Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Tekste Kengesh Shqiptare!

Shko poshtë 
+38
Delia
**Lumi_
Muja e Halili
elisa
Eva0506
Veneta
ELIE
valdrini
rolling
kroki
Ademi85
anila
spirito
voglushja
feneri
**Embelsira**
Orfe@
Arta
beri
Çamshqiptar
Urata
shqiptare
GocPejone
STUPCAT
Guximi
Vuthjani
Beton
Ramiz
Sofra
meli
shaban cakolli
azzurra
rrebelja
anjesa
vlora
alissa
besa-bese
Kosovarja
42 posters
Shko tek faqja : Previous  1 ... 7 ... 10, 11, 12 ... 19 ... 28  Next
AutoriMesazh
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 11 EmptySat Nov 24, 2007 7:57 am

SI VJEN DEVRI VJEN ZEMANI


Si vjen devri vjen zemani,
me u nda njeri për së gjallë.
Shum hallet që ka insani,
të lutem t´mi bajsh hallall.

Rrnoftë, rrnoftë, rrnoftë v´llazëria,
rrnoftë, rrnoftë, rrnoftë shoqëria.

Nát kafaz të kann´ zaptue
Si bylbylin në pranverë.
A ke krah me fluturue
Me ti pamun syt´ nji herë.

Rrnoftë, rrnoftë, rrnoftë v´llazëria,
rrnoftë, rrnoftë, rrnoftë shoqëria.

N´andërr kesh´ në gjumë të parë
F´tyra jote m´ra ndër mend.
Kur filloj gjumi me m´dalë
Çela syt e s´pashë kërkend.

Rrnoftë, rrnoftë, rrnoftë v´llazëria,
rrnoftë, rrnoftë, rrnoftë shoqëria.

Ç´po t´çuditem moj Hyrije
Që s´të merr malli me m´pa.
Na shkoi ymri në shkreti-e,
shum gjynahet i paskem ba.

Rrnoftë, rrnoftë, rrnoftë v´llazëria,
Rrnoftë, rrnoftë, rrnoftë shoqëria.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 11 EmptySat Nov 24, 2007 8:28 am

Ah moj dashuria ime


Dashuria ime, je prona e të tjerëve
Vjedhurazi vjen dhe si hajdute prap më shkon
Thashethemet zemrën tënde e brengosin
E pastaj nga dimri, syve më shtegëton
Dashuria ime, përdhunshëm dashuruam
Pas çivlijave të bardha të kësaj botë
Ti me urdhër semaforësh vjen tek unë
I prish puthjet e s’paguan asnjë gjobë

Ah moj dashuria ime, je shkutim i jetës sime
Dhe më gjatë pa ty do të jetoja
Frika jote e mallkuar që kafshon ditët e mia
Gjithë kështjellat m’i kthen në rrënoja

Dashuria ime, je prona e të tjerëve
Puthja me orar, takimi me orar unik
Ti më ikën majë gishtërinjëve tinëz botës
Sikur unë vërtetë të isha një armik

Ah moj dashuria ime, je shkutim i jetës sime
Dhe më gjatë pa ty do të jetoja
Frika jote e mallkuar që kafshon ditët e mia
Gjithë kështjellat m’i kthen në rrënoja
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 11 EmptySat Nov 24, 2007 8:28 am

Mysafire nderi


Dashuria ime është teatër
Cirku ende po vazhdon e shfaqet
Një palaço i buzëqeshur që e fsheh lotin me dorë
Ky është roli im kryesor
vijon> Refreni, pjesa 1
Nganjëherë jam si magjistar
Nën kapelë unë e fshehi dhëmbjen
Zemra ishte e trishtuar nga një zgjidhje e gabuar
Mbajta gjumin, humba ëndërrën
Si në ethe zgjohem natën vonë
Fshehurazi dua t’të përqafoj
Je i ftohtë, ti nuk më fton
Jo, ti mua nuk më don (vijon grupi)
Refreni:
Jeta është spektakël, ne jemi aktorë
Vetëm njëri mund të jetë mbret
Kur të fiken dritat, kur s’kemi vizitorë
Ne mbesim vet’, ne mbesim vet’
Jeta është spektakël, rolet po aktrohen
Fundin s’mund t’a dijë, jo asnjëri
Një dashuri debakël nëse dekorohet
Do të jem mysafire nderi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 11 EmptySat Nov 24, 2007 8:29 am

Anjeza Shahini
Nxënësja më e mirë



Mirëmëngjes trishtimi më thot
A qenkam unë e vetmja në këtë botë
Që dritaren lan me lotë
Të gjithë jan tak, e vetëm unë jam tokë
Pse në shkollën e lotëve
Vetëm unë s’e kam vështirë
Mu aty jam nxënësja më e mirë

Refreni:
Shiko, shiko
Shiko në çka më shëndrrove dashuri
Shiko, shiko
Në hije që përcjell, e shkatërrove ti
Shiko, shiko
E unë dua të rrenqethem, dua si dikur të jem
Por më nuk do gëzohem
Asgjë s’është e njëjtë, e njëjtë
Shiko sa kot mundohem
Ditët më të mira të vijnë
Në shkollën e trishtimit
Jam nxënësja më e mirë

Djersë e ftohtë më përkëdhel
E plaga ime më as gjak nuk rrjedh
Me shishe të vogla jetën pi
Pikë për pikë, prej kur shkove ti
A do të behem edhe unë dashuria e dikujt
A ujdhesë trishtimi do të mbetem unë
Refreni (përsëritet)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 11 EmptySat Nov 24, 2007 8:30 am

Përse të dua


Fjalë dhe vetëm fjalë, vetëm fjalë
Të tjerat puthje dhe ledhatime
Fjalë edhe "Më fal!" dhe të fal
Të tjerat shpresa e sa zhgënjime

Ti dhe vetëm ti
Më braktis dhe tek unë ti rikthehesh
...kthehu përsëri
Thuam, thuam, thuam pse të dua, s'e di

Se unë e di
Syri yt nën qerpik
Më thërret kur do t'ik
Zemër e çmëndur e dehur e do një mik
Dhe sado të shkojë larg
Shpirty yt endacak
Tek unë do t'vijë ai

Se unë e dua
Syrin tënd nën qerpik
Zemër e çmëndur e dehur e do një mik
Pse s'më sheh dot në sy?
Pse nga një u bënë dy?
Vallë s'i humbi u shua kjo dashuri?

Kush hyri mes nesh dhe tallet e qesh
…ma thuaj ta di
Kë dashuri gënjen, po gënjen ti tani?

(përsëritet nga fillimi)

Se unë e dua
Syrin tënd nën qerpik
Zemër e çmëndur e dehur e do një mik
Pse s'më sheh dot në sy?
Pse nga një u bënë dy?
Vallë s'i humbi u shua kjo dashuri?
Pse s'më sheh dot në sy?
Pse nga një u bënë dy?
Vallë s'i humbi u shua kjo dashuri?

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 11 EmptySat Nov 24, 2007 8:31 am

Ku është dashuria


Pse te trembur zogjte ne pemë sot po rrine?

Pse s'po fluturojne pse s'po cicerijne?

Dielli lart ne qiell pse ngjan si I ngrire?

Pse çdo ditë qe vjen shohim më pak drite?



Përse sot po jetojme

ne një botë te eger ne një botë te ftohte

harrojmë se pa dashuri

jemi thjeshtë ca hije ne një botë berdhe e zi



ku është dashuria ku është pse mungon ?

dhe sa kohe akoma te gjithë pa te ne do jetojme?

Ku është lumturia ku është kush e di?

Edhe sa kohe do e fshehim ne miresine



Pse qyteti ndjen e ndjen ftohtesi ?

Edhe pse kalojmë nëpër rrugët e tij

Pse asgjeja I ze vendin ngrohtesise

Pse ka më pak shprese dhe më pak besim

Përse ne midis njerëzve ndihemi te vetëm si pa njeri?

Përse shohim veç veten dhe harrojmë se
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 11 EmptySat Nov 24, 2007 8:34 am

Fshehtësinë Mos Ta Mbajm-Ermal Fejzullahu


- Je e bukur moj, Simpatike.
- Ti ma fale trupin e nxeht.
- Natën m'erdhe moj, ditën m'ike.
- Dashurin e mban te fsheht.

- Je e bukur moj, dhe te dua.
- Andaj te gjith le të na njohin.
- E kush flet keq, për ty e mua.
- Le të plasin kur t'na shohin.

- Fshehjet tona, janë te kota
- Se duhemi, e din bota.

Refren x4:
Asgje keq nuk po bojm.
Njeri tjetrin dashurojm.
Fshehtesinë mos ta mbajm.
Tjerve tju tregojm.

- Je e bukur moj, Simpatike.
- Ti ma fale trupin e nxeht.
- Natën m'erdhe moj, ditën m'ike.
- Dashurin e mban te fsheht.

- Je e bukur moj, dhe te dua.
- Andaj te gjith le të na njohin.
- E kush flet keq, për ty e mua.
- Le të plasin kur t'na shohin.

- Fshehjet tona, janë te kota
- Se duhemi, e din bota.

Refren x8:
Asgje keq nuk po bojm.
Njeri tjetrin dashurojm.
Fshehtesinë mos ta mbajm.
Tjerve tju tregojm.




Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 11 EmptySat Nov 24, 2007 8:34 am

Dashuri Mos Me Le Vet-Ermal Fejzullahu


Pse te dashurosh,
Nëse veç lendohesh.
Pse duhet t'pesosh,
Me dhimbje te mesohesh.

Pse duhet t'besoj,
se ti me do mua
Pse duhet t'qaj ty
qe t'shkosh sa herë të duash.

Nëse ti me do rri afër meje
as një qast larg nga un mos rri
Unë dua te rri veç afër teje
kur nuk je me mu kam xhelozi

Refren x2:
Xhelozia si alltija vret
Sahere dashuri ti me le vet
Xhelozija si alltija vret,
dashuri mos më le vet


Pse te dashurosh,
Nëse veç lendohesh.
Pse duhet t'pesosh,
Me dhimbje te mesohesh.

Pse duhet t'besoj,
se ti me do mua
Pse duhet t'qaj ty
qe t'shkosh sa herë të duash.

Nëse ti me do rri afër meje
as një qast larg nga un mos rri
Unë dua te rri veç afër teje
kur nuk je me mu kam xhelozi

Refren x4:
Xhelozia si alltija vret
Sahere dashuri ti me le vet
Xhelozija si alltija vret,
dashuri mos më le vet
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 11 EmptySat Nov 24, 2007 8:35 am

Dardhe Me Bisht-Ermal Fejzullahu

pa dit e pa prit më ka ardh zgabim
ti me tjetrin pije kafe me mu ke lon takim
pa dit e pa prit sme besonin syt
ani me cilin djal ke dal ti ma mir mem pas mbyt

ref.
nuk e paskam njoft natyren femrore
unë ty moj zemër te kam dasht shum seriozisht
ty bravo te qoft mir ma lshove fore
heren tjetër zemër kam met dal ty dardh me bisht 2X

pa dit e pa prit më ka ardh zgabim
ti me tjetrin pije kafe me mu ke lon takim
pa dit e pa prit sme besonin syt
ani me cilin djal ke dal ti ma mir mem pas mbyt

ref.2X............. ..............ref.1 X
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 11 EmptySat Nov 24, 2007 8:42 am

Lulet e Kurbetit

Bashke ne festa dasma e gëzime,
Kurbetçarët kur vijnë ne vendlindje
Flasin male fusha e deti
Kane ardhë lulet prej kurbetit.


Mire se vini ju pastë nëna
Bashke me ju fillon dhe kënga
Gëzojnë qytete rrugë e fshatra
Mbushen sheshet jehojnë dasmat.


Mire se erdhët thotë shqiptaria
Na u njom vendi ,na u njom shtëpia
Dy tre here ne vjet gëzojnë shqiptaret
Veç kur vijnë kurbetçarët .


Kohen tjetër gëzon vetmia

Se ne dy veta ka mbet shtëpia
Me mall djerse telefoni
Qofshi shendosh Ju ku jetoni
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 11 EmptySat Nov 24, 2007 8:45 am

Kurbetqari
Sa herë vjen kjo dritë e hanës,
Më kujtohen fjalët e nanës
Për kurbet unë kur jam nis
Më përcolli n'qoshe të shpisë

- Pse o bir në dritë të qita?
Me shumë mund per kë të rrita
Pse u gëzova une në jetë?
Nanën sot po e lë vet

Kurbetqar ju ka jini
Shumë të pasur ndoshta jini
Gjithçka blehet në kët dynja,
por veç nanë nuk ka,

Kurbetqar ju ka jini
Shumë të pasur ndoshta jini
Gjithçka blehet në kët dynja,
por veç nanë,
por veç nanë askund nuk ka

Këto ishin fjalët e nanës,
Kur mi tha në dritë të hanës
Ikin dit e ikin net
Larg u treta në kurbet

S'u largova nga dëshira,
por nga dhuna e nga skamja
Na mallkoi i madhi Zot,
me u tretur nëpër bot

Kurbetqar ju ka jini
Shumë të pasur ndoshta jini
Gjithçka blehet në kët dynja,
por veç nanë nuk ka,

Kurbetqar ju ka jini
Shumë të pasur ndoshta jini
Gjithçka blehet në kët dynja,
por veç nanë,
por veç nanë askund nuk ka

Sa herë kthehem në shtepi
Lot më mbushen këta dy sy
Nuk më pret më si dikur
Ka mbyll syt, se shoh më kurrë

Ah moj nanë, e shkreta nanë
Vec me ty borxhlli jam kanë
Po kalon kjo timja jetë
Prapë me ty borxhlli kam mbet

Kurbetqar ju ka jini
Shumë të pasur ndoshta jini
Gjithçka blehet në kët dynja,
por veç nanë nuk ka,

Kurbetqar ju ka jini
Shumë të pasur ndoshta jini
Gjithçka blehet në kët dynja,
por veç nanë,
por veç nanë askund nuk ka
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 11 EmptySat Nov 24, 2007 8:45 am

Plagët e kurbetit

Ç’u nis burri në kurbet
kaloi tok’ e kaloi det
mbeti me djalin në djep
zemërvaja pret e pret.
Pret një mot, njizet vjet
qe e re, u zbardh krejt
Pyet djali për babanë
si t’i thot’, e shkreta nanë
shamizeza , si t’ë thotë?!
S’din ku e ka varrin në botë!
Lajmin me gajtan të zi
po e mban si plag’ në gji
me lot’ i iku nusëria
ju nxi jeta dhe shamia
thahen lisa, plasin gurë
se s’u kthye burri kurrë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 11 EmptySat Nov 24, 2007 8:46 am


  • Kur kujtoj ditët e Korrikut

    Kur kujtoj ditët e Korrikut,
    lotët më pikojnë,
    më djeg malli oh më djeg zjarri,
    prindërit kur kujtoj.

    Më qan zemra më qajnë sytë,
    më digjet shtati o në vetmi,
    ku i lashë unë nënë e babë,
    ku i kam shokët e mi.

    Kurbetin e kam mallkuar,
    fjalën refugjat,
    e trishtuar qenka jeta,
    nga shtëpia larg.

    Më qan zemra më qajnë sytë,
    më digjet shtati o në vetmi,
    ku i lashë unë nënë e babë,
    ku i kam shokët e mi.

    I vetmuar larg atdheut,
    me mall numëroj,
    edhe gurët e sokakut,
    qaj edhe këndoj.

    Më qan zemra më qajnë sytë,
    më digjet shtati o në vetmi,
    ku i lashë unë nënë e babë,
    ku i kam shokët e mi.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 11 EmptySat Nov 24, 2007 8:50 am

DO IKI MOJ NENE

Do iki moj nene,
do vete kurbet,
do t'i mbledh u' shoket
do le amanet,
kushedi kur kthehem,
mbetem per ibret.
Kaftova, kaftova,
femilen leshova.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 11 EmptySat Nov 24, 2007 8:50 am

ZEMRA PO ME DIGJET

Vish e xhvish kemishen,
byrynxhyk te holle,
zemra po me digjet,
kur kujtoj Stambolle.
Thuaji, moj nene,
djalit te mos shkoje,
s'di ne jam me barre,
apo jam beronje!
S'i dhashe dy molle,
s'i thash' udh' e mbare,
tri dite e tri nete
me lote kam qare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 11 EmptySat Nov 24, 2007 8:51 am

CELI MANUSHAQJA

Celi manushaqja, s'bera me shendet,
te mora te vogel, dymbedhjete vjec,
s'te mora per pune, po per muhabet,
sa e vogla ishe, po kishe lezet,
po pa mbushur viti, do te le, medet.
Nxora pashaporten, te shkoj ne kurbet,
tere c'i mentova, per ty m'ardhi keq,
s'ishe napolon, te te fut ne xhep.
Lotet mos m'i derth, se do kthehem shpejt!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 11 EmptySat Nov 24, 2007 9:03 am

Një grusht dhe

Jam mërzit mbush me halle
nuk kam lot ma as të qajë
dhunë e ndjekje s'mund durova
në dhe t'hujë azil kërkova

Oh kthehu prap
o vëlla i motrës
oh se po t'pret
vendi n'votër


A kam shpresë
një ditë me ardhe
në tokë time
për me u ç'malle
nga vendlindja
miq kush të vini
një grusht dhe
n'mërgim ma bini

M'ka marrë malli për fusha t'blerta
kam harru qysh vjen pranvera
në varfni m'rriti nanë e shkreta
për pleqni pranë nuk ju gjeta

A kam shprese
një ditë me ardhe
në tokë time
për me u ç'malle
nga vendlindja
miq kush të vini
një grusht dhe
n'mërgim ma bini

Mallkoj vehten se lash vendlindjen
qysh ta kthyme moj Kosovë shpinen
fjalët e fmijve m'djegin shpirte
kurrë o babë do't ktheh'mi n'shpije

Oh kthehu prapë
o vëlla i motrës
oh se po t'pret
vendi n'votër


A kam shpresë
një ditë me ardhe
në tokë time
për me u ç'malle
nga vendlindja
miq kush të vini
një grusht dhe
n'mërgim ma bini.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 11 EmptySat Nov 24, 2007 9:05 am

Mbeçë, more shokë, mbeçë

Mbeçë, more shokë, mbeçë
Përtej urën' e Qabesë
Të m'i faleni nënesë
Të dy qetë të m'i shesë
T'i japë *nigja së resë
Ndë pjetë nëna për mua
T'i thoni që u martua:
Ndë thëntë, se c'nuse muar
Tre plumba ndë kraharuar
Gjashtë ndë këmb' e ndë duar;
Ndë thëntë se ç'krushq i vanë
Sorrat' e korbat' e hanë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 11 EmptySat Nov 24, 2007 9:05 am

IKA NËPËR NATË

Ç’më dhëmbi zemra, ç’më dhëmbi,
kur u nisa atë ditë.
Ç’mu bë lëmsh e s’më zë gjumi,
dhe një lot s’mu nda nga sytë.

Putha gurët e avllisë,
në të dalë putha dhe portën.
O muret ku piva sisë,
s’ju ndërroj me gjithë botë.

U nisa udhë e pa udhë,
aty ngrehu, aty bjer(ë).
Mos u hëngsh moj bukë kurrë,
kur me këmbë të shtyjnë të tjerë.

Ëndërroja natë e ditë,
këmbeja dy fjalë me hënën,
më kujtoheshin fëmijtë,
më pikte malli për nënën.

Mezi u ktheva i gjallë
me një trastë hedhur në shkop.
T’u bëfsha moj buka thatë
shkuar mjaltit nëpër botë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 11 EmptySat Nov 24, 2007 9:06 am

Jug

Se çu nisçë e do të vete
Ngremu lule sado fjete
Do të vete ndë seferë
Më muar vaji, o e mjerë!
Shtrona, moj, syzezë, shtrona
Ndë na zëntë gjumi, sqona!
Shtro shiltenë me borzilok
Kur ta kujnonj, të qanj me lot!
Shtro shiltenë me samure
Të nxjerr mallë tënd, moj lule
Nqasu, moj lule, ah, të puthemi!
Se kush e di se kur piqemi!
As qasemi dot, as puthemi dot
Sa na mbushen sytë plot me lot!
Mora dyfekthin e dola
Dot me gojë më s'të fola
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 11 EmptySat Nov 24, 2007 9:10 am

Atje Larg


Atje, atje larg
diku në arbri
mendimet më çojn kur isha fëmi
atje, atje larg
tek njerëzit që i dua
atje ku lulet
çelin veç për mua

Kosovën mos ma kujtoni
se nuk mundem të duroj
po kam frigë se m'pushon zemra
para se atje të shkoj

Atje, atje larg
kam lan bab e nanë
atje, atje larg
nji vash e kam lan
kam me i lan të gjithë
dhe mos m'pyetni pse
dua të jetoj
në t'bukrin mëmdhe

Kosovën mos ma kujtoni
se nuk mundem të duroj
po kam frigë se m'pushon zemra
para se atje të shkoj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 11 EmptySat Nov 24, 2007 9:16 am

Mos ma pi rakine - Valbona Mema

E të kam thënë mor djalo
Mos ma pi rakinë
Jar na na mor jar na ne

E do ta pi moj zemër
Sa ta heq mërzinë
Jar na na mor jar na ne

E të kam thënë mor djalo
Mos ma pi konjakun
Jar na na , mor jar na ne

E do ta pi moj zemër
Sa ta heq marakun
Jar na na mor jar na ne

E do ta pi moj zemër
Sa ta heq marakun
Jar na na mor jar na ne
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 11 EmptySat Nov 24, 2007 9:17 am

Napoloni
Lujma lujma belin
Lujma lujma belin
Ta fal lala qenelin
Epo lujma lujma shtatin
Lujma lujma shtatin
Ta fal lala sahatin

O më morsh të keqen
E mu bëfsh kurbanë
E ja ra një xixa
E ja ra një djalë
2 herë

E kush kërcen naplonin
E kush kërcen naplonin
Nusja jon me dhëndrin
Kjo nusja jon me dhëndrin
2 here

O Maria, Maria faqe kurabia
O Marjana, Marjana faqe me nishana
2 herë

Të ura e Shijakut
Ti mblodha ca qershia
Të ura e Shijakut
Ti mblodha ca qershia
E do t'ja ruja Shikut
për meze për raki
E do t'ja ruja Shikut
për meze për raki

Të ur e Shijakut
Ti mblodha ca bajome
E do t'ja ruja Shikut
për meze për në mbrëmje
Të ur e Shijakut
Ti mblodha ca bajome
E do t'ja ruja Shikut
për meze për në mbrëmje

Buzëqesh goca e hajde ke qershia
E buzëqesh goca e hajde ke qershia
E buzëqesh djali o nga dashuria
E buzëqesh djali o nga dashuria

E lake lake e lake pupulake
E lalën tate o ce bone merake

E buzëqesh goca e hajde në dritare
E buzëqesh djalë, djal të ri beqare

E lake lake e lake pupulake
E lalën tat o ce bone me merake

O qënke veshur o më të bardha
hajde ja ke lala e
O qënke veshur o më të bardha
hajde ja ke lala e
hajde ja ke lala e dal lala përpara
hajde ja ke lala e dal lala përpara
O qënke veshur o më të kuqe
hajde ja ke lala e
O qënke veshur o më të kuqe
hajde ja ke lala e
hajde ja ke lala e dal lala përpara e
hajde ja ke lala e dal lala përpara
O qënke veshur o me jeshile
hajde ja ke lala e
O qënke veshur o me jeshile
hajde ja ke lala e
hajde ja ke lala e dal lala përpara
hajde ja ke lala e dal lala përpara
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 11 EmptySat Nov 24, 2007 9:20 am

SABRI FEJZULLAHU

TAKIMI


Shume vjet kaluan, qe s'ishim pare
Si ti harroje keto vrragë mbi ty
Me vje per te klithur e per te qare
Shume me mire te mos kisha sy
Mbi floke te kishte reshur bore
Rrudhat te loznin neper fytyre
Ku jane ata sy, ku ajo dore
Pse zerin, te paska tjeter ngjyre
Ti ke qene simbol i bukurise
Krijuar nga dore hyjnore
Ndaj i besoja amshueshmerise
Dhe te till te kujtoja prore
Mbi floke te kishte reshur bore
Rrudhat te loznin neper fytyre
Ku jane ata sy, ku ajo dore
Pse zerin, te paska tjeter ngjyre
Kohe e eger, kohe tinzare
Gjurme qe paska lene mbi ty
Shume me mire te mos ishim takuar fare
Shume me mire te mos kisha sy
Kohe e eger, kohe tinzare
Gjurme qe paska lene mbi ty
Shume me mire te mos ishim takuar fare
Shume me mire te mos kisha sy
Shume me mire te mos kisha sy
Shume me mire te mos kisha sy


Edituar për herë të fundit nga në Sat Nov 24, 2007 9:23 am, edituar 2 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 11 EmptySat Nov 24, 2007 9:21 am

HEJ AI DET I SYRIT TËND


Hej ai det i syrit tënd
Copë e qiellit në stuhi
Kush të pa e nuk u çmend
Cili s'ra në dashuri

Hej moj zanë ti bijë e diellit
Larë me ujë të shrirë dëbore
Më përvëlove në mes të dimrit
Veç një natë ndejte e shkove

I harrove trëndafilat
Që i mbolla në kopshtin tonë
Si një hije ti ke tretur
A je gjallë a po ke vdekur

Shkoj tek vendi i takimit
Rreth e rotull vetëm heshtje
Një gulqim i rëndë trishtimei
Si pa dashur del prej meje

Pres pranverën të ma kthej mallin
Që i ngrirë më ka mbetur në sy
Pres me lotë mes trendafilash
Që i mbolla bashk me ty


Edituar për herë të fundit nga në Sat Nov 24, 2007 9:31 am, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 11 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Tekste Kengesh Shqiptare!
Mbrapsht në krye 
Faqja 11 e 28Shko tek faqja : Previous  1 ... 7 ... 10, 11, 12 ... 19 ... 28  Next
 Similar topics
-
» Shkembim kengesh ne forum
» ZBULOHET EDHE NJË THESAR I MADH KËNGËSH POPULLORE
» Fotografia Shqiptare
» Sa Shqiptarë ka në Iliridë ?
» Shpresë Shqiptare

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Muzikë-
Kërce tek: