kur të bjen kumona madhe, delni shokë se unë kam vdekë. Tash vjen nana mi kjan hallet, ajo e din se sa kam hjekë. Arkivol me shirit tárit, Rreth e rreth lule mavi. Ti u shofsh moj fushë e Rrmajit, që na i kalbe djemt e ri. | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare! Sat Nov 24, 2007 7:40 am | |
| O PRIZREN O Prizeren, Prizereni jonë, ty t´kam dashtun përgjithmonë. Në ty u linda u burrnova, shum idhnimet i shijova. Posa dola jasht qytetit, Me mall pashë ashikun tem. Pak ma nalt kalan e vjetër, Përzeren o ç´ma hupe jetën. Nana jeme po pëvet, ç´asht o bir ky koll i lehtë. Veremin unë e mora, se n´gocën time u dashunova. Syni gocës si thikë m´pret, zemres time i ngul shigjet. Unë e luta mos me m´shikjue, se n´tjetër ken asht dashunu-e. | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare! Sat Nov 24, 2007 7:41 am | |
| A DEL PËR MU PRANVERA A del për mu pranvera A zbardh për mu kjo ditë, a gzon kjo zemër mjera që po rri kot tuj të pritë. E lypa kot te shtëpia Se lash kerkend pa pëvet, m´ka lodhë m´ka këput vetmia por nana ku do t´jetë.
O vjeshtë, vjeshtë e shëmtueme Si m´thave n´ditë ma t´mira. Që m´fike at dritë t´bekueme Dhe mi more syt e mi. Nji kunorë dikush e vuni Sa m´fali e m´dha qëndresë, sa zemrën n´vend ma pruni kur m´tha gjithkush do t´vdes. | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare! Sat Nov 24, 2007 7:41 am | |
| KUR HANA DEL Kur hana del mbi dhe ndriçon, dy zemra na i bashkon. O shpirt o dritë sa fort të du, Me gjithë se m´ke harru. Atë që deshta unë ma shum, Iku më la në gjumë. O shpirt o dritë sa fort të du, Me gjithë se m´ke harru. Zemra ime kjan´,kjan´ e vajton, Për atë që dashuron. I mjeri unë sa fort të du, Me gjithë se s´je me mu. | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare! Sat Nov 24, 2007 7:41 am | |
| ME SY M`SHIKON Me sy m´shikon me gojë s´më flet-e, Pse zemrën time moj goce, ma pëlcet-e. Hajde ta valona, ta valona, me vajza t´bukra jetën ta kalona. Rrugës mbretnore kur kalove, i ktheve syt e s´më shikove. Hajde ta valona, ta valona, Me vajza t´bukra jetën ta kalona. | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare! Sat Nov 24, 2007 7:42 am | |
| KAM DYZET VJET Kam dyzet vjet, kam dyzet vjet E rri në burg. As njeri nuk vjen me m´pamun, As njeri prej prind´ve t´mi. As nanë as babë, as nanë as babë As motër, vëlla. Përveç se e dasht´nja ime, që më vjen ngajherë me m´pa. Ajo më thotë, ajo më thotë -Ma jep shaminë! Unë shaminë ty po ta napi Të ma lajsh me lot e tu. | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare! Sat Nov 24, 2007 7:43 am | |
| KAPITEN I RI Kapiten i ri-e, m´difto se kah po vjen? Ti që ke qenë núshtri-e, a e ke pa burrin tem? -Burrin tand unë e kam pa, bashk me te kam luftu. Burri yt ka ndrru jet´-e E ti ke me m´marrë mu. -Kapiten i ri-e, por si bora në mal. Unë nuk ndrroj dashni-e As për nji gjeneral. O moj ti vejush-e, por si molla n´gem. Të puthi n´faqe e n´gush´-e Se burri yt unë jam. | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare! Sat Nov 24, 2007 7:44 am | |
| MOS MA PI RAKIN Mos ma pi rakin konjak, se ma plase moj zemrën n´bark. Të du, të du, të du të rrijsh Me mu, me mu. Mos ma pi rakin mastikë, paske mendjen po don me m´fikë. Të du, të du, të du të rrijsh Me mu, me mu. Kush të tha se unë s´të du, Dogje veten e m´fike mu. Të du, të du, të du të rrijsh Me mu, me mu. | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare! Sat Nov 24, 2007 7:44 am | |
| FLOKËT E GOCËS Flokët e gocës kunor, kunor, O, si s´ja preka nji herë me dorë. Jam jabanxhi, jam vetëm o, I mjeri si ta çoj jetën o. Jam jabanxhi, jam pa njeri, Si shkojka jeta pa dashuri. | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare! Sat Nov 24, 2007 7:47 am | |
| KAM TRE VJET NË SPITAL Kam tre vjet në spital-e, kam tre vjet e o bo bo, në spital-e moj nan-o. Dhe në vdeksha në Tiranë, dhe në vdeksha o bo bo, në Tiranë moj nan-o. Të më shpien në Erzenë, të me shpien o bo bo, në Erzenë moj nan-o. Një të dashur që e kish, një të dashur o bo bo, që e kish moj nan-o. Është lark e gjer në Korçë, është lark o bo bo, gjer në Korçë moj nan-o. Telegrafat s´ven as vinë, Telegrafat o bo bo, s´ven as vinë moj nan-o. Skam vëlla të më kërkoj, s´kam vëlla-e o bo bo, të m´kërkoje moj nan-o. | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare! Sat Nov 24, 2007 7:50 am | |
| DOLI LIZA NË DRITARE
Doli Liza, Liza në dritare, tuj mendu, tuj kujtu. Ah ! Moj Lizë të raftë pika, Me shokë unë erdha këngën ta qita. Unë me ty-e, ti me mu-e, unë me tye, ti me mu-e, unë me ty-e, ti me mu-e, na të dy kem´ me u bashku.
Doli Liza, Liza në ballkon-e, tuj mendu, tuj kujtu. Ah ! Moj Lizë të raftë pika, Me shokë unë erdha kangën ta qita.
Unë me ty-e, e ti me mu-e,…..
Doli Liza, Liza në oborr-e, tuj mendu, tuj kujtu. Ah ! Moj Lizë të raftë pika, Me shokë unë erdha kangën ta qita.
Unë me ty-e, ti me mu-e,…. | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare! Sat Nov 24, 2007 7:51 am | |
| JAM,JAM E MIRË Jam, jam e mir´-e, s´jam, s´jam e mir´-e, Jam, jam e mir´-e, Jam për veten time. Pula, gjeli bajshin rro-ko-ko.... | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare! Sat Nov 24, 2007 7:52 am | |
| TE DYQANI STASIT Banëm zonjë dhëndërr-e, se jam djal i ambël-e, as pi venë as pi raki, me nji tra e mbaj shtëpinë ore. Po mban zemra tik e tak si sahat. Çfarë xhevapi do ti nap, do ti nap. Ty të vraftë i madhi zot, që s´më len´ nji herë rahat. N´at penxhere syza, syza, Kur ma qet synin e zi, a ma vesh nji boshqe t´kuqe, ti m´tranon me bukuri ore. Te dyqani Stasit-e, Stasit-e, karshi mitropolit-e. Dalin vashat me shetit, Nga sevdaja bukurisë. | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare! Sat Nov 24, 2007 7:52 am | |
| DY LULE TË BARDHA Dy lule të bardha moj, dalin nga xheneti. Ta marr moj nan-e, ta marr mos ta marr. Merre bijë e nanës-o, djalin mos e nga. Si s´të erdhi keq moj bije, kur u bane nuse. Ta marr moj nae-e,..... Të kërkonte nana bijo, mahallë, me mahallë. Ta marr moj nan-e,...... | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare! Sat Nov 24, 2007 7:53 am | |
| O MOJ NANË
O moj nanë, o moj naë e zeza nan-e. Sa vjet zi, sa vjet zi do t´mban për mu ? Sa t´bashkohet, sa t´bashkohet mal me mal, Aq vjet zi, aq vjet zi do t´mbajë për ty.
O moj motër, o moj motër zeza motër, Sa vjet zi, sa vjet zi do t´mban për mu ? Der´ sa t´zbardhen, der´ sa t´zbardhen pen´t e korbit, Aq vjet zi, aq vjet zi do t´´mbajë për ty.
O moj gru´e, o moj gru´e zeza grue, Sa vjet zi, sa vjet zi do t´mban për mu ? Sa t´mar knatën, sa t´marr knatën t´shkoj në krue, Aq vjet zi, aq vjet zi do t´mbaë për ty. | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare! Sat Nov 24, 2007 7:54 am | |
| E VIJKA DETI E vijka deti mi lale, o tallaz, tallaz-e. O se m´ka zon o mi shpirt-o, sevdaja me gaz-e. Jarana, jarnanina, më don e të due. Jarana, jarnanina, ti qenke për mue. E vijka deti mi lale, o me kruma, kruma. O kush të don o mi goc-e, o ma fort se un-a. Jarana, jarnanina, më don e të due. Jarana, jarnanina, ti qenke për mue. E kjo sevdaja mi goce, që m´ka zon me ty-e. O do ta puth vetllën lala Hajde me gjith´ sy-e. Jarana, jarnanina, më don e të due. Jarana, jarnanina, ti qenke për mue. | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare! Sat Nov 24, 2007 7:55 am | |
| PUNËN TIME DO TA SHES Punën time do ta shes, Për të ngranë e për të pi. Do të ulem me gojë s´flas, Sa me mallë po rri me ty. Ulu me mu sevda, ulu me mu sevda, ulu me mu sevda, se me ty kam sevda. Edhe pini ju moj goca, për t´huj mos më lini. Hani pini, g´zoni, për dashurinë që keni. Kur më shkon sokakut tim, si nji e re me shum halle. Mori gocë moj turtulleshë, ndal njiherë të puth´ në faqe. Ulu me mu sevda….. Edhe pini ju moj goca……. | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare! Sat Nov 24, 2007 7:56 am | |
| O TI DET O ti det o ujë i njelmt-e, ti gjithmon u gjete plot. Aman-e. Shum kerkuan fundi s´tu gjet, Ku do t´jet mbarimi jot. Sa vapore, sa xhemije, Mbi ty shkojnë e bajnë zullum. Aman-e. Ti ke hyqëm me i përbi-e, por je i gjanë e duron shum. Kapiten-o djal i ri-e, merr dylbin e ban sejra. Don me m´lujtun ment e kres, Kur e shoh tallasin tand. Det i madh-e, det i zi-e, ka shum gjana që kushtojnë. Aman-e. Gjenden peshqit mbrenda n´te, ska kandar që i peshon. | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare! | |
| |
| | | | Tekste Kengesh Shqiptare! | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |